16.5 C
Tirana
E martë, 26 Gusht, 2025

Prokurori i Antimafias: Mafia shqiptare biznes me klanet mafioze italiane për trafiqet ilegale

“Ndër mafiet e huaja, mafia shqiptare dhe mafia nigeriane janë ndër më të pranishmet në territorin italian”. Kështu ka deklaruar sot në një komunikim publik Prokurori Kombëtar i Antimafias e Antiterrorizmit italian, Federico de Raho, gjatë vizitës në komunën Casal di Principe të Casertës ku u vlerësua me titullin “Qytetar Nderi”.
“Ndaj mafias nigeriane e mafias shqiptare është përqëndruar vëmendja e hetimeve me tona”, tha Prokurori i Antimafias Italiane.
“Mafia shqiptare, tha ai, vepron në pozitë të barabartë me klanet mafioze italiane me të cilat bën biznes për të administruar së bashku trafiqet ilegale”.
Gjithashtu ai ka theksuar se pas disa vitesh mosveprim, në territorin italian ka rinisur dhe trafiku i kontrabandës së cigareve, i organizuar nga mafiet e huaja të pranishme në Itali e që nuk duhen nënvlerësuar.
Prokurori i Anitmafias ka deklaruar se ka kërkuar ngritjen e një komisioni Antimafia në Parlamentin Italian, mungesa e të cilit aktualisht ka krijuar një problem në aktivitetin e Antimafias italiane.

Shqiptarët, bosët e marijuanës dhe heroines
Pas arrestimeve te shumta gati per cdo dite te shqiptareve ne Itali, kryesisht te perfshire ne trafikun e droges, vjen rrefimi i nje inspektori te policise ne Milano, rritur ne kete zone, qe flet me fakte per situaten dhe grupet kriminale.
Per mediat italiane, ai tregon mes te tjerash se shqiptaret jane bosat e marijuanes dhe te heroines ne kete zone.
Pse është kaq e vështirë për të punuar në këto rrugë kufitare?
“Është një sfidë forcë. Nëse arrestojmë dhjetë tregtarë droge, njëzet vetë vijnë për të marrë vendin e tyre. Është një fuqi punëtore që nuk vuan nga kriza. Shumë i arrestojnë disa herë. Por, meqenëse ato përgjithësisht gjenden në posedim të shumave të moderuara, ata kthehen në liri. Prapa tyre, megjithatë, ka grupe të organizuara, të cilat menaxhojnë sheshet e dyqanit, duke ndarë territorin “.
Kush janë këta tregtarë droge të cilët janë duke u arrestuar gjatë gjithë kohës?
“Ata janë kryesisht të huaj. Kjo është e padiskutueshme. Nigerianët janë veçanërisht të fortë në shitjen e kokainës. Ata janë më të fortit. Ata janë grupi dominues. Magrebët zakonisht i kushtohen hashashës dhe heroinës. Shqiptarët ndaj marihuanës dhe heroinës. Senegalezët dhe tregtarët e tjerë të origjinës së Afrikës Qendrore shesin plas”.

Kur presidenti fsheh të vërtetën pse Kosova është rast sui generis?!

Nga Enver Bytyçi

Në një postim në FB sot presidenti i Kosovës u përpoq rishtas të shërbejë ta pavërteta ose gjysmë të vërteta, me qëllim që të përligjë iniciativën serbë të ndryshimit të kufijve Kosovë-Serbi. Ajo që zoti Thaçi pohoi sot ishtë fjalë për fjalë kjo: “Lufta për liri, intervenimi humanitar i NATO-s, shpallja e pavarësisë së Kosovës në mënyrë të koordinuar me bashkësinë ndërkombëtare, pavarësia e mbikëqyrur dhe shtetndërtimi, janë vetëm disa nga veçoritë që e kanë bërë Kosovën të trajtohet si një rast i veçantë. Në prag të shpalljes së deklaratës së pavarësisë, kishte shqetësime se Kosova mund të shërbente si rast precedent për vende apo rajone të tjera në botë. Por, këto shqetësime dolën të pasakta.
Gjithashtu, një shqetësim tjetër i madh ishte frika nga eksodi masiv i komunitetit serb që jeton në Kosovë. Edhe ky shqetësim doli krejtësisht i pasaktë”. Në këto fraza gjenden dy aksioma të pavërteta, të rrejshme, jo shkencore, jo reale: Së pari, ta nisim nga argumentet pse Kosova konsiderohet një rast i veçantë? Për dijeninë e lëxuesve, unë kam shkruar një libër që në vitin 2007 me titullin “E drejta e Vetëvendosjes: Rasti i Kosovës”, libër që është përkthyer e botuar në gjërmanisht ne Saarlandme titullin “Das Selbstbestimmungsrecht: De Fall Kosovo”. Në atë libër kam dhënë qindra argumente pse Kosova është rast i veçantë.
Kam cituar ekspertë të së drejtës ndërkombëtare, historianë, politologë, njohës të shkëllqyer të çeshtjes shqiptare e atyre ballkanike. Dhe në asnjë rast nuk thuhet se Kosova është rast specifik pse paska ndërhyrë NATO, pse shqiptarët kanë luftuar për liri, apo pse ajo paska shpallë pavarësinë. Vendet janë pavarësuar kudo përmes liftës për liri. Të gjitha vendet e pavaruara sa janë në botë e kanë shpallur pavarësinë e tyre përmes një akti juridik.

Të gjitha ato kanë fituar indipendencën me përkrahjen ndërkombëtare. Ndërsa në Kosovë ndërhyrja e NATO-s ishte kulminacioni i mbështetjes ndërkombëtare. Për pasojë asnjëhar prej këtyre elementëve që përmend zoti Thaçi nuk e bën Kosovën një rast specifik. Kosova është rast i veçantë për atë që zoti Thaçi nuk guxon ta përmendë: Shteformimi i saj erdhi për shkak të dhunës, terrorit, zhdukjes fizike dhe shpërnguuljes masive të shqiptarëve nga ana e Serbisë së Milosheviçit.
Nuk kishte ndodhur së paku në Europë, përveçse në kohën e Hitlerit, ajo që ndodhi me shqiptarët në Kosovë si rezultat i ushtrimit të politikave të shfarosjes së shqiptarëve nga ana e makinerisë ushtarake dhe policore të Milosheviçit. Kjo e bëri Kosovën rast unikal, duke ia njohur të drejtën ta refuzojë sovranitetin e Serbisë, ashtu siç mbetet unikal krijimi i shtetit të Izraelit. Holokausti hitlerian solli shtetin e Izraelit, genocidi serb solli shtetin e Kosovës në ato kufij të njohur tashmë nga 113 vende të botës!
Po pse Hashim Thaçi nuk flet asnjëherë në bisedime e në këtë postim për thelbin e çeshtjes?! Ku i fle atij lepuri?! Sepse me deklaratat e tij ai ka marrë përsipër rolin e spikerit, zëdhënësit të Serbisë! Mesa duket edhe kjo që shkroi sot në FB ishte formuluar në Beograd ose zyrat e kryeministrit të Shqipërisë në Tiranë! Ai e di se masakrat serbe në Kosovë, përdhunimet, zhdukja e mijëra shqiptarëve sot ende të pagjetur, djegjet massive të pronave të shqiptarëve, dëbimi i mbi një milionë prej tyre janë shkaku i ndarjes së Kosovës nga Serbia!
Ndërhyrja e NATO-s, lufta për liri dhe shpallja e pavarësisë janë pasoja. Pasoja nuk mund të shërbejë si rast sui generis, Veçantinë e japin shkaqet.

Për ta çuar më tej këtë ide: Pse nuk ia kërkon zoti Thaçi mikut të tij, zotit Vuçiq, publikimin e projektit “Patkoi” të Milosheviçit, projekt i cili në janar 1999 ra në dorë të Joschka Fischer dhe publiku të shohë se cila është e veçanta e asaj që ndodhi në Kosovë?! Nuk ia kërkon, sepse zëdhënësi thjesht merr e lexon ato që shkruan padroni!
Njëmijë herë më shumë ka folur këto vite Vlora Çitaku për krimet monstruoze të Milosheviçit në Kosovë, sesa vetë presidenti i Kosovës?! Frika e zotit Thaçi për të pohuar të vërtetën e krimeve të Milosheviçit e të Vuçiqit në Kosovë nuk e ndryshon dot të vërtetën! Ndërkohë Kosovën e bën rast specifik sjellja komike e presidentit të sotëm të saj. Eshtë unike që presidenti i një vendi bën shërbyesin e agresorit, i cili para pak vitesh donte ta zhdukte popullin e tij nga faqja e dheut! Eshtë unike në historinë e shteteve që presidenti i një vendi merr dhe e bën të vetën idenë e armikut të vendit të tij në emër të pajtimit! Kjo komedi tipike shqiptare e kosovare, po, është unike, sui generis! Ato që përmend zoti Thaçi nuk janë të tilla!
Së dyti, zoti Thaçi i emërton “skeptikët” e kritikët e tij të sotëm me ata që ishin skeptikë për pavarësinë e Kosovës. Kot për ta pyetur: A ishte asokohe skeptik ambasadori Albert Rohan, i cili projektoi bashkë me Ahtisaarin dokumentin ndërkombëtar të pavarësisë?! Pse manipulon e nuk thotë dhe në këtë rast të vërtetën presidenti i Kosovës? Nga kush erdhi ideja e ndryshimit të kufijvë? Nga Beogradi dhe Moska. Këta ishin dhe janë kritikët më të mëdhenj të planetit sa i përket shpalljes së pavarësisë së Kosovës?! Serbia dhe Rusia përhapën dhe përhapin panikun se “pavarësia e Kosovës” do të destabilizojë rajonin dhe Europën! Ndërsa sot ato thonë se “ndarja e Kosovës nuk sjell destabilizim”! Ndërkohë zoti Thaçi është vënë në rolin e spikerit të lajmeve që vijnë nga Beogradi e Moska. Në mbështetje të tij janë shërbëtorët mediatikë që shpërndajnë hartat e shkëmbimit të territoreve!

fekti CR7/ Juventusi ka shitur në dy muaj aq fanella, sa gjithë sezonin e kaluar

Juventusi është në çdo drejtim në efektin e Cristiano Ronaldos, sidomos në shitjen e fanellave bardhezi, e cila është një nga faktorët ekonomikë rimbursues të parave (100 milionë euro) të shpenzuara nga klubi për nënshkrimin e një lojtar të kalibrit të yllit portugez.
Sipas “Tuttosport”, Juventusi ka shitur në dy muajt e fundit, në dyqanet zyrtare të tij në Torino dhe në Romë, por edhe nëpërmjet faqes së vet, të njëjtin numër fanellash, sa gjatë gjithë sezonit të kaluar.
Kjo e përditshme italiane shton edhe një tjetër detaj interesant: ofrimi i një fanelle të re, të prenotuar sot, sot mund të realizohet në fund të tetorit, pikërisht për shkak të numrit të madh të aplikimeve.
Nga ana tjetër, hulumtimi i bërë nga kompania gjermane Idealo, e specializuar në këtë drejtim, tregon se në gusht, numri i shitjeve të fanellës së Juventusit në Bashkimin Europian u rrit 145.5% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit 2017. Sipas vlerësimeve për muajin shtator, fanella e Juventusit është më e kërkuara në Itali dhe Austri. Si në Spanjë, ashtu edhe në Angli, ajo është e shtata për nga kërkesat.

Kush është bodigardi që u plagos në Sarandë, i janë bërë 3 atentate

Plagosja në Sarandë ka nxjerrë në dritë edhe fakte të tjera për jetën e 30 vjeçarit të plagosur. Badigardit i plagosur në Sarandë është 30-vjeçari Arlind Lulushi, i cili dje në orët e para të mëngjesit u qëllua me armë dhe aktualisht ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Por “BalkanWeb” mëson se Arlind Lulushi i ka mbijetuar edhe dy atentateve të tjera në të kaluarën. Ai u qëllua në dhjetor të vitit 2016 por fatmirësisht shpëtoi pa asnjë lëndim.
Më 9 shkurt 2017 Lulushit iu bë sërish atentat me armë zjarri. Ai ndodhej në vendin e punës kur u qëllua në drejtim të tij me automatik, e për pasojë mbeti i plagosur në këmbë.
I riu për t’i shpëtuar vrasjes është larguar me vrap në rrugën kryesore, ndonëse i plagosur, duke rënë më pas pa ndenja. Ka qenë pikërisht një mjet i rastit që e ka çuar me urgjencë në spital.
Atë kohë policia nisi hetimet për atentatin në disa pista, që nga hakmarrja e mundshme dhe tek një konflikti i mëparshëm që ka pasur i riu me disa persona që i bënë edhe atentatin para pak muajsh.

Kjo pasi emri i Arlind Lulushit lidhet dhe me një ngjarje të rëndë të vitit 2015 në Vlorë, ku dy të rinj, një djalë dhe një vajzë mbetën të vrarë pas të shtënave me armë. Ngjarja e rëndë ndodhi në 2 janar të vitit 2015.
21-vjeçarja Paola Bisha dhe kushëriri i saj Parid Velaj, 28 vjeç, u ekzekutuan me armë zjarri nga Ervis Lulushi, pasi ky i fundit i kishte kërkuar vajzës që të rilidheshin bashkë. Në atë kohë, Policia shoqëroi Arlind Lulushin i cili u akuzua si bashkëpunëtor i kushëririt të tij Ervis Lulushi. Por, Lulushi u lirua për mungesë provash.
Aktualisht Lulushi është jashte rrezikut për jetën në spitalin e traumës në Tiranë ku u transportua për një mjekim më të specializuar. Burime për “BalkanWeb” bënë me dije se 30-vjeçari është plagosur me dy plumba, një në këmbën e djathtë te gjuri dhe plumbin tjetër te kofsha e majtë.
Për plagosjen e djeshme, policia deklaron se ka ndodhur për motive të dobëta dhe ka arrestuar kolegun e tij për moskallëzim krimi, ndërkohë që ka shpallur në kërkim autorin kryesor të plagosjes.

Si Rama-Xhafaj ndryshuan ligjin për t’ia dhënë industrinë e bixhozit “Hakmarrjes për Drejtësi” dhe Olsi Ramës

Partia Demokratike dje i njohu shqiptarët me fakte tronditëse bazuar në dokumenta zyrtarë se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll, industrinë e bixhozit nëpërmjet vëllezërve të tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.
Sot, PD ka publikuar fakte të tjera tronditëse sesi kompania e basteve e Agron Xhafajt ka shënuar rritje galopante fitimesh me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt duke e dhjetëfishuar fitimin për 4 vjet!
Deputeti Enkelejd Alibeaj denoncoi nga selia e PD:
“Edi Rama me firmën e tij i dha të vëllait të tij, koncensionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të bastit, pika basti këto që gjatë qeverisjes së Edi Ramës u katërfishuan, që edhe fitimet e të vëllait të jenë po ka të mëdha.
Fatmir Xhafaj e bllokoi ligjin për 8 muaj për mbylljen e lojërave të fatit në qytete, dhe pastaj bashkë me “Hakmarrjen në Drejtësi” me Olsi Ramën e ndryshuan ligjin duke dëshmuar në praktikë se si funksionon në praktikë lidhja midis pushtetit dhe krimit të organizuar, ai që kontrollon industrinë e lojërave të fatit.
Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së Edi Ramës, numri i kompanive të licensuara për bastet u përqëndruan vetëm në tre duar. Shqiptarët duhet ta dinë se një nga këto kompani, nga më të fuqishmet, zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve me vesin më shkatërrues për familjes janë Eccobet, Eurolive, Basti shqiptar të gjitha këto të zotuara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të bandës të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj ia ka dalë që menjëhërë pas ardhjes në pushtet të të vëllait, Fatmirt, të zgjerojë biznesin me shtimin e 2176 pikae të reja të basteve në të gjithë Shqipërinë.
Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafaj ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në katër vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Siç tregohet në grafik, nga një kompani bastesh me të ardhura jodomethënëse , kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milion dollarë në vitin 2014, të ardhurat e vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në katër vite duke shkuar në plot 10 milionë USD në vitin 2017!”

Xhafaj, 10 milionë dollarë vetëm në 2017 nga Lojërat e Fatit

Dhjetë miliardë lekë fituan Agron dhe Fatmir Xhafaj, ky i fundit ministër i Brendshëm, nga kompania e tyre e basteve vetëm në vitin 2017. PD publikoi sot, shifrat e çmendura sesi u rrit papritur një biznes modest bastesh nga viti 2014 deri në 2017, sesi i dhjetëfishoi fitimet me ardhjen në pushtet të Edi Ramës.
“I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të bandës të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj ia ka dalë që menjëherë pas ardhjes në pushtet të të vëllait, Fatmirt, të zgjerojë biznesin me shtimin e 2176 pikave të reja të basteve në të gjithë Shqipërinë, deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj nga selia e PD. Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafaj ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në katër vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt.
Siç tregohet në grafik, nga një kompani bastesh me të ardhura jodomethënëse , kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milion dollarë në vitin 2014, të ardhurat e vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në katër vite duke shkuar në plot 10 milionë USD në vitin 2017!”

Partia Demokratike dje i njohu shqiptarët me fakte tronditëse bazuar në dokumenta zyrtarë se si Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të marrë nën kontroll, industrinë e bizhozit nëpërmjet vëllezërve të tyre, Olsi Rama dhe Agron Xhafaj.
Sot, PD ka publikuar fakte të tjera tronditëse sesi kompania e basteve e Agron Xhafajt ka shënuar rritje galopante fitimesh me ardhjen në pushtet të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt duke e dhjetëfishuar fitimin për 4 vjet!
“Edi Rama me firmën e tij i dha të vëllait të tij, koncensionin korruptiv prej miliona eurosh të monitorimit të sistemit online të pikave të bastit, pika basti këto që gjatë qeverisjes së Edi Ramës u katërfishuan, që edhe fitimet e të vëllait të jenë po ka të mëdha.
Fatmir Xhafaj e bllokoi ligjin për 8 muaj për mbylljen e lojërave të fatit në qytete, dhe pastaj bashkë me “Hakmarrjen në Drejtësi” me Olsi Ramën e ndryshuan ligjin duke dëshmuar në praktikë se si funksionon në praktikë lidhja midis pushtetit dhe krimit të organizuar, ai që kontrollon industrinë e lojërave të fatit.
Shqiptarët duhet ta dinë se gjatë qeverisjes së Edi Ramës, numri i kompanive të licensuara për bastet u përqëndruan vetëm në tre duar. Shqiptarët duhet ta dinë se një nga këto kompani, nga më të fuqishmet, zotërohet nga Agron Xhafaj, vëllai i ministrit të Brendshëm, i dënuar në Itali për trafik droge dhe pjesëmarrje në krim të organizuar.

Shqiptarët duhet ta dinë se disa nga pikat më të njohura të basteve që u zhvasin paratë shqiptarëve me vesin më shkatërrues për familjes janë Eccobet, Eurolive, Basti shqiptar të gjitha këto të zotuara nga kompania prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafajt, Agron Xhafaj.
I fshehur pas identitetit të dy anëtarëve të bandës të dënuar në të njëjtin proces në Itali, Agron Xhafaj ia ka dalë që menjëhërë pas ardhjes në pushtet të të vëllait, Fatmirt, të zgjerojë biznesin me shtimin e 2176 pikae të reja të basteve në të gjithë Shqipërinë.
Sot, ne po publikojmë të dhëna të tjera që tregojnë sesi kompania e basteve prapa së cilës qëndron vëllai i Fatmir Xhafaj ka rritur fitimin në mënyrë të frikshme në katër vitet e pushtetit të Edi Ramës dhe Fatmir Xhafajt. Siç tregohet në grafik, nga një kompani bastesh me të ardhura jodomethënëse , kompania e Agron Xhafajt ka nisur rritjen galopante ditët e para të ardhjes në pushtet të Edi Ramës. Nga 1 milion dollarë në vitin 2014, të ardhurat e vëllait të ministrit të Brendshëm janë dhjetëfishuar në katër vite duke shkuar në plot 10 milionë USD në vitin 2017!”, deklaroi deputeti Enkelejd Alibeaj në konferencën për shtyp.

Rama mashtron shqiptarët, asnjë avion “Air Albania” nuk u nis sot nga Rinasi

Partia Demokratike ka reaguar menjëherë sot pas shfaqjes së kryeministrit Edi Rama në aeroportin e Rinasit për të përcjellë me ceremoni me avionin e parë të linjës shqiptare, siç pretendoi, të studentëve të ekselencës drejt Stambollit. Por, PD e ka konsideruar këtë vetëm një reklamë luksoze, pasi avioni është thjesht një nga mjetet e “Turkish Airlines”, pasi “Air Albania” nuk ekziston dhe dokumenti zyrtar e provon këtë.
PD deklaroi se “Rama mashtron shqiptarët, keqpërdor studentët, jep shfaqje me një kompani që nuk është e licensuar për fluturim me kodin shqiptar. Sot nga Rinasi në oreë 8.30 nuk u nis asnjë avion i Air Albania, siç gënjeu Edi Rama. Për shfaqjen qesharake të Kryeministrit në hall u përdor kompania “Turkish Airlines” TK6888.
Të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i “Turkish Airlines” sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës. Vettingu i politikës do ta fluturojë Edi Ramën nga zyrat e shtetit, që i përdor për të vjedhur, mashtruar dhe sunduar shqiptarët!”
Nisja e fluturimeve të linjës “Air Albania”, ka shkaktuar jo pak polemika në Shqipëri, por, ajo që ka rënë në sy sot, kur edhe u nisën udhëtarët e parë me këtë linjë, është se të gjitha shenjat orientuese në aeroplanin me të cilin udhëtuan ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, dhe jo në shqip.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur të shtunën në mëngjës në aeroportin e Rinasit, për të përcjellë drejt Stambollit udhëtarët e parë të linjës “Air Albania”. Por, ajo që ka rënë në sy është se në aeroplanin më të cilën udhëtuan ata, shenjat orientuese nuk ishin në gjuhën shqipe. Ato ishin vetëm në gjuhën angleze dhe turke, shkruan Express.
Nisja e fluturimeve të “Air Albania ka shkaktuar jo pak polemikë në vend. Opozita ka akuzuar dje se Air Albania nuk ekziston. Opozita thotë se “të dhënat online nga aeroporti i Rinasit tregojnë se ky është një fluturim shtesë i “Turkish Airlines” sepse “Air Albania” nuk ekziston përveçse në reklamën luksoze të Edi Ramës”.

Drogë “Made in Albania” edhe drejt Francës, kapen 1 milionë euro kanabis me flamurin shqiptar

Autoritetet franceze kanë sekuestruar një sasi prej 104 kg kanabis dhe 984 gr heroinë të pastër që dyshohet se vinte nga Shqipëri. Në pranga është vënë një shtetas shqiptar, ndërsa ka dyshime se bëhet fjalë për një organizatë.
Droga u sekuestrua në një apartament në “42 Avenue Berthelot” në distriktin e shtatë në Lyon, aty ku 4 muaj më parë hetuesit franceze zbuluan se ky vend shërbente si vazë logjistike për trafikantët shqiptarë të drogës. Në fund të majit, 10,000 euro të dyshuara si të përfituara nga trafiku i heroinës u zbuluan pas arrestimit të një azilkërkuesi që kishte çelësat. Ky i fundit u dënua me tre vjet burgim.
Siç raporton media franceze “Le Progres”, trafikantët duke imagjinuar se policia nuk do të kërkonte në të njëjtën adresë dy herë, vazhduan aktivitetin. Por, apartamenti ishte këtë javë skena e një konfiskimi rekord për policinë lokale, me një stok të kanabisit bimor dhe heroine me një vlerë tregu prej një milion euro.
Sipas “Le Progres” kohët e fundit, policia mblodhi informacionin se një apartament në distriktin e shtatë përdorej si një depo nën mbikëqyrjen e një shtetasi shqiptar.

Hetimet i çuan në një adresë që i njihnin mirë, pasi ishte përdorur nga trafikantët më herët. Të hënën, gjatë një mbikëqyrje, policia pa një person që po largohej nga banesa. Ata shfrytëzuan mungesën e tij për të sjellë në zonë një qen të specializuar në nuhatjen e narkotikëve, i cili qëndroi përpara derës së banesës në fjalë.
Hetuesit pritën që i dyshuari të kthehej në shtëpi dhe në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë hapur derën e banesës.
Ky i fundit, pasi kuptoi se në banesën e tij mësynë efektivë policie, u përpoq të largohej duke dalë nga ballkoni, e më tej kaloi në çati. Por, u arrestua pak kohë më pas.
Në apartament, policia gjeti 104 kg kanabis dhe 984 g heroinë të pastër. Kanabisi dyshohet se vinte nga Shqipëria.
Gjatë ndalimit të shqiptarit, që zgjati 96 orë, ai nuk dha asnjë informacion për bashkëpunëtorët e tij. Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, u paraqit këtë të premte në zyrën e prokurorit.
Megjithëse nuk është krijuar asnjë lidhje formale mes tij dhe rrjetit të shpërbërë në maj, përdorimi i të njëjtit apartament dhe shtetësia shqiptare, ngrenë dyshime se i arrestuari ka lidhje me një organizatë të madhe kriminale.

Shvejku në Rinas dhe “Fake Air Albania”. Çfarë ordineri!

Keu i Grupit të LSI, Petrit Vasili ka shpërthyer në akuza ndaj kryeministrit pas shfaqjes së fundit që ai dha sot në Rinas,përcjelljes me ceremoni të studentëve shqiptarë sepse po reklamonte avionin e parë të linjës ajrore shqiptare. Vasili ka parë absurdin në këtë rast me atë që ndodhi para pak ditësh me Kombëtaren shqiptare dhe e ka konsideruar Ramën “një Shvejk”.
“Kryeministri ordiner, Kombëtares i mbylli Vipin në Rinas, ndërsa studentëve të Air Albania jo Para një jave ky ordineri, që kemi Kryeministër, ia mbylli derën e shërbimit VIP në Rinas, Kombëtares së Futbollit se medemek ishin shume vetë ata të Kombëtares dhe nuk i përballonin dot.
Sot po ky i paturp del si Shvejk, po nga shërbimi VIP në Rinas bashkë me studentët që do të përcillte me “Fake Air Albania”, që ishin nja tre herë me shumë se Kombëtarja. Po këta studentet sot i duheshin se po aktronte gomarllëkun dhe mashtrimin e radhës ndërsa Kombëtarja nuk i duhej më. Çfarë ordineri!”

450 mionë euro do të fitojnë nga taksa në Rrugën e Kombit (Tabela)

Sipas parashikimeve nga kontrata per koncesionin e segmentit Milot-Morinë, të ardhurat e kompanisë pritet të jenë rreth 400 milionë euro gjatë 30 viteve nga të cilat rreth 338 do të financohen nga taksat dhe 61 milionë euro si subvencion për trafikun e munguar (shiko tabelën).
Sipas tabelës, në dhjetë vitet e para pritet që të merren nga trafiku i garantuar mes 8.5-10 milionë euro në vit. Përveç këtyre të ardhurave koncesionari do të marrë mesatarisht midis 1.5-1.7 milionë euro në vit nga buxheti për kompensim të trafikut të munguar (shiko tabelën: Tabela: Parashikimi i të ardhurave nga taksa e përdorimit të rrugës).
Pas vitit të dhjetë pritet që të ardhurat vjetore nga trafiku i garantuar të rriten, në 10-14 milionë euro në vit. Në rritje do të jetë dhe kompensimi midis 1.7 deri në 2.7 milionë euro në vit.
Deri në fund të koncesionit, pas 31 vitesh, kompania ka të garantuara 400 milionë euro të ardhura, pasi nëse nuk i merr direkt nga trafiku, do i marrë nga buxheti. Mbi këtë shumë, ajo do të ndajë gjysmën e të ardhurave.
Të ardhurat parashikohen në rritje vit pas viti, duke supozuar trafik më të lartë, por nëse tarifa do të ndikojë në uljen e trafikut, barra do të bjerë mbi buxhetin, që do të duhet ta kompensojë atë.
Në kontratën e koncesionit, lidhja me të dhënat e trafikut nuk është publikuar. Sipas studimit të IFC–së që dha konsulencë për koncesionin, gjatë periudhës mars 2014-mars 2015 lëvizën rreth 5000 automjete në ditë.
Supozohet se me hyrjen në fuqi të koncesionit, lëvizja e automjeteve do të bjerë dhe qeveria do të financojë koncesionarin nga taksat e tjera të shqiptarëve të cilat shkojnë në minimalisht 5 milionë euro në vit dhe maksimumi deri në 13 milionë euro. Por nëse trafiku do të jetë mbi kufirin e supozuar nga IFC 5000 automjete në ditë, kontrata parashikon që fitimet e koncesionarit të ndahen përgjysmë me qeverinë.
Gjithashtu, kontrata ka paqartësi në lidhje me nivelin e investimeve, pasi në krye të saj, thuhet se do të investohen 40 milionë euro dhe më poshtë në brendësi të saj kur janë shpenzimet më të detajuara, vlera e punimeve llogaritet 100 milionë euro.

Sa fiton koncesionari
Korporata Financiare Ndërkombëtare konsultente e qeverisë për koncesionet llogarit se për mirëmbajtjen e Rrugës së Kombit duhen shpenzuar 45.6 milionë euro, ndërsa në kontratën e koncesionit të miratuar nga qeveria, investimet nuk rrumbullakosen as në 40 milionë euro.
IFC llogariti se vlera mbi 45 milionë euro e investimit përfshin 15 milionë euro për urën e re në hyrje të qytetit të Kukësit, rreth 11 milionë euro për karrexhatat anësore, ndërprerja e kalimeve të paligjshme me 6,5 milionë euro, masat mbrojtëse të mjedisit 3 milionë euro, ndërtimi i sistemeve të pagesës 2.5 milionë, ndërsa ndriçimi dhe përmirësimi i masave të sigurisë, 7.3 milionë euro.
Koncesionari do të jetë përgjegjës për ndërtimin e urës së re të Kukësit, deri në fund të vitit 3 të periudhës së Koncesionit. Ndërsa koncesionari do të jetë përgjegjës për përgatitjen e projekteve përfundimtare të detajuara. Shpronësimi potencial i kërkuar deri në 3 hektarë tokë, kërkon zhvendosjen e 5 familjeve.
Gjithashtu koncesionari do të investojë më pak fonde se rekomandimi i IFC-së. Mirëmbajtja rutinë gjatë gjithë periudhës së koncesionit do të kushtojë 199 milionë euro sipas studimit të IFC. Nga kjo shumë, 148 milionë euro janë shpenzime për mirëmbajtjen rutinë dhe 50.8 janë për mirëmbajtjen rutinë.
Ndërsa në kontratën që është në zbatim, vlera e investimit në mirëmbajtje për të gjithë periudhën e koncesionit është 14 miliardë lekë, pak më shumë se 100 milionë euro. Në total shpenzimet e koncesionarit do të jetë 140 milionë euro, ndërsa të ardhurat nga pagesat për të gjithë periudhën e koncesionit kalojnë minimalisht 400 mln euro. Ne total, koncesionari fiton 260 milionë euro për 30 vite.