29.5 C
Tirana
E hënë, 23 Qershor, 2025

Si trupi ju paralajmëron për mungesë të vitaminës A? Njihuni me 4 simptomat që ju nuk merrni mjaftueshëm mikronutrientin jetik

Shumë prej nesh hanë ushqime të pasura me vitamina, konsumojnë pije ushqyese dhe marrin suplemente, por vitamina A nuk është gjithmonë në krye të kësaj liste, pavarësisht faktit se luan një rol jetik në trup.

Simptomat e mungesës së vitaminës A

Lëkura e thatë
Mungesa e vitaminës A do të thotë që lëkura juaj mund të mos marrë një lëndë ushqyese kryesore që ndihmon në riparimin e lëkurës, gjë që sipas dietologëve mund të rezultojë në lëkurë të thatë.

Sistemi juaj imunitar mund të jetë i dobët
Vitamina A luan një rol kyç në funksionin imunitar.

“Mos marrja e mjaftueshme e kësaj lënde ushqyese mund të rezultojë në vuajtjen e sistemit tuaj imunitar, sepse po humbisni një lëndë ushqyese që është çelësi për të mbajtur trupin tuaj në formë të mirë”, thotë dietologuia Lauren Manaker.

Mund të përballeni me shqetësime për shëndetin e syve
Shqetësimet me sytë janë të lidhura me mungesën e vitaminës A

“Nëse një person ka sy të thatë, marrja e mjaftueshme e vitaminës A mund të jetë një zgjidhje më e mirë afatgjatë sesa marrja e pikave të syve, por mënyra më e mirë e veprimit duhet të përcaktohet nga mjeku.” thotë Manaker.

Plagët mund të mos shërohen
Vitamina A luan një rol në sintezën e kolagjenit dhe ne duhet të jemi në gjendje të prodhojmë kolagjen për të prodhuar lëkurë të shëndetshme.

“Nëse dikush ka një plagë, vitamina A mund të luajë një rol kyç në aftësinë e trupit për të shëruar plagën, së bashku me një furnizim adekuat të ushqyesve të tjerë thelbësorë si proteina, zinku dhe vitamina C”, thotë Manaker.

Inflacioni në nëntor arriti 2%, ja cilat grupe ndikuan në rritjen e çmimeve

Muaj nëntor 2024 arriti inflacionin në normën 2%, nivel më i lartë krahasuar me muajin tetor e cila ishte 1.9%. Sakaq, një vit më parë norma e inflacionit për muajin nëntor ishte 3.9%. 

ndryshimet vjetore tw indeksit tw cmimeve te konsumit instat

Tab: Ndryshimet vjetore të indeksit të cmimeve te konsumit, nga INSTAT

INSTAT ka publikuar indeksin e çmimeve të konsumit, dhe sipas të dhënave, rritja vjetore e çmimeve është ndikuar nga grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 1,11 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0,27 pikë përqindje.

Si ndikuan grupet e tjera në rritjen e çmimeve?

  • Grupi “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” ndikoi me 0,25 pikë përqindje,
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 0,19 pikë përqindje,
  • “Veshje dhe këpucë” me 0,15 pikë përqindje,
  • “Argëtim dhe kulturë” me 0,12 pikë përqindje,
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 0,11 pikë përqindje,
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 0,10 pikë përqindje,
  • “Shëndeti” me 0,04 pikë përqindje,
  • “Shërbimi arsimor” me 0,03 pikë përqindje,
  • “Komunikimi” me 0,02 pikë përqindje
  • “Transporti” me -0,34 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor

Tab: Ndikimi i grupeve në ndryshimin vjetor

Në krahasim me nëntorin e vitit 2023, rritja më e madhe e çmimeve vihet re në grupin “Argëtim dhe kulturë, me 5.7%, pasuar nga grupet:

  • “Veshje dhe këpucë” me 4,0 %
  • “Pije alkoolike dhe duhan” me 3,8 %,
  • “Mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 3,3 %,
  • “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 3,2 %,
  • “Mallra dhe shërbime të ndryshme” me 1,9 %,
  • “Hotele, kafene dhe restorante” me 1,8 %,
  • “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 1,4 %,
  • “Shëndeti” me 1,1 %,
  • “Komunikimi” dhe “Shërbimi arsimor” me 0,8 % secili.

Tab Ndryshimet vjetore të Indeksit të çmimeve të konsumit

Tab: Ndryshimet vjetore të Indeksit të çmimeve të konsumit

Nga ana tjetër çmimet e grupit “Transporti” shënuan ulje me 5,4 %.

“Brenda grupit të ushqimeve çmimet e nëngrupit “zarzavate përfshirë patatet” patën një rritje me 7,5 %, pasuar nga nëngrupet “peshk” me 4,2 %, “mish” me 3,9 %, “qumësht, djathë dhe vezë” me 2,8 %, “sheqer, recel, mjaltë, çokollata dhe mbëlsira” me 1,9 %, etj.”, shkruan në raport INSTAT-i.

 

LEXO: RAPORTI I INSTAT

Vendimi/ Sali Berisha mbetet non-grata në Angli, nuk i lejohet apelimi

Avokatët e zotit Berisha, kryetar i PD-së,  nuk janë pajtuar me vendimin e 17 Qershorit 2024 të SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”, komision i cili rrëzoi apelin e zotit Berisha.

SIAC e gjeti të drejtë vendimin e ish sekretares së shtetit Priti Patel marrë më 19 Korrik 2022, ku Sali Berishës i ndalohej hyrja në Britaninë e Madhe me argumentin se ai kishte lidhje  të dyshuara me krimin e organizuar dhe korrupsion.

Dokumentet e Gjykatës së Apelit në Londër tregojnë se më 15 Gusht 2024 avokatët e zotit Berisha iu drejtuan kësaj gjykate për të marrë leje në apelimin e vendimit të SIAC.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu, ekskluzivisht disponon vendimin e marrë në 23 Tetor 2024 nga gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing,  e cila refuzoi  kërkesën e zotit Berisha për të apeluar vendimin e SIAC.

E si pasojë ai vendim jo në favor të zotit Berisha mbetet në fuqi duke i ndaluar hyrjen në Britaninë e Madhe.

Avokatët e zotit Berisha kërkuan leje për të apeluar duke ngritur tre pretendime për shkelje të ligjit nga SIAC “Komisionit të Posaçëm të Apelimit të Çështje të Emigracioni”.

1-SIAC gaboi në ushtrimin e diskrecionit të tij’ kur hodhi poshtë një kërkesë për zbulimin e çdo materiali që Sekretari i Shtetit kishte në datën e vendimit fillestar, kur tregoi se persona të tjerë përveç Apeluesit  kishin lidhje me krimin e organizuar dhe korrupsionit.

2-SIAC gaboi edhe në ushtrimin e diskrecionit të tij duke u shprehur se një letër e shkruar për avokatët e Apelantit, nga GLD e datës 8 mars 2024 nuk ishte vendim i ri i cili mund të kundërshtohej pasi nuk ishte marrë personalisht nga Sekretari i Shtetit.

3-SIAC kreu shkelje të  detyrës për të siguruar që anëtarët e tij të ishin të pavarur. Një prej anëtarëve të tij kishin “punuar ngushtë me Ministrinë e Brendshme për luftën kundër narkotikëve çështjet në hapësirën e politikës evropiane.

Gjykatësja britanike e apelit Lady Justice Elisabeth Laing, thotë se pikën 1 dhe 2 të kërkesës për apelim, nuk gjen asnjë shkelje ligjore nga SIAC.

Ajo jep një shpjegim të detajuar për pretendimin e tretë se SIAC shkeli pavarësinë e trupës gjykuese e për këtë fajëson avokatët e zotit Berisha.

Për herë të parë pretendimet për njëanshmëri në apel erdhën si të gjetura nga një kërkim në internet për karrierën e zotit Golland. Nuk tregohet kur është bërë ky kërkim. Një këshillues i përgjegjshëm duhet ta kishte bërë përpara datës  19 Mars 2024.

Kjo duhej ti ishte thënë SIAC e më pas SIAC të komentonte. Apeluesi nuk jep shpjegime se përse nuk iu dha mundësia SIAC të komentonte. Kjo më shkakton shqetësim pasi këshilluesit e apelantit në mënyrë të qëllimtë, nuk e ngritën këtë shqetësim në SIAC por e ruajtën për ta përdorur, në këtë aplikim në këtë gjykatë. Në tilla kushte unë nuk mund ti japë peshë pretendimit për anësi” shprehet në vendim gjykatësja britanike.

Në pikën 40 të vendimit gjykatësja Justice Elisabeth Laing mbërrin në përfundimin se “nuk ka arsye bindëse për të shqyrtuar apelin e propozuar”.

Ky vendim vulos njëherë e mirë betejën e humbur  juridike të zotit Berisha përballë vendimit të ndalimit të hyrjes në Britaninë e Madhe.

Sipas të dhënave të SPAK në dosjen Berisha për apelin e humbur në SIAC e bija Argita Berisha pagoi përmes transfertave bankare, kompaninë avokatore në Londër Zaiwalla & Co, një shumë prej rreth 400.000 euro.

Vendimi/ Sali Berisha mbetet non-grata në Angli, nuk i lejohet apelimi

Mirela Karabina përgënjeshtron Agron Shehajn: Padia për Xhaçkën në Kushtetuese u bë nga nënkryetar i Sali Berishës

Zëdhënësja e Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina, ka reaguar pas një daljeje televizive të Agron Shehajt, i cili përdori emrin e Lulzim Bashës për të sulmuar grupimin e deputetëve të PD-së, të cilët në vitin 2022 paraqitën një padi në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Karabina i kujton Shehajt se gjatë asaj periudhe, Basha kishte dhënë dorëheqjen nga funksionet e tij, ndërsa padia ishte iniciuar nga Gazment Bardhi, sot nënkryetar i Sali Berishës. Ajo theksoi se nëse Shehaj ka informacione për lidhje të mundshme mes Edi Ramës dhe kësaj padie, duhet t’i denoncojë ata me emër e mbiemër, e jo të përdorë emrin e Bashës për sulme të pavërteta.

Karabina më tej thekson se lufta ndaj korrupsionit kërkon guxim dhe koherencë, jo gjysmë të vërteta nga gjysmë politikanë.

Reagim i plotë i zëdhënëses së Demokratëve Euroatlantikë, Mirela Karabina:

Pak më parë, gjatë një dalje televizive, Agron Shehaj përdori emrin e z. Basha për të sulmuar grupimin e deputetëve të PD-së, që në 18 nëntor të vitit 2022 prezantuan një padi në Gjykatën Kushtetuese për mandatin e Olta Xhaçkës.

Dua t’i rikujtoj z. Shehaj se në atë periudhë, kur z. Shehaj zgjodhi të luftonte korrupsionin në krah të një të sanksionuari për korrupsion madhor nga SHBA, z. Basha ishte dorëhequr nga funksionet e tij, ndërsa padia për të cilën flet z. Shehaj, u prezantua në GJK nga Gazment Bardhi, që sot është nënkryetar i Sali Berishës.

Nëse z. Shehaj ka informacion se z. Rama ka bashkëpunuar apo ka korruptuar për padinë në Kushtetuese të z. Bardhi dhe deputetët e tjerë, të gjejë guximin dhe t’i denoncojë me emër e mbiemër, dhe të mos përdorë emrin e z. Basha për anatemime të pavërteta.

Lufta ndaj korrupsionit kërkon guxim dhe koherencë, jo gjysmë të vërteta nga gjysmë politikanë.

“Vendimi zbatohet”: Komisioni i Venecias rrëzon pretendimet e PS për çështjen “Xhaçka”

Nga Vladimir Karaj

Pasi refuzoi të zbatonte një vendim të Gjykatës Kushtetuese mbi mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka, kryetarja e Kuvendit iu drejtua në shtator të këtij viti me një set pyetjesh Komisionit të Venecias me pretendimin se çështja kishte nevojë për një interpretim.

Në përgjigjen e publikuar të martën, Komisioni i Venecias rithekson normën e gjithëditur se vendimet e Gjykatës Kushtetuese duhet të zbatohen.

“Kur një vendim i Gjykatës Kushtetuese interpreton Kushtetutën si kufizuese për kompetencat vendimmarrëse të Parlamentit, ky i fundit duhet të miratojë vendimin në përputhje me gjykimin e Gjykatës dhe të votojë mbi çështjen e kufizuar, ashtu siç është përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese”, thuhet në konkluzionet e Komisionit të Venecias.

Komisioni arsyeton se zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese bazohet në parimin e “besnikërisë ndaj Kushtetutës si një element i shtetit të së drejtës”. Ekspertët interpretojnë se kjo nuk duhet lexuar si detyrim i deputetëve për të votuar në një mënyrë të caktuar, por si “një kërkesë thelbësore e shtetit të së drejtës”.

Po ashtu, opinioni thotë se ndërsa deputetët nuk mund të detyrohen të votojnë në një mënyrë të caktuar, ata mund të votojnë vetëm për çështje që janë brenda kompetencës së Parlamentit. Komisioni i Venecias thekson se përsa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese, ai vetëm mund të zbatohet.

“Për shkak se vendimet e Gjykatës Kushtetuese, njihen nga kushtetuta si detyruese, të gjitha autoritetet janë të detyruara të respektojnë këto vendime dhe t’i zbatojnë ato në mënyrë efektive”, thuhet në opinion.

Duke iu referuar refuzimit të shumicës për të zbatuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese bazuar mbi pretendimin e lirisë së votës së deputetit, Komisioni e bën të qartë në opinion se kjo nuk qëndron.

“Sidoqoftë, Komisionit dëshiron të theksojë se në këtë rast konkret Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka marrë tashmë një vendim, sipas të cilit Kuvendi është i detyruar të dërgojë mocionin mbi papajtueshmërinë e mandatit të deputetit specifik në Gjykatën Kushtetuese”, thuhet në arsyetim.

Komisioni i Venecias më tej ka refuzuar të dalë me përfundime mbi çështjen konkrete, duke vënë në dukje se qëndrimet mbi papajtueshmërinë nuk kanë standard të përcaktuar ndërkombëtar dhe se për këto vendoset rast pas rasti apo bazuar në legjislacionin e vendit. “Sa i përket procedurës për vendimmarrjen mbi papajtueshmërinë, nuk ka standarde të qarta”, thuhet në opinion.

Xhaçka akuzohet se gjatë kohës kur mbante detyrën e Ministres së Jashtme, Komiteti i Vendimeve Strategjike i drejtuar nga kryeministri Edi Rama miratoi statusin e “investitorit strategjik” për bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, i cili po ndërton një hotel në Dhërmi. Më pas, përmes një vendimi qeverie, hotelit iu dha e drejta e përdorimit afatgjatë të brigjeve të detit.

Xhaçka këmbëngul se nuk është në konflikt interesi, nuk ka përfituar asnjë centimetër tokë shtetërore dhe asnjë lloj përfitimi tjetër publik.

Përplasja mes Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese vijon prej gati dy vjetësh, pasi shumica parlamentare ka zvarritur vazhdimisht vendimmarrjen për këtë çështje, duke refuzuar të dërgojë në Gjykatë për shqyrtim mocionin për shqyrtimin e kushtetutshmërisë së mandatit të Xhaçkës të kërkuar nga opozita.

Në korrik të këtij viti, Gjykata Kushtetuese doli me vendim në të cilin e akuzoi shumicën parlamentare se kishte shkelur kushtetutën dhe cënuar themelet e shtetit.

“Ky refuzim i Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës ka çuar në krijimin e një krize kushtetuese që jo vetëm cenon themelet e shtetit demokratik dhe humb besimin e publikut te shteti dhe organet e tij, por vë në diskutim edhe vetë rolin dhe funksionin e Gjykatës”, shkruhet në vendimin e arsyetuar të Gjykatës, e cila kërkoi që Kuvendi t’ia referonte çështjen siç ishte kërkuar në vendimin e saj./BIRN

“Afera e Artan Gaçit dhe Olta Xhaçkës është 100 mln euro”, Lala: Investimi strategjik në kundërshtim me ligjin. Një kryetar bashkie është në…

Në “Opinion” në News24, është diskutuar lidhur me opinionin e dhënë nga Komisioni i Venecias lidhur me mandatin e Olta Xhaçkës.

Gazetarja Klodiana Lala tha se tashmë Kuvendi duhet të mblidhet dhe të marrë një vendim, ndërsa theksoi se Venecia fitoi kohë duke e çuar çëshjen në Komision.

Klodiana Lala: Kuvendi duhet të mblidhet jo më larg se nesër dhe të marrë vendim. Duhet të shkojë me vendim. Mazhoranca duke e dërguar në Venecia fitoi kohë, mandati i saj përfundon deri kur GJK ta marrë në shqyrtim sepse zgjedhjet janë afër. Socialistët po mbrojnë një aferë 100 mln euro, investim strategjik i marrë në kundërshtim me ligjin. Një kryetar bashkie në detyrë është pas hekurave. Artan Gaçi dhe Olta Xhaçka janë pyetur nga SPAK. GJK nuk e detyron Kuvendin të votojë në mënyrë të caktuar, por thotë merrni vendim.

Analiza e VOA-s: Rusia humbet aleatin kryesor në Lindje të Mesme

Sundimtari i rrëzuar sirian Bashar al-Assad iku në Moskë pasi u arratis nga Damasku të dielën, ku i është dhënë azil politik.

Kremlini ishte një nga mbështetësit kryesorë të Assadit në përpjekjet brutale të qeverisë së tij për të mposhtur rebelët. Disa ditë më parë roli i Moskës në Siri dukej i palëkundur, por tani, sipas ekspertëve, Kremlini do ta ketë të vështirë të rifitojë terrenin e humbur.

Flamuri i opozitës siriane u ngrit të hënën në ambasadën e Sirisë në Moskë, një tregues se Rusia ka humbur një aleat kyç në Lindjen e Mesme dhe se tani duhet të rimendojë strategjinë dhe aleancat e saj në rajon.

Kremlini i dha azil udhëheqësit të rrëzuar sirian dhe familjes së tij dhe bëri thirrje për një takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të diskutuar këtë çështje.

Për Moskën, rënia e Asadit është një goditje e rëndë.

“Ndërhyrja e Moskës në Siri ishte një mënyrë për të treguar se ajo është një fuqi botërore dhe e aftë për të ndikuar jashtë fqinjëve të saj të afërt. Pra, sa i përket ndikimeve gjeopolitike, kjo tregon se Rusia është më pak e fuqishme nga sa do të donte të shihej në pjesën tjetër të botës”, thotë Kate Johnston nga Qendra për një Siguri të Re Amerikane.

Moska është përfshirë në luftën e Sirisë që nga viti 2015 për të mbështetur Assadin, duke investuar burime dhe jetët e ushtarëve rusë, që tani mund të cilësohet si një investim i dështuar.

Analistët thonë se janë të tjerët ata që do të përfitojnë nga rënia e Assadit pas luftës civile 13-vjeçare të Sirisë.

“Fituesi i madh këtu është Turqia. Erdogani është shumë i kënaqur, Trumpi ka sugjeruar se do të largojë ushtarët amerikanë nga Siria. Ndikimi i Turqisë në atë vend bëhet më i rëndësishëm. Pra, vlera e Erdoganit dhe Turqisë rritet, ndërsa e Rusisë bie”, thotë Mark Hannah nga Instituti për Çështjet Globale.

Zyrtarët e Kremlinit thanë se janë në kontakt me autoritetet e reja, duke lënë të kuptohet se Moska dëshiron të arrijë një marrëveshje për të ruajtuar praninë e saj në Siri.

Por, roli i Moskës në shtypjen e popullit sirian nga Assadi mund të jetë një kujtim i vështirë për t’u harruar.

“Ne pamë Rusinë duke bombarduar spitale, shkolla, duke mbështetur Assadin në bombardimin e popullsisë, duke mbështetur atë kur përdori armë kimike. Kështu që, nuk mendoj se ndonjë qeveri e ardhshme, cilado qoftë përbërja e saj, mund të harrojë papritur mizoritë që Rusia shkaktoi mbi popullsinë civile”, thotë Neil Quilliam nga organizata ‘Chatham House’.

Deri para një muaji për shumë ishte e paimagjinueshme rënia e shpejtë e qeverisë dhe shkatërrimi i një strukture pushteti, duke krijuar një peizazh të ri që tani për tani është i paqartë./VOA

Eftiminjtë mbushin bllokun me kulla, dyshime mbi burimin e parave

Nga Citizens Channel

Ish-Blloku, dikur zona më popullore për lokalet dhe jetën e natës, po transformohet në një hapësirë të dominuar nga kullat. Një prej tyre është “The One”, një 10-katësh i projektuar “jo për të gjithë” me çmimin që kapërcen €4,500 për metër katror. Ky transformim urban po ridimensionon të ardhmen e zonës, duke ngjallur diskutim jo vetëm mbi burimin e parave, por edhe zhdukjen e kujtesës historike dhe ndikimet sociale.

“The One” po ndërtohet në kryqëzimin e rrugëve “Vaso Pasha” dhe “Brigada VIII”, zona më e lakmuar e ish-Bllokut. Me leje të siguruar nga qeveria në mars 2022, ndërtesa po zhvillohet nga kompanitë “Texas Development” dhe “Daton” të zotëruar nga vëllezërit Alban, Andi dhe Olsi Efthimi (Eftimi), si dhe Arjan (Orion) Cenalla.

Vëllezërit Eftimi zotërojnë gjithashtu studion “Atelier 4”, e cila ka projektuar “The One” dhe të paktën tre kulla të tjera në ish-Bllok: 9-katëshi te “Rruga Moskat” dhe dy 11-katëshit te “Rruga Nikolla Tupe” dhe “Sami Frashëri”.

E konceptuar për “banim dhe shërbime”, ndërtesa përmban elemente arkitektonike moderne që ndjekin një filozofi të “dualitetit gjeometrik”, duke reflektuar stilin e aplikuar më parë në ndërtesën seli qendrore të Bankës Credins në kryqëzimin tjetër, ndërtesë e projektuar gjithashtu – si studio lokale – nga “Atelier 4” (2007-2016).

Në dekadën e fundit, të paktën dhjetë kulla kanë ndryshuar rrënjësisht karakteristikat e zonës së ish-Bllokut, duke zëvendësuar vilat, që me ndryshimin e regjimit u kthyen në lokale të njohura. Projekti “The One” po zë vendin e një ndërtese trekatëshe ku më parë gjendeshin lokalet “Raum” dhe “Tribeca” vende mjaft të frekuentuara të jetës së natës në Tiranë.

Projekti po ndjek kështu modelin e rëndomtë të zhvillimit që favorizon ndërtimin ekskluziv dhe vertikal. Nga një zonë rezidenciale me funksion kryesor banimin apo rekreacionin, ish-Blloku po kthehet në qendër urbane luksoze me përqendrim të lartë zyrash dhe shërbimesh duke ngritur shqetësim për trafikun dhe mungesën e hapësirave publike.

Në këtë transformim, “The One” qëndron si shembull i përqendrimit të projekteve luksoze, ku shtrenjtësia dhe pamundësia për të aksesuar këto hapësira nga pjesa më e madhe e qytetarëve do të thellojë më tej ndarjet sociale.

Zanafilla nga një studio projektimi

“Atelier 4” është një nga studiot më të njohura në projektimin e ndërtesave publike dhe private në Shqipëri.

Studioja u hap zyrtarisht në vitin 2003 nga familja Eftimi, e njohur për kontributet akademike në hidro-gjeologji, urbanistikë dhe arkitekturë të çiftit Romeo dhe Tamara Gjoka-Eftimi, kjo e fundit ish-rektore e Universitetit Politeknik të Tiranës (UPT, 1997-2003).

Që në nisje, partner i tyre ishte Altin Premti, një ish-student i UPT-së, mik me djemtë e familjes. Më i madhi, Albani, i specializuar në Francë dhe Itali, iu bashkua grupit pas një përvoje në krye të departamentit të Urbanistikës gjatë mandatit të parë të Edi Ramës në drejtimin e Bashkisë Tiranë (2000-2011).

Kontakti me atë që më pas u bë politikani më i pushtetshëm në 25 vitet e fundit dhe ekspertiza e fortë që garantonin akademikët Romeo dhe Tamara Eftimi i dha rrugë suksesit të studios “Atelier 4” që falë edhe bashkëpunimeve me studio të huaja, ofroi studime dhe projektime të shumta.

Pas 20 vitesh në treg emri “Atelier 4” lidhet me dhjetëra projekte publike dhe private si rezidenca, vila, resorte, por edhe kopshte, shkolla, spitale, apo projekte madhore si aeroporte dhe stadiume.

Në portofolin e saj radhiten projektet restauruese si: TID VloraHotel DajtiMuzeu Etnografik i Krujës dhe Mozaiku i Muzeut Kombëtar.

“Atelier 4” rezulton projektuese e spitaleve të PediatrisëUrgjencës dhe Kardiologjisë në QSUT, gjithashtu spitalit të LaçitFierit dhe Krujës. Ngjashëm si studio lokale e projekteve të stadiumit Loro Boriçi, apo Elbasan Arena apo dhe Aeroportit të Kukësit.

Por ndër projektet më të përfolura janë Pazari i RiArTurbinaTeatri i Operas dhe Baletit dhe Selia Qendrore e Bankës Credins.

Paralelisht “Atelier 4” ka gëzuar bashkëpunime me studio ndërkombëtare si Bolles+Wilson te kulla pas 15-katëshit në qendër, 51N4E te Hotel Plaza gjithashtu në qendër, Coop Himmelb(I)au në dy kullat 21-22 katëshe që pritet të ndërtohen në Vlorë dhe së fundmi me NOA Architects në konceptin e një kulle paraqitur si “fshati vertikal” parashikuar për t’u ngritur në Komunën e Parisit.

Nga projektues në investitorë ndërtimi

Vëllezërit Eftimi po kthehen në “lojtarë të fortë” të sektorit të ndërtimit duke e kthyer në cikël të mbyllur sipërmarrjen e tyre të arkitekturës pasi prej vitit 2019 ata janë edhe investitorë ndërtimi. Kryesori në sipërmarrje duket të jetë Albani.

Në janar 2019 Alban Eftimi themeloi “Texas Development” dhe një vit më vonë e ndau sipërmarrjen me vëllezërit Olsi dhe Andi. Paralelisht riorganizoi portofolin e biznesit duke kaluar kuotat e tij në “Atelier 4” (60%) dhe “Texas Development” (80%) nën ombrellën e “Zurich Investment Group” themeluar në vitin 2021.

Bashkë me Altin Premtin – ortak në “Atelier 4”, – grupi rezulton në marrëdhënie biznesi me Armand Metanin dhe Orion Cenallën në “Futuris Gen”, “Oreo & Tony” dhe “Daton”.

Përveç studios “Atelier 4” të gjitha kompanitë e vëllezërve Eftimi rezultojnë me humbje. Megjithatë, kjo nuk i ka penguar të vijojnë biznesin si ndërtues, pasi sektori operon kryesisht me parablerje – e ashtuquajtura shitje në ajër, – nën-kontraktim dhe kliring punimesh.

Në të vetmin bilanc të deklaruar (viti 2022), “Texas Development” deklaron rreth €170 mijë humbje dhe rreth €8.3 milionë kapital nga huamarrje apo parapagime porosish.

Projekti “The One” në ish-Bllok është projekti i gjashtë që “Texas Development” dhe partnerët e tij po zhvillojnë aktualisht, ndërsa mbeten në pritje të lejeve për të zhvilluar edhe tre projekte të tjera.

Projektet në zhvillim nga “Texas Development” dhe partnerët:

  • Rosé Residence – pallat 9-katësh “Rruga Emin Duraku”
  • South Residence – pallat 9-katësh “Rruga Gjik Kuqali”
  • Galeria Roma – pallat 9-katësh “Rruga Kavajës”
  • Lake Diamond Villas & Residences – bllok rezidencial vilash, “Rruga Mustafa Xhabrahimi” (Liqeni i Thatë)
  • The One – pallat 10-katësh “Rruga Vaso Pasha”
  • Unico Residence – pallat 11-katësh “Rruga Nikolla Tupe”

Projektet në pritje nga “Texas Development”:

  • Puzzle Tower – kullë 19-katëshe “Rruga Medar Shtylla”
  • Lake Diamond Tower – kullë 28 katëshe “Rruga Kristo Luarasi”
  • Aquazzura Tower – ende pa detaje, reklamuar si “kulla e parë në jug të Shqipërisë” (Vlorë)

Shenim: Titulli eshte i redaksise. Titulli origjinal: Nga “Raum” në “The One”, kullat që po transformojnë ish-Bllokun

Kronikë e paralajmëruar e një puçi antikushtetues

Nga Desada Metaj

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese i është drejtuar sot vetes në vetën e tretë njëjës për t’iu përgjigjur “disa artikujve në media për përfundimin e mandatit të saj”. Shqetësimi i Holta Zaçaj, në fakt, është ngacmuar vetëm nga 2-3 shkrime në media, ndërkohë që, në një vend normal, shkelja e Kushtetutës nga kryetarja e Gjykatës Kushtetuese do kishte shkaktuar një tërmet të vërtetë politik dhe mediatik.

Një vend që është kandidat për në BE dhe ka hapur kapitujt themelorë duhet ta kuptojë qartë se Gjykata Kushtetuese nuk mund t’i kundërvihet mediave apo të përfshihet në polemika, sikur të ishte një parti politike. Roli i saj është të flasë vetëm përmes vendimeve, duke ruajtur pavarësinë dhe integritetin institucional.

VNA prej disa javësh ka paralajmëruar dhe shkruar për precedentin e nisur me mandatin e papërfunduar të anëtares së Gjykatës Kushtetuese, Elsa Toska. Zgjatja e paligjshme e mandatit për kandidatin pasardhës qartas ishte precedent për këtë që po ndodh sot dhe pritet të ndodhë edhe për anëtaren tjetër të Gjykatës Kushtetuese. Të treja së bashku mbarojnë në vitin 2025.

Mandati i Olta Zaçaj mbaron më 10 mars të vitit 2025, dhe kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhë në ligjin për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sot, 10 dhjetor, ishte afati i fundit që kryetarja e Gjykatës (që është autoriteti i vetëm që mund të thërrasë mbledhjen) të deklaronte mbarimin e mandatit të saj dhe të shpallte vakancën për të njoftuar edhe KED.
1. Së pari, sot zonja Zacaj, në vend që të mblidhte trupën e gjyqtarëve për këtë vendim, ka shkruar një deklaratë në cilësinë e kryetares së Gjykatës dhe jo të gjyqtarëve si trupë kolektive. Thënë ndryshe me gjuhë ligjore, me mosveprimin e vet të mos-thirrjes së mbledhjes së GJK-së, ka shkelur detyrimin ligjor, që me shumë gjasë përbën shkelje disiplinore.
2. Së dyti, duke kërkuar ndihmën e Komisionit të Venecias si individ dhe jo si trupë gjykuese, zonja Zacaj ka nënshkruar një tjetër procedurë ekstra ligjore e panjohur më parë. A thua se Komisioni i Venecias duhet të shqyrtojë çdo paqartësi në leximin e Kushtetutës që kanë shqiptarët me ambicie zgjatjeje të paligjshme mandati. Konsultimi kaq i shpeshtë nga institucionet e larta shqiptare me Komisionin e Venecias duket kaq i shëmtuar dhe tregon paaftësi profesionale dhe politike në leximin dhe zbatimin e frymës së ligjit dhe Kushtetutës.
3. Së treti, data 10 mars 2017 është datë e njohur dhe e zyrtarizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendim. Ai është vendim i detyrueshëm për zbatim për këdo, përfshirë edhe çdo anëtar apo qoftë edhe kryetar të GJK-së. Të dish të numërosh apo të konsultosh kalendarin romak, gregorian apo kinez nuk është çështje kushtetuese e as venedikase. Për më shumë, Komisioni i Venecias ka qenë kristal i qartë për çështjen e zëvendësimit të anëtarëve të GJK-së, të cilëve u mbaron apo u ndërpritet mandati.
4. Së katërti, gjyqtarja Zacaj ndër të tjera shkruan se “kam konsideruar t’i drejtohem menjëherë Komisionit të Venecias, si organ këshillimor, për marrjen e një opinioni amicus curiae në lidhje me interpretimin e afatit kushtetues të qëndrimit në detyrë të gjyqtarëve kushtetues në përgjithësi dhe, në veçanti, sipas parashikimeve të nenit 179, pika 3, të Kushtetutës.” Qartësisht, sikundër VNA e ka paralajmëruar më herët, zonja Zacaj kërkon të “investojë” Venecian edhe për mandatet e gjyqtarëve të tjerë dhe jo vetëm për mandatin e vet. Kjo është një tentativë për të “justifikuar” edhe dy mandatet e tjera që iu mbarojnë në 2025 dhe për të cilat, si në rastin e saj, duhet të fillojë procedura e zëvendësimit.

Logjika e thjeshtë ta do të besosh se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese është naive ose e keqkëshilluar për këto qëndrime dhe veprime në shkelje të Kushtetutës. Megjithatë, nuk duhet doktoraturë për të kuptuar që një funksionar shteti nuk mund të kujtohet veç ditën e fundit për mandatin e tij, pikërisht në ditën kur nis zyrtarisht edhe procesi i zëvendësimit.

Karrigia dhe ambicia për ta mbajtur me çdo kusht atë nuk është fenomen as i panjohur dhe as i ri në politikën shqiptare. Por, nëse këshilltarët juridikë e kanë orientuar gabim për të interpretuar Kushtetutën, me gjasë ata politikë po e orientojnë Holta Zaçajn ku e ku më keq. Dhe ndoshta, bashkë me Kushtetutën, shumë shpejt kryetares së GJK-së do t’i duhet të shkelë edhe në territorin ku ata që sot e frymëzojnë për zgjatje të paligjshme mandati, nesër mund ta flakin në gropën ku dergjen të përdorurit e zakonshëm dhe pa përvojë të llumit të politikës.

Nuk janë tradhti vetëm puçet ushtarake, por edhe ato institucionale. Në fakt, çdo përpjekje për të shtrembëruar Kushtetutën është një akt politik i rëndë, që cënon sovranitetin dhe integritetin institucional të vendit. Lum kush e kupton në kohë…/vna.al

‘Dumani, kampion anti-korrupsion’, Lala: Inkurajim në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit

‘Kampion i luftës anti-korrupsion’ ishte titulli që iu akordua kreut të SPAK-ut, Altin Dumani, nga Departamenti amerikan i Shtetit, ndërsa medalja iu dha prokurorit nga Sekretari amerikan Anthony Blinken.

Gazetarja Klodiana Lala në “Opinion” në News24 tha se SHBA i dhanë Dumanit një vlerësim për ta inkurajuar në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Lala tha se nga momenti kur Altin Dumani mori drejtimin e SPAK ka një tjetër qasje të hetimeve dhe mënyrës se si trajtohen çështjet nga Prokuroria Speciale.

Sot kemi ish-zv.Kryeministrin Arben Ahmetajn në arrati, ish-ministrin Lefter Koka në burg, ish-Kryeministri Sali Berisha i pandehur, ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako në burg, ish-ministri Ilir Beqaj është prapa hekurave, ish-Presidenti Ilir Meta është në burg. Kemi goditjen e grupeve kriminale, kemi goditjen e organizatave kriminale.

Kemi bosët e Niklës të goditur, grupeve të Durrësit e Shijakut, organizatave të Elbasanit. SPAK ka shumë punë për të bërë, ka tendera miliona euro, ka konçensionet në shëndetësi që duhen hetuar me prioritet, po hetohet edhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, të hetohen edhe krimet zgjedhore.

Dumani ka dhënë disa sinjale që konsiderohen domethënëse. Unë mendoj se Dumani ka çelur disa çështje, ai përfundon mandatin si Kryetar pas 1 viti dhe më pas pa edhe disa vjet mandat si prokuror i SPAK. Në këto kushte mendon se ky çmim është inkurajues”, tha Lala.