Ish-Kryeministri Berisha e ka cilësuar të qëllimshëm shkrirjen e Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga kryeministri Rama.
Berisha shkruan se, me këtë akt Rama synon që të mbrojë Saimir Tahirin dhe Milin e partisë së tij. Ish-kryeministri thekson gjithashtu se kjo ishte një tjetër shkeje e Kushtetutës, çka u jep tashmë të drejtën qytetarëve që të rrëzojnë më çdo mjet këtë qeveri.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Një rekord tjetër i zi i antireformës në drejtësi!
Krye, krye kreu, Kallam Dështaku shkriu sot prokurorinë e krimeve të rënda për të shpëtuar Saimir Trafikun dhe Milin e Partisë!
Të dashur miq, në një akt të pashembullt të historisë së institucionit të akuzës së Shqipërisë, sot Krye prokurori, kryegjykatesi, kryekushtetuesi Kallam Dështaku, pasi shkaktoi përleshje fizike dhe futi forcat e ndërhyrjes së shpejte në zyrat e prokurorisë, urdhëroi de facto shkrirjen e prokurorisë së krimeve të rënda.
Qëllimet e ndëshkimit antikushtetues dhe antiligjor të 13 prokurorëve janë:
1-prishja e hetimeve dhe shpëtimi nga akuza e Saimir Trafikut, veçanërisht tani që nga organi i akuzës së Malit te Zi erdhën provat e qarta të lidhjeve të tij në trafiqe me jahte luksoze, me të cilat ministri trafikant nisej nga brigjet e Malit të Zi!
Edvin Kristaq Rama është skllav me dosjen e Xibrakës dhe regjistrimin e orgjive erotike nga Klement Balili në Santa Quaranta.
2-Prishja e dosjes së hetimit të Milit të Partisë në kërcënimin e tij direkt se do të dëshmonte për porositë e Ramës që ka zbatuar duke kryer vepra penale.
3-Në prokurorinë e krimeve të rënda është marrë vesh se ekspertiza e huaj ka faktuar se në aferën e trafiqeve të Geron Xhafës zëri është origjinal i tij, por ekspertiza nuk u dorëzohej prokurorëve të çështjes.
Të dashur miq, ky është një akt tjetër antikushtetues që ndodh në kushtet e grushtit të shtetit të kryer nga Edvin Kristaq Rama, i cili fton çdo qytetar të përmbysim me çdo mjet këtë bandë trafikantesh, puçistësh dhe kriminelësh në pushtet. sb
Shkrirja e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, akt i qëllimshëm i Ramës për të mbrojtur Tahirin dhe Milin e Partisë
Deklaratë shokuese e ish-deputetit: Besim Dajaku e Bekim Kastrati janë vrarë me urdhër të Hashim Thaçit
Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike ë Kosovës, Gani Geci, gjatë rivarrimit të kolonel Ahmet Krasniqit, ka hedhur akuza të rënda ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Ai ka akuzuar Thaçin se ka dhënë urdhër për vrasjen e ish-gazetari të “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe truprojës së Ibrahim Rugovës, Besim Dajakun.
Unë po i kërkoj Thaçit, sepse fal Zotit sjam vrarë, e dy shokët e mi janë vrarë. Hashim Thaçi po din si e ka shpall Haki Imerin, le t’i shpall Besim Dajakun e Bekim Kastratin, që i ka vrarë me urdhër të tij, sepse parat i ka dhënë Gani Thaçi, vëllai i tij, e i kanë ndarë paratë me disa kriminelë”, ka thënë Geci.
Sipas tij, Thaçi është duke u munduar që të ikë nga Gjykata Speciale.
“Hashim Thaçi duke u munduar t’i ik Gjykatës Speciale , po mundohet që secilin nga viktimat ta bëj hero dhe me të vërtetë kemi qenë heronj e ai s’ka pasur nevojë të na bëj fare sepse kemi luftuar për Kosovën. Ne ia kemi lëshuar Thaçit krejt Kosovën në dorë. Nuk munden më me i hedh hi syve këtij populli, me i vra e me ardh me i kajt ndërsa kur u vra Ahmet Krasniqi, cili prej tyre ishte aty, asnjëri. Cili prej tyre edhe ministrave kanë marr pjesë në varrim, asnjë.
Kjo është ceremoni politike, për ministrin e parë të mbrojtjes së Kosovës që e deshi shumë Kosovën dhe ishte nip i Zhilivodës, nip i familjes më patriotike në Kosovë”, ka deklaruar Geci.
Më tej, Gani Geci ka thënë se më Hashim Thaçin do të takohet në Gjykatën Speciale, duke i bërë kërkesë që të dorëzohet në Hagë.
“Thaçi me mua do të takohet në gjykatën speciale, do të ballafaqohem drejtpërdrejt me të në lidhje me komunikatën e 59 sepse aty ai e ka shkruar sikur për mua edhe shumë anëtarë të tjerë të LDK-së vrasje politike që gjithë bashkësia ndërkombëtare i ka hetuar si vrasje të tilla. Kërkoj prej Thaçit të dorëzohet para Tribunalit të Hagës, ti lë shkëmbimet e territoreve, këto përralla sepse një ditë do të bëhet boll dhe nuk duam ta kallim këtë vend, ne duam ta ruajmë këtë vend. Ata me argatë e tyre, me dhjetëra herë tentuan të më vrasin mua, un jam gjallë falë zotit. Unë po tutem që kam me vdek, por po tutem që kam me vdek para se me u përball me Thaçin. Do të jem dëshmitar në Specialen, do të dëshmoj për krimet politike që i ka bërë Thaçi në Kosovë edhe pas luftës. Ai nuk i ka parë asnjëherë serbët, ai ka luftuar vetëm me shqiptarë, ka vrarë vetëm familjet më të mëdha në Kosovë. Të gjithaq familjet patriotike i ka vrarë, unë jam gjallë pahiri, vetëm për t’iu treguar juve sot këtu”, ka deklarua ish deputeti i LDK-së dhe ushtari i UÇK-së, Gani Geci.
“Bota Sot”
Pack i bashkohet protestës së artistëve: Ligj i gabuar për Teatrin, nëse ky vend do të shkojë në BE duhet të dëgjojë këta njerëz
Kryetarja e Gruas në PPE, Doris Pack, i është bashkuar mbrëmjen e sotme protestës së artistëve dhe aktivistëve të shoqërisë civile për mbrotjen e Teatrit.
Ajo e ka cilësuar të gabuar ligjin e miratuar ditën e djeshme në parlament. Sipas saj ky është një ligj i gabuar.
Më tej ajo ka shtuar se nëse ky vend do shkojë në Bashkimin e Europian njerëzit që janë këtu duhen respektuar dhe dëgjuar.
“Një qytet ka nevojë për vende të tilla, është një vend i jashtëzakonshëm që duhet ruajtur patjetër. Nuk mund ta kuptoj se si mund të kalohen ligje të tilla. Nuk e kuptoj se përse duhen 6 kulla të reja në këtë vend.
Më pëlqen trashëgimia kulturore e këtij vendi. Nuk kam një zgjidhje të menjëhershme për këtë situatë, por do jem e interesuar. Por ky ligj që kaloi pa votën e kryeministrit është një ligj i gabuar. Si mund të kalojë ky ligj pa votën e kryeministrit. Nuk e kuptoj si mund të miratohet ky ligj, pa marrë parasysh mendimin e njerëzve të cilët prej kaq shumë ditësh protestojnë para Teatrit.
Nëse ky vend do shkojë në Bashkimin e Europian njerëzit që janë këtu duhen respektuar dhe dëgjuar”.
Bylykbashi: As në 97-ën nuk ka ndodhur kjo që Arta Marku i bëri Prokurorisë
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi e cilësoi plotësisht antikushtetues vendimin e Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për hetimin e 10 prokurorëve.
Bylykbashi deklaroi se që me vendosjen e saj në krye të organit të akuzës, Arta Marku ka shpartalluar kryeprokurorinë duke vepruar vetëm për interesat e qeverisë.
Deputeti opozitar e cilëson gjendjen aktuale të vendit më të keqe se ajo e 97-s përsa i përket kolapsit të krijuar “në një vend pa gjykata”.
“Në krye të këtyre 9 muajve kjo është krijesa që na lindi, kjo prokurore erdhi aty për të shpartalluar prokurorinë dhe për ta vendosur në duart e qeverisë. As në 97-ën nuk ka ndodhur kjo gjë me prokurorinë. Ishte një nga trupat më të mirë që kishim por tani është shpartalluar nga Arta Marku, e paligjshme në atë detyrë. Kryeprokurore të përkohshme nuk gjendet askund në Kushtetutë. Ka bërë veprime aktive me lëvizje në kundërshtim me ligjin, deklaroi Bylykbashi i ftuar në News 24.
“Nuk I’a lejon ligji të bëjë ato lëvizje që ka bërë. Është haptazi që po i bën përgjegjësi penale të rënda vetes. Ne e kemi kallzuar Markun për veprimet antiligjore. Ligji sot ia kufizon prokurorit të përgjithshëm deri sa të ngrihen organet, për të larguar prokurorët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është në kolaps.
Janë veprime të qëllishme për të mbyllur çështjet më të bujshme që i bien Edi Ramës.
Prokuroria kur ka organe të këtij lloji mund edhe t’i arrestojë policët. Jemi përapra dështimit të organit të pavarur. Gjërat që po ndodhin deri më sot tregojnë që Reforma në Drejtësi ka dalë nga binarët. Sa kohë kanë shqiptarët për të pritur të ardhmen e tyre. Po zvarriten gjërat. U emëruar njerëz me veto nga UNM. Vetë Arta Marku e ka kaluar Vettingun me notën kalueshëm, edhe pse është në majë të kryeprokurorisë. Me këtë dhunë të Arta Markut ndaj prokurorëve elitë, do bëhet ajo që do qeveria”, tha Bylykbashi.
Berisha publikon videon: Zyrtarët u kërkojnë para banorëve të Jalës që të mos u prishin shtëpitë
Banorët e Jalës kanë denoncuar sot një superskandal korruptimi për shembjen e banesave të tyre. Ata i kanë dërguar një video ish-Kryeministrit Berisha ku shihen inspektorët e IKMT-së që u kërkojnë para qytetarëve që të mos prishin shtëpitë.
Denoncimi i banorëve të Jalës është bërë publik nga ish-Kryeministri Sali Berisha.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
Shikoni si i prishen për ryshfete shtëpitë e shtatë familjeve në Jalë nga narkoshteti! sb
“Pershendetje zoti Berisha jemi nga jali qe na shkateruan cdo gje ne kete video jan punonjesit e ikmt qe tregojn vet ca behet ne jal edhe qe na kerkojne lek per shtepite qe te na i legalizojne qe ne kemi mbi 30 vjet qe jetojm ketu edhe qe i kemi bler nga shteti edhe jemi me cdo dokumentacion te rregullt hidhe kete para policise”.
Shikoni si i prishen per ryshfete shtepite e shtate familjeve ne Jale nga narkoshteti! sb"pershendetje zoti Berisha jemi nga jali qe na shkateruan cdo gje ne kete video jan punonjesit e ikmt qe tregojn vet ca behet ne jal edhe qe na kerkojne lek per shtepite qe te na i legalizojne qe ne kemi mbi 30 vjet qe jetojm ketu edhe qe i kemi bler nga shteti edhe jemi me cdo dokumentacion te rregullt hidhe kete para policise"
Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 21. September 2018
Sekuestrohen miliona euro prona të Habilajve në Vlorë, lokale, apartamente e makina
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka sekuestruar 31 pasuri të grupit të Habilajve. Mes tyre janë 8 apartamente.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.164/2017 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, në bashkëpunim, e parashikuar në nenin 283/a paragrafi 2 i Kodit Penal. Regjistrimi i këtij procedimi u bë mbi bazën e informacioneve referuese të shërbimeve të policisë gjyqësore të Seksionit kundër Narkotikëve, në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, sipas të cilëve shtetasit Nazer Seitaj, Moisi Habilaj, Florjan Habilaj ushtronin aktivitet kriminal në fushën e trafikimit të narkotikëve
Në datë 25.09.2017, duke arsyetuar se disa prej personave që hetoheshin në kuadër të procedimit penal Nr.134/2016 (ndërkohë që për disa prej tyre, Taulant Haxhiraj Shkëlqim Koçiaj, Xhovalin Baco, Marjus Bajrami, Reshat Radhima etj, u përfunduan hetimet dhe çështja u paraqit për gjykim) ishin të përfshirë edhe në trafikimin e lëndëve narkotike së bashku me shtetasit Moisi Habilaj, Florian, Habilaj, Nazer Seitaj dhe Matan Matani, bazuar në nenin 79 gërma “b” të Kodit të Procedurës Penale, prokurori vendosi bashkimin e procedimeve Nr.134/2016 dhe Nr.164/2017 në një procedim të vetëm, Nr.134/2016.
Në datë 17.10.2017, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë regjistroi procedimin penal Nr.313/2017 për veprat penale Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë ose i të zgjedhurve vendorë”, të parashikuar respektivisht nga nenet 283/a paragrafi 2, 333/a dhe 260 të Kodit Penal, duke urdhëruar, njëkohësisht, regjistrimin e emrit të shtetasit Saimir Tahiri si person nën hetim për llogari të këtij procedimi.
Regjistrimi i procedimit të mësipërm u bë mbi bazën e të dhënave të përftuara nga media, në lidhje me faktin e arrestimit, nga autoritetet italiane të drejtësisë, të shtetasit Moisi Habilaj, si pjesë e një grupi kriminal që ushtronte aktivitet në fushën e trafikimit të narkotikëve. Sipas informacionit referues, që parapriu regjistrimin e procedimit, rezultoi se arrestimi i shtetasit Moisi Habilaj u krye në kuadër të hetimit në vazhdimësi, nga autoriteti i drejtësisë italiane, në lidhje më faktin e sekuestrimit të sasisë prej 3.5 tonë lëndësh narkotike. Si rezultat i hetimeve të kryera (gjithmonë sipas informacionit referues) u arrit të zbulohej se personi nën hetim Moisi Habilaj, së bashku me persona të tjerë, kishin bashkëpunuar me ish Ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Në datë 18.10.2017, u vendos bashkimi i këtij procedimi me procedimin Nr.134/2016. Me këtë të fundit u bashkuan edhe aktet e dërguara për kompetencë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, në lidhje me faktin penal, të gjetjes, në datë 01.11.2017, të sasisë së eurove, në mjetin e drejtuar nga Orest Sota.
Pas kerkeses te paraqitur nga ana e Prokurorise Per Krime te Renda Tirane (BAZA LIGJORE; Nenet 3-7, 11, 12, 14 dhe 15 ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë ) ,nga ana e Gjykates se Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane , eshte vendour :
Pranimin e kerkeses se Prokurorise Prane Gjykates se Shkalles se Pare Per Krime te Renda Tirane dhe sekuestrimin e pasurive te meposhtme.
1. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2688 Rep dhe 1787/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 40.000 euro.
2. Pasuria garazh me sipërfaqe totale 514m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2689 Rep dhe 1788/2 Kol. datë 12.09.2014, me vlerë 60.000 euro
3. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj, me kontratën e shitjes Nr.3533 Rep dhe Nr.2290/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 3.000.000 (tre milion) lekë.
4. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 40.95m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.080.000 (dy milion e tetëdhjetë mijë) lekë.
5. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 40.95m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Ciko Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.3534 Rep dhe Nr.2291/1 Kol. datë 18.11.2014, me vlerë 2.500.000 (dy milion e pesëqind mijë) lekë.
6. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 102m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Moisi Habilaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.2696 Rep dhe Nr.1344/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 4.000.000 (katër milion) lekë.
7. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 285m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.2698 Rep dhe Nr.1345/1 Kol. datë 04.07.2011, me vlerë 20.000.000 (njëzet milion) lekë.
8. Pasurinë truall me sipërfaqe totale 580m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.727 Rep dhe Nr.305 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 205.000 euro.
9. Pasurinë ndërtesë me sipërfaqe totale 67m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan, Moisi dhe Florian Habilaj, të cilët e kanë blerë me kontratën e shitjes Nr.726 Rep dhe Nr.304 Kol. datë 27.04.2016, me vlerë 45.000 euro.
10. Pasurinë njësi me sipërfaqe totale 136 m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj; i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.390 Rep dhe 167 Kol. datë 08.03.2017, me vlerë 170.000 euro.
11. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157m², e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;
12. Pasurinë apartament me sipërfaqe totale 71.5 m², e cila figuron në pronësi të shtetases Zenepe Habilaj, e cila e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.646 Rep dhe 539 Kol. datë 22.04.2009, me vlerë 3.150.000(tre million e njëqind e pesëdhjetë mijë) lekë.
13. Një apartament me sipërfaqe 69m², ndodhur në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, me vlerën 25.000 euro. Nga dokumentacion i administruar rezulton se shtetasja Klementina Habilaj (bashkëshortja e shtetasit Artan Habilaj),me kontratë paraprake shitje Nr.742 Rep dhe Nr.484 Kol. datë 04.04.2016, ka blerë nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k.
14. Pasuria 19/140+2-7, Z.K.8604, vol.37 fq.40, e llojit apartament, me sipërfaqe 104.5m², e cila figuron në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj, i cili e ka blerë me kontratën e shitjes Nr.883 Rep dhe 456/1 Kol. datë 30.07.2013, me vlerë 5.400.000(pesë million e katërqind mijë) lekë.
15. mjeti me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
16. Pasuri e paluajteshme ne emer te Artan Ciko Habilaj per te cilen ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës me nr.977 datë 03.10.2014, me nr.1216 prot. datë 08.02.2017, me nr.2030 prot. datë 09.08.2017.
17. Pasuri i e paluajteshme ne emer te shtetasit Moisi Ciko Habilaj i cili ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.305 datë 19.06.2013 me vendodhje pylli i Sodës, Vlorë, ndërtesë 1 kat me sipërfaqe trualli 300m², kërkesës nr.4798 prot. datë 22.01.2015 dhe nr.2029 prot. datë 09.08.217.
18. Pasuri e paluajteshme ne emer te shtetasit Florian Ciko Habilaj, ka aplikuar për legalizimin e një objekti sipas kërkesës nr.2002 prot. datë 07.08.2017, me nr.2031 prot. datë 09.08.2017, me nr.2032 prot. datë 09.08.2017 dhe nr.2003 prot. datë 09.08.2017.
19. Për pasuritë e luajtshme dhe konkretisht mjeteve me targa
20. Automjetin me targë -AA900NF, e markës Audi, modeli A8, e vitit të prodhimit 2008;
21. Automjetit me targe AA221GJ.
22. Automjetin me targe AA265HF.
23. Automjetin me targe AA933JE.
24. Automjetin me targe AA997JT.
25. Pezullimin e pasojave te vendimit 379 te Gjykates se Shkalles se Pare Vlore deri ne dhenien e nje vendimi gjyqesore penal per pasurite e meposhtme :
26. Pasuria njësi me sipërfaqe totale 157 m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shoqërisë “TURI&MZB” sh.a.;
27-Pasuria njësi me sipërfaqe totale 136m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Florian Habilaj ;
28. Pasuria apartament me sipërfaqe totale 77.7m²,e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj;
29. Pasuria me sipërfaqe 69m², apartament banimi në lagjen “Uji i ftohtë”, Vlorë, ndërtuar nga shoqëria “AFA Konstruksion” sh.p.k. kontraktuar nga shtetasja Klementina Habilaj në datë 04.04.2016.
30. Pasuria sipërfaqe 104.5m², e ndodhur në Vlorë, në pronësi të shtetasit Fatmir Minaj;
31. Pasuria ndërtesë me sipërfaqe 156m², e ndodhur në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, e cila figuron në pronësi të shtetasit Artan Habilaj.
Arta Marku drejt burgut, 10 prokurorë provojnë shkeljet e ligjit
Dhjetë prokurorët të cilët Arta Marku i ka vënë nën hetim disiplinor i janë përgjigjur kryeprokurore. Në një letër të hapur për mediat dhe ambasadat, prokurorët thonë se Arta Marku nuk ka kompetenca për ti vendosur ata nën hetim disiplinor.
Deklarata e plotë e prokurorëve:
Tiranë, më 21 Shtator 2018
Deklaratë
Drejtuar: Mediave të pavarura të Republikës së Shqipërisë
Zyrës së Delegacionit të Bashkimit Europian në Republikën e Shqipërisë
Misioni PAMECA
Përfaqësisë Diplomatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri
Në vijim të njoftimit të datës 19.9.2018 të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme (referuar më poshtë si ‘Njoftimi’ ) për nisjen e hetimit disiplinor ndaj 10 prokurorëve të Prokurorisë për Krime të Rënda (referuar më poshtë si ‘PKR’), të cilët përfaqësojnë shumicën e prokurorëve të PKR, për shkak të sensibilitetit të lartë të rastit dhe për hir të bërjes transparente të fakteve, ne, prokurorët e poshtë-shënuar kemi përgatitur këtë deklaratë, me qëllim sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe çështjeve ligjore të lidhura me të, si më poshtë vijon:
Më datën 18 Shtator 2018, jemi njoftuar përmes telefonit për të qenë pjesëmarrës në një mbledhje e cila do të zhvillohej në të njëjtën ditë në orën 15.00, pa u njoftuar për objektin e saj. Njoftimi për mbledhje nuk ishte konform kërkesave ligjore në fuqi dhe vinte në kundërshtim me nenin 56 të ligjit nr. 97 ‘Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’, i cili kërkon që mbledhja të njoftohet të paktën 3 (tre) ditë përpara, së bashku me rendin e ditës.
Mbledhja në fjalë u shty për të nesërmen, më datë 19.09.2018 në orën 9.00 nga drejtuesja, për shkak të mungesës së disa prokurorëve. Kërkesa e prokurorëve për t’u njohur me objektin e mbledhjes nuk mori asnjë përgjigje nga ana e drejtueses së komanduar të PKR.
Në mbledhjen e organizuar më 19 Shtator 2018, në orën 09.00, në fillimin e mbledhjes, drejtuesja e komanduar njoftoi se, mbledhja lidhej me hedhjen e shortit për caktimin e një prokurori për çështjen penale nr. 26/16 dhe se hedhja e shortit lidhej me pamundësinë e prokurorëve të çështjes për ta përfaqësuar atë. Sqarojmë këtu se, në asnjë moment nuk na është bërë i ditur urdhri për zëvendësimin e prokurorëve në fjalë së bashku me shkaqet ligjore përkatëse. Për hir të qartësisë, çështja në fjalë, ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare.
Nga pjesa më e madhe e prokurorëve të pranishëm në mbledhje, u paraqitën pretendime në lidhje me kërkesën për hedhjen e shortit dhe ligjshmërinë e tij, pasi prokurorët e çështjes Elisabeta Ymeraj dhe Ened Nakuçi, vazhdonin të ishin prokurorë të çështjes, përfshirë këtu edhe prokurorin Besim Hajdarmataj, i cili në fakt, jo më herët se data 18 Shtator 2018, përmes një akti me shkrim, i kishte shprehur drejtueses së komanduar të PKR vullnetin e tij, për të vazhduar përfaqësimin e çështjes në fjalë, pranë gjykatës kompetente.
Hedhja e shortit, dhe ideja vijuese për krijimin e një grupi hetimor prej 4 (katër) prokurorësh në gjykimin e një çështjeje penale, vinte në momentin kur çështja në fjalë ndodhej në fazën e diskutimeve përfundimtare, dhe grupet hetimore krijohen në fazën e hetimit dhe jo në fazën e gjykimit, aq më pak në fazën e diskutimeve përfundimtare.
Një kërkesë e tillë, cenonte parimet e nenit 6 të Ligjit nr. 97 ‘Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë’ në lidhje me pavarësinë dhe integritetin e prokurorëve, aq më tepër në një fazë të tillë të procesit, kur hetimi, akuzat, debati gjyqësor, qëndrimet mbi vlefshmërinë e provave dhe vlera e tyre provuese ishin kryer nga prokurorë të tjerë të çështjes.
Argumentimi ligjor, parimor dhe mbi baza etike nga shumica e Prokurorëve, nuk u mor parasysh nga drejtuesja e komanduar e PKR, e cila kërkoi ndërprerjen e menjëhershme të debatit, duke nisur procedurën e hedhjes së shortit.
Duke u ndjerë në kushtet e paligjshmërisë së procesit, pjesa më e madhe prokurorëve, e përbëre nga 9 prej tyre, pasi paraqitën argumentet e tyre, dhe në mungesë vullneti nga drejtuesja e PKR për të diskutuar profesionalisht ligjshmërinë e procesit dhe argumentet, u larguan nga shorti.
Në të njëjtën ditë, më date 19 Shtator 2018, grupi i 10 (dhjetë) prokurorëve u njoh me Njoftimin e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, për nisjen e një procesi disiplinor kundër tyre vetëm nëpërmjet Mediave.
Njoftimi në fjalë është në kundërshtim me ligjin; Prokurori i Përgjithshëm nuk ka kompetenca për të nisur procedim disiplinor deri në krijimin e organeve të reja (Këshilli i Lartë i Prokurorisë), ndërkohë që vendimi i Gj. Kushtetuese nr. 34, date 10.04.2017, ka shfuqizuar nenet 101 e vijues të Ligjit nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’.
Në vijim, Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, në kundërshtim me ligjin nr. 96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë’, ka urdhëruar transferimin e përkohshëm në Berat, Pogradec dhe Kukës të prokurorëve Olsian Çela, Besim Hajdarmataj dhe Sonila Muhametaj.
Për të garantuar pavarësinë e magjistratëve dhe mbrojtjen nga presionet mbi punën e tyre, ligji në fjalë nuk lejon asnjë transferim apo komandim të magjistratëve pa pëlqimin e tyre. Përmes këtij veprimi antiligjor me natyrë ndëshkuese, cenohet tërësisht pavarësia e magjistratëve duke krijuar një precedent të rrezikshëm pasi e kthen organin e prokurorisë në modelin e vjetër hirearkik dhe të centralizuar, në kundërshtim të plotë me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjet e tjera të reformës në drejtësi.
Sa më sipër vlerësojmë dhe besojmë se kjo deklaratë, është në interesin e transparencës së punës së institucionit të Prokurorisë dhe i shërben zgjidhjes ligjore të rastit në fjalë. Cenimi i parimit të pavarësisë së prokurorëve, dëmton rëndë punën e këtij organi dhe ul besimin e publikut tek institucionet e drejtësisë.
Prokurorët
Olsian Çela
Përparim Kulluri
Arens Çela
Edvin Kondili
Pranvera Pustina
Eugen Beçi
Sonila Muhametaj
Blerim Tominaj
Besim Hajdarmataj
Behar Dibra
Zëri i Amerikës: Kaos në prokurorinë shqiptare! Çështja Shullazi trazon Krimet e Rënda
Procesi gjyqësor ndaj Emiljano Shullazit dhe tre personave të tjerë të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal ka shkaktuar kaos në Prokuorinë për Krimet e Rënda. Shkak është bërë fakti që prokurori i çështjes Eneid Nakuçi, ka marrë një leje të gjatë “për arsye shëndetësore”. Zëvendësimi i tij ka trazuar Prokurorinë, pasi drejtuesja Donika Prela ka thirrur dy ditë më pare, 10 prokurorë duke kërkuar hedhjen e shortit për caktimin e atij që do të përfaqësojë akuzën në Gjykatë. Prokurorët e kanë cilësuar të paligjshme një procedurë të tillë dhe e kanë refuzuar atë.
Vendimi i tyre u pasua me kërkesën e djeshme të Prokurores së Përgjithshme Arta Marku për nisjen e një hetimi disiplinor ndaj të gjithë grupit të prokurorëve, ndërsa tre prej tyre janë transferuar në Prokurori më të ulta. Kështu, Olsian Çela ka kaluar përkohësisht në Prokurorinë e Beratit, Sonila Muhametaj në atë të Pukës ndërsa Besim Hajdarmataj në Prokurorinë e Pogradecit.
Hajdarmataj deri para disa kohësh ishte drejtues i Prokurorisë për Krimet e Rënda dhe pjesë e grupit që po heton ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri. Situata është shoqëruar dje me tensione në mjediset e Prokurorisë, mes grupit të prokurorëve që refuzuan shortin, dhe drejtueses Donika Prela.
Sot Prokuroria e për Krimet e Rënda njoftoi se është caktuar tashmë grupi që do përfaqësojë akuzën në procesin gjyqësor ndaj Shullazit dhe bashkëpunëtorëve të tij, por se emrat do të bëhen të ditur në seancë. Mësohet se mes prokurorëve do të jetë dhe vetë drejtuesja Prela.
Ndërkohë një nga drejtuesit e Prokurorisë së Përgjithshme Sokoj Stojani, është liruar nga detyra. Prokuroria e Përgjithshme, përgënjeshtroi zërat se vendimi ndaj Stojanit lidhej me refuzimin e tij për të zhvillluar hetimin disiplinor ndaj 10 kolegëve të Krimeve të Rënda, duke saktësuar se lirimi i tij është bërë dy ditë më parë, në të njejtën ditë në fakt kur ka ndodhur dhe përplasja në Prokurorinë e Krimeve të Rënda. /VOA/
Shembja e banesave në Jalë/ Zbardhet përgjimi, inspektorët-pronarit: Të jepje diçka, e kishe mbyllur!
Pronat e familjes Bala në Jalë, shtëpi banimi dhe lokale u shembën nga fadromat e IKMT-së, 4 ditë më parë (18 Shtator).
Aksioni u shoqërua me përplasjen e familjarëve me policinë të cilët kundërshtonin shembjen e objekteve.
Familja Bala që përbëhet nga 7 kurorë, ndryshe 30 persona ka mbetur në qiell të hapur. Ata janë shprehur të revoltuar dhe akuzojnë drejtpërdrejt qeverinë se u ka grabitur pronën e tyre.
Sot është bërë publike një video-regjistrim ku shihen me zë e figurë inspektorët e IKMT-së Vlorë që ‘mësojnë;’ pronarin që të japë rryfshet për të shpëtuar pronën.
Videoja amatore është regjistruar me celular në lokalin (tashmë të shembur) të Balave më datë 2 shtator.
Siç shpjegon Esmeralda Bala, në tavolinë janë të ulur vjehrri i saj dhe 3 inspektorë të IKMT-së. Ata i thonë se “ne bëjmë detyrën si për ju ashtu edhe për biznset e tjera në Jalë”. Në bisedë dëgjohet inspektori që thotë se ne kemi vajtur edhe tek hoteli tjetër dhe i kemi çuar procesverbal, por seç bën ai lart është punë e tij. Pra lë të nënkuptuar korrupsionin që bëhet në zyrat e shtetit. Po kaq, inspektorët e IKMT-së i thonë pronarit të objekteve se duhet të kishe ecur edhe ti, duhet të jepje diçka.
Edhe pse kjo në dukje duket si këshillë miqësore në thelb tregon realitetin shqiptar se punët rregullohet me mik dhe me para! Dhe madje rregullohen me zyrtarë të lartë.
Biseda e zbardhur
Inspektori: Kur të vijë puna lart thonë ma bëri kryeinspektori.
Pronari: Nuk të prek njeri me dorë se vjen me pushtet ti këtu.
Inspektori: Na nxorën traun atje, vajtëm me makinën e punës dhe na tha nuk lejohet brenda. Ça thua ti ore…
Pronari: Ne i kemi miq
Inspektori: Po bënin dy pishina të mëdhaja ata, njëra ishte me leje, tjetra pa leje.
Inspektori: Në të gjitha objektet ka bërë ai ne i kemi vajtur, kemi lënë procesverbal, se ca bën ai lart është puna e tij. Unë me timen e kam bërë, jam në rregull…
Pronari: Janë me radhë këto punë, vajti në Llogara ai s’pranonte fare se ishte pronar.
Inspektori: Të ishe ulur, ta kishe mbyllur, të jepje diçka…
Pronari: Ku do gjej unë jemi 20 vetë pa pune, me këtë jetojmë. Jam i shpronësuar nuk kam një metër katror në pronat e mia.
Ditën kur është regjistruar kjo video, inspektorët kanë lënë edhe procesverbalin për konstatimin e objekteve pa leje ndërtimi. Aty shihen emrat e inspektorëve që kanë firmosur, ndërsa subjekti ka refuzuar te firmosë.
/Opinion.al/
Lippi apelon për VAR-in: E kuqja e CR7, “haluçinacion” i gjyqtarit
Ndëshkimi me karton të kuq i Cristiano Ronaldos për Juventusin, në ndeshjen kundër Valencias, ishte absurd. Kështu thotë Marcello Lippi, me portugezin që ra viktimë e “haluçinimit” të zyrtarëve të ndeshjes.
Portugezi, i cili ka bërë debutimin e Ligës së Kampionëve për bardhezinjtë, luajti vetëm 29 minuta në sfidën europiane, në “Mestalla”. Arbitri Felix Brych, pas konsultimeve me ndihmësin e tij pas porte, i tregoi kartonin e kuq Ronaldos, pasi u konsiderua se kishte tërhequr prej flokësh Jeison Murillo.
Ky vendim u pasua me zhgënjimin e CR7, së bashku me lotët e pesë herë fituesit të “Topit të Artë”. Dhe këto ndjenja kanë mbetur shumë kohë pas vërshëllimës përfundimtare të arbitrit gjerman.
Ish-trajneri i Juventusit, Lippi, është ndër ata, që tani bëjnë thirrje për veprim, duke i thënë “Tuttosport”-it se pa një incident të çuditshëm, që përfshin një nga lojtarët më të mirë të planetit:
“E kuqja për Ronaldon ishte për shkak se një person kishte një haluçinacion. Ju nuk mund ta rrezikoni kompromisin në lojë dhe, para së gjithash, në një garë me një moment të tillë, gjë që mund të rezultojë në një pezullim me dy ndeshje.
Tani UEFA duhet të dalë dhe të thotë: zotërinj, kemi gabuar! Nuk mund ta kthejmë më atë, sepse Ronaldo tashmë është dëbuar me të kuqe dhe loja ka mbaruar, por një pezullim ekstra do të ishte absurd. Prandaj, ky rast duhet ta detyrojë UEFA-n të zbatojë menjëherë VAR-in në Ligën e Kampionëve.
Juventusi është i përgatitur për çdo gjë dhe çdo rast. Ata janë favoritët e Ligës së Kampionëve, së bashku me Real Madridin, Barcelonën, Bayern Munich, Manchester City dhe PSG. Le të themi se, krahasuar me vitet e fundit, Juventusi është në grupin e favoritëve. A mundej Ronaldo që ta shmangte krejtësisht kontaktin me Murillo? Ne po flasim për një kampion që, para kësaj ndeshjeje, nuk ishte dëbuar asnjëherë me të kuq, edhe pse Ronaldo kishte luajtur 154 ndeshje në Ligën e Kampionëve.
Ai nuk bëri asgjë të keqe kundër Valencias. Bota me të drejtë e konsideron Ronaldon një yll, por para së gjithash ai është një djalosh, i cili gjithmonë është i respektueshëm dhe shumë i dobishëm. Rasti mendoj se është i mbyllur, ai është dënuar për 1 ndeshje nga kartoni i kuq dhe tani duhet të qëndrojë i qetë. Nuk bëri asgjë të gabuar”.