28.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Raporti i DASH për terrorizmin: Në Shqipëri ka korrupsion dhe pengesa ndaj shkëmbimit të informacionit

Departamenti amerikan i Shtetit publikoi të mërkurën raportin vjetor për terrorizmin në botë për vitin 2017. Vijon një përmbledhje e pjesëve për Shqipërinë dhe Kosovën.
Shqipëria
Në raport thuhet se gjatë vitit 2017 Shqipëria ishte një mbështetëse e fuqishme e përpjekjeve kundër terrorizmit dhe vazhdoi pjesëmarrjen e saj në Aleancën Globale për të Mposhtur ISIS-in.
Shqipëria, thuhet në raport, penalizon veprimet terroriste, financimin e terrorizmit, kryerjen e transaksioneve me persona që janë në listat e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara, rekrutimin dhe trajnimin e njerëzve për kryerjen e veprave terroriste, nxitjen e akteve terroriste dhe krijimin apo pjesëmarrjen në organizata terroriste.
Gjatë vitit 2017, thuhet në raport, Forcat e rendit në Shqipëri i shtuan përpjekjet për të luftuar kërcënimet e mundshme terroriste.
Korrupsioni dhe pengesat ndaj shkëmbimit të informacionit midis agjensive qeveritare, koordinimi i pamjaftueshëm brenda agjencive dhe një sistem gjyqësor që funksionon dobët, thotë raporti, vazhdoi të pengonte përpjekjet e zbatimit të ligjit në të gjitha nivelet.
Në raport thuhet gjithashtu se në vend po bëhen reforma kushtetuese dhe ligjore për gjyqësorin, duke filluar me verifikimin e 800 gjyqtarëve dhe prokurorëve për korrupsion apo lidhje me krimin e organizuar si dhe për aftësitë e tyre profesionale.
Kosova
Kosova vazhdoi t’i kundërvihet kërcënimit gjithnjë në rritje të terrorizmit në vitin 2017, thuhet në raport.

Rreth 403 qytetarë të Kosovës, thotë raporti, kanë udhëtuar në Siri dhe Irak për t’u bashkuar me ISIS-in apo Frontin el-Nusrah, prej të cilëve rreth 74 kanë vdekur. Rreth 133 prej këtyre individëve janë kthyer, ndërsa rreth 196 mbeten në këto zona konflikti. Ky numër përfshin 40 fëmijë të lindur nga qytetarë të Kosovës në zonat e konfliktit.
Gjendja e sigurisë dhe ajo politike në veriun e Kosovës, thuhet në raport, ka vazhduar të kufizojë aftësinë e qeverisë për të ushtruar autoritetin e saj në atë rajon, megjithëse qeveria ka integruar me sukses gjyqtarët, prokurorët dhe stafin serb në institucionet gjyqësore të Kosovës në tetor, duke zgjeruar autoritetin gjyqësor të vendit dhe qasjen në drejtësi për qytetarët.
Legjislacioni, zbatimi i ligjit dhe siguria kufitare: Kuadri ligjor i Kosovës është i mjaftueshëm për të ndjekur penalisht individë të dyshuar për kryerjen ose mbështetjen e aktiviteteve terroriste, por prokurorët nuk kanë përvojë në raste të tilla, thuhet në raport.
Autoritetet e zbatimit të ligjit, thotë raporti, treguan aftësi të mjaftueshme për të zbuluar dhe parandaluar individë të ndryshëm që t’u bashkoheshin konflikteve në Siri dhe Irak.
Në Kosovë, thotë raporti, vazhduan gjykimet dhe hetimet për 51 të dyshuar dhe 29 raste, ku përfshiheshin disa imamë të arrestuar që nga viti 2014 nën akuza për terrorizëm. Në vitin 2017, autoritetet e Kosovës arrestuan pesë individë të tjerë nën të njëjtat akuzat. Autoritetet ngritën shtatë aktpadi të reja me akuza për terrorizëm që përfshinin 17 individë.
Gjatë vitit 2017, thuhet në rapoirt, qeveria e Kosovës ndërmori hapa aktivë për të përgatitur një strategji riatdhesimi për qytetarët e saj që ktheheshin nga zonat e konfliktit./VOA

Loja proceduriale e Prokurorisë për të shpëtuar Shullazin e partisë!

Nga Flamur Vezaj

#Prokuroria per Krime te Renda, deri dje ishte nje nga institucionet qe Shqiperia krenohej ne takime nderkombetare per luften kunder krimit te organizuar! Disa prej ketyre prokuroreve qe kane mbet ne kete institucion, kane hetuar e denuar banda me famkeqe dhe asnjhere nuk eshte ankuar njeri! Por sot, eshte degdise ne institucione qokash nga ish-prokurori i Pergjithshem A.Llalla dhe nga kjo e perkohshmja A.Marku! Kjo e fundit pas komandimit te shoqes se klases (mediokre) ka kthy institucionin ne paligjshmeri totale, duke saju extra procedur ligjore vetem e vetem per te favorizuar e lehtesuar kriminelet qe po gjykohen ne kete institucion!
#Skandali i radhes, rrebelohet e gjithe trupa e prokuroreve kunder saj, duke braktisur mbledhjen e thirrur per caktimin me short te prokurorit te 4 (??!) ne dosjen e Emiljano Shullazit!
##Po cfare ka ndodhur!?
#Pas komandimit te Elizabeta Imeraj ne krye te prokurorise se Tiranes, ligji thote qe prokurorja duhet te dorezoj te gjithe dosjet qe kishte ne hetim! Per rreth 120 dosjet e saj jane hedhur ne short, por vetem ajo e Shullazit eshte bere problem per Donika Prelen! Ajo dhe shefja e saj e perkoheshme Arta Marku nuk kane pranuar qe Imeraj te vazhdoj te mbaj kete dosje per ta perfaqesuar ne Gjykate! Ato ia kane lene dosjen prokurorit tjeter Ened Nakuci, i cili eshte semure papritmas dhe eshte larguar nga Shqiperia! E ndodhur ne keto kushte Prela ka caktuar prokurorin Besim Hajdarmataj per te perfaqesuar dosjen, por edhe ky eshte trembur dhe ka kerkuar qe ne dosje te perfshihen edhe prokuror te tjere!

Donika Prela eshte zotuar se bashke me zv/e saj Gentian Osmanaj do i bashkohen ceshtjes dhe kane kerkuar qe edhe nje prokuror i 4 t’i bashkohet dosjes (per te mbajtu ison se do kendojne labce)! Por trupa e prokuroreve, e ka refuzuar kete propozim te Preles, per hedhjen e shortit, duke argumentuar ne mungese te bazes ligjore, cka e kane braktisur mbledhjen me pretendimin se Prela po sajon procedura extra ligjore per ti dhene shkak Shullazit qe te prish dosjen (vendimin) ne gjykatat me te larta!!!
#Çfare turpi institucional, imagjinoni disa vite me pare ishte kjo prokurori dhe nje prokurore femer e vetme Doloresa Musabelliu e cila kerkoj 18 vjet burg per Shullazin per akuzen e trafikut te droges! Po pak muaj me pare ishte po nje prokurore e vetme femer Elizabeta Imeraj qe urdheroi arrestimin dhe solli provat ne gjykate ndaj Shullazit dhe bandes se tij, ku i kishe bere gati edhe pretencen por shefja e perkohshme nuk e la te vazhdoj kete dosje, duke saju ngerce te panevojshme te dosjes me shorte dhe ekstra procedura! Keto veprime, tregojne edhe njehere se ku eshte degdisur prokuroria e perkoshme qe nuk kane guxim te lexojne pretencen e bere gati ndaj Shullazit te partise!
###V.O. Na iku edhe Ambasadorit Lu qe i denonconte publikisht keto! Po pse nuk vepron dhe vihet ne levizje Policia e “Forces se ligjit” per te hetuar e verifikuar deklaratat e ambasadorit Lu se Shullazi ka kercenuar gjyqtar e prokurore!!!!

Goditet banda e 14 trafikantëve të drogës në Itali, kush janë shqiptarët e arrestuar

Drejtësia italiane i ka dhënë një tjetër goditje të fortë mafias pugliese Sacra Corona Unità.
Bosi mafioz Tommaso Montedoro i klanit Casarano është bërë i penduar e bashkëpunëtor i drejtësisë dhe është marrë tashmë në mbrojtje nga shteti Italian.
Klani Casarano që vepronte në pjesën e ulët të territorit të Salentos, kishte në bazë të aktivitetit të tij kriminal, trafikun e lëndëve narkotike, kryesisht heroinë e kokainë të cilën e kryente falë bashkëpunimit me trafikantë shqiptarë.
Sipas investigimeve ky klan mafioz i Sacra Corona Unita ishte i aftë të trafikonte disa kilogramë drogë heroinë e kokainë në javë duke nxjerrë fitime të mëdha.
Lajmi i pendimit të bosit Tommasso Montedoro publikuar më parë nga mediat italiane është konfirmuar sot dhe nga zyra e avokatisë së ish bosit mafioz.
Si i penduar i drejtësisë Tommaso Montedoro është transferuar gjatë këtyre orëve në një vend sekret e ka 6 muaj kohë të zbardhë të gjitha sekretet e klanit të tij mafioz Csarano por dhe të mafias pugliese Sacra Corona Unita, duke i vënë të gjitha informacionet e tij në dispozicion të Prokurorisë Italiane.
Bosi mafioz Montedoro u arrestua përgjatë operacionit të koduar “Diarchia” në qershor të 2017. Mes 14 personave të arrestuar të këtij operacioni qe dhe shqiptari durrsak Sabin Braho, banues në Brindizi e me një rol kyç në trafikun e drogës për llogari të këtij klan mafioz.
Po pak kohë më parë para ekzekutimit të operacionit Diarchia, autoritetet italiane kanë arrestuar një tjetër shqiptar që punonte për llogari të klanit Casarano. Eljos Fasku u kap në flagrancë ndërsa trafikonte 2.6 kg heroinë.
Ndaj bosit të penduar rëndon dhe akuza e urdhëruesit të vrasjes më 2016 të ortakut të tij në aferat kriminale Augustino Potenza e për vrasje e tentativa vrasje të kryera gjatë viteve të fundit në territorin e kontrolluar nga klani Casarano.
Gjithashtu ndaj 14 anëtarëve të arrestuar të klanit mafioz që në fund të shtatorit priten të dalin para drejtësisë rëndojnë dhe akuzat e trafikut të armëve, grabitje me armë në disa institucione bankare, zhvatje me dhunë të sipërmarrjeve të ndryshme e riciklim parash.

Dy nipat e ish-deputetit të PS dënohen me 8 vite burg

Pas 29 seancash gjyqësore gjykata e Apelit Shkodër ka dënuar, Vilson dhe Damjan Ndokën, me anë të vendimi që është dhënë sot për
Gjykata në vendimin e saj deklaron se Damjan Ndoka është denuar me tre vjet heqje lirie, ndërsa Vilson Ndoka me 8 vite, të dy janë nipat e ish-deputetit Arben Ndoka.
Mbrojtja ka kërkuar ndryshimin e akuzës nga vrasje e mbetur në tentativë në kanosje, gjë që nuk është pranuar.
Dy kushërinjtë Ndoka kanë tentuar të vrasin Fatmir Nikollin. Ngjarja është regjistruar në 16 shtator 2014 në Lezhë. Fatmir Nikolli ishte kthyer në Shqipëri pas 6 vitesh emigracion në Itali me qëllim dhënien e provimit të maturës.
Nga breshëritë e automatikut është plagosur rastësisht edhe Lindita Gjoka.

Basha i dorëzon zyrtares së lartë të Departamentit të Shtetit “Dosjen e zezë” të krimit në qeveri

Kryetari i PD, Lulzim Basha priti sot në një takim Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Znj. Elisabeth Millard, të cilën e njohu me përkeqësimin e të gjitha standarteve të demokracisë dhe kapjen e shtetit nga krimi i organizuar në Shqipëri.
Lidhjet e politikës me krimin janë kthyer në shqetesimin kryesor në vend sepse sot kriminelë dhe banda të rrezikshme kontrollojnë qeverisjen dhe përfitojnë shumicën e parave dhe aseteve publike.
Lideri i opozitës vuri në dukje se, ndonese ligji i dekriminalizimit, që u realizua falë këmbënguljes dhe vendosmërisë së PD, nxori jashte institucioneve 333 persona me rekorde kriminale, sot lidhja krim-politike ka gjetur forma te tjera për të qenë në krye të institucioneve vendimarrëse nga Kuvendi dhe Qeveria, në bashki, polici e kudo.
Falë lidhjeve dhe bashkëpunimit të kryepushtetarëve me eksponentë të krimit të organizuar, territori dhe ekonomia e vendit kontrollohen nga bandat, që kanë siguruar paprekshmërinë e tyre për shkak të lidhjeve me pushtetin.
Kreu i opozitës e njohu Krye Zv. Ndihmës Sekretaren e Shtetit, Elisabeth Millard, me nismën e opozitës për vettingun e politikës, për pastrimin e Parlamentit, Qeverisë dhe institucioneve të tjera shtetërore nga politikanë të korruptuar dhe të lidhur me krimin.
Basha nënvizoi se ky është një proces pastrimi, që nuk pengon hetimet e drejtësisë për politikanët dhe zyrtarët e lartë. “Në një vend ku krimi dikton vendimarrjen – theksoi zoti Basha – nuk mund të flitet për institucione të pavarura dhe standarde demokratike”.
Kreu i opozitës shprehu vendosmerinë për t’i shkuar deri në fund pastrimit të politikës nga krimi duke kërkuar ndihmën dhe mbështetjen edhe të SHBA në këtë proces jetik per vendin dhe të ardhmen e vendit.
Kryetari i Partisë Demokratike shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e jashtëzakonshëm të SHBA për paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit dhe ndau me zyrtaren e lartë amerikane vlerësimin e tij se roli dhe vëmendja e SHBA ndaj zhvillimeve në rajon është e një rëndësie përcaktuese për të ardhmen euro-atlantike dhe europiane të Ballkanit Perëndimor.

Basha me ministrin e Jashtëm gjerman për kapjen e shtetit nga krimi, paralajmërimi për Ramën

Në takimin me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, lideri i opozitës Lulzim Basha, shprehu shqetësimin e PD dhe të opozitës për përmasën e kapjes së shtetit nga krimi i organizuar, gjatë viteve të fundit, falë lidhjeve dhe bashkëpunimit me politikanët në pushtet.
Duke iu referuar kushteve të vendosura në Samitin e Sofjes, zoti Basha i konsideroi lidhjet e politikës me krimin si pengesën më të madhe për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian, si dhe rrezik për stabilitetin e vendit.
Zoti Basha shprehu gatishmërinë e opozitës për të vazhduar të kontribuojë në zbatimin e reformës në drejtësi, bazuar në parimet e respektimit të Kushtetutës, moskapjes partiake të gjyqësorit dhe arritjes së rezultateve të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Kreu i opozitës rikonfirmoi qëndrimin për mosndryshimin e kufijve në Ballkan dhe falenderoi Kancelaren Merkel dhe qeverinë gjermane për pozicionimin e qartë në këtë çështje.
Një falenderim dhe mirënjohje të veçantë, Lulzim Basha i shprehu Ministrit të Jashtëm Maas për ndihmën e madhe e të pakursyer që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në 3 dekadat e fundit, veçanërisht për integrimin europian.
“Anëtarësimi i Shqipërisë në BE mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike”- theksoi zoti Basha.

Maas-Ramës: Përmbush kushtet
Ministri i jashtëm gjerman Heiko Maas ka qënë I prërë me Kryeministrin Rama lidhur me prespektivën europiane të Shqipërisë.
Në një konferencë të përbashkët shtypi me shefin e qeverisë shqiptare, kryediplomati gjerman deklaroi se “prespektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën, atëherë përmbushni kushtet.
Shefi i diplomacisë gjermane deklaroi se që të nisin bisedimet për hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE, duhen reformat.
Më konkretisht Ministri I Jashtëm gjerman Heiko Maas deklaroi:
“Në qershor 2019 BE vendosi mundësinë të nisë bisedimet me Shqipërinë, por per këtë duhen edhe reformat. Ka kundërshti apo rezistence në këto procese qe duhet te kapërcehen që të vijoje perspektiva europaine. Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë. Perspektiva europiane nuk është vetëm fjalë, nesë do të vijoni rrugën përmbushni kushtet. Rruga drejt BE do të vijojë dhe për këtë keni mbështetjen tonë të plotë.”
Kryeministri Edi Rama nga ana e tij, ka folur me deklarime të përgjithshme e falenderuese për rolin e Gjermanisë në procesin integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Rama tha se Gjermania i ka kushtuar një vëmendje të veçantë anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.
Rama falenderoi ministrin gjerman, sic tha ai, “për vizitën dhe që ka zgjedhur që drekën ta kaloni në Shqipëri mes Maqedonisë dhe Greqisë”- tha Rama.

Dhuna ndaj biznesmenit, reagon Berisha: Biznesmenët të ngrihen fuqishëm kundër narkoqeverisë së bandave

Pas dhunës barbare ndaj një biznesmeni në Tiranë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Berisha.
Në një shënim në faqen e tij në Facebook Berisha shkruan, “të dashur miq, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të përsëritur të bandave të qevërise, i uroj biznesmenit shwrim të plotë dhe të shpejtë”.
Postimi i Berishës në Facebook
Kjo eshte klima e biznesit ne Narkoshtetin e Norieges!
Të dashur miq, duke dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt kriminal të përsëritur të bandave të qeverisë, i uroj biznesmenit shërim të plotë dhe të shpejtë.
Unë gjithashtu ftoj mbarë biznesmenët e vendit të mos presin radhën për të pësuar fatin e kolegut të tyre, por të ngrihen fuqishëm kundër narkoqeverisë se bandave dhe të krimit! sb

Trajneri rival e pranon: Çfarë ka arritur Ronaldo dhe Real Madridi është unike

Trajneri i Bayern Munich, Niko Kovac, ka thënë për “Goal” se arritjet e Real Madridit në Ligën e Kampionëve gjatë vitet e fundit janë unike. “Los Blancos” kanë bërë histori, duke e pushtuar kontinentin për tri vite radhazi, pa asnjë skuadër tjetër më parë, që e ka mbrojtur kurorën në formatin aktual të Champions-it.
Cristiano Ronaldo provoi të jetë një figurë emblematike për gjigantët e La Liga-s gjatë një suksesi mahnitës, me superstarin portugez që e plotësoi koleksionin e tij të triumfit europian në pesë tituj.
Ai tani është larguar nga “Santiago Bernabeu” te gjigantët e Seria A, Juventusi, por Kovac beson se Real Madridi do të mbetet rival serioz ndaj Bayernit të tij dhe pjesës tjetër të atyre që shpresojnë të fitojnë trofeun e famshëm në sezonin 2018-2019.
Trajneri kroat tha: “Po, Real Madridi e ka fituar Champions-in tri herë radhazi, çka është unike. Nuk e di nëse do të ndodhë përsëri në të ardhmen e afërt. Real Madridi pa Cristiano Ronaldon nuk është sigurisht çfarë ishte me të, por mbetet ende një ekip shumë i mirë.
Është mahnitëse të fitosh tri herë radhazi Ligën e Kampionëve, por, gjithashtu, duhet të mbani mend se ata e fituan La Liga-n vetëm një herë gjatë këtyre tri viteve. Barcelona e fitoi titullin dy herë, kështu që ju nuk mund të keni gjithçka.

Për të bërë mirë në të tria garat është shumë e vështirë. Por, unë jam i bindur se Real Madridi do të luajë një rol të madh përsëri”.
Si kroat që është, trajneri i skuadrës bavareze ka dhënë mendimin e tij edhe për Luka Modric, nëse ai është interpretuesi më i mirë në planet: “Secili ka shijen e vet dhe mund të argumentohet për çka mendon. Natyrisht, lojtarët sulmues marrin vëmendjen, për shkak se shënojnë golat, edhe ta të mirët, ndaj ato janë momentet, që mbeten në kujtesë. Por, dëshiroj që lojtarët e tjerë, të cilët nuk janë në plan të parë, që ende luajnë mirë për klubin, ose kombëtaren e tyre, të marrin më shumë njohje.
Unë duhet të them se për mua Lionel Messi është më i miri në botë. Ishte kështu disa vite më parë dhe do të vazhdojë të jetë në të ardhmen. Ronaldo është, gjithashtu, një lojtar i klasit botëror. Me të jam i impresionuar nga mënyra se si qëndron në majë. Kjo gjë nuk është e lindur, por edhe e trajnuar. Shumë lojtarë janë të talentuar, natyrisht, por gjithashtu duhet të punoni për të përmirësuar veten. Kjo është ajo që Ronaldo bën në një mënyrë fantastike.
Mohamed Salah ishte me të vërtetë mirë vitin e kaluar, Luka Modric ka bërë shumë mirë, por luan në një pozitë shumë të ndryshme. Kylian Mbappe dhe shumë të tjerë, që unë ndoshta i harroj tani, mund t’i përmend shumë këtu. Futbolli është zhvilluar shumë. Klasi individual, në fund të fundit, i vendos lojërat”.

Shullazi ngelet pa prokuror, kapobanda drejt lirimit nga burgu

Basir ÇOLLAKU

Deshton shorti per te zgjedhur nje prokuror te Krimet e Renda per te mbyllur procesin gjyqsor. Prokuroret refuzpjne te behen pjese e shortit. Ish-kreu i kesaj Prokurorie Besim Hajdarmataj, eshte komanduar te jete perkhesisht ne perfaqesimin e akuzes, por te gjithe duhet te jene pjese e shortit.
Dosja kishte perfunduar se hetuari dhe mbetej seanca e konluzioneve, kerkesa per denim nga akuza dhe vendimin e gjykates. Elizabeta Ymeraj kishte dosjen dhe e kishte mbyllur hetimin duke e bere gati per vendimmarrjen e Gjykates. Por Ymeraj u emerua ne krye te Prokurorise se Tiranes. Nakuçi befas u semur dhe dosja mbeti jetime nga akuza. Duket se Krimet e Renda nuk po gjejne dot Prokuror qe te mbylle kete dosje te te fortit qe tremb drejtesine dhe politiken. Ndoshta miqesite politike dhe ato te organizates se Shullazit nga njera ane dhe vettingut nga ana tjeter e kane bere dosjen “Shullazi” te frikshme per njerezit e ligjit. Duket se Krimet e Renda mbajten dhe mbajne shprese qe ta çoje ne fund ish-prokurorja e Krimeve te Renda Elizabeta Ymeraj. Arta Marku dhe Donika Prela kane ngecur ne nje tjeter dosje prove ate te mikut te Tahirit pasi me vete Tahirin deshtuan suksesshem.
prokurori tjeter Eneid Nakuçi, eshte semure dhe larguar jashte vendit. Dhe ndoshta pret te shohe shortin nga atje ku gjendet per tu permiresuar nga shendeti…

Pse frutat duhet t’i hani gjithmonë para buke?

Nëse deri më tani ju është thënë se frutat duhen konsumuar gjithmonë pas vaktit ushqimor, na lejoni t’ju tregojmë se ky ves është i gabuar.
Por kur duhen konsumuar frutat?
Sipas nutricionistëve koha më e mirë për të konsumuar ftuta është mëngjesi i herët pas një gote me ujë. Ndërkohë që ngrënia e tyre menjëherë pas vaktit ushqimor nuk është aspak e këshillueshme, pasi stomaku nuk arin t’i tresë këto të fundit në mënyrën e duhur.
Ideale është që frutat të konsumohen një orë përpara vaktit ushqimor, ose dy orë pas këtij të fundit.
Pse e gjithë kjo?
Frutat kanë tendencën ta kryejnë më shpejt procesin e fermentimit kur ndihmohen nga substancat që prodhon stomaku dhe gjithashtu treten me kollaj nga ky i fundit se ushqimet e tjera.
Pra, nëse ju hani makarona dhe pas tyre fruta, tretja e makaronave do të ndalojë tretjen e frutave dhe kështu ato do të fermentohen në stomak gjatë kohës që presin radhën e tretjes.
Kaq e thjeshtë!