31.5 C
Tirana
E hënë, 18 Gusht, 2025

Si iu shmang Arta Marku Vetingut, reagon PD: Kamikazja e Ramës do të përgjigjet para drejtësisë

Partia Demokratike e konsideron lajm të keq për Reformën në Drejtësi, rikonfirmimin në detyrë të Arta Markut, kryeprokurores së përkohshme dhe ka garantuar se nuk do të jetë e largët dita kur do të përgjigjet para drejtësisë si të gjithë ata që kanë shkelur ligjin. Reagimi ka ardhur pasi KPK-ja shpalli sot se Marku e kaloi Vetingun.
Deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj, gjatë një conference për mediat e ka cilësuar Markun si kamikazen e kryeministrit Edi Rama dhe arsyeja e vetme pse ajo qëndron në krye të Prokurorisë së Përgjithshme është besnikëria që po tregon ndaj tij dhe Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.
“Ne e paralajmëruam dje këtë vendim politik të organeve të Vettingut, tha Alibeaj, pavarësisht se Arta Marku duhej të shkarkohej për mospërmbushje të kritereve të integritetit moral e profesional. Arta Marku duhet të ishte shkarkuar nga detyra për të paktën 5 arsye të forta, të argumentuara me fakte, të pakundërshtueshme.
1) Në 6 muaj në Krye të organit të prokurorisë, ka shkelur në mënyrë flagrante ligjin, duke bërë emërime dhe komandime të paligjshme të prokurorëve, duke emëruar dhe shkarkuar drejtues prokurorie, në shkelje flagrante me kompetencat e saj ligjore.
2) Duke vepruar si prokurore politike, Arta Marku ka shkelur ligjin duke vendosur prokurorinë nën varësinë e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.
3) Gjatë ushtrimit të detyrës si prokurore, ka kërkuar mbajtjen në burg të qytetarëve, jashtë kritereve që parashikon ligji.

4) Ka deklaruar ndërtime pa leje, në shkelje me ligjin, dhe pa justifikuar burimin e ligjshëm të financimit.
5) Në cilësinë e Prokurores në Shkodër, mbajti në burg në mënyrë të paligjshme një qytetar për 2 muaj e 13 ditë, duke i hequr lirinë në mënyrë të padrejtë.
Nëse procesi i vettingut nuk do të ishte i korruptuar politikisht, sot Arta Marku do të ishte shkarkuar nga detyra. Por kjo nuk ndodhi, sepse procesi drejtohet nga Edi Rama. Prandaj dhe kushdo që i shërben atij në sistemin e drejtësisë në shërbim të korrupsionit të Qeverisë së tij dhe krimit të organizuar, do ta kalojë vettingun dhe do të qëndrojë në detyrë.
Sot në Krye të Prokurorisë është një person i paaftë profesionalisht dhe që meritë të vetme të saj ka besnikërinë ndaj Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm!
Vendimi i sotëm i Komisionit të vettingut provon zbatimin e standardeve të dyfishta, duke larguar këdo që Edi Rama ka futur në listën e zezë dhe duke mbajtur në sistem këdo që i shërben atij.
Partia Demokratike e konsideron konfirmimin në detyrë të kamikazes së Edi Ramës në Krye të Prokurorisë si një lajm të keq për Reformën në Drejtësi dhe procesin e vettingut.
Në garantojmë qytetarët shqiptarë se kushdo që ka shkelur ligjin do të përgjigjet para tij, përfshirë kamikazen e Edi Ramës në krye të prokurorisë dhe kushdo tjetër që në vend të ligjit dhe Kushtetutës, zgjedh t’i sherbejë Edi Ramës dhe interesave të tij mafioze.
Nuk do të jetë e largët dita kur drejtësia në Shqipëri do të bëhet sipas standardeve më të mira europiane dhe jo sipas standardeve të narko-shtetit të Edi Ramës”, nënvizoi Alibeaj.

Maks Velo sulmon Ramën: Pas stadiumit përbindësh do të ndërtojë kulla në vend të Teatrit

Maks Velo ka sulmuar drejpërdrejt kryeministrin Edi Rama në një takim të intelektualëve për mbrojtjen e Teatrit. “Kjo ndodh kur del njëri që është i gjithëdituri. Kjo është e keqja jonë. I thashë Ramës stadiumi është një përbindësh, si pjesë e filmave extraterrestrial, por ai m’u përgjigj hajde shihe kur të përfundojë. Por unë them Kulla është e tmerrshme, ai stadium nuk do të mbushet kurrë me aq kapacitete sa është parashikuar”.
Velo ka referuar pazarin e vjetër të Korçës dhe të gjithë ndërhyrjet e bëra në të si një nga shembujt më të shkëlqyer të ruajtjes së trashëgimisë.
“Shembulli më i shkëlqyer është Pazari i vjetër i Korçës i cili reflekton qetësi, harmoni, perfeksion, sepse ata kanë respektuar rregullat dhe ti kupton që ata janë njerëz. Ata t’i imponojnë këto rregulla”.
Sipas Velos, shoqata “Tirana” duhet të ishte e para që të reagonte për Teatrin dhe shkatërrimin që po i bëhet kryeqytetit.
Ndërkohë, Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve të mblidhen nesër paradite në orën 10:00 për të protestuar në mbrojtje të Teatrit Kombëtar para Kuvendit të Shqipërisë.
Deputetja Albana Vokshi nga selia e PD deklaroi se, pushteti i korruptuar i Edi Ramës po prish sot Teatrin Komëbtar dhe nesër do të synojë Galerinë e Arteve, pastaj qëndrën historike.
“Teatrin Kombëtar nuk e preku as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme, shenjë kjo që ne nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia, teatri dhe prona publike, nga korrupsioni i pushteti i oligarkëve”, theksoi Vokshi.

Salvini: Ronaldo te Juventusi? Unë mendoj për Milanin e varfër!

“Ronaldo te Juventusi? Unë mendoj për Milanin e varfër”! Kështu iu përgjigj pyetjes për ardhjen e mundshme të CR7 te Juventusi ministri i brendshëm i Italisë. “Kupa e Botës? Të gjithë janë mirë për mua, përveç Francës…”. Kjo e fundit është shaka, me të cilën udhëheqësi i “Lega”, Matteo Salvini, i përgjigjet ANSA-s për atë skuadër që preferon në Botëror.
Cristiano Ronaldo, nëse më në fund e lë Real Madridin, e di se do të largohet nga një qytet, ku edhe ai dhe familja e tij janë të kënaqur. Futbollisti portugez ka qenë shumë i lumtur me jetën në kryeqytetin spanjoll, duke shijuar mundësitë e mëdha që i ofron Madridi, një orë e gjysmë me aeroplan nga shtëpia e tij në Portugali. Pikërisht në këtë të fundit, ai është takuar me gruan, që është partnerja aktuale, dhe me njerëzit e afërt, pas eliminimit nga Botërori i Rusisë. Por, Cristiano tashmë mendon në italisht. Dhe po kërkon një shtëpi në Torino.
Futbollisti portugez i ka kaluar dy javët e fundit duke parë mundësitë për të vendosur akomodimin e tij në Torino. Pra, po kërkon shtëpi atje. Nuk është një qytet aq i ngrohtë, sa Madridi. Dimri është i vështirë në shpatet e Alpeve. Moti nuk do të jetë aq dashamirës me të, si në Spanjë. Ronaldo e di këtë. Ai, gjithashtu, beson se do të jetë e vështirë për të gjetur një vendbanim si ai që ka në një urbanizim luksoz në periferi të kryeqytetit spanjoll.
Cristiano ka një kujtim të mirë të vizitave në Torino me Real Madridin, sidomos nga tifozët e Juventusit. Toni miqësor, që gjithmonë kanë treguar ndaj tij, dhe intensiteti me të cilin ata e përjetojnë futbollin, në çdo lojë, e tërheqin me të vërtetë portugezin. Një eksperiencë e re për CR7, i cili ka luajtur në Premier League dhe në La Liga, veç startit të fillimit në Portugali.

“Lumë” kërcënimesh për dy lojtarët e Kolumbisë që humbën penalltitë

Kolumbianët kanë bërë thirrje për qetësi natën e kaluar, pasi dy lojtarët që humbën mundësinë të shënonin gol nga 11 metrat kundër Anglisë morën ofendime e deri në kërcënime me vdekje nga tifozë të irrituar në rrjetet sociale.
Mesazhe tejet të ashpra që shënjestronin Mateus Uribe dhe Carlos Baccan nisën të shfaqeshin brenda pak minutave pasi Kolumbia u eliminua nga Kupa e Botës, pas ekzekutimit të penalltive.
Goditja e Uribes u ndal nga traversa, ndërsa ajo e Baccas u shpëtua nga portieri i Anglisë, heroi i ndeshjes Pickford.
Postimet e pazakonta, shumica e të cilave kundër Baccas, pasi humbja e tij u vlerësua si “më e keqja”, paralajmëronin futbollistët se do të ishin të vdekur, e madje edhe u bënin thirrje të vetëvriteshin, nëse do të ktheheshin në vendin e Amerikës Jugore.
Mesazhet kërcënuese u bënë pavarësisht hetimit policor ndaj kërcënimeve të mëhershme për vdekje ndaj lojtarit kolumbian, Carlos Sanchez, i cili u largua me karton të kuq pas vetëm 3 minutash në ndeshjen hapëse kundër Japonisë.
Shumë tifozë të apasionuar, gjithsesi shfrytëzuan rastin të kujtonin se dje ishte 24-vjetori i vdekjes së Andres Escobar, një mbrojtës kolumbian që u qëllua për vdekje pasi shënoi një autogol që eliminoi Kolumbinë nga Kupa e Botës së vitit 1994 në Shtetet e Bashkuara.

Shpërthen Maradona: Kolumbia u grabit nga një arbitër hajdut
Diego Armando Maradona nuk ndryshon kurrë dhe as ka ndërmend ta bëjë. Botërori i Rusisë për të nuk ka përfunduar me eliminimin e Argjentinës nga Franca.
E pasi humbi Messin me shokë, Diego u transformua në një tifoz të Kolumbisë, edhe kjo e eliminuar një natë më parë në 1/8-at e finaleve nga Anglia, pas gjuajtjes së 11-metërshave.
Një eliminim ky që shkaktoi irritimin e Maradonës, si gjithmonë, por këtë herë tej limiteve të parashikuara. Zemërimi i “El Pibe de Oro”-s erdhi mbi të gjitha nga penalltia e kontestueshme që iu akordua anglezëve për të zhbllokuar rezultatin.
Në shënjestrën e legjendës së futbollit argjentinas përfundoi arbitri amerikan, Geiger, i cili dha penalltinë në favor të Kane; por edhe FIFA, një armike e betuar dhe historike e ish-yllit të Napolit të viteve ’90.
“Kolumbia pësoi një grabitje monumentale. Arbitri Geiger, një gjyqtar amerikan, ndoshta mund t’i njohë mirë rregullat e bejzbollit, por jo aq edhe ato të futbollit. Ai është një hajdut! Ndërhyrjen e gabuar faktikisht e shkaktoi Kane, por ai dha penallti kundër kolumbianëve, të cilët humbën pa pasur asnjë faj. Përse nuk kërkuan ndërhyrjen e VAR-it?”, pyet në fund të sulmit të tij të ashpër Maradona.
Barazimi i Kolumbisë në fundin e takimit nuk e frenoi aspak irritimin e legjendës, i cili gjatë transmetimit të emisionit “De la mano del Diez” shtoi edhe më shumë.
“I duhet kërkuar falje popullit kolumbian. Arbitrat i përzgjedh Collina, i cili është nominuar nga Infantino, me këtë të fundit që duhej të çlironte FIFA-n nga korrupsioni dhe nga hajdutët. Por, në këtë ndeshje kemi parë krejt të kundërtën. FIFA është ende ajo e vjetra dhe e trukuara. Më dolën lotë kur më premtoi se do ta çlironte FIFA-n nga kalbësirat, por jo”.

Si diplomacia e drogës u mbylli gojën përfaqësuesve dhe nënpunësve që duhet të raportonin në Bruksel

Nga Kastriot ISLAMI

Termi Caviar Diplomacy apo Diplomacia e Kavjarit është futur për të shpjeguar sesi zyrtarët shumë të lartë të Azerbaxhanit, përmes një strategjie të mirëpërpunuar, kanë kompromentuar zyrtarë të lartë dhe përfaqsues të rëndësishëm, kryesisht të organizatave ndërkombëtare por edhe të shteteve me peshë, për të heshtur ndaj fenomeneve negative që karakterizojnë zhvillimet në Azerbaxhan. Me një synim marrjne dhe mbajtjen sa më gjatë në pushtet dhe rrënimin e opozitës, duke ndërtuar një sistem Fake Democracy. Diplomacia e Kavjarit përfshin gjthashtu dhurata apo favore të llojeve ndryshme që zyrtarët e Azerbaxhanit iu kanë ofruar zyrtarëve të lartë të organizatave ndërkombëtare për të heshtur, për të shkruar raporte pozitive për zhvillime jo demokratike në Azerbaxhan, për të maskuar ngjarje të rënda të dhunimit të të drejtave të njeriut dhe bërë deklarata që shkojnë ne favor të pushtetarëve azerbaxhanas. Për herë të parë ky term është bërë i njohur zyrtarisht në nivel ndërkombëtar në vitin 2012, kur përmes një raporti të Nismës se Stabilitetit Europian është bërë i njohur se “Azerbaxhani i ka mbyllur gojën Këshillit të Europës”.
Diplomacia e Kavjarit-Azerbaxhan
Sipas dokumentave të Nismës për Stabilitet Evropian(NSE), Azerbajxhani kishte kompromentuar një grup prej 10-12 deputetësh, i quajtur “grupi i miqve të Azerbaxhanit” në Asamblenë Parlamanetare të Këshillit të Europës KE dhe 3-4 zyrtarë në sekretariatin e Këshillit të Europës, të cilët kishin pranuar të merrnin jo më pak se një gjysmë kilogram havjar zi (çmimi në treg është më shumë se 1300 euro për kilogram) si një dhuratë katër herë në vit. Shumë nga këta deputetë ishin të ftuar në Baku dhe gjatë vizitave të tyre kishin pranuar të merrnin, së bashku me kavjarin, edhe dhurata të shumta të tjera, duke përfshirë: qilima të shtrenjtë mëndafshi, ari dhe argjendi artikuj, pije, seanca orgjishë me vajza të reja, privilegje për biznese, dhe para.

Sipas raporteve të organizmave ndërkombëtarë nuk ka dyshim se cila është gjendja e demokracinë në Azerbajxhan; i cili konsiderohet një vënd me rregjim gjysmë-autoritar. Kështu për shëmbull, ndonëse në zgjedhjet e vitit 2010 nuk ishte zgjedhur asnjë deputet nga partitë opozitare, kreu i misionit të Këshillit të Europës deklaroi se “ zgjedhjet ishin në përputhje me standardet ndërkombëtare”. Sipas raportit të NSE ka shumë raste kur deputetë të Këshillit të Europës, që kanë mbajtur poste të rëndësishme në Këshillin e Europës apo kanë mbajtur poste ministeriale në vëndet e tyre, nga Gjermania, Spanja, Anglia, Belgjika, Turqia, Italia, e tjerë janë shndërruar në “viktima” të Diplomacisë së Kavjarit.
Përfundimi është i qartë: Azerbaxhani përmes Diplomacisë së Kavjarit ka arritur të kompromentojë zyrtarë shumë të lartë, deputetë, ministra dhe nënpunës të Organizma Ndërkombëtarë, nga shtete demokratike të fuqishme si Gjermania, Italia, Anglia, Belgjika, Spanja e tjerë… dhe kjo më është as cudi dhe as një ngjarje e pamundur…pra që dhe zyrtarë nga këto vënde që në sytë e shqiptarëve janë modele të demokracisë, mund të kompromentohen dhe janë zbuluar se janë kompromentuar nga një rregjim autoritar dhe i korruptuar.
Diplomacia e Kanabisit-Edi Rama, Shqipëri
Shqipëria me ardhjen e Ramës në krye të qeverisë në vitin 2013, filloi të ngrihej një “rregjim” oligarkik autoritar, i korruptuar, me lidhje të ngushta me individë me rekorde kriminale dhe trafikantë të drogës, armëve e të qënieve njerzore. Kjo qeverisje ndër të tjera që në fillim kërkoi dhe ngriti një sistem për të kompromentuar ndërkombëtarët që do të kishin lidhje me Shqipërinë. Që do të hartonin raporte për Shqipërinë.

Që do të ishin këshilltarë të mirëpaguar apo spin-doktorë që do të bënin ‘lobing” për qeverisjen oligarkike. Që do të duhet të maskonin bëmat e kësaj qeverisjesje apo do të sheqerosnin mangësitë apo pamjtueshmëritë e saj. Prandaj, Rama në “ngjashmëri siameze” me Diplomacinë Azerbaxhanin, filloi të ngrinte mekanzmin dhe të aplikonte Diplomacinë e Kanabisit, homologe e Diplomacisë së Kavjarit. Diplomacia e Kavjarit do të kishte të njëjtat synime, do të përdorte të mjete dhe do të shënjestronte zyrtarët e lartë të Organizmave Ndërkombëtarë, dhe të vëndeve me peshë si dhe përfaqsues të tyre në Tiranë. Vetëm me një ndryshim të vogël. Në vend të Kavjarit (vezëve të shtrënjta të peshkut), Rama do të përdorte paratë e pista të fituara nga kultivimi i kanabisit. Natyrisht nuk përjashtohet edhe përdorimi i parave të pista të korrupsionit dhe trafikut të drogave të forta. Kështu Rama do të përdorte Diplomacinë e Kanabisit për të kompromentuar eurodeputetë të Parlamentit Europian, zyrtarë të Komisionit Europian dhe përfaqsues të BE në Tiranë, pa harruar edhe përfaqsues të BE, vëndeve të BE të instaluar në misionit e përfaqsitë e tyre në Tiranë. Duke përdorur të gjithë arsenalin e Diplomacisë së Kavjarit, dhurata të shtrenjta, seanca orgjishë me vajza të reja, privilegje për biznese, favorizime për blerje vilash apo banesash, dhe deri pagesa paresh.
Efektet e Diplomacisë së Kanabisit në Shqipëri
Rama do të arrinte përmes kësaj Diplomacie ti mbyllte gojën shumë prej atyre përfaqsuesve apo nënpunësve që duhet të dërgonin raporte në Bruksel. Por edhe zyrtarëve shumë të lartë a këshilltarë, që janë në grupin e atyre që ndjekin zhvillimet në Shqipërië dhe janë pjesëtarë të rëndësishëm apo aktivë në ose pranë mekanizmave ku formulohen vendime apo raporte për zhvillimet në Shqipëri. Ata do të duhet të heshtin për korrupsionin e Ramës dhe të ministrave të qeverisë Rama.

Ata do të mbyllnin gojën për lidhjet e qeverisë Rama me individë me rekorde kriminale apo futjen e tyre në parlament, në krye të bashkive kryesore dhe në poste kyce të admnistratës. Ata nuk do thonin asnjë fjalë për kultivimin e kanabisit dhe trafiqet e drogave të forta. Ata do të heshtnin për të gjithë lidhjet e Ramës apo ministrave të tij të brëndshëm me klanet mafioze dhe me trafikantët e drogës. Ata do të mbështesnin veprimet e Ramës për të vendosur në poste të rëndësishme pinjollë të diktaturës. Ata do të duhet të zbukuronin arritjet mediokre të qeverisë dhe të fshehnin bëmat dhe defektet e qeverisë Rama, jo vetëm në qeverisje por edhe për tjetërsimin e rezultatit zgjedhor. Ato do të duhet të nxinin veprimet e opozitës duke shkuar aq larg sa të kërkonin burgosje të lidershipit të saj apo që do të arrinin të njihnin zgjedhjet edhe pa praninë e opozitës. Duke arritur kulmin që të vepronin për ti mundësuar Ramës kontrollin e plotë mbi sistemin e drejtësisë.
Çfarë mund dhe duhet bërë?
Për njerzit e ndershëm në Shqipëri nuk ka asnjë dyshim se Edi Rama, i pasuruar në mënyrë të paligjshme në ekstrem ka ngritur një skemë të mirëpërpunuar të Diplomacisë së Kanabisit, që është një skemë lobuese kompromentimi të zyrtarëve të lartë të organizmave ndërkombëtarë. Natyrisht qytetarët por jo vetëm tregojnë copëza të “vërtetash dhe faktesh” që kanë parë me sytë e tyre. Në mënyrë racionale, duke u nisur nga një analizë krahasimore e realitetit shqiptar që qytetarët prekin cdo ditë me hallet e problemet e tyre dhe e atyre që shkruhen në raportet e disa organizmave ndërkombëtarë, në deklaratat mediatike të disa zyrtarëve të lartë apo përfaqsuesve të këtyre organizmave apo shteteve, arrihen në përfundimin se ekzistojnë dyshime të arsyeshme që shumë zyrtarë të lartë të Brukselit dhe përfaqsues të lartë të tyre në Tiranë janë të kompromentuar.

Madje arrihet deri aty sa të përmënden edhe emra konkrete. Shtrohet pyetja: c’mund dhe c’duhet bërë?
Së pari, politika, më konkretisht opozita e media investigative, ashtu sic ka ndodhur në rastin e Diplomacisë së Kavjarit duhet të hetojnë, demaskojë dhe bëjnë transparente këtë skemë lobuese-korruptive-kompromentuese të Ramës.
Së dyti urgjentisht duhet që opozita dhe media investigative të ngrejnë vecas apo së bashku një mekanizëm të grumbullimit të të gjithë fakteve dhe provave, deri edhe për emra konkrete, të të gjithë rasteve ku ka dyshime të arsyeshme për të hartuar një raport që do të bënte transparente këtë dukuri në Shqipëri.
Së treti, opozita dhe media investigative, duhet ta kthejnë këtë veprimtari jo vetëm në shqetësim kombëtar por duhet të angazhohen seriozisht për ta futur atë fusë në axhendat e të gjithë atyre mekanizmave ndërkombëtarë ku personat e kompromentuar bëjnë pjesë, sepse me siguri do të gjëndjet mbështetja për ti dhënë përgjigje të ndershme kësaj dukuri negative që po dëmton jo vetëm Shqipërinë por mbi të gjitha po shkatërron në sytë e shqiptarëve imazhin që ata kanë për këto organizma perëndimorë demokratikë apo zyrtarët e tyre të lartë. Rasti i fundit kur vendimi i kryetarëve të shteteve të BE ishte tërësisht ndryshe nga përfundimet apo rekomandimi i Komisionit Europian duhet të shërbëjë si moment për të kapur fillin dhe cmontimin e të gjithë kësaj veprimtarie që e klasifikon Shqipërinë në grupin e vëndeve autoritare, të korruptuara dhe që kërkojnë të kompromentojnë organizmat ndërkombëtarë.

Debati me shefin-ministër, dy vrasës ekzekutuan shoferin e Fatmir Xhafës

Ish-Kreministri Berisha publikon të dhëna të sigurta mbi vrasjen shtetërore mafioze të shoferit të ministrit Xhafaj.
Postimi i Berishës në Facebook
Te dhena te sigurta mbi vrasjen shteterore mafioze te shoferit te familjes mafioze Xhafaj
Asnje e dhene nuk mbeshtet dhe nuk provon vetevrasjen e tij!
Gardisti dixhital denoncon. sb
“Pershendetje doktor!
Pavarsisht nga perpjekjet e Rames, Xhafes dhe Ardi Veliut per te mbuluar vrasjen shteterore mafjoze te Shkelzen Qordes shoferit te Familjes mafjoze Xhafa
Ne Garde, nga komandanti gjer tek guzhinieri e dine se ai u ekzekutua ne garazhin e ministrit me automatik me silenciator.
Perveç deklaratave te tyre publike per vetevrasje, Xhafa – Veliu per te mbuluar krimin e shemtuar, te gjitha shkresat per eksperize mjeko ligjore dhe kriminalistike jane nisur me kerkesen per ekspertize per vetvrasje dhe jo per vrasje.
Garazhi vertet eshte gjet i mbyllur por perveç shoferit çelesin e garazhit e mbane edhe shoqeruesi i ministrit, nje kapter lidhje e ngusht e ministrit qe zevendesoi oficerin Celibashi qe u largua para tre muajve nga detyra e shoqerimit te ministrit.
Ketu te gjithe besojne se pas ekzekutimit nga dy vrases me armen me silenciator te kaperrit shoqerues kryesor i ministrit, vrasesit jane largur te qete dhe e kane mbyllur viktimen nga jashte ne garazh.
Nga grupi i ministrit nuk eshte thirrur per proven e barutit ne duar, krah dhe rroba asnjeri prej antareve te ketij grupi.
Ne fillim tentuan edhe te fshehin faktin se arma e vrasjes ishte e shoqeruesit te Fatzi Droges prandaj kerkuan me urgjence mbledhjen e te gjitha armeve te atij lloji nga oficeret e Gardes. Por pasi u kuptua se cili ishte qellimi dhe oficeret refuzuan dorezimin, u kerkuan atyre te verifikonin numrat ne regjistrin e armeve te Gardes

Mesazhin me nje fjale dy fjale te vetme per familjen e se viktimes eshte shkruar nga vrasesit e tij pas ekzekutimit.
Ne drejtim te viktimes jane shkrehur 7 plumba, tre prej tyre e kane marre ate.
Arma e ekzekutimit eshte gjetur ne pozicion automatik dhe jo ne pozicionin bresheri! Kjo hedh poshte si tejet qesharak pretendimin se viktima te mund te kete shkrehur armen 7 here.
Arma e krimit eshte gjetur e vendosur ne doren e viktimes, as mushkat e Gardes nuk e besojne se pas shtate te shtenave arma mund te qendroje ne doren e te vdekurit, kuptohet qe pasi e ekzekutuan shoferin, vrasesit i vendosen armen ne dore dhe me pas mbrapa i nisen mesazhin, u larguan te qete nga vendi i krimit pasi ne darken para vrasjes kamerat ishin fikur si rastesisisht.
Disa te dhena tjera:
-Prej disa ditesh Fatzi Droga kishte pezulluar me goje Shkelzenin.
-Ne darke ai pas nje aktiviteti ka bere fjale dhe eshte zene me Xhafen.
-Pas zenkes ai u ka thene dy personave se ky kerkon tani te me largoje pasi une kam punuar dhe zbatuar çdo porosi te tij, por ai e di se une di gjithçka per punet e tij dhe familjes se tyre.
Viktima ate nate se bashku me dy kushurinj dhe dy te tjere kane qendruar deri ne ora 05:20 ne tek Folia. Aty ai ka shprehur indinjaten e tij ndaj ministrit qe tani kerkon ta flake sikunder eshte shprehur se ai dinte shume gjera dhe nuk do ta kishte te lehte ta sikteriste si limon te shtrydhur.
Si perfundim doktor,
Deri tani nuk gjendet asnje element i vetem qe te flase per vetvrasje dhe ju keni shume te drejte se kemi te bejme me nje vrasje te mirfillte shteterore mafjoze.
Perpjekjet per te shpallur vrasjen si vetvrasje nga Ministri Xhafa implikojne direkt ate dhe grupin e tij ne kete krim mafioz shteteror te shemtuar!

Thirrja e PD: Nesër bashkë në protestë para Parlamentit në mbrojtje të Teatrit

Albana VOKSHI

Erion Veliaj zgjodhi të heshtë dhe të mos japë llogari në Parlament për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, zgjodhi të heshtë dhe të mos japë llogari në parlament për skemën grabitëse që shemb Teatrin Kombëtar, i merr atij pronën dhe ia jep kompanisë private të Edi Ramës për të pastruar, nëpërmjet 6 kullave, paratë e drogës, krimit dhe korrupsionit.
Në cilësinë e Kryetares së Komisionit Parlamentar për Kulturën, i kam dërguar disa shkresa dhe email-e Kryetarit të Bashkisë Tiranë për të përmbushur detyrën e tij kushtetuese për t’u paraqitur në dëgjesë publike në Parlament. Po ashtu, në respekt të ligjit, i kam kërkuar në rrugë zyrtare informacion për të kuptuar pse duhet zhdukur Teatri Kombëtar, si pjesë e rëndësishme e kujtesës kombëtare, duke i dhënë territorin e tij për ndërtim kullash Kompanisë “Fusha”, e cila sipas skemës korruptive do të marrë rreth 8 mijë e 500 m2 tokë publike.
Këto janë korrespondencat zyrtare me Erion Velinë, në të cilat kërkohet edhe informacion për pyetjet që i ka drejtuar Komisioni, për të dërguar pranë këtij Komisioni projektin e Kompanisë “Fusha”, akt vlerësimet e Bashkisë Tiranë, bazën ligjore për shembjen e Teatrit, dhënien e pronës publike privatit, kontratën koncensionare dhe vendimarrjen në Këshillin Bashkiak.
Por Erion Veliaj refuzoi të respoktojë Kushtetutën dhe ligjin, duke mos informuar parlamentin për projektin e Kompanisë “Fusha”.
Pse kryetari i Bashkisë nuk bën publik projektin e Kompanisë “Fusha”?

Sa narko- kulla do të ndërtohen në pronën publike prej 8 mijë e 500 m2?
Sa narko-kulla do të ndërtohen në sipërfaqen që i përket Teatrit Kombëtar?
Ka një arsye pse Erion Veliaj dhe Edi Rama refuzojnë të bëjnë transparence.
Në territorin e Teatrit Kombëtar, sipas projektit që ka publikuar Studio Arkitekturore, do të ngrihen 3 kulla nga 6 të planifikuara, ku Edi Rama do të pastrojë paratë e drogës.
Tre kulla brenda sipërfaqes që ju e shihni me të verdhë që i takon sipas vërtetimit hipotekor Teatrit Kombëtar.
Për të ndalur shkatërrimin e Teatrit i jam drejtuar Institucioneve Europiane Parlamentit Europian, Keshillit të Europës, i jam drejtuar drejtoreshës ekzekutive të UNESCO-s dhe gjithë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë, pasi kjo nuk është vetëm çështje ruajtje trashëgimie kulturore, por është një aferë skandaloze që shkel kushtetutën dhe legjislacionin ne fuqi. Kjo është një thirrje në kushtet kur Edi Rama e ka lënë vendin pa Gjykatë Kushtetuese.
Duhet reaguar sot, për të ndalur vrullin kriminal të Edi Ramës i cili po zhduk çdo kujtesë historike nën kullat që sot mund të rrënojnë teatrin, nesër Galerinë e Arteve, tërë qendrën historike për tja dhënë oligarkëve që me ato fitime po e mbajnë Edi Ramën në pushtet.
Teatrin Kombëtar nuk e preku dot sot as tërmeti i fuqishëm i ditës së sotme!
Kjo është një shenjë se ne, njerëzit e qytetëruar, të ndershëm dhe me dinjitet nuk duhet të lejojmë të preket nga babëzia Teatri Kombëtar dhe prona publike, të preket nga korrupsioni i pushtetit kriminal i Edi Ramës.
Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndershëm, të dalin nesër para Parlamentit, në orën 10.00.

Pse qeveritarë e oborrtarë të modelit “narkos” u vërsulën mbi opozitën dhe liderin e saj

Nga Bujar NISHANI

Një angazhim publik i Ministrit të ri të Brendshëm të Italisë fqinje, për ti shpallur luftë pa kompromis Mafias, krimit të organizuar, skafistëve, trafikantëve të drogës dhe vajzave të pambrojtura, vrasësve dhe hajdutëve në Itali, përçoi një mesazh shprese edhe në Shqipëri.
Si vend fqinj me Italinë, Mafia, krimi organizuar, trafikantët, vrasësit, hajdutët, në Shqipëri kanë bërë lidhjen e ngushtë me bashkëpunëtorët e tyre përtej Adriatikut.
4 familje mafioze, mbi 40 grupe te krimit të organizuar, qindra anëtarë të grupeve kriminale, qindra hajdutë e grabitës shtëpish, pronash, pasurish e bisnesesh të shqiptarëve raportohen tani zyrtarisht në Shqipëri.
Kjo politikë e re e Qeverisë së re Italiane duhet të kishte marrë solidaritetin e menjëhershëm të Qeverisë në Shqipëri.
Ajo heshti, u fsheh, u tulat. Kuptohet !
Nuk kishte si ndodhte ndryshe.
Por ajo nuk u ndal veç në heshtjen e saj.
Lideri opozitës demonstroi përgjegjësinë dhe konfirmoi modelin e alternativës së qeverisjes së ardhëshme.

Luftë pa kompromis kundër Mafias, krimit të organizuar, skafistëve, oligarkëve, trafikantëve, hajdutëve.
Tronditja e parë erdhi !
Qeveritarë e oborrtarë të modelit “narkos” u vërsulën mbi opozitën dhe liderin e saj me shantazhe dhe kërcënime.
Më në fund një shenjë e mirë edhe në Shqipëri !
Të inkriminuarit e humbën toruan dhe qetësinë e shtirur.
Kanë filluar të mendojnë pak dhe për nesër.
Shqipëria, nuk është rasti i parë ku Mafia dhe paratë e pista të drogës kanë blerë pjesë të politikës, pjesë të shtetit, pjesë të drejtësisë, pjesë të medias, pjesë nga gjithshka.
Opozita dhe lideri i saj duhet tu konfirmojnë çdo ditë pa u lodhur shqiptarëve se : që nga dita e parë e qeverisjes së tyre do ndjekin në çdo vrimë paranë e zezë të krimit, pa marrë parasysh se në çfarë pjese të shoqërisë shqiptare ajo është përlyer.
Shqiptarët e dinë se krimi dhe paraja e pisët e tij, janë varfëria e tyre e përditshme. (padyshim shkëlqimi i zi i të inkriminuarve prej saj) !

Tërmeti/ Punonjësit e Kryeministrisë dalin në rrugë, foto e çarjes së mureve në Kuvend

Tërmeti që ka goditur këtë mesditë Shqipërinë ka qenë aq i fortë saqë ka sjellë panik në Tiranë.
Të shumtë kanë qenë ata që kanë dalë duke vrapuar jashtë godinave, përfshi këtu edhe deputetët dhe punonjësit e administratës. Madje në kryesinë e kuvendit tërmeti ka sjellë dhe disa të cara në godinë.
Në kryesinë e kuvendit, deputetët që merrnin pjesë në seancat e komisioneve kanë dalë jashtë ambienteve të kuvendit.
Lëkundjet kanë qenë aq të forta saqë edhe punonjësit e kryeministrisë kanë dalë menjëherë nga godina, ashtu siç tregon dhe fotoja e mëposhtme, e postuar nga panorama.
Tërmeti ka patur si epiqendër zonën e Gjirit të Lalzit në Durrës dhe sipas të dhënave të deritanishme raportohet për një tërmet 5 ballë të shkallës Rihter.

Tërmetet nuk kanë mbaruar ende! Sizmiologu paralajmëron shqiptarët

Padyshim që tërmeti që goditi vendin tonë u ndje në disa qytete të vendit, ku lëkundjet ishin më të mëdha në Tiranë dhe Durrës.
Por nëse mendoni se ishte me kaq, duhet të përgatiteni për të tjera lëkundje, të cilat do të jenë më të vogla.
Sizmilogu Rrapo Ormeni në një lidhje telefonike për ‘Neës24’ pohoi se si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do të ketë lëkundje të tjera, por me magnitudë të vogël.
“Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnitudë 5.1 e shkallës rihter. Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, me 22 të tilla. Këto janë tërmet të nivelit mesatar. Ato shoqërohen me pasgoditje dhe lëkundje të tjera më të vogla, pasi është prishur ekuilibri. Ky çlirim energjie, pritet të sjell lëkundje të vogla”, tha Ormeni.