1.7 ton drogë janë sekuestruar nga policia italiane mëngjesin e sotëm në provincën e Foggias.
Media italiane shkruan se gomonia është nisur nga Shqipëria dhe është ndaluar në afërsi të brigjeve të komunës Vieste në provincën e Foggias.
Operacioni është ndërmarrë mëngjesin e sotëm (15 shtator) kur është sinjalizuar për një gomone që vinte nga Shqipëria drejt brigjeve të italisë. Menjëherë kanë nisur kërkimet.
Skafi ishte i pajisur me dy motorë të fuqishëm e ndalimi i tij është bërë pas disa minutash ndjekjeje nga ajri me një helikpoter të forcave të policisë dhe nga deti përmes skafeve të rojes bregdetare e të financës italiane. Policia italiane ka sekuestruar lëndën narkotike dhe ka vënë në pranga dy shtetas shqiptarë, A.L. 38 vjeç dhe A.A 36 vjeç.
“Një kontroll i shpejtë ka mjaftuar për të kuptuar se bëhej fjalë për marijuanë, ndoshta nga ajo e prodhuar në Shqipëri, që tashmë është kthyer në prodhuese kryesore të kësaj droge në tregun kombëtar”, shkruan sot ilmessaggero.it. Policia italiane vazhdon ende operacionin.
Vlen për t’u kujtuar se vetëm dy ditë më parë në provincën e Foggias një megaoperacion i policisë italiane coi në shkatërrimin e një klani mafioz të Sacra Corona Unita i cili ishte në biznes me grupet kriminale shqiptare për kontrollin e trafikut të marijuanës.
Lumë droge nga Shqipëria në Itali, kapet skafi me 1.7 ton kanabis
Deputeti Hasa: Mashtrim, s’ka asnjë kompani të licensuar me Air Albania, ka kod ajror turk
Deputeti Endri Hasa ka reauar duke e konsideruar mashtrim të Ramës përurimin e komapnisë ajrore Air Albania. Hasa thotë se kemi të bëjmë me një mashtrim të pastër pasi nuk ekziston asnjë kompani e licensuar me këtë emër. Deputeti i PD thotë se Rama shiti nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.
“Air Albania dhe MASHTRIMI i radhës i Edi Ramës
Air Albania nuk ekziston!
Nuk ka asnjë kompani të licensuar me këtë emër dhe nuk ka ende asnjë avion Air Albania të regjistruar me kodin shqiptar ZA.
Ne vend te “ëndrrës” per një linje ajrore shqiptare, kryeministri shiti sot nje avion turk, me kod ajror turk TC-LRJ, i cili erdhi nga Stambolli ne Tiranë si avion i Turkish Airlines.
Ne foto mund te shihni qarte kodin turk te avionit te pagezuar me emrin “Lasgush”, i cili sipas Flight Radar ka udhetuar nga Stambolli ne Tiranë TK6887.
Edi Rama na e bëri Lasgushin Turk……”, shprehet Hasa në një postim në facebook.
Në Shqipëri, u prezantua sot pasdite kompania ajore shqiptare e flamurit “Air Albania”. Kompania u ngrit falë bashkëpunimit me “Turkish Airlines”, e cila ka ofruar avionët e saj, pilotët si dhe do të ketë përgjegjësinë e menaxhimit. Projekti për krijimin e “Air Albania”, u bë publik majin e vitit të shkuar, pasi mori mbështetjen e presidentit Turk Recep Tayyip Erdogan dhe të kryeministrit shqiptar Edi Rama. Kompania shqiptare do të nisë fluturimet e para të testimit në linjën Tiranë-Stamboll, me avionë Airbus A319, për të vijuar pas një muaji me Romën, Milanon, Bolonjën dhe Londrën. Brenda vitit të ardhshëm pritet që të realizohen dhe fluturime direkte me New York-un. Kryeministri Edi Rama, premtoi në ceremoninë e prezantimit, se kompania shqiptare do të ofrojë një shërbim dinjitoz dhe çmime konkurruese.
Grezda flet si lojtar i Rangers
Prej disa javësh ai mbylli kalimin e bujshëm te një nga skuadrat më të mëdha në Skoci, Rangers. Eros Grezda, për t’u bërë gati për ekipin e tij të ri, u largua nga ekipi kombëtar shqiptar për këto dy ndeshje dhe u përgatit në stërvitje të diferencuar me përgatitësit e skuadrës skoceze. Për herë të parë mesfushori gjakovar ka folur për mediet në një konferencë për shtyp. Ai tha se është shumë i lumtur për këtë transferim dhe se po përpiqet që të ambientohet sa më shpejt të jetë e mundur.
“U bënë dy javë që jam këtu dhe jam shumë i lumtur për ambientin që kam gjetur. Stafi dhe të gjithë janë shumë profesional dhe po ambientohem shumë mirë më ta. Edhe me skuadrën po ambientohem gjithashtu, ata janë treguar shumë mirëpritës me mua dhe unë argëtohem shumë duke luajtur me ta.”- u shpreh trajneri.
Më tej mesfushori i avancuar i kombëtares shqiptare deklaroi se ndihmohet shumë nga shokët e skuadrës dhe se pret që sa më shpejt të jetë gati për të zbritur në fushën e blertë.
“Po ata më kanë ndihmuar dhe unë në fakt i kam pyetur shumë për të mësuar më shumë stilin e lojës dhe ata janë treguar të gatshëm gjithmonë. Ashtu siç e tha edhe trajneri nuk jam ende aty ku duhet, por po punoj fort që të arrij formën time më të mirë. Jam duke punuar shumë fortë dhe bashkë me stafin do të shikojmë nëse do të jem në pankinën e rezervave”, tha Grezda.
Deputeti Shehaj, thirrje për bashkim në protestën në Rrugën e Kombit të hënën ora 11.00
Përmes një statusi në facebook, deputeti i PD, Agron Shehaj ka bërë thirrje për bashkim në portestën e së hënës kundër taksës për Rrugën e Kombit. Shehaj është nga deputetët e paktënë Parlament që bën thirrje për një bashkim me qytetarët në këtë protest.
“Të hënën, në orën 11.00, banorët e Kukësit do të ngrihen përsëri kundër taksës së Rrugës se Kombit, një vjedhje e turpshme e oligarkëve dhe qeverisë së korruptuar.
Unë dhe aktivistë të tjerë do t’i bashkohemi protestës në mbështetje të banorëve, kundër pushtetit grabitqar.
Ju bëj thirrje të gjithëve, nga e gjithë Shqipëria, t’i bashkohemi protestës dhe t’ju japim një mesazh të qartë pushtetarëve të korruptuar që shqiptarët nuk durojnë dot më!”, shprehet Shehaj në një postim të në facebook.
Qytetarët e Kukësit, por edhe ata të Kosovës dhe të gjithë Shqipërisë janë kundër taksës në Rrugën e Kombit, pavarësisht qëndrimeve personale dhe nën presion të një grushti këshilltarësh bashkiakë në Bahskinë e Kukësit.
Këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Kukës vendosën dje të mos e diskutojë dhe kundërshtojnë më çështjen e tarifave për kalimin e Rrugës së Kombit për banorët e Kukësit. Megjithëse disa muaj më parë, këshilltarët e Kukësit, të të gjitha partive, i bënë thirrje qytetarëve të protestonin kundër tarifave, dje Gjelbërim Shehu kryetari socialist i Këshillit bashkiak deklaroi se këshilli është dakord me uljen e tarifës në 100 lekë për çdo kalim për qytetarët e qarkut Kukës:
“Në cilësinë e kryetarit të këshillit bashkiak të Kukësit, njoftoj se mbledhja e planifikuar për sot nuk u zhvillua për mungesë të kuorumit.
Sqaroj se pika e fundit që kishte të bënte me analizën për tarifën në Rrugën e Kombit quhet e mbyllur. Pas reflektimit nga qeveria dhe koncesionari, tarifa 100 lekë për kuksianët është e pranueshme dhe përballueshme nga të gjithë. Erdhëm në këtë zgjidhje pas negociatave me qeverinë koncesionarin dhe grupet e interesit.”
Mbledhja e tarifave (100 lekë për kalim për banorët e Kukësit dhe tarifat fillestare për pjesën tjetër të popullsisë) do të nisë më 17 shtator. Në të njëjtën ditë, banorët e Kukësit kanë lajmëruar zhvillimin e një proteste masive në rrugën e Kombit, megjithëse kësaj radhe pa mbështetjen e Këshillit Bashkiak.
Si nga Këshilli Bashkiak Kukës, ashtu dhe nga kompania koncesionare apo ministria, nuk është bërë i ditur asnjë studim apo argument se mbi çfarë të dhënash demografike dhe socio-ekonomike është bazuar vendimi për të vënë tarifën 100 lekë për kalim për banorët e qarkut Kukës.
Banorët e këtij qarku, më të varfërit në vend, shprehen se kjo tarifë është barrë ekonomike për ta dhe se nuk ka marrë parasysh nevojën e madhe për transport të të gjithë zonave rurale të qarkut.
Sipas INSTAT, 46,7 për qind e familjeve në qarkun e Kukësit jetojnë me ndihmën ekonomike që marrin nga shteti.
Të ardhurat mujore mesatare për Kukësin janë më të ulëta se në çdo qark tjetër, me një vlerë prej 23 mijë lekësh në muaj për familje, ose 766 lekë në ditë, ku tashmë një pjesë të këtyre të ardhurave do të shkojnë për tarifën e rrugës së Kombit.
Më poshtë po sjellim rastin e dy fshatrave që varen totalisht nga qyteti i Kukësit për të marrë shërbimet e nevojshme të jetës së përditshme dhe duhet të udhëtojnë çdo ditë për në Kukës përmes Rrugës së Kombit:
Fshati Fushë-Arrë, Trullë i Njësisë Administrative Surrojë, nuk ka shkollë 9-vjeçare dhe fëmijët e këtij fshati frekuentojnë shkollat në qytetin e Kukësit, pra bëjnë çdo ditë të paktën dy rrugë, vajtje-ardhje në Rrugën e Kombit.
Familjet e këtyrë nxësësve duhet të paguajnë çdo ditë 200 lekë vetëm për tarifat në Rrugën e Kombit, dhe me një mesatare prej 566 lekësh në ditë duhet të mbulojnë të gjithë shpenzimet e tjera të nevojshme.
Po ashtu, banorët e fshatit Trullë-Surrojë i marrin të gjitha shërbimet në qytetin e Kukësit, për shkak të infrastrukturës, pra banorët e këtij fshati e kanë nevojë jetike, lëvizjen dhe kalimin në Rrugën e Kombit, jo më pak se 2 herë në ditë.
Sërish, nëse marrim parasysh se të ardhurat mesatare janë 23 mijë lekë për muaj, megjithëse shumë prej këtyre familjeve janë në ndihmë ekonomike që është edhe më e ulët, atëherë të paktën 200 lekë në ditë do të shpenzohen për tarifa, pa marrë parasysh shpenzimet e tjera për transport.
Për më tepër që sipas njoftimit të ri nga kompania Kastrati shpk, banorët e qarkut Kukës kanë mundësi të bëjnë vetëm 44 kalime në muaj (22 rrugë vajtje-ardhje) me tarifën 100 lekë për kalim.
Për çdo kalim më tepër, edhe ndaj banorëve të Kukësit do të aplikohet tarifa 5 euro për kalim, ose sa 99 për qind e të ardhurave të tyre ditore mesatare.
Shefi i rendit kapet me dy ton hashash në Greqi!
Ish-Kryeministri Berisha ka denoncuar një skandal në radhët e Policisë së Shtetit. Berisha ka publikuar mesazhin e një qytetari, i cili shkruan se, para 10 ditësh ish-shefi i rendit në Delvinë, Vangjel Xhavara i trasferuar në Laç, u arrestua nga policia greke për 2 ton hashash në pikën doganore Kakavijë, por më pas ai është liruyar dhe është dërguar me punë në Laç nga Xhafa.
Postimi i plotë i Berishës në Facebook
Narkoshefi i rendit ne Delvine, Vangjel Xhavarra kapet me dy ton hashash!
Ndeshkimi: Transferohet ne Laç sepse punonte per Xhafen!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Pershendetje doktorr! Para 10 ditesh ish-shefi i rendit ne Delvine, Vangjel Xhavara i trasferuar ne Laç, u arrestua nga policia greke per 2 ton ashash ne piken doganore Kakavije. Drogen e kishte, thuhet te vete ministrit. Ky person ishte aktivist i rilindjes dhe qellimisht eshte trasferuar ne Laç. Dhe policia dhe medja ska trsmetuar gje fare…
Respekte…”
Aktori i njohur tërbon Ramën: “Edi Fusha? S’e gjetëm ne or ti, e gjeti Sorosi te gabi”
Aktori i Teatrit Kombëtar Neritan Liçaj ka ironizuar kryeministrin Rama, përmes një fotoje të publikuar nga Beogradi.
Liçaj tregon bisedën që ka pasur me “Aleksandër Vuçiç” në kryeqytetin e Serbisë, teksa e ka pyetur se kush e ka votuar Ramën.
Sipas Liçajt, kryeministrin shqiptar e ka gjetur Soros te gabi, dhe sigurisht që e gjithë situata është një inskenim me doza të forta humori nga ana e aktorit.
Reagimi:
Za parlamentu,za Beogradu?
Takova dhe presidentin e ketyre…kishte ardhe per pune ne parlament!
He me Ner-me tha-c’thote Edi Fusha?
Hic-i thash-ben gam-gam,te emisjoni i Eni Vasilit!
E paskeni rraf keq,ju te teatrit eeeee….!!!
Po-i thash-e bem sallat!
Edhe me mu keshtu ben Ner-me tha ai-se here e takoj,e rrah dhe ai fillon e qan e ben gam-gam…
Pastaj mu kthye e me tha:Ner me gjithe respektin…po ku e gjetet kete kryeminister ju shqipetaret mor aman?!
I fyer i thash:-Se gjetem ne or tiii…e gjeti Sorosi te gabi dhe po do me na e shit per firmato.
E ja keshtu keshtu….
Morali i fabules-Edi Fusha gam-gam style…
Mziu denoncon skandalin: Regjistrime me ndikim politik në Shkollën Profesionale Kamëz
Kryetari i Bashkisë Kamëz, njëkohësisht dhe kreu i degës së PD, Xhelal Mziu ka reaguar ndaj situatës së paprecedentë të regjistrimeve në Shkollën e Mesme Profesionale në Kamëz. Zoti Mziu ka denoncuar faktin e regjistrimeve me ndikim politik ne këtë shkollë.
Reagimi i kryebashkiakut të Kamzës Xhelal Mziu:
“Në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, për fatin e keq dhe situatën e rëndë të diskriminimit që i bëhet Kamzës dhe banorëve të saj, një gjë e rëndë po ndodh në Shkollën Profesionale Kamëz, ku regjistrimet e deritanishme janë nën ndikimin e drejtpërdrejtë të deputetit të Partisë Socialiste të zonës dhe kryetarit të kësaj force politike po të zonës së Kamzës.
Ky akt është një shkelje flagrante e të drejtës së dhjetëra dhe qindra të rinjve dhe të rejave që dëshirojnë të vazhdojnë studimet dhe të cilat nuk mund të regjistrohen pa rekomandimin e monitoruar të këtyre dy personave me pushtet politik në këtë zonë.
Shkolla Profesionale është investim i Komuniteti Evropian, i Bankës Botërore dhe KfË që erdhi si një bashkëpunim i ngushtë i Bashkisë Kamëz me qeverinë “Berisha”, me një vlerë rreth 1 milion euro. Kjo infrastrukturë e realizuar me sukses pati si qëllim në vetvete afrimin e qindra, mijëra të rinjve nga e gjithë Shqipëria për t’u përgatitur për profesione të ndryshme”.
Zëri i Amerikës: Lojërat e fatit dhe llotot sportive lulëzuan në qeverinë Rama dhe pas ligjit të 2015-s
Kompanitë e lojërave të fatit në Shqipëri kanë rritur me 25 për qind të ardhurat dhe 68 për qind fitimet vetëm në dy vitet e fundit, ndërkohë që raportet e Kontrollit të Lartë të Shtetit tregojnë se ekspansioni ekonomik ngrihet mbi informalitetin e lartë dhe tolerimin prej Autoriteteve Mbikëqyrëse.
Aleksandra Bogdani-Zëri i Amerikës
Debati mbi lojërat e fatit u rikthye në Kuvendin e Shqipërisë, pasi mazhoranca rrëzoi të enjten një dekret të presidentit Ilir Meta, me anë të së cilit u kthye pas një ndryshim i propozuar në ligjin ‘për tatimin mbi të ardhurat’, ku përfshihej edhe Lotaria Kombëtare.
Në fund të korrikut, presidenti refuzoi të dekretonte nenin 6 të ligjit, me argumentin se favorizonte sërish industrinë e lojërave të fatit në dëm të buxhetit të shtetit dhe familjeve shqiptare.
Qeveria i kundërshtoi argumentet e Metës si keqkuptime, ndërsa mohoi të kishte ulur normën e tatimit ndaj kompanive të lojërave të fatit.
‘Ne i rrisim tatim-fitimin në konceptin e ligjit të shkruar në vitin 2015 Lotarisë Kombëtare nga 10 për qind në 15 për qind,’ tha ministri i Financave, Arben Ahmetaj të enjten në Kuvend.
Industria e lojërave të fatit është një temë e ndjeshme në Shqipëri, pasi përmes lobingjeve ia ka dalë të ndikojë vazhdimisht politikën në favor të rritjes së fitimeve në njërin prej vendeve më të varfra të Europës. Në përplasjen e fundit mes presidentit dhe qeverisë, duket se të dyja palët kanë pjesërisht të drejtë.
Qeveria e drejtuar nga Rama e uli barrën fiskale për kompanitë e lojërave të fatit që me miratimin e ligjit të ri në vitin 2015. Baza e tatimit ndryshoi nga xhiroja tek të ardhurat bruto, të cilat u përkufizuan në ligj si vlera që u mbetej kompanive pas zbritjes së shumës së fituar nga lojtarët.
Efektet e financiare të këtij ndryshimi reflektohen në bilancet e kompanive të lojërave të fatit.
Tregu i lojërave të fatit ka shënuar rritje me 25 për qind të të ardhurave dhe 68 për qind të fitimeve nga viti 2015 deri në fund të vitit 2017.
Vetëm në vitin 2017, shqiptarët shpenzuan mbi 16.2 miliardë lekë [148 milionë dollarë] në tregun e bixhozit, i cili zotëron mbi 4 mijë pika të shpërndara në çdo cep të vendit dhe ndahet mes 20 kompanive të licensuara nga Autoriteti Mbikëqyrës.
Analiza financiare tregon megjithatë se 85 për qind e tregut kontrollohet tashmë nga vetëm pesë kompani kryesore.
Operatori më i madh i lojërave të fatit është kompania austriake Novomatic AG, e cila ka një shtrirje të gjerë në vendet e Ballkanit. Në Shqipëri, Novomatic zotëron përmes kompanive bijë Lotarinë Kombëtare dhe kazinotë elektronike Asta Albania dhe Adriatik Game. Vetëm për vitin 2017, ato realizuan së bashku të ardhura me vlerë 4.6 miliardë lekë dhe fitime prej 526 milionë lekësh.
Kompania e dytë me të ardhurat më të larta është Apex Al, e cila së bashku me operatorin e tjetër të zotëruar prej saj, VLT Albania, realizuan mbi 3.5 miliardë lekë në tregun e kazinove elektronike. Apex është kompania me fitimet më të larta të deklaruara për vitin 2017 në vlerën e 2 miliardë lekëve.
Kompanitë e basteve sportive janë rrudhur nga 5 në 3 gjatë viteve 2015-2018. Kompanitë e mbetura në treg, Top Start, Lloto Sport dhe I.T.S.G.A realizuan së bashku të ardhura me vlerë 5.8 miliardë lekë, nga të cilat 88 milionë lekë fitime në 2017.
Ndërsa 15 operatorët e tjerë ndajnë mes tyre më pak se 15 % të tregut.
Të dhënat e siguruara nga Qendra Kombëtare e Bizneseve tregojnë se paratë e fituara në tregun e bixhozit investohen kryesisht në biznesin e ndërtimit në Shqipëri, por edhe në sektorin e telekomunikacionit apo këmbimin e valutës. Dokumentet gjyqësore tregojnë gjithashtu se personazhe të përfshirë në krimin e organizuar në të shkuarën zotërojnë aksione në kompani bastesh, në kundërshtim me ligjin.
Informalitet i lartë
Industria e lojërave të fatit ishte një kalë beteje i fushatës elektorale të vitit 2013, që solli në pushtet kryeministrin Edi Rama. Operacioni i parë i qeverisë së tij, ‘Fundi i Marrëzisë’ targetoi tregun e paligjshëm të lojërave të fatit dhe në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj që u prezantua si radikal për frenimin e kësaj industrie.
Ligji parashikon zhvendosjen e kazinove nga qendrat e qyteteve, distanca deri në 100 metra mes kompanive të basteve sportive si dhe rritje të tarifave që supozohet të shkojnë për zhvillimin e turizmit, kulturës dhe sporteve.
Por qeveria ndryshoi kurs në vitin 2016 dhe e shtyu zbatimin e ligjit me dy vjet. Të enjten në Kuvend, ministri i Financave, Arben Ahmetaj premtoi se nuk do të ketë më shtyrje.
‘Më 1 janar 2019, kazinotë elektronike do të largohen nga qendrat e banuara. Do zbatohet ligji i vitit 2015. Nuk ka asnjë shans të shtyhet,’ tha Ahmetaj në sallën e Kuvendit.
Por zotimi për zhvendosjen e kazinove elektronike nuk i jep përgjigje morisë së paligjshmërive që mbizotërojnë në këtë sektor.
Një raport i Kontrollit të Lartë të Shtetit tregon se informaliteti në sektorin e lojërave të fatit vazhdoi të ishte i lartë gjatë viteve 2015 dhe 2016, ndërsa pajisjet e konfiskuara në adresat dytësore të palicencuara ishin gati tre herë më shumë se sekuestrimet e operacionit ‘Fundi i Marrëzisë’.
Kontrolli i Lartë i Shtetit nxjerr gjithashtu në pah faktin se që Autoriteti i Mbikqyrjes së Lojërave të Fatit ka bërë një sy qorr ndaj kompanive të kapura në shkelje. Në 90 për qind të rasteve të konfiskimeve, sipas auditit, inspektorët nuk i identifikuan organizatorët e lojërave të palicensuara, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej më shumë se 50 miliardë lekësh në vitet 2015-2016.
Një dëm shtesë prej 14.3 milionë lekësh, sipas KLSH-së u shkaktua nga mungesa e mbledhjes së kamatëvonesave të gjobave.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka listuar një mori tolerimesh të tjera për industrinë e lojërave të fatit, të cilat nuk i kanë paguar ndonjëherë detyrimet ligjore prej 0.2 për qind të xhiros për të ashtuquajturat vepra të mira, apo me raste kanë shmangur edhe tarifën prej 0,5 për qind të xhiros ndaj Autoritetit Mbikëqyrës.
Në fund, KLSH ka ngritur dyshime edhe për pastrim parash përmes shit-blerjes së aksioneve në këtë sektor dhe i ka kërkuar Autoritetit të Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit që t’ia referojë rastin Drejtorisë së Pastrimit të Parave.
/VOA/
I riu nga Vlora plagoset me armë në Sarandë, policia fsheh ngjarjen
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak pas mesnatës s kaluar në Sarandë dhe policia e ka mbajtur të fshehur, duke e bërë publike, 12 orë më pas, pikërisht pak pas mesditës së sotme. Policia e cila për arrestime personash, për plagosje e vrasje të kryera muaj e vite më parë, nxiton dhe informon menjëherë, për plagosje të ndodhura “në rrethana të paqarta”, e “maskon” dhe e vonon informacionin në komunikatën e përditshme të saj.
Ngjarja ka ndodhur, rreth orës 02:32, në lagjen nr. 1, ku sipas Policisë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. L., vjeç 38, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 14. 08. 2018, rreth orës 02:32, në lagjen nr. 1, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi A. L., vjeç 38, banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Xhafaj shtoi 2176 pika bastesh, ligjet që u miratuan në favor të mafias së lojrave të fatit
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojrave të fatit, të kontrolluara nga vëllezërit e tyre. Fatmir Xhafaj bllokoi në komision ligjin e lojrave të fatit për 8 muaj për interes të kompanive të vëllait Agron Xhafaj, të fshehura pas emrave të dy anëtarëve të bandës.
Kompania e Agron Xhafajt me Ecobet, Baste Live, Euroliv etj janë shtuar me 2176 pika që nga viti 2014. Kompania e ortakut të Olsi Ramës me firmën e Edi Ramës do të fitojë miliona euro nga koncesioni i monitorimit të sistemit online të lojrave të fatit. Lidhja me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.
Deklarata e plotë e Jorida Tabakut, Nënkryetare e Komisionit të Ekonomisë
Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të fituar dhe për të pastruar paratë e krimit dhe të drogës nëpërmjet lojërave të fatit.
Dy njerëzit më të pushtetshëm të vendit, kanë ofruar mundësi korruptive dhe mbrojtje politike për vëllezërit e tyre. Olsi Rama dhe Agron Xhafaj në fushën e bixhozit dhe të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafa si kryetar i Komisionit të Ligjeve në vitin 2015 bllokoi ligjin për mbylljen e lojërave të fatit në qytete duke detyruar që të dalin nga tregu biznesmenë të ndershëm dhe të suksesshëm, që kishin mbi 25 vite, për t’i përqëdnruar lojërat e fatit në dy ose tre duar.
Lojërat e fatit jo vetëm nuk u mbyllën por u shumëfishuan nën presionin e kryetarit të atëhershëm të Komisionit të Ligjeve.
Të gjithë e mbajnë mend sherrin e papreçedentë të Fatmir Xhafës, me drejtuesen e atëhershme të Lojërave të Fatit, Luneda Sufali.
Ky sherr përfaqësonte interesat e dy bandave për zotërimin e tregut të lojërave të fatit.
Fatmir Xhafaj e bllokoi për tetë muaj në Komisionin e drejtuar nga ai ligjin, derisa bënë marrëveshje për ndarjen e tregut të bixhozit.
Ndonëse ligji u paraqit për shqyrtim në Komisionin e Ligjeve në prill të vitit 2015, Fatmir Xhafaj, si kryetar i Komisionit të Ligjeve e bllokoi atë deri në nëntor 2015, duke e bërë atë ligjin që ka qëndruar më gjatë në Komisionet parlamentare në historinë e Parlamentit.
As Ligji i Pronave, as Ligji për Pensionet, as Buxheti i Shtetit, as Ligji për Arsimin e Lartë, madje as ndryshimet Kushtetuese për Reformën në Drejtësi nuk kanë marrë tetë muaj kohë nga nisja në shqyrtim deri tek miratimi në parim.
Për ligjin e Lojërave të Fatit, siç edhe Fatmir Xhafaj e pohon vetë, gjatë mbledhjes, ka kryer negociata private me Ministrin e Financave të asaj kohe.
Unë kam këtu proces-verbalet e takimit të Komisionit të Ligjeve, ku zoti Xhafaj e pohon diçka të tillë.
Negociata sekrete midis Xhafajt dhe Ministrit të Financave prodhojnë ndryshimet më të mëdha që favorizojnë biznesin e bixhozit, jo gjatë diskutimeve 8 mujore, por në seancën plenare gjatë miratimit të tij.
Nga 200 m distancë, qeveria përgjysmoi në 100 m largësinë e pikave të bixhozit nga shkollat dhe institucionet fetare,
Nga 23% tatim mbi fitimin bruto u ul në 15% tatim mbi fitimin e realizuar.
Është fakt se mbështetja e Qeverisë ndaj bixhozit katërfishoi pikat e basteve nga 920 në 4200.
Sot në Tiranë dhe në gjithë Shqipërinë ka më shumë dyqane bastesh dhe kazino sesa librari apo dyqane ushqimore. Shumë prej tyre kanë lidhje me klanin mafioz Xhafaj. Ja përse Fatmir Xhafaj ka pasur interes direkt në bllokimin prej tetë muajsh të Ligjit të Lojërave të Fatit.
Deklarata e plotë e Enkelejd Alibeajt, Nënkryetar i Komisionit të Ligjeve
Rreth 4 muaj më parë Partia Demokratike publikoi dënimin në Itali të Agron Xhafajt, vëllait të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Agron Xhafaj është dënuar me burg në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge. Pjesë e bandës së Agron Xhafajt janë edhe dy bashkëpunëtorë të ngushtë të tij, vëllezërit Besnik dhe GramosMurataj, të dënuar, gjithashtu, për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.
Ky është vendimi i gjykatës italiane ku vërtetohet se vëllezërit Besnik dhe GramosMurataj janë pjesë e bandës së Agron Xhafës, të arrestura dhe dënuar në Itali për pjesëmarrje në krim të organizuar dhe trafik ndërkombëtar droge.
Bashkëpunëtorët e Agron Xhafajt, vëllezërit Murataj, janë pronarë të dy kompanive të basteve. Njëra prej kompanive, ITGSA është më e njohura ne tregun e bixhozit dhe njihet me disa emra si Ecobet, Baste Live, Eurolive.
Për këta dy të dënuar për trafik ndërkombëtar droge, duhet të kishte vepruar Ligji Antimafia për të verifikuar burimin e pasurisë së tyre. Por deri tani ligji nuk ka vepruar për kompaninë e rregjistruar me emrin e dy trafikantëve të drogës, pasi anëtarët e bandës së Agron Xhafajt janë fasada që fshehin pronësinë reale të Agron Xhafës mbi këtë kompani.
Nga vitit 2015 deri ne vitin 2018, Ecobet, Baste LiveEurolive, nën pronësinë e Agron Xhafajt dhe me mbështetjen politike të Fatmir Xhafës brenda 5 vjetëve ka shumëfishuar aktivitetin ne tregun e bixhozit, duke hapur 2176 pika të reja bixhozi.
Të dhënat – në grafik- tregojnë qartë se shtimi i pikave të bixhozit ka nisur gjatë operacionit Fundi i Marrëzisë, duke vazhduar me periudhën kur Fatmir Xhafaj bllokoi ligjin për llogari të grupit kriminal Xhafaj.
Fatmir Xhafaj me vëllanë e tij Agron Xhafaj, dhe Edi Rama me vëllanë e tij OlsiRama ortak në kompaninë e konçesionitkorruptiv të lojrave të fatit janë provat e qarta si funksionon në praktikë lidhja mes pushtetit dhe krimit të organizuar që kontrollon lojrat e fatit.
Koncesioni i monitorimit online të pikave të basteve i siguron OlsiRamës miliona euro fitim, sepse i vëllai kryeministër detyron me ligj pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit tek kompania monopol e tij, që pastron paratë e krimit të organzuar dhe korrupsionit.
Shqiptaërt e kanë parë se si Edi Rama i trembet vetingut të politikanëve njësoj si dekriminalizimit dhe nuk pranon që për politikanët të zbatohet i njëjti standart i përcaktuar për gjyqtarët, prokurorët, punonjësit e Policisë dhe Gardës së Republikës.
Është kjo lidhje me krimin e organizuar dhe aktivitetin kriminal të pastrimit të parave të krimit, arsyeja e vërtetë pse Edi Rama dhe Fatmir Xhafaj refuzojnë vettingun e politikanëve.