18.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Vrasësi i Azemit kërcënon deputetin e PD, Basha paralajmëron Ramën: Do mbash përgjegjësi me kokën tënde

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dënuar ashpër dhunën verbale që ushtroi sot kreu i IKMT-së në Jalë, ndaj deputetit Agron Shehaj. Basha tha se, Fatmir Metaj, i njohur ndryshe si Fatmiri i Nasibesë, ka një të shkuar kriminale, pasi është pjesëmarrës në vrasjen e heroit të demokracisë Azem Hajdari.
Ndërkohë Basha ka patur dhe një paralajmërim të fortë për kryeministrin Edi Rama, duke thënë se do të mbajë përgjegjësi me kokën e tij, në rast se preken përfaqësuesit e opozitës.
Deklarata e plotë e Bashës
Edi Rama çoi në Jalë forca të shumta policore për të grabitur tokën e çmuar të Jalit. Ndërhyrja ka qenë e dhunshme, e paligjshme dhe kanë arrestuar edhe të mitur
Sipas dëshmive të banorëve, toka do t’i kalojë në pronësi Ministrisë së Mbrojtjes për t’u shndërruar më pas në pasuri të miqve të Ramës.
Banorët vunë në dukje se qeveria po shemb ndërtesat e tyre pa lajmërim, me pretendimin se janë pa leje, ndërsa kompleksin e Alban Xhillarit, një nga financuesit kryesorë të pasurisë 200 milionë eurosh që OSBE ka deklaruar se Edi Rama posedon, pra kompleksin e Alban Xhillarit, donatorit të Edi Ramës, që ka zaptuar të gjithë bregun e Jalit, nuk e prek.
Deputetët e PD Agron Shehaj dhe Nada Meçorapaj u nisën pasi konflikti ne Jalë shpërtheu dhe policia po dhunonte banorët.
IKMT dhe Policia u sollën si banditë me banorët dhe me deputetët e opozitës.
Kryeinspektori Fatmir Meta, Farmiri i Nasibesë siç njihet ndryshe, kërcënoi deputetin e PD, Agron Shehaj, ndërsa Shehaj po bënte detyrën në krah të qytetarëve, duke i kërkuar kryeinspektorit llogari për veprimet e tij antiligjore.

Për ata që nuk e njohin se janë të rinj ose për ata që e kanë harruar historinë e 20 vjetëve më parë, Fatmir Meta është ish-shefi i komisariatit te Tropojes në periudheën më të errët.
Me makinën e shefit të komisariatit të Tropojës Fatmir Meta, banda udhëtoi më 12 shtator 1998 për në Tiranë dhe i bëri atentat heroit të demokracisë, Azem Hajdari.
Po atë natë, me makinën e shefit të tyre Fatmir Meta, banda e veshur me uniformën e policisë u kthye në Tropojë e pandaluar nga askush.
Nën përgjegjësinë e plotë të Fatnir Metës, komisariati i Tropojës veshi nën uniformë bandën e Haklajve që terrorizuan të gjithë veriun e Shqipërisë.
Gjateë kësaj periudhe në territorin ku drejtonte rendin dhe sigurinë publike së bashku me bandën, u vodh 3 herë banka e kursimeve të Tropojës dhe u vranë 86 qytetarëe, nje prej të cilëve oficer i Policiseë së Shtetit, brenda ambienteve të komisariatit. Të gjitha me autor bandën e Haklajve.
Fatmir Meta u emërua në krye të komisariatit të Tropojës pasi shërbeu si anëtar i bandës së Zani Çaushit. Që prej ardhjes së Edi Ramës në pushtet, bashkëpunëtori në vrasjen e Azem Hajdarit, i shërben bandës së Edi Ramës.
PD do të depozitojë një kallëzim për kryebanditin Fatmir Meta. Drejtësia e ka shpëtuar njëherë për vrasjen e Azem Hajdarit, kamikazët e Edi Ramës në drejtësi mund t’ia bëjnë të lehtë ta lër pak muaj, por rrota e drejtësisë do të kapë për bishti.
Ndërsa padronit të tij, Edi Ramës po i jap këtë paralajmërim: një fije floku po iu prek çdo deputeti apo përfaqësuesi të opozitës nga banditi yt Fatmir Meta apo banditët e tjerë që ke lëshuar si zagarë në të gjithë Shqipërinë, përgjegjësinë do ta mbash ti dhe vetëm ti Edi Rama me kokën tënde.

800 mijë lekë një uniformë e urgjencës!

Rreth 80 000 lekë (të reja) i ka kushtuar buxhetit të shtetit uniforma për një punonjës të “Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore”, nga këto rreth 70 000 lekë të reja rrobat dhe pak më shumë se 10 000 lekë këpucët.
“Boom” ka zbardhur çmimet marramendëse të çdo pjese të kësaj uniforme, ku një xhup dimëror për stafin e urgjencës ka kushtuar 30 100 lekë të reja, 15 300 mijë lekë është çmimi i pantallonave dimërore dhe 10 500 atyre verore.
Hije të forta dyshimi ngrihen mbi procedurën e realizimit të këtij tenderi, ku gazetarët e “Boom” zbuluan ndryshimet që ju bënë gjatë rrugës specifikimeve teknike, përmes një shtojce.
Më konkretisht: Nëse pantallonat dimërore me vlerë 15 300 lekë, në dokumentet standarde të tenderit, fillimisht u kërkua të kenë në përbërje 98% pambuk dhe 2 për qind elastan, në shtojcë kjo ndryshohet dhe kërkohet realizimi i tyre me material 84 % poliestër dhe 16% elastan.
Kur bëhet fjalë për uniformat e stafit të urgjencës mjekësore, çmimet e të cilave konkurrojnë edhe ato të veshjeve firmato, e ku kriteri bazë është higjiena, as që mund të justifikohet përveçse me dallavere, fakti se nga pambuk, përbërja e tyre u kthye në poliestër!!!
Të pyetura zyrtarisht në lidhje me këtë fakt, “Qendra Kombëtare e Urgjencës Mjekësore” , por edhe “Drejtoria e Prokurimeve të Përqendruara”, kanë heshtur.
Gjithë këtë investim në fasadën e shërbimit të urgjencës e promovoi edhe vetë Ministrja e Shëndetësisë Oferta Manastirliu, gjatë muajit korrik të këtij viti.

Skandali në Komision/ Akt lufte ndaj qytetarëve, miratohet ligji antikushtetues për shembjen e Teatrit

Qeveria i ka shpallur luftë qytetarëve duke miratuar një ligj të ri për shembjen e Teatrit në shkelje të plotë të procedurave parlamentare dhe duke I mohuar Presidentit që të shprehet me dekret për ndryshimet në ligj. Presidenti Meta e ktheu për rishqyrtim ligjin për Teatrin duke e konsideruar atë si antikushtetues. Mazhoranca miratoi sot dekretin e Presidentit duke e konsideruar ligjin si antikushtetues dhe menjëherë më pas votoi në favor të amendamenteve që I hapin rrugë prishjes së Teatrit, por duke mos lejuar që për këtë të shprehet me dekret Presidenti.
E gjithë seanca ka zgjatur jo më shumë se 10 minuta. Deputetët e opoziutës kanë argumentuar se duhet të bëhet ligj i ri për Teatrin, por deputetët e mazhorancës votuan ndryshimet në dekretin e Presidentit me qëllim për ti mohuar atij shqyrtimin e ligjit të ri përmes dekretit presidencial.
Me urgjencë Rama pritet të kalojë menjëherë për miratim nesër në seancë plenare në Parlament ligjin për shembje të Teatrit duke qenë një provokim i hapur ndaj qytetarëve. Paligjshmëria me të cilin kaloi ky ligj paralajmëron një akt lufte për qytetarët, të cilët tani uhet të organizohen për të mbrojtur me çdo çmim Tetatrin nga lukunia e mafias në pushtet që kërkon ta shembë për ta privatizuar truallin për ndërtim kullash.
Kryetari i Komisionit Eduard Shalsi në deklaratën e tij u shpreh se ka disa sugjerime për ligjin për teatrin dhe drafti po përpilohet ku do të ketë ndërhyrje në disa nene.
“Ka disa sugjerime në Komision për teatrin. Po përpilojmë draftin, do të ketë ndërhyrje në disa nene”, tha Shalsi.
Por deputetja demokrate Albana Vokshi ka replikuar ashpër me të ku është shprehur se nuk ka asnjë dyshim se ligji Rama-Fusha është kriminaldhe duhet të rrëzohet.
“Lgji Rama-Fusha është kriminal. Sa herë ka projekt kriminla relator është Ilir Beqja”, tha ajo.
Debati u shoqërua me tension dhe kjo çoi në ndërprejen e mbledhjes së komisionit.
Ndërkohë Kuvendi ka kërkuar mendim të autoritetit të Konkurrencës.

Dhurata 400 milionë dollarëshe për Erdogan dhe kritikat

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pranoi një avion luksoz prej 400 milionëdollarësh nga emiri i Katarit javën e shkuar, duke shkaktuar një valë kritikash ngakundërshtarët politikë.
Në përgjigje të akuzave, Erdogan tha të hënën se avioni Boeing 747-8 ishte një”dhuratë” nga emiri Tamim Bin Hamad Bin Al Thani, duke hedhur poshtëpretendimet se avioni ishte blerë. Udhëheqësi turk u tha gazetarëve se Ankarajakishte qenë e interesuar për ta blerë avionin, por emiri këmbënguli ta ofronte atë sidhuratë.
Zoti Erdogan pohoi gjithashtu se avioni i përkiste popullit të Turqisë dhe jo atijpersonalisht, duke shtuar se ai do ta përdorte avionin për udhëtimet e tij. Sipasnjoftimeve, avioni ka disa salla konferencash madje edhe një spital funksional. Aeroplani i madh është projektuar për të transportuar 76 pasagjerë.
Presidenti turk e bëri të ditur çmimin prej 400 milionë dollarësh të avionit pasi u përball me pyetje lidhur me koston dhe kur një anëtar i partisë opozitare kërkoihetim zyrtar për çështjen. Erdogan është vënë para kritikash në të kaluarën përshpenzime të tilla si një pallat presidencial dhe një flotë automjetesh luksoze. Turqiapo përballet me inflacionin dyshifror dhe vështirësi valutore.
Doha ka kërkuar lidhje më të ngushta me Ankaranë, pasi marrëdhëniet midis Katarit dhe fqinjëve të tij në Gjirin e Arabisë janë përkeqësuar lidhur me mbështetjen e supozuar të këtij vendi për ekstremistët myslimanë. Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Bahreini dhe Egjipti prenë marrëdhëniet diplomatike, tregtare dhe të transportit me Katarin vitin e kaluar, duke thënë se ai mbështet terrorizmin. Katari i ka mohuar akuzat.

Dieta që përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra ju ndihmon të jetoni më gjatë

????????????????????????????????????

Është bërë e zakonshme të shohim se aktivitetet e ndryshme i zvogëlojnë rreziqet e vdekjes së parakohshme, siç është gjumi i mirë gjatë vikendit apo konsumimi i tri kafeve në ditë.
Sidoqoftë, tani një studim i ri pohon se një dietë antipezmatuese e cila përfshin çokollatë, verë të kuqe dhe birra mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë.
Hulumtuesit polakë kanë kryer një studim me 70,000 persona, stilet e jetesës të të cilëve janë ekzaminuar për një periudhë 16-vjeçare.
Studimi, i cili është publikuar në ‘Journal of Internal Medicine’, ka krahasuar shkallën e vdekshmërisë të atyre që kanë ndjekur një dietë antipezmatuese dhe atyre që nuk e kanë bërë të njëjtën gjë.
Ekipi ka konstatuar se ata të grupit të parë, pra ata të cilët hanë rregullisht pemë, perime, çaj, kafe, arra, çokollata dhe sasi të moderuar të verës së kuqe e birrave, kanë 18% rrezik më të ulët të vdekjes nga cilido shkaktar.
Veç kësaj, ata kanë 20% rrezik më të ulët të sëmundjeve kardiovaskulare dhe 13% rrezik të reduktuar nga vdekja nga kanceri.

Kosova nis protesta kundër Thaçit, thirrja e Albin Kurtit

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka mbajtur sot një konferencë për media, përmes së cilës ka ftuar të gjithë qytetarët, anëtarët e partive politike dhe organizatat që të marrin pjesë në protestën të cilën do ta organizojë Vetëvendosja me datën 29 shtator. Ai ka thënë se kjo protestë po organizohet për ta mbrojtur Kosovën nga Presidenti Thaçi dhe se një popull nuk i nënshtrohet një njeriu.
Kurti në konferencën e sotme për shtyp ka theksuar edhe një herë qëndrimin e partisë së tij ndaj Presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, duke thënë se situata në vend është e rëndë dhe se Thaçi duhet ndalur, pasi ai nuk ka mandat për bisedime me Serbinë dhe se duhet ndalur kjo aventurë personale e tij, siç e ka quajtur Kurti.
“Situata politike në Kosovë është e rëndë, sidomos nga ndërmarrja e Presidentit Hashim Thaci për dialog me homologun e tij presidentin serb, pa mandat nga Kuvendi, pa parime për dialogun, pa ekip gjithëpërfshirës. Kjo aventurë personale e Presidentit të Kosovës duhet ndalur. Ky president nuk ka as legjitimitet, as kompetencë e as kredibilitet”, është shprehur Kurti.
Po ashtu, Kurti ka folur edhe për zgjedhje të reja, pasi sipas tij, situata socio-ekonomike në Kosovë është në gjendje të rëndë, për shkak të mungesës së progresit dhe keq qeverisjes nga Kryeministri Ramush Haradinaj.
“Edhe gjendja socio-ekonomike në Kosovë është e rëndë, për shkak të mungesës së zhvillimit dhe progresit, dhe teprisë së keq qeverisjes e korrupsionit nga skandalet e shpeshta të Kryeministrit dhe kabinetit enorm të tij, na nxjerrin veçse zgjedhjet e reja parlamentare”, ka theksuar Kurti.
Për gjithë këto zhvillime të fundit në vendin tonë, Kurti ka thirrur protestë me datën 29 shtator në sheshin e Prishtinës, duke thënë se sheshi është institucion në Republike, prandaj qytetarët duhet ta shprehin pakënaqësinë e tyre duke dalë në shesh dhe duke protestuar në mënyre paqësore.

Aspirina çdo ditë, e rrezikshme apo e nevojshme për të moshuarit?

Të moshuarit në gjendje të mirë shëndetësore nuk duhet të marrin aspirinë çdo ditë. Në këtë përfundim ka arritur një studim afatgjatë i kryer në SHBA dhe Australi. Studimet kanë treguar se ky ilaç është i mirë për njerëzit që kanë pësuar një atak në zemër apo goditje në tru.
Por, studimi i fundit ka zbuluar se aspirina nuk ka asnjë benefit për njerëzit e shëndetshëm mbi 70 vjeç, madje këto pilula rrisin rrezikun për hemorragji. Mjekët e rekomandojnë këtë ilaç për pacientët që kanë pësuar atak në zemër apo goditje në tru duke qenë se hollon gjakun dhe ul rrezikun për përsëritje të atakut.
Disa njerëz plotësisht të shëndetshëm zgjedhin të marrin aspirinë për të ulur rrezikun ndaj këtyre sëmundjeve. Ndërkohë, po vazhdojnë të bëhen akoma më shumë hulumtime shkencore nëse aspirina mund të përdoret për uljen e rrezikut të kancerit.
Në studim u përfshinë gati 20 mijë njerëz mbi 70 vjeç nga SHBA dhe Australia, të cilët ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk kishin pasur më parë probleme me zemrën. Gjysma e tyre morën një dozë ditore me aspirinë për 5 vite. Tre raporte të publikuara te New England Journal of Medicine tregojnë se pilulat nuk e ulën rrezikun për zhvillimin e problemeve me zemrën dhe nuk kishin asnjë përfitim tjetër shëndetësor.
“Kjo do të thotë se është e panevojshme që miliona njerëz të shëndetshëm në të gjithë botën të marrin doza të ulëta të aspirinës pa asnjë arsye mjekësore, sepse studimi nuk tregon asnjë përfitim shëndetësor, “ deklaron prof. John McNeil, nga Universiteti Monash.
“Këto gjetje mund të ndihmojnë mjekët të cilët kanë qenë të pasigurt nëse duhet ta rekomandojnë aspirinën për pacientët e shëndetshëm”.

Angjinaret, ushqimi mesdhetar që rigjeneron mëlçinë

Në mitologjinë Greke, angjinarja përmendet si gjembi në të cilin Zeusi ktheu afeksionin e tij të refuzuar.
Pjesët e bimës që janë të ngrënshme, vijnë nga boçet e lules se angjinares e cila ka një zemër ngjyrë violë. Është e vështirë për t’u përgatitur, por ja vlen lodhja kur përfitimet janë të tilla si rrallë ushqime.
Angjinaret janë të pasura në vitaminë C, K, acid folik dhe fibra bimore, si dhe, në listën e renditjes së ushqimeve sipas përbërjes së tyre ne antioksidues, angjinarja renditet në 20 të parat. Edhe pse pjesa me e shijshme e bimës është zemra, fletët janë ato qe përmbajnë shumicën e lëndëve ushqyese.
Lufton kancerin
Studimet tregojnë se përbërës të ekstraktuar nga angjinaret, kane efekt pozitiv ne uljen shumimit te qelizave kanceroze, veçanërisht kancerit të prostatës dhe gjirit. Studim i vitit 2017 te fundit, te publikuar ne “Journal of Pharmacology”, kane treguar se përbërësi që karakterizon angjinaren “cynara cardunculus L.” – mund të përbëjë një aleat të dobishëm në terapinë kundër leucemisë.
Rigjeneron mëlçinë
Në sajë të përbërësve të quajtur “kinarin” dhe “silimarin”, agjinaret rezultojnë tepër të dobishme për mëlçinë. Është parëse konsumi i këtyre dy përbërësve ka sjellë rigjenerim të mahnitshëm të indit të mëlçisë.

Përmirëson tretjen
Angjinaret përmbajnë “inulin”, një substancë me veti prebiotike – e cila ushqen florën bakteriale dhe forcon mukozën e aparatit tretës. Përveç forcimit të barrierës së aparatit tretës, flora bakteriale e shëndetshme arrin të luaj një rol te jashtëzakonshëm në zbërthimin e disa lëndëve ushqyese të patretshme ose të papërthtithshme, në uljen kolesterolit dhe në forcim të imunitetit.
Ul kolesterolin dhe mbrojnë zemrën
Përbërës të fletëve të angjinares, kane veti reduktuese për kolesterolin e keq LDL duke rritur gjithashtu kolesterolin e mirë HDL. Përveç efekteve të dobishme në profiling lipidemik, agjinaret luajnë një rol shumë të favorshëm në uljen e inflamacionit, duke mbrojtur arteriet dhe zemrën.
Si t’i përgatisni?
Vendosni në një tas me ujë 1,5 me 2 limona, dhe i ruajmë me pas limonët.
Presim kërcellin diku 3-4cm nga baza. Në një sipërfaqe druri, presim me thikë majat e angjinares, deri sa fletët të duken të buta. Heqim gjithë fletët e jashtme të forta, dhe lëmë vetëm ato të butat me ngjyrë jeshile të çelur. Me një thikë shumë të mprehtë pastrojmë rreth e rrotull angjinaren dhe kërcellin. E fërkojmë me limonët e shtrydhur. Me një luge heqim pjesën e pushit të brendshëm dhe e zhysim menjëherë në ujin me limon.

Agjinare “Ala Polita”
Përbërësit
2 thelpinj hudhër
1 qepë
2 patate të prera në kubikë të mëdhenj
2 karota
1 dorë bizele (mund te jene edhe te ngrira)
8 angjinare
1 tufe kopër
½ filxhani vaj ulliri
kripë, piper
Limon të shtrydhur ( ½ limoni)
Përgatitja
Kavërdisni për rreth 10min qepët me hudhrat dhe karotat në vajin e ullirit.
Shtoni patatet dhe me pas angjinaret, në fund bizelet dhe koperin.
Shtoni lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë.
I lini në zjarr të avashte për rreth 30 – 40 minuta.
Shërbejeni me lëngun e tyre në pjatë të thellë.
*Shënim: angjinaret janë në sezonin e tyre në mars deri ne fund te Prillit. Shfrytëzojeni këtë stine për të përfituar gjithë vetitë e saj rigjeneruese nëpërmjet ushqimeve me vlera të veçanta detoksifikuese si angjinaret dhe asparagët.

Trumpizmi, një reagim ndaj shpresave që ka elektorati amerikan

U.S. President Donald Trump waves as he walks on South Lawn of the White House in Washington, U.S., before his departure for the weekend in Palm Beach, Florida, March 23, 2018. REUTERS/Yuri Gripas

Andreas Andrianopoulos

Presidenti Trump vazhdon t’i intrigojë analistët politikë dhe ekspertët e politikës së jashtme. Ai realizon një politikë të jashtme nëpërmjet postimeve në Twitter të vendimeve dhe reklamimit të komenteve dhe opinioneve në mënyra të ngjashme.
Ai minimizon të gjitha mjetet tradicionale e kryerjes së diplomacisë dhe përplaset kokë më kokë me shumicën e aleatëve të njohur të Shteteve të Bashkuara. Ai nuk i përzgjedh fjalët dhe shpesh flet hapur përballë vëzhguesish dhe dinjitarësh të huaj që ndjehen si të turpëruar. Ai ndjek politika lidhur me ekonominë dhe emigracionin që shpesh shkelin normat tradicionale e politikisht korrektes.
Sjellja e Trump i shokon elitat politike të Perëndimit. Në ndjekje të drejtimit të tyre, zyrtarë tradicionalë të Departamentit të Shtetit ndjehen si të shokuar nga kjo sjellje e tij. Zakonisht ata e shprehin përçmimin e tyre nëpërmjet deklaratave publike apo artikujve të botuar. Ata gjenerojnë një atmosferë të përhapur paaftësie rreth mënyrës sesi Amerika i realizon punët e saj të jashtme sot.
Megjithatë, një pikëpyetje e rëndësishme mbetet. A prodhojnë politikat e Presidentit Trump efektet katastrofike që përshkruajnë analistët apo japin rezultatet e synuara?
Sa për fillim, le të shohim nëse media botërore e trajton atë mënyrë të ndershme apo jo. Sipas vlerësimit, nuk e trajtojnë. Për shembull, gjatë vizitës së tij të fundit në Britaninë e Madhe, ai u takua me Mbretëreshëm pas një vonesë 1 orëshe. Media amerikane nuk pushoi. Ata e akuzuan Presidentin se ishte vonuar për takimin e tij me Mbretëreshën Elisabetë. Megjithatë, e vërteta ishte se vetë Elisabeta e kishte shtyrë takimin e paracaktuar dhe Trump me mirësjellje e injoroi incidentin…

Lidhur me betejën e sajuar rreth “ndarjeve familjare” të emigrantëve ilegalë, raportimi është tërësisht jashtë binarëve. Presidenti Trump vendosi që të zbatojë kornizën ekzistuese ligjore që është përcaktuar vite më parë nga qeveria amerikane, ka mundësi gjatë presidencës së Bill Clinton.
Këto masa ligjore janë shkelur në mënyrë të përsëritur nga administratat e mëparshme. Sipas kësaj kornize ligjore, ata që shkelin kufijtë e Amerikës arrestohen dhe futen në burg. Nëqoftëse ka fëmijë midis tyre, shteti kujdeset për ta dhe, në vend që t’i dërgojë në burg, i mban të sigurtë në struktura të posaçme.
Do të ishte më mirë që fëmijët të futeshin në burg apo, siç bëhej në të kaluarën, ligji të harrohej dhe të gjithë të ishin të lirë në truallin amerikan?
Media amerikane duket se shënjestrën e vendos tek reagimi i Presidentit, ndërkohë që injoron fajësinë e prindërve që orvaten të kalojnë në mënyrë ilegale kufijtë amerikane, ndërkohë që kanë me vete fëmijët e tyre…
Gjithashtu, Presidenti Trump vendosi që të ndalojë hyrjen e grave shtatzëna nga jashtë (veçanërisht nga Meksika dhe Amerika Qendrore) që më pas lindin në Shtetet e Bashkuara, duke përfituar nga shërbime të rëndësishme falas, ndërkohë që të sapolindurve u jepet shtetësia amerikane. Vërtet këto masa janë të gabuara?
Donald Trump gjeti një rrugëdalje nga ngërçi me Korenë e Veriut nëpërmjet vendosjes së linjave të drejtpërdrejta të komunikimit me Phenianin dhe duke e përdorur në mënyrë mjaft efikase Kinën si ndërmjetëse. Megjithatë mediat amerikane, bashkë me establishmentin politik, i minimizuan përpjekjet e tij, ndërkohë që diplomatë në pension vazhduan ta lavdërojnë mënyrën e keqe më të cilën qe menaxhuar kjo çështje nga administrata Obama!

Gjithashtu, Trump arriti që t’i “kandisë” francezët dhe gjermanët, midis të tjerëve, që të rrëmojnë nëpër arkat e tyre dhe të financojnë detyrimet që kanë ndaj NATO-s. siç thoshte dikur Milton Friedman: “Nuk ekziston një gjë e tillë si drekë falas”. Padyshim që mbrojtja dhe siguria vijnë me kosto dhe shtetet duhet të paguajnë për to. Nuk mund të mbështeteni kurrë në dikë tjetër që ta mbajë barrën për ju.
Ngjajshëm, në çështjen e eksporteve me Shtetet e Bashkuara, vendimi i Trump për të vendosur tarifa më të larta, megjithatë të zbatuara plot ngurrim, duket se ka sjellë disa rezultate. Europa (sidomos Gjermania) dhe Kina po diskutojnë situatën me Shtetet e Bashkuara – ndërkohë që më parë nuk ka pasur asnjë lloj bisedimi – dhe mund të ketë një rezultat pozitiv, reciprokisht përfitues.
Për sa u përket marrëdhënieve me Rusinë, Presidenti duket se has kritikat më të ashpra. Bile është akuzuar edhe për tradhëti të lartë. Kjo vetëm pse vendosi të flasë “privatisht” me Vladimir Putin dhe të shprehë një farë respekti për opinionet e honologut të tij, duke i sjellë kështu në një farë mënyre me këmbë në tokë marrëdhëniet amerikano – ruse.
Ai vendosi që largohet nga fobitë dhe parafabrikatet e ngulitura thellësisht anti-Kremlin dhe kjo mund të çojë në mërrëdhënie më të mira midis dy vendeve. Nuk duhet të harrojmë se në këtë front Donald Trump thjesht po u përmbahet premtimeve të tij elektorale. Populli amerikan votoi që të miratohej mundësia e një marrëdhënieje më të sinqertë dhe më të ngushtë me Rusinë. Megjithatë, elitat e Uashingtonit nuk ia miratojnë një gjë të tillë. Trump nuk duhet lejuar të mbajë premtimet e tij elektorale…
Presidenti amerikan shkurton taksa në mënyrë të ndjeshme. Vendimi i tij mund të ndjehet thuajse menjëherë në performancën e ekonomisë amerikane. Papunësia ka rënë ndjeshëm, rezultatet u rritën dhe produktiviteti nisi të përjetojë ditë më të mira.
Gjithashtu, është interesante të vëresh reagimin e Presidentit Trump kur mëson se ambasadori i tij në Athinë ka pretenduar se Greqia është një “bastion stabiliteti” në rajon, si për koinçidencë tamam në ditën kur qeveria e Athinës vendosi të lëvize vrasës terroristë të dënuar (midis viktimave të tyre, oficerë amerikanë, britanikë dhe turq) nga një burg i sigurisë së lartë në mjedisin e butë e një agroburgu!
Duke folur në përgjithësi, politikat e Presidentit Trump sfidojnë idetë e politikisht korrekte dhe u japin një zë Amerikës së mesme që nuk i sheh problemet sy më sy me elitat politike. Më e rëndësishmja nga të gjitha, trumpizmi duket se është një reagim ndaj shpresave që ka elektorati amerikan kur ato vendosen mbi banorin e ri e Shtëpisë së Bardhë. Janë për t’u dënuar këto tipare të qasjes dhe sjelljes së Presidentit amerikan?

(Andreas Andrianopoulos është një ish ministër në disa qeveri greke dhe 9 herë anëtar i Parlamentit grek)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Fjalimi i fundit i Ronaldos për Realin

Në ndeshjen e tij të fundit për Real Madridin, superylli portugez Cristiano Ronaldo i motivoi bashkëlojtarët e tij për ta korrur suksesin historik ndaj Liverpoolin në finalen e sezonin të kaluar në Ligën e Kampionëve.
“Është koha të fitojmë, jo të luajmë”, kishte thënë Ronaldo duke qëndruar në këmbë para bashkëlojtarëve në zhveshtoren e Realit në Kiev, më pas u kishte bërë thirrje bashkëlojtarëve të reagojnë dhe të shkruajnë historinë, transmeton Gazeta Express.
Gjiganti spanjoll i kishte fituar dy titujt e kaluar në Ligën e Kampionëve dhe, edhe pse shumë persona nëpër Evropë dëshironin ta shihnin një skuadër tjetër duke triumfuar në garën më prestigjioze të kontinentit, Ronaldo i kërkoi skuadrës së vet të japë gjithçka nga vetja për t’u bërë ekipi i parë që e fiton Ligën e Kampionëve tri herë radhazi në epokën moderne.
“Të vrapojmë dhe luftojmë, pastaj cilësitë tona shfaqen vetvetiu”, vazhdoi Ronaldo me fjalimin e tij motivues, i cili është bërë publik në dokumentarin e publikuar së fundmi “Në Zemër të Decimotercera”.
“Ia vlen të vdesim sonte për të bërë histori. Do të jemi të parët me tre tituj: luajmë, fitojmë dhe bëjmë histori!”
“Ec aty!”
Dhe historia së shpejti u takoi atyre.
U deshën dy gabime të tmerrshme nga portieri i Liverpoolit, Loris Karius, dhe një gol prej më të mirëve në këtë garë nga Gareth Bale për ta vulosur fitoren e Real Madridit 3-1, ama pak persona kanë mundur të argumentonin se Los Blancos s’e kanë merituar këtë sukses.