Kryetari i PD, Lulzim Basha ka denoncuar në konferencën ballkanike që zhvillohet sot në Tiranë, kapjen e qeverisë nga krimi, të prokurorisë e deri të parlamentit. Basha solli shembull vetëm dy ligjet e fundit të miratuara nga parlamenti: Uljen e taksave për bixhozin dhe pastrimin e parave të pista në ndërtim!
Basha tha se, lidhja e qeverisë me krimin është pengesa kryesore e Shqipërisë në BE. “Rasti i mbrëmshem është tronditës: kryeprokurorja ka lënë pa hetim çështjen e Shullazit. Prokuroria është në mbrojtje të Shullazit, mikut të mikut të Ramës; është liruar Ermal Hoxha se nuk nxori emrin e Olsi Ramës; krimi ka bekimin e ministrit të Brendshëm; paratë publike përfundojnë në duart e personave me precedentë të tmerrshëm kriminalë; njerëz të dënuar në disa shtete fitojnë qindra milionë euro tendera nga qeveria e Edi Ramës.
Ka arritur në pikën më të paimagjinueshme, pastrimi i parave të pista: katër vite më parë problem ishte kanabisi, tani është kokaina, heroina dhe pastrimi i parave të pista. Shikoni çfarë ligjesh kaloi parlamenti së fundmi: miratoi ligj për lojërat e fatit dhe miratoi ligjin për Teatrin, që të fitojë Rama 200 milionë euro. Pra, parlamenti për dy javë mori dy vendime: Bixhozit i uli taksat dhe i hapi rrugën, pastrimit të parave të pista në ndërtim.
Janë paratë e drogës. A ka definicion më të qartë të kapjes së shtetit?! Pra, jo kryeministri, por Kuvendi kthehet në trupën që ligjëron pastrimin e parave. Ul taksat për bizhin dhe vjedh pronën publike!”, u shpreh Basha.
Basha: Parlamenti në varësi të krimit, ligje për pastrimin e parave
Kryemadhi: Rama, koka e krimit të organizuar, ka të penduar kundër tij, Meta të shkarkohet sepse…
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka deklaruar në një debat televiziv në Top Channel se Rama është sot koka e krimit të organizuar në Shqipëri. Kryemadhi nuk ka kursyer as bashkëshortin e saj në Presidencë për të cilin u shpreh se do ta shkarkonte nëse do të kishte 94 vota me motivacionin se ka mbështetur Ramën.
Kryemadhi deklaroi se fundi i Ramës do të vijë nga të penduarit që ai ka komanduar për të bërë punët e tij. “Ai mendon se do të shpëtojë, por ka të penduar që do të flasin”, tha Kryemadhi.
Eni Vasili: Çfarë është binomi krim-politikë?
Monika Kryemadhi: Ne kemi 27 vjet që jemi në tranziocion. Kemi pasur përherë probleme me bandat. Ka pasur banda edhe në 97, por sot në Shqipëri situata është alarmante.
Asnjëherë s’ka bërë vaki që krimineli apo banditi të ishte pjesë e vendimmarrjes.
Pjesë e vendimmarrjes nuk është vetëm të qënit përfaqësues në qeveri.
Por, memoria e kryeministrit është si ajo e peshkut që mban 3 sekonda harron.
Nuk është problem për të larguar njerëzit nga politika. Problemi është që krimineli të shkojë në burg, jo të vazhdojë të bëjë lekët e drogës.
U gjend në Vlorë një kufomë me kokë të prerë, policia fshehu ngjarjen, denoncimi…
“Dje në Llakatund të Vlorës u gjet një person me kokë të prerë dhe s’ka asnjë njoftim, u fsheh ngjarja”. Deklarata u bë nga kryetarja e LSI-së Mokina Kryemadhi në studion e emisionit “Open” në Top Channel, teksa fliste për lidhjet e politikës me krimin. Krimi po bën ligjin dhe faktet janë të rënda.
Kryetarja e lëvizjes socialiste për Integrim, Monika kryemadhi, tha se gjendja në Shqipëri është shumë e rëndë.
E ftuar në ‘Open’, kryemadhi tha se sot në administratë janë të punësuar dashnoret e kriminelëve.
Më mirë të punësoj një të ri që vjen nga bankat e shkollës, se sa të punësoj dashnoren e një krimineli. Ato ke në krye të prokurimeve publike. Kush ëhstë drejtoreshë e prokurimeve publike në kryeministri. Kujt ju kap Touota Yaris me 5 milionë euro. Përgjimet nxjerrin që makina i përket taulant Ballës. Ty (Pezës) të nxori jashtë taulant Balla. A të tha Rama që doli falso përgjimi i vëllait të Fatmir Xhafës, ku e ke.
SHBA shigjeton Ramën: Trafiku i drogës i lidhur me korrupsionin, kërkojmë dënim të trafikantëve
-Zonja Millard, është kënaqësi t’ju kem në këtë intervistë. Kjo është vizita juaj e parë në Shqipëri. Cilat janë çështjet më problematike që Departamenti i Shtetit i sheh si më shqetësueset për Shqipërinë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Klodiana, shumë faleminderit që po më intervistoni sot. Është shumë kënaqësi… Ashtu siç thoni edhe ju, është vizita ime e parë në Shqipëri dhe jam e nderuar që jam këtu, në këtë vend të bukur. Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë të ngushtë dhe ne punojmë së bashku në shumë gjëra. Si të tillë, unë pata diskutime të mira mbi prioritetet mbi të cilat ne punojmë së bashku. Ne kemi parë Shqipërinë të përparojë në shumë fusha dhe kemi parë fusha tek të cilat vazhdohet të punohet, dhe sigurisht pjesë e kësaj pune është të sigurohemi që reforma demokratike të vazhdojë, dhe sidomos reforma në drejtësi të vazhdojë, dhe unë e di që është bërë shumë punë dhe se ajo punë vazhdon.
-Raporte të Departamentit të Shtetit, por edhe të institucioneve të tjera ndërkombëtare, e shohin Shqipërinë si një burim të madh të trafikimit të lëndëve narkotike, ndërkohë që ka edhe një perceptim të lartë të korrupsionit. A i ngritët këto çështje gjatë takimeve tuaja në Tiranë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Ju e dini që trafiku i drogës është një problem në shumë vende dhe diçka shumë shqetësuese. Sigurisht, shpesh ai lidhet me korrupsionin, gjë e cila e bën shumë të vështirë për t’u zgjidhur. Sigurisht, ky është një prioritet si për Shtetet e Bashkuara ashtu edhe për Shqipërinë në punën tonë të përbashkët si partnerë dhe aleatë, dhe sigurisht që ka shumë punë për t’u bërë në këtë drejtim, sidomos në dënimin e trafikantëve kryesorë dhe njerëzve që mundësojnë trafikun. Kjo është një punë vërtet shumë e rëndësishme dhe diçka në të cilën, nëse shihet përparim, do të jetë me përfitim për të gjithë shqiptarët.
-Departamenti i Shtetit ka qënë mbështetësi kryesor i reformën në drejtësi në Shqipëri. A mendoni se reforma, e cila po zbatohet, po jep rezultatet që priteshin, duke pasur parasysh që është kundërshtuar nga shumë palë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Kjo është një fushë shumë e rëndësishme. Ndonjëherë ne në Amerikë përdorim shprehjen “nëse do të ishte e lehtë, do të ishte bërë me kohë”, por ja ku jemi. Kjo është një fushë e rëndësishme për të punuar së bashku dhe mendoj se një nga gjërat që po presim janë rezultatet konkrete dhe e di që janë planifkuar disa institutcione në vend. Unë u informova për SPAK-un dhe BKH-në, që mendoj se do të jetë institucione kyçe, të cilat ndërsa do mund të bëjnë punën e tyre të rëndësishme, do të ndihmojnë që të shohim përparim thelbësor në këtë fushë të rëndësishme.
-Në mendimin tuaj, a është vetingu në politikë, një nismë e vënë mbi tavolinë nga opozita, e nevojshme në këtë kohë?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Është gjithnjë mirë të shihet se çfarë mund të bëhet dhe mund të jetë një rol i rëndësishëm për opozitën dhe qeverinë që të punojnë për të parë se çfarë mund të bëhet tjetër, por mendoj se çelësi është ngritja dhe funksionimi i këtyre institucioneve të rëndësishme, mendoj se ky duhet të jetë fokusi në këtë moment.
-Dhe pyetja e fundit. Cili është pozicioni juaj në lidhje me disa diskutime të fundit mbi korrigjimin e kufijve midis Kosovës dhe Serbisë? A i mbështesin Shtetet e Bashkuara ndryshimet e kufijve në Ballkan?
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Ne mendojmë se marrëdhënia midis Kosovës dhe Serbisë është duke u normalizuar; ajo marrëdhënie është thelbësore për të gjithë rajonin. Ju e keni dëgjuar së fundmi, mendoj, Këshilltarin tonë për Sigurinë Kombëtare, Ambasadorin Bolton teksa është shprehur për këtë çështje të rëndësishme dhe ajo është në të vërtetë politika jonë. Mendoj se në këtë moment, udhëheqësit e këtyre y vendeve po tregojnë se kanë nismë, po tregojnë se kanë imagjinatë, prandaj le të shohim se çfarë do të arrijnë dhe ne do ta shqyrtojmë, por mendoj se ne kemi shpresë se kjo do të jetë diçka e mirë për të gjithë rajonin.
-Faleminderit. Ishte kënaqësi.
Krye Zv. Ndihmës Sekretarja e Shtetit Millard: Klodiana, shumë faleminderit. Ishte kënaqësi të isha me ju sot, në këtë vend të bukur.
Doris Pack flet prerë: Kjo qeveri është palë me krimin, nuk hyni në BE me Ramën
Kryetarja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack vizitoi sot Shkodrën, duke vënë në dukje situatën e rëndë të kriminalitetit. E shoqëruar nga kryetarja e LDGSH, Albana Vokshi, Pack u takua me Kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi, ku diskutuan për çështjet e sigurisë, nivelin e kriminalitetit dhe çështje të tjera të Shkodrës.
Pack u takua edhe me Arqipeshkvin Masafra dhe më pas dha një prononcim për mediat. Ajo tha se ndihej e shokuar që në një qytet si Shkodra kanë ndodhur kaq shumë krime, duke shtuar se shumica e këtyre vrasjeve janë mafioze.
Deklarata e Pack për mediat
Jam këtu sepse më pëlqen Shkodra, dhe e mbaj mend kur isha herën e fundit, kur kisha fatin të hapja këtë muze nga koha e mizorive të Enver Hoxhës.
Kam përshtypje shumë të mira për qytetin dhe jetën këtu. Por kam gjithashtu përshtypjen se shumë gjëra kanë ndryshuar, pasi Shkodra është në qendër të vëmendjes së shumë kriminelëve, siç është mafia.
Jam e shokuar.
Nëse janë 6 vrasje, 2 rrëmbime, nuk mund ta imagjinoj se kjo ndodh në një vend, i cili është në rrugën për të nisur negociatat me BE-në. Kjo më xhindos dhe nuk mund ta kuptoj se qeveria e këtij vendi nuk është ende gati t’ju ndihmojë.
Nuk është vetëm Shkodra, është gjithashtu edhe Vlora dhe qytete të tjera.
Ka shumë vrasje nëpërmjet mënyrave mafioze.
Mendoj se për sa kohë qeveria nuk ka vullnetin të ndërhyjë dhe të ndihmojë institucionet në qytete t’i dërgojë këta kriminelë përpara gjykatës e më pas në burg, mendoj se ky vend nuk meriton të hyjë në BE.
Unë dua që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian. E dua me zemër, sepse i dua qytetet e saj, i dua shqiptarët, dhe nuk mund ta kuptoj se si ministritë të cilët janë përfshirë pranë këtyre njerëzve, të cilët po kryejnë këto vepra, nuk distancohen.
Unë flas hapur, sepse, po nuk fole hapur në bazë të fakteve njerëzit asnjëherë nuk do të të besojnë.
I kërkoj qeverisë që, së paku, të kuptojë se nëse qeveria nuk kujdeset për sigurinë e qytetarëve të saj kjo nuk është rruga e duhur.
Apeloj të bëhet diçka dhe shpresoj që, së paku, dikush që nuk është i përfshirë në politikë këtu, ose ka mbaruar mandatin (ka dalë në pension) nga Parlamenti Europian, por ende është i interesuar për të mirën e qytetarëve, jo për të mirën e politikanëve, do të ndihmonte të hapte sytë e disa politikanëve, sepse jo të gjithë janë të përfshirë, disa prej tyre duhet të kenë ndjesinë për pasigurinë e qytetarëve e për t’i ndihmuar ata, sepse këta qytetarë kanë fëmijë dhe nëse këta fëmijë nuk kanë punë, siguri dhe jetën e tyre këtu në vendin e tyre, ikin.
Shqiptarët ikin jo sepse urrejnë vendin e tyre, por nuk kanë zgjedhje tjetër. Sepse ata nuk kanë punë, ata punojnë në fushat me kanabis dhe këtë ata nuk e duan.
Ju lutem, kuptoni jam këtu sepse jam vërtetë e shokuar nga kjo situatë dhe dua të bëj një thirrje zgjimi për të gjithë ata që i duan këta njerëz, po aq sa i dua unë.
“Jam e tërbuar, qeveria palë me krimin”
Pack ka bërë një deklaratë të fortë teksa ka thënë që ndihet e tronditur nga niveli i kriminalitetit në këtë qytet, me shumë të vrarë dhe të zhdukur.
“Jam e shokuar nga situata e kriminalietit në Shkodër, 6 vrasje dhe 2 zhdukje. Diskutohet përfshirja e policisë dhe vetë ministrit. Nëqoftëse qeveria nuk arrin të kapë kriminelët nuk meriton të futet në BE. Shqiptarët po ikin jo se nuk e duan vendin por se nuk kanë siguri. Shkodra është qendra kriminalitetit”, është shprehur Pack.
“Ka një lloj mafie këtu. S’mund ta imagjinoj se ndodh kjo ndodh në një vend që po hap negociatat. Jam e tërbuar që një qeveri e tillë nuk po ju mbron dhe kjo nuk ndodh vetëm në shkoder por dhe ne tiranë dhe vlorë”, është shprehur më tej Pack, shkruan fax ëeb.
“Përsa kohë që qeveria nuk ëshë në gjendje të frenojë mafian ta dërgojë atë para gjykatës dhe në fund në burg nuk është e vlefshme për BE.
Unë e pëlqej Shqipërine dhe dua të jetë pjesë e europës se dua qytetet njerëzit. Dhe nuk i kuptoj ministrat që nuk flasin qartë dhe hapur. Qeveria nuk po merret me sigurinë e njerëzve.
Unë erdha këtu sepse dua të hap sytë e politikës. Disa prej tyre qeveritarëve mund të kenë ndjenja kanë dhe vetë fëmijë. Dhe fëmijët nuk rrijnë këtu nëse skanë siguri pune. Shqiptarët nuk ikin se e urrejnë vendin por nuk kane pune vetëm kanabis”, është shprehur më tej Pack.
Fred milioneri në krye të AMA-s?
Mediat pranë Ramës paraljmërojnë katapultimin e Fred milionerit në krye të AMA-s. Sekretari i Ramës pritet të marrë këtë post pas një skenari të shkarkimit të kreut aktual të AMA-s. Kryeministri Rama nën shëmbullin e arkadashit të tij Erdogan, ka menduar të shtojë dhe të përforcojë pozitat kontrolluese në media, duke blinduar “bunkerin” AMA.
Dje, ai u ka dhënë anëtarëve socialistë të Komisionit Parlamentar të Medias, një “trakt” të gatshëm, me propozimin, për shkarkimin e kreut të AMA-s dhe ndryshimin e raporteve të përfaqësimit në bord.
Sipas burimeve tona, thuhet, se Edi Rama, ka piketuar për Kryetar Bordi të AMA-s, ish deputetin Alfred Peza, ndaj dhe pas afro 1 viti lënie në hije, në mbledhjen e fundit të Asamblesë së PS, ai e promovoi si sekretar për mediat, për ta “rilindur”.
Pas këtij rehabilitimi të plotë brenda kampit “mavi”, Rama ka menduar ta vendos mikun e tij Peza, në krye të institucionit që kontrollon mediat, duke larguar kryetarin aktual Gentian Sala, të cilin e emëroi më 11 nëntor 2014, duke e tërhequr, nga puna si drejtor i “Digitalb”.
Ideja për të vendosur Alfred Pezën, në krye të AMA, ka qenë e fiksuar qysh para 1 viti në trurin e Ramës, por skemën ia bllokoi, skandali i “çekut 1 miliardë” lekë, që iu zbulua deputetit Peza, ndaj dhe Rama qëndroi në heshtje.
Ndaj qëndroi i heshtur e në pritje, deri sa drejtësia t’i hiqte “njollën”, mbasi ligji për anëtarët dhe kryetarin e Bordit të AMA-s, ndalon kandidimin e personave që janë edhe në procese gjyqësore penale.
Tani që Rama e hoqi këtë “siklet” dhe ligjërisht, e nxorri të “pastër” me vendim të formës së prerë, ka nisur punën, për ta hipur ish-deputetin Alfred Peza, në kolltukun e kryetarit AMA-s, ndërkohë, që sot njoftoi, se e ka futur në listë, për ta hipur edhe në fluturimin e tretë, të avionit “Air Albania”.
Basha: Rama-Marku po mbyllin dosjen Tahiri dhe lirojnë Shullazin, drejtësia ka mbaruar
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të kryeprokurores Arta Marku për të hapur hetim disiplinor ndaj 10 prokurorëve, të cilët refuzuan shortin për dosjen “Shullazi”. Tre prej tyre u transferuan nëpër rrethe.
Basha thotë se ashtu si në rastin e Tahirit edhe në rastin e Shullazit po luhet i njëjti skenar.
“Siç e kemi paralajmeruar. Sot Rama-Marku shkatërruan përfundimisht hetimin për Tahirin duke përgatitur mbylljen e dosjes ndaj tij. I njëjti skenar po zbatohet për të lehtësuar Shullazin. Drejtësia ka mbaruar. Krimi po triumfon”, shkruan Basha në Twitter.
Më herët Basha deklaroi nga Vlora në takimin me deputetët e opozitës se, e tregon rasti i Emiliano Shullazit se ku e katandisi Edi Rama drejrtësinë me një grusht shërbëtorësh të korruptuar dhe të blerë me paratë e drogës shqip-folës apo jo.
“Keni parë se çfarë ka ndodhur dje në gjyqin e EmilianoShullazit? Bllokuar prej tre muajsh, që nga qershori. Dje e gjithë trupa e prokurorëve ka refuzuar duke u larguar nga mbledhja, farsën e organizuar nga kamikazja , ushtarja e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela, për gjoja një short të ri, për të caktuar prokurorë të rinj të çështjes.
Sot gjyqi ndaj kryebanditit Shullazi është pa prokuror. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët.
Kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi. Nga një instrument i drejtësisëështë kthyer në një instrument të politikanëve të lidhur me krimin. Sepse Emiliano Shullazi, Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë një dhe vetëm një. Ky është shërbimi i Edi Ramës ndaj EmilianoShullazit dhe dhjetëra shullazëve të tjerë brenda në qeli, që po lirohen nga qelitë, apo që mbeten në liri.
Drejtësia në kolaps, shteti në kolaps, pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa prokuror, që ndjekin çështje të mprehta të kriminalitetit”, u shpreh Basha.
Përparim Kabo: Vendi i rrezikuar nga kthimi në totalitarizëm, Teatri shembulli
Kryeministri Edi Rama dhe mazhoranca socialiste kanë votuar sot me 75 vota pro, për prishjen e Teatrit Kombëtar. Në lidhje me këtë vendim të sotëm të mazhorancë ka folur edhe Përparim Kabo.
Kabo është shprehur se vendimi nuk është i Kuvendit por i shumicës dhe se veprimi i sotëm ishte arrogant.
“Vendimi nuk është i Kuvendit por i shumicës. Shumica mund të sjellë drejtimin totalitar të vendit me veprime arrogante. Ne nuk jemi kundër krijimit të një teatri modern, por ne kërkojmë restaurimin e sallës dhe jo shembjes e saj.
Ne jemi që kjo godinë të restaurohet pasi mban brenda historinë. Ti mund të ndërtosh një godinë moderne, por çfarë do të thonë pas 30 vjetësh? Nëse do të pyesin se kur ka nisur të luhet teatër në vendin tonë, çfarë do t’u themi?
Në vitin 2019, kur u ndërtua godina e re apo në 1943! ‘Po godina ku është? Ra tërmet? Ra zjarr? Ku është? Në diktaturë as na linin të flisnim, as na linin të vendosim. Në këtë demokraci na lënë të flasim, por nuk na lënë të vendosim”, tha profesor Kabo në emision “Top Talk” në Top Channel.
Çmenduria e fundit, pas gjykatave, vegla e Ramës shkrin edhe Prokurorinë
Prokurorja e Përgjithshëm Arta Marku ka marrë së fundmi një vendim për prokurorët që nuk po i binden për Shullazin. Kryeprokuroja ka dhënë hetim disiplinor për prokurorët që refuzuan hetimin e Emiljano Shullazit dhe të tjerëve të akuzuar bashkë me të.
Prokurorët për të cilët Arta Marku ka marrë këtë vendim janë: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi ,Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj
“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku duke marrë shkas nga ngjarja e fundit e datës 19 shtator 2018 në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, mbi refuzimin nga ana e prokurorëve për hedhjen e shortit në procedimin penal në gjykim në ngarkim të të pandehurve Emiljano Shullazi, Gilmando Dani, Endrit Qyqja, Endrit Zela dhe Blerim Shullazi, për kryerjen e veprave penale parashikuar nga nenet 109/b; 333/a; 334 etj.të Kodit Penal urdhëroi fillimin e hetimit disiplinor ndaj prokurorëve: Olsian Çela, Përparim Kulluri, Behar Dibra, Sonila Muhametaj, Arenc Çela Edvin Kondili, Pranvera Pustina, Eugen Beçi ,Blerim Tominaj, Besim Hajdarmataj.”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Ky vendim që Arta Marku ka marrë në lidhje me prokurorët të cilët refuzuan të hetonin bandën ‘Shullazi’ është thjesht një procedim disiplinor ndaj tyre. Marku mesa duket po ‘përpiqet’ të bëjë punën e saj, për të luftuar krimin në vend. e këtë pikërish me nis me prokurorët e ‘çështjeve të nxehta’.