29.5 C
Tirana
E hënë, 25 Gusht, 2025

133 shkolla u mbyllën, ambientet iu dhanë me qira klientelës së qeverisë

Në ditën e parë të shkollës, deputetët e Partisë Demokratike janë shpërndarë nëpër zonat e tyre, për të denoncuar mbylljen e shkollave nga Ministria e Arsimit. PD ka evidentuar 133 shkolla të mbyllura në të gjithë vendin, por drejtoritë arsimire dhe Ministria e Arsimit nuk kanë dhënë akoma informacion për numrin e saktë të shkollave të mbyllura dhe braktisjen e shkollave nga nxënësit.
Deputetja Dhurata Çupi ishte këtë mëngjes në Klos të Matit.
Çupi: “Në ditën e parë të shkollës 35 nxënës të shkollës së Patinit që ditën e parë të shkollës nuk kanë pasur mundësi të vizitojnë këto klasa. Është shkollë dhe fillore dhe nëntëvjeçare. Në qarkun Dibër u mbyllën rreth 30 shkolla, ku po shkojmë?”
Ndërkohë deputetët Luçiano Boçi dhe Endri Hasa denoncuan mbylljen e shkollës së mesme në Bradashesh, qarku Elbasan. Sipas Boçit, ajo i është dhënë me qira klientelës së qeverisë.
Boçi: “Braktisja e shkollës do të vazhdojë dhe për arsye të largësisë, gjendja është dramatike. Kjo është situata ku e ka futur arsimin kjo qeveri. Si kjo shkollë e mesme janë mbyllur dhe 18 shkolla në Elbasan”.
Edhe deputetja Lindita Metaliaj nga Fishta e Lezhës foli për 9 shkolla të mbyllura në rrethin e Lezhës.

Forcat Speciale rrethojnë sportelet në Rrugën e Kombit, shoferi i furgonit: Më morën 5 euro, jo 100 lekë!

Pas mesnatës ka nisur të aplikohet tarifa për kalimin në Rrugën e Kombit, ku janë vendosur gjithsej 10 sportele për pagesat. Ndërkohë sportele janë rrethuar dhe ruhen nga forcat Speciale që kanë ardhur nga Tirana. Një prej shoferëve të furgonëve që bëjnë çdo ditë rrugën nga Kukësi drejt Tiranës ka shprehur shqetësimin e tij, pasi është detyruar që të paguajë 5 euro për kalimin, ndryshe nga kolegët e tij që kanë mjete të të njëjtit lloj.
Drejtuesi i mjetit thotë se ka paguar 5 euro me licensë të transportit publik ndërsa shokët e tij nga 100 lekë furgoni është 8+1 dhe është i regjistruar në Kukës.
Më 31 mars të këtij viti në sportelet ku do të paguhet taksa pati protesta të dhunshme nga banorët e Kukësit të cilët parashikoheshin të paguanin të njëjtën tarifë si kalimtarët e tjerë.
Por pas një sërë negociatash është vendosur që banorët e Kukësit dhe zonave përreth saj të paguajnë një tarifë të reduktuar.
Në sportel do të behet verifikimi i targës dhe banorët lokalë do të përfitojnë tarifën e reduktuar prej vetëm 100 lekësh me TVSH. Çdo mjet që i korrespondon Qarkut të Kukësit, targat e të cilave janë futur në sistem, dhe çdo banor do të verifikohet përpara se të paguajë tarifën e reduktuar.

Ndërkohë që tarifa për automjetet e tjera do të jetë do të jetë 660 lekë (ose 5 euro).
Për të shmangur vonesat gjatë pagesës, apo radhët e automjeteve, në dispozicion të drejtuesve të tyre do të jenë 10 sportele, ndërsa banorët e Qarkut të Kukësit do të kalojnë në korsinë 1 dhe 10, me korsinë e parë në sensin Kukës-Tiranë dhe tjetra në kthim.
Për të eliminuar kostot për banorët, pjesë e skemës janë edhe 11 linja të transportit interurban që janë lincesuar në qark. Sipas firmës koncesionare, e cila do të merret me mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit, përveç projekteve sociale që synojnë punësimin e mbi 200 banorëve të Kukësit, gjatë 4 viteve synohet realizimi i një sërë projektesh.
Koncesionari dhe autoriteti kontraktues kanë rënë dakord për një skemë zbritjeje për përdoruesit e shpeshtë, të cilët do të pajisen me ‘Digital Pass’.
Për kategorinë ‘Përdorues të shpeshtë’, pavarësisht nga klasa e automjetit, zbritja e tarifës do të bëhet për numrin e kalimeve, pasi sistemi do të regjistrojë numrin e kalimeve për çdo automjet.
Sipas përllogaritjeve, gjatë një dite në Rrugën e Kombit lëvizin rreth 5.000 automjete.

Thagmë Lasgush, thagmë. E more vesh?!

Sokrat TURTULLI

Thagmë, Lasgush, thagmë. E more vesh? E more vesh se ç’të punuan mbrëmë pa të pyetur fare? Ta ngjitën emrin në disa hekura turke, Lasgush. Nuk e beson? Thanë se do fluturoje lart dhe se mbi ty do hipnin njerëz për të çarë qiejt drejt botës. Thanë se emrin tënd ia vunë avionit të parë të një kompanie shqiptare. As rrotat e avionit nuk janë tonat, Lasgush, as rrotat.
Dhe e di kush ta bënë këtë “nder”?
Bijtë e atyre që gjithe jetën e helmuan këtë popull me propogandë. Janë bijtë e atyre që të rrëmbyen Çuçin tënd që e doje aq shume dhe deshën ta pushkatonin. Si? Nuk e mban mënd Çuçin, qenin tënd? Ja se çfarë ke shkruar për qenin tënd atëherë kur etërit e këtyre që ta ngjitën emrin nëpër hekura turke, donin ta pushkatonin.
–Tiranë, e Mërkurë 2 Prill 1975: Sot nga ora 1 pas mesdite, ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur dhe shumë besnike, “Cucin” që të m’a vrasin (pushkatojnë). Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë. Thanë: “Kemi urdhër t’a vrasim qenin!”
Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin. Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin. Sbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më drekë nga ora 11-12-1.

Passi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante (që m’a dha Kostaqi i Frosës në Poradec) dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”.
Hë, t’u kujtua tani? T’u kujtua se kush po të nderon sot? Ke dëgjuar të thonë “qen bir qeni”? Po ti dhe unë i duam qentë dhe pse këta që po flas unë kanë qënë ujqër dhe çakej.
Nuk besoj se nuk e kuptove pse ta bënë këtë “nder”?! Kërkojnë që nëpërmjet emrit tënd të zbusin sado pak gjëmën që po i bëjnë këtij populli.
Nuk iu kërcet për ty, besoma këtë!
E dëgjove mbrëmë se kush mbante fjalim duke u mburrur me emrin tënd dhe pse në faqet e avionit nuk lexohej gjëkundi emri jot?! E pe si tundej sa lart poshtë djali i atij që ka firmosur për varjen e poetit? A i pe se përballë tij ishin pothuaj të gjithë bijtë e etërve të Byrosë Politike që ty të nxinë jetën?! A e di se ai që mburrej mbrëmë me emrin tënd e ka mbush Parlamentin e burrave me kriminelë? A e di se ai që mbrëmë djersinte sa herë përmëndte emrin tënd e ka mbushur shqipërinë gjithë drogë ku ditë për ditë vriten bij nënash? A e di se ai e ka mbush qeverinë me bijtë e ish byroristëve të zinj? Nuk janë kushurinj të largët, jo, janë fiks bijtë dhe bijat e tyre që sot janë Ministra dhe ambasadorë, drejtora dhe shefa sigurimi. T’a përmënd sigurimin se vetëm ashtu kujtohesh sa e zezë ka qënë ajo kohë dhe se kush janë këta.

Të kujtohet se si deshe të vrisje veten kur të kërkuan poezi për monstrën enver? Të kujtohet që ta dhanë qenin me kusht për një vit dhe ia falën jetën vetëm që ti në shpërblim te saj të bëje poezi për enverin? Të kujtohet si ta futën pistoletën nën jastëk që të mos mundoheshe shumë për të vrarë veten? Të kujtohet si të kërcenuan me mosdhënie të drejte studimi për vajzën që e doje aq shumë? Për një poezi në ditëlindjen e tij. Dhe ta kërkonin ty që, kurrë nuk i thirre në emër atij monstre, por e quaje thjesht “ay”.
Jam i bindur se i ke zënë veshët mbrëmë kur dëgjoje të flitej për ty. Jam i bindur se ke dash sërish të zhdukesh liqenit pafund vetëm e vetëm që mos të ta njollosin emrin e MADH këta pisa të vegjël. Jam i bindur se po të ishe gjallë nuk do hipje kurrë në atë avion që fitimet e tij përfundojnë në xhepat e diktatorit të Turqisë dhe kapos së drogës në Shqipëri. Jam i bindur që nuk do ta pranosh KURRË , atë “nder” që tu bë nga sigurimsat e rilindur që kanë rilindur edhe shtëpinë me gjethe vetëm e vetëm për nostaligjinë e etërve të tyre.
Vazhdo të jetosh i qetë pranë liqenit. Vazhdo ta mbash shikimin nga Ohri si atëherë, pasi asgjë nuk ka ndryshuar në vëndin tënd dhe timin. M’a përqafo edhe Çuçin…
P.S. Të lutem…nëse e takon rastësisht Migjenin, i thuaj të largohet sa më parë pasi pas teje kanë në plan t’ja njollosin emrin dhe atij…
/SPRINT.AL/

Analisti, thirrje protestuesve: Kuksianët ta çojnë traun e Ramës në muzeumin e Rilindjes, opozita të prijë revoltën

Nga dita e hënë, rikthehet tarifa për çdo kalim në “Rrugën e Kombit”. Nga ky tarifim, preken edhe banorët e Kukësit, një nga qarqet më të varfra në vend. Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj tregon në një intervistë për politiko.al se si ndikon ky vendim në jetesën e banorëve të Kukësit, apo edhe vizitorëve nga Kosova.
Ndër të tjera, Gjekmarkaj thotë se opozita duhet të jetë në vijën e parë të reagimit lidhur me këtë taksim të shqiptarëve, e veçanërisht kuksianëve, pa u kompleksuar aspak.
-Të hënën koncensionari i ‘Rrugës së Kombit’ ul traun dhe fillon pagesat. Si e ndikon ky vendim në jetesën e banorëve të Kukësit, por edhe vizitorëve nga Kosova?
Trau ndan surrealizmin e qeverisë me realitetin e Kuksianve, Mirditorve, Kosovarve dhe të gjithë atyre shqiptarëve që për hall apo për qejf detyrohen të ecin mbi atë rrugë! Ajo është rruga e vetme, jo ajo e sloganit elektoral që predikonte kryeministri Edi Rama, e cila premtonte selametin teksa po ju bën peshqesh zonave më të varfra të vendit ‘Traun e xhelepit!’. Për rrugën e vetme në asnjë vend të Europës nuk ka taksa. Një mijë lek të vjetra për kalim që ndokush i le apo nga kopracia nuk i le bakshish në kafet e Tiranës i shkakton buzagaz, për ata banorë janë shumë, janë të varfër, të papunë. Për tej ndjeshmërisë sociale kemi të bëjmë me një padrejtësi, e cila shndërrohet në bamirësi klienteliste.

Kur rruga u përurua u trumbetua si akti me integrues ndërmjet shqiptarëve këndej e andej kufirit. Ishte gjëja e duhur për atë që kishte munguar më shumë.
Tani për ta, taksa 10 euro është një barrierë e re, një represion i ri që të kujton kohët e vjetra, kur ata që iknin për t’i shpëtuar regjimit të Titos i fusnim në burg, tani u fusim dorën në xhep për t’i grabitur dhe të huasuar nga shteti amë !
Xhelepi i Rilindjes ndikon keq për të gjithë. Të jemi realistë, që një rrugë e tillë ka nevojë për mirëmbajtje e për atë duhen para. I ftojmë lexuesit te meditojmë pak për milionat me euro që u dhanë për koncensionet në mjekësi ose për ato në rrugët fushore tani ? Do të mjaftonin për shumë vjet mirëmbajtje?
-Ju keni shkruar për protestën e fortë të kuksianëve, a do te kemi një reagim tjetër të tyre dhe a duhet mbështetur nga shoqëria civile dhe opozita?
Po, kam shkruar dhe kam qenë në krahun e tyre. Pas pesë vitesh propagande protesta e tyre ishte ftesë për të zbritur në realitet. Ishte një protestë emancipuese e cila e trembi arrogancën e qeverisë. Por siç shohim, pas trembjes erdhi hilja e re ! Shoqëria civile duket një term gati romantik dhe iluzionist por në fakt tek mbrojtja e godinës së teatrit u temporua një bërthamë modeste e saj. Natyrisht çka mbetet prej fosileve te saj e pa kapur nga politika ka detyrimin etik të reagojë.

Ndërsa opozita ka të gjitha llojet e detyrimeve dhe interesave për reagim, nga ato politike e elektorale tek sintonizmi me një kauzë të drejtë e cila i jep kredo morale gjë që ka fort nevojë pas shumë tulatjesh. Po opozita duhet të jetë në vijën e parë të protestës pa u kompleksuar aspak ! Të reagosh kundër grabitjes duket si gjë e madhe por në fakt është minimum qytetar për vendet e lira.
-Koncensionari i ka ‘mbytur’ në reklamë televizionet duke neutralizuar kështu rezistencën mediatike, a shpjegon kjo një përgjumje që ka në raport me përpjekjen e dytë për tarifim të udhëtarëve apo është ulja e çmimit nga koncensionari?
Po, kjo e shpjegon fort mirë ! Ajo që nuk u kapërdi si uthull, po serviret si ëmbëlsirë por siç thotë një këngë e Celentanos “dolce con fondo amaro che’ non manggi piu’” ëmbëlsire me fund të hidhur që nuk e ha më ! Qeveria i ka krahët e ngrohtë në propaganda dhe ajo është bujare dhe nënë e dashur për klientët e vet tahmaqarë. Edhe kuksianet duhet t’i përgjigjen po me Celentanon, por nga e kundërta t’i thonë Ramës “ti penso e’ cambia il mondo- të mendoj e ndryshon bota” dhe të dalin dhe traun ta cojnë në muzeumin e Rilindjes.

Të hënën beteja për të çliruar Rrugën e Kombit, opozita i bashkohet qytetarëve

Banorët e Kukësit kanë lajmëruar zhvillimin e një proteste masive në rrugën e Kombit, ditën e henë më 17 shtator, ora 11:00 kundër vendosjes së tarifës së kalimit në Rrugën e Kombit.
Protestës së banorëve të Kukësit do t’i bashkohet edhe opozita. Kryetari i opozitës Basha i bëri thirrje qytetarëve të bashkohen kundër vendosjes së kësaj tarife.
“I bëjmë thirrje qytetarëve të Kukësit të rezistojnë me të gjitha format dhe mjetet, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë të qendrojnë fuqishëm, jo vetëm për qytetarët e Kukësit, por dhe për veten e tyre.”— u shpreh Zoti Basha gjatë fjalës së tij në mbledhjen e opozitës në Durrës.
Kryetari i opozitës, gjithashtu shtoi se:
Për Edi Ramën, për lakenjtë e tij në media dhe kudo, koncesioni korruptiv i Rrugës së Kombit është i papranueshëm. Vjedhja e dyfishtë e xhepave të shqiptarëve që kanë paguar me taksat e tyre ndërtimin e Rrugës së Kombit, që paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe në Evropë, ndërkohë që kanë fuqinë më të ulët blerëse në Europë, është një krim i shumëfishtë.
Partia Demokratike nuk e pranon, opozita e bashkuar nuk e pranon. [..] Nuk ka dhe nuk do të ketë një pengesë të ngritur me duart e shqiptarëve të korruptuar dhe hajdutë të babëzitur si Edi Rama për të zhbërë arterien më të rëndësishme kombëtare në historinë moderne të kombit shqiptar, që është rruga Durrës-Kukës-Prishtinë.
Thirrje për protestë bëri dje edhe deputeti demokrat Agron Shehaj. Zoti Shehaj përmes një postimi në Facebook, lajmëroi se:
Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit, një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.
Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t’ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më!
Më 17 shtator, çdo qytetar i cili do të kalojë në Rrugën e Kombit do të paguajë tarifën prej 5 euro për çdo kalim — përjashtohen nga kjo tarifë banorët e Kukësit, të cilët deri në 44 kalime do paguajnë 100 lekë për kalim dhe pas 44 kalimesh tarifën normale prej 5 urosh. Për mbledhjen e tarifës qeveria ka vendosur në ndihmë të koncesionarit edhe Policinë e Shtetit.

Çfarë turpi! Inter “fundoset” nga Parma në “San Siro”

Inter ka pësuar një tjetër humbje, këtë herë në San Siro, teksa është mposhtur nga Parma me rezultati 1-0. Një tjetër disfatë e rëndë për zikaltrit, të cilët do ta kenë shumë të vështirë të rikuperojnë këto pikë të humbura me kaq lehtësi.
Inter e nis mirë lojën dhe ka gjithçka nën kontroll. Parma rrallëherë arrin të ndërtojë aksione dhe të rrezikojë portën Zikaltër, por edhe Inter e ka shumë të vështirë të gjejë hapësira dhe bie në sy mungesa e Icardi-t në zonën kundërshtare. Gjithsesi, Perisic dhe Keita mund të kishin shfrytëzuar më mirë dy situata të krijuara.
Pas pushimit situata nuk ndryshon, Inter sulmon pa pushim dhe ka raste që duket se ndeshja zhvillohet vetëm në një gjysmëfushë, atë të Parma-s. Por pas shumë mundësive të shpërdoruara, vjen një skenar tipik për Inter. Parma arrin të dalë përpara në minutën e 79’ dhe zhbllokon rezultatin me një gol nga distanca të Dimarco. Kaq majfton për tre pikët, teksa Inter u mundua të shpëtonte të paktën një pikë por ishte e pamundur.

Përgjimi për pronat në Strasburg, Prokuroria do marë në pyetje Bibën e Ramës

Pak javë pas publikimit të audiopërgjimit mes nënkryetarit të KQZ-së, Denar Biba, dhe gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut, Ledio Bianku, prokuroria vendos të thërrasë për të marrë në pyetje dy protagonistët.
Prokuroria e Tiranës vendos të thërrasë si për të marrë në pyetje gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledio Bianku, dhe nenkryetarin e KQZ-së Denar Biba.
Grupi hetimor do të kërkojë prej tyre sqarime në lidhje me bisedën e përgjuar, e cila u bë publike javët e fundit ku flitet për gjyqet e ish-pronarëve me qeverinë shqiptare në Strasburg.
Burime nga prokuroria bëjnë të ditur se Bibën dhe Biankun janë lëshuar fletë-thirrjet përkatëse, në funksion të hetimit të nisur në fund të muajit gusht, pas publikimit të një audio-përgjimi të bisedës që Denar Biba dhe Ledio Bianku kishin zhvilluar në ambientet e kafenesë së gjykatës së Strasburgut.
Pas këtij publikimi opozita akuzoi mazhorancën se nëpërmjet Bibes i kanë bërë shantazh gjyqtarit të Strasburgut Ledio Bianku, në mënyrë që ai të ndikonte për miratimin e kërkesës së qeverisë shqiptare për të pezulluar përkohësisht dhënien e vendimeve për çështjen e pronave për Shqipërinë, derisa ligji i ri për kompensimin e pronave të fillonte implementimin e tij.
I pyetur nga Ora Neës, vetë Denar Biba ka bërë me dije se nuk ka marrë ende një njoftim për tu paraqitur në prokurori, por në moment që do të marrë një njoftim të tillë ai do të paraqitet për të dhënë shpjegime.
Prokuroria e Tiranës nisi hetimet për akuzën e ushtrimit të ndikimit të paligjshëm.
20 ditë pas nisjes së këtij hetimi, prokuroria e Tiranës ende nuk ka versionin origjinal të bisedës së përgjuar Biba-Bianku, por vetëm atë pjesë që është publikuar në media, e cila i kishte mbërritur redaksisë se një media online nëpërmjet e-mailit.

Vila e Papandreut dhe sarajet e Ramës që kanë kushtuar 10 milionë euro

JAKUP B. GJOÇA

Andreas Papandreu, në 1992, edhe pse ishte Kryeministër i Greqisë, u gjykua në Gjykatën Speciale për ndërtimin e Vilës së tij në Hekali, e cila asokohe kushtoi 2 miliardë dhrahmi = 6 milionë €.
Andrean Papandreu e shpëtoi nga Gjyqi vetëm bizmenmeni Livani, i cili deklaroi se i huazoi falas Papandreut dhrahmi.
Familja Papadreu ishte Familje Politikanësh, ku Jorgos Papandreu, babai i Andreas Papandreu ishte Kryeministër i Greqisë që në 1949.
Pra edhe pse familje në politikë fjë jetë.
Andreas Papandreu me vështirësi justifikoi në Gjyq ku i gjeti 2 miliardë Dhrahmi që ndërtoi Vilën në Hekali të Athinës në 1992.
Po Vila e Surrelit e Kryeministrit Rama?
Si guxon kryeministri Rama t’u thotë shqiptarëve mbrëmë që është gati të bëjë Vetting duke filluar nga Sarajet e tij në Surrel?
Vila në Surrel mbaroi së ndërtuari në 2014. Domethënë 1 vit pasi ishte Kryeministër Edi Rama.
Ajo vilë ka kushtuar Tokë + Ndërtim + pajisje nga Brenda = 10 Milionë Euro.
Ku i gjeti 10 milionë Euro Kryeministri Rama?
– 11 vite kryebashkiak i Tiranës dhe 1 vit kryeministër deklaron në bankë vetëm 3.000 Euro depozitë.

– Gruaja e vet Linda Rama nuk ka ASNJË aktivitet biznesi të deklaruar dhe asnjë deklaratë të ardhura vjetore që të justifikojnë 10 milionë Euro të Vilës në Surrel.
– Si kryeministër si kryebashkiak i Tiranës si kryetar i PS Edi Ramës i ndalohet me ligj të pranojë Dhurata:
– Për faljen e Tokës në Surrel.
– Për Blerjen e Tokës nën çmimin e Vlerë reale.
– Për marrje hua bankare me lehtësira nga standartet bankare të huave të parashikuara nga banka dhe ligji.
– Të pranojë dhurata financiare nga miqtë në shuma të mëdha.
– Të pranojë Falas ndërtim shtëpie nga subjekte biznesi dhe individë fizikë.
PRA, SI DO TA JUSTIFIKOJË NË VETTING KRYEMINISTRI RAMA VILËN NË SURREL?
Nëqoftëse cilido Veting i bërë e justifikon Vilën në Surrel Atehere:
– ÇDO PROCES penal dhe politik ËSHTË I PARAGJYKUAR,
– I PARACAKTUAR,
– I KORRUPRUAR,
– I MARRË PENG NGA KRYEMINISTRI RAMA.
– Legalizimi i Vilës në Surrel me disa dylym Tokë që ka ka kushtuar qindra mijë Euro, sipas kostove të Ligjit të Legalizimit.

1. Sa ka paguar Kryeministri Rama Për Legalizimin e Vilës në Surrel?
Të publikojë faturat. është kryeministër dhe duhet TRANSPARENCË.
2. Ku i gjeti qindra mijë euro Kryeministri Rama për legalizimin e Vilës në Surrel.
Mos harroni:.
Ambasadorja Vllahutin bleu një Vilë të vogël në Tiranë e cila kushtoi 1.6 milionë Euro.
Krahasoni atë vilë me Sarajet e Kryeministrit RAMA në Surrel që të kuptoni sa kushton Realisht Vila e Surrelit.
– E dini që mirëmbajtja e Vilës në Surrel çdo muaj kushton disa mijëra Euro, 3-4 herë më shumë se rroga mujore e Kryeministrit RAMA.
Atëhere: – Ku i gjen këto mijëra Euro të mirēmbajë Kryeministri Rama Vilën në Surrel?
Edhe sikur Vetingun në Politikë ta bëjë Prokurori në Profesion Ulsi Manja
nuk ka ASNJË dokument ligjor financiar të justifikojë koston e Vilës në Surrel me të ardhurat e deklaruara të Kryeministrit Rama.
SPAK dhe BKH duhet detyrimisht të Hetojnë Vilën në Surrel si fenomen i Korrupsionit.
Pa këtë Hetim Penal NUK KA DREJTËSI TË PAVARUR NË SHQIPËRI.
Zoti Kryeministër Rama
– Na bind neve shqiptarëve:
– Ku i gjete milionat euro që ndërtove Vilën në Surrel?
– Ku i gjen dhjetëra mijëra Euro që mirëmban Vilën në Surrel?

Berisha: Mësuesit kundër Kallam Dështakut, i mashtroi për rrogat dhe transportin falas

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një mësuesi, i cili shkruan se, kryeministri Rama mashtron mësuesit për rritjen e rrogave dhe transportin falas.
Postimi i plotë i ish-Kryeministrit
Mesuesit kunder Kallam Deshtakut qe mashtroi per rritjen e rogave dhe drejton vendin me ERTV! sb
Lexoni mesazhin e mesuesit dixhital.
Denoncohen mashtrimet e Kallam Deshtakut:
Per rritjen e rrogave te mesuesve
Transportin falas
Sistemin korruptiv me drejtoret
Ndalimin e celulareve
“Pershendetje doktor Berisha,dua te ndaj me ju shqetesimin ne nismen e kryemimistrit per celularet e mesuesve ne shkolla dhe ne institucione te tjera.
1-Qe keqperdoret celulari ne pune jam koshient.
2-Cdo punonjes i administrates mund te jete dhe prinde dhe qofte large na semuren dhe femijet.
3-Ka pasur plot raste kur na jane semure nxenes dhe na eshte dashur ky telefon per njoftimin e policise dhe te ambulances.
4-Pa politike me shume ne perdorim ato telefona dhe ne pune me se shumti I perdorin punonjesit e rilindjes dhe i kam fante jo teori.

5- Mendon ky zoteria se ky eshte problemi i arsimit apo ka plot halle te tjera. Nxenesve shqiptare bashke me studenteve keto zoterinjte tju sigurojne libra dhe trasport falaaaaaasss. Tju ofroje ambiente pa myke. Institucioneve shqiptare tju ofroje drejtues intelektuale e jo drejtues te rilindjes.
Ky reklamon me buke shkollen e drejtorave ne arsim, per drejtora flet per te rilindjes qe nje pjese i ka te paafte dhe nje pjese qe ne cdo mesues ushtrojne presion per dhuraten e rradhes( leke, rroba, 300€ apo parfume) Mbi cbaza i mer ky njeri kto sisma? Pse nuk mer nisma ekonomike per kete vend sic u bene para 2013 me rruge e me rroga?
Pse nuk mer nisma per rrogat e kishte ne korrik dhe e anulloje ngritjen e pagave megjithese Ishte e turpshmeee me 5 leke? E di ky zoteria pse po mbyllen kaq shkolla ne kete vend dhe kush eshte arsyja? Emigracioni dhe vrasja e shpreses qe ky i beri vendit dhe po ja ben me rilindjen e tij. Vendi nuk drejtohet nga ERTV.
Kam pasur Shprese qe ne PS ka intelektuale por ky i shkaterroi. Kam shume per te thene se ske ku ta kapesh kete model qeverisje rilindje por per momentin kaq mjaftone. Per momentin dua te qendroje anonime. Suksese kete vit shkollore te gjithe nxenesve dhe mesuesve. Faleminderit”.

Denoncimi: Policia mbron parcelat me kanabis në Sarandë, fermerëve u shkul mandarinat

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar një video në të cilën forcat e policisë mbrojnë arat me kanabis të mbjella në Sarandë ndërkohë që nga ana tjetër, uniformat blu shkulin mandarinat e fshatarëve të Xarës.
Postimi i ish-Kryeministrit Berisha
Narkopolicia mbron arat me kanabis dhe shkul mandarinat e fermerit ne Xare!
Shikoni videon e Saranda Ëeb. Sb
Ish-Kryeministri Berisha publikoi një ditë më parë mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, para 10 ditësh ish-shefi i rendit në Delvinë, Vangjel Xhavara i trasferuar në Laç, u arrestua nga policia greke për 2 ton hashash në pikën doganore Kakavijë, por më pas ai është liruyar dhe është dërguar me punë në Laç nga Xhafa.
“Pershendetje doktorr! Para 10 ditesh ish-shefi i rendit ne Delvine, Vangjel Xhavara i trasferuar ne Laç, u arrestua nga policia greke per 2 ton ashash ne piken doganore Kakavije. Drogen e kishte, thuhet te vete ministrit. Ky person ishte aktivist i rilindjes dhe qellimisht eshte trasferuar ne Laç. Dhe policia dhe medja ska trsmetuar gje fare”, shkruan qytetari.

Narkopolicia mbron arat me kanabis dhe shkul mandarinat e fermerit ne Xare!Shikoni videon e Saranda Web. sb

Gepostet von Sali Berisha am Samstag, 15. September 2018