21.5 C
Tirana
E enjte, 26 Qershor, 2025

“Kur të bjerë komunizmi, bijtë e të kuqve do të vijojnë si baballarët”- Visar Zhiti: Nga SHBA e Franca, në burgjet e diktaturës, njohja në Spaç me shqiptaro-amerikanin Ziso Vangjelin!

NGA VISAR ZHITI

1.

JU SOLLËT NGA HARRIMI NJË NJERI TË MREKULLUESHËM…

Të dashur dhe të nderuar vëllezërit Lole, Edmond, Gavril, Polizoi, Dhimitër!

Jam i mallëngjyer dhe i emocionuar nga ky libër i pazakontë, që arriti larg, edhe në duart e mia, i cili nën kujdesin tuaj, idealin tuaj, dashamirësinë tuaj, shpenzimet tuaja, u bë…

Shoh që ju e keni përgatitur veprën, keni shenjuar gjurmët e një jete dhe bëtë bashkë fletoret me poezi të asaj jete, që i kishit ruajtur dhe sigurisht kanë një histori, i dërguat për botim… dhe sot përurohet libri:

“Dr. Zisi Vangjeli

Atdhedashuria ime”.

Një titull rilindas, do të thosha, por ç’lidhje keni ju me autorin apo është thjeshtë kushëriri i parë i babait tuaj, z. Qirjako Lole, që vdiq në burgjet politike të diktaturës, që lamë pas…

Jo, është më shumë se një lidhje gjaku a bamirësi, është amanet i pashkruar mbase, por shpirtëror, është kujtesë e përbashkët, mision, copëz e dhimbshme e të vërtetës historike, që na duhet, është poezia, është “e bukura që do të shpëtojë botën” siç thoshte një i burgosur tjetër i madh, Dostojevski, është porosi për të ardhmen, që të jetë sa më njerëzore.

Bëma juaj e bën të veçantë këtë libër, shembullor, prekës.

Mirënjohës, vëllezër, ju them si lexues.

Nga ana tjetër ky libër është i pazakonshëm se është i një autori të jashtëzakonshëm. Aq sa i panjohur, po aq dhe i mrekullueshëm, Ziso Vangjeli, burrë i ditur, njihte 9 gjuhë, qëndrestar në burgjet shqiptare të diktaturës, që ende kërcënon, ndërkaq dhe hero, veteran i Luftës II Botërore, por si qytetar amerikan. Krenari për të gjithë sot.

Dhe befasia për letrat tona, Ziso Vangjeli poet. Nuk dihej kjo, dhe nëse e dinte ndokush që ai shkruante fshehurazi, nuk mendohej se do të kishte mbetur gjë, ku, si, kush do të merrej me to në kohën e harresës së madhe?…

Po ja, tani kemi ndër duar 442 fletë libri, botuesi i mirënjohur “Uegen” me redaktor “Mjeshtrin e Madh”, shkrimtarin Xhevair Lleshi, na e bëri këtë shërbim.

Unë gjej lidhje të veçanta me këtë libër, sepse të veçanta i kam lidhjet me autorin, Ziso Vangjeli, por dhe me vëllezërit Lole.

Fëshfërima e fletëve të poezive të tij, ruan diçka nga e folura e tij zëulët, kur e dëgjoja në burgun e Spaçit, nga fryma e tij në ato dimra, kështu e ndjeva, kur libri më erdhi në Chicago larg, në SHBA, ku dhe Ziso Vangjeli kishte ardhur në shekullin e kaluar, mbaroi shkollën e mesme dhe universitetin dhe shkruante poezi dhe në anglisht.

Librin ma dërgonin ju, ti, Polizoi, i treti i vëllezërve, nga Franca, ku dhe Ziso Vangjeli zbarkoi si ushtar i SHBA me forcat aleate në Normandi.

Çfarë jete, si roman vërtet, një shqiptar kështu mes aventurave heroike të botës, me forcat e përparuara perëndimore!

Dhe një vit pas luftës Ziso regjistrohet në Universitetin e Sorbonës në Paris, merr gradën doktor i shkencave në letërsi, shkruante poezi dhe frëngjisht, është viti 1962 dhe ai kërkon të kthehet në atdhe, kur Shqipëria kishte vendosur diktaturën më të egër në kontinent, e lidhur me Lindjen, bënte pjesë në perandorinë komuniste, ndërkohë sapo kishte prishur çdo marrëdhënie me Moskën, me shtetin më të madh të kampit, Bashkimin Sovjetik dhe po i avitej Azisë, duke bashkëpunuar me Kinën.

Së pari, dërgoi librat e tij, bibliotekën e madhe siç ndodh me udhëheqësit që shkojnë në një vend tjetër, dërgojnë të tjerë më parë, vëzhguesit, rojet e fshehta a pjesë të gardës atje, pararoja dhe garda e Ziso Vangjelit ishin librat, enciklopeditë, fjalorët, historia, romanet, ia dhuroi shtetit, ia dha ambasadës shqiptare në Paris dhe ende nuk gjendet se ku ka përfunduar ajo bibliotekë.

Ziso Vangjeli donte t’i shërbente vendit tek më e rëndësishmja për shpirtin e një populli, në arsim dhe kulturë, do të vinte me dy diploma universitare të mëdha, kur ai që sundonte Shqipërinë, Enver Hoxha, s’kishte asnjë për be, dhe ata njiheshin bashkë, që në Liceun e Korçës. Kjo s’ishte dhe aq e mirë, përkundrazi, ishin më të rrezikuar ata që e kishin njohur Enverin në rini…

Pas 6 vjetësh dyshimesh, mospërkrahjeje dhe përndjekje të fshehtë, në qytetin e tij, në Përmetin, ku kishte lindur e dënojnë me 20 vjet burg me akuzën për tradhti ndaj atdheut, kur në fakt ai nuk po kapej në kufi për t’u arratisur, por ishte kthyer i përmalluar, për të shërbyer.

Ju, vëllezër të tij dhe tanët e dini mirë, e keni njohur Zison duke e paSur në shtëpinë tuaj, që fëmijë, u rrit me ju, e keni dashur, e keni mbështetur, por edhe e keni vuajtur, duke e dashur prapë pa kushte, prapë e morët në shtëpi…

Unë e njoha Ziso Vangjelin në burgun e Spaçit, ashtu truppakët, i zbardhëllemte, me dritë në sytë si të picëruar, sikur shikonte diçka që nuk e shihnin të tjerët, me një buzëqeshje plot sinqeritet dhe ironi, të përziera bashkë, edhe pse kishte bërë nja 11 vjet burg në atë kohë dhe do të bënte vite e vite të tjera.

Kisha kërshëri, kur më thanë ç’ishte ai… Shiheshim ndër rreshta, e përshëndesja, do t;e doja t:e rrija më shumë me të, por punoja në minierë si skllav, me turne, kohë s’kishim dhe koha s’ishte jona…

Më vjen mirë që në burgologjinë time, në librin për Spaçin, “Rrugët e ferrit” kam dhe Ziso Vangjelin, arrita të them diçka për atë, ribëra një bisedë tonën, që pati jehonë dhe u përhap ndër lexues për kumtin që mbart. Dhe mbeti si një profeci për rënien e komunizmit dhe për sundimtarët e mëpastajmë, për hibridin e tranzicionit, ku doktrina e dhunës për një botë të re, do të zvetënohej në idealin e parasë dhe do të bëhej kështu karikatura e frikshme e etërve mizore te bijtë në demonkraturë, etj, etj.

Unë do të thosha se idetë e tij, vizionet, dija,, kundërshtitë, guximi janë shpalosur gjerë në monografinë “Intelektuali i madh i një qyteti të vogël”, e studiuesit dhe historianit Xhafer Sadiku, të cilin ju, vëllezër të dashur, e citoni me nderim. Ai solli nga jeta e tij.

Kurse ju me librin e poezive sollët nga shpirti e tij, natyrisht dhe ide e vizone, se edhe ato copëza jete janë. Dhe po e përuroni librin në Beratin e bukur, ku edhe vetë Ziso Vangjeli jetoi ca kohë. Por sot ai s’është me ju, s’vjen dot…

Pranoni përshëndetjet e mia për këtë veprimtari nga larg, por dhe nga afër, nga zemra, nga Çikago, në SHBA, ku pas rënies së perandorisë komuniste erdhi sërish Ziso Vangjeli si veteran i Luftës II Botërore i këtij vendi të madh, si dhe Zoti deshi t’i mbyllur sytë atje përgjithnjë.

Dhimbje, që vendi që e lindi, e nëpërkëmbi jetën e tij dhe nuk pati as vdekjen e tij.

Por ju, vëllezër të dashur, nëpërmjet poezisë ringjallët shpirtin e tij. Janë vargje të ngrohta, me vlagën e dheut amë, me atë thjeshtësi si këngët e popullit, me frymë naimjane, i këndohet vendlindjes, Përmetit:

Edhe gurët s’harroj,

Kot më joshin gjithë botët

i këndohet dijes, shkollës me dashuri prej f:emije:

Mëndesh’ të Parë, pas mëmës sate,

Mëonjëtoren vogëlushe pate…

Heronjve si Mihal Gramenos:

Takojen qendisur, pak mënjënë vënë

Ala Garibaldi mbi sy të kish rënë

Poezi për Naimin, Ismail Qemalin, Dora D’Istrias, Skënderbeun patjetër, etj, poezi për mallin, trishtimet, dashurinë, zhgënjimet, vuajtja janë gurra të poezisë së tij dhe shfaqen hija e policit, ”që ndjek atdhetarin/ E ç’përbindësh e ka fryer?” – dhe pyetja është si akuzë. Ka vargje për hetuesin, “një si bishë e egërsuar” – e quan, por i thotë vetes dhe të gjithëve ne:

Në stihu qëndro si burrë

Dhe stuhishëm bëji ballë.

Ka poezi për demokracinë, Republikën, Kosovën e shkon në Francë, poezi për Viktor Hygoin, Shekspirin në Angli, Gëtes e Shilerit e Bethovenit në Germani, shkencëtarëve, mbërrin thellë në Rilindjen europiane, Dante, i afrohet antikitetit grek, etj, dhe kthehet në SHBA, poezi e presidentëve emblematikë, Franklin:

Qiejve u rrëmbeve rrufenë

Edhe tiranëve skeptrin…

apo Linkolnit: “Plumbi s’të vret Linkoln, mjer’ ai që vrau”, etj, etj.

Një udhëtim marramendës, aq sa jashtë vetes, edhe brenda vetes dhe m’u ndërmend, kur donim të dënim me bashkëvuajtësit në ferr se çdo të thoshte emri Zisi, po ja në greqishten e vjetër do të thotë “jetë”, ndërsa mbiemri Vangjeli do të thotë “lajmëtar i së mirës”.

Dhe ai vërtet i mbart këto të dyja emblematikisht, një jetë plot jetë, me të gjitha.

Dhe ju, vëllezërit Lole, u bërë si mbiemri i njeriut tuaj, i Zisi Vangjelit tonë, lajmëtarë të së mirës.

Faleminderit! Chicago, 9 dhjetor, 2024

2.

ZBARKUESI NË TË ARDHMEN

Nxjerrë nga “Rrugët e ferrit”

Duke mos bërë dot të marrin, zgjodhëm injorantin. Pa qenë të mençur, ushtrojmë dinakun. Ne nuk e kemi të shkruar strategjinë tonë kombëtare. Rilindësit tanë ishin më me vizion dhe bënin programe, manifeste, Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet. Tani s’dimë ç’duam e ç’bëjmë. Ndërtojnë komunizmin duke shkatërruar atdheun. Po bëjmë Shqipërinë e re, thonë, por nuk shpiket Shqipëria, ajo është. Bëj një herë veten tënde! Ju sollëm (atë që s’e kanë as vetë), lirinë, u thonë shqiptarëve robër, të burgosur. Ku ka të ardhme, kur vritet e tashmja?

Nga përtej po zbriste shkallët burri truppaktë, sikur ta kishte rrëgjuar një kumt i përtejmë. Me një shqetësim të tillë të gjithmontë, që askush nuk e meritonte t’ia dorëzonte, endej i qetë. Jo dhe aq plak, i përëndërrt. Dhe veshët si dy gjethe të mëdha, patjetër që duhej t’i kishte rrasur trojeve të lashta, herë njërin dhe herë tjetrin për të dëgjuar zërat. Ka dhe gumëzhima nga poshtë. Pastaj shkojnë lart. Ziso Vangjeli, historian dhe ushtarak, gjatë luftës kishte zbarkuar në Normandi si oficer amerikan. Punoi në Paris, pastaj në një klub kulturor dhe iu shkrep të kthehej. Sëmundja e dashurisë për atdhe? – e pyeta. Mbase, por je më i sëmurë pa të. Do të punonte si pedagog. Ia fali shtetit gjithë bibliotekën e vet dhe pastaj përfundoi në burg. “Kur të bjerë ‘komunizma’, – thoshte, – se do të bjerë ‘patjatër’, ne do të vuajmë më pas prej hibridit me ‘decenjë’… Komunistët janë të sofistikuar në politikën e kuadrit…” Bijtë e të kuqve do të vijojnë baballarët.

Ajo përzierje adhurimi, zelli dhe inati, herë e fshehtë e herë e hapur për baballarët e kuq që s’patën fuqi dhe mend të ishin të përjetshëm, do t’i bëjë më dinakë e më të ligj, pa besuar në përjetësi, pra në asgjë. Satanas do të thotë kundërshtar. Edhe pse i urrenin për vdekje, nga kundërshtarët e tyre do të vjedhin “idealizmën”, “pllanet”, “të thënat” e do t’i propagandojnë si barbarë për t’i vënë ata në jetë, kinse si amanete. Dhe do t’u duhet të zhdukin të zotërit e këtyre ideve. Do të lakmojnë pushtet të pamerituar si trashëgimtarë, si zanatçinj, që dora-dorës do t’u bjerë ngjyra e kuqe, për së jashtmi, dhe kundërshtarët do të bëjnë sikur do t’i durojnë

. Do të kërkojnë të bëhen ata pronarë dhe, që t’ia arrijnë, me zulm do të bëjnë atë politikë që etërit e tyre e “lëftuan” gjithë jetën si bolshevikë të trashë. Kundërshtarët e të kuqve në Shqipëri, ç’kanë mbetur pas kasaphanave dhe të rinjtë që do të dalin, ç’papërvojë do të kenë? Dhe kështu do të sundojë te ne hibridi. Janë si monstrat. E për të luftuar ata duhet qenë si ata. Do të jetë më keq ca kohë. Liria e detyruar është burg, por i hapur. Kaos dhe pasiguri. Unë nuk do të jem atëherë. Ju do të jeni, ti, shefi i policisë, jeni të rinj. Kujtomë, ti, ti, mbamë mend. Po nuk kujtove, ke për të qenë satana si ai. Si satanai, si shefi i policisë? Të të kundërshtosh pa u kuptuar si i tillë.

* * *

…nuk jam unë njeri kundër komunistëve, janë komunistët kundër njeriut… – thashë me vete dhe u çudita me zbulimin tim dëshpërues…

“Tjetër valë rritjesh për apartamentet”/ Çmimet e reja të referencës, eksperti imobliar: Shtohen kostot

Prej dates 11 dhjetor në vendin tone kanë hyrë në fuqi çmimet e reja të referencës për vlerën e apartatamenteve në gjithë vendin. Për agjentët imobiliar, publikimi i kësaj liste do të pasohet nga tjetër vale e rritjes së çmimeve. Ndërkohë në bashkitë ku vlera e pronës mbetet e ulët, ata thonë se kjo vjen për shkak të largimit të popullsisë në ato zona.

Çmimet e reja te references pritet te sjellin nje tjeter vale rritje cmimesh ne shit-blerjen e amprtamenteve sipas agjentit imobiliar Orgest Beti.

“Çdo rritje e çmimit të referencës ndikon në të ardhurat që qeveria mbledh e nga ana tjetër ndikon te buxheti I qytetarëve sepse janë taksa që do të dalin nga diku. Unë mendoj që rregullimi ose vetërregullimi I tregut në disa raste nuk është I lidhur drejtpërdrejtë me çmimet e references. Pra, ka prona që palët nëpërmjet tyre I konsiderojnë që vlejnë më shumë se çmimi që mund të jetë në një zone të caktuar.”

Rritja me e madhe pritet te jete ne kryeqytet dhe konkretisht ne Farke por edhe ne bregdet kjo edhe per shkak te taksave dhe kostove te transakioneve.

“Tirana mban vlerën më të lartë. Kemi shtimin e zonës së Farkës, aty kemi zona rezidencial, kemi vila.Praktikisht është zona më e shtrenjtë në Tiranë me çmim mesatar.”

Rol në rrijten e çmimeve kanë edhe plaftormat booking dhe airbnb.

“Ne në Tiranë ndeshim individë, të cilët kanë reth 20 apartamente që I përdorin në platformat ‘booing’ dhe ‘airbnb’. Tashmë I kanë kthyer në biznes.”

Jugu i Shqiperise vazhdon te jete joshes per Italinet, Gjermanet dhe Francezet

“ 40% e rezidencave që ndërtohen në bregdetin shqiptar kryesisht blihen nga të huajt. Kryesojnë italianët, të ndjekur nga ukrainasit, polakët, çekët, sllovakët. Vitet e fundit shikojmë edhe një kategori tjetër, që janë gjermanët, francezët, suedezët.”

Ndërsa më lirë janë apartamentet në Bashkinë e Memaliajt

“Zona më e lirë në Shqipëri konsiderohet zona e Memaliajt, me vlerën më të ulët, 12 900 lekë m2. Nuk ka njerëz, nuk ka banorë, nuk ka rini.”

Cmimet mesatare te shitjes se banesave jane publikuar ne Fletoren Zyrtare dhe kanë hyrë në fuqi prej 11 dhjetorit.

BE me draft-konkluzione për Kosovën dhe Serbinë, ja çfarë përmban dokumenti dhe kur pritet të miratohet

Zbatimi i të gjitha marrëveshjeve të dala nga dialogu Kosovë-Serbi,  ku përfshihet edhe Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, do të jetë kërkesa kryesore për Kosovën dhe Serbinë,  sipas konkluzioneve të draft-dokumentit të zgjerimit që ka përgatitur BE-ja. Ky dokument, që e ka parë DW, pritet të hidhet për miratim më datën 17 dhjetor në takimin e ministrave të BE-së.

Çfarë përmban dokumenti i konkluzioneve?

Në dokumentin e ri të BE theksohet, se rrugëtimi i Kosovës dhe Serbisë drejt integrimeve evropiane varet pikërisht nga këto detyrime. Po ashtu në dokument përmendet edhe situata në veriun e Kosovës, sidomos pas shpërthimit muajin e kaluar në kanalin e  ujit Ibër-Lepenc në Zubin Potok. Kosova e fajëson Serbinë për sulmin, por Serbia e mohon kategorikisht përfshirjen.

“Këshilli mbetet thellësisht i shqetësuar për situatën në veri të Kosovës. Kosova dhe Serbia duhet të ndërmarrin hapa të qëndrueshëm për deeskalim, të përmbahen nga veprimet e njëanshme dhe provokative që mund të çojnë në tensione dhe dhunë, dhe të evitojnë retorikën përçarëse“, thuhet në draftin e dokumentit të BE-së.
BE: Duhet filluar puna për Asociacionin

Më 17 dhjetor pritet të takohen në Bruksel në kuadër të dialogut edhe kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë. Në dokument thuhet, se “këshilli e përsërit, se Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe Aneksi për zbatimin e saj, të miratuara në shkurt dhe mars të vitit 2023, duhet të respektohen dhe zbatohen në tërësi sa më shpejtë që të jetë e mundur pa parakushte, sikurse të gjitha obligimet e tjera nga BE-ja”.

Kosovës në mënyrë të veçantë i kërkohet ta fillojë punën për “miratimin e draft-statutit evropian për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”. “Kjo përfshin themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe duke nisur me përcjelljen e draft-statutit, të cilin palëve ua ka paraqitur ndërmjetësuesi i BE-së, përmes vendimit të Qeverisë së Kosovës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës pa vonesa të reja”, thuhet në këtë draft dokument. Në tetor të vitit 2023, BE i dorëzoi Kosovës dhe Serbisë një “draft-statut modern” për formimin e Asociacionit. Shtetet e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia e mbështetën atë.

Kurti: Në Gjykatë Kushtetuese dërgohen dokumente vendore

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti deri tani e ka refuzuar dërgimin e draftit të BE-së për Asociacionin për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Sipas kryeministrit Kurti, ai nuk është dokument i institucioneve të Kosovës dhe si i tillë nuk mund ta dërgojë për shqyrtim një dokument ndërkombëtar.  Dokumentet ndërkombëtare si drafti i propozuar nga i dërguari i BE-së, Mirosllav Lajçak, sipas Kurtit, duhet të dërgohen në Këshill të Evropës apo Komisionin e Venecias.

“Pesë emisarët kanë sjellë një draft që është draft ndërkombëtar, nuk është vendor. Në Gjykatën Kushtetuese ne dërgojmë dokumente që janë vendore, një dokument që është ndërkombëtar le të shkojë të testohet në instancë ndërkombëtare. Draftin e Lajçakut lirisht le ta dërgojnë te juristët në Këshill të Evropës dhe Komision të Venedikut. Dokumentin tim unë e çoj në Gjykatë Kushtetuese”, është shprehur i prerë Kurti.

Kryeministri pati argumentuar se ai mund ta shkruaj një draft, por ai “duhet të jetë pjesë e paketës ku e kemi Marrëveshjen bazike, aneksin dhe unë nuk e mohoj se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe do të kishte vendin e vet. Por, nuk mundesh Asociacionin ta nxjerrësh nga paketa, ta hedhësh paketën dhe ketë Asociacion ta bësh një draft ndërkombëtar e ta testosh në Gjykatën Kushtetuese”.

SHBA pro dërgimit të draftit në Gjykatën Kushtetuese

SHBA prej kohësh e ka bërë të qartë kërkesën që drafti i BE-së për Asociacionin të dërgohet për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese. Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë në tetor, tha se SHBA-ja pret nga Kosova që draft statutin e Asociacionit, ta dërgojë për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, duke siguruar qeverinë në Prishtinë se “ky mekanizëm nuk krijon një qeverisje apo një shtresë tjetër të pushtetit paralel, por, është një mekanizëm për koordinim siç është në disa vende të Evropës”.

“Qytetarëve duhet t’iu sqarohet se Asociacioni është vetëm një platformë që komunat të shkëmbejnë përvoja, që në Evropë ekzistojnë rreth 400 asociacione të tilla, dhe që në rastin e Kosovës nuk nënkupton një nivel të ri të qeverisjes”, pati deklaruar O’Bien.

Serbia këmbëngul në formimin e Asociacionit

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq nga ana tjetër, disa herë e ka përsëritur se “formimi urgjent i Asociacionit të komunave me shumicë serbe mbetet përparësi e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën”. Kurse analistët politikë nga ana e tyre, thonë se kërkesat e BE-së që Kosova dhe Serbia ta zbatojnë marrëveshjen e Ohrit janë të qarta, por, askund nuk thuhet se cila pikë ka prioritet.

Analisti politik Blerim Burjani, thotë për DW-në se në Kosovë është e qartë se nuk ka konsensus nacional për ta themeluar siç e quan ai, “këtë Asociacion kontrovers në kuptimin juridik dhe kushtetues”.

“Marrëveshjen e Ohrit palët tentojnë ta minimizojnë dhe të bëjnë të pamundshme për t’u zbatuar, pra koha ta hedh poshtë këtë zbatim, arsyet po dihen. Marrëveshja e Ohrit nuk i jep palëve atë që kërkojnë, por iu jep detyra pa kushte. Serbisë nuk i duhet një Asociacion pa kompetenca ekzekutive, ndërsa, Kosova e quan rrezik kushtetues  dhe të sigurisë nëse themelohet një entitet i ri juridik në veri e në 10 komuna serbe. Pra, qasja e deritashme e ndërmjetësuesve e ka përmbysë këtë zbatim, dhe është e kotë tu lihet palëve faji, e me se paku Kosovës”, thotë Burjani.

Ndërkaq në konkluzionet për zgjerim, BE-ja pritet të  ripërtërijë premtimin, se mbetet e përkushtuar për ta vazhduar procesin e zgjerimit që e sheh si një interes strategjik të saj. Por, njëkohësisht do të kërkojë nga vendet e rajonit që të angazhohen në bashkëpunim rajonal për zgjidhjen e mospajtimeve dypalëshe, në mënyrë që të përshpejtojnë rrugëtimin tyre drejt BE-së. Kosova është i vetmi vend në Ballkan që ende nuk e ka statusin e vendit kandidat, ndonëse me 15 dhjetor të vitit 2022 ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian./DW

Europianisti Zhysten Godar dhe çështja shqiptare

Ndikimi i intelektualit të madh francez për çështjen shqiptare në vitet 1915-1956 është një
pasuri e madhe në marrëdhëniet franko-shqiptare. Zhysten Fransua-Pierre Godar lindi në Lion në vitin 1871. Kryetar i Fodacionit Kyri, deputet i zgjedhur qysh në vitin 1906 e deri kur u mbyll parlamenti në vitin 1940 në Francë, më pas Ministër i Punës dhe i Higjenës në vitin 1924.

Në vitin 1947 u zgjodh Kryetar i Kongresit “Në luftë kundër kancerit”.

Përfaqësues i senatit francez dhe anëtar i Misionit të Lidhjes së Kombeve në vitin 1912 për Ballkanin së bashku me Konstain.

Ai u shtri i qetë mbrëmjen e së mërkurës të 12 Dhjetorit të vitit 1956 dhe nuk u zgjua më të nesërmen në mëngjes duke patur parasysh urimin suprem të të urtëve: “Dil nga jeta siç ke hyrë pa patur asnjë frikë”.

Zhysten Godar ishte mik me Mit’that Frashërin alias (Lumo Skëndon) që nga periudha e përpjekjeve të tyre për ta bërë Shqipërinë anëtare të Lidhjes së Kombeve.

Me rastin e 25 vjetorit të Pavarsisë të Shqipërisë në vitin 1937 mbreti Zog I e dekoroi me Kordonin e Madh të Urdhërit të Skënderbeut. Ai është i vetmi francez i dekoruar me këtë urdhër. Ai ishte një radikal socialist që iu kundërvu pushtimit nazist në Francë. Qeveria e Shqipërisë e dalë pas Luftës së Dytë Botërore e respektoi Godarin si Presidenti i Nderit i Shoqatës Shqipëri-Francë dhe pse i kërkoj atij tashmë një libër për historinë e arritjeve të komunistëve shqiptarë, imponim që edukata e tij franceze nuk mund ta pranonte.

Fakt interesant mbetet vizita e tij në disa qytete të Shqipërisë, për të cilët ai ka dhënë përshtypjet e veta. Në Gjirokastër lulet e mirëseardhjes ia ka dhuruar Musine Kokolari. Një rrugë në Tiranë mban emrin Zhysten Godar.

Në festimet e 100- vjetorit të Pavarësisë, ky emër, thuajse nuk njihej apo u anashkalua. Godar kishte luftuar që Shqipërinë ta lidhte me Evropën Perëndimore pazgjidhshmërisht. “Për Shqipërinë, të braktiste njëherë e mirë botën lindore dhe të përfshihej në atë perëndimore kishte qenë heroizëm i vërtet” – shkruan ai.

Kombi shqiptar u është mirënjohës atyre njerëzve të shquar të Francës së Madhe, të cilët me një kurajo civile e kanë mbrojtur çështjen shqiptare si rrallë kush në botë duke e paraqitur si një çështje të drejtë dhe parimore mohimin që bëri Konferencës e Londrës, e cila i ndau padrejtësisht tokat shqiptare.

Ish koha kur duhej të kaloje mbi një propagandë paragjykuese e dashakeqe të shumë rrymave politike lindore e perëndimore.

Zhysten Godari me veprën e tij “Shqipëria më 1921” kishte për qëllim, që në Francë, lexuesi, në rradhë të parë personalitetet e politikës franceze dhe intelektualët më në zë të njiheshin me historinë e Shqipërisë dhe të shqiptarëve, e t’i përkrahnin ata në zhvillimin e gjithanshëm.

Në këtë vepër të autorit shohim optimizmin dhe besimin e tij, se Shqipëria në kundërshtim me thëniet dashakeqe, e ka frymën e zhvillimit drejt qytetërimit perëndimor. Ajo është e aftë të dalë nga prapambetja disa shekullore ku e kishin zhytur pushtuesit e njëpasnjëshëm,të prapambetur, të egër dhe të pagdhendur.

Ajo ka një shpirt patriotik të papërkulur, të rrënjosur gjatë historisë së saj mijëravjeçare. Pra, çështja e krijimit të shtetit shqiptar ka një karakter shpirtëror. Godari kundërshton me fakte librin e Vladan Gjergjeviçit “Shqiptarët dhe Fuqit e mëdha”, sipas të cilit kombësia shqiptare nuk mund të krijonte shtet më vete, sepse ishte e paaftë të përparonte.

Godari citon pjesë nga vepra e historianit të shquar francez Gobino i cili në veprën “Skicë mbi pabarazinë e rracave njerëzore” shqiptarët i paraqiste si kombësi e veçantë, ata i përkisnin rracës së bardhë ariane e trashëguar nga të parët e tyre Ilirët.

Si të tillë ata janë të prirur për qytetërim. Godari jep edhe një citim të një francezi tjetër, Viktor Berarit të shprehur në veprën “Turqia dhe Helenizmi i sotëm” “…nga gjiri i shqiptarëve kanë lindur Mehmet Aliu, sundimtari i Egjiptit dhe Pirroja i Epirit, Skënderbeu dhe Ali Pashë Tepelena.

Kjo do të thotë se shqiptarët janë të aftë të qëndrojnë me këmbët e tyre, që do të thotë komb i pavarur.”

Alfons de Lamartini me veprën e tij “Historia e Turqisë” botuar më 1854-1855 vepër me tetë vëllime, ku vëllimin e tretë ia kushton tërësisht figurës së Skënderbeut.

Kjo vepër për Godarin ka ndikuar padyshim. Lamartini shkruan se feja e shqiptarëve nuk është fanatike, ata qëndrojnë mes fesë muhamedane e orthodokse, por ka edhe katolikë, banorët janë analfabetë prandaj i ndryshojnë shpejt mendimet e tyre fetare. E vetmja dëshirë e tyre është pavarësia e vendit të tyre dhe lavdia. Shqipërinë të huajt e quajnë tokë e heronjve të të gjitha kohërave. Sipas Lamartinit, Shqipëria është atdheu i Homerit dhe Akilit dhe Greqia vendi i Aleksandrit.

Skënderbeu zbret prej të parëve që përmendëm. Emri Alban vjen nga qyteti Alba të cilin ata e kishin ndërtuar në kohën e Greqisë së lashtë në malet që i ndajnë nga Serbia. Gjithashtu flet edhe për pamjen e jashtme të shqiptarëve: – “Bukuria mashkullore është madhështore, tek gratë është e famshme në Lindje. Ata janë Çekrezët e Adriatikut. Shqiptarët janë të bukur, të shkathët, të fuqishëm. Atyre armët ju pëlqejnë, por edhe luftimet, aventurat, vrapimet në tokë edhe në det, hajdutëritë; ata janë të zhdërvjellët e të fuqishëm. Ata i gjejmë si ushtarë në Siri, Egjipt, Stamboll e gjetkë, nuk janë të disiplinuar siç janë europianët, disiplinën e quajnë ngarkesë trupore e shpirtërore. Ata pëlqejnë luftimet trup me trup. Ata kanë shpirt patriotik siç kanë edhe zakonet, këngët e bukura që ia kushtojnë Skënderbeut.

Ato këngë u ngjajnë atyre homerike, si ato të Akilit, poezinë, muzikën dhe vallet e luftës i përziejnë. Kur s’kanë punë ata i sheh të shtrirë, të fjetur në diell në plazh, në çaste gëzimi ata i sheh të këndojnë së bashku me gratë.” Nuk ka dyshim që miqtë e Shqipërisë në Francë e njohin mirë faktin që për Skënderbeun kish shkrojtur edhe Volteri. Filoshqiptari Zhysten Godar kishte lexuar shumë për Shqipërinë.

Ai pranon se kish huazuar Ami Bue, gjeolog i shquar francez(1794-1881). Ami Bue kishte bërë udhëtime në ballkan në kohën e pushtimit Osman dhe na ka lënë veprën “Turqia Europiane” botuar më 1840. Në këtë vepër ai bën fjalë për Ballkanin dhe popujt ballkanikë, për zakonet, veshjet, arkiologjinë, industrinë, tregtinë dhe bujqësinë e tyre, për pushtetin Osman të ushtruar në ato vende, për ushtrinë, drejtësinë, për shkollat dhe arsimin në përgjithësi, për shëndetësinë, për pasuritë e vendeve mbi dhe nën tokë. Në të dhënat e tyre përfshihen Shqipëria dhe shqiptarët.

Ai në vëllimin e parë të veprës shkruan për Shqipërinë e cila përshkuhet nga lumi Drin dhe Buna në të cilën lundrojnë anijet, këto i çojnë në Obot afër Shkodrës. Për bujqësinë këta lumenj mund të shfrytëzohen fare mirë. Por edhe liqenet Shqipëria i ka të mirë, të tillë janë liqeni i Shkodrës, i Prespës, Drenovës. Bue përshkruan, se tokat shqiptare të cilat mund të japin prodhime të shumllojshme bujqësore, përbëjnë një pasuri jo të vogël për vendin. Autori ka vizituar cep e më cep Shqipërinë edhe Kosovën. Atdheu i Skënderbeut mund të prodhojë gjithçka për të ushqyer veten, për të zhvilluar tregtinë dhe industrinë. Me këto pasuri Shqipëria mund të industrializohet. Edhe liqenet janë të pasur me peshq, si shembull jep atë të Shkodrës.

Një mik tjetër i këtij kalibri që kish njohur Shqipërinë ishte Albert Dymori me veprën “Ballkani dhe Adriatiku”, botuar në Paris 1837.

Ky autor vëren se tregu i Shkodrës është nga më të mirët në perandorinë osmane, por derdhjet e liqenit e bezdisin këtë qytet me më shumë se 35 mijë banorë.

Bejlerët e Shqipërisë vëren autori, janë të mendimit se Shkodra është vendi më i sigurtë për të huajt; mendimet e reja bejlerëve nuk u pëlqejnë sepse zanafillën e kanë tek të huajt, ata nuk e mbrojnë gjithmonë rajanë. Sipas bejlerëve të mëdhenj, shkollat u mësojnë nxënësve se si zhvillohen kryengritjet, portet dhe rrugët.

”Progresi është armiku i tyre. Idetë perëndimore janë të dënueshme për ta, idetë më të bukura sipas tyre janë ato osmane. Banorët shqiptarë janë të ndershëm, të drejtë, por të rrethuar nga epidemitë. Ata janë njerëz zemërmëdhenj, megjithëse të varfër. Kishat nuk kanë me se t’i mbajnë, klerikët e tyre paguhen nga Roma dhe nga Austria.

Zhvillimi i arsimit është i dobët, janë françeskanët që merren me edukimin. Injoranca e klerikëve është e plotë, kleriku është po aq injorant dhe i paditur sa edhe fshatari.

Porta e Lartë e pengonte zhvillimin e Shqipërisë dhe puna arriti deri aty sa të krishterët të mbeteshin pa kisha. Turqit,grekët, hebrenjtë i luftojnë të krishterët e Shkodrës”.

Dymoni ndjek rrugën e Buesë, ai thekson: “Më të lashtë se këta në Ballkan nuk ka. Ata kanë qenë në viset e tyre përpara sllavëve, shqiptarët në veri rrojnë pothuajse në barbari të plotë. Ky popull i vjetër nuk e njeh shkrimin sepse osmanët nuk e dëshirojnë, prandaj edhe nuk e lejojnë.

Shqiptarët e maleve kurrë nuk u janë nënshtruar osmanëve, atyre u japin disa ushtarë. Shqiptarët gëzojnë ndjenjën e bukurisë dhe harmonisë, por ata jetojnë pothuajse në kohën e Homerit.” Francezi Zharej kishte shkruar: ”Nga thellësitë e historisë kur ai ndoshta ka luajtur rol të veçantë(Skënderbeu), shqiptari ringjallet nëpërmjet forcës së ndjenjave të pavdekshme”. Shqiptari tanimë kishte përpara dy detyra të mëdha: të mbronte pavarësinë kombëtare me qëllim që të pasurohej, të mos lypte, por të përmirësonte, karakterin e tij të dobësuar gjatë shekujve nëpërmjet një robërie prapanike moralisht vdekjeprurëse. Një tjetër francez si De Grandi e kishte studiuar i madhi Godar, në veprën e të cilit ishte njohur në Paris “Kujtime nga Shqipëria e sipërme”, botuar në Paris 1901.

Degrandi duke shkruajtur për Mirditën të cilën e kishte vizituar, vëren se perandoria osmane nuk e ka vendosur qetësinë. Hakmarrja është në fuqi atje, për shkak se ajo krahinë nuk dëshiron që të mbetet e përçarë.

Nga informatat që kish mbledhur në Mirditë, 30% e popullsisë mashkullore, vdiste nga sëmundjet. Kjo ishte për të ardhur keq, sepse mirditorët janë të zgjuar, megjithatë shumica vdes nga vuajtjet.

Simpatia e De Grandit për qytetin e Durrësit ishte simpatia për qytetërimin perëndimor. Durrësi ishte qytet port përballë atdheut të Dantes, të Kavurit dhe Garibaldit. Pushtuesit nuk kanë bërë asgjë për ti ndihmuar shqiptarët;- vëren Degrandi.

Pavarësisht nga feja, ata nuk u dhanë shqiptarëve asgjë të mirë. Ata u mësuan shqiptarëve se qytetërimi nuk e përjashton pangopësinë dhe pabesinë.

Venecianët u sollën në të njëjtën mënyrë si edhe pushtuesit e tjerë. Feja katolike nuk e pengonte atë republikë tregtare që të sakrifikonte gjithçka për të rrjepur sa më shumë. Kryqtarët nuk u sollën më mirë. Ata ishin të pasionuar mbas dhunës dhe nuk kishe ç’të mësoje prej tyre.

Sa për osmanët, fanatizmi i tyre fetar përndiqte dhe përbuzte njerëzit sa edhe të tjerët. Në këtë katrahurë të krijuar në vendin e shqiptarëve ata që mbillnin tokën përpiqeshin të ruanin kokën, një pjesë e tyre u strehuan në male, për të shpëtuar nga egërsia e paparë. Ata fushën pothuajse ua lanë armiqve; këta në vend që ta punonin, e shkretonin. Kjo ishte arsyeja, sipas De Grandit, që shqiptarët mbeteshin të prapambetur. Ezhen Pitar, mik i ngushtë i Mit’hat Frashërit, por dhe shkencëtari i shquar në fushën e antropologjisë së bashku me bashkëshorten, e vizituan Shqipërinë dhe panë me sytë e tyre vendin për të cilin kishin bërë aq shumë. Miku zviceran Pitar shkruan: – “Shqipëria është mikja ime intime, ajo është shumë simpatike.

Shqiptarët janë popull liridashës, ligjet medoemos ata do t’i respektojnë. Ata janë të ndershëm e u ngjajnë shumë zviceranëve. Grave suliote askush nuk ua kalon, shqiptarët kanë mbrojtur me burrërri vendin e tyre. Doket shqiptarët i kanë të thjeshta: ndershmëria dëshira për punë, aftësia intelektuale, kurajoja, besnikëria për fjalën e dhënë, janë të tyret, të gjitha këto janë vyrtyte. Prandaj edhe populli i pajisur me këto cilësi morale ka plotësisht të drejtë të gëzojë lirinë e vet kombëtare.” Pol Bryzhe një tjetër intelektual francez e kish frymëzuar Godarin me studimin e popujve të ballkanit përfshirë edhe shqiptarët. Për shqiptarët ja se si i përshkruan: “Tipat më fisnikë mbeteshin akoma shqiptarët me fustanellat e tyre të pastra në Ballkan; që do të thotë më të pastër dhe me tradita më të mira.”

Por, padyshim dhe Pukvilli në veprën e tij ka ndikuar tek Godar. Ai shkruan për shqiptarët se përmisohen pa humbur asgjë nga energjia e tyre. Ata janë në gjendje të përdorin armën njëlloj si belin dhe kazmën.

Shqiptarët janë kaq tregtarë të zhdërvjellët sa dhe vetë hebrenjtë nuk ua dalin. Shqiptari është familjar i mirë. Ai respekton prindërit, gjyshërit, motrat e vllezërit.” Godari nuk vepronte i vetmuar në mbrojtje të shqiptarëve. Ai mblidhte miq mendjemprehtë, të aftë për të përhapur njohuritë historike për Shqipërinë në Francë. Njëri prej tyre ishte edhe Gabriel Lui Zhare, të cilin e njohim me veprën “Mbretërija e re e Shqipërisë”, Ç’ka qenë ajo e ç’është sot”, botuar në Paris në vitin 1914.

Ai shkruan se qeveria shqiptare ka shumë punë për të bërë, sidomos për arsimin e vendit, apo për tharjen e kënetave në Vlorë. Zharej thekson, se shqiptarët kanë një ndjenjë të thellë kombëtare, shijen e pavarësisë e kanë të fuqishme, po ashtu dhe të origjinës së tyre, madje edhe zakonet i kanë të veçanta.

Në Shqipëri ka fe të ndryshme, por kombësia është një e vetme. Ndryshimi i feve në Shqipëri nuk e ka ndalur bashkimin kombëtar. Shqipëria ka shumë nevojë për ndihmat e huaja. Shqiptari mund të këshillohet me të tjerët, por gjithnjë ai bën sipas interesit të vet.

Shqiptarët e mbajnë veten kryelartë e të pavarur, ata janë ushtarë të lindur.

Shprehja popullore “miku i mirë njihet në ditë të vështirë”, u bë një lajtmotiv për çështjen shqiptare, në këtë rradhë u fut edhe intelektuali i shquar francez D’Eturnel dë Kostan, senator i cili me fjalimin e tij “Shqipëria dhe paqja në Evropë”, botuar në organin “Lidhja e të drejtave të njeriut dhe qytetarit”. Bindja e tij konsistonte, se detyra e Lidhjes së Kombeve ishte të mbronte lirinë dhe drejtësinë, jo vetëm në Shkodër, por në të gjithë Shqipërinë, madje në tërë botën.

Kostani e kish vizituar Shkodrën më 1879, “kur çështja shqiptare ishte edhe më e rëndë, ndërsa sot ajo diskutohet në mbledhje e konferenca edhe kongrese”,- shprehej ai. Është detyra jonë si diplomat, që këta popuj t’i mbrojmë. Shqipatrët, dëshmon ai, e kishin të zhvilluar vetëdijen për të përparuar, ata nuk ishin kafshë që vegjetonin, por njerëz të cilëve u pëlqente përparimi. Kemi të bëjmë me një popull të respektuar të cilin mund ta duash, domethënë ta ndihmosh si fshatarin edhe zejtarin”.

Si Italia dhe Austria kanë interesat e tyre në Shqipëri, qeveria austriake nuk dëshironte që Vlora të binte në dorë të italianëve, megjithatë Shqipëria qëndroi. Kjo ishte vendosur mes Austrisë dhe Serbisë në Veri, bullgarëvet në Lindje, italianëve në Perëndim, grekëve në Jug; të gjithë këta duan ta gëlltisin duke shfrytëzuar faktin që Shqipëria ka tri fe. Po shqiptarët janë që të gjithë patriotë; ata dëshirojnë pavarësinë e tyre si çdo popull tjetër. Mbi fenë ata adhurojnë atdheun, për të cilin janë bërë fli, ata i dëbuan të huajt. Fuqitë e Mëdha e kanë lënë Shqipërinë në fatin e vet; osmanët nuk bënë asgjë për fatin e Shqipërisë, ndërsa francezët nuk kanë treguar asnjë dinakëri ndaj shqipëtarëve, ata kanë interes t’i nderojnë t’i dashurojnë popujt, përfshirë edhe shqiptarët.

Por Franca duhet të bëjë më shumë; Shqipëria duhet të ishte Zvicra, vend i lirë dhe i pasur, në qoftë se ajo do të ndihmohej, zhvillimi i saj do të ecte me hapa të shpejta..” Fjalimi i Kostain në Lidhjen e Kombeve e zgjoi botën e qytetëruar e cila ishte thuajse e përgjumur për çështjen shqiptare.

Presidenti i Amerikës Uillson e kish bërë të vetën me shprehjen: “Nuk mund të bëjmë
tregti me popujt dhe krahinat e të tjerëve për t’ia u dhënë atyre që nuk u takojnë, sikur ata të ishin plaçkë tregu. Shqiptarët nuk duhet të dëmtohen për të kënaqur jugosllavët, por ai ishte edhe kundër, që edhe tokat e jugosllavëve t’u jepeshin italianëve.”

Emil Kani Profesor në Universitetin e Parisit, i cili kish vizituar Shkodrën më 1910, kur Shqipëria e Veriut ishte në kryengritje shprehej: – “Ishte koha kur autorë të ndryshëm shkruanin dhe e paraqisnin Shqipërinë siç nuk ishte në të vërtetë, atë e kanë marrë si vend barbar, me njerëz të ngjashëm me lugetërit, si njerëz me bisht si atë të majmunit, të tillë e kanë shpallur grekët, serbët, rusët, Shqipërinë, madje edhe si një shërbëtore besnike e Abdyl Hamidit, Sulltanit të kuq, ose si një krijesë të Austrisë.

Në të vërtet shqiptarët janë si edhe ne”- shpalli Emil Kan krejt hapur. “Ata e duan lirinë e pavarësinë kaq sa e duam ne tonën. Të gabosh është njerëzore, por të ngulësh këmbë në gabim është djallëzore.

Zhysten Godar miku i madh i Shqipërisë vëren se karakteri fanatik musliman i Shqipërisë hidhet poshtë edhe me faktin, se për një kohë të gjatë ka qenë në krye të delegacionit shqiptar në Paris një katolik.Ishte fjala për Luigj Bumçin. Kështu qëndron puna edhe për një peshkop tjetër, ky ortodoks. Ishte fjala për Fan Nolin, kryetar i një delegacioni në Gjenevë, i përbërë vetëm nga ortodoksët, pa asnjë musliman.

Ju e keni parë se një ortodoks si kryetari i parlamentit ka qenë zgjedhur, ishte fjala për zotin Pandeli Evangjeli. Në vizitën e tij në Shqipëri, ai mrekullohet nga qetësia e përsosur. Godar përsërit me këmbëngulje se vëllazëria midis muslimanëve, ortodoksëve dhe katolikëve është e mrekullueshme. Ajo është themeli i forcimit të bashkimit kombëtar. Janë shtetet e huaja ata që e dëmtojnë Shqipërinë për interesat e ngushta të tyre.

Ndryshimi i feve nuk e pengon aspak përparimin e vendit. Bektashizmi është një dukuri tolerante, ai i ka shërbyer shumë vendit të vet. Ideali fisnik për atdheun i ka bërë shqiptarët të mos e shikojnë ngushtë çështjen fetare. Çështja e shumë debatuar në historinë shqiptare ajo e Shën Naumit dhe mbrojtja që iu bë në Lidhjen e Kombeve nga Godari ishte një nga faktet fatkeqe se si Fuqitë e Mëdha ia dhanë Serbisë me pa të drejtë. Më 24 Maj të vitit 1921 Shqipëria pranohet në Lidhjen e Kombeve falë edhe kontributit të Zhysten Godarit dhe mikut të tij Eturnel de Konstan. Ata i dërguan telegram kryetarit të shoqatës së kombeve Zotit Pol Himans me këtë kërkesë: “E harruar nga traktati i Sevrës e konsideruar si një pasuri pa zot dhe e dhuruar gjithkujt që dëshiron ta marrë, ajo megjithatë, ka të drejtë për të jetuar. Populli i saj është evropian. Ne besojmë të kryejmë detyrën tonë duke bërë thirrje interesimit tuaj të lartë kundër një padrejtësie dhe një rreziku që duhet shmangur.”

Një letër tjetër për kryeministrin francez dhe ministrin e jashtëm të saj dërguar nga Godar, po ato ditë, tregon se ai ka qenë në Shqipëri prej 5 javësh. “S’ka dyshim,- shkruan ai- që Shqipëria është e pakënaqur nga caktimi i kufijnjëve të vitit 1913 në Konferencën e Londrës.” Shqipëria për prapambetjen e saj të gjithanëshme nuk ishte fajtore. Godar arrin në përfundimin krejt logjik se Shqipëria kishte plotësisht të drejtë të padiste Fuqitë të Mëdha të Evropës Perëndimore: – “..ju më keni shtypur, ju më keni shkatërruar, ju më keni ndarë, ju jeni grindur për copat e tokës time, tani ju po më qortoni.”

Përgatiti:
Kastriot KOTONI

Ditët e fundit të Assad – Si i mashtroi të gjithë dhe iku në Rusi, la në ‘errësirë’ edhe vëllanë e kushërinjtë

Bashar al-Assad i kishte mbajtur njerëzit pranë tij ‘në errësirë’ për planet e tij për t’u larguar nga Siria, ndërkohë që regjimi i tij ishte në rënie, pas avancimit të rebelëve dhe pushtimit të Damaskut.

Reuters shkruan se ndihmësit, zyrtarët dhe të afërmit e tij kishin një pamje krejtësisht të ndryshme dhe po përgatisnin “vijën e mbrojtjes” pas diskutimeve që kishin me të, siç zbuluan për Reuters njerëz me njohuri për lëvizjet e diktatorit sirian.

Ai po ua shiste të gjithëve një “përrallë”.

Të shtunën e kaluar, orët para se të ikte në Moskë, Assad siguroi një takim me rreth 30 shefa të ushtrisë dhe sigurisë në Ministrinë e Mbrojtjes, të cilëve u tha se mbështetja ushtarake ruse ishte në rrugën e saj për në Siri dhe u bëri thirrje forcave tokësore të durojnë, sipas një komandanti që ishte i pranishëm në diskutime.

Kur mbaroi punën, Assad informoi drejtorin e zyrës së tij presidenciale se po shkonte në shtëpi, por në vend të kësaj u nis për në aeroport, sipas një këshilltari në rrethin e tij të ngushtë.

Ai gjithashtu thirri konsulenten e tij të komunikimit dhe i kërkoi asaj që të vinte në shtëpinë e tij për t’i shkruar një fjalim. Por kur arriti atje, nuk gjeti askënd.

Ai nuk bëri asnjë përpjekje për të rezistuar

“Assad as që rezistoi, qoftë edhe për herë të fundit. Ai as nuk i mblodhi trupat e tij”, tha Nadeem Khoury, drejtor ekzekutiv i institutit rajonal të Iniciativës për Reforma Arabe. “Ai i la mbështetësit e tij të merren me fatalitetin”, shtoi ai.

Reuters nuk ishte në gjendje të kontaktonte Asadin në Moskë, ku i është dhënë azil politik, për të konfirmuar ose mohuar akuzat.

Sipas asaj që kanë zbuluar njerëzit me njohuri mbi lëvizjet e tij në ditët dhe orët e fundit të pushtetit të tij, ata pikturojnë figurën e një lideri që kërkoi ndihmë nga jashtë për të zgjatur sundimin e tij 24-vjeçar, përpara se të zgjidhte fshehtësinë dhe mashtrimin e bashkëpunëtorëve të tij (nga ndihmësit në rrethin e tij të ngushtë, te diplomatët rajonalë dhe zyrtarët e lartë iranianë), për të planifikuar largimin e tij nga Siria në orët e para të mëngjesit të së dielës.

Në errësirë ​​edhe vëllai me kushërinjtë e tij

Assad nuk e informoi as vëllain e tij më të vogël Maher, komandant i Divizionit të 4-të të Blinduar elitar të ushtrisë, për planin e tij për t’u larguar, sipas tre ndihmësve. Maher fluturoi me helikopter në Irak dhe më pas në Rusi, zbuloi një nga burimet.

Kushërinjtë e Asadit nga nëna, Ehab dhe Eyad Maklouf, gjithashtu qëndruan në vend kur Damasku ra në duart e rebelëve, sipas një ndihmësi sirian dhe një zyrtari libanez të sigurisë.

Të dy u përpoqën të arratiseshin me makinë në Liban, por u zunë pritë nga kryengritësit që qëlluan Ehabin dhe plagosën Eyadin, pa asnjë informacion të mëtejshëm për shëndetin e tyre.

Vetë Assad u largua nga Damasku me aeroplan të dielën, më 8 dhjetor, duke fluturuar nën radar me avion, thanë dy diplomatë rajonalë, duke i shpëtuar kthetrave të rebelëve që sulmuan kryeqytetin.

Ikja dramatike i dha fund sundimit të tij 24-vjeçar dhe pushtetit të pandërprerë gjysmë shekullor të familjes së tij, ndërsa i dha fund luftës civile 13-vjeçare të Sirisë. Diktatori sirian u drejtua për në bazën ajrore ruse Khmeimim në qytetin bregdetar të Lattakia dhe prej andej fluturoi për në Moskë.

Ndërkohë, gruaja e tij Asma dhe tre fëmijët e tyre tashmë e prisnin në kryeqytetin rus, sipas tre ish-bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë dhe një zyrtari të lartë rajonal.

Videot nga shtëpia e Asadit, të marra dhe të publikuara nga rebelët dhe civilët që u dyndën në kompleksin presidencial pasi ai u largua, e tregojnë atë duke bërë një dalje të nxituar, duke lënë pas ushqim të gatuar dhe disa sende personale, duke përfshirë albume fotografike familjare.

“Jo” nga Rusia dhe Irani

Më herët, i ishte bërë e qartë vetë Assadit se nuk do të kishte ndërhyrje ushtarake nga Rusia, ndërhyrja e së cilës në vitin 2015 kishte ndihmuar të kthente valën e luftës civile në favor të Asadit. Po ashtu ndërhyrje nuk do të kishte as nga aleati tjetër i tij i vendosur, Irani.

Assad kishte vizituar Moskën më 28 nëntor, një ditë pasi forcat rebele siriane sulmuan provincën veriore të Aleppos dhe u përhapën si zjarr në të gjithë vendin, por lutjet e tij për ndihmë ushtarake ranë në vesh të shurdhër nga Kremlini, i cili nuk ishte i gatshëm të ndërhynte, thanë diplomatët.

Hadi al-Bahra, kreu i grupit kryesor opozitar të Sirisë jashtë vendit, tha se Assad nuk po ua kalonte faktet ndihmësve të tij, duke cituar një burim të afërt me diktatorin dhe një zyrtar rajonal.

“Ai u tha komandantëve dhe bashkëpunëtorëve të tij pas udhëtimit të tij në Moskë se mbështetja ushtarake po vinte,” shtoi Bahra. “Ai i gënjeu. Mesazhi që mori nga Moska ishte negativ”.

Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të mërkurën se Rusia kishte bërë shumë përpjekje për të ndihmuar në stabilizimin e Sirisë në të kaluarën, por prioriteti i saj tani ishte konflikti në Ukrainë.

Katër ditë pas këtij udhëtimi, më 2 dhjetor, ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi u takua me Asadin në Damask.

Deri atëherë, grupi islamik Hayat Tahrir al-Sham (HTS) kishte marrë kontrollin e qytetit të dytë më të madh të Sirisë, Alepos, dhe po zgjerohej drejt jugut ndërsa forcat qeveritare u ‘shembën’.

Asadi, i alarmuar dhe duke parë se çfarë po vinte, pranoi gjatë takimit se ushtria e tij ishte shumë e dobësuar për të ngritur një rezistencë efektive.

Por ai kurrë nuk i kërkoi Teheranit të vendoste forca në Siri, sipas dy zyrtarëve të lartë iranianë, të cilët vunë në dukje se ai e kuptonte se Izraeli mund të përdorte çdo ndërhyrje të tillë si pretekst për të shënjestruar forcat iraniane në Siri apo edhe vetë Iranin.

Pasi shteroi opsionet e tij, Assad më në fund pranoi të pashmangshmen dhe vendosi të largohej nga vendi, duke i dhënë fund sundimit dinastik të familjes së tij që daton që nga viti 1971.

Tre anëtarë të rrethit të tij të brendshëm thanë se ai fillimisht donte të kërkonte strehim në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Por zyrtarët e Emirateve hodhën poshtë çdo mendim të tillë që në fillim, duke pasur frikë nga një reagim ndërkombëtar për strehimin e një figure që i nënshtrohet sanksioneve të SHBA-së dhe Evropës mbi përdorimin e pretenduar të armëve kimike në një goditje ndaj rebelëve, akuza që Assad i ka mohuar.

Por Moska, nga ana e saj, ndonëse hezitonte të ndërhynte ushtarakisht, nuk ishte e gatshme të braktiste Assadin, sipas një burimi diplomatik rus që foli në kushte anonimiteti. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, i cili mori pjesë në Forumin e Dohas në Katar të shtunën dhe të dielën, udhëhoqi shtytjen diplomatike për sigurinë e Asadit, duke u zotuar që Turqia dhe Katari të përdorin lidhjet e tyre me HTS për të siguruar kalimin e tij të sigurt në Rusi, thanë dy zyrtarë rajonalë.

Një burim perëndimor i sigurisë theksoi se Lavrov po bënte “gjithçka që mundi” për të siguruar largimin e sigurt të Asadit. Katari dhe Turqia ranë dakord me HTS për të lehtësuar daljen e Asadit, thanë tre nga burimet, pavarësisht pretendimit zyrtar të të dy vendeve se nuk kishin kontakte me rebelët.

Moska gjithashtu u koordinua me shtetet fqinje për të siguruar që një aeroplan rus që po largohej nga hapësira ajrore siriane me Asadin nuk do të kapej apo shënjestrohej, thanë burimet.

Ministria e Jashtme e Katarit nuk iu përgjigj menjëherë pyetjeve në lidhje me largimin e Asadit nga Siria, ndërsa HTS nuk mund të kontaktohej për koment nga Reuters.

Një zyrtar i qeverisë turke tha se nuk kishte asnjë kërkesë ruse për të përdorur hapësirën ajrore turke për fluturimin e Asadit, por nuk tha nëse Ankaraja ka punuar me HTS për të lehtësuar arratisjen. Kryeministri i fundit i Asadit, Mohammed Jalali, tha se ai foli me presidentin e tij të atëhershëm në telefon të shtunën mbrëma në orën 22:30.

“Në telefonatën tonë të fundit, i thashë atij se sa e vështirë ishte situata dhe se kishte një zhvendosje të madhe (të njerëzve) nga Homs në drejtim të Latakisë… se kishte panik dhe tmerr në rrugë,” tha ai për TV Al Arabiya në pronësi saudite këtë javë.

Ai u përgjigj: “Nesër do të shohim”, ka shtuar Jalali. “Nesër, nesër, ishte gjëja e fundit që më tha”.

Jalali tha se ai u përpoq të telefononte përsëri Asadin pasi zbardhi agimi të dielën, por nuk pati asnjë përgjigje.

Botërori 2030 premton të ardhura rekord

Kampionati Botëror 2030 do të jetë një minierë e vërtetë ari. Kompeticioni që do të shtrihet në 6 shtete të ndryshme, Spanjë, Portugali dhe Marok dhe Argjentinë, Paraguaj dhe Uruguai në Amerikën e Jugut, për të festuar 100-vjetorin e turneut. Përfitimet ekonomike do të jenë të rëndësishme për futbollin edhe për një vend si Spanja.

Qeveria spanjolle pranoi se organizimi i turneut do të kontribuojë me 5.12 miliardë Euro në ekonominë e vendit dhe do të gjenerojë mbi 5.5 miliardë Euro të ardhura nga turizmi për një total prej mbi 10 miliardë Euro.

Sipas studimeve të kryera nga institucionet akademike universitare spanjolle, Kupa e Botës do të krijojë 82,513 vende pune me kohë të plotë. Këtyre të dhënave i shtohen edhe të ardhurat që vijnë nga turistët që udhëtojnë drejt Spanjës ekskluzivisht për turneun, i cili pritet të kalojë 5.5 miliardë, të shpërndara në të gjithë territorin kombëtar.

Falë bashkëpunimit mes Spanjës, Portugalisë dhe Marokut, FIFA, sipas vlerësimeve të fundit, do të shpenzojë rreth 238 milionë Euro. Një shpenzim dukshëm më i ulët se ai i paguar në kompeticionet e mëparshme.

Për më tepër, përfitimet ekonomike për vendet organizatore të Botërorit 2030 nuk përfundojnë vetëm me përfundimin e eventit, duke qenë se industritë e lidhura me to do të vazhdojnë të përfitojnë prej tyre edhe në vitet pas turneut të madh të kampionatit botëror.

Dhimbjet e Muskujve të Kraharorit – Çfarë i Shkakton dhe si Trajtohen

Dhimbjet e kraharorit janë gjithnjë shumë të frikshme dhe shqetësuese pasi mund të lidhen me probleme të zemrës.

Nga ana tjetër kur ndjeni shtrëngime në anën e kundërt të zemrës, shkaqet mund të mos jenë gjithnjë aq shqetësuese, por gjithsesi duhen kuruar.

AgroWeb.org në këtë artikull ju shpjegon disa nga shkaqet më të zakonshme që j’ua shkaktojnë këtë parehati.

Këto dhimbje mund të variojnë që nga dëmtimet e kraharorit, infeksionet apo probleme me organet e brendëshme.

Më poshtë gjeni të listuara disa nga shkaqet kryesore që e provokojnë këtë gjendje.

Dëmtimet e kraharorit
Dëmtimet e brinjëve apo të zonës së gjoksit mund të jenë nga më të dhimbshmet, në varësi të shkallës së dëmtimit.

Nëse keni përjetuar trauma të forta fizike si rënie apo përplasje të forta kjo me siguri do t’ju shkaktojë probleme.

Edhe kollitjet e fuqishme në shumë raste krijojnë dhimbje ose djegie brenda në kraharor.

Gjithashtu personat që kanë kryer operacione në ate zonë herë pas here mund të ndjejnë dhimbje të plagës.

Trajtimet
Trajtimet për këto dëmtime variojnë sigurisht nga masa e dhimbjes dhe dëmit të shkaktuar në trup.

Kur bëhet fjalë për dëmtime apo djegie të vogla të kraharorit, ato mund të trajtohen fare lehtë në shtëpi.

Mjafton të merrni pak akull dhe ta aplikoni në zonën nga ku vjen dhimbja për 20 minuta.

Kjo metodë do të ndihmojë në qetësimin e kësaj pjese të trupit dhe do të largojë ndjesinë e dhimbjes.

Në rastet kur dhimbja është akoma e fortë dhe shkakton vështirësi në frymëmarrje, atëherë është e rendësishme të shkoni tek mjeku.

Tërheqja muskulare
Është e mundur që muskujt e kraharorit të tërhiqen dhe të shkaktojnë dhimbje të mëdha.

Kjo varet edhe nga muskuli që dëmtohet për këtë shkak dhimbja mund të shfaqet vetëm në një anë.

Këto dhimbje mund të shkaktohen nga ngritja e peshave të mëdha gjatë punës apo ngritja e peshave në palestër.

Trajtimet
Tërheqjet muskulare zakonisht qetësohen kur pushoni.

Një ndihmesë mund të jetë aplikimi i akullit në zonën ku ndjeni dhimbje dhe qëndrimi shtrirë.

Gjithashtu qetësuesit natyralë si çaji i kamomilit mund të ndihmojë në zvogëlimin simptomave.

Cikli menstrual
Tek femrat një nga arsyet e provokimit të dhimbjeve të zonës së kraharorit dhe barkut është cilki i përmuajshëm menstrual.

Fluksi i madh i hormoneve që shfaqen gjatë ciklit mund të shkaktojnë fryrje të kraharorit dhe ngurtësim të tij.

Trajtimet
Një nga këshillat që AgroWeb.org ju jep për këtë simptomë është të konsumoni shumë ujë në mënyrë që të relaksoni kraharorin.

Kjo dhimbje mund të zgjasë një apo dy javë dhe zakonisht qetësohet me kohën.

Në çdo rast nëse dhimbjet që përjetoni janë të forta AgroWeb.org ju këshillon të konsultoheni gjithnjë me mjekun tuaj./AgroWeb.org

Një qytet që shkatërrohet çdo ditë nga korrupsioni dhe abuzimi

Nga Ervin Goxhaj

Në Tiranë, qytetarët vuajnë për ujin e pijshëm, me çmime më të larta se në shumë vende të Europës, ndërsa cilësia e tij është e turpshme. Për ata që nuk mund ta përballojnë pagesën, zgjidhja është e thjeshtë: uji u ndërpritet pa mëshirë. Ndërkohë, policia bashkiake përndjek çdo njeri që përpiqet të sigurojë jetesën, qoftë duke i vënë gjoba për shpejtësinë apo duke ndjekur tregtarët ambulantë si të ishin kriminelë.

E gjithë kjo ndodh në një qytet ku kullat ngrihen si kërpudhat pas shiut. Për kë? Për oligarkët dhe klientelën e Lali Erit, që sillet si pronar privat i Tiranës. Dhe me miliona euro të fshehura në llogari bankare, çdo ditë faktohet sesi korrupsioni ka gllabëruar Bashkinë.

Por sa më i madh korrupsioni, aq më të ulëta sjelljet! Një kryebashkiak që shkon në SPAK dhe kalon më shumë kohë në tualet sesa duke dhënë llogari. Ky është niveli i “udhëheqësve” që kemi sot.

Erion Veliaj dhe sistemi që ai përfaqëson janë fytyra e vërtetë e një Tiranë të shkatërruar nga babëzia dhe mungesa e turpit. Koha për ndryshim nuk është nesër – është sot! Tirana meriton drejtësi, transparencë dhe dinjitet!

Artur Zheji: Altin Dumani apo Hakmarrja e popullit! Çfarë skeme jete po prish Prokurori me Kurorë?

Nga Artur Zheji

Ndodhi ajo që nuk pritej por që shumëkush e dëshironte!

Altin Dumani, i ndrojturi që nuk kontrollon dot emocionet kur flet në publik, i mallkuari dhe kamzhiku i mëkatarëve, i bekuari i të pashpresëve të pafuqishmëve që s’kanë gojë e mikrofon, i hekurti me natyrë të brishtë, u kurorëzua si Kampion i Antikorrupsionit, nga amerikanët.

Por kush është Prokurori që do të mbahet mend gjatë në Shqipëri?

Sigurisht Dumani është mishërimi i burrit më atipik që ka prodhuar vendi ynë, apo vendi i shqiponjave të lodhura, këto 30 vitet e fundit.

Altini, po shpalos ndër shumicën e përdhosur dhe të dorëzuar moralisht të shqiptarëve, një algoritëm të ri, një moral institucional trimëror, që deri dje, mbiquhej fantazi romantike, apo thjesht një absurd i pambrritshëm!

Shoh me sytë e mendjes, ndërsa shkruaj këto rradhë lavdëruese, shumë turinj të zgërdhirë e të shtrembëruar, apo në rastin më të mirë, fytyra të palumtura, të zhytura në llum të thellë dhe me buzëqeshje cinike në buzë.

Sepse gjuetia kundër Altin Dumanit sapo ka filluar.

Sepse një ushtri e tërë, e specializuar në gërmime llagëmesh dhe tunelesh të nëndheshme, janë duke punuar me një pagë të lartë, për të gjetur pikat e dobta të Prokurorit me Kurorë dhe skuadrës së tij.

Sepse, nuk është e mundur, nuk është logjike, nuk ka se si ndodh, buçet kafka e shumë prej tyre: “Nuk ka mundësi, që ky Dumani, na qenka burrë i ndershëm dhe po na shkul dhëmbë e dhëmballë, pa një Padron milioner e të pushtetshëm nga pas!”

“Sigurisht që edhe ky malok i pagdhendur, e ka një Padron, e ka një Usta, e ka një Qëndër Okulte!” buçasin kafkat e “viktimave” të Prokurorit me Kurorë.

Në të vërtetë, habia dhe turfullimi I tyre uluritës është i arësyeshëm. Fenomeni Altin Dumani, apo si do të thuhet ndoshta më vonë, Dumanizmi, nuk është një dukuri normale në Shqipërinë e korruptuar në të shumtën e indeve të saja qelizore.

Padyshim që ai është një përjashtim dhe ky është ankthi i atyre të shumtëve që i kanë sytë plot shpresë drejt tij.

Dumani parashtron mundësinë e një “modeli të ri”, një algoritëm i ri dhe shpëtimtar të vetë-korrigjimit të shoqërisë sonë, të vetëpastrimit të domosdoshëm nga abuzimi ekstrem me pasurinë e këtij populli.

Me shifrat që menaxhon korrupsioni dhe krimi i organizuar, ky vend mund të ishte vendi më i begatë i Ballkanit, por padrejtësisht nuk është!

Këtë të vërtetë të thjeshtë të gjithë e dimë, porse shumica prej nesh, parapëlqen të bëjë në fshehtësi llogaritë e veta të vogla dhe fitimprurëse, anipse komshiu vuan e vdes nga ilaçet e gabuara e të skaduara, anipse, jo pak njerëz në këtë vend, e ngrysin jetën e tyre, në një të përditëshme plot muzg dhe dhimbje, pa shpresë lehtësimi.

Shqipëria nuk është më një vend i varfër, por gjendet, në periudhën e varfërisë më të madhe morale dhe të mbretërimit të egoizmit pa kufi.

Këtë skemë jete po prish sot Prokurori me Kurorë, Altin Dumani.

Në rrezik të madh është!

Armiqtë dhe kundërshtarët e tij janë më të fortë, shumë më të fortë se ai.

Por fatmirësisht kanë shumë frikë, shumë frikë dhe shumë para për të fshehur, të cilat ndoshta do ti kthehen ndonjë ditë këtij populli, në shkolla dhe universitete ku nuk shiten diploma.

Sepse janë të shumtë ata shqiptarë e shqiptare që mbysin ëndrat e tyre duke larë pjatat dhe bidetë e botës, që vdesin të rinj nga plumbat e drogës apo që kalbin shpirtin e vajzave tona si prostituta, eskorta dhe shërbëtore seksi.

Altin Dumani dhe shokët e tij, janë të pakët por vizatuan në pak vite një model të ri shoqëror dhe shtetëror.

Uroj në mënyrë naïve që shoqëria shqiptare të infektohet sa më shpejt nga ky virus shpëtimtar moral.

Uroj me gjithë shpirt, se pash të madhin Zot, këto paçavuret që shtiren sot si elitë politike, elitë e modës, elitë e makinave të shtrenjta, elitë e talljes me ligjin, elitë e talljes me popullin=dele, elitë e orgjive dhe kurvllëkut të sofistikuar, duhet të rrinë sëpaku në cep të shoqërisë e jo të pretendojnë ta udhëheqin atë!

Kurajo Altin, sot, edhe më shumë se dje, kundërshtarët e tu, që janë kundërshtarët e ligjit, kanë frikë nga ty!

Dhe pash Zotin, ti je i dënuar tashmë të rrish gjithmonë esëll dhe i padehur nga lavdet.

Proces gjyqësor kundër më të shenjtës që kemi – gjuhës shqipe!

Nga Kim Mehmeti

Të jesh 30 për qind i numrit të përgjithshëm të banorëve të shtetit, të kesh pas shpine dy ‘mëmëdhe’ – Shqipërinë e Kosovën – e për gjuhën tënde të vendosin gjykatat dhe ligjet, kjo shpjegon dhe shpërfaq edhe mjerimin politikë të një populli.

Ndërkohë, a ju kujtohet sa herë deri më tani kryesuesit e BDI-së lëvdoheshin se e kishin zyrtarizuar gjuhën shqipe dhe sa herë deri më tani Tirana e Prishtina zyrtare atyre ua uronin arritjen epokale?!

Pastaj a ju kujtohet sa herë ne thoshim se gjuha shqipe nuk zyrtarizohet çdo katër vite gjatë fushatave parazgjedhore, e as me ligje e përqindje, por vetëm nëse si e tillë shpallet në kushtetutën e vendit dhe vetëm nëse trajtohet si gjuhë e popullit autokton pa të cilin nuk mund të ekzistojë Maqedonia.

Pa marrë parasysh nëse e kujtoni të shkuarën tonë të turpshme politike apo nëse atë e keni harruar, mbetet e vërteta se ne kurrë nuk e kuptuam se në këtë Ballkan dukemi më pakë seç jemi ngaqë jetojmë të ndarë në pesë shtete dhe se, disa nga këto shtete i frikohen gjuhës sonë ngaqë ajo është ‘atdheu’ i vetme që i bashkon të gjithë shqiptarët.

Më në fund edhe sot si dikur, shqiptarët jashtë kufijve të Shqipëri e të Kosovës, nga Tirana e Prishtina zyrtare shpeshherë trajtohen si ‘mbeturina’ të parëndësishme të shqiptarisë.

Dhe duke i trajtuar si të tillë, ndodhë që kryeministri i Kosovës ta përkrahë qeverinë më proserbe që kurdo qoftë ka pasur Maqedonia – atë të VMRO-DPMNE’së me VLENIn e pavlerë shqiptarë në të, e Tirana zyrtare t’i qëndrojë mbrapa Frontit Evropian, i cili front e bëri Maqedoninë pjesë të botës serbe – të ‘Ballkanit të Hapur’, por duke i lënë shqiptarët e këtushëm në një pozitë thuajse qesharake: që edhe duke qenë 30 për qindëshi i numrit të përgjithshëm të banorëve të vendit, edhe duke pasur pas shpine dy mëmëdhe – Shqipërinë dhe Kosovën, të mos dinë si ta shpëtojnë nga proceset e montuara antishqiptare gjyqësore më të shenjtën që kanë – gjuhën e tyre amtare?!