21.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

Mbetjet në Durrës/ Myshketa: Kemi kërkuar të jemi pjesë e inspektimit, nuk ka kthejnë përgjigje

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi sot se mbetjet toksike që erdhën me anije nga Tajlanda do të depozitohen në qytetin e Durrësit. Joni Myshketa, kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë dhe anëtar i këshillit bashkiak Durrës, thotë se kërkesa për të qenë pjesë e inspektimit që do t’u bëhet kontejnerëve nuk ka marrë asnjë përgjigje.

“Kemi kërkuar të jemi pjesë e inspektimit por nuk kemi asnjë informacion si do të bëhet. Dyshohet se ka mbetje me toksicitet të lartë. Është kërkuar që kontejnerët të hapen dhe ne si këshilltarë bashkiakë kemi kërkuar të jemi të pranishëm gjatë këtij procesi. Analizat duhet të bëhen jo nga një laborator por nga disa, në mënyrë që të jemi sa më të bindur për atë që përmbajnë.”

Hoxha tha se deklarata e ministrit reflekton qasjen e qeverisë në raport me vendin përgjatë tre mandateve të saj.

“Më bën çudi që institucionet shtetërore, Autoriteti Portual, nuk e kanë dalluar. Nuk përbën habi deklarata e ministrit, sepse këta ka 12 vjet që e trajtojnë Shqipërinë si plaçkë. Vendosja e këtij standardi sjell edhe këtë problematikë. Mbyllim një sy për interesa të caktuara. Sot qyteti i Durrësit ka nevojë për shpjegime në lidhje me zbatimin e ligjit dhe cili do të jetë destinacioni i këtyre mbetjeve.

Deklarata e ministrit ishte thjesht sa për të kthyer përgjigje, e pambështetur në ligj. Ne kemi 24 vjet që u çorrëm duke thënë “ e duam Shqipërinë si gjithë Europa”. Ne do kundërshtojmë me të gjitha format që na lejon ligji.”

Shqiptarët ikin! Të huajt për punë në Vlorë, mbi 2000 aplikime gjatë këtij viti

Rreth 50 mijë qytetarë i largohen vendit çdo vit, kryesisht në moshë aktive për punë.
Largimi i tyre ka krijuar me mijëra vende vakante në bizneset vendase. Nga viti në vit Vlora po ndryshon strukturën e shërbimit në turizëm, duke kërkuar fuqi punëtore nga shtete të tjera. Këtë fakt e tregon numri në rritje i të huajve që bëjnë aplikime për leje qëndrimi në zyrat e drejtorisë rajonale të Vlorës.

“Mbi 2000 shtetas të huaj kanë bërë kërkesë për t’u pajisur me leje qëndrimi unike pranë zyrave të AKPA Vlorë, një pjesë e tyre janë refuzuar për shkak të mungesës së dokumentacionit”,- tha në një vëzhgim Euronews Albania.

Në dhjetë muajt e këtij viti, aplikimit janë 3-fishuar për leje qëndrimi. Specialistja e migracionit në Vlorë shpjegon me detaje procedurën që ndjekin të huajt.

“Ne trajtojmë vetëm pjesën e miratimit të punësimit si dokument pune që u duhet këtyre shtetasve për t’u pajisur me leje unike. Kryesisht aplikimet kanë qenë nga vende si Turqia, Egjipti, Myanmari, Uganda”, Gjinovefa Xhori, specialiste e migracionit.

Kërkesat më të shumta kanë qenë gjatë periudhës së verës, çka nënkupton se shumica shfrytëzojnë sezonin turistik për tu punësuar.

“Kulmi i këtyre aplikimeve ka qenë rreth periudhës maj-gusht; periudha korrik-gusht ka qenë fluksi më i madh i aplikimeve, dhe këto aplikime kanë qenë kryesisht në sektorët e turizmit, fasonerisë, ndërtimit dhe peshkimit. Po, një pjesë e tyre që nuk plotësojnë kriteret ligjore dhe dokumentacionin përkatës janë refuzuar si aplikime”,-tha Gjinovefa Xhori, specialiste e migracioni.

Mungesa e forcës punëtore ka detyruar shumë biznese të kërkojnë punëtorë jashtë vendit, kjo ka sjellë rritjen e kërkesave për t’u pajisur me leje qëndrimi unike në Vlorë.

Preç Zogaj fiton Çmimin Special “Kadare” për përmbledhjen e tij poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”

“Kaluan 10 vjet… jemi këtu. Uroj që ky çmim të vazhdojë dhe të mos ndërpritet asnjëherë”. E emocionuan jo pak këto fjalë zonjën Helena Kadare gjatë ceremonisë së festimit të 10 vjetorit të Çmimit Letrar Kadare, përvjetor i cili vjen në mungesë të shkrimtarit.
Në një mbrëmje të veçantë mes miqsh, bashkëpunëtorësh, autorësh e personalitete të krijimtarisë, u rikujtuan bisedat e para të themelimit të këtij çmimi që ka si synim mbështetjen e autorëve të rinj dhe gjuhës shqipe, por edhe impakti dhe tradita që ai po krijon me vitet. Kjo dëshmi u finalizua me botimin “Albumi i
Çmimit Kadare”, i cili u promovua në këtë vit jubilar.
Mbrëmja u kurorëzua me një Çmim Special Kadare që shkoi për publicistin, shkrimtarin dhe poetin Preç Zogaj dhe përmbledhjen e tij poetike “Në çdo pasqyrë na sheh mëkati”. Nuk munguan momentet muzikore nga kantautori Gjergj Leka, këngëtarja Liljana Kondakçi dhe studentet e talentuara të UET Band.

Berisha “non grata” u shpall nga Administrata e Trump, asnjë shans që t’i hiqet

Spartak Ngjela u shpreh se nuk ka asnjë mundësi që Donald Trump t’ia heqë “non-grata” ish-kryeministrit Sali Berisha, sepse historia e goditjes nisi kur ai ishte president në 2016-ën dhe sipas avokatit nuk kthehen vendimet e tij.

Ajo që duhet të bëjë Berisha, tha Ngjela, është të vërtetojë të kundërtën e akuzave që rëndojnë ndaj tij. – “Nuk mund të ketë tërheqje nga Reforma në Drejtësi sepse ajo është doktrinë. Ky hyrë në Parlament edhe është e njohur.

Amerikanët e duan domosdoshmërish pushtetin gjyqësor të pavarur në Shqipëri. Duan që drejtësia në Shqipëri të jetë në nivel të lartë.

Zakonisht politikat nuk ndryshojnë në Amerikë sepse janë precedente. Edhe në aspektin e Berishës nuk do të ndodhë gjë.

Motivi i Berishës për shpalljen non-grata është për korrupsion dhe për veprimtari antiamerikane. Ndaj është shumë e vështirë. Duhet të provojë të kundërtën ai që ta heqë non-gratën.

Berisha “non-grata” ka dalë në kohën e Trump-it. Nuk e ka nxjerrë Biden. Kështu që nuk i kthen Trump-i vendimet e tij. Kjo është pamundësi absolute”, tha Ngjela në Dritare TV mbi situatën e fundit politike pas zgjedhjes së Trump.

“Vulën e PD, do e kërkojmë deri në fund”, Orjola Pampuri: Do ta çojmë deri në Strasburg

Deputetja e PD-Demokratët Euroatlantikë, Orjola Pampuri, komentoi situatën politike në Shqipëri dhe u ndal konkretisht te aksionet e opozitës, e cila kërcënonte qeverinë me mosbindje civile dhe me bllokim të punimeve në Kuvend.

Ajo u shpreh në “Tirana Live” me gazetaren Erisa Gjerani se djegia e karrigeve në Kuvend nuk u intereson shqiptarëve, por vlerë për ta ka vijimi i reformave, që prekin drejtpërdrejt jetën e tyre.

Deputetja Pampuri tha se mosbindjen civile nuk mund ta vazhdosh me kohë të pjesshme, siç bëri opozita.

“Shqiptarëve nuk u shërben djegia e karrigeve. Protestat janë normale, por këto që kemi parë, nuk janë as protesta dhe as mosbindje civile, dhe s’di çfarë emri t’i vendosi. Ata e quajnë mosbindje, unë s’e perceptoj ashtu. Ajo, pra, mosbindja civile nuk bëhet part-time. Do bëhet debat për buxhetin se është normale. Pasi është për funksionimin e jetës së shqiptarëve përgjatë një viti, si për pagat dhe për pensionet. Po çfarë vlere ka diskutim, kur t’i bashkon votat për dy çështje, çfarë vlere ka ky diskutim”, tha ajo.

Më tej Pampuri u shpreh se bashkë me partitë të tjera të vogla kanë ankimuar në Gjykatën Kushtetues ndryshimet në Kodin Zgjedhor.

“Ne kemi pasur tryeza të rrumbullakëta me parti të vogla. Ne e kemi çuar në Kushtetuese dhe kemi ankimuar Kodit Zgjedhor. Ne jemi këtu se kemi bërë një rekurs. Nuk e pranojmë këtë drejtësi, e cila u pa qartë që u ndikua. Ne do t’i shkojmë deri në fund për çështjen e vulës, nuk e lëshojmë, madje do ta çojmë deri në Strasburg”, tha ajo.

Ajo u ndal dhe tek çështja e vulës, të cilën Gjykata e Apelit vendosi të njohë si kryetar të Partisë Demokratike Sali Berishën dhe jo Lulzim Bashën. Sipas Pampurit, këtë padrejtësi siç e quajti ajo do ta çojnë deri në Strasburg.

“Ne kemi menduar t’i shkojmë deri në fund çështjes së vulës në Gjykatën e Lartë dhe do ta çojmë deri në Strasburg”, – u shpreh më tej deputetja e PD-Demokrarët Euroatlantikë, Pampuri.

Pavarësisht se nuk kanë parti, Pampuri theksoi se disponojnë struktura dhe se do jenë alternativë në zgjedhjet e përgjithshme të 2025.

E pyetur për përbërjen e koalicionit, Pampuri nuk foli për emra konkretë, por shtoi se janë të mirëpritur të gjithë ata që ndajnë të njëjta parime me “demokratët euroatlantikë”.

“Kemi mbështetës, kemi demokratë. Do të marrin pjesë në zgjedhje, do kemi koalicionin në bashkëpunim me partitë e vogla. Do jemi alternativë. Është i mirëpritur të afrohet kushdo, që ndan parimet tona”, theksoi ajo.

Anija me mbetjet e rrezikshme pritet të ankorohet nesër në Portin e Durrësit, ja ku do të shkojnë mbetjet

Anija “Moliva” pritet të ankorohet neser në orën 8 në Portin e Durrësit. Në praninë e një grupi të posacëm do të shkarkohen kontejnerët me mbetjet e Kurum qe dyshohen të rrezikshme dhe u kthyen mbrapsht nga Tajlanda dhe më pas do të ngarkohen në kamionë dhe trasferohen në Porto Romano në një ambjent që administrohet nga agjencia e administrimit të pasurive te paluajtshme.

Ambjenti do të ruhet me polici ndërsa janë montuar kamera per survejim.

Mbetjet e dyshuara të rrezikshme të kompanisë KURUM u eksportuan nga kompania Sokolaj drejt Tajlandës pa marrë miratimin e vendit pritës.

Arrestimi i Jurgis Çyrbjas/ Zbardhen mesazhet, Mond Çekiçi – deputetit: Ta mbarova punën, ti i 5-ti, Liri i 7-ti

Prej mbrëmjes së 20 tetorit, Jurgis Çyrbja po mbahet në paraburgim nën dyshimet për korrupsion zgjedhor, tregtim të sekretit shtetëror dhe mbështetje të autorit të krimit. Ai u arrestua disa ditë pasi dorëzoi mandatin për shkak se ishte shpallur i pandehur nga SPAK për shpërdorim detyre gjatë kohës kur drejtonte Hipotekën e Durrësit.
Një hetim i dytë, bazuar në të dhënat e aplikacionit të koduar Sky ECC, zbuloi se figura të botës së krimit kishin ndikuar tek zyrtarë të lartë socialistë për të siguruar që Cyrbja të renditej në listën e sigurt për deputet në qarkun e Durrësit në zgjedhjet e 25 prillit 2021. Një prej këtyre personazheve është Edmond Çekiçi, i njohur me nofkën Mond Koçi, i cili u ekzekutua në vitin 2021 në Durrës dhe ishte i njohur si njeriu i besuar i Plarent Dervishajt.
Në mesazhet që Çekiçi shkëmbente me ish-deputetin, ai e informonte se “e kishte përfunduar punën dhe kishte marrë garancinë që Cyrbja do të ishte i pesti në listë, ndërsa Liri (Ilir Ndraxhi) i shtati”. Një person i paidentifikuar gjithashtu i garantonte Cyrbjas se do t’i siguronte mijëra vota, duke shkruar: “Maje mend, ne marrim 4 mijë vota në Bashkinë Shijak, Xhafzotaj e kemi blindu, Gjepalen po…”
Altin Hajri, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, gjithashtu ka ndikuar që Cyrbja të ishte në listën e sigurt, ndërsa në këmbim, deputeti e informonte për lëvizjet e policisë dhe i jepte garanci që të mos arrestohej.
Jurgis Çyrbja është politikani i parë që dyshohet për krim zgjedhor, dhe të dhënat kundër tij u siguruan nga komunikimet në aplikacionin Sky ECC, të cilin autoritetet franceze e vunë në dispozicion të SPAK.

Pesë arsye pse humbi Kamala Harris

Nga Corrado Maria Daclon

Gjërat shkuan siç e parashikova të hënën e kaluar. Por nëse Donald Trump fitoi, janë të paktën 5 arsyet pse humbi Kamala Harris. Arsyet që ishin që të gjitha të njohura, dhe shumë të qarta që në fillim të fushatës elektorale, dhe sigurisht që nuk janë të befasishme për ata që janë të mirë-informuar nga mediat ndërkombëtare.

Arsyeja e parë është vetë Kamala Harris. Ajo nuk ishte një kandidate mjaftueshëm e mirë. I mungonte besimi dhe përgatitja, dhe u pa qartë se nuk ishte në gjendje t’u përgjigjej intervistave me pyetje të papërgatitura dhe të panjohura më parë.

Kjo dobësi nuk është ndonjë gjë e re për ata që ndjekin nga afër politikën amerikane. Pasiguria e saj ishte shfaqur në një mënyrë të turpshme, për të thënë më të paktën, gjatë zgjedhjeve paraprake brenda Partisë Demokratike për kandidatin zyrtar për zgjedhjet e vitit 2020, ku ajo u poshtërua nga votuesit që e eliminuan para se të fillonin mirë zgjedhjet.

E si mund të mendohej vallë se një kandidate, e cila në vitin 2020 doli nga zgjedhjet paraprake me vetëm 844 vota, krahasuar për shembull me 912.214 votat e Pete Buttigieg, 2.475.130 votat e Michael Bloomberg, 2.780.873 votat e Elizabeth Warren, do të fitonte tani garën për presidentin e ri të SHBA-së?

Arsyeja e dytë e humbjes, është rekordi negativ i administratës Biden-Harris. Një peshë negative, që rëndoi jo pak mbi fushatën e saj elektorale. Ç’është më e keqja, Harris e përkeqësoi shumë këtë problem gjatë një interviste për televizionin ABC.

Prezantuesja Sunny Hostin e pyeti: ”A do të kishe bërë diçka ndryshe nga presidenti Biden gjatë 4 viteve të fundit?”. Përgjigjja u duk shumë nervoze: ”Unë nuk mund të mendoj për asgjë tjetër!”. Nuk është e habitshme që shtabi i Trump e përdori këtë përgjigje në rrjetet sociale, duke akuzuar rivalen e Trump se e identifikoi veten me administratën aktuale.

Arsyeja e tretë, ka të bëjë me të njëjtin problem që i dha fund fushatës presidenciale të guvernatorit të Floridës, Ron DeSantis: Është një betejë shumë vështirë kandidimi ndaj një “kulti të personalitetit”, që ka Donald Trump në avantazhin e tij. Ju pëlqen apo jo, e pranoni apo jo, Trump e ka me vete këtë faktor shtesë.

Dhe kjo do të thoshte se duhej të tërhiqeshin që në fillim nga gara personalitetet e forta dhe të kualifikuara, të cilat do të kishin një potencial të madh për fitore, por edhe do të bënin përgatitjet e duhura për të ushtruar një mandat të shkëlqyer si presidente, siç ishte rasti i Michelle Obama.

Ky avantazh i dha Trumpit fitoren në zgjedhjet e 2016-ës, dhe për pak sa nuk fitoi në 2020-ën, kur vendosi rekordin për numrin më të madh të votave popullore të marra ndonjëherë nga një president amerikan në detyrë, dhe i solli fitoren e thellë këtë vit.

Arsyeja e katërt. Pyetja e vjetër që ngriti dikur Ronald Regan: ”A je më mirë tani se sa ishe 4 vjet më parë?. Miliona votues demokratë, besojnë se jo vetëm që janë më keq se 4 vjet më parë, por ata mendojnë se ata dhe familjet e tyre janë të dëmtuar nga politikat e Shtëpisë së Bardhë.

Fushata e Kamala Harris, veçanërisht në fillimet e saj, nuk pati kurrë një diskutim thelbësor mbi 4 çështjet që amerikanët u thoshin vazhdimisht anketuesve se janë kryesore për ta: ekonomia, inflacioni, imigracioni dhe krimi.

Në vend të kësaj, ajo u përpoq vazhdimisht ta zhvendoste fushatën tek çështje që prekin një numër të vogël votuesish, siç ishte sulmi i 6 janarit 2021 në Capitol Hill, ndryshimet klimatike apo ideologjia e lëvizjes “Woke”.

Arsyeja e pestë. Kamala Harris dhe Partia Demokratike në përgjithësi, kanë devijuar shumë majtas për të kënaqur krahun më radikal, duke e bërë atë kandidaten presidenciale më të majtë në historinë moderne të SHBA-së.

Joe Biden i doli të gjente guximin dhe forcën për t’i bërë ballë krahut të së majtë ekstreme të partisë, që ishte i zëshëm dhe shumë aktiv, por gjendja e tij fizike dhe mendore çoi në tërheqjen e detyruar nga gara. Mbetet një enigmë arsyeja pse shumë media në disa vende (përfshi edhe Italinë), vendosën të deformojnë realitetin për të shpallur fituese një kandidate që ishte shumë larg saj.

Me pak përjashtime, prej muajsh kemi lexuar raporte mediatike të njëanshme në Itali, që ishin në garë se kush e paraqite Harrisin me një këmbë tashmë në Zyrën Ovale. Rileximi i shumë artikujve nga korrespondentet në SHBA të gazetave kryesore italiane apo rubrikat e disa “ekspertëve”, na bëjnë të buzëqeshim sot me mënyrën se si është përshkruar një Amerikë tjetër, e cila nuk ekziston.

Ne kemi parë ekzaltime prekëse të ndjeshmërisë së Kamalës. Por të qeshësh gjatë gjithë kohës, edhe përballë pyetjeve dhe çështjeve shumë serioze si krimet e emigracionit të paligjshëm, besoj se përfaqëson diçka tjetër përveç ndjeshmërisë.

“Kamala shikon nga e ardhmja, ndërsa Trump nga e kaluara”, ishte fjalia e korrespondentëve italianë në SHBA. Dhe pati shumë ngazëllim për “një grua afro-amerikane liberale, që po garonte kundër një miliarderi të dënuar për ngacmim seksual”.

Me pak fjalë, Nënë Tereza kundër Satanit. Dhe dy ditë para votimit, pas sondazhit të rremë në shtetin e vogël të Iowa, pati një rikthim të entuziazmit tek demokratët. Sipas amerikanëve tanë të vetëquajtur, Kamala “dilte fituese” në sondazhe, duke rritur gjasat e saj për triumf sipas të gjitha instituteve që i kryenin ato.

Prandaj na u tha se duhej të kishim kujdes, se sondazhet e tetorit duheshin “marrë me një farë rezerve”, dhe të mos citohen nëse e tregonin Trumpin në krye. Këta janë të njëjtët njerëz që u emocionuan pas tërheqjes nga gara të Joe Biden në korrik, pasi “rikthimi i valës do të fillonte me Kamalën”.

Dhe kjo pas zgjedhjeve të vitit 2016-ës, sepse “Trump do të humbë” pretenduan ata. Dhe në e pamë sesi “ndodhi” kjo. Presidenti legjendar i SHBA-së Abraham Lincoln, thoshte dikur se është “më mirë të heshtësh dhe të rrezikosh të etiketohesh si budalla, sesa të flasësh dhe të heqësh çdo dyshim se je i tillë”.

Është e qartë se disa analistë sallonesh mendojnë ndryshe nga Lincoln./Përshtatur nga “Huffington Post Italia”

Donald Trump u zgjodh president, Zelensky: Patëm një bisedë telefonike produktive! Shpresojmë që Amerika do bëhet më e fortë

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se ka pasur një bisedë produktive me presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump.

 

Ai është shprehu se ende nuk e di se cilat do të jenë hapat që do të ndërmarrë Trump, por shpreson se Amerika do të bëhet më e fortë.

“Ne ende nuk mund të dimë se cilat do të jenë veprimet e tij specifike. Por ne shpresojmë që Amerika do të bëhet më e fortë”, tha Zelensky të enjten. “Ky është lloji i Amerikës që i duhet Evropës. Dhe një Evropë e fortë është ajo që i duhet Amerikës.”

Presidenti ukrainas përsëriti mesazhin e tij se Kievi do të ndjekë paqen përmes forcës, në vend të lëshimeve të territorit ose neutralitetit.

“I takon Ukrainës të vendosë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të jetë në rendin e ditës për përfundimin e kësaj lufte,” shtoi ai. “Çdo vend, çdo lider që respekton ligjin ndërkombëtar dhe ulet në këtë tryezë duhet të kuptojë se grabitqarët gjithmonë kërkojnë gjithnjë e më shumë.”

Kujtojmë se Trump ka pohuar vazhdimisht se lufta Ukrainë-Rusi nuk do të kishte filluar nëse ai do të kishte qenë president. Ai gjithashtu është zotuar se do t’i japë fund luftës, ndonjëherë edhe duke pretenduar se do të ndalonte konfliktin shumëvjeçar përpara se të merrte detyrën. Në korrik, ai tha se mund ta zgjidhte konfliktin brenda një dite.

Do të paguante 120 mijë euro për vrasjen e ish-gruas, Apeli i GJKKO-së rikthen në qeli avokatin Alban Bengasi! Ja sa vite burg do të vuajë

Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK. /r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka rikthyer në qeli avokatin Alban Bengasi, i cili do të paguante me 120 mijë euro Nuredin Dumanin për vrasjen e ish-gruas së tij.

 

Brengasi u lirua nga burgu në korrik këtë viti nga Apeli i GJKKO-së, i cili e ka rikther sërish në qeli, duke e dënuar me 4 vite e 8 muaj burg.

Bengasi, akuzohet për veprat penale “Dhuna në familje”, në dëm të ish-bashkëshortes së tij Blerta Bengasi (Ruçi), kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit.

Rasti i referohet ngjarjes së ndodhur më 30 janar 2020, ku rreth orës 11:15 të paradites, në Rrugën “Mihal Grameno”, Tiranë, në momentin kur Blerta Bengasi (Ruçi), ka hyrë në automjetin e saj, është dhunuar nga një person, i cili e ka goditur shumë herë me grushte në pjesën e fytyrës dhe mbrapa koke, duke i shkaktuar dëmtime në pjesën e hundës, dhe të gojës tek dhëmbët. Më pas, e dëmtuara Blerta Ruçi, ka njoftuar policinë lidhur me ngjarjen e ndodhur.

Hetimet e kryera nga SPAK, bënë të mundur identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar për dhunën e ushtruar ndaj shtetases Blerta Ruçi, si dhe rolin e secilit person të përfshirë.

Konkretisht, Alban Bengasi për shkak të konflikteve familjare, ka qenë porositësi i aktit të dhunës, i bashkëhetuari Festim Qoli, është personi që ja ka ofruar si “punë”, të pandehurit Nuredin Dumani, dhe më pas ka mundësuar takimin ndërmjet të pandehurve Alban Bengasi dhe Nuredin Dumani.

Dumani, është personi që ka kryer ndjekjen e Blerta Bengasit, për të mësuar intinerarin e lëvizjeve dhe përditshmërinë e saj, dhe i bashkëhetuari Eljo Bitri është ekzekutori, personi i cili ka goditur shtetasen Blerta Bengasi, ditën e ngjarjes.

Njofitmi i GJKKO

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Dhimitër Lara (anëtar), dhe Engert Pëllumbi (anëtar),  më datë 07.11.2024, shpalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 43 akti, datë 17.07.2024 regjistrimi, mbi ankimin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe mbi ankimit e ankuesit/të pandehurit A.B., kundër vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, që ka vendosur:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Dhuna në familje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 130/a-1 dhe 25 të Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite, dënimin e tij me 2 (dy) vite burgim.
  2. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit A.B. për kryerjen e veprës penale “Grupi i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 të Kodit Penal.
  3. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, të pandehurit A.B., i ulet 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 1 (një) vit e 4 (katër) muaj burgim.
  4. Vuajta e dënimit fillon nga dita e ekzekutimit të vendimit të caktimit të masës së sigurimit arrest në burg, në mungesë të këtij shtetasi.
  5. Në aplikim të nenit 190 të K.Pr.Penale, të pandehurit A.B. ti kthehet pasaporta e sekuestruar ditën e ndalimit të tij.
  6. Shpenzimet procedurale në fazën e hetimeve paraprake në shumën 14,598 katërmbëdhjetë mijë e pesëqind e nëntëdhjetë e tetë) lekë dhe ato gjyqësore, mbeten në ngarkim të të pandehurit.
  7. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brenda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të arsyetuar.

Në përfundim, Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi:

  1. Ndryshimin e Vendimit nr. 31, datë 09.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e verës penale të parashikuar nga neni 130/a paragrafi i parë në lidhje me nenin 28 paragrafi i katërt dhe nenin 334 pika 1 të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën prej 7 vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Z. A.B. për kryerjen e veprës penale të parashikuar nga paragrafi i dytë i nenit 333/a të Kodit Penal, duke caktuar si dënim masën 3 vjet burgim.
  4. Në bazë dhe për zbatim të paragrafit të tretë të nenit 55 të Kodit Penal, bashkimin e dënimeve në një dënim të vetëm në masën 7 vjet burgim.
  5. Në bazë dhe për zbatim të pikës 1 të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me një të tretën e tij, duke mbetur përfundimisht 4 vjet dhe 8 muaj burgim.
  6. Vuajtja e dënimit me burgim të kryhet në një institucion të ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë.
  7. Shpenzimet e procedimit penal i ngarkohen të pandehurit Z. A.B..
  8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit të vendimit të arsyetuar.

Dëshmia e Nuredin Dumanit

Nuredin Dumani, në dëshminë e dhënë për hetuesit, ka rrëfyer se si avokati e pagoi për t’i vrarë bashkëshorten e tij, pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e ngushtë.

Blerta Ryçi, nëna e dy fëmijëve të Alban Bengasi, u dhunua brenda në Janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj, por pavarësisht akuzave të saj se ngjarja ishte porositur nga i shoqi, ngjarja u zbardh vetëm pas prangosjes së Nuredin Dumanit, rreth dy vite më vonë.

“Një person u afrua dhe qëlloi me grushte për disa minuta. Sipas prokurorisë ajo humbi vetëdijen për të paktën 9 ditë megjithatë arriti t’i tregojë hetuesve identikitin e autorit duke thënë se ai ishte një person i moshës 28-33 vjeç, rreth 178 cm i gjatë, ezmer, flokë të errët të shkurtër”, rrëfeu ajo.

I penduari i drejtësisë Nuredin Dumani u ka thënë hetuesve se porositësi i këtij sulmi ishte pikërisht bashkëshorti i saj, Alban Bengasi me të cilin në atë kohë ajo ishte në proces divorci. Sipas Dumanit, Bengasi e donte të vdekur bashkëshorten e tij pasi dyshonte se ajo e kishte tradhtuar me shokun e tij të ngushtë.

Nuredin Dumani i ka thënë grupit hetimor se personi që e ka kontaktuar fillimisht me avokatin ka qenë Festim Qoli, një nga 9 personat e arrestuar në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”. Sipas tij, Festim Qoli kërkonte t’i bënte nder Dumanit sepse pretendonte që avokati Alban Bengasi do e ndihmonte të merrte 500 mijë euro dëmshpërblim nga shteti për shkak se tërmeti i kishte dëmtuar kompleksin në pronësi të tij.

Ndër të tjera ai tregon se avokati nuk i ka dhënë paratë sepse donte që ajo të ishte sa më e dëmtuar. Ai shprehet se pasi nuk kanë rënë dakord, avokati i ka thënë se do ia kërkonte këtë nder të Gjergj Cukalit ( i konsideruar si i forti i Myslym Shyrit) i cili sipas tij ishte në borxh me të sepse e kishte nxjerrë njëherë nga burgu.

“Më ofroi çmimin e 120.000 eurove për ta mbaruar si punë. I thashë është shumë pak për një femër. Më thanë nëse nuk e bën ti do ti them Gjegj Cukalit ta bëj pasi më ka borxh për një nder pasi e kam nxjerr nga burgu. I thashë vazhdo me Gjergjin unë se marr përsipër këtë gjë”, tha ai në dëshminë e tij.