17.5 C
Tirana
E diel, 22 Qershor, 2025

Sot “Dita e rinisë”, por Shqipëria ka 570 mijë të rinj më pak se 20 vjet më parë

Sot shënohet 8 Dhjetori, Dita Kombëtare e Rinisë. E shpallur prej vitit 2009 nga Kuvendi i Shqipërisë, kjo datë përkujtohet si festë kombëtare në nderim të të gjithë studentëve të dhjetorit 1990 e gjithë rinisë shqiptare.

Më 8 dhjetor 1990, një grup studentësh e pedagogësh të Universiteteve të Tiranës, u bënë nismëtarë e protagonistë të kthesës së madhe historike, protestave paqësore që sollën rënien e sistemit komunist dhe lindjen e demokracisë.

Me shprehjen “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa”, ata kërkuan ngritjen e sistemit të vlerave perëndimore e të shtetit të së drejtës; integrimin në Evropë, si edhe garantimin e pluralizmit politik si bazë kryesore për një shoqëri të lirë e demokratike.

Lëvizja Studentore e vitit 1990 është e vetmja lëvizje paqësore që ndryshoi historinë e Shqipërisë. Akti i tyre publik, sa qytetar aq edhe politik, në mënyrë paqësore i dha fund epokës të gjatë të vetizolimit e të sundimit ideologjik, duke i hapur rrugën ekonomisë së tregut e po ashtu shoqërisë së hapur.

Vlerat e kësaj dite bëhen gjithnjë e më shumë kombëtare, sepse ndryshe nga ngjarjet e tjera, 8 Dhjetori nuk pati dy palë, një fituese e një të humbur.

Ishin kohë ëndrrash dhe shpresash të mëdha. Në fakt, shumë gjëra kanë ndryshuar që nga ajo kohë. Shumë më i lirë se më parë, vendi ka ecur përpara, duke u hapur me botën. Ekonomia është rritur e diversifikuar. Të rinjtë e sotëm janë shumë më ndryshe se në atë kohë, kanë mundësi e zgjedhje shumë më tepër se 33 vite më parë. Ambiciet e tyre janë shtuar, por edhe pritshmëritë për të ardhmen gjithashtu.

Aspiratat e të rinjve janë thelbësore për investimet e tyre në kapitalin njerëzor, zgjedhjet arsimore dhe rezultatet e tregut të punës. Por, në këto tri dekada, realiteti nuk duket t’i jetë afruar ambicies së të rinjve. Me shumicë, ata po rezultojnë se kanë zgjedhur t’i përmbushin diku tjetër.

Të dhënat e INSTAT-it tregojnë se vitin e kaluar, grupmosha 0-24 vjeç përbënte vetëm 30% të popullsisë, nga gati 50% që ishte më 2011-ën (e dhëna më e hershme e disponueshme nga INSTAT-i). Në shifra janë rreth 570 mijë të rinj e fëmijë më pak se në dy dekada më parë.

“313-ta gati, të presin shokët e “5D”/ Komentuesit nxijnë faqen e Erion Veliajt

Këtë të premte, me vendimin e GJKKO-së u ushtrua kontroll në banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, dhe vëllait të tij Arbër Veliaj.

Gjatë kontrollit i është sekuestruar telefoni Ajola Xoxës dhe vëllait të Veliajt, Arbër Veliaj, si rrjedhojë e thellimit të hetimeve për pasurinë e kryebashkiakut dhe familjarëve të tij.

Në fakt ajo që tashmë dihet është që Veliaj është nën hetim për një sërë dosjesh duke nisur nga inceneratori i Tiranës që nuk ekziston, dosja “5D”, shembjet te “5 Maj”, shembja e Teatrit dhe hetimi i pasurisë.

Gjatë kohës që oficerët e BKH-së po ushtronin kontrolle dhe kishin seksuestruar telefonin e Ajola Xoxës, Veliaj ishte arratisur duke u larguar nga Shqipëria drejt Hamburgut me pretendimin e takimit me kryebashkiakun e Hamburgut.

Pasi rrjeti vloi pas lajmeve që qarkulluan, Veliaj i mbylli komentet si frikacak duke mos pasur guximin dhe fytyrën për t’u përballur me reagimin dhe të vërtetat që populli po ia përplaste në fytyrë.

Kështu komentuesit nuk kanë reshtur dhe ditën e sotme në një postim të Veliajt në Ditën e Rinisë i kanë kujtuar fytyrën e vërtetë duke e nxirë në komente ndonëse i kontrollon duke censuruar mendimin e tyre për të.

“313 gati, mos ki merak. O hajdut që shkatërrove Tiranën, mos ki merak, të presin shokët e 5D”.
“Ke fytyrë dhe flet për rininë ti o vrasës i Ardit Gjoklajt?!”
“Në Yzberisht ke vite që thua do bëj dhe asnjë shkollë e kopsht”.
“Gëzuar dhe me krahë të lehta puna e SPAK-ut”.

Këto janë vetëm disa nga komentet që ruajtëm pasi duket se Veliaj ka nxjerrë në punë ditën e diel vartësit e tij për të kontrolluar komentet në rrjetet sociale.

Edhe njëherë Veliaj po tregon se është frikacak dhe nuk ka guxim të përballet me të vërtetat që po i përlasen në fytyrë çdo ditë si nëpërmjet protestave ashtu edhe virtualisht.

Azgan Haklaj: Antiamerikanizmi është antishqiptarizëm!

Nga Azgan Haklaj

Titulli mund të tingëllojë naiv apo propagandistik por jam i bindur që kushdo lexon argumentet e mija që në fakt janë të verteta të thjeshta të thëna shqiptarisht me justifikon.
Pa dashur të hyj në gjeopolitikë e sidomos atë rajonale ku dihet investimi i madh ruso-sllav që po bëhet sistematikisht në Ballkan dua të fokusohem aty ku si ç’do shqiptari i dhemb shiprti:
Te Atdheu ynë sikundër tek të gjithë trojet etnike shqiptare.
Ajo që është shqetësuese deri në ulurimë është përmasa marramendëse që ka marrë qytetari në Tiranë kur aleatit më të madh të shqiptarëve SHBA-ve.
Paradoksi është se kjo frymë e mbrapshtë nuk eskziston aspak në popullsinë shqiptare e cila si asnjë komb tjetër në glob është proamerikane.
Pa doreza fare shpreh bindjen time se antiamerikanizmi ka uzurpuar establishmentin më të lartë politik dhe mediatik në Tirane si majtas dhe djathtas.
Situata ka arritur në atë pikë që tashmë nuk ka deklarime e veprime nën rrogoz por hapur fare.
Sal Berisha e Ilir Meta hapur e Edi Rama indirekt janë në një interaktivitet intensiv propagandistik kundër SHBA-ve.
Në 333 ditë me radhë Sali Berisha nga plateja e çatisë ku Edi Rama i kishte instaluar studio me mjetet e fundit dixhitale kundër ç’do logjike juridike si një i arrestuar me burg leshonte lumë akuzash kundër SHBA-ve nga kryediplomatët në Tiranë deri te Sekretari i Depatamentit Amerikan të Shtetit.
Paralelisht Edi Rama i tregonte amerikanëve Ndoc Rrokun.
E ndërkohë Ilir Meta në zyrë presidenciale e më pas si kryetar partie villte vrerë duke trimëruar veten deri sa prononcohej publikisht se do i kapte për veshi amerikanët. Për tu kamufluar sado pak të tre këta mafiozë e hajdutë ordinerë gjetën ti kundërvihen në unison SPAK-ut dhe drejtesisë së re në forma të ndryshme pasi dihet që është krijesa ekskluzive e SHBA-ve dhe aleatëve tanë euroatlantikë.
Disa ekrane të mëdha mediatike non stop janë në sherbim të antiamerikanizmit.
Apostrofoj këtu personazhet mediatikë si Arjan Çani , Çim Peka, Andi Bushati që pushtojnë ekranet duke propaganduar haptas frymën anti amerikane në trojet shqiptare. Unë jam demokrat e njeri publik e mediatik dhe mirkuptoj lirinë e shtypit e fjalës por si shqiptar nuk mund të suportoj këtë fushatë bastarde anti amerikane e cila sot më shumë se kurrë i jep goditje siç dhe po ndodh çeshtjes së shenjtë kombëtare.
Nuk dua të hyj në thellesitë e historisë që
nga Presidenti Willson e deri tek Klinton e Bush e liria e Kosovës sepse nuk ka shqiptar që nuk i din por dua të apeloj që të ndalohet kjo fushatë e poshtër me prapaskenë të qartë.
Ndoshta po vjen koha që shiptarët në mazhorancë absolute të mblidhen bashkë e të përzënë këtë kastë të ndyrë që pasi vodhën pa meshirë duan të përvëlojnë dhe të ardhmen e kombit.
Assadi iku….edhe assadët antiamerikan në Tiranë, Prishtinë e Shkup ka ardhur koha të dëbohen.
Antiamerikanizmi në trojet tona e thënë shqip është antishqiptarizëm!

Demokraci e vdekur

Nga Namir Lapardhaja

Sot një konkluzion i tillë është lehtësisht më i arritshëm. Studentët, të cilët duhet të ishin në pararojë jo vetëm të ndryshimeve, por edhe të mbizotërimit të jetës politike në vend, u përdorën nga elita politike e kohës si një garniturë e shkëlqyer. Më pas perdja ra dhe askush nuk u mundua ta fsheh më se gjithçka ishte e kurdisur sipas një plani të mirorganizuar. Edhe nëse nuk kishte një regji qendrore, ishin vetë aktorët që u kujdesën që gjithçka të ishte nën kontrollin e tyre. I yti mishin ta ha, por kockat t’i ruan. Dhe kështu u bë. Mjafton të shohësh sot elitën politike, mediatike dhe të biznesit për të vërtetuar se gjithçka ka funksionuar perfekt. I vetmi politikan i ri, që dukej se e prishte skemën, u largua prej saj “me pekule”. Përtej kusureve që mbante mbi shpinë, ishte i vetmi që nuk kishte dalë nga paradhoma e Ramiz Alisë dhe, si i tillë, shkatërronte skemën. Edi Rama, kryetar i PS-së dhe Kryeministër i Shqipërisë, është mjaftueshmërisht i vjetër në politikë, për të qenë një rrobë e tripsur dhe kundërmuese, për shkak të konsumit të madh dhe trashëgimisë politike. Ndonëse duket paradoksale, por i biri i anëtarit të Presidiumit të Kuvendit Popullor dhe nipi i ministrit të Enver Hoxhës, në fillimet e demokracisë ishte më radikal se pjesa më e rëndësishme e Partisë Demokratike të kohës, ndërsa sot është vazhdues i drejtpërdrejtë dhe përfituesi më i madh politik i elektoratit që përbën në pjesë të madhe vokacionin enverist. Sali Berisha, kryetari i parë dhe i vetëm real i PD-së, është rikthyer në krye të saj dhe vijon të jetë garanti më i madh i skemës së demokracisë së kontrolluar në vend, duke e udhëhequr këtë parti, jo vetëm tani, sipas metodës së karrotës për miqtë dhe të kërbaçit me armiqtë. Ilir Meta i ftuar në takimin e Ramzis Alisë me studentët e Universitetit të Tiranës, është rikthyer në krye të partisë që vetë themeloi në vitin 2004 dhe, pas daljes së dosjes si bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit, kristalizohet ideja se asgjë nuk ka qenë rastësore për djalin e një familjeje të thjeshtë nga Çepani i Skraparit. Pjesa tjetër e politikanëve janë thjesht zare në duart e tyre. Kjo treshe të jep mundësinë për të bërë karrierë dhe këta të shkatërrojnë atë, ndërkohë që gjasat janë që edhe këta vetë të jenë pjesë e një skeme dhe mekanizmi më të madh, që garanton vazhdimësinë dhe paprekshmërinë e tyre. Përveç elitës politike, e njëjta situatë është më atë mediatike dhe ekonomike. Media kujdeset të mbrojë këtë klasë politike, për shkak të përfitimeve të mëdha ekonomike, ndërsa pjesa më e madhe e të ashtuquajturve oligarkë janë ish-oficerë të regjimit të vjetër, rrjedhimisht pjesa më e indoktrinuar ideologjikisht, gjë që tregon se edhe ata nuk janë rastësisht në ato kuota ekonomike. Sigurisht jo të gjithë. Shoqëria civile është inekzistente në rastin më të mirë, ndërsa e blerë në rastin më të keq. Për të mos folur për intelektualët, që në shumicën e rasteve, pjesa më e madhe e tyre janë trashëgimtar të mendësisë dhe filozofisë komuniste, kurse pjesa tjetër, e trembur dhe anemike. Nuk shërbejnë për asgjë. Demokracia në Shqipëri është shndërruar në një lojë bajate. Qytetarët nuk besojnë më tek ndryshimi që mund të vijë prej zgjedhjeve dhe, në vend të reagimit, kanë zgjedhur të ikin, të emigrojnë. Tallja duket se është kuptuar prej tyre dhe janë të pafuqishëm përballë kësaj makinerie gjigante që suguron vazhdimësinë e lojës duke mos prekur të ngjashmit e saj. Ata nuk e duan qeverisjen, por nuk besojnë as tek opozita, gjë që e mban situatën të bllokuar, të pandryshuar. Nëse do të parafrazonim profesorin e shkencave politike, Ivan Krastev-in, demokracia në vend ka humbur mundësinë e saj për t’u vetëkorrigjuar dhe është kujdesur më shumë për të mbajtur të paprekur fasadën demokratike. Qeveritë në vend janë ndryshuar, por nuk është arritur të korrigjohen politikat e tyre, sepse në këtë lloj demokracie njerëzit e kanë humbur shpresën që zëri i tyre mund të sjell ndryshim. Gjasat janë të kemi arritur në pikën që të gjithë institucionet tona kujdesen për ruajtjen e fasadës dhe të status quo-s dhe për asgjë tjetër. Ka dështuar sistemi demokratik që në pikënisje. Ai lindi i vdekur. Nuk kishte se si të ndodhte ndryshe.

“Meritokracia çelësi për një Shqipëri të zhvilluar”, Basha: Angazhimi i brezit të ri në politikë për të lënë pas kastën e të korruptuarve

Kreu i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka theksuar rëndësinë e meritokracisë si bazë për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar.

Basha u bën thirrje të rinjve të angazhohen në politikë për të lënë pas kastën e korruptuar dhe për të ndërtuar një shoqëri që vlerëson aftësitë dhe përkushtimin dhe jo lidhjet familjare apo mbiemri.

Postimi i plotë i Bashës:

Meritokracia është çelësi për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar, ku çdo individ vlerësohet për atë që është, për aftësitë dhe përkushtimin e tij, jo për lidhjet, apo mbiemrin.

Ky është ideali që dua të shoh të mishëruar, veçanërisht te brezi i ri, të cilin e ftoj të jetë pjesë e një angazhim politik konstruktiv, që Shqipëria të ndryshojë. Vetëm duke ndërtuar një shoqëri ku sundon meritokracia, mund të lëmë pas patronazhimin asfiksues së një kaste të mbyllur e të korruptuar, privilegjet e pamerituara dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Rinia shqiptare meriton më shumë!

Ish-Presidenti Hashim Thaçi: Nuk jam pjesë e garës elektorale, s’paraqes rrezik për askënd

Ish-presidenti Hashim Thaçi, ka thënë se nuk paraqet rrezik për askënd në zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen më 9 shkurt, pasi nuk është pjesë e garës elektorale.

 

Hashim Thaçi ka thënë se e respekton Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

“E di se Kosova është në prag të zgjedhjeve të përgjithshme elektorale, por unë nuk jam pjesë e garës elektorale, unë nuk paraqes rrezik për askënd, prandaj kërkoj edhe sot, unë besoj dhe respektoj Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës kërkojë edhe sot nga të gjithë kudo që jemi ulur, në secilën anë apo në çfarëdo uniforme qe jemi, në këtë sallë të respektohet Kushtetua e Kosovës sepse Dhomat e Specializuar janë produkt i Kushtetutës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Thaçi nuk është deklaruar lidhur me fajësinë sa i përket aktakuzës që Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngriti atij, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit lidhur me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

ZYRTARE/ Humbja me Notingem sjell pasoja, vjen shkarkimi i radhës te Manchester United

Dan Ashuorth është shkarkuar nga roli i drejtorit sportiv te Mançester Junajtid. Vetë klubi anglez ka zyrtarizuar gjithçka përmjes një deklarate.

 

“Ne duam të falenderojmë Dan për punën e tij dhe për mbështetjen gjatë një periudhe tranzicioni për klubin dhe i urojmë gjithë të mirat në të ardhmen”, shkruan klubi i Junajtid në deklaratën e dhënë.

Një shkarkim ky që vjen vetëm pesë muaj pasi ishte në krye të detyrës. Kujtojmë se dje Junajtid u mposht me rezultatin 2 me 3 nga Notingem në shtëpi. Ky shkarkim pason atë të trajnerit Ten Hag, vendin e të cilit e ka marrë Ruben Amorim.

Temperatura deri në -7 °C, reshje shiu dhe dëborë! Parashikimi i motit për javën që vjen

Për javën që presim përpara vendi ynë do të ndikohet nga një javë “normale” dimri si pasojë e një qendre të thellë e presionit të ulët që ndikon jo vetëm mbi vendin tonë por edhe në pjesën më të madhe të Evropës.

 

Nuk do të mungojnë ditët me reshje shiu, në relievet malore reshjet e dëborës ndërsa përgjatë ultësirës perëndimore do të ketë edhe ditë me diell (kthjellime afatshkurtra).

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, për ditën e hënë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell kryesisht përgjatë zonave të ulëta. Vranësirat do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra me intensitet të ulët ndërsa në zonën e veriperëndimit dhe jug reshjet me intensitet të ulët deri mesatar.

469584793_995867555871293_6922329665187217668_n

Lokalisht dhe në periudha tepër afatshkurtra në këto zona reshjet me intensitet deri dhe të lartë në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Po ashtu edhe për ditën e Martë moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura si dhe intervale afatshkurtra me diell. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe lokalisht deri mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Në relievet malore në lartësitë mbi 700-800 metër reshje dëbore me intensitet të ulët lokalisht mesatar.

Duke filluar nga dita e mërkurë moti kryesisht me kthjellime alternime vranësirash kalimtare të cilat në zonën e veriut dhe qendër do të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët. Ndërsa për ditën e enjte dhe atë të premte mot kryesisht i kthjellët e alternime vranësirash kalimtare.

Dyshohet i përfshirë në vendimin për shpalljen e ‘gjendjes së luftës’ në Korenë e Jugut, arrestohet ish-ministri i Mbrojtjes

Prokurorët në Korenë e Jugut kanë arrestuar ish-ministrin e Mbrojtjes i cili dyshohet se ka rekomanduar shpalljen e gjendjes së luftës, vendim që u mor më herët gjatë javës nga presidenti Yoon Suk Yeol.

 

Vendimi për gjendjen e luftës u tërhoq më vonë nga presidenti. Por, ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, është figura e parë e lartë që është arrestuar për këtë rast.

Ky zhvillim vjen një ditë pas Yoon shmangu një mocion për shkarkimin e tij, të iniciuar në Parlament nga opozita, pasi ligjvënësit e partisë në pushtet bojkotuan votimin. Për kalimin e mocionit për pezullimin e detyrave të presidentit kërkohen dy të tretat e shumicës në Parlament. Partia kryesore opozitare, Partia Demokratike tha se do të përgatisë një mocion të ri për shkarkimin e presidentit.

Ish-ministri i Mbrojtjes, Kim Yong Hyun, më 8 dhjetor u dërgua në një qendër të paraburgimit në Seul, pasi u hetua nga prokurorët, tha një zyrtar i zbatimit të ligjit, i cili foli në kushte anonimiteti.

Zyrtari nuk dha detaje të tjera. Por, mediat në Korenë e Jugut kanë raportuar se Kim vullnetarisht u paraqit para zyrës së prokurorëve në Seul, ku iu konfiskua telefoni mobil dhe u arrestua. Sipas raportimeve, Policia kontrolloi shtëpinë dhe ish-zyrën e Kimit të dielën.

Prokurori i lartë, Park Se-hyun, gjatë një deklarata televizive më 8 dhjetor tha se autoritetet kanë nisur një hetim, përmes një ekipi të posaçëm që përbëhet nga 62 anëtarë, për rastin që ka të bëjë me shpalljen e gjendjes së luftës. Park, që do të udhëheqë këtë ekip, tha se hetimet “nuk do të kursejnë asnjë të dyshuar”.

Yoon pranoi dorëheqjen e Kimit më 5 dhjetor, pasi partitë opozitare dorëzuan një mocion të ndarë për shkarkimin e tij.

Kim ishte figurë qendrore në zbatimin e gjendjes së luftës të shpallur nga Yoon dhe ai udhëhoqi forcat speciale për të rrethuar ndërtesën e Asamblesë Kombëtare, teksa helikopterët ushtarakë patrulluan mbi ndërtesë. Ushtria u tërhoq pasi Parlamenti në mënyrë unanime votoi për rrëzimin e dekretit të Yoonit, duke e detyruar presidentin që ta tërheqë vendimin të mërkurën.

Në mocionin për shkarkimin e Kimit, të iniciuar nga Partia Demokratike dhe partitë e tjera opozitare, ai akuzohej se i kishte propozuar presidentit që të shpallte gjendje të luftës.

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Kim Seon Ho, i tha Parlamentit se Kim Yong Hyun urdhëroi dislokimin e trupave në Asamblenë Kombëtare.

Përmes një deklarate të lëshuar më herët gjatë javës, Kim tha se “të gjithë trupat kryen detyrat e tyre në bazë të vendimit për gjendje të luftës dhe vepruan sipas instruksioneve të mia dhe e gjithë përgjegjësia bie mbi mua”.

Prokurori i Përgjithshëm, Shim Woo, u tha gazetarëve të enjten se prokuroria planifikon të hetojë akuzat për rebelim ndaj Yoonit. Përderisa presidenti ka një lloj imuniteti nga ndjekja penale për aq kohë sa është në detyrë, imuniteti nuk e mbron atë në rast të akuzave për rebelim apo tradhti.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut ka pezulluar nga detyrua tre komandantë të lartë ushtarakë pas supozimeve për përfshirjen e tyre në zbatimin e gjendjes së luftës. Ata ishin në padinë e dorëzuar nga opozita për akuza për rebelim.

Një ditë më herët, presidenti Yoon kërkoi falje për shpalljen e gjendjes së luftës, teksa protestuesit u mblodhën para Parlamentit, ku po mbahej seanca për mocionin, që dështoi për shkarkimin e presidentit.
“Shpallja e gjendjes së luftës erdhi nga dëshpërimi im si president”, tha ai gjatë një adresimi televiziv.

Kur shpalli gjendjen e luftës, Yoon pretendoi se një vendim i tillë “do të eliminojë elementet antishtetërore që po pengojnë liritë dhe lumturinë e popullit”.

Forcat e sigurisë rrethuan Asamblenë Kombëtare, ndërkaq helikopterët ateruan në çatinë e ndërtesës. Pothuajse 300 ushtarë tentuan të bllokonin ndërtesën. Por, stafi i Parlamentit arriti të ndalonte hyrjen e ushtarëve në ndërtesë dhe brenda Parlamentit kishte numër të mjaftueshëm të deputetëve, të cilët votuan kundër vendimit të Yoonit.

Ligjvënësit nga partia në pushtet dhe opozita thanë se ushtarët ishin urdhëruar që të arrestonin politikanët kryesorë, ndërkaq njësive speciale të policisë thuhet se u ishte dhënë urdhri që të largonin deputetët nga Parlamenti.

Vaji i ullirit të Dumresë/ Fermerët ankohen për çmimin dhe mungesën e punëtorëve

Zona e Dumresë njihet për prodhimin e vajit të ullirit cilësor. Edhe pse mbledhja e ullirit po shkon drejt fundit, fermerët  ankohen çdo ditë e më shumë për çmimin e ulët të shitjes, mungesën e fuqisë punëtore dhe mungesën e tregut.

Nuk ja vlen është dobët, me 6 mijë lekë kg që e merr fabrika. Kështu që për ne si fermer nuk tepron shumë.

Po ça të bëj e kam nga e keqja, fëmijët kanë ik ne emigracion dhe ne jemi të detyruar marrim punëtor dhe i vi dhe unë prapa. Vaji i ullirit nuk ka fare, shohin vaj me 7 mijë, 8 mijë 11 mijë, ai me 6 mijë lek po shkon. Na dhimbset se i kemi mbledh kemi derdh djers po ime sa te shkoj te shkoj.

Edhe përpunuesit e ullirit në fabrika, ngrenë shqetësimin për çmimin. Sipas tyre çmimi 7 mijë lek për litër tentohet të ulet akoma me shumë nga importuesit. Kjo bën që çmimi të mos e justifikojë mundin.

Me 700  lekë për litër, por me sa shikojmë importuesit që vijnë dhe marrin vajin e ullirit ne Shqipëri, tentojnë për uljen e çmimit. Dhe fermerët ashtu si edhe unë bashkërisht me ta nuk jam dakord, pasi kostot e prodhimit dhe përpunimit janë shumë të larta.

Belshi në total kanë rreth 1.2 milionë rrënjë ullinj, dhe pavarësisht ankesave të  kultivuesve, grumbulluesve e përpunuesve të ullirit, sivjet sezoni vlerësohet i mbarë. Zona e Dumresë eksporton vaj ulliri në disa vende të BE falë kjo edhe cilësisë së shkëlqyer të këtij produkti.