Zgjedhjet në Amerikë, aq shumë të komentuara, kishin dhjetëra mësime për këdo dhe kudo në botë. Një pjesë e madhe ishin mësime të dhëna edhe më parë, mësime me natyrë gati universale dhe të përbotshme. Ajo që do të na vlente më shumë ne në Shqipëri si mësim përpara se të turremi kot së koti të duatrokasim dhe të ngazëllehemi se tani SHBA apo Trump do na nxjerrin nga halli, do na heqin belanë, do na shpëtojnë nga e keqja janë së paku dy mësime të rëndësishme (të cilat jo se nuk niheshin më parë). Së pari, një parti duhet të artikulojë shqetësimin kryesor të njerëzve, duhet të bindë njerëzit se ajo e di, e njeh, e ka brendësuar atë që iu dhemb më shumë njerëzve dhe duhet ti bindë ata se ajo mund ta zgjidhë apo mund ta trajtojë më mirë këtë shqetësim të njerëzve. Një parti nuk duhet ti braktisë apo tradhëtojë grupet shoqërore që janë më në hall, që vuajnë më shumë, nuk duhet të brakstisë punëtorët, fa,iljaët, prindërit, pensuonistët, studentët dhe të rinjtë. Partia republikane dhe prtesidenti Trump artikuluan gjerësisht ekonominë dhe kostot e jetesës si shqetësimin kryesor dhe arritën ti bindnin më shumë amerikanët se ata kanë aftësonë dhe seriozitetein ti japin zgjidhje më mirë këtij problemei. Një mësim tjetër I madh për ne ishte fakti që humbjet kërkojnë reflektim të brendshëm, ishte fakti që kriza e një partie nuk zgjidhet kurrë me fajësim të tjetrit, ishte fakti që nuk zgjidhet kurrë një gendje e rëndë humbëse duke mos parë gabimet që ke vetë. Fajësimi I tjetrit, fajësimi I situatës apo fajëismi i njerëzve është rruga e dështimit të sigurt. Partia demokrate, thoshte në një shkrim Katrina Heuvel një politologe shumë e njohur nuk pranoi që humbi Klinton, që ajo Klinton ishte shkaku. Partia demokrate dhe Hillari këmbënguli duke fajësuar republikanët dhe Trumpin. Më pas gjithë retorika e presidnmetit Biden ishte kundër Trump. Gjithë fushata e zëvendës presidentes Harris kishte në focus Trumpin. Njerëzit nuk duan të dëgjojn ë thotë Heuvel se çfarë mendon ti për kundërshtarin por cili je ti, çfarë idesh ked he pse këto ide që ke janë të mira dhe ti do ti realizosh. Partia demokrate në SHBA ka kohë por sidomos që nga viti 2016 që vazhdon me këmbëgulje të braktisë apo shkëputete nga interesi i njerrëzve, punëtorëve, familjeve dhe vazhdon po me këmbëgulje të fajësojë të tjerët. Këto janë dy mësime shumë të mëdha nga zgjedhjet në SHBA. Këtu duhet të shohë diçka Shqipëria, partitë dhe sidomos opozita jonë. Shikimet nga kënde se si do të rregullojë Trump gjendjen në Shqipëri janë muhabete pa asnjë vlerë dhe thjesht do të shtojn ë edhe më shumë vuajtjet.
Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për deklaratën e Sali Berishës, i cili në mënyrë qesharake përpiqet t’u hedh hi syve të demokratëve duke u viktimizuar me çështjen McGonigal.
Basha shprehet se faktet e provuara në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër tij, i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza, e për këtë fakt në vend që të ndihej i turpëruar, vazhdonte ciklin e mashtrimeve.
Ai më tej thotë se përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa. Pasi sipas tij, më e çuditshmja në këtë histori është fakti që nëse do ishte në bashkëpunim me Ramën, si ka mundësi që Berishës dhe familjes së tij i shtohen lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.
REAGIMI I PLOTË I LULZIM BASHËS:
Përrallat nga e kaluara të Sali Berishës janë justifikimi i radhës përballë dorëzimit pa kushte të fraksionit të tij tek Edi Rama, me të cilin e bashkojnë të njëjtat halle dhe interesa.
Ai që i dha votat Ramës për të amnistuar të korruptuarit dhe për të mbyllur listat, dhe në këmbim mori vulën për t’u bërë patericë e këtij pushteti të korruptuar, riciklon mashtrime të lodhura për të justifikuar dështimin e pseudo-revolucionit, që nuk ndezi kurrë.
Përpjekja qesharake për t’u hedhur hi syve demokratëve, për t’i tërhequr zvarrë në zgjedhjet që ai kërkon t’ia falë në tavolinë Edi Ramës, i shtohet viktimizimi i tij përballë McGonigal. Berisha është munduar vazhdimisht gjatë kësaj kohë të rishkruajë historinë, sipas nevojës dhe hallit të tij. Faktet zyrtare të provuara edhe në gjykatën amerikane, tregojnë se Edi Rama bëri gjithçka kundër meje i ndihmuar edhe nga Sali Berisha me riciklimin e të njëjtave akuza e për këtë fakt ai duhej të ndihej i turpëruar e jo të vazhdontë ciklin e mashtrimeve.
Por, më e çuditshmja në gjithë këtë histori është fakti se ndërkohë që unë, sipas tij paskam qenë në bashkëpunim me Ramën, Sali Berishës dhe familjes së tij i shtoheshin lejet e ndërtimit, kullat dhe pasuria.
Bota moderne u ka mundësuar mashtruesve financiarë që të bëhen më të sofistikuar, duke u kthyer në sfidë mbrojtja nga mashtrimet me kreditë. Me popullaritetin e huadhënies “online”, mashtruesit janë bërë kreativë për të arritur dhe aksesuar informacionin, krijuar strukturën por edhe evidentuar target grupin.
Qindra persona enden dyerve të institucioneve të drejtësisë, pasi bien pre e skemave mashtruese të zhvatjes së parave. “Vetting” do të sjellë disa nga skemat e përdorura së fundmi si me proceset e testamenteve e deri te kreditë “online” dhe skemës PONZI. Qytetarë të mashtruar, që kanë humbur paratë, por që kanë humbur edhe afatet janë pasojat që po lënë pas këto grupe të strukturuara. Gazetarët e “Vetting” kanë investiguar për të paktën një vit një nga veprimtaritë financiare të vetëquajtur “Banka BOA”. Pronarët e kësaj faqeje “online” shkruajnë komente në profilet e politikanëve, personazheve publike për të pasur shtrirje sa më të gjerë tek njerëzit e thjeshtë. “Shpeshherë shfrytëzohet padija e njerëzve për të marrë kredi dhe për t’u joshur nga interesat që iu thuhen në telefon apo përmes medias ‘online’. Janë njerëz që e kanë provuar dhe nuk kanë arritur të marrin kredi në bankë, në këtë rast u drejtohen këtyre institucioneve apo këtyre subjekteve që mund t’i mashtrojnë ‘online’ dhe bien viktima. Këshilla e parë që unë u jap njerëzve është që asnjëherë të mos mendojnë se duhet të japësh disa para për të marrë një shumë të caktuar borxh, absolutisht, që në atë moment që ty të kërkohet të japësh para për të marrë një kredi këtu kemi të bëjmë me një skemë mashtrimi”, – u shpreh Artur Ribaj, ish-drejtor i një banket të nivelit të dytë. Në këto komente reklamohen shifra marramendëse me qëllim që qytetarët të joshen për të marrw kredi lehtë dhe shpejt madje sasi deri në 10 milionë euro. Për të qenë të besueshëm në veprimtarinë e tyre, ata pretendonin se ishin të licencuar. Ndërsa joshnin klientët duke ju afruar atyre kredi. Gazetarët investigativ kontaktuan grupin e mashtrimet të kredive në email-in që kishin publikuar në komentet e postimit të një politikani shqiptar:
“Mirëmëngjesi! Po kërkoni një kredi të ligjshme? Jeni lodhur duke kërkuar për hua dhe hipotekë? Jeni refuzuar nga bankat tuaja? Keni nevojë për një huamarrës për të pastruar borxhet/faturat tuaja? Atëherë trauma juaj financiare ka mbaruar; ne ofrojmë kredi 5,000 euro minimumi deri në 10,000, 000 euro me interes 3 për qind. Ne jemi të certifikuar dhe të besueshëm. Ne mund t’ju ndihmojmë me ndihmë financiare. Nëse jeni të interesuar, na kontaktoni me emal: [email protected]”.
Në Republikën e Shqipërisë 80 % e qytetarëve kanë rënë pre e mashtrimeve me mesazhe të tilla, qoftë nga telefoni, qoftë nga email-i ose rrjetet sociale. Personave u kërkohet një shumë e caktuar parash për të depozituar përmes Wester Union, Maney Gram, për vetë faktin që duan t’iu përvetësojnë pasurinë, paratë e tyre, mbi të gjitha të jetë pre e këtij mashtrimi online, mbi të gjitha cilësohen viktima. I këshilloj qytetarët shqiptarë të mos hapin linke të tilla pa i verifikuar, të mos bëjnë blerje online me karta krediti, të verifikojnë çdo link që të jetë i besueshëm. Në të kundërt çdo link ose aplikacion që ato e shkarkojnë si pasoj ata mund të jenë viktima të sulmit kibernetik”, – tha avokati Mevlut Derti. Pas kontaktit në email, mashtruesit kalojnë në fazën e dytë duke dërguar numrin e telefonit dhe afruar më shumë me “prehën” e tyre. Numri i dërguar rezulton me prefiks suedez dhe në të dhënat e numrit është vendosur një emër, konkretisht Francesco Minervini. “Mashtrimet online me kreditë janë jo të besueshme pa u bërë verifikimi më parë për vetë faktin ku i ofrojnë një kredi online, së pari duhet të bëjnë një verifikim të saktë të kredidhënësit, kush është, licenca, jetëgjatësia e kompanisë. Duke kontrolluar besueshmërinë e dokumentacionit, atëherë qytetari nuk mund të jetë viktimë e një kredie online, në të kundërt mund të mashtrohet shumë thjesht për të rënë pre e kredive online. Duhen bërë verifikimet më minimale për të siguruar disa informacione paraprake”, shpjegoi Mevlut Derti. Pas verifikimeve të kryera nga gazetarët rezulton që edhe ky emër është një tjetër viktimë i këtij rrjeti që tashmë po i përdorin edhe të dhënat personale. Nëpërmjet një SMS-je në platformën “Whats App Vetting” më datë 28 nëntor 2023 i ka kërkuar shumën prej 22 mijë euro kredi të pretenduar. Në përgjigjet e kthyera nga pronarët e faqes BOA është bërë edhe kalkulimi se sa do të ishte kësti që do duhej të paguante çdo muaj. Pikërisht kjo shifër do ta ndiqte gjatë gjithë procesit të infiltruarin.
Vetting: Jam i interesuar për kredi 22 000 euro. Si i keni
procedurat? Banka BOA: Për sa vite mund ta shlyeni? Vetting: Si janë afatet dhe interesat që ta llogaris për sa vite mund ta shlyej? Banka BOA: 3 për qind. Për sa vite mund ta shlyeni? Vetting: Maksimumi 84 muaj Banka BOA: Parametrat e kredisë: Shuma e kredisë: 22000 euro.
Kohëzgjatja e kredisë: 84 muaj.
Norma vjetore e kredisë: 3 për qind.
Sigurimi mujor: 0
Fillimi i kredisë: 2/2024
Pagesa mujore e kredisë: 290 euro Banka BOA: OK! Kur ju duhet kredia? Vetting: Më duhet javën tjetër. Në datën 8 dhjetor 2023. Banka BOA: Na dërgoni një foto të kartës së identitetit dhe ju do të paguani 220 euro për tarifat e aplikimit dhe ne do t’ju dërgojmë një dokument, ju nënshkruani dhe ne do t’ju japim kredinë. Vetting: Të lutem a mund ta heqësh tarifën e parapagimit 220 euro? Ku ndodhen zyrat tuaja? Banka BOA: Ne jemi në Francë dhe gjithçka bëhet ‘online’. Ne nuk jemi këtu për të mashtruar njerëzit. Vetting: Do të nis foto të pasaportës Banka BOA: A mund ta bëni pagesën sot? Vetting: Pas pagesës do të dërgoj foton që të shikosh që i kam paguar. Banka BOA: Në çfarë ore mund të shkoni dhe të bëni transferimin e 220 eurove? Vetting: Ç ’rëndësi ka ora? Mund të më sillni faturën ku unë mund të paguaj? Banka BOA: Për çfarë fature e ke fjalën. Duhet të paguani tarifat përpara se të merrni kredinë. Nëse e bëni pagesën sot, do ta keni gati kredinë të hënën.
POR CILA ËSHTË REALISHT BANKA BOA?
Nga kërkimet në Qendrën Kombëtare të Biznesit me emrin BOA nuk figuron asnjë institut financiar të nivelit të mesëm apo mikrokredi që të jetë regjistruar si person juridik apo fizik. Ky emër u vendos në motorin e kërkimit dhe jashtë vendit rezulton një institut financiar me po të njëjtin emër. Gazetarët i janë drejtuar me një kërkesë me email nëse kjo Bankë e huaj ka hapur filial në vendin tonë apo jemi përball një përdorje të emrit së kompanisë së huaj. Në përgjigjen e saj për “Vetting” shprehet se: ‘Përshëndetje dhe faleminderit që na kontaktuat. Ne nuk kemi asnjë degë të bankës tonë jashtë SHBA-s. Ne ofrojmë vetëm bashkëpunim me bankat ndërkombëtare që të lejojnë klientët e bankës së Amerikës të përdorin bankomatët e tyre pa të tërhequr para. Megi’! Duke qenë se pronarët e faqes BOA nuk kanë adresë fizike kanë kërkuar që pagesa t’ju shkojë përmes “ManeyGram” në këtë pikë të investigimit na del një tjetër emër.
Dërgesa do të bëhej tek shtetasi Alain Stanislas Pagbe. Gazetari i VETTING kryen pagesën 220 euro dhe komisionin për dërgesën që kushtonte 15 euro, më pas iu dërgohet me foto në “Whatsapp” që kishte përfunduar pagesën për përfitimin e kredisë. Por a do të mjaftonin 220 eurot e kërkuara për të përfituar kredi?
Banka BOA: Në sa minuta mund të kryeni pagesën? Vetting: Për pak do të kryej pagesën. Sapo të kreva pagesën në emër të personit që më dërguat. Kjo është fatura, mund ta shihni. Vetting: A jemi në rregull? Kur mund ta marr kredinë? Nga verifikimet gazetarët investigativ zbuluan se Alain Stanislas Pagbe ishte njëri prej bashkëpunëtorëve të skemës së mashtrimit i cili i tërheq parat jashtë kufijve të Shqipërisë pra 220 euro rezultuan të jenë dërguar në Francë. Pas pagesës së parë e cila kaloi kufirin të infiltruarit i jepet një tjetër emër në këto momente e cila rezulton të jetë shtetasja E.E. Shtetasja shqiptare do të ishte bartësja e këstit të dytë ku do të transferohej pagesa. Teksa shuma totale e paguar deri më tani arrin 430 euro, por kredinë e premtuar ende nuk po i miratohej të infiltruarit duke i përngjarë skemës piramidale PONZI. Vetting: Tani që ju kam paguar, kur do të më jepni kredinë? Banka BOA: Kontabilisti tha se duhet të paguani 380 euro
për shpenzimet e sigurimit të para se ai të japë kredinë. Vetting: Tani po dyshoj. Ju keni thënë se nuk kërkoni sigurim mujor… Banka BOA: 380 Euro kërkohen për sigurim mujor të kredisë, që duhet t’i paguani përpara se të merrni kredinë. Vetting: Pse nuk ma shpjeguat që në fillim se duhet të paguaj edhe 380 euro? Atëherë duhet të më ktheni mbrapsht 220 euro. Nuk kam kaq para. Nuk jam i bindur që ju jepni kredi. A është ky mashtrim? Banka BOA: Gjeni të paktën 210 euro që unë të mund të negocioj me kontabilistin dhe t’ju jap kredinë tuaj. Mua 220 euro nuk më bëjnë asgjë, jam njeri i përgjegjshëm, nuk jam fals. Më the që nuk ke të paguash 380 euro, atëherë gjeni të paktën
210 euro. Vetting: Kjo do të jetë pagesa e fundit? Ku duhet të paguaj? Banka BOA: Nëse na paguani sot 210 euro përmes Bankës….,kredinë do ta merrni të hënën. Mund të na thoni saktësisht në cilën orë do të shkoni në bankë? Më poshtë po ju dërgojmë numrin e llogarisë Bankare ku duhet të kryeni pagesën në emrin e shtetases shqiptare E.E. Grupi i mashtrimit kontaktoi sërish për të premtuar se të nesërmen do të jepnin kredinë, duke kërkuar disa të dhëna të tjera shtesë si emër, mbiemër, e-mail, numër telefoni, numër llogarie bankare. Banka BOA: Duhet të klikoni në linkun e më poshtëm në “Transfercash.World”. Vendosni paswordin dhe kodin që ju sollëm Vetting: Si duhet të veprojë tani? Banka BOA: Klikoni për transferimin e parave. Vetting: Kam ngecur tek kodi i sigurisë, çfarë duhet të vendos këtu tek hapësira? SWift? Banka BOA: 07E8A7 Vetting: E vendosa kodin por më shfaqet kjo tabela që shihni në foto. Lexon transferimi i parave dështoi. Por pavarësisht premtimit përsëri Vettingut i kanë kërkuar
një tjetër pagesë. Banka BOA: Ju duhet të paguani edhe 340 euro të tjera para se llogaria juaj të kreditohet, pasi është një bankë tjetër. Vetting: Ju më thatë se nuk do të kërkoni para të tjera, por do të më jepnit kredinë. 340 euro ku duhet t‘i paguaj? Banka BOA: Pagesën e tretë duhet ta bëni në llogarinë bankare të shtetases shqiptare E.E. Kontabilisti tha se përveç pagesës së lartpërmendur duhet të na paguani edhe 130 euro për dosjen e autorizimit nga ministria e Financave dhe do ta kesh
menjëherë kredinë. Vetting: Ju kërkoni pagesa vazhdimisht, atëherë jeni duke mashtruar, do të bëj kallëzim penal në polici për shtetasit e mësipërm.
E gjithë saga e tentativave për të përfituar kredinë ka 11 muaj që vijon, por asnjë qindarkë nuk ka kaluar në llogarinë bankare të Vettingut.
Pas kësaj bisede, mashtruesit e kredive kërkojnë që personi që do të përfitonte kredinë mund t‘i drejtohet policisë ose gjykatës duke treguar një kartë identiteti që i përket një “viktime” të kredive, shtetas të moshuar italian i identifikuara si Francesco Minervini. Për të parë se çfarë do ndodhte me kredinë e premtuar Vetting i la një afat prej 9 muajsh kohë e mjaftueshme për të kaluar kredinë prej 22 mijë euro.
Pas kalimit të këtij afati kohor gazetarët kanë kontaktuar shtetasen shqiptare E.E për të marr dëshminë se ku kanë përfunduar paratë që janë transferuara në llogarinë e saj bankare. 35-vjeçarja ka zbuluar detaje tronditëse, rreth këtij grupi të strukturuar ku pretendon se është përdorur. Miliona lekë ishin kaluar në llogarinë e saj bankare nga disa qytetarë që kërkonin të merrnin kredi nga ky grup mashtrimi. Gjatë bisedës me gazetarët, e reja rrëfeu versionin se sipas saj, nuk ishte në dijeni të veprës penale, por që i kishte vendosur në dispozicion të mashtruesve llogarinë e saj bankare për të paktën dy vite. Duke i dhënë “përfaqësuesve” të bankës, kartën e bankës dhe kodin, teksa pretendonte se ua kishte dërguar nëpërmjet rrjeteve sociale.
“Është naivitet, ti i jep të dhënat e kartës tënde dikujt. Ku e ke dëgjuar ti që merren para dhe kredi online nga një institucion që ti nuk e njeh fare? Nga një faqe uebi që ti nuk e njeh fare. Që të jetë një faqe e sigurt duhet të fillojë me HHTPS,” deklaroi Drini Serjani Ekspert IT.
BISEDAT ME KAMERA TË FSHEHTË
Vëllai i E.H: Vjehrrës së saj i ka shkuar një mesazh, keni fituar një lotari amerikane, një budallallëk… E.E: Jo, jo donacion… Vëllai i E.E: po donacion, kjo donte të merrte lekët, kjo e zgjuara. Ka filluar transfertat nga 500 nga 1000, 2000, 3000. Transaksionet duke i ‘ua kaluar atyre në bankë. Emra të ndryshëm i ka aty tek ajo’ E.E: Fillimisht kam dërguar përmes ManeyGram… Vetting: Në çfarë emrash i ke dërguar këto para? E.E: Një është Romeho Mahim… Vëllai i E.E: Një e ka Salif Straore. E.E: Po… Vëllai: Këtë e kam parë unë, pastaj e morën nga policia, i çuam ato në polici tek drejtoria… Vetting: Çfarë të ofruan ata? Vëllai: Paguaj këto që të marrësh 150 milionë lekë. E.E: Atyre ju kam dërguar me foto kartën time bankare, të gjitha debitimet që janë bërë nga llogaria ime. Psh. Unë kam hedhur 500, ata i debitonin përmes kartës time bankare. Më kërkonte kodin tim që më vinte në telefonin tim, dhe unë ua dërgoja atyre, dhe ata i bënin direkt. E kam dhënë edhe paswordin e kartës bankare… Vetting: Kjo pagesë është bërë në llogarinë tënde në 12 dhjetor 2023. E.E: Nga këto lekë që më kanë dërguar unë nuk kam tërhequr asgjë. Vetting: Lekët në llogarinë tënde kush i ka tërhequr? E.E: Janë tërhequr me kartë jashtë shtetit. Vëllai: Kjo edhe tek krimi ekonomik që i bënë denoncim, dmth që na thirrën.. E.E: Përveç teje, denoncimin e parë e kam marrë nga një adresë, nuk e di, banka…. Ai e ka bërë denoncimin e parë Vetting: Sa kohë ka? E.E: Është para F…, denoncim tek krimi ekonomik, ka qenë 5-6 muaj para teje. përveç teje se unë tani i kam parë, është një Anila Lleshi. Vetting: Cila është arsyeja që nuk morët hapa të mbyllnit këtë llogari bankare? E.E: E para e punës, unë kam pasur kredi në Bankën…., nuk mund ta mbyllja këtë llogari.
“Teorikisht është e pamundur që një haker të disponojë numrin 16-shifron të kartës, të posedojë datën e skadencës të kësaj karte gjithsesi edhe numrin CVV të kartës edhe pinin për të tërhequr para kesh”, sqaroi eksperti i IT Drini Serjani.
“Së pari, është detyrim ligjor që një person të bëjë kallëzim për një person që ka vjedhur sepse parandalon edhe raste të tjera që mund të jenë pre e këtyre vjedhjeve. Së dyti, duhet të marrë masa të menjëhershme për të mbyllur llogarinë bankare apo çdo lloj veprimi tjetër që mund të cenojnë të ardhurat e tij në një proces më të gjatë akoma. Këto janë dy veprime që duhet të ndërmarrë. Duhet t`i drejtohet organeve ligjzbatuese me kallëzim penal dhe e dyta të kontrollojë llogaritë e veta” sqaroi avokat, Arben Llangozi. Por 35-vjeçarja e vijonte prej vitesh këtë veprimtari pavarësisht ankesave nga qytetarët
Vetting: Kur e ke filluar aktivitetin? E.E: Nga fundi i vitit 2022. Vetting: Nga viti 2022 deri në vitin 2024, kur e ke ndërprerë ti? Vëllai i E.E: Këtë vit e ka ndërprerë kur e zbulova unë… Vetting: Si ka mundësi që 2-3 vjet nuk e ke kuptuar… E.E: Unë e kam kuptuar doja të merrja lekët e mija… Vëllai: Donte të merrte lekët e saja… E.E: Mua më thoshin futi edhe 500 se do të marrësh kredinë patjetër, pastaj e kthyen kështu në kredi, sikur është kredi ajo që dua të marr unë. Po të lexosh bisedat do të kuptosh çdo gjë Vetting: Denoncimin kur e keni bërë? E.E: Kur më ka thirrur tek Krimi Ekonomik, se edhe ai më ka ndihmuar, më ka thënë sesi puna jote ka ardhur një tjetër për të denoncuar Vetting: Denoncimin e kanë bërë klientët… E.E: Edhe një gjë më bëri përshtypje, a ka të drejtë banka që të paguajë kredinë time? Vëllai i E.E: Është me automat ajo, që kalon rroga dhe i mban E.E: Rrogën nuk e kam tek Banka….. Vetting: Ligjërisht ke qenë në dijeni? E.E: Ligjërisht po, kam qenë në dijeni. Vetting: Si ka mundësi që Policia e Shtetit dhe prokuroria nuk të kanë ndaluar? E.E: Nuk e di Vetting: Sa lekë kanë kaluar deri më tani në llogarinë tënde? E.E: Për një vit, maksimumi mund të ishin deri në 1 milion e gjysmë Vetting: Tërheqjen e parave e ke bërë ti? E.E: Jo, unë nuk kam marrë asnjë lekë. E.E: Kur thoshin këta do të marrësh lekët e kredisë thoshin duhet të kesh 500 mijë lekë plus. Duhet të kesh 500 mijë lekë në llogari që të fusim lekët tek llogaria. Psh. Unë kisha 200 mijë lekë, pjesën tjetër e tërhiqte ai… Vetting: Si ka mundësi që në të gjitha rastet lekët i kanë marrë ata dhe jo ti? E.E: Të thash pra, ata thoshin hidh 500 mijë lekë, duhet të plotësoheshin 500 mijë lekë. Unë nuk e kam ditur që hidheshin lekë nga persona të ndryshëm lekët, e kupton? Unë mendoja se këto lekë i hidhnin ata që do të më jepnin kredi… Vetting: A nuk të bëri përshtypje që këto lekë tërhiqeshin nga banka? E.E: Nuk e kuptoj dot. Më vinte mesazhi që kur kisha këstin e kredisë që nuk e kisha paguar, që e paguaja 5 ditë më mbrapa, që nuk kisha mundësi për momentin. Më vinte mesazhi:
Kësti i kredisë tuaj u bë. Pastaj vinte mesazhi; “Kredia juaj u pagua”. 35-vjeçarja në takimin me gazetarët e “Vetting” kupton se kishte zbuluar më tepër detaje nga sa duhej rreth këtij grupi të strukturuar dhe kërkon fshirjen e materialit madje duke arritur deri në kërcënime ndaj gazetarëve. Ndërkohë që burime zyrtare të policisë së shtetit sqarojnë se E. E., është person nën hetim dhe jo sikurse ajo pretendonte në bisedë me gazetarët e
“Vetting” që është viktimë e mashtrimit. Po kështu ajo nuk ka kryer asnjë denoncim si viktimë. Por është thirrur nga ana e Policisë për t’u pyetur pas denoncimeve që kanë ardhur në emër të saj, dhe tërheqjes së lekëve që janë bërë me kartën e bankës
që ajo disponon dhe që pretendon që jua ka dërguar personave të tretë. Mbetet që policia dhe organi i akuzës, të hetojnë e zbulojnë nëse ajo është viktimë apo pjesë e grupit të mashtrimeve online me kreditë. “Shantazhi apo kërcënimi i një gazetari apo
çdo qytetari të Shqipërisë është vepër penale dhe personi rrezikon burgim dhe shkon nga 5-10 vite burg vetëm për rastin e shantazhimit apo kërcënimit me jetë”, – deklaroi avokati Mevlut Derti.
Testamenti imagjinar: “Ju jeni trashëgimtar i 1 milion USD”!
Një vajzë, 30 vjeç, me banim në Tiranë, kishte vendosur në dispozicion të disa shtetasve të huaj, llogarinë e saj bankare me qëllim mashtrimin e shtetasve shqiptarë në hapësirën virtuale.
Kjo shtetase përfitonte 10% të shumës monetare për veprimet që kryente së bashku me këta shtetas. Në e-mail thuhet se ju mund të ndihmoni të transferojë miliona dollarë para se të konfiskohet nga Banka, ku ishte depozituar. Për këtë kishte disa skenarë ose personi kishte humbur jetën ose i kishte mbetur edhe 1 javë jetë. Një tjetër email rëndom është kur një person pretendon të jetë avokat nga jashtë shtetit ose pretendon të jetë nëpunës tjetër ligjor dhe iu dërgon një mesazh nëpërmjet postës elektronike (email), një mesazh në rrjete sociale ose një letër. Ata ju tregojnë se një person i pasur nuk është më dhe ka lënë pas një shumë të madhe parash duke përmendur dhe emrin viktimës. I vetë shpalluri avokat pretendonte se ishte duke administruar trashëgiminë dhe nuk ka qenë në gjendje të identifikojë asnjë nga të afërmit e personit që nuk është më. Si rezultat, paratë do të shkojnë për qeverinë ose nuk mund të tërhiqen. Avokati mashtrues sugjeron se, ai mund t’ju ndihmojë që ju të tërhiqni trashëgiminë dhe pastaj mund të ndani paratë midis jush, një mjet joshës për të rënë në grackën e mashtrimit.
“Patjetër që ekzistojnë opsionet online, patjetër që ekzistojnë opsionet që ti të shkosh fizikisht. Gjithmonë duhet treguar kujdes që të merret kredia përmes vajtjes fizike. Gjithmonë duhet të kemi kujdes, të marrësh një kredi është një borxh që duhet shlyer qoftë edhe në interes të ultë. Pasi sipas atyre treguesve që janë publikuar një normë interesi për kreditë online, kryesisht kredi të pagarantuara me kolateral shkojnë deri në 100 % të kthimit të tyre dhe mbi 140% atë që ne e konsiderojmë normë të interesit të aplikuar mbi kredinë. Në qoftë se ti merr 5 mijë euro duhet të shlyesh mbi 10 mijë euro”, sqaron Artur Ribaj.
Mashtruesit do të theksojnë nevojën për fshehtësi dhe do t’ju paralajmërojnë të mos i tregoni askujt tjetër në lidhje me marrëveshjen. Për t’ju nxituar në kryerjen e veprimeve dhe në të njëjtën kohë të ndërmerrni një vendim të nxituar, ata gjithashtu do të theksojnë nevojën për të vepruar shpejt duke vendosur dhe afate në raste të caktuara. “Organet ligjzbatuese nuk kishin bërë publikime të tilla që të tërheqësh para kesh pa pasur kartën, por të gjitha rastet e tjera janë raste që klientit i është hakeruar karta, dmth., personit tjetër i kanë hakeruar kartën, datën e skadencës, numrin CVV dhe pinin dhe mund të bëjë blerje ‘online’ por jo të tërheqë para kesh. Këto janë të gjitha rastet kur ndodh hakerimi i kartave”, – tha Drini Serjani, ekspert i IT!
Do të ketë zgjedhje të reja, por kur? Kancelari Olaf Scholz do që të drejtojë me qeverinë e pakicës të përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët dëri në janar 2025. Opozita në Bundestag kërkon zgjedhje sa më parë.
Çfarë mund të ndodhë dhe çfarë duhet të ndodhë? Kjo është pyetja që shtrohet pas dështimit të koalicionit të përbërë nga socialdemokratët, ekologjistët dhe liberal-demokratët. Një pyetje, së cilës kancelari Olaf Scholz (SPD) i përgjigjet krejt ndryshe nga opozita. Kjo kërkon të mos humbet kohë. Unioni konservator kristiandemokrat/socialdemokrat (CDU/CSU), që sipas sondazheve aktuale ka shnaset më të mira për të qenë forca kryesore në zgjedhje, kërkon menjëherë zgjedhej të parakohshme.
Qysh të enjten në mëngjes (07.11.2024) u zhvillua takimi i kryesisë së partisë me grupin parlamentar me kryetarin e partisë Friedrich Merz. “Koalicioni tripartiak nuk kam ë shumicën në Bundestag dhe në këtë mënyrë ne i kërkojmë kancelarit – këtë madje me një vendim unanim të grupit parlamentar të CDU/CSU-së – që tani menjëherë të paraqesë kërkesën për votëbesim në parlament më fillim të javës që vjen”, deklaroi Merz.
Kancelari Olaf Scholz nuk do që ta imponojnë
Çështja e votëbesimit, do të thotë, që kancelari vet ta kërkojë atë. Normalisht ai ka shumicën në parlament. Por tani me dështimin e koalicionit ai ka mbështetjen vetëm të socialdemokratëve dhe të ekologjistëve, ndërsa deputetët liberal-demokratë nuk e mbështesin më. Nëse kancelari humbet votën e besimit, atëherë ligji themeltar e përcakton qartë procedurën e mëtejshme, që çon në zgjedhje të reja.
Por Scholz ka planin e tij kohor, që e komunikoi të mërkurën në mbrëmje dhe ai do t’i përmbahet këtij plani. Ai dëshiron që më 15 janar 2025 të paraqesë kërkesën për votëbesim dhe deri atëherë të vazhdojë të drejtojë me qeveri pakice të përbërë nga socialdemokratët dhe ekologjistët. “Qeveria vazhdon punën e saj, kështu do të jetë në javët e muajt e ardhshëm dhe qytetaret dhe qytetarët së shpejti do të kenë mundësinë të vendosin sërish, se si të vazhdohet më tej”, tha ai në një konferencë të këshillave të ndërmarrjes Telekom, ku mori pjesë sipas planifikimit të enjten në mëngjes.
Opozita në Bundestag mund ta rrëzojë kancelarin vetëm me shumicë
SPD dhe Të Gjelbërit duan që përpara zgjedhejve të reja të kalojnë edhe disa ligje, ndaj u duhet kohë që të pozicionohen për zgjedhjet e reja. Në sondazhe të dyja këto parti kanë vlera shumë të dobëta, kjo qeveri madje vlerësohet si më e padëshiruara në historinë e Republikës Federale të Gjermanisë. Këtë kohë ato vërtetë mund t’ia krijojnë vetes, sepse askush nuk mund ta detyrojë kancelarin që të përballet me procesin e votëbesimit.
Ligji themeltar parashikon për opozitën mundësinë e një të ashtuquajture votë mosbesimi konstruktive. Por për këtë partive opozitare u duhet të krijojnë një mazhorancë të vetën e kjo do të ishte e mundur vetëm nëse CDU/CSU bashkohet me të gjitha partitë e tjera në parlament përpos socialdemokratëve dhe ekologjistëve – pra edhe me partinë pjesërisht ekstremiste të djathtë AfD. Por unioni konservator as që e shtron një bashkëpunim me këtë parti.
“Zvarritje e falimentimit politik”
Friedrich Merz, që në zgjedhjet e ardhëshme do hyjë në garë si kandidati për kancelar i CDU/CSU-së nxiton. Ai thotë se shtyrja e zgjedhjeve të reja është vetëm “zvarritje të falimentimit politik”. Të njëjtat tone përdor edhe kryeministri i Bavarisë, kristiansociali Markus Söder, që u shpreh po ashtu për kalimin sa më shpejt në procesin e votëbesimit dhe zgjedhje të reja. “Scholz, Habeck dhe Lindner kanë dështuar totalisht”, tha Söder në Mynih. Prishjen e koalicionit ai e cilësoi si “një simbol për rënien e Gjermanisë”.
Kancelari si dhe zëvendëskancelari e njëkohësisht ministër i Ekonomisë, Robert Habeck duan që t’i përmbahen planit kohor. SPD dhe të Gjelbërit nuk janë një “koalicion në pozitë komisare”, por një qeveri e pakicës e kësisoj e aftë të veprojë edhe në nivel ndërkombëtar. /DW
Pema e gështenjës i përket të njëjtës familje ku bëjnë pjesë ahu dhe lisi. Për mijëra vite me rradhë, gështenja ka qenë një burim kryesor ushqimi për zonat malore të Mesdheut ku drithërat nuk rriteshin dot.
Gështenja e ëmbël (Castanea sativa) që përdoret kryesisht për mjaltin rritet me bollëk jo vetëm në Evropë, por sidomos në Shqipëri.
Mjalti i prodhuar prej saj ka një shije dhe aromë të fortë me nuancë të lehtë hidhësie. Ky mjaltë i pasur me polen, kripëra minerale dhe taninë ka një sasi të lartë të fruktozës që shmang kristalizimin dhe aciditet të ulët.
Mjalti i gështenjës ka një ngjyrë të errët që varion nga ngjyra kafe me nuancë të verdhë deri tek nuanca e çelët e të zezës. Ndonjëherë e gjejmë edhe të qelibartë.
Aroma e tij bimore është unike. Mjalti është jo shumë i ëmbël dhe shija që lë pas është paksa e hidhur. Shija është e qëndrueshme dhe preferohet kryesisht nga ata që pëlqejnë mjaltin e fortë dhe jo shumë të ëmbël.
Mjalti i gështenjës është i pasur me minerale, hekur, vitaminat B dhe C.
Ai forcon muskujt, përmirëson qarkullimin e gjakut, ndihmon mëlçinë dhe stomakun, heq lodhjen, forcon sistemin imunitar dhe ka vlera pozitive në sistemet e frymëmarrjes dhe të tretjes.
Mjalti i arrës është një burim i mirë kaliumi, kalciumi dhe mangani. Ai përmban më shumë minerale se çdo mjaltë tjetër.
Burimet më të pasura të mjaltit të gështenjës janë Shqipëria, Kina, Turqia, Italia, Spanja, Zvira dhe Franca. Burime dytësore të këtij mjalti janë Austria, Belgjika, Gjermania dhe Greqia.
Vlerat e jashtëzakonshme të antioksidantëve
Studime të ndryshme kanë krahasuar përmbajtjen e antioksidantëve të disa llojeve të mjaltit dhe kanë zbuluar që mjalti i gështenjës kishte sasinë më të lartë të antioksidantëve.
Ky mjaltë me ngjyrë të errët përmban sasi të jashtëzakonshme të acideve fenolikë, përbërës që forcojnë kapacitetin e antioksidantëve tek mjalti i gështenjës.
Mjalti i gështenjës lufton bakteret
Mjalti është i mirënjohur kundër baktereve dhe mykut. Por disa prej tyre, përfshirë mjaltin e gështenjës kanë aftësi më të mëdha kundër baktereve.
Një ekip studiuesish nga Spanja zbuloi se mjalti i gështenjës kishte fuqinë të luftonte baktere si Stafilokoku dhe Escherichia coli. Lloje të tjera të mjaltit që u përfshinë në studim nuk kishin aftësi të luftonin këto baktere.
Shija disi e hidhur e mjaltit të gështenjës e bën atë ideal për të kompletuar disa gatime. Nëse ju pëlqejnë shijet intensive, atëherë me këtë mjaltë mund të lyeni bukën e thekur ose ta përdorni si një ëmbëlsues natyral të çajit.
Parandalon plakjen
Sasitë e larta të antioksidantëve ndihmojnë në largimin e radikaleve të lira dhe mbrojtjen e trupit nga ndikimet e plakjes. Rrjedhimisht, konsumi i rregullit i mjaltit të gështenjës të rinon.
Trajton aknet
Duke qenë se lufton bakteret, mjalti është ideal kundër akneve. Përdoreni direkt në lëkurë si maskë ose kombinojeni me tërshërë për të luftuar inflamacionin dhe pastruar lëkurën.
Për të dytin vit me radhë, Toka do të jetë me siguri më e nxehtë se ç’ka qenë më parë. Për herë të parë, globi do të bëhet këtë vit mbi 1.5 gradë Celcius më i nxehtë, krahasuar me mesataren e epokës paraindustriale, njoftoi të enjten agjencia evropiane e klimës “Copernicus”.
“Është natyra e pandalshme e ngrohjes që mendoj se përbën shqetësim”, tha Carlo Buontempo, drejtor i agjencisë “Copernicus”.
Bountempo tha se të dhënat tregojnë se planeti se nuk do të kishte përjetuar një sekuencë kaq të gjatë temperaturash rekord, pa rritjen e vazhdueshme të gazeve ndotës në atmosferë, që nxisnin ngrohjen globale.
Ai përmendi edhe faktorë të tjerë që kontribuojnë për vitet jashtëzakonisht të nxehtë, si viti i kaluar dhe viti i tanishëm. Ndër faktorët radhitet fenomeni El Nino – ngrohja e përkohshme e pjesëve të Paqësorit që ndikon tek ndryshimi i motit në mbarë botën, si dhe shpërthimet vullkanike që çlirojnë avuj në atmosferë, apo variacionet e energjisë nga dielli. Por, zoti Buontempo dhe shkencëtarë të tjerë thonë se rritja afatgjatë e temperaturave, përtej luhatjeve të përkohshme të shkaktuara nga fenomene si El Nino, është gjithashtu një shenjë e keqe.
“Një shfaqje e fortë e fenomenit El Nino është tregues se si do jetë situata një dekadë më vonë”, tha Zeke Hausfather, studiues me organizatën jofitimprurëse “Berkeley Earth”.
Lajmi për mundësinë e një viti të dytë me nxehtësi rekord erdhi ndërsa u rizgjodh president në Shtetet e Bashkuara kandidati republikan Donald Trump, i cili e ka quajtur “një mashtrim” ndryshimin klimatik dhe ka premtuar rritjen e prodhimit të naftës.
Njoftimi u bë gjithashtu pak ditë përpara mbajtjes në Azerbajxhan të konferencës së radhës së OKB-së për klimën, COP29. Bisedimet pritet të përqëndrohen tek ngritja e fondeve prej triliona dollarësh për të ndihmuar tranzicionin në mbarë botën drejt energjisë së pastër, si atë diellore dhe nga era, për të shmangur ngrohjen e mëtejshme të planetit.
Të enjten u publikua gjithashtu një raport i Programit të OKB-së për Mjedisin, që bën thirrje për fonde për t’iu përshtatur nxehjes globale dhe pasojave të saj. Raporti thotë se gjatë vitit 2022 janë shpenzuar në mbarë botën 28 miliardë dollarë, shifra më e lartë historikisht, për t’iu përshtatur ndryshimit klimatik.
Sidoqoftë, kjo shumë është ende shumë larg shumës së vlerësuar prej 187 deri në 359 miliardë dollarë në vit që nevojiten për t’u përballur me nxehtësinë, përmbytjet, thatësirat dhe furtunat e përkeqësuara për shkak të ndryshimit klimatik.
“Toka është në flakë”, u shpreh në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, me rastin e publikimit të raportit. “Njerëzimi i ka vënë zjarrin planetit dhe po e paguan çmimin” me pasojat tek më të pambrojturit, shtoi zoti Guterres.
Sipas të dhënave të OKB-së, që nga mesi i viteve 1800, bota është ngrohur tashmë mesatarisht me 1.3 gradë Celcius. Ky është një nivel më i lartë se parashikimi i mëhershëm prej 1.1 gradësh, apo 1.2 gradësh Celcius. Kjo është shqetësuese pasi OKB-ja thotë se objektivat e vendosura nga vendet për kufizimin e gazeve ndotës që çlirohen në atmosferë nuk do të jenë të mjaftueshme për t’iu përmbajtur objektivit prej 1.5 gradësh Celsius./voa
GJKKO ka pranuar kërkesën e SPAK për kalimin në gjykim të 7 të pandehurve të dosjes “Metamorfoza”. Mes të pandehurve të çështjes janë edhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, ish shefi i Operacionales, Oltion Bistri dhe ish drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita.
Gjatë shqyrtimit paraprak këta tre të pandehur kanë kërkuar edhe gjykim të shkurtuar. Për këtë gjykata do të shprehet në seancën e parë të gjykimit në themel.
Ndaj Oltian Bistrit është ngritur akuza për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Ndaj Pëllumb Gjokës, akuzat për “Vrasja me paramendim”, në dëm të viktimës Gjin Ndoj (Boriçi), “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”, në dëm të shtetasit Kleant Musabelliu, “Korrupsioni aktiv i gjyqtarit, prokurorit dhe i funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal dhe organizata kriminale”
Ndërsa ish-prokurori akuzohet për “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, e kryer 2 (dy herë), dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Gjithashtu është dërguar për gjykim dosja për Behar Brajoviqin, Edmond Prekën, Astmer Bilalin dhe Ardrit Hasanbegajn.
SPAK njofton se janë sekuestruar 3 pasuri të paluajtshme të llojit “Pyll”, me sipërfaqe totale prej 390 000 m2 në plazhin e Velipojës dhe pasuri të paluajtshme të llojit ndërtesa, me vlerë 980 300 Euro.
Ish-deputeti i PS, Alqi Bllako është marrë i pandehur edhe për inceneratorin e Tiranës, duke u akuzuar për korrupsion në dy raste.
Mësohet Bllakos i është komunikuar akuza pak ditë më parë nga prokurori Dritan Prençi, teksa ai ndodhet në qeli prej me shume se dy vite.
Në muajin prill të këtij viti, SPAK çoi për gjykim një pjesë të të akuzuarve për inceneratorin e Tiranës.
Konkretisht ish ministrin e mjedisit Lefter Koka, Pëllumb Abeshin, Erjon Murataj, Bledar Karolin, Taulant Tushën, Namik Simixhiu, Etleva Kondi, Alba Thoma, Valbona Ballgjini, Sidita Kopliku, Jetmir Llapaj si dhe Silena Tolën. Organi i akuzuës i komunikoi atyre akuzën “shpërdorim detyre”.
Kreu i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një postim në facebook shkruan se arrestimi i ish-deputetit Jurgis Çyrbja, është dëshmi e qartë e lidhjeve mes qeverisë dhe krimit të organizuar. Sipas Bashës, mesazhet e siguruara nga rrjetet SKY/ECC kanë tronditur si qytetarët shqiptarë ashtu edhe partnerët ndërkombëtarë, duke hequr çdo dyshim mbi mbështetjen që qeveria e kryeministrit Edi Rama i jep elementëve kriminalë.
Basha ka theksuar se këto lidhje kanë deformuar proceset zgjedhore, duke rrënuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin e sigurinë kombëtare. Ai akuzoi kryeministrin se për vite me radhë ka mbrojtur dhe promovuar individë që kanë lidhje me krimin, me qëllim që të sigurojë vota për të mbajtur pushtetin e korruptuar.
Postimi i plotë i Bashës:
Arrestimi i Jurgis Çyrbes faktoi se mandati i Ramës në Durrës është produkt i krimit të organizuar.
Mesazhet në SKY/ECC kanë tronditur shqiptarë dhe partnerë ndërkombëtar të vendit, të cilët kanë hequr çdo dyshim se për të mbajtur pushtetin e korruptuar, Edi Rama ka bërë pakt me llumin e shoqërisë, duke e fuqizuar atë për interesat e tij politike.
Lidhja e politikës me krimin ka shkatërruar proceset zgjedhore, duke deformuar vullnetin e qytetarëve dhe duke kërcënuar rendin dhe sigurinë anembanë vendit.
Për vite me radhë Edi Rama ka mbrojtur dhe promovuar personazhet që kanë vepruar si ura lidhëse mes tij dhe krimit, prandaj pushteti i tij nuk ka qenë asnjëherë në shërbim të qytetarëve, por të banditëve që kanë vjedhur vota për të.
Burime të sigurta për Alfapress.al kanë konfirmuar se Gjykata e Posaçme, ka firmosur këtë të enjte masa sigurie të kërkuara nga SPAK, për kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj.
Mësohet se GJKKO ka vendosur që Veliajt të mos i lejohet dalja jashtë vendit dhe i bllokohet pasaporta. Gjithashtu i është caktuar edhe detyrim paraqitje në prokurori.
Erion Veliaj prej disa muajsh po hetohet nga Prokuroria e Posaçme për disa vepra penale: Korrupsion dhe shpërdorim detyre, hetim pasuror si dhe për shembjen e Teatrit Kombëtarë. Kujtojmë se SPAK ka arrestuar disa nga drejtorët më të rëndësishëm, (Dosja 5D), si dhe ka nën hetim shumë zyrtarë të tjerë./Alfapress.al
“Është kthyer në refren kombëtar 7x7=313”, - është shprehur drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në emisionin “360 gradë”. Ai tha se nuk...