30.5 C
Tirana
E diel, 24 Gusht, 2025

Banorët përleshen me policinë për të mbrojtur pronat e tyre, deputetët e PD nisen për në Jalë

Deputetet e Partitë Demokratike të Vlorës nisen drejt Jalësnë mbështetje të banorëve të cilët janë përplasur me policinë dhe forcat e IKMT për të mbrojtur pronat e tyre.
Deputetet Nada Mecorapaj dhe Agron Shehaj do të jenë në Jalë kundër prishjes së banesave të banorëve për interesa të klienteve të Ramës.
Në një njfotim të publikuar nga opozitë, thuhet se PD dënon qëndrimin e Edi Rames kundër interesit të banorëve të Jalit në favor të interesave të tij private.

Banorët: Nuk mund të marrë Edi Rama pronën tonë
Ka nisur mes tensionesh aksioni i IKMT për shembjen e ndërtesave pa leje në Jalë. IKMT ka nisur shembjet në gjirin e Jalës sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, ku pritet shembja e 7 godinave, ndër to lokale dhe banesa.
Por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke kundërshtuar shembjen e banesave. Ata pretendojnë se janë me dokumenta të rregullta dhe se çështjen e kanë apeluar edhe në gjykatë dhe janë ende në proces.
Banorët thonë se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues. “I kemi bërë me gjak. Asnjë lloj dokumentacioni, këta janë të gjithë kriminelë nga i pari tek i fundit”, (u drejtohet policëve).
“Nuk mund ta marrë Edi Rama pronën tonë”, thotë një banor tjetër.
Në zonë kanë zbarkuar forca të shumta të policisë vendore të Vlorës, RENEA dhe FNSH. Banorët vijojnë rezistencën dhe herë pas herë janë përplasur me policinë.
Aksioni i IKMT-së për momentin ka mbetur pezull.

Tensionohet situata në Jalë, qytetarët-Ramës: Ja ku e keni mikun tuaj që ka ndërtuar pa leje dhe nuk i shemben

Ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.
Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion, dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive, shkruan faxweb.
Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.
Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa ende nuk dihet qëndrimi që do të mbajë IKMT.
Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë, dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.
Qytetari përmend dhe emrin e mikut të Ramës që, sipas tij, ka ndërtime pa leje në Jalë dhe nuk e ka gjetur asgjë Alban Xhillari.
“Zoti kryeministër sot po në shembni shtëpitë tona, që i kemi ndërtuar me djersën tonë, ju jeni i plotëfuqishëm por po gaboni shumë rëndë. Ja tek e keni mikun tuaj Alban Xhillari që ka ndërtime pa leje dhe nuk e ka gjetur asgjë”, shprehet një prej qytetarëve që po i prishen ndërtesa.

Shpërthen revolta në Jalë, banorët-Ramës: Je ISIS, djali yt jeton në luks ne na prish shtëpitë

Mëngjesin e sotëm ka pasur tensione të forta midis banorëve të Jalës dhe punonjësve të IKMT-së, si dhe forcave të shumta policore që kanë shkuar në zonë.
Punonjësit e IKMT-së kanë nisur shembjet, sipas një programi të parashikuar për në muajin shtator, por banorët e zonës janë ngritur në këmbë, duke e kundërshtuar këtë aksion dhe duke sqaruar se prishjet janë selektive.
Në momentin kur IKMT ka ndërhyrë për prishjen e një lokali, ka pasur akuza të forta dhe sharje në drejtim të Edi Ramës nga ana e familjarëve që kanë në pronësi biznesin. Ata dëgjohen duke e quajtur ISIS kryeministrin, ndërsa i kujtojnë atij faktin se kanë mbetur pa shtëpi, ndërsa djali i tij jeton në luks.
“Je ISIS Edi Rama, je Millosheviç, djali yt jeton në luks, ne na e prish shtëpitë”, janë vetëm disa nga thirrjet e dëshpëruara të familjarëve që po iu prishet biznesi i tyre.
Banorët thanë se ata e kanë çuar çështjen në gjykatë dhe janë ende në proces; se nuk janë paralajmëruar për nisjen e shembjeve sot dhe për më keq, dhomat e dhënë me qera i kanë ende me pushues, duke qenë se kushtet e motit kanë qenë të mira.
Ata e konsideruan dhunë, nxjerrjen nga banesat e tyre sot, ndërsa IKMT vijon me procesin e shembjes, me ndihmën dhe të forcave të shumta policore që kanë zbarkuar në zonë.
Ndërkohë një prej banorëve ka një thirrje të drejtpërdrejtë për kryeministrin Rama, teksa i thotë se ka vënë ndërtuesit në vendin e parë dhe jo qytetarët, siç thuhet në daljet e tij të fundit.

Air-Albania ngel në “ofiçinë”, Turkish kërkon 30 milionë USD, Shqipëria ka vetëm 200 mijë

Një avion me logon e Air Albania u ngrit nga Aeroporti i Rinasit me një ceremoni të nivelit të lartë të shtunën me destinacion Stambollin, në një udhëtim të prezantuar nga Kryeministri Edi Rama si “provë”.
Udhëtimi u shoqërua me fjalime prekëse, akuza nga opozita për mungesë transparence dhe mashtrim si dhe me shumë humor në rrjet nga zgjedhja e qeverisë për t’i vënë avionëve emra poetësh kombëtarë. Sipas kryeministrit Edi Rama, avioni i parë do ta ketë emrin Lasgushi, sipas nofkës letrare të poetit Llazar Gusho, për t’u pasuar me avionë të tjerë me emrin e Fan Nolit apo Migjenit.
Vetëm pak ditë para këtij udhëtimi, në Qendrën Kombëtare të Biznesit u regjistrua një kompani me përgjegjësi të kufizuara Sh.p.K me emrin Air Albania. Sipas dokumenteve të publikuara në QKR, Air Albania do të jetë nën pronësinë e Turkish Airlines (49%), kompanisë nga Vlora MDN Investment (41%) dhe kompanisë shtetërore Albcontrol, 10%. Kapitali i paguar i kompanisë është 100 mijë lekë, (afërsisht 900 dollarë), por në marrëveshjen e themelimit, palët bien dakord të “financojnë sipas pjesëve takuese” shpenzimet operative të saj deri në 200 mijë USD.
Bisedimet për arritjen e marrëveshjes u zhvilluan në mënyrë private përgjatë muajve të fundit ndërsa qeveria e kryeministrit Rama zgjodhi pa ndonjë procedurë të njohur një kompani të saporegjistruar në Vlorë me emrin MDN Investment si investitori shqiptar në Air Albania. Arsyet se pse u zgjodh MDN Investment nuk janë bërë të ditura.
Kjo e bën Air Albania kompaninë më të vogël në botë që synon të kryejë fluturime ajrore. Sa për krahasim, Albanian Airlines, e cila operoi si kompani flamuri mes viteve 1995 dhe 2004, kishte një kapital të paguar prej 4 miliardë lekësh ndërsa kompania Albatros Airëays, e cila operoi mes viteve 2004 dhe 2006, kishte kapital prej 52 milionë lekësh.

Por ndërsa kapitali i vockël dhe fakti që MDN Investment nuk ka asete të njohura si dhe administratori i saj, Sinan Idrizi, nuk ka aktivitete biznesi të konsiderueshme të regjistruara në Shqipëri, e bëjnë perspektivën e Air Albania të dyshimtë, Turkish Airlines duket se nuk e ka marrë kaq lehtë çështjen.
Turkish Airline ka deklaruar më 12 shtator në Bursën e Stambollit se kompania e re do të ketë kapital deri në 30 milionë dollarë. [Link deklarata] Deklarata e Turkish në Bursën e Stambollit është detyrim ligjor për një kompani të listuar në këtë bursë. Investitorët duhet të dijnë se çfarë ekspozimesh financiare ka kompania ku ata investojnë.
Ky është një angazhim shumë herë më i lartë se sa angazhimi financiar i deritanishëm i “palës shqiptare” dhe nuk është e qartë se nga do të dalin paratë e dy aksionerëve shqiptarë për të financuar një kompani me kapital 30 milionë dollarë.
Turkish është një kompani e madhe me mbi 300 avionë dhe me vlerë tregtare prej 3.9 miliardë dollarësh.
Kompania MDN Investment nuk disponon kapitale të tilla. Sipas dokumenteve të QKR, kapitali i deklaruar themeltar i kompanisë është 100 mijë euro.
Kompania tjetër, Albcontrol, duket se e ka më të lehtë për të mbuluar përgjegjësitë e 10% të aksioneve të Air Albania. Albcontrol është kompania publike e themeluar në vitin 1992 për të ofruar shërbimin e navigimit ajror. Me pak fjalë, Albcontrol disponon radarët për monitorimin e fluturimeve tranzit në qiejtë e Shqipërisë, shërbim për të cilin kompanitë ajrore paguajnë një tarifë. Megjithëse pak e njohur në publikun e gjerë, Albcontrol është një nga kompanitë publike me të ardhura të konsiderueshme dhe me fitime neto në rënie të vazhdueshme gjatë viteve të fundit. Në vitin 2017, Albcontrol pati të ardhura në masën 3.5 miliardë lekë dhe fitime neto prej 48 milionë lekësh.

Sipas bilanceve të kompanisë, të ardhurat e saj kanë njohur vetëm rritje përgjatë viteve të fundit, ndërsa shpenzimet, veçanërisht ato për paga, janë dyfishuar, duke sjellë rënie të fortë të fitimeve neto. Kështu, ndërsa Albcontrol kishte 2.8 miliardë lekë të ardhura dhe 440 milionë lekë fitime neto në vitin 2011, fitimet neto ranë në 120 milionë lekë më 2016 dhe vetëm 48 milionë më 2017. Shpenzimet e Albcontrol për paga janë dyfishuar nga 754 milionë lekë më 2010 në 1.4 miliardë lekë më 2017.
Pavarësisht kësaj, Albcontrol duket se i ka mundësitë financiare të paguajë pjesën takuese prej 10% të të gjithë kapitalit të Air Albania. Dyshimi qëndron te aftësitë paguese të MDN Investment. Edhe vetë kontrata e miratuar nga qeveria parashikon se çfarë do të ndodhë në rast se MDN nuk plotëson detyrimet e veta. Kontrata shkruan se nëse “MDN nuk përmbush detyrimet e saj sipas kësaj marrëveshjeje… Këshilli i Ministrave do të zëvendësojë MDN me një ortak të ri të pranuar nga Turkish Airlines”.
Një kompani jashtë kohe
Kompanitë e flamurit kanë qenë aktorë të rëndësishëm të tregut të fluturimeve ajrore në epokën para politikës së Qiejve të Hapur të zbatuar nga Bashkimi Europian. Shqipëria u bë pjesë e Qiejve të Hapur me marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006. Para kësaj, Shqipëria kishte të drejta flamuri, të cilat ia jepte kompanive të ndryshme. Të drejtat e flamurit caktonin që nëse, fjala vjen, një avion italian fluturonte për në Tiranë, një avion shqiptar duhej të fluturonte për në Itali. Kjo bënte që kompania e flamurit të kishte akses të garantuar dhe të barabartë në treg.
Ndryshe nga sistemi i mëparshëm, sistemi i qiejve të hapur lejon kompanitë ajrore të fluturojnë kudo që dëshirojnë në zonën e vendeve anëtare pa kufizime. Në këto kushte, Air Albania do të jetë kompani flamuri por pa të drejta ekskluzive flamuri dhe pa avantazhe konkurruese në krahasim me operatorët e tjerë të tregut.

Gjergj EREBARA

Fluturojnë shpullat tek Manchester United!

Nervat tel në kampin e Manchester United, pavarësisht fitores kundër Watford, që ngriti skuadrën e Mourinhos në gjysmën e sipërme të klasifikimit. Gjithsesi, dy ekipet kryesuese ndodhen plot 6 pikë larg, e mbase për këtë arsye, kthimi i Djajve të Kuq në shtëpi nuk ishte dhe aq i qetë. Mbi të gjithë faji i një tifozi shumë bezdisës, që në përfundim është përballur me një prej futbollistëve të United, me të cilin nuk këshillohet aspak të ndeshesh, Marouane Fellaini. Gjithçka është raportuar nga tabloidi britanik, “Daily Mail”, ai që rrëfen situatën e ndodhur teksa Mourinho dhe të tijët po merrnin trenin që do t’i rikthente në Manchester.
Një skenë jo dhe aq e çuditshme, për faktin se shumë klube të Premier League i besojnë zakonsht agjencisë hekurudhore të Mbretëreshës, se sa transfertave të gjata në autobus mes autostradave plot trafik të Anglisë. Në këto kushte Djajtë e Kuq janë identifikuar nga një grup personash pikërisht teksa po hipnin në vagon. Sipas asaj që referon tabloidi, një person nisi të filmojë futbollistët me celularin e tij, duke ndërvepruar me Lukakun dhe komplimentuar belgun për paraqitjen e mirë kundër Watford. Por, më pas situata doli nga kontrolli, me tifozin që nisi të bëhej disi i bezdisshëm me pyetjet mbi zgjedhjen e United për të udhëtuar me tren, madje duke hamendësuar si një zgjedhje për shkak të mungesës së fondeve nga ana e klubit.
Më tej, nisi të bezdisë Fellainin, duke e pyetur me insistim se si një klub si Manchester United kishte zgjedhur hekurudhën. Kërkesa insistuese, në pikën për të detyruar mesfushorin belg, që të marrë situatën në duart e tij, në kuptimin e vërtetë, duke marrë me shpulla tifozin, edhe pse rezultoi që viktimë e duarve të futbollistit të ishte vetëm telefoni i provokatorit. Më pas, tifozi u ndal dhe u vu nën kontrollin e agjentëve të sigurisë së klubit por edhe të hekurudhës. Video përfundon me protestat energjike të tifozit të indinjuar, që ankohet se nuk kishte bërë asgjë të keqe dhe se futbollistët e United nuk janë aq special sa për të mos u filmuar nga askush.

Kokaina e Xibrakës, lirohet nipi i diktatorit, ishte dënuar me 10 vite burg bëri vetëm 3

Lirohet Ermal Hoxha një nga krerët e organizatës mafioze të trafikut të kokainës të Xibrakës ku ishte i implikuar edhe Olsi Rama, vëllai i kreut të qeverisë. Hoxha ishte dëniuar me 10 vite burg, por ka qëndruar vetyëm tre vite në qeli se tashmë ai është liruar.
Organi i akuzës kishte kërkuar 13 vjet burg për Ermal Hoxhën, nipin e dikatorit Enver Hoxha, që është arrestuar në kuadrin e operacionit antidrogë “Xibraka”. Po ashtu, kishte kërkuar edhe nga 14 vjet burg për secilin nga dy kolumbianët e arrestuar që ishin pjesë e rrjetit; në total, 126 vjet burg për të akuzuarit.
Konkretisht, prokuroria kërkoi:
1. I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
2. I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
3. I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
4. I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
5. I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
6. I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
7. I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
8. I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
9. I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim
Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.
Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.
Prania e kokainës në një sërë lëndësh që ndodheshin të depozituara në enë, shishe qelqi, qese, kontenierë etj, të sekuestruara në magazinë, siç u përshkrua në mënyrë të detajuar më lart, provon plotësisht se në magazinën në Xibrakë ishte ngritur një laborator për ekstraktimin e kokainës nga lënda ku ishte fshehur më parë, me qëllim kalimin me lehtësi të kontrolleve në pikat doganore.
OPERACIONI XIBRAKU: NJOFTIMI I POLICISE SE SHTETIT ME 15 JANAR 2015
Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, D.P.Q Tiranë, D.P.Q Elbasan, dhe DPQ Durrës, si dhe në bashkëpunim me autoritetet policore gjermane, pas një hetimi proaktiv disamujor, ku janë aplikuar të gjitha format dhe metodat bashkëkohore të hetimit, më datë 14.01.2015, finalizuan me sukses operacionin policor “Xibraku”.
Prej disa kohësh, Policia e Shtetit ishte duke hetuar për aktivitetin e këtij grupi të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike. Falë bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtar dhe shkëmbimit të informacionit, u bë i mundur identifikimi i pjesëtarëve të këtij grupi, dhe mbajtja e tyre në kontroll si dhe dokumentimi i aktivitetit kriminal.
Nga hetimet paraprake, rezultoi se bëhej fjalë për një grup të strukturuar, me një aktivitet kriminal me shtrirje ndërkombëtare të trafikut të narkotikëve nga Amerika Latine në Ballkan dhe me destinacion Europën Perëndimore.
Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike, të cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokainë, me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.

Me qëllim përpunimin “profesional” të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg, organizata kriminale kishte rekrutuar dhe angazhuar në përbërjen e saj, shtetas kolumbian, të arrestuar në këtë operacion.
Në kuadër të këtij operacioni policor, të shtrirë në tre qarqe, Tiranë, Elbasan dhe Durrës, u arrestuan:
1. Saimir Sadik Batku, vjeç 43, lindur dhe banues në Tiranë.
2. Fatmir Xhemal Hoxha, vjeç 48, lindur dhe banues në Tiranë.
3. Kastriot Haxhi Imeri, vjeç 47, lindur dhe banues në Tiranë.
4. Gentjan Hasan Gjonaj,vjeç 43, banues në Vlorë.
5. Arjan Zeni Dalipi, vjeç 50, banues në Elbasan.
6. Kelment Zeni Dalipi, vjeç 45, banues në Elbasan.
7. Cezar Adolfo Avila, lindur në Tunja Kolumbi, vjeç 67.
8. Ëalther Moren Juan Moreno, vjeç 42, banues në Bucaramanga, Kolumbi.
9. Ilir Skender Hyseni, vjeç 47, banues në Tiranë.
10. Ermal Ilir Hoxha, vjeç 40, banues në Tiranë.
11. Egest Dankësi, vjeç 27, lindur dhe banues në Elbasan.
U sekuestruan si prova materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:
• Sasia prej 19 kilogramë e 416.2 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë.
• 77.727 kg e dyshuar si lëndë narkotike e llojit kokainë.
• 19.8 kg e dyshuar si përzierës i lëndës narkotike kokainë.

• 359.400 Euro.
• 2.769.000 lek të reja.
• 4150 Dollarë Amerikan.
• Janë sekuestruar pesë copë karta krediti dhe një cek me vlerë 4.500 dollarë
• Një armë zjarri automatik model 56.
• Një armë zjarri Revolver me mulli.
• Një armë zjarri e tipit pistoletë me kalibër 9 mm.
• Tre armë gjahu, shotgan, çifte dhe një teke.
• 174 fishekë të modeleve dhe kalibrave të ndryshme.
• 50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
• Katër automjete të tipeve të ndryshme.
• Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
• Një peshore elektronike.
• 25 aparate telefoni celulare.
• Janë sekuestruar pesë ora të markave të ndryshme.
• Janë sekuestruar edhe dy automjete.
• Janë sekuestruar aksesorë për prodhimin dhe paketimin e lëndës narkotike të llojit kokainë, si presa, peshore të llojeve të ndryshme, mikrovala etj.
• Janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe përzierës që shërbejnë për prodhimin e substancave narkotike.
• Si dhe një sasi e konsiderueshme dokumentesh të ndryshme si mandate arkëtimi, kuponë tatimore etj, të cilat hedhin dritë mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartpërmendur.
Hetimi i kësaj Organizate Kriminale u bë për veprën penale të “Trafikimit të Lëndëve Narkotike”, 283/a/2 “Organizimi dhe drejtimi i organizatave kriminale lidhur me prodhimin, fabrikimin ose trafikun e paligjshëm të narkotikëve“ 284/a, dhe “Armëmbajtje pa leje e Armëve dhe Municioneve Luftarake“ 278/2 dhe 278/5 të Kodit Penal.

Prokuroria kërkoi 13 vjet burg për nipin e Enver Hoxhës
Prokuroria për Krime të Rënda ka dhënë sot pretencën për 9 të akuzuarit e çështjes “Xibraka”. Organi i akuzës ka kërkuar 13 vjet burg për Ermal Hoxhën, nipin e dikatorit Enver Hoxha, që është arrestuar në kuadrin e operacionit antidrogë “Xibraka”. Po ashtu, ka kërkuar edhe nga 14 vjet burg për secilin nga dy kolumbianët e arrestuar që ishin pjesë e rrjetit; në total, 126 vjet burg për të akuzuarit.
Konkretisht, prokuroria kërkoi:
1. I pandehuri Ilir Hyseni të dënohet me 14 vjet burgim
2. I pandehuri Genci Xhixa të dënohet me 15 vjet burgim
3. I pandehuri Arjan Dalipi të dënohet me 13 vjet burgim
4. I pandehuri Cesar Avila të dënohet me 14 vjet burgim
5. I pandehuri Valter Moreno të dënohet me 14 vjet burgim
6. I pandehuri Ermal Hoxha të dënohet me 13 vjet burgim
7. I pandehuri Sajmir Batku të dënohet me 15 vjet burgim
8. I pandehuri Gentian Gjonaj të dënohet me 14 vjet burgim
9. I pandehuri Kelmend Dalipi të dënohet me 14 vjet burgim
Në datën 17.12.2014, ka mbërritur në Prokurorinë për Krime të Rënda një informacion nga ana e autoriteteve gjermane mbi organizimin e një aktiviteti të trafikimit të një sasie lënde narkotike të dyshuar si kokainë nga Shqipëria drejt Gjermanisë.
Në datën 18.12.2014, Prokuroria për Krime të Rënda ka regjistruar procedimin penal nr.335 për veprën penale të “trafikimit të narkotikëve” e parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë për Krime të Rënda rezulton e provuar se të pandehurit kanë krijuar një grup të strukturuar kriminal për trafikimin e lëndëve narkotike, në kuadër të të cilit ata kanë importuar në territorin e Republikës së Shqipërisë një sasi lënde në përmbajtje të së cilës ka qenë e fshehur kokainë.
Për ekstraktimin e saj, ata kanë ngritur edhe një laborator ku përpunohej lënda bazë që përmbante kokainën deri sa nxirrej në formën e saj përfundimtare, e gatshme për t’u shitur në treg apo trafikuar.

Si Apeli uli dënimint për Ermal Hoxhën
Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 15 nëntor 2017 dha vendimin për dosjen “Xibraka”, ku ka pranuar gjykim të shkurtuar, kërkesë kjo e të dënuarve që u arrestuan për trafik kokaine.
Keshtu, nipit t ëish-dikatorit Hoxha dhe të gjithë antyëarëve të bandës së kokainës “Xibraka” iu ul dënimi me 1/3 nga gjykimi i shkurtuar.
Ilir Hyseni ishte dënuar me 12 vite, i bëhet 8 vite dënimi
Ermal Hoxha ishte dënuar me 10 vite burg, i bëhet 6 vite e 8 muaj
Cesar Avila e Valther Moreno ishin dënuar me nga 12 vite, u bëhet 8
Genci Xhixha 8 vjet e 7 muaj, në mungesë.
Arjan Dalipi 6.7 vite burg
Gentian Gjonaj 7.3 vite burg
Kelemnd Dalipi 7.3 vite burg
Sajmir Batku 8.7 vite burg
PROKURORIA
Per kete grup me pare Prokuroria ka kerkuar gjatë seancës gjyqësore te Krimet e Rënda denimin me burg per 9 të arrestuarit, mes tyre nipi i ish-diktatorit Hoxha.
Kështu prokuroria ka kërkuar dënimin me 13 vjet për Ermal Hoxhën, nipin e ish-diktatorit Hoxha. Në total janë kërkuar 126 vjet burg për të akuzuarit.
Prokuroria për Krime të Rënda kërkon dënimin me 126 vite burgim në total për anëtarët e grupit të strukturuar kriminal që trafikonte lëndë narkotike, i njohur si grupi „Xibraka“.
Dënimet e mëparshme të shkallës së Parë kishin qenë:
13 vite burg për Genc Xhixaj
10 vite burg për Ermal Hoxhën
12 vite burg për Ilir Hysenin
10 vite burg për Arjan Dalipin
11 vite burg për Gentian Gjonaj
12 vite burg për Cesar Avila dhe Valther Moreno.
11 vite burg për Kelmend Dalipn
13 vite burg për Sajmir Batku
.

Basha zbulon 5 rregullat kryesore të Vettingut të politikanëve: Do të ketë monitorim ndërkombëtar!

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka publikuar mbrëmjen e sotme rregullat kryesorë të vettingut për politikanët, i propozuar nga Partia Demokratike.
Me anë të një video, Basha, shpjegon se si dhe nga kush do të bëhet Vettingu i politikanëve.
Ja çfarë shkruan Basha
Vettingu i politikes nuk do te behet nga politika dhe do te kete monitorim nderkombetar.
RREGULLAT KRYESORE TË VETINGUT TË POLITIKANËVE
1. Vetingun e politikanëve NUK do ta bëjë politika, NUK do ta bëjë Kuvendi.
2. Struktura e vetingut do të përbëhet nga PROFESIONISTË TË PAVARUR nga politika.
3. Vetingu i politikanëve do të ketë MBIKQYRJE NDËRKOMBËTARE.
4. Vetingu i politikanëve do të jetë krejtësisht I PAVARUR nga ai i drejtësisë.
5. Vetingu i politikanëve do të jetë I THJESHTË dhe TRANSPARENT si dekriminalizimi, që nxori nga Kuvendi dhe zyrat e shtetit 333 persona me të kaluar kriminale.

5 RREGULLA KRYESORE PËR VETINGUN E POLITIKANËVE

Gepostet von Lulzim Basha am Montag, 17. September 2018

Kreu i degës së PD në Teksas takon senatorin Ted Cruz: Qeveria shqiptare e lidhur me krimin

Kryetari i Degës së Partisë Demokratike dega Teksas SHBA, Gasper Lekëgega, ka zhvilluar një takim me senatorin amerikan, Ted Cruz, i cili garoi përballë Donald Trump në garën brenda republikanëve për të përzgjedhur kandidatin Republikan për zgjedhjet presidenciale në SHBA.
Zoti Lekëgega e njohu senatorin Cruz me aktualitetin në Shqipëri dhe situatën me krimin e organizuar që po mban peng të ardhmen e vendit dhe lidhjet e tij me qeverinë. Ai kërkoi mbështetje nga SHBA si aleati më strategjik i Shqipërisë në betejën e Partisë Demokratike për shkeputjen e lidhjeve të krimit me qeverinë.
Zoti Lekëgega në emër të Kryetarit të PD, Lulzim Basha, dhe Partisë Demokratike falenderoi zotin Cruz për mbështetjen që Partia Republikane dhe SHBA i kanë dhënë ndër vite Partisë Demokratike shqiptare dhe Shqipërisë.
Zoti Cruz u njoftua nga zoti Lekëgega edhe për çështjen e kufirit Kosovë-Serbi, si dhe qëndrimin e lidershipit demokrat dhe heshtjen e Tiranës Zyrtare. Kreu i PD-së dega Teksas ftoi senatorin Cruz të vizitojë Shqipërinë.
Zyra e Shtypit PD Teksas

Sjellësit e mynxyrës

Nga Aurel PLASARI

Janë mbyllur 150 shkolla? Apo 133? Po ç’rëndësi ka saktësimi i numrit? Edhe sikur vetëm 10 shkolla të jenë mbyllur ky fakt është i mynxyrshëm si sinjal.
Prandaj autorët nuk po i quaj ‘sjellës të fatkeqësisë’, simbas tregimit të shkrimtarit tonë, por saktësisht sjellës të mynxyrës. Dhe nuk mund të shkapërcehet sinjali i mynxyrshëm si ‘lajm’ i rëndomtë.
Përligjjet me ‘cilësi’, ‘kushte’, ‘rrethana’ etj. nuk pijnë ujë. Shoqëria shqiptare ka përjetuar kushte edhe më të vështira, rrethana edhe më të pafavorshme, dhe sinjale mynxyre të tillë – me mbyllje shkollash në masë – nuk shënoi ndonjëherë. Transmetimi i dijeve: ai ka pasur dhe ka rëndësi, ai është ‘cilësia’.
Superbiznesmenë që të thyejnë kokën me pará?
Le të ketë të tillë sa të dojë një shoqëri. Intelektualë me arritje të mëdha?
Nuk mjaftojnë.
Sepse asnjë vlerë nuk mund të ketë një numër individësh, të pasur nga xhepat ose nga mendjet, që ngrihen mbi një shumicë individësh të cilët detyrohen të braktisin klasat ku merret dija ose të cilëve u mungojnë mundësitë për të nxënë dije, që do të thotë thjesht për të qenë ‘nxënës’.
Si dhe asnjë shtresë e hollë dhe sqimatare intelektualësh nuk mund ta maskojë e ta fshehë perspektivën e padijes obskure që rrezikon breza të sapoardhur.
Ajo kastë qeverisëse që shkatërron shkollën publike nuk e bën kurrë vetëm për punë parash, kinse ngaqë burimet mungojnë ose kostot janë të larta, – e ka saktësuar këtë një mendje më e zgjuar nga imja, -prandaj një vend në të cilin shkatërrohet arsimi do të thotë që qeveriset tanimë nga ata që prej përhapjes së dijes kanë frikë. Sepse prej përhapjes së dijes ata vetëm humbja i pret.