19.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

Basha i përgjigjet Ramës: Kukulla e krimit mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat

Kryetari i PD, Lulzim Basha i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, i cili akuzoi opozitën se po zhyt në terr fëmijët shqiptarë.
Përmes një reagimi në rrjete sociale, Basha shkruan, se Rama është krimineli më i madh i fëmijëve shqiptarë, pasi për herë të parë në 30 vite demokraci janë mbyllur 133 shkolla.
“Kukulla e krimit Edi Rama, më i paafti dhe i dështuari politikan në 30 vite, mbyll 133 shkolla dhe akuzon opozitën pse thotë të vërtetat që di çdo prind e nxënës! Sa më gjatë kryeministri i çarterave dhe luksit, aq më shumë shkolla të rrënuara dhe fëmijë të braktisur në Shqipëri”, shkruan Basha në një postim në Twiter.

Drogë nga Shqipëria në Itali, kapet furgoni me 800 kg marijuanë në Foxhia

Policia italiane e provincës së Foxhias ka sekuestruar një furgon tip Fiat “Ducati” me 800 kg marijuanë e ka vënë në pranga dy shqiptarët Marsel Brakollari 25 vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22 vjeç.
Furgoni është pikasur nga forcat italiane të rendit ndërsa po kryente manovra të dyshimta në zona Capojale në komunën Cagnano Varano në provincës e Foxhias.
Furgoni nuk i është përgjigjur urdhrit të ndalimit të policisë italiane.
Vetëm pas një ndjekje prej disa minutash trupat e policisë italiane kanë mundur të ndalojnë furgonin me drogë, i cili ka tentuar disa herë të përplaset me automjetin e policisë e më pas është përplasur me bordin e rrugës.
Pas aksidentit 4 persona në bordin e tij janë përpjekur të largohen në këmbë.
Policia italiane ka munduar të kapë vetëm 2 prej tyre; shqiptarët Marsel Brakollari 25-vjeç e Xhuljano Haxhiraj 22-vjeç
Në brendësi të furgonit janë gjetur 800 kg marijuanë. Sipas autoriteteve italiane droga kap në treg një vlerë prej 6 milionë euro.

Përplasje me armë në Laç, 4 të plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Sanxhak” të Laçit. Katër persona kanë mbetur të plagosur pas një përplasje me armë mes dy grupeve. Nga të dhënat e para të Policisë, mësohet se plagosjet kanë ndodhur pas një sherri mes grupeve rivale, por ende nuk dihen motivet.
Bëhet e ditur se, policia ka prangosur autorin, ndërsa 4 të plagosurit, janë dërguar në Spitalin Qendror Universitar të Traumës në Tiranës. Ndër ata Gazmend dhe Islam Shaploci , dy prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën. Ndër dy të plagosurit e tjerë, Gegë Gegaj dhe Erlin Shaploci janë në gjendje të rëndë
Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.
Informacion paraprak i Policisë
Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I. Sh., B. Sh. dhe G. Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.
Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.
Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mbyllen 150 shkolla, 7 mijë nxënës në rrugë, ku po shkon ky vend?

Rreth 7 mijë fëmijë anembanë vendit nuk janë ulur sot në bankat e shkollës, në ditën e parë të vitit të ri shkollor.
Grupimi i organizatave “Koalicioni për Arsimin në Shqipëri”(ACE) raportoi sot se mungesa e investimeve publike në arsim dhe shpenzimet e pakta të Qeverisë për arsimin ka bërë që dhjetëra shkolla të mos hapen sot për të nisur vitin e ri shkollor.
“Ndonëse Qeveria Shqiptare prej tashmë 6 vjetësh premton rritjen e buxhetit për arsimin deri në 5 përqind të GDP-së, në të vërtetë buxheti i shtetit për arsimin zë vetëm 3 përqind. Kjo mungesë e investimeve për arsimimin e fëmijëve dhe të të rinjve, e rendit Shqipërinë ndër vendet e fundit në Europë për rezultatet dhe arritjet e nxënësve, krahasuar me vendet e OECD,” shkruhet më tej në raportin e ACE.
Bazuar në vrojtimin e ACE-së në institucionet arsimore, ka rezultuar se një pjesë e madhe e tyre nuk ofrojnë shërbimet e domosdoshme për fëmijët. Thuajse 50 përqind e shkollave në vend, sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, nuk kanë ujë të pijshëm dhe rreth 70 përqind e këtyre institucioneve arsimore nuk kanë kushte higjene të përshtatshme për arsimimin e fëmijëve.
Mbylljen e shkollave e ka denoncuar sot dhe kryetarja e Komisionit të Arsimit Albana Vokshi. Në një deklaratë për shtyp, zonja Vokshi u shpreh:
“Janë më mijëra fëmijë, në të gjithë vendin që ose nuk kanë pasur mundësi të shkojnë në shkollë pasi shkollat e tyre janë mbyllur ose janë detyruar që të udhëtojnë me kilometra të tëra, edhe në këmbë për të shkuar në shkollën më të afërt.
Janë rreth 150 shkolla të mbyllura në të gjitha qarqet e vendit […] në shkelje të ligjit pasi Ministrja e Arsimit ka shkelur nenin 41 të ligjit, të ligjit “Për arsimin Parauniversitar”, i cili parashikon se shkolla mund të mbyllet vetëm pas një konsultimi me komunitetin.”
Gjithashtu Zonja Vokshi u shpreh se Ministria e Arsimit nuk ka pranua të bëjë publike arsyet e mbylljes së shkollave.

Deputeti i Vlorës, Shehaj proteston në Kukës kundër taksës: Vendi i rrezikuar nga aleanca-krim-qeveri-oligarki-media

Deputeti Agron Shehaj, ishte sot në emër të Partisë Demokratike, për të protestuar në Kukës kundër taksës në Rrugën e Kombit.
Deputeti Shehaj dënoi përdorimin e policisë nga qeveria për të mbytur protestën qytetare, si dhe sjelljen e shumicës së mediave, që me heshtjen e tyre mbështetën vjedhjen.
“Aleanca krim-qeveri-oligarki-media është rrezik për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Ka vetëm një shpëtim prej saj: shkatërrimi i saj. Kjo është detyra jonë dhe e çdo shqiptari me kurajë dhe dinjitet.”- u shpreh deputeti Agron Shehaj.
Deklarata e Shehajt:
I gjithë aparati policor dhe shtetëror ishte rreshtuar sot kundër qytetarëve dhe në mbrojtje të vjedhjes përmes koncesionit korruptiv të Rrugës së Kombit. Gjithë natën mbrëmë dhe gjithë ditën sot forcat e policisë kanë bërë demonstrim force dhe terror psikologjik ndaj qytetarëve për t’i ndaluar ata të protestojnë. Ndërkohë, mediat kanë heshtur pothuajse të gjitha, ndërsa shumë prej tyre u angazhuan në fushata keqinformuese.
Megjithatë, qytetarët dolën në rrugë kundër vjedhjes për pasurimin e Ramës dhe oligarkëve të tij. Në emër të Partisë Demokratike, së bashku me anëtarë dhe drejtues të PD-së, isha atje dhe pashë në veprim shtetin e kapur nga korrupsioni dhe krimi.
Në fund fare, si një bandit cinik, nga ata që vrasin natën dhe qajnë ditën, Edi Rama falenderoi qytetarët për mirëkuptimin.
I falenderoi që me anë të dhunës tani do të grabisë i qetë paratë e tyre së bashku me Kastratin dhe Salillarin.
Turp dhe kriminale për policinë që të mobilizohet kundër njerëzve në mbrotje të banditëve.
Turp për të gjithë ata që u shitën dhe me heshtjen apo propagandën e tyre, mbështetën vjedhjen.
Dita e sotme tregon se aleanca krim-qeveri-oligarki-media është rrezik për Shqipërinë dhe të ardhmen tonë. Ka vetëm një shpëtim prej saj: shkatërrimi i saj. Kjo është detyra jonë dhe e cdo shqiptari me kurajë dhe dinjitet.

Metodat e shërimit alternativ, rreziqet e aplikimit

Popullariteti i metodave popullore të mjekimit është rritur shumë në vitet e fundit. Kufijtë e mjekësisë alternative ndryshohen vazhdimisht dhe disa tipa të shërimit alternativ bëhen më të pranuar nga ana e mjekëve.
Nuk ekziston përkufizim i saktë për mjekësinë alternative. Në përgjithësi, këtu merr pjesë cilado qoftë praktikë e shërimit e cila nuk përputhet me mjekësinë zyrtare – d.m.th. cila do praktikë e cila nuk është e pranuar gjerë në shkollat mjekësore dhe nga ana e mjekëve nëpër spitale.
Sipas Qendrës Nacionale për Mjekësi Komplementare dhe Alternative dhe Qendrës Nacionale për Shëndet në SHBA, dallohen shtatë lëmi kryesore të mjekësisë alternative (disa nga to janë të testuara shkencërisht, të tjera jo), transmeton Telegrafi.
Akupunktura – kjo është praksë që bazohet në stimulimin e pikave të caktuara të trupit (zakonisht me gjilpërë, por mundet edhe me shtypje – akupresurë), me të cilën ndihmohet shërimi.
Homeopatia – problemet shëndetësore trajtohen me shumë substanca të holluara.
Mjekë popullorë – siç janë shitës barnash popullore, gra me eksperiencë dhe praktikues të mjekësisë popullore.
Barërat herbale – këto janë bimë të ndryshme që shfrytëzohen në mjekësinë dhe në nutricionin. Ata zakonisht i gjejmë në shitoret për ushqim të shëndoshë, ose mund të fitohen nga shitës barnash, shpesh në formë të çajeve, kapsulave ose ekstrakteve. Këto substanca nuk janë të rregulluara përmes Food and Drug Administration (FDA) Amerikane. Megjithatë një e treta e amerikanëve të moshuar marrin rregullisht ndonjë lloj të bimës, më shpesh në formë të çajit prej kamomili për qetësimin e nervave ose Echinacea kundër ftohjes.

Shërimi manual – problemet mjekësore trajtohen me manipulim dhe me përforcim të pjesëve të caktuara të trupit. Metoda më e njohur nga ky lloj është kiropraksa (shërimi kiropraktik fokusohet në sistemin nervor dhe në modifikimin e shtyllës kurrizore, gjegjësisht të unazave që e mbulojnë palcën e kurrizit).
Masazhi – formë e shërimit manual – osteopati, në të cilën shfrytëzohet manipulim dhe shërim me prekje, ku praktikuesi i vë duart mbi ose në afërsi të trupit, që ta drejtojë energjinë.
Ndryshimi i ushqimit ose stilit të jetesës – gjithashtu paraqet lëmi të mjekësisë alternative. Shumë njerëz marrin suplemente duke llogaritur se ushqimi i rëndomtë nuk përmban mjaftueshëm vitamina dhe minerale. Shumë njerëz të cilët vuajnë nga disa sëmundje kronike siç janë sëmundjet e zemrës dhe diabeti e përshtatin ushqimin e tyre ose shprehitë e tyre, që të mund ta mbajnë sëmundjen nën kontroll. Me këtë jo vetëm që shërohen nga sëmundje të caktuara, por njëkohësisht bëhet edhe parandalimi i të tjerave. Kjo lëmi e mjekësisë alternative është e pranuar gjërë dhe është e integruar në mjekësinë tradicionale.
Kontrolli i mendjes – fokusohet në rolin e trurit (mendjes) në gjendje të ndryshme, që e kapin organizmin. Hipnoza është formë e gjumit të vetëdijshëm ose transit, dhe mund të ndihmojë që disa njerëz të ballafaqohen me varshmërinë, dhembjen ose ankthin, kurse disa tretmane tjera, si psikoterapia, meditimi dhe joga janë të dobishme për relaksim. Shumë njerëz kthehen kah grupe të caktuara për përkrahje dhe kah lutjes që të ballafaqohen me sëmundjet dhe të ndjehen më të lidhur me njerëzit.
Bioelektromagnetika – bazohet mbi idenë, se rrymat elektrike në të gjitha organizmat e gjallë prodhojnë fushë magnetike, që përhapen jashtë organizmit.

Nga se dallohet mjekësia alternative nga ajo tradicionale?
Terapia alternative karakterizohet me qasjen e tyre holistike, që do të thotë se mjeku ose praktikuesi e trajton personalitetin në tërësi, e jo vetëm sëmundjen e caktuar. Në mjekësinë alternative i kushtohet vëmendje nevojave emocionale dhe spirituale të pacientit. Këtu dallohet nga mjekësia tradicionale, e cila kryesisht fokusohet në anën fizike të sëmundjes.
Shumica e praktikuesve të mjekësisë alternative nuk janë të pranuar nga ana e mjekëve nëpër spitale dhe ambulanca. Është e mundshme që mjeku juaj aspak të mos jetë i informuar për këtë çështje. Megjithatë, në qendrat e reja të mjekësisë integrative ofrohet një kombinim i tretmaneve tradicionale dhe alternative. Qendrat e tilla zakonisht punësojnë mjekë dhe ekspertë alternativ me çertifikatë për terapi të ndryshme alternative.
Përveç zhvillimit të kësaj lëmie, pjesa më e madhe e terapive alternative nuk mbulohen me buxhetin mjekësor. Shumica nuk janë të vërtetuara shkencërisht dhe bazohen në praktikimin afatgjatë për sukses.
Cilat janë rreziqet nga aplikimi i metodave alternative në shërim?
Disa lloje të shërimit alternativ si lutjet, masazhi dhe ndryshimi i stilit të jetesës janë të sigurta dhe e plotësojnë me sukses tretmanin mjekësor, por disa terapi – sidomos barërat herbale mund të jenë të lidhura me ndonjë rrezik.
Për dallim nga barërat që merren me recetë në barnatore, remedet herbale nuk janë të rregulluara rreptësishtë nga ana e institucioneve përgjegjëse. Ato nuk e kalojnë procedurën e testimit para se të lëshohen në treg, dhe nuk është e domososhme t’u përgjigjen standardeve të kualitetit. Barërat herbale që vijnë nga shtetet e pazhvilluara, ndonjëherë janë të kontaminuara me pesticide dhe metale të rënda.
Problem tjetër në të cilin mund të hasni, janë mashtrues të ndryshëm dhe mjekë popullorë, të cilët prezantohen si shërues, duke propaganduar tretmane të pakontrolluara dhe ndonjëherë të rrezikshme. Të tillët nuk janë të rrallë në shtetin tonë, për fat të keq disa nga ata lirshëm promovohen në mediat.
Keni shumë kujdes cilin do ta zgjidhni për ndihmë dhe asnjëherë mos i jepni çfarëdo “bari” fëmijës tuaj, nëse nuk e dini përmbajtjen.

Meshkujt që punojnë natën janë më të rrezikuar nga kanceri

Meshkujt që punojnë në ndërrimin e natës, sipas një studimi të kryer në Kanada, tri herë kanë më shumë gjasa të preken nga kanceri i prostatës, në krahasim me ata që punojnë në ndërrimin e ditës.
Besohet se gjatë ndërrimit dhe punës natën çrregullohet prodhimi i melatoninës, hormoni i cili ndihmon në rregullimin e gjumit.
Kur trupi ynë është ekspozuar ditës, prodhimi i melatoninës zvogëlohet duke nxitur lëvizjen e shumë proceseve në trupin tonë, të cilën e ndihmojnë në zhvillimin e tumoreve.
Në hulumtim kishin marrë pjesë 3.137 meshkujt të cilëve u ishte diagnostikuar një lloj i kancerit.
Rezultatet kanë treguar se shumica prej tyre gjatë një periudha kohore kishin punuar në ndërrimin e natës, transmeton Telegrafi.
Në stadet e hershme, kanceri i prostatës nuk jep shenja klinike. Në stadet më të avancuara, shfaqen shenja klinike, si urinim i shpeshtë, sidomos natën; urinim i dobët, jo me forcë; ndërprerje e menjëhershme e urinimit, si dhe rifillim i urinimit mbas disa sekondave; dhembje dhe djegie gjatë urinimit; urinim me gjak, shoqëruar shpesh me copëza të vogla gjaku të mpiksur; prezencë e gjakut në spermë; dhembje të lokalizuara në një ose disa kocka, sidomos në kockat e legenit dhe në vertebrat, dhembje që vazhdojnë pa ndërprerje të paktën deri në dy javë, shenjë e kancerit të avancuar që tregon se ka prekur kockat.
Shenjat klinike të kancerit të prostatës nuk duhet të keqinterpretohen nga personat që kanë shenja të tilla e përpiqen të realizojnë një vetëdiagnostikim, pasi këto shenja takohen edhe në sëmundje të tjera të prostatës me origjinë jo kanceroze.
Pos sëmundjes së kancerit në prostatë, meshkujt të cilët punojnë në ndërrimin e natës rrezikojnë të preken nga tumori në zorrë, fshikëz dhe në mushkëri.
Edhe pse hulumtimet e mëhershme kanë sugjeruar se puna natën më shumë i dëmton femrat, studimet e shkencëtarëve nga universiteti Kuebek tregojnë se edhe meshkujt janë të rrezikuar po aq sa edhe femrat.
Organizmi i njeriut ka orën e tij biologjike që do të thotë se ai e ka të programuar kohën e gjumit për gjumë dhe kohën e punës për punë.
Kështu gjatë eksperimenteve, analizat e gjakut treguan se 6%-ëshi normal i gjeneve të ADN-së janë specifikisht më shumë apo më pak aktive, në periudha të ndryshme të ditës.
Që kur vullnetarët nisën të punonin gjatë natës, ai rregullim i duhur gjenetik nisi të humbiste.

Çfarë duhet të bëni me ushqimet e skaduara

Ushqimi në frigoriferin tuaj duket mirë dhe ka aromë normale, mirëpo i ka dalë afati i skadimit. A do ta hidhni? Shumica e njerëzve do ta bëjnë këtë. Kjo sindromë madje ka edhe emër: “Përdorimi para paranojës”.
Data e cila është e shënuar, si “të përdoret deri më” nënkupton kohën deri kur garantohet kualiteti maksimal. Mund të jetë e shënuar vetëm në formatin muaj-vit.
Pas kësaj date, ushqimi mund të përdoret edhe një kohë pa kurrfarë pasojash në shëndet. Gjëja primare është që thjeshtë ta shikoni dhe t’i merrni erë ushqimit, në mënyrë që të shmangni rrezikun nga helmimi.
Duhet të kihet kujdes nga paketimi i fileve të peshkut në vakum. Duke qenë se është shumë vështirë të largohen bakteret nga peshku, rekomandohet që të respektoni datën e caktuar dhe ta përdorni produktin para datës së skadimit. Ngjashëm duhet vepruar edhe me ushqimin tjetër të detit.
Nuk duhet marrë parasysh datën e skadimit kur bëhet fjalë për pemë dheperime. Sepse prishja tyre shihet qartë. Përjashtim bën patatja që mund të sjellë deri te helmimi pa u vërejtur.
Konservat mund të qëndrojë disa vite. Nëse hapet, mund të konsumohet vetëm deri kur të ngritët. Asnjëherë mos konsumoni ushqim nga konservat e shpuara, sepse përmbajnë baktere shumë të rrezikshme.
Në disa vende jogurti shfrytëzohet për ruajtjen e mishit, sepse me anë të aciditetit të tij pengon zhvillimin e baktereve. Mënyra e vetme për t’u prishur është nëse kontaminohet, p.sh. me gishta. I pa kontaminuar mund të përdoret disa javë.
Edhe pse thuhet se buka ka afat tre ditë, ajo mund të hahet edhe pas një jave. Buka bajate është e shkëlqyer për pjekje të ndryshme ose tost. Sheqeri dhe konservansët që përmban e pengojnë prishjen e shpejtë të saj.
Ushqimi i thatë, siç është sheqeri, kripa, mielli etj., mund të përdoren gjatë gjithë vitit, edhe pas skadimit të afatit, por me kusht që të ruhen siç duhet, në fakt, nëse nuk kanë kontakt me lagështinë.
Qumështi derisa duket i freskët dhe ka aromë të tillë, nuk ka problem. Nëse e ruani në temperaturë nën pesë gradë celsius në frigorifer, mund të përdoret disa ditë pas skadimit të afatit.
Vezët nuk duhen konsumuar më shumë se tri javë pasi të jenë prodhuar, sepse salmonela shumohet shumë shpejtë në to. Vendoseni vezën në një gotë me ujë, nëse nuk zhytet, kjo është shenjë e sigurt se është e prishur. Po ashtu prishjen e saj mund ta vërtetoni edhe nga aroma pas thyerjes së mbështjellësit.

Vjen konfirmimi nga Mali i Zi: Tahiri me jaht drejt Italisë, kush ishin personat që e shoqëronin ministrin

Mali i Zi konfirmon udhëtimin e ish-ministrit Saimir Tahiri me jaht drejt Italisë. Kjo ka qenë përgjigja zyrtare e ardhur nga organet e drejtësisë të Malit të Zi pas letërporosisë së kërkuar nga Prokuroria shqiptare. Sipas burimeve nga organi i akuzës, letërporosia konfirmon udhëtimin që Tahiri ka bërë verën e 2017.
Po ashtu bëhet e ditur se jahti me të cilin udhëtoi Tahiri i një shtetasi shqiptar. Në letërporosi jepen detajet e udhëtimit, që nga orari i nisjes, madje edhe personi që e shoqëronte ish-ministrin e Brendshëm.
Pas këtyre detajeve prokuroria ka shpërndarë fletëthirrje per personat që kanë shoqëruar ish-ministrion e brendshëm Tahiri gjatë këtij udhëtimi në verën e vitit 2017.
Burimet nga Prokuroria bënë të ditur se, pas marrjes së këtij dokumenti pesë prokurorët e çështjes kanë firmosur fletëthirrjet ne emër të gjithë personave që janë gjendur në shoqërinë ish-zyrtarit të lartë, të cilët pritet të paraqiten përgjatë kësaj jave për të dhënë shpjegimet e tyre. E ndërsa prokuroria ka hyrë në një tjetër fazë të vrullshme për t’i dhënë zgjidhje çështjes, nga ish-ministri i Brendshëm nuk ka patur më asnjë lajm.
Gjatë muajve të verës, ai u shfaq aktiv në rrjetet sociale, ku shpërndante foto nga udhëtimet e tij në mal, apo teksa bënte zhytje me të birin, e kësisoj përçonte edhe mesazhet e tij. Së fundmi, Saimir Tahiri po qëndron në heshtje. Që prej tetorit 2017, kur ndaj tij prokuroria çeli hetimin pas dyshimeve për lidhje me grupin kriminal “Habilaj”, ish-ministri ka dalë triumfator përballë drejtësisë.
Ai mundi të shpëtonte nga arrestimi, pasi Kuvendi nuk i dha autorizim prokurorisë. ndërsa ka dalë fitues në dy betejat e zhvilluara në gjykata. Herën e parë ai e bindi Apelin për Krime të Rënda t’i kthente pasaportën, e në përballjen e tyre ta lironte nga arresti i shtëpisë. Me gjykatën e Lartë, ku presin të shqyrtohen dy rekurset e prokurorisë për çështjen Tahiri, ish-ministri ende nuk i ka matur forcat.

Berisha mesazh urimi për nxënësit dhe mësuesit

Ish-Kryeministri Berisha ka uruar nxënësit dhe mësuesit e të gjithë Shqipërisë me rastin e vitit të ri shkollor që nisi sot.
Në një mesazh të ngrohtë të publikuar në rrjetet sociale, Berisha ka vecuar sidomos fëmijët që ulën për herë të parë në bankat e shkollës.
Mesazhi i plotë i urimit i ish-Kryeministrit Berisha
Nje urim per vitin e ri shkollor!
Sot ne diten e pare te shkolles, urimet me te perzemerta per qindra mijra vajza, djem, mesuese dhe mesues qe nisin garen e dijes kete vit shkollor! Nje urim shume i veçante per voglushet qe ulen per here te pare ne bankat e shkolles!
Shendet, mbaresi, suksese ne mesime per te gjithe ata dhe familjet e tyre!! sb