31.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Lufta për supremaci në ekonominë botërore, çfarë i duhet Europës

Thomas Straubhaar

Me hyrjen në fuqi të tarifave ndëshkimore doganore amerikane për prodhimet kineze konflikti tregtar SHBA-Kinë po përshkallëzohet. Por në realitet fjala është për shumë më tepër, mendon Thomas Straubhaar. Kinse luftë tregtare. Fjala nuk është për pajisje elektrike kundër kokrrave të sojës. Taksat ndëshkuese doganore amerikane për importet nga Lindja e Largët dhe taksat doganore kineze për prodhimet bujqësore nga SHBA-ja janë simbolizëm i pastër – i mirë për vëmendjen e mediave, i keq për popullatat e prekura.
Konflikti tregtar është vetëm maja e shpatës së një lufte shumë më të madhe. Lufta e vërtetë bëhet për fitore në garën epokale për pushtet, dominim dhe epërsi në shekullin e 21-të. “Amerika e para” kundrejt “Made in China” është përplasja e gjigantëve gjeopolitikë që po afrohet.
A do të jenë Shtetet e Bashkuara – si 150 vitet e fundit – masa e të gjitha gjërave dhe “mënyra amerikane e jetës” modeli i modernizmit? Apo Kina po kthehet në krye të ekonomisë botërore? Aty ku sipas përfytyrimeve të Pekinit edhe i takon. Sepse për shekuj me radhë, deri më pak se 200 vjet më parë, Kina ishte shumë më përpara se pjesa tjetër e botës.
G7? G20? G2!
Presidenti amerikan Trump nuk ka fshehur kurrë faktin se “Amerika e para” është qëllimi i tij më i lartë. Gjithçka tjetër ishte dhe është e dorës së dytë dhe në rastin më të mirë mbetet një mjet për të arritur qëllimin e tërësisë së tij, domethënë ndjekjen fillimisht të interesave të Amerikës.
Dhe për Donald Trumpin ekziston vetëm një armik që e pengon në rrugën e tij: Kina. Çdo gjë tjetër është për kafshë e vogël gjeopolitike.
Pavarësisht nëse krerët e shteteve ose qeverive të G7, G8 ose G20 mblidhen herë pas here në takime të nivelit të lartë. Kjo nuk ka rëndësi për presidentin amerikan. Për të ekzistonte dhe ekzistont gjithmonë vetëm G2: SHBA dhe Kina.

Po ashtu doktrina G2 nuk është një tik psikopatik i Donald Trumpit. Përkundrazi, në këtë vlerësim strategjik ai lëviz në kontekstin e analizës gjeostrategjike të mjaft grupeve ekspertësh amerikanë.
Nga këndvështrimi i tyre, shumë kohë para Trump, ishte e qartë se vetëm Kina dhe SHBA, por jo Evropa, luajnë një rol në garën për epërsi në politikën ekonomike botërore.
Në betejën e gjigantit gjeopolitik SHBA, Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) nuk do të mund të thotë shumë.
Kjo është tragjike, sepse SHBA është nëna e rendit të tregtisë botërore të pasluftës. Dhe që kur Kina u bë anëtare në fund të vitit 2001, ndarja globale e punës dhe e tregtisë botërore ka qenë edhe më e shpejtë se më parë.
Por as SHBA, as Kina nuk do ta lënë veten të pengohen nga OBT-ja. Dhe nëse me taksat doganore ato kanl harxhuar vetëm barutin, në të ardhmen do të përdorin armë vërtetë të rënda – normat e këmbimit të valutës.
Nga luftë tregtare në luftë valutash
Nuk është rastësi, por logjikë e qartë ekonomike që monedha kineze – juan ose renminbi – u zhvlerësua brenda disa javësh shtatë për qind kundrejt dollarit. Zhvlerësimi është një armë e fuqishme efektive e proteksionizmit.
Ai i degradon tarifat ndëshkimore doganore në fishekë për pushkë stërvitore.
Një zhvlerësim i juanit nuk do të thotë asgjë më shumë se një tarifë e gjerë doganore për importin prej shtatë për qind për të gjitha produktet nga jashtë dhe jo vetëm një tarifë doganore punktuale kineze për mallra të caktuara amerikane.
Në të njëjtën kohë ai është një subvencion eksporti për të gjithë prodhuesit kinezë në tregjet botërore, gjë që i bën produktet kineze shtatë përqind më të lira.
Me zhvlerësimin e renminbisë efekti i tarifave doganore ndëshkuese të Trumpit mënjanohet.

Lufta valutore është vazhdim i luftës tregtare me armë të kalibrit të madh. Kjo e kthen plotësisht OBT-në në një tigër pa dhëmbë. Sepse përballë strategjive të zhvlerësimit, OBT-së i mungon kompetenca dhe instrumentet për të qenë në gjendje t’u kundërvihet atyre.
Në vitin 1948 anëtarët themelues të Organizatës Botërore të Tregtisë nuk i kishin parasysh luftërat valutore. Dhe nuk kishin sepse, ngaqë në atë kohë me sistemin e Bretton Ëoods të vitit 1944, për gati tri dekada qe në fuqi një doktrinë e kurseve të këmbimit fiks kundrejt dollarit amerikan si monedhë rezervë.
Ndarja në shtete rrugë e gabuar
Fundi de facto i rendit ekonomik botëror shumëpalësh i degradon interesat evropiane në topa arbitrarë të manipulueshlm të shteteve të G2. Sepse në rastin e multilateralizmit, SHBA dhe Kina kishin vetëm një votë po aq sa secili vend i Evropës. Kështu, BE-ja kishte në tërësi një peshë 28 herë më të madhe se ajo e SHBA-së apo Kinës.
Kurse në rastin e negociatave dypalëshe vendimtare do të jetë përsëri forca e më të fuqishmit – Evropa nuk duhet të ketë iluzionin më të vogël se do ta trajtojnë me kujdes.
Është koha për të kërkuar për qasje të reja përtej tregtisë së lirë globale, mosdiskriminimit dhe parimit të reciprocitetit. Së pari dhe më kryesorja është të kuptohet se për Evropën ndarja në shtete që hyjnë në bisedime secili për vete është e kundërta e një strategjie të suksesshme.
Asnjë nga vendet evropiane nuk ka forcë që të arrijë vetëm diçka në një botë të dominancës së pushtetit të G2, as Gjermania, as Franca. Kjo është e reja dhe e ndryshmja në epokën post-multilaterale. Vetëm së bashku Evropa do të ketë një shans për të mbrojtur interesat e veta përballuar një strategjie “Amerika e para” dhe një Kine të pajisur mirë ekonomikisht dhe ushtarakisht.
Thomas Straubhaar është ekonomist nga Zvicera dhe hulumtues i migracionit. Ai është profesor pör Marrëdhëniet Ndërkombëtare të Biznesit në Universitetin e Hamburgut. Prej vitit 1999 deri në vitin 2014 ai ishte drejtor i Arkivit Ekonomik Botëror të Hamburgut (HËËA) dhe Institutit tö Hamburgut për Ekonominë Ndërkombëtare (HËËI).

Shembulli për konservatorët

Daniel Heinrich

Viktor Orbanit i pëlqejnë fjalët e qarta dhe nuk do refugjatë në Evropë. Deklarata e tij patetike mbi politikën evropiane ndaj refugjatëve nga vjeshta e vitit 2015 përmban fjali të tilla si: “Çdo politikan evropian”, sipas kryeministrit hungarez, “që u jep shpresa për një jetë më të mirë emigrantëve dhe i inkurajon ata të lënë gjithçka dhe duke rrezikuar jetën e tyre të vijnë në Evropë është i papërgjegjshëm.
Nëse Evropa nuk do të kthehet në rrugën e arsyes do t’i nështrohet luftës së fatit “.
Orbani, tani 55 vjeç, e tha këtë fjali në kulmin e “krizës së refugjatëve” në shtator 2015. Në të njëjtën kohë, ai qe kryeministri i parë i një vendi evropian që dha urdhër për ngritjen e gardheve me tela me gjemba në kufi. Qëllimi i tij: refugjatët të mos afrohen në Hungari. Së paku që nga ajo kohë, Orbani njihet nga shumë njerëz në Evropë si agjitator në politikën e azilit.
Cytje e vazhdueshme ndaj të refugjatëve
Për shumë bashkatdhetarë të tij këto fjalë nuk ishin befasi. Orbani, bashkëthemelues dhe kryetar i partisë Fidesz, “Bashkimi Qytetar Hungarez”, ka qeverisur Hungarinë që nga viti 2010 si kryeministër.
Nuk është hera e parë që ka pasur këtë post. Nga viti 1998 deri në vitin 2002 ai ishte kryeministër i vendit, dhe sidomos vitet e fundit ndoqi një kurs kufizues ndaj migrantëve.
Politikani konservator i djathtë shfryn vazhdimisht dhe rregullisht kundër migrantëve. Orbani, i cili në fillim të karrierës së tij politike konsiderohej si liberal, tani paralajmëron kundër “rreziqeve” që do t’i sjellin refugjatët Evropës.
Migrimi është sipas tij “kali trojan i terrorizmit”, ai nuk do që përbërja etike e Hungarisë të ndryshojë dhe shprehet kundër “përzierjes së popujve”.

Prandaj duket e logjikshme që kryeministri hungarez refuzon t’i pranojë propozimet e Brukselit për shpërndarjen e drejtë të refugjatëve në BE. Hungaria sipas politikës së BE-së duhet të strehojë 1.300 refugjatë, por deri tani nuk lejuar asnjë, megjithë protestat masive, paditë dhe madje procedurat për shkelje ligjore nga Brukseli.
Shembull për konservatorët në Gjermani
Orbani dhe partia e tij janë vazhdimisht të suksesshme me këtë politikë në vendin e tyre. Vetëm tre muaj më parë, më 8 prill, në Hungari u mbajtën zgjedhje parlamentare. Ato përfunduan me një fitore të qartë për Fideszin.
Në aleancën partiake me KDNP, Partia Popullore Demokratike e Krishterë, ajo arriti thuajse dy të tretat e shumicës në parlamentin hungarez.
Poltika dhe tezat e tij gjejnë përkrahje edhe tek politikanët konservatorë gjermanë. Orban ka qenë vitet e fundit mysafir i rregullt i takimit të brendshëm të CSU-së në Ëildbad Kreuth, udhëheqësi i partisë CSU dhe ministri i Brendshëm Horst Seehofer e quajti atë madje në tetor 2016 “i dashur Viktor”. Komplimentet nuk mbetën pa përgjigje. Viktor Orbani e përshkroi marrëdhënien e tij me CSU si një “vëllazëri unike armësh”.
Politika e migracionit po luan një rol të madh edhe gjatë vizitës shtetërore të Orbanit në Gjermani. Vetë Orbani i konsideron shumë vendime të kancelares Angela Merkel si një problem të madh.
Ai e bëri këtë të qartë në një konferencë shtypi në Bruksel në vitin 2017: “Problemi i refugjatëve nuk është problem evropian, problemi është problem gjerman”.
Edhe nëse kjo nuk ka të bëjë me realitetin, për Viktor Orban duket se vlen vetëm një gjë: fjalë të qarta dhe jo refugjatë në Evropë.

Berisha: Narkoqeveria Rama, eksportues i parë i krimit në Europë!

Autoritetet Italiane kapin nje ton droge te fresket te nisur nga Vlora!
Ne ceremonine e nisjes merrte pjese Forca e Krimit dhe vete Xhafa i droges!
Shikoni foton e droges te kapur ne Bregun tjeter te Adriatikut dhe lexoni shkrimin e mediave. sb
“Kapet gomonia me 1 ton kanabis nga Shqipëria
Nje motoskaf me 1 ton kanabis sativa eshte kapur ne Itali. Sic shkruajne mediat fqinje, ne pranga jane vene 3 skafiste.
Kete here trafikantet kane udhetuar ne mes te dites, duke dashur qe te perzihen me mjetet lundruese.
Por Guardi di Finances nuk i kishte shpetuar gomonia e fuqishme qe udhetonte drejt brigjeve italiane.
Motovedetat kane mundur te bllokojne gomonen pas nje ndjekje te shkurter dhe brenda saj kane gjetur 49 pako me kanabis me peshe totale afersisht 1 ton.
Ne pranga jane vene tre skafistet, M. A., 34 vjeç, A. E., 30 vjeç nga Vlora dhe G. M., 65 vjeç nga La Spezia”.

Operacioni, si ishin maskuar skafistët shqiptarë
Një sasi droge me vlerë 10 milionë euro është sekuestruar në brigjet e Salentos. Në pjesën e fshehur të një motoskafi, është gjetur sasia prej 1 ton e drogës së kapur.
Operacioni ndërkombëtar i koduar “Themix 2018”, është zhvilluar nga Frontex dhe Policia shqiptare. Sasia e marijuanës vinte nga Shqipëria.
Burime nga Policia e Vlorës pohojnë se droga është nisur nga Qeparoja rreth 3 ditë më parë.
Mësohet se droga është kapur gjatë ditës dhe jo gjatë natës, siç ndodh zakonisht në operacionet anti-drogë.
Skafistët ishin maskuar si turistë dhe po lëviznin ngadalë drejt portit të Leucas, një port i madh turistik, ku qëndrojnë jahte luksoze dhe anije.
Helikopteri i Guardia di Finanza i ka pikasur skafistët dhe skafin, sepse qëndronte i zhytur shumë poshtë. Atyre iu është bërë thirrje të ndalojnë, por skafistët kanë tentuar të largohen me shpejtësi për disa minuta, por më pas janë kapur nga policia italiane.
Droga ishte e fshehur brenda 49 pakove. Skafi po drejtohej nga 3 skafistë, dy shqiptarë nga Vlora, raportojnë mediat italiane me moshë 30 dhe 34 vjeç, dhe një italian 65 vjeç.
Dy skafistët shqiptarë janë identifikuar si A. M., dhe E. A., të dy nga Vlora, dhe M. G., italiani, i lindur në La Spezia.
Që nga fillimi i këtij viti Guardia di Finanza ka konfiskuar 9 skafe me rreth 13 ton drogë, ndërsa 28 trafikantë janë arrestuar.

Kevin De Bruynes: Ku gaboi Brazili

Brazili nuk ka ditur si të përmbajë angazhimin e madh dhe kundërsulmin e Belgjikës në pjesën e parë të fitores prej 2-1 sipas Kevin De Bruynes.
Belgjika avansoi në pjesën e parë me rezultat 2-0 valë një autogoli të Fernandinhos dhe një goditje të sakt nga De Bruyne.
Të dy golat erdhën nga kundërsulme të mençura dhe vet De Bruyne thotë se pamundësia e Brazilit për t’u adaptuar me taktikat e Belgjikës i kushtoi Selecaos.
“Mendoj se ne kemi zhvendosur gjërat mirë taktikisht”.
“Romelu Lukaku dhe Eden Hazard ndryshuan pozitën dhe tentuan të krijojnë më shumë raste me Marcelon në krah”.
“Mendoj në pjesën e parë ne kemi luajtur mirë, gjeneruam shumë mundëdsi dhe ata nuk kanë ditur çka të bëjnë’.
“Në pjesën e dytë ata ndryshuan taktikisht dhe ishi nmë të mirë, por ne po ashtu kemi arritur të krijojmë raste”, u shpreh De Bruyne.
Ai beson se Franca është ekip i jashtëzakonshëm, por shtoi se në fazën gjysmëfinale nuk ka kundërshtar të lehtë.

Belgjika çon Brazilin në shtëpi

Belgjika ka eliminuar Brazilin, pas fitores 2-1 dhe shkon në gjysmëfinalet e Kupës së Botës 2018, ku do të ndeshet me Francën.
Kjo është hera e dytë në historinë e Belgjikës që ky komb futet mes katër më të mirave të planetit, duke imituar vitin 1986, kur u mposht nga Argjentina në gjysmëfinale.
Në këto kushte, të gjitha ekipet që kanë mbetur në garë për të fituar Kupën e Botës janë nga Europa. Belgjika nuk ka humbur asnjë nga 24 ndeshjet që kur Roberto Martinez mori drejtimin e ekipit, pas çerekfinales së Euro 2016, humbur ndaj Uellsit.
Sfida në Kazan nisi në dishezë për belgët dhe në malore për Brazilin, pasi në minutën e 13-të, Fernandinho devijoi topin në portën e tij, gjatë një goditje nga këndi. Ai u bë braziliani i dytë që shënon autogol, pas Marcelo në vitin 2014.
Kur u mbush gjysmë ore lojë, Kevin De Bruyne shënoi golin e dytë për belgët me një goditje të shkëlqyer nga jashtë zone. Ai u bë futbollisti i 100-të që shënon në këtë Botëror, i nënti për Belgjikën.
15 minuta para fundit, Renato Augusto, i sapofutur në fushën e lojës, realizoi për Brazilin, me një goditje të saktë me kokë, pas pasimit të marrë nga Coutinho. Më pas, Augusto humbi mundësinë ideale për të realizuar barazimin.
Në sekondat e fundit belgët iu falën edhe një pritje të jashtëzakonshme të Thibaut Courtois, gjatë tentativës së Neymar.
Pas Gjermanisë, Argjentinës dhe Spanjës, pesë herë kampionët e Botës bëhen skuadra tjetër pretendente që do ta shohë pjesën e mbetur të Kupës së Botës 2018 nga televizioni.

Fakte
– Për herë të pestë në historinë e Kupës së Botës, të katër ekipet gjysmëfinaliste janë nga Europa. Kjo ka ndodhur në 1934, 1966, 1982 dhe 2006.
– Në 130 ndeshjet e Botërorit që një ekip ka qenë në avantazh të dy golave në pjesën e parë, duke e pa humbur ndeshjen, kjo ndodhi edhe në rastin e Belgjikë-Brazil.
– Nëntë futbollistë të ndryshëm kanë shënuar për Belgjikën në Kupën e Botës 2018. Një lojtar larg rekordit të Italisë në vitin 2006 dhe Francës në vitin 1982, që patën dhjetë shënues të ndryshëm në Botëror.
– Renato Augusto është futbollisti numër 101 që shënon emrin mes golashënuesve në Kupën e Botës.
– Brazili e preku 52 herë topin në zonën e Belgjikës, më shumë se në çdo ndeshje tjetër që nga viti 1966.
– Brazili është eliminuar nga katër ekipe europiane në katër edicionet e fundit.
– Belgjika nuk ka humbur asnjë nga 24 ndeshjet me Roberto Martinez si trajner dhe është i vetmi ekip që i ka fituar të gjitha ndeshjet në “Rusi 2018”.
– Belgjika ka barazuar rezultatin më të mirë në historinë e saj, gjysmëfinalet e arritura në vitin 1986.

Artistët sërish në protestë, regjisori: Vendi është në dikaturë, njerëzit do të reagojnë kundër kësaj qeverie

Projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e kullave u miratua mbrëmjen e djeshme me 75 votat e socialistëve në Kuvend, ndërsa artistët të mbështetur edhe nga qytetarët e Tiranës kanë nisur sërish sot protestën, duke mos lejuar prishjen e tij.
Regjisori i njohur, Robert Budina e përshëndeti veprimin e ministrit Pandeli Majko, duke thënë se tashmë ndihet më i qetë, pasi e di që është në një dikaturë. Por, sipas tij, njerëzit tashmë do të reagojnë kundër kësaj qeverie.
Në numrin e madh të të pranishmëve në shesh, ishte edhe juristi Çlirim Gjata, i cili kërkoi mbështjete për aartistët, por jo vetëm, pasi Teatri është i të gjithëve. Ai tha se gjëma ndodhi në letër, duke kërkuar të mos ekzekutohet.
Në fjalën e tij Gjata përshëndeti veprimin e Minsitrit të Shtetit dhe të Diasporës, Pandeli Majko, i cili nuk ishte pjesë e mazhorancës, duke mos votuar projektigjin.
Gjata tha se veprimi i tij foli shumë dhe është për t’u duartrokitur. “Veprimi i Pandeli Majkos duhet përshëndetur. Majko është student i dhjetorit, ka qenë 2 herë kryeministër, dhe nuk u rrëzua asnjehër. Majko e pa shëmtin e kryeministrit dhe veproi me burrëri. Ai nuk u bë bashkëfajtor me krimin”, tha juristi.

Mashtrimi i arkitektit të Ramës, Basha e paralajmëron

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka paralajmëruar arkitektin danez të projektit të Teatrit, Bjarke Ingels se do trajtohet si non-grata në Shqipëri.
Në një postim në Tëitter, Basha shkruan se, arkitekti danez po kthehet në një bashkëpunëtor i vjedhjes së tokës së teatrit në Tiranë për interesat narkomafioze të Edi Ramës.
“Bjarke Ingels është një bashkëpunëtor në grabitjen e tokës nga narkomafia e udhëhequr nga kryeministri Edi Rama, ndaj paralajmërohet: do të trajtohesh si non-grata nga komuniteti i artistëve dhe populli i Tiranës”, shkruan Basha në Tëitter. Kreu i opozitës ka shpërndarë një artikull në anglisht të exit.al, të cilët kanë verifikuar deklaratat e arkitektit danez mbi shembjen e teatrit kombëtar në Tiranë. Sipas investigimit, kompania e Bjarke ka gënjyer kur thotë se ka fituar konkurs për teatrin në Tiranë dhe nuk iu është përgjigjur gazetarëve. E njëjta gjë edhe me bashkinë e Tiranës, e cila ka refuzuar të përgjigjet mbi procedurat për projektin e teatrit të ri. Investigimi zbulon se projekti është bërë për kompaninë Fusha. sh.p.k dhe jo për Bashkinë e Tiranës apo për qeverinë shqiptare, duke mos pasur asnjë referencë masterplani për këtë zonë të qendrës së mbrojtur të Tiranës.

Skandali me votimin për Teatrin, Rama falsifikoi firmën e deputetit Tavo

Rama falsifikoi firmën e deputetit Vangjel Tavo për votimin në Parlament për ligjin e Teatrit. Kreu i grupit Parlamentar në Lëvizjen Socialiste për Integrim, Petrit Vasili me anë të një statusi në Facebook shkruan se maxhoranca ditën e djeshme ka manipuluar votimin për ligjin e Teatrit.
Sipas tij deputeti Vangjel Tavo që mungonte në seancë rezulton se është votues.
Postimi i plotë
Manipulohet votimit te ligjit per teatrin,pergjegjesi penale nga kryetari tek me i fundit.
Dje maxhoranca manipuloi votimin e ligjit per teatrin.
Deputeti Vangjel Tavo qe mungonte ne seance rezulton votues.
Ky eshte nje manipulim banditesk dhe vjedhje votash edhe brenda salles se kuvendit nga po ata qe vodhen votat ne25 qershor.
Ky votim eshte nul dhe Kryetari i Kuvendit Ruçi duhet te deklaroje qe sot anullimin e votimit dhe perseritjen urgjente te votimit,perndryshe ai si institucion ka rene juridikisht,politikisht dhe moralisht.
Prokurorja e pergjithshme te filloje hetimin per kete veper penale shume te rende te manipulimit te votimit parlamentar.
Tanime hajdutet e votave jane ulur kembekryq ne parlament dhe ne krye te qeverise.
Ne se prokuroria mbyll syte edhe perpara kesaj atehere cdo qendrim ndaj saj eshte plotesisht

Opozita kërkesë Ruçit: Anulo votimin për Teatrin, është nul
Kryetarët e grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Edmond Spaho dhe Petrit Vasili i kërkojnë kreut të kuvendit, Gramoz Ruçi të anulojë votimin e ditës së djeshme për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Në letrën e tyre, Spaho dhe Vasili shkruajnë se është votuar në mënyrë të jashtëligjshme me emrin e deputetit Vangjel Tavo.
‘Ky akt përbën falsifikim të procesit të votimit, si dhe mund të krijojë bindjen se në listë mund të jenë si votues edhe deputetë të tjerë të cilët nuk kanë qenë të pranishëm’, thuhet kërkesën e Edmond Spahos dhe Petrit Vasilit.

Raporti/ Shqipëria mbush Italinë me drogë nga deti

Krimi shqiptar po fiton territor në Itali në trafikun e drogës, raportojnë këtë të premte mediat italiane duke cituar një raport të Drejtorisë Qendrore për Shërbimet kundër drogës, në Policinë italiane.
Rezultatet e raportit për vitin 2017 tregojnë në veçanti “agresivitetin” e organizatave kriminale, marokene, nigeriane dhe shqiptare, raporton “Secolo d’Italia”.
Shqiptarët në veçanti, si provë e një hapi të madh në kapacitetin e tyre operativ, ndryshe nga grupet e tjera kriminale, kontrollojnë rrugët e trafikut për në Itali si dhe rrjetin e shpërndarjes në territorin italian”, raporton “La Repubblica”.
Më tej në artikull, përmendet një rritje e numrit të shpërndarësve të drogës të arrestuar, pjesa më e madhe të cilëve nuk janë italianë, por marokenë, shqiptarë dhe afrikanë.
Droga vazhdon të mbërrijë në Itali veçanërisht nga deti, evidenton raporti.
Marijuhana
Ndërsa “La Repubblica” shkruan se raporti tregon një rritje të konsumit dhe sekuestrimit të marijuhanës, për shkak të rifillimit të tregtisë përmes dy anëve të Adriatikut.
Kokaina
“Bashkë me Ndrangheta-n kalabreze, që falë rrjetit të saj të degëzuar e kontakteve ndërkombëtarë arrin të mbulojë një rol qendror absolut dhe qendror në trafikun e kokainës në Itali, shihet një forcim të disa organizatave të huaja të përbërë nga marokenë, nigerianë dhe shqiptarë.