22.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

280 nxënës në Elbasan protestë në ditën e parë të shkollës, ja pse refuzojnë të shkojnë në mësim

Mësimi nuk ka nisur për 280 nxënës të shkollës 9-vjeçare në Mengël të Elbasanit. Prindër dhe nxënës jane ngritur në protestë duke refuzuar të shkojne për të ndjekur mësim në turnin e dytë në Elbasan.
Prej dy vitesh shkolla e Mengelit qëndron e mbyllur pasi komisioni i emergjencave e cilësoi të pasigurtë për shkak të dëmtimit që pësoi nga tërmeti. Megjithëse ka kaluar dy vite që nga ajo kohë nuk ka nisur asnjë investim në këtë shkollë.
Prindërit thonë që do ti lënë fëmijët pa shkollë. Ata kërkojne hapjen e shkollës së tyre, ndërsa dhe fëmijet kërkojnë të hapet shkolla e tyre.
Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit, ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.
“Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është dramatike. Kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”, u shpreh Boçi.

“Këto gjëra nuk duhet të ndodhin”…

Max Allegri kritikon Douglas Costa dhe pjesën tjetër të skuadrës për mentalitetin e treguar në fitoren 2-1 ndaj Sassuolo-s.
Fitorja ka mbetur në hije disi pas kartonit të kuq të Costa-s, i cili tani rrezikon minimumi tre ndeshje pezullim, mbase pesë, pasi pështyu Federico Di Francesco. “Mbase ishte irrituar nga faulli që pësoi më përpara, por nuk ka rëndësi, pasi kjo nuk duhet të ndodhë. Duhet të mos biem pre e provokimeve.
“Mund të kishim shënuar një gol të tretë, por filluam duke luajtur individualisht, donim të driblonim të gjithë, kjo acaroi kundërshtarët dhe kështu lindin situata si ajo e Costa-s.
“Jam i lumtur që Ronaldo më në fund është zhbllokuar.”
Dybala luajti që nga minuta e parë në rolin e trekuartistit pas dy sulmuesve. “Sot, megjithëse ishte hera e parë që luanim me këtë sistem, bëmë mirë.
“Natyrisht, mbrojtësit e krahut duhet të na japin më shumë hapësira. Sassuolo luajti fortë por më pas u lodh, pastaj ne morëm kontrollin e ndeshjes”.

Ronaldo pranon: Kisha ankth, tani jam i lumtur…
I intervistuar në fund të ndeshjes mes Juventus dhe Sassuolo, Cristiano Ronaldo ka komentuar dygolshin e tij të parë në Serie A.
“Jam shumë i kënaqur. Sassuolo luajti mirë, por ne treguam ritëm në fushën e lojës dhe krijuam shumë. Kisha shumë dëshirë të gjeja golin e parë në Serie A dhe normalisht tani jam i lumtur,” – deklaroi “CR7”.
Më pas, portugezi, që e gjeti rrugën e rrjetës pas 344 minutash shtoi: “Eshtë e qartë se kisha pak ankth në përgjithësi, sepse kishte shumë pritshmëri për mua, që kur erdha nga Real.”
Në fund, Ronaldo shtoi: “Kjo është jeta, gjithmonë ka presion për dikë që dëshiron të jetë kampion. Unë po punoj mirë dhe shokët po më ndihmojnë të përshtatem me Serie A”.

Protesta në Kukës, Elezi: Për një hark të shkurtur presim të heqim tarifën në Rrugën e Kombit

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Kukësit nga radhët e PD-së, Ibsen Elezi në një lidhje telefonike për ‘Fax News” ka zbuluar detaje nga protesta e shoqërisë civile. Elezi ka zbuluar se përmes kësaj protestë kërkon të sensibilizojë qytetarët dhe për një hark të shkurtër kohor do të sigurojnë të heqin tarifën.
“Protesta është nga shoqëria civile, protestë që kërkon të sensibilizojë qytetarët. Për një hark të shkurtur presim të heqim tarifën. Është pothuajse e papërballueshme, ndaj mendoj që kjo revoltë do rritet.
Sot është 2 mijë lekë nesër mund të bëhet 4-5. Ne nuk kemi patur plan për të realizur protestë. Ne kemi pasur prononcim për këtë fakt, sepse duam që kjo protestë mos të jetë lokale por kombëtare. Po bëhet një barrierë ekonomike midis Kosovës dhe Shqipërisë. Kur vendos barrierë ekonomike i ke ndarë. Është protestë sensibilizuese me qëllim që t’i themi njerëzve se nuk na shqetëson fare prezenca e policisë, ata kanë punën e vet ata kanë tonën”, u shpreh ai.
Ndërkaq burime për Faxnews zbulojnë se protesta do të jetë simbolike dhe qytetarët do të shkojnë drejt traut.

Skandal! Dita e parë e shkollës në Tiranë fillon me këngë partizane (Video)

Pas kryebashkiakut të Tepelenës, Tërmet Peçi që i këndonte Enver Hoxhës, skandali i radhës ka ardhur mëngjesin e sotëm në një nga shkollat e Tiranës.
Në shkollën ‘Misto Mame’ në Tiranë nxënësit janë pritur me këngë lufte, këngë partizane.
Denoncimi është bërë nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.
‘Pas 27 vitesh të rënies së komunizmit në Shqipëri, dita e parë e shkollës së fëmijëve fillon me këtë këngë partizane’.
Dy ditë më parë kryebashkiaku socialsit i Tepelenës, Tërmet Peçi i këndoi diktatorit Enver Hoxha, madje fare haptazi nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.
Kjo ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës në darkën e shtruar nga kryebashkiaku i Tepelenës, me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të këtij qyteti fill pas koncertit që iu kushtoi tepelenasve dhjetëra milionë lekë.
Nga pamjet e ofruara në faqet e Facebook që kontrollohen nga kryebashkiaku i Tepelenës, shikohet qartë sesi Tërmet Peçi shoqëron në këngë, Golikun e famshëm të Bënçës që e ka pasur dhe e ka dobësi Enver Hoxhën që kur thurte këngë në festivalet folklorike të Gjirokastrës në vitet ’80.
Komandanti Enver Hoxha-është refreni i përsëritur shumë herë nga Tërmeti madje ky i fundit në një moment nderon edhe me grusht ashtu si dikur komunistët.

Pas 27 vitesh te renies se komunizmit ne Shqiperi, dita e pare e shkolles se femijeve fillon me kete kenge partizane.

Gepostet von Enkelejd Alibeaj am Montag, 17. September 2018

Denoncimi: Në llotosportin e familjes së ministrit Xhafa diskutohet edhe për trafikun e drogës dhe vrasjet

Një oficer policie ka denoncuar lidhjet e familjes së ministrit Xhafa me krimin e organizuar në Vlorë, dhe se si mafia po administron pasuritë e Ministrit të Brendshëm.
Mesazhi i oficerit të policisë është bërë publik nga ish-Kryeministri Sali Berisha në Facebook.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Disa nga pasuritë e familjes mafioze Xhafa dhe lidhjet e saj me klanet e tjera të mafies të Vlorës!
Lexoni mesazhin e oficerit dixhital. sb
Mirembrema Doktor.pash denoncimin e PD pere lidhjet e Agron Xhafes me vellezerit murati.Gramoz murati me Ferdinand Llanaj (Robi) jane bashk ortak ne biznes dhe tek kazinoja tek kali i trojes Ne ane te Ruges Vlore skele prane postes perball me kryqezimin tek kali trojes.administratori i kazinos eshte dajua i (Robit) dhe quhet Shkelqim Aliaj.100 metra ne distanc nga kazinoja ne ane te ruges Vlore skele, ngjitur me Banken, SOCIETE GENERALE ALBANIA ndodhet nje pik bastesh gjigande me emrin ECOBET fam keqe ne Vlore.pronari dhe administratori i saj eshte Klodian Llanaj vellai i Robit. Perveç te gjitha llojet e kumarit qe ushtrohen ne brendesi te llotos, atje diskutohen edhe te gjitha llojet e muhabeteve te trafikut dhe te vrasjeve nga kriminelat e Vlores dhe te rretheve qe hyjne dhe dalin miq, anetare grupesh kriminalesh dhe shoqeri te vellezerve Llanaj. Vellai i vogel i vellezerve Llanaj ndodhet ne burg dhe eshte autori i masakres te Çoles e ndodhure ne vitin 2015 ne Vlore…
Doktor, Ferdinand Llanaj eshte shok dhe mik i ngushte me Agron Xhafen, Agron Xhafaj i ka ndenjur tek koka ne spitalin e Vlores (Robit). Perpara Agron Xhafes ka qene shok, mik dhe ortak me vellezerit Habilaj…

172 vetë mungesë personeli në kopshte e shkolla në Kamëz, Nikolla nuk i përgjigjet kryebashkiakut Mziu

Si në të gjithë shkollat e vendit edhe në Kamëz ka nisur sot procesi mësimor për vitin e ri shkollor 2018-2019.
Kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu në orët e para të mëngjesit uroi nxënësit dhe mësuesit në statusin e tij FB ku shkruan: “Sot nis viti i ri shkollor. Si kudo në Shqipëri, edhe në Kamëz me mijëra nxënës u drejtohen shkollave të qytetit për të filluar një vit të ri shkollor, ndërsa nxënësit e klasave të para nisin për herë të parë udhën e shkollës e të dijes. Me këtë rast, një urim për të gjithë nxënësit, mësuesit, por edhe prindërit: Vit sa më i mbarë shkollor për të gjithë, me rezultate të larta dhe arritje të shumta!”.
Më pas kryebashkiaku Xhelal Mziu përshëndeti dhe uroi për fillimin e vitit të ri arsimor nga shkolla “Azem Hajdari” në Babrru-Qendër (Paskuqan) dhe më pas ishte në kopshti në Qendër Kamëz.
Kur viti i ri shkollor erdhi dhe çerdhet, kopshtet dhe shkollat kanë hapur dyert, Ministria e Arsimit, Sporteve dhe Rinisë nuk ka marr as merr asnjë përgjegjësi për t’iu përgjigjur nevojave që kanë këto institucione të edukimit dhe dijes. Shqetësimi është evident dhe për këtë kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu, thotë se ka bërë çmos që në Kamëz të mos gjendeshim përballë kësaj situate, e cila ka nevojë për zgjidhje sa më të shpejtë dhe kjo kërkon reagim.
Kryetari i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu, thotë: “Në Bashkinë Kamëz, e gjashta njësi administrative në vend për nga popullsia, ndër bashkitë e reja e krijuar në vitin 1996, pavarësisht asaj çfarë është bërë deri më tani (veçanërisht nën qeverisjen e PD e konkretisht në vitet 2007-2013), nevojat janë sërish të mëdha”.
Sipas z. Mziu, veç mungesës së ambienteve shtesë si ndërtimi i shkollave, kopshteve dhe çerdheve që janë të nevojshme, sërish edhe për ato institucione aktuale të dijes dhe edukimit mungon personeli i duhur.

Pavarësisht kërkesave të Bashkisë Kamëz, Ministria e Arsimit dhe qeveria e “Rilindjes” me Ramën Kryeministër as e ka vënë ujin në zjarr për t’iu përgjigjur kërkesave të kryetarit të Bashkisë Kamëz për shtesë personeli. Në mungesë fondesh nga ana e Bashkisë, nuk janë pak shkresat zyrtare, komunikimi me Ministrinë e Arsimit përmes titullarësh, konkretisht kryebashkiakut Xhelal Mziu dhe ministres Lindita Nikolla, ku Mziu pas studimit të bërë dhe verifikimit në terren, i ka raportuar Ministrisë nevojën për dyfishimin e numrit të edukatoreve, sepse 50% e fëmijëve nuk shkojnë në kopsht për shkak të mungesës së edukatoreve.
“Nevoja është konkrete, e konstatueshme në terren dhe emergjente për mungesë sanitaresh, rojesh si dhe sekretare shkollash. Plotësimi i këtij personeli nga MASR është i detyrueshëm në kuadër të plotësimit të detyrimeve ligjore bazuar në reformën territoriale me VKM “Për transferuat specifike, për financimin e funksioneve të deleguara, ku në vartësi të pushtetit vendor kalon personeli i kopshteve, çerdheve dhe konvikteve”, thotë Mziu.
“Ky diskriminim që ministria dhe qeveria i bën Kamzës është i papranueshëm dhe i patolerueshëm, sepse numri i personelit është i vogël, ku dua të theksoj që një pjesë e mirë e shkollave dhe kopshteve nuk kanë fare ose kanë mungesë personeli. Te numri i punonjësve ndihmës MASR nuk ka planifikuar fare punonjës mirëmbajtës. Nga studimi, ose më saktë nga konstatimi në terren që kemi bërë si Bashki, theksoj që Kamza ka nevojë për personel shtesë; 95 edukatorë kopshtesh, 19 sanitare, shkollash, 33 roje, 25 mirëmbajtës, pra në total 172 personel shtesë”, përfundon prononcimin kryebashkiaku i Kamzës, Xhelal Mziu.
Por, pavarësisht dhjetëra shkresave në drejtim të MASR, përgjigjja ka qenë negative, duke pohuar se është i mjaftueshëm, sipas tyre, numri ekzistues i personelit. Gjithçka ka rënë në vesh të shurdhër?!

Policia terror ndaj banorëve të Kukësit për taksën në “Rrugën e Kombit”

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me video se si policia me urdhër të Edi Ramës po terrorizon qytetarët e Kukësit.
Qindra forca policie kanë mbërritur në qytetin verilindor që prej tre ditësh, për të ushtruar terror dhe presion ndaj qytetarëve për të mos dalë në protestë.
“Terror policor nga Edvin Kristaq Urrejtja ndaj qytetareve te Kukesit!”, shkruan ish-Kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.
Sportele janë rrethuar dhe ruhen nga forcat Speciale që kanë ardhur nga Tirana. Pas mesnatës ka nisur të aplikohet tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit, ku janë vendosur gjithsej 10 sportele për pagesat. Një prej shoferëve të furgonëve që bëjnë çdo ditë rrugën nga Kukësi drejt Tiranës ka shprehur shqetësimin e tij, pasi është detyruar që të paguajë 5 euro për kalimin, ndryshe nga kolegët e tij që kanë mjete të të njëjtit lloj.
Drejtuesi i mjetit thotë se ka paguar 5 euro me licensë të transportit publik ndërsa shokët e tij nga 100 lekë furgoni është 8+1 dhe është i regjistruar në Kukës.

Terror policor nga Edvin Kristaq Urrejtja ndaj qytetareve te Kukesit! sb

Gepostet von Sali Berisha am Montag, 17. September 2018

Mbyllja e shkollave në Zallherr, fëmijët ecin 7 km, mësuesit në protestë

Mbyllja e mbi 100 shkollave nga Ministria e Arsimit ka shkaktuar problem të shumta edhe në Qarkun e Tiranës.
Deputetja e PD, Jorida Tabaku ishte në një tjetër zonë të Zallherrit, ku mbi 85 nxënës do të detyrohen të mos vijojnë mësimin në shkollën ekzistuese në Pinar, duke u zhvendosur 7 km më larg, ne qendër të njësisë administrative.
Ja deklarimet e sotme të deputetes Tabaku rreth këtij shqetësimi të madh për mijëra nxënës e prindër jo vetëm në Tiranë porn ë të gjithë vendin.
“Jemi ketu ne Shkollen e Pinarit e para e kesaj zone e hapur prej 47 vitesh. Per kete shkolle nje banor i Pinarit ka dhene token e tij dhe mjetet e tij financiare.
Eshte nje zone e bekuar nga Zoti por e harruar nga qeveria. Eshte nje zone qe nuk ka pare investime ne 5 vitet e fundit ku po i detyron femijet e zones te shkojne deri ne 7 km me larg, ne qender te Zallherrit, me rruge te pashtruar, pa kushte, pa i njoftuar.
I kane njoftuar diten e premte qe do te spostohen mesuesit dhe nxenesit. Banoret thone se nuk kane pare nje administrator lokal prej muajsh dhe asnje peraqesues lokal, pervec atyre qe mbarojne bizneset e veta.
Mesuesit e zones ishin duke protestuar ne zonen e Zallherrit”, thotë deputetja demokrate Jorida Tabaku.
Deputetja Jorida Tabaku ishte edhe në fshatin Herras të Zallherrit ku edhe në këtë zonë është mbyllur një shkollë fillore.
Bashkë me banorët denoncohet fakti i mungesës së investimeve dhe harmonizimit të plotë të klasave të kësaj shkolle.

Basha uron nxënësit për vitin e ri shkollor

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka uruar nxënësit dhe prindërit e tyre me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.
Basha e ka bërë urimin e tij përmes një postimi në rrjetet sociale.
“Të dashur nxënës dhe prindër, ju uroj nga zemra një vit të mbarë shkollor!
Ndërkohëe 16 deputetë të PD janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, nga veriu ne jug, dhe po nxjerrin në pah përkeqësimin e arsimit vit pas viti.
PD ka evidentuar 133 shkolla të mbyllura, por drejtoritë arsimire dhe Ministria e Arsimit nuk kanë dhënë akoma informacion per numrin e saktë të shkollave të mbyllura dhe braktisjen e shkollave nga nxënësit”, shkruan Basha në mesazhin e tij.

260 mijë nxënës më pak në bankat e shkollës

Numri i fëmijëve që mësojnë në ciklin 9-vjeçar po pëson ulje të frikshme nga viti në vit. Sipas të dhënave të Ministrisë së Arsimit, këtë vit shkollor do të ndjekin arsimin 9-vjecar rreth 296 mijë nxënës, ose rreth 23 mijë më pak se vitin e kaluar, me rënie prej 7.1%.
Dy vitet e fundit rënia në ciklin nëntëvjecar ka qenë më e thella që nga viti 1991. Për vitet 2016-2017 dhe 2017-2018 në këtë cikël ishin 46 mijë fëmijë më pak.
Por duke krahasuar numrin e fëmijëve me vitet e para të tranzionit kemi një përgjysmimn të tyre në harkun e 28 viteve. Në krahasim me vitin 1990-1991, numri i nxënësve në arsimin 9 vjecar është 46.7 për qind më i ulët, ose rreth 260 mijë nxënës më pak. Nga rreth 557 mijë nxënës që ishin të regjistruar në ciklin e 8- vjecarës në vitin 1991, sipas INSTAT, këtë vit nisin shkollën vetëm 296 mijë fëmijë. Numri i tyre do të ishte edhe më i ulët për shkak se baza e krahasimit më 2019 përfshin 9 vite nga 8 vite në 1992.
Gjithashtu numri i mësuesve në ciklin e ulët ka rënë, por me ritme me të ulta se numri i nxënësve. Nga viti 1990 në arsimin 8-vjecar ishin të angazhuar 28.7 mijë mësues, në vitin e 2018 numri i tyre ishte rreth 23.5 mijë me një reduktim prej rreth 3200. Ulja e numrit të nxënësve ka sjellë dhe një rënie të raportit nxënës për mësues, në 17.8 në vitin akademik 2017/2018, nga 19.1 në vitin akademik 2013/2017, për ciklin 9 vjeçar, sipas INSTAT.

Efektet e plakjes së popullsisë dhe rigjallërimit të emigracionit
Rënia e numrit të nxënësve ka ardhur në proporcion të drejtë me tkurrjen e peshës së grup moshave të reja. Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 1989, popullsia në moshën 0-14 vjeç ishte rreth 1 milionë persona, ndërsa në vitin 2017 ka zbritur në vetem rreth 522 mijë persona, pothuajse përgjysmim. Pesha e popullsisë 0-14 vjeç ka zbritur në 18% të totalit, nga 32% që ishte në vitin 1989.
Në të kundërt, teksa vendi ka përjetuar pas viteve ’90 rënien e lindshmërisë dhe emigracionin masiv, -ku janë larguar më së shumti moshat e reja -, është rritur pesha e të moshuarve. Popullsia mbi 65 vjeç zinte 13% të totalit në vitin 2017, nga vetëm 7.4% në vitin 2001, po sipas INSTAT.
Ky ndryshim i strukturës së popullsisë pritet të ketë efekte të rënda në një të ardhme të shpejtë, si në strukturën e forcës së punës, kërkesë ofertën për punë (me ndikim në profilet e universiteteve) ashtu dhe në skemën e pensioneve dhe kostos për kujdesin e të moshuarve, raporton “Monitor”.
Rigjallërimi i ciklit të emigracionit është një tjetër faktor i rëndësishëm
Që nga viti 2013, rreth 157 mijë qytetarë shqiptarë kanë bërë kërkesë për azil, ku numri më i lartë ishte në 2015-n, me rreth 69 mijë persona, për të zbritur më pas në 33 mijë persona në 2016-n dhe 26 mijë në 2017-n. Këto shifra janë bërë të ditura në Raportin vjetor të situatës së azilantëve, të publikuar më parë nga Bashkimi Europian.
Demografet e INSTAT kanë komentuar më parë për Monitor se, një ndër faktorët kryesorë të rënies së lindjeve këtë vit, lidhet me emigrimin.

Në vitin 2015, një valë emigracioni prej 67 mijë personash u regjistruan si azilantë në vendet e BE-së, një nivel rekord i viteve të fundit. Qendra kërkimore “Pew Research”, që ka përpunuar të dhënat e Eurostat për emigracionin në vendet e BE-së në vitin 2015, tregoi se 80% e azilkërkuesve shqiptarë ishin nën 35 vjeç, moshë e cila realizon 90% të riprodhimit.
Karakteristikë themelore e valës së emigracionit këtë herë ishte ikja e familjeve, ndryshe nga vendet aziatike ku emigrojnë kryesisht meshkujt vetëm. Azilkërkuesit nga vende si Rusia, Serbia, Ukraina dhe Shqipëria kanë tendencë për t’u zhvendosur si familje.
Në një tjetër tregues, atë për numrin e azilkërkuesve për herë të parë për 1000 banorë për secilin nga 20 shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute,
Edhe aplikimet për lotarinë amerikane nga shqiptarët janë tepër të larta. Rreth 367 mijë shqiptarë, (apo rreth 13% e shqiptarëve) i varen shpresat e tyre te “ëndrra amerikane” duke aplikuar për Lotarinë Amerikane dhe duke u renditur kështu të parët në Europë që kanë përqindjen më të lartë të popullsisë që aplikojnë për lotari. Krahasuar me vitin 2007, numri i shqiptareve që aplikuan për Lotarinë Amerikane është dyfishuar, nga 173 mijë shqiptarë që aplikonin në 2007-n, në 2018 numri i aplikimeve kapi shifrën rekord prej 367 mijë, sipas statistikave të Departamentit amerikan të Shtetit . Rritja e aplikimeve në Lotarinë Amerikanë ka qenë e lartë, veçanërisht pas vitit 2013.

Struktura e arsimit 9 vjeçar
Sipas ministrisë së Arsimit, arsimi bazë fillon në moshën 6 vjeç dhe zgjat 9 vjet. Nxënësi është i detyruar të ndjekë atë deri në moshën 16 vjeç.
Arsimi bazë përbëhet nga dy cikle: arsimi fillor, (klasa 1-5) dhe arsimi i mesëm i ulët, (klasa 6 -9).
Arsimi fillor zgjat 5 vjet. Në klasën e parë regjistrohen fëmijë që mbushin moshën 6 vjeçare deri ditën e fillimit të shkollës. Mosha e fëmijëve të këtij cikli është 6-11 vjeç, përjashtuar fëmijët që përsërisin klasën.
Nxënësit e klasave të para, të dyta dhe të treta vlerësohen me fjalë dhe shprehje. Nxënësit e klasave të tjera vlerësohen me nota, numra të plotë nga 4 deri në 10, ku nota më e ulët kaluese është pesa. Arsimi i mesëm i ulët i përket klasave VI, VII, VIII dhe IX. Mosha e nxënësve është 12- 15 vjeç me përjashtim të nxënësve që përsërisin vitin. Në fund të klasës së nëntë nxënësit i nënshtrohen provimeve kombëtare dhe marrin dëftesë të arsimit bazë.
Në dokumentat e saj zyrtarë, Ministria e Arsimit shprehet se, tendenca në ulje të nxënësve në arsimin bazë bazë shpjegohet me uljen e numrit të lindjeve dhe dukurisë së emigrimit. Ndërsa për arsimin e mesëm ka gjithashtu ulje të numrit të nxënësve vit pas viti, për efekt të uljes se numrit të lindjeve, por nga ana tjetër ka rritje të interesit të nxënësve që vazhdojnë shkollën e mesme pas përfundimit të sistemit 9 vjeçar.