17.5 C
Tirana
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Presidentja e Kosovës vizitë në SHBA, takime me zyrtarë të Kongresit amerikan! Osmani: Bashkëpunimi me Uashingtonin, një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është duke zhvilluar një mori takimesh me zyrtarë të Kongresit amerikan në Shtetet e Bashkuara, me të cilët ka thënë se po diskuton për rëndësinë e mbështetjes amerikane në shumë sektorë të vendit që udhëheq.

 

Përmes disa postimeve në Facebook, Osmani ka thënë se është takuar me senatorët republikanë: Ted Cruz, Joni Ernst dhe Thom Tillis, si dhe kongresistët, Gary Palmer, Pete Sessions dhe Mike Lawler.

“Bashkëpunimi dhe komunikimi i rregullt janë kyç për veprim të duhur në kohë të duhur. Kosova dhe SHBA-të, kanë hapësirë e mundësi të shumta për hapjen e kapitujve të rinj të bashkëpunimit, andaj kjo edhe është një nga objektivat kryesor në rrugëtimin përpara”, ka thënë Osmani pas përfundimit të njërit prej takimeve.

Ajo ka thënë se ka diskutuar edhe për bashkëpunimin në fushën e sigurisë, me qëllim të parandalimit të përpjekjeve të aktorëve të dëmshëm për më shumë “kaos dhe jostabilitet”.

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në urën kryesore të Ibrit, që ndan Mitrovicën në jugun e banuar me shqiptarë dhe veriun e banuar me serbë. Fotografi nga arkivi.

Kush janë aktorët e huaj që duan ta minojnë demokracinë e Kosovës?

Vizita e Osmanit në SHBA është duke u realizuar disa javë para inaguruimit të presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump.

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID, i ka thënë javë më parë Radios Evropa e Lirë se marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën nuk janë lëkundur gjatë administratave të ndryshme dhe se përkushtimi i popullit amerikan ndaj popullit të Kosovës është e bindur se do të vazhdojë.

Erin Elizabeth McKee, ndihmësadministratore në Byronë për Evropë dhe Euroazi në USAID gjatë intervistës për Radion Evropa e Lirë, Shërbimi për Kosovën, Prishtinë 22 nëntor 2024.

SHBA-ja ka ndarë mbi 2 miliardë dollarë për Kosovën prej vitit 1998, dhe mbështetja e saj ka qenë vendimtare, përfshirë rrugën drejt pavarësisë.

Udhëheqës shtetërorë kosovarë e përsërisin shpesh që Amerika është partnerja më e rëndësishme e Kosovës dhe se mbështetja e saj është jetike.

Një burrë duke ecur mbrapa mbishkrimit “Faleminderit NATO” dhe “Faleminderit SHBA”, si dhe flamurit amerikan në Stagovë, vendbanim në Kaçanik, Kosovë.

Çfarë do të thotë për Kosovën mbështetja e SHBA-së?

Megjithatë, në disa raste, viteve të fundit, raportet e Uashingtonit me Qeverinë e Kosovës janë tendosur, ndonëse zyrtarë qeveritarë kanë përsëritur vazhdimisht se koordinohen dhe kanë bashkëpunim të ngushtë me SHBA-në./rel

Blerim Kuqja: Kryebashkiaku i Belshit është shembull i keqqeverisjes dhe arrogancës në kurriz të qytetarëve

Kryetari i degës së Demokratëve Euroatlantikë në Belsh, Blerim Kuqja, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit të bashkisë Belsh, duke e cilësuar atë si një shembull të keqqeverisjes dhe arrogancës në kurriz të qytetarëve. Sipas tij, vendimi për rikthimin e tregut pranë qytetit, pas presionit të gjatë nga opozita dhe qytetarët, është një pranim publik i dështimit të kryebashkiakut.

Kuqja theksoi se eksperimentet e kryetarit, si investimi prej 25 milion lekësh për tregun e ri dhe projekte të tjera, kanë rezultuar në humbje të mëdha morale dhe ekonomike. Ai renditi një sërë problemesh, duke përfshirë investime të padobishme, mungesën e përmirësimeve infrastrukturore dhe injorimin e kërkesave të qytetarëve.

Kuqja kërkon dorëheqjen e kryetarit të bashkisë, duke theksuar se dështimet e tij po pengojnë zhvillimin e Belshit dhe po rëndojnë mbi qytetarët. Opozita, sipas tij, do të vazhdojë të mbrojë interesat e qytetarëve dhe të punojë për një ndryshim të vërtetë në Dumre.

Postimi i plotë i Blerim Kuqja:

“Një shembull i qartë i keqqeverisjes dhe arrogancës në kurriz të qytetarëve”

Pas muajsh presioni nga ana ime si nënkryetar i këshillit bashkiak dhe Kryetar i Partisë Demokratike Demokratët Euroatlantike, si dhe nga këshilltarët e grupit opozitar, më në fund përfundon vendimi i padrejtë i miratuar nga këshilltarët e majtë dhe kryetari i bashkisë. Kjo tregoi se këmbëngulja jonë nuk ishte thjesht një akt opozitar, por një e drejtë legjitime në mbrojtje të interesave të qytetarëve.

Falë qëndresës së tregtarëve dhe qytetarëve, të cilët dëshmuan qartë se zgjidhja e ofruar nuk ishte e përshtatshme për ta, kryetari i bashkisë ka marrë më në fund një vendim të vonuar. Megjithatë, ky vendim pati një kosto të lartë morale dhe ekonomike për qytetarët dhe tregtarët. Kthimi i tregut në vendin që i takon, pranë qytetit dhe qytetarëve, nuk është një akt përgjegjshmërie, por një pranim publik i dështimit të tij.

Edhe për këtë vendim, ai u përpoq të luante lojën e tij të zakonshme të arrogancës, duke kërkuar nga grupet e interesit një “provë trejavore” në tregun e ri. Rezultati? Një dështim total. Ai e di mirë se ky eksperiment ishte vetëm një përpjekje e kotë për të mbuluar humbjet që u ka shkaktuar qytetarëve, tregtarëve dhe bashkisë. Por nuk është kjo ajo që e shqetëson – halli i tij kryesor është justifikimi i investimit të pafrytshëm prej 25 milion lekësh (pa TVSH), një projekt pa asnjë të ardhme dhe pa asnjë mbështetje nga qytetarët.

Ky rast është vetëm maja e ajsbergut të një serie dështimesh të pafalshme që e karakterizojnë këtë kryetar:
1. Investime të paplanifikuara dhe të padobishme, si ndërtimi i pikave të grumbullimit që nuk funksionojnë dhe projekti absurd prej 612 milion lekësh për kullën në hyrje të Belshit – një simbol i kotësisë dhe keqmenaxhimit.
2. Nevoja kritike për një hidrovori për ujërat e zeza, e cila vazhdon të injorohet, ndërsa qyteti përballet me probleme sanitare.
3. Parkimi me pagesë, një tjetër dështim i qartë, që ka përfunduar në pamundësinë për të paguar punonjësit me rroga minimale.
4. Dështimi në menaxhimin e mbetjeve të gjelbra, veçanërisht në projektin e fshatit Trojas.
5. Injorimi total i kërkesave të qytetarëve, si:
• Pastrimi i kanaleve vaditëse, të domosdoshme për fermerët.
• Hapja dhe mirëmbajtja e rrugëve të arave, jetike për zonat rurale.
• Shtrimi dhe përmirësimi i rrugëve të lagjeve, si rruga Çestije-Fierzë.
• Shfrytëzimi i papërgjegjshëm i fondeve për shkollën dhe fushën sportive në Fierzë.
• Braktisja totale e kopshteve dhe arsimit parashkollor.

Një problematikë tjetër për qytetarët, sidomos për grupmoshat e reja, është mungesa e një klubi shum sportesh (futboll, lojra me dorë etj.), gjë që do të shërbente në angazhimin e të rinjve dhe në rritjen e nivelit të tyre kulturor. Kjo situatë nuk vjen si pasojë e mungesës së mundësive apo burimeve, por për shkak të një vendimi të qëllimshëm të kryetarit të bashkisë, i cili është shprehur hapur: “Nuk dua ta bëj.” Një qëndrim i tillë është jo vetëm i papranueshëm, por reflekton një mungesë vizioni dhe përkushtimi ndaj të rinjve, të cilët përbëjnë të ardhmen e qytetit dhe meritonin më shumë mbështetje.

Kryetari aktual nuk ka treguar vetëm paaftësi, por edhe një neglizhencë të qëllimshme që po i kushton qytetit rëndë. Qëndrimi i tij në detyrë është një barrë e padurueshme për qytetarët e Belshit dhe një pengesë për zhvillimin e qytetit.

Dora e tij e rëndë mbi buxhetin e bashkisë dhe mungesa e vizionit e bëjnë të domosdoshme largimin e tij. Për këto arsye, ai duhet të japë dorëheqjen menjëherë. Çdo ditë që kalon, Belshi humb më shumë.

Ajo që unë dhe grupi opozitar synojmë t’u sigurojmë qytetarëve të Dumresë është e qartë: ne do të jemi gjithmonë krah tyre, duke mbrojtur të drejtat dhe interesat e tyre pa kompromis. Ata mund të kenë një kryetar që i ka braktisur, por ne do të jemi gjithmonë këtu për t’u siguruar që asnjë qytetar nuk do të mbetet i haruar. Kryetari mund të fshihet pas fjalëve bosh, por ne do të jemi ata që do të veprojmë për të sjellë ndryshimin që Dumrea meriton.

Kryemadhi sërish në SPAK! Deputetja-gazetarëve: Na e morët shpirtin, na lini rehat!

Monika Kryemadhi është paraqitur sërish ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme.

Deputetja e PL-së, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë “detyrim paraqitje” ka mbërritur e vetme në SPAK ndërsa në duar mbante disa dokumente.

Monika Kryemadhi, përpara se të futej në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, bëri edhe batuta me gazetarët.

Na e morët shpirtin” u drejtohet Monika Kryemadhi, ndërsa shtoi: “S’na latë rehat me marr frymë”.

GJKKO ka caktuar ndaj Monika Kryemadhit masës e sigurisë detyrim paraqitje. Ish-kryetarja e LSI-së, aktualisht deputete e PL-së, Monika Kryemadhi po hetohet nga SPAK për tre akuza pastrim parash, korrupsion dhe mosdeklarim pasurish në lidhje me dosjen e CEZ DIA dhe lobimin e LSI-së në SHBA.

Po për këtë dosje po hetohet bashkëshorti i saj, Ilir Meta, me të cilin është në proces divorci. Aktualisht Ilir Meta ndodhet në qeli, pasi ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ndërkohë që një javë më parë deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ankimoi vendimin e GJKKO-së që i sekuestroi dy vila tek “Kodra e Diellit”.

GJKKO ka sekuestruar një vilë tre katëshe në pronësi të Fatime Kryemadhit në rezidencën “Kodra e Diellit” në Tiranë, me sipërfaqe: kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë; kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2.

Ndësa Monika Kryemadhit i është sekuestrua një vilë po në të njëjtën rezidencë, me sipërfaqe: kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë, kati nëntokë 139 m2, kati i parë 79 m2, kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

“Mund të përdorë ‘ushtri’ dronësh në kontinent”- NATO: Rusia po përgatitet për një luftë afatgjatë me Ukrainën dhe Evropën

Në një fjalim të enjten në Bruksel, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të “fshijë Ukrainën nga harta” dhe ai i bëri thirrje aleancës “të kalojë në një mentalitet të kohës së luftës dhe të rrisë prodhimin dhe shpenzimet në fushën e mbrojtjes. “

mark rutte

“Rusia po përgatitet për një konfrontim afatgjatë, me Ukrainën dhe me ne”, tha Mark Rutte, duke shtuar se evropianët duhet të përgatiten për mundësinë që Rusia të përdorë “ushtri dronësh” në kontinent. Putini, shtoi ai, “po përpiqet të godasë lirinë dhe mënyrën tonë të jetesës”.

“Ne nuk jemi gati për atë që do të na vijë pas katër deri në pesë vjet”, tha ish-kryeministri holandez, i cili paralajmëroi se shtetet e NATO-s mund të kenë nevojë të shpenzojnë më shumë se 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në fushën e mbrojtjes. NATO tani kërkon nga vendet e saj anëtare që të shpenzojnë 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në mbrojtje.

Gjatë Luftës së Ftohtë, tha zoti Rutte, evropianët shpenzuan më shumë se 3 për qind të prodhimit të brendshëm bruto për mbrojtjen, një nivel që është kërkuar edhe nga Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump për vendet anëtare të NATO-s.

Vetëm 23 nga 32 anëtarët e NATO-s pritet të përmbushin objektivin prej 2 për qind këtë vit, sipas zyrtarëve të aleancës.

Udhëheqësi i NATO-s u bëri thirrje gjithashtu qeverive të vendeve anëtare të aleancës që të rrisin buxhetet e tyre ushtarake, duke paralajmëruar se Rusia ndoshta do të shpenzojë deri në 7% ose 8% të prodhimit të brendshëm brute për mbrojtjen vitin e ardhshëm.

Rusia është tashmë e angazhuar në një “fushatë të koordinuar për të destabilizuar shoqëritë tona”, paralajmëroi Rutte, duke përmendur “veprimet armiqësore” të fundit që Moska ka ndërmarrë kundër anëtarëve të NATO-s, duke përfshirë sulmet kibernetike dhe tentativat për vrasje.

“Rreziku po lëviz drejt nesh me shpejtësi të madhe”, paralajmëroi zoti Rutte. “Ne nuk do të jemi të sigurt në të ardhmen nëse nuk jemi të përgatitur të përballemi me këtë rrezik.”/VOA

Detaje nga sherri në gjimnaz/ Si u përleshen nxënësit, autori shkoi në shkollë me thikë me vete, çfarë dëshmoi në polici: Mbrëmë debatuam në Snapchat, sot…

Detaje të reja dalin nga ngjarja në Fier, ku dy nxënës u konfliktuan sot në ambientet e shkollës në fshatin Çakran.

 

Gjatë një konflikti të çastit dy nxënësit nga 17 vjeç secili u përleshën fizikisht, ndërsa njëri prej tyre nxori thikën, duke lënë të plagosur bashkëmoshatarin e tij.

Nxënësi me iniciale Y.Xh u plagos në krah. Aktualisht ai ndodhet në spital ku po merr ndihmë mjekëosre.

Ndërsa autori me inicial B.D është shoqëruar në polici. Burime bëjnë me dije se autori kishte ardhur në shkollë me thikë me vete.

Burime konfidenciale nga  drejtoria e policisë së Fierit pohojnë se autori ka thënë se janë zënë sapo kanë hyrë në oborr të shkollës, pasi kishin debatuar për një postim në rrjetin social Snapchat mbrëmjen e djeshme.

Mësohet se shkolla në Çakran ka roje edhe oficer sigurie dhe se  kjo është hera e pare qe ndodhin konflikte te tilla në këtë  shkollë.

Në shkollen ku ndodhi ngjarja, kanë mbërritur gjithashtu edhe perfaqësues të Prokurorisë Fier për të hetuar rreth konfliktit mes dy nxënësve.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 08:30, në fshatin Cakran, Fier, në ambjentet e shkollës së mesme Cakran, gjatë një konflikti të çastit mes dy nxënësve, njëri prej tyre shtetasi, B. D.,17 vjeç, ka goditur me mjet prerës në krah bashkëmoshatarin shtetasin Y. Xh, të (dy nxënës të kësaj shkolle).

Shtetasi Y. Xh., u transportua në spitalin Rajonal Fier, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar, në Komisariat për veprime të mëtejshme shtetasin B. D, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale mjetin prerës (thikë).

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

SHBA akuzon ish-shefin e burgut sirian për torturë, dyshohet se ka urdhëruar vartësit të shkaktojnë dhimbje fizike dhe vuajtje mendore te të burgosurit

HAMA, SYRIA - DECEMBER 07: An inside view of the Hama prison after the armed groups opposed to Bashar al-Assad's regime, led by Hay'at Tahrir al-Sham (HTS), which have been fighting regime forces since Nov. 27, took control of the city center of Hama on December 07, in Syria. (Photo by Kasim Rammah/Anadolu via Getty Images)

Një ish-zyrtar i qeverisë siriane, i cili drejtoi burgun qendror të Damaskut nga viti 2005 deri në 2008, është akuzuar për torturë nga një juri e madhe në Los Anxhelos, sipas departamentit të drejtësisë amerikane.

 

Samir Ousman Alsheikh, 72 vjeç, dyshohet se ka urdhëruar vartësit të shkaktojnë dhimbje dhe vuajtje të rënda fizike dhe mendore te të burgosurit politikë dhe të tjerë, tha departamenti.

Ai është akuzuar se është përfshirë personalisht në disa ngjarje të tilla.

Tortura synonte të pengonte opozitën ndaj regjimit të Bashar al Asadit, tha departamenti, duke shtuar se Alsheikh më vonë dyshohet se gënjeu për krimet e tij për të marrë një leje qëndrimi në SHBA.

Alsheikh, i cili dyshohet se kishte poste në policinë siriane dhe aparatin e sigurimit shtetëror, ishte i lidhur me Partinë Ba’ath në pushtet sirian dhe u emërua guvernator i provincës së qytetit të Deir Ez Zour nga Assad në vitin 2011.

Aktakuza ka shtuar tre akuza për torturë dhe një akuzë për komplot për të kryer torturë me akuzat e mashtrimit të vizave dhe tentativës për mashtrim të natyralizimit që ishin përfshirë në një aktakuzë fillestare kundër Alsheikh në gusht.

Lajmi vjen pasi dy ish-zyrtarë të lartë të inteligjencës siriane nën regjimin e Assad u akuzuan për krime lufte në SHBA të hënën.

Gënjeu për marrëdhëniet e biznesit të Hunter Bidenit, ish-informatori i FBI-së pranon fajësinë! Ja sa vite burg mund të dënohet

 Një ish-informator i FBI-së, që u akuzua nga Prokurori i Posaçëm David Weiss se pati gënjyer për Presidentin Joe Biden dhe marrëdhëniet e aluduara të biznesit të djalit të tij Hunter me një kompani energjetike ukrainase, do të pranojë fajësinë për një nga akuzat për krijimin e një deponimi fals në një hetim federal, thuhet në dokumentet e dorëzuar në gjykatë.

 

Pranimi i fajësisë do të shmangë zhvillimin e gjyqit për Alexander Smirnovin, i cili u arrestua më herët këtë vit.

Pretendimet e zotit Smirnov për rolin e Hunter Biden-it në kompaninë “Burisma Holdings” ishin vendosur prej vitesh në epiqendër të vëmendjes së Presidentit të zgjedhur Donald Trump dhe aleatëve të tij.

Zoti Smirnov akuzohej se bëri deklarata të rreme për FBI-në, gjatë rrëfimit të dy takimeve nga vitet 2015-2016, se drejtues biznesi të lidhur me kompaninë “Burisma” i patën thënë se e punësuan Hunter Biden-in “për të na mbrojtur, nëpërmjet babait të tij, nga të gjitha llojet e problemeve”.

Ai gjithashtu akuzohet për pretendimin e rremë se drejtuesit e kompanisë “Burisma” i paguan secilit nga 5 milionë dollarë, Joe Biden-it dhe Hunter Biden-it, gjatë presidencës Biden.

Këto akuza ishin ndër pretendimet që ndihmuan për ndërtimin e dosjes për përpjekjet e pasuksesshme të Dhomës së Përfaqësuesve me shumicë republikane, për një proces hetimor me qëllim ngritjen e akuzave për shkarkimin e Presidentit Biden.

Sipas kushteve të marrëveshjes së arritur për pranimin e fajësisë, zoti Smirnov do të pranojë fajësinë edhe për tre akuza për shmangie të taksave në vitet 2020-2022.

Gjatë kësaj periudhe, zoti Smirnov nuk raportoi të ardhura në shumën prej 2.1 milionë dollarësh. Ai mund të dënohet nga 4-6 vite burg, sipas legjislacionit amerikan./VOA

“Institucionet mos flenë gjumë”- Erozioni ‘përpinë’ plazhin e Shëngjinit dhe Kepin e Rodonit! Ekspertët: Duhet të ndërtohen barriera mbrojtëse

EMISIONI VETTING

PLAZHI I SHËNGJINIT

Peshkatari Prek Nika e mban mënd bunkerin brenda pyllit, ai thotë se ky bunker i ndërtuar nga ushtria gjermane gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndodhej në mes të pyllit, por sot e shikon të zhytur në det. Vetëm pak metra më larg bregut ndodhet banesa, restoranti dhe shtëpitë e “pushimit” për turistët, nëse nuk ndalohet erozioni detar ka rrezik që pronat e Prek Nikës të përmbyten nga deti pas pak vitesh.

Sipas Nikës:“Këtu dëmet janë ta pabesueshme nga askush që kur unë i mbyll sytë dhe i hap them: ‘Si ka mundësi që të ketë arritur në këtë gjendje?’. Unë e mbaj mend atë bunkerin, ai ka qenë rreth 200 metra në brendësi të pyllit ka qenë vendkomanda e gjermanëve. Që prej viteve 1990 e deri më tani ka qenë një erozion i paparë. Këtu hynë dy lloje rrymash sipas specialistëve, një rrymë veriore, hynë dhe përplasen këtu. Dora tjetër është edhe njeriu shikojeni si është bërë. Shikojeni si i kanë hequr dunat e rërës, shikoje aty si ka hyrë drejtë dallga dhe ka marrë”.

Fran Marku, tregon se erozioni i vazhdueshëm i vijës bregdetare ka shkaktuar dëme serioze ekonomike, në toka bujqësore, pyje dhe bregun me rërë të “gllabëruara” nga deti. Për këtë problem Fran Marku bën përgjegjës njerëzit dhe institucionet.

Sipas Markut “Erozioni ka bërë dëme shumë të mëdha pas viteve 1991, duke mos funksionuar shumë gjëra. Prerja e pyjeve, bllokimi i kanalizimeve, mos ardhja e dragës e cila çdo vit thellonte detin ka një përparësi shumë të madhe. Për tu ndaluar ky fenomen është e domosdoshme me gjithë vlerat që kryetari i bashkisë ka bërë shumë punë, po ia adresojë kryetarit të bashkisë të marrë masë urgjente për vendosjen e disa skalierave sepse po të vijë draga të thellojë është gjë më e mirë, vënë më pak skaliera. Me këto kushte që kemi edhe 4-5 vite këtu nuk do të ketë plazh, ka marrë deri mbi 100 metra, siç e shikon pjesa këtu me rërë ka shkuar në një nivel me detin. Pra me një baticë, sepse batica të paktën dy herë në vit mund të përmbytet komplet kjo zona dhe këtu nuk do të funksionojë më asgjë. Marrja e masave sa më shpejtë është më mirë.”

debb2426-32a4-41e9-88b2-220acd6cb6b2

Disa vite më parë deti ndodhej 150 metra larg, ndërsa sot niveli i ujit ka ardhur fare pranë banesave dhe bizneseve. Duke e zvogëluar ndjeshëm hapësirën me rërë ku mund të qëndrojnë pushuesit. Ndërsa pishat që ndodhen në bregun e Shëngjinit janë dëmtuar nga erozioni detar, uji me kripë i ka dëmtuar rrënjët e tyre duke i dobësuar, më pas rrëzohen nga era e dimrit.

Sipas Endri Haxhiraj, Ekspert i Mjedisit:“përparimi i detit me këtë shpejtësi është veçanërisht i favorizuar nga trajta e relievit të bregdetit shqiptar që është kryesisht lagunore, që do të thotë një zonë që mbanë shumë lagështirë dhe për këtë arsye investimet e kryera në këto zona, pra në laguna që nga veriu në jug, veçanërisht zonat ku ndodhen vilat pranë bregdetit. Ka bërë që të jenë të rrezikuara për shkak të ujit dhe për këtë duhet të merren masa vërtetë serioze.”

Peshkatari Prek Nika tregon se zona që ndodhet nën uji, dikur ka qenë pyll i madh me pemë autoktone, ndërsa në ditët e sotme janë zhdukur duke ia lënë vendin ujit të detit. Ai drejton gishtin nga institucionet duke kërkuar që të ndërhyjnë për të parandaluar erozionin detar i cili ditë pas dite e vit pas viti ka zhdukur sipërfaqe të mëdha toke.

“Shikoje këtu ka qenë pyll i madh që nuk e shikoje dot qiellin, këtu ka patur vetëm pemë autoktone, lisa, frashër, vidh, të gjitha llojet e druve që mund të ketë patur zona fushore. Ka qenë një vend i paparë.

Dua ti bëj thirrje ministrisë së Turizmit dhe drejtorisë së Zonave të Mbrojtura që të mos flenë gjumë, mos të flenë gjumë sepse nuk iu mungon asgjë, as specialistët, as intelektualët, ka profesorë, ka inxhinierë të përsosur, kanë bërë alamet digash dhe hidrocentralesh dhe jo më këtu. Italia merr gurë në Kroaci dhe i vendos në det. Ne i kemi malet plotë me gurë dhe nuk bëjmë asgjë. Mendoj se një dallgëthyese do të bënte punë. Siç po shikon sot atë bunkerin atje, pas disa vitesh do të shikoni edhe atë rrugën atje,” thotë Prek Nika një tjetër banorë i Shëngjinit.

Ndërsa fajëson Ministrinë e Turizmit se nuk po merr asnjë masë për të parandaluar dëmet e erozionit detar. Nika ngre alarmin se “pas disa vitesh uji i detit do të arrijë deri tek rruga automobilistike dhe banesat e zonës aty pranë”, nëse nuk ndërhyhet në kohë, madje sipas tij edhe aktualisht ndërhyrja është shumë e vonuar.

“Zërin nuk ke ku ta ngresh tjetër përveçse tek mediat. Unë për këtë fajësoj vetëm Ministrinë e Turizmit, e cila zëre se nuk “ekziston” për sa i përket këtij problemi. Ministrja del në televizor dhe flet “jo shezlloni ashtu, jo kështu”, gjëra të mira janë edhe ato sepse nuk mund t’i thuash tjetrit aty mos u shtri në rërë se do të vendos shezllonat, por erozioni detar është problem më i madh. Vitin tjetër nuk do të kenë ku ti vendosin shezllonat, kanë për të dalë tek rruga në asfalt. Më vjen keq për atë rrugë aty sepse nuk do të kalojnë shumë vite do të shikosh sipër saj detin ose rërën,” u shpreh Prek Nika.

Në Shëngjin disa prej restoranteve dhe kafeneve që janë të rrezikuar nga erozioni detar kanë vendosur thasë të mbushur me rënë për të penguar ujin e detit që të mos përmbytë bizneset e tyre. Por jashtë kamerës së VETTING ata shprehen se bizneset e tyre janë dëmtuar për shkak të erozionit, por nuk flasin dot sepse ndihen të frikësuar se mund t’iu shembin kafenenë ose restorantet që i kanë pothuajse pak metra larg ujit.

b490bc4b-907b-4df2-942e-d67819cb0dd2

Sipas ekspertit të mjedisit Jak Gjini:“Këtu shikojmë që subjektet kanë menduar sot për sot, ku të gjejnë të fitojnë, por jo në perspektivë. Ndërsa si zgjidhje për t’u mbrojtur nga erozioni i detit, që po gërryen tokat, kanë gjetur vendosjen e thasëve me rërë. Ndërkohë që kur ka stuhi, dallgët e detit arrin në lartësinë e rrugës dhe në shumicën e rasteve shkakton dëme qoftë në infrastrukturë, por edhe në sipërfaqet e tokave përreth bregut të detit.”

KEPI I RODONIT

Kepi i Rodonit e ka marrë emrin prej perëndisë pagano-ilire Redon. Mendohet të ketë qenë stacion i flotës detare ilire. Shumë shekuj më pas prijësi i shqiptarëve Skënderbeu zgjodhi këtë vend si një shteg të lirë për të dalë në det pa u kushtëzuar nga venedikasit që kishin nën sundim gjithë vijën bregdetare.

Sipas historianëve, kalaja e Skënderbeut nisi të ndërtohej pas rrethimit të parë të Krujës. Muret e saj u përfunduan në 1452 nga mjeshtra venecianë që e ndërtuan me një gjatësi prej 400 metrash dhe me kulla të rrumbullakëta në majat e saj.

E konsideruar si perla sekrete bregdetit verior, e mbushu me histori, mite dhe legjenda antike, Kepi i Rodonit  ndodhet seriozisht në rrezik. Pjesa më e madhe mureve rrethues gjendet tashmë në det si shkak i erozionit të detit Adriatik. Nga rrënojat sot ka mbetur në këmbë një pjesë shumë e vogël e një kalaje gjigande. Diku reziston ende një pjesës e murit të jashtëm të kalasë.

c4bc0146-bb2d-4942-9120-b02f49902634

Vizitorët e Kepit nuk mund të rezistojnë pa shkuar pranë kalasë dhe rrënojave të saj nën ujë. Një monument kulture që përveçse i rrezikuar nga erozioni, dora e njeriut në Kalanë e Skënderbeut i ka humbur asaj dinjitetin që i takon më shumë se 500-vjecarë. Sipas dekanit të fakultetit të pyjeve, në Universiteti Bujqësor Kamëz, Ervin Toromani, “Në Kepin e Rodonit është më tepër një fenomen natyror sesa një fenomen i shkaktuar nga dora e njeriut. Aty është një fenomen ku bashkohet veprimi i ujit dhe erës. Erozini aty shkaktohet nga era që përplas dallgët e detit me bregun dhe me sipërfaqe toke bujqësore, por edhe me pemë. Është një problematikë, natyrisht duhet të adresohet, duhet të ndërtohen barriera mbrojtëse për të penguar avancimin e detit në sipërfaqe të tokave bujqësore dhe bregut që po gërryen vazhdimisht.”

Lehtësisht vihen re gjurmët e gërryerjes detare në fund të Kepit të Rodonit. Duke ecur pak metra me këmbë në këtë vijë bregdetare sheh dëmtimet që janë bërë nga “sulmi” i detit, ku bregu më rërë ngushtohet gjithnjë e më shumë ndërsa kodra gërryhet.

kepi i rodoni

LEXO EDHE: 

SOT, ORA 12:00/ Shorti i Botërorit, ja çfarë rrezikon Shqipëria. Njihuni me skenarin më të lehtë dhe më të vështirë

Shorti nuk është përcaktues, por cila nga kombëtaret e nivelit tonë nuk do të dëshironte që të ishte në një grup të favorshëm për të arritur një objektiv madhor siç është Botërori.

 

Fati është ai që i duhet sot në orën 12:00 Kombëtares shqiptare. Në Zyrih, do të marrë formë rrugëtimi për në Botërorin 2026 sa u përket kombëtareve nga Europa. Në total 54 skuadra, do të shortohen në 12 grupe të ndryshme. Gjashtë grupe do të jenë nga 4 ekipe dhe gjashtë grupet e tjerë me nga pesë skuadra, teksa ndeshjet do të fillojnë nga muaji mars dhe do të përfundojnë në nëntor. Shqipëria është vendosur në vazon e tretë, së bashku me shtete si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Finlanda, Gjeorgjia, Island, Maqedonia e Veriut, Irlanda e Veriut, Bosnja, Mal i Zi dhe Izraeli, me të cilët nuk mund të bjerë në një grup.

SHORTI I FAVORSHËM

Goglat e shortit janë të paparashikueshme, por në një vëzhgim, gazeta ju sjell se cili është skenari më i favorshëm për kuqezinjtë, gjithmonë duke parë situatën, renditjen e përgjithshme të kombëtareve të tjera. Normalisht, në vazon e të fortave, Austria është më pak e kuotuar dhe pas saj vjen Danimarka dhe Zvicra. Normalisht një emër i tillë, është shumë herë më mirë sesa kombëtare si Franca, Spanja apo Angli e Gjermani. Në këtë vazo ndodhen edhe Italia me Kroacinë, ekipe që Shqipëria u përball në Europianin e verës. Ndërkohë në vazon e dytë, kombëtarja që mund të jetë e kalueshme është Norvegjia. Edhe pse kanë dy lojtarë si Haland dhe Odengard, ata nuk u kualifikuan në Europian, por u paraqitën shumë mirë në Ligën e Kombeve duke fituar grupin. Po ashtu, në këtë vazo ndodhet edhe Çekia, një rival të cilin e njohim shumë mirë sepse jemi përballur 4 herë nga viti 2023. Gjithashtu në këtë vazo janë kundërshtarë si Ukraina dhe Polonia, të cilët i kemi mposhtur dhe nuk janë në formën e tyre më të mirë këto vitet e fundit. Në vazon e katërt, poshtë nesh rrezikohet Kosova, ndërsa rivali më i vështirë në letër është Bullgaria, ndërsa ai më i dobët Lituania. Ndërkohë në vazon e katërt, ekipi më modest është San Marino.300BALLKANI

Një pjesë e mirë i mbajnë mend përballjet e zjarrta me Greqinë dhe rivalitetin që kemi pasur, por nga viti 2005 nuk kemi pasur një sfidë, qoftë edhe miqësore. Me fqinjët shorti mund të na ballafaqojë sepse ata ndodhen në vazon e dytë dhe pavarësisht dështimit me kualifikimin në Europian, në Ligën e Kombeve kanë treguar një rritje. Në të njëjtën vazo është edhe Serbia, një tjetër rival brenda Ballkanit dhe aty ku tensioni nuk do të mungonte, kjo edhe për shkak të historisë.

99

 

Republikani French Hill zgjidhet Kryetar i Komisionit për Shërbimet Financiare të Kongresit Amerikan

Kongresmeni republikan French Hill është zgjedhur Kryetari i Komisionit për Shërbimet Financiare të Dhomës së Përfaqësuesve në Kongresin Amerikan.

Lajmi u bë i ditur nga Patrick McHenry, kryetari në detyrë i këtij komsionin.
“Urime aleatit tim të hershëm dhe aktualisht Nënkryetar i Komisionit, French Hill, për përzgjedhjen e tij për të udhëhequr Komisionin për Shërbimet Financiare të Dhomës. Përvoja e French në sektorin privat, shërbimi i tij në Departamentin e Thesarit dhe udhëheqja si Nënkryetar e kanë përgatitur në mënyrë të shkëlqyer për këtë rol të rëndësishëm.” – Thotë McHenry.

French Hill është i njohur në Shqipëri për bashkëpunimin e tij me kreun e demokratëve euroatlantikë, Lulzim Basha.
Pak muaj më patë Basha dhe Hill u bënë bashkëautor të një editoriali në gazetën me famë botërore “The Wall Street Journal”, me titullin “Si ta bëjmë Rusinë të paguajë për Ukrainën”, ku artikulonin idenë e bashkëpunimint të legjislatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë për të sekuestruar pasuritë sovrane ruse të ngrira nga sanksionet pas sulmit ndaj Ukrainës, për t’i vendosur në shërbim të rindërtimit të shtetit që prej gati tre vitesh ndodhet nën agresionin rus.
Basha dhe Hill zhvilluan një takim pune pak ditë më parë në Washingon DC, ku kreu i demokratëve euroatlantikë u prit në Kongres nga kolegu republikan.