28.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Rreth ¼ e shqiptarëve në rrezik varfërie, treguesi edhe më i lartë nëse s’do të mbaheshin me pensionet

Rreth ¼ e shqiptarëve jetojnë në kufirin e varfërisë. Nga një popullsi 2.4 milionë të përllogaritur sipas censit 2023, 545.400 individë rezultuan me të ardhura mujore me më pak se 270 mijë lekë në muaj. Duke u renditur në kufirin e të qenit të varfër.

Të dhënat e INSTAT për të ardhurat dhe nivelit të jetesës në Shqipëri tregojnë se përqindja e rrezikut është 19.7%. Ndonëse me rënie ende larg mesatares së Bashkimit Europian.

Ndalur sipas gjinisë, janë femrat ato të cilat janë më të rrezikuara për të qenë të varfra. 20.2% e tyre jetojnë me më pak se 270 mijë lekë në muaj. Ndërsa ky nivel tek meshkujt arrin në 19.3%.

Ndërsa një familje me 2 të rritur dhe 2 fëmijë në varësi konsiderohet në nivelin e varfërisë nëse ka të ardhura mujore 568.186 lekë në muaj.

Por nga ana tjetër janë pensionet ato të cilat nuk lejojnë këtë tregues të rritet. Sipas INSTAT ky tregues i rrezikut të varfërisë do të ishte më i lartë nëse nuk do të përfshiheshin dhe pensionet e pleqërisë apo familjare. Në vitin 2023, 36,4 % e popullsisë do të vlerësohej në rrezik për të qenë të varfër, nëse tek të ardhurat e disponueshme do të përjashtoheshin të gjitha përfitimet sociale.

Kjo kategori e popullsisë është e privuar materialisht në shumë drejtime . Shumë prej tyre nuk sigurojnë një vakt me pulë mish apo peshk 1 herë në 2 ditë, shtëpia e ngrohtë, pagesa e kredisë, apo dhe shpenzimi i disa parave për veten etj. Janë 34.8% e familjeve të cilat nuk përballojnë dot të paktën 7 nga 13 kategori të privimit material dhe social.

Fati i miliona eurove në incineratorin ‘fantazmë’ të Tiranës mbetet mister

Kompania koncesionare Integrated Energy BV SPV, e cila është aktualisht nën administrim shtetëror, ka dështuar të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit 2023, ndërsa nga 10 dhjetori ka një administrator të ri.

Çdo kompani në Shqipëri, publike apo private, është e detyruar që brenda 31 korrikut të depozitojë në Qendrën Kombëtare të Biznesit pasqyrat financiare të vitit paraardhës. Në rast se nuk e bën, QKB zakonisht refuzon shërbimet për veprime të tjera në regjistër si dhe vendos një gjobë në masën 70 mijë lekë të rinj. Kjo nuk është ajo që ka ndodhur me atë që është me gjasë sipërmarrja më shqetësuese në vend, kompania Integrated Energy BV SPV, e cila zbaton koncesionin e të ashtuquajturit incinerator të Tiranës, një kompani me të ardhura të sigurta në nivelin e dhjetëramilionë eurove, të cilat paguhen si tarifa të detyrueshme nga bizneset si dhe nga tatimpaguesit, fati i të cilave sot për sot është mister.

Kompania nuk ka depozituar pasqyrat financiare sipas ligjit brenda datës 31 korrik, ndërsa praktika e zakonshme e Qendrës Kombëtare të Biznesit për të refuzuar shërbimet deri në plotësimin e këtij detyrimi ligjor duket se nuk është zbatuar kësaj here pasi në 11 nëntor dhe 10 dhjetor, në regjistër janë depozituar dhe regjistruar dy urdhra, të cilat, fillimisht emëruan një bashkëadministrator me të drejta të plota dhe pastaj hoqën njërin nga administratorët dhe emëruan përfundimisht administrator të vetëm Indrit Karaj.

Kompania Integrated Energy B.V SPV u themelua në vitin 2017 me qëllim që të zbatonte një kontratë koncesionare. Kapitali i saj themeltar ishte 100 mijë lekë. Kompania filloi menjëherë të arkëtojë miliona nga taksapaguesit si dhe nga një skemë e derdhjes me detyrim të dherave të ndërtimit kundrejt tarifave të majme, duke realizuar të ardhura të përgjithshme në nivelin e 10.6 miliardë lekëve për periudhën 2017-2022. Shumë prej këtyre parave kanë ikur në drejtim të paditur ndërsa një hetim i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit  dhe Krimit të Organizuar, SPAK, solli vendosjen e kompanisë nën sekuestro preventive në gusht 2023. Niveli më i lartë i të ardhurave  u realizua në vitin 2022 me 2.7 miliardë lekë.

Që nga koha e vendosjes në sekuestro e deri më sot, pagesat e buxhetit të shtetit kanë vijuar dhe pagesat e kompanive private gjithashtu, por se ku kanë vajtur këto para nuk dihet për shkak se bilanci nuk është depozituar në QKB sipas detyrimit ligjor.

Situata me projektin tjetër nën sekuestro, incineratorin e Fierit, është edhe më e panjohur për shkak se kompania nuk ka depozituar as bilancet e viteve 2020, 2021 e 2022./BIRN/

Sherri me thikë në oborrin e shkollës në Fier, banorët e zonës: Nuk është hera e parë që ndodh, aty nxënësit kanë rrahur edhe mësuesin

Banorët e fshatit Çakran të Fierit shprehen të shqetësuar për sherrin e dhunshëm që ndodhi sot në oborrin e gjimnazit të fshatit në Fier.

Dy nxënës u konfliktuan dhunshëm në oborr, ku njëri prej tyre plagosi me thikë bashkëmoshatarin. Për pasojë i plagosuri është transportuar në spital për ndihmë mjekësore, ndërsa tjetri në komisariat.

Dyshohet se dy nxënësit ishin konfliktuar një natë më parë në rrjetin social Snapchat.

Por banorët thonë se kjo nuk ishte hera e parë që në shkollë ndodhin këto raste, ndërsa thanë se ka ndodhur edhe që nxënësit të dhunojnë mësuesin.

“Duhet të merren masa. Duhet të ketë polici aty. Më kryesorja që është për ne si popull, institucioni i parë është parlamenti që i bën ata të dhunshëm që në momentin e parë që i mbajmë në prehër, që lindin.

Nuk është hera e parë, është hera e tretë e katërt. Nuk janë bërë publike se janë njerëz të partisë. Drejtoresha aty është partiake. Aty dhe mësuesi, nxënësit janë bërë bashkë 3, 4 dhe kanë rrahur mësuesin. Kemi frikë për sigurinë e fëmijëve në shkollë.

Unë gëzoj që dy çunat dhe çupa kanë ikur janë në gjermani, sepse atje janë të sigurt, ndërsa këtu nuk ke siguri. Nga një anë më bën helm se po rri vetëm bashkë me gruan, por atje janë të sigurt”, tha një nga banorët e fshatit Çakran.

Pse sulmet e njëkohësishme të Berishës ndaj Bashës dhe Dumanit, pasqyrojnë frikën e tij nga ajo që e pret!

Nga Bato Kosova

Sali Berisha ka nisur një valë të re sulmesh ndaj Lulzim Bashës dhe Altin Dumani, në mënyrë të njëkohësishme.

I pari është politikani që i bëri sfidën më të madhe të ekzistencës së tij- Berishës, kur e pezulloi nga grupi parlamentar i PD-së dhe më vonë e përjashtoi nga partia, pas shpalljes së tij non grata nga SHBA-ja. Lufta e Berishës ndaj Bashës në teori, duhet të kishte marrë fund më 11 qershor, kur Gjykata e Apelit i dha atij vulën me një vendim që shkelte atë që kishte kërkuar Gjykata e Lartë për çështjen, pra një shqyrtim në themel të dosjes.

Sjellja e Gjykatës së Apelit ishte produkt i paktit të arritur mes Ramës dhe Berishës muaj më parë, kur u bënë bashkë për të amnistuar të të dënuarit për korrupsion dhe për mbylljen e listave, në vijim të marrëveshjes të nisur në prill të vitit 2008. Pas vendimit për vulën, Berisha duhet të merrte frymë i çliruar, sepse me Ramën në krah, arriti të mbetej në lojë, por nuk është kështu.

Paçka se i ka të gjitha, ai vijon të sulmojë ashpërsisht Bashën pasi qëndresa e tij përballë Berishës dhe Ramës, përbën një rrezik për planet e ish-kryeministrit, i cili kërkon të krijojë shtratin politik dhe procedurial, për t’i lënë partinë njerëzve të tij apo familjarëve biologjik.

Basha sfidues, me struktura në të gjithë Shqipërinë dhe gati për të hyrë në zgjedhje me një formulë si ajo që vetë Berisha përdori kur nuk kishte vulën; Basha me kontakte ndërkombëtare që po intensifikohen paçka përpjekjes së Berishës për ta treguar veten si legjitim; Basha me një retorikë të qartë kundër riciklimit të Berishës, e paralelizuar me rikthimin e tij në PD me rrëmbimin e kompleksit Partizani, prish planin e Berishës për të ardhmen.

Kështu që sulmet ndaj kreut të Demokratëve Euroatlantikë janë tregues i frikës të Sali Berishës, i cili e di më mirë se ushtarët që i aviten symbyllurazi, se çfarë e pret në muajt në vijim.

Ndjekësit e vëmendshëm të politikës e kanë vënë re grimasën e Berishës, që tashmë me vulë dhe në liri, është po aq i nxirë sa kur ndodhej në katin e tetë. Kjo ndodh, sepse ai e kupton që mashtrimi që ka përhapur me lirimin e tij dhe me fitoren e Trump, janë gënjeshtra momentale, që do marrin përgjigje shumë shpejt.

Ndërsa çarja që lëvizja e tij revanshiste në PD është shumë më e thellë dhe nuk mbushet dot me blerjen në pazar të disa deputetëve, të cilët përfaqësojnë vetëm emrin e tyre. Berisha e di po aq mirë se avancimi i akuzave nga ana e SPAK, nuk është diçka që mund të arkivohet me mashtrime bajate, por janë fakte kokëforta me të cilat do të përballet në gjykatë, duke e zhveshur lakuriq narrativën e të përndjekurit politik, paratë e të cilit janë zbuluar në kryeqytete të ndryshme të Europës.

Berisha e di po ashtu, që marrëveshjet që ai ka bërë me Ramën për të mbajtur veten në krye të opozitës dhe Ramën në pushtet, kanë shkatërruar imazhin e tij në publik tek demokratët, po aq sa kanë dëmtuar imazhin e Ramës të socialistët, të cilët e kanë kuptuar tashmë se “armiku” jetëgjatë i socialistëve u mbajt në këmbë nga vetë kryetari i tyre përmes marrëveshjeve okulte.

Afrimi i zgjedhjeve, e vendos Berishën në pamundësi për të shmangur Bashën ndaj ai po e sulmon, sepse nuk arriti dot ta asgjësojë përgjatë këtyre tre viteve dhe ndryshe nga të tjerët, Basha nuk ka hequr dorë nga beteja e drejtëpërdrejtë më atë. Basha jo vetëm ka çuar për rekurs në Gjykatën e Lartë vendimin për vulën, por ka deklaruar se do ta ndjekë deri në Strasburg po qe e nevojshme, dhe po me kaq vendosmëri e ka sfiduar Berishën në zgjedhjet e ardhshme, ku ndryshe nga ai që mbylli listat në bashkëpunim me Ramën, Basha ka shpallur se do të kandidojë me lista të hapura.

Berisha ka frikë nga kontrasti që i shkakton Basha, i vjetri kundër të riut, i sanksionuari nga SHBA-ja kundër të gjithëpranuarit në Perëndim, i pandehuri që sulmon SPAK-un kundër personit që e mbështet atë, politikani që ka vendosur interesin personal mbi atë publik kundër politikanit që sakrifikoi nga vetja për të mbrojtur PD-në. Ky ndryshim i madh mes të dyve është arsyeja pse Berisha ka ende frikë nga Basha, si dy njerëz që i flasin dy epokave të ndryshme, njëri të shkuarës dhe tjetri të ardhmes.

Po ashtu sulmet e ashpra ndaj Altin Dumanit janë tregues të frikës nga ajo që e pret Berishën, në muajt në vijim. Retorika e tij është bërë edhe më e ashpër që nga dita që SHBA e shpalli kampion global të antikorrupsionit, pasi ka nisur ta sulmojë edhe familjarisht kreun e SPAK. Një akt i mirëmenduar kriminal përmes të cilit përpiqet të shantazhojë drejtësinë, që ngjason më shumë me stilin e mafias se sa ato të një politikani.
Frika e Berishës nga drejtësia dhe sulmet e papranueshme ndaj Dumanit, e kanë kthyer atë në një individ edhe më të izoluar ndërkombëtarisht, edhe më të margjinalizuar nga elektorati, që në çdo sondazh, mes politikanëve të vjetër e të korruptuar dhe SPAK, mbështet në mënyrë plebishitare SPAK-un.

Kjo sjellje nga ana e Berishës është vetëvrasje politike, e cila nuk do të kishte kuptim pa marrë parasysh se si, i pandehur dhe në pritje të akuzave të reja, që priten të ngrihen, ai nuk ka hallin e elektoratit, as të zgjedhjeve, por të përballjes së tij me drejtësinë.

Prandaj Basha dhe Dumani janë sot njëkihësisht në syrin e ciklonit të Berishës.

Një drejtësi e legjitimuar nga mbështetja e madhe ndërkombëtare dhe qytetare është makthi i Berishës, i cili punon intensivisht për delegjitimimin e saj. Ky aksion i Berishës po dështon me sukses, në veçanti pas vlerësimit që Dumani mori nga Departamenti Amerikan i shtetit, i cili e vendos ish-kryeministrin, që DASH cilëson një kampion të korrupsionit, përballë kampionit të anti-korrupsionit. Një vlerësim që e tërboi Berishën, pasi aty ku dalta e tij e voglë u përpoq të hiqte cifla nga ngrehina e drejtësisë, amerikanët i investuan edhe njëherë fuqishëm tek investimi i tyre i madh për fundin e pandëshkueshmërisë, duke i bërë të paprekshme arritjet e SPAK, e duke i dhënë një hov të ri për të ardhmen.

Ata janë kërcënimet e tij imediate, ndërsa Rama mbetet aleati i tij i vetëm në përballjen me të dy./Alfapress.al

“Dumani, kampion anti-korrupsion”, Mërtiri: Mesazh nga SHBA për politikën shqiptare e cila bën përpjekje për të penguar SPAK!

Një nga çështjet e trajtuara në “Opinion” në News24 ishte vlerësimi që iu bë kreut të SPAK, Altin Dumani, nga SHBA, duke i akorduar çmimin “kampion i luftës ndaj korrupsionit”.

Analisti Ergys Mërtiri tha se SPAK ka bërë mrekullinë që askush nuk e mendonte vite më parë.

Mërtiri tha se kjo është arsyeja që SHBA i dhanë edhe dekoratën Altin Dumanit, ndërsa theksoi se njëherazi ky vlerësim vjen në kushtet kur kemi akuza të shumta ndaj SPAK nga politika dhe përpjekje të mazhorancës për të penguar SPAK.

“Kemi një lëvizje të SHBA për të dhënë një mesazh, si një përpjekje të amerikanëve për të mbrojtur SPAK, në një kohë kur nga mazhoranca është ngritur Komisioni Xhafaj pikërisht për të penguar apo zhvlerësuar Prokurorinë Speciale dhe mos harroni se Qeveria i uli buxhetin me 1 mln euro”, tha Mërtiri.

Ish-futbollisti i Kombëtares nuk dëshironte Serbinë, Adrian Aliaj: Duan të na rrahin, Silvinjo nuk më pëlqen sepse…

Shqipëria do të jetë pjesë e grupit K në kualifikueset e Botërorit, ndërsa përballë do të ketë Anglinë, Serbinë, Andorrën dhe Letoninë.

add

Adrian Aliaj, ish-lojtar i Kombëtares që jeton në Kroaci, nuk është aspak i kënaqur me shortin pikërisht për sfidën me Serbinë. Në anën tjetër ka shprehur pakënaqësi dhe ndaj Silvinjos, për mënyrën si foli pas shortit ku konsideroi çdo ndeshje finale. Kjo sepse sipas Aliajt presioni kalon te lojtarët.

“Serbia nuk duhet të ishte në grupin tonë, për anën sportive dhe politike. Ju nuk i ndjeni shumë afër këto se jam pak më afër, ndeshja e tyre me Shqipërinë nuk është normale, është diçka jashtë futbollit.

Nuk ekziston paqe mes shqiptarisë dhe serbëve. Është ndeshje që do jetë shumë e tensionuar, me urrejtje, shumë e vështirë për t’u luajtur. Nga ana e futbollit dhe ato kanë kualitet të na rrahin dhe në Shqipëri dhe në Serbi.

Sa jemi ne në gjendje të përballojmë një grup të tillë. Mendoj se akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë.

Akoma nuk jemi aty që të përballojmë një grup të tillë. Me Serbinë nuk krahasohemi fare nga ana e lojtarëve. Janë shumë herë më të mirë se ne. Të tentosh kualifikim është absurde këtë moment.

Nuk më pëlqeu Silvinjo, që çdo ndeshje është finale. Pse të jetë presioni te lojtarët. Ti duhet të bësh detyrat e shtëpisë si trajner, nuk ka lidhje finale apo jo.

Nuk po fus futbollin, është urrejtja, serbët duan të na rrahin”, u shpreh Adrian Aliaj për “Klan News”.

“Policët e vendosën trupin e tij te stiva me dru, por një shi i rrëmbyer…”- Historia e trishtë e djalit 7-vjeçar në kampin e Tepelenës: Dha shpirt duke mos e ndjerë më ngrohtësinë e duarve të nënës së vet

Ndue Progni ishte 7 vjeç kur ndërroi jetë në prehrin e nënës së tij, Lulë Progni. Ishte një natë ftohtë dimri e vitit 1951, në Kampin e Internimit në Tepelenë, i ngritur mbi ish-kazermat e ushtrisë italiane. Familja u dërgua me forcë nga Tropoja në Tepelenë, pasi babai Gjoni, pjesëmarrës i kryengritjeve të Veriut kundër komunizmit, u arratis jashtë vendit. Si familja Progni, hakmarrja e pushtetit të Enver Hoxhës dërgoi qindra familje, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar, në këto kazerma të rrethuara me tela me gjemba, ku sipas dëshmive dhe dokumenteve, pati vdekje masive për shkak të urisë, kushteve të këqija dhe sëmundjeve. Kushëriri i Ndues, Gjelosh Progni, tregon se shpresat e familjes për gjetjen e eshtrave të tij, po veniten.

 

Një portret i vetëm i Ndues së vogël, u rikrijua nga një piktor duke u bazuar në tiparet e të atit, pasi familja nuk kishte as dhe një foto të tij, që ta kujtonte! Familja nuk e kishte kërkuar deri para disa muajsh, kur Gjeloshi vendosi të bënte një kërkesë për gjetjen e tij, pranë Autoritetit për Informim mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, i njohur si Autoriteti i Dosjeve. Lidhur me këtë dhe të tjera, na njeh me dëshmitë e tij z. Gjelosh, në këtë intervistë ekskluzive.

Z. Gjelosh ju jeni njohur me projektin mbi ecurinë e procesit të gjetjes dhe identifikimit të personave të zhdukur gjatë regjimit komunist. Ju keni plotësuar anketën dhe keni ndarë me ne përvojën tuaj mbi gjetjen e eshtrave të 7-vjeçarit Ndue Gjon Prognit. Duke u nisur nga kjo, do doja të më tregoni pak historinë e përndjekjes së familjes Progni, e cila çoi më pas në vdekjen e djalit 7 vjeçar, Ndues?

Nduja ishte djali i vetëm i Gjon Prognit, i cili ishte një akademist, pasi kishte mbaruar shkollën ushtarake në Romë në vitin 1932, funksionar i lartë i Mbretërisë së Zogut, duke kryer detyrat e larta funksionare të Xhandarmërisë së saj, si në Lushnjë, Tiranë, Burrel, Krumë, Tropojë dhe e mbylli karrierën e tij si funksionar, duke shërbyer si komandat i Xhandarmërisë në zonën Nikaj-Mërtur.

Shorti i plotë i kualifikueseve të Botërorit/ Grup “ferri”, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh! Kosova “peshkon” Zvicrën

Është hedhur ditën e sotme në Zyrih, shorti i kualifikueseve të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria ka zbuluar kundërshtarët. 

Goglat nuk janë treguar aspak bujare me kuqezinjtë që kanë rënë në Grupin F dhe kanë “peshkuar”, Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën. Ndërkohë situatë disi më pozitive për Kosovës, që është shortuar në Grupin B me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.  

SHORTI I PLOTË: (VIDEO)

GRUPI A:

FITUESJA E GJERMANI/ITALI

SLLOVAKI

IRLANDA E VERIUT

LUKSEMBURG

GRUPI B:

ZVICËR

SUEDI

SLLOVENI

KOSOVË

GRUPI C:

HUMBSJA E PORTUGALI/DANIMARK

GREQI

SKOCI

BJELLORUSI

GRUPI D: 

FITUESJA E FRANCË/KROACI

UKRAINË

ISLANDË

AZERBAJXHAN

GRUPI E:

FITUESJA E SPANJË/HOLANDË

TURQI

GJEORGJI

BULLGARI

GRUPI F:

FITUESJA E PORTUGALI/DANIMARKË

HUNGARI

IRLANDË

ARMENI

GRUPI G: 

HUMBSJA E SPANJË/HOLLANDË

POLONI

FINLANDË

LITUANI

MALTË

GRUPI H:

AUSTRI

RUMANI

BOSNJË

QIPRO

SAN MARINO

GRUPI I:

HUMBSJA E GJERMANI/ITALI

NORVEGJI

IZRAEL

ESTONI

MOLDAVI

GRUPI J:

BELGJIK

UELLS

MAQEDONIA E VERIUT

KAZAKISTAN

LIHTENSHTEJN

GRUPI K:

ANGLI

SERBI

SHQIPËRI

LETONI

ANDORRA

GRUPI L: 

HUMBSJA E FRANCË/KROACI

ÇEKI

MALI I ZI

ISHUJT FAROE

GJIBRALTARI

NDARJA E VAZOVE: 

VAZO 1

SPANJË PORTUGALI GJERMANI FRANCË ITALI HOLANDË DANIMARKË KROACI ANGLI BELGJIKË ZVICËR AUSTRI

VAZO 2

UKRAINË TURQI SUEDI UELLS HUNGARI SERBI POLONI GREQI RUMANI SLLOVAKI ÇEKI NORVEGJI

VAZO 3

SKOCIA SLLOVENI IRLANDË SHQIPËRI MAQEDONI E VERIUT GJEORGJI FINLANDË ISLANDË IRLANDË E VERIUT BOSNJË HERCEGOVINË MALI I ZI IZRAEL

VAZO 4

BULLGARI LUKSEMBURG BJELLORUSI KOSOVË ARMENI KAZAKISTAN AZERBAJXHAN ESTONI QIPRO ISHUJT FAROE LITUANI LETONI

VAZO 5

MOLDAVI MALTË ANDORRË GJIBRALTAR LIHTENSHTEJN SAN MARINO

Plagosja e 17-vjeçarit në oborrin e shkollës! Prokurorja ndan detaje nga hetimi: Dy mësuese kanë qenë dëshmitare në momentin e sherrit, ngjarje e rëndë

Prokurorja e ngjarjes në gjimnazin në fshatin Çakran të Fierit, ka folur për mediat lidhur me hetimet e konfliktit me thikë mes dy nxënësve 17-vjeçarë mëngjesin e sotëm.

Oliana Gjergjefi tha për mediat se është ngritur një grup hetimor, i cili ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes për të zbardhur dinamikën e sherrit mes dy nxënësve.

Prokurorja tha se dëshmitarë gjatë momentit që dy adoleshentët janë konfliktuar kanë qenë dy mësuese.

Teksa e cilësoi ngjarjen të rëndë, ajo tha se nuk mund të ndajë detaje të tjera nga hetimi , deri në një moment të dytë.

“Është ngritur grupi hetimor, që ka bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Gjithashtu kemi pyetur disa dëshmitarë okularë, dy mësuese të cilat kanë qenë të pranishme gjatë konfliktit. Ngjarja është e rëndë, garantojmë hetim të plotë dhe të gjithanshëm, kaq mund të themi për momentin. Nuk mund të deklarojmë asgjë më tej”, u shpreh Gjergjefi.

Kujtojmë se gjatë një konflikti të çastit dy nxënësit nga 17 vjeç secili u përleshën fizikisht, ndërsa njëri prej tyre nxori thikën, duke lënë të plagosur bashkëmoshatarin e tij.

Ndërsa autori me inicial B.D është shoqëruar në polici. Burime bëjnë me dije se autori kishte ardhur në shkollë me thikë me vete.

Burime konfidenciale nga  drejtoria e policisë së Fierit pohojnë se autori ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se shkolla në Çakran ka roje edhe oficer sigurie dhe se  kjo është hera e pare qe ndodhin konflikte te tilla në këtë  shkollë.

Në shkollen ku ndodhi ngjarja, kanë mbërritur gjithashtu edhe perfaqësues të Prokurorisë Fier për të hetuar rreth konfliktit mes dy nxënësve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

“Bashkia Lezhë me vetëm 1 çerdhe për fëmijët”, Alfrida Marku: Do propozojmë që në buxhetin tjetër të parashikohet ndërtimi i tyre në çdo lagje të qytetit

Kryetarja e degës së Demokratëve Euroatlantikë në Lezhë, Alfrida Marku, ka ngritur shqetësimin mbi mungesën e kapacitetit për akomodimin e fëmijëve në çerdhet publike të qytetit. Aktualisht, e vetmja çerdhe publike në Lezhë, me kapacitet për 70 fëmijë, po shërben për rreth 110 fëmijë, ndërkohë që kërkesa është shumë më e lartë.

Ajo shprehet se do të propozojë që për Buxhetin Vendor 2024, të parashikohen ndërtime çerdhesh dhe kopshteve në të gjitha lagjet e qytetit, rikonstruksionin e hapësirave ekzistuese dhe përshtatjen e objekteve në pronësi të bashkisë. Sipas saj, një zgjidhje konkrete është kthimi i godinës së vjetër të gjimnazit “Hydajet Lezha” në një çerdhe dhe kopsht të ri.

Postimi i plotë i Alfrida Markut:

Kjo është e vetmja çerdhe publike e qytetit të Lezhës, në administrim të Bashkisë, ku çdo ditë marrin shërbimin edhe përtej kapacitetit rreth 110 fëmijë. Kërkesa e prindërve për të regjistruar fëmijët, çdo vit, është disa herë më e lartë.

Në 3 vitet e fundit, në qytetin e Lezhës, kanë lindur 1500 fëmijë, POR ne kemi në dispozicion të tyre vetëm 1 çerdhe publike me kapacitet normal për 70 fëmijë.

Nisur nga bisedat me shumë prindër, e në vecanti me shumë nëna, për të cilat akomodimi i fëmijëve në çerdhe do tu jepte mundësi të punonin, një ndër propozimet që do paraqes në Këshillin e Bashkisë për Buxhetin vendor të vitin e ardhshëm është ofrimi i shërbimit të çerdheve e kopshteve në të gjitha lagjet e qytetit, si prioritet i Bashkisë Lezhë.

Zgjidhja e këtij problemi është plotësisht e mundur:
Ndërtimi i objekteve të reja dedikuar çerdheve e kopështeve,
rikonstruksioni dhe përshtatja e hapësirave të caktuara pranë institucioneve ekzistuese arsimore apo e objekteve të tjera në pronësi të Bashkisë Lezhë.

Një zgjidhje e mundshme dhe konkrete është kthimi i godinës së vjetër të gjimnazit “Hydajet Lezha” në çerdhe e kopësht për fëmijët e qytetit të Lezhës: duke rikonstruktuar dhe përshtatur këtë godinë apo duke e rindërtuar nga fillimi.

Unë jam e bindur, ashtu sikurse secili nga Ju, se mirërritja dhe edukimi i fëmijëve si dhe punësimi i grave, kanë prioritet krahasuar me cilindo investim tjetër të mundshëm.