30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Ramos i përgjigjet Griezmann: Injoranca është shumë e guximshme

Sergio Ramos ishte lojtari i zgjedhur për të dalë përpara mediave, një ditë para ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Romës. Para fillimit të këtij sezoni në garën më të lartë europiane, kapiteni i bardhë shqyrtoi çështjet aktuale të ekipit.
3 Champions radhazi: “Zoti e ka thënë atë, është një krenari dhe një përgjegjësi ajo që kemi treguar për tri vite. Fitimi i Champions-it nuk mund të jetë kurrë rastësi, ndaj duhet të ruajmë ambicien dhe iluzionin për të mbetur më të mirët në Europë”.
Griezmann në nivelin e Ronaldos dhe Messit: “Pyetje e mirë. Injoranca është shumë e guximshme. Kur kam dëgjuar për këtë, më janë kujtuar lojtarë si Totti, Raul, Buffon, Casillas, Maldini, Xavi apo Iniesta, të cilët kanë fituar gjithçka, por nuk kanë shijuar dot “Topin e Artë”. Gjithkush është i lirë të shprehë atë që mendon, por mendoj se i del për detyrë Simeone, Godin ose Koke për ta këshilluar. Ato mbartin vlera, që mund të jenë të dobishme në këtë rast. Megjithatë, unë mendoj se Griezmann është një lojtar i madh”.

Hashimi ul kokën nis negociatorë për të takuar Berishën, por…

Hashim Thaçi ka bërë hap pas në strategjnë e tij për të sulmuar publikisht të gjithë ata që i janë kundërvënë idesë së tij për shkëmbim territoresh me Serbinë. Burime të dorës së parë bëjnë të ditur se ai po kërkon dëshpërimisht një takim me Sali Berishën, që vazhdon ta quajë atë “argatin e Serbisë”.
Fillimisht kundërshtimit të Berishës për ndarjen e Kosovës, në mënyrë absurde, Hashim Thaçi iu përgjigj me një sulm harbut, duke e etiketuar ish kryeministrin si thyerës së embargos me Millosheviqin dhe mik të Arkanit.
Por për këtë mori reagime të shumta. Njerëzit që përpunojnë strtegjinë e tij i thanë se ai nuk mund të shtyjë përpara një ide kombëtare, duke hyrë në konflikt me faktorët vendas. Edhe vetë Edi Rama, që qëndron mbrapa negociatave Thaçi- Vuçiç, në emisionin “Open” të Eni Vasilit, deklaroi se megjithëse mendimi i tij për Berishën dihet, deklarata e Thaçit ishin të pavend.
Kjo e ka bërë presidentin e Kosovës të bëjë një kthesë 180 gradë. Ai ka futur në punë të gjitha kanalet e lobimit në Tiranë për të “qetësuar” Sali Berishën dhe për të ulur ndikimin që ai ka në Kosovë, në strukturat e LDK-së dhe në marrëdhëniet e reja që po thurr me Vetëvendosjen.

Këtë rol, përveç të tjerëve e kanë marrë përsipër kryesisht drejtuesit e TV Klan. Të enjten e shkuar në darkën me verë në Padam, pas emisionit “Opinion”, ku ka qenë i ftuar Sali Berisha, ndaj tij është ushtruar një trysni e butë por konstante për t’u takuar me “Hashimin”. Berisha ka mbajtur të njëjtin qëndrim që ka shfaqur edhe publikisht duke thënë se nuk bisedon me “argatët e Beogradit” dhe lobistët e Tv Klan nuk kanë arritur t’ia dalin.
Pak a shumë këtë refuzim e ka konfirmuar edhe një shkrim i “Syri.net”, i cili i merr informacionet nga vetë Berisha “dorë e parë”.
“Presidenti i Kosovës besohet se i ka luajtur të gjitha kartat për të blerë në mospëlqimin e ish Kryeministri të Shqipërisë, të paktën heshtjen e tij. Ne mungesë të refuzimit për të ngjitur ashensorin e 24-katëshit që të dërgon në zyrën e Sali Berishës për Hashim Thaçin, ky i fundit ka bërë çmos që qoftë edhe për disa minuta në zyrën e Doktorit në katin 14, të mund të futej avokati i tij përjetshëm mediatik, Baton Haxhiu”, shkruhej në një shkrim të djeshëm të Syrit.
Pra, me gjithë përpjekjet dhe lobimin e pronarëve të fuqishëm mediatikë, Hashim Thaçi nuk po mundet t’i ndalojë, as efektet e arrogancës së deklaratave të tij të para dhe aq më pak krijimin e një koalicioni shqiptaro- shqiptar, kundër ndarjes së Kosovës, që mbështetet edhe nga kanalet diplomatike gjermano- britanike.
“Lapsi.al”

Foto skandal nga Hipoteka ne Sarandë

Rradhe te gjata, njerez qe presin pafundesisht e prinder me femije qe duhet te durojne vapen e ketyre diteve te nxehta. Keto jane pamjet qe gjen cdo dite ne Hipoteken e Sarandes prej 3 muajsh, kur drejtimi i saj iu la paligjshmerise.
Uleritese kronikat e mediave kombetare keto 3 muaj, uleritese dhe deklaratat e Partise Demokratike, te shoqeruar me pamje skandal, me sinkrona te vete qytetareve e me prova se si Ministria e Drejtesise shkeli ligjin duke emeruar fillimisht si Zv/Regjistrues e me pas Regjistrues Gledis Duken, i cili ka vetem 3 muaj eksperience ne sektorin privat, nderkohe qe ligji percakton qe ne keto dy pozicione emerohet dikush qe ka minimalisht 5 vite eksperience ne administraten publike.
E me gjithe keto fakte, e nen nje drejtim te paligjshem, qytetaret e Sarandes vazhdojne te vuajne pafundesisht e askush nuk reagon. Heshtja e personave pergjegjes flet shume, ndoshta tregon edhe interesa te forta…

Policia terror në Jalë, shoqëron me forcë një vajzë 14-vjeçare pse protestonte kundër prishjes së banesës (Foto)

Policia në Jalë nuk ka kursyer as një vajzë 14-vjeçare e cila protestonte kundër prishjes së banesës së saj nga ana e IKMT-së.
Vajza e cila ishte e pranishme së bashku me familjen e saj, që prej orëve të para të mëngjesit ka bërë rezistencë ndaj punonjësve të IKMT-së, dhe duket se për policinë prania e saj e mëtejshme aty ka përbërë një “rrezik” duke e shoqëruar me forcë.
Ndërkohë gjatë orëve të fundit janë shoqëruar në Polici rreth 10 persona, të gjithë familjarë dhe persona që preken nga prishja e ndërtimeve.
Një pjesë e banorëve shprehen se prishja e ndërtimeve po bëhet në mënyrë selektive duke favorizuar miq të Edi Ramës.
Situata në Jalë është tensionuar në ekstrem
Policia ka shoqëruar deri tani 7 persona të cilët po protestojnë kundër prishjes së shtëpive dhe objekteve që kanë në pronësi nga IKMT-ja.
Policia ka ndërhyrë duke marrë me forcë dhe zvarrë drejt makinave disa prej banorëve, ndërsa deri tani janë prishur 9 objekte.

Një pjesë e banorëve u përplasën më herët dhe me policinë dhe me punonjësit e IKMT-së, ku nuk mungonin as ulërimat e grave dhe të fëmijëve, për këtë ndërhyrje me dhunë në pronat që i kanë pasur në zotërim që prej më shumë se 20 vitesh.
Një prej banoreve u shpreh se punonjësit e ALUIZNI-t në Vlorë i kanë kërkuar 150 mijë euro rryshfet në mënyrë që t’i legalizonin banesën dhe biznesin, një market të vogël, me aktivitet kryesisht në sezonin veror.
“Na kanë kërkuar 150 mijë euro që të na legalizonin shtëpinë, ne nuk jemi miliarderë në mënyrë që të paguajmë. Kanë qenë nga ALUIZNI i Vlorës.
Unë e kam pasur marketin plot me mall, unë mallin do ta ktheja që të merrja të paktën paratë e mia mbrapsht, por nuk na kanë lënë fare kohë”, shprehet banorja, e cila tregon më tej se ndërtimin e ka kryer që në vitin 1998.

“3×3” në Liverpool-PSG

“Ja sheshi, ja mejdani”. Faza e grupeve të Ligës së Kampionëve starton me një supersfidë në “Anfield”. Liverpool dhe PSG nuk do të luajnë me mesfusha të ngjeshura, ku duhet të gjesh “rrugicë dreri” për të depërtuar drejt portës kundërshtare, por do të sfidohen 3×3, falë “tridentëve” të tyre. Portierët dridhen kur iu kujton akronimet e tyre.
MSF kundër MCN: Mané, Salah dhe Firmino kundër Mbappé, Cavani dhe Neymar. Dy sulme të pashuar. Për to, sezoni i kaluar ishte më i suksesshmi. Treshja e Liverpool ka shënuar 91 gola (sezoni 2018-2018), nga të cilët: 20 gola Mane, 44 gola Salah dhe 27 gola Firmino.
Treshja e PSG ka shënuar 89 gola, nga këta: 21 gola Mbappé, 40 gola Cavani dhe 28 gola Neymar. Top-tridentët e tjerë kanë qenë më pak produktivë. Më konkretisht, ai i Barcelonës – 86 gola, i Real Madridit – 77 gola, i Tottenham – 73 gola.
Liverpool dhe PSG kanë “marramendje” për kundërshtarin në ADN-në e tyre. Ato gëzojnë drejtimin, edhe pse skuadra franceze nuk e “djeg” topin. Në Paris, të gjitha dritat janë mbi kampionin botëror, Mbappé. “Tridenti” Mbappé, Cavani dhe Neymar kanë shënuar 100 gola, që kur janë së bashku, ndërsa ai i Liverpool: Mané, Salah dhe Firmino, 99 gola.

Ahmetaj si hajn tek Shkolla Profesionale, Mziu i numëron mëkatet e qeverisë ndaj banorëve

Kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu, reagon ndaj vizitës së ministrit të Financave, Arben Ahmetaj, në Shkollën Profesionale Kamëz, duke dënuar ashpër propagandën e tij, si dhe duke i kujtuar nevojat në arsim dhe mëkatet e kësaj qeverie ndaj banorëve të Kamzës.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë: “Qeveritarët e sotëm janë të paskrupullt në propagandën e tyre dhe guxojnë ta bëjnë atë edhe aty ku nuk mund të ngjisë fare, por e kanë pafytyrësinë për ta bërë. Dje ministri i Financave, Arben Ahmetaj, ishte si hajn te Shkolla Profesionale Kamëz në kuadër të propagandës “rilindëse”, shkollë e cila ndodhet në njësinë administrative më të diskriminuar në vend nga qeveria Rama, dhe konkretisht nga institucioni që ai drejton! Kur Bashkia e 6-të më e madhe në vend për nga popullsia ka nevojë konkrete për ndërtimin e 6 shkollave të reja, rikonstruksionin e 9 të tjerave, ndërtimin e 7 kopshteve dhe rikonstruksionin e 6 të tjerave, kreu i Financave me bateritë e propagandës së blerë mburret sikur çfarë ka bërë në Kamëz me një rikonstruksion!
Rikonstruksioni i një shkolle përballë nevojave konkrete nuk është asgjë. Prej vitit 2013 kjo qeveri as e ka vënë ujin në zjarr, pavarësisht kërkesave tona bazuar në projekte konkrete.
I kujtojmë z. Ahmetaj që nën qeverisjen e PD-së, në Kamëz u ndërtuan mbi 18 shkolla dhe kopshte!
Mëkatet e Ahmetajt dhe qeverisë Rama ndaj banorëve të Kamzës janë të shumta. I kujtojmë Ahmetajt se në sirtarët e qeverisë flenë mbi 135 projekte të Bashkisë Kamëz përfshi edhe ato në arsim dhe nga qeveria e Rilindjes kemi zero financim. Kjo qeveri i ka hequr Kamzës 6 mijë familje nga skema e ndihmës ekonomike, i është hequr Zyra e Punës, duke kaluar në Tiranë, rast unikal në Shqipëri, duke mos ndodhur në asnjë njësi tjetër vendore”.

Kërcënohet gazetarja investigative e Open – Data, Aranita Brahaj

Gazetarja investigative e Open-Data, Aranita Brahaj ka denoncuar në Prokurori kërcënimin që i është bërë nga një biznes. Reagimi e ka bërë në facebook vetë gazetarja Brahaj, e cila tregon edhe reagimin qesharak të Prokurorisë pas kërcënimit.
“Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga ëeb faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kuptn që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e çështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”, shprehet Bahaj në reagimin në facebook.
Open-Data është një agjenci informative dhe investigative online, e cila hulumton se si përdoren fondet publike nga institucionet shtetërore. Kjo transparencë duket se I ka shqetësuar oligarkët që tani po kërkojnë jo vetëm që të fitojnë para nga paratë e taksapaguesve, por bëjnë presion që të mos hsfaqen askund këto shuma marramendëse që janë para të taksaguesve.

Reagimi i plotë i gazetares Aranita Brahaj
Të vjen dikush në zyrë, të kërcënon që po nuk hoqe të dhënat transparente që lidhen me kompaninë e tij nga dataseti do të “kjo zyrë nuk do të ekszitojë”, thërret 129 dhe Shqiponjat për ta nxjerr nga zyra. Lë punët dhe referon me shkrim pranë organit të akuzës, që dikush të bën presion dhe të kërcënon për censurë, heq të dhëna të adresës së zyrës nga ëeb faqe, vendos kamera sigurie për situata të ngjashme, merr roje për një studio pune që ska pse ta ketë një të tillë, e kuptn që shteti që mbahet me taksat tona ka shpenzuar kohën e punës së tre efektivave për shoqërimin e një “trimi që spyet për shtetin”, por ama Prokruorja e cështjes mendon që nëse të kërcënojnë për të të censuruar, vepra penale është “keq përdorim thirrjesh telefonike”. Pra një klasifikim veprimi i gabuar, Pse e bën ajo këtë. Nuk mendoj që: se kemi prokuror aq të paaftë sa të ngatarroj “shqetsimet” me “kërcënimet”, subjektin “e cilësuar” me atë “të thjeshtë”. Gjykimi im: është situatë abuzive për të “favorizuar klientin”.
Ja pra kaq vlen puna ime apo e kujto tjetër, kur vjen fjala për prokurorurët e shtetin. Nuk është vetëm media që është e kontrolluar, të drejtën për transparencë na e “privatizon” prokurori duke favorizuar me klasifikim të gabuar të veprës penale dhe më shumë se dy herë.
A e ka kuptuar Vettingu këtë problemin me prokruor që klasifikojnë gabim veprën për të favorizuar me pushim të sigurt të cështjes? E kemi për detyrë tja shpjegojmë Vettingut edhe kur vjen fjala për prokuror të promovuar nga Marku e Xhafa

Vjen përgjigjja për Griezman: Askush s’është në nivelin e Messit e Ronaldos

Sot starton sezoni i ri i garës më prestigjioze evropiane për klube, Liga e Kampionëve. Ndryshe nga vitet e kaluar, shumë skuadra kanë deklaruar hapur se synimi i tyre kryesor është që t’u rrëmbejnë Kupën Real Madrid dhe ta dërgojnë atë në shtëpinë e tyre. Shumë ekipe pretendente, mes të cilave diferencat janë shumë të vogla. Një gjë të tillë ka theksuar edhe futbollisti Diego Forlán, i cili nuk ka nguruar edhe t’i kthejë një përgjigje Griezmann, pasi ky i fundit pretendon se është në të njëjtin nivel me Messi-n dhe Ronaldon.
“Ky turne është shumë i rëndësishëm për Atletico Madrid pasi finalja luhet edhe në shtëpinë e tyre. La Liga nuk ka nisur mirë për to, pasi Barcelona dhe Real Madrid janë në avantazh, por Atletico është aty. Diferencat mes skuadrave janë shumë të volgla në këtë Champions”, u shpreh Forlán.
Sa i përket deklaratës të bërë më herët nga kampioni i botës, 39-vjeçari ka theksuar se deri më tani asnjë lojtar tjetër nuk është në nivelin e dy yjeve, Messi dhe Ronaldo. Sipas tij, Neymar, mund t’u përafrohet, por kurrsesi nuk qëndron në të njëjtën linjë me argjentinasin dhe portugezin.
“Askush nuk mund të jetë në të njëjtin nivel me Messi-n dhe Ronaldon. I vetmi që mund t’u përafrohet është Neymar”, përfundoi uruguaiani.

“Na kërkuan 150 mijë euro ryshfet për legalizimin”, akuza e fortë e banores në Jalë

Një prej banoreve shprehet për gazetaren e Fax News Afrovita Hysaj se punonjësit e ALUIZNI-t në Vlorë i kanë kërkuar 150 mijë euro rryshfet në mënyrë që t’i legalizonin banesën dhe biznesin, një market të vogël, me aktivitet kryesisht në sezonin veror.
“Na kanë kërkuar 150 mijë euro që të na legalizonin shtëpinë, ne nuk jemi miliarderë në mënyrë që të paguajmë. Kanë qenë nga ALUIZNI i Vlorës.
Unë e kam pasur marketin plot me mall, unë mallin do ta ktheja që të merrja të paktën paratë e mia mbrapsht, por nuk na kanë lënë fare kohë”, shprehet banorja, e cila tregon më tej se ndërtimin e ka kryer që në vitin 1998.
Edhe më herët një prej banorëve u shpreh se prishja e ndërtimeve po bëhet në mënyrë selektive dhe miqtë e kryeministrit Rama po favorizohen.
‘’Zoti kryeministër sot po në shembni shtëpitë tona, që i kemi ndërtuar me djersën tonë, ju jeni i plotëfuqishëm por po gaboni shumë rëndë. Ja tek e keni mikun tuaj Alban Xhillari që ka ndërtime pa leje dhe nuk e ka gjetur asgjë”, shprehet një prej qytetarëve që po i prishen ndërtesa.

Banori denoncon skandalin: Ja si na grabiti Mimi Kodheli 45 mijë m2 në Jalë

Ministria e Mbrojtjes është përfshirë në një megaskandal me pronat e banorëve të Jalës në vitin 2016. Bëhet fjalë mbivendosje në hipotekë të një sipërfaqje prej 45 mijë metra katror duke përfshirë edhe pronat e banorëve të zonës.
Përfaqësues të familjes Bala, të prekur nga ky abuzim, i kanë shkruar ish-Kryeministrit Berisha. Në mesazhin e tyre ata kanë sqaruar se, prona ndodhet pranë shtëpisë së pushimit ushtarak në Jalë dhe u është përvetësuar nga ky vendim i Ministrisë së Mbrojtjes, e drejtuar në atë kohë nga Mimi Kodheli.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit Berisha
Ja si vodhi ndrikull Trafiku 45000 m2 në Jalë!
Lexoni mesazhin e pronarit dixhital! sb
Mirembrema i nderuari Zoti Sali Berisha!Ju urojme shendet te plote familjarisht!Na falni per shqetesimin ne kete ore te vone!Jemi familja Bala nga Jali,miqte tuaj.Na shqeteson nje problem shume serioz me skandalet qe ben kjo qeveri.Ne kemi pronen prane Shtepise se pushimit ushtarak ne Jal,ne 2016 Ministria e Mbrojtjes ka bere mbivendosje ne hipoteke,me 45 mije metra,duke na perfshite dhe pronen tone.Kerkojme dhe ndihmen tuaj,ne do vazhdojme dhe ligjerisht.Perzemersisht familja Bala!