10.8 C
Tirana
E shtunë, 17 Maj, 2025

10 vitaminat që duhet të marrë çdo grua për një shëndet të mirë

Për të qenë sa më të shëndetshëm dhe sa më energjikë të gjithë kemi nevojë të marrim vitaminat e duhura nga ushqimet e duhura.
Kryesisht femrat janë ato që duhet të bëjnë kujdes me ushqyerjen, ndaj sugjerohet që të marrin me patjetër këto vitamina dhe të shmangin disa probleme me shëndetin:
1 Vitamina C
Vitamina C jep përfitime të ndryshme shëndetësore dhe rrit imunitetin. Përshpejton proceset shëruese, ul rrezikun e kancerit, dëmtimin e indeve dhe ndihmon në rritjen e tyre si dhe parandalon problemet kardiovaskulare. Ushqimet që e përmbajnë janë domatet, patatet, portokallet, brokoli, kivi, greipfruti, specat, luleshtrydhet.
2 Vitamina B7
Vitamina B7 ose biotini është e nevojshme për të rritur qelizat dhe sintezën e acideve yndyrore. Ndihmon në shëndetin e mirë të gjëndrave, flokëve, lëkurës dhe thonjve. Rregullon kolesterolin dhe është esenciale për rritjen e kockave. Ata që vuajnë nga mungesa e theksuar vuajnë depresioni, anemia, të skuqurat, thonjtë e brishtë, funksionim jo normal i zemrës dhe letargji. Burimi më i mirë janë karotat, thjerrëzat, djathi, arrat, e verdha e vezëve, peshku, specat, patatet e ëmbla, tërshëra, bajamet, bananet, kungulli, frutat e verdhë, orizi kaf, perimet me gjethe jeshile, qumështi dhe kosi.
3 Vitamina E
Kjo vitaminë ka aftësinë anti-moshë çka parandalon dëmtimin e qelizave dhe ndryshimet në trup që lidhen me moshën. Gjithashtu parandalon disa lloje kanceri, humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe kataraktet. Gjendet tek gjalpi i kikirikut, vaji i misrit, spinaqi, arrat, bajamet dhe te farat e lulediellit.

4 Vitamina A
Kjo vitaminë vepron si një antioksidant dhe ndihmon në forcimin e lëkurës, kockave, dhëmbëve, indeve të buta dhe membranave mykotike. Janë të pasura me të ushqime si qumështi, papaja, kale, pjepri, specat e kuq dhe drithërat e fortifikuar.
5 Vitamina B6
Vitamina B6 është vitale për sistemin imunitar. E stimulon trupin të prodhojë hormone dhe kimikatet e trurit duke parandaluar humbjet e kujtesës, sëmundjet e zemrës dhe depresionin. Gjithashtu trajton dhe problemet me përzierjet dhe të vjellat e shtatzënisë. Ushqimet e pasura me të janë farat, peshku, bananet, mishi, drithërat e fortifikuar, avokado, fasulet, drithërat, frutat e thatë.
6 Vitamina K
Forcon kockat dhe ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare. Mund të merret nëpërmjet vajit të peshkut, ushqime me drithëra, vaji i sojës dhe perimet me fletë jeshile.
7 Vitamina B9
Vitamina B9 ose acidi folik është shumë i rëndësishëm në rastet e tensionit të lartë të gjakut, sëmundjeve të zemrës, depresionit, kancerit dhe humbjeve të kujtesës. Mund ta konsumoni nëpërmjet pjeprit, vezëve, fasuleve, luleshtrydheve, perimeve me fletë jeshile të errët, lëngut të portokallit, shpargujve, drithërave, bishtajoreve.
8 Vitamina B2
Vitamina B2 njihet si riboflavin dhe është esenciale për metabolizmin, shëndetin e mirë dhe rritjen normale. Mungesa shkakton sistem të ulët imunitar, ndikon metablozmin dhe funksionet nervore. Të pasura me vitaminë B2 janë qumështi, kërpudhat, bajamet, vezët, arrat, drithërat, të brendshmet, djathi, kosi, perimet me gjethe dhe soja.
9 Vitamina B12
Kjo vitaminë është vitale për ndarjen e qelizave. Metabolizmin dhe sintezën e proteinave dhe të ndihmon kundër anemisë, humbjes së kujtesës dhe sëmundjeve të zemrës. Gjendet tek vezët, qumështi, djathi, peshku, kosi dhe cerealet e fortifikuar.
10 Vitamina D
Kjo vitaminë ndihmon në përthithjen e kalciumit, vital për shëndetin e kockave dhe ul rrezikun e disa llojeve të kancerit, sklerozës dhe artritit. Ekspozimi në diell për 10-15 minuta e ndihmon trupin të prodhojë sasinë e nevojshme ditore

Ushqimet që ju hapin m shumë oreksin

begging

Ëmbëltuesit artificialë janë më të këqij se sheqeri, ndërsa në vend të ushqimit kalorik duhet të shmangen mustarda, aperitivët, lëngjet dhe ushqimi dietik, ndërsa xhenxhefili dhe majdanozi hapin oreksin tuaj.
Aperitivi si gota e bardhë e verës, vermuti dhe likeri hap oreksin dhe përgatit stomakun për tretje. Por nëse e pini rregullisht, për shkak të zgjimit të ndjenjës së urisë shpesh mund të hani edhe më shumë se sa ju duhet, theksojnë nutricionistët. Ata theksojnë që shprehitë e caktuara jetësore mundeni goxha shumë të nxisin dëshirën e pangopur, të rreme për ushqim.
“Proteinat, për shembull, në mënyrë të suksesshme ‘bindin’ trurin dhe stomakun që janë të ngopura dhe të kënaqur. Nëse i hani pak, shumë lehët mund të përfundoni me një qese çipsi në dorë”, tha dr. Mark Hyman, autori i katër bestsellerëve dhe ekspert për mjekësinë holistike.
Njerëzit, të cilëve proteinat u kanë përbërë më pak se 15 për qind kalori ishin më të uritur pas mëngjesit dhe kanë ngrënë më shumë ëmbëlsira apo gjëra të njelmëta, ka treguar hulumtimi amerikan.
“Sigurisht më e rëndësishme është të mos prisni për proteina deri në darkë, por duhet t’i hani që në mëngjes”, thekson dr. Hyman.
Urinë “e rreme” të pangopur e nxisin edhe mëlmesat si kripa dhe sheqeri dhe mëlmesat si mustarda, shafrani dhe majdanozi. Megjithatë, hulumtimet më të reja kanë treguar se si ngrënien e tepërt mund ta nxisë edhe ushqimi dietal. Për shembull, ëmbëltuesit artificial në lëngje nxisin oreksin, theksohet në revistat profesionale.
“Edhe pse do të vazhdohet të hulumtohet, megjithatë më mirë është që të shmangni dietat dhe të zgjidhni variantet klasike të ushqimit dhe pijeve, por në porcione më të vogla”, këshillon nutricionistja Carolanne Nelson.
Lëngjet
Sheqeri në shumë lëngje, për dallim nga sheqeri i zakonshëm, nxit rezistencë në insulinë dhe leptinë dhe nuk e zbut urinë, por e forcon.
Xhenxhefili
Përveçse ndihmon tek të përzierat, lehtëson ngërçet e stomakut dhe nxit tretjen, xhenxhefili, po ashtu nxit edhe oreksin.
Majdanozi
Majdanozi është një nga erëzat që përdoren më së shumti, ndihmon te ënjtja dhe reumatizmi, por edhe hap oreksin, pohojnë ekspertët.
Mishi
Njerëzit të cilët kanë ngrënë më pak proteina dhe më shpesh gjëra të ëmbla dhe të njelmëta çdo muaj mesatarisht janë trashur më shumë se një kilogram.

Theresa May në kërkim të aleatëve per Brexit

Theresa May vendosi t’i shkurtojë edhe më tej pushimet e saj gjithsesi të shkurtra në Itali për t’u takuar të premten në mes të pushimeve verore me Presidentin francez Emmanuel Macron, në rezidencën e pushimit të tij Fort de Brégançon në Cote d’Azur. Pas konfliktit të ashpër midis krahëve të ndryshme në kabinetin e saj, Theresa May i shpalli pak kohë më parë negociatat për Brexitin si kompetencë të saj dhe e ndërroi ministrin e saj të Brexitit. Tani ajo planifikon të negociojë në nivel të barabartë me kryetarët e tjerë të rëndësishëm në BE, për të arritur ndonjë marrëveshje për marrëdhëniet midis Britanisë së Madhe dhe BE deri në afatin e caktuar në fund të tetorit.
Te Kancelarja gjermane Angela Merkel May u paraqit në korrik. Pas kësaj, diplomatët britanikë ishin shumë optimistë se zonja Merkel i mbështet përfytyrimet e May-t për një gjysëmqëndrim në tregun e brendshëm të BE dhe për rregulla të veçanta për doganat britanike.
Zyrtarisht Kancelarja megjithatë ka lëvduar vetëm që britanikët tani me “Librin e Bardhë” të tyre kanë paraqitur një koncept të negociueshëm. “Ky është një hap përpara”, i tha Merkeli Mayt. Megjithatë ajo këmbënguli që të 27 shtetet e tjera të formulojnë së bashku një përgjigje dhe ta negociojnë.
Raporte të gazetave britanike, sipas të cilave Gjermania ka tani një qendrim më të butë dhe se do ta miratonte një dokument të formuluar disi turbull për marrëdhëniet e jashtme, i përgënjeshtruan të enjten në Berlin përfaqësues të qeverisë gjermane. Luftëtarët pararojë të Brexitit patën shpresuar se industria automobilistike gjermane, e cila është e lidhur ngushtë me fabrikat britanike, do ta bindte Kancelaren për një marrëveshje më të favorshme.
Receta e re e Brexitit quhet “fudge”
Kryenegociatori i BE, Barnier u takua me ministrin e ri britanik të Brexitit, Dominic Raab, i cili përcolli idenë e shefes së tij se tani duhen bërë negociata për një “fudge”. Kjo fjalë mund të përkthehet si “masë e karamelizuar” por edhe si “budallallëk”. Me këtë pala britanike perifrazon një formulim sa më të turbullt për një bashkim të mundshëm doganor, për marrëdhëniet e ardhshme pa shumë detaje. Një marrëveshje e tillë do t’ua bënte të mundur mbështetësve të vijës së ashpër dhe atyre të vijës së butë në partinë konservatore të May-t që të votojnë pro marrëveshjes.
Supozohet se Michel Barnier është i gatshëm për “fudge”, po ta mbështesin këtë shtete të mëdha si Gjermania dhe Franca. Këtë zyra e Barnierit në Bruksel nuk e konfirmon, por kështu shpjegohet ndoshta plani i udhëtimeve në verë të kryeministres britanike. Ajo synon ta zbusë në plazh në Cote d’Azur Presidentin francez, i cili deri tani ka ngulur këmbë që të hartohet një marrëveshje për të qenë për Brexitin, të cilën të mund ta mbështesin të 27 shtetet e tjera anëtare. Franca këmbëngul para së gjithash për marrëveshje konkrete për shërbimet financiare dhe për qasjen e bankave britanike ndaj tregut të brendshëm evropian. Në Londër supozojnë se francezët duan të tërheqin sa më shumë biznese bankare në Paris.

Mbrojtja e të dhënave, konflikti i ri mes SHBA-ve dhe Europës

Dy vjet të shkuara, në 1 gusht 2016 hyri në fuqi marrëveshja informale për shkëmbimin e të dhënave personale midis Komisionit Evropian dhe qeverisë së atëhershme të SHBA. Marrëveshja me emrin “Privacy shield” (Mbrojtja e sferës private) u mundëson 3500 sipërmarrjeve që marrin pjesë në të në SHBA dhe në Bashkimin Evropian që të dërgojnë të dhëna, emaile dhe fotografi të klientëve të tyre matanë Atlantikut.
Komisioni Evropian ankohet se qeveria aktuale amerikane nën Donald Trumpin nuk e zbaton sipas marrëveshjes marrëveshjen për “Privacy Shield” dhe rrezikon me këtë mbrojtjen e të dhënave. Komisarja e Drejtësisë e BE, Vera Jourova i ka shkruar javën e kaluar ministrit amerikan të Tregtisë Wilbur Ross një letër ankuese duke i dhënë atij afat deri në fund të tetorit. Joureva kritikon ndër të tjera se pala amerikane nuk ka caktuar ende një person Të Ngarkuar, ku klientët evropianë të mund të drejtohen kur mendohet se kanë të bëjnë me shpërdorim të të dhënave të tyre.
Ministri i Tregtisë Ross përkundrazi, para disa muajsh e kritikoi si të tepruar mbrojtjen e të dhënave në Evropë. Rregullorja e Përgjithshme e Mbrojtjes së të Dhënave që hyri në fuqi në maj rrezikon bizneset e sipërmarrjeve amerikane, u bë e ditur nga ministria e Drejtësisë.
Parlamenti Evropian: “Jo mbrojtje e mjaftueshme”
Parlamenti Evropian kërkoi në një rezolutë madje që marrëveshja për “Privacy Shield” për shkëmbimin e të dhënave të shfuqizohet që në 1 shtator dhe të përpunohet. Kryetari i Komisionit të Brendshëm në parlament, Claude Moares tha që në qershor se “Privacy Shield” nuk ofron mbrojtje të mjaftueshme në kuptimin e Rregullores së Përgjithshme të Mbrojtjes së të Dhënave dhe të Kartës së të Drejtave Bazë.

Marrëveshja “Privacy Shield” u mundëson sipërmarrjeve si “Facebook” ose “Google” qasje në të dhënat dhe në të gjitha përmbajtjet e përdoruesve të tyre në Evropë. Atyre u dëshmohet, pa i kontrolluar më tej, se përcaktimet e tyre për mbrojtjen e të dhënave janë në përputhje me kërkesa evropiane.
Nga ana e saj, qeveria amerikane ka pranuar detyrimin që të ketë qasje në të dhënat e Facebook-ut etj vetëm në gjashtë raste të formuluara disi turbull, për t’i analizuar këto të dhëna nga shërbimet e fshehta. Kjo synohet të pengojë një përgjim masiv të përdoruesve evropianë. Veç kësaj, administrata amerikane ka shpallur detyrimin që ta vëzhgojë më mirë mbrojtjen e të dhënave në sipërmarrjet amerikane dhe të ngrejë një instancë për ankesat.
Edhe “Privacy Shield” para gjyqit
Dy vjet më parë, Gjykata Evropiane e Drejtësisë e shpalli të pavlefshme një rregullore të vitit 2000 të njohur me emrin “Safe Harbour”. Paditësi ishte avokati i ri Max Schrems nga Austria. Ai qe mbrojtur në Irlandë, ku e ka për arsye taksash rezidencën evropiane “Facebook”-u, kundër përdorimit të të dhënave të tij në Facebook. Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut kritikoi atëherë se në SHBA nuk ka rregullore të ngjashme për mbrojtjen e të dhënave si në Evropë. Institucionet në SHBA kanë thuajse qasje të pafrenuar nga rregulla në të dhënat e Facebook-ut, yahoo-së, google etj. Prandaj marrëveshjet për shkëmbimin e të dhënave janë të mundura vetëm nën kushte të rrepta.
Ndërkohë Schrems është avokat për mbrotjen e të dhënave dhe aktivist për mbrojtjen e të dhënave. Ai e ka hedhur sërish në gjyq marrëveshjen e re “Privacy Shield” para Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Se kur do të merret vendimi për këtë është e paqartë.
Zëvendëszëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Lindsay Walter bëri të ditur se “administrata e Trumpit do të synojë që të paraqisë një projektligj për mbrojtjen e të dhënave private, i cili të ruajë balancën midis sferës private dhe efikasitetit ekonomik”. Kjo do të ndodhë deri në vjeshtë. Për momentin në SHBA nuk ka asnjë ligj federal që të rregullojë mbrojtjen e të dhënave.

Korrupsion, shkelje të drejtash dhe krim shtetëror në burgjet e Shqipërisë!

Në një denoncim të mbërritur në adresën e ish-Kryeministrit Sali Berisha bëhet e ditur gjendja alarmante në burgjet shqiptare. Në të rrallë ndodh që edhe ndonjë gardian, apo polic i grupit shoqërues të burgjeve të arrestohet për korrupsion. Por edhe pse në fakt ky fenomen në burgje gëlon, sërish masat për ta minimizuar duket se janë inekzistente.
Postimi i ish-kryeministrit Berisha në Facebook
Korrupsion, shkelje te drejtash dhe krim shteteror ne burgjet e Shqiperise!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb
“Mirembrema doctor, jam nje i afer i nje te burgosuri ne Shenkoll. Du te ju ve ne dijeni se kemi nje skandal me lejet e te burgosurve. Qe ne tetor ka dal nje urdher nga drejtori pergjithshem qe kujt i vjen nje here negative letra e komisariatit per lejen e te burgosurit per te derguar kerkese te dyte do te kalojne 6 muaj dhe ka me qindra kerkesa ne zyrat e komisariateve qe nuk kthejne pergjigje ose si marrin parasyshe fare dhe te burgosur pa asnje mase displinore nuk perfitojne leje jane ne meshire te komisariateve qe duan ndonje rushfet por me shume problematike situata eshte ne burgun e Shenkollit.
Dhe nje tjeter problem qe eshte me udhtimin e te burgosuve neper gjykata.
Qe jan te lidhur me duar mbrapa dhe pa rrip sigurimi dhe ne raste frenimi ose aksidenti te burgosurit perplasen si bagtite ne furgon ky eshte shteti i se drejtes qe don te hyje ne bashkimin evropian avukati popullit ku eshte prandaj po ju drejtohem ju qe ta publikoni respekte anonim ju lutem”.

Turqia dhe Evropa: Në kërkim të përbashkësive

Rreth katër milionë njerëz nga Siria ka pranuar Turqia aktualisht; marrëveshja e BE me Turqinë luan në këtë kuadër një rol të madh. Që prej shkurtit 2016 sirianëve u lejohet të punojnë në Turqi. Kjo ka bërë që shumë prej punëve të thjeshta, me paga të ulëta që kryheshin më parë nga vendasit, tani bëhen nga sirianët. Refugjatët bënë edhe që qiratë të rriten, para së gjithash në lindje të Turqisë. Nga ana tjetër, refugjatët sirianë në bazë të të dhënave zyrtare kanë investuar tashmë mbi 330 milionë dollarë në ekonominë turke – për shembull për të ngritur sipërmarrjet e tyre. 6000 të tilla ekzistojnë tashmë.
Megjithatë refugjatët nuk kanë mundur ta bëjnë deri tani për vete Turqinë.”A është vendi ynë kuzhinë popullore? Vendi im është plot të papunë”, tha në fushatën elektorale për zgjedhjet presidenciale në Turqi sfiduesi i Erdoganit, Muharrem Ince nga Partia Popullore Republikane (CHP). Kundër Erdoganit ai nuk pati shans, por arriti në vendin e dytë me 30 përqind të votave, edhe në sajë të kritikës për politikën e refugjatëve të Erdoganit. Shprehje kritike të tilla dëgjohen me dëshirë nga një pjesë e popullit, në një kohë kur ekonomia turke po tregon shenja dobësie në shumë aspekte.
Erdogani nën presion
Në përputhje me këtë Erdogani është nën presion edhe pas zgjedhjeve. Prandaj ai përpiqet që me ndihmën e ushtrisë dhe të milicëve sirianë të paguar t’i vendosë nën kontrollin e tij pjesë të Sirisë Veriore, thotë Günter Meyer, Drejtues i Qendrës për Studimin e Botës Arabe në Universitetin e Maincit. “Kjo do të ishte një zonë që në këndvështrimin e Erdoganit është e përshtatshme për të lehtësuar kthimin e sirianëve nga Turqia”.

Për Evropën, për Gjermaninë, interesi i Erdoganit ofron shanse dhe vështirësi njëkohësisht. Kështu me sa duket Erdogani është mirënjohës për çdo refugjat sirian, që largohet sërish nga Turqia – pavarësisht se në cilin drejtim. Në këtë kuadër, numri i refugjatëve që mbërrijnë nga Turqia në Greqi që prej fillimit të majit është nëntëfishuar, më shumë se 15000 vetë e kaluan Mesdheun midis Turqisë dhe Greqisë. Prandaj Komisari i BE për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopoulos, kërkoi që të rritet prania e rojes kufitare dhe bregdetare prej 1500 vetësh të BE. Njëkohësisht ai tha se marrëveshja për refugjatët midis BE dhe Turqisë vazhdon të funksionojë.
Turqisë i duhet stabilitet në Siri
BE dhe njëkohësisht Gjermania përfitojnë nga interesi i Erdoganit për të kontribuar sa më shumë që të jetë e mundur për paqëtimin e shtetit fqinjë. “Turqia është shumë e varur nga stabiliteti në shtetin fqinj”, thotë Günter Meyer. Ky është edhe interesi i Gjermanisë – një pikë tjetër lidhëse, po ta vizitojë Erdogani në vjeshtë Gjermaninë. Turqia ka ftuar në fillim të shtatorit edhe për t’u konsultuar për zhvillimet në Siri në një bisedë katërshe Rusinë, Francën dhe Gjermaninë. Vërtet që ende nuk ka reagime nga këto vende, por të gjithë janë të interesuar për fundin e luftës në Siri dhe për kthimin e refugjatëve në atdheun e tyre.
Shenja afrimi nga Gjermania
Edhe Gjermania sinjalizon vullnet për një afrim të ri. Kështu një pjesë të sanksioneve ndaj Turqisë qeveria gjermane nuk i zgjati. Sipas medieve, kufiri i sipërm i garantimit të eksporteve në Turqi nga qeveria gjermane, i vendosur më 2017 si mjet presioni ndaj Turqisë, këtë vit nuk u zgjat – dhe kjo pavarësisht faktit se situata e të drejtave të njeriut në Turqi nuk është përmirësuar dhe në burgjet e Turqisë ndodhen edhe më tej 46 nënshtetas gjermanë. Ministria e Jashtme i zbuti pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme në Turqi edhe këshillat për udhëtimin për turistët dhe biznesmenët. Nga kjo përfiton veçanërisht industria turke e turizmit. Ajo e ka kërkuar në mënyrë të vazhdueshme një zbutje të tillë.
Jo vetëm Gjermania, edhe Holanda kërkon që pas fundit të gjendjes së jashtëzakonshme t’i vërë marrëdhëniet me Turqinë në baza më të mira. “Një normalizim i plotë i marrëdhënieve turko-evropiane megjithatë nuk është i afërt, sepse vazhdojnë të ekzistojnë shumë dallime politike edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme”, thotë Günter Seifert nga “Fondacioni Shkenca dhe Politika”.

Rikthimi i kufijve në Europë

Pakistani immigrants sleeping on the train tracks near Idomeni station in Greece, next to the Macedonian border. European countries closed their borders to immigrants not SIA (Syrian, Iraqi or Afghan) stranding thousands of asylum-seekers inside Greece. PHOTO BY JODI HILTON/PULITZER CENTER

Thuajse 30 vite nga rënia e murit simbol të Luftës së Ftohtë, mbi Europë “zbresin” perde të tjera, prej kristali më shumë sesa të hekurta, për të përdorur një përkufizim të Economist. Barriera që ngadalësojnë realizimin e plotë e projektit europian të unitetit dhe të kohezionit. Parimi përfshirës që ka frymëzuar rrugëtimin e integrimit European e ka humbur forcën shtytëse dhe tërheqëse, edhe pse hyrja në institucionet e Bashkimit nuk krijon imunitet nga kriza dhe përçarje të reja. Përkundrazi, edhe duke qenë pjesë e Bashkimit Europian, kufijtë mund të ngurtësohen apo të rilindin.
Ekzistojnë të paktën tri kokëçarje me të cilat duhet të përballet Brukseli në brendësi të zonës së tij komunitare, me përqindje të lartë integrimi dhe mbikombëtariteti falë qarkullimit të lirë të mallrave, kapitaleve, njerëzve dhe shërbimeve. Një krizë që do ta zgjasë me vite, një krizë që demokracia referendare e ka krijuar dhe një krizë që as e drejta ndërkombëtare nuk arrin ta zgjidhë (provë e prekshme e faktit që aderimi në Bashkimin Europian nuk është shkopi magjik për të gjitha të këqijat).
Nga komplikacionet kufitare që Brexit ka sjellë me vete, duke kaluar nëpër linjën e demarkacionit që përshkon Qipron, deri në konfliktin detar midis Sllovenisë e Kroacisë, panorama paraqet skenarë të vjetër e të rinj ende të pazgjidhur. Pa marrë në konsideratë atë që ndodh në kontinentin europian jashtë kufijve të Bashkimit Europian. Ndërsa debati lidhur me emigrantët ndahet midis mikpritjes dhe refuzimit, midis zgjidhjeve të përkohshme dhe (pak) vizioneve afatgjata, histori muresh e kufijshëm kthehen që të rëndojnë mbi të ardhmen komunitare si një paralajmërim (tjetër) frakturash të thella. Një tenxhere me presion që mund të shpërthejë, nëqoftëse nuk mbahet mirë nën kontroll.

Nyja irlandeze
Një kufi prej afërsisht 500 kilometrash, që përpara vitit 1998 përbëhej nga barriera, kulla kontrolli, garnizonesh ushtarake, kontrolle në hyrje dhe në dalje, rrezikon që të kthehet në jetë pothuajse 20 vite nga rrëzimi. Qe pikërisht në prillin e 1998 që Good Friday Agreement rregulloi në mënyrë të dakordësuar raportet midis Londrës dhe Irlandës së Veriut, marrëveshje më pas e ratifikuar me një modifikim të njëkohshëm kushtetues nga Parlamenti i Republikës së Irlandës: kufiri midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës qysh atëhere ka ndryshuar rrënjësisht.
Çështja futet në kontekstin e traktativave lidhur me divorcin midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Europian. Negociatat mezi arrijnë që të bëjnë rrugë, pasi asnjëra nga palët e përfshira nuk e pranon një zgjidhje kompromisi. Gjëja e vetme e sigurtë është se këtë vijë ndarëse, tashmë e bërë thuajse e padukshme falë bashkimit doganor dhe dhe tregut të përbashkët, nuk e do asnjeri nga irlandezët. Theresa May, kryeministrja britanike, përqëndrohet mbi çështjen politike Londër – Bruksel dhe anashkalon dimensionin lokal Londër – Belfast. Sipas një sondazhi të kohëve të fundit të BBC-së, më pak se gjysma e veriirlandezëve ndjehet britanike dhe shumica preferon të quhet irlandez apo europian. Midis tyre, më shumë se një e katërta thekson se vendimi i Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian e ka bërë më të mundshme një votë të tyre në favor të një Irlande të bashkuar.
Nga ana tjetër, përvoja e drejtpërdrejtë ka qenë shumë instruktuese: pas dekada trazirash (të shpërthyera më 1968 në Ulster të Irlandës së Veriut midis pakicës katolike unioniste dhe shumicës protestante nacionaliste, e dëshiruar që të qëndronte në Mbretërinë e Bashkuar), nga viti 1998 është sikur ky kufi të mos ekzistonte edhe për shkak të shtëpisë së përbashkët europiane.
Referendumi që ka çuar tek Brexit i ka ndryshuar letrat në tryezë. Marsin e kaluar është arritur në një marrëveshje të pjesshme, që parasheh qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar në Bashkimin Europian deri më 29 mars 2019 dhe një periudhë tranzicionit deri më 31 dhjetor 2020, pas së cilës do të ndodhë dalja efektive dhe e plotë. Në tekstin ligjor të dakordësimit midis Londrës dhe Brukselit për diskutimin kufitar flitet për “backstop plan”, një plan sigurie 1 vjeçar për menaxhimin e kufirit. Plani parasheh që Irlanda e Veriut do t’u nënshtrohet rregullave të Bashkimit Europian, por për shkak të integritetit kushtetuës të Mbretërisë së Bashkuar kjo do të vlejë edhe për të gjithë territorin. Në thelb, Irlanda e Veriut do të vazhdojë të jetë pjesë e tregut të përbashkët dhe e bashkimit doganor (sipas një zgjidhjeje tranzitore teorikisht e kufizuar në vetëm një vit, por me aplikim të zgjatshëm) nëqoftëse nuk do të gjenden zgjidhje të reja, me mundësinë që e përkohshmja të transformohet në të përhershme, siç ka ndodhur për marrëveshjen akoma në fuqi midis Norvegjisë dhe Bashkimit Europian të nënshkruar në 1994.
Nëqoftëse do të mbizotërojë propozimi “hard border” i Theresa May, midis Irlandës së Veriut dhe Republikës së Irlandës do të ktheheheshin infrastrukturat paraekzistuese vitit ’98. Një rikthim në të kaluarën më shumë sesa një vështrim drejt së ardhmes.

Kufiri midis Sllovenisë dhe Kroacisë
Ka kaluar më 29 qershor 1 vit nga nga vendimi i Gjykatës së Përhershme të Arbitrazhit (CPA) të Hagës, që teorikisht do të duhej t’i jepej fund grindjes për kufirin tokësor e detar midis Sllovenisë e Kroacisë. Një debat që shtyhet nga shpalljet e pavarësisë së të dyja vendeve, kur Komisioni i Arbitrazhit të Konferencës mbi Jugosllavinë, i kryesuar nga nga juristi francez Robert Badinter, midis viteve 1991 e 1993 formuloi 15 këshilla lidhur me temat më të mëdha juridike që qenë krijuar më shpërbërjen e vendit. Komisioni Badinter vendosi që kufijtë midis shteteve të pavarura duhej të ishin ato të republikave të vjetra jugosllave dhe kufijtë midis shteteve të pavarura do të mund të ndryshoheshin vetëm me marrëveshje të konkluduara vullnetarisht, ndërsa kufijtë e vjetër do të ruheshin nga e drejta ndërkombëtare.
Për asgjë nuk kanë shërbyer marrëveshjet e ndryshme lidhur me trafikun transkufitar për të lehtësuar kalimin për banorët e këtyre zonave. Në mënyrë të veçantë, situata e kufirit detar është bërë çështje e së drejtës ndërkombëtare,, përveçse strategjike, pasi në lojë për Slloveninë është mundësia e një aksesi të drejtpërdrejtë në ujërat ndërkombëtarë. Përpara shpërbërjes së Jugosllavisë nuk ekzistonin kufij detarë midis republikave federale, kështu që nuk kishte as midis Sllovenisë dhe Kroacisë. Në vitin 1993 Parlamenti i Lubjanës miratoi një memorandum që përshkruante aksesin në det të hapur nëpërmjet Gjirit të Piranit, tërësisht slloven, ndërsa Zagrebi këmbëngulte që kufiri detar të kalonte nëpërmjet mesit të gjirit.
Pas tentativash të shumta të përfunduara në asgjë për gjetjen e një marrëveshjeje bilaterale, edhe vendimi i CPA-së duket i destinuar që të vazhdojë në rrugën e mossuksesit. Vendimi përcakton se kufiri tokësor midis Sllovenisë e Kroacisë ndjek rrjedhën e Lumit Dragogna, ashtu siç sanksionohet nga kufijtë e kristalizuar në qershorin e vitit 1991 në momentin e pavarësisë sllovene, për yë përfunduar në mes të Kanalit të Shën Odorikut. Nga njëra anë, nëqoftëse ky kufi ndjek një rrjedhë natyrale në tokë, në det bëhet shumë më kompleks. Në fakt, gjykatësit e CPA-së kanë imponuar një linjë që nga derdhja e Dragogna arrin Gjirin e Piranit, që për ¾ i takon Sllovenisë, të cilës i lejon një korridor të gjatë 2.5 milje detare. Kjo do t’u mundësonte anijeve sllovene që të arrijnë ujërat ndërkombëtare pa kaluar nëpër ato kroate.
Kroacia ka thënë se nuk e ka ndërmend ta respektojë vendimin. Qysh në verën e vitit 2015 Zagrebi e kishte braktisur procedurën e arbitrazhit pas një rrjedhjeje lajmesh se kishte zbuluar kontakte midis një gjykatësi anëtar i gjykatës dhe një përfaqësuesi të qeverisë sllovene. Nga ana e saj, Sllovenia bën apel për respektimin e së drejtës ndërkombëtare dhe Komisionit Europian për të bërë zbatohet vendimi i CPA-së, që ka një rëndësi strategjike për Portin e Capodistria.

Kufiri midis dy Qiprove
Kapitulli që ka të bëjë me Qipron është më paradoksali midis këtyre të treve të marrë në konsideratë. Në fakt, ishulli mesdhetar përfaqëson zonën e vetme kushinetë të mbikëqyrur nga Kombet e Bashkuara në territorin e Bashkimit Europian: organizata ndërkombëtare par excellance regjistron misionin e saj më jetëgjatë pikërisht në territorin europian, të cilin e konsiderojmë sinonim të paqes, stabilitetit dhe begatisë.
180 kilometrat e territorit të çmilitarizuar që shërbejnë për të mbajtur larg uniformat e republikës greko – qipriotë, e njohur ndërkombëtarisht dhe vend anëtar i Bashkimit Europian, nga ato të entitetit turko – qipriot në veri janë tashmë një botë më vete. Situata e tensionit dhe nganjëherë me konflikt të armatosur është artikuluar në faza të ndryshme duke filluar nga viti 1963 dhe vjen, e pazgjidhur, deri në ditët tona me një ndarje de facto që i mban trupat ushtarake turke të gatshme për një konfrontim me ato të një shteti europian dhe të ndara vetëm nga një mision të helmetave blu të Kombeve të Bashkuara.
Në letër, misioni i Kombeve të Bashkuara duhet të garantojë respektimin e armëpushimit në pritje që politika të arrijë ta zgjidhë çështjen. Nga njëra anë është e vërtetë se në ishull nuk qëllohet më asnjë e shtënë qysh nga viti 1974, viti i pushtimt turk që rrëzoi Arqipeshkëvin greko – ortodoks Makarios, por nga ana tjetër pikërish prania masive e ushtrisë turke dhe çështjet e shumta të pazgjidhura do ta bënin të rrezikshëm një hap prapa të misionit ndërkombëtar.
Viti i mbarë në kontinentin europian është 2018, por akrepat duket se kanë mbetur në vitet ’60 dhe tensionet nuk duken të destinuara që të gjejnë shpejt një zgjidhje.

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Funksioni taktik i Italisë për Shtetet e Bashkuara

Pas fitores së Movimento 5 Stelle dhe të Lega në zgjedhjet parlamentare të marsit, mediat kryesore kanë evokuar «fundin e një ere» për politikën italiane. Nuk është se suksesi ishte i papritur. Politika tradicionale kishte humbur terren pranë një elektorati, elitat e të cilit kishin bërë shumë pak për të përballuar problemet e përditshme të njerëzve. Më keq akoma, partitë e mëdha kishin përfunduar duke u treguar si të paafta për zgjidhjen e problemeve, por edhe si vetë problem. Një skenar i ngjashëm me zgjedhjet presidenciale të 2016 në Shtetet e Bashkuara, në të cilat Donald Trump ka fituar pse ka qenë në gjendje që të kapë hendekun në rritje midis klasës drejtuese dhe një fete të mirë të votuesve amerikanë.
Megjithatë, faktorët që shkaktojnë ndryshime politike nuk është se domosdoshmërisht shkaktojnë të tjerë të markës gjeopolitike. Deri më tani, presidenca Trump qëndron për ta demonstruar. Marrëdhëniet e Shteteve të Bashkuara me botën janë të përcaktuara nga interesi kombëtar amerikan. Ato me Italinë janë të fiksuar nga imperativët gjeopolitike të të dyja vendeve, jo nga ndryshimet respective politike. imperative Italian është që të ruajë një nivel të mjaftueshëm uniteti midis rajoneve të veta për të parandaluar shpërbërjen, duke ruajtur ndërkohë një shkallë të caktuar kontrolli mbi territoret mesdhetare për të shmangur rrezikun e një pushtimi. Në këtë optikë, Roma ka përdorur përkatësinë e saj në Bashkimin Europian dhe në NATO për të balancuar presionet e brendshme e të jashtme. Më të parën funksionale në përballimin e problemeve të natyrës socioekonomike dhe të dytën për të menaxhuar kërcënimet ndaj sigurisë të ardhura nga brigjet e Afrikës Veriore.
Roli i Italisë në çështjet euroamerikane ia fikson rëndësitë në sytë e Uashingtonit. Duke qenë qasja e Shteteve të Bashkuara ndaj Europës e përqëndruar mbi sigurinë, marrëdhëniet midis Romës dhe Brukselit vlejnë në masën që lejojnë të kapen frakturat e Bashkimit Europian, që nga ana e tyre derdhen mbi NATO-n, shtyllë e pranisë amerikane në kontinentn. Në të njëjtën kohë, idetë që emetohen nga Italia – domethënë nga politikat dhe nga prononcimet zyrtare, pse jo edhe nga gjestikulacionet e botës politike – mbi mbi mënurën me të cilën Bashkimi Europian duhet të përballojë krizën ukrainase dhe migratore janë indikatorë të dobishëm për të kuptuar sesi Roma pozicionet në brendësi të Aleancës Atlantike.

Diskutimi më i rëndësishëm aktualisht në zhvillim midis Italisë dhe Brukselit është me natyrë socio – ekonomike. Vendi është ende duke e marrë veten nga kriza e shpërthyer në 2008: PBB-ja vazhdon të rrijë në vend, papunësia të jetë e lartë – sidomos midis të rinjve – dhe sektori banker të vuajë, anipse numri i kredive të këqija është zvogëluar gjatë 5 viteve të fundit. Italia e ka ndërtuar strategjinë e saj mbi premisën se është “too big to fail”. Duke qenë ekonomia e tretë e Bashkimit Europian, Roma është mbështetur mbi faktin që autoritetet brukselase do t’i vinin gjithmonë në ndihmë. Veç të tjerash, as pa imponuar shumë rregulla që do ta pengonin të ruante të paprekur mënyrën e saj e të menaxhuarit të gjësë publike.
Jo rastësisht, Italia i refuzon kërkesat e jashtme për t’i shkkurtuar më tej shpenzimet, duke i perceptuar problemet e saj sociale si akoma të vogla sa për të shkuar tek gërshëra. Por ndërkohë negocion në mënyrë konstante me Bashkimin Europian mbrojtjen e sektorit banker. Për shembull, ka rënë dakord me Brukselin dhe Bankën Qendrore Europiane për të shpëtuar disa institute kreditimi duke mos zbatuar rregullat e vendosura nga kjo e fundit në këtë aspekt. Megjithatë, marrëveshje të ngjashme demonstrojnë sesa joefikase mund të jetë BQE-ja. Bile edhe sa lideri faktik i Bashkimit Europian – Gjermania – nuk është vërtet në gjendje që ta imponojë vullnetin e tij mbi Eurozonën, duke qenë e detyruar që të negociojë çdo herë që stabiliteti i monedhës së përbashkët vihet në diskutim. Italia përfiton nga këto procese negociuese, që e ndihmojnë të gjejë zgjidhje më të përshtatshme ndaj problemeve të saj specifike.
Por ka dosje në të cilat negociatat nuk duhen shumë. E para nga të gjitha ajo e krizës së refugjatëve, me Italinë e zhgënjyer nga përparimet e pakta e Bashkimit Europian lidhur me çështjen. Roma e ka mbështetur Berlinin në tentativën e këtij të fundit për të gjetur një zgjidhje që t’i përfshinte të gjithë shtetet anëtarë. Pa sukses, pasi çështja e emigracionit nuk ka për europianët e Lindjes të njëjtën rëndësi që ka ajo pë rata të Perëndimit. Edhe pse shumica dërrmuese e refugjatëve bën kërkesë për azil në vendet perëndimore dhe aya lindorë nuk shikojnë pse duhet të ndajnë barrën e një problemi që nuk u takon. Anasjelltas, Perëndimi nuk ndaj vizionin e Lindjes lidhur me politikën e Bashkimit Europian kundrejt Rusisë. Italia nuk do t’i rinovojë sanksionet ndaj kësaj të fundit, për arësye kryesisht tregëtare dhe strategjike. Në ndryshim nga vende si Rumania dhe Polonia, nuk ndjehet e kërcënuar nga Moska dhe, në ndryshim nga Gjermania, nuk është e interesuar në zonat që Kremlini i percepton si zonat e tij të influencës. Veç kësaj, Rusia është një destnacion i rëndësishëm për eksportin italian, nga ajo vjen rreth 30% e gazit natyror dhe kompanitë energjitike e të dyja vendeve operojnë bashkë në disa projekte nëpër botë.

Rrallë interesat strategjike të Romës dhe Moskës konfliktuojnë njëra me tjetrën. Italia është e preokupuar nga paqëndrueshmëria e Libisë, nga e cila vijnë valë masive refugjatësh që përplasen mbi brigjet e gadishullit. Duke pasur parasysh edhe nevojën e saj energjitike, Roma shpreson që ta mbajë në sferën e saj të influencës vendin veriafrikan, i pasur me hidrokarbure. Për këtë arësye mbështet traktativat e Kombeve të Bashkuara midis fraksioneve ndërluftuese libiane dhe kërkon që t’i çlirojë çdo herë që vihen në ngërç. Italia do të donte që edhe Rusia t’ia ofronte mbështetjen e saj procesit negociues, për shkak të interesave të saj në Afrikën veriore dhe sidomos të marrëdhënieve të saj të ngushta me Libinë. Por për Moskën stabilizimi i rajonit, aq më pak reduktimi i flukseve migratore, nuk është prioritet. Nëse, do të pëlqente ta zgjeronte aksesin e saj në Mesdhe dhe të vendoste një prani në një sferë të konsoliduar influence europiane, duke reduktuar kështu lirinë e manovrës ushtarake e Shteteve të Bashkuara. Por, për momentin, për rusët Afrika Veriore mbetet thjesht një mundësi ekonomike, një vend ku të shesin armë dhe të lidhin partneritete në kuadrin energjitik.
Për Rusinë është shumë më e rëndësishme që të rifitojë influencë në Ukrainë dhe të ruajë kontrollin mbi zonat kushinetë në lindje. Nga ana e tyre, Shtetet e Bashkuara duan që ta pengojë të avancojë në Europë dhe, për t’ia arritur, mbështesin forcimin e Intermariumit, linjës së frenimit që shkon nga Balltiku deri në Detin e Zi. Dhe ndërsa vazhdon me intensitet të ulët konflikti në Ukrainën lindore, Uashingtoni negocion me Bashkimin Europian ruajtjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Italisë i janë bërë presione me qëllim që të akordohej me pozicionet zyrtare euroamerikane, por vazhdon që të predikojë maturi dhe moderim në marrjen e pasave ndëshkuese. Gjithsesi, bëhet fjalë për një çështje tej kontrollit të Romës.
Në Uashington deklaratat diplomatike e ardhura nga Roma apo nga çdo kryeqytet tjetër i Bashkimit Europian lexohen vetëm nëpërmjet prizmit të fragmentimit të mundshëm të Bashkimit Europian dhe të impaktit ndaj kohezionit të NATO-s. Vështrimi amerikan mbi Europë kufizohet në konsiderata sigurie, ndërsa kuptueshëm marrëdhëniet midis fuqive të ndryshme kontinentale bazohen mbi faktorë të tjerë dhe më kompleksë. Për shembull, Shtetet e Bashkuara kanë dhënë premtimin e mbrojtjes së Europës Lindore, nga vendet balltike tek Rumania, në kuadrin e strategjisë së frenimit të Rusisë. Kurse një vend si Gjermania i mbështet raportet e veta me Europën Qendro – Lindore edhe në bazë të interesave ekonomike, të normave të Bashkimit të Europian dhe të opinioneve politike që distancojnë Berlinin nga Varshava, Bukureshti apo Budapesti. Nga manifestimet diplomatike mbi politikën e Bashkimit Europian ndaj Rusisë, Uashingtoni kërkon të kuptojë se cilat vende europiane janë në favor të axhendës së tij, cilat mund të alokojnë resurse ushtarake në eventualitetin që ana lindore e NATO-s të mbrohet dhe cilat nuk do të donin të kishin të bënin me gjithë këtë.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm për Shtetet e Bashkuara janë pasojat potenciale e fluksit të refugjatëve nga Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore mbi kapacitetet e organizatave terrorisye në nivel global – jo vetëm europian. Uashingtoni është shumë i goditur nga fakti që vendet e Kontinentit të Vjetër nuk kanë arritur të koordinohen dhe të dislokojnë forcat e nevojshme për të patrulluar Mesdheun. Ky dështim flet shumë për përgatitjen e europianëve për ta marrë mbi vete në mënyrë koherente sigurinë e tyre, domethënë që përfshin një planifikim dhe ekzekutim të saktë. Veç të tjerash, kur anëtarët e Bashkimit Europian i kanë kërkuar NATO-s që të merret me disa aspekte të krizës migratore, Uashingtoni është ndjerë i prekur. Aleanca Atlantike ka caktuar edhe ndonjë anije, por amerikanët e shikojnë me preokupim ekosistemin kaotik gjeopolitik që ua ka pamundësuar europianëve marrjen e masave efikase lidhur me një çështje kaq urgjente për sigurinë e kontinentit.
Problemi është se fragmentimi i Bashkimit Europian dhe procesi i tij allasoj vendimmarrës po kanë një impact ndaj NATO-s. Gjatë Luftës së Ftohtë, misioni ishte i thjeshtë dhe konsensusi politik nuk mungonte. Pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, Aleanca kishte humbur qëllim, duke u kufizuar kryesisht që të mbështeste impenjimet jashtë zone të Shteteve të bashkuara dhe të integronte vendet e Europës Lindore. Por tani problemi i koordinimit euroamerikan është bërë i rëndësishëm me rishfaqjen e fuqisë ruse dhe problemeve të shkaktuara nga kriza e refugjatëve, që shkojnë nga ndalimi detar tek politikat e antiterrorizmit. Amerikanë dhe europianë duhet të përballojnë problemet e NATO-s e të Bashkimit Europian dhe duhet ta bëjnë sëbashku. Nocioni i një aleance transatlantike mbetet një prej themeleve konceptualë të politikave të mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht vullnetit të tyre për të kryer operacione unilaterale. Reziston supozimi që, në rrethana ekstreme, e gjithë NATO do të veprojë bashkë. Në Irak, Uashingtoni nuk është mbështetur mbi Aleancën Atlantike, por mbi një koalicion vullnetarësh. Britanikët ishin, por tani që po dalin nga Bashkimi Europian, amerikanët frikësohen se mos dobësimi i marrëdhënieve midis dy brigjeve të Lamanshit do të krijojë vështirësi edhe në NATO.
Shpesh harrohet se Shtetet e Bashkuara kanë qenë patroni i parë i madh i integrimit europian, duke e konsideruar qysh nga fillimi pjesë të Planit Marshall. Por sot përçarjet e Kontinentit të Vjetër janë reale. Kështu, për Uashingtonin është e rëndësishme të kuptojë sesi, për shembull, Italia dhe Gjermania divergjojnë për çështje financiare dhe për të ardhmen e bashkimit banker. Ashtu siç është e rëndësishme të kapen diferencat mbi dosjen ruse midis Romës dhe, për shembull, Bukureshtit. Frika më e madhe e Shteteve të Bashkuara është që marrëdhëniet transatlantike që përkufizojnë strategjinë amerikane të shemben nën goditjet e copëzimit europian. Ja pse e vëzhgojnë Italinë – dhe vendet e tjera të kontinentit – për të kuptuar nëse interesat e aleatëve përputhen dhe ku divergjojnë.
(Antonia Colibasanu është Senior Analyst dhe Director for Strategic Relations tek Geopolitical Futures)

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Denoncimi i Berishës: Narkoshteti drejt falimentimit! 2 muaj pa likujdimet e pagave, rrezikohen edhe pensionet

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një nënpunësi i cili ngre alarmin për zbrazjen e arkës së shteti. Sipas tij, shteti nuk ka më lekë, u bënë 2 muaj që ka problem me likujdimet e pagave, paga e lejeve teë lindjeve të qershorit akoma nuk është paguar. Ai shkruan më tej se në muajin gusht rrezikohet edhe pagesa për pensionet.
Postimi i Berishës në Facebook
Lexoni mesazhin e nenpunesit dixhital. sb
“Pershendetje dr., shteti nuk ka me leke, u be 2 muaj qe ka problem me likujdimet e pagave, paga e lejeve te lindjeve te qershorit akoma nuk eshte paguar. Muajin gusht ka rrezik s’do paguajne as pensionet. kjo eshte gjenjda alarmante. Ttimet kane dale ne terren te mbledhin sa me shume. KM ka vene gjoba bizneseve ne vlera 1mn dollar qe te dale nga kjo krize. Ne muajin shtator falimentojne 2 kompani te medha, demi do jete rreth 5,000 te papune.
Bankat kane 3 muaj qe e dine dhe nuk japin kredi dhe as gje”.

Rama i shton tarifën biznesit që të fitojë vëlla Olsi, PD deklaron anullimin e koncesionit me ligjin Antiamfia

Edi Rama i ka dhënë të vëllait monopolin e kontrollit të tregut të bixhozit, duke fituar miliona euro nga numri i lartë i pikave të basteve, që janë 4 fishuar në 4 vjet. Tarifa që pikat e basteve do të paguajnë për mirëmbajtjen me hyrjen në fuqi të ligjit nuk do t’i shkojë buxhetit, por kompanisë së vëllait të kryeministrit. Ligji ul taksat për bixhozin nga 25 përqind që ishte në 2013-ën, në 15 përqind. Ligji antimafia i PD do të anullojë çdo konçesion korruptiv.
Deklarata e Jorida Tabakut
Katërfishimi i pikave të basteve në Shqipëri nuk është thjesht një marrëzi e Edi Ramës, por është një plan korruptiv i mirëmenduar për t’i dhënë të vëllait, Olsi Rama, miliona euro fitime nëpërmjet konçesionit të mbikqyrjes së lojrave të fatit.
Në shkelje të çdo ligji, kontrata e konçesionit nuk është bërë asnjëherë publike dhe Ministria e Financave vazhdon të fshehë sesa do ta rëndojë buxhetin ulja e taksave për bixhozin.
Ajo që dihet deri tani është se me ligjin e vitit 2015, Edi Rama detyron pikat e basteve të bëjnë pagesën e mirëmbajtjes së sistemit jo në shtet, por tek kompania konçesionare.
Kjo do të thotë se sa më shumë pika bastesh të operojnë në Shqipëri, aq më i madh është fitimi i kompanisë konçesionare që, zyrtarisht, operon në emër të ortakut të vëllait të kryeministrit. Kjo është arsyeja pse në treg, në vitin 2013 ishin 928 pika bastesh dhe 4 vjet pas ardhjes në pushtet të Edi Ramës, pikat e basteve janë katerfishuar, duke numëruar 4230 pika bastesh.

Edi Rama që, dikur përbetohej për mbylljen e pikave të basteve dhe mashtronte shqiptarët se ishte kundër bixhozit, e ka përdorur pushtetin për t’i dhënë të vëllait monopolin e tregut të bixhozit.
Nga njëra anë ligji përcakton se asnjë qindarkë nga tarifa e mirëmbajtjes së pikave të basteve nuk shkon në buxhetin e shtetit dhe nuk përdoret për interes publik, por mbush me miliona euro llogarinë e vëllait të kryeministrit.
Nga ana tjetër, ligji i jep Olsi Ramës monopolin e mbikqyrjes dhe kontrollit të tregut të bixhozit, duke e dhënë me konçesion shërbimin tek një kompani e vetme, e cila, sipas ligjit korruptiv të vitit 2015 do ta ketë këtë të drejtë për 30 vjet.
Ky është momenti i duhur për të sjellë në vëmendje se me ligjin e 2015-ës për llojrat e fatit, Edi Rama jo vetëm nuk i largoi pikat e bixhozit nga qytetet dhe nga shkollat, por u uli atyre taksat në mënyrë të ndjeshme.
Kur ligji të hyjë në fuqi në 1 janar 2019, tatimi mbi fitimin e biznesit të bixhozit nuk do të jetë më 25 përqind, por gati është përgjysmuar, në 15 përqind.
Edi Rama po e shtyn prej 3 vjetësh hyrjen në fuqi të zbatimit të ligjit për t’i dhënë mundësi bixhozit dhe pikave të basteve të zgjerohen dhe, në këtë mënyrë, kompanisë konçesionare të të vëllait, t’i shtohet fitimi.
Partia Demokratike është e vendosur të anullojë çdo ligj selektiv, çdo konçesion që është monopol dhe çdo favorizim nga ata që sot qeverisin me krimin e organizuar dhe po pastrojnë paratë në ekonomi.
Rishikimi i ligjit antimafia do të sigurojë që çdo qindarkë e krimit të organizuar dhe korrupsionit të kthehet në ekonomi.