11.1 C
Tirana
E shtunë, 17 Maj, 2025

Emigrantët: Të vish për pushime në Atdhe është një tmerr i vërtetë!

Fotot tregojnë qartë se si emigrantët që vijnë për të kaluar pushimet në Atdhe kalojnë një tmerr të vërtetë nëpër dogana.
Fotografitë më janë nisur për t’i publikuar me lejen e zonjave që janë në foto.
Për emigrantët, por jo vetëm për çdo qytetar apo turist i huaj, rrugëtimi për në vendin tonë është bërë një tmerr i vërtetë.
Qytetarët shqiptarë nuk rrugetojne vetem per pushime, por dhe per probleme te tjera per c’ka jemi njerez, per familjaret, disa per gezime e disa per hidherime duke dhene lamtumiren e fundit njerezve tane te dashur, kuptohet qe sa here vemi me lot dhe kthehemi me lot ne sy, pasi malli per vendin tone eshte i madh.
Per emigrantet udhetimi eshte bere nje tmerr i vertete, veçanerisht per ata qe udhetojne me kompanite e autobusave, pa akuzuar asnje kompani, por problemi qendron me vonesat ne dogane, e kur keto vonesa behen ne token shqipetare, atehere kthehet ne nje efialt te vertete.
Pritja me ore te tera ne radhe te medha si ne dimer apo ne vere, ku dimri dhe mbase durohet pasi marin masa me te veshur, por vera ne rreze te diellit ne kulmin e vapes eshte e paimagjinuar dhe teper skandaloze, eshte kthyer ne nje problem teper serioz qe kerkon zgjidhje.
Ne rastin konkret zonjat kane pritur per 3 ore rrjeshte per te kryer proçeduren e vulosjes se pashaportave dhe kontrollit te valixheve.
-Nuk llogaritet ne jane nena me femije apo shtatezena.
-Nuk llogaritet ne jane njerez te moshuar.
-Nuk llogaritet ne jane njerez te bere operacione apo te semure.

-Nuk llogaritet ndenja ne kembe.
-Me kryesoria eshte qe nuk llogaritet personaliteti njerezor, duke i ulur njerezit poshte e larte me bagazhet e tyre, ne rreze te diellit gjate proçesit te vulosies te pashaportave dhe kontrollit te bagazheve (ne token Shqipetare).
Kemi shume raste qe sherbimin nga ana e doganes greke eshte shume me i saktë.
Pa permendur raste te tjera qe abuzojne drejteperdrejte me rregulloret perkatese ligjore institucinale, si raste qe nga sportelet jepen leke ne dore per nje dokument qe mund te mungoje fare te thjeshte, te mbajne peng deri sa tju japesh euro!!
Eshte nje situate qe te vjen turp per njerezimin, qe ne keto momente teknologjia dhe zhvillimi tersor, parelalishte ka mare nje kordinim me njerezit, nga ana tjeter cenohet personaliteti dhe integriteti i emigrantit, qe jane force e pare ne ecurine e ekonomise Shqipetare, ku te gjitha keto udhetime behen nepermjet kompanive te ndryshme, ku nenkuptohet qe shteti dhe institucioni perkates mer taksen.
Ku nepermjet ketyre taksave shteti Shqipetar duhet me patjeter te permisoje kushtet dhe sherbimet perkatese, ndaj qytetareve dhe turisteve te huaj.
Disa pika nder me kryesoret jane:
1- Dogana Shqipetare te ndertoje nje streh te mbuluar, me kushte minimale, ku njerezit mos te lagen nga shiu apo te kapen nga rrezet e forta te diellit dhe disa stola per tu ulur njerez te moshuar, femije apo te semure.
2- Te instalohet sistemi Skaner, per mos te patur vonesa per kontrollin e bagazheve.

3- Te shtohen sportelet e sherbimit, sidomos ne rastet e fluksit te emigranteve ne raste( festash apo pushimeve verore).
4- Prioritet tu jepet autobuzeve me pasagjer dhe jo makinave te tonazheve te medha te transportit.
Pra keta jane disa pika nder me elementaret qe duhen bere me patjeter.
Çeshtja eshte shume e rendesisheme, ne radhe te pare i behet nje dem i madh turizmit shqipetar, pasi shume turista te huaj vijne nga Greqia per ne Shqiperi, por nese keta takojne nje tmerr ne dogane, atehere demet jane te konsiderueshme per vendin tone.
Udhetimet sot behen ne saj te kordinimit te sakte te orareve me linja Online si me avjon apo me traget, tren etj.
Ne rastin konkret zonja me pershkruan ne fjale rastin e nje gruaje shtatezen ne muajin e 7-8 qe rrinte me ankethin qe do te humbete avjonin e pasdites qe kishte prere bileten per ne Rodhos.
Nuk eshte e çuditsheme qe kjo zonje nga ankthi te linde ne autobuz, u shprehen njerezit.
Pra per mos te humbur avjonin, gruaja shtatezene u detyrua qe nga Elefsina te paguaj taksi…pra vonesat ne dogane sjellin keto pasoja.
Sikur ti ndodh ndonje turisti te huaj,… çfare ndodhe me turizmin ne vendin tone?
Pra asnje gje nuk shikohet ne rregull qe ne kendveshtrimin e pare…!
Qe te futesh ne Europe duhet te krijosh kushtet e nevojsheme, pasi jemi shume te vonuar dhe masat duhen mare ne kohe!!

Te gjithe kane pergjegjesite e tyre, mbase te gjithe qeverite qe kane qeverisur por qeveria aktuale ka plot 5 vite qe nuk ben asgje ne kete drejtim.
Nuk ka arsye qe ne dogana te vonohen njerezit nga 3 ore ne rreze te diellit dhe reshjet e shiut.
Keto lloj gjerash duhet te marin fund njehere e mire.
Ka ardhur koha te respektojme njerezit dhe vendin tone!!
Cdo institucion te bej punen e saj te saket ashtu siç duhet bere, duke dhene zgjidhje dhe sherbimin e duhur ne kohe pa vonesa, por jo vetem, te vleresojme dhe respektojme personalitetin e qytetarit dhe turistit te huaj.
Te vleresohen bashkeatdhetaret tane qe jane e do mbeten investitoret me te medhenje te vendit.
Jemi njerez te qyteteruar dhe duhen permisuar te gjitha kushtet pasi jetojme ne shekullin e XXI.
Koha primitive ka ikur, teknologjia eshte e perparuar, ndaj ne cdo lloje menyre duhet te funksionojme dhe te jemi korrekt per nje shoqeri te zhvilluar!!
“”Jane nje sere problemesh qe kane te bejne me sistemin doganor si atij Shqipetar ashtu dhe Grek, ku qytetaret tane perballen cdo dite me raste nga me te ndryshmet duke i kthyer mbrapsh dhe duke i solleratur pa vend.
Kjo eshte nje teme qe duhet diskutuar me gjate, nga te gjithe organizatat tona ne Greqi””!!
Fatmir Gjoci,
Kryetari i PD për emigrantët në Greqi

Rama deklaron se fitoi 80 milionë lekë nga shitja e zhgarravinave!

Shumëkush i konsideron “zhgarravina në fletore” vizatimet e kryeministrit Edi Rama, të cilat ai i konsideron art të punuar gjatë mbledhjeve qeveritare dhe takimeve të tjera zyrtare. Por, mesa duket, ka njerëz të cilët e vlerësojnë “artin” e tij dhe janë treguar të gatshëm të paguajnë plot 80 milionë lekë në tre vitet e fundit për t’i blerë e për t’i bërë pjesë të koleksionit të tyre.
Të paktën, kështu ka vetëdeklaruar Edi Rama në formularët e pasurisë, dorëzuar pranë Inspektoratit të Lartë të Deklarimit e Kontrollit të Pasurisë dhe Konfliktit të Interesave (ILDKPKI) e të publikuara në portalin “Opendata.al”.
Ajo që konstatohet në formularët e pasurisë është fakti që Edi Rama është shndërruar në shitës të pikturave të tij në kohën kur ka marrë postin e kryeministrit. Më parë, kur ka qenë kryebashkiak i Tiranës, nuk ka deklaruar asnjëherë fitime nga shitja e pikturave e vizatimeve. Mesa duket, kur është bërë kryeministër, biznesmenët kanë kuptuar dellin e tij krijues dhe kanë hapur portofolët e tyre për të blerë “vizatimet në fletore” të Edi Ramës. Ja pra që, kur bëhesh kryeministër, të ndrin edhe fati në shitje pikturash.
Sipas formularëve të pasurisë, Edi Rama deklaron se në vitin 2015 ka krijuar “Të ardhura nga krijimtaria artistike; shitje punë artistike vlera neto me detyrime tatimore të zbritura 2 694 009 (dy milion e gjashtëqind e nëntëdhjetë e katër mijë e nëntë) lekë të reja”.
Një vit më pas, në 2016, kryeministri deklaron në formularët e pasurisë “Të ardhura neto nga krijimtari dhe shitje punë artistike, 1 285 665 lekë”. Në deklaratën e fundit të pasurisë, dorëzuar në mars 2018 për fitimet e krijuara në vitin 2017, Edi Rama deklaron: “Të ardhura neto nga krijimtaria artisktike/shtije e punëve artistike, 3 894 352 Lekë të reja”.
Pra, në total, kryeministri shqiptar, vetëm në 3 vitet e fundit, ka përfituar rreth 80 milionë lekë (të vjetra) vetëm nga vizatimet në
fletore, për të cilat ka hapur edhe një seri ekspozitash në Europë dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zyra e tij e propagandës nuk ka reshtuar së publikuari pamje periodike nga ekspozitat ndërkombëtare me pikturat e vizatimet e

Edi Ramës, duke e paraqitur si një kryeministër artist e vizionar. Por, në asnjë rast, nuk janë publikuar shpenzimet e realizuara për hapjen e këtyre ekspozitave dhe, për më tepër, as se kush i ka kryer shpenzimet.
Ajo që kuptohet lehtësisht është fakti që shpenzimet e ekspozitave nuk janë mbuluar nga të ardhurat personale të Edi Ramës. Nëse do të ishte kështu, shumat e shpenzuara nga portofoli i kryeministrit do të duhej të deklaroheshin në formularët e pasurisë.
Atëherë, dy janë mundësitë: ose shpenzimet e ekspozitave ndërkombëtare të Edi Ramës janë mbuluar nga fondet publike, gjë e cila përbën një shkelje flagrante të ligjit buxhetor, pasi harxhohen para të qytetarëve për trillet personale të Edi Ramës; ose janë shpenzime të mbuluara nga biznesmenët, të cilët, janë të detyruar edhe të blejnë vizatimet e tij, në këmbim të ndonjë tenderi “mirënjohës” nga ana e kryeministrit.
Sa u përket vlerave artistike të vizatimeve mbi fletore të Edi Ramës, asnjë kritik shqiptar nuk ka guximin, të paktën gjatë qeverisjes së tij, që të japë një vlerësim realist. Por, një vlerësim të tillë e kanë dhënë gazetarët zviceranë Alexxa Gotthardt dhe kolegu i saj Scott Indrisek, të cilët, në një shkrim për “Artsy.net”, në kuadër të Bienales së Venezia, në vitin 2017,
Ata shkruajnë: Në segmentin Giardini, të “Viva Arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një letër muri, me një seri vizatimesh gjeometrike, shumëngjyrëshe, pak si eksperimentet në fletoren e një djali kolegji të talentuar nën efektin e drogës. Për të qenë të sinqertë deri në fund, punimet nuk do të kishin ndonjë rëndësi, sikur të mos ishin bërë nga kryeministri i Shqipërisë, një njeri që u bë i famshëm sepse ngjyrosi pallatet në Tiranë, kur ishte kryetar Bashkie. Një letër muri e ngjashme është përdorur për të dekoruar zyrën e tij në godinën e qeverisë. Vizatimet janë bërë në dokumentet dhe letrat e zyrës së tij, të përzgjedhura gjatë ditës së punës”.
Pra, krtistikët zviceranë, në pak fjalë, dhanë thelbin e kryeministrit-artist dhe lidhjet e tij me biznesin e pikturave. Ato nuk do të kishin asnjë vlerë nëse Edi Rama do të ishte kryeministër-thonë dy gazetarët. Pra, qartësisht, edhe blerësit që kanë arkëtuar 80 milion lekë në portofolin e Edi Ramës nuk e kanë parë atë si artist, por si kryeministër.
inderit.

“Boldnews.al”

Merr zjarr debati politik në Prishtinë, LDK kundër Thaçit: Nuk ka mandat të copëtojë Kosovën

Presidenti Hashim Thaçi në një konferencë për media që po vazhdon ende ka sulmuar LDK’në, e cila sipas tij, në vitin 2014, ka penguar krijimin ushtrisë, ndërkohë që tash nuk po bashkohet në dialogun me Serbinë. Një ditë më herët shefi i grupit parlamentar të LDK’së Avdulla Hotin akuzoi Thaçin se po i bllokon njohjet e Kosovës duke folur për shkëmbim territoresh.
Thaçi në një intervistë për Zërin e Amerikës dje tha se është në gjendje të shkojë pa mbështetjen e opozitës në bisedime duke bërë marrëveshje me Serbinë. Si kundërpërgjigje Thaçi e përmendi mundësinë e mbajtjes së referendumit, ka thënë se ka nisur tashmë iniciativën që Kosova ta ketë të drejtën e referendumit në mënyrë që qytetarët të kenë të drejtën ta thonë fjalën e tyre në referendum për marrëveshjen Kosovë-Serbi, pra kjo në variantin kur dështon ratifikimi i marrëveshjes në Kuvend për shkak të mungesës së votave.
Thaçi ka thënë se dialogu me Serbinë ka filluar tash e dy muaj, duke dalë në kundërshtim me atë liderin e NISMA’s Fatmir Limajn, i cili që prej se ishte në Bruksel po insiston që dialogu s’ka filluar.
Ai ka thënë se nuk do të ndalet në rrugën e bisedimeve.
“Jam i vendosur që këtë betejë që ta çojë deri në fund. Beteja zhvillohet në tavolinë, në negociata” ka thënë ai.
Reagimi i LDK
Deputeti i Lidhjes Demokratike, Ismet Beqiri është përfshirë në debatin e fundit rreth çështjes së korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Beqiri, përmes një statusi në Facebook, ka thënë se deklaratat e tilla janë të rrezikshme për vendin. Ai ka treguar se Hashim Thaçi nuk e ka mbështetjen e LDK’së për ta udhëhequr dialogun me Serbinë në Bruksel.

“Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjetër ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij “sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij”.
Shkrimi i plotë i Beqirit:
Të dashur miq,
Këto ditë po vazhdohet me:
Deklarata plotësisht të papërgjegjshme
Deklarata e intervista kontradiktore
Deklarata e intervista të dëmshme dhe të rrezikshme
Deklarata për”korigjim”kufinjësh,një farsë por me prapavijë të rrezikshme
Deklarata të stilit mbreti jam unë,e ju ndëgjoni e shërbeni…
Por as nuk e ka të drejtën,as mandatin,as ai dhe askush tjeter ta copëtoj Kosovën,ta shkel integritetin dhe sovranitetin e vendit. Askush,as ai nuk mund të luaj me Kushtetutën e vendit… Se këtij”sakica nuk i pret në një vend”,nuk është lajm,por çdo gjë duhet të ketë kufij. Ne jemi Republikë Parlamentare,për rikujtim atij dhe disa sejmenëve të tij.
Sovraniteti,integriteti i vendit është përtej tij,përtej edhe Parlamentit,është i qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Pse gjithë kjo nguti me i ba dëm vendit,me “copëtu”vendin,për këtë nuk bëhet vonë asnjëhere,por duhet ba të kundërtën,mos me dëmtu vendin,sepse ngutia na dërgon në atë drejtim.
Këto dhe shumë”margaritar”na bëjnë edhe më këmbëngulës në qëndrimin tonë edhe si LDK edhe si individ. Ai dhe të tillët përfaqësues tonë në dialogë,me votën tonë,jo faleminderit.

Nedved premton surpriza tek Juventusi

Përfundimisht, operacioni i madh në sinergji me Milanin, është sistemuar: Juventusi ka rikthyer Leonardo Bonuccin në Torino, pas vetëm një viti, ndërsa Gonzalo Higuain dhe Mattia Caldara janë veshur kuqezinj për kënaqësinë e tifozëve dhe Gennaro Gattusos.
Bardhezinjtë duken të vendosur për të krijuar të ashtuquajturin “ekip të menjëhershëm”, ose një ekip të aftë, që tani të luftojë dhe fitojë Champions-in, çka përbën ëndrrën ose maninë që zgjat prej 22 vitesh, kur ata arritën triumfin përfundimtar në këtë kompeticion, pas finales së fituar kundër Ajax.
Në këtë funksion, Juventusi është i etur për t’u përforcuar më tej, për të rritur normën e përgjithshme të cilësisë, një mision që nuk mbaron me blerjen e bujshme të Cristiano Ronaldos. Zv.presidenti i “Zonjës së Vjetër”, Pavel Nedved, uke iu referuar merkatos, ka zbuluar për “Tuttosport”, pas fitores me penallti të miqësores kundër “MLS All Stars”: “Goditjet dhe surprizat nuk kanë mbaruar akoma…”
Ndoshta rekrutimet do të vazhdojnë në mesfushë, ku, përveç të madhit, ish-lojtarit bardhezi, Paul Pogba, vazhdon të ëndërrohet edhe Sergej Milinkoviç-Savic. Edhe presidenti Agnelli është i vendosur për të plotësuar një Juventus shumë konkurrues edhe jashtë Italisë. Në funksion të triumfit në Champions, me sa duket, disa surpriza ende mund të priten…

Inter mbetet “me gisht në gojë”!

Ai që sot nisi të qarkullojë si një lajm në shtypin spanjoll, nesër do të bëhet realitet dhe Arturo Vidal do të udhëtojë për në Barcelonë ku do të kryejë vizitat mjekësore dhe do të prezantohet si mesfushori i ri i klubit katalanas, për të cilin do të paguajnë 30 milionë euro.
Pasi vendosi të largohet nga Bayern Munich, Vidal pritej që brenda javës të firmoste me Inter, pasi kishte dhënë “ok” për rikthimin në Serie A, ku ka qenë pjesë e Juventus deri në vitin 2015, por në bisedime u fut Barcelona dhe dëshira e futbollistit anoi nga ekipi i Ernesto Valverde.
Barcelona gjeti edhe gjuhën e përbashkët me Bayern Munich, që do të marrë 30 milionë euro për 29-vjeçarin, ndërsa menaxheri i tij Fernando Felicevich pranoi se kishte biseduar me Pep Segura, Eric Abidal dhe Ramon Planes, të cilët po punuan për kalimin e Vidal në “Camp Nou”.
Nesër pritet prezantimi i atij që do të zëvendësojë Iniesta dhe Paulinho, që u larguan nga Barcelona gjatë kësaj vere.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditëve që Barcelona “vjedh” një futbollist që po i drejtohet Serie A. Përpara se të “befasonte” Inter për blerjen e Vidal, katalanasit e bërë diçka të tillë edhe duke marrë Malcom nga Bordeaux, pavarësisht se futbollisti kishte arritur një marrëveshje paraprake me Romën.

Zëri i Amerikës pyet Thaçin: A është e vërtetë se keni bërë pakt me Vuçiçin?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se pikëpamja e tij për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nënkupton refuzim të çdo ideje për ndarjen e Kosovës, por përfshinë kërkesën për bashkimin e Preshevës me Kosovën. Në intervistën dhënë korrespondentit tonë në Prishtinë, Leonat Shehu, presidenti Thaçi tha se ideja e tij nuk nënkupton as shkëmbim territoresh, ndërsa korrigjimi i kufijve sipas tij nuk paraqet ndonjë efekt domino për Kosovën apo rajonin.
Zëri i Amerikës: Zoti president, javëve të fundit është hapur debat për mundësinë e ndarjes së Kosovës. Ju keni përjashtuar ndarjen por keni shprehur mundësinë e korrigjimit të kufirit me Serbinë. Çfarë nënkupton korrigjimi?
Presidenti Thaçi: Definitivisht e ritheksoj edhe sot, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nga askush, nuk mund të imponohet ndonjë ndarje e Kosovës, por në të njëjtën kohë ne duhet të jemi të vetëdijshëm që shënimi i kufirit mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë do të ndodhë, apo korrigjimi i kufijve. Çka nënkupton kjo? Kjo nënkupton se ne duhet që definitivisht në procesin e dialogut që do të ndodhë në të ardhmen, të punojmë që së bashku edhe me akterët ndërkombëtarë të vëmë kufirin Kosovë-Serbi. Tani kur në asnjë rrethanë nuk do të ndodhë ndarja dhe e ritheksoj shumë fuqishëm se diçka e tillë as që do të mund të hidhet në tavolinë nga Beogradi, që është një kërkesë e hershme e tyre. Por, ajo që mund të them, në kuadër të korrigjimit të kufijve tani më unë kam pritur në zyrën time përfaqësuesit e luginës së Preshevës të cilët e kanë bërë kërkesën dhe e kanë institucionalizuar në adresë të Kosovës, që të drejtën e tyre të deklaruar në vitin 1992 për t’iu bashkangjitur Kosovës si luginë e Preshevës, është diçka reale ,është një kërkesë e tyre e prezantuar tek unë të cilën definitivisht veç kam vendosur që pas kërkesës së tyre, do ta hedh në tryezën e dialogut në mënyrë që çështja e tyre të zgjidhet njëherë e përgjithmonë. Do të jetë shumë e vështirë, kjo kërkesë e tyre do t’i komplikojë dhe rëndojë edhe më tepër procesin e dialogut dhe arritjen e marrëveshjes përfundimtare, mirëpo ndjejë obligim moral, kombëtar, demokratik, kushtetues dhe ligjor diçka të tillë ta prezantojë në tavolinë.
Zëri i Amerikës: Nëse ju e hidhni në tavolinë çështjen e luginës së Preshevës, a prisni që të njëjtën gjë ta bëj edhe Serbia për veriun e Kosovës?

Presidenti Thaçi: Diçka e tillë ende nuk është dëgjuar nga askush, kërkesa për ndarje është e vazhdueshme jo vetëm në vitet e fundit, por është kërkesë historike e Serbisë,që i takon shekullit të kaluar. Unë e theksoj atë që unë do të ndërmarr, që do të thotë në kuadër të korrigjimit të kufijve, t’i themi shumë qartë jo ndarjes dhe po bashkimit të Preshevës me Kosovën.
Zëri i Amerikës: Si do të mund të ndodh një gjë e tillë?
Presidenti Thaçi: Mendoj se të gjithë janë dëshmitarë që duke punuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë duke punuar me seriozitetin më të lartë për finalizimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, duke punuar me përgjegjësi më të larta kushtetuese, ligjore por edhe vizionin e qëndrueshmërisë së të ardhmes mendoj se marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi do të përmbyllet me njohjen reciproke, që Kosova nuk do të ketë pengesa për t’u anëtarësuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, vlerësoj se vetëm me këtë përfundim do të mund të ketë kuptim ajo marrëveshje. E ritheksoj, do të jetë një proces shumë i rëndë, i vështirë, i dhimbshëm por dua të shpresoj që të jetë fitues me një marrëveshje të balancuar të të dy palëve dhe që një marrëveshje e dyanshme e palëve të përfshira në proces do të jetë e pranueshme edhe për Bashkimin Evropian, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe për NATO-n. Një marrëveshje e vullnetshme e dyanshme e palëve Kosovë-Serbi, do të jetë e parezistueshme në kuptimin e pranueshmërisë edhe prej faktorit ndërkombëtar dhe askush nuk mund dhe nuk do të del kundër.
Zëri i Amerikës: Duke përfshirë këtu edhe nëse mund ndodh edhe shkëmbim territoresh ose diçka të tillë?
Presidenti Thaçi: Unë nuk fola as për shkëmbim as për ndarje. Fola për korrigjim të kufijve dhe në kuadër të këtij procesi mendoj që mund të gjendet zgjidhje nëse ka vullnet të mirë, vullnet të dyanshëm, ka përgjegjësi për të ardhmen. Ne jemi dëshmitar të pozicionit shumë të qartë të Bashkimit Evropian se ata po punojnë për modernizim dhe reformim të BE-së dhe se asnjë vend nuk do të mund të lëviz drejt së ardhmes evropiane pa i kryer obligimet veta dhe tejkalu problemet e ndërsjella. Mendoj se korrigjimi i kufijve dhe e vullnetit të dyanshëm, nuk paraqet ndonjë efekt domino për neve, nuk paraqet hapjen e kutisë së Pandorës, nuk e humb karakterin shumë etnik të Kosovës por e ruan atë karakter dhe se në asnjë rrethanë nuk paraqet luftë, përkundrazi kjo përpjekje dhe ky angazhim paraqet paqe, qëndrueshmëri afatgjatë dhe fqinjësi të mirë në mes dy shteteve Kosovës dhe Serbisë.

Zëri i Amerikës: Zoti president, do të thotë që ideja është që Kosova tani siç është plus lugina e Preshevës?
Presidenti Thaçi: Definitivisht, unë i njoh aspiratat e Beogradit sikurse i njohin edhe të tjerët. Për fat të keq në Kosovë më shumë po flitet për ndarje dhe kërkesën e Beogradit se sa integrimin e Preshevës dhe të drejtës së tyre. Unë mbaj pozicionin se ajo çka është në interesin e shtetit të Kosovës duhet ta shtyjmë përpara dhe të mos sensibilizojnë dhe dominojnë temat e diskutimit idetë e Beogradit në Kosovë siç po ndodhë nga disa individë apo grupe të ndryshme. Prandaj është momenti që të gjithë së bashku; partitë politike, parlamenti, presidenca, qeveria, shoqëria civile, mediat të punojmë që në një periudhë të shkurtër kohore katër deri në gjashtë muaj, definitivisht të arrijmë marrëveshjen përfundimtare, historike në mes të Kosovës e Serbisë që do të nënkuptonte njohjen formale nga Serbia për Kosovën, njohjen reciproke, por edhe të shmangen të gjitha pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Zëri i Amerikës: Përse do të pranonte Serbia një marrëveshje të tillë?
Presidenti Thaçi: Ne duhet të shikojmë kah perspektiva euro-atlantike si Kosovë. Kosova pa marrëveshje me Serbinë definitivisht është e qartë nuk mund të anëtarësohet as në NATO as në Bashkim Evropian. Gjithashtu, Serbia pa marrëveshje me Kosovë nuk do të mund të lëvizë drejt perspektivës evropiane, prandaj unë dua të besoj në udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë që do të dominojë arsyeja dhe përgjegjësia e frymës dhe shpirtit evropian mbi ngatërresat lokale që i takojnë shekullit të kaluar.
Zëri i Amerikës: Zoti president, a e keni mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, posaçërisht të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për idenë tuaj për korrigjim të kufijve?
Presidenti Thaçi: Unë mendoj që, dhe e them me përgjegjësi të lartë se një marrëveshje lokale Kosovë-Serbi, një marrëveshje e vullnetit të mirë e dyanshme e pranueshme nga të dyja palët definitivisht nënkupton që askush nuk do të mund të dal kundër dhe nuk do të dal as Bashkimi Evropian, as NATO-ja dhe as Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Përkundrazi, të gjithë do të jenë në mbështetje të një marrëveshjeje të vullnetit të mirë të dy shteteve, Kosovë-Serbi, që nënkupton paqe, qëndrueshmëri dhe e ardhme euro-atlantike.
Zëri i Amerikës: Kosova nuk e ka të shtrirë tërësisht autoritetin në veri të Kosovës po ashtu lugina e Preshevës ndodhet në Serbi?

Presidenti Thaçi: Unë nuk dua të bëj paralele. Atë që mund ta them është që unë kam takuar udhëheqësit e luginës së Preshevës, janë sjellur në mënyrë të përgjegjshme, kanë institucionalizuar kërkesën në adresë të Prishtinës, të shtetit të Kosovës, për të futur në procesin e dialogut të drejtën e tyre të shprehur me vullnetin e qytetarëve. Në të njëjtën kohë, dua të potencoj po ashtu se ne po punojmë për të zbatuar të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel edhe për pjesën e veriut. Ka ndodhur proces i rëndësishëm posaçërisht sa i përket integrimit në polici, në sistemin e drejtësisë, lëvizjes së lirë, të funksionimit të doganave, të kufirit, prandaj do të vazhdohet të punohet në drejtim që të mos ketë problem dhe tërë ky proces të jetë paqësor, mirëkuptues dhe suaza të lojës së drejtë të aspektit reciprok.
Zëri i Amerikës: Zoti President, vëzhguesit thonë që deklaratat tuaja ditëve të fundit po sjellin paqartësi të shumta, ndërsa kanë shtuar edhe shqetësimet që tashmë mund të jetë arritur një marrëveshje ndërmjet jush dhe presidentit Vuçiç. Si u përgjigjeni ju pohimeve të tilla?
Presidenti Thaçi: Definitivisht as që është hedhur në tavolinë ndonjë letër e shkruar apo ndonjë ide sa i përket arritjes së marrëveshjes përfundimtare. Deri më tani kanë ndodhur dy takime, do të thotë jemi vetëm në fazën fillestare dhe procesi që ka filluar nga muaji shtator do të jetë shumë më dinamik. Mendoj se idetë e mia vetëm kanë qartësuar procesin, ajo e korrigjimit të kufijve realisht është një realitet që ne duhet të ballafaqohemi herët apo vonë, kush e injoron tregohet naiv në politikë sepse i kemi katërqind kilometra të kufirit Kosovë-Serbi që duhet të merremi dhe të përmbyllim një herë e përgjithmonë. Askush me paqartësi kufitare nuk të pranon, as në NATO as në Bashkim Evropian, pra ajo që po shikoj unë është ajo që nuk po shikohet në rrafshin e vizionit por të politikave populiste, elektorale, problematike dhe të konflikteve. Kështu që jam në favor të arritjes së marrëveshjes përfundimtare dhe natyrisht se pres rezistencë të fuqishme nga Beogradi, pres një kokëfortësi prej tyre, por edhe ata duhet të përcaktohen, duan integrime evropiane apo duan të mbesin peng i së kaluarës së tyre paranojake në raport me Kosovën. Nëse duan të mbesin peng i politikës së vjetër të tyre në raport me Kosovën, atëherë e kanë të humbur edhe Kosovën edhe perspektivën evropiane. Unë jam i bindur që të gjitha forcat që duan paqe dhe stabilitet do të punojnë. Kosova do të jetë unike, bashkërisht edhe do të lëvizim drejt finalizimit të kësaj marrëveshjeje që përmbyll edhe një padrejtësi historike të së kaluarës dhe hap perspektivë për të ardhmen.

Zëri i Amerikës: Zoti President, në Serbi politikanët tashmë hapur po flasin për idenë e ndarjes së Kosovës, si u përgjigjeni?
Presidenti Thaçi: E ritheksoj, në asnjë rrethanë, me asnjë çmim, nga askush nuk mund të imponohet ndarja e Kosovës, pikë. E di që presidenti Vucic është i pandreqshëm në raport me Kosovën, e ndoshta edhe politika krejt e Beogradit, por këto ide u takojnë shekujve të kaluar dhe këto ide të prezantuara me të vërtetë janë për të ardhur keq dhe të parealizueshme.
Zëri i Amerikës: A shqetësoheni për ndonjë trazirë në rast se vazhdohet kështu me idetë për ndarje dhe shqetësimet rreth tyre?
Presidenti Thaçi: Deri sa ka vullnet për të diskutuar, deri sa të tregohet përgjegjësi për të dëgjuar njëri tjetrin, përderisa mund të arrihet një ujdi e vullnetit të mirë në mes të palëve, atëherë e gjithë kjo sjell paqe, sjell stabilitet, mirëkuptim, fqinjësi të mirë dhe perspektive euroatlantike. Unë punoj që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, të jetë një marrëveshje e shpirtit evropian, euroatlantik, që do të nënkuptonte stabilitet rajonal dhe paqe definitive, përfundimtare në Ballkanin Perëndimor. Ata që flasin për luftë, flasin në të vërtetë për të hedhur pengesa krejt të panevojshme në procesin e bërjes së paqes në mes dy vendeve tona dhe në tërësi në Ballkanin Perëndimor.
Zëri i Amerikës: Zoti President, janë ngritur shqetësime kohëve të fundit lidhur me atë se a po ndryshon qasja e partnerëve ndërkombëtar kundruall Kosovës?
Presidenti Thaçi: Unë nuk mendoj se ka ndryshuar qasja e partnerëve tanë karshi Kosovës. Ekziston një mbështetje e fuqishme e Bashkimit Evropian. Ne sapo morëm rekomandimin për liberalizimin e vizave që Kosova ka përmbushur në tërësi kriteret për liberalizim, mbështetja e SHBA-ve është e fuqishme, është e njëjtë, mbështetja e NATO-s është e njëjtë, por një gjë është e vërtetë, sot bota po na shikon dhe vështron nga afër, sot SHBA-të, Bashkimi Evropian, NATO, duan të ketë marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ne nëse vazhdojmë kështu mos të mendoj dikush në Kosovë që do të mund ta pengoj Serbinë në të ardhmen evropiane, nëse Kosova bojkoton dialogun, Serbia do të lëvizë përpara. Ne jemi dëshmitarë të lojërave politike që ndodhën në Maqedoni, 27 vite vonesë për t’u anëtarësuar në NATO. Në moment që arritën marrëveshjen Maqedoni-Greqi iu erdhi ftesa për NATO. Ne nuk kemi kohë për të humbur për shkak të politikave individuale, interesave grupore, populiste apo edhe zërave të luftës. Ne duhet të punojmë për mirëkuptim, paqe, stabilitet dhe frymë evropiane.

Zëri i Amerikës: Zoti President një pyetje të fundit, si mendoni ta bëni bashkë spektrin politik në këto bisedime?
Presidenti Thaçi: Ne do të punojmë fuqishëm që të jemi sa më të bashkuar që është e mundur. Kështu kemi qenë në Ramboulliet, kemi fituar, kështu kemi qenë në Vjenë, kemi fituar, prandaj unë jam i bindur që marrëveshja përfundimtare Kosovë-Serbi, Kosovës do të ia përshpejtojë rrugëtimin euroatlantik, prandaj të gjithë e di që janë dëshmitarë për të lëvizur më shpejt për tu anëtarësuar në NATO dhe Bashkim Evropian. Nuk do të lejojmë edhe më tutje të ndodhin gabime siç ka ndodhur me shtyrjen e themelimit të Forcave të Armatosura të Kosovës në vitin 2014 e që sot do të ishim pjesë e partneritetit për paqe, apo nuk do të lejojmë që të vonohemi sikur që u vonuam për demarkacionin me Malin e Zi dhe sot do ta kishim përmbyll procesin e liberalizimit të vizave, pra kemi humbur për ushtri katër vite e tri vite për liberalizim të vizave. Do të punojmë shumë fuqishëm që të krijojmë unitet sa më të gjerë të mundshëm, por edhe në asnjë rrethanë nuk do të lejojmë individë apo parti të caktuara pulitke të mbajnë peng këtë proces të së ardhmes së Republikës së Kosovës. Tek e fundit, do të punoj që çështja e marrëveshjes përfundimtare Kosovë-Serbi të përmbyllet përmes deklarimit të qytetarëve të Kosovës, përmes referendumit.

Tensione në Kosovë pas deklaratës së Thaçit, serbët marrin krahë, Haradinaj mbledh Këshillin e Sigurisë

Një ditë pasi u përmendën skenarët për trazira të mundshme në veri, ku u tha se serbët mund ta shpallin autonominë e veriut si përgjigje që pala kosovare nuk po e formon Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, kryeministri Ramush Haradinaj ka thirrur sot një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurisë së Kosovës “për të vlerësuar gjendjen e sigurisë në vend”.
Gazeta Express ka siguruar një ftesë që Haradinaj ua ka dërguar përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës që përfaqësohen në këtë Këshill, për të marrë pjesë në këtë mbledhje.
Dje u bë e ditur se krerët e Policisë së Kosovës kanë marrë vendim për t’ua pezulluar pushimet pjesëtarëve të Policisë pa dhënë më shumë shpjegime.
E në skenarin që e publikoi Prifti Sava Janjic për situatën në veri të Kosovës thuhet se Policia e Kosovës do të intervenonte menjëherë pasi serbët të shpallnin autonominë.
Ndërkohë, përfaqësues të Listës Srpska këto deklarata i kanë quajtur spekulime dhe dezinformata.

Çfarw deklaroi Thaçi?
“ Unë nuk fola as për shkëmbim as për ndarje. Fola për korrigjim të kufijve dhe në kuadër të këtij procesi mendoj që mund të gjendet zgjidhje nëse ka vullnet të mirë, vullnet të dyanshëm, ka përgjegjësi për të ardhmen. Ne jemi dëshmitar të pozicionit shumë të qartë të Bashkimit Evropian se ata po punojnë për modernizim dhe reformim të BE-së dhe se asnjë vend nuk do të mund të lëviz drejt së ardhmes evropiane pa i kryer obligimet veta dhe tejkalu problemet e ndërsjella. Mendoj se korrigjimi i kufijve dhe e vullnetit të dyanshëm, nuk paraqet ndonjë efekt domino për neve, nuk paraqet hapjen e kutisë së Pandorës, nuk e humb karakterin shumë etnik të Kosovës por e ruan atë karakter dhe se në asnjë rrethanë nuk paraqet luftë, përkundrazi kjo përpjekje dhe ky angazhim paraqet paqe, qëndrueshmëri afatgjatë dhe Definitivisht, unë i njoh aspiratat e Beogradit sikurse i njohin edhe të tjerët. Për fat të keq në Kosovë më shumë po flitet për ndarje dhe kërkesën e Beogradit se sa integrimin e Preshevës dhe të drejtës së tyre. Unë mbaj pozicionin se ajo çka është në interesin e shtetit të Kosovës duhet ta shtyjmë përpara dhe të mos sensibilizojnë dhe dominojnë temat e diskutimit idetë e Beogradit në Kosovë siç po ndodhë nga disa individë apo grupe të ndryshme. Prandaj është momenti që të gjithë së bashku; partitë politike, parlamenti, presidenca, qeveria, shoqëria civile, mediat të punojmë që në një periudhë të shkurtër kohore katër deri në gjashtë muaj, definitivisht të arrijmë marrëveshjen përfundimtare, historike në mes të Kosovës e Serbisë që do të nënkuptonte njohjen formale nga Serbia për Kosovën, njohjen reciproke, por edhe të shmangen të gjitha pengesat për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”

Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej 4 vitesh

Këto foto tregojnë qartë se çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat. Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi denoncon rastin e një investimi të lënë në mes në qytetin e Peshkopisë.
Ai publikon foto të këtij rasti, sipas të cilit punimet janë ndërprerë, duke u krijuar edhe më shumë vështirësi banorëve të këtij qyteti.
“Kjo është unaza e lënë përgjysmë prej më shumë se 4 vitesh. Këto pamje që qytetarët e Peshkopisë shohin çdo ditë me sytë e tyre, dëshmojnë qartë se çfarë ndodh kur fondet e rrugës shkojnë për të blerë votat.
Këto pamje dëshmojnë se Bashkia e Dibrës është e paaftë t’i kërkojë firmës mbylljen e punimeve që kanë nisur që me ardhjen e tyre në pushtet. Kjo Bashki është e paaftë të shpronësojë qoftë edhe një magazinë që të lirojë unazën. Kjo është Rilindja që ka kapur në fyt e po i merr frymën çdo ditë Dibrës”, denoncon deputeti demokrat në rrjetet sociale.

Histori e patreguar për Teatrin Kombëtar!

Në kohën kur gëlojnë debatet për vlerën e godinës së Teatrit Kombëtar për shkak të këmbënguljes së qeverisë për ta shembur atë, studiuesi Erald Kapri ka publikuar një histori të pa treguar më parë.
Ai përmes një postimi në ‘Facebook’ ka bërë të njohur faktin se britanikët kishin refuzuar urdhrin e Mehmet Shehut për të bombarduar qendrën historike të Tiranës në 1944 në luftën përballë gjermanëve.
“Mehmet Shehu kerkon bombardimin e zones historike te Tiranes. Shtabi gjerman ndodhej tek pallati i Princeshave, trupat e tjera mbanin ministrite dhe Bulevardin. Majori Britanik e refuzoi dhe nuk pranoi te bombardoje qendren e Tiranes, duke shpetuar me vetedije zonen historike te Tiranes”, shkruan ndër të tjera Kapri.
Postimi i plotë
Kjo eshte nje histori e patreguar per Teatrin Kombetar. Ne betejen e Tiranes, Mehmet Shehu e rrethoi kryeqytetin me 3 mije forca partizane dhe per 3 jave u zhvilluan luftime ne periferi te saj. Prane tij ishte Majori Britanik Oliver i cili koordinonte sulmet ajrore dhe per 10 dite, mbi 240 bomba u hodhen nga aviacioni britanik, nga Sauku ne Vore. Forcat gjermane nuk e leshonin qendren e Tiranes dhe i frustruar nga pamundesia e marrjes se qendres se saj, Mehmet Shehu kerkon bombardimin e zones historike te Tiranes. Shtabi gjerman ndodhej tek pallati i Princeshave, trupat e tjera mbanin ministrite dhe Bulevardin.
Majori Britanik e refuzoi dhe nuk pranoi te bombardoje qendren e Tiranes, duke shpetuar me vetedije zonen historike te Tiranes. Mengjesin e dates 17 nentor 1944, kur gjermanet ishin terhequr, Majori Oliver beri kete foto te qendres se Tiranes ne taracen e Hotel Dajtit. Edhe pse luftimet ishin te ashpra, ajo nuk u prek dhe Teatri, ne te djathte te fotos, nuk ka asnje shenje plumbi dhe u ruajt ne gjendje optimale. Kjo histori duhet te na sherbeje per te vleresuar ato qe kemi, dhe Teatri Kombetar eshte nje nder to, qe duhet “konservuar” dhe ruajtur me fanatizem.

Vendi drejt falimentimit, 8081 biznese mbyllin aktivitetin në 7 muaj, 40% e tyre në Tiranë

Ermal Mezini prej vitit 2012 kishte një servis celularësh në lagjen e Komunës së Parisit. Korriku 2018 do të ishte muaji i fundit për dyqanin e tij.
‘U detyrova që ta mbyll për të vetmen arsye se nuk kisha punë, situata për biznesin e vogël në Shqipëri sa vjen dhe po bëhet më keq. Unë mbylla dyqanin që punoja prej shtatë vitesh, për shkak të humbjeve shumë të mëdha, veçanërisht në muajt e fundit’.
Tani Ermal Mezini, ka thënë se po punon në të njëjtin profil, si i punësuar diku.
Aida Vojka thotë për Monitor se për gjashtë muajt e fundit në agjencinë e saj të pasurive të paluajtshme, HomeInvest, nuk kishte ndodhur asnjë transaksion.
‘Vendosa të bëj një periudhë pushimi, mund ta rihap sërish në një moment të dytë’-tha ajo për Monitor.
Ina Dede, në muajt e parë të 2018-s vendosi që të hapte një bar-kafe pranë Qendrës Kristal, Për të cilën shumë shpejt do të bënte kërkesë për pezullim aktiviteti. Arsyeja sipas saj ishte konsumi shumë i dobët.
Njësoj ka qenë situata edhe për biznesin e zotit Muke Meko, i cili kishte një dyqan rrobash të përdorura në Njësinë 5. “Puna ishte dobët dhe unë u detyrova që ta mbyll. Për shkak edhe të problemeve shëndetësore nuk mund ta ndiqja nga pas” tha Meko që e kishte hapur biznesin që në 2015-n.
Gjërat nuk kanë shkuar mirë as për bizneset në fushën e konsulencës.
Inida Xhaxho bëri kërkesë për pezullim aktiviteti në 30 korrik 2018. ‘Nuk arrita që të siguroj më kontrata dhe duke qenë se nuk kisha më punë vendosa që ta pezulloj aktivitetin’.

Të dhënat zyrtare tregojnë se numri i subjekteve që kanë kaluar në status pasiv ka shënuar një rritje të ndjeshme përgjatë pjesës së parë të këtij viti.
Sipas listës së subjekteve pasive, që përditësohet çdo ditë nga tatimet, në total numri i subjekteve që kanë kaluar në subjekt pasit për periudhën 3 janar-31 korrik është 8,081, me një rritje të ndjeshme prej 48% në krahasim me të njëjtën periudhë tënjë viti më parë, sipas shifrave të përpunuara nga Monitor.
Me këtë ritëm rezulton se mbyllen 38-39 subjekte në ditë.
Në janar ishte numri më i lartë i subjekteve të mbyllura, ndërsa ai erdhi në ulje në dy muajt e mëpasshëm (shih grafikun). Por, që nga prilli, subjektet që kaluar në status pasiv erdhën në rritje. Kjo përkon edhe me hyrjen në fuqi të vendimit për uljen e pragut të TVSH-së për bizneset e vogla nga 5 në 2 milionë lekë.
Tatimet konstatuan që shumë biznese po mbylleshin dhe po hapeshin me emër tjetër, ndërsa subjekte të tjera me nivele minimale fitimi deklaruan se do të mbyllnin aktivitetin sa të rrezikonin me TVSH.
Për periudhën prill-korrik 2018 rezulton se kanë kaluar në status pasiv 5651 subjekte, me një rritje prej 62% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Tirana ka numrin më të lartë të subjekteve të mbyllura, me 3140, apo 38% të totalit, në linjë me peshën që zënë bizneset nga kryeqyteti ndaj totalit të ndërmarrjeve në ekonomi. Më pas renditen Durrësi, Shkodra, Fieri, Vlora (shiko grafikun).
Me përjashtim të 5 subjekteve që i përkasin Drejtorisë së Tatimpaguesve të Mëdhenj, pjesa dërrmuese a atyre që janë mbyllur janë mikro-biznese, me të vetëpunësuar.

Shqipëria ka sipas, INSTAT 35.8% e totalit të të punësuarve në vend që janë të vetëpunësuar, duke na renditur në vend të dytë në botë pas Kolumbisë, sipas të dhënave të tjera të OECD dhe Komisionit Europian. Shtete të tjera ku norma e vetëpunësimit kalon 30% të totalit të vetëpunësuarve është Meksika me 31.5%, Turqia me 32.4%, Brazili 32.9%, Greqia 34.1%.
Në rajon pas Shqipërisë renditet Kosova, ku norma e vetëpunësimit ndaj totalit të të vetëpunësuarve sipas Agjencisë Së Statistikave të Kosovës për vitin 2017 përllogaritet 23.5%, në Serbi 21.4%, në Mal të Zi, 19.1%. Maqedonia dhe Bosnja kanë një normë më të ulët të vetëpunësimit me përkatësisht 12.8% dhe 12.7%, sipas statistikave zyrtare.
Shqipërisë i mungojnë ndërmarrjet e mëdha. Vetëm 41 kompani kishin më shumë se 500 punonjës, sipas renditjes së 100 punëdhënësve më të mëdhenj, të publikuar me Tatimet. Ndërsa rreth 100 kompani kanë më shumë se 250 punonjës, (në Shqipëri ka rreth 108 mijë ndërmarrje aktive në fund). Për rrjedhojë, vetëpunësimi ka qenë forma kryesore e sigurimit të të ardhurave në vend, i cili po goditet për shkak të rënies së konsumit, por edhe ndryshimit të modelit të ekonomisë (hapje së së zinxhirëve të supermarketeve dhe qendrave tregtare).
Hapjet e bizneseve të reja
Qendra Kombëtare e Biznesit i publikon periodikisht të dhënat për regjistrimet e bizneseve të reja. Sipas të dhënave të saj zyrtare, për vitin 2017, kishte 19,041 subjekte të reja të regjistruara gjithësej. Ndërsa tatimet kanë publikuar për 5 mujorin 2018 se janë regjistruar 9477 subjekte. /Monitor.al/