24.5 C
Tirana
E diel, 17 Gusht, 2025

Berisha nxjerr në Kuvend foton e Ramës të droguar

Ish-Kryeministri Sali Berisha në mbyllje të fjalës së tij në Kuvend nxorri një foto të Ramës të droguar.
Duke u treguar deputetëve foton e Ramës nën efektin e drogës, Berisha tha se kjo ishte gjendja e kryeministrit të vendit.
Rama duket se nuk e ka marrë për keq këtë foto dhe ka qeshur me deklaratat e ish-Kryeministrit Berisha. Po ashtu kanë nisur të qeshin edhe ministrant e deputetët e PS në kor me kryeministrin.
Më herët Berisha akuzoi të gjithë socialistët se sillen sikur janë të droguar, sa kohë që mendojnë të shembin me procedurë të përshpejtuar Teatrin Kombëtar të vendit.
“Nuk ka dëshmi më të qartë të shndërrimit në mafia të kësaj pseudomazhorance, sesa procedura urgjente për kalimin me procedurë të përshpejtuar të projektligjit për teatrin Kombëtar.
Kërkoj anullimin e menjëhershëm të këtij akti mafioz, a ka shqiptarë që mendon se ligji për Teatrin përbën emergjencë, në një kohë kur jeni bërë simbole të ndyra të krimit, të drogës, të vrasjeve mafioze në zyra”, u shpreh Berisha.

Krimet e Rënda prova të reja ndaj Tahirit, kërkojnë rikthimin e tij në burg

Prokuroria e Apelit e Krimeve të Rënda kërkon rikthimin në burg të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Pas vendimit për lirimin e tij nga arresti në shtëpi, Apeli ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për këtë vendim.
Krimet e Rënda kërkojnë masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për Saimir Tahirin, të cilin e akuzojnë për pjesëmarrje në trafik ndërkombëtar droge dhe korrupsion të zyrtarëve të lartë.
Tashmë pritet një vendim i Gjykatës së Lartë për këtë kërkesë.
Burime jozyrtare në Prokurorinë e Krimeve të Rënda thonë se ka prova të reja që rëndojnë disi pozitën e ish-ministrit Tahiri, për lidhjet e tij me Habilajt dhe ish-zyrtarët e Policisë së Vlorës, që janë në kërkim.
Letërporosia e parë lidhet me një udhëtim të Tahirit në Greqi në vitin 2014, kur mbante postin e ministrit të Brendshëm. Sipas të dhënave të sistemit TIMS, ishministri Tahiri ka dalë nga territori i Shqipërisë më datën 08.08.2014 ora 09:32, në drejtim të Greqisë përmes Portit të Sarandës me tragetin e linjës.
Po kështu, 6 ditë më vonë, më 14.08.2014, Artan Habilaj, vëllai i Moisi Habilajt, ka dalë nga Shqipëria për në Greqi përmes Qafë-Botës, me mjetin “Audi” rreth orës 10:51. Dy ditë më pas, më 16.08.2014, në orën 13:31, Tahiri hyn në territorin e Shqipërisë nga QafëBota, i shoqëruar nga ish-shoferi i tij Aliaj me mjetin tip “Audi”, që ua kishte shitur Habilajve dhe pretendonte se s’kishte më lidhje me ta. Ndërsa po atë ditë, Artan Habilaj ka hyrë në Shqipëri me traget përmes portit të Sarandës.
Gjithashtu, ka të dhëna me rëndësi për hetimin nga marrja Italia, për disa përgjime mes Habilajve.

Dash Shehi në protestën e artistëve: “Rama mund të vijë t’u marrë shtëpinë dhe të thotë se do ta bëj kullë”

Deputeti Dashamir Shehu ka dalë nga Kuvendi dhe ka hyrë në mesin e protestuesve që po lëshojnë thirrje në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
Duke folur para protestuesve Shehu tha se, kjo është një strategji e PS-së që të lodheni dhe ju sepse vapë.
“Dashamirës të Teatrit, dashamirës të këtij qyteti. Ne ju falënderojmë për rezistencën që keni bërë, fatkeqësisht debati nuk ka filluar akoma.
Kjo është një strategji e PS-së që të lodheni dhe ju, sepse vapë është.
Ne ju falënderojmë që keni ardhur. Kjo është lëvizja më e madhe civile që është bërë në Shqipëri.
Deri më sot njerëzit kanë dalë për interesat e tyre, për rrogat, por për herë të parë po dalin për artin kulturën qytetin, urbanistikën, që në mendjen e shqiptarit kanë qenë të largëta deri dje, ndaj ne ju falënderojmë për kontributin që keni bërë.
Do të mbahet mend gjatë kjo që keni bërë.
Ata do bëjnë ç’të munden për paratë e tyre, ne do të bëjmë ç’të mundim për idealin dhe larinë”, u shpreh Shehi.
Një ditë më parë Shehi deklaroi se,“nuk do ta votojmë projektligjin për shembjen e Teatrit dhe ngritjen e kullave”. Duke akuzuar ashër qeverinë dhe në mënyrë të veçantë kreun e qeverisë Shehi tha se, “nuk do të ndodhë ndonjë hata e madhe, ne do të denoncojmë një aferë korruptive brenda parlamentit dhe do të protestojmë jashtë parlamentit për ti kujtuar shqiptarëve që nëse do të vazhdojnë të durojnë këtë dhunë, nuk është çudi që ky me gjithë bandën e vetë të vijë t’i marrë shtëpinë dhe t’i thotë që kjo është e imja se do ta bëj kullë”, tha ai.

Berisha: Në Parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të shumta ndaj Edi Ramës sot duke e konsideruar krim, sjelljen për votim të projektligjit për shembjen e Teatrit. Berisha e cilësoi kryeministrin si një ‘adoleshent të droguar’.
Duke folur pas pas ndërprerjes së seancës parlamentare ish-Kryeministri Berisha tha se, sot në parlament po konsumohet një krim i shëmtuar nga mafia qeveritare.
“Në mënyrë të paimagjinueshme, jashtëçdo kodi, rregulli dhe morali, në një kohë kur BE hodhi poshtë kërkesën për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe i shtyu ato për në fund të vitit 2019 dhe ju garantoj gjer në gjysmën e dytë të 2012-it, këtu do të jemi.
Në vend që të paraqitet sot në Kuvend një program, një plan i studiuar për të adresuar 13 kushtet e caktuara nga Këshilli i Ministrave, paraqitet ligji i ekzekutimit të një simboli të arrirë kombëtar, të Teatrit Kombëtar, nga një njeri që udhëhiqet nga urrejtja patologjike ndaj çdo gjëjë në tërësi po veçanërësisht ndaj çdo gjëjë në artin e kulturës shqiptare, pasi vetë, i mbetur në komplekset primitive të një adolesheni të droguar, shkarravit gjithë jetën pa prodhuar dot një sukses të vetëm.
Kjo që ndodhi sot është e pabesueshme sepse shqiptarët presin çfarë do të bëjë ky parlament pas goditjes së tmerrshme që mori, hedhjes poshtë të rekomandimit për hapjen e negociatave. Kjo lukuni mafioze ka vetëm një axhendë: të vjedhë dhe kjo që ndodhi me Teatrin është vjedhje dhe vjedhje. Me një procedurë të supërshpejtuar dhe të paimagjinueshme, me abuzim total të çdo rregulli dhe morali, sjell këtu ligjin për Teatrin.
Teatri më shumë se kushdo mbi tokë i përket artistëve dhe skena është ekstra territor ekstraterritor me imunitet absolut ndaj sundimtarëve. Fatin e saj e përcaktojnë vetëm artistët”, theksoi Berisha.

Ingredientët natyral që pastrojnë mushkëritë e duhanpirësve

Mushkëritë kanë një rol jetësor në çdo njeri, përgjegjëse për sigurimin e oksigjenit me anë të frymëmarrjes dhe nxjerrjen e dioksidit të karbonit në frymënxjerrje.
Ato kanë gjithashtu funksionin e filtrimit të agjentëve mjedisor agresivë dhe parandalimin e krijimit të disa sëmundjeve , por duke qënë organe tepër delikate ndodh të deshtojnë të kryejnë punën e tyre edhe në nivelet më minimale.
Ky mos-funksionim ndodh më shpesh tek duhanpirësit . Duhanpirja është edhe shkaku kryesor i crregullimeve në aparatin e frymëmarrjes si dhe shkaktarja e disa sëmundjeve kronike të tilla si kanceri.
Kur një duhanpirës vendos që ta lejë këtë ves dhe ti kthehet jetës së shëndetshme, një ndihmesë e madhe vjen dhe nga produktet natyrale që mundësojnë pastrim të mushkrive.
Grejpfruti
Ky frut i shijmësh është i pasur me antioksidantë të cilët përmirësojnë në mënyrë të ndjeshme punën e qelizave të mushkërive.
Komponentë aktivë të grejpfrutit u rezistojnë keq-funksionimeve të qelizave dhe pengojnë në këtë mënyrë krijimin e tumoreve.
Është e këshillueshme të konsumohet rregullisht.
Hurdhra
Hurdha është një nga ushqimet të cilët kurrsesi nuk mund të lihen jashtë dietës. Përqëndrimi i lartë i substancave si squfuri ka efekte inflamatore dhe antioksidante që ruajnë shëndetin e mushkërive. Ngrënia e hurdhrave ul rrezikun e sëmundjeve kronike si tek duhanpirësit aktiv ashtu dhe tek ata pasiv.

Karrota
E konsideruar si perime e pazevendësueshme në dietat ushqimore , karrotat përmbajnë vitaminat A, C, E dhe K të cilat janë të nevojshme për qelizat indore dhe ato epiteliale.
Për të neutralizuar efektet negative të nicotinës dhe lëndëve agresive të ngjashme këshillohet që karrota të konsumohet e pagatuar.
Eukalipti
Eukalipti është një nga bimët më të përdorura për përmirësimin e shëndetit të aparatit frymemarrës. E ardhur fillimisht nga Australia eukalipti është përdorur që në kohët më të hershme për qetësim të irritimeve të shkaktuara nga gjendja e keqe shëndetësore e mushkrive. Rekomandohet për heqjen e mukusit të tepërt në rrugët e frymëmarrjes dhe për të larguar simptomat e njëjta me gripin dhe të ftohtin.
Lëng Aloe vera
Lëngu natyral i nxjerr nga bima e aloes përmban agjentë të fuqishëm pastrues dhe substanca aktive që ndihmojnë në pastrimin e mushkërive. Ky lëng bëhet shumë herë më i dobishëm kur kombinohet me mjaltë dhe pak pika lëng limoni.

Basha: Vjedhja e shekullit me Teatrin, po i vini flakën Parlamentit!

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha në fjalimin e tij gjatë seancës plenare foli me një gjuhë të ashpër kundër maxhorancës gjatë diskutimi për projektligjin për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Që t’u bësh pyetje këtyre hajdutëve që kemi mbrapa, me kryehajdutin që nuk ka ardhur akoma, është e kotë. Por LSI insiston akoma, insiston. Ka bërë pyetje.
“Keni sjellë një projekligj me urgjencë, për të vjedhur Teatrin, për të pastruar 200 milionë euro të drogës, po përdorni procedurën me urgjencë.
Emergjencën tuaj për të vjedhur e ka kuptuar gjithkush, edhe ata qindra mijëra qytetarë dhe artistë që po protestojnë jashtë.
Mos u zgërdhini! Hajdutë qepeni gojën!
Por, që mos t’i përgjigjesh as pyetjeve të opozitës ç’kuptim ka ky Parlament?
Ç’kuptim ka që të vazhdojmë këtu, në qoftëse bedelët e kryehajdutit vijnë dhe as nuk i përgjigjen pyetjeve të opozitës?
Çfarë kujtoni se jeni ju more?
Çfarë mendoni, nga e keni marrë pushtetin? Mendoni se ata kriminelë dhe ato lekë droge që ju kanë dhënë pushtetin do t’ju mbrojnë deri në fund?
Po i vini flakën Parlamentit. Thirrni mendjes! Thirrini mendjes!
Në krevat me krimin. Tenderat me krimin. Tani doni ta shndërroni dhe këtë Parlament në mënyrë përfundimtare në një tetatër të krimit.
Prandaj nëse nuk ka këllqe ajo siç nuk kishte në komisione, nëse s’ka këllqe ky tjetri, le të vijë ai, ideatori i vjedhjes 200 milionë euro të japë përgjigje këtu.
Kush jeni ju që e trajtoni opozitën si dekor, si fasadë?”

“Keni marrë pyetje, përgjigjiuni pyetjeve. Minimalisht përgjigjjuni pyetjeve!
Pyetjet janë të qarta, janë konkrete. Dilni këtu e përgjigjjuni pyetjeve!
Mos vazhdoni këtu me procedurë fasadë, se nuk do t’i lini rrugë tjetër qytetarëve pastaj t’ju trajtojnë siç trajtohet çdo fasadë kriminale.
Dhe mos u zgërdhini, hajdutër!
Opozita denoncon krimin, ju i lini kriminelët të arratisen, ju merreni me denoncuesit.
Opozita denoncon vjedhjen dhe hajdutërinë, ju i bëni hajdutët ministra, u jepni imunitet, i mbroni nga kjo sallë.
Standardin e mbrojtjes doni ta ktheni edhe në ligj dhe kërkoni t’i mbyllni gojën opozitës.
Ku ju çon mendja more fatkeqë?
Mendoni se kështu do të vazhdoni ta shtyni?
Mendoni se me propagandë, do të mbuloni vjedhjen e shekullit dhe shndërrimin e Shqipërisë në strehë të krimit të organizuar që prodhon drogë dhe pastron paratë e drogës me kullat e Edi Ramës dhe bankën e Edi Ramës?
Dhe do na mbyllni gojën me një palo Kod Etike?
Kodi i Etikës është – mos vidh! Kodi i Etikës është – mos bashkëpuno me krimin! Kodi i Etikës është -mos të vijnë ministra të lidhur me drogën dhe krimin, por për të luftuar drogën dhe krimin. Ky është Kodi i Etikës!
Prandaj kjo seancë ka vetëm një mënyrë për të vazhduar dhe kjo është, jepini përgjigje pyetjeve që ju kanë drejtuar kolegët e LSI-së!
Jepini përgjigje pyetjeve!
Nëse keni ndërmend ta vazhdoni si fasadë, do të merrni përgjigjen që meritoni!”

Rama braktis Kuvendin, Spaho thirrje Ruçit: Ku është ai mender kryeministër, sille këtu burracakun,

Kryeministri Edi Rama sërish e ka braktisur kuvendin ndërsa po diskutohet për projektligjin e shembjes së Teatrit Kombëtar.
E ka bërë të rrugës që kur ka çështje të nxehta në Kuvend, që kanë të bëjnë me qeverinë e tij, Rama e braktisë seancën.
Duke marrë fjalën për procedurë në sallën e Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PD-së Edmond Spaho ka kërkuar që të ndërpritet seanca dhe të vijë Edi Rama që të mbrojë projekt-ligjin e propozuar nga ai për shembjen e Teatrit.
‘Të vijë Edi Rama, ai burracaku, ai mender kryeministër që pat frikë të firmoste edhe ligjin, duke ja lenë zv/kryeministres. Të ketë kurajon e të vijë këtu e të mbrojë projekt-ligjin që ka sjellë vetë për të prishur Teatrin.
Siç e dini jashtë po bëhet një protestë kundër këtij ligji, prandaj ai duhet të vijë e të mbrojë’, tha Spaho.
“Ky projekt për shkatërrimin ka 20 vjet që ka nisur që në kohën kur Rama ishte MK, tani që është kryeministër dhe e gënjen mendja që ka edhe gurin edhe arrën në dorë e riparaqiti. Unë ju kërkoj në emër të opozitës që të ndërprisni sencën të sillni Ramën këtu se debati nuk bëhet me bedel, mender kryeministri të jetë këtu”, tha Spaho.
“Thirreni atë burracakun, që nuk firmosi as vendimi po la zëvendësministren, se kishte frikë që do të merrte përgjegjësi ligjore në të ardhmen. Të vijë këtu dhe të japë gjithë shpjegimet e nevojshme”, u shpreh më tej Spaho.
Rama shmangu praninë e tij në Kuvend, duke qenë pjesë e një takimi, lidhur me aksionin e Ministrisë së Brendshme të Forcës së Ligjit.

Artisti i njohur thirrje deputetëve të PS: Dhëmbët tuaj nuk mund të ngulen te ai Teatër, mos e votoni projektligjin

Artisti i njohur, Bujar Asqeriu nga mesi i protestuesve që kanë rrethuar Kuvendin, i ka bërë thirrje, deputetëve të mazhorancës të mos e kalojnë atë ligj ujqëror që kafshon artin, siç u shpreh.
“Kujdes me artistët! Nëse dhëmbët tuaja i ngulen atij Teatri, nuk do të harrohen kurë. Mos e kafshoni Teatrin!”, tha ai.
“Artistët janë njerëzit më të nderuar të Kombit, që i kanë dhënë shpresë, i kanë dhënë gjakun e tyre këtij vendi. Të nderuar deputetë, edhe njëherë po ju them kalojeni në mendjen dhe në zemrën tuaj, dhe do të kuptoni në psiqikën tuaj se nëse votoni këtë ligj është një krim. Dhëmbët tuaj nuk mund të ngulen te ai Teatër, nuk mund ta kafshoni, prandaj ju bëj thirrje për herë të fundit”, u shpreh Asqeriu.

Artistët thirrje Ramës: Mos na çoni atje ku nuk do donit
Mijëra qytetarë i janë bashkuar sot protestës së artistëve para parlamentit të Shqipërisë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Ata kanë kërkuar nga deputetët socialistë që të mos votojnë ligjin që do të çojë në shkatërrimin e Teatrit Kombëtar dhe ngritjen e kullave aty.
Artistët kanë bërë të ditur se nuk do të pranojnë prishjen e Teatrit Kombëtar.
‘I bëjmë thirrje Edi Ramës që të mos e kalojë ligjin sepse nëse e kalon ne do të përshkallëzojmë protestën tonë.
Mos e bëni këtë gjë, mos na çoni atje ku nuk do të donit të përballemi’, janë shprehur ata.

Emrat e 125 artistëve që i kanë thënë Jo shembjes së Teatrit

Deri tani janë 125 artistë që i kanë thënë Jo shembjes së Tetarit dhe lista vazhdon të rritet. “Në vend të natën e mirës, po ju përcjell listën e përditësuar të artistëve që i kanë thënë JO shembjes së TK e TKE. I kërkoj ndjesë kujtdo që kam harruar t’i shënoj emrin. Kanë qenë ditë të ngjeshura dhe vëmendja ime ka qenë e shpërndarë.
Me këtë rast ju kujtoj se lista mbetet e hapur, deri në tërheqjen e ligjit nga Qeveria. Thashë “ligjit” dhe jo “projekt-ligjit” sepse kam bindjen se projekt-ligji do të miratohet sot dhe do të mbetet në fuqi edhe pas kthimit nga Presidenti. Ky kryeministër nuk do të ndalet derisa artistët dhe qytetarët të pushtojnë dy teatrot kombëtare dhe të krijojnë rreth tyre një perimetër sigurie ndaj ruspave”, shklruan reqgjisori Kastriot Çipi.
1. Roza Anagnosti
2. Gulielm Radoja
3. Edmond Budina
4. Bujar Asqeriu
5. Naun Shundi
6. Vasjan Lami
7. Mehdi Malka
8. Stefan Çapaliku
9. Sesilia Plasari
10. Kastriot Çipi
11. Alert Çeloaliaj
12. Robert Budina
13. Besmir Bitraku
14. Taulanda Jupi
15. Romir Zalla
16. Bashkim Zahaj
17. Bujar Llapaj
18. Ilir Mërtiri
19. Besnik Doshlani
20. Alban Zadeja
21. Bujar Alimani
22. Anila Bisha
23. Leonard Hamitaj
24. Suela Bako
25. Anderson Gurra
26. Leka Doko
27. Gert Izeti
28. Avni Abazi
29. Fatbardh Marku
30. Ermela Teli

31. Ermira Hysaj Çerkozi
32. Klodian Hoxha
33. Ramiz Gjini
34. Rita Gjeka
35. Marsel Rupi
36. Esela Pysqyli
37. Gëzim Rudi
38. Gentian Zenelaj
39. Simon Shkreli
40. Ledian Gjeçi
41. Adnan Kastrati
42. Françeska Hysi
43. Alessia Xhemalaj
44. Florian Çanga
45. Alfred Zeneli
46. Redjan Mulla
47. Donard Hasani
48. Adriana Tolka
49. Anxhela Çikopano
50. Aldjon Matarangasi
51. Arbër Jakllari
52. Artur Selmani
53. Driada Dervishi
54. Elma Dorezi
55. Enerjeta Jani Fuga
56. Ervin Bejleri
57. Esmeralda Metka
58. Jorida Meta
59. Gladiola Harizaj
60. Rozina Prendi
61. Koloreto Cukali
62. Melisa Kodhelaj
63. Lida Radoja
64. Saimir Zeneli
65. Ermela Ruri
66. Blerim Gjoci
67. Klodjana Keco
68. Herion Mustafaraj
69. Endri Çela
70. Rudi Erebara
71. Ferdinand Hysi
72. Rajmonda Shundi
73. Besnik Bisha
74. Andi Begolli
75. Bora Kulla Beltoja
76. Artur Lena
77. Sulejman Rushiti
78. Kushtrim Bekteshi
79. Ylli Trajce
80. Mehdi Malka
81. Spartak Papadhimitri
82. Tefta Bejko
83. Bruna Borova
84. Dritan Sejamini

85. Adrian Zagori
86. Xhevdet Doda
87. Edmond Budina
88. Julia Ilirjani
89. Najada Elmazi
90. Dritan Biba
91. Xhuliano Brisku
92. Alban Qela
93. Mendim Murtezi
94. Erjeta Cufaj
95. Naser Rafuna
96. Kastriot Shehi
97. Sokol Angjeli
98. Xhemil Tagani
99. Florind Belliu
100. Marsela Lena
101. Sokol Cahani
102. Arben Shaka
103. Dajana Nenaj
104. Oriana Cama
105. Donald Shehu
106. Florian Kokona
107. Shpetim Emanuel Dajci
108. Xhovalin Gjoka
109. Mexhit Prenci
110. Ersila Rezhda
111. Muzafer Shkira
112. Neritan Licaj
113. Ismet Drishti
114. Agim Xhafka
115. Eldon Luarasi
116. Natasha Lako
117. Ermonela Alikaj
118. Ermira Gjata
119. Primo Shllaku
120. Eneida Topi
121. Laura Nezha
122. Zehrudin Dokle
123. Julian Deda
124. Mexhit Prenci
125. Gramos Gashi

“Zëri i Amerikës” në mbështetje të artistëve për Teatrin, transmeton live protestën

Ndërsa disa prej medieve në Shqipëri kanë vendosur të mos transmetojnë protestën e artistëve që janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Zëri i Amerikës ka vendosur që të transmetojë live protestën tek Parlamenti.
‘Protesta e artistëve dhe qytetarëve para parlamentit kundër projekt-ligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar’, shkruan Zëri i Amerikës në faqen e Facebook.

Aktorët këndojnë Himnin Kombëtar para parlamentit
Aktori Neritan Liçaj ka marrë fjalën në protestën që po zhvillohet para Kuvendit për të mos lejuar kalimin e ligjit që sanksionon shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Por, sapo ka nisur të bëjë një thirrje, Liçaj është ndërprerë nga zërat e artistëve që kanë nisur të këndojnë Himbnin Kombëtar.
Pas kësaj, Liçaj ka lexuar me zë të lartë, Peticionin që Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit i ka dërguar të gjitha institucioneve shqiptare dhe të huaja për të penguar shembjen e Teatrit.