Sergio Ramos ishte një nga protagonistët e Real Madridit në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, kundër Romës. Kapiteni i “Los Blancos” ka tejkaluar një rekord, që e ndante me Paul Scholes deri në minutën e 23-të të sfidës së të mërkurës në “Santiago Bernabéu”.
Sidoqoftë, Real Madridi nuk duhet të jetë shumë i kënaqur me statistikat e qendërmbrojtësit dhe liderit të vet. Sepse bëhet fjalë për “ndëshkime”. Ish-mesfushori i Manchester United, Paul Scholes, e përfundoi karrierën e tij me 36 kartonë të verdhë, numër i njëjtë sa kishte Sergio Ramos deri dje.
Tashmë, kapiteni i kombëtares së Spanjës ka rekordin e tij në këtë drejtim, me plot 37 kartonë të verdhë. Një goditje e N’Zonzi në minutën e 23-të i ka kushtuar atij kartonin e verdhë, i treguar nga gjyqtari holandez, Bjorn Kuipers. Ky i fundit nuk ka hezituar edhe ta paralajmërojë kapitenin e Real Madridit.
Një tjetër rekord i errët
Nuk është rekordi i parë i këtij lloji që thyen qendrori andaluzian. Në dhjetor 2017 ai u bë lojtari më i ekspozuar karshi ndëshkimeve të arbitrave në historinë e La Liga-s, kur pa kartonin e tij të kuq të 19-të në një ndeshje të luajtur kundër Athletic. Ai e tejkaloi kuotën “18”, që Pablo Alfaro dhe Aguado kishin regjistruar, gjithashtu, sa iu përket kartonëve të kuq në karrierë.
Tjetër rekord i errët për Sergio Ramos…
Te PSG të gjithë bëjnë atë që duan…
Jean-Pierre Papin, “Topi i Artë” në vitin 1991 dhe kampion i Europës në vitin 1994, ka ndarë përshtypjet e tij mbi “tridentin” sulmues të PSG-së në një intervistë me “Le Parisien”. Ish-lojtari i Olympique Marseille, Bayern Munich dhe Milan ka analizuar sfidën e së martës, ku ekipi francez u mund nga Liverpool 3-2.
“Në futbollin modern punojnë të gjithë në funksion të ekipit. Ju nuk mund të fitoni, nëse sulmuesit nuk do të bëjnë as përpjekjen minimale për të mos humbur. Përveç kësaj, duke mbrojtur, do të jetë më e lehtë për të nisur kundërsulme”, – thotë në fillim Papin.
Nga ana tjetër, ai theksoi si tre yjet e PSG-së në sulm nuk përbëjnë një partneritet aq aq të fortë: “Më shumë se heronj, ata spikasin me egon e tyre individuale. Por, në një moment duhet t’i shërbeni ekipit. Ka një ndryshim mes yjeve që ne shohim jashtë vendit dhe në skuadrat tona. Kam përshtypjen se në Francë ato nuk janë të menaxhueshëm. Kur Neymar luante për Barcelonën, e kemi parë edhe duke mbrojtur herë pas here…”
Ish-fituesi i “Topit të Artë”, gjithashtu, ndau pikëpamjet e tij mbi trajnerin e PSG-së: “Tuchel tha se nuk mund të jemi të suksesshëm pa pasur marrëdhënie të mira mes lojtarëve. Unë pajtohem plotësisht me të. Pra, kjo varet nga lojtarët dhe nëse ata punojnë në të njëjtin drejtim. PSG ka tre lojtarë të mëdhenj në pjesën e përparme.
Tani, kush i ka detyrat për të shënuar? “9”, i cili shënon gola, është Cavani. Mbappé dhe madje Neymar duhet të luajnë për të. Për ta mund të jetë parësore që të shënojnë vetë gola, por nuk duhet të harrojnë edhe detyrën e shërbimit. Nuk mund të fitosh Ligën e Kampionëve nëse je ekip, ku të gjithë bëjnë atë që duan, çdo njeri për veten e tij”.
Berisha: Fatos Klosi ekzekutoi ministrin e Mbrojtjes të Kosovës, ç’ndodhi pas vrasjes së gazetarit Ali Uka
“Bota sot”: Si po qeveriset në Kosovë dhe Shqipëri?
Sali Berisha: Mjerisht Shqipëria, sipas realitetit të brendshëm por edhe të dhënave të institucioneve dhe mediave ndërkombëtare, është sot vendi i rekordeve më të zeza. Për shkak të këtyre rekordeve sot ajo braktiset nga qytetarët e saj në proporcion dhe herë-herë edhe në shifra absolute me shumë se çdo vend tjetër i planetit. Lidhur me Kosovën mendoj se nuk me takon mua të ndalem në qeverisjen e saj pasi për të folur duhet që shtëpinë ta shohësh jo vetëm nga jashtë por edhe nga brenda.
“Bota sot”: Kalojmë tek raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Si i vlerësoni?
Sali Berisha: Fjalë, fjalë dhe vetëm fjalë. Qeveria e Edi Ramës përveç shpenzimeve protokollare të mbledhjeve të përbashkëta të dy qeverive, në 5 vite nuk ka asnjë projekt dhe nuk ka investuar qoftë dhe një qindarkë të vetme në bashkëpunimin ndërshtetëror midis dy vendeve tona. Kontributi i vetëm i saj është taksa e rrugës së Kombit për qytetarët e Kosovës dhe largimi masivë i qytetarëve të Kosovës këtë vit nga brigjet turistike të Shqipërisë.
Së fundi, konsideroj të qëllimshme dhe antikombëtare përpjekjet konstante të Edi Ramës për defaktorizimin e udhëheqjes së Kosovës që nuk i bindet atij dhe implikimin e tij direkt në projektin e Vuçiqit dhe argatëve të tij shqipfolës për copëtimin e Kosovës.
“Bota sot”: Sa janë shpresat që Shqipëria të bëhet së shpejti anëtare e BE-së?
Sali Berisha: Me gjithë dëshirën e vërtet që vendet mike anëtare të BE-së kanë që të shohin Shqipërinë në BE, mjerisht, sot me duhet të pohoj se me narkoshtetin e Edvin Kristaq Rames anëtarësimi i vendit në BE është një horizont që çdo muaj dhe vit largohet nga ne.
“Bota sot”: Z. Berisha, tashmë po bëhen 20 vite nga vrasja e Kolonel Ahmet Krasniqit në Tiranë, ndërkohë që kjo vrasje nuk është zbardhur ende, nga kush mendoni se është vrarë kolonel Krasniqi, Kosova apo Shqipëria apo të dyja bashkërisht?
Sali Berisha: Unë e kam njohur e kam takuar disa herë dhe ruaj kujtimet më të mira për kolonel Ahmet Krasniqin, ministrin e luftës të Qeverise së Kosovës të presidentit Rugova me kryeministër Bujar Bukoshin. Në tre takimet, qëllimi i ardhjes së tij tek unë ishte vetëm një: Të ndihmoja në bashkëpunimin e tij dhe forcave që ai komandonte me forcat e UÇK-së.
Ahmet Krasniqin e ekzekutuan në rrugicën në prag të derës së shtëpisë ku banonte, Fatos Klosi, pra shërbimi inteligjent shqiptar. Kjo është e padiskutueshme dhe gjerësisht e njohur. Pra organizator direkt i krimit të shëmtuar politik është Fatos Klosi, i cili gjatë qeverisë time ndiqej për lidhje me dy shërbime të huaja. E bëri këtë me punonjës të tij apo vrasës me pagës këtë duhet që ta sqaroj drejtësia. Pas rikthimit në pushtet jam përpjekur që të zbardhet kjo vrasje, por kontrolli i PS-së mbi prokurorinë e bëri të pamundur këtë.
“Bota sot”: Si e komentoni mos zbardhjen e vrasjes së gazetarit Ali Uka, edhe kjo vrasje e kryer në Shqipëri nuk është zbardhur ende?
Sali Berisha: Gazetari Ali Uka mesa di unë është vrarë në dhomën e tij, vrasja e tij tronditi thellë gazetarët e vendit dhe pati një proces gjyqësor, të cilin me duket e ndoqi familja e të ndjerit. Rrethanat dhe autorët e këtij krimi nuk dihen. Jam i sigurt se prokuroria politike shqiptare vetëm sa mund të ketë fshehur dhe prishur prova për të mos e zbardhur atë.
Berisha: Argatë shqipfolës të Beogradit në Prishtinë po punojnë për të bërë Serbinë e Madhe
“Bota sot”: 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, brenda një kornize të pranuar nga pjesa dërmuese e bashkësisë ndërkombëtare, kufijtë e Kosovës janë vënë sërish në “pazar”. Si i keni parë ju këto zhvillime?
Sali Berisha: Këto zhvillime dramatike janë një thikë pas shpine nga argatët e Beogradit në Prishtinë, për Kosovën janë shkelmim i marrëveshjeve, akteve dhe ligjeve ndërkombëtare që qëndrojnë themel të pavarësisë së Kosovës, vetë aktit të shpalljes së kësaj pavarësie si dhe njohjeve të saj ndërkombëtare. Ky pazar është dhunim, cungim i integritetit territorial, sovranitetit dhe kushtetutës të Kosovës dhe një fitore spektakolare e serbomëdhenjve Vuçiq-Daçiq. Në një operacion të jashtëzakonshëm, Vuçiq, siç deklaroi në Mitrovicë, do të bëjë Serbinë më të madhe jo me luftë, por me argatët e tij serbomëdhenj shqipfolës në Prishtinë, të cilëve ua ka besuar që ta tundin ata flamurin e Serbisë së Madhe.
Pas vitit 1944, pushtimit të Kosovës nga ushtria partizane e Shqipërisë, votës së parlamentit të Kosovës për dorëzimin e autonomisë së Kosovës, Sllobodan Millosheviçit, ky është akti i tretë madhor i tradhtisë nga serbomedhenj shqipfolës ndaj Kosovës, të gjallëve dhe të rënëve e të vdekurve të saj. Të nxjerrësh në treg territore dhe kufij të vendit tënd sipas skenarit të vjetër dhe të rrezikshëm të Beogradit dhe t’i servirësh ato si skenar tëndin, dëshmon se je i detyruar nga gjithçka tjetër shqiptare përveç emrit.
Me këtë rast ju bëjë thirrje deputetëve të Kosovës mos lejoni kurrë që Parlamenti i Kosovës të përsërisë aktin e vitit 1981, mos pranoni që argatët e Beogradit të tregtojnë me territorin, kushtetutën dhe të drejtat sovrane të popullit dhe vendit tuaj.
“Bota sot”: Z. Berisha ju ishit ndër bashkëpunëtorët më të afërt të presidentit Ibrahim Rugova. E ka përmendur ndonjëherë në praninë tuaj çështjen e korrigjimit të kufijve, pasi që, së fundi, është nxjerrë nga arkivat një deklaratë e vitit 1994 e Presidentit Ibrahim Rugova rreth një ideje të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë?
Sali Berisha: Në të gjitha takimet që unë kam pasur me Presidentin Ibrahim Rugova, që nga 21 shkurti i vitit 1991 në Tiranë dhe gjerë para ndarje së tij nga jeta në Bruksel, kurrë ndonjëherë ai nuk ka folur për korrigjim të kufijve të Kosovës, për shkëmbim territoresh apo ndarje të saj. Këtu duhet të shtoj se në çdo takim, pas çlirimit të Kosovës, kur Beogradi filloi të shtroje çështjen e shkëmbimit të territoreve, ai ka qenë kundër.
Por duhet të informoj qytetarët e Kosovës së gjerë në shtator të vitit 2013, kërkesën e Beogradit për shkëmbim të territoreve e kanë kundërshtuar njëlloj bashkërisht dhe në mënyrë të përsëritur si udhëheqja politike e Shqipërisë ashtu dhe ajo e Kosovës përfshi këtu edhe ata që sot haptas sillen si argatë të Beogradit, flamurmbajtës shqipfolës të idesë së serbomadhisë, por që përpiqen që këtë ide tua servirin shqiptarëve si ide të tyre, dhe që në emër të saj u kërkojnë qytetarëve të Kosovës të përgatiten për të përballuar përsëri dhimbje të mëdha. Motivi i këtij kundërshtimi nga Tirana dhe Prishtina zyrtare ka qenë vetëm një: prapa tij fshihet përpjekja e Beogradit për krijimin e Serbisë së Madhe. Ky kundërshtim i Prishtinës dhe Tiranës ka gjetur mbështetje totale nga të gjitha vendet që kanë njohur Kosovën, Brukselin dhe institucionet e tjera ndërkombëtare.
“Bota sot”: Në vazhdimësi ju jeni deklaruar se jeni kundër kësaj ideje, mund të na tregoni se pse dhe cili është rreziku që i kanoset Kosovës me korrigjim?
Sali Berisha: Po unë jam deklaruar kategorikisht kundër sepse:
Së pari ky akt është zhbërje e Kosovës dhe e të gjitha akteve ndërkombëtare dhe kombëtare të shtetësisë dhe pavarësisë, e njohjeve të saj, është kapitullim dhe defaktorizim i plotë i saj.
Së dyti shënon hapin e parë simbolik tejet të rëndësishëm drejt Serbisë së Madhe, pra zmadhimit të Rusisë së Vogël, legjitimimit të kërkesave të Beogradit për territore, të cilat në të drejtën ndërkombëtare i përkasin një vendi tjetër sovran dhe për të vazhduar pastaj me aneksimin e “Republikës Srpska” dhe zmadhuar shumë kështu Rusinë e vogël apo Serbinë e madhe, historikisht faktor kryesor i destabilizimit të Ballkanit.
Së treti, ky akt bazohet kryekëput mbi albanofobinë, racizmin serb ndaj shqiptarëve. Unë miqësisht do kërkoja nga redaksia e gazetës dhe lexuesit tuaj, por dhe të gjithë qytetarët e Kosovës të mos harrojnë vizitën dhe deklaratat e Ivica Daçiq në janar të vitit 2013 fill pas heqjes së përmendores së të rënëve të UÇPMB-së para ndërtesës së Komunës së Preshevës dhe terrorin e egër policor të ushtruar ndaj fëmijëve, burrave, grave, të rinjve shqiptar. Pasardhësi i Sllobos do tu thoshte banorëve të Preshevës: Mirë jua bëri policia që ju rrahu dhe keqtrajtoi se ju nuk pranoni të shkoni me Kosovën.
Pra Ivica Daçiç manu militari, nga pozita albanofobe donte të bindte qytetarët Preshevës të bashkoheshin me Kosovën sepse ai duhet të merrte veriun e saj. Kurse, sot judët e Beogradit në Prishtinë duan të na mbushin mendjen se ky është një projekt i tyre.
Së katërti, nuk jam dakord me precedentin që krijon Beogradi dhe albanofobët shqipfolës në Prishtinë sepse situata të ngjashme me katër komuna homogjene janë së paku 6-7 në shtatë në rajonin tonë.
Hapja e kutisë së pandorës paralajmëron flakë të reja konfliktesh, që për pasojat e tyre katastrofale mund të ndryjnë në harresë të vjetrat. Në raste ndokush në komunitetin ndërkombëtar mendon vërtet se kufijtë aktual në rajon nuk krijojnë stabilitet, atëherë le të thirret një konference ndërkombëtare për të vendosur nonlens volens kufijtë e rinj që besohet se mund të garantojnë stabilitet afatgjate në Ballkan.
Së pesti, jam kategorikisht kundër çdo forme, me luftë apo paqe të spastrimit etnik. Rajoni ynë kudo është shumë i pasur në minoritete. E vërteta është se ato përveçse një grusht bandash të lidhura me pushtetin e Beogradit por dhe të argatëve të tij në Prishtinë nuk janë absolutisht askund faktor destabiliteti. Në fakt, pavarësisht nga bandat që bëjnë ligjin në Veri të Kosovës, pjesa tjetër e Serbëve braktisi mitingun e Vuçiq për t’i thënë atij mos luaj për qëllimet e tua me fatin tonë.
Së fundi, trajtimi që u bëjnë qytetarëve të Kosovës dhe kombit shqiptar në tërësi argatët shqipfolës të serbomëdhenjve në Prishtinë me mungesën totale të transparencës, është fyes, poshtërues për çdo shqiptar por në radhë të parë për dhjetëra mija të rënë të Kosovës.
Kështu ata njëherë bëjnë fjalë për shkëmbim territoresh, pasi kapën ngushtë si tregtarë të integritetit territorial të vendit tyre betohen se nuk do ketë shkëmbim territoresh, herën tjetër flasin si ndjellës të fatkeqësive, duhet të përgatiten qytetarët se duhet kompromis i dhimbshëm. Por, se pse duhet të vuajnë qytetarët e Kosovës përveç shërbimeve që ata duan t’i bëjnë Beogradit nuk e thonë.
Në një kohë kur Beogradi dhe mediat botërore flasin të gjitha për shkëmbim, tregti territoresh, ata betohen se nuk japin asnjë metër tokë të Kosovës, por sipas tyre do marrin si shpërblim nga Vuçiq tre komunat e Luginës.
Krahasimet e tyre i nxjerrin lakuriq se çfarë dhe ke përfaqësojnë, për të ilustruar dhe justifikuar pazaret e tyre njëherë na sollën shembullin e shkëmbimit të një ishulli sa një stadium futbolli e një lume midis Mbretërive të Belgjikës dhe Holandës, sepse ndryshimi i shtratit të lumit e nxirrte atë copë toke një herë në njërën anë dhe një herë në anën tjetër. Kurse së fundi, duke dëshmuar kretinitetin (budallikun) e tyre intelektual për të mashtruar shqiptarët, shkojnë deri aty sa të krahasojnë jashtë çdo konteksti politik, historik, gjeografik ndarjen paqësore të Çekosllovakisë, duke harruar se një krahasim të tille idiotesk mund ta bëjnë vetëm njerëz që kanë humbur mendjen për arsye që i dinë vetë.
Të krahasosh Serbinë me Çekinë dhe Kosovën me Sllovakinë është njëlloj si të krahasosh Havelin me Millosheviçin dhe të shkelmosh për interesa të Beogradit mbi lumenjtë e gjakut, sakrificave dhe vuajtjeve të shqiptarëve nga barbaritë e Serbisë.
“Bota sot”: Shtetet mike të Kosovës, kanë reaguar fuqishëm kundër kësaj ideje. Si i keni parë ju këto reagime?
Sali Berisha: Mendoj se kundërshtimi i projektit të Serbisë së Madhe nga vendet mike është i drejtë dhe ka si qëllim paqen dhe stabilitetin në rajon. Asnjëri sot nuk është dhe mendoj se nuk mund të jetë kundër dialogut Prishtinë – Beograd, por ky duhet të jetë dialog midis dy vendeve sovrane të pavarura që minimumi respektojnë integritetin territorial dhe sovranitetin e njeri-tjetrit.
“Bota sot”: Kush duhet ta udhëheqë dialogun me Serbinë?
Sali Berisha: Se kush duhet të udhëheqë dialogun dhe cili do jetë mandati për negociata me Serbinë duhet ta përcaktojë parlamenti i Kosovës. Konsideroj të domosdoshme pjesëmarrjen e Opozitës si në rastin e negociatave të Vjenës, por në raste kjo nuk ndodh, konsideroj jetike që mandati i përcaktuar nga parlamenti për negociatorët të përfshijë dhe kërkesat më kryesore të opozitës.
“Bota sot”: Ditëve të fundit, keni pasur komunikim me drejtuesit shtetërorë e politikë të Kosovës, mund të na tregoni ndonjë detaj nga këto takime?
Sali Berisha: Po unë kam pritur kryetarin e parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli, zëvendës kryeministrin Fatmir Limaj dhe para tyre kam patur një takim me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti. Në të gjitha rastet së bashku kemi bërë publike brendinë e bisedave tona, çështjet e diskutuara, qëndrimet.
Vasili-Ruçit: Gjynah se nuk ke as moshë për të larë gjithë këto turpe!
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili përmes një reagimi në Facebook i është përgjigjur komenteve të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi, për letrën që këta të fundit i kishin dërguar. Vasili theksoi se, Ruçi zgjodhi të behej palë me hajdutët e Teatrit, në një kohë që kishin mundësi të distancoheshin.
“Sot maskat rane!!!
Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret”, shkruan Vasili.
Në seancën plenare të ditës së sotme, ku po shqyrtohet edhe dekreti i Ligjit per Teatrit, Ruçi bëri një sqarim duke i kthyer përgjigje opozitës pas letrës që kjo e fundit i drejtoi një ditë më parë, në të cilën kërkonte që sot të miratohej vetëm dekreti i presidentit, dhe jo amendimet e PS.
Në fjalën e tij Ruci, u shpreh se Parlamenti nuk e ka për herë të parë këtë procedurë, duke shtuar se miratimi i dekretit dhe miratimi i amendamenteve të reja për ligjin.
“Opozita më ka nisur një letër Opozita e sotshme ka shqyrtuar dekretin e Presidentin dikur dhe ka miratuar ligjin. Kështu ka vepruar kur ishte në pushtet vetë opozita. Precendetët e tyre janë përgjigjia më e mirë.
Para se të ankohen dhe të kërkojnë e të protestojnë duhet të dinë rregullore. Kjo ishte sa për sqarim. Fillojmë me shqyrtimin e dekretit”, tha Ruçi në Kuvend.
Postimi i plotë
Gramoz Ruçi zgjodhi te jete njesh me hajdutet e teatrit…..
Kryetari i Kuvendit kishte nje shans te fundit per tu distancuar nga hajdutet e teatrit.
Sot ai hodhi poshte kerkesen e opozites per te mos e perfshire per votim ligjin e pazarit te hajduteve per teatrin dhe beri avokatin e grabitqareve.
Po ky kryetar priti edhe artistet dhe beri nje thes deklaratash hipokrite sikur i mbeshteste ata.
Sot maskat rane!!!
Kryetari i kuvendit zgjodhi hajdutet perpara mbrojtjes se prones publike,zgjodhi ti genjeje e ti vjedhe artistet ne vend qe ti mbronte ata,zgjodhi te zhbeje parlamentin ne vend qe te dilte mbi partine per ruajtjen e integritetit parlamentar,zgjodhi te jete ortak ne shkaterrimin e Tiranes ne vend te mbrojtjes se qytetit qe e mirepriti kur erdhi te jetoje 30 vjet me pare,zgjodhi te shkele mbi moshen e tij e integritetin moral qe mosha imponon dhe mbeshteti djelmoshat e kusarise qe te rjepin qytetaret.
Gjynah….kryetari i kuvendit nuk ka as moshe dhe nuk ka as vite boll per ti lare gjithe keto turpe.
Gjynah qe e mbylli keq dhe me turp…
Vritet biznesmeni në Tropojë, si horrat Xhafaj e Veliu manipulojnë vrasjen, denoncimi i Berishës
Nje njoftim kriminal i Faqezi Droges dhe Ardi Xhafes!
Keta bandite e te pafytyre perdhosin te vdekurit dhe dizinformojne opinionin publik si ne kohrat me te zeza ne historine e ketij vendi.
Dy dite me pare ata njoftuan poshtersisht mediat se:
a-nje bari u gjet i vrare diku thelle ne malet e Tropojes pa thene emrin e te vrarit as dhe vendin se ku eshte vrare dhe se
b-bariu pa emer edhe mund te ishte vetevrare.
Lidhur me kete deklarate te horrave si Faqezi Droga dhe Ardi Xhafaj e verteta eshte si vijon:
Viktima eshte:
-Tahiri Bajraktari, nje burre i nderuar, fisnik, biznesmen i mesem i ndershem me nje biznes ne te cilin ka te punesuar rreth 20 puntore.
-Tahiri u vra nga dora kriminale ne gjume ne nje nga zonat me te bukura te Alpeve ku po ndertonte nje objekt turistik alpin ne Doberdol.
-Tahir Bajraktari eshte pasardhes i njeres prej familjeve me te mira dhe me kotribut te veçante per liri qe nga koha e Lidhjes se Prizerenit gjer sot ne Malsine e Gjakoves. Ai eshte vellai i Mustafa Bajraktarit, njerit prej heronjve te vertet te qendreses se shqiptareve ne burgjet e diktatures komuniste.
Tahiri vete, gjate regjimit komunist ka vuajtur kampet e diktatures dhe ka qendruar i pamposhtur me pas ai ka kryer me nder detyrat qe i jane besuar. Ai nuk ka qene nje dite te vetme çoban ne jeten e tij por per te humbur gjurmet e krimit Faqezi Droga dhe Ardi Xhafa e bene çoban ne nje zone shume te thelle te Tropojes.
Duke shprehur ngushellimet e mia me te ndjera familjes se te ndjerit Tahir Bajraktari per humbjen e njeriut tyre me te dashur, prindit, bashkeshortit, familjarit shembullor dhe denuar kete krim te shemtuar, te pabese, denoncoj qendrimin e ulet klasor te Faqezi Droges dhe Geron Veliut ndaj ketij akti kriminal.
Ketu me poshte keni mesazhet e qytetarit dixhital. sb
Miremengjes doktor, si je, si jeni te gjithe? Tahiri eshte vra ne shtepine e tij ne bjeshken e Doberdolit, ka pase ndertue nje vile te bukur dhe pothuajse e kishte perfunduar, une isha dje te familja e tij dhe i biri me tha se dyshohet se e ka vra nje punetor qe punonte aty prej shume kohesh me origjine nga Dukagjini( Shkoder), sipas te birit Tahirit ja kishim derguar javen e fundit nje sasi lekesh per te bere pagesen e punes qe ishte bere. Tahiri eshte gjetur i vdekur ne krevat dhe sipas te birit eshte vrare ne gjume per tja grabitur leket . Tahiri prej shume vitesh merreshin me biznes. Lajmet e rreme per vetvrasje , apo se ishte bari mundet ti kete perhapur policia qe te duket si ngjarje e parendesishme. Me shume respekt
I dashur doktor!
Po ju dergoj nje njoftim poshterues nga shtypi I qeverise, per nje vrasje qe ka ndodhur me 18 shtator ne Tropoje.
Pa asnje saktesi, te vrarin e paraqesin coban, pa asnje saktesi informacioni e poshterojne duke e dyshuar per vetevrasje,…pa asnje saktesi vend ndodhjeje te krimit por vetem ne malet e Tropojes. Gjithcka per letershperndaresit e lajmit prane qeverise eshte vrasje e nje cobani tropojas, dhe ne malet e Tropojes,..
Turp i madh, poshtrim per viktimen dhe familjen e krahinen e Tropojes.
Viktima eshte Tahir Sali Bajraktari, vellai I Mustafa Bajraktari, njerit prej personazheve me te njohur te burg-jetes te diktatures se tmerrshme komuniste shqiptare, I cili nuk ka qene asnje dite coban ne jeten e tij, por nje puntor I rralle dhe vitet e fundit edhe biznesmen.
Me prejardhje fisnike, nga familje shume e njohur qe nga Lidhja e Prizerenit
Ai sebashku me djemte ka nje biznes, nje hidrocentral te vogel ne Gegaj( Shipshan) me rreth 20 puntoresh dhe ne Doberdol per ndertimin e viles-Alpin nje grup prej 4-5 puntoresh,
Tahiri edht vra , ne shtepine e tij ne Doberdol( ka ndertuar nje vile te vertete shume te bukur atje, vertete nje mrekulli) Thuhet se eshte vra ne gjume, nga nje puntor I tij, qe I ka marre dhe nje shume parash, pagat e puntoreve, dhe eshte larguar.
Bëhuni gati, brenda pak muajsh edhe Rruga e Elbasanit me koncesion dhe me pagesë
Rruga e Kombit u bë e para rrugë me pagesë në Shqipëri, por shumë shpejt kostot në rritje të mirëmbajtjes mund të çojnë që edhe rrugë të tjera në vend t’i nënshtrohen sistemit të pagesave të kalimit. Ministri Infrastrukturës, Gjiknuri ata që përdorin rrugën duhet të paguajnë më shumë.
Kush do jenë rrugët e tjera me pagese? Tani për tani kjo nuk është përcaktuar, edhe pse ka një studim për kostot e tarifimit të rrugëve aktuale në Shqipëri. Gjithçka do të varet nga kostot e mirëmbajtjes.
Ndërkohë, 16 milionë dollarë të tjera u miratuan si kredi nga komisioni i ekonomisë për të mbyllur ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan. Kosto është rritur me gati 44% më shumë se vlera e tenderuar duke shkuar në 450 milionë dollarë dhe kjo sipas Gjiknurit lidhet me gabimet në projektim. Me kredinë e fundit përfundimi i këtij duhet të bëhet brenda vitit.
Sipas ministrit të Infrastrukturës për ndërtimin e rrugëve që konsiderohen si gjurmë të reja zgjidhja më e mirë do të ishte formula PPP.
Rruga Elbasan-Tiranë kërkon 138 milionë dollarë më shumë nga sa ishte parashikuar në fillim. Kështu tha në mbledhjen e ditës së sotme të Komisionit për Ekonominë dhe Financat, ministri i Infrastrukturës, Damian Gjiknuri.
“Kostoja e rrugës ka shkuar 450 milionë dollarë, nga 312 që ka qenë e parashikuar”, tha Gjiknuri.
Ndërsa përsa i përket mirëmbajtjes së rrugëve, Gjiknuri u shpreh se ka ardhur momenti që të kontribuojnë përdoruesit. Ai u shpreh se duhen rreth 50 milionë dollarë për mirëmbajtjen e rrjetit rrugor në vend.
Debatet e Prokurorëve me kamikazen e Ramës tek Krimet e Rënda që kërkon lirimin e Shullazit, si e braktisën
Çështja “Shullazi” ka futur në një kolaps Prokurorinë e Krimeve të Rënda dhe shkak janë bërë veprimet e ndërmarra së fundmi nga drejtuesja, Donika Prela.
“Boldneës.al” ka mësuar në mënyrë ekskluzive për debatet e ashpra që janë zhvilluar paraditen e së Mërkurës gjatë mbledhjes së zhvilluar nga shefja e Krimeve të Rënda, Donika Prela, e cila tentoi të zëvendësonte prokurorët e çështjes, Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi.
Prokurorja Imeraj, prej fundit të Korrikut 2018 është komanduar drejtuese e Prokurorisë së Tiranës. Ndërsa prokurori Nakuçi prej disa javësh është në trajtim mjekësor jashtë Shqipërisë.
Në seancën e fundit, zhvilluar pak ditë më parë, Prela autorizoi ish-drejtuesin e Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj, për të përfaqësuar prokurorinë në gjyq, ku ishte përcaktuar të lexoheshin konkluzionet e prokurorisë për të pandehurit. Prania e Hajdarmatës, megjithëse formale, pasi ai nuk mund të prezantonte konkluzionet për një çështje që nuk e ka hetuar, shkaktoi reagimin e avokatëve. Ata deklaruan se Hajdarmataj nuk mund të përfaqësojë prokurorinë në këtë proces gjyqësor, për shkak të përplasjeve që kanë pasur gjatë kohës kur ai ishte drejtues.
Në këto kushte, Donika Prela, ka vendosur që të zëvendësojë dy prokurorët, Imeraj dhe Nakuçi, me të tjerë, nëpërmjet shortit. Por, kjo zgjedhje e Prelës është kundërshtuar nga një pjesë e prokurorëve të Krimeve të Rënda.
Pasi është mësuar qëllimi i mbledhjes, pra hedhja e shortit për caktimin e prokurorit ose prokurorëve për leximin e konkluzioneve në procesin kundër Shullazit, i pari ka reaguar prokurori Ols Çela.
Ky i fundit ka kërkuar nga drejtuesja të sqarohet se përse po zhvillohet shorti, kur çështja ka dy prokurorë, të cilët kanë zhvilluar hetimin dhe kanë ndjekur të gjithë procesin ligjor. Sipas tij, këta dy prokurorë duhet të përfundojnë procesin, ku ka qenë pjesë që në fillimet e tij.
Pasi drejtuesja Prela është shprehur se prokurorja Elisabeta Imeraj nuk mund të paraqitet, pasi është e komanduar në Prokurorinë e Tiranës dhe prokurori Nakuçi nuk mund të paraqitet për arsye shëndetësore, prokurori i parë reagues, Ols Çela, i ka konsideruar të pabazuara argumentat e shefes së tij. Sipas tij, sqarimet e drejtueses Prela nuk janë aspak bindëse, pasi dy prokurorët e çështjes mund të prezantohen në gjykatë për konkluzionet ndaj grupit ‘Shullazi” në momentin më të parë që do u krijohet mundësia.
Pasi ka dhënë opinionin e tij, , Ols Çela, i cili më parë ka qenë vetë drejtues i Prokurorisë për Krime të Rënda, është larguar nga mbledhja në shenjë protestuese, pasi e konsideroi jo-ligjore dhe jo-proceduriale organizimin e saj nga Donika Prela.
Pas prokurorit Çela, nga mbledhja kanë dalë me radhë prokurorët Edvin Kondili dhe Përparim Kulluri. Këta të dy, prokurorë me shumë çështje të suksesshme në biografinë e tyre profesionale, nuk kanë pranuar gjithashtu që të jenë pjesë e një farse proceduroiale.
Pas largimit të tre prokurorëve të parë, Prela, me shumë mundësi e gjendur në vështirësi para stafit, ka ndryshuar disi mendimin fillestar. Ajo u ka sugjeruar pjesës së mbetur të stafit që të hidhet shorti, për të përcaktuar 3 prokurorë të tjerë, të cilët do të shoqërojnë Besim Hajdarmatën në seancën e konkluzioneve për Shullazin.
Ky sugjerim ka shkaktuar reagimin edhe të Hajdarmatës, i cili i është drejtuar titullares së Krimeve të Rënda se ky veprim nuk është aspak ligjor. Prokurori mësohet të jetë shprehur se nuk ka asnjë hezitim të paraqitet në seancë, edhe vetëm e i pa shoqëruar nga prokurorë të tjerë, por gjithësesi caktimi i tij duhet bërë nëpërmjet procedurës.
Sipas Hajdarmatës, nëse prokuroria shkel procedurat, kjo mund të shfrytëzohet nga avokatët që, në një Apelim të mundshëm të tyre, gjykata t’i konsiderojë nul veprimet e institucionit të Prokurorisë.
Pasi është përballur me qëndrimin e Hajdarmatës, Donika Prela i ka kërkuar këtij të fundit që të zgjedhë ai vetë prokurorët që do t’i bashkohen në seancën e konkluzioneve për Shullazin. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga Hajdarmataj, duke këmbëngulur se nuk po respektohet aspak procedura dhe se kjo shkelje proceduriale nga ana e Prokurorisë mund të shkojë në favor të të pandehurve.
Në mes të këtyre kundërshtive dhe bojkotit paraprak të mbledhjes nga ana e disa prokurorëve, Donika Prela e konsideroi takimin të mbyllur dhe njoftoi se do të vinte në dijeni Prokurorin e Përgjithshëm, por edhe Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për veprimet e prokurorëve.
Natyrisht, Donika Prela duhet të njoftojë Prokurorin e Përgjithshëm (të Përkohshëm) dhe KPK-në edhe për procedurat e ndjekura prej saj, të cilat, për herë të parë në historinë e Prokurorisë, shkaktojnë një rebelim të kësaj natyre.
“Boldnews.al”
Protestë para Kuvendit në mbrojtje të Teatrit, aktivistët: Do ta mbrojmë me forcë, gati të futemi në burg!
Qindra qytetarë dhe aktivistë po protestojnë përpara Kuvendit në mbrojtje të Godinës së Teatrit Kombëtar, që po synohet të prishet përmes një ligji të posatshëm të miratuar nga ana e qeverisë, dhe rikthyer sot në Kuvend përmes amendimit të dekretit të presidentit.
Aktivistë janë shprehur se kalimi i këtij ligji sot në Kuvend është në shkelje me Kushtetutën e vendit dhe është gjetur në shkelje dhe nga vetë institucionet e BE-së. “Reflektoni o njërëz, se ka marrë fund Shqipëria! “Të tilla thirrje nga artistët dhe qytetarët, me megafon, kanë shpërthyer para godinës së Kuvendit sot, në orën 10:00, kur sapo ka nisur seanca parlamentare dhe kur pritet që të votohet ligji që i hap rrugën shembjes së Teatrit Kombëtar.
Në deklaratën e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit thuhet se vendoi me kalimin e këtij ligji po shkon drejt diktaturës dhe ata janë të gatshëm që të mbrojnë me forcë godinën.
Mundësinë e rezistencës fizike nuk e ka përjashtuar mëngjesin e sotëm dhe regjisori Edmond Budina, i cili tha se do të merrte parasysh edhe burgun vetëm e vetëm që ky vendim diktatorial të hidhej poshtë.
Për aktivistin Sazan Guri kjo që po ndodh me Teatrin është një vjedhje ditën për diell i pasurisë kombëtare dhe pronës publike.
“Është e dhimbshme të pretendosh që në vendin tonë sot pas 28 vitesh ka demokraci, ky ëhstë një ligj masakara. Ti nuk mund të quhesh përfaqësues i popullit kur ti je në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të tu në Kuvend. Nuk mund të trajtohet Shqipëria si çiflig i babait të kryeministrit”, u shpreh avokatja Mirela Jorgo.
“Kryeministri e ka pranuar vetë në Top Channel që kushdo kompani që të hyjë në garë Fusha është e avantazhuar për shkak se ka prokurën e një pjese të pronarëve. Pra kjo ishte vetëm një lojë e pistë në sy të BE-së”, u shpreh aktivisti Ervin Goci.
Nga ana tjetër sot opozita ka vendosur që të mos jetë në Kuvend, duke organizuar takimin mes deputetëve në qytetin e Vlorës.
Skandal! Konvikti në Kamëz menaxhohet nga Bashkia Tiranë!
Reforma territoriale siç nisi keq, ashtu përfundoi, dhe sot nuk rezulton e suksesshme, e pazbatueshme në terren. Përveç faktit se bashkitë sot janë të varura financiarisht nga qeveria dhe e ka në dorë ajo sa fonde u jep përmes grandeve, duke i parë me ngjyrime politike, nuk u financon projektet. Nuk u kanë kaluar as pas 4 vitesh kompetencat e plota bashkive. Një nga bashkitë e cila ka pasur probleme me kompetencat e të cilat ende nuk i kanë kaluar është Bashkia Kamëz.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, pohon se Kamza “është etalon i diskriminimit nga qeveria “Rama” në moskalimin e kompetencave ose kalimit të tyre i pashoqëruar me faturën financiare, mjetet dhe personelin e duhur”. I referohemi edhe një herë tjetër situatës. Kemi p.sh. një konvikt shkolle brenda qytetit të Kamzës, siç është konvikti i shkollës “Loro Boriçi”, i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive dhe nuk menaxhohet nga Bashkia e Kamzës, por brenda territorit tonë menaxhohet nga Bashkia e Tiranës.
Ky është një problem që kërkon zgjidhje dhe predispozita e kryetrarit të Bashkisë Kamëz për t’i dhënë drejtim kësaj çështjeje nuk ka munguar.
“Në mënyrë sistematike kemi kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe ajo e Financave kalimin e konviktit në vartësinë tonë duke qenë se është pjesë e territorit të Bashkisë Kamëz. Jemi gjendur përballë mungesës së vullnetit të tyre për të na e kaluar këtë kompetencë, mungesës së komunikimit normal institucional”, – thotë kryebashkiaku Xhelal Mziu.
Madje, në një nga prej komunikimeve në përgjigjen e tij, sekretari i Përgjithshëm i MASR, Plarent Ndreca, i kujton Bashkisë Kamëz së të gjitha konviktet e sistemit arsimor parauniversitar u kanë kaluar nën administrim njësive të qeverisjes vendore.
Kryebashkiaku Xhelal Mziu në shkresat dërguar Lindita Nikollës i thekson faktin se duke qenë se konvikti i Shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Loro Boriçi” ndodhet në territorin e Bashkisë Kamëz, ndërkohë administrohet nga Bashkia Tiranë, ndaj ne këmbëngulim në faktin që është e papranueshme dhe e paprecedentë që Bashkia Tiranë të administrojë këtë konvikt që ndodhet në territorin e Bashkisë Kamëz.
Bashkëngjitur me shkresën përcjellëse MASR dhe Lindita Nikollës kryebashkiaku Mziu i ka dërguar edhe hartën e planvendosjes së objektit si dhe tabelën 3 “Transferta e pakushtëzuare dhe specifike për bashkitë”.