Buzëqeshje perfekte, flokë të dendur dhe sy që shkëlqejnë. Çdokush do të dashurohej me Luigi Mangione po të shikonte foton e tij në rrjete sociale.
Por… ai është një vrasës.
Askush nuk dinte asgjë për 26-vjeçarin, derisa fotot e tij bënë xhiron e botës pas vrasjes së CEO-s së United Healthcare, Brian Thomson.
I fshehur pas një kapuçi, ai e vrau biznesmenin me një qetësi të frikshme dhe më pas u largua duke e lënë të plasur në njërën prej rrugicave të Manhattanit.
Ndërsa kërkohej në ShBA ai u arrestua falë një informatori në një McDonald’s në Pensilvani, i cili e kishte pikasur pasi ai kishte ulur maskën për të ngrënë ushqimin.
Ngjarja ka hedhur dritë edhe mbi jetën private te Mangione, ku mësohet se është pasardhësi i privilegjuar i një familjeje të pasur në zonën e Baltimores, e cila është e njohur për bizneset, duke përfshirë klubet e vendit, shtëpitë e të moshuarve dhe një stacion radioje.
Ndërsa ende nuk dihet arsyeja e vrasjes, dyshohet se 26-vjeçari ishte i nxitur nga zemërimi kundër industrisë së sigurimeve shëndetësore, sipas një raporti të inteligjencës NYPD. Kjo mund të lidhet me problemet e tij shëndetësore me shpinën, të cilat e detyruan të linte sërfin.
Sa lehtë bëhesh vrasës ne ditët e sotme po ta mendosh dhe brenda 24 orëve bëhesh i famshëm. Pavarësisht veprës penale sërish adhurohesh, sepse ke një fytyrë të bukur.
Çdo ditë e më shumë po shkohet drejt sipërfaqësores, sidomos të rinjtë, të ndihmuar edhe nga jeta e rreme brenda ekranit të vogël të celularit që i trazon dhe bën lëmsh mendimet.
Është më e thjeshtë të jesh sipërfaqësor ne fund të fundit.
Ndërsa akuzohet për një prej veprave me të rënda penale, admirimi i tij në rrjete sociale është i frikshëm.
Pseudonimi i tij tashmë është “vrasësi seksi”.
Vajza dhe djem janë fiksuar me pamjen e tij fizike, duke harruar se është i dyshuari kryesor për vrasjen e një njeriu.
Dhjetëra faqe fansash të reja janë shtuar në rrjete sociale të cilët kërkojnë lirimin e tij me mbishkrimet “Free Luigi” apo “Luigi Mangione Fans”.
Shumë prej tyre gjithashtu janë shprehur të gatshëm të mbulojnë shpenzimet gjyqësore të tij apo të djegin Mc Donalds-in ku ai u arrestua. Deri ku shkon çmenduria njerëzore? Historia ka parë e dëgjuar shumë, ndoshta fenomeni i kthimit të anormales në normale do të avancojë edhe më tutje, aq kohe sa të ketë frymë njerëzore.
Sigurisht, ky nuk është një fenomen i panjohur.
Scott Peterson, i dënuar për vrasjen e gruas dhe fëmijës së tij të palindur apo vrasësi serial Ted Bundy krijoi mbështetës në të gjithë botën të cilët u fokusuan më shumë në tiparet e bukura të fytyrës sesa në thelbin e ngjarjes, vrasjen. Bundy merrte letra dashurie nga gra teksa kryente dënimin në burg, ndërsa shumë prej tyre merrnin pjesë në seancat gjyqësore.
Si mund të harrojmë edhe pilotin grek, Babis Anagnostopoulos, i cili vrau bashkëshorten e nënën e vajzës së tij dhe me pas krijoi të gjithë skenarin për të fshehur ngjarjen.
Edhe vrasësi serial, Jeffrey Dahmer thuhet se ka pasur gra të fiksuara pas tij të cilat i dërgonin letra, para dhe dhurata të tjera gjatë kohës së tij në burg.
Apo Jeremy Ray Meeks, i dënuari sy blu, i cili is as lirimit nga burgu u bë model.
Ky perceptim psikologjik, në dukje absurd ka një emërtim që mund ta keni dëgjuar ose e prekni për herë te parë quhet hibristofilia.
Hibristofilia, e quajtur ndryshe edhe si sindroma “Bonnie dhe Clyde” është një artraksion seksual ose fizik në kontrast me normalen. Ndërsa shtoj se edhe perceptimi normal tashmë është vënë ne pikëpyetje se çfarë është ekzaktësisht dhe mbetet i diskutueshëm.
Nuk ka ende një arsye konkrete që lidh fiksimin apo dashurinë me një person që ka kryer një krim, nëse kjo është një formë psikotie apo interes i caktuar nga personi tjetër.
Profesoresha e psikologjisë mjeko-ligjore në Universitetin DeSales , Katherine Ramsland thotë se ka gra apo vajza që kanë qenë në një lidhje apo edhe janë martuar me vrasës, qofshin këta edhe serialë.
Ajo ka renditur disa arsye nisur nga dëshmitë e këtyre grave. Mes tyre janë se ato besojnë se mund të ndryshojnë një vrasës duke marrë rolin e heroinës; të tjerë shikonin fëmijën e pafajshëm brenda vrasësit, por ka dhe të tjerë që shpresonin të viheshin në qendër të vëmendjes së mediave.
Nga ana tjetër, psikologu Leon F. Seltzer përmend instinktet primitive të bazuara në psikologjinë evolucionare . Në teorinë e fundit, ai përmend se dominimi është tërheqës pasi burra të tillë mund të mbrojnë gratë dhe pasardhësit e tyre.
Pra gratë ndihen më të mbrojtura nga vrasës të cilët e kanë treguar ‘forcën’ e tyre, duke marrë parasysh edhe rrezikun se një ditë mund të kthehen në viktima.
UNESCO, për të tretën herë, paralajmëron se rajoni i Ohrit është në rrezik nga ndërtimet e paligjshme, nga urbanizimi dhe planifikimi i papërshtatshëm. Nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kërkohen veprime urgjente për ruajtjen e këtij thesari natyror dhe kulturor, në mënyrë që të mos futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Misioni reaktiv i UNESCO-s në raportin e fundit për rajonin e Ohrit përsëri theksoi nevojën urgjente që autoritetet në Maqedoninë e Veriut të ndërmarrin hapa konkretë dhe vendimtarë për të mbrojtur pasuritë unike natyrore dhe kulturore të Ohrit.
Ky është raporti i tretë i UNESCO-s që thotë se ndërhyrjet e papërshtatshme, urbanizimi, planifikimi hapësinor joadekuat dhe projektet infrastrukturore po shkaktojnë dëme të pariparueshme në rajonin e Ohrit, i cili mund të humbasë vlerën e tij të jashtëzakonshme universale, në një afat të shkurtër, ose të mesëm kohor.
Përballë kërcënimeve serioze, Ohri mbetet nën vëzhgimin e vazhdueshëm të trupit të Kombeve të Bashkuara, i cili edhe këtë herë paralajmëroi se është e mundur që rajoni i Ohrit të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik.
Radio Evropa e Lirë (REL) në tetor të këtij viti publikoi një artikull ku ambientalistët dhe banorët dëshmuan se në Liqenin e Ohrit depërtojnë ujëra nga gropat septike, tualetet, fermat dhe deponitë, si dhe nga dhjetëra restorante, hotele dhe rezidenca private që nuk janë të lidhura me sistemin kolektor.
Në një përgjigje për REL-in, UNESCO theksoi se po e ndjek me kujdes situatën në Ohër, dhe se në korrik të vitit 2025, do të vendosë sërish nëse ky qytet do të futet në Listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik”.
UNESCO në raportin e ri, të publikuar këto ditë, ndër të tjera kërkon rishikimin e planeve urbanistike për Ohrin dhe Strugën, ndalimin urgjent të ndërtimeve në Kënetën e Studençishtës, si dhe zgjidhjen e problemit të ndërtimeve pa leje që dëmtojnë karakterin autentik të rajonit.
“Shteti, gjatë vitit të kaluar, jo vetëm që nuk zbatoi asnjë nga 15 rekomandimet e UNESCO-s, por, në katër prej tyre gjendja është akoma më e keqe”, thonë nga organizata qytetare “Front 21/42”, e cila prej dhjetë vjetësh monitoron gjendjen në rajonin e Ohrit.
Radio Evropa e Lirë kërkoi përgjigje nga autoritetet lokale të Ohrit, por deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori koment lidhur me raportin e ri të UNESCO-s, si dhe për reagimet e organizatave qytetare në vend që kërkojnë zbatimin urgjent të rekomandimeve, përfshirë ndërtimet e shumta pa leje.
Bazuar në të dhënat nga Komuna e Ohrit, të cilat REL-i i mori më parë, nga 1 janari i 2020-ës deri në shtator të viti 2024, inspektorët kanë evidentuar 120 ndërtime të paligjshme. Ndërsa, nga korriku i vitit 2006 e në vazhdim, komuna ka evidentuar 869 ndërtime të paligjshme.
Përndryshe, vetëm në territorin e komunës së Ohrit janë dorëzuar 15.939 kërkesa për përcaktimin e statusit juridik të gjithsej 19.935 objekteve të ndërtuara pa leje, nga të cilat 416 ndodhen në zonën e bregut të Liqenit të Ohrit, dhe 2.347 në territorin e Parkut Kombëtar të Galiçicës, sipas një dokumenti nga Komuna e Ohrit.
Kërkesat janë dorëzuar pas miratimit të Ligjit për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga viti 2011, me të cilin lejohej që ndërtimet pa leje të realizuara para këtij viti (2011) të legalizoheshin.
Por, nga organizata “Front 21/42”, alarmojnë për raste të reja të ndërtimeve të paligjshme në territorin e Kënetës së Studeniçishtës, në Ohër, për të cilën është në fuqi vendimi për mbrojtje të përkohshme.
“Rasti ynë i fundit ilustron shumë qartë shkatërrimin e vlerave për shkak të moszbatimit dhe shkeljes së ligjeve pikërisht nga institucionet, detyra themelore e të cilave është t’i zbatojnë ato. Trashëgimia e vetme natyrore dhe kulturore në vend po shkatërrohet nga korrupsioni dhe krimi i organizuar dhe është viktimë e mungesës së sundimit të ligjit”, thonë nga organizata “Front 21/42”.
Aktivistët për këtë rast kanë dorëzuar iniciativa për mbikëqyrje inspektimi në disa institucione përkatëse, por thonë se pavarësisht komunikimit gjashtëmujor me inspektorët shtetërorë dhe lokalë, nuk janë ndërmarrë masa efektive.
“Për shkak të mosveprimit të tyre, brenda kënetës është zhvilluar një kompleks urban, gjë që ka shkaktuar degradim të mëtejshëm të kësaj pike kyçe për biodiversitetin e Liqenit të Ohrit”, thonë nga organizata.
Masa edhe nga Shqipëria
Përgjegjësia për Rajonin e Ohrit nuk bie vetëm mbi Maqedoninë e Veriut. Detyrime ka edhe Shqipëria pasi një pjesë e Liqenit të Ohrit që gjendet në territorin shqiptar është nën mbrojtje që nga viti 2019.
Shqipëria, ndër të tjera, duhet të rishikojë Planin e përgjithshëm të Pogradecit, të parandalojë zhvillimin urban në bregdet, si dhe në zonën e ndjeshme të Drilonit.
“Është e nevojshme që të dyja vendet të hartojnë një vlerësim strategjik mjedisor që do të analizojë efektet kumulative të aktiviteteve zhvillimore”, thekson UNESCO, duke shtuar se dialogu ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë duhet të intensifikohet – nga niveli më i lartë institucional deri në atë operacional – për të siguruar një zbatim të suksesshëm të rekomandimeve.
Deri më 1 shkurt 2025, të dyja vendet janë të detyruara të paraqesin një raport të përbashkët për progresin dhe masat e ndërmarra për mbrojtjen e rajonit.
“Është urgjentisht i nevojshëm një mobilizim i gjerë për të ruajtur vlerën e jashtëzakonshme universale të rajonit të Ohrit. Vendosja në listën e Trashëgimisë Botërore në Rrezik mbetet një opsion nëse nuk merren masat e nevojshme”, paralajmëron UNESCO.
Ohri, një simbol i historisë së pasur dhe bukurisë natyrore, përballet me një sfidë që kërkon forca të bashkuara nga të dyja vendet dhe vendosmëri për të ruajtur trashëgiminë e tij për gjeneratat e ardhshme.
Zbatimi i rekomandimeve për kërcënimet ndaj Liqenit të Ohrit dhe Parkut Kombëtar të Galiçicës po shqyrtohet edhe nga Komiteti i Konventës së Bernës./REL
Qeveria duket se nuk ka mbaruar akoma punë me privatizimin e bregdetit. Maxhoranca ka propozuar një projektligj për të shtyrë më tej afatet e ligjit për “Investimet Strategjike” deri në dhjetor 2026.
Drafti është propozuar nga deputetja e Partisë Socialiste në Vlorë, Pranvera Resulaj. Kjo është hera e disatë që maxhoranca shtyn zbatimin e ligjit për investimet strategjike, i cili fillimisht u propozua si një nismë kalimtare.
I miratuar në vitin 2015, ligji “Për Investimet Strategjike” u prezantua si një masë e përkohshme nga qeveria “Rama”, fillimisht me afat deri në vitin 2018. Por afati i tij u shty edhe tre herë të tjera në Kuvend. Shtyrja e fundit ishte në mars të këtij viti me një draft të propozuar nga kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë, Eduart Shalsi.
Ligji ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas Departamentit të Shtetit, nga ky ligj kanë përfituar vetëm dyinvestitorë të huaj, ndërkohë që sipas opozitës dhe ekspertëve të ekonomisë, skema e investitorëve strategjikë ka favorizuar një grup oligarkësh vendas si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.
Socialistët refuzuan disa herë kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zbatimin e këtij ligji, pas shqetësimeve se ai ishte përdorur për të favorizuar biznesmenë pranë qeverisë.
Njëri prej përfituesve është dhe Artan Gaçi, bashkëshorti i deputetes socialiste, Olta Xhaçka, i cili përfitoi statusin për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut, një nga zonat më të bukura në Jug të vendit.
Ligji i njeh statusin investitor strategjik në turizëm çdo projekti që investon më shumë se 5 milionë euro dhe punëson 80 punëtorë. Sipas vendimeve të miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, i drejtuar nga kryeministri Edi Rama, shteti u ka ofruar investitorëve strategjikë qindra hektarë tokë përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturë ndihmëse, si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.
Drafti i ri
Nismëtarja Resulaj i tha BIRN-it se nxitja për të propozuar këtë shtyrje të re afati lidhej me ‘interesin e shtuar’ për këto investime dhe ritmin e ngadaltë të shqyrtimit të dosjeve të aplikuesve. “Ka rreth 40 aplikime në proces,” tha Resulaj për BIRN.
Ligji i cili u miratua si një masë e përkohshme ligjore në vitin 2015, ka shkaktuar debate dhe kritika për mënyrën e zbatimit si dhe për rrethin e përfituesve. Sipas ekspertëve të ekonomisë ka favorizuar një grup oligarkësh si dhe ka cenuar pronën private, duke nxitur konflikte sociale.
Vendimet e miratuara nga Komiteti i Investimeve Strategjike, që drejtohet nga kryeministri Edi Rama, i kanë ofruar ‘investitorëve strategjikë’ qindra hektarë tokë publike përmes kontratave të qirasë 1 euro, infrastrukturës ndihmëse; si furnizim dhe përshtatje të rrjetit elektrik, furnizim me ujë të pijshëm dhe përfitime të tjera.
Edhe pse qëllimi i deklaruar ishte thithja e investimeve të huaja deri më tani ky ligj ka ‘shpërblyer’ shumë biznesmenë shqiptarë apo persona të afërt me qeverinë apo Partinë Socialiste në pushtet.
Rasti më flagrant është ai i dhënies së statusit “investitor strategjik’ për biznesmenin Artan Gaçi, bashkëshort i deputetes socialiste Olta Xhaçka dhe miratimin nga qeveria të dhënies në përdorim të brigjeve të detit për kompaninë e tij, duke ngritur shqetësime për një konflikt interesi dhe favorizim të njerëzve në pushtet.
Komisioni Evropian i BE-së ka njoftuar nisjen e një operacioni “ajror” për dërgimin e 50 tonëve ndihma për Sirinë.
Pajisjet për kujdes shëndetësor do të nisen nga magazinat e BE-së në Dubai dhe më pas në Adana të Turqisë dhe nga atje do të dorëzohen në Siri në ditët në vijim.
46 tonë ndihma të tjerado të dërgohen më vonë me kamion nga një rezervë e BE-së në Danimarkë në Adana, për t’u shpërndarë në Siri nga UNICEF dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë, raporton Al Jazeera.
Agjencia humanitare e OKB-së thotë se më shumë se një milion njerëz, kryesisht gra dhe fëmijë, janë zhvendosur së fundmi në Siri që nga fillimi i ofensivës së opozitës që rrëzoi presidentin Bashar al-Assad.
Shefja e Komisionit Ursula von der Leyen tha se do të “diskutojë më tej dhënien e ndihmës humanitare” kur të udhëtojë në Turqi për t’u takuar me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan të martën.
Regjimi i Assadit u rrëzua nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), pas gati 14 vjetësh luftë civile, si pasojë e së cilës janë vrarë mbi 500.000 njerëz dhe janë zhvendosur miliona tjerë.
Assadi dhe familja e tij janë në Rusi, pas azilit që u është miratuar direkt prej presidentit rus, Vladimir Putin.
Shqipëria dhe Letonia janë përballur gjashtë herë dhe të gjitha takimet kanë përfunduar barazim. Takimi i radhës mes tyre do të jetë në kualifikueset e Botërorit 2026.
Trajneri i Letonisë, Paolo Nikolato është shprehur i lumtur pas shortit në Zyrih, që i rezervoi po ashtu Anglinë, Andorrën dhe Serbinë.
“Jam i lumtur me shortin dhe mezi pres ndeshjet. Ne do të përballemi me kundërshtarë shumë të fortë dhe është gjithmonë mirë të konkurrosh me më të mirët.
Jam i sigurt se lojtarët tanë do të japin gjithçka dhe se edhe tifozët do t’i shijojnë këto ndeshje. Tani duhet të përgatitemi për ndeshjet e vitit të ardhshëm, pastaj do të shohim se çfarë jemi të aftë të bëjmë”, u shpreh trajneri italian i Letonisë.
Një ndër kërcënimet më serioze të shëndetit është pa dyshim presioni i lartë i gjakut.
Kjo gjendje mund t’i sjellë trupit një sërë sëmundjesh dhe efektesh anësore shumë shqetësuese.
Zhvillohet kur muret e arterieve të mëdha humbasin elasticitetin e tyre dhe ngurtësohen apo kur enët e gjakut ngushtohen.
Sipas Institutit të Shëndetit Publik, niveli i vdekshmërisë në vend nga sëmundje të cilat shkaktohen prej hipertensionit është rritur në Shqipëri gjatë viteve të fundit.
Kjo përkthehet me 36% të grupmoshave nga mosha 25 vjeç e sipër ku burrat janë më të prekurit.
Ndër shkaktarët kryesorë në majën e listës, renditet stili i jetesës dhe kryesisht e ngrëna jo e shëndetshme.
Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju shpjegojmë disa nga këshillat më të mira për ta trajtuar këtë gjendje pa përdorur mediakamente.
Si të Ulni Presionin e Lartë të Gjakut
Duke qënë se ky problem shfaqet veçanërisht nga stili i jetesës, ndryshimet e para sigurisht që do të fillojnë nga aty.
Sipas këshillave të ISHP të cilit i referohet AgroWeb.org, vetëm me gjashtë hapa të thjeshtë mund të arrini ta shmangni dhe përmirësoni këtë problem.
Kontrolloni Peshën
Mbajtja e peshës së duhur është gjithnjë thelbësore për parandalimin e hipertensionit.
Ekspertët thonë se 50% – 90% e presionit të lartë të gjakut mund të evitohet me një stil të shëndetshëm jetese.
Mbipesha rrit ndjeshëm presionin e lartë të gjakut ndaj nëse jeni obezë duhet të dobësoheni të paktën 10% të masës tuaj trupore.
Sa më shumë të dobësoheni aq më shumë do të bjerë presioni i lartë i gjakut duke evituar një sërë sëmundjesh të tjera.
Konsumoni më Pak Kripë
Reduktimi i sasisë së kripës që konsumoni çdo ditë është një tjetër element kyç në trajtimin e sëmundjes.
Kjo pasi konsumimi i tepërt i kripës rrit presionin e gjakut.
Ekspertët rekomandojnë produktet që kanë më pak se 0.25gr kripë për 100 gr.
Evitoni Alkoolin
Përveçse dëmton mëlçinë dhe zemrën, konsumimi i sasive të mëdha të alkolit mund të çojë edhe në shfaqjen e hipertensionit.
Sipas ekspertëve personat që konsumojnë një gotë alkol në ditë, kanë 53% më shumë mundësi të preken nga hipertensioni.
Mundohuni ta evitoni atë sa më shumë të jetë e mundur, pasi është një rrezik për shëndetin e të gjithë organizmit.
Konsumoni më Shumë Fruta dhe Perime
Nëse konsumoni 5 ose më shumë fruta dhe perime në ditë do të jeni larg zonës së rrezikut.
Frutat dhe perimet janë ndër ndihmësit më të mirë për të ulur presionin e lartë të gjakut.
Gjithnjë kini parasysh t’i zgjidhni ato të freskëta dhe të stinës.
Jini Aktivë
Aktiviteti fizik është zgjidhja për shumë sëmundje, ashtu edhe për presionin e lartë të gjakut.
Mjekët rekomandojnë kryerjen e aktivitetit fizik çdo ditë, me të paktën 30 minuta ose 5 herë në javë.
Kjo mënyrë do të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut në trupin tuaj, gjithashtu do të ulë edhe peshën e tepërt.
Këshillohuni Me Mjekun
Kontrollet periodike me mjekun janë thelbësore për të përballuar çdo sëmundje.
Nëse merrni ilaçe apo kura të forta kundër hipertensionit, mos i ndërprisni ato asnjëherë pa u këshilluar me një specialist.
Ndiqni pesë hapat e mësipërm në mënyrë që të reduktoni në mënyrë graduale presionin e gjakut tuaj dhe të evitoni ilaçet./AgroWeb.org
8 Dhjetori 1990 nuk është thjesht një datë, por një ëndërr që shqiptarët kishin vite që dëshironin ta shihnin. Jo të gjithë, padyshim jo të gjithë, e dëshironin mbylljen e asaj dere tmerri, pasi besonin ende verbërisht te ajo ideologji. Madje mjaft nga ata që kishin qenë pjesë e mekanizimit vrastar, apo mbështetës të diktaturës, vijuan edhe në këto tridhjetë e katër vite të mbronin me nostalgji atë sistem çnjerëzor që mbolli vdekje e vuajtje, duke shpërfillur në mënyrë cinike qindra apo mijëra dokumente për krime e dhunime çnjerëzore, rrëmbime prone dhe dehumanizim për gati 50 vite.
Dhe fatkeqësisht edhe sot, pas 34 vitesh nga 8 Dhjetori 1990, shumë nga ata që e dhunuan apo po vijojnë të dhunojnë ëndrrën e studentëve, ëndrrën e shqiptarëve për demokraci, bëjnë statuse në përkujtim të asaj dite, sikur të ishin kalorës të demokracisë. Kjo paftyrësi e tyre, duke u paraqitur si adhurues të demokracisë, ndërkohë që janë tallur e vazhdojnë të tallen me të drejtën, me të vërtetën, me të drejtën e pronës apo me barazinë përpara ligjit, është shakaja e hidhur – një shaka ndaj së cilës duhet të ndjehemi përgjegjës, pasi nuk mundëm që atë ëndërr për demokraci, të nisur në atë të shtunë të ftohtë të 8 Dhjetorit ’90, për një shtet të së drejtës, nuk arritëm dot ta realizonim.
Hipokritët, dhunuesit e demokracisë dhe abuzuesit e ëndrrës për demokraci, të paktën sot duhet të kishin heshtur….
…34 vite më parë ne nuk mund ta kuptonim se i kishim dhënë dorë muratorëve të “ferrit të diktaturës” të na ndërtonin “parajsën e demokracisë”. Në atë kohë nuk arrinim ta kuptonim se demokracinë e mbrojnë ata që mendojnë në mënyrë të tillë, ata që e mbrojnë zbatimin e ligjit dhe që nuk ngurojnë të thonë të vërtetën.
E megjithatë, edhe pse mund të kemi shumë për të thënë për atë që nuk bëmë dot si duhet, 8 Dhjetori 1990 është ende një datë që mund të na kthejë sytë drejt një shoqërie që beson në vlera, që beson se e mira dhe e drejta janë rrugët për të ndërtuar një vend ku gjithkush nga ne të ketë dëshirë të ëndërrojë të ardhmen.
INSTAT publikon rezultatet e vitit 2023 të Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës (AANJ) e cila mat nivelin e jetesës, varfërinë relative dhe privimin material dhe social në njësitë ekonomike familjare në Shqipëri. Sipas INSTAT, të gjithë ata individë të cilët marrin pension ose përkrahje sociale, në vlerën nën 270 euro dhe nuk sigurojnë asnjë të ardhur tjetër janë të varfër, ose nuk plotësojnë dot nevojat bazë për përballimin e jetesës. Edhe pse niveli i varfërisë ka pësuar një rënie të lehtë sipas të dhënave zyrtare, një i tillë mbetet shqetësues.
Treguesit kryesorë për monitorimin e varfërisë relative, shpërndarjen e të ardhurave dhe të treguesve të tjerë të nivelit të jetesës bazohen në objektivin e agjendës së Europa 2030. Në vitin 2023, sipas të dhënave të fundit të Institutit të Statistikave, INSTAT, treguesi i rrezikut për të qenë i varfër në Shqipëri, është 19,7 %, duke pësuar një rënie prej 0,9 pikë përqindje, krahasuar me vitin 2022;
Kufiri i rrezikut për të qenë i varfër për një person në vitin 2023 është vlerësuar me 270.565 lekë, në krahasim me 225.931 Lekë që ishte në vitin 2022;
Rreth 545.400 individë në vitin 2023, janë vlerësuar nën kufirin e rrezikut për të qenë të varfër, kundrejt rreth 576.316 individë të vlerësuar në vitin 2022, tregues i cili është ulur me rreth 5,4 %;
Shkalla e thelluar e privimit material dhe social sipas agjendës Europa 2030, paraqet përqindjen e popullsisë që nuk përballojnë të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social.
Për vitin 2023, ky tregues është vlerësuar 34,8 %, kundrejt 37,0 % vlerësuar në vitin 2022.
Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2023, 36,4 % e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale (duke përfshirë edhe pensionet e pleqërisë/familjare). Nëse në nivelin e të ardhurave të disponueshme do të përfshiheshin pensionet e pleqërisë/familjare por jo përfitime të tjera sociale, rreziku për të qenë i varfër do të vlerësohej 23,3 %.
Sipas agjendës Europa 2030 individët e grup-moshës 18-64 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2023, sipas vlerësimeve përbëjnë 9,3 %, kundrejt 10,4 % në vitin 2022, me një rënie prej 1,1 pikë përqindje.
Rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social (AROPE) i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar nga ana materiale dhe sociale, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.
Në vitin 2023, ky tregues sipas agjendës “Europa 2030” është vlerësuar 42,1 %, kundrejt 44,5 % vlerësuar në vitin 2022.
Në vitin 2023, përqindja e individëve në rrezik për të qenë të varfër, në NjEF (familje) pa fëmijë në varësi, vlerësohet të jetë më e ulët krahasuar me NjEF me fëmijë në varësi, përkatësisht 11,3 % dhe 23,9 % e individëve.
Koeficenti Gini mat pabarazinë në shpërndarjen e të ardhurave, ku vlera 0 % shpreh barazinë e plotë dhe të gjithë individët kanë të ardhura të njëjta, ndërsa një koeficient Gini i barabartë me 100 % shpreh pabarazinë e plotë ku vetëm një person ka të gjitha të ardhurat.
Në vitin 2023, Gini është vlerësuar 30,2 %, duke pësuar rënie me 0,8 pikë përqindje nga viti 2022. Raporti kuintileve S80/S20, është një indikator i cili mat pabarazinë në të ardhura me anë të raportit të nivelit më të lartë të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i fundit) me nivelin më të ulët të të ardhurave disponibël të ekuivalentuara (kuintili i parë). Në vitin 2023, të ardhurat mesatare mujore të disponueshme për frymë/të ekuivalentuara kanë pësuar një rritje me 18,1 %, krahasuar me vitin 2022./Liberale.al
Gjatë dekadës së fundit, Serbia ka importuar më shumë se 20 kapësit e valëve (përgjues) IMSI, të aftë për të mbledhur pa dallim komunikimet nga të gjithë telefonat celularë brenda një zone të caktuar. Ekspertët thonë se përdorimi i tyre nuk është i rregulluar me ligj.
Ishte janari i vitit 2014 dhe protestat në sheshin qendror të Kievit për refuzimin e presidentit të atëhershëm pro-rus për të nënshkruar një marrëveshje integrimi me Bashkimin Evropian ishin në kulmin e tyre. Duke u përballur me temperaturat nën zero dhe policinë e armatosur rëndë, demonstruesit kishin pushtuar sheshin dhe nuk pranonin të largoheshin. Papritur, sipas raportimeve të mediave , në mesnatë secili mori të njëjtin mesazh në telefon: “I dashur abonent”, shkruhej, “je i regjistruar si pjesëmarrës në trazira masive”.
Mesazhi u dërgua duke përdorur një pajisje të quajtur International Mobile Subscriber Identity-Catcher, ose shkurt ‘IMSI Catcher’.
Tepër kontrovers, kapësit e valëve IMSI imitojnë kullat e celularëve, identifikojnë dhe gjeolokojnë përdoruesit dhe mbledhin pa dallim komunikimet nga të gjithë telefonat celularë brenda një rrezeje prej disa qindra metrash.
Sipas gjetjeve të një investigimi të BIRN-it, Serbia ka importuar më shumë se 20 prej tyre gjatë dekadës së fundit, por, thonë ekspertët, në atë kohë nuk ka arritur të përditësojë legjislacionin që do të rregullonte përdorimin e tyre.
Vetëm gjatë vitit të kaluar, sipas të dhënave të marra nga ministritë e tyre të jashtme, Zvicra dhe Finlanda kanë lëshuar 16 licenca për eksportin e përgjuesve IMSI në Serbi. Një pajisje e vetme e blerë nga Ministria e Brendshme e Serbisë nga një kompani zvicerane kushtoi afro dy milionë franga zvicerane, ose pak më shumë se dy milionë euro.
Të dhënat publike tregojnë se furnizuesit shitën teknologji të ngjashme në një numër vendesh me të dhëna të dyshimta për të drejtat e njeriut, si Namibia, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kolumbia.
Shpesh të lëvizshëm dhe mjaftueshëm të vegjël për t’u futur në një çantë shpine, përgjuesit IMSI janë të padukshëm për objektivat e tyre, duke e bërë pothuajse të pamundur mbrojtjen nga funksionet e tyre më ndërhyrëse.
Normalisht, mbikëqyrja policore e komunikimeve celulare kërkon një urdhër gjykate dhe operatorin celular si ndërmjetës. Por Jelena Pejic Nikic, një studiuese në Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë, tha se kapësit e valëve IMSI në Serbi rrezikojnë të përdoren jashtë procedurave normale. Ky është një shqetësim i veçantë në kontekstin e protestave të vazhdueshme kundër Partisë Progresive në pushtet.
“Nuk ka asnjë rregullore publike që rregullon aplikimin e kësaj teknologjie specifike. Ka dispozita ligjore më të përgjithshme sipas të cilave mund të jetë, por edhe atëherë ajo hyn në një zonë gri, kryesisht për shkak të mbikëqyrjes potencialisht joproporcionale dhe mungesës së mbikëqyrjes. Policia nuk duhet ta përdorë këtë teknologji në mënyrë parandaluese, siç është identifikimi i pjesëmarrësve në demonstratat antiqeveritare”, tha Pejic Nikic për BIRN.
IMSI Catchers: Një mjet për inteligjencën apo një kërcënim për privatësinë?
Kapësit IMSI përdoren për mbledhjen e inteligjencës, në hetimet penale dhe operacionet e kërkimit. Por ato ofrojnë gjithashtu mbikëqyrje pa dallim të grupeve të mëdha të njerëzve në zona specifike, një praktikë për të cilën organizatat e shoqërisë civile dhe avokatët e të drejtave dixhitale kanë paralajmëruar prej kohësh.
“Këto pajisje nuk kanë kufizime; ato mund të vendosen në çdo vendndodhje apo situatë, duke monitoruar vazhdimisht një numër të madh përdoruesish në të njëjtën kohë. Variantet përfshijnë njësi stacionare me kapacitet të lartë, versione të çantave të lëvizshme të shpinës, modele me madhësi valixhe dhe madje edhe drone në vitet e fundit. Ato përdoren më së shpeshti në zonat urbane të mbuluara dendur nga stacionet baza”, tha një ekspert i IT, duke folur në kushte anonimiteti.
Matej Kovacic, një studiues i sigurisë kibernetike dhe pedagog në Universitetin e Nova Goricës në Slloveni, tha për BIRN: “Kur vendosen në zona të mbushura me njerëz si qendrat tregtare apo qendrat urbane, kapësit e IMSI mbledhin të dhëna jo vetëm nga individët e synuar, por edhe nga të gjithë brenda një rrezeje prej disa qindra metra.”
Një kapëse IMSI vepron si një ‘ndërmjetës’ midis një stacioni bazë legjitim dhe telefonit të viktimës, duke e lejuar atë të monitorojë komunikimet
Duke theksuar se përgjimi pa urdhër gjykate është një vepër penale, Pejic Nikic vuri në dyshim se si operatori i një kapësi IMSI mund të izolonte vetëm ato pajisje të përfshira në një urdhër të tillë.
“Nëse është teknikisht e mundur, lind pyetja për mbikëqyrjen – sigurimin kundër përdorimit të tepruar ose abuziv. Programi kompjuterik i aftë për të regjistruar automatikisht të gjitha veprimet dhe identitetet e përdoruesve të autorizuar duhet të jenë të vendosura, dhe ky regjistrim duhet të jetë i paprekur. Prokurorët dhe gjyqtarët duhet të verifikojnë më pas këtë regjistër kundrejt raporteve të policisë dhe të marrin masat e duhura”, tha Pejic Nikic për BIRN.
Pejic Nikic theksoi se nuk ka “asnjë bazë ligjore” për përdorimin e një teknologjie të tillë në kontekstin e llojit të protestave anti-qeveritare që janë shfaqur vazhdimisht në Serbi gjatë disa viteve të fundit. Një përdorim i tillë nuk do të ishte as legjitim dhe as proporcional, duke rrezikuar seriozisht jo vetëm të drejtën për mbrojtjen e të dhënave personale, por edhe lirinë e shprehjes dhe të tubimit.
Pejic Nikic paralajmëroi se përdorimi i kapësve IMSI “anashkalon qartë operatorët, të cilët përndryshe janë të detyruar të verifikojnë që të gjitha kërkesat që marrin janë të bazuara në urdhrat e gjykatës dhe të refuzojnë ato që janë të paplota“.
Kovacic tha se regjistrat e kapjes IMSI mund të fshihen dhe tha se një zgjidhje e mundshme mund të jetë krijimi i një pale të tretë të pavarur për të mbikëqyrur përdorimin e tyre nga policia dhe shërbimet e inteligjencës.
Agjencia Rregullatore e Komunikimeve Elektronike e Serbisë, RATEL, i tha BIRN se në dekadën e fundit nuk ka zbuluar asnjë kapëse IMSI në vend, as agjencitë e sigurisë nuk e kanë informuar RATEL-in për përdorimin e tyre të synuar.
Çmimi i lartë për teknologjinë zvicerane të mbikëqyrjes
Një kapëse IMSI nuk është e lirë. Në tetor 2023, NeoSoft me bazë në Cyrih dorëzoi dy pajisje – një Ministrisë së Brendshme të Serbisë, tjetra agjencisë së inteligjencës BIA. Ministria pagoi 1.95 milionë franga zvicerane, ose pak më shumë se dy milionë euro.
Pajisja e dytë u importua për qëllime prove dhe BIA nuk e mbajti atë për një kohë të gjatë, tha për BIRN Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike, SECO.
NeoSoft kishte dorëzuar tashmë një kapës valësh IMSI në Ministrinë e Brendshme në fund të vitit 2016, por me një çmim dukshëm më të ulët prej 147,000 franga zvicerane, ose 158,000 euro. Kovacic tha se çmimet e pajisjeve të tilla ndryshojnë sipas funksionalitetit dhe sofistikimit të ndërfaqes.
“Këto pajisje përballen gjithashtu me pak konkurrencë, gjë që shpjegon çmimin e tyre të lartë”, tha ai.
Katalogët e produkteve të NeoSoft nga viti 2010 tregojnë se kompania ka shpenzuar vite duke zhvilluar teknologji të mbikëqyrjes së komunikimit celular të afta për të përgjuar thirrjet, mesazhet SMS dhe vendndodhjen gjeografike, bllokimin selektiv të sinjaleve, deshifrimin e komunikimit, identifikimin e zërave dhe aktivizimin e mikrofonave në distancë.
Aparaturat e përgjimit të avancuar IMSI përfshijnë veçori të tilla si ‘telefonata e heshtur’, e cila imiton një telefonatë në një pajisje të synuar dhe aktivizon mikrofonin e saj.
Një nga kapësit NeoSoft IMSI. Burimi: Materiali promovues i rrjedhur i NeoSoft
Përveç kapësve IMSI, NeoSoft ofron sisteme globale të gjeolokimit duke përdorur standardin ndërkombëtar të protokollit të telekomunikacionit të njohur si SS7, duke mundësuar gjurmimin e saktë të pajisjeve elektronike në mbarë botën. Një aftësi e tillë është lidhur me kompaninë izraelite Circles , e cila raportohet se ka furnizuar me teknologji të ngjashme agjencitë serbe të sigurisë.
NeoSoft është përballur më parë me shqyrtimin e autoriteteve zvicerane mbi negociatat me Batalionin famëkeq të Veprimit të Shpejtë të Bangladeshit, RAB, i cili operon nën Ministrinë e Policisë dhe Punëve të Brendshme dhe është akuzuar gjerësisht nga vëzhguesit e të drejtave për shkelje të të drejtave të njeriut, duke përfshirë vrasjen dhe rrëmbimin e aktivistëve të të drejtave dhe gazetarëve.
Dokumentet e tenderit të marra nga Privacy International dhe gazeta zvicerane WOZ në 2014 zbuluan se NeoSoft kishte planifikuar seanca trajnimi atë vit në Zvicër për 10 anëtarë të RAB. NeoSoft nuk iu përgjigj raportit.
Në dhjetor 2023, gjyqi i ish-zyrtares së lartë të ministrisë së brendshme të Serbisë, Dijana Hrkalovic, e akuzuar për shpërdorim ndikimi, dhe ish-shefit të policisë së Novi Sadit, Milorad Susnjic, i akuzuar për shpërdorim të pozitës zyrtare, la të kuptohet se policia ka përdorur kapëse IMSI kur hetuesi Bozidar Drobnjak dëshmoi se Susnjic kishte këmbëngulur të përdorte atë që ai e quajti ‘marrë’ për të monitoruar figura e dënuar e krimit të organizuar Darko Elez, duke qenë se Elezi dihej se komunikonte online dhe me telefona ‘të veçantë’. Një vendim në rastin e Hrkaloviç pritet në janar.
Kapëse IMSI të montuara në dron
Dokumentet e marra nga ministria e jashtme e Finlandës tregojnë se Serbia bleu gjithashtu kapëse IMSI dhe pajisje të tjera nga EXFO, një kompani e specializuar në pajisjet e vëzhgimit dhe komunikimit me bazë në qytetin bregdetar finlandez të Oulu. Serbia ka importuar të paktën 20 aparate përgjimi IMSI nga EXFO gjatë dekadës së fundit.
Vetëm në shkurt të vitit të kaluar janë dhënë tetë licenca eksporti për pajisje të tilla. Që në maj të vitit 2016, Serbia po blinte serinë NetHawk të EXFO-s, e krijuar për të përgjuar dhe gjeolokuar komunikimet celulare dhe Wi-Fi, skanimin e frekuencave radio, sinjalet e bllokimit dhe zbulimin e kapësve IMSI.
Pajisjet erdhën me softuerin NetHawk F10, i projektuar për ‘mbledhjen taktike të inteligjencës’ në rrjetet GSM, UMTS dhe LTE dhe madje edhe në zona që nuk mbulohen me stacione bazë.
Në vitin 2018, Motherboard – revista online e fokusuar në IT e VICE Media – raportoi se pajisjet invazive të prodhuara nga EXFO ishin eksportuar në Oman, Indonezia, Meksika, Maroku, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kolumbia – të gjitha këto kanë të dhëna të dyshimta për të drejtat e njeriut.
Softueri NetHawk F10 për përgjim Burimi: Broshura e NetHawk e zbuluar në Scribd.com
Një patentë e regjistruar nga NetHawk në Zyrën Evropiane të Patentave në 2011 zbulon se kapësit e tyre IMSI tashmë kishin aftësinë për të marrë kontrollin e pajisjeve celulare në kohë reale duke ndërprerë sinjalet e stacioneve bazë legjitime dhe duke ridrejtuar pajisjet e objektivit në stacionet bazë false.
Softueri NetHawk F10 për përgjim Burimi: Broshura e NetHawk e zbuluar në Scribd.com
Një patentë e regjistruar në shkurt 2020 në Shtetet e Bashkuara tregoi se sa shumë kishte avancuar teknologjia. Ai përshkruante një kapëse IMSI të montuar në një dron, të aftë për gjeolokacion të saktë horizontal dhe vertikal, si dhe “thirrjet e heshtura”.
Softueri NetHawk F10 për përgjim Burimi: Broshura e NetHawk e zbuluar në Scribd.com
CellXion: Monitorimi nga GSM në 5G
Serbia gjithashtu bëri pazar për aparate kapëse IMSI në Britani midis 2015 dhe 2018. Furnizuesit përfshinin CellXion me bazë në Londër, e cila mori licenca për të furnizuar Serbinë me mjete për përgjimin e komunikimit me valë, bllokimin e sinjalit dhe identifikimin e pajtimtarëve.
CellXion e përshkruan veten si një specialist në monitorimin e inteligjencës së komunikimeve celulare nëpër rrjetet GSM në 5G.
Protokollet më të vjetra si GSM dhe 2G janë më të prekshëm ndaj sulmeve të kapësit IMSI sesa protokollet më të reja 4G dhe 5G, por Kovacic i tha BIRN: “Disa kapëse IMSI shfrytëzojnë dobësitë në rrjetet 4G dhe 5G duke gjeneruar zhurmë ndërhyrëse, duke shkaktuar telefona celularë pa më të rinj. hidheni’ në protokollin më të vjetër 2G. Nga atje, bëhet e drejtpërdrejtë.”
Një tjetër firmë britanike, TGL Services Ltd, mori një licencë të përkohshme në vitin 2016 për të eksportuar kapëse IMSI në Serbi. Kovacic tha se nuk ka mbrojtje efektive kundër vendndodhjes gjeografike ose identifikimit të përdoruesit kur janë në afërsi të një kapëse IMSI, por aplikacionet e koduara si Signal ose Element “mund të mbrojnë përmbajtjen e komunikimit”.
“Telefonat celularë të enkriptuar të veçantë mund të ndihmojnë gjithashtu,” tha ai. “Megjithatë, mbikëqyrja është zhvendosur gjithnjë e më shumë në spyware.”
Alternativa të rritura në shtëpi
Agjencitë e sigurisë së Serbisë tani mund të blejnë edhe në shtëpi për një teknologji të tillë. Dy kompani serbe ofrojnë produkte dhe shërbime në fushën e përgjimit të komunikimit celular: Ibis Instruments dhe MRG Export-Import.
Ibis Instruments reklamon shërbime për kapjen IMSI, përgjimin e SMS-ve në dalje dhe numrat e thirrur, vendndodhjen gjeografike dhe profilizimin e përdoruesve bazuar në burimet e hapura dhe karakteristikat e pajisjes. Kompania gjithashtu pretendon të bllokojë ose gjenerojë SMS dhe thirrje zanore për çdo objektiv nga çdo numër.
Ibis Instruments liston disa partnerë të huaj në faqen e saj të internetit që ofrojnë zgjidhje për përgjimin e komunikimit, deshifrimin e komunikimeve të sigurta celulare dhe të internetit, luftën elektronike dhe inteligjencën dixhitale. Ndër këta partnerë është kompania kanadeze Sandvine, e njohur për zgjidhjet e saj të censurës në internet.
MRG Export-Import, e cila prej vitesh furnizon Ministrinë e Brendshme të Serbisë me mjete mjekoligjore për telefona celularë, tregton kapëse IMSI nga marka Septier. Ai gjithashtu promovon një ‘Nxjerrës Celular’ të aftë për të gjeolokuar telefonat, për të përgjuar biseda dhe mesazhe dhe për të modifikuar mesazhet SMS. Ajo gjithashtu shet një kapëse mini-IMSI me funksionalitete të ngjashme, por një rreze të reduktuar deri në 100 metra.
Ekstraktor celular i shitur nga MRG Export-Import dhe Mini kapëse IMSI e Septier
Dokumentet nga prokurimi publik i siguruar nga BIRN zbulojnë se Instituti Teknik Ushtarak i Serbisë ka zhvilluar gjithashtu pajisje radio me emrin HERA, të dizajnuara për të përgjuar komunikimet brenda intervalit 1.6–30 MHz për përdorim në luftën elektronike.
Monitorim më i mirë
Shkalla e plotë e importeve të mbikqyrjes kibernetike të Serbisë nuk dihet. Shumica e vendeve të kontaktuara nga BIRN për informacion mbi eksportet në Serbi refuzuan të zbulojnë detaje, shpesh duke përmendur shqetësimet e sigurisë kombëtare.
Mark Bromley, një studiues mbi mallrat me përdorim të dyfishtë dhe transfertat e armëve në Institutin Ndërkombëtar të Kërkimit të Paqes në Stokholm, SIPRI, tha se shumë shtete të Bashkimit Evropian i mbajnë të fshehta të dhëna të tilla eksporti; kompanitë gjithashtu zhvendosen shpesh dhe disa teknologji invazive ekzistojnë thjesht si softuer.
Barra, tha ai, është mbi vendet eksportuese që të monitorojnë se çfarë eksportohet dhe ku.
“Përpara dhënies së një licence eksporti, organet shtetërore të licencimit kërkojnë informacion të detajuar për klientin, qëllimin dhe përdorimin e synuar të teknologjisë. Kjo ndihmon në zbutjen e rreziqeve të të drejtave të njeriut. Megjithatë, ka kufizime të këtyre mekanizmave pasi të ndodhë eksporti. Ajo që nevojitet është një periudhë përcjellëse për të monitoruar pajtueshmërinë dhe për të hetuar se si po përdoret teknologjia në vendin e destinacionit”, tha ai./balkaninsight
Në Shqipëri, pesha në PBB e arkëtimeve nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është më pak se gjysma e mesatares së vendeve të BE-së për 2023. Sipas drejtuesve të shoqatave të bizneseve, nëndeklarimet nxiten nga niveli i lartë i tatimit për të ardhurat personale. Bizneset kërkojnë të mbështeten me taksim më të ulët për pagat, në të kundërt sipas tyre, rrezikohet të mbeten në rrethin vicioz të ekonomisë informale.
Administrata tatimore pritet të vijojë me hetimin në terren, për subjektet e identifikuara me risk, nëse prej tyre nuk do të korrigjohen as të dhënat e listë-pagesës për muajin nëntor (afati për dorëzim është data 20 dhjetor 2024).
Në të kundërt, subjektet e identifikuara me risk do të përjashtohen nga hetimi tatimor në terren. Kontrolli do të kryhet nga grupi “Task Force”, që ka në përbërje punonjës të administratës tatimore dhe Inspektoratit të Punës.
Në fillim të muajit dhjetor, nga administrata tatimore u evidentuan 7 mijë subjekte me risk, pas përpunimit të të dhënave për 37,3 mijë biznese, në kuadër të fushatës kundër informalitetit në tregun e punës.
Përpunimi i të dhënave me modul risku për 37,331 biznese nisi pas datës 20 nëntor 2024 dhe në fillim të muajit dhjetor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi rezultatet.
Këto subjekte u identifikuan me risk në fushën e informalitetit të pagave, pas rezultateve të arritura nga analiza e të gjitha listë-pagesave të deklaruara, në muajin tetor 2024, të cilët nuk reaguan pavarësisht njoftimit të parë.
Tatimet dërguan për ta një njoftim të dytë, këtë herë të personalizuar, për t’u dhënë atyre mundësinë e dytë dhe të fundit për të reaguar, në të kundërt do të jenë objekt kontrolli dhe monitorimi në zbatim të Ligjit 9920/2008, ‘Për Procedurat Tatimore në RSH’, i ndryshuar dhe Ligjit Nr. 7961, datë 12.7.1995 ‘Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë’ i ndryshuar”.
“Çdo biznes që deklaron pagat saktë nuk duhet të shqetësohet nga kjo fushatë. Qasja jonë do të jetë sa më klinike, duke hetuar vetëm ato sipërmarrje që dalin nga moduli i riskut.
Qëllimi i kësaj fushate mbetet rritja e kontributeve shoqërore për të mundësuar rritjen e pensioneve”, – deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, z. Ilir Binaj, në një takim me bizneset për skemën e sigurimeve shoqërore, pensioneve dhe rëndësinë e deklarimit real të pagave, ku ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministra të qeverisë.
Aksioni kundër informalitetit të pagave nisi nga data 1 Tetor 2024, fillimisht me një fushatë ndërgjegjësuese. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se nëpërmjet një mesazhi të personalizuar u njoftuan 130 mijë biznese të regjistruara deri në fund të shtatorit 2024, me qëllimin deklarimin real të listë-pagesave mujore.
Afati për t’iu përgjigjur këtij njoftimi ishte deri më 21 Tetor 2024, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listë-pagesës për muajin shtator.
Mesazhi kishte në fokus ndërgjegjësimin dhe nxitjen e tatimpaguesve për deklarim të saktë në listë-pagesat e tyre deri më 20 tetor, datë që përkonte me dorëzimin e deklaratës së listë-pagesës për muajin shtator. Në fazën e parë të fushatës, 9,000 tatimpagues reaguan pozitivisht, duke reflektuar në deklaratat e listë-pagesave të tyre, pas njoftimit të parë të Administratës Tatimore.
Kjo solli rritje të fondit të deklaruar të pagave me një total prej 1,25 mld lekësh. Gjithashtu, për muajin tetor 2024, Administrata Tatimore pohoi se ka arritur një rritje të ndjeshme në mbledhjen e kontributeve, duke grumbulluar 819 mln lekë, ose 6% më shumë se plani i parashikuar.
Informaliteti në punësim
Madhësia e punësimit informal në Shqipëri vlerësohet ndër më të lartat në vendet e Bashkimit Europian dhe vendet e rajonit, mbështetur te të dhënat e arkëtimeve për taksën e kontributeve shoqërore dhe shëndetësore në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto.
Në Shqipëri, pesha në PBB e arkëtimeve nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore është 7,9 pikë përqindje më e ulët se mesatarja e vendeve të BE-së për 2023.
Në Shqipëri, për vitin 2023, në raport me PBB-në, pesha e arkëtimit të të ardhurave nga sigurimet shoqërore dhe shëndetësore ishte 6,2%. Krahasuar me 2022, pesha e arkëtimeve u rrit 0,5 pikë përqindje.
Në 27 vendet anëtare të BE-së, sipas të dhënave të Eurostat, arkëtimet nga taksa e punës zunë 14,1% të PBB-së për vitin 2023.
Për vendet anëtare të BE-së, pesha e arkëtimit të të ardhurave nga taksat e punës ishte në të njëjtin nivel në 2022. Teksa për vendet e rajonit, të ardhurat e arkëtuara nga tatimi për punën zunë rreth 10% të PBB-së për 2023.
Faktorët që po nxisin nëndeklarimet
Nëndeklarimi i pagave nuk rezulton se është një zgjedhje vullnetare, por sipas drejtuesve të shoqatave të bizneseve, kjo vjen nga mungesa e produktivitetit në sektorë të ndryshëm të ekonomisë dhe taksimit të lartë mbi të ardhurat personale.
Në vend, informaliteti në tregun e punës është i përhapur, sipas përfaqësuesve të shoqatave të bizneseve, për shkak të normës së lartë të tatimit mbi të ardhurat (TAP) si për pagat e ulëta dhe të larta.
Tatimi mbi të ardhurat personale llogaritet në bazë të një skeme progresive që hyri në fuqi më 1 qershor 2023. Kjo skemë llogarit tatimin mbi të ardhurat në mënyrë që individët që fitojnë më shumë, paguajnë një përqindje më të lartë të tatimeve.
Për pagat bruto deri në 50,000 lekë, norma e tatimit është zero.
Për pagat bruto nga 50,001 lekë deri në 60,000 lekë, TAP është 13% mbi shumën mbi 35,000 lekë. Nëse paga bruto është 50,001 lekë, TAP është 50,001-35,000 X 13% = 1,950 lekë. Ndërsa për pagën bruto prej 52,000, TAP llogaritet në vlerën e 2,210 lekëve në muaj.
Për pagat bruto nga 60,001 deri në 200,000 lekë, TAP është 13% mbi shumën 30,000 lekë. Nëse paga bruto është 80,000 lekë, TAP është 80,000-30,000 X 13% = 6,500 lekë.
Për pagat mbi 200,000 lekë, TAP llogaritet 22,100 lekë + 23% mbi shumën që tejkalon 200,000 lekë. Pra nëse paga është 250,000 lekë, TAP llogaritet 250,000-200,000 = 50,000 x 23% = 11,500+22,100 = 33,600.
Presidenti i Qendrës Shqiptare të Eksporteve, Alban Zusi, tha se te bizneset agropërpunuese, detyrimi për tatimin mbi të ardhurat personale është kthyer në barrë të rëndë për shkak të nivelit të lartë të taksës, sidomos te pagat e larta në nivel menaxherësh.
Z.Zusi thotë se kërkesa për formalizim të plotë të punës, në momentin kur prodhuesit dhe eksportuesit kanë humbur konkurrueshmërinë nga rënia e euros, dhe ekonomia nuk mbështetet me taksim të ulët, nuk bën gjë tjetër veçse do të shtyjë bizneset drejt rrënimit.
“Pagesat për sigurimet, edhe pse shkojnë afro 30% e pagës, punonjësit pranojnë t’i paguajnë disi dhe bizneset po ashtu. Në Kosovë, është 10% e pagës sigurimi.
Por kur vjen puna te TAP, asnjë punonjës nuk do që ta paguajë dhe ia kërkon ndërmarrjes. Kështu që kjo bëhet një barrë e rëndë për të dyja palët.
Më tej, niveli i TAP prej 23% te pagat e larta, është ekstrem i lartë.
P.sh., një menaxher i mirë, që paguhet, le të themi 200 mijë pagë neto, duhet t’i paguash mbi 100 mijë në muaj sigurime dhe TAP. Këtë nuk pranon punonjësi ta paguajë. Ndërmarrja e ka barrë të rëndë. Atëherë bien dakord ndryshe.
Ndërsa një punonjës me pagë 50 mijë lekë, nëse për shkak të realizimit të normës, paguhet p.sh., 52 mijë lekë, për shkak të shkallës 13% të TAP, automatikisht merr 3,000 lekë më pak. Por për pagat e ulëta 30-40 mijë lekë janë shumë të ndjeshme për punonjësin. Ndërsa për një ndërmarrje që ka 100 punëtorë, kjo bëhet 3-4 mijë euro, në muaj nëse do ta mbajë vetë.
Në kushtet aktuale që i gjithë prodhimi vendas është në vuajtje, për shkak të euros (si eksportuesit ashtu edhe prodhuesit, pasi po konkurrohen nga importet) kërkesa për formalizim të pagave do t’i shtyjë më shpejt drejt rrënimit, nëse ata nga frika do ta respektojnë”, pohon presidenti i Shoqatës së Eksporteve Shqiptare Alban Zusi.
Edhe Kryetari i Shoqatës ProEksport Albania, Edvin Prençe, ngre shqetësimin se taksimi jo i drejtë i pagave dhe taksave që gjenerohen nga këto deklarime për pagat deri në fashën 60,000 lekë bruto, ka ndikim te familjet dhe punonjësit e shtresës së ulët. Z. Prençe thotë se rishikimi i kësaj fashe do të mund të ndikonte sadopak në përmasimin e informalitetit në deklarimet e pagave.
“Nëndeklarimi i pagave është një problem që ka prekur shumë sektorë të ekonomisë shqiptare, dhe ka disa arsye kryesore që i shtyjnë bizneset të veprojnë kështu.
Fenomeni më shpesh ndodh për të përfituar nga shmangia e kostove fiskale dhe për të rritur konkurrueshmërinë në treg, por kjo sjell pasoja të dëmshme për ekonominë, për të drejtat e punonjësve dhe për stabilitetin e sistemit tatimor”, nënvizon ai.
Vështirësitë financiare nga shtimi i kostove është një tjetër faktor që nxit biznesin të nëndeklarojë pagat. Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, thotë se rritja e pagave të punonjësve të sektorit për shkak të emigracionit ka rënduar në kosto bizneset e hotelerisë dhe nuk ka sjellë përmirësime në tregun e punës.
Z. Topuzi pohon se njëherazi këto biznese vuajnë edhe shtimin e kostove nga rritja e çmimeve të lëndëve të para, ndërsa tendenca e konsumit është në rënie.
“Largimi nga vendi i forcës se kualifikuar të punës drejt vendeve të BE-së, ka sjellë nevojën e rritjes së pagës mesatare në sektorin e shërbimeve, pavarësisht kostos që u kushton subjekteve. Sektori shërbimeve vepron kryesisht në biznesin familjar.
Vihet re një angazhim më i madh i familjarëve dhe më pak punësime të punonjësve të tjerë. Kjo për tri arsye.
Së pari, bizneset duhet të përballojnë rritjen e pagave, që nuk duhet të kalojë më shumë se 25-30% të xhiros.
Së dyti, për të balancuar rritjen e çmimeve të energjisë, lëndëve të para dhe taksave e tatimeve.
Së treti, për të përballuar uljen e xhiros, si rezultat i rënies së konsumit nga klientë vendas dhe të huaj. Shqipëria po vizitohet nga turistë që shpenzojnë gjithnjë e më pak.
Jemi vend me industri të pazhvilluar, ku shërbimet janë mundësia kryesore e investimit dhe punësimit, rritja pa kriter e njësive të kategorisë Bare & Restorante (vendi i tretë në BE për nga numri njësive rreth 180 banorë /njësi) ka ndikuar në çorientimin e tregut dhe më e rëndësishmja: shitja e produkteve nën kosto, si rezultat i konkurrencës.
Çmimi i shitjes së produktit në bar-restorante përcaktohet qartë. Kostoja e produktit duhet të jetë 25% e çmimit të shitjes për pijet dhe 30% për ushqimin! Një birrë vendase që blihet 88 lekë, duhet të shitet në barin e lagjes 350 lekë, që subjekti të jetë me fitim të moderuar në normat 15-17%.
Kjo situatë, detyron subjektet të rrisin informalitetin dhe mosdeklarimin e pagave reale në mënyrë të pashmangshme”, pohon z. Topuzi.
Po a i kanë nxitur vështirësitë financiare nëndeklarimet e pagave, apo kthimin e shumave te punëdhënësi, pasi u depozitohet punonjësve?
Edvin Prençe, nga ProEksport Albania, thotë se periudha e kthimit mbrapsht të një pjese të pagës tashmë i takon së shkuarës, veçanërisht për sektorin eksportues ku transfertat bankare janë të monitoruara dhe përjashton mundësinë për nëndeklarime.
A e bën më konkurruese ekonominë shqiptare nëndeklarimi i pagave?
Njëzëri, drejtuesit e shoqatave të biznesit pohojnë se nëndeklarimi i pagave nuk e favorizon rritjen e drejtë të konkurrueshmërisë për sektorët e ekonomisë.
Për Alban Zusin, drejtuesin e Qendrës Shqiptare të Eksporteve, nëndeklarimet e pagave po ndodhin, pasi nën presionin e ndryshimeve strukturore të tregjeve ndërkombëtare dhe taksave të larta “ndihmojnë” biznesin të jetë më konkurrues.
“Për një kategori biznesesh, ku presioni i tregut është i pashmangshëm, si p.sh., eksportet se aty çmimet i vendos tregu ndërkombëtar nuk punon dot me formulën: kosto + fitim = çmim, por anasjelltas: çmim – kosto = çfarë të ngelet.
Ose në prodhimet bujqësore dhe ushqimore, ku përsëri çmimin nuk e përcakton kostoja në Shqipëri, por çmimi i mallit, që vjen nga importi që aktualisht përsëri për shkak të euros është shumë më i lirë, atëherë e vetmja alternativë, që u ka ngelur prodhuesve të këtyre kategorive është të ulin diçka nga 30-40% që u merr shteti me taksa tatime, përfshirë dhe taksat e larta të krahut të punës e veçanërisht tatimi mbi të ardhurat personale (TAP).
Për shembull, për sektorin e ndërtimit, pasi ky sektor nuk ka presion nga tregjet ndërkombëtare. Është tregu vendas që e përcakton koston dhe në të njëjtën kohë, një ndërtues vendos vetë nëse hyn në një projekt apo jo, pasi kjo industri e tillë është me projekte, dhe mbështetet dhe me fonde publike.
Ndërsa një prodhues eksporti apo një blegtor, apo një prodhues serre, nuk e ka luksin që ta ndalojë veprimtarinë për disa muaj apo një vit, derisa t’i dalë një mundësi ku e ardhura mbulon shpenzimet. Ai ose punon ose e braktis aktivitetin, pasi këto lloj aktivitetesh nuk janë që e mbyll dhe aktivizon kur do ti.
Ndaj kategorinë e njerëzve që prodhojnë, nëndeklarimi mund ta ndihmojë të qëndrojë në treg derisa të gjejë forma e hapësira për të bërë një biznes të rregullt në kushtet aktuale. Ndërsa sipërmarrje të tjera, e bëjnë ndoshta për një përfitim më të lartë”.
Kryetari i ProEksport Albania, Edvin Prençe, thotë se nëndeklarimi i pagave vetëm sa po krijon iluzionin e një përfitimi afatshkurtër për konkurrueshmërinë e ekonomisë shqiptare, por në të vërtetë, pritet të ketë efekte të dëmshme në periudhë afatgjata. Z. Prençe rekomandon ulje të tatimit mbi të ardhurat personale, në të kundërt ekonomia do të vijojë të vërtitet në informalitet.
“Ndihmon ndoshta bizneset të ulin kostot e menjëhershme të prodhimit dhe të mbajnë çmime më të ulëta për produktet dhe shërbimet, por ky fenomen ka pasoja të shumta negative për zhvillimin ekonomik dhe qëndrueshmërinë e ekonomisë në përgjithësi.
Nëse sistemi ekonomik nuk rregullohet dhe nuk fillon të mbështesë një konkurrencë të ndershme dhe ligjore, por edhe taksim të drejtë sipas fashave të pagave, ekonomia mbetet e bllokuar në një spirale të informalitetit dhe të ulët të rritjes ekonomike, duke u përballur me një mjedis të pasigurt dhe të paqëndrueshëm”. /Monitor/
Doriana Musai, urbaniste tha se festivali i arkitekturës se ishte një akt i mirëfilltë teatral dhe se fjalimi i Ramës ishte folklor dhe poezi.
Sipas...