15.5 C
Tirana
E martë, 24 Qershor, 2025

Vendi ynë, ndër shtetet me popullsinë më obeze të Europës! Eurostat: 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç janë mbi peshë! Italianët janë më elegantët

Përqindja e njerëzve të moshës 16 vjeç e lart që konsideroheshin mbipeshë (para-obez dhe obez) në vitin 2022 ishte 50.6% në Bashkimin Europian, sipas të dhënave që janë përditësuar së fundmi nga Eurostat.

 

Shifrat përfshijnë dhe Shqipërinë, ku sipas Eurostat 56.5% e shqiptarëve mbi 16 vjeç konsiderohen mbi peshë. Në këto nivele, Shqipëria renditet e 11 dhe konsiderohet si një ndër vendet që kanë nivelin më të lartë të obezitetit në Europë, duke u ngjyrosur në hartë me blu.

Më të shëndoshët e Europës janë maltezët, 62% e të cilëve konsiderohen mbipeshë. Pas tyre vjen Finlanda (59.5), Letonia (59.2), Rumania (58.9), Lituania (58.5), Polonia (57.8), Hungaria (57.5), Sllovakia (57.5), Kroacia (57.2), Turqia (57.1) dhe më pas Shqipëria (56.5).

Më elegantët e Europës janë italianët, që kanë dhe përqindjen më të ulët të obezitetit, me 41.3%, të ndjekur nga zviceranët (45.2%) dhe francezët (45.4%).

Në rajon, për elegancë kryeson Mali i Zi, që e ka treguesin ndër më të ulëtit në Europë (47%). Për Serbinë ky tregues është 51.8%, ndërsa mungojnë të dhënat për shtetet e tjera të Rajonit. Maqedonia e Veriut e kishte këtë tregues 55 në vitin 2017.

Meshkujt shqiptarë më të shëndoshë se femrat

Femrat shqiptare duket se janë shumë më të kujdesshme se meshkujt. Sipas Eurostat, 62.3% e meshkujve shqiptarë mbi 16 vjeç konsiderohen mbipeshë, ndër më të lartat në Europë. Meshkujt më të shëndoshë janë në Maltë dhe Sllovaki (69.4%) dhe më elegantët në Francë (51.5).

Gjysma e femrave shqiptare (50.9%) konsiderohen që janë mbipeshë, sipas të dhënave të Eurostat.

Me elegantet e Europës janë italianet (31.3%) dhe malazezet (34.6%).

Femrat më të shëndosha janë në Letoni (56.7%) dhe Turqi (55.2%).

Eurostat e mat obezitetin bazuar në treguesin e BM (Body mass index) që është një rregull i përshtatshëm i përdorur për të kategorizuar gjerësisht një person bazuar në masën e indeve (muskujt, yndyrën dhe kockat) dhe lartësinë.

Treguesi mat përqindjen e njerëzve obezë bazuar në indeksin e tyre të masës trupore (BMI). Njerëzit e moshës 18 vjeç e lart konsiderohen obezë me një BMI të barabartë ose më të madhe se 30.

Kategoritë e tjera janë: nënpesha (BMI më pak se 18.5), pesha normale (BMI midis 18.5 dhe më pak se 25) dhe para-obeze (BMI midis 25 dhe më pak se 30). Kategoria mbipeshë (BMI e barabartë ose më e madhe se 25) kombinon dy kategoritë para-obez dhe obez./ Monitor

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump pritet të shpallet “Personi i Vitit” nga revista Time

Donald Trump dikur spekuloi publikisht se ai kurrë nuk do të emërohej personi i vitit nga revista Time.

 

Por, tani ai do të nderohet për herë të dytë, raporton CNN.

Time do të zgjedhë të enjten Trump si personin e vitit, duke e njohur presidentin e zgjedhur si personin  që mendohet se ka pasur ndikimin më të madh në çështjet botërore “për mirë ose për keq”.

Zgjedhja e Trump për vitin 2024 pason ate te vitit 2016, kur Time e shpalli atë personin e vitit pas ngjitjes së tij të papritur në presidencë.

Pavarësisht tirazhit në rënie të revistës, Personi i Vitit i Time mbetet një gur provues kulturor i përvitshëm dhe vlerësimi është bërë një fiksim për Trump gjatë viteve.

Anëtarët e familjes së Trump pritet të marrin pjesë në ngjarjen e së enjtes, përfshirë Ivanka Trump, sipas një burimi. Kjo shënon një paraqitje të rrallë publike për vajzën e presidentit të zgjedhur, e cila shërbeu si këshilltare e lartë gjatë mandatit të tij të parë.

Orjola Pampuri takime në Parlamentin Europian: Integrimi në BE kërkon luftë reale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar

Deputetja e Demokratëve Euroatlantikë, Orjola Pampuri, ka ndarë detaje nga vizita e saj në Parlamentin Europian me ftesë të Institutit George C. Marshall, Qendrës së Studimeve Europiane për Sigurinë.

Gjatë takimeve me figura të rëndësishme në Parlamentin Europian, u diskutua për rëndësinë e luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, fuqizimin e grave në politikë dhe rolin e Parlamentit Europian në procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Pampuri theksoi se procesi i integrimit nuk mund të ketë sukses pa një betejë reale kundër korrupsionit dhe pa ndëshkimin e atyre që minojnë institucionet. Ajo nënvizoi se vetëm pastrimi i politikës nga të korruptuarit do të çojë Shqipërinë drejt familjes europiane.

Postimi i Pampurit:

Me ftese te Institutit George C. Marshall, Qendres se Studimeve Euroiane per Sigurine, nje institut i perbashket per sigurine dhe mbrojtjen i Departamentit te mbrojtejes se Shteteve te Bashkuara dhe Ministrise Federale te Mbrojtjes, Gjermane.

Kishim mundesine e takimeve dhe bisedimeve ne Parlamentin Europian me;

Hannah Neumann anetare e nenkomisionit per siguri dhe mbrojtje, dhe anetare e komisionit te jashtem.

Marta Temido Nenkryetare e nekomisionit per te drejtat e njeriut, anetare e komisionit te jashtem.

Ilhan Kyuchyuk, kryetar i komisionit te ligjeve, anetar i komisionit te jashtem.

Davor Ivo Stier, anetar i komisionit te jashtem, kryetar i delegacionit per mardheniet me Bosnje Hercegovinen dhe Kosoven.

Zeljana Zovko, anetare e nenkomisionit per sigurine dhe mbrojtjen, anetare e komisionit te jashtem, anetare e delegacionit per mardheniet me SHBA, anetare e delegacionit per marrdheniet me Bosnje Hercegovinen dhe Kosoven.
Lukas Mandl, anetar i komisionit per zhvillimin.

Ku diskutuam mbi rendesine e luftes ndaj korrupsionit dhe krimit te organizuar, mbi fuqizimin dhe mbeshtetjen e gruas ne politike si dhe mbi rolin e Parlamentit Europian ne Procesin e Integrimit ne EU.

Nuk mund te kete sukses procesi i integrimit pa beteje reale kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Fundi i pandeshkueshmerise dhe pastrimi i politikes nga te korruptuarit eshte hapi real, i vertete dhe i suksesshem per tu bere pjese e familjes se madhe europian.

 

U shpall ‘non grata’ si Berisha, por Grubi tërhiqet nga politika: Vendim i vështirë, por i nevojshëm për të ruajtur integritetin!

Ish-zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut Artan Grubi është tërhequr nga postet e tij në BDI. Vendimi vjen pak ditë pasi Departamenti i Shtetit e shpalli ‘nongrata’.

Në listën e zezë  u përfshi edhe Enver Bexheti, gjyqtar në Gjykatën e Apelit të Maqedonisë së Veriut.

Reagimi i Artan Grubit

Vendim personal në shërbim të së mirës së përbashkët

Të dashur qytetarë,

Gjithë veprimtarinë time publike jam angazhuar pa kompromis për barazinë e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për një rajon në paqe dhe të pajtuar, për integrimin e plotë në NATO, për një partneritet strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Këto janë vlera që nuk janë vetëm udhërrëfyesi im, por edhe obligimi që i kam ndjerë gjithmonë ndaj vendit dhe kombit tim.

Arritjet tona, për të cilat jemi të gjithë dëshmitarë, nuk janë vetëm meritë e përkushtimit tim dhe shokëve, por edhe e mbështetjes së sinqertë dhe të vazhdueshme nga miqtë tanë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian.

Fakti që sot Maqedonia e Veriut është anëtare e NATO-së dhe ka nisur bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian është dëshmi e qartë e këtij bashkëpunimi dhe përkushtimi të përbashkët.

Por, çmimi i këtij angazhimi, një çmim që ka qenë gjithmonë në shërbim të vlerave dhe të drejtës, ka qenë i rëndë për mua dhe për familjen time.

Sulmet e mëdha ndër vite, keqinterpretimet dhe goditjet e padrejta, më kanë bërë të reflektoj për rolin tim në këtë moment të rëndësishëm për vendin dhe për të ardhmen e tij.

Edhepse vendimi thotë që ky nuk është për të dënuar, por për të nxitur përmirësim të sjelljes, unë, përpara Zotit, familjes dhe miqve jam i pastër si loti, por me synimin për të zbardhur të vërtetën, të cilën shumë prej jush e shoh që tashmë e dini, dhe për të mos qenë barrë politike, kam vendosur që të tërhiqem nga jeta publike dhe për këtë e kam njoftuar Kryetarin Ahmeti qysh ditën e parë.

Ky është një vendim i vështirë, por i nevojshëm për të kursyer familjen dhe ruajtur integritetin tim personal dhe politik, si dhe për të mbështetur vazhdimësinë e punës dhe përkushtimit të liderit tonë, Ali Ahmeti.

Besoni tek rruga e tij e drejtë, një rrugë që ka qenë dhe mbetet shpresa më e madhe për shqiptarët dhe për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut.

Unë mbetem gjithmonë i përkushtuar ndaj këtyre vlerave dhe do të jem në krah të tyre, si qytetar dhe si mbështetës i së mirës së përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje nga thellësia e zemrës për mbështetjen tuaj në këto vite,

Artan Grubi

Tërmeti në Kosovë/ Dalin pamjet nga momenti i lëkundjeve sizmike, magnituda dhe epiqendra

 

Sipas Institutit të Gjeoshkencave thellësia e tërmetit që ndodhi rreth orës 01:46 vlerësohet se ishte 3.6 kilometra.

termeti

Lëkundjet e tërmetit janë ndjerë deri në Shqipëri e Maqedoni të Veriut.

Për fat të mirë pa dëme. Mediat në Kosovë kanë publikuar pamje nga momenti i tërmetit.

Video e mëposhtme është regjistruar nga kamerat e sigurisë në Dragash.

Elezi tjetër kërkesë kryetarit të bashkisë Vlorë: Përfshi në projekt-buxhet nevojat urgjente infrastrukturore

Në vazhdën e propozimeve dhe kërkesave për përfshirjen në projekt-buxhetin e vitit 2025 të shqetësimeve të komunitetit, Anëtari i Kryesisë së PD-Demokratët Euroatlantikë, njëkohësisht këshilltar i kësaj force në Këshillin Bashkiak Vlorë, Myzafer Elezi, ka adresuar një tjetër propozim që lidhet me infrastrukturën rrugore të lënë më harresë në qytetin e Vlorës.

“Në përgjigje të shqetësimeve të përsëritura të qytetarëve të Vlorës, si përfaqësues i opozitës dhe me cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, i kam paraqitur zyrtarisht një kërkesë kryetarit të Bashkisë Vlorë. Kjo kërkesë synon përfshirjen në projekt-buxhetin e vitit 2025 të disa projekteve prioritare që adresojnë nevoja urgjente infrastrukturore.” – shkruan Elezi në profilin e tij në rrjetin social facebook.

Më poshtë reagimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Vlorës,

Në përgjigje të shqetësimeve të përsëritura të qytetarëve të Vlorës, si përfaqësues i opozitës dhe me cilësinë e nënkryetarit të Këshillit Bashkiak, i kam paraqitur zyrtarisht një kërkesë kryetarit të Bashkisë Vlorë. Kjo kërkesë synon përfshirjen në projekt-buxhetin e vitit 2025 të disa projekteve prioritare që adresojnë nevoja urgjente infrastrukturore.

Propozimet për investime janë konkrete:

1. Rehabilitimi i rrugës “Dervish Hekali”, Lagjja “Kushtrim”, Rajoni nr. 5

Rruga, me gjatësi rreth 300 metra, ndodhet në një gjendje të rënduar infrastrukturore, me kanalizime të papërshtatshme, mungesë ndriçimi dhe sipërfaqe të dëmtuar. Problemet e saj pengojnë lëvizjen e banorëve dhe dëmtojnë aktivitetin e disa bizneseve në zonë. Kërkohet ndërhyrje për:
– Ndërtimin e kanalizimeve.
– Shtrimin dhe asfaltimin e rrugës.
– Instalimin e ndriçimit publik.

2. Krijimi i një këndi rekreativ në lagjen “24 Maji”, rruga “Gani Bejkosala”

Hapësirat publike janë thelbësore për cilësinë e jetës së qytetarëve. Propozoj krijimin e një këndi rekreativ, që të përfshijë:
– Kënd lojërash për fëmijë.
– Stola dhe zona të përshtatshme për të moshuarit.

3. Rehabilitimi i rrugës “Pano Bixhili”, Lagjja “Kushtrim”, Rajoni nr. 5

Rruga është e paasfaltuar dhe gropa-gropa, pa kanalizime dhe pa ndriçim publik. Kërkohet ndërhyrje për:
– Ndërtimin e kanalizimeve.
– Shtrimin dhe asfaltimin e rrugës.
– Instalimin e ndriçimit publik.

Këshilltarët e opozitës janë çdo ditë në terren dhe të angazhuar për të përmirësuar cilësinë e jetës së qytetarëve në gjithë territorin e Bashkisë Vlorë.

Pamjet e mëposhtme pasqyrojnë një realitet të dhimbshëm dhe tronditës për një qytet me potencial si Vlora. Ato janë dëshmi reale të gjendjes së mjerueshme të infrastrukturës në lagjen “Kushtrim”, brenda zonës urbane të qytetit. Është e papranueshme që në fund të vitit 2024 të kemi ende një infrastrukturë në kushte kaq të rënda, që prek drejtpërdrejt cilësinë e jetës së qytetarëve dhe pengon zhvillimin e zonave të prekura.

Këto pamje duhet të shërbejnë si alarm për ndërhyrje urgjente. Nuk mund të qëndrojmë indiferentë ndaj këtyre problemeve, ndaj e ndjej detyrim të ngre zërin dhe të kërkoj veprime konkrete për zgjidhjen e tyre.

Ju falënderoj për besimin dhe për ndarjen e problemeve tuaja me ne. Angazhimi për qytetin është prioriteti ynë.

Me respekt,

Myzafer ELEZI
Nënkryetar i Këshillit Bashkiak

Edi Rama e sulmon drejtësinë (edhe) kur ‘e mbështet’ atë

Nga Namir Lapardhaja

Edi Rama ka deklaruar sërish se pa vullnetin e PS-së, SHBA dhe BE s’do ta kishin bërë Reformën në Drejtësi.

Në fakt, në kushtet ku ndodhet sot qeveria, me shumë çështje të hapura, disa të finalizuara, disa në hetim dhe të tjera që pritet të hetohen, kjo deklaratë është një shtrëngim i fortë nofullash. Madje, për këtë rast, populli ynë ka një shprehje që thotë se kur të vë ‘dorën’ Kadiu nuk ke kujt t’i ankohesh.

Dhe meqenëse nuk ke kujt t’i qahesh, atëherë ‘mbështet’ drejtësinë për ta delegjitimuar atë dhe për t’i dhënë të drejtë atyre që e akuzojnë SPAK-un dhe GJKKO-në se janë nën dirigjimin e Edi Ramës dhe të PS-së.

Që Rama dhe PS kanë pasur vullnet për Reformën në Drejtësi është dukur në shkopinjtë ndër rrota që i kanë futur dhe vjojnë t’i fusin këto kohë, nëpërmjet të ashtuquajturit Komision Antikorrupsion, duke i reduktuar me 1 milionë euro mbështetjen financiare apo duke klithur në mbledhjet e PS-së kundër ‘Republikës së Prokurorëve’ që po na gjykojnë shokët me pa të drejtë. Ashtu sikurse është dukur kur Rama deklaronte se nuk kemi çfarë të bëjmë, sepse na e kërkon Amerika dhe BE, apo kur detyroi ambasadoren e SHBA, Yuri Kim, të hidhte tej kostumin e diplomates dhe t’ia bente në mbledhjen e KLP-së për të mos lejuar të preferuarin e qeverisë për t’u zgjedhur në krye të SPAK.

Por edhe Rama, ashtu si Veliaj që dikur i quajti ‘kolegë’ prokurorët e SPAK-ut dhe që sot shfryn lart e poshtë se ‘kështu është kur të vënë në krye për të bërë drejtësi një katunar nga Shupenza e Dibrës’, nuk do ta ketë të largët ditën kur shtrëngimi i nofullave nuk do t’i mbajë më dhe goja do t’i nxjerr atë që i mendon vërtet truri.

Çfarë halli ka Edi Rama? Kryeministri vijon t’i tregojë “Ndoc Rrokun” Amerikës

Kryeministri Edi Rama duket se nuk tërhiqet te “çmenduria” se e bëri ai reformën në drejtësi. Ndonëse të gjithë e dimë se politika po tenton ta bllokojë këtë reformë, kryeministri vijon me avazin se nëse nuk do ishte ai, sot ne do mbyteshim nga korrupsioni.

SPAK po jep sinjale pozitive në luftën ndaj korrupsionit, padyshim. Ka shumë emra në burg dhe shpresa po rritet. Por kjo nuk është meritë e qeverisë, por e BE dhe e SHBA. Por kryeministri e ka hedhur në kosh punën e tyre, pasi edhe sot u ka treguar sërish “Ndoc Rrokun”, siç bëri te emisioni i Blendi Fevziut.

Duke folur në një aktivitet të organizuar nga Kuvendi dhe komisioni i Fatmir Xhafajt për integrimin në BE, Rama deklaroi sërish se pa PS nuk do kishte SPAK dhe reformë në drejtësi. Sipas tij, BE dhe SHBA nuk e bënin dot.

“Kur përmend SPAK-un dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje dhe unë nuk e kisha të mundur ta evitoja këtë çështje këtu sepse dua t’ia kujtoj të gjithëve se Partia Socialiste është forca udhëheqëse e Reformës në Drejtësi dhe pa këtë forcë dhe pa bindjen e vullnetin e hekurt të PS-së, jo Amerika, jo Europa, por të gjithë të bëheshin bashkë nuk do ta kishin bërë dot të mundur Reformën në Drejtësi”, tha Rama.

Ndërkohë ai i doli në krahë edhe Fatmir Xhafajt. Të dy ngritën një komision mjaft të dyshimtë. Ndonëse pretendohet se ky komision do të ndihmojë në luftën antikorrupsion, sinjalet janë se ai bëhet për të dubluar SPAK. Rama sot tentoi të tallet me këta zëra, por do ja shohim në fund hajrin.

“Ambicia jonë është ta anëtarësojmë vendin brenda kësaj dekade, shtuar edhe plani i dakordësuar shumë agresiv së bashku me KE që t’i përfundojë detyrat brenda 2027, na e bëjnë të pamundur të jetojmë qetësisht me skepticizmat, dyshimet dhe lërë pastaj me akuzat apo edhe me përpjekjet për ta penguar procesin. Natyrisht u gjet një fjalë magjike e ditëve tona që 6 muaj të shkonin dëm, Fatmir Xhafaj dhe Edi Rama kanë një plan të errët për të bllokuar SPAK dhe për të kthyer përmbys reformën në drejtësi, prandaj bëjnë mbledhje sekrete dhe po thurin një komplot, kur përmend SPAK dhe drejtësinë ka shumë sensibilitet dhe shumë forca që angazhohen për të dalë në mbrojtje”, tha Rama.

Kryeministrit nuk i pëlqeu qëndrimi i ambasadorit të BE, Silvio Gonzato, i cili kërkoi që reforma në drejtësi të mos preket. Ishte mesazh qartazi për Famtir Xhafën. Mirëpo kryeministri e sulmoi.

“Në këto masa, reforma në drejtësi, paprekshmërinë e të cilës nuk e garanton as ambasada e SHBA as e BE, por e garanton PS që është forca e shumicës qeverisëse. Nëse duhet të bëhemi anëtar të BE e duhet të ndërhyhet, çdo prekje e reformës në drejtësi në funksion të detyrave të anëtarësimit duhet të kalojë përmes BE dhe SHBA”, tha Rama.

Po ashtu ai e bëri të qartë se ky komision do vijojë punën, pavarësisht se opozita nuk merr pjesë. Por kjo tregon skenarin se Rama synon që pas zgjedhjeve të marrë 84 mandate dhe të kalojë i vetëm ligjet, pasi sot nuk i ka votat e nevojshme. /Pamfleti

Analiza e REL: Si armiqësitë tregtare mes SHBA-së dhe Kinës kanë prekur edhe Ukrainën

Përshkallëzimi i armiqësive tregtare mes Kinës dhe Shteteve të Bashkuara mund ta vërë në rrezik furnizimin e Ukrainës me pjesë të dronëve, të cilët janë vendimtarë për luftën e saj kundër Rusisë.

Mediat amerikane raportojnë se prodhuesit kinezë janë duke i kufizuar shitjet e pjesëve jetike të dronëve nëpër kompani në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, të cilat e furnizojnë Ukrainën me ato pjesë.

Këto kufizime nga Kina mund ta pengojnë Ukrainën në fushëbetejë, ku dronët kanë luajtur rol vendimtar. Arsenali i Kievit i dronëve të lirë, por efektivë, përdoret për gjurmim, hedhje të bombave ndaj objektivave dhe për t’u mbrojtur ndaj sulmeve ruse.

Lëvizja e Pekinit shihet si përgjigje ndaj vendimit të Uashingtonit, i cili në dhjetor e kufizoi shitjen e çipave me hapësirë të madhe për ruajtjen e materialeve dhe pajisjeve të tjera për gjysmëpërçues për në Kinë. Pekini tashmë ka ndaluar shitjen e artikujve me përdorim të dyfishtë për ushtrinë amerikane dhe disa materiale me aplikime teknologjike dhe ushtarake për kompanitë amerikane.

Por, kufizimi i furnizimeve me pjesë dronësh që janë pjesë kyçe e përpjekjeve të Ukrainës në luftën e saj kundër Rusisë përbën element të ri të tensioneve tregtare në rritje.

Lëvizja e Kinës, sipas ekspertëve, është gjithashtu mesazh për administratën e ardhshme të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, për aftësinë e Kinës për t’i kundërshtuar sanksionet e vendosura nga Uashingtoni.

“Kjo është pjesërisht përgjigje ndaj tarifave të SHBA-së dhe një formë ndëshkimi për masat e kontrollit të eksporteve amerikane”, tha Joseph Webster nga Këshilli Atlantik. “Por, kufizimi i kësaj teknologjie dronësh do të ketë pasoja në fushën e betejës për Ukrainën dhe mund të jetë i rëndësishëm para negociatave të mundshme për armëpushim”, shtoi ai.

Dronët e përballueshëm dhe në dispozicion janë bërë një pjesë e rëndësishme e luftës pothuajse trivjeçare në Ukrainë për të dyja palët, Kievin dhe Moskën.

Shtetet e Bashkuara janë në vendin e parë sa i përket dronëve ushtarakë më të mëdhenj. Por, Kina mbizotëron tregun për dronë më të lirë dhe më të vegjël dhe për pjesët e tyre, të cilat janë dypërdorimëshe, për civilë dhe ushtri.

Disa anketa të pavarura vlerësojnë se Kina kontrollon 90 për qind të tregut të dronëve në Shtetet e Bashkuara dhe 80 për qind në nivel global.

Duke pasur parasysh këtë pozicion, ekspertët kanë paralajmëruar për një varësi në rritje nga kontrolli i Kinës mbi zinxhirët globalë të furnizimit për dronët. Uashingtoni ka shprehur nevojën për të krijuar zinxhirë të rinj furnizimi, pasi mosmarrëveshjet tregtare midis Pekinit dhe Uashingtonit pritet të përshkallëzohen nën administratën e dytë të Trumpit.

“Këto masa të reja të kontrollit vetëm sa theksojnë rëndësinë e forcimit të përpjekjeve tona me vende të tjera për të ulur rrezikun dhe diversifikuar zinxhirët kritikë të furnizimit larg [Kinës]”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për REL-in.

Ministria e Tregtisë dhe Ministria e Industrisë dhe Teknologjisë së Informacionit të Kinës nuk iu përgjigjën kërkesës së REL-it për koment.

Lufta tregtare takon luftën për dronë

Që nga viti 2019, Kina ka krijuar atë që ajo e quan “listë të entiteteve të pasigurta” për t’i ndëshkuar kompanitë që i dëmtojnë interesat kombëtare të Kinës dhe ka prezantuar rregulla për t’i ndëshkuar firmat që i zbatojnë masat e SHBA-së ndaj entiteteve kineze.

Shtrirja e gjerë e këtyre ligjeve ia mundëson Pekinit ta bllokojë potencialisht qasjen globale në komponentë të rëndësishëm, përfshirë materiale si mineralet e rralla dhe litiumi që formojnë komponentë thelbësorë në gjithçka, nga telefonat e mençur deri te automjetet elektrike.

Sa i përket kufizimeve të fundit për dërgesat e pjesëve të dronëve në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë, prodhuesit kinezë të motorëve, baterive dhe kontrollorëve të fluturimit kanë ulur sasinë që ata dërgojnë ose, në disa raste, kanë ndaluar plotësisht dërgesat.

Një shembull i dukshëm ndodhi në tetor kur prodhuesi amerikan i dronëve Skydio, i cili furnizon ushtrinë e Ukrainës, u godit nga sanksionet kineze si përgjigje ndaj fitimit të një kontrate nga Qeveria tajvaneze.

Skydio është lavdëruar si alternativë amerikane ndaj prodhuesve kinezë dhe varësisë nga zinxhirët e furnizimit kinez.

Ndërkohë që firma amerikane kishte kaluar vite duke ndërtuar një zinxhir furnizimi jashtë Kinës për produktet e saj, ajo ende varej nga ky vend për një komponent thelbësor: bateritë.

Vendimi i Kinës për ta kufizuar furnizimin me bateri për Skydi, e detyroi kompaninë të kërkojë burime alternative dhe e ktheu mbrapsht shpërndarjen e dërgesave për klientët e saj, përfshirë Ushtrinë Amerikane, e cila nga ana e saj e furnizon Kievin.

Në kërkim të zinxhirëve të rinj furnizues

Për Kievin, zbutja e varësisë ndaj zinxhirit të furnizimit kinez për të siguruar dronë për fushën e betejës ka rezultuar i vështirë, sepse shumë prodhues dronësh nga Ukraina ende mbështeten në pjesë kineze për të prodhuar armët e lira dhe efikase.

Kina në korrik e ndaloi eksportimin e dronëve për përdorim ushtarak, dhe Pekini ka pretenduar se nuk ofron armë për Rusinë ose Ukrainën.

Por, fluksi i vazhdueshëm i pajisjeve për përdorim të dyfishtë nga Kina në Rusi e ka ndihmuar Kremlinin ta kryejë pushtimin e plotë të Ukrainës.

Tani, kufizimet e reja nga Qeveria kineze e kanë bërë më të vështirë për Ukrainën të sigurojë dronë dhe pjesët e tyre.

Në rastin e Skydios, Pekini vendosi sanksione para se kompania të siguronte furnizues alternativë, por raportohet se kjo firmë është në bisedime me disa kompani në Azi, përfshirë ato në Japoni dhe Tajvan.

Tajvani, për të cilin Kina pretendon se është territor i saj, po përpiqet ta forcojë zinxhirin e vet të furnizimit me dronë, duke pasur parasysh rëndësinë në rritje të tyre në luftën moderne dhe frikën për një konflikt të mundshëm me Pekinin.

Tajvani, një ishull vetëqeverisës, i ka intensifikuar përpjekjet dhe ka krijuar lidhje me vendet evropiane në fushën e teknologjive të dronëve. Ministri i Jashtëm i Tajvanit udhëhoqi një delegacion për të diskutuar këtë temë në Letoni, Lituani dhe Poloni në nëntor dhe nënshkroi memorandume mirëkuptimi për të avancuar zhvillimin e dronëve me këto tri vende.

“Këto kufizime tregtare kineze mund të çojnë në krijimin e zinxhirëve të rinj të furnizimit me dronë”, tha Webster. “Por prisni që Kina të dëshirojë gjithashtu ta kufizojë zhvillimin e tyre”./REL

Situata e Manajt për incidentin me Gallatasarajn, Federata Turke merr vendim për sulmuesin shqiptar

Federata Turke e Futbollit ka marrë vendimin e parë sa i përket çështjes së Rei Manajt dhe incidentit në ndeshjen ndaj Gallatasarajit. Pas reagimeve të furishme pas ndeshjes ku një ndërhyrje e sulmuesit shqiptar dëmtoi Jillmaz të Gallatasarajt, duket se të gjithë janë kthyer përsëri me këmbë në tokë.

Nga persona të ndryshëm është kërkuar që të ndëshkohet edhe sulmuesi shqiptar i Sivasporit, ndonëse vendimin për të mos i dhënë të kuq e ka marrë gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Por në listën e dërguar për shqyrtim incidentesh në Komisionet Disiplinore të Federatës Turke, nuk përmendet në asnjë moment episodi në fjalë i Manajt.

Kësisoj, duket se ky është vlerësuar si një faull loje dhe se gabimi ka qenë i gjyqtarit që nuk ka akorduar kartonin e kuq ashtu siç duhej të ndodhte. Ndaj futbollisti nuk ka përgjegjësi për mosndëshkimin e tij.

Për më tepër, mosdërgimi i emrit të Manajt në komisionin disiplinor, lë të kuptohet se faulli i tij është interpretuar logjikisht si pjesë e lojës dhe nuk ka pasur keqdashje nga ana e sulmuesit shqiptar. Ndaj parashikohet që ndaj tij të mos ketë sanksione disiplinore, gjithmonë nëse situata nuk ndryshon në ditët në vijim.