22.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

BE mbyll rrugët e Mesdheut për refugjatët

Gjermania, Austria dhe Italia thanë të enjten se do të zhvillojnë bisedime javën e ardhshme për të diskutuar se si ta mbyllin rrugën e Mesdheut që ndjekin dhjetëra mijëra emigrantë nga Afrika për në Europë.
Italia e quajti situatën urgjente dhe të rrezikshme.
Nisma erdhi pasi kancelarja gjermane Angela Merkel ra dakord për ngritjen e qendrave të tranzitit për emigrantët përgjatë kufirit të Gjermanisë. Përmes këtyre qendrave, emigrantët të cilëve u refuzohet azili mund të kthehen mbrapsht. Vendimi i Kancelares uli tensionet që kërcënonin rënien e koalicionit të saj qeverisës.
Por qendrat, të destinuara për të frenuar dhe rregulluar emigracionin nga Afrika dhe Lindja e Mesme, do të varen nga bashkëpunimi i vendeve të tjera të Bashkimit Europian, të cilat nuk duan që emigrantët të grumbullohen në territorin e tyre.
Kriza e emigracionit arriti kulmin me një fluks prej më shumë se një milion njerëz në vitin 2015 dhe, ndërsa shifrat vjetore që prej asaj kohe kanë rënë, anëtarët e BE-së nuk janë marrë dot vesh se si ta ndajnë barrën ndërkohë që mbështetja për partitë euroskeptike dhe anti-emigrantëve është rritur.
Sipas planit të Gjermanisë për qendrat e migrantëve përgjatë kufirit të saj me Austrinë, emigrantët që kërkojnë hyrjen në Gjermani, por që janë të regjistruar në vende të tjera të BE-së, do të kthehen mbrapsht në atë vend.
Kjo i ka bërë austriakët të shqetësohen se forcimi i kontrolleve nga Gjermania do të sjellë rritjen e numrit të emigrantëve në territorin e tyre – një anatemë për koalicionin qeverisës të konservatorëve të së djathtës ekstreme dhe anti-imigrantëve të udhëhequr nga Kancelari Sebastian Kurz.
Duke komentuar pas bisedimeve me zotin Kurz të enjten në Vjenë, Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer tha se plani i Berlinit nuk do ta rëndonte Austrinë me njerëz të regjistruar diku tjetër.

“NJË PROBLEM PËR TË GJITHË”
Zoti Kurz tha se Gjermania dhe Austria do të punojnë me Italinë, pikën hyrëse në BE-së për shumicën e emigrantëve, për të frenuar fluksin nga Afrika.
Në Romë, Ministri i Jashtëm italian i ekstremit të djathtë Matteo Salvini tha se do të përpiqet të arrijë një marrëveshje me Gjermaninë javën e ardhshme përpara një takimi të ministrave të brendshëm të BE-së në Insbruk të Austrisë.
“Para se të pranojmë qoftë edhe një azilkërkues nga një vend tjetër evropian, ne duam të shohim një angazhim të saktë; ata duhet të na japin kalendarin, kostot, mjetet, njerëzit dhe burimet pra sesi BE-ja planifikon të na ndihmojë të mbrojmë kufijtë tanë të jashtëm”, u tha ai gazetarëve pas takimit me zëvendëskryeministrin e Libisë, nga ku shumica e emigrantëve hipin në anijet e kontrabandistëve drejt Evropës.
“Nëse nuk i bllokojmë ardhjet nga jugu, ky është problem për të gjithë … Situata është e rrezikshme”, tha Salvini, duke shtuar se do të vizitojë vendet afrikane javët e ardhshme për të zgjeruar masat kundër emigracionit të paligjshëm.
Salvini nuk përmendi Austrinë.
Kufiri i Austrisë me Italinë përfshin Pikëkalimin e Brennit, një korridor jetik evropian për transportin veri-jug. Zoti Kurz ka shprehur më parë gatishmërinë austriake për të frenuar lëvizjet nëpër kufirin deri tani të hapur, gjë që e ka penguar arritjen e një ujdie me Italinë.
Nga ana e saj, Kancelarja Merkel po konsultohet me kolegët e BE-së, duke përfshirë Italinë dhe Greqinë, porti tjetër kryesor për emigrantët që hyjnë në BE, për çështjen e emigrantëve që janë regjistruar së pari atje para se të arrijnë në Gjermani.
“Nëse bisedimet me Greqinë dhe Italinë dështojnë, do të duhet të mendojmë përsëri për masat që do të marrim,” tha ministri i Brendshëm gjerman Seehofer.

PËRPLASEN MERKEL DHE ORBAN
Në Berlin, Zonja Merkel priti kryeministrin hungarez me prirje anti-emigrante Viktor Orban, kritiku më i ashpër i politikave të saj për dyert e hapura. Përplasja nuk vonoi.
Zonja Merkel tha se Evropa është moralisht e detyruar të mos “çangazhohet nga vuajtja” e emigrantëve dhe gjithashtu të ofrojë ndihmë për vendet e varfëra të Afrikës që kanë konflikt, sepse kjo do të shkurajonte popujt e tyre për t’u larguar.
Nga ana e tij, Orban, i cili u rizgjodh në muajin prill, tha se BE-ja mund të shfaqë më mirë humanizmin së pari duke mbyllur kufijtë, për të penguar emigrantët të ndërmarrin udhëtime të rrezikshme detare.
“Duke duke bërë kështu, – tha ai, ne mbrojmë jo vetëm Hungarinë, por edhe Gjermaninë,” tha ai.
Në një samit në fund të muajit të kaluar, krerët e BE-së ranë dakord të ndajnë numrin e refugjatëve në baza vullnetare, të krijojnë “qendra të kontrolluara” për të përpunuar kërkesat e azilit dhe për të ndarë përgjegjësinë për migrantët e shpëtuar në det, një kërkesë qendrore kjo e Italisë.
Marrëveshja u kritikua për paqartësinë e saj. Aty nuk sqarohej se si do të shpërndahej barra në mënyrë të drejtë kur shtetet anëtare zgjidhnin të mos i ndihmonin vendet simotra.
Hungaria, Republika Çeke, Sllovakia dhe Polonia e përsëritën pa vonesë refuzimin e tyre për të pranuar emigrantë.

Rama-Xhafa në bankën e akuzës!

Nga Sali BERISHA

Rama-Xhafa në bankën e akuzës! Gazi i dheut!
Miq, u mbajt në ish-Sheraton një takim i zgjeruar i organizuar nga dyshja e krimit Rama – Xhafa për sukseset imagjinare të Task Forcës kundër krimit! Konkluzionet e takimit ishin:
– Në një vit jetë të task forcës suksesi i saj më i madh është se ajo i ka rruar bishtin krimit. Kështu, ky ka qenë viti i suksesit më të madh të forcës së krimit dhe jo vetëm që nuk janë ndëshkuar asnjëri nga 40 grupet kriminale të deklaruara nga Xhafa, por sot numërohen mbi 52 prej tyre.
– Ambasadorët e ftuar në takim folën haptas dhe denoncuan publikisht dështimet në goditjen e peshqve të mëdhenj duke aluduar haptas për lidhjet e tyre me qeveritaret.
Kështu, me deklaratat e tyre, në bankën e akuzës u vendosën direkt Rama dhe Xhafa, të cilët shumë të çorientuar u detyruan të bëjnë avokatin e vetes tyre.
Rama, për të larguar çdo përgjegjësi personale për mosarrestimin e Klement Balilit për shkak të dosjes që ai ka për vet Ramën, u be dje gazi i dheut. Ai u mbrojt duke thënë se Balilin vërtet nuk e kapëm këto pesë vite, por nuk duhet harruar se dikush e emëroi atë drejtor transporti, e kishte fjalën për LSI.

Në fakt me këtë argument Rama vetëm fundosi veten sepse të gjithë e dinë se pesë vite më parë vet Rama i kishte dhënë urdhër Tahirit, superministrit të tij të mos e preke njeri Eskobarin, madje asokohe me Fugën e tij, edhe pas lëshimit nga Greqia të mandat arrestit ndërkombetar, i rregullonte intervista në media ku Balili me tekste të përgatitura mbrohej duke sulmuar Sali Berishën.
Pas largimit të Tahirit, i cili i bashkërendoi trafiqet e Balilit me Habilajt, Xhafa lidhi Geronin me Balilin dhe ky i fundit tashmë shëtiste lirshëm nga Tirana në Delvinë dhe shkonte e rrinte nga një javë si pentito në Greqi ku dhe ka depozituar dosjen e Ramës me regjistrimet përkatese.
Kurse Xhafa, pasi oratorët e huaj njëri pas tjetri aluduan se shkaku i dështimit spektakolar të Task Forcës ishin lidhjet e tij direkte me krimin, zgjodhi të mbrohej duke akuzuar dhe fajësuar opozitën si për ndërrimin e emrit të Agronit në Geron ashtu dhe për ‘vetëvrasjen’ e shoferit të tij me 7 plumba dhe me armen e kapterit të vetë Xhafës, çka ka bërë që të gajasen më të edhe mushkat e gardës dhe ta tregojnë me gisht si porositës të ‘vetëvrasjes’ me 7 të shtëna, madje jo vetëm mbarë garda, por edhe Tirana, Shqipëria dhe bota!

Ish-ministri shpërthen ndaj deputetëve të Ramës: Pranuat që jeni letra higjenike të kryeshefit!

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar lidhur me kalimin e projektligjit që nënkupton shembjen e Teatrit Kombëtar dje në Kuvend, duke thënë se deputetët u kthyen në një letër higjenike.
Manjani bën thirrje për reagim dhe thotë se tashmë gjithçka varet nga ne, nëse do mund që të largojmë dot kryearrogantin.
Reagimi i Manjanit:
Post votim…
Uroj me gjithë shpirt që një ditë ky palaço Kryeministër të detyrohet ta lajë këtë pisllëk që po bën me arrogancë!!!
Uroj që të detyrohet ta paguajë këtë faturë anti-shtet, anti-histori, anti-ekonomi, anti-shoqëri e anti-demokraci që po i vendos Shqipërisë e Shqiptarëve!
Të gjithë ata që në emër të popullit sot, vendosën të shkatërrojnë pasurinë dhe trashëgiminë kulturore të tij (popullit), pranuan që janë letër higienike e Kryeshefit t? tyre!
Nga pisat vetëm pisllëqe dalin!
Tani çdo gjë varet nga ne! Ose të largojmë arrogantin, ose arroganti do ma largojë ne të gjithëve! Një e nga një…

Ndërtesa e Teatrit ra! Jemi si në 1997 kur shteti ra!

Nga Artan FUGA

Ra!
Ndërtesa e teatrit ra!
Qendra historike si kujtesë kolektive e qytetit të Tiranës ra!
Statusi i aktorëve dhe i gjeneratës aktoriale madhire që kishte zënë rënjë në mendjet e shqiptarëve ra!
Kuvendi ra!
Prona publike ra!
Komunikimi midis artistëve, ministrisë të kulturës dhe pushtetit ra!
Politika si veprimtari e qytetarëve ra!
Trashëgimia kulturore e vendit ra!
Endërra europiane ra!
Tërmeti ra!
Ekonomia ra!
Gjykata e larte dhe gjykata kushtetuese ra!
Sistemi i zgjedhjeve ra!
Imazhi i vendit ra!
Libri ra!
Gjithçka ka rënë si në një qytet ky tërmeti ka kthyer në rrënoja gjithçka!
Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para! Brezat e rinj duhet ta nisin ndryshe ndërtimin e vlerave të demokracisë dhe shtetit shqiptar !
Nevoja për mendim intelektual dhe veprim qytetar të mënçur, të pastër, është më e fortë se kurrë!
Jemi si në 1997 kur shteti ra!
Jemi si në 1966 kur besimi ra!
Jemi si në 1956 kur idealet e majta ranë!
Jemi si në 1946 kur republika ra!
Jemi si në 1943 kur uniteti i kombit ra!
Si në 1935!
Si në 1924!
Si në 1917!
Si në 1914!
Mbetet vetëm një shans: Vullneti për t’u ringritur, për ta rifilluar nga e para!

Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende pune në 7 vite, më dobët se gjithë rajoni, kurse Maqedonia 103 mijë

Shqipëria hapi vetëm 28 mijë vende të reja pune në harkun kohor 2010-2017 sipas raportimit të rezultateve nga Këshilli Rajonal për Bashkëpunim (RCC) lidhur me Strategjinë 2020 të Europës Juglindore. Rreth 60% e këtyre vendeve janë hapur në bujqësi, sipas një raporti të mëparshëm, po të RCC.
Për të njëjtën periudhë, Maqedonia shtoi 103 mijë vende pune, ndërsa Kosova 85 mijë, bëhet e ditur në raportin e RCC. Që të dyja këto shtete kanë popullsi dhe si rrjedhojë forcë pune më të ulët sesa Shqipëria, ndërsa madhësitë e ekonomisë janë të krahasueshme.
“Monitor” ka përpunuar më tej të dhënat, duke marrë për bazë popullsisë përkatëse. Për Shqipërinë rezulton se janë shtuar vetëm 10 vende të reja pune për çdo 1000 banorë.
Rekordin e mban Maqedonia me 49.4 vende pune të reja të hapura për çdo 1 mijë banorë. Maqedonia e ka orientuar zhvillimin e saj drejt industrive eksportuese me vlerë të shtuar të lartë, siç është psh industria automative. Shteti fqinjë është një hap përpara Shqipërisë si për teknologjinë e informacionit ashtu dhe për industrinë, teksa është një prodhues i pjesëve të makinave, si psh katalizatorë nga Johnson Doel, një kompani që kishte të ardhura prej 1.2 miliardë eurosh në 2016-n, tre herë më shumë se sipërmarrja më e madhe në Shqipëri dhe ka më shumë se 1000 të punësuar.

Pas Maqedonisë vjen Kosova me 47.2 vende pune për 1000 banorë dhe i fundit, por sërish më mirë se ne Mali i Zi me 33.4 vende për 1 mijë banorë. Edhe
Serbia, e cila për nga numri i popullsisë apo ekonomia ka tjetër dimension në raport me rajonin ka mundur që të hapë jo pak por 400 mijë vende pune, (nga 600 mijë që u hapën në gjithë rajonin për 7 vitet e fundit) shifër kjo që përkthehet në 45.5 vende të reja pune për çdo një mijë banorë. Edhe Serbia njihet për orientimin e saj drejt industrive me vlerë të shtuar të lartë.
Këshilli Rajonal për Bashkëpunim vlerëson pozitivisht ecurinë e vendeve të Ballkanit Perëndimor duke nënvizuar se ato i janë kthyer rrugës së rritjes duke shtuar në total në ekonomitë e tyre 600 mijë vende pune.
Një tjetër element interesant që merr parasysh raporti është ai i forcës së punës me kualifikim të që është shtuar në këto vite në Ballkanin Perëndimor që llogaritet në gjysmë milionë. Nga ky total Shqipëria mban më shumë se 20 për qind çka thekson akoma edhe më shumë kontrastin. Pra kemi pjesën më të madhe të forcës së punës me kualifikim të lartë që i është shtuar tregut por ndërkohë kemi raportin më të ulët të vendeve të reja të punës për 1 000 banorë.
Raporti i RCC vlerëson se ka edhe disa zhvillime pozitive të tjera në rajon por të gjitha këto në nivelin që paraqiten nuk do të jenë të mjaftueshme dhe do të vonojnë progresin e qytetarëve drejt nivelit të BE-së me dekada të tëra.

 

Mos e prishni Teatrin o delenxhinj! U thua qytetarëve të T.Q.R, po sikur ta kthejnë R.KT.K?

Kronologjia e asaj që diskutojmë sot është pak a shumë kështu: Në ‘38-ën Francesco Jacomoni firmos blerjen e një trualli rreth 10 miijë m2 nga familja Libohova për rreth 75 mijë franga ari afërsisht katër fish i vlerës që vlerësohet sot nga qeveria shqiptare dhe pasi e blen, ia dhuron popullit shqiptar me vetëm një kusht, prona t’i jepet të gjithë shqiptarëve, për edukim, kulturë, shplodhje, rekreacion.
Francesco Jacomoni pra, “ai i keqi”, “armiku”, “i ziu”, bleu me ar, një tokë nga provati dhe ia dhuroi publikut shqiptar.
Në ‘44-ën, ishte nje fshatar poturegrisur me opingat me baltë dhe me bajga i pari që hodhi idenë e prishjes së Teatrit Kombëtar, por jo vetëm të Teatrit, por edhe të Pallatit te Mbretit, edhe te Ministrive, edhe të Radio Tiranës, por arriti e thyente vetëm qelqurinat dhe serviset e argjentit tek Pallati i Mbretit dhe ndynte mbulojat e krevatit me baltën e opingave.
Në ‘58-ën, një fshatar poturegrisur, ky individ bëhet drejtor tek Sigurimi i Shtetit dhe i bën nje letër Enver Hoxhës dhe i thotë që: Teatri Popullor duhet prishur sepse ka rrezik sepse ka rrezik zjarri, është prej populiti dhe ka mbulese eterniti. Të gjitha këto arsye që thotë qeveria për të justifikuar prishjen. Per hir të së vertetës Enver Hoxha nuk firmos. Ndonëse kishe nevojë që të firmoste afër zyrave të punës oficerët e sigurimit të shtetit që rrifnin dhe vrisnin njerëzit.
Në 2002-shin kemi një tjetër personazh i cili sugjeron qe Teatri të bëhet muze për e varur brekët e Violeta Manushit por Kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko. A e përzutë ju apo iku vetë…

Kryeministri Majko refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin ndër shalë dhe në pritje të zhvillimeve të reja. sot ai është bërë sulltan që firmos fermane, që fal prona të popullit pë rata që pinë gjakun e popullit.
Sot populli proteson e thotë “unë jam Teatri”, ai bën karshëllik e thotë “unë jam kulla”.
Dikur, për hir të vërtetës ai rrinte me njerëz të ditur, mendjehapur, properëndimor, të shkolluar dhe merrte edhe ndonjë ide të mirë prej tyre siç ishte kthimi në identitet, zgjerimi i hyrje-daljeve të Tiranës, lyerja me bojë e ndërtesave të vjetra të komunizmit e kështu me radhë. Por sot si fashistoid e harroi kthimin në identitet. Sot ai është kthyer në një princ të shkatërrimit, në kalorës të errësirës, në satana të kullëzimit, heroino-kokainik, në censor të fjalës së lirë ndaj kujdo që nuk mendon si ai dhe linja editoriale e ERTV.
Sot ai merr në telefon qytetarët e këtij vendi dhe i thotë gjithsecilit pa iu drithur qepalla T.Q.R. Kryeministri u thotë njerëzve të këtij vendin TQR. Po nëse populli të kthehet e të thotë R.K.T.K.
Sot ai përfaqëson guston më vulgare, shijen më gërvishtëse me maja, me cepa, me kulla, me ulërima çjerrëse për kundruall një kompleksi harmonik të qetë. Gati gati si sinfoni.
Sinfoni e kompozuar nga ata të këqinjtë, pushtuesit italianë. Kjo sinfoni, kjo harmoni është plagosur nga komunizmi por është vrarë. janë 3 karkasa dinosaurësh të ngordhur; piramida, Pallati i Kulturës dhe Muzeu Historik Kombëtar.
Kthimi në identitet duhet të fillonte me ngritjen e pazarit të vjetër, të çarshisë së Tiranës, më tej të Bashkisë së Tiranës, më tej me nënkalimin e dy akseve nën gungën me pllaka majolike.

Në komision i kam drejtuar disa pyetje ministres së Kulturës dhe pyetja kryesore ishte; po qe se qeveria do të kishte para, a do ta kishte ndërtuar vetë teatrin? Qoftë edhe riparuar. Përgjigja e saj e sinqertë dhe ndoshta naïve ishte se po.
Por s’kemi para tha. Ministrja vërtet nuk ka para por ne një bashkëbisedim disa minutësh i thamë se si mund të gjendeshin paratë. Siç u gjetën përshembull për gjysëm tunelin kapriçosh të Pogradecit për të ruajtur një bunker të kohës së fashizmit pa asnjë lloj vlere dhe vetëm për të justifikuar luftën.
Është fare e vërtetë dhe ka shkuar gati 11 milionë euro deri tani dhe 3 herë ka rënë faqja e malit ashtu siç është e vërtetë që edhe rinovimi i Operas dhe Baletit ka shkuar gati 11 milionë euro të tjera.
Ashtu siç është e vërtetë që donatorët kanë dhënë 23 milionë euro për evente dhe festime pa asnjë vlerë për historinë e kombit.
Pra paraja nuk është problem por investimi i disa parave të tjera që duhen pastruar, duhen shpëlarë, duhen tharë, duhen hekurosur, në mënyrë që të blihen zgjedhjet e radhës, në mënyrë që njerëzve tu hidhet hi syve. mundet që me këto para të blesh heshtjen e një pjesë të aktorëve dhë të parnerëve, për të gjithë kohën.
Mund të blesh heshtjen e të gjithëve për një pjesë të kohës por kurrë nuk mund të blesh heshtjen e të gjithëve për gjithë kohën. Mbaje mënd mirë. Tiranën vërtet e kanë plagosur për vdekje kusarët dhe zuzarët por ajo është gjallë.
Falë orientimit të saj perëndimor, falë shpirtit të saj antikomunist, meket në 50 e kusur vite nuk ia kanë dalë dot ta nënshtrojnë e tia ulin kokën për ta kthyer në një një qytet të nënshtruar nga barbarët.
Mbajeni mend mirë. Gjithçka e shembur në mënyrë korruptive do të rindërtohet siç ka qënë. gjithkush që do të identifikohet si shkaktar dhe bashkëpunëtor në këtë krim do të dalë para drejtësisë dhe do të mbahet përgjegjës individualisht. Mos e prishni teatrin o delenxhinj. Mos i hapni Tiranës plagën e radhës o batakxhinj sepse është fare e qartë; barbarët nuk e nënshtrojnë dot Tiranën.

Tërmeti shemb banesa në Thumanë, familjarët në rrugë

Lëkundjet e tërmetit gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar dëme të mëdha në Thumanë të Krujës. Bëhet e ditur se, tre banesa janë shembur plotësisht nga tërmeti i fuqishëm i ditës së mërkurë, por fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz. Po ashtu, mjaft banesa të tjera janë dëmtuar rëndë, ndërsa familjarët kanë frikë të futen brenda në shtëpi si pasojë e lëkundjeve të vazhdueshme të tërmetit.
Të gjithë familjarët kanë dalë nga banesat nëpër rrugë nga frika e tërmetit. Familjarët që kanë pësuar dëme të mëdha nga tërmeti kanë kërkuar ndihmë në Njësinë Administrative të Thumanës, por Bashkia e Krujës nuk u ka dhënë asnjë ndihmë dhe asnjë mundësi strehimi. Shtëpitë e shembura nga tërmeti janë të pabanueshme, ndërsa familjarët ndodhen në mes të katër rrugëve.
Tërmeti ka lënë pasoja dhe panik tek shumë familje. “Fëmijët kanë qenë duke luajtur në krevat, por në momentin e tërmetit janë futur poshtë krevatit, sepse do t’i binin tjegullat e do t’i kishin mbytur fëmijët. Akoma dridhemi”, shprehet një grua.
Dëmtime nga lëkundjet e tokës pati edhe një pallat 5-katësh në Thumanë të Krujës. Të gjithë hyrjet e ndërtesës kanë pësuar plasaritje dhe çarje muresh. Shumë banorë shprehen se ndjehen të rrezikuar në banesat e tyre në rast të rënies së një tërmeti tjetër, sipas parashikimeve të sizmologëve.

Edhe në Kurbin, tërmeti ka shkaktuar dëme të mëdha. Disave u mori pasurinë më të madhe, shtëpinë, por familjet që u dëmtuan në Kurbin ndihen me fat që u kanë shpëtuar familjarët. Dy banesa në fshatin Selitë janë shembur thuajse plotësisht, duke u bërë të pabanueshme e të tjera kanë pësuar dëmtime. Ndue Gega me banim në këtë zonë, thotë se fëmijët ishin në gjumë kur ra tërmeti.
Banesa e tij është e pabanueshme, dëmtimet nuk mungojnë në çdo anë të murit. I zoti i shtëpisë bashkë me familjen, tani e tutje do të qëndrojnë në kasolle. Ndue Gega tregon dëmet në banesën e tij, ndërsa na thotë se në momentin e tërmetit njëri nga fëmijet ka qenë në gjumë dhe ka shpëtuar për mrekulli.
“Shyqyr që më shpëtoi fëmija, sepse e kam pasur në gjumë. Në momentin e parë e mora fëmijën dhe e nxorra jashtë. Shyqyr që nuk i ranë tullat kokës”, thotë Ndue Gega.
Gega apelon për ndihmë, pasi banesa e tij është bërë e pabanueshme dhe në këto kushte është i detyruar të qëndrojë në kasolle.”Shpresoj tek Zoti, tek Bashkia e shteti”, thotë ai.
Lëkundjet sizmike të së mërkurës ishin të forta edhe në rajonin e Lezhës.
Në 24 orët që pasuan tërmetin e së mërkurës janë shënuar 412 aktivitetet sizmike, me intensitet të ulët dhe thuajse të pandjeshëm.
Mëngjesin e së enjtes, tërmeti me intensitet më të lartë ka qenë ai i orës 6 të mëngjesit, 3.9 i shkallës rihter në zonën e Gjirit të Lalëzit. Edmond Dushi, sizmolog në Institutin e Gjeoshkencave thotë se aktiviteti sizmik vijon të jetë aktiv.

“Vijon të jetë në të njëjtën zonë me të njëjtat karakteristika si tërmet dhe intensiteti i goditjeve ka ardhur duke u zvogëluar, nuk kemi më atë shpeshtësi që kishim, por ka qenë më i rrallë dhe i distancuar në kohë, nuk kanë qenë aq të shpeshta.
Zona është ende aktive, por ka zona të tjera tektonike ngjitur, por duke parë vetëm për spotin në fjalë, duke parë që aktiviteti ka ardhur duke u zvogëluar qoftë në magnitutë, qoftë në frekuencë të ndodhjes së ngjarjeve, mendoj që në këtë moment është duke u shuar”, thotë sizmologu Edmond Dushi.
Në panik, pas lëkundjeve të para njerëzit kanë tendencën të lënë shtëpinë apo vendin e punës për të nxituar të dalë në ambientet e jashtë të godinës. Në fakt ekspertët rekomandojnë që në raste të tilla të ruhet qetësia, dhe të mos tentoni të dilni.
Tërmeti vazhdon të jetë aktiv, mbi 400 lëkundje në 24 orë
Tërmeti që goditit të mërkurën Gjirin e Lalzit, dhe u ndje në thuajse të gjithë vendin, duke shkaktuar panik, vazhdon të jetë aktiv. Në 24 orë ekspertët e sizmikës kanë regjistruar mbi 400 pasgoditje dhe parashikimet flasin për të tjera lëkundje deri në shuarje të vatrës. “Duhen të paktën edhe 2-3 ditë të shuhet, nuk do jenë të forta”.
Magnituda 5.1 që shënoi tërmeti i së mërkurës, futet tek tërmetet e fortë. Por si mund të mbrohemi nëse vendi goditet sërish nga një tërmet i fortë?
“Menjëherë të vendosesh në një objekt që të jetë i mbrojtur nga objektet e tjera që mund të bien. Pastaj mbasi të heqësh të gjitha, elektricitetin, ujin, që të jenë të siguruara sepse ndonjëherë pasojat e tërmeteve janë dytësore si pasojë e zjarreve ose ujit”.
Durrësi futet në një nga zonat me aktivitet sizmik të lartë. Tërmeti i fundit i konsideruar i fortë është regjistruar 6 vite më parë me magnitudë 4.2.
Tërmetet ndodhën në të gjithë territorin e Shqipërisë, kjo pasi vendi ynë është një territor aktiv.

Debati për ligjin e Teatrit, Rama përze Majkon nga Parlamenti

Në sallën e Kuvendit gjatë një debati të tensionuar mes palëve për Projektligjin e Teatrit ka patur përplasje edhe mes Kryeministrit Edi Rama dhe ish-Kryeministrit socialist, Pandeli Majko.
Burime të Politiko.al nga salla e Kuvendit bëjnë me dije se Rama i tha Majkos, ‘nëse nuk do të votosh, ik në shtëpi. Mos më bëj numra mua”.
Majko doli i nervozuar nga salla dhe nuk mori pjesë në votim duke u bërë i vetmi deputet socialist që nuk pranoi të ‘shembte’ Teatrin.
Pandeli Majko e ka kundërshtuar edhe më pare, në kohën kur ishte Kryeministër shembjen e Teatrit Kombëtar. Në atë kohë propozimi vinte nga Edi Rama në rolin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës.
Majko doli i nervozuar nga salla e Kuvendit, ndërsa kamerat kapën debatin mes tyre.
Deputeti i PD, Florian Mima ne fjalën e tij në Kuvend ka nënvizuar mungesën e ministrit Pandeli Majko në seancë, i cili është larguar nga Kuvendi, ndonëse deklaroi se ishte një nga ata që do të votonte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Mima tha se Rama e perzuri Majkon: “Në 2002 kemi një personazh që propozon që Teatri të bëhet muze për të varur brekët e Violeta Manushit, por kryeministri i kohës, nuk po e shoh zotin Majko nuk e di a e përzutë ju apo iku vetë, kryeministri Majko ne ate kohe refuzon dhe propozuesi fut përkohësisht bishtin në sallë në pritje të propozimeve të reja…”.

Majko, i vetmi që guxoi t’i thotë mbretit se ishte komplet lakuriq
Zënka e Pandeli Majkos dje me kryeministrin Rama për shkak se ishte kundër projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar, ka shkaktuar një sërë reagimesh.
Ministri i qeverisë Rama ka marrë falenderimet e një sërë artistësh, të cilët shprehen se më në fund dikush i doli përballë ‘’mbretit lakuriq”.
Dje në Kuvend, pak para se projektligji të hidhej në votim, Majko dhe Rama patën një debat të fortë mes tyre, çka e detyroi Majkon që të largohej nga salla.
Rama mësohet që ti ketë thënë Majkos që në rast se votonte kundër do të ishte më mirë që të linte sallën dhe të ikte në shtëpi.
Reagimet ne rrjet:
Kastriot Çipi: Faleminderit Pandeli Majko! Të paktën ti nuk u bëre viç për lëkurë! Të presim në sheshin e Teatrit, në sheshin Demokracia!
Besjan Pesha: Pandeli Majko meriton respekt për gjestin e sotëm. I vetmi që nuk votoi ligjin e turpit dhe guxoi ti thotë mbretit se është komplet lakuriq. Për të tjerët me vjen gjynah. Sapo shitën për një karrige edhe atë pak dinjitet që kishte mbetur. Skllevër me kollaro!
Edi Oga: Gjesti i Majkos:
Në PS ka ende burra shteti.
Teatri nuk shpëtoi, do prishet.
Neritan Liçaj: Rrespekte dhe mirenjohje zoti PANDELI MAJKO.
Andi Bejtja: Sot ishte Nate e Bardhe per PANDELI MAJKON…..mbajti faqen e bardhe per vete, femijet, familjen dhe gjithe socialistet e thjeshte (qe jane shumice)qe jane ndryshe nga ata 75 qe votuan sot per shembjen e teatrit….
Sot Pandeli Majko e lexoi historine ashtu sic duhet: neqoftese do te lexonte dhe politiken ne kete menyre, historia do t’i jepte neser aq shume sa dhe ai vete do e pranonte qe po i jepte ndoshta dhe me shume se c’meriton. Eshte koha kur Kryeministri i ri eshte ne miter te historise.

Ikin Lu e Vlahutin, Pollo: “Ka ambasadorë njerëz të mirë, që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”…

Deputeti demokrat Genc Pollo, ka reaguar pas debateve të fundit mbi qëndrimet e ambasadorëve të huaj në vendin tonë. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai sjell një shprehje të Henry Wotton, në fillim të shekullit të 17-të, i cili ka thënë se: “Ambasadorët janë njerëz të mirë, të dërguar për të gënjyer për llogari të qeverive të tyre”. Por sipas tij, kryeministri Rama e ka ndryshuar këtë shprehje në: “Ambasadorët janë njerëz të mirë që gënjejnë kryeqytetet e tyre për llogari të qeverisë mikpritëse”. Më vonë gjatë ditës do të zhvillohet një festë lamtumire e ambasadores së BE-së në Tiranë Romana Vlahutin dhe ambasadorit amerikan Donald Lu. Zyra e deputetit demokrat konfirmoi se kishte refuzuar me mirësjellje ftesën për të marrë pjesë në këtë aktivitet.
Opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e largimit nga Shqipëria të dy ambasadorëve. Lu dhe Vlahutin. Kjo braktisje është një reagim politik ndaj qëndrimeve të njëanshme që këta dy ambasadorë kanë mbajtur në Shqipëri duke inkurajuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuiar duke heshtur për mbjelljen e vendit me kanabis.
ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve Donald Lu, kanë organizuar një pritje ‘lamtumire’.
Pritja është parashikuar të nisë në orën 20:00 në rezidencën e BE. Burime thanë se në këtë mbrëmje janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të partive politike dhe qeverisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër Kuvendi vijon seancën plenare, ku në qendër të diskutimit është projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë Ndërkohë që ftesa u ka shkuar edhe deputetëve shqiptarë, kryeministrit Rama, presidentit Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryedmadhi, por nuk dihet ende nëse këta do të shkojnë apo jo.që diskutimet të vazhdojnë deri në mesnatë.
Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.