19.3 C
Tirana
E enjte, 15 Maj, 2025

Dëshmia/Rugova s’pranoi të vendosë lule në varrin e diktatorit, plani për vrasjen e tij dhe Berishës në ‘91

Ermal Panduri: Do të dëshiroja të ndalesha pak në historinë dhe mardhëniet tuaja me Rugovën. Zotëri Berisha, Thaci shkruan se po jap këshilla për të mos pasur korrigjim kufijsh, ju jeni të njejtët që Rugova në te gjallë nuk ju lejoj që ta shkelnit Kosovën?
Sali Berisha: Unë besoj se bashkëpuntorët e afërt të Rugovës i dhanë pergjigjjën më të mirë këtij trillimi. Unë kam besimin më të madh se Rugova nuk bashkëpunonte kurrë me ata të cilët nuk lanë gjë pa bërë për ta zhvlerësuar dhe nxjerrë nga skena politike dhe qe ishte Qeveria Socialiste ne Shqipëri.
Për sa i përket marrëdhënieve të mia me Rugovën, gjatë luftës dhe pas luftës ato kanë qenë më të shkëlqyerat që mund të ishin. Jam takuar me të, në Crans Montana, jam takuar me të dhe kemi koordinuar në takime të tjera ndërkombetare dhe kam shprehur ato konsiderata qe unë kam për këte gjeni të politikës shqiptarë, të botës shqiptare.
Megjithatë unë e kam arkivuar me kohë atë rast sepse aty urdhërdhënës ishte Bernard Kouchner, i cili, pse unë e kam arkivuar, sepse ai qe nje gurvenator shumë i mirë për Kosovën dhe për mua pastaj të tjerat ishin të parëndësishmë. Unë besoj se Bernard Kouchner I meriton të gjitha nderimet nga shqiptarët. Kjo është e gjithë arsyeja pse unë nuk jom ndal asnëjehere te ai problem kurrë.
Ermal Panduri: Kush ju pengoj që të vinit në Kosovë deri në vdekjen e Presidentit Rugova?
Sali Berisha: Jo, nuk është se kam pas pengesa. Nuk mund te them se m’ka penguar njeri
Ermal Panduri: Nuk keni pasur?
Sali Berisha: Jo nuk kam pasur.
Ermal Panduri: A keni pasur ftohje në marrëdhënie me Presidentin e ndjerë Ibrahim Rugova?

Sali Berisha: Kemi patur një dallim në vitet 96 lidhur me faktin se unë kam qenë për një linjë në radikale, sepse nuk shifja një perspektivë zgjidhje me gandizmin e tij, me të cilin ai e çoi ceshtjen e Kosovës gjer në dhomën ovale. Dhe mendoja që duhej të radikalizohej, kurse Rugova besonte se rruga e tij…, në fakt ai i kishte bërë një sfidë totale, kishte krijuar pushtetin paralel ndaj pushtetit serb, kishte vendosur strukturat e pushtetit te tij, por përsëri Kosova ishtë nën pushtim. Kjo ka qenë një periudhë e shkurtër… gjatë luftës unë kam komunikuar në mënyrë të vazhdueshme me Presidentin, pas lufte jam takuar me shumë shumë kënaqesi më të, pra marrëdhëniet mund të thëm që kanë qenë të shkëlqyera dhe ruaj për të admirimin dhe shkallën e respektit më të thellë.
Ermal Panduri: E përmendët vitin 96 po flasim per vitin 1996 a jane ftuar diplomatët shqiptarët nga Tritan Shehu, po flasim pra për vitin 96 dhe a u është thëne qe të përkahet Demaci qe ishte linjë me radikale dhe përbente ndryshim të kursit në politikën e përkahjes ndaj Rugoves
Sali Berisha: Absolutisht jo, kurrë. Adem Demaci në atë kohë, qe e kisha mik, mik e kam patur atë, mik, mund të kishim dallime por për mua është një ikonë e qendresës shqiptare. Kam ruajtur me të marrëdhenie shumë të afërta kur unë isha president republike, edhe me vonë kur isha në opozitë e kam takuar, edhe gjatë Rambujesë e kam takuar, ka ardhë, nuk kisha unë ide se ai mund të zevendesonte LDK-në. Ajo që kisha unë dëshirë ishte që të radikalizohej lëvizja në Kosovë me demonstrata, me protesta, i gjithë ky ishte qëllimi im.
Ermal Panduri: A ju kanë kërkuar amerikanët në vitin 1992 që te influenconit te Rugova dhe shqipatret e Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhje dhe në mes të Millosheviqit dhe Paniqit të përkrahej Paniqi?
Sali Berisha: Më kanë kerkuar të marrin pjesë ne zgjedhje por jo të përkrahin, të kuptohemi. Presidenti Rugova…

Ermal Panduri: Sepse Paniqi njihej si amerikan
Sali Berisha: Jo nuk ma kanë kërkuar. Ekzaktësisht, për këtë kam shpjeguar edhe disa herë tjera dhe jam shumë i kthjellet. Mua më erdhën ne takim Sajrus Vens dhe Lordi Ouen dhe meqënëse Rugova kishte deklaruar se Kosova nuk do marre pjëse në zgjedhje, më kërkuan mua që ta bind Rugovën që Kosova të marrë pjesë ne zgjedhje dhe unë thashë nuk e bëj dhe ua shpjegova. Dhe historia bëri qe ata të më jepnin të drejtë mua, dhe cfare ju thashë unë. Edhe po t’u thotë Rugova qytetarëve te Kosovës në këtë terror dhe pushtim të egër, ata nuk shkojnë ne zgjedhje. Por, cfare do na ndodhi, – i thashë unë, – ju do humbisni një interlokutor në Kosovë,. Po në qoftese e humbet Rugova autoritetin, me ke do bisedoni ju, – i thashë. Dhe u dhashë një keshillë, një sugjerim. U thashë shkoni takoni vetë Rugovën dhe bisedoni prapë, dhe ata e bënë. Ata nga Beogradi morën Paniçin, nuk i thanë të vijë por Paniçi shkoi dhe sapo hyri në Prishtinë i dolën serbët atij, desh e bënë cope Paniçin, dhe kta ngelen te shokuar.
Ermal Panduri: Deshën të shkojnë pa të?
Sali Berisha: Pa të, po tani edhe keqardhjen edhe për Paniçin e kishin sepse ai u erdhi me ta. Te Rugova ata ngelën jashtëzakonisht të kënaqur, te suprizuar, me nje bisedë civile, dhe erdhen më thane mua pas ketyre zhvillimeve “ti kishe të drejtë”.
Ermal Panduri: Keni shkruar në facebook se në vitin 1991, regjimi i Enver Hoxhës kishte planifikuar të vriste Ibrahim Rugovën?
Sali Berisha: Jane dokumentat, janë dokumentat që donin të na vrisnin të dy në vilën e Presidentit. Aty janë të shkruar dokumentet. I ka botuar dokumentet, besoj se i ka Blendi Fevziu në libër të botuara.
Ermal Panduri: A ka pasur plan për vrasjen edhe tuajën edhe të Ibrahim Rugoves?
Sali Berisha: Preteksti ishte ky, i ndjeri President refuzoi të vendosë kurorë te varri i Enver Hoxhës, dhe natyrisht tregoi menjeherë anësimin drejt forcave demokratike. Dokumenti thotë se ushtarët e gardës donin t’i vrisnin. Pse nuk jemi vrarë ajo është punë tjetër. Po ky është dokumenti.

Ermal Panduri: Zotri Berisha kur u takuat për herë të fundit me zotri Rugovën. Cili ishte takimi I fundit me të?
Sali Berisha: Takimi i fundit… Unë takimet i kam bërë jashtë me të. Domethënë kur erdha në Kosovë, erdha në mortin e tij, jashtë e kam takuar, në Crans Montana, e kam takuar në takime të tjera ndërkombëtare pra jo në Kosovë.
Ermal Panduri: Njerëzit që të njohin, e nisa kështu bisedën thonë që dy herë në jetë ju kanë parë me sytë e mbushur me lotë. Herën e parë në avion kur erdhët në mortin e Ibrahim Rugovës dhe herën e dytë kur ishit për vizitë, per herë te parë, ishte pikërisht vizita në Gjakovë. Do te ndalesha tek avioni, a keni pasur bisede me atëherë përfaqesuesin e Shqipërisë në Kosovë, zotëri Çekun, Arben Çekun që juve nuk ju informoi mirë për gjendjen reale shëndetesore të Ibrahim Rugovës.
Sali Berisha: Jo nuk kam pasur bisedë të tillë. Unë e kam ndjekur, e dija qe ishte me…
Ermal Panduri: Sepse kishit nje vizitë të paralajmëruar pak ditë më pas.
Sali Berisha: Po, por unë e ndiqja gjendjen shëndetsore dhe e dija për të. Sigurisht qe do te them një gjë këtu. Në qoftë se bota shqiptare kishte një trim, ishte Ibrahim Rugova.
Me thotë njëherë një francez, i cili kishte luftuar në Afganistan, ish-ministër i jashtëm i Francës shkruan një libër “Trimëria në 2 të mengjesit”, i them se cfare ke shkruar në këtë libër.
Sali më thotë, nuk ka gjë më të vështirë po të rrethuan në 2 të mëngjesit, se nuk e merr veten për të mobilizuar, dhe ky është më trimi. I them, – e di kush është trimi, trimi është Ibrahim Rugova. Po pse? Se ka kaq vite mbeti duke përsëritur katër fjali dhe nuk u mposht nga askush në botë.
Eshtë ë vertetë që ishte pacifist, në fund e kuptuan që ishte pacifist radikal, në fund e kuptuan, nuk lëshonte aasgjë. Kur erdhi nga Rambuje u fut në flakë, u fut në flakë, nuk qendroi në Shqipëri jo, drejt e në Prishtinë.
Shkoi sepse ai, edhe se harroj kurrë fytyrën e tij, trishtimin, kur e pa Prishtinen në flakë. Pra në qoftë se kishte një idealist të ideve të tij ai ishte, dhe ndaj fitoi, ai fitoi sepse qëndroi besnik i parimeve dhe vlerave që besoi.

Berisha, thirrje deputetëve të Kosovës: Mos lejoni lojën me kufijtë e Kosovës

Ish-kryeministri Sali Berisha, në një intervistë për RTV Dukagjinin u ka bërë thirrje deputetëve të Parlamentit të Kosovës të mos lejojnë të luhet me Kosovës. Berisha tha se projekti për korrigjim kufijsh është tregtoi me trojet shqiptare.
Duke komentuar atë se çfarë po pretendohet sot në Kosovë, Berisha, tha se një nga shqiptarët që ka bërë tradhtinë më të madhe ndaj Kosovës është Enver Hoxha.
Sipas tij, Hoxha, e dorëzoi në dorë të serbëve dhe Titos Kosovën pas lufte. Ai tha se Hoxha pranoi kushtet e Titos, i cili që në fillim kishte qëllime ogurzeza për trevat shqiptare.
Pjesë nga intervista:
Ermal Panduri: Z. Berisha njerëzit që ju kanë përcjellur karrierën por edhe në jetën tuaj politike por edhe private, thonë që qysh në vitin 1991 ju i njihnit mirë rrethanat e Kosovës, i njihnit mirë edhe gjeografinë e Kosovës. Sot kur flasim për kufinjtë si i përcepton Z. Berisha kufinjtë e Kosovës.
Z. Sali Berisha: Tropoja është Malësi e Gjakovës, është pjesë e këputur nga trungu i saj Kosovë, kështu që interesi im për Kosovën është më i natyrshmi i të gjithë interesave të tjerë. Sot që diskutohen kufinjtë e Kosovës e para gjë që më vjen në mend, këtu të jemi të hapur me ata që na ndjekin)…
Ermal Panduri: Dhe këtë ta kërkoj gjatë krejt intervistës.
Z. Sali Berisha: …. më vijnë faqet më të zeza të historisë tonë kombëtare që i kemi shkruajtur vet ne shqiptarët, se ne jemi shumë të aftë, të gatshëm për të etiketuar, demorilizuar, fjaësuar të tjerët… Jo se s’ kanë faje, kanë faje të ronda dhe krime të shëmtuara ndaj nesh, por ne i kemi bërë vetes atë që s’na kanë bërë të tjerët. Unë do të ndalem vetëm në këto, po them 70 vitet e fundit, spo shkoj më parë. Pushtimi i Kosovës nga Serbia nga ushtritë e Titos u realizua kryekëput me mbështetjen e fuqishme të vëllezërve tradhëtar shqiptar…

Ermal Panduri: Po flisni për Hoxhën?
Z. Sali Berisha: Po flas Enver Hoxhën sepse Tito arriti të themelojë në Tiranë repartin e tij të Partisë Komuniste Jugosllave …
Ermal Panduri: Po
Z. Sali Berisha: Arriti të krijojë, sic thotë vetë Titoja… shih nuk kam më dëshirë të merrem me histori por të injorosh historinë, historia të ndëshkon. Pra, Tito krijoi repartin, krijoi dhe Lëvizjen Clirimtare të Shqiptarëve me qëllimin më kryesor për të shtypur Lëvizjen Nacionaliste të Shiptarëve dhe për ti sjellë brigadat shqiptare, sic i solli, ne Kosovë gjoja për clirimin por në të vërtëtë si prarojë e armatës e divizioneve dhe brigadave serbo- malazeze për pushtimin e saj. Gjaku i shqiptarëve të Kosovës është gjaku që u derdh për shkak se brigadat shqiptare, me urdhër të Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë, që ishte i pranishëm, bënë gjithcka ndaj atyre që i pritën si vëllezër dhe ata u thoshin vëllezër keni serbët,. Ata kërkonin bashkim me Shqipërinë kta predikonin bashkim- vëllarëzim me Serbinë dhe faktikisht morën pjesë në cdo masakër që u krye përfshi Masakrën e Tivarit në gjithë trajektoren nga Kukësi gjersa u kalua Buna
Ermal Panduri: Ka përgjegjesi Enver Hoxha?
Sali Berisha: Direkte! Direkte pa ansnjë diskutim ka dokumenta por nuk po hyjmë sonte ne histori. Akti i dytë ne na ka ndjek. Akti i dytë i tradhëtisë madhore kombëtare ishte vota e deputetëve të Kosovës në vitet 80 një kohë kur rinia e Kosovës mbushi rrugët, sheshet e Prishtinës u përgjak.

“Cubic” përgatiti projektin për bazën e NATO-s në Kuçovë në 2011, Rama e bllokoi për drogën

Sali BERISHA

Një ngjarje e rëndësishme në marrëdhëniet e Shqipërise me NATO-n!
Sot zedhenesi i Aleances se Atllantikut te Veriut njoftoi se Aleanca ka vendosur te modernizoje bazen ajrore te Kuçoves ne Shqiperi. Kjo baze do mund te perdoret edhe nga Aleanca per qelllime logjistike, policimi ajror, furnizimi, trajnimi etj. Baza do jete dhe aeroporti i vetem i forcave ajrore te Shqiperise.
Me kete rast shpreh kenaqesine time dhe falenderoj Aleancen per vendimin e marre sikunder mbeshtes ofrimin nga Shqiperia te cdo lloj lehtesie dhe kontributi per Aleancen ne permbushjen e misionit te saj te paqes dhe sigurise ne Europe dhe ne bote.
Gjithashtu informoj opinionin se ky projekt u pergatit nga nje kompani serioze amerikane, Cubik, qe ne vjeshten e vitit 2011 si dhe filluan parapregatitjet per zbatimin e tij. Por ata qe demostruan me portrete te Enverit diten e anetaresimit te Shqiperise ne NATO, perzune kompanine qe beri projektin dhe si bandite te vertete arrestuan gjeneral Syrja Gjokaj ne menyren me banditeske, duke vonuar per se paku kater vite projektin e dhene.
Ata kishin parashikuar qe Kuçova te sherbente per Narkofloten qe do te transportonte kanabisin e tre qarqeve te vendit. Ky super skandal mori dhene dhe famozja ndrikull Mrika e radareve dhe Noriega hoqen dore nga plani i tyre dhe u detyruan te rikthehen ne projektin e meparshem. sb

Revolta, Thaçin e shpallin tradhëtar në faqen e tij në fb, mijëra komente ofenduese

Revolta kundër qëndrimeve të Thaçit për ndarjen e Kosovës ka shpërthyer edhe në faqen e f btë Presidentit të Kosovës. Janë me mijëra komente ku qytetarët shprehiun revoltën ndaj Thaçit edhe me qëndrime të forta dhe fyerje në drejtim të tij.
Presidenti i Kosovës, Hashim Taçi, ka folur sërish sot për një korrigjim kufijsh mes Serbisë dhe Kosovës. Por menjëherë pas statusit të tij, kanë qenë të shumta reagimet e qytetarëve të Kosovës të cilët kanë
Ja postimi i Thaçit:
Një mesazh për ata që mendojnë se korrigjimi i kufijve në mënyrë paqësore është ide e keqe, përkundër faktit se e dinë që është mundësia e vetme që Presheva, Bujanoci dhe Medvegja t’i bashkohen Kosovës.
Që të jem i qartë: Unë e kam hedhur poshtë me kohë opsionin e ndarjes dhe të shkëmbimit të territoreve. Unë jam duke folur vetëm për korrigjim të kufirit në mënyrë paqësore, dhe atë, në favor të Kosovës. Ndërsa, kundërshtuesit e këtij propozimi, propagandojnë për ndarje dhe shkëmbim të territoreve.
Në një situatë të tillë, vertet që nuk mbetet rrugë tjetër përveç fuqizimit të vendimmarrjës së qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke iu mundësuar atyre për të vendosur vetë se kush ka të drejtë dhe se cili opsion është në interes të Kosovës. Prandaj, është e domosdoshme që t’iu mundësojmë qytetarëve tanë të drejtën e referendumit, gjë që për të cilën jam duke punuar që të bëhet realitet. HTH
Lad Kulici Nuk mund te shpetosh nga urrejtja e popullit te kosoves per tradhetine kombetare qe po ben duke u perpjekur te terheqesh vemendjen e njerezve duke share Sali Berishen…
Jane shume te vjetra keto skema si han me njeri….ti do kesh fund pa lavdi….koha do ta vertetoj kete gje…
Askush mbi toke smund te nderroj asnje pellembe toke shqiptare…Loja jote me Ramen e Vucicin do ju nxjerre fytyren tuaj te vertete..

Me vjen keq per ty po perfundon si babai jot shpirteror Enveri..
Faik Erti Krasniqi Hashim Thaçi përmes formës korrigjim të territoreve e ka vënë në pazar Kosovën, por njëkohësisht edhe tre komunat shqiptare në Kosovën Lindore. Dihet shumë mirë që Medvegja, Presheva dhe Bujanoci deri në vitin 1956, kanë qenë pjesë e Kosovës. Dhe nëse eventualisht ndodh korrigjimi i kufinjve mes Kosovës dhe Serbisë, atëherë shkëmbimi do të duhej të ndodhte që këto tre komuna shqiptare t’i riktheheshin Kosovës, kurse Leposaviqi dhe disa fshatra t’i riktheheshin Serbisë, ashtu siç ka qenë deri në 1956 kur ka ndodh ky shkëmbim i padrejtë nga komunistët e atëhershëm, për interesa gjeostrategjike të Serbisë. Por, qëllimi i Serbisë është që të sigurojë një Asociacion të komunave serbe me kompetenca ekzekutive, që nënkupton një autonomi brenda Kosovës, në mënyrë që brenda 20 viteve ajo pjesë të shkëputet me një referendum dhe t’i bashkëngjitet Serbisë. Ky është plani Thaçi-Vuçiq. Kurse Hashim Thaçi duke u vetëshpallur hero i Kosovës për gjoja moslejimin e ndarjes së Kosovës. Me këtë humbim edhe Veriun e Kosovës, por edhe tre komunat shqiptare në Kosovën Lindore. Prandaj, Lëvizja Vetëvendosje duhet sa më parë të organizojë protesta gjithëpopullore, dhe kësaj thirrje t’i bashkohen gjithë populli dhe partitë politike, që mos të lejohet bosnizimi dhe ndarja e Kosovës, por gjatë dialogut të shtrohet në diskutim në Bruksel edhe çështja e tre komunave shqiptare në Kosovën Lindore, në mënyrë që shqiptarët atje të përfitojnë poashtu një Asociacion të njëjtë me serbët e Kosovës. Çdo gjë reciproke. Përndryshe, Kosova me këtë President dhe klasë politike idiote, rrezikon ta humbas edhe Veriun e Kosovës përmes këtij Asociacioni, por edhe Kosovën Lindore që hiç më larg se 60 vite ishte pjesë e saj!
Isa Myzyraj Pse dreqin thua “korrigjim” dhe jo “ndryshim”: Tani ti thua korrigjim, por thua qe dueht te marrim Presheven, e ky eshte ndryshim dhe jo korrigjim.

Altin Mema Nuk te ndrit “Hashum” oratoria qe ke perdore ne kete rast.Ibrahim Rugova,a do fliste ne kete menyre?Kerkon bashkimin e Lugines Presheves,duke sulmuar shqiptaret e Shqiperise! I bindur se nuk do ja dalesh…
Mirjan Kaloshi Për ty dhe shumë të tjerë që keni idhull Enver Hoxhën, që Kosovën e la në duart e Titos. Ju që i thurni lavde Edi Rames në takime zyrtare dhe jo zyrtare, por që veç të tjerash në takimet me Soros po gatuani çorba që për Kombin janë shumë të rrezikshme.…See More
Halit Valteri Nese kte e ke per Berishen atehere tregon qe ti je bukshkale dhe si i tille do trajtohesh ditet ne vazhdim. Di te them qe fundi jot si politikan eshte shum afer.
Sillu si president jo si zagar !
Sami Osmani Ke fytyr ti o plere me fol per Sali Berishen ..ti je tradhtar dhe i pabese o Hashim plehu..
Ludovik Berisha Ku ke byth ti te matesh me Bac Berishën mor harramsëz,mor loder e Sorosianëve .Ti je bashkepunetor i Partise Komuniste Socialiste Sorosiane te Tiranes.Ti je bashkepunetor me niperit dhe ideatoret e kampeve te punës ndaj kosovareve qe u genjyen nga prop…See More
Andi Çimo I bie qe dhe Serbia te kerkoj korigjim te kufijve, qe do te thote se veriu i Kosoves i kalon Serbise
Murat Mehmeti Fatkeqsi e madhe per kombin tone jeni ju drejtuesit si ne Shqiperi si ne Kosove. Ti o njeri e plackite Kosoven me keq se ushtaret e Arkanit e tani mbeshtet idenë serbe per shkembim territoresh. Shqiptaret e ndershem nga te dyja anet e kufirit duhet te reagojne ashper kundra qendrimit tend pro serb.

Shifrat e një qeverie bastardësh: Në 4 muaj u ndërtuan 2.3 km rrugë me vlerë 12.3 milionë euro

Qeveria llogarit se ka ndërtuar 2,3 kilometër rrugë në katër muajt e parë të vitit 2018, të cilat kanë kushtuar 12.5 milionë euro. Të dhënat u publikuan nga Ministria e Financave në një raport për monitorimin e treguesve financiare të Minitrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për 4-mujorin e parë.
Siç shihet nga të dhënat zyrtare 1 kilometër ka kushtuar 6 milionë euro. Nga 2,3 kilometrat e përfunduara 1,4 kilometër është autostradë me katër korsi dhe një kilometër është rrugë e tipit B me dy korsi.
Ministria e Financave raportoi se për grup produktin ndërtimi i Rrugëve janë realizuar fonde në masën 1,628 milion lekë, nëpërmjet:
Ndërtimit të 0.2 km rruge tip A2 me katër korsi (2×2), paraqitet me një realizim prej 20.8% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka luhatje, por nuk paraqiten argumenta lidhur me këtë fakt. Disa nga objektet e rëndësishme, të realizuara nga ky produkt janë:
– By pass Plepa-Kavajë-Rrogozhinë, nga loti 8 deri në lotin 11,
– Rruga Kukës-Morinë Loti 2, dublimi,
– Vendosja e mbikalimeve për këmbësorë në aksin Thumanë-Milot dhe Kukës-Morinë.
Ndërtimit të 1.25 km rruge tip A2’ 2×2 me trotuar dhe ndriçim, me një realizim prej 28% të planit për këtë tip rruge. Vihet re se kostoja për njësi ka një luhatje prej 72,000 lekësh për njësi, më shumë se vlera e planifikuar. Disa nga objektet e rëndësishme, që janë në proces nga ky produkt janë:

– Unaza e Re e Tiranës,segmenti Komuna e Parisit – Rruga e Kavajës,
– Nyja lidhëse e rrugës Milot-Lezhë, Rrëshen, Thumanë,
– Unaza e jashtme Tiranë, pjesa verilindore,
Ndërtimit të 0.96 km rruge tip B1’ me dy korsi, m realizim prej 9.4% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:
– Rruga Kardhiq-Delvinë loti1, loti 2, loti3
– Rruga Kardhiq-Delvinë loti 4, loti 5, loti 6
– Rruga Milot-F. Krujë (dublimi i superstradës) loti3
Ndërtimit të 0.96 km rruge tip C2 me dy korsi, me ralizim prej 41.9% të planit për këtë tip rruge. Disa nga objektet e rëndësishme, në të cilat punohet me ritme të parashikuara janë:
– Ndërtimi i aksit Skrapar-Përmet, loti1,
– Përmirsimi i sigurisë rrugore në aksin Kashar-Rinas
– Ndërtim mbrojtja nga lumi km 9+500 rruga e re Milot-Skuraj.
Për grup produktin Rikonstruksion rruge janë realizuar fonde në masën 653 milion lekë, nëpërmjet:
Gjithashtu Ministria e Financave raportoi se u rasfaltuan 9.53 km rrugë TIP C2 me dy korsi. Janë në proces ndërtimi disa objekte të rëndësishme si:
– Riveshje dhe sistemim asfaltim Elbasan-Banjë loti1, loti3+,
– Sistemim asfaltim rruga Tri Urat – Leskovik shtesë punimesh
– Sistemim asfaltim rrugët lidhëse me bregdetin (Llogara-Sarandë) loti1+shtesë punimesh. Etj

“Monitor”

Nuk ndalen së vjedhuri, raporti i ri i KLSH: 104.4 milionë abuzime në 6 muajt e parë 2018

Në 6 muajt e parë të vitit, institucionet shtetërore dhe njësitë e qeverisjes lokale e qendrore kanë shkaktuar një dëm ekonomik prej mbi 100 milionë euro.
Shifrat bëhen të ditura në Buletinin e dytë statistikor të vitit 2018, i cili përmbledh rezultatet e të gjitha auditimeve të kryera nga Kontrolli i Lartë i Shtetit në periudhën janar – qershor 2018.
KLSH thotë në raport se nga auditimet gjatë kësaj periudhe janë konstatuar:
– Parregullsi dhe shkelje financiare, në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë ose 30.8 milionë euro.
-Shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 9,240,178 mijë lekë, afërsisht 73.6 milionë euro nga e cila: 2,777,894 mijë lekë në fushën e të ardhurave, afërsisht 22.1 milionë euro dhe 6,462,284 mijë lekë afërsisht 51.5 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet të fondeve.
Në total janë konstatuar shkelje në shumën 13,108,801 mijë lekë ose afërsisht 104.4 milionë euro.
Në shkeljet me dëm ekonomik (shpenzimet), në fushën e pagave, shpërblimeve dhe sigurimeve shoqërore, dëmi arrin në vlerën e përgjithshme prej 21,966 mijë lekë, ku pjesa më e madhe i përket Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, në vlerën 19,367 mijë lekë.
Në fushën e prokurimeve,shkeljet ishin në vlerën e përgjithshme prej 520,835 mijë lekë, ku shkeljet më të mëdha ishin në

Bashkitë Këlcyrë dhe Vlorë, me përkatësisht 37.4 dhe 29.3 milionë lekë.
Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, dëmi ishte në shumën e përgjithshme prej 167,741 mijë lekë, ku dëmin më të lartë e ka Fondi i Sigurimit të Kujdesit të Detyrueshëm Shëndetësor, në vlerën 156,969 mijë lekë, nga të cilat:
– 132,465 mijë lekë, si pasojë e likuidimeve më tepër nga mos reflektimi i çmimeve të ulura të barnave në kundërshtim me pikën nr.7 të VKM nr.380 datë 25.05.2016;
– 23,453 mijë lekë, si pasojë e mos përfshirjes së vlerës për 2045 seancave dializë për pacientë të cilët tejkalonin 13 seanca/muaj përfituar padrejtësisht prej 2 spitaleve privatë “H.S” dhe “A.S”;
– 825 mijë lekë, si pasojë e pagesave të barnave me formëdozë mbi përcaktimet në Listën e Barnave të Rimbursueshme (LBR);
– 226 mijë lekë, si pasojë e penaliteteve të pazbatuara për furnitorin për shkelje të afatit të lëvrimit të mallrave
Në sektorin e Tatim – Taksave, dëmi është në vlerën e përgjithshme prej 146,687 mijë lekë, ku nivelin më të lartë e ka OSHEE në vlerën 38,245 mijë lekë, si pasojë e mos regjistrimit të përfaqësuesit tatimor si dhe faturimit të TVSH-së me auto fature, ka sjell shmangien e tatimit në burim për subjektin “X…AG”.
Në sektorin e doganave, dëmi është në vlerën e përgjithshme prej 591,350 mijë lekë.
Në fushën e shitjes, blerjes dhe dhënies me qira të pasurisë shtetërore, në shumën e përgjithshme prej 2,113,750 mijë lekë. Dëmin

më të lartë e ka KESH sh.a, në vlerën 1,582,301 mijë lekë, si pasojë e miratimit nga bordi i ERE vendimin për marrëveshjen me shoqërinë “OST” për shërbimet ndihmëse dhe balancimit të sistemit elektroenergjitik dhe me një diferencë të madhe midis çmimit të shitjes së energjisë nga Shoqëria “KESH” sh.a kompanive E…, G…., A…. dhe G… me çmimin e blerjes së energjisë nga shoqëria “OSHEE” sh.a nga këto kompani (KLSH nuk i bën emrat e kompanive publike).
Në zërin “Të tjera”, shkelje të disiplinës financiare, dëmi është në shumën e përgjithshme prej 287,069 mijë lekë.
KLSH thekson se ka zbuluar parregullsi dhe shkelje financiare me dëm ekonomik në të ardhura dhe shpenzime, në shumën totale prej 3,868,623 mijë lekë, nga e cila ka rekomanduar për shpërblim dëmi shumën 3,482,319 mijë lekë.
KLSH ka konstatuar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e të ardhurave, me dëm 2.8 mld lekë. Dëmi më i lartë është nga Bashkia Kamëz, në vlerën 487,395 mijë lekë, si pasojë e mos fillimit të procedurave të nevojshme ligjore për kthimin e vendimeve të gjobave në tituj ekzekutiv nëpërmjet Gjykatës dhe për pasojë mos arkëtimin në Buxhet të këtyre vlerave.
Për shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në fushën e shpenzimeve, dëmi ishte 6.4 mld lekë.

Shifra skandaloze, 3.7 miliardë euro paguajnë shqiptarët për oligarkët e Ramës, PD: Anullim i koncesioneve

Skema korruptive e koncesioneve dhe PPP-ve ka dëmtuar buxhetin e shtetit me 3.7 miliardë euro. Këto para nuk jepen për investime serioze, por për oligarkët e lidhur me Edi Ramën, Vilma Nushin, Klodian Zoton, Arben Ahmetajn, Damian Gjiknurin.
Ndërkohë që investitorët e huaj largohen nga Shqipëria, vetëm Klodian Zoto përfiton si dhuratë, pa asnjë meritë a kapacitet, 178 mln euro dhe 2 licenca ekskluzive.
Nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej nuk është nga një kompani perëndimore.
Nëse me tender rrugët ndërtoheshin me 1 milionë euro për çdo km, me partnerët e Ramës ato do kushtojnë 10 milion euro për km.
Nga korrupsioni i qeverisë, çdonjërës prej 800 mijë familjeve shqiptare i është vjedhur mesatarisht 5 mijë euro.
Deklarata e deputetit, Agron Shehaj
Sipas raportit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, 3.7 miliardë euro është abuzimi me buxhetin i qeverisë Rama.
Duke pasur parasysh që janë 800.000 familje që jetojnë në Shqipëri i bie që kjo qeveri i ka vjedhur pothuajse 5000 euro çdo familjeje shqiptare.
Vjedhja e certifikuar që po i bëhet popullit shqiptar nuk është vetëm kriminale por edhe çnjerëzore, sepse po vidhet një prej popujve më të varfër në Europë, nga njerëz që janë betuar se do t’i shërbenin popullit të vetë dhe në fakt i shërbyen vetvetes dhe një grupi oligarkësh.
Pasi denoncuam me forcë që partneriteti publik privat dhe koncesionet janë skema korruptive, edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, me gjuhë diplomatike, i quajti vjedhje.

Me paturpësinë me te madhe Ministri Ahmetaj iu përgjigj kësaj akuze të Departamentit Amerikan të Shtetit që PPP-të nuk i ka shpikur ai, si të thotë një hajdut i kapur në flagrancë që thesin nuk e shpiku ai.
Mese e vërtet, as Check-up-in nuk e shpiku Rama, ai thjesht e përdori për të vjedhur, as inceneritoret nuk i shpiku Ahmetaj , as teatrin, as aeroportin e Vlorës , as kompaninë ajrore, nuk janë shpikje të kësaj qeverie, janë nevoja te domosdoshme të shoqërisë në disa raste, por kjo qeveri i përdor për të vjedhur.
Kjo qeveri nuk përdor tenderat për të ndërtuar infrastrukturën, si këshillojnë të gjitha institucionet ndërkombëtare, por partneritetet sepse ne kete menyre thela bëhet me e majme, vidhet me shume dhe për një kohë të gjatë.
Mjafton një fakt, nga mbi 200 partneritete që qeveria Rama ka bërë, pothuajse asnjë prej atyre me vlerë të rëndësishme nuk është bërë me një kompani perëndimore.
Sepse Rama partneritetet i bën vetëm me disa oligarkë shqiptare, vetëm ata që pranojnë të bëhen partner biznesi me Ramën mund të fitojnë një koncesion. Sepse vetëm ata i kthejnë Ramës një pjesë së parave që Ramës i duhen për të konsoliduar pushtetin e tij absolut.
Çfarë marrëveshje partneriteti ka Rama me Vilma Nushi ? Nga 100 milionë euro sa i kthen qeverisë? Po për sa i takon inceneritoreve, nga 200 milionë euro sa merr Zoto dha sa Ahmetaj? Po nga 400 milionë euro të Rrugës së Kombit?… Sa do marrin?
Projekti 1 miliardë është shumë i mire për Ramën dhe partnerët e tij por jo për shqiptarët.
Nëse me tender rrugët ndërtoheshin me 1 milionë euro për çdo km , me partnerët e Ramës ato do kushtojnë 10 milion euro për km.

Nuk bëhet Shqipëria me ministra dhe politikanë të pandershëm, të etur për pushtet dhe që mendojnë vetëm për vete.
Anulimi i të gjitha koncesioneve korruptive do të jetë Akti i parë që partia demokratike do bej kur të marrë votëbesimin e shqiptareve.
Pak rëndësi ka se në cilën zyrë avokatie perëndimore janë bërë, nuk mundet që një popull dhe një shtet të mbahet peng nga një grup politikanesh kusarë dhe oligarkë të përlyer.
Do jetë detyra jonë parësore që të ndalojmë këtë vjedhje dhe ato para t’ja kthejmë qytetarëve shqiptare, jo vetëm nëpërmjet shërbimeve publike, por edhe nëpërmjet pagesa direkte familjeve në nevojë.
Askush nuk duhet të mendoj se mund te vjedhë shqiptaret përfundimisht sepse kontrata e PPP nuk prishet dot. Mos Anulimi i PPP-ve korruptive do forconte këtë bindje dhe do krijonte një precedent të rrezikshëm për politikanet qe synojnë pushtetin për te vjedhur.
Shteti i ka të gjitha instrumentet e nevojshme të mbrojë interesat e qytetarëve, mjafton vullneti, dhe ne e kemi vullnetin dhe vendosmërinë e duhur që paratë e PPP-ve korruptive t’ia marrim Nushit, Zotos, Ramës, Ahmetaj,Gjiknurin etj, dhe t’jua kthejmë qytetarëve.
DEKLARATA E PLOTË E DREJTUESES SË DEPARTAMENTIT ANTIKORRUPSION NË PD, LEALBA PELINKU
Në raportin e fundit KLSH evidentoi se qeverisë i mungojnë kapacitetet për të mbikëqyrur kontratat konçesionare. Në fakt, ne jemi të bindur se nuk është çështje mungese kapacitetesh, por mungesë vullneti nga ana e qeverisë. Kjo sepse koncesionet më korruptive dhe me vlera më të larta, ose janë të ministrave të saj, ose të oligarkëve pranë saj. Rasti më flagrant është ai i tre

konçesionarëve të inceneratorëve të Arben Ahmetajt.
Partia Demokratike gjatë vitit të fundit ka denoncuar aferën e inceneratorëve, ku Arben Ahmetaj me emrin e nëpunësit të tij të mëparshëm Klodian Zoto, pa asnjë përvojë propozoi dhënien me koncesion te incenerimit te mbejtjeve dhe, pa asnje gare, lidhi kontratën me shtetin shqiptar për tre djegës mbetjesh për 178 milionë euro. Lista e shkeljeve te ligjit për të tre procedurat koncesionare është e gjatë, mungesa e garës, tenderit ndërkombëtar, mungesa e pervojes, shitja e kuotave të shoqërisë koncesionare dikujt pa asnjë përvojë të ketë fushe me vetëm 20 000 lekë, pagesat e kryera që deri me sot shkojnë 32 mld lekë, ndërkohë që inceneratori i Fierit ende nuk dihet kur dhe ku do të vihet në punë.
Por duket se kjo aferë nuk ishte thjesht shoqëri, nëpërmjet adminsitratores Stela Gugallja, si ortak i vetëm dhe Loran Dusha si administrator, i cili nga ana tjetër eshte administrator tek shoqëria koncesionare e Zotos per inceneratorin e Fierit, krijon nje shoqeri dhe pa asnjë dite përvojë, pas disa muajsh, aplikon dhe i jepet leje me afat 25 vjeçar për gërmimin e kuarcit ne Pervalle te Librazhdit. 10.000 ton/vit per 25 vite.
Jo vetëm kaq, por aplikon per tregtimin e gazit natyror, disa muaj pasi e vendos ne objektin e veprimtarisë e licenca i jepet. Kjo është shoqëria e radhës e Klodian Zotos, “C.G.C” shpk, edhe kjo me seli tek Sky Toëer, kati 13, zyra 13/2. Leje minerare dhe licencë gazi. Kur bizneset shqiptare janë në faliment, kjo kompani deri më tani merr 5 koncesione e licenca ekskluzive, pa asnjë ditë eksperiencë në asnjë nga fushat përkatëse.
Po kështu, koncesionarja e Fierit qe e ka te ndaluar nga kontrata koncesionare te operoje në sektorë të tjerë, ka shtuar objektin e veprimtarisë edhe ne fushën minerare.

Pra, shtrirje ne çdo sektor te mundshem, duke kapërcyer rregullat e garës e duke asgjësuar konkurrencën. Praktikisht sot në ekonomi nuk ka më garë tha departamenti i shtetit dhe ky është shembulli më konkret.
Sot të gjithë sektorët e ekonomisë janë 5 oligarkë që marrin tenderat e koncesionet ndërkohë që 45 biznese në ditë janë mbyllur gjatë gjysmës së parë të vitit.
Duket se çdo biznes është në vështirësi, përveç atyre që zotërohen nga Rama e Ahmetaj.
Ndërkohë që investitorët e huaj largohen nga Shqipëria, vetëm Klodian Zoto përfiton si dhurate, pa asnjë merite a kapacitet, 178 mln euro dhe 2 licenca ekskluzive.
Pikërisht kjo ishte çfarë DASH evidentoi kur u shpreh se kompani qe kanë lidhje me politiken, pengojnë konkurrencën, apo gjykata europiane e auditit kur tha se një në tre tendera jepen pa garë.
Ne fakt, kur behet fjale për Klodian Zoton, asnjëherë nuk ka pasur gare, as tek kontratat koncesionare, as tek lejet minerare e as ne tenderat publike të përfituara nga ai.
Partia Demorkatike beson se një ekonomi e lirë tregu, ku të gjithë garojnë të barabartë, me taksa të ulura e pa burokraci do çlirojë kapitalin e do rrisë investimet në ekonomi.
Partia Demokratike do të nisë një luftë pa kompromis ndaj korrupsionit jo vetëm si pengesë në procesin e integrimit, por dhe si arsyeja e vetme se pse sot të rinjtë janë pa punë, se pse rrogat e pensionet nuk rriten se pse nuk ka investime në rrugë, shkolla e spitale.
Rishikim i ligjit të koncesoneve e prokurimeve për të siguruar konkurrencë të lirë, do të jetë prioritare së bashku me Ligjin Antimafia që do të kthejë çdo qindarkat të vjedhur nga qeveria nëpërmjet krimit e korrupsionit të shqiptarët.

Lojën e kujt po luan Thaçi? Phillips: SHBA kundër ndarjes së Kosovës.

Deutsche Welle: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuciç, është duke kërkuar të diskutohen këmbime territoresh midis Kosovës dhe Serbisë, kurse presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është duke folur për korrigjim kufijsh. Është duke filluar kështu një strategji e re për përmirësimin e dialogut Kosovë- Serbi?
David L. Phillips: Territoret në veri të lumit Ibër në Kosovë janë zënë me forcë dhe me spastrim etnik. Qeveria e Kosovës e ka bërë të qartë pozicionin e vet. Nuk do të marrë pjesë në bisedime për të bërë legalizimin e kalimit të këtyre territoreve Serbisë. Statusi i territoreve shqiptare në Preshevë dhe pjesë të tjera të Serbisë do të jetë e vetmja që do të përfshihet në korrigjimin e kufijve.
Deutsche Welle: Kombet e Bashkuara e mbështesin dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit për këtë çështje.
David L. Phillips: Vërtet? Kombet e Bashkuara mbështesin dialogun Kosovë- Serbi që nxitet nga Bashkimi Evropian. Dialogu është krijuar për të negociuar masat që duhen marrë për krijimin e besimit dhe adresimin e çështjeve teknike që çojnë në njohjen e Kosovës me kufijtë ekzistues. Deri më sot Serbia nuk i ka luajtur këmbët, po zvarrit zgjidhjet.
Puna e OKB-së nuk është krijimi i vendeve. Ndarja etnike do t’i jepte fund Kosovës si shoqëri multi-etnike. Shumë vetë kanë humbur jetën për parimin e pluralizmit. Prej tij nuk duhet hequr dorë.
Deutsche Welle: Çfarë do të bëjë SHBA?
David L. Phillips: Shtetet e Bashkuara do të mbështesin pozicionin e qeverisë së Kosovës, pasi kosovarët të kenë diskutuar
çështjet dhe të kenë mbërritur në një marrëveshje. Uashingtoni nuk është duke nxitur ndarjen etnike.

DeutscheW: Prof.Dr. Wolfgang Petritsch është duke i quajtur idetë e reja “realizëm i ri në Ballkan”.
David L. Phillips: “Realizëm i ri” do të thotë qndrim tek rregullat evropiane. Kapitulli 35 bën të qartë se Serbia nuk do të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa normalzuar marrëdhëniet me Kosovën. Realizmi kërkon zbatimin e vendimeve të Komisionit Evropian dhe shteteve anëtare të BE-së.
Deutsche Welle: Çfarë do të bëjë Bashkimi Evropian?
David L. Phillips: Bashkimi Evropian duhet të vazhdojë të mbështesë dialogun midis Kosovës dhe Serbisë. Por, dialogu nuk mund të zhvillohet përjetësisht. Duhet vendosur një datë për të mbyllur bisedimet në fund të periudhës së qendrimit në post të Mogherinit, në maj të 2019-ës.
Deutsche Welle: Në raportin mbi politikat të publikuar në shtator 2017 ju rekomandoni një fillim të ri për Kosovën. Çfarë do të thotë kjo?
David L. Phillips: Fillim i ri do të thotë arkitekturë e re dhe ndërmjetësim më i fortë. Shtetet e Bashkuara duhet të ulen në tavolinën e bisedimeve. SHBA dhe BE duhet të emërojnë të dërguar specialë për dialogun, të cilët duhet të nxisin të dy palët të bëjnë kompromise. Formati i Vjenës ka qenë efektiv në të kaluarën. Ai duhet rikthyer.

David L. Phillips është drejtor i programit për krijimin e paqes dhe të drejtave në Intitutin për Studimet e të Drejtave të Njeriut në Universtetin Columbia. Ai ka punuar për OKB-në dhe qeverinë amerikane dhe ka dhënë mësim në shumë universitete. Me Serbinë dhe Kosovën ka 30 vjet që punon.

Vjen reagimi i Beogradit, Daçiç përkrah Thaçin për ndarjen e Kosovës

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka thënë se zgjidhje më të mirë se ndarja e Kosovës nuk ka. Sipas tij një zgjidhje e tillë është afatgjatë, pasi ekziston mundësia që Kosova të kryejë sulm ushtarak në veri. Daçiq ka komentuar edhe deklaratat e Thaçit që Lugina e Preshevës t’i bashkohet Kosovës, duke thënë se kjo mund të ndodhë veç në ëndrra.
I pyetur rreth qëndrimit kundërshtues të Kishës ndaj kësaj ideje, Daçiq ka thënë se nuk sheh zgjidhje më të mirë se kjo, ndërsa ka theksuar se ai është i vetmi në Serbi që ka ofruar ndonjë zgjidhje.
“Se cila do të jetë zgjidhja për këtë është dialogu. Për asgjë s’jemi dakorduar. Shikoni Thaçin që po do t’ia bashkëngjitë Kosovës Medvegjën, Bujanovcin dhe Preshevën”.
“Nuk ka asgjë nga kjo” – “Për këtë ne e kemi shprehjen ‘malo morgen (veç në ëndrra)”.
“Populli serb duhet të jetë i sigurt se Presidenti i Serbisë, i cili është duke e udhëhequr këtë dialog dhe unë si ministër i Punëve të Jashtme fuqishëm qëndrojmë prapa interesave shtetërore”, ka thënë Daçiq.
Ndryshe, Daçiq është ithtar dhe promovues i idesë së ndarjes së Kosovës në linja etnike që në këtë rast i bie shkëputja e 4 komunave veriore dhe bashkimi i tyre me Serbinë.

Skandal/denoncimi: Kreu i PS ka 8 muaj që më ka trafikuar vajzën dhe dy shoqe të saj

Një denoncimi skandaloz i një qytetareje nga Elbasani për Kreun PS lokal të këtij qyteti. Një qytetare I ka dërguar një letër ish-kryeministrit Berisha në të cilën denoncon kreun socialist të një lagje në Elbasan si trafikant prostitucioni.
Në letër thuhet se si një vajzë është rrëmbyer nga ky person dhe është trafikuar në Gjermani. Nëna e saj thotë se e ka denoncuar rastin edhe në policinë e Elbasanit por nuk ka marrë asnjë përgjigje.
Ja postimi i ish-kryeministrit
Kryetari i PS ne Elbasan, trafikant prostitucioni! Lexoni letren e nje nene qe narkokryetari i ka e rrembyer vajzen. sb
“Doktor ju përshëndes! Uroj të jeni mirë e të kaloni qetë pushimet familjarisht! Një nënë nga Elbasani me dha nje letër për ju. Letrën po jua dërgoj me foto, ndërsa teksti i saj është si më poshtë:
I Nderuar Zoti Berisha duke qenë se je zëri i fuqishëm doja të denoncoja DURIM KOÇIN, KRYETARI I PS-së për lagjen Visarion Xhuvani Elbasan. Unë që po ju shkruaj jam një nënë që prej 8 mujash ky maskara ka marrë vajzën time bashkë me dy shoqet e saj për prostituta në Gjermani. Kam denoncuar dhe në Policinë e Elbasanit por nuk kam marrë asnjë përgjigje.
Ju lutem Z. Berisha publikojeni këtë por anonim të lutem. Ky ka dhe një lokal i cili quhet ATLAS në të cilin shpërndahet drogë dhe aty kam parë shumë djem të cilët pinë hashash dhe shpërndajnë. Jam me shpresa që vajza ime të kthehet në shtëpi bashkë me shoqet e saj dhe ky bastard meriton burgun.”