33.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Opozita braktis ceremoninë e largimit të ambasadorëve Lu e Vlahutin

Opozita ka venosur të mos marrë pjesë në ceremoninë e largimit nga Shqipëria të dy ambasadorëve. Lu dhe Vlahutin. Kjo braktisje është një reagim politik ndaj qëndrimeve të njëanshme që këta dy ambasadorë kanë mbajtur në Shqipëri duke inkurajuar kapjen e shtetit nga krimi i organizuiar duke heshtur për mbjelljen e vendit me kanabis.
ambasadorja e BE në Tiranë Romana Vlahutin dhe ai i SHBA-ve Donald Lu, kanë organizuar një pritje ‘lamtumire’.
Pritja është parashikuar të nisë në orën 20:00 në rezidencën e BE. Burime thanë se në këtë mbrëmje janë ftuar përfaqësuesit më të lartë të partive politike dhe qeverisë.
Ndërkohë, nga ana tjetër Kuvendi vijon seancën plenare, ku në qendër të diskutimit është projektligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, ndërkohë Ndërkohë që ftesa u ka shkuar edhe deputetëve shqiptarë, kryeministrit Rama, presidentit Meta, kreut të opozitës Lulzim Basha, kryetares së LSI, Monika Kryedmadhi, por nuk dihet ende nëse këta do të shkojnë apo jo.që diskutimet të vazhdojnë deri në mesnatë.
Kujtojmë se dy ditë më parë presidenti i SHBA-së Donald Trump propozoi Kathleen A. Kavalec për ambasadore në Shqipëri, duke zëvendësuar pas mandatin 3-vjeçar Donald Lu.

Vjedhje kriminale me konçesionin Thumanë-Kashar, 337 milionë euro për 20 kilometra

Qytetarët shqiptarë do të paguajnë një faturë të çmendur prej 337 milionë eurosh për ndërtimin e një rruge me gjatësi vetëm 20 kilometra. Bëhet fjalë për rrugën Thumanë-Kashar, e cila do të ndërtohet me konçesion sipas programit 1 miliardë euro.
Syri.net zbardh dokumentat zyrtarë të projektit, që janë përgatitur nga Ministria e Infrastrukturës. Sipas shpalljes së kontratës, vlera e parashikuar e projektit në bazë të studimit të fizibilitetit është përllogaritur 245 milionë euro.
Por, qeveria do të pranojë edhe nëse fatura shkon 337.5 milionë euro. “Vlera e parashikuar në modelin financiar nuk duhet të përllogaritet nga ofertuesit më e lartë se 337.5 milionë euro” thuhet në dokumentin zyrtar.
Kjo do të thotë se qeveria do të pranojë që për 13 vitet e ardhshme të paguajë deri në 337.5 milionë euro tek kompania private për ndërtimin e rrugës me gjatësi 20 kilometra. Saktësisht rreth 17 milionë euro për çdo kilometër, në një rrugë e cila nuk parashikohet të ketë as tunel as ndonjë vepër të madhe arti dhe që shtrihet e gjitha në terren fushor.
Për krahasim, autostrada Tiranë-Elbasan një rrugë 31 kilometër e gjatë, e cila përfshin dhe një tunel 2.5 kilometër ka kushtuar 340 milionë euro.

Nga këto 50 milionë euro janë shtuar në dy vitet e fundit. Por pavarësisht kësaj sërish kostoja e autorstradës Tiranë-Elbasan është më pak se 11 milionë euro për kilometër, ose 60 për qind më e ulët se sa fatura që pritet të shkojë Thumanë-Kashar.
Qytetarët shqiptarë do të paguajnë shumë shtrenjtë për konçesionet e programit 1 miliardë euro të shpallur nga qeveria. Ky program parashikon ndërtimin e 5 akseve të mëdha kombëtare, nga kompani private, të cilat më vonë do të paguhen me këste nga qeveria. Por kjo formulë duket se do të sjellë një faturë të kripur për taksapaguesit, të cilët do të paguajnë nga taksat e tyre, bizneset fituese të përzgjedhur nga qeveria.
Të gjitha veprat e programit 1 miliardë euro të PPP-vë kanë kosto disa herë më të larta nga projektet e ngjashme. Programi, të cilin qeveria e trumbetoi si një model të suksesshëm, në fakt do të vendosë një barrë të rëndë mbi qytetarët, të cilët do të paguajnë kostot e çmendura të koncesioneve me ofertë të pakërkuar. Kjo ka qenë dhe një nga arsyet kryesore se pse Fondi Monetar Ndërkombëtar i kërkoi publikisht qeverisë të pezullojë menjëherë programin 1 miliardë euro të konçesioneve.

Protesta/ Regjisori i njohur: Rënia e Teatrit është kështjella e fundit, Rama do të përballet me surpriza prej nesh

Artistë, aktivistë e qytetarë të thjeshtë vijojnë të protestojnë përpara Parlamentit kundër votimit të projektligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Regjisori Robert Budina tha për News 24 se populli e ka marrë mesazhin dhe ka dalë në mbështetje të mbrojtjes së historisë dhe identitetit të qytetit.
Më tej regjisori paralajmëroi se nëse do të votohet projektligji atëherë do të ketë surpriza nga artistët.
“Protesta do të vazhdojë deri kur parlamentarët t’i vënë gishtin kokës, dhe të respektojnë demokracinë. Ky masivizim i protestës sot ishte i plotë, e kanë marrë mesazhin tonë. Njerëzit e kuptuan se për çfarë jemi ne këtu. Këtu bëhet fjalë për një projektligj që do vjedhë pronën publike, rënia e Teatrit është kështjella e fundit e kështu do të bien të gjithë vendet historike të qytetit, duke e bërë atë një vend pa identitet. Populli e ka marrë mesazhin. Ne artistët kemi vetëm një betejë, rënien e ligjit dhe jo ndërrimin e pushtetit.
Ne do e ndjekim këtë proces hap pas hapi, i kemi dërguar letër Presidentit, do vazhdojmë protestat, nëse ata do vazhdojnë të ngulmojnë, do kenë surpriza prej nesh, dhe do t’i marrin të merituara.
Opozita ka pranuar të flasë me qytetarët, opozita nuk vepron më dot e vetme, ka nevojë për qytetarët. Kryeministri po kthehet në një sulltan autokrat që nuk pyet për njeri”, tha Budina.

Skuthi

Nga Armand MAHO

Nuk ka me skuth njeri se ky mashtruesi i bashkise. Ai qe tregohet ne foto ishte i vetmi vend ne Tiranen e Re ku parkimi ishte pa pagese. U tentua te vendosej nje here dhe u hoq serish per shkak te ankesave te banoreve aty pasi skane ku parkojne. Tashme e gjeti zgjidhjen, do e beje “korsi biçikletash”.
Nje ide perverse qe kenaq nje pakice pensionistesh fanatike te komunizmit, qe te shohin venger ne rast se ke makine. Per pese bicikleta qe kalojne ne dite do ua nxije jeten qindra damiljeve qe jetojne ne ne ge dy anet e rruges. Dhe me e bukura eshte se nuk ben korsi krahun tjeter te rruges ku ndalohet parkimi se gjeresia njesoj eshte, por pikerisht ne kete krah… kjo con uje kryesisht tek parkingjet me pagese.
Nderkohe qe ne mes te pallateve eshte nje gurgule dhe rremuje e padururshme per shkak te automjeteve qe skane ku te parkojne. Nganjehere duket sikur do i hipin siper njera tjetres. Normal Lali smund te merret me keto gjera. E çfare i duhet, kur ai mund te vjedhe me kullat, me parkingjet me taksat e tjera…. gjithsesi s’na mbetet gje tjeter vetem se t’i gezohemi nje qyteti qe po na vret dhe po na rrjep cdo dite per te mbushur xhepat e nje pinxhoje qe ska ditur te beje asnje pune tjeter ne jete pervec mashtrimit.

“Unë jam Teatri, eja edhe ti”!

Nga Sajmir RRAHMANI

Erik Remarku thotë: Si do të ishte bota nëse njerëzit do kishin edhe një shqisë të 6-të? Po të verbrit si ja bëjnë pa shqisën e 5-të, atë të shikimit?
Kështu jetojnë edhe pjesë të personave me aftësisë së kufizuar.
Por teatri i mban gjallë, i jep shpirt dhe kurajo për të jetuar e gëzuar sa do pak.
Qytetarët me probleme me shikimin si dhe grupet e tjera me aftësi së kufizuar, paraplegjikë dhe tetraplegjikë e ndjekin teatrin jo vetëm në sallën pranë trupës teatrale por edhe në distancë. Teatri për ne është një pjesë e jetës së përditshme. Qytetarët me aftësi ndryshe, bashkëjetojnë me teatrin, janë të lidhur ngushtë me të. Personat me aftësi të kufizuar vlerësojnë vlerat kulturore të vendit tonë, i evidentojnë ato. Këta persona nuk jetojnë dot pa vlerat teatrale. Aftësia ndryshe interesohet për vlerat monumentale të kombit shqiptar. Pa dyshim edhe Teatri Kombëtar i cili përfaqëson në memorien e çdo shqiptari të ndjeshëm ndaj artit dhe kulturës, përfaqëson vlerat e shumta. Ne duhet ta shpëtojmë godinën e Teatrit Kombëtar ashtu të gjallë e të lartësuar, të ripërtërirë dhe ti kujtojmë të gjithë plejadën e artistëve shqipëtarë që me veprat e tyre artistike i kanë dhënë kënaqësi çdo shqiptari.
Le të mbetet godina e Teatrit Kombetar si një monument madhështor për vlerat kulturore e artistike që ka përjetuar çdo shqiptar nga brezi në brez.
Ne do e mbrojmë teatrin tonë, se pa të populli shqiptar humbet një pjesë të kulturës së tij ndër vite. Le të mblidhemi përpara Parlamentit të gjithë qytetarët e ndjeshëm ndaj artit e kulturës për ti thënë “Jo” vjedhjes e “Jo” shkatërrimit të Teatrit Kombëtar.
Ne do jemi aty, eja dhe ti!

Zagarët e Ramës duke futur armatime të rënda në Parlament nga frika e protestuesve

Kjo është një foto e bërë sot në oërt e para të mëngjesit. Në to dallohen forca të policisë që janë duke futur në oborrin e Parlaentin armatim të rëndë kundër protestuesve. Për të mos rënë në sy, policët i kanë shkarkuar armatimet nga oborri i xhamisë që është në ndërtim. Në thasë dallohen qartë se ka automatikë dhe armë të tjera. Kur regjimi arrin në fund, atëhere e shikon shpëtimin tek mbajtja me armë e pushtetit përballë një populli gjithmonë dhe më shumë të revoltuar. Kjo është një përpjekje e kotë sepse fudni I Rmaës dhe bandës së tij ëhstë afër dhe nuk do të mund ta shpëtojnë zagarët e tij të armatosur.
Kauzës së artistëve për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar u janë bashkuar edhe qindra qytetarë të tjerë, të cilët po protestojnë para parlamentit, ku deputetët priten të votojnë projektligjin e kundërshtuar për teatrin, të cilin qeveria Rama e ka hartuar si një masë të jashtëzakonshme për të shembur teatrin aktual kombëtar, duke i dhënë një pjesë të tokës publike kompanisë zhvilluese Fusha sh.p.k me qëllim ndërtimin e një teatri të ri.
Ndërsa jashtë parlamentit protestuesit këndonin himnin kombëtar, nga brenda sallës ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro mbrojti dhe një herë projektligjin duke e quajtur teatrin “në gjendje emergjente”, të cilës opozita iu përgjigj se ishte një “gjendje emergjence për vjedhje nga qeveria”. Projektligji pritet të votohet më vonë sot, pasi ministrja Kumbaro mori kohë për hartimin e përgjigjjeve të pyetjeve të deputetëve opozitarë.
Prej disa muajsh qindra persona, kryesisht artistë dhe aktivistë, kanë shprehur kundërshtimin e tyre për këtë plan të qeverisë, duke kërkuar tërheqjen e projektligjit, restaurimin e teatrit kombëtar, ndërtimin e një teatri të ri në një vend tjetër dhe moscënimin e territorit të teatrit kombëtar.

Ekspertët ligjorë gjithashtu kanë kritikuar mënyrën si qeveria po vepron, pasi sipas tyre nxjerrja e një projektligji të posaçëm si një shmangie të garës për fitimin e tenderave publikë.
Projektligji që ndodhet sot në parlament, për të cilin opozita është shprehur kundër, synon t’ia japë kompanisë ndërtuese tokën e lakmueshme në qendër të Tiranës për 470 euro metri katror.
Qeveria dhe bashkia pohuan se janë gati të negociojnë me firmën Fusha për t’i dhënë asaj një pjesë trualli pronë publike për ndërtimet e veta në këmbim të një teatri të ri në të njëjtin vend.
Projekt-ligji kaloi me procedurë të përshpejtuar në komisionet parlamentare, megjithë kundërshtimet e deputetëve të opozitës, të cilët dyshojnë për një aferë të rëndë korruptive në dëm të kulturës kombëtare.
Ata iu bashkuan dje protestës disa-javëshe të qindra qytetarëve, artistëve dhe veprimtarëve, që kundërshtojnë shembjen e Teatrit Kombëtar, si pjesë e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nënshkroi mbrëmë peticionin qytetar, duke u shprehur se edhe votat e opozitës janë kundër këtij projekt-ligji dhe se “Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë”.
Qytetarët dhe artistët kanë njoftuar një tjetër tubim protestues para parlamentit në përpjekje për të ndërgjegjësuar deputetët, që të mos e votojnë një projekt-ligj, i cili hap rrugën rrëzimit të një objekti historik me rëndësi të madhe për historinë e kulturës shqiptare.
Ata pohojnë se ndërtesa është funksionale dhe se është i mjaftueshëm një restaurim i thjeshtë, që të mbetet i sigurtë në këmbë edhe shumë dekada të tjera, ashtu si ndodh në shumë shtete të tjera me ruajtjen e objekteve historike.

Kryemadhi – Ramës: “Mjaftojnë 100 vetë për të të zbythur”!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e paralajmëroi kryeministri Edi Rama në Kuvend se do të jetë në radhën e parë të mbrojtjes së Teatrit nga rruspat dhe se ai nuk është i pamposhtshëm, pavarësisht se i ka votat e mazhorancës.
“Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, tha Kryemadhi, ju i keni, po duhet ta dini që mjaftojnë 100 vetë për t’ju zbythur nga krimi. E patë shumë mirë se çfarë ndodhi në Rrugën e Kombit”.
“Nuk jam artiste dhe nuk mund të kem performancën e tyre por kam qënë një spektatore modeste që nga fëmijëria dhe ashtu do të jem. Kur godina i rezistoi tërmetit mendoja me vete që duhet ta ruajmë natën sepse ky i çmenduri mund të çojë rruspat natën dhe të thotë se e ka shkatërruar tërmeti po shyqyr që nuik i vajti ndër mend.
Politika nuk ka më vend këtu: imoraliteti dhe morali janë përballë shqiptarëve. Në kujtim të shumë artistëve që nuk jetojnë sot, ku në shkollat e komunizmit ne mësuam sadopak për atdhedashurinë, ky antishqiptar që ka ndërtuar bandën e tij antishqiptare do ta zhbëjë për të ktheyr vlerat eimoralitetit, drogës vjedhjes dhe pse jo të LGBT-së në shkolalt dhe teatrot tona.

Mos e tund kokën Milva se nuik do të doja që familhet e shqiptarëve të mos kenë pasardhës, unë do të doja që të kenë.
Unë do të doja të jem në rresht të parë para rruspave; se ti nuk ke parë asgjë akoma: sot me para droge ti blen televizionet, mbyll gojën e deputetëve, po gojën e shqiptarëve nuk e mbyll dot dhe duhet ta dish se paraja nuk është shok i mirë, të hedh ku se pret.
Tani ky vjedh me ligj pronën publike, me PPPT e famshme, vjedhjen e Buxhetit të shtetit me ligj dhe kushedi çdo shpikë ndonëj gjë tjetër.
Ne sot nuk i kemi votat për ta rrëzuar ligjin, ju e keni po duhet ta dini që mjaftojnë 100 vetë për tju zbythur. E patë shumë mirë se çfarë ndodhi në rrugën e Kombit. Se nuk u mjaftuat duke i vedjhur shqiptarët me çdo gjë dhe tani kërkoni t’u vidhni shpirtin e tyre që është pronë publike, që nuk është as e Ramës, as e Kryemadhit, as e Bashës, as e Ahmetajt. Ne sot jemi këtu dhe do të doja të mos e mbaj ky parlament me turp këtë njollë.
Ku vjedhhajdut i vogël kërkon ta mbrojë vjedhjen e tij me ligj dhe s’ka ligj që ta shpëtojë atë. Rrënojat e Teatrit do të jenë cover-i vdekjeprurës i tij”, u shpreh Kryemadhi.

Cristiano Ronaldo te Juventusi? Marotta: S’flas për këtë çështje

Gjithkush e dëshiron atë, të gjithë flasin për të. Por, mes të thënit dhe të bërit atje është një det, ndoshta. Juventusi dëshiron të blejë lojtarin më vendimtar në botë, Cristiano Ronaldo. Midis thashethemeve se ylli portugez po kërkon shtëpi në Torino dhe një marrëveshje me vlerë 100 milionë euro, Beppe Marotta nuk konfirmon, as mohon. Por…, ka optimizëm.
Megjithëse një negociatë e vërtetë nuk ka filluar, tifozët tashmë imagjinojnë ta shohin pesë herë fituesin e “Topit të Artë” te Juventusi. Vështirë për t’i shpëtuar një pyetjeje të tillë edhe Marotta, i pyetur në qendër të Milanos nga “Sky Sport”: “Nëse tifozët e Juventusit mund të ëndërrojnë për Ronaldon, unë nuk flas…”
Më tej, Marotta buzëqeshi. Drejtori i Juventusit tashmë ka mbyllur nënshkrimin e Cancelo, duke e blerë për 40 milionë euro, ndërsa më herët ka siguruar shërbimet e Emre Can, pas lamtumirës ndaj Liverpool.
Sigurisht, nënshkrimi i Cristiano Ronaldos në ekonomi është një sfidë e paprovuar kurrë më parë për Juventusin. Klubi bardhezi pothuajse ka paguar 100 milionë euro për Higuain, por kurrë nuk është marrë me një pagë prej 30 milionë euro në vit.
Cristiano Ronaldo thuhet të ketë refuzuar ofertën me shumë zero për të qëndruar te Real Madrid.
Portugezi ka refuzuar një ofertë me vlerë 32 milionë euro në vit nga Los Blancos, sipas Tuttosport.

Pesë herë fituesi i Ballon d’Or vuri në dyshim të ardhmen e tij, pasi sugjeroi se mund të largohej nga Madridi pas fitores së Champions League në maj.
Ish-klubi i Ronaldo-s, Manchester United është favorit për të blerë yllin e futbollit botëror, por raportet e fundit sugjerojnë se ai mund të shkojë edhe tek Juventus ose Paris Saint-Germain.
Agjenti i lojtarit Jorge Mendes thuhet të jetë duke planifikuar largimin e klientit të tij nga Real.
Më 26 maj, pas triumfit në Champions League, sulmuesi portugez Cristiano Ronaldo lëshoi një deklaratë bombë, duke thënë se e ardhmja e tij është larg Madridit. Pas eliminimit edhe nga Botërori, tashmë për 5 herë fituesin e Topit të Artë do të nisin “dhimbjet e kokës” për të vendosur realisht se çfarë do të bëjë, do të qëndrojë te Real Madrid apo do të luajë në një klub tjetër? Dhe, mbi të gjitha, a do të ketë një skuadër që do të kënaqë pretendimet e tij financiare por edhe të skuadrës “merengues”?
Ekipet kryesore në Europë kanë nisur të lëvizin, PSG mbi të gjitha, por edhe kampionët e Italisë nuk kanë mbetur pas dhe të paktën kanë vendosur të tentojnë të bisedojnë me CR7, për ta sjellë në Torino. Marotta është i vetëdijshëm se ky do të jetë një “mision i pamundur”, por për ta realizuar këtë gjë në fushë ka zbritur vetë John Elkann, një nga drejtuesit e Juventusit, që ka takuar Jorge Mendez, menaxherin e portugezit. Një takim që ka bërë të gjithë tifozët bardhezinj të ëndërrojnë.

“Zota” të rinj në futboll

Paraqitja e Kylian Mbappe në Kupën e Botës së kësaj vere me Francën tregon se “po lindin perëndi”, thotë Marcello Lippi, duke pasur parasysh edhe eliminimin e hershëm nga ky turne të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Të dy figurat legjendare të epokës moderne pritej të ndriçonin “Rusia 2018”, në atë që potencialisht mund të ishte qëllimi i tyre i fundit për lavdi globale me kombet e tyre përkatëse.
Megjithatë, Argjentina dhe Portugalia nuk kishin gjasa të sfidonin drejt finales, madje edhe prania e fituesve të shumëfishtë të “Topit të Artë” nuk ishte në gjendje t’i frymëzonte ato. Është sugjeruar se nuk do të ketë pasues të denjë për Messi dhe Ronaldon, që dominojnë gjithçka prej një dekade, por Lippi beson se një brez i ri, i udhëhequr nga Mbappe, është tashmë në krye.
Trajneri aktual i Kinës, i cili e udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 2006, i tha “Gazzetta dello Sport”: “Një gjë me të cilën nuk pajtohem, është “rënia e zotave”. Messi dhe Ronaldo nuk kanë rënë, kanë qenë më të mirët për 10 vite dhe do të jenë ende në krye. Por, po lindin zotat e tjerë, si Mbappe”.
Sulmuesi i PSG ka marrë krahasime me legjendën e Brazilit, Ronaldo, me shfaqjet e tij në turneun e kësaj vere, dhe Lippi pajtohet se 19-vjeçari është i prerë nga e njëjta “pëlhurë” si “Fenomeni”.

Ai shtoi: “Po, ai duket si Ronaldo. Ai lëviz me atë shpejtësi të jashtëzakonshme me topin në këmbë. Ka cilësi të pabesueshme dhe, të mos harrojmë, ka një ekip të fortë përreth tij, ku bëjnë pjesë Antoine Griezmann dhe Paul Pogba”.
Pogba është një tjetër lojtar, që ka impresionuar me Francën, ndërsa mesfushori i Manchester United ka qenë në gjendje t’i kthejë një “vesh të shurdhër” kritikëve të tij. Ai është parë më shumë si lojtari që shpërtheu në skenën globale te Juventusi. Ish-trajneri i bardhezinjve, Lippi, tha për Pogba: “Ai bën gjëra pak më ndryshe nga sa ishte TE JuventusI, por është admiruar nga grupi. Kjo është ajo që Messi nuk e kishte. Leo nuk bie poshtë, është Argjentina, që nuk është më një ekip i madh”.
E njëjta akuzë mund të funksionojë edhe për Italinë, pasi ajo nuk arriti të kualifikohej për në “Rusia 2018”. Një disfatë në “play-off” ndaj Suedisë i ka lënë axurrët ta shikojnë nga larg Botërorin, me Lippin që pranuar se ka shumë keqardhje në atdheun e tij për këtë: “A rritet kjo keqardhje për Italinë? Për fat të keq, po. Ajo do të kishte bërë mirë në Botërorin e Rusisë, sepse ka ende cilësi.
Ka 1000 reflektime, që mund të bëni për humbjen ndaj Suedisë, por në 90 vite ne nuk kemi arritur të kualifikohemi vetëm dy herë në finalet e një Botërori, ndërsa e kemi fituar katër herë Kupën e Botës, duke e humbur një finale me penallti. Për të ardhmen ka të rinj të mirë dhe një trajner inteligjent, si Roberto Mancini, i cili mund të bëjë gjëra të rëndësishme”.

Basha-Ballës: Derrkuc je përgjuar në Selanik duke dhënë garancinë e 3.4 milionë eurove të drogës

Kryetari i PD, Basha ka deklaruar në Parlament se Balla dhe dy deputetë të tjerë të Ramës janë përgjuar nga shërbimet partnere në Selanik duke dhënë garancinë e 3.4 milionë eurove të drogës të kapura në Toyotën Yaris . Për të parën herë Basha ju përgjigj publikisht Ballës duke dhënë informacione të reja në lidhje me 3.4 milionë eurot e drogës. “Je kapur nga përgjimet partnere se shërbimet tona flenë gjumë. Partnerët ju kanë hequr viziën, ndërsa kryqin e madh do e merrni nga shqiptarët”, tha Basha. “Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere, nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj ju, jeni të përgjuar duke bërë pazarin me bacën në Selanik. Ah sa keq se shërbimet tona flenë gjumë e keni kap shishin por të tjerat nuk i kapni dot. Jeni të përgjuar duke i dhënë garaci, ua kanë vënë kryqin, por të madhin do ua vënë shqiptarët shumë keq”, tha Basha në Kuvend.
“Jeni të përgjuar nga shërbimet partnere, nuk keni për ti shpëtuar dot kësaj ju, jeni të përgjuar duke bërë pazarin me bacën në Selanik. Ah sa keq se shërbimet tona flenë gjumë e keni kap shishin por të tjerat nuk i kapni dot. Jeni të përgjuar duke i dhënë garaci, ua kanë vënë kryqin, por të madhin do ua vënë shqiptarët shumë keq”, tha Basha në Kuvend
Nga fjala e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, në Kuvend, gjatë debatit kundër projektligjit ër shembjen e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave:
” Rreth 10 muaj më parë, në fillimet e kësaj legislature kisha paralajmëruar tre gjëra:
1. Paralajmërova se pas fazës së kultivimit dhe trafikut masiv të kanabisit, krimi në vend do të evolonte në një fazë dhe formë të re dhe më më të rrezikshme: në trafikun e drogavë të tënda dhe mbi të gjitha në pastrimin e parave dhe kapjen e ekonomisë nga krimi.

2. Paralajmërova se në Shqipëri do të shkatërrohej çdo proces demokratik politik dhe çdo politikë institucionale për t’u zëvendësuar me sundimin personal të një një njeriu.
3. Paralajmërova se i vetmi interes që do kishte Edi Rama do të ishte ruajtja e pushtetit të tij me çdo mjet, që do ta zhyste atë gjithnjë e më shumë në krim. Edhe pse isha i sigurtë që këto gjëra do të ndodhin, as unë nuk e kisha menduar që brenda 10 muajve ato jo vetëm do të provoheshin plotsisht, por në kaq pak kohë i gjithë pushteti do të degradonte, kalbëzohej dhe falimentonte plotësisht. Në 10 muaj Shqipëria ka prodhuar kronika të krimit politik më shumë se e gjithë Evropa në 10 vjet.
Këta 10 muaj e keqja shpërtheu dhe po qelb gjithë Shqipërinë dhe Europën. Këto 10 muaj e keqja doli në shesh pa makiazh, pa ngjyra, pa fasada: Rilindja doli lakuriq dhe të gjithë më në fund zbuluan se ajo është një kërmë që mbjell kolerën kudo ku ajo prek.
Tani shqiptarët dhe Europa mësuan të vërtetat që u mbajtën për ca kohë fshehur nga makineria më e madhe e agjitacion-propagandës që ka aprë ndonjëherë Shqipëria:
− Mësuan se Ministri i tyre i Brendshëm, krahu i djathtë i lëvduar për katër vjet si hero nga Edi Rama ishte një trafikant i rëndomtë droge që kishte shitur jo vetëm pushtetin, por edhe shpirtin për drogën.
− Mësuan se policia e tyre, krenaria e propagandës së Edi Ramës, ishte kthyer në një organizatë kriminale në shërbim të trafikut të drogës.
− Mësuan se pasardhësi i ministrit trafikant të brendshëm është një tjetër mbështetës i trafikut që bënte i vëllai.
− Mësuan se krybashkiaku i Durrësit ishte ortak me kriminelët për të vjedhur vota në shkëmbim të tenderave publikë.

− Mësuan se Ministri i Energjisë njësoj jep e merr me kriminelët në skemën e qeverisë: një leje një votë.
− Mësuan se Ministri i Financave është bërë njësh me mafien e plehrave për ta kthyer Shqipërinë në kosh të plehrave të Evropës.
− Mësuan se numër dy i Partisë Socialiste është garanti i pastrimit të parave të krimit. Në këtë projekt janë manifestuar të gjitha anët e EdI Ramës: hajduti i sëmurë, krimineli me jakë të bardhë, gënjeshtari patologjik, sundimtari dallkauk bizantin. E gjithë karriera politike e EdI Ramës që nga fillimet e saj është e lidhur me dy faktorë të rëndësishëm: me paratë e krimit dhe drogës, dhe me vjedhjen me ndërtuesit e hapësirave publike të Tiranës.
Të gjithë e dinë se si Edi Rama para gati 20 vjetësh trashëgoi paratë e një nga bandave kryesore të drogës të asaj kohe në Tiranë, me të cilat siguroi një jetë luksoze dhe vazhdimin e karrierës politike. Në kohën kur ishte kryetar bashkie ai e ktheu Tiranën në një lavatrice parash të krimit: nuk mbeti trafikant droge, kriminel dhe i korruptuar që nuk dnërtoi në Tiranë duke marrë leje nga Ramë në këmbim të 20 për qindëshit.
Si Kryeministër ka më shumë pushtet dhe tani mund të garantojë dirket trafikn e drogës, mund të garantojë direkt pastrimin e parave dhe mund të japë leje ndërtime për gjithë Shqipërinë nga Saranda në Tropojë. Kështu, Edi Rama përfundoi në bashkëqeverisje me krimin. Ka pesë vjet që bashkëqeveris me krimin dhe çdo ditë që do jetë në pushtet do ta ndajë pushtetin me krimin. Rezultati është varfërimi i Shqiptarëve, izolimi i tyre nga Evropa dhe braktisja e vendit.
Mos hapja e negociatave ishte rezultat i krimit dhe korrupsionit të Edi Ramës. Mos hapja e negociuatave ishte rezultat i zgjedhjes së qëllimshme të Edi Ramës për të mbrojtur Saimir Tahirin, Fatmir Xhafajn, Gjiknurin, Dakon, Habilajt, Balilët dhe të gjithë kokat e krimit dhe politikanët e inkriminuar.