29.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Ultimatumi për Ramën dhe Xhafën nga Haga

Herën e fundit, kur Fatmir Xhafaj, shoqëruar edhe nga ministrja e drejtësisë Etilda Gjoni, vizitoi Hollandën, në tryezën e homologut holandez gjeti të hapur një dosje mbi të cilën shkruaj flamandisht: Dosja Bajri.
Për vendet e Beneluksit, Safet Bajri dhe grupi i tij ishte një shqetësim kryesor dhe për Shqipërinë përcaktues për fatin e integrimit. Bëhet fjalë për vizitën e 22 majit, kur ministri i brendshëm shqiptar shkoi me mision për të “bindur” Hagën që të jepte ‘ok’-in për nisjen e negociatave.
Autoritetet e një prej vendeve më skeptike të BE, në raport me Shqipërinë kishin nisur presionin ndaj Tiranës për të frenuar kriminalitetin në Hollandë, veçanërisht të bandës së Bajrit që po bënte kredinë në trafik droge e prostitucion në zemër të BE-së.
Sipas informacioneve të sigurta, mësohet se në takimin që ka pasur dyshja Xhafaj-Gjoni një nga kërkesat kushtezuese të Hollandës, ka qënë pikërisht arrestimi i Safet Bajrit dhe bandës së tij në Tiranë e Shkodër.
Madje burimet bëjnë me dije se ministri i drejtësisë dhe sigurisë së Hollandës ka kërcënuar Xhafën se nëse operacioni dështon, ai do të bënte deklaratë publike ku të bënte përgjegjëse qeverinë shqiptare për këtë.
Në këto kushte, shtotuar dhe presionin nga Belgjika, ministri Xhafaj dhe drejtuesit e policisë së shtetit nën presion janë detyruar të servirin Prokurorisë së Krimeve të Rënda informacionet e marra nga Haga e Brukseli për të kryer hetimin e përmbyllur një ditë më parë me arrestimin e 11 anëtarëve të bandës Bajri.

“Syri.net”

Pas presionit të PD, arrestohet banda e lidhur me PS në Shkodër, një pyetje për ministrin Bushati

Task Forca Speciale e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krimet e Rënda kanë finalizuar operacionin e koduar “Oaz”, në kuadër të Operacionit “Forca e Ligjit”, si pjesë e grupit kriminal “Bajri” me aktivitet të shtuar kriminal në Shkodër.
Të gjitha arrestimet janë kryer me vendim të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
Ata janë:
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;
2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;
3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;
6. Armir Grimaj, arrestuar në Shkodër;
7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;
8. Fabiol Rexhepi, i arrestuar në Shkodër;
9. Ismet Idrizi, i arrestuar në Shkodër;
10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;
11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Në kërkim u shpallën 2 anëtarë të këtij grupi kriminal, për të cilët Gjykata ka dhënë masën e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasit:
E.B., 45 vjeç, dhe N.H., 34 vjeç.
Veprimet hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, deri në goditjen e plotë të gjithë grupit kriminal “Bajri” kanë zgjatur mbi 6 muaj.

Janë kryer dhjetëra orë përgjime, mijëra informacione të shkëmbyera me partnerët, janë analizuar mijëra faqe të dhëna, si edhe janë kryer veprime pro-aktve në terren, përmes kontrollit nga ajri (dron) dhe vëzhgimit intensiv.
Oficerë të Policisë së Shtetit, në bashkëpunim me oficerë të kontaktit të vendeve të përfshira në operacion, kanë kryer veprime në terren për evidentimin, lokalizimin dhe ndalimin e shtetasve anëtarë të grupit, që vepronin jashtë Shqipërisë, e kryesisht në Holandë.
Akuzat ndaj anëtarëve të këtij grupi kriminal janë: “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë”, në bashkëpunim, “Vrasje me dashje”, e kryer në bashkëpunim, “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, “Organizim i llotarive të palejuara”, “Pastrim i produkteve të veprës penale” të kryer në bashkëpunim, “Shtrëngim me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie të pasurisë”, kryer në bashkëpunim, “Përkrahje e autorit të krimit”, ‘Moskallëzim krimi”, “Prodhim e shitje e lëndëve narkotike”, vepra penale këto të kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.
Si vepra të rënda kriminale, të dokumentuar deri tani janë 2 vrasje të ndodhura në Shkodër, ngjarje e ndodhur në 7 shkurt 2001, ku u vra shtetasi A.T., dhe ngjarje e datës 20 qershor 2002, ku u vra shtetasja F.H., 15 vjeçe.
Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar edhe është provuar në javët e fundit, se anëtarë të këtij grupi kriminal kanë kanosur dhe shtrënguar disa shtetas për dhënie shumash të konsiderueshme parash.
Ky grup është i dyshuar dhe po hetohet intensivisht për disa nga ngjarjet e fundit të ndodhura në Shkodër.
Grupi “Bajri”, në bashkëpunim edhe me grupe të tjera kriminale, brenda dhe jashtë Shqipërisë, dyshohet se trafikonin lëndë të forta narkotike në shtete europiane dhe më pas paratë e përfituara nga ky aktivitet investoheshin brenda vendit.
Operacioni policor për arrestimin e personave të mësipërm është zhvilluar njëkohësisht në Tiranë, Shkodër dhe në Roterdam, Holandë dhe zgjati nga mesdita e së premtes dhe deri në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme.

Ndërhyrja operacionale është koordinuar mes grupeve të posaçme hetimore, në të dy shtetet duke shkëmbyer informacion intensiv.
Gjithashtu u ngritën dhe operuan në 2 vendet, grupe të përbashkëta operacionale, të mbështetura nga forcat speciale të Policisë së Shtetit dhe atyre holandeze.
Gjatë ditëve të operacionit për identifikimin dhe arrestimin e disa prej personave të mësipërm janë shkëmbyer me dhjetëra informacione, jo vetëm mes Policisë së këtyre 2 shteteve, por edhe autoriteteve ligj zbatuese që asistojnë Prokurorinë dhe Policinë, në Gjermani, Kroaci etj.
Gjatë ndërhyrjes së Policisë, tre prej anëtarëve të këtij grupi iu gjetën në trup 3 armë zjarri pistoletë, ndërsa në banesë lëndë narkotike kanabis sativa.
Policia në zbatim të urdhrit të Prokurorisë së Krimeve të Rënda ka sekuestruar 1 resort-hotel në Velipojë dhe 1 lokal në Shkodër në pronësi të tyre, pasi dyshohen se janë produkt i ardhur nga aktivitet kriminal.
Gjithashtu janë sekuestruar edhe 3 automjete e një numër i konsiderueshëm celularësh.
Policia e Shtetit dhe Prokuroria sigurojnë qytetarët e Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë se do të vazhdojmë të jemi të angazhuar për të garantuar qetësi, rend e siguri për ta duke goditur me ashpërsinë e forcës së ligjit çdo individ të përfshirë në aktivitet kriminal.
A ka dalë në përgjime ministri Bushati?
Deputeti i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas arrestimit të 11 personave pjesë e grupit kriminal ‘Bajri. Paloka pyet policinë nëse gjatë përgjimeve ka dalë edhe emri i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati. Ja cfarë shkruan Paloka.
Paska dale Drejtori i Policise, i emeruari i Agron Xhafajt, per te deklaruar suksesin e policise ne arrestimin e Bajrajve. “Kemi 6 muaj qe i pergjojme”- thuhet ne deklarate. Nje pyetje kam per ata qe paskan pergjuar; a ju ka dale ne ndonje pergjim Ditmir Bushati, apo dhe ate e keni fshehur si keni bere me pergjimet e tjera…?

Akuza nga Kosova: Fatos Klosi tek vrasja e ministrit Ahmet Krasniqi

Në RTV Dukagjini, ish- bashkëpunëtori i ngushtë i Ahmet Krasniqit ka dhënë emrin e personit për të cilin ai mendon se e di kush e vrau kolonelin Krasniqi.
Skënder Zogaj, ish-bashkëpunëtori i ngushtë i kolonelit Ahmet Krasniqi ka thënë se Fatos Klosi e di kush e vrau Ahmet Krasniqin.
“Fatos Klosi di gjithçka për këtë vrasje. Paraqitjet e tij të mëvonshme tregojnë që ai din gjithçka. S’ka mundësi të mos e dijë sepse të gjitha ngjarjet e mëdha që kanë ndodhur në të gjitha shërbimet e Shqipërisë ai i ka ditur”, tha Zogaj.
“Jam i bindur se mos zbardhja e vrasjes së tij ka të bëjë me shuma të mëdha parash. Nuk është i rëndësishëm vrasësi që e ka gjuajt plumbin por kush i ka dhënë urdhrat”.
Zogaj ka thënë se Ahmet Krasniqi luftoi për unifikim të grupeve ushtarake që vepronin në Shqipëri, sepse kishte frike se pa unifikim do të dëmtohej lufta çlirimtare.
Ndërsa, në një deklaratë pak më herët, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, tha se në vrasjen e kolonel Ahmet Krasniqit kishte gisht pikërisht Fatos Klosi.

Taulant Balla përfundon në arat me misër me mercedesin 90 mijë euro

Pasditen e sotme, një aksident ka ndodhur pranë fshatit Plezhë, në afërsi të Shkodrës. Një makinë është aksidentuar dhe ka përfunduar në oborrin e një shtëpie. Mmakina është e deputetit të PS, Taulant Balla.
Bëhet fjalë për një Mercedes benz me vlerë rreth 90 mijë euro. Se ku i gjeti fshatari nga Çermenika këto 90 mijë euro është e lehtësisht e kuptueshme dhe për këtë përgjigje të saktë mund të japë Edmond Bego.
Bego ka përfituar mbi 14 milionë euro tendera nga qeveria me ndërhyrjen e Ramës, ndërsa së bahsku kanë bërë edhe pushimet në hotelet e Korfuzit ku një natë kushton 1500 euro.
Balla e ka konfirmuar aksidentin në rrjetet sociale, ku shprehet se nuk ka patur asnjë të lënduar.
Ky është aksidenti i dytë i Ballës Brenda pak muajsh. Në maj të këtij viti Balla ka aksidentuar rëndë me makinë një shtetas në Elbasan. Menjëherë pas aksidentit, Balla është kujdesur për të fshirë gjurmët e krimit. Ai ka bërë foto të personit të plagosur në rrugë dhe ka parositur mediat që ta jepnin lajmin sikur ai po i jepte ndihmën e parë të plagosurit të aksidentuar jo nga makina e tij.
Balla jo më kot ka postuar në facebookun e tij një mesazh në fund ku thotë se duhet njoftuar “qytetari dixhital” pasi ishte Berisha, i cili njoftoi aksidentin e parë të Ballës.

Mashtrimi i Arta Markut, reagon Hajdarmataj: Pranova të jem në gjyqin e Shullazit

Kreu i Prokurorise se Krimeve te Renda, Besnim Hajdarmataj, duke folur, gjate nje mbledhje te Keshillit te Mandateve dhe Rregulloreve i cili eshte mbledhur per te shqyrtuar kerkesen e Prokurorise se Krimeve te Renda per heqjen e imunitetit dhe dhenien e autorizimit per arrestimin e ish ministri i Brendshem, Saimir Tahiri,./r/n/r/nProsecutor Besnim Hajdarmataj speaks during the meeting of the Parliamentary Committee on Mandates and Regulations which is due to review the Prosecution's request to remove the immunity of former Interior Minister Saimir Tahiri and authorize his arrest.

Pas “furtunës” së shkaktuar në Prokurori për hetimin e kërkuar për 10 prokurorë, Arta Marku, u përgjigj duke thënë se se kjo situatë është krijuar nga frika e përballjes me luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kryeprokurorja deklaroi se se Prokurorët e Krimeve të Rënda, ndaj të cilëve është urdhëruar fillimi i hetimit disiplinor, kanë refuzuar të marrin pjesë në hedhjen e shortit, për të përfaqësuar në gjykim një çështje shumë sensitive për opinionin publik.
Megjithatë 10 prokurorët e vënë në procedim disiplinor kritikuan nëpërmjet një letre transferimet, sipas tyre të paligjshme, të bërë me urdhër të Markut. E gjitha kjo nisi kur prokurorja Elisabeta Imeraj, e cila ndiqte çështjen “Shullazi” u komandua me urdhër të Markut në krye të Prokurorisë së Tiranës.
Po ashtu, prokurori i dytë i çështjes, Ened Nakuçi mori një leje gjashtëmujore për arsye shëndetësore duke e lënë çështjen pa prokuror në një pikë kritike. Më pas çështja iu ngarkua Besim Hajdarmatajt. Ky i fundit pranoi çështjen por ngriti shqetësimin se çështjet duhet të ndahen me short dhe jo me ngarkim. “Unë kam pranuar të përfaqësoj akuzën edhe me një autorizim që nuk kishte bazë ligjore. I jam drejtuar titullarit me shkrim, ku jam munduar të shpjegoj se cila është mënyra e mirë që prokuroria duhet të përfaqësohet dhe rrugët proceduriale që duhen ndjekur”, tha Hajdarmataj për BIRN.

Skandal, pedonalja do të prishet për të kaluar betonieret e Fushës për kullat tek Teatri

Qeveria ka vendosur të shndërrojë pedonalen në rrugën ‘Murat Toptani’—e para dhe e vetmja në Tiranë— në rrugë kalimi për automjete.
Burime për Exit.al bën me dije se Bashkia Tiranë e ka marrë këtë vendim me qëllim përgatitjen e zonës për ndërtimet e pritshme të kompanisë Fusha shpk.
Ky vendim konfirmohet nga shpallja e Bashkisē Tiranë për një tender për “rikonstruksionin e rrugës Murat Toptani”, që në fakt do jetë për punimet për kthimin e pedonales në rrugë me asfalt për kalimin e makinave. Rruga do të ketë gjerësinë e gjurmës ekzistuese prej 5 metrash dhe do të ketë një korsi të kushtuar për autobuzë dhe një korsi për trafikun tjetër.
Për të realizuar ndërtimet masive në zonën përgjatë gjithë pedonales, Fusha shpk ka nevojë për rrugë aksesi për futjen e makinave të transportit dhe mjeteve të tjera të ndërtimit në kantjer.
Këtë akses do ta garantojë ligji që shumica socialiste miratoi dje për godinën e teatrit dhe ndërtimin e 6 kullave më së shumti në tokën publike që do t’i falet nga qeveria. Në nenin 8 të ligjit shkruhet se:
“pala shtet merr përsipër garantimin e aksesit në zonë dhe servitudet e kalimit që i garantojnë hapësira funksionale, rrugë kalimi, akses publik.”
Por Bashkia Tiranë nuk ka pritur as miratimin e ligjit, por është ngutur të bëjë sa më parë rrugën me kosto të taksapaguesve, duke prishur një nga pjesët urbane më të preferuara të qytetit.

Mesazhi i fortë i Bashës për Brukselin: Teza se autokratët e Ballkanit sigurojnë stabilitet ka dështuar

“Ata që flasin në emër të Europë të mos na gënjejnë më, por ta thonë qartë: Europa nuk do të na pranojë kurrë sa kohë të kemi kryeministra, ministra apo parlamentarë të lidhur me krimin. Roli i Prokurores së kapur politike është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën.
Qeveria nuk e ka më kontrollin e territorit dhe të ekonomisë. Është krimi që kontrollon ato. Shqipëria po destabilizohet nga krimi. Kushti kryesor për të kthyer procesin politik në vend është largimi i politikanëve të lidhur me krimin dhe për këtë ne kemi propozuar vetingun e politikanëve. Autokratët e korruptuar po rikthejnë skemat destabilizuese për rajonin. Propozimi për shkëmbimin e territoreve, është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i 5 bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër. Nëse ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda, bie edhe alibia e fundit për mosfunksionimin e territorit të Kosovës”

Lulzim BASHA

Dhe më lejoni t’ju përgëzoj ju si kryetare e Lidhjes Demokratike e Gruas dhe gjithë bashkë organizatorët e tjerë; Fondacionin Konrad Adenauer, Valter Gloss, Fondacionin Hanns Seidel, Nertila Moskën dhe gjithë partnerët e tjerë për këtë mbledhje të shkëlqyer që keni organizuar sot në Tiranë!
Dua t’i uroj mirëseardhjen kryetares së Lidhjes Demokratike të Gruas të Kosovës, Lira Kajtazi, Kryetares së Bashkisë së Tetovës znj. Teuta Arifi, znj. Duraku e cila vjen nga Mali i Zi, përfaqësueseve të grave nga Presheva, por, po kështu, përfaqësuesve të larta të organizatave politike të grave nga Rumania, Bosnjë Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi, që tregojnë qartë se gratë dhe organizatat politike të grave janë sot rrjeti më i fuqishëm dhe më i përgatitur për t’u përballur me sfidën e madhe akoma të papërmbushur të integrimit europian të rajonit.

Këtu ju ka mbledhur një axhendë, e cila ju bashkon të gjithëve, integrimi europian i vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe gratë janë ato që vuajnë më shumë se kushdo tjetër pasojat e stanjacionit, korrupsionit dhe luftës të pamjaftueshme kundër krimit të organizuar, kundër kapjes së shtetit dhe vështirësive ekonomike. Po janë, po kështu, dhe luftëtaret më të forta që përballen me autokracinë, me autokratët e korruptuar ballkanikë që flasin me gjuhën e Europës, por kërcejnë vallen e despotizmit lindor të zhytur deri në fyt në korrupsion dhe, sa herë përballen me zërin e grave, çjerrin këtë maskë dhe del fytyra e tyre e vërtetë.
Del kjo fytyr,ë kur fyejnë dhe sulmojnë personalitete të shquara, sa herë që nuk iu pëlqen ajo çfarë këto personalitet e thonë troç dhe pa dorashka, siç është rasti jo sot dhe jo këtu në Shqipëri, por për 30 vite me radhë në çdo vend të Ballkanit, me presidenten e nderuar të Forumit të Grave të Partisë Popullore Europiane znj.Doris Pack, njëkohësisht presidenten e Forumit “Robert Schuman”; Siç është rasti me deputetet opozitare në Kuvendin e Shqipërisë dhe në kuvendet e tjera të rajonit;
Siç është rasti me gazetarët e nderuara këtu në Tiranë, në Bruksel, gazetare, analiste por edhe gazetare kronike dhe terreni, të cilët përballen jo vetëm me dhunën verbale të autokratëve, të politikanëve të bërë njësh me krimin e organizuar dhe korrupsionin, por përballen edhe me plumba, siç ishte rasti i gazetares kurajoze investigative Klodiana Lala. Siç ishte rasti i sulmeve ndaj Ambrozia Meta, siç është rasti i presioneve të dukshme dhe të padukshme ndaj gazetareve kurajoze të Shqipërisë, të cilat ndodhen nën presion të dyfishtë- atë të pushtetit të korruptuar dhe të politikanëve të korruptuar dhe tjetrin të pronarëve dhe mediave të blerë nga pushteti i korruptuar.

Është një sallë tepër e vogël për të mbajtur një kurajo kaq të madhe. Por më lejoni t’ju them se jam tepër mirënjohës që jeni sot këtu. Krah për krah tuaj shoh të rinj të forumeve rinore të Partisë Demokratike dhe të aleatëve tanë dhe disa politikanë me përvojë. Jemi këtu për të mësuar nga përvoja juaj, për të marrë nga kurajoja juaj. Por, po kështu, jam këtu për t’ju thënë se për Partinë Demokratike fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave shqiptare në politikë është një objektiv madhor dhe i patjetërsueshëm.
Ky objektiv mori formë me pasjen për herë të parë në një bashki madhore të vendit një kryetare bashkie, siç është kryetarja e Bashkisë Shkodër, të ripërtëritjes së pranisë së grave në grupin Parlamentar të Partisë Demokratike dhe do të zgjerohet, po kështu, me pjesëmarrjen masive të grave demokrate në procesin e riorganizimit të Partisë Demokratike dhe më vonë në përfaqësimin e tyre në zgjedhjet lokale dhe në zgjedhjet e përgjithshme; për të arritur objektivat që Partia Demokratike ka shpallur për barazi gjinore dhe përfaqësimin më të denjë të grave në politikë.
Sot jemi mbledhur në Tiranë dhe pavarësisht prej mikpritjes, Lidhja Demokratike e Gruas jam i sigurt se Albana Vokshi ka siguruar që të mos ju shpëtojë se, përtej këtyre dritave në këtë sallë, Shqipëria po kalon një kohë shumë të vështirë.

Në 5 vitet e fundit, vit për vit, kemi një rritje galopante të varfërisë dhe papunësisë. 290 mijë shqiptarë sipas statistikave shqiptarem që janë gjithmonë të manipuluara nuk arrijnë të sigurojnë bukën e fëmijëve.
Kush më shumë se gratë dhe nënat e vuajnë mungesën e bukës në tavolina për fëmijët e tyre, mungesën e mjeteve financiare për të blerë librat e shkollës apo këpucët apo veshmbathjet për fëmijët e tyre?!
I përcjellin nënat shqiptarë fëmijët në shkollë me frikën e sigurisë, sepse pranë shkollave tregtohet hashash, heroinë dhe kokainë. që prodhohet dhe tregtohet me bekimin e qeveritarëve.
Sipas statistikave të organizatës kundër krimit të organizuar dhe drogës të OKB-së, Shqipëria ka kapur vendin e parë në botë për konsumin e kokainës me 2.5% të popullsisë që konsumon kokainë.
Qendrat e qyteteve janë shndërruar në arenën e larjeve të hesapeve dhe një nga arsyet kryesore janë larjet e hesapeve të drogës që prodhohet dhe eksportohet me bekimin e qeverisë.
Kjo ka qenë kauza jonë prej viti 2014, kur na akuzonin për shumë gjëra. Mund të akuzoni se kemi qenë të parakohshëm për paralajmërimet që ju kemi dhënë por nuk mund të na akuzoni se nuk kemi thënë të vërtetën se nuk kemi vënë gishtin në plagë.

Për të mos folur për punësimin e grave dhe vajzave apo promovimin e tyre sepse ju mungon kriteri kryesor i promovimit të tyre sipas Edi Ramës, që është rekordet kriminale.
Kjo që them unë është e hidhur dhe cinike. Më lejoni ta perifrazoj në mënyrë optimiste, te gratë është çelësi kryesor i daljes nga kjo gjendje, pikërisht sepse te gratë kontingjenti i rekordit kriminal është pothuajse inekzistent.
Ne jemi të vendosur dhe unë jam i vendosur që me ndihmën e partnerëve tanë, Partisë Popullore Europiane, ku gjej rastin të falënderoj praninë e sekretarit të marrëdhënieve me jashtë, jo për herë të parë, në mënyrë të përsëritur në aktivitetet tona, zotit Patrick Voeller, për ndihmën e kristiandemokratëve gjermanë të Angela Merkel, për ndihmën e Partisë Popullore Evropiane, për ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, do ta ndryshojmë këtë realitet, i cili nuk mund të vazhdojë më kështu, dhe do ta kthejmë Shqipërinë në rrugën e integrimit dhe të zhvillimit.
Kusht kryesor është ndarja e politikës me krimin.
Nuk dua të përsëris ato që tha Doris Pack, ndonëse e meritojnë të përsëriten, sepse mediat e humbën lidhjen direkte, ndërkohë që ajo fliste, por dua të them se integrimi në Evropë nuk është lojë fjalësh, nuk është propagandë bajate, siç e shet qeveria. Shqipëria e humbi shansin për hapjen e negociatave përsëri, për shkak të mosplotësimit të kushteve të vendosura nga Bashkimi Evropian.

Dhe qëkur e humbi shansin në qershor, nuk ka asnjë masë, asnjë veprim për të ecur përpara. Përkundrazi, që nga mbledhja e fundit e Këshillit Evropian, Shqipëria ka bërë vetëm hapa prapa, ka bërë regres. Lidhja e politikës me krimin është pengesa kryesore për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Provat e mbrëmshme janë tronditëse. Prokurorja e kapur politike, shërbëtorja e Edi Ramës, me një të rënë të lapsit, ka lënë pa prokuror të çështjes, çështjen e Saimir Tahirit dhe çështjen e Emiliano Shullazit. Siç kemi paralajmëruar, roli i saj është të shkatërrojë hetimet kryesore të politikanëve të lidhur me krimin dhe të banditëve të lidhur me politikën.
Prokuroria sot është në mbrojtje të Saimir Tahirit, është në mbrojtje të Fatmir Xhafës, është në mbrojtje të Jurges Çyrbjes, është bërë gati lirimi i Shullazit, mikut të Tahirit dhe mikut të mikut të Ramës, është liruar Ermal Hoxha, i dënuar në rastin e kokainës së Xibrakës, për sjellje të mirë, sepse nuk nxori emrin e Olsi Ramës, vëllait të kryeministrit, si një nga personat e përfshirë në fabrikën e kokainës në Xibrakë.
Krimi ka marrë kontrollin e qyteteve, sepse ka bekimin e kryeministrit, sepse ka bekimin e ministrit të brendshëm.

Paratë publike përfundojnë në kontot bankare të politikanëve të korruptuar dhe të kriminelëve të lidhur me ta përmes tenderave dhe PPP-ve, të cilat, në shumicën e rasteve përfundojnë në duart e personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë. Njerëz të dënuar në Itali, në Greqi, në SHBA, në Holandë, në Gjermani, për trafik droge, në kundërshtim me Ligjet e vendit fitojnë qindra miliona euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.
Lidhja midis krimit dhe politikës, ka arritur në pikën më të paimagjinueshme pastrimi i parave të pista të krimit: ka kapur Parlamentin e Shqipërisë. 4 vjet më parë problemi ishte kanabisi, tani problemi është kanabisi, kokaina, heroina dhe pastrimi i parave të pista. Ku i pastrojnë paratë e pista kriminelët? Me bixhoz, me ndërtim.
Shikoni çfarë aktesh ka miratuar parlamenti shqiptar në dy të enjte radhazi. Javën e kaluar uli taksat për bixhozin, dhe dje kaloi një ligj për të vjedhur me ligj pronën publike, për të shkatërruar Teatrin Kombëtar, që të pastrojë paratë e drogës dhe të fitojë 200 milionë euro me 7 kullat që duan të ndërtojnë tek Teatri Kombëtar.
E kuptoni pra, Parlamenti i Shqipërisë nuk merret më me hallet dhe problemet e shqiptarëve, të cilat vetëm sa vijnë e shtohen, ka vetëm një preokupim, të pastrojë paratë e pista të drogës e të krimit. Pse? Sepse ky është shqetësimi kryesor i Edi Ramës. Parlamenti i Shqipërisë, brenda dy javësh, ka ndërmarrë vetëm dy hapa, bixhozit i uli taksat dhe legjitimoi me ligj vjedhjen dhe grabitjen e tokës publike, prapë për t’i hapur rrugë pastrimit të parave të pista, përmes industrisë korruptive të ndërtimit.

Nuk ka asnjë fizibilitet ekonomik, bankat nuk po i kreditojnë, Banka e Shqipërisë shprehet se këto po financohen me mjete alternative, janë paratë e drogës.
A ka definicion më të qartë të kapjes së shtetit, sesa kur vetë Kuvendi i Shqipërisë, tashmë jo kryeministri, por Kuvendi, hallka e fundit shtetërore, që duhet të mbajë përgjegjëse ekzekutivin, kthehet në trupën që legjitimon pastrimin e parave. Ul taksat për bixhozin dhe vjedh pronën publike. Ky është roli i parlamentit, ky është roli i një mazhorance të dalë nga një proces zgjedhor ku sipas studimeve të financuara nga Bashkimi Evropian 20 % e shqiptarëve pranuan shitblerjen e votës. 20 % pranuan, natyrisht përqindja është shumë më e madhe. 20 % e pranuan shitblerjen e votës!
Kjo është gjendja. Prandaj, duke mbështetur atë që tha Doris, askush nuk ka nevojë në këtë vend, jam i sigurt edhe në vendet e tjera të rajonit, dhe askush nuk i merr seriozisht më, ata të cilët janë bashkëpërgjegjës për këtë situatë, ata që kanë lejuar Edi Ramën dhe autokratë të tjerë të korruptuar të Ballkanit, që të përqendrojnë të gjithë pushtetet në një dorë, pushtetin ekzekutiv, pushtetin legjislativ, drejtësinë – siç është rasti në Shqipëri – të kapin mediat, të kapin bizneset, për hir të stabilokracisë, perceptimit se këta autokratë të korruptuar të paktën sigurojnë stabilitet në vendet e tyre.
Mbështetësit e kësaj linje në Komisionin Europian dhe në disa vende europiane, duhet ta kuptojnë se kjo përqasje ka dështuar dhe të korrigjojnë kursin e tyre një orë e më parë, ndryshe kredibiliteti i tyre në rënie do të vazhdojë të bjerë.

Askush nuk i ha më frazat për thellim dhe intensifikim të reformave, kur nuk ka më institucione të pavarura dhe procese politike. Sepse institucionet i ka kapur krimi. Europa nuk do tëna pranojë kurrë sa kohë të kemi kryeministra, ministra apo parlamentarë të lidhur me krimin.
Atëherë le tu bëjmë thirrje atyre që flasin në emër të Europës mos të na gënjejnë më, mos të flasin me patate në gojë, por ta thonë qartë: Europa nuk i toleron politikanët e lidhur me krimin dhe vendet, që qeverisen nga politikanë të lidhur me krimin, nuk kanë për të ecur përpara.
E kanë thënë qartë drejtues të politikës gjermane, por është koha ta thonë të gjithë!
Sa për opozitën shqiptare, ne jemi të qartë. Kushti kryesor për të kthyer procesin politik në vend është largimi i politikanëve të lidhur me krimin dhe për këtë ne kemi propozuar vetingun e politikanëve. Ashtu si me dekriminalizimin katër vjet më parë, e mbani mend besoj apo jo, Doris dhe Patrik, rruga do jetë e vështirë. Nisi me skepticizëm. U detyruam të bëjmë bojkot për gjashtë muaj me radhë për të thërrmuar propagandën qeveritare. Por në fund, dekriminalizimi nxori nga Parlamenti dhe nga institucionet e larta të vendit 333 persona me rekorde kriminale. Trafikantë droge, përdhunues, vrasës që ishin deputetë, kryetarë bashkish dhe zyrtarë të lartë të shtetit që nuk janë më dhe nuk do të hyjnë më në institucione.
Por, marrëdhënia midis politikës dhe krimit është transformuar. Nuk kemi më trafikantin por kemi shokun e trafikantit, nuk kemi më anëtarë të bandave të Emiliano Shullazit, Lul Berishës me shokë. por kemi Jurgis Çyrben, përfaqësuesin e tyre në Kuvend dhe në institucione të tjera të vendit, siç e tregojnë përgjimet e Prokurorisë.

Nuk kemi më Arben Ndokën, Armando Prengën, Mark Frrokun me shokë, por kemi politikanë karriere të lidhur direkt me krimin e organizuar.
Kemi kaluar nga një Ministër i Brendshëm që e bënte drogën me kushërinjtë, tek një Ministër i Brendshëm me vëllain trafikant droge.
Kemi Taulant Ballën e “Toyota Yaris” që nuk e ka për turp të pranojë se është shoku I një të dënuari me 21 vjet në Itali për trafik droge dhe që falë shoqërisë së tij, ka përfituar 14 milionë euro tendera publikë, dhjetëra licenca. Është kthyer dhe transformuar në një biznesmen të madh e të suksesshëm falë lidhjeve politikë.
Transformimi i marrëdhënies midis krimit dhe politikës, ka ardhur me një kosto më të rënduar për qytetarët shqiptarë.
Deri dy vjet përpara, shqetësimi ynë kryesor si opozitë edhe para partnerëve ndërkombëtarë, ishte impakti që krimi i organizuar ka sjellë për keqqeverisjen e vendit dhe për demokracinë.
Sot impakti është akoma më dramatik!
Tani kontrollin e ka krimi. Në Shkodër, në Vlorë, në Durrës, në Elbasan, kudo në Shqipëri krimi kontrollon qytetet, lagjet e qyteteve. Policia është strukur, bën shfaqje 12 orëshe dhe struket prapë. Është krimi pra që kontrollon territorin dhe ekonominë, qeveria nuk e ka më kontrollin e territorit dhe të ekonomisë.

Ja pra ku ka rënë edhe fabula e famshme se autokratët ballkanikë sigurojnë stabilitet. Shqipëria po destabilizohet nga krimi. Dhe autokratët e korruptuar jo vetëm destabilizojnë vendet e tyre por po rikthejnë skemat destabilizuese për rajonin.
Propozimi për shkëmbimin e territoreve, është legjitimim i aventurierëve dhe legjitimim i 5 bandave të krimit të organizuar në veri dhe në jug të lumit Ibër. Në qoftë se ka vullnet politik për të çmontuar këto pesë banda të krimit të organizuar në jug dhe në veri të lumit Ibër, atëherë edhe alibia fundit për mosfunksionimin e territorit të Kosovës bie.
Vettingu në politikë është zgjidhja që kemi propozuar. Jemi të vendosur për ta realizuar dhe bashkë me të shumë shpejt do të bëjmë publike edhe nismën ligjore për PPP-të, koncesionet dhe tenderat korruptivë, për konfiskimin e pasurive të vëna në mënyrë të paligjshme dhe çlirimin e ekonomisë nga paratë e krimit dhe të drogës.
Jam shpresëplotë se herën tjetër, kur përfaqësuesit dhe përfaqësueset e nderuara të organizatave politike të grave të Ballkanit të mblidhen në Tiranë, ne do të kemi një realitet krejt të ndryshe për të shpalosur para jush. Dhe shpresoj që ky të shërbejë si një shembull për të forcuar vendosmërinë dhe kurajon për të zgjidhur problem të ngjashme anembanë rajonit.
Në këtë betejë, gratë kanë një rol kyç dhe unë jam fatlum të bashkëpunoj me gra kurajoze në Partinë Demokratike dhe mund të mbështeten në miqësinë, vendosmërinë dhe ndershmërinë e grave kurajoze europiane si Doris Pack me shoqe.

PPE kundër shkarkimit të Prokurorëve: Krimi po çon vendin në destabilizim

Dy prej përfaqësuesve të lartë të PPE, Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë, Patrick Voller dhe Presidentja e Grave të Partisë Popullore Europiane, Doris Pack, vunë në dukje në Tiranë se me krim të organizuar që i sjell Shqipërisë dhe Europës destabilitet, integrimi europian do të vonohet edhe më shumë.
“Dekriminalizimi i politikës është kyç për Shqipërinë dhe ligjet e miratuara duhet të vihen në zbatim.”-u shpreh Voller, i cili vuri komentoi me tone kritike ngjarjet e fundit në prokurori.
“Forcimi i shtetit të së drejtës, lufta kundër korrupsionit, pavarësia në sistemin gjyqësor duhet të shënojë progres, por transferimi i prokurorëve siç ndodhi dje, nuk është një shenjë e mirë.”-tha Voller. Lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbeten dy kërkesa themelore në mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara me negociatat vitin e ardhshëm.
“Le të themi se peshqit e mëdhenj dhe të paprekshmit, duhet çohen përpara drejtësisë.”- u shpreh Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë në Partinë Popullore Europiane.
Akoma më mosbesuese dhe kritike ndaj qeverisë së Ramës është Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack, vuri në dukje se Shqipëria ka bërë hapa prapa, e cila shprehu shqetësim për veprimet e papranueshme të prokurorisë për mbylljen e dosjeve Tahiri dhe Shullazi.

“Kryeprokurorja e përkohshme po i nxjerr jashtë loje prokurorët që duhet të përballen me kriminelë të rrezikshëm dhe i dërgon ata në detyra të tjera. Ky është një simbol që tregon për veprime për të mos respektuar drejtësinë dhe për t’i shpëtuar daljes para gjykatës dhe sigurisht që është diçka që s’mund të pranohet.”- tha Presidentja e Forumit të Grave në PPE.
Ajo foli edhe për situatën e rëndë të krimit në Shkodër, duke vënë në dukje ekzistencën e bandave mafioze, vrasjeve, pengmarrjeve, situatës së rëndë të krimti ën Vlorë dhe mosveprimti të qeverisë për të siguruar jetën e njerëzve. Duke iu referuar këtij realiteti, Doris Pack ishte kritike me kolegët e saj europianë.
“Shpesh ndihem e turpëruar për gjithçka çfarë ka ndodhur në vitet e fundit dhe nuk janë marrë në konsideratë nga jashtë. Zyrtarët e BE-së kanë thënë vetëm që vendi është në rrugë të mbarë e kështu me radhë në vend që të vendosnin gishtin në plagë. Kjo ka qënë e turpshme dhe para zgjedhjeve të vitit të kaluara i vetmi zë në perëndim që fliste për kanabisin këtu isha unë. Nuk është se jemi kundër dikujt, por se jemi në favor të njerëzve që jetojnë në këtë vend.“- u shpreh Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack.
Patrick Voller dhe Doris Pack morën pjesë në konferencën ballkanike me temë “30 vjet më pas. Çfarë e mban Ballkanin jashtë BE. Roli i Gruas në procesin e Integrimit”, e organizuar nga Lidhja Demokratike e Gruas së Shqipërisë dhe Forumi I Grus së Partisë Popullore Europiane me mbështetjen e Fondacioneve Konrad Adenauer dhe Hanns Seidel.

Shullazi kërcënoi Ramën, do dëshmonte për porositë që i jepte për krime, ja pse shkarkoi prokurorët

Sali Berisha shkruan në Facebook se shkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda ditën e sotme u bë me qëllim që të shpëtohen Saimir Tahiri dhe Emiljano Shullazi nga akuzat.
Sipas ish-kryeministrit, hetimi disiplinor për 10 prokurorë dhe transferimet e kryera nga Arta Marku janë antiligjore dhe anti-kushtetuese.
POSTIMI:
Një rekord tjetër i zi i antireformës në drejtësi!
Krye, krye kreu, Kallam Dështaku shkriu sot prokurorinë e krimeve të rënda për të shpëtuar Saimir Trafikun dhe Milin e Partisë!
Të dashur miq, në një akt të pashembullt të historisë së institucionit të akuzës së Shqipërisë, sot Krye prokurori, kryegjykatesi, kryekushtetuesi Kallam Dështaku, pasi shkaktoi përleshje fizike dhe futi forcat e ndërhyrjes së shpejte në zyrat e prokurorisë, urdhëroi de facto shkrirjen e prokurorisë së krimeve të rënda.
Qëllimet e ndëshkimit antikushtetues dhe antiligjor të 13 prokurorëve janë:
1-prishja e hetimeve dhe shpëtimi nga akuza e Saimir Trafikut, veçanërisht tani që nga organi i akuzës së Malit te Zi erdhën provat e qarta të lidhjeve të tij në trafiqe me jahte luksoze, me të cilat ministri trafikant nisej nga brigjet e Malit të Zi!
Edvin Kristaq Rama është skllav me dosjen e Xibrakës dhe regjistrimin e orgjive erotike nga Klement Balili në Santa Quaranta.
2-Prishja e dosjes së hetimit të Milit të Partisë në kërcënimin e tij direkt se do të dëshmonte për porositë e Ramës që ka zbatuar duke kryer vepra penale.
3-Në prokurorinë e krimeve të rënda është marrë vesh se ekspertiza e huaj ka faktuar se në aferën e trafiqeve të Geron Xhafës zëri është origjinal i tij, por ekspertiza nuk u dorëzohej prokurorëve të çështjes.
Të dashur miq, ky është një akt tjetër antikushtetues që ndodh në kushtet e grushtit të shtetit të kryer nga Edvin Kristaq Rama, i cili fton çdo qytetar të përmbysim me çdo mjet këtë bandë trafikantesh, puçistësh dhe kriminelësh në pushtet. sb

Flet prokurori Stojani: Dhashë dorëheqjen, nuk isha dakrod me mënyrën e funksionimit të institucionit

?

Sokol Stojani, një ndër drejtorët kryesorë të Prokurorisë së Përgjithshme shprehet se dha dorwheqjen nga poasti që mbante ndërsa, sipas tij, Arta Marku e interpretoi si shkarkim.
Largimi i Stojanit, i cili mbante prej 9 muajsh postin e drejtorit të Inspektimit, Burimeve Njerëzore dhe Mbrojtjes së Dëshmitarëve u komentua me situatën e krijuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, por vetë ai në një bisedë telefonike me BIRN mohoi që çështja e tij të kishte lidhje me procedimin e 10 prokurorëve.
Stojani sqaroi se kishte dhënë dorëheqjen, por kishte marrë si përgjigje lirimin nga detyra. “Mëngjesin e 19 shtatorit, unë kam paraqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dorëheqjen nga pozicioni që unë kisha. Pasdite mësoj se kjo dorëheqje u miratua duke më shkarkuar nga detyra,” tha Stojani për BIRN.
“Motivet e dorëheqjes janë thuajse personale, unë kam pikëpamje tjetër në drejtimin e një institucioni, në mënyrën e funksionimit apo dhe të rekrutimit të burimeve njerëzore, ndaj dhe e pashë të arsyeshme të largohesha”, shtoi Stojani për BIRN. Zyra e Shtypit e Prokurores së Përgjithshme nuk iu përgjigj pyetjeve që BIRN pati mbi dorëheqjen e një prej drejtuesve kryesorë të këtij institucioni.