27.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Çlirim i Parlamentit nga krimi përmes mobilizimit popullor

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka njoftuar dy nisma të rëndësishme që opozita është e vendosur t’i realizojë pa tjetër: Vetingun e politikanëve me votë të qytetarëve në rast se mazhoranca do ta refuzojë si dhe shpronësimin e kompanive që kanë bashkuar me qeverinë Rama për të fituar koncensione tendera korruptivë.
Basha u shpreh se çlirimi i Parlamentit nga krimi do të bëhet përmes mobilizimit popullor. Basha tha se me ju, qytetarë do të marrim vendimin final: “Zgjidhjet tona për lidhjet e krimit me politikën i keni të qarta, të dashur qytetarë: Me ose apo delet e Rilindjes dhe kriminelët e Rilindjes, dita do të vijë ku me votën tuaj ne do ta bëjmë Vetingun në politikë realitet: asnjë politikan i lidhur me krimin nuk do të ulet në në institucionet e vendit.
Sot në këtë tryezë do të shqyrtojmë propozimin e dytë: shpronësimin, sekuestrimin e pasurive  të gjitha kompanive, individëve që kanë lidhur kontrata korruptive, PPP, tendera, koncensione me Edi ramën dhe lukuinë e tij të hajdutëve.
Sot po këtu do t’i japim formë përfundimtare platformës sonë për t’i dhënë zgjidhje, drejtësië dhe vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme”.

Basha theksoi nga Vlora se Ligji “Fusha” është një vjedhje flagrante e Teatrit Kombëtar. “Vendi është në një situatë emergjente. Ligji “Fusha” është për grabitjen e Teatrit Kombëtar. Përmes një procedure së përshpejtuar me mafien e drogës kanë vendosur të ngrini një kullë prej 200 milionë eurosh. Edi Rama është një hajdut qëllimi i të cilit është zhvatja e qindarkës së fundit së qytetarëve. Mazhoranca po merr një akt të paprecedentë. Vendi është në klaps nuk ka shtet dhe gjykata”, tha Basha.
Basha në fjalën e tij bëri edhe bilancin e të vdekurve dhe të zhdukurve në këtë qytet, duke theksuar se bëhet fjalë për një bilanc lufte.
“Në dy muajt e fundit ka një bilanc lufte në qytetin e Vlorës. Vlora është qyteti i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. Ekonomia e Vlorës është në një kolaps total. Krimi i organizuar me Ramën, e ka kthyer Vlorën në një zonë lufte ku viktimat janë të pafajshëm, prindër dhe fëmijë”, tha kreu i PD-së në fjalën e tij.
Ndërkohë, qytetarët kanë zgjedhur të protestojnë para tij, kundër kalimit të draftit të ri të Ligjit për Teatrin.

Fjala e plotë e kreut të opozitës, Basha në Vlorë
Të nderuar zonja dhe zotërinj deputetë të opozitës,
Të nderuar kryetarë të partive të koalicionit opozitar më lejoni ta nis me një shprehje mirënjohje për mikpritësit tanë vlonjat, të cilët mirëpresin sot tryezën e opozitës së bashkuar në qytetin e Vlorës edhe në emër të tyre t’i uroj mirëseardhjen gjithsecilit prej jush, në këtë tryezë të katërt të vendimeve opozitare në gjendjen e emergjencës kombëtare që po kalon vendi.
Zonja dhe zotërinj, ndërkohë që ne jemi mbledhur në këtë sallë, në sallën e Kuvendit të Shqipërisë një maxhorancë e korruptuar dhe e inkriminuar deri në palcë po ndërmerr një akt të paprecedentë në historinë treqindvjeçare të Europës.
Nuk dua ta shpjegoj nga pikëpamja kushtetuese për të mos i dhënë mundësinë asnjë qytetari të thjeshtë të humbasë në argumenta politike. Por le t’i themi çdo nëne, babai, të riu dhe të reje se çfarë po ngjet, Edi Rama dhe hajdutët dhe kriminelët e tij në Parlament bashkë me një tufë delesh, u kapën flagrant në vjedhje, në aktin e vjedhjes përmes procedurës së përshpejtuar dhe ligjit të vjedhjes përmes ligjit special “Rama-Fusha” për grabitjen e pronës publike, të Teatrit Kombëtar me qëllim që së bashku me mafien e drogës dhe përfaqësuesit e tyre në industrinë e ndërtimit të ngrinin 7 kulla me një vlerë prej 200 milionë eurosh.
Nga Uashingtoni në Bruksel nuk ka njeri që nuk e kupton më se Edi Ramaështë një hajdut me damkë, qëllimi i vetëm i të cili është të mbahet pas karrikes për të zhvatur edhe centin e fundit dhe pasurinë e fundit të shqiptarëve. U kapën në një akt vjedhjeje.
Kur një qytetar, cilido qoftë ky kapet në një akt vjedhjeje, çfarë e pret? Çfarë ndodh me të?
Media ka raportuar këto ditë e fundit disa raste vjedhjesh ordinere dhe se çfarë ka ngjarë me këta qytetarë, njëri prej tyre kryefamiljar, pikërisht këtu në zonën e jugut arrestohet, ndiqet penalisht dhe çohet në burg.
Kur Edi Rama dhe delet e tij në Kuvendin e Shqipërisë kapen në një akt vjedhjeje rikthehen aty dhe përpiqen ta ridekorojnë vjedhjen me një ligj fasadë si ai që duan ta kalojnë sot.
Nuk ka pra për Edi Ramën dhe hajdutët e tij ligj njësoj si për qytetarët e thjeshtë që kapen duke kryer një vepër penale. Përkundrazi sot nga Kuvendi i Shqipërisë, nga salla e Kuvendit të Shqipërisë këta hajdutë të babëzitur do të votojnë përsëri të njëjtin ligj, me një zbukurim, me një falsitet që e shtyn 30 ditë aktin e konsumimit të vjedhjes.

Nuk ka rëndësi nëse Fusha kësaj radhe do të quhet kodër, mal apo breg, Edi Ramaështë i vendosur t’i shkoj deri në fund vjedhjes, grabitjes me ligj.
Vjedhja është e dënueshme kudo.
Çfarë ndodh në një vend ku vidhet me ligj?
Kjo është pyetja së cilës duhet t’i japim përgjigje së bashku me qytetarët shqiptarë.
Çfarë duhet të bëjmë me hajdutët që vjedhin me ligj?
Çfarë duhet të bëjmë me ata që kanë uzurpuar karriget e Kuvendit të Shqipërisë, jo për t’iu shërbyer njerëzve por për t’i vjedhur me ligj; për t’iu marrë edhe qindarkën e fundit, pasi iu kanë hequr ndihmën ekonomike dhjetëra mijëra familjeve, pasi kanë ngritur çmimin e karburantit në qiell më të lartat në Europë, pasi kanë ngritur çmimin e energjisë elektrike, pasi kanë ngritur çmimin e ujit, pasi kanë rritur taksat për të gjithë në përjashtim për bixhozin kur janë vetëaksionerë.
Tani ka filluar grabitje me ligj e pronave të shqiptarëve.
Cila është Policia që duhet të arrestojë ligjvënësit që vjedhin me ligj? Para cilës drejtësi do të paraqiten ata?
Policia është një shtojcë e organizatave kriminale, siç tregon gjendja në Vlorë, në Shkodër e në gjithëShqiperinë.
Drejtësia, e tregon rasti i Emiliano Shullazit se ku e katandisi Edi Rama me një grusht shërbëtorësh të korruptuar dhe të blerë me paratë e drogës shqip-folës apo jo.
Keni parë se çfarë ka ndodhur dje në gjyqin e EmilianoShullazit? Bllokuar prej tre muajsh, që nga qershori. Dje e gjithë trupa e prokurorëve ka refuzuar duke u larguar nga mbledhja, farsën e organizuar nga kamikazja , ushtarja e Edi Ramës dhe Fatmir Xhafës në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, Donika Prela, për gjoja një short të ri, për të caktuar prokurorë të rinj të çështjes.
Sot gjyqi ndaj kryebanditit Shullazi është pa prokuror. Nuk ka prokuror për të gjykuar banditët.
Kjo është vepra e Edi Ramës me reformën në drejtësi. Nga një instrument i drejtësisëështë kthyer në një instrument të politikanëve të lidhur me krimin. Sepse Emiliano Shullazi, Sajmir Tahiri dhe Edi Rama janë një dhe vetëm një. Ky është shërbimi i Edi Ramës ndaj EmilianoShullazit dhe dhjetëra shullazëve të tjerë brenda në qeli, që po lirohen nga qelitë, apo që mbeten në liri.
Drejtësia në kolaps, shteti në kolaps. Pa Gjykatë Kushtetuese, pa Gjykatë të Lartë, pa prokuror, që ndjekin çështje të mprehta të kriminalitetit, nuk mund të jetë zgjidhja për vjedhjen me ligj që votohet sot në Kuvendin e Shqipërisë.

Ne ndodhemi në një emergjencë kombëtare ku nuk ka më shtet. Ku shteti ka rënë. Ku nuk ka më gjykata, nuk ka gjykata dhe prokuroria ka rënë, siç e demonstron qartësisht rasti I EmilianoShullazit dhe jo vetëm.
Ne jemi në një shtet ku policia dhunon qytetarët, për të mbrojtur oligarkët, siç ndodhi para dy ditësh nëJalë me kryebanditin Meta i cili mbron pronat e oligarkut Alban Xhillari dhe shkatërron shtëpitë e qytetarëve të pafajshëm dhe pastaj kërcënon opozitarët që janë në krahë të qytetarëve në misionin e tyre.
Cili është roli i opozitës parlamentare dhe i koalicionit opozitar?
Çfarë mund të bëjmë ne, duke u rikthyer në Kuvendin e Shqipërisë në këto kushte? Së pari, fasadën e krimit e të kriminelëve që ndodhen aty; nga Taulant Balla tek JurgesÇyrbja, te fatmirXhafa e te Edi Rama. A është kjo mënyra për t’u shërbyer qytetarëve shqiptarë dhe interesit të tyre, demokracisë dhe shtetit ligjor? Cili është roli i qytetarëve, kur parlamentin e kanë marrë peng një tufë banditësh, kriminelësh dhe hajdutësh? Në bindjen time më të thellë, çlirimi i parlamentit nga sovrani, çlirimi i parlamentit të uzurpuar nga kriminelët dhe hajdutët, përmes mobilizimit qytetar, përmes mobilizimit të sovranit, është rekursi i vetëm në gjendjen e emergjencës kombëtare ku ndodhemi sot.
Kjo emergjencë kombëtare merr shprehje në iniciaticën tonë për vettingun politik, që është mënyra kushtetuese dhe ligjore për të larguar politikanët e lidhur me mafian, nga karriget e parlementit, nga karriget e ministrave dhe të kryeministrit, nga karriget e kryebashkiakëve dhe të institucioneve të tjera të vendit. Duket qartë që Edi Rama nuk e do vetingun politik dhe do të bëjë gjithçka për ta bllokuar atë. Arsyet janë të qarta. Me vettingun politik, asnjë nga krerët aktualë të pushtetit nuk mund të qendrojnë më në karriget që kanë uzurpuar. Sekreti i tyre nuk është as vizioni, as plani, as oferta, as alternativa, as zgjidhjet për shqiptarët. Sekreti i tyre është marrëdhënia me krimin. Në momentin që humbasin krimin, ata humbasin pushtetin. Kjo është arsyeja pse refuzojnë vettingun politik.

Emergjenca kombëtare kurrkund tjetër nuk merr shprehje kaq të dhimbshme e të përgjakur san ë qytetin e Vlorës. Këtu në Vlorë vetëm në 12 muajt e fundit ka një bilanc lufte, i cili i atribuohet drejtpërdrejtë klaneve kriminale “Habilaj”, “Xhafaj” dhe kriminelëve të tjerë që e kanë kthyer Vlorën në çifligun e tyre, ku dhunojnë, vrasin, presin dhe ushtrojnë terror mbi qytetarët, pa ju hyrë gjemb në këmbë nga policia e bërë njësh me krimin.
Prishja e pazareve të drogës, përplasja midis banditëve kanë shkaktuar 6 të vdekur dhe 11 të plagosur midis të cilëve edhe një fëmijë 8-vjeçar.
5 makina janë djegur apo janë hedhur në erë, shkrumbuar, 15 ngjarje kriminale të rënda janë regjistruar në një periudhë fare të shkurtër kohore, duke nisur me tritolin e vendosur në makinën e Flamur Lamajt, duke vazhduar me vrasjen e parë, të regjistruar me 9 shkurt, ku Klodian Pashaj dyshohet se vrau AldrinLulushin, me 10 prill këtu në zonën e Skelës kemi ekzekutimin me 15 plumba të Elidon Mehmetit, akoma e pazbardhur; 10 ditë më pas kemi ErgysGjoveshajn të vrarë dhe 4 persona të tjerë të plagosur, në një local këtu në këtë qytet, me autorin e krimit të identifikuar si Aranit Kondin. Më 24 maj në zemër të Vlorës, vrasja e dyfishtë e biznesmenit Ervin Hyseni dhe drejtorit rajonal të OSHEE-së Taulant Saliui. Më 26 qershor vrasja e FatjonSinanajt, dhe pak më vonë, eksplozivi në automjetin e Eltonismailajt. 33 ditë më vonë kemi vrasjen e RenatoYmerit në Lungomare, në kulmin e mbipopullimit të asaj zone nga qytetarët. Më 1 tetor kemi atentatin ndaj FerdinandLlanajt dhe birit të tij 8-vjeçar si dhe Dritan Begajt. Me 21 nëntor, djegia e makinës së Zihni Zenelajt, inspector i policisë. Më 27 nëntor, eksplozivi shpërthyer që plagosi 25 vjeçarinines Hajrullai, me 500 gr eksploziv; me 16 dhjetor, eksploziv poshtë makinës së Endrit Sabadinajt… Kjo është kronika e përmbledhur e krimit që sundon qytetin, ku i pari i listës së “Rilindjes” kriminale është vetë kryeministri, i ndjekur nga i vetmi ministër i brendshëm në Europë, që e ka vëllain të dënuar për trafik droge, i cili ishte, siç u ekspozua nga media, baroni i drogës në Vlorë.

Jo vetëm kaq, Vlora është qyteti record i personave të zhdukur pa lënë gjurmë. AdrianoJaho 52 vjeç, Harisel Maze, 28 vjeç, të zhdukur prej datës 3 korrik, KsandroYmeraj, 32 vjeç, AlbanoYmeraj 26 vjeç, Albano Xhaferri dhe ErvisTroçe… Në tërësi, sipas të dhënave që mbahen secret nga policia e korruptuar e Fatmir Xhafës, 18 persona të zhdukur pa lënë gjurmë. Trefish i personave të zhdukur në çdo qark tjetër, të marrë së bashku, në të gjithë territorin e Shqipërisë.
Ky bilanc kriminal është kaq i rënduar në Vlorë për dy arsye të thjeshta. Edi Rama, kryedeputet i Vlorës ia dorëzoi kontrollin e këtij qyteti dhe këtij qarku Saimir Tahirit dhe pas komprometimit të tij të plotë, përmes hetimeve të antimafias italiane Fatmir Xhafës. Por të gjithë e dimë, se nëqoftëse i pari e bënte drogën me kushërinj, i dyti e bën drogën me vëllain e tij. i dyti nuk mjaftohet me drogën, ai u ka dhënë cartabiankë bash të dënuarve të vëllait të tij, të zotërojnë dhe të kapin 1/3 e lojërave të fatit anembanë Shqipërisë, industrinë e bixhozit, me anë të të cilit pastrohen paratë e pisëta të krimit.
Ndërkohë, ekonomia e Vlorës është në kolaps total. Papunësia është në nivele rekord. Numri i të rinjve vlonjatë që largohen nga qyteti i tyre dhe nga vendi është konkurrues me numrin e të rinjve të një tjetër qyteti fqinj, atij të Fierit.
Krimi i organizuar, në bashkëpunim me Edi Ramën, e ka shndërruar Vlorën në një zonë lufte të vërtetë. Lufte për kontroll dhe treg midis bandave kriminale, ku viktimat janë qytetarët e pafajshëm, janë prindërit dhe fëmijët e tyre, janë biznesmenët e ndershëm, është ekonomia e këtij qyteti, është e ardhmja e këtij qyteti, i cili ka një vend të veçantë për krenarinë historike dhe tipike, dhe që sot është kokëulur dhe kokëpërdhe, i heshtur, i trembur, i terrorizuar.

Basha: Vendi në kolaps, dhjetra të zhdukur, s’ka më prokurorë të hetojnë bandat

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha tha nga Vlora sot se, situata e rëndë kriminale në vend nuk merr shprehje më shumë sesa këtu dhe renditi njerin pas tjetrit, si bilancin e një zone lufte, emër për emër, të vrarët dhe të zhdukurit në këtë qark. “Prishja e pazareve të drogës kanë shkaktuar të vdekur dhe të plagosur, midis të cilëve edhe fëmijë”, tha ai.
Basha përmendi faktin se në Vlorë ishte edhe banda dhe baroni i drogës, Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt, pas bandës së njohur të Habilajve.
Ai theksoi se 18 persona janë zhdukur pa lënë gjurmë, trefishi i personave në çdo qark tjetër marrë së bashku dhe faktet mbahen fshehur nga Policia.
“Dy janë arsyet spe situata është e tillë: sepse Edi Rama deputeti i Vlorës ia dorëzoi qytetin Tahirit, që e bëri drogën me kushurinjtë e tij dhe më pas, Xhafajt, që e bëri me vëllanë e tij.
Ekonomia e Vlorës është në kolaps total, papunësia në nivele rekord, largimi i të rinjve nga vendi është konkurues me atë Fierit. Krimi i organizuar me Edi Ramën e ka shndërruar Vlorën në zonë lufte për kontroll dhe treg midis bandave ku viktimë janë qytetarët, biznesmenët e ndershëm dhe e ardhmja e këtij qyteti”.

Ronaldo merr të kuq dhe largohet mes lotëve (Foto)

Cristiano Ronaldo e ka mbyllur pas vetëm 30 minutash ndeshjen e parë në Champions League me fanellën e Juventus.
Golashënuesi më i mirë në historinë e kësaj veprimtarie është ndëshkuar me karton të kuq në “Mestalla” kundër Valencia.
Portugezi u ndëshkua maksimalisht nga gjyqtari gjerman Felix Brych, për një ndërhyrje të diskutueshme ndaj Jeison Murillo në zonën e Valencia.
Ky ishte kartoni i kuq për “CR7” në 154 ndeshje në Champions, i 11-i në karrierë. Ai u largua nga fusha mes lotëve, duke e lënë Juventus me dhjetë futbollistë për 60 minuta.

Çfarë ka Doktori më shumë se të tjerët

Nga Namir LAPARDHAJA

Autoritetin. Doktori (Sali Berisha) është një autoritet i padiskutueshëm.
Mjafton të shohësh se kush e viziton zyrën e tij private dhe, pavarësisht propagandës kundër tij, ai shërben si vend rrëfimi. Autoriteti fitohet ndër vite, me Eksperiencë dhe Seriozitet.
Vitet nën supet e krusura dhe vragat në fytyrë kanë shenjuar autoritetin e tij.
Doktori është sot politikani aktiv më me eksperiencë.
Tek ai i gjen të gjitha. Fitoret dhe humbjet. Ngjitjet dhe rëniet.
Ndonjëherë edhe rrokullimat.
Serioziteti i tij duket tek fjala.
Thonë se “JO-ja” e tij është jo, po ashtu e njëjta gjë vlen edhe për “PO-në”. Çuditshëm ndodh me Doktorin se ndaj tij ke të njëjtin respekt kur të thotë jo, imagjino se kur të thotë po.
Doktori nuk është “rritur” me hormone. Rrugëtimi nga malet e Viçidolit për në “Pallatin e ëndrrave” në kryeqytet nuk ka qenë i lehtë, përkundrazi ka qenë tejmase i vështirë.
Por ai ia ka dalë.

I vetëm, me një xhaketë të vjetër dhe një valixhe të drunjtë dhe me hapat e tij prej malësori, jo vetëm që kapi kohën, por e tejkaloi atë.
Doktori di se çfarë është Vuajtja.
Dhe kush di se ç’është vuajtja, kam përshtypje se din gjithçka.
Doktori është Intelektual i kalibrit të lartë i mbrujtur me të gjithë llojet e baltës së natyrës njerëzore. Ai di se ç’është shoqëria e lartë aq mirë sa njeh edhe tabanin popullor. Ai flet gjuhën formale, aq mirë sa ç’zotëron atë informale me të gjithë variantet e saj.
Së fundmi, Doktorit i vlon gjaku në fytyrë. Ai nuk është homos-mecanicus. Ulje-ngritjet e zërit të tij, emocionaliteti i imazhit, mimika, toni dhe intonacioni janë armë të forta të tij. Fjala e Doktorit të godet, ajo ngjit, lë shenjë thellë dhe gjatë. Ai e mbështjell fjalën me magji. Është një lloj magjistari i fjalës.
Kaq për sot për Doktorin. Sigurisht që Doktori, përveç anës së ndritshme, ka edhe hijet e tij, por meqenëse Doktori i përket historisë tashmë, me këtë pjesë le të merren historianët në të ardhmen.

Pse Hashim Thaçi dështoi në përballjen e tij me Sali Berishën?

Enver Bytyçi

U bënë disa javë që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është vënë përballë opinionit publik shqiptar dhe i vetëm lufton me marrëzi për implementimin e prijektit serbo-rus të ndarjes së Kosovës dhe ndryshimit të kufijve midis të dy shteteve. Por ajo që e ka tronditur atë është përballja me kundërshtimin e prerë të ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha. Përballja e parë e Berishës me idetë e ndryshimit të kufijve nga ana e zotit Thaçi dhe zotit Vuçiq me këmbim territoresh, apo korrigjim të kufirit ekzistues midis Kosovës dhe Serbisë ishte si ndeshje “gladiatorësh”!
Që në fillim Dr. Berisha e etiketoi Thaçin si “argat të Beogradit”! Ndërsa presidenti i Kosovës nuk vonoi pak orë për t’iu kundërvënë liderit historik shqiptar me akuza dhe fabrikime të tilla për “bashkëpunimin e ish-Presidentit shqiptar e Sllobodan Milosheviçin”. Thaçi foli si triumfator, edhe pse në përgjigje të kritikës së ashpër të Berishës. Por asnjëri nuk përmendi emrin e njëri-tjetrit. Pavarësisht kësaj çdokush e pati të qartë se për kë është fjala! Ndërkaq zoti Berisha krahas kundërshtisë përsëriti se akuzat e zotit Thaçi ishin sajesa të qëllimshme të Beogradit dhe se këto sajesa po I përdor kundër tij presidenti i Kosovës! Por që në fillim u bë e qartë se me përfshirjen e Berishës në debatin për kufijtë Hashim Thaçi do të ishte i dështuar.
Reagimi i vendosur dhe njëkohësisht i matur i Sali Berishës pati dy efekte: Në planin e brendshëm shërbeu për të homogjenizuar qëndrimet politike të Kosovës kundër idesë së çmendur të Hashim Thaçit për ndryshim kufijsh.
Ndërsa në planin e jashtëm Perendimi, sidomos Gjermania dhe Britania e Madhe, por edhe shumë liderë amerikanë, kuptuan se ndryshimi i kufijve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të shkaktonte vetëm efektin zingjir në Ballkan, por edhe një konflikt brendashqiptar.

Konflikti në politikën shqiptare në Kosovë, Shqipëri e gjetkë është kështu ashtu i ashpër. Po të lejohej dhe aplikimi i tezës beogradase të Thaçit për ndryshimin e kufijve, ky konflikt rrezikonte dhe rrezikon destabilizimin e Kosovës. Destabilizimi i Kosovës është automatikisht destabilizm i Ballkanit. Prandaj dhe në Berlin e Londër kundështitë e Berishës u lexuan si pashmangshmëri e konfliktit.
Ndonëse këto dy kryeqytete ishin skeptike për idetë e Thaçit dhe Vuçiq, dalja në skenë e Sali Berishës i bëri përfundimmisht ato kundërshtare të vendosura të idesë së dy presidentëve të të dy vendeve në konflikt. Ndërkaq në tryezat politike të Europës u shtrua edhe një llogari tjetër: Kush ishin dy iniciatorët dhe protagonistët e ndarjes së Kosovës? Ishin dhe mbeten dy presidentët e të dy vendeve. Po këto dy vende janë demokraci parlamentare?!
Atëherë doli abstraksioni: Nëse i lejojmë presidentët e demokracive parlamentare të imponohen deri te çeshtja e territoreve, përligjet kështu antidemokracia, shteti autokratik, ndërkohë që këto vende tentojnë të bëhen pjesë e Bashkimit Europian?! Ndaj në Europën e qytetëruar nuk u gjend asnjë arësye të rërzohej kundërshtia e Berishës dhe e kritikëve të tjerë brenda dhe jashtë Kosovës për idetë e ndryshimit të kufijve të Kosovës në favor të Serbisë. Duke ndjerë këtë ngërç, zoti Thaçi hodhi idenë se marrëveshja do të miratohet në Kuvendin e Kosovës dhe nëse nuk miratohet, atëherë ajo bëhet e pavlefshme…
Hileja ishte dhe mbetet në prag të derës! “Na lejoni të diskutojmë, të vendosim, të nënshkruajmë një marrëveshje e pastaj ju zihuni dhe vrituni në betejën për ta miratuar ose jo atë”! Pikërisht këtë mënyrë të imponimit të idesë, me konflikt të brendshëm në Kosovë e jashtë saj, mënjanon edhe qëndrimi i prerë dhe i vendosur i Sali Berishës.

Por Hashim Thaçi e kuptoi se përballja me Berishën e rrëzon përtokë atë. Në fakt duket se në këtë aventurë të jetë shtyrë për të shkuar në fundin e karrierës së vet politike. Atëherë u frikësua dhe filloi të thotë se “unë nuk e kam përmendur Berishën”!
Qëllimi ishte jo shmangja e reagimeve të ish-kryeministrit të Shqipërisë, por “një ujdi” me të. Ndaj angazhoi “forcat speciale” të ndërjetësimit me kallauz Baton Haxhiun, me qëllim aranzhimin e një takimi të tij me Hashim Thaçin. Doktori nuk pranoi, pavarësisht ofertave të shumta e në disa drejtime. Batoni dhe Hashimi dëshmuan në këtë rast se nuk e njohin Doktor Berishën. Ata bënë çmos, kërkuan ndjesë për reagimet antiBerishë dhe u përulën me një AMAN të madh, vetëm që TV-të ta jepnin presidentin e Kosovës në krah të Sali Berishës! Takimet e Albin Kurtit, Behgjet Pacollit, Kadri Veselit, Ramush Haradinajt me zotin Berisha do të fshiheshin nga kujtesa, nëse Hashim Thaçi do të arrinte të ulej në zyrën e Doktorit! Prandaj ky i fundit e refuzoi kategorikisht një takim të tillë. Ndërkaq pati dhe një arësye tjetër pse Berisha refuzoi takimin me Thaçin: Presidenti i Kosovës donte të shkonte në zyrën e Sali Berishës për ta legjitimuar idenë e tij absurde të ndarjes së Kosovës. Nuk po shkonte aty që t’i thoshte publikut shqiptar” “Më falni! Unë gabova! U bëra spiker i Aleksandër Vuçiq! Nuk para ndonjë qëllim të keq, por u mashtrova! Heq dorë nga udhëheqja e negociatave e kjo nënkupton se heq dorë dhe nga çdo përpjekje për korrigjim apo ndryshim të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë”! Jo, Hashim Thaçi donte të shkonte në katin X të Coin-it si misonar i Aleksandër Vuçiq e në këto kushte kompromisi ishte i pamundur. Po ashtu një shtrëngim duarsh midis tyre! Më së fundi duhet thënë se Sali Berisha ka meritën e padiskutueshme për atë që ai imponoi: E bëri të pamundur misionin antishqiptar të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç!
Tiranë, 19.09.2018

Skandal/ Prokurori që hetonte bandën e Shullazit detyrohet të largohet nga Shqipëria

Prokurori që kishte në duar dosjen e hetimit të Shullazit dhe bandës së tij është detyruar të largohet nga Shqipëria pasi Prokurorja e Krimeve të Rënda ja ka hequr dosjen e hetimit Prokurores Elisabeta Ymeraj me të cilën po hetonte edhe prokurori Ened Nakuçi. Detajet në lidhje me këtë skandal i jep gazetari, Flamur Vezaj.
“Prokuroria per Krime te Renda, deri dje ishte nje nga institucionet qe Shqiperia krenohej ne takime nderkombetare per luften kunder krimit te organizuar! Disa prej ketyre prokuroreve qe kane mbet ne kete institucion, kane hetuar e denuar banda me famkeqe dhe asnjhere nuk eshte ankuar njeri! Por sot, eshte degdise ne institucione qokash nga ish-prokurori i Pergjithshem A.Llalla dhe nga kjo e perkohshmja A.Marku! Kjo e fundit pas komandimit te shoqes se klases (mediokre) ka kthy institucionin ne paligjshmeri totale, duke saju extra procedur ligjore vetem e vetem per te favorizuar e lehtesuar kriminelet qe po gjykohen ne kete institucion!
#Skandali i radhes, rrebelohet e gjithe trupa e prokuroreve kunder saj, duke braktisur mbledhjen e thirrur per caktimin me short te prokurorit te 4 (??!) ne dosjen e Emiljano Shullazit!
##Po cfare ka ndodhur!?
#Pas komandimit te Elizabeta Imeraj ne krye te prokurorise se Tiranes, ligji thote qe prokurorja duhet te dorezoj te gjithe dosjet qe kishte ne hetim! Per rreth 120 dosjet e saj jane hedhur ne short, por vetem ajo e Shullazit eshte bere problem per Donika Prelen! Ajo dhe shefja e saj e perkoheshme Arta Marku nuk kane pranuar qe Imeraj te vazhdoj te mbaj kete dosje per ta perfaqesuar ne Gjykate!

Ato ia kane lene dosjen prokurorit tjeter Ened Nakuci, i cili eshte semure papritmas dhe eshte larguar nga Shqiperia! E ndodhur ne keto kushte Prela ka caktuar prokurorin Besim Hajdarmataj per te perfaqesuar dosjen, por edhe ky eshte trembur dhe ka kerkuar qe ne dosje te perfshihen edhe prokuror te tjere!
Donika Prela eshte zotuar se bashke me zv/e saj Gentian Osmanaj do i bashkohen ceshtjes dhe kane kerkuar qe edhe nje prokuror i 4 t’i bashkohet dosjes (per te mbajtu ison se do kendojne labce)! Por trupa e prokuroreve, e ka refuzuar kete propozim te Preles, per hedhjen e shortit, duke argumentuar ne mungese te bazes ligjore, cka e kane braktisur mbledhjen me pretendimin se Prela po sajon procedura extra ligjore per ti dhene shkak Shullazit qe te prish dosjen (vendimin) ne gjykatat me te larta!!!
#Çfare turpi institucional, imagjinoni disa vite me pare ishte kjo prokurori dhe nje prokurore femer e vetme Doloresa Musabelliu e cila kerkoj 18 vjet burg per Shullazin per akuzen e trafikut te droges! Po pak muaj me pare ishte po nje prokurore e vetme femer Elizabeta Imeraj qe urdheroi arrestimin dhe solli provat ne gjykate ndaj Shullazit dhe bandes se tij, ku i kishe bere gati edhe pretencen por shefja e perkohshme nuk e la te vazhdoj kete dosje, duke saju ngerce te panevojshme te dosjes me shorte dhe ekstra procedura! Keto veprime, tregojne edhe njehere se ku eshte degdisur prokuroria e perkoshme qe nuk kane guxim te lexojne pretencen e bere gati ndaj Shullazit te partise!
###V.O. Na iku edhe Ambasadorit Lu qe i denonconte publikisht keto! Po pse nuk vepron dhe vihet ne levizje Policia e “Forces se ligjit” per te hetuar e verifikuar deklaratat e ambasadorit Lu se Shullazi ka kercenuar gjyqtar e prokurore!!!!”, shkruan Vezaj.

Basha: Terrorizëm shtetëror në ligjin për shembjen e Teatrit

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka zhvolluar një takim me përfaqësues të arstistëve ku është diskutuar cçështja e Teatrit Kombëtar pas zhvillimeve të fundit pas Dekretit të Presidentit Meta.
Basha deklaroi pas takimit se synimi i këtij ligji është për të pastruar paratë e krimit dhe drogës me një fitim marramendës prej mbi 200 milion euro. Basha tha se, ligji për Teatrin është terrorizëm shtetëror.
Ligji Rama Fusha është antikushtetues dhe duhet të rrëzohet në parlament, deklaroi kreu demokrat.
Ai shtoi se votimi i një ligji që i hap rrugë shkatërrimit të Teatrit është i papranueshëm për PD,
Nesër opozita do të mbajë një qëndrim të qartë dhe të prerë në varësi të ngjarjeve.
Deputetët e Rilindjes kanë orët e fundit në dispozicion që të reflektojnë, theksoi ai.
Ata që do të votojnë këtë ligj do të cilësohen si terroristë nga ana jonë.

Nishani: Kjo qeveri po i bën thirrje ligjit të xhunglës

Ish-Presidenti Bujar Nishani ka reaguar ndaj amendamenteve të ligjit për ‘Teatrin’ që mazhoranca miratoi gjatë ditës së djeshme. Ky akt, shkruan Nishani, e ka përdhosur përfundimisht parlamentarizmin dhe shtetin ligjor, pluralizimin dhe demokracinë.
Nishani shprehet se ligji nuk mund të amendohej pa u votuar në seancën plenare dekreti i Presidentit.
Reagimi i plotë i ish-Presidentit Bujar Nishani
Dje u ekzekutua në Parlament një tragji-komedi tjetër e një arrogance të pafre, e një pushteti që ka dalë nga çdo binar duke shkarë në një nivel ordiner për tu mëshiruar.
Brenda një seance të një komisionit të përherëshëm, u votua të miratohej Dekreti i Presidentit që rrëzonte ligjin special për Teatrin dhe po aty, komisioni miratoi amendamente të po të njëjtit ligj.
Pa i hyrë debatit esencial se një ligj që rrëzohet nga miratimi i Dekretit Presidencial duhet të ndjek proçedurën e një ligji të rrëzuar nga votimi në Parlament apo jo, sjellja e maxhorancës në Komisionin Parlamentar e ka përdhosur totalisht dhe përfundimisht parlamentarizmin, shtetin ligjor, pluralizmin dhe demokracinë në Shqipëri.
Ligji nuk mund të amendohej pa u votuar në seancën plenare Dekreti i Presidentit.
Si mund të amendosh një ligj që e ke votuar njëherë në seancë dhe ende ai nuk është rrëzuar.

Dekreti nuk konsiderohet i miratuar apo i rrëzuar nga votimi në Komisioni, por vetëm nga Seanca Plenare.
Seanca mund ta rrëzojë atë Dekret që Komisioni e ka miratuar.
Për rrjedhojë Ligji Special hyn automatikisht në fuqi ashtu siç është miratuar para kthimit nga Presidenti.
Si mund të miratojë amendamente të reja për ndryshimin e ligjit ky komision, kur ende nuk ka një votim për ligjin e votuar njëherë nga Parlamenti ?
Sjellje më skandaloze, dhunim më të hapur të kushtetutes, ligjeve dhe procedurave ligjore, fyerje më të ashpër të dinjitetit të qytetarëve të thjeshtë me këtë akt, zor se mund të gjesh.
Kjo qeveri nuk njeh më asnjë kufi.
Nuk njeh më Kushtetutën.
Nuk njeh më asnjë ligj
Nuk njeh më Parlamentin.
Nuk njeh më shtetin, institucionet, kodet, rregullat.
Nuk e njeh më normalitetin.
Kjo qeveri po i bën thirrje ligjit të xhunglës.

Deklarata e fortë e Doris Pack: Tirana ka nevojë për shkolla, jo për kulla

Presidentja e Forumit të Grave të PPE, Doris Pack ka marrë pjesë në një bashkëbisedim për rolin e të rinjve dhe grave në integrimin evropian të vendit.
Në fjalën e saj, duke u ndalur tek braktisja e vendit nga të rinjtë, tha se ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë, ndërsa shtoi se kjo ndodh për shkak se politikanët nuk po kujdesen për nevojat e vërteta të qytetarëve.
“Ikja e të rinjve nga vendi faktikisht ky nuk është një problem vetëm i Shqipërisë pasi shumë po përpiqen të largohen edhe nga Kosova, Maqedoina, Serbia. Kjo ndodh se politikanët nuk po kujdesen për nevojat e vërteta të qytetarëve të tyre”, u shpreh Pack.
Më tej ajo i dha një “shuplakë” kryebashkiakut Veliaj, teksa tha se Tirana nuk ka nevojë për shumë kulla, por për shkolla.
“Nuk e mbaj mend se sa shpesh ka ardhur në Shqipëri. Hera e parë ka qenë më 1993. Por dua të them se në 5 vitet e fundit nuk ka nevojë për kaq shumë kulla Tirana por ka nevojë për më tepër shkolla. Nuk ka nevojë për kaq shumë kulla por ka nevojë për invesitme. Do të vijnë investimet vetëm nëse do të keni drejtësi në vend”, u shpreh Doris Pack nga një bashkëbisedim në selinë blu”, deklaroi Pack.

Fjala e kryetarit të FRPD, Belind Këlliçi
Jemi mesuar te degjojme shpesh per rolin e te rinjve ne procesin e integrimit europian, edhe pse ne fakt ne shumicen e rasteve fatkeqesisht te rinjte jane perdorur si fasade edhe pse endrra europiane lindi pikerisht nga rinia vendit tone.
Qe nga vitet ‘90 ecuria e Shqiperise ne rrugen e zhvillimit dhe integrimit ka patur ulje ngritjet e saj. Por sot me shume se kurre jemi krenare per punen qe ka bere PD ne kete drejtim. Dy prej arritjeve me madhore te ketij vendi, antaresimi ne NATO dhe liberalizimi i vizave jane merite e padiskutueshme e PD, me kontribut te jashtezakonshem te nje grupi te rinjsh qe iu bashkuan PD ne 2005, ku mes tyre spikati dhe Lulzim Basha i cili sot eshte kryetar i PD.
E nenvizova kete fakt per te treguar se te rinjte sot te shkolluar ne universitetet me te mira te botes kane formimin e duhur, deshiren, idealin dhe vendosmerine per te permbushur endrren europiane te shqiptareve.
Por cfare po ndodh aktualisht? Sa hapsire dhe mundesi u eshte dhene te rinjve te sotem?
Eshte nje lajm shume i keq fakti qe vendi yne deshtoi serish kete vit per hapjen e negociatave dhe kjo eshte pergjegjesi direkte e qeverise shqiptare me ne krye Edi Ramen. Por perse deshtoi Shqiperia perseri ne kete proces? Per ti dhene nje pergjigje kesaj pyetje duhet te bejme nje pasqyre te plote te situates ne vendin tone mendoj.
Vetem dy dite me pare, diten e hene nisi viti i ri shkollor dhe bilanci kete vit i ngjante nje vendi ne lufte. Plot 133 shkolla te mbyllura anembane vendit dhe 130.000 nxenes te larguar ne keto 5 vite nga sistemi arsimor. Kjo eshte nje situate tragjike pasi arsimi eshte sfida kryesore per cdo popull e vend qe kerkon progres.
Gjate ketyre 5 viteve Shqiperia u shnderrua ne prodhuesin kryesore te hashashit, ne vendin tranzit te drogave te forta dhe ne oazin e pastrimit te parave qe vijne nga aktivitetet kriminale brenda dhe jashte vendit. Ky eshte konkluzioni i raporteve nderkombetare nga Berlini ne Londer, nga Brukseli ne Ëashington.

Edi Rama e shnderroi parlamentin dhe qeverisjen vendore e qendrore ne strehe te personave me precedente penale e trafikanteve. Te rinjte e arsimuar ne universitetet brenda dhe jashte vazhdojne te enden rrugeve nderkohe qe vendet e punes jane per njerez me rekorde kriminale e te shkuar te dyshimte.
Ndaj pyetje qe na shtrohet perpara eshte: A ka njeri qe mendon se dyert e Europes mund te hapen per nje vend me nje qeveri te tille?!
Sot nje ish minister i brendshem eshte nen hetim per bashkepunim ne trafik droge. Ministri aktual i brendshem eshte vellai i nje te denuari per trafik droge qe me ndihmen e tij i ka shpetuar drejtesise dhe e ka vazhduar trafikun ne Shqiperi.
Keto jane fakte te pakundershtueshme qe ndodhen ne tryezen e punes se cdo drejtuesi te BE dhe vendeve antare te tij. Asnje investim i madh i huaj s’ka ardhur ne 5 vite ne Shqiperi sepse ketu s’ka siguri dhe fatura e korrupsioni eshte e tmershme.
Keto mendoj une jane arsyet qe ne 3 vite, mbi 1 milione shqiptare kane aplikuar per lotarine amerikane. 150 mije te rinj jane larguar ne shifra zyrtare ne 3 vitet e fundit. Sot 1 ne 2 te rinj sheh si te ardhme vetem emigrimin.
Ky eshte realiteti ku gjendet rinia sot. Pavaresisht ne forma te ndryshme eshte thuajse e njejta sfide qe ka perpara rinia, pikerisht si ajo e viteve ‘90.
Edhe ajo drite shprese qe lindi me ndryshimet kushtetuese per reformen ne drejtesi, u shua menjehere pas ndryshimeve ligjore qe futen duart e pista te qeverise edhe me thelle ne sistemin e korruptuar te drejtesise. Ne Shqiperi e keqja e madhe eshte politika qe ka kapur, korruptuar dhe nenshtruar cdo pushtet dhe i ka kthyer ne sherbetore te krimit qe e ushqen dhe mban ne pushtet.
Per kete arsye 90% e shqiptareve dhe 100% e rinjve e kane mirepritur dhe mbeshtesin nismen e PD per vetingun ne politike. Pa pastuar politiken e keputur lidhjet e saj me krimin, Shqiperia as nuk perparon ne rrugen drejt Europes e as nuk do te kete zhvillim dhe shprese per te rinjte.