21.5 C
Tirana
E shtunë, 23 Gusht, 2025

Shpëtoni nga problemet e mëlçisë me ndihmën e rozmarinës

Përdorimet mjekësore të rozmarinës datojnë që në lashtësi.Kjo bimë çmohet si mirëmërëse për gjithë organizmin dhe për shëndetin e mëlçisë gjithashtu. Mëlçia është përgjegjëse për prodhimin e një përbërjeje e cila largon toksinat nga organizmi ynë. Nëse ju doni që ky process të përshpejtohet, mund të përdorni rozmarinën në dietën tuaj.
Si të përgatisni kurën me rozmarinë
Në përgatitjen e kësaj kure ju duhen 14 lugë gjelle me degë të lulëzuara të rozmarinës.
Degët e lulëzuara të rozmarinës hidhen në një tenxhere ku keni valuar 1 litër ujë.
Ena lihet e mbuluar përreth 30 minuta dhe më pas kullohet.
Kjo kurë rekomandohet që të konsumohet 3 herë në ditë për 1 deri në 2 muaj rresht.
Rozmarina rrit përqindjen e ujit që largohet nga trupi ynë, dhe me të dhe patogjenët, kripërat e tepërta, toksinat dhe yndyrnat e dëmshme.
Rregullon qarkullimin e strukturave biliare, vaji i rozmarinës arrin të neutralizojë ushqimet me përmbajtje acidi, kur ato shpërbëhen në stomak.
Nxit funksionin e mëlçisë, duke përshpejtuar ritmin e nxjerrjes jashtë të toksinave nga trupi ynë.
Gjethet, sit ë freskëta dhe të thara, shërbejnë si një erzë për lloje të ndryshme mishrash, suprash apo sallatash dhe puresh.
Nëse e konsumoni në formën e një çaji, mund të trajtojë dhe problemet me tretjen.
Mjafton që të shtoni disa gjethe rozmarine në ujë të nxehtë, ta lini për pesë minuta, dhe më pas do të keni të përgatitur një çaj plot shije dhe aromë.

Vitamina B6, zbuloni nëse duhet të merrni suplemente

Doza ditore e vitaminës B6 varet kryesisht nga mosha. Foshnjat 7-12 muajsh kanë nevojë për 0.3 miligramë çdo ditë. Me rritjen e moshës duhet të rritet edhe doza e vitaminës B6. Personat mbi 50 vjeç duhet të marrin 5 herë më shumë: 1.7 miligramë në ditë për burrat dhe 1.5 miligramë për gratë. Gratë shtatzëna zakonisht kanë më shumë nevojë për këtë vitaminë – 1.9 miligramë në ditë.
Burimi: Proteinat
Mund ta merrni lehtësisht nga ushqimet të gjithë dozën e nevojshme të vitaminës B6. Ndër burimet më të mira janë mishi i shpendit, viçit dhe peshkut. Vetëm 85 gramë peshk tuna sigurojnë gjysmën e dozës ditore për të cilën ka nevojë një i rritur. E njëjta sasi me salmon siguron 30% të vitaminës B6, ndërsa mishi i pulës siguron 25% të kësaj vitamine.
Burime: Perimet dhe frutat
I pëlqeni perimet me niseshte, si patatet, misrat dhe patatet e ëmbla? Këto janë ndër perimet më të pasura me vitaminë B6. Frutat gjithashtu janë një burim i mirë (përveç qitrove si portokalli dhe grejpfruti). Një kupë me qiqra do t’ju sigurojë gjysmën e dozës ditore të vitaminës B6.
Shkaqet që çojnë në mungesë të kësaj vitamine
Ndodh rrallë që një njeri të ketë mungesë të vitaminës B6 në nivele të larta dhe të rrezikshme. Megjithatë, disa njerëz mund të kenë nivele të ulëta nëse nuk ushqehen sa duhet ose sepse trupi i tyre nuk i absorbon lëndët ushqyese si më parë. Shkaqet për zhvillimin e kësaj mungese mund të jenë edhe sëmundjet e veshkave apo probleme të tjera shëndetësore që pengojnë kalimin e lëndëve ushqyese në zorrën e hollë.
Po suplementet?
Nëse e keni të vështirë që të merrni mjaftueshëm vitaminë B6 nga ushqimet, suplementet mund të plotësojnë hapësirën. Shumë multivitamina kanë në përmbajtje edhe vitaminë B6, megjithatë mund ta merrni edhe ndarazi. Flisni me mjekun nëse po merrni ndonjë ilaç apo suplement tjetër. Dhe mos e teproni me të. Dozat e larta të vitaminës B6 mund të dëmtojnë nervat ose shkaktojnë të përpzierja, ulcerë etj.

Denoncimi: Kallam Dështaku dhe ndrikull Vila, udhëzim poshtërues për mbarë botën akademike universitare

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një akademiku, i cili denoncon një udhëzim poshtërues të kryeministrit Rama dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla për botën akademike universitare.
Postimi në Facebook
Nje udhezim poshterues per mbare boten akademike universitare te vendit nga Kallam Deshtaku dhe ndrikull Vila!
Lexoni mesazhin e akademikut dixhital. sb
“Pershendetje Z. Berisha,
Po ju dergoj bashkelidhur nje udhezim per ngarkesen akademike ne universitetet publike.
Pa hyre ne hollesira, deshiroj te nenvizoj se pse eshte poshterues ky udhezim per pedagoget:
1. Ngarkesa e detyruar akademike e pedagogeve rritet me rreth 40%. Ne dukje duket sikur e kane ulur, por eshte krejt e kunderta. Psh deri tani per nje profesor ishte 200 ore te konvertuara por 1 ore lexioni shumezohej me 1,5 ore ne ciklin e pare (Bachelor) dhe me koeficentin dyte ne ciklin e dyte (MAster). Gjithashtu nje 1 ore seminari shumezohej me koeficentin 1 ndersa me udhezimin e ri me 0,8, pra me vlere me te ulet se ne shkollen fillore!
2. Eshte tallje me pedagoget sepse 1 ore fizike leksion ne auditor trajtohet me te njejten peshe si 1 ore mesim ne shkollen fillore! Edhe ne kohen e diktatures 1 ore lexioni konvertohen ne 2 ore!
3. Kjo rritje e ngarkeses i ben pedagoget arsimtare te rendomte dhe de facto nuk krijon hapesire per kerkim shkencor.
4. Kjo rritje ngarkese ben qe universitetet te tentojne te fryjne kurrikulat me ore per te siguruar ngarkesen e pedagogeve. Ndryshe nje dite qeveria do tu thoshte: shkurtoni organikat! Kjo do te ishte paradoks per nje vend qe ka nje numer te pakten 3-4 here me te ulet te pedagogeve dhe kerkuesve per 1000 banore ne krahasim me vendet e BE”.

Pse ra Kukësi?

Protesta e 31 marsit kundër vendosjes së tarifës për Rrugën e Kombit krijoi një standard të ri reagimi qytetar. Vendosmëria dhe guximi i kuksianëve paraditen e atij fundi marsi jo vetëm që shpëtoi Kukësin dhe rrethinat nga haraci koncesionar, por i dha leksion pjesës tjetër së Shqipërisë se si protesta mund të ndryshojë efektivisht një vendimmarrje të caktuar. Djegia e traut ngriti pritshmërinë , të cilën asnjë prej protestave 6 muajt e fundit nuk arriti ta tejkalojë. Ata që mund të dilnin mbi veten ishin kuksianët. Të frikësuar nga terrori policor dhe të përçarë prej politikës, banorët trima që sfiduan shtetin 6 muaj më parë, u stepën e u strukën brenda shtëpive të tyre paraditen e 17 të shtatorit.
Protesta e 17 shtatorit kishte muaj që bluhej në rrjetet sociale. Një thirrje e pazotë, më shumë si shprehje e frustrimit ndaj arrogancës e cinizmit therës të Ramës, mbushi kryefaqet e shumë personave publikë në Shqipëri por pa një plan të qartë veprimi dhe strukture që do te organizonte e orientonte protestuesit. Mëngjesi i asaj dite i gjeti shqiptarët para ekranit të televizorit apo kompjuterit në pritje të skenave të ngjashme të 31 marsit. Në 31 mars, por edhe në 17 shtator, e gjithë Shqipëria ishte me sytë nga Kukësi, si qyteti i vetëm ku reagimi qytetar kishte triumfuar mbi autokracinë dhe oligarkët që qëndrojnë pas saj. Pritja qe e kotë.
Pakkush e dinte se Kukësi kishte mbi një javë nën rropullimën e blindave dhe furgonave me xhama të zinj të Forcave Speciale. Postoblloqet dhe kërkëllima e gomave gjer në mesnatë krijoi një klimë lufte mbi qytetin dikur kandidat për çmimin Nobel. Burra me maska dhe të armatosur rëndë patrullonin rrugët e qytetit duke paralajmëruar raprezalje në rast se njerëzit vendosnin të dilnin e të ripërsërisnin skenat e 31 marsit. Terrori policor pati sukses. Mëngjesi i gjeti kuksianët të huaj në shtëpinë e tyre. Tashmë qyteti i përkiste dikujt tjetër. Madje dhe e drejta për të dalë nga ai nuk ishte më në dorën e tyre.
Dështimi qe po aq spektakolar sa dhe triumfi. Si reagimi, ashtu edhe heshtja e kuksianëve ka diçka të veçantë. Vetëm një popull i gjendur prej shekujsh në anën e errët e të përgjakshme të historisë është i aftë të japë një mesazh të fuqishëm si në kulmin e lavdisë së tyre, ashtu dhe në abisin e një disfate morale. Mesazhi përmban një kumt për të gjithë shqiptarët: Diktatura përparon në gjurmët që frika dhe nështrimi ynë lënë pas. Çdo protestë e dështuar, çdo gazetar i mërguar, krijon hapësira bosh që e mbush mitingu dhe prozelitët e pushtetit. Rënia e Kukësit gjymtoi përfundimisht demokracinë në agoni të shqiptarëve.

“Exit.al”

Kompania ajrore e Ramës me kapital katër herë më të vogël se një frigorifer!

Mirë që vjedhin dhe abuzojnë, por nuk dinë as se sit ë mbulojnë pisllëqet. Kompania ajrore e Ramës është e regjistruar dhe ka kapital 4 herë më të vogël se çfarë kushton një frigorifer në treg.
Të premten e shkuar, Kryministri Edi Rama inaguroi udhëtimin e parë të kompanisë ajrore shqiptare Air Albania, projekt i Kryeministrit Rama nën kujdesin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.
Ngjarja u përqesh shumë shpejt në median sociale, kur u bë e qartë se linja ajrore operohej nga Turkish Airlines dhe fluturonte nën numrat e fluturimit të Turkish Airlines. E vetmja gjë e ndryshme ishte bojatisja e jashtme e avionit; ajo nuk ishte në pronësi të Air Albania.
Air Albania, e cila deri në momentin e fluturimit nuk ishte e regjistruar në QKR — zotërohet 49 për qind nga Turkish Airline, 10 për qind nga AlbKontrol, kompani shtetërore shqiptare, dhe 41 për qind nga kompania private MND Investment.
Sipas regjistrimit në QKR, Air Albania ka një kapital fillestar prej 100 mijë lekësh, rreth 800 euro. Si e tillë, deri më tani është kompania ajore me kapitalin më të vogël në botë, mesa duket nuk ka në pronësi të saj asnjë avionë.

Sipas Statutit të kompanisë, neni 10 (4), “Pjesët bien dakord të financojnë Air Albania në mënyrë proporcionale në bazë të kuotave të tyre, në total 200 mijë dollarë [..] 5 ditë nga data e marrëveshjes për kostot e operimit të Kompanisë.” Kjo do të thotë se MDN Investment, një kompani e themeluar në Maj 2018 dhe në pronësi të Sinan Idrizit, e cila u zgjodh vetë nga Kryeministri Rama dhe ka një kapital fillestar me rreth 800 euro, duhet të nxjerrë shumë shpejt 82 mijë euro.
Për të shtuar edhe më shumë dyshimet mbi skemën e financimit të Air Albania, media Reporter.al publikoi lajmin se më 12 shtator Turkish Airlines regjistroi në tregun e bursës në Stamboll se Air Albania do të ketë një kapital prej 30 milionë dollarësh.
Është e paqartë, se nga ku do të vijë kontributi proporcional i partnerëve shqiptarë në Air Albania në një shumë kaq të madhe (dhe e domosdoshme), dhe se si mund të shpjegohet mospërputhja ndërmjet deklarimit të Turkish Airlines në bursë dhe Statutit të kompanisë.

Fshehën 80 mijë euro, korrupsion në Komisionin e Vettingut

Gjyqtari Ardian Dvorani kaloi vetingun megjithëse Inspektoriati i Deklarimit të Pasurisë dhe DSIK vlerësoi se gjyqtari ka fshehur pasurinë dhe ai nuk mundi të justifikojë pasurinë as para KPK-së.
Është një nga vendimet më skandaloze të procesit të vetingut deri më tani, i cili krijon dyshime serioze për korruptimin e komisionit të vetingut.
Për komisionerët Etleda Çiftja, Roland Ilia dhe Firdes Shuli nuk kanë qenë problem as 80 mijë euro para fillimisht të padeklaruara, as sigurimi i një apartamenti pa kontratë dhe akt formal sigurimi, as dhurimi i pajustifikuar nga një kompani private, as qëndrimi në kundërshtim me Kushtetutën për më shumë se katër vjet në detyrë, as sugjerimi i ILDKPI-së për shkarkimin e tij dhe as të paktën 8 ankesa serioze nga qytetarë për gjykime të njëanshme.
Përballë këtyre problemeve, komisionerët zgjodhën të mos ndërmarrin asnjë hetim të paanshëm dhe serioz, por, përkundrazi, ata hartuan një raport, i cili rreket të justifikojë me argumenta qesharakë, pa konsiderata ligjore, pasurinë dhe veprimet e Dvoranit.
Raporti dhe vendimi i KPK-së për konfirmimin e Dvoranit vënë seriozisht në diskutim objektivitetin dhe profesionalizmin të supozuar të procesit të vetingut, dhe, në rastin konkret, lënë të dyshosh për korruptim apo ndikim të paligjshëm të anëtarëve të komisioneve të vetingut.
Më poshtë, Exit.al po sjell problemet kryesore të konstatuara me pasurinë dhe veprimet e Dvoranit, të nxjerra nga raporti i KPK-së dhe i ILDKPI-së.
1. Sigurimi në mënyrë të dyshimtë i një apartamenti
Ardian Dvorani deklaron se në vitin 2001 se ai ka përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 120 metra katrorë, paguar nga Albetelkom sha, ku ai shërbente si anëtar i Bordit Mbikqyrës të kompanisë, në atë kohë, shtetërore.

Apartamenti është blerë nga Albtelekom, përmes një kontrate sipërmarrje, nga një firmë ndërtimi. Por në kontratën ndërmjet Albtelekom dhe firmës së ndërtimt saktësohet se apartamenti kishte sipërfaqe 93 metra katrorë dhe me vlerë maksimale 34 mijë euro.
Ndërkohë apartamenti i deklaruar nga Dvorani si i marrë nga Albtelkom është 120 metra katrorë. Për më tepër midis Albtelekomit dhe Dvoranit nuk është firmosur asnjë kontratë shitje, ose një kontratë e thjeshtë kalimi. Sipas hipotekës së Tiranës, Dvorani nuk është as pronar i ligjshëm i apartamentit, pasi nuk e ka regjistruar atë në emër të tij.
Justifikimi i Dvoranit është se ai e ka përfituar apartamentin nga skema lehtësuese e strehimit për punonjësit e Albtelekom në periudhën kur ai ka qënë anëtar i Këshillit Mbikqyrës të Albtelekom. Ai deklaron se në vitin 2004 ka filluar të paguajë këstet e shlyrjes së apartamentit pranë Albtelekom.
Por në vitin 2013, Albtelekom, tashmë i privatizuar, ka vendosur t’ia falë Dvoranit shumën ende të papaguar me vlerë rreth 17 mijë dollarë, nga 34 mijë dollarë vlera totale e apartamentit.
Dvorani nuk jep ndonjë arsye pse Albetelom vendosi t’ja falë. Ai gjithashtu nuk ka arritur të justifikojë se pse ai ka përfituar një apartament me sipërfaqe 120 metra katrorë, kur kontrata e Albtelekomit me ndërtuesin është bërë për apartament me sipërfaqe 93 metra katrorë.
KPK, në mënyrë skandaloze, justifikoi mospërputhejn e sipërfaqeve me pohimin se ta kanë zbuluar se “ka qenë vullneti i Albtelekomit për t’ja shtuar sipërfaqen e banesës” Dvoranit. Është e paqartë se si KPK ka arritur të zbulojë “vullnetin” e një ndërmarrjeje publike dhe krejtësisht antiligjore që nuk mbështetet në vendime, procedura apo dëshmi dokumentare që vërtetojnë rritjen e siëprfaqes.
Nga ana tjetër, Dvroani nuk ka shpjeguar se si është e mundur që një kompani shtetërore i ka kaluar atij një apartament pa asnjë kontratë apo akt tjetër juridik, sikurse as ai dhe as KPK nuk kanë arritur të sjellin ndonjë informacion se si një kompani shtetërore ka lidhur kontrata me një ndërtues për apartamente për një anëtar të Këshillit Mbikqyrës, pa asnjë procedurë formale prokurorimi.

Po ashtu Dvorani nuk shpjegon as faktin që nuk e ka regjistruar në hipotekë apartamentin.
Por për këto boshllëqe apo gjendje të dyshmitë, KPK nuk ka shprehur ndonjë shqetësim.
2. Mos deklarimi i rreth 80 mijë euro gjendje në llogari bankare familjare
Në vetë deklarimin për vetingun më 31.01.2017, Dvorani dhe familjarët e tij—bashkëshortja, djali dhe prindërit—nuk kanë deklaruar një shumë prej 9,9 milionë lekë (afërsisht 80 mijë euro) në llogaritë e tyre bankare.
Këtë mosdeklarim ai e ka justifikuar se kishte harruar të dorëzonte fletët e deklaratave. Por, edhe pasi ai i dorëzoi fletët e munguara, informacioni i përfshirë në to përmbante vetëm gjendjen e fundit të llogarive dhe jo gjithë ecurinë e llogarive që nga momenti i krijimit, sikurse kërkohet ligjërisht, pra deklarimin e shtesave ose pakësimeve të gjendjes së llogarive në çdo vit përkatës të periudhës së mbuluar.
KPK shkruan, sërish në mënyrë qesharake, se subjekti nuk ka pasur “asnjë lloj motivi dhe qëllimi për fshehje pasurie, duke reflektuar një qëndrim kritik ndaj vetes për këtë pakujdesi, si dhe duke argumentuar ndërkohë mungesën totale të fshehjes së pasurisë (likuiditetet e padeklaruara)”. Në vendim, KPK nuk mban asnjë qëndrim lidhur me faktin se Dvorani ka raportuar vetëm shumën totale të parave, pa raportuar asnjë shtesë apo pakësim.
KPK nuk e ka quajtur shkelje këtë deklarim të cunguar edhe pse të paktën në një rast tjetër (shiko më poshtë) ajo e ka quajtur shkelje që ka kontribuar në moskualifikimin e një subjekti tjetër.
3. Qendrimi në detyrë përtej mandatit kushtetues
Ardjan Dvorani u zgjodh anëtar i Gjykatës së Lartë në 17 shkurt 2005 për një mandat 9 vjeçar. Mandati i tij përfundoi më datë 17 shkurt 2014, por edhe pse kanë kaluar më shumë se katër vjet nga kjo kohë, Dvorani vijon të ushtrojë detyrën dhe të japë gjykime, me justifikimin se ai ka të drejtë të qëndrojë deri sa të emërohet pasuesi i tij.
Në vitin 2016, 35 deputetë të Kuvendit i kërkuan Gjykatës Kushtetuese të shprehej mbi përfundimin e mandatit të Dvoranit. Në qershor 2016, Gjykata Kushtetuese, me vendimin 55, e shpalli antikushtetues atë pikë të ligjit që lejonte qëndrimin në detyrë pas mbarimit të mandatit të një anëtari të Gjykatës së Lartë derisa ai të zëvendësohej.

Por vendimi i Gjykatës Kushtetuese hyri në fuqi më 12 gusht, kur ai u botua në Fletoren Zyrtare, dy ditë pas pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të Kushtetutës, të cilat e kishin hequr farë nenin e vazhdimit të mandatit deri në zevendësim, por që nga ana tjetër në dispozitat tranzitore lejonin qëndrimin në detyrë të anëtarëve ekzistues të Gjykatës së Lartë deri në zëvendësimin e tyre.
Edhe pse rasti i tij ishte i pastër—ndryshimet kushtetuese e gjetën Dvoranin në detyrë për shkak të justifikimit të tij me një interpretim ligjor që gjykata Kushtetuese e hodhi poshtë—Dvorani ka vazhduar të qëndrojë në detyrë, duke vendosur kështu një precedent botëror, duke shërbyer mbi katër vjet pas mbarimit të mandatit.
KPK, edhe pse duhet të vlerësonte integritetin profesional të Dvoranit, e injoroi krejtësisht mbajtjen antikushtetuese nga Dvorani të postit të anëtarit të Gjykatës së Lartë.
I gjithë ky qendrim i KPK-së bie në kontrast të plotë me qëndrimin e saj në një rast tjetër, atë të prokurorit të apelit të Tiranës Gentian Trenova, i cili u shkarkua nga KPK disa javë para rikonfirmimit të Dvoranit.
Parregullsitë e mëposhtme, me të cilat u argumentua shkarkimi i Trenovës duken asgjë para parregullsive që KPK i quajti të pranueshme në rastin e Dvoranit:
1. “Pasurinë e vetme që zotëronte, një shtëpi banimi, me vlerë 20 mijë euro, burimi i financimit kredi e marrë në bankën Alpha Bank, e kishte kaluar në emër të prindërve për të marrë këta të fundit një kredi” duke e përdorur shtëpinë si kolateral. Kalimi i apartamentit tek prindërit ishte bërë me kontratë të rregullt dhurimi përpara noteres. Por ky veprim është konsideruar nga KPK si kontratë fiktive dhe e paregullt.
2. Gjithashtu, Trenova nuk ka arritur të justifikonte me fatura shpenzimet në shumën prej 800 mijë lekë kursime të ligjshme gjatë ceremonisë së tij të martesës në vitin 2007.
3. KPK ka quajtur shkelje pagesën e një bilete udhëtimi në Milano me vlerë 300 euro, e cila ndonëse është paguar nga institucioni i tij nuk është konsideruar si udhëtim pune.
Është e vështirë të besosh se një standard i tillë i dyfishtë është i rastësishëm dhe jo i paracaktuar për të favorizuar dikë dhe për të djegur dikë tjetër. Cilido qoftë motivimi është e qartë se ai përbën korruptim të paanshmërisë dhe ndershmërisë së procesit të vetingut.

“Exit.al”

Rama-Fusha, çmenduri në vjedhje, 6400 euro për një pishë, 2.4 milionë euro për 400 pisha!

Firma Fusha shpk, e përzgjedhura edhe e preferuara e kryeministrit Edi Rama dhe e kryebashkiakut Erion Veliaj ka përfituar së fundmi 2.6 milionë euro nga qeveria. Këtë radhë, për blerjen e 400 pishave me një çmim marramendës: 6500 euro copa.
Partia Demokratike e ka kallëzuar menjëhërë në Prokurori këtë shkelje të radhës, këtë abuzim pa garë dhe ku ligji shkelet me dy këmbët nga Veliaj për të favorizuar Fusha shpk.
Deputeti demokrat Klevis Balliu deklaroi para medias paradite: “Tani po kthehem nga Prokuroria ku dorëzova kallëzimin penal kundër kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera.
Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera, kompanisë Fusha shpk, së njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek sheshin Skënderbej dhe së njëjtës për të shembur Teatrin dhe ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit.Në kundërshtim të plotë me ligjin, Veliaj i ka dhënë Fusha shpk, 2.6 milionë euro për blerjen e 400 pishave! Ligji ëprcakton garë transparente, por për këtë firmë ligji eliminohet. Një pishë 6500 euro copa!”

Deklarata e plotë
Erion Veliaj ka shkelur ligjin në mënyrë flagrante për t’i dhënë miliona euro të tjera kompanisë “Fusha”, të njëjtës kompani që zgjodhën për të vjedhur tek Sheshi Skenderbej, të njëjtës kompani që po përdorin për të grabitur tokën e Teatrit Kombëtar për të ndërtuar kullat me paratë e drogës dhe korrupsionit.
Në kundërshtim të plotë me ligjin e prokurimeve, Erion Veliaj i ka dhënë kompanisë “Fusha” 2.6 milion euro për blerjen e 400 pishave. Ligji përcakton garë transparente, por kur bëhet fjalë për “Fushën”, për Maliqin e Bashkisë së Tiranës ligji shkelet dhe gara eliminohet. Për t’i dhënë “Fushës” 2.6 milionë euro, Erion Veliaj ka pranuar që një pishë të blihet me një vlerë marramendëse 6 500 euro copa.
Me 2.6 milionë euro Erion Veliaj mund të kishte ndërtuar një shkollë të standarteve më të mira, me pajisje të kohës, laboratorë dhe palestër, por ai zgjodhi të blejë pisha, disa prej të cilave janë tharë, të tjera janë prerë nga vete bashkia, edhe pse kanë kushtuar 6 500 euro copa.
Në prokurori kam paraqitur prova filmike dhe disa fotografi që tregojnë prerjen dhe tharjen e pishave, njësoj si palmat. Kundrejt kësaj situate, Erion Veliaj ka mbyllur sytë dhe Bashkia nuk ka marrë asnjë masë ndaj “Fushës”.

Në më pak se 3 vjet, Erion Veliaj i ka dhënë rreth 25 milionë euro kompanisë “Fusha”, gjysmën e të cilave pa garë.
Partia Demokratike ka treguar më herët se pronari i kompanisë Fusha, Shkëlqim Fusha, është familjar i afërt me Petrit Fushën që, deri dje, drejtonte Prokurorinë e Tiranës, dhe mbylli dosjen e Ardit Gjoklaj, ku Bashkia kishte përgjegjësi penale. Pas kësaj, Edi Rama dhe Erion Veliaj i dhanë Shkëlqim Fushës ndërtimin e sheshit Skënderbej dhe parkingut privat atje.
Dhe sa para duhet të paguajnë qytetarët e Tiranës që Veliaj të lajë borxhin me Fushajt në kurriz të drejtësisë për Arditin dhe duke vjedhur shqiptarët?!
I bëj thirrje Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, të mos pengojë hetimin për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës për aferën korruptive të 2.6 milionë euro për pishat e thara e të prera. Erion Veliaj duhet të përfundojë në burg përpara se vetingu të pastrojë zyrën e kryetarit të Bashkisë nga kryehajduti i Tiranës!”

 

Fati i Teatrit nesër në Kuvend, aktori i njohur lëshon alarmin: SOS, po ulëm kokën jemi kthyer në diktaturë!

Ditën e nesërme pritet që të kalojë në senacën plenare, vetëm me votat e mazhorancës varianti i ri që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar, me ndryshimin e vetëm që në garë pritet që të hyjnë dhe kompani të tjera përveç “Fushës’’.
Aktori Neritan Liçaj, një nga zërat më kritikë kundër shembjes së kësaj godine, dhe një nga ata që kanë dalë çdo pasdite në protestë, ka lëshuar alarmin SOS. Sipas Liçajt në rast se bie Teatri, i bie që të gjithë shqiptarët të iulin kokën dhe të kthehen në kohën e diktaturës.
“Me një veprim të paprecedentë qeveria dhe maxhoranca nesër do kalojë ligjin për prishjen e teatrit… praktikisht nesër instalohet diktatura e mirëfilltë…çfarë do bëjmë?!
S.O.S….kjo është këmbana e alarmit për të gjithë…duhet rezistencë gjithpërfshirëse…nëse kemi një fije dinjitet dhe nder..të dalim dhe t’i themi jo diktaturës.
Po ra teatri, bie gjithçka…po ulëm kokën, më keq do bëhet sepse këta s’pyetkan as për ligj as kushtetute as B.E….dhe asgjë… u kthyem në kohën e diktaturës që s’pyeste për asgjë .S.O.S”, shkruan aktori në rrjetet sociale.

Çelja e negociatave, Ministri gjerman “i pret krahët” Ramës

German Foreign minister Heiko Maas gives a joint press conference with President of Commission Jean Claude Juncker (unseen) after their bilateral meeting on April 13, 2018 at the EU headquarters in Brussels. / AFP PHOTO / JOHN THYS (Photo credit should read JOHN THYS/AFP/Getty Images)

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, po zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij Ditmir Bushati, Maas ndonëse mbështeti hapat e ndërmarrë nga Shqipëria për integrimin në BE, u shpreh se qershori i 2019 nuk është domosdo një çelje negociatash.
Ky qëndrim i Maas, “i pret krahët” kryeministrit Rama, i cili është shprehur i sigurt për çeljen e negociatave në qershor 2019.
Mas u shpreh se duhet të vijojnë më tej reformat që Shqipëria të përparojë në hapat e integrimit europian.
Më tej u ndal edhe tek korrigjimi i kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, ku tha se do të ishte një precendet në Ballkan, dhe shkakton frikë për trazira e destabilizim të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, Ballkani duhet të integrohet në BE dhe nuk duhet që Evropa, të ndahet në vende të klasit të parë apo të dytë. Mass deklaroi se kemi nevojë për një Evropë të bashkuar, e ky do të jetë prioriteti i Ministrisë së Jashtme Gjermane.

Maas, takime me Ramën, Bashën dhe komisionin e Vetingut

Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas mbërriti të mërkurën, 19.09.2018, në Tiranë, për një vizitë zyrtare në kuadër të një turi ballkanik, të nisur në fillim të kësaj jave në itinerarin Bukuresht – Shkup- Tiranë – Athinë.
Burime zyrtare nga Ministria e Jashtme e Gjermanise pohojnë se në krye të axhendës së vizitave në këto 4 vende është ”një Europë e Bashkuar”. Ministri Maas citohet nga Ministria e Jashtme Gjermane të ketë deklaruar para fillimit të këtij turi se “Europa nuk mund të ndahet në rajone gjeografike – për ne ka vetëm një Europë”.
I pyetur nga korrespondentja e DW në Tiranë, Ani Ruci, nëse zgjerimi i BE, perspektiva europiane e Shqipërisë dhe në përgjithësi e vendeve të Ballkanit Perëndimor, do të jetë tema qendrore e bisedimeve politike, Ministri Maas, tha: “Që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë merituar një perspektivë reale të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, kjo për mua është e qartë. Është mbresëlënëse se sa entuziastë janë njerëzit e këtij rajoni për vlerat e unionit tonë. Por në fund vendimtare do të jetë, nëse qeveritë kanë arritur të përmbushin kushtet për anëtarësim dhe kjo do të jetë e mundur vetëm nëse reformat për më shumë demokraci, shtet ligjor dhe qeverisje më të mirë do të çohen përpara në mënyrë të vendosur. Gjermania është e gatshme të vazhdojë ta mbështesë më tej Shqipërinë në këtë rrugë”.

Gjermania – mbështetje politike Shqipërisë në tri drejtime kryesore
Shqipëria synon të përmbushë kushtet dhe të meritojë hapjen e negociatave të anëtarësimit vitin e ardhshshëm. I pyetur nga DW për drejtimet kryesore të mbështetjes së Gjermanisë në realizimin e këtij synimi, Ministri i Jashtëm gjerman, Maas tha: “Fakti që bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë mund të çelen duke nisur prej vitit 2019, tregon vlerësim për përpjekjet e bëra deri më tani. Veçanërisht reforma në drejtësi ishte dhe vazhdon të jetë, në vlerësimin tim, një hap domethënës. Ne presim që të vijohet më tej në këtë rrugë dhe të shohim suksese të dukshme, në mënyrë të veçantë përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Gjermania jep mbështetjen e saj politike në këtë drejtim përmes angazhimit të këshilltarëve të nivelit të lartë si dhe në kuadër projektesh të ndryshme”.
Mbështetja dhe promovimi nga Gjermania i perspektivës europiane të Shqipërisë motivohet edhe nga roli i saj pozitiv në stabilitetin e rajonit . Ministri Maas e ka quajtur Shqipërinë ” një spirancë të stabilitetit në rajon”.
Ministri Maas: Gjermania e ka njohur Kosovën si shtet multi – etnik
Për Gjermaninë stabiliteti i Ballkanit Perëndimor përbën një interes strategjik të BE. Debati i nxehtë ndërkombëtar, muajin e kaluar, pro & kundër ndryshimit të kufijve mes Serbisë dhe Kosovës, nxorri në dritë ?ështjen e cënimit të stabilitetit në rajon dhe potencilit të shndërrimit të Ballkanit përsëri në “fu?i baruti të Europës”. Vetë Ministri Maas është shprehur skeptik lidhur me ndryshimin e kufinjve, si opsion për normalizimin e marrdhënieve Kosovë – Serbi.
I pyetur nga DW për arsyet kryesore të skepticizmit të tij ndaj këtij opsioni, të lënë të hapur nga Vuçiç, Ministri i Jashtëm Maas tha:

“Gjermania e ka njohur Kosovën mbi bazën e Planit të Ahtisarit si shtet multietnik. Pjesë e perspektivës evropiane është edhe fakti i bashkëjetesës në paqe dhe me të drejta të barabarta mes njerëzve, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike dhe kulturore. Përpjekja për të shtyrë kufijtë, pikërisht për të eliminuar këtë larmi ka qenë, në të shkuarën, shkak vuajtjesh të pafundme. Ndaj ide të tilla i konsideroj jo vetëm si pak rezultative, por ato rrezikojnë të rihapin shumë plagë të vjetra në rajon”.
Mbështetja e Gjermanisë – e pazëvendësueshme për Shqipërinë
Ministri i Jashtëm shqiptar, Ditmir Bushati, në prag të vizitës së homologut të tij gjerman Heiko Maas në Tiranë, e konsideron “të pazëvendësueshme” mbështetjen e Gjermanisë për Shqipërinë. Kjo mbeshtetje eshte e tille pasi mbështetja politike e Gjermanisë në afrimin e Shqipërisë me BE është shoqëruar me një mbështetje të fuqishme financiare. Gjermania është donatorja më e madhe financiare e Shqipërisë me rreth një miliard dollarë, që në nivel botëror përbën ndihmën më të madhe financiare gjermane për frymë të popullsisë. Bashkëpunimi ekonomik për zhvillim, Gjermani-Shqipëri, që sivjet shënon 31 vjetorin e tij, është cilësuar “i shkëlqyer” nga ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schütz.
Ministri i jashtëm gjerman Maas do të zhvillojë sot bisedime me homologun e tij Bushati, kryeministrin Rama, liderin e opozitës Basha dhe përfaqësues të Komisionit të Vettingut.

Kërcënimi i deputetit Shehaj nga banda, Berisha publikon videon: Akt kriminal i Ramës ndaj opozitës!

Ish-Kryeministri Berisha shkruan në një postim në Facebook se, kërcënimi ndaj deputetit të PD, Agron Shehaj në Jalë nga zyrtari i qeverisë, Fatmir Meta është një akt kriminal dhe armiqësor i kryeministrit Rama ndaj opozitës. Në mesazhin e publikuar sot bashkë me videon, ku dëgjohen qartë kërcënimet e Fatmir Metës ndaj deputetit Shehaj, që mbron të drejtat e qytetarëve që po u shembej prona, Berisha shprehet se kërcënimi nga bandat e narkoqeverisë i deputetit të Vlorës, Agron Shehaj përbën një akt kriminal dhe armiqësor të Edvin Kristaq Ramës ndaj opozitës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha në Facebook
“Kërcënimi nga bandat e narkoqeverisë i deputetit të Vlorës, Agron Shehaj, në detyrë e në mbrojtje të ligjit dhe të drejtave të qytetareve, përbën një akt kriminal dhe armiqësor të Edvin Kristaq Ramës ndaj opozitës. Shikoni videon e mëposhtme!”

Kercenimi nga bandat e narkoqeverise i deputetit te Vlores Agron Shehaj, ne detyre e ne mbrojtje te ligjit dhe te drejtave te qytetareve, perben nje akt kriminal dhe armiqesor te Edvin Kristaq Rames ndaj opozites.Shikoni videon e meposhtme! sb

Gepostet von Sali Berisha am Mittwoch, 19. September 2018

PD kallëzon penalisht Fatmir Metën pas kërcënimeve ndaj deputetit Shehaj
Partia Demokratike, ka kallëzuar në Prokurorinë e Vlorës, kreun e IKMT-së, Fatmir Meta, pasi ky i fundit ka kërcënuar deputetin demokrat, Agron Shehaj.
Ka qenë kreu i grupit parlamentar i PD-së, Edmond Spaho, i cili ka depozituar në prokurorinë e Vlorës kallëzimin penal për Fatmir Metën.

Kallëzimi penal ndaj Fatmir Metës
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE
Tiranë, më 18.09.2018
K A L L Z I M P E N A L
KALLZUES: Grupi Parlamentar i Partise Demokratike Përfaqësuar nga Kryetari, z. Edmond Spaho
ME OBJEKT: ?Kallzim i veprës penale të “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 238 dhe 248 të Kodit Penal.
KUNDER:?Fatmir Meta, punonjës i Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT)
BAZA LIGJORE: ?Nenet 280, 283 të K.Pr.Penale dhe nenet 238 dhe 248 të Kodit Penal.
DREJTUAR: ?PROKURORISË PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË, VLORË
I nderuar z. Prokuror,
Bazuar ne nenet 280 dhe 283 të K.Pr.Penale parashtrojmë këtë kallzim penal për vepren penale të sipërcituar, duke parashtruar rrethanat e fakteve konkrete ku bazohet kallzimi, provat me të cilat vërtetohen këto fakte, si dhe dispozitat ligjore penale të cënuara.
I. RRETHANAT E FAKTEVE
Më datë 18.09.2018, deputetët e Partisë Demokratike të Qarkut të Vlorë, znj. Nada Meçorapaj dhe z. Agron Shehaj, janë njoftuar nga banorët e Jalës, Vlorë, për një ndërhyrje të dhunshme dhe të paligjshme nga institucionet shtetërore në pronat e tyre private. Në përmbushje të funksionit të tyre kushtetues, si deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe përfaqësues të popullit, të dy deputetët kanë shkuar në zonën ku po vepronte IKMT, e ndihmuar nga Policia e Shtetit, dhe ku kishte filluar aksioni i prishjes së disa banesave.

Banorët e zonës ngritën shqetësimin e tyre se prishja e banesave, po kryhej pa asnjë akt zyrtar njoftimi paraprak, pa marrë asnjë masë për strehimin e familjeve që dilnin të pastrehë nga ky aksion, si dhe pa asnjë mundësi për të marrë pasurinë e tyre që ndodhej brenda banesave. Bazuar në shqetësimin e thellë të shprehur nga banorët e zonës, deputeti Agron Shehaj, në përputhje me ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, ku sanksionohet se: “Deputeti ka të drejtë të kërkojë shpjegime për çdo çështje që ka të bëjë me përmbushjen e detyrës së tij, nga ministrat ose nga drejtuesit e institucioneve të tjera qendrore, si dhe nga drejtuesit e çdo institucioni tjetër në administratën publike ose të qeverisjes vendore.”, ka kërkuar shpjegime nga drejtuesit e aksionit të IKMT, si dhe aktet zyrtare mbi bazën e të cilit po kryhej e gjithë procedura e prishjes së banesave.
Shtetasi Fatmir Meta, punonjës i Inspektoratatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT), në shpërdorim të detyrës dhe me sjellje të paligjshme, jo vetëm nuk ka përmbushur detyrimin për të dhënë shpjegime dhe për të paraqitur të gjithë dokumentacionin ligjor që justifikonte ligjërisht aksionin, por nëpërmjet akteve të drejtëpërdrejta, ka dhunuar e kanosur, jo vetëm banorët e prekur nga aksioni, por edhe deputetin e Partisë Demokratike z. Agron Shehaj, madje duke ju drejtuar me fjalët “Mbaje mend këtë fytyrë. Nga Vlora jam unë”.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike, e konsideron akt mafioz trajtimin barbarë të qytetarëve të prekur nga aksioni, dhunimin flagrant të të drejtave të njëriut, si dhe akt kriminal kërcënimin dhe fyrjen e qytetarëve dhe të deputetit Shehaj, në krye të detyrës.

Akti i dhunshëm ndaj qytetarëve dhe mohimi i të drejtës për të ndjekur në rrugë gjyqësore pretendimin e tyre mbi pronësinë apo për t’i mundësuar strehim apo marrjen e pasurisë së tyre brenda banesave, pa asnjë proces të rregullt ligjor, përbën shpërdorim të detyrës, nëpërmjet akteve që bien ndesh me legjislacionin në fuqi. Nga ana tjetër, akti i kërcënimit ndaj Agron Shehaj është bërë për shkak të detyrës publike që ai kryen, si deputet i Partisë Demokratike (partisë më të madhe të opozitës në vend).
Akti i sotëm banditesk ndaj qytetarëve dhe deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, nga shtetasi Fatmir Meta, është një tjetër provë se në Shqipëri, Edi Rama ka ngritur një infrastrukturë kriminale e mafioze për ti mbyllur gojën qytetarëve dhe opozitës, duke mos u ndalur vetëm tek dhunimi flagrant i të drejtave të njeriut, por edhe tek kërcënimi mafioz ndaj një zyrtari të lartë të opozitës, siç është deputeti i Kuvendit të Shqipërisë.
Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, denoncon këtë veprim kriminal mafioz të kryer nga Fatmir Meta, si një agresion terësisht penal. Është detyrë e organit të akuzës që të ndërmarrë veprimet e duhura ligjore për të dënuar fuqishëm këto akte banditeske, duke bërë jo vetëm drejtësi, por edhe transparencë të plotë për cdo person që ushtron një funksion publik, por që nuk ndahet dot nga veprimtaria e tij kriminale ndër vite!
Ngjarje të tilla kriminale dhe të përsëritura, kërkojnë veprim të shpejtë të organit të akuzës për të frenuar agresionin e paprecedent ndaj qytetarëve dhe opozitës në vend. Për këtë arsye, kërkojmë nga organi i prokurorisë, që në përputhje me atributet e njohura nga Kushtetuta dhe ligji, të veprojë pa vonesë dhe me profesionalizëm të lartë, ndaj këtye personave me rrezikshmëri të lartë shoqërore, pavarësisht se se janë të veshur me “kostumin” e zyrtarëve publikë.

II. LIGJI I APLIKUESHEM
Kodi i procedures Penale, ne nenet e tij 280 dhe 283 parashikon se:
?Neni 280
?Marrja dijeni për veprën penale
Prokurori dhe policia marrin dijeni për veprën penale me iniciativën e vet dhe me njoftimin e bërë nga të tjerët…..
Neni 283
Çdo person që ka marrë dijeni për një vepër penale që ndiqet kryesisht duhet ta kallëzojë atë. Në rastet e caktuara me ligj kallëzimi është i detyrueshëm…..
Nga ana tjeter Kodi Penal ne nenet 238 dhe 239 te tij parashikon se:
Neni 238
Kanosja për shkak të detyrës
Kanosja serioze për vrasje apo për plagosje të rëndë, që i bëhet punonjësit që kryen një detyrë shtetërore apo një shërbim publik, për shkak të veprimtarisë së tij shtetërore ose të shërbimit, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.
Neni 248
Shpërdorimi i detyrës
Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a e mosveprimeve në kundërshtim me ligjin, që përbën mospërmbushje të rregullt të detyrës, nga personi që ushtron funksione publike, kur i kanë sjellë atij ose personave të tjerë përfitime materiale ose jomateriale të padrejta a kanë dëmtuar interesat e ligjshëm të shtetit, të shtetasve dhe të personave të tjerë juridikë, nëse nuk përbën vepër tjetër penale, dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

III. ANALIZA LIGJORE E FAKTEVE
Jo vetem per Grupin Parlamentar te Partise Demokratike, por per te gjithe deputet e Kuvendit te Shqiperise, eshte jashtezakonisht e rendesishme te kujdeset per ushtrimin normal te jetes politike në vënd, si dhe standardeve të demokracisë funksionale, ku roli i opozitës është i patjetërsueshëm.
Eshte po ashtu e rendesishme qe te gjithe partitë politike në vend, te kene si prioritet te tyre, perfaqesimin e interesave të qytetarëve shqiptar, duke denoncuar publikisht çdo fenomen apo veprimtari që bie ndesh me interesat e tyre të ligjshme.
Por eshte akoma me e rendesishme qe marrdheniet juridike te vendosura per mbrojtjen e jetes se qytetarëve shqiptar dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht në mbrojtje të pronës së tyre apo gjate ushtrimit te misionit të tyre në shërbim të publikut, te jene te garantuara e te paprekshme. Eshte detyre e pare, e organeve dhe agjencive te ligjit, qe te garantojne jeten dhe dinjitetin e cdo ofruesi të shërbimit publik, ashtu si dhe jeten e cdo qytetari, duke reaguar ne menyre te shpejte dhe efikase, ndaj çdo shkelesi te ketyre te drejtave, ndaj çdo dhunuesi, agresori, duke e bere qarte, se shkelja e ligjeve ne kete vend denohet, madje denohet ne menyre te shpejte dhe efikase.
I vendosur ne tolerancen zero ndaj dhunuesve dhe agresoreve, edhe kur keta mbajne funksione zyrtare, Grupi Parlamentar i Partise Demokratike, e çmon si te domosdoshem denoncimin prane organeve perkatese te ndjekjes penale per cdo subjekt, i cili ne menyre te hapur dhe te qarte, dhunon qytetarët, cënon të drejtat e tyre themelore, si dhe agreson verbalisht, cdo qytetar dhe as më tepër një funksionar opozitar.
Duke qene te bindur ne luften ndaj ketyre fenomeneve, ne çmojme se veprime te tilla si ato te shtetasit të akuzuar Fatmir Meta, demtojne rende demokracinë funksionale në vend, si dhe marredheniet juridike te vendosura per mbrojtjen dhe mirefunksionimin e shtetit ligjor dhe te se drejtes ne Shqiperi.
Ne kete kontekst rrethanat e fakteve te paraqitura ne kete kallzim na bindin se jemi para rasteve te kryerjes se vepres penale te parashikuara nga nenet, 238 dhe 248 të Kodit Penal. Themi se me veprimet e tij i akuzuari, ka kryer keto vepera pasi:

1- Me veprimet e tij, agresive, teresisht te kundraligjshme, ka dhunuar banorët e zonës së Jalës dhe ka ndërmarrë veprime aktive ndaj pronës së tyre, në shkelje flagrante të legjislacionit në fuqi. Nga ana tjetër, duke kanosur deputetin e Partisë Demokratike për shkak të ushtrimit prej tij të një misioni publik, i akuzuari ka konsomuar qarte elementet e vepres penale, objektin dhe anen objektive te krimit të “Kanosje për shkak të detyrës”, dhe “Shpërdorim i detyrës”. Dhunimi i banorëve dhe prishja e banesave të tyre, pa asnjë njoftim paraprak dhe pa asnjë paralajmërim, duke i mohur të dretjën e ankimit gjyqësor apo duke i mohuar të drejtën të marrin pasurinë e tyre brenda banesave, përbën akt kriminal, që është i dënueshëm penalisht sipas nenin 248 të Kodit Penal. Për më tepër, kanosja e kryer nga i akuzuari Fatmir Meta, eshte kryer ndaj nje personi që kryen një shërbim publik, i cili ka qene duke kryer detyren e tij, si deputet dhe përfaqësues i popullit. Eshte po keshtu shume e qarte se kjo kanosje ka ardhur si pasoje e qarte dhe e dukshme e veprimtarise qe ka qene duke kryer z. Shehaj.
2- Subjekti i vepres penale, është i akuzuari Fatmir Meta, i cili sipas të gjitha të dhënave të siguruara prej nesh, ka drejtuar aksionin për prishjen e banesave të qytetarëve dhe dhunimit masiv të të drejtave të tyre, si dhe me veprime aktive ka kanosur një deputet gjatë ushtrimit të detyrës.
3- Qellimi dhe elementet e tjere te kesaj vepre, dashja direkte dhe veprimet konkludente, jane evidente dhe ngelen per tu provuar edhe nga hetimi i shpejte dhe efikas qe ju do te kryeni ne lidhje me te kete veper te rende agresive te denueshme nga ligji.
Në fakt veprime të tilla kriminale dhe të ulta, janë të pritshme nga zyrtarët publikë, të cilët kanë qenë të përfshirë edhe më parë në akte kriminale, sic është rasti i shtetasit Fatmir Meta. Shtetasi Fatmir Meta, ka qenë shefi i komisariatit të Tropojës në periudhën më të errët, të vitit 1998. Me makinën e tij, një bandë kriminale udhëtoi më 12 shtator 1998 për në Tiranë dhe i bëri atentat heroit të demokracisë Azem Hajdari. Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush dhe nën përgjegjësinë e plotë të Fatmir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandën e Haklajve që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.
I nderuar z. Prokuror i Përgjithshëm,
Shprehim gadishmerine tone te plote, per t’Ju mbeshtetur ne gjithe veprimtarine tuaj gjate ketij hetimi, te bindur se ju do te angazhoni seriozisht institucionin tuaj, per te ndalur dhunimin barbar të të drejtave të qytetarëve, agresorin ndaj tyre dhe kanosjen e zyrtarëve të opozitës, duke vene para drejtesise sipas procedures perkatese, te akuzuarin Fatmir Meta.
Në pritje të një reagimi të shpejtë dhe efikas nga ana Juaj,
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISE DEMOKRATIKE
KRYETARI
EDMOND SPAHO