31.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

U godit me thikë në sherrin ku u vra shoku i tij i ngushtë Martin Cani, dërgohet për mjekim të specializuar në Itali 14-vjeçari Luis Meçja

Luis Meçja, 14-vjeçari që mbeti i plagosur në sherrin ku u vra shoku i tij i ngushtë Martin Cani nga bashkëmoshatari Mario Prelleshaj, është transferuar mëngjesin e sotëm në Itali.

 

Raportohet se i mitur, i cili mori 4 plagë me thikë, dyshohet nga autori i vrasjes së Martin Canit, është dërguar në shtetin fqinj për mjekim më të specializuar.

Luis Meçja doli nga spitali i Traumës më 29 Nëntor dhe hapi një llogari në GoFondMe ku kërkoi ndihmë financarie për shkak se prindërit e tij janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun e fizioterapistin.

Në mesazh, Luis Meçja shkruante se ka marrë 4 goditje me thikë në stomak, shpinë dhe në mushkëri, teksa shprehet “e keni parë çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër”.

“Përshëndetje, unë jam Luis Mecja, jam 14 vjeç, kam nevojë për ndihmën tuaj që të shërohem. Javën e kaluar më goditën 4 herë me thikë, në stomak, në shpinë dhe në mushkëri. Unë kam një javë në spital, por prindërit e mi janë të varfër dhe nuk paguajnë dot spitalin, psikologun, fizioterapistin. Ju mund ta shihni historinë time në Facebook, Instagram, lajme, çfarë më bënë dy personat me thika, një masakër. Ju lutemi na ndihmoni”, shkruhet në faqen GoFundMe.

Kujtojmë se lidhur me ngjarjen, i plagosuri prendendon se ka dy autorë, por Policia e mohon një gjë të tillë.

Përmes një komunikate zyrtare, Policia ka se nga hetimet dhe provat e administruara, përfshirë pamjet filmike, rezulton se autor është vetëm një.

“Nga veprimet hetimore dhe proceduriale në drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shakllës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nga momenti që ka filluar ngjarja dhe në vijim të hetimeve, nuk ekziston autori i dytë i ngjarjes që është sajuar duke hedhur dyshime të ulëta mbi vërtetësinë e komunikatave të Policisë së Shtetit”, thuhet në komunikatë.

Sipas policisë, autori i vrasjes Mario Preleshaj, është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima Martin Cani dhe shoku i tij, Luis Meçja.

Më tej, vijon policia, Prelleshaj ka reaguar duke qëlluar me thikë.

“Autori i vrasjes është goditur dhe shtrirë përtokë nga viktima dhe shoku i këtij të fundit. Ai ka reaguar duke qëlluar me thikë, ndërkohë nga dëshmitë e personave te pranishëm në konflikt, po edhe nga tërësia e provave të administruara nuk rezulton që shoku i autorit të ketë gjuajtur me thikë shokun e viktimës, ndërkohë që ky së bashku me viktimën ishin mbi trupin e shtrirë përtokë të autorit”, thotë policia.

Ksavi Hernandez: Mesi ikonë, kohën e kaloj duke parë Barçën

Ksavi Hernandez tani është diçka tjetër. Ai që ishte trajner i Barçës deri në sezonin e kaluar po e shijon kohën e lirë pa harruar klubin e tij.

 

“Më pëlqen të shoh fitoret e Barcelonës”, ka shpjeguar ish-mesfushori në një intervistë për FIFA-n.

Në çdo rast, katalanasi e ka shumë të qartë se lojtari më i mirë në historinë e klubit vazhdon të jetë, edhe sot e kësaj dite, Leo Mesi. Pikërisht, argjentinasi dhe Ksavi ndanë shumë ndeshje me fanellën e Barçës.

“Më pëlqejnë shumë futbollistë në botë, por numri një për sa i përket talentit është ende Mesi”, pohon ai. Ndoshta dallimi mes Barçës dhe Kombëtares ishte Messi. Ne nuk e kishim Leon në kombëtare, nuk kishim një lojtar që bënte aq shumë diferencë, ndaj duhej të bënim më shumë si ekip dhe në tërësi, por gjithashtu arritëm sukses: Champions, Kupa e Botës, Superkupa dhe te Barça kishim një brez shumë të mirë që arriti gjithçka”, kujton ish-mesfushori katalanas.

Këtë intervistë Ksavi e ka dhënë në kuadër të shortit të Botërorit të klubeve në të cilin Barcelona nuk do të marrë pjesë. Trajneri katalanas e quan turneun emocionues dhe një mundësi të re për subjektet që të konkurrojnë në një nivel shumë të lartë. “Mendoj se ky kompeticion do të jetë para dhe pas. E mrekullueshme për çdo klub në botë. Njerëzit e dashuruar pas futbollit mezi do të presin të shohin,” përfundon ai.

Trazirat në Siri! Qeveria britanike do të rishqyrtojë statusin ‘terrorist’ të grupit rebel që rrëzoi Assadin

Britania do të rishqyrtojë statusit “terrorist” për grupin rebel në Siri që rrëzoi dje regjimin e ish-presidentit sirian Bashar al Assad, i cili strehohet tashmë në Rusi bashkë me familjen e tij.

 

“Qeveria britanike do të marrë në konsideratë përcaktimin e rebelëve sirianë si një organizatë terroriste”, tha ministri i Zyrës së Kabinetit britanik, Pat McFadden për Sky News.

McFadden tha se një vendim i tillë nuk është marrë ende nga qeveria britanike, por është një opsion dhe mund të merret në konsideratë që t’i hiqet etiketimi si “organizatë terroriste”.

I pyetur nëse Mbretëria e Bashkuar do të shikojë përsëri ndalimin, McFadden tha: “Ne do ta konsiderojmë këtë dhe mendoj se do të varet pjesërisht nga ajo që do të ndodhë në lidhje me mënyrën se si ai grup sillet tani. Por ne nuk kemi marrë ndonjë vendim për këtë gjatë fundjavës.”

Screenshot_1

Rebelët sirianë nën udhëheqjen e Abu Mohammed al-Jawlani deklaruan dje se rrëzuan nga pushteti presidentin Bashar al-Assad, pasi morën kontrollin e Damaskut të dielën, duke e detyruar atë të arratiset dhe duke i dhënë fund sundimit autokratik të familjes së tij pas më shumë se 14 vitesh luftë civile.

Sirianët dolën në rrugë të dielën duke festuar fundin e sundimit të hekurt 50 vjeçar të familjes Assad, pas një përparimi të befasishëm të rebelëve që në pak ditë arritën në kryeqytet duke ngritur tani pikëpyetje për të ardhmen e vendit dhe rajonit më të gjerë.

Turmat u mblodhën në sheshet qendrore të Damaskut duke valëvitur flamurin sirian, skena që ngjasonin me ditët e para të kryengritjes së Pranverës Arabe, përpara se të niste një shtypje brutale nga ana e qeverisë që e zhyti vendin në një luftë civile gati 14-vjeçare.

Në daljen e tij të parë publike që kur ushtarët hynë në periferi të Damaskut, ai u tha mbështetësve se fitorja e rebelëve ishte “për të gjithë kombin” dhe se Assad e kishte bërë Sirinë “terren për lakminë e Iranit”.

Jawlani, kreu i grupit terrorist të shpallur nga Shtetet e Bashkuara, Hayat Tahrir al-Sham (HTS), ka kohë që ka tentuar që të ndryshojë imazhin e tij publik. Ai publikisht hoqi dorë nga lidhjet e tij me Al-Kaidan dhe ka tentuar të paraqitet si një udhëheqës pragmatist e tolerant.

HTS-ja është një grup militant islamist që synon të krijojë një shtet në Siri të qeverisur nga ligji islamik. HTS-ja është aleat me disa grupe më të vogla militante islamiste, disa prej të cilave përbëhen nga luftëtarë të huaj nga Evropa dhe Azia Qendrore.

“Shqiptarët kanë humbur 10 miliardë euro prej korrupsionit”, Basha shpalos programin e Demokratëve Euroatlantikë në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Në Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar se korrupsioni ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, duke shkatërruar besimin e qytetarëve dhe duke larguar të rinjtë nga vendi. Ai shkruan se shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv në qeverisje.

Basha shprehet se Demokratët Eurpatlantikë kanë një plan konkret për të luftuar korrupsionin, përfshirë krijimin e Njësisë së Zbulimit të Pasurive të Vjedhura. Sipas tij themelimi i Gjykatës së Kontrollit të Shtetit, rishikimin e kontratave korruptive dhe heqjen e imunitetit për zyrtarët e lartë.

Ai shtoi se lufta kundër korrupsionit do të sjellë më shumë investime, punësim dhe shërbime cilësore për qytetarët. “Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!” përfundoi Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

9 Dhjetor – Dita Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit

Korrupsioni është një nga plagët më të mëdha që ka dëmtuar zhvillimin e Shqipërisë, ka shkatërruar besimin e qytetarëve te institucionet dhe ka larguar nga vendi më të mirët e brezit të ri. Shqiptarët kanë humbur mbi 10 miliardë euro për shkak të korrupsionit masiv, të shpërndarë në çdo hallkë të qeverisjes.

Sot, më shumë se kurrë, kemi nevojë për një luftë të vërtetë kundër korrupsionit, një angazhim të sinqertë për ndërtimin e një shteti të drejtë dhe të ndershëm.

Programi i Demokratëve Euroatlantikë sjell një qasje të qartë dhe konkrete për të luftuar korrupsionin dhe për të garantuar mirëqeverisjen që shqiptarët meritojnë:

Themelojmë Njësinë e Zbulimit dhe Rikuperimit të Pasurive të Vjedhura, për të gjurmuar dhe kthyer në arkën publike çdo pasuri të grabitur nga shqiptarët;

Krijojmë Gjykatën e Kontrollit të Shtetit, duke i dhënë Kontrollit të Lartë të Shtetit fuqi ekzekutive për të zbatuar menjëherë vendimet dhe për të ndalur shpërdorimin e fondeve publike;

Ndryshime ligjore në Ligjin “Anti-Mafia”për të luftuar korrupsionin dhe abuzimet e zyrtarëve të lartë;

Verifikimi i kontratave koncesionare, PPP-ve, Prokurimeve Publike dhe anullimi i çdo kontratë korruptive;

Konfiskimi i pasurive të zyrtarëve publik të përfshirë në këto akte dhe PPP abuzive;

Rishikimi i kuadrit ligjor për pjesëmarrjen e operatorëve off-shore në tendera dhe koncesione;

Çdo kontratë abuzive do të jetë subjekt i ligjit Anti-Mafia;

Heqim imunitetin e deputetëve dhe çdo zyrtari të lartë, duke i hapur rrugë hetimit të plotë dhe të pandikuar nga SPAK për çdo akt korrupsioni;

Zbatojmë Vetting-un për politikanët, për të pastruar politikën nga individët që kanë abuzuar me pushtetin e tyre;

Forcojmë mbështetjen dhe bashkëpunimin me SPAK dhe GJKKO, duke garantuar se askush nuk do të jetë mbi ligjin;

Rishikim i Kodit Penal për ashpërsim të masave për të gjitha veprat e korrupsionit aktiv dhe pasiv.

Duke luftuar korrupsionin ne mundësojmë më shume investime, më shumë punësim, më shumë mirëqenie, më shumë shërbime cilësore për qytetarët tanë.

Shqipëria dhe shqiptarët meritojnë më shumë!

“Zakoni i skllavërisë”

Nga Faik Konica

Skllavëria, si çdo pësim tjatër, pasi rëndon ca kohë në kurriz, bëhet më në funt një zakon i pëlqyer dhe ata që e mbajnë mi xverk e durojnë me gëzim. Veçan atyreve që lindin skllav, u është skllavëria si një natyr’ e dytë; dhe ata jo vetëm s’marin vesh ç’do me thënë liri, po ndiejnë një farë urrejtje për mprojtësit e lirisë dhe ushqejnë respektin më të thellë për tiranët eksperte të shkopit dhe të zinxhirit.

Këto që thomi s’janë theori të thata. Kemi fakte historike që i provojnë. Dini të gjithë se që më 1861 e gjer më 1865, u bë n’Amerikë një luftë civile e madhe në mes të Shteteve të Veriut e të Shteteve të Jugës. Veriu, me Lincolnin si President, i qojti gjithë skllevët të lirë. Juga nuk pëlqeu këtë veprim. Juga deshi t’a mbajë skllavërinë si një institutë legale dhe u-nda nga Veriu duke u-prokllamuar një republikë më vete me Jefferson Davis-in si President. Fundin e di çdo njeri: Juga u-munt, Amerika u bashkua përsëri, dhe skllavëria u-çduk për gjithënjë. Lincoln-i u-vra në mbarim të luftës. Davis-i rojti gjer më 1889, si njeri prevat, dhe bukuria është se ç’ngjau kur vdiq ky njeri që kish derdhur aqë gjak për të mprojtur skllavërinë: ngjau kjo gjë e çuditshme, që dymij ish-skllev vazhduan duke qarë qivurin e Davis-it! Shikoni forcën e zakonit: skllavi i çliruar kish zëmrën dhe dashurinë të lidhur me armikun e çlirimit.

Kur qënka ashtu natyra e njeriut, a është çudi që një shumicë Shqipëtarësh të kenë në shpirt të tyre adhurimin e zgjedhës? Bij, nipër, stërnipër skllevësh, skllev vetë, fjala liri nuk është për ta veç se një gjë misterioze dhe e rezikshme, e cila duhet ose lëftuar ose pritur me të ftohtë. Çudia është se kemi dhe n’Amerikë një shumicë nga këta skllev qesharakë dhe të poshtër. Të lirë nga krahët, truri i tyre është i lidhur me zinxhirë. Dhe është bukuri të vazhdojë njeriu sielljet e kësaj kopeje…

…Dhe fjalët e tyre gjejnë përkrahje nga një turm’ e errët spiunësh dhe larosh, – pseudo-tregëtarë gjysmë t’egër që janë në të dhënë faliment e sipër, batakçinj t’ardhur në mes të Shqipëtarëve s’dihet nga ku dhe me ç’porosi, varangjelistë të paqytetëruar me kurrizin “den-baba-den” të zbutur nga shkopi, kumarxhinj, dembelë etj. Kjo turmë, e palarë në gjithë kuptimet e fjalës, ka disa qëllime të fshehta, – dhe një qëllim sheshit, që është: të mos bëhet Shqipëria një Shtet modern i shtënë në themele të shëndosha, po të mbetet një vënt i turbull dhe i dobët, i lehtë për të përmbysur kur lakmia e fqive të gjejë rastin.

Botuar më 1923

Shpërthim i fuqishëm në depot e naftës në Itali, dy të vrarë dhe 9 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar sot pak pas orës 10 të mëngjesit në Calenzano të Toskanës Në Itali.

 

Mediat në Itali bëjnë me dije se shpërthimi ka ndodhur në depot e naftës të Grupit Italian të Hidrokarbureve ‘Eni’.

Shpërthimi ka krijuar një re të madhe me tym të zi në zonë. Ansa raporton për dy viktima dhe 9 të plagosur.

 

Departamenti i Mbrojtjes Civile në Itali ka aktivizuar alarm për një rreze prej 5 km nga zona e shpërthimit që ndodhi në Calenzano, “duke kërkuar që banorët të mbajnë dritaret të mbyllura dhe të mos i afrohen zonës”.

Departamenti ka aktivizuar gjithashtu njësinë e krizës dhe është në koordinim të ngushtë me Qendrën Koordinuese të Shpëtimit të aktivizuar nga Prefektura, raportojnë mediat lokale.

Të dhënat e Censit, dhjetëra njësi administrative në Shqipëri nuk kanë fëmijë, si po shuhet Jugu

Në njësinë administrative Frashër të Përmetit kur u zhvillua censi 2023 në çdo 100 banorë kishte më pak se dy fëmijë. Në Voskopojë gjithashtu në çdo 100 banorë kishte vetëm 2 fëmijë.

Të dhënat e detajuara të Cens 2023 lajmërojnë se zonat rurale, kryesisht në Jug të vendit do të shuhen në një të ardhme jo të largët, për shkak të mungesës së fëmijëve.

Në njësitë administrative Frashër, Voskopojë, Pogon, Aliko, Zagori, Mesopotan, Ngraçan, Dhiver, Qendër Leskovik, Odrie, Finiq, Livadhja, Çepan, Dropull i poshtëm, fëmijët nën 14 vjeç ishin më pak se 5% të popullsisë së përgjithshme.

Në 14 njësi administrative (nga 377 njësi administrative, ku janë të përfshira edhe bashkitë) numri i fëmijëve 0-14 vjeç zuri më pak se 5 për qind të popullsisë totale (shiko grafikun e mëposhtëm.

Në 32 njësi administrative të tjera shihet se, fëmijët 0-14 vjeç zunë 5-10 për qind të popullsisë së përgjithshme.

Një 177 njësi administrative fëmijët zinin nga 10-15 % të popullsisë totale.

Në 33 njësi fëmijët 0-14 vjeç zinin 15 deri në 20% të popullsisë totale dhe në vetëm në 24 njësi administrative fëmijët zinin mbi 20-27 për qind të popullsisë totale.

Ish-Komuna e Tërthores në Kukës renditet si njësia administrative më numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë totale. Të dhënat e Cens 2023 treguan se në këtë njësi administrative 27 për qind e banorëve ishin në 14 vjeç.

E dyta renditet njësia Administrative e Gjinajt po në Kukës në të cilën 26.1% e banorëve ishin fëmijë, e ndjekur nga ish Komuna Kolsh po në Kukës ku 25 % e banorëve ishin fëmijë.

Njësitë e Administrative të Kukësit kryesojnë për raportet ende të larta të fëmijëve në raport me popullsinë në krahasim me qarqet e tjera të vendit. Njësitë administrative, Zapod, Surroj, Fajzë, Shtiqen, Arrën, Grykë Qajë, Ujmisht, Golaj, Krumë, Bicaj, Kalis janë të gjitha pjesë e bashkisë Kukës dhe kanë numrin më të lartë të fëmijëve në raport me popullsinë me mbi 21 %, duke u renditur në krye të njësive administrative për popullsinë e re në moshë. Edhe këto njësi lindjet kanë rënë ndjeshëm gjatë tranzicionit, por sërish normat e lindshmërisë janë më të lartat në vend. Po nga ana tjetër këto njësi kanë edhe nivelin më të lartë të varfërisë në vend.

Të dhënat e Cens 2023 për përbërjen demografike lajmërojnë se si duhet alokohen fondet publike sidomos në arsim. Ndërsa në njësitë administrative të jugut duhet bërë gati më shpejt infrastruktura për moshat e vjetra.

Teksa pjesa dërrmuese e banorëve në vend po shkon drejt plakjes, as pushteti vendor dhe as ai qendror nuk është duke përshtatur politikat sociale në raport me zhvillimet demografike. Në Veri po rritet braktisja e shkollës, për shkak të mbylljes dhe përqendrimit të shkollave, ndërsa në Jug mijëra të moshuar që vuajnë nga disa sëmundje kronike nuk marrin kujdes social.

Si po plaket popullsia

Në censin e vitit 2011 grup-mosha 0-14 vjeç zinte 20.6 për qind të totalit të popullsisë, ndërsa në censin e vitit të kaluar 15.5%.

Në vitin 2011 u numëruan 578,5 mijë të rinj nën 14 vjeç, ndërsa më 2023 vetëm 373,9 mijë më rënie 35%.

Raporti i varësisë së të rinjve pësoi rënie në 24,0 për qind nga 30,4 për qind vlerësuar në Censin e 2011, dhe raporti i varësisë së të moshuarve pësoi rritje në 30,4 për qind nga 16,7 për qind në 2011.

Analizuar në nivel qarku, Kukësi dhe Gjirokastra mbajnë pozicione të kundërta në termat e raproteve të varësisë:

Kukësi ka raportin e varësisë së të rinjve më të lartë 31,8 për qind dhe raportin më të ulët të varësisë së të moshuarve 19,9 për qind.

Ndërsa, Gjirokastra ka raportin e varësisë së të rinjve më të ulët 19,0 për qind dhe raportin më të lartë të varësisë së të moshuarve (46,1 për qind. Mosha mesatare e popullsisë është 42,5 vite, nga 35,3 vite që ishte në Censin 2011. /Monitor

FOTO/ Nga Uzuni te Kristian Shpendi, ja 5 legjionarët më të vlerësuar të fundjavës

Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.

5 legjionarët me vlerësimet më të larta:

Vendin e parë e mban sulmuesi i Shqipërisë, Myrto Uzuni i cili realizoi 2 gola kundër Rejsing Santander në La Liga 2. Albion Marku renditet në vendin e dytë pas një performance të mirë me Gyor ku fituan me rezultatin 0-3.

Vendi i tretë shkon për Armando Dobrën pasi realizoi golin e tij të katërt këtë sezon me fanellën e Çesterfilld në Angli.

Rejan Alivoda u bë protagonist me asist tek Itihad Kalba, në barazimin që mori me Al Jazira. Vendi i fundit shkon për Kristian Shpendin.

WhatsApp Image 2024-12-09 at 11.24.25 

P

Donald Trump thirrje Vladimir Putin që të arrijë një zgjidhje të menjëhershme me Ukrainën: Të ndalohet kjo çmenduri

Donald Trump i ka kërkuar Vladimir Putinit të arrijë një zgjidhje të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke thënë se ka ardhur koha për të vepruar.

 

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së shkroi në mediat sociale Volodymyr Zelenskyy dhe Ukraina do të donin të arrinin një marrëveshje për të ndaluar këtë çmenduri.

Ai bëri thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm”, duke shtuar se “negociatat duhet të fillojnë”.

Duke iu referuar afërsisë me Putinin , ai shtoi: “Unë e njoh mirë Vladimirin, është koha e tij për të vepruar. Kina mund të ndihmojë. Bota është duke pritur!”

Në një intervistë në Meet The Press të NBC-së, Donald Trump u pyet nëse po punonte në mënyrë aktive për t’i dhënë fund konfliktit gati tre-vjeçar dhe u përgjigj “Unë jam”.

“E vërteta e arratisjes së Dom Zef Oroshit, kur ishte rrethuar nga Sigurimi për t’u arrestuar pas meshës”- Refleksionet e gazetares: Përse miqtë e tij në SHBA, s’duan që eshtrat e klerikut të kthehen në atdhe…

Qëllimi i këtij shkrimi është, që të shpjegoj të vërtetën e arratisjes në mal të Mons. Dr. Zef Oroshit, që për nga mënyra si u realizua, u duk shumë e pabesueshme. Duke hedhur hipoteza të ndryshme, madje deri dhe në përbaltosjen e Dom Zef Oroshit. Historia dhe peripecitë e jetës së Mons. Dr. Zef Oroshit,  i lindur në Kaftall të Oroshit, Mirditë, në 1912-ën e largët , si bash-kohës i shumë ngjarjeve vendimtare të kombit shqiptar, deri sa mbylli sytë në vitin 1989, duhet të jetë pjesë e historiografisë sonë, aktiviteti dhe kontributi i tij kombëtar, duhet të shënohen me germa të arta në altarin e Kombit, për të mos u harruar kurrë.

 

Ardhja e komunizmit

Fitorja e komunizmit në vitin 1944 në Shqipëri, do rezultonte vetëvrasja më e madhe që i bënë shqiptarët vetës, për ata që e pranuan atë. Dom Zef Oroshi bën pjesë në ata njerëzit që nuk u pajtuan asnjëherë me fitoren e komunistëve, ai nuk e pranoi as në atdhe, por as në Shtetet e Bashkuar të Amerikës, fitoren dhe pushtetin e komunistëve. Dom Zefi në fillim të viteve ’50-të, u tregua mjaft aktiv në zonën e Mirditës, kjo ishte periudha më e ashpër e represionit shtetëror, ndaj armiqve të pushtetit.

Si një antikomunist i vendosur, ai i qëndroi besnik atdheut dhe fesë. Sigurimi i Shtetit po ushtronte një presion të madh mbi popullsinë civile, duke qenë se dhe iniciativa anglo-amerikane, për të shembur komunizmin në Shqipëri, kishte ndikuar që lufta e klasave brenda vendit, të ishte më e ashpër, konkretisht lufta kundër armiqve të pushtetit, të cilët që në vitin 1945, kishin mbushur burgjet dhe kampet e internimit, duke u torturuar në format më çnjerëzore ngjashëm me kampet e nazizmit, dhe me metodat e tyre.

Dom Zefi përveç detyrës fetare, duke parë çdo ditë se çfarë i bëhej popullit të tij mirditas, zgjodhi të ishte aleat i tyre. Ai bëri përpjekje për kryengritjen por që pa sukses, pasi komunistët tashmë kishin përgatitur terrenin dhe njerëzit, për të zbuluar veprimtarinë e antikomunisteve. Aktiviteti i tij ra në sy të Sigurimit të Shtetit dhe qeverisë së Enver Hoxhës, duke kërkuar dhe arrestimin e tij, me çdo kusht.

Pa nënshtrimin e Veriut e konkretisht Mirditës, komunistët e kishin të qartë që pushtetin nuk mund ta kishin të plotë. Në një qarkore që Ipeshkvi Bernardin Shllaku, i dërgon dioqezave, (shkruar nën torture, nga Sigurimi), tregohet sesa bujë kishte bërë arratisja e Dom Zefit dhe jo vetëm Sigurimi ishte në kërkim të tij, por ishte ngritur dhe një komision kërkimi, i përbërë nga Dekani i Tiranës, Dom Mark Dushi, dhe Administratori Dioqezan i Lezhës, Dom Ndoc Sahatçija.

Madje vet Dom Ndoc Sahatçija, në nëntor të vitit 1952, merr rrugën për në Veri të Shqipërisë, për ta kërkuar vetë! (Referuar nga libri i Dom Markus Ë. Peters, ‘Përballjet e historisë së Kishës Katolike në Shqipëri 1919-1996’).

Për arratisjen e Dom Zefit, është shkruar dhe në studimet “Dosjet e Diktaturës” e studiuesit Pjetër Pepa dhe në monografinë, “Mons. Dr. Zef Oroshi –Një jetë e shkrirë për fe e atdhe”, të studiuesit dhe Sekretarit të Lidhjes së III të Prizrenit, z. Tomë Mrijaj (SHBA) dhe në veprën e Nikollë Melyshit, “Ngjarje Historike, të ndime, të pame e të jetueme”.

Momenti i arratisjes së Mons. Dr. Zef Oroshit, është kthyer në një legjendë, por për ta bërë reale dhe të mos mitizohet më tej me këto fakte, pata një bashkëbisedim me nipin e Mons. Dr. Oroshit, Prend Gjokën, i cili më rrëfeu të vërtetën, sesi Dom Zef Oroshi i kishte shpëtuar arrestimit dhe ishte fshehur në mal, deri sa largohet fillimisht në Evropë e, më pas në tokën e premtuar, SHBA-ës.

Amerika u bë atdheu i dytë për të dhe veprimtarinë e tij, atje la gjurmë me themelimin e Kishës së Parë Katolike Shqiptare, kjo tregon se i shërbeu më mirë atdheut larg tij, duke qenë se Shqipëria u kthye në një burg të madh për intelektualët dhe ndrydhi jo vetëm dëshirat për t’u arsimuar, por ndrydhi dhe burgosi dhe mendime, për t’u shprehur e, për të arritur në jetë.

Ai (Prend Gjoka), rrëfen se halla e tij (motra e Dom Zefit, Lukja, e cila përjetoi kalvarin nëpër burgjet e kampet e internimit, dhe pas rënies së komunizmit, ka jetuar në shtëpinë e nipit, deri ditën që mbylli sytë) kishte qenë personi i fundit që Dom Zefi kishte takuar, para se të arratisej në mal.

Por si ndodhi ngjarja?

Ishte janari i vitit 1952 (viti është i diskutueshëm mund të jetë dhe 1951), Dom Zefi si famullitari i Ungrejt, do zhvillonte meshën e së Dielës, në Kishën “Shën Maria Magdalenë”. Kisha e fshatit, kishte një distancë prej 50 metrash, me qelën ku ai banonte.

Në Kashnjet dhe në fshatin Ungrej, por dhe fshatrat përreth, gëzonin respekt për meshtarin dhe është meritë e fshatit Ungrej, që realizuan arratisjen e Dom Zefit, që të mos binte në duart e Sigurimit, të cilët bënë të pamundurën të informojnë Dom Zefin, se kisha ishte e rrethuar nga forcat e Sigurimit.

Urdhri i arrestimit kishte ardhur nga Mehmet Shehu dhe forcat e Sigurimit po prisnin që mesha të përfundonte dhe prifti të dilte i fundit, për ta arrestuar, e ata vëzhgonin nga dera kryesore, daljen e popullit. Plani ishte që ai të arrestohej në momentin e daljes së popullit nga kisha dhe Dom Zefin ta arrestonin, që të mos mund të kundërpërgjigjej.

Dom Zefi shfaqet se nuk ndjehet mirë dhe pa zhurmë lë meshën dhe del nga dera sekrete mbrapa Kishe, dhe shkon tek qela, që ishte sipër Kishës e, takon të motrën, e cila i shërbente, Luken.

Ndërkohë që ajo gatuante dreken, dëgjon Dom Zefin që e thërret:-Luke, Luke unë ika”, koha nuk i premtoj që të përshëndetej më tej, dhe Lukja duke e kuptuar situatën, e sheh Dom Zefin që kapërcen murin rrethues, rreth 2 metra të lartë, për të humbur gjurmët, në pyllin me gështenja.

Në këtë kohë, ajo është kujtuar, që të marri pardesynë dhe ja ka hedhur matanë murit, duke i thënë -“Paç Zotin me vedi”. Ndërkohë populli në kishë, po priste përfundimin e predikimit të priftit.

Dhe panë që diçka nuk shkonte dhe prifti nuk po dilte tek elteri, duke qëndruar dhe pas orës 12:00, ku pretendohej që mesha të përfundonte. Në këtë kohë, forcat e Sigurimit të Shtetit, dyshuan se pse populli, nuk po dilte nga Kisha! Kështu ata vendosin të hyjnë në Kishë dhe ngelën të befasuar, kur nuk kanë gjetur priftin aty.

Populli e kuptoj që Sigurimi kishte ardhur për arrestimin e Dom Zefit dhe ky ishte arratisur. Pasi Sigurimi bëri një kontroll të shpejt të kishës, u nisën për tek Qela, aty pyetën Luken, e cila i jep përgjigje se: -“Dom Zefi po jep meshë”, – mbyll rrëfimin e tij, nipi i Dom Zefit, Prend Gjoka.

Dom Zefi në mal, bashkohet me grupet antikomuniste, ku do qëndronte për tetë muaj, deri sa kaloi në Kosovë e cila, ishte pjesë e Federatës Jugosllave, me gjithë vështirësitë dhe i plagosur, kalon në Mitrovicë e, nga aty së bashku me Atë Daniel Gjeçajn, O.F.M, At Ambroz Martinin, O.F.M, dhe Nikollë Kimzen, pas garancive që i dhanë Dera e Gjomarkut e, personalisht Kapidan Ndoi, shkojnë në Itali.

Nga aty, në vitet ’60-të, Mons. Oroshi, niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Për veprimtarinë në male të Dom Zef Oroshit, na jep të dhëna Bep Kuqani, ish-i burgosur politik për shumë vite, në një shkrim të botuar në vitin 2009, i cili thotë:

– “E tash në lidhje me nji shënim të Z. Ndue Melyshi, citue në faqen 53, ku thuhet: ‘Meqenëse ishte Komitet klandestin, nuk mund të zgjidhej kryetari me vota të lira të popullit, prandaj anëtarët në brendësinë e Komitetit, caktojshin nji kryetar…”, dëshiroj të plotësoj këtë mendim, tue shtue, se; ‘në brendësinë e këtij Komiteti’, kje zgjedhë si Kryetar Dom Zef Oroshi dhe Sekretar, Jak Perjaku, i cili, kje vra në mal, në përpjekje me Forcat e Ndjekjes të Sigurimit.

Këtë ma ka thanë përveç të tjerëve, që do t’i përmendi ma poshtë, edhe vetë i vëllai: Gjon Perjaku, që u kap n’atë përpjekje, i plagosun randë dhe me të cilin kam ndejtë në burgun e Burrelit. Veç kësaj, kam pasë rast me njohë personalisht edhe katër anëtarë të këtij Komiteti, nga të cilët për Karlo Çoben, avokat, (i biri i Ndoc Çobës), që ka kenë Kryetar i Këshillit Antifashist Nacional Çlirimtar dhe Sulë Hafizin, Kryemyfti i Lezhës, nuk e kam ditë se ka kenë Antar i Komitetit të Maleve; ndërsa për Haki Bushatin, i vëllai i ish–Kryeministrit Maliq Bushati, që u pushkatue bashkë me At Anton Harapin, O.F.M, dhe Lef Nosin e Ndrek Kakarriqin, e kam dijtë dhe, edhe këta më kanë thane, se; “kena pasë për Kryetar Dom Zef Oroshin’.

Haki Bushatin e kam njoh vetëm për nji periudhë të shkurtë kohe, në burgun e Tiranës; ndërsa Ndrekën e kam njohë qysh se kam kenë në moshë adoleshente, se ka kenë mësues në Kolegjin Saverian, kryetar i Shoqatës “Rrethi Don Bosco” (krijue nga At Pjetër Meshkalla); kam ndejt në burg të Burrelit, mbasi kje denue 17 vjet si anëtar i atij Komiteti, i arrestuam në Lezhë, vetëm pak muaj mbasi kishte fillue punën si avokat. Miqësinë e kena vazhdue edhe mbas daljes nga burgu, deri në ditën që vdiq.

(…) Për Dom Zef Oroshin, duhet dijtë edhe kjo: Qysh nga dita e arratisjes, që hoqi veladonin e doli në mal, e deri që iku në Jugosllavi, banorët e Mirditës dhe të malësisë së Lezhës, e kanë njohë ma fort se prift, si Kryetar të ‘Komitetit të Maleve’, si organizator i ‘Çetave të Shpagimit’, si luftëtar shumë trim dhe si antikomunist i vendosun’ – shkruan në shkrimin e tij, Bep Kuqani.

Mons. Dr.  prehet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe është hedhur diskutimi, për kthimin e eshtrave në atdhe, por diaspora e SHBA-ës dhe miqtë e tij, kanë qenë të mendimit se -“Ai bëri historinë atje dhe atje duhet të vazhdoj të prehet i qetë”. Memorie.al