26.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Nis protesta para Kuvendit, mijëra qytetarë i bashkohen artistëve për mbrojtjen e Teatrit (Foto)

Para palrlamentit ka nisur protesta e qytetarëve kundër projektligjit që parashikon shembjen e Teatrit Kombëtar dhe që pritet të miratohet nga mazhoranca.
Në një prononcim për mediat, regjizori Robert Budina u shpreh se protesta do të jetë paqësore, dhe se artistët edhe në rast se do të kalohet projektligji, do të vijojnë deri në fund rezistencën e tyre.
“Do bëjmë punën tonë paqësore, do vijojmë protestën edhe nëse projektligji kalon sot në Kuvend. Demokracia është e brishtë, dhe ne do jemi në Teatrin Kombëtar, të ndodhë çfarë të ndodhë”, u shpreh Budina.
Protestës pritet që t’i bashkohen sot dhe deputetët e opozitës, ku vetë kreu i PD-së Lulzim Basha shprehu dje mbështetjen për artistët.

Policia përplaset me një protestues
Artistët dhe qytetarët po protestojnë ditën e sotme në ambientet e jashtme të Kuvendit, kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.
Ndërkohë që një incident ka ndodhur midis një protestuesi dhe policisë, pasi qytetari nuk është lejuar që të lidhi biçikletën në një shtyllë.
Siç duket dhe nga këto pamje të siguruar nga faxweb.al policia po kronfrotohet me qytetarin, i cili po tenton të sigurojë mjetin e tij.

5 arsyet pse Arta Marku duhet të ishte shkarkuar pas Vettingut, procesi një farsë politike

5 shkelje të rënda të Arta Markut duhet të kishin bërë që kryeprokurorja e përkohshme e Ramës të mos kalonte Vettingun, por kjo nuk ka ndodhur duke e kthyer procesin në një farsë politike.
Partia Demokratike e konsideron lajm të keq për Reformën në Drejtësi, rikonfirmimin në detyrë të Arta Markut, kryeprokurores së përkohshme dhe ka garantuar se nuk do të jetë e largët dita kur do të përgjigjet para drejtësisë si të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Reagimi ka ardhur pasi KPK-ja shpalli sot se Marku e kaloi Vetingun.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, gjatë një conference për mediat e ka cilësuar Markun si kamikazen e kryeministrit Edi Rama dhe arsyeja e vetme pse ajo qëndron në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është besnikëria që po tregon ndaj tij dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të Vettingut, tha Alibeaj, pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional. Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.
1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.
2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.
4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.
5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.
Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë.
Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!
Vendimi i sotëm i Komisionit të vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij.
Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.
Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i sherbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.
Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës”, u shpreh Alibeaj.

Media italiane për vrasjen e shoferit të Xhafajat: Fantazi me vetëvrasjen

Media italiane i ka kushtuar vëmendje vrasjes së shoferit të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ja çfarë shkruan Remocontro.it:
Shoferi personal i ministrit të Brendshëm, me vëlla trafikant droge të dënuar në Itali, vdes në garazhin e Gardës së Republikës.
– Vetëvrasje me tre ose gjashtë të shtëna në kokë. Vetëvrasja më kokëfortë në histori!
– Pastaj, tek ministri nga lidhjet e rrezikshme, një tjetër pakujdesi italiane.
Vetëvrasje me çdo kusht
Mistere shqiptare, vetëvrasje me gjashtë të shtëna. Donte patjetër të vdiste, përpiqet të mbështesë këtë tezë policia e Tiranës, me pak sforcime.
Shkelzen Qordja, 31vjeç, shoferi i Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, kreu vetëvrasje duke qëlluar veten në anën e djathtë të kokës, i ulur në sediljen e shoferit të një makine shërbimi, lexojmë në lajmet lokale.
Kjo ndodhi në garazhin e Gardës së Republikës, reparti që merret me shoqërimin dhe sigurinë e politikanëve shqiptarë, i mbyllur nga brenda dhe i pa aksesueshëm nga jashtë, ku janë gjetur tre gëzhoja, versioni zyrtar i policisë ky, e cila duket një goxha këmbëngulje për të shkrehur armën me kafkën e thyer tashmë.
Tjetër burim, jo zyrtare por policeske, flet për gjashtë gëzhoja për një vetëvrasje fantazi.

Shkelzen Qordja ishte pjesë e Gardës prej pak më shumë se një vit. Para se të bëhet shofer i Fatmir Xhafaj ai kishte qenë shoferi i Engjëll Açaçit, Sekretari i Përgjithshëm i Kryeministrisë, ish-avokat penal në Romë -siç lexojmë të portali Exit – ” i njohur për mbrojtjen e të gjithë kriminelëve kryesorë shqiptare në gjykatat italiane, një mik i mirë i Fatmir Xhafajt (ministri me vëlla narkotrafikant). Lidhje të çuditshme dhe këmbëngulëse familjare atje. I ‘vetëvrari’, me vëllain e tij Ermal, edhe ai pjëse e Gardës, para regjistrimit në Garde, ishin shoferët personal të Xhafaj, ministër, dhe në miqësi të ngushtë me vëllain e tij Agron, narkotrafikant.
Skena e krimit
Një deklaratë nga policia, jo e lëshuar nga Prokuroria, raporton për plagë të ndryshme me armë zjarri të shkrehura nga e djathta në të majtë, dhe arma e shërbimit në dorën e djathtë të tij dhe e vendosurs në pozicionin e qitjes në breshëri. Rindërtim pak i pabesueshëm ky, në pritje të certifikimeve të tjera.
Për politikën çdo gjë është e qartë qysh në fillim: vetëvrasje për qeverinë, tashmë duke u marrë me skandalin narko vëllait të ministrit; ndërsa për opozitën është larje hesapesh të tipit mafioz.
Informacione keqdashëse kundërshtuese dhe të interesuara, por rrethanat nuk ndihmojnë. Rreth dy javë më parë Komandanti i Shërbimit Operacional të Gardës së Republikës, Martin Nika, u mor përpara dhe u vra nga një makinë në kundravajtje që pastaj u zhduk. Me dyshimin për vrasje të qëllimshme/të shënjestruar”.
Marrë nga Remocontro.it

BALCANI
Misteri albanesi, suicida a sei colpi con rimbalzi italiani
L’autista personale del ministro degli Interni col fratello narcotrafficante condannato in Italia morto nel garage della Guardia della Repubblica.
-Suicidio con tre o sei colpi alla tempia. Il suicida più caparbio della storia.
-Poi, sul ministro dalle parentele pericolose, altra disattenzione italiana.
03 luglio 2018
Il suicida a tutti i costi
Misteri albanesi, suicida a sei colpi. Voleva proprio morire, prova a sostenere la polizia dei Tirana, con ‘qualche forzatura’. Shkelzen Qordja, 31 anni, autista del Ministro degli Interni Fatmir Xhafaj, si è suicidato sparandosi alla tempia destra seduto al posto del guidatore in un’auto di servizio, leggiamo dalla cronaca locale. È accaduto in un garage della Guardia della Repubblica, il reparto che si occupa delle scorte e della sicurezza dei politici albanesi, chiuso da dentro e inaccessibile da fuori, dove sarebbero stati trovati tre bossoli, versione ufficiale della polizia, che è già un bel insistere nel premere il grilletto a testa già fracassata. Altra fonte, ufficiosa ma sempre sbirresca, parla addirittura di sei bossoli per un fanta suicidio.
Shkelzen Qordja era un militare della Guardia da poco piu’ di un anno. Prima di diventare l’autista di Fatmir Xhafaj era stato l’autista di Engjell Agaçi, il segretario generale della Presidenza del Consiglio albanese, già avvocato penalista a Roma -leggiamo da Exit News- «noto per aver difeso tutti i principali criminali albanesi nei tribunali italiani, notoriamente buon amico di Fatmir Xhafaj (il ministro col fratello narco)». Strane e insistite connessioni di famiglia lì attorno. Il presunto suicida col fratello Ermal, anche lui militare della Guardia, prima di essere arruolati, sono stati autisti personali di Xhafaj, il ministro, e in amicizia stretta con il fratello Agron, il narcotrafficante.
La scena del delitto. Un comunicato della Polizia, non rilanciato della Procura, riferisce di varie ferite di arma da fuoco sparate da destra a sinistra, e l’arma di servizio nella mano destra e con il selettore nella posizione di tiro a raffica. Ricostruzione poco credibile, in attesa di ben altre certificazioni. Ma per la politica tutto è chiaro da subito: suicidio per il governo, già alle prese con lo scandalo del fratello narco del ministro; regolamento di conti di tipo mafioso, per l’opposizione. Malizie contrapposte e certo interessate, ma le circostanze non aiutano. Circa due settimane prima il Comandante del Servizio Operativo della Guardia della Repubblica, Martin Nika, era stato travolto e ucciso da un’auto lanciata contro e poi dileguata. Col sospetto di omicidio mirato.

Durrësi nuk po gjen qetësi, sërish lëkundje tërmeti

Toka në Durrës nuk po gjen dot qetësi. Pas lëkundjes së fundit të raportuar rreth orës 18.36, me manjitudë 3.9, në fshatin Hamallaj, një tjetër tërmet është regjistruar, këtë herë në detin Adriatik, 18 km në perëndim të Gjirit të Lalzit.
Lëkundja më e fundit ka qenë më e lehtë sesa të tjerat, me manjitudë 2.7 dhe ka ndodhur në orën 19.11 të së mërkurës.
Sipas sizmiologëve, këto lëkundje më të lehta janë normale, sepse pasojnë lëkundjen kryesore të regjistruar rreth orës 11.00, e që shkaktoi panik mes qytetarëve në qytetet e Durrësit dhe Tiranës, por edhe në rajone të tjera të vendit.
Autoritetet njoftuan se lëkundjet e tërmetit të regjistruara përgjatë ditës së sotme kanë shkaktuar dëme në disa ndërtesa, por fatmirëisht nuk ka persona të lënduar.
Në Hamallaj ku ishte epiqendra e tërmetit dhe në Manzë disa shtëpi kanë pësuar krisje në mure, ndërsa dëme janë shkaktuar edhe në një supermarket në lagjen nr.17 Durrës.
Lëkundje të forta kanë shkundur Shqipërinë ditën e sotme, ku epiqendra e tërmetit ishte në Gjirin e Lalzit me një magnitutë 6 ballë.
Lëkundjet e forta u ndjenë në disa qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë.
Ndërkohë, kujtojmë se një vit më parë kur Shqipëria u përfshi nga zjarret e shumta, kreu i Emergjencave Civile, Shemri Prençi, gjatë një konferencë për shtyp, paralajmëroi se pas zjarreve vendi rrezikon tërmete si ato të vitit 1967.
Ai u shpreh se “pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm… së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërsëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër, Korçë etj”.

Ish-Presidenti: Projektligji për Teatrin aferë e pastër korruptive, Shqipëria drejt ricopëtimit

Ish-Presidenti Bujar Nishani e cilësoi projektligjin për Teatrin një aferë të pastër korruptive. I ftuar në emisionin “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço në “Gsh.al”, ish-kreu i shtetit thotë se kjo situatë po përdoret për t’i hedhur hi syve shqiptarëve, ndërsa nën rrogoz po luhet një skenar i frikshëm, siç është ai i ricoptimit të Shqipërisë, në favor të Greqisë.
Nishani: Është një aferë korruptive, dhe të gjitha shkeljet që i bëhen këtyre dimensioneve janë në funksion të saj. Sigurisht ka dhe mendime të mbrapshta, për të shmangur vëmendjen e opinionit publik nga vendime të mëdha…si përgatitja e një copëtimi të ri në Jug.
Gazetarja: E keni fjalën për marrëveshjen me Greqinë?
Nishani: Për aq sa është njoftuar nga mediat greke, po i falet pjesë e nëndetit, dhe për koicidnencë kjo pjesë e detit ka pasuri të konsiderueshme. Ky do të jetë jo thjesht një skandal, por do të cojë në lindjen e një konflikti të ri.
Ish-numri një i shtetit nuk i përgjigjet Veliajt për akuzat e ribëra për Parkun, por i kujton që e ktheu Bulevardin para Presidencës në skenë muzikore.
“Kishte sjellje të shëmtuara. Imagjinoni në një kryeqytet të Europës, ku kryetari i Bashkisë të vendosë neë mes të ditës, përpara zyrës së Presidentit gjatë orëve të puneës së Presidentit, bokset e muzikës metalike dhe të lancojë muzikë me orë të tëra. Kjo është e paimagjinueshme, por ja që ka ndodhur, por ky është standarti. Ndaj nuk merrem me replika dhe diskurse individuale”, tha Nishani.

Protesta për Teatrin/ Aktori i njohur: Zoti i dha Ramës sot një shenjë për ditëlindje

Në vijim të protestave kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, aktori Neritan Liçaj e ka parë tërmetin si shenjë nga Zoti për të treguar që godina e Teatrit është më e fortë nga sa pandehet.
Ai madje i bëri thirrje kryemininstrit Edi Rama dhe deputetëve ta shihnin këtë çështje si përfaqësues të popullit.
“Ekzistenca ime varet nga unë dhe vetëm ai lart, ai lart sot dërgoi një shenjë shumë të bukur mbi të gjitha për Ramën, në ditën e ditëlindjes së tij.
Ajo shenjë ishte që kjo nëna jonë e vjetër e plakur na doli më e fortë se ato nuset e reja, parlamenti, ministritë.
Lart në qiell është Nënë Tereza që ka një shenjë të bukur: Kemi harruar se i përkasim njëri-tjterit prandaj nuk gjejmë paqe. Këtë i them ta mbajë vath në vesh edhe kryeministri.
Deputetë, më bëni të ndihem krenar që përfaqësohem nga ju. I jeni betuar flamurit, kombit e kushtetutës. Nesër do të tregoni si do të votoni, si deputetë dhe shpresë e popullit apo njerëz partiakë. Gjithë populli po ju vëzhgon. Nesër nga ju varet Teatri, kuptoni rëndësinë e këtij vendi”, tha Liçaj.
Protestës së artistëve sot iu bashkua edhe kryteari i PD, Lulzim Basha. Gjatë fjalës së tij, Basha paralajmëroi kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i projektligjit për Teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka për mbrojtjen e Teatrit.

Basha paralajmëron Ramën: Tërhiqu nga ligji për Teatrin, nesër të gjithë para Parlamentit kundër planit të grabitjes

Kryteari i PD, Lulzim Basha ka marrë pjesë sot në protestën e artistëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Gjatë fjalës së tij, Basha paralajmëroi kryeministri Edi Rama që të tërhiqet nga miratimi i projektligjit për Teatrin nesër në Kuvend, pasi opozita nuk do e lejojë dhe do bëjë gjithçka për mbrojtjen e Teatrit. Basha ftoi qytetarët të protestojnë nesër para Kuvendit.
“Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar është projekt i narko-mafias. Ka 20 vite që kërkon të marrë këtë truall dhe nuk ja ka dalë edhe për shkak të qëndresës së disa socialistëve që sot i shoh kokulur, si Pandeli Majko.
Sot ai i ka të gjitha pushtetet dhe është kreu i mafiozëve. I duhet ky truall për të pastruar paratë e drogës.
Ligji i propozuar është ligji i narkoshtetit, është ligji, Fusha-droga-Rama.
Ne do të bëjmë gjithçka që të ndalojmë miratimin e ligjit. Por ju e dini, që ata i kanë votat. Ne do të bëjmë presion që Presidenti të mos e miratojë.
Nëse ata e sjellin sërish këtë ligj sërish në parlament, ne do të ju ftojmë në një tjetër betejë.
Është asgjësuar Gjykata Kushtetuese prandaj shpejtojnë për vjedhjen. Rama me veglat e tij kanë ngut. Nëse nesër ka një Gjykatë Kushtuese ky ligj përfundon në kosh. Parimi numër një është se ligjit duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo për një person. Paralajmërimi im është që Rama të tërhiqet nga miratimi i ligjeve anti-kushteuse. Ne do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë nesër në Kuvend. Ne do i bëjmë presion presidentit të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit. I bëj thirrje dhe trupit diplomatik që të mos mbyllë sytë të për këtë gjë. Ne do të bëjmë çdo gjë dhe me trupat tanë që ky ligj të mos kalojë. Ne brenda në sallës do bëjmë punën tonë, ndërsa ju jashtë do bëni punën tuaj për të ndaluar planin e grabitjes”, tha Basha.

Pjesë nga fjalimi i Bashës
Projekti i grabitjes së Teatrit Kombëtar është projekt i narko-mafias. Ka 20 vite që kërkon të marrë këtë truall dhe nuk ja ka dalë edhe për shkak të qëndresës së disa socialistëve që sot i shoh kokulur, si Pandeli Majko.
Sot ai i ka të gjitha pushtetet dhe është kreu i mafiozëve. I duhet ky truall për të pastruar paratë e drogës.
Ligji i propozuar është ligji i narkoshtetit, është ligji, fusha-droga-rama.
Ne do të bëjmë gjithçka që të ndalojmë miratimin e ligjit. Por ju e dini, që ata i kanë votat. Ne do të bëjmë presion që Presidenti të mos e miratojë.
Nëse ata e sjellin sërish këtë ligj sërish në parlament, ne do të ju ftojmë në një tjetër betejë.
Rama me veglat e tij kanë ngut. Nëse nesër ka një Gjykatë Kushtuese ky ligj përfundon në kosh. Parimi numër një është se ligjit duhet të jetë i përgjithshëm dhe jo për një person. Paralajmërimi im është që Rama të tërhiqet nga miratimi i ligjeve anti-kushteuse. Ne do bëjmë gjithçka që ligji të mos kalojë nesër në Kuvend. Ne do i bëjmë presion presidentit të mos dekretojë ligjin për shembjen e Teatrit. I bëj thirrje dhe trupit diplomatik që të mos mbyllë sytë të për këtë gjë. Ne do të bëjmë çdo gjë dhe me trupat tanë që ky ligj të mos kalojë. Ne brenda në sallës do bëjmë punën tonë, ndërsa ju jashtë do bëni punën tuaj për të ndaluar planin e grabitjes.

Çifti shqiptar kapet me kokainë dhe mijëra euro në Itali

Një çift bashkëshortësh shqiptarësh janë vënë në pranga në Itali, për trafik droge. Bashkëshortët, 35 dhe 25 vjeç banojnë në një shtëpi në komunën “San Mauro Pascoli”, raportojnë mediat italiane pa bërë të ditur identitetet.
Burri u arrestua nga karabinierët e Bellaria-s, pasi mbrëmjen e djeshme u kap duke i shitur një të riu kokainë, i cili u tha efektivëve se ishte përdorues droge. Pas prangosjes së 35-vjeçarit, karabinierët ushtruan kontroll në banesën ku jetonte çifti dhe aty gjetën 25-vjeçaren teksa tentonte të fshinte 21 doza kokaine.
Kokaina që rezultoi me një peshë totale prej 9.5 gramë u sekuestrua bashkë me 7.750 euro që u gjetën në banesë. Shuma monetare u sekuestrua pasi dyshohet si e fituar nga aktiviteti i jashtëligjshëm i shitjes së drogës.
Këtë të mërkurë, dy shqiptarët dolën para gjykatës së Forlit, që e cilësoi të ligjshëm arrestimin e tyre dhe vendosi hetimin e çiftit në gjendje të lirë.

Basha i bashkohet lëvizjes qytetare kundër shembjes së Teatrit, firmos peticionin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është bashkuar lëvizjes qytetare në protestën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.
Basha ka hedhur firmën e tij në peticionin për mosdekretimin e ligjit për shëmbjen e teatrit dhe ndërtimit të kullave, shkruan Basha në Facebook.
“Së bashku me artistët jemi kundër shembjes së Teatrit. Firmosa peticionin bashkë me qytetarët shqiptarë, i cili kundërshton për mosdekretimin e ligjit për shëmbjen e teatrit dhe ndërtimit të kullave”, shkruan Basha në Facebook.
Protestës së artistëve për të mbrojtur Teatrin Kombëtar gjatë ditës së sotme i janë bashkuar qytetarë shqiptarë me profesione të ndryshme.
Ndërkohë, nesër në orën 10:00 do të zhvillohet një protestë para Parlamentit kundër miratimit të proejktligjit për shembjen e Teatrit kombëtar dhe ndërtimin e 6 kullave.