12.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Zbulohet ilaçi çudibërës kundër migrenës

Aprovohet ilaçi i parë për parandalimin e migrenës, i cili mund të dalë në treg brenda javës së ardhshme. Ekspertët thonë se ilaçi i injektueshëm, i quajtur Aimovig, do të ndryshojë mënyrën si e trajtojmë migrenën. Nuk dihet nëse ilaçi do të mund të shitet edhe jashtë Amerikës.
Trajtimi njëherë në muaj funksionon duke bllokuar antigjenin CGRP, i cili është në nivele të larta tek njerëzit që vuajnë nga migrena. Ndryshe nga trajtimet aktuale që ulin nivelet e CGRP, Aimovig, nuk shkakton efekte anësore, si shtim në peshë, disfunksion seksual dhe tharje të gojës.
Studime të mëparshme kanë treguar se efektet anësore të ilaçeve për migrenën ndonjëherë janë edhe më të këqija se vetë dhimbjet e kokës, ku 86% e pacientëve heqin dorë nga trajtimi brenda 1 viti. Me miliona njerëz në të gjithë botën vuajnë nga migrena.

13 shenja të pazakonta që paralajmërojnë kancer në mushkëri

A është kancer në mushkëri?
Në fazat e para, kanceri i mushkërisë nuk shfaq shenja të dukshme ose që mund t’i ndieni. Më vonë ai shkakton kollë, teshtitje dhe dhimbje të gjoksit. Por, ka edhe disa shenja të tjera, më pak të njohura, që mund të shfaqë në vende që as nuk i prisnit. (Sigurisht, kanceri i mushkërisë nuk është e vetmja sëmundje apo gjendje që mund të shkaktojë këto simptoma).
Ënjtje të gishtërinjve
Disa tumore në mushkëri prodhojnë substanca kimike të ngjashme me hormonet. Një nga këto shtyn më shumë gjak dhe lëngje në indet e gishtërinjve, prandaj duken më të mëdhenj dhe më të trashë se zakonisht. Lëkura poshtë thonjve gjithashtu mund të duket më e shndritshme ose thonjtë mund të lakohen.
Shtrembërimi i thonjve lidhet gjithashtu me kancerin e mushkërisë: Rreth 80% e njerëzve me këtë simptomë vuajnë zakonisht nga kanceri.

Probleme me stomakun
Një ose 2 nga çdo 10 njerëz me kancer zhvillojnë nivele të larta të kalciumit, një gjendje e quajtur hiperkalcemia. Nivelet e larta të kalciumit në gjak mund të shkaktojnë dhimbje të barkut, të përziera dhe probleme me tretjen (kapsllëk). Një tjetër substancë si hormon që prodhohet nga tumoret shkakton gjithashtu probleme me veshkat, dhimbje dhe të përziera.
Probleme me shëndetin mendor
Një studim danez ka treguar se pacientët që vuajnë nga kanceri i mushkërisë janë më të predispozuar që të vuajnë nga probleme me shëndetin mendor, ai ankth, depresion dhe demencë. Kjo ndodh si pasojë e ndikimit të kancerit tek sistemi imunitar ose hormonet, ose sepse mund të përhapet edhe në tru. Nivelet e larta të kalciumit të lidhura me kancerin shkaktojnë gjithashtu probleme me kujtesën, konfuzion dhe depresion.
Dhimbje shpine ose të shpatullave
Tumori pulmonar është një lloj i kancerit të mushkërisë që zhvillohet në pjesën e sipërme të mushkërisë dhe përhapet në brinjë, vertebra në shpinë, nerva dhe enët e gjakut. Për shkak të pjesës ku zhvillohen këto tumore, ndodh rrallë që të prekin sistemin respirator.
Lodhje
Anemia është një nga shenjat më të zakonshme të kancerit të mushkërisë. Anemia mund t’ju shkaktojë lodhje duke qenë se indet e trupit nuk marrin mjaftueshëm oksigjen.

Probleme me sytë
Kanceri mund të prekë gjithashtu edhe nervat në sy dhe pjesë të tjera të fytyrës. Kjo quhet ndryshe sindroma Horner. Shenjat në këtë rast janë zvogëlimi i bebëzës së njërit sy dhe rënia e kapakut të sipërm të syrit.
Humbje e kontrollit
Kanceri i mushkërisë me qeliza të vogla bën që sistemi imunitar të sulmojë sistemin nervor, ku nga ana tjetër mund të ndikojë në mënyrën si funksionojnë muskujt. Mund ta keni të vështirë që të qëndroni në këmbë ose mund të keni marrje mendsh.
Shtim në peshë
Disa njerëz me kancer të mushkërisë me qeliza të vogla preken edhe nga sindroma Cushing. Kanceri bën që trupi të prodhojë një hormon të quajtur ACTH, i cili rrit nivelet e kortizolit. Kjo çon në grumbullim të lëngjeve dhe shtim në peshë. Mund t’ju mavijoset gjithashtu lehtësisht lëkurës, si dhe ndiheni të përgjumur.
Nga ana tjetër, hiperkalcemia dhe SIADH, një problem hormonal që prek veshkat, shkaktojnë humbje të oreksit, prandaj mund të humbisni peshë edhe pa u përpjekur fare.

Ënjtje të gjinjve tek meshkujt
Ndodh rrallë që kanceri i gjirit të jetë shkaku i gjinekomastisë, por është e mundur. Kanceri i mushkërisë me qeliza të mëdha mund të shkaktojë çrregullim hormonal dhe ënjtje në indet e gjinjve të mashkullit.
Dhimbje koke
Tumori mund të shtypë vena kavën superiore, e ngushton atë, duke vështirësuar rrjedhjen e gjakut. Gjaku i rikthyer mund t’ju shkaktojë dhimbje therëse në kokë.
Probleme me zemrën
Si hiperkalcemia ashtu edhe anemia mund të shkaktojnë simptoma si rrahje të shpejta të zemrës ose aritmi. Nëse problemet me zemrën shkaktohen nga hiperkalcemia, rrezikoni të pësoni edhe atak në zemër ose të kaloni në koma. Anemia kronike mund të shkaktojë gjithashtu dhimbje të kraharorit dhe probleme me frymëmarrjen.
Ënjtje të fytyrës, qafës ose krahëve
Kur vena kava superiore mbyllet nga tumori, vështirësohet rrjedhja e gjakut nga pjesët e sipërme të trupit. Prandaj mund të ënjtjen qafa, krahët dhe fytyra për shkak të lëngjeve të grumbulluara aty. Lëkura përreth gjoksit gjithashtu mund të marrë një ngjyrë si të kuqe me hije blu.
Mpiksje të gjakut: Tromboza e venave të thella ose embolia pulmonare
Pacientët me kancer rrezikohen që të kenë mpiksje gjaku në këmbë ose krahë (quajtur ndryshe tromboza e venave të thella) dhe mushkëri (embolizmi pulmonar). Nuk dihet saktësisht arsyeja. Kanceri mund të shkaktojnë inflamacion që nxit procesin e mpiksjes ose substancat kimike nga tumori në vetvete mund të shkaktojë mpiksje.

Përmbajtja e mërkurit, kujdesi që duhet të tregoni kur konsumoni peshk

Peshku është një zgjedhje shume e mirë proteinash, dhe yndyrat e tij na mbrojnë nga sëmundjet e zemrës. Megjithatë, pothuaj të gjithë peshqit përmbajnë gjurmë mërkuri, një metal toksik, dhe disa prodhime deti përmbajne ndotës të tjerë të quajtur POP (persistent organic compounds). Sikurse peshqit e vegjël përbejnë ushqim për peshqit e mëdhenj, përqendrimi i mërkurit dhe POP-ve rritet, kështu që peshqit grabitqare përmbajnë sasinë më të lartë të tyre. Prandaj, peshqit e mëdhenj të thellësive të oqeaneve, është e këshillueshme të konsumohen sa më rrallë.
Meqenëse një dietë e pasur në peshk dhe prodhime deti është e dobishme për shëndetin kardiovaskular dhe të trurit, këto ushqime mbeten një pjesë e rëndësishme e dietës sonë.
Rekomandimet
Pjesa më e madhe e adulteve mund të konsumoje 360gr peshk dhe prodhime deti në javë, për sa kohë evitojnë peshqit grabitqarë të mëdhenj, dhe mbështeten në peshkimin lokal.
Për gratë shtatzëna ose që planifikojnë shtatzëni, apo ushqejnë fëmijët me gji, si dhe fëmijët nën 12 vjeç, duhet treguar kujdes për të evituar dëmtime të mundshme të sistemit nervor. E njëjta sasi prej 360gr në javë qëndron, duke i shtuar edhe këto udhëzime:

Konsumoni deri në 360gr në javë (të ndarë në 2-3 racione), nga lloje peshqish dhe prodhimesh deti të varfër në merkur. 5 llojet më të zakonshëm në këtë kategori janë karkalecat, peshku ton pendverdhe konserve (light), salmoni, merluci, sardelet, sepjet, molusqet, gaforret.
Peshku ton “Albacore” (i bardhë), ka më shumë mërkur se lloji i lartpërmendur. Kështu që, kur të zgjidhni peshk mos konsumoni më shumë se 180gr ton “albacore” në javë.
Nëse nuk jeni të sigurt për pastërtinë e peshkut dhe prodhimeve të detit që sigurojnë peshkimi lokal, mos konsumoni më shumë se 180gr peshk në javë.
Të njëjtat udhëzime ndiqni edhe për fëmijët tuaj, por në porcione më të vogla.
A kanë kapsulat omega 3, Mërkur?
Jo, suplementet me vaj peshku nuk përmbajnë merkur, pasi ky lidhet me proteinat në masën muskulare te peshku dhe jo me yndyrën.
Gjithsesi, mbani mend se studimet që kanë treguar efektet e dobishme të yndyrave omega 3 në shëndetin e njeriut, i referohen më së shumti konsumit të peshkut dhe jo kapsulave.

Majkëll Granoff: Në Shqipëri njerëzit kanë humbur shpresën, po “votojnë me këmbë” duke ikur

Në Tiranë, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim sapo ka marrë përsipër shndërrimin e Piramidës – Muzeut të Diktatorit Hoxha – në një qendër kushtuar të rinjve, që të studiojnë teknologji të reja pas shkolle.
Kryetari i Bordit i Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Majkëll Granoff, thotë se Shqipëria ka nevojë të futë pikëpamje të reja në ekonomi dhe në biznes.
Në intervistën me korrespondentin tonë në Tiranë, Ilirian Agolli, zoti Granof dha komentet e tij edhe për klimën e biznesit në Shqipëri, emigrimin e rinisë dhe ndihmën, që po jep fondacioni për të përmirësuar të ardhmen e vendit.
Zëri i Amerikës: Zoti Granoff! Cilat janë projektet dhe angazhimet tuaja dhe të Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit në Shqipëri?
Michael Granoff: Si fillim ju falenderoj për ardhjen dhe është një kënaqësi e veçantë për mua të flas me ju për “Zërin e Amerikës” sepse zëri juaj shkon si në Shqipëri ashtu dhe në Amerikë dhe unë mendoj se kjo është e rëndësishme në fakt si për njerëzit në Amerikë ashtu dhe për njerëzit në Shqipëri, për të kuptuar më mirë se çfarë Fondi and Fondacioni ynë kanë bërë dhe jam i lumtur për mundësinë për të folur për të.
Fondacioni ynë së fundmi ka disa projekte të rëndësishme, për të cilat ne kemi punuar gjatë qëndrimit tim këtu. Njëri nga projektet ka të bëjë me piramidën në mes të Tiranës që siçdihet, është monument i një diktatori të tmerrshëm, dhe ka një historik të keq. Ne do ta përdorim për të siguruar edukim teknologjik pas-shkollor për fëmijët. Ky është kombinim i projekteve të një programi të krijuar në Armeni nga një arkitekt i famshëm dhe programit tonë, bashkisë së Tiranës dhe qeverisë. Ato bashkohen për ta kthyer piramidën nga monument i një kohe të vështirë në një monument të asajçfarë Shqipëria mund të bëhet, duke ecur përpara. Ky është vetëm një nga shembujt e projekteve të rëndësishme që ne do të bëjmë në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Ju keni një përvojë më shumë se 20 vjetësh në Shqipëri. A keni ndonjë koment për klimën e biznesit aktualisht; besoj se keni marrë lajme nga kolegët lidhur me polemikat për taksa dhe tarifa të reja?

Michael Granoff: Në përgjithësi, unë mendoj se mjedisi i biznesit në Shqipëri, ashtu si mjedisi i biznesit në çdo shtet, është një përzierje e gjërave pozitive me ato negative, dhe një përzierje e sfidave dhe mundësive. Dhe unë mendoj se e njëjta gjë qëndron edhe në Shqipëri. Nëse sheh mundësitë, Shqipëria ka një popullsi të shkolluar shumë mirë, të cilët janë ambiciozë, të talentuar, përshtaten dhe duan të punojnë, dhe mendoj se mund të shihet që ka shumë mundësi për zgjerim të bizneseve. Nëse diskutimet e hyrjes në BE kanë sukses, atëherë do të hapen linja dhe kanale komunikimi me Europën në përgjithësi dhe do të sigurohen më shumë mundësi për biznes. Sfidat në disa mënyra nuk janë të reja: korrupsioni, zbatimi i ligjit, transparenca në bërjen e biznesit, mungesa e kapitalit dhe mungesa e më shumë investimeve të huaja në Shqipëri, pra nuk ka shumë kapital për ta mbështetur. Ne duhet të punojmë më mirë me shkollimin e fëmijëve shqiptarë, që ata të jenë sa më të përgatitur për të punuar në të ardhmen, e kjo është një sfidë për çdo shtet. Prandaj nuk mendoj se klima është veçanërisht e keqe në një lloj mënyre, por në fakt mendoj se është në rregull, sepse Mendoj se kjo është çfarë njerëzit e biznesit gjithmonë duhet të bëjnë: të shohin mjedisin dhe vendet ku ata mund të sjellin diçka të re në treg dhe të kenë sukses. Unë nuk mendoj se është e thjeshtë të fillosh një biznes, dhe kjo s’është e thjeshtë në asnjë vend. Por a është e mundur? Patjetër që po, është e mundur. A mund të krijosh diçka të rëndësishme këtu? Patjetër që mundesh. Këto janë sfidat, me të cilat njerëzit e biznesit duhet të përballen.
Zëri i Amerikës: Pse Fondacioni punon shpesh në fusha të ashtuquajtura jofitimprurëse, çfarë ju shtyn në këtë drejtim?
Michael Granoff: Kjo përputhet me qëllimet e programit. Qeveria amerikane krijoi një fond ndërmarrjesh për të nxitur zhvillimin e sektorit privat, në fillimet e viteve 90, dhe madje përpara se komunizmi mbaroi në Europë. Kur fondet mbaruan, marrëveshja me qeverinë amerikane ishte që të merrej përfitimi dhe të krijoheshin fondacione jofitimprurëse, që do të punonin në këto shtete në një bazë të përhershme, duke mbajtur të njëjtat qëllime për zhvillimin e sektorit privat në mënyrë jofitimprurëse. Pra fondacioni po investonte drejtpërdrejt nëpër kompanitë, duke u munduar të zhvillojë sektorin privat. Fondacioni në njëlloj mënyre është një investim në njerëz. Pra, po shohim çdo mundësi që kemi në mënyrë jofitimprurëse, të aftësojmë njerëzit që të ndërtojnë një ekonomi më të mirë në sektorin privat. Kjo ishte arkitektura që u krijua dhe fondacioni ynë ishte aq i suksesshëm, sepse ne krijuam një kapital dhe potencial të madh për të bërë shumë gjëra në anën jofitimprurëse. Dhe ne sapo kemi filluar. Ne jemi aktivë vetëm për 7 – 8 vjet duke investuar pa fitim dhe mendoj se ne kemi angazhuar më shumë para se gjithë përmasa e fondacionit. Fondacioni në fillim ishte 30 milionë dollarë dhe ne kemi mbledhur më shumë se 40 milionë dollarë në mënyrë jofitimprurëse. Dhe këto 40 milionë dollarë kanë tërhequr 80 milionë dollarë të njerëzve të tjerë për të investuar. Pra ne kemi krijuar më shumë se 120 milionë dollarë investim në njerëz në Shqipëri.
Zëri i Amerikës: Një nga këto projekte tuaja është rritja e lidershipit në shkolla. A mund të na tregoni më shumë detaje?

Michael Granoff: Unë mendoj se të gjithë e dinë që nëse duam të përmirësojmë edukimin e fëmijëve duhet të përmirësohet mënyra se si shkolla funksionon, të fuqizosh dhe trajnosh mësuesit, duhet të sigurohesh që drejtorët janë më të mirëtrajnuar. Duhen bërë gjithë këto nëse duhet të përmirësojmë sistemin shkollor. Dhe këto nuk janë gjëra të thjeshta për t’u bërë. Një nga gjërat që mendoj se fondacioni ka arritur të bëjë është që jo patjetër të rikrijohen metoda apo te krijohen modele që s’kanë ekzistuar asnjëherë, por të zgjedhë më të mirat e botës dhe të përpiqet t’i sjellë ato këtu. Dhe rezulton që ishte një program i krijuar në Izrael që ishte mundësuar nga fondacioni Rotchild, me të cilët ne kemi marrëdhënie, te cilët janë të fokusuar në trajnimin e mësuesve dhe drejtuesve dhe të përmirësojë cilësitë e tyre. Dhe ka provuar që është një program shumë i suksesshëm në Izrael dhe ne i kemi lidhur te dy me njëri tjetrin. Njerëzit tanë kanë qenë në Izrael për të punuar me njerëzit e programit atje. Ato kanë shprehur shumë interes për të ndihmuar çfarë ne bëjmë dhe ne kemi krijuar një strukturë për të krijuar një qendër për të promovuar trajnimet për mësuesit dhe drejtuesit në Shqipëri. Dhe unë shpresoj që gjatë muajve të ardhshëm do të aprovohet nga parlamenti dhe të ketë një ndërtesë ku mund të zhvillohet. Dhe kur shikon se çfarë e bën edukimin më të mirë në gjithë botën, faktori numër një është përmirësimi i cilësive të mësuesve. Siçne e dijmë nga rinia jonë, asgjë tjetër nuk e bën diferencën më mirë se të pasurit e një mësuesi të mirë. Asgjë tjetër nuk e bën diferencën më mirë se të pasurit shkolla me drejtorë të mirë. Dhe nëse ne mund të përmirësojmë cilësitë e mësimdhënies dhe administrimit të shkollës ne do të shkojmë drejt rrugës së përmirësimit të cilësisë së edukimit këtu.
Zëri i Amerikës: Ju keni në duar edhe një tjetër projekt mbi trashëgiminë kulturore. Përse është fjala më konkretisht?
Michael Granoff: Ne jemi takuar në një ditë shumë interesante. Parlamenti votoi të enjten për të aprovuar një ligj të ri për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri për të cilën ne kemi punuar me kryeministrin dhe ministrin e kulturës për shumë vite. Ky ligj do të ndryshojë mënyrën se si ana e trashëgimisë kulturore do të mbrohet, financohet dhe zhvillohet në Shqipëri në një mënyrë që mendoj se është shumë e veçantë edhe mes shumë shteteve të tjera. Ato do të mbështeten, menaxhohen nga një bord lokal dhe paratë që do të vijnë te ato do të qëndrojne për ta promovuar atë dhe kjo ishte dicka që ju desh vite për tu zhvilluar, jo aq e thjeshtë për t’u aprovuar nga qeveria, pra të lejojë që paratë të përdoren vetëm për ktë anë kulturore dhe unë në fakt isha në parlament për të parë votimin. Ne fakt një votë historike për ta aprovuar këtë. Gjithashtu tregoi për faktin se çfarë duhet të bëjë këtu fondacioni që të jetë i suksesshëm. Kur ne filluam projektet unë nuk mendova se ne duhet të përfshiheshim në shkrimin e legjislacionit. Por ne e bëmë në mënyrë qe të krijonim infrastrukturën dhe arkitekturën e duhur për këto gjëra dhe ishte një sfidë e vërtetë të shkruaje ligjin. Ky ligj ka 175 pjesë në vete dhe është ndoshta një nga ligjet me të mëdha të aprovuara në këtë shtet në një kohë të gjatë, por ishte gjithashtu një mundësi për të ndërtuar fondacionin për të ardhmen. Demokracia nuk është të mbahen zgjedhjet, por është të ndërtosh institucionet, të cilat do të zgjasin në atë politikë, që janë ndërtuar. Duke krijuar ligje si ligji i trashëgimisë, po krijohet fondacioni për të mbrojtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore të Shqipërisë, që është aq e rëndësisshme në karakterin e vet jo vetëm për sot. Duke e parë për 10, 20, 30, 50 vite më vonë, unë mendoj se arsyeja që trashëgimia kulturore e Shqipërisë do të jetë mbrojtur dhe krijuar për shkak të ligjit që u miratua sot.

Zëri i Amerikës: Si mendoni ju cfarë duhet të bëjë Shqipëria, sidomos në këtë periudhë jo të lehtë për Ballkanin dhe Europën për të tërhequr investime të huaja?
Michael Granoff: Gjëja e parë që mendoj se njerëzit këtu në Shqipëri duhet të kuptojnë është që Shqipëria në përpjekjet që (duke menduar) të tërheqë investorët e huaj, duhet të mendojë si një kompani. Nëse mendon si një kompani, gjëra e parë që të shkon në mendje është kush janë konkurrentët e mi. Vërtet çdo shtet në këtë rajon dhe në botë po konkurron për investime të huaja. Ato po krijojnë programe, struktura për të konkurruar për kapitalin. Kapitali nuk vjen thjesht sepse njerëzve iu pëlqen ideja; duhet të konkurosh për të si çdo kompani, që duhet të konkurojë për të. Nëse Shqipëria është serioze në përpjekjen për të tërhequr investimet e huaja në një mënyrë domethënëse, duhet të konkurojë kundër fqinjëve të saj apo njerëzve larg saj dhe duhet të dalë me një strukturë, që i tërheq njerëzit që të vijnë; një plan biznesi dhe detyrash, që tregon se çfarë do të bëjmë për tokën, taksat, njerëzit, kapitalin dhe për gjithë gjërat që Shqipëria mund të sjellë dhe që të tjerët s’munden. Në biznes gjëja më e rëndësisshme është diferencimi. Pse je ti më i mirë se tjetri. Shqipëria duhet të mendojë për investimet e huaja në këtë mënyrë. Duhet të bëjë një studim se çfarë po bëjnë gjithë shtetet e tjera në rajon dhe të gjejë një mënyrë si të bëjë më shumë nga ato çfarë po bëjnë të tjerët. Nëse mendon në këtë mënyrë, si një projekt biznesi në shkollë, atëherë mendoj se Shqipëria do të jetë më e suksesshme në tërheqjen e investimeve të huaja.
Zëri i Amerikës: Një tjetër temë janë debatet për punësimin dhe papunësinë. Njerëzit janë pa punë në masë të konsiderueshme, por qeveria thotë se “punë ka, por nuk ka profesionistë”. Ju si mendoni se duhet ta përballojë Shqipëria këtë vështirësi të re?
Michael Granoff: Ky është një problem domethënës. Një nga gjërat që ne mësojmë në jetë është që nëse ti nuk përballesh me problemin tënd, nuk mund ta zgjidhësh atë. E dyta është që shumica e njerëzve mendojnë se problemet e tyre janë të veçanta, p.sh. në Shqipëri. Por ky është një problem me të cilin po përballen shumë vende madje dhe shumë vende në zhvillim, ku qëndron, siçnjerëzit e quajnë, një mungesë të aftësive. Kjo ndodh dhe në Amerikë, atje ka shumë të papunë dhe gjithashtu vende pune të lira, sepse është mungesa e aftësive. Pra ka njerëz që po kërkojnë punë, por nuk kanë aftësitë për t’u përballur me punët e së ardhmes apo të së sotmes.

Pra sfida e sektorit privat dhe qeverisë është se si ta ndërtojnë atë urë, si mund t’i trajnojnë njerëzit që t’i fitojnë ato aftësi, të bëjnë punët e së ardhmes dhe të sotmes, sepse ato nuk janë punët e së shkuarës. Kjo është një pyetje e vështirë për Shqipërinë por dhe kudo. Mund ta shohësh në shtypin e Amerikës, që është e njëjta pyetje që njerëzit janë duke u ndeshur gjatë gjithë kohës. Ka diçka që mund të bëhet menjëherë që është si mund t’i marrësh njerëzit, t’i trajnosh apo të sjellësh bizneset në vende ku mund t’i punësojnë ato dhe duhet ta mendosh këtë problem në të ardhmen. Pra çfarë aftësish duhet t’u mësoj fëmijëve sot që ato të jenë të përgatitur për punët në të ardhmen. Një nga arsyet që unë mendoj se projekti që ne do të zhvillojmë te piramida është kaq interesant është sepse në një lloj mënyre ti mund të gjykosh suksesin e Shqipërisë në të ardhmen duke parë fëmijët e saj sot. Nëse mundemi t’u japim fëmijëve këto aftësi, Shqipëria do të ketë një të ardhme shumë të mirë. Dhe nëse jo, atëherë Shqipëria do të vuajë e do të luftojë derisa ta arrijë. Kjo është e vërtetë këtu, dhe ne shumë vende te tjera, përfshirë Amerikën.
Zëri i Amerikës: Ndërkohë njerëzit kanë nevoja për punë dhe pagesa të ngutshme. A janë pagesat më të larta një rrugë për të ndryshuar gjendjen?
Michael Granoff: Në përgjithësi, ne duhet të mendojmë për zgjidhje afatgjata të problemeve. Një shprehje e vjetër thotë që nëse ti i jep nje burri një peshk ai e ha për një ditë, por nëse i mëson të peshkojë, ai mund të sigurojë ushqim për gjithë jetën. Zgjidhjet afatshkrurta si për shembull “qeveria të paguajë njerëzit”, bëjnë që asaj do t’i mbarojnë paratë shumë shpejt. Ka përgjegjësi nga sektori privat, sepse ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe duhet të bashkëpunojë me qeverinë në partnershipet publike private për të krijuar mundësi punësimi për njerëzit. Kjo është një përgjigje afaktshkurtër, sepse biznesi ka interes, ka nevojë për njerëz të kualifikuar dhe qeveria mund të gjejë punë. Këto gjëra kanë potencial të mirë për të kontribuar pozitivisht, jo për të zgjidhur problemin, sepse këto probleme janë të vështira për t’u zgjidhur. Suksesi afatgjatë vjen ndryshe nga fakti se sa të vendosësh që të bësh pagesa. Për të qenë të qartë, ajo është ndryshe nga çfarë ne quajmë në aglisht “the social safety net”. Ne krijojmë një rrjet të sigurtë social, si shoqëri bëjmë të mundur që njerëzit të mos vuajnë nga uria apo që njerëzit të kenë një lloj niveli të kujdes shëndetësor. Kur vjen puna tek mirëqenia, a ka qeveria një obligim për të siguruar që qytetarët e tjerë mos të vuajnë në këtë mënyrë? Po. Por mirëqenia nuk është një zgjidhje e problemit ekonomik. Është vetëm një mbrojtje humane e shoqërisë. Ne të gjithë duhet të sigurojmë një rrjet të sigurisë, si në Amerikë dhe në Shqipëri. Por a është kjo një arsye për të krijuar mundësi ekonomike për të ecur përpara? Jo unë mendoj se ne duhet të bëjmë më shumë se aq në këndvështrimafatgjatë.

Zëri i Amerikës: Zoti Granof, në fund të bisedës, cili është mesazhi juaj për të rinjtë shqiptarë, si mund të marrin pjesë më shumë në ekonominë dhe demokracinë e vendit dhe të mos largohen
Michael Granoff: Pyetja juaj është një pyetje shumë e rëndësishme për Shqipërinë, Amerikën dhe në përgjithësi ne kemi dëshmuar që Mungesa e besimit tek institucionet, shkollat, tek qeveria, biznesi, tek sistemi i drejtësisë është një problem serioz, me të cilin ne përballemi si në Shqipëri edhe në Amerikë. Në disa mënyra mund të thuhet se situata në Shqipëri është e rëndë për shkak të emigracionit. Pra janë shumë shqiptarë të zgjuar dhe të aftë, të cilët kanë humbur shpresën tek mundësitë e këtushme dhe ata po “votojnë me këmbë”. Ata po votojnë për ta lënë vendin. Kjo nuk është një rrugë e qëndrueshme për Shqipërinë për t’u zhvilluar në të ardhmen. Shqipëria duhet t’i përgjigjet këtij problemi me vizion dhe mundësi për njerëzit, që të rinjtë dhe të aftët të mos vendosin të lënë vendin, por edhe ata që e kanë lënë vendin të vendosin për t’u kthyer sërish. Ndoshta nuk ka ndonjë sfidë më të madhe për Shqipërinë se sa kjo për ta përballuar, nëse mund ta bëjë këtë. Mendoj se përgjegjësia për ta bërë këtë qëndron te çdokush. Edhe fondacioni ynë ka një përgjegjësi dhe ne mendojmë për këtë gjatë përgatitjes së programeve. Universitetet kanë një përgjegjësi për t’u përballur me këtë, qeveria dhe biznesi gjithashtu. Ky është një problem shumë i rëndësishëm dhe çështja është se si të sigurojmë mundësi dhe shpresë për njerëzit që ndryshimi mund të vijë, që gjërat mund të lëvizin në një drejtim pozitiv dhe që ata duhet të qëndrojne dhe të ndërtojnë jetën dhe karrierën e tyre këtu, në një mënyrë pozitive për ta dhe fëmijët e tyre. Në një farë mënyre ajo do të jetë në fund të fundit një test për të gjithë ne; është një sfidë e rëndësishme; mendoj se është një lente që të gjithë ne duhet të shohim përtej saj se çfarë po bëjmë, kur mendojmë se çfarë fondacioni mund të bëjë, qeveria duhet të shikojë përmes kësaj lente. E kam biseduar këtë me drejtues biznesesh këtu me kryeministrin dhe me ministritë, me të cilat ne kemi të bëjmë, me opozitën. dhe mendoj se Për të patur nëse do të ketë një ndryshim, njerëzit duhet të bashkohen në një vizion dhe të rinjtë ta shohin atë si mundësi për ndryshim dhe bazuar tek kjo, të marrin vendimet e jetës.

Manchesteri humb Kupën, Mourinho hidhet në sulm: Chelsea nuk e meritonte fitoren

Jose Mourinho mendon se ekipi i tij e meritonte fitoren ndaj Chelsea-t në finalen e FA Cup. Goli i Eden Hazard në pjesën e parë vendosi gjithçka pasditen e së shtunës në Wembley teksa Manchester United e ka mbyllur sezonin pa asnjë trofe.
“Urime Chelsea-t pasi fitoi, por nuk mendoj se e meritoi”, shprehet trajneri i Djajve.
“Ata bënë një gol më shumë se ne dhe marrin kupën. Por ne meritonim të fitonim pasi ishim ekipi më i mirë”.
Mourinho më pas kritikon taktikat e Conte-s dhe lojtarët e Chelsea-t, që luajtën me një mentalitet defensiv gjatë shumicës së kohës.
“Nëse ekipi im do të luante siç luajti Chelsea, mund ta imagjinoj reagimin e njerëzve. Ata luajtën në mbrojtje, sidomos pasi kaluan në avantazh.
“Ata nuk janë budallenj. Pa Lukaku-n në fushë na mungonte prezenca, dhe ata e dinë mirë këtë gjë. Ishte e vështirë për ne të luanim pa Lukaku-n ndaj një ekipi që mbron me nëntë lojtarë. Duhet ajo prezenca”.
Chelsea ka fituar për herë të tetë Kupën e Anglisë, “FA Cup”, duke e mbyllur sezonin me trofe, pavarësisht nga zhgënjimi në Premier League ku nuk shkoi më shumë se vendi i pestë, duke mbetur jashtë Champions League.
Londinezët e drejtuar nga Antonio Conte kanë fituar 1-0 ndaj Manchester United në finalen e luajtur në “Wembley” me golin e shënuar me penallti ndaj Eden Hazard.
Në mesin e pjesës së parë ndodhi episodi që vendosi fatet e finales së veprimtarisë më të vjetër në planet, që zhvilluar për herë të parë në vitin 1872.
Hazard fitoi një penallti, pas faullit të Evans, dhe e shndërroi në gol.
Kjo ishte penalltia e parë e dhënë në finalen e “FA Cup”, që nga viti 2004, ndërsa ky ishte goli i tij numër 17 në këtë sezon për Hazard.
Përgjigja e Manchester United ishte e gjitha në një gol të Alexis Sanchez, të anuluar nga “VAR”, kësisoj të besuarit e Jose Mourinho e mbyllën sezonin pa asnjë trofe…
Chelsea u mbrojt me rregull dhe ngriti kupën. Në gusht, “blutë” do të luajnë ndaj Manchester City në Superkupën e Anglisë.

A duhet ta anullojë Trump samitin me Kim Jong Un?

Harry J. Kaziani
Presidenti Trump duhet të tregohet i palëkundur dhe të refuzojë tërheqjen nga pretendimi për çarmatimin e plotë dhe të verifikueshëm të Koresë së Veriut, veçanërisht pas kërcënimit të shtetit komunist për të anulluar samitin e 12 qershorit. Çdo shenjë dobësie nga Presidenti Trump, siç kanë bërë të gjithë presidentët e mëparshëm, do ta inkurajojë Kimin që tund këmbët dhe të pretendojë më shumë lëshime.
Në kundërpërgjigje të lojërave të Koresë së Veriut – që një ditë mirëpret idenë e samitit, të nesërmen ngre dyshime dhe një ditë tjetër lëshon deklarata armiqësore – Presidenti Trump duhet të mbajë të njëjtin qëndrim të palëkundur që ka pasur deri tani dhe t’i çojë regjimit të Kimit mesazhin e qartë: Nuk do të ketë asnjë samit në rast se Korea e Veriut nuk është e gatshme të bjerë dakord për një afat të përcaktuar për dorëzimin e arsenalit atomik, gjë që do të garantohet përmes inspektimeve të vazhdueshme të paparalajmëruara.
Nëse Kimi refuzon të bjerë dakord me çarmatimin e plotë, Presidenti Trump duhet të ketë kurajën të tërhiqet nga samiti, duke mos i dhënë Kimit shansin unik për të bërë një foto me Presidentin amerikan, gjë që me siguri po e pret me emocion të madh. Tërheqja nga ky samit me siguri do t’i kushtonte Presidentit Trump Çmimin Nobel të Paqes, por çmimi do të ishte i pakuptimtë nëse jepet për një marrëveshje me Kimin që nuk vlen as sa letra mbi të cilën është shkruar.
Presidenti Trump mund të mos kërkojë çarmatmin e plotë të Koresë së Veriut menjëherë. Ai mund të ofrojë një qasje më të lehtë hap pas hapi. Për shembull, nëse Korea e Veriut dorëzon një numër të caktuar armësh bërthamore sipas marrëveshjes, Amerika mund të bjerë dakord të heqë disa prej sanksioneve – duke treguar se besimi mund të rindërtohet dhe se të dy palët mund të përfitojnë nga bashkëpunimi.

Nëse as kjo nuk mund të arrihet dhe Korea e Veriut do ta shtojë pambarimisht dorëzimin e arsenait bërthamor për një periudhë të papërcakuar, duke futur në xhep lehtësimin e sanksioneve – Presidenti Trump amerikan duhet të përgjigjet vetëm një fjalë: Jo. Kur bëhet fjalë për historinë e gjatë të përpjekjeve të dështuara të negociatave ndërmjet Koresë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara, një gjë është e qartë: Kur gjërat vështirësohen, Korea e Veriut tërhiqet gjithmonë. Historia po përsërit veten. Vetëm një dekadë më parë, Penjani shkatërroi një kullë ftohjeje që lidhej me progamin bërthamor, një veprim që ishte më tepër për shfaqje, jo për marrëveshje.
Dyshimi është që Korea e Veriut, duke nuhatur se administrata Trump nuk do t’i japë asnjë lëshim përpara çarmatimit, kërkon të bëjë presion me samitin. Është e kuptueshme se Korea e Veriut po përpiqet të arrijë marrëveshjen më të mirë që mund dhe mendon se dorëzimi i armëve bërthamore është maksimumi i lëshimit nga ana e saj, veçanërisht pas një periudhe të gjatë negociatash me Shtetet e Bashkuara.
Presidenti Trump do të tregohej naiv nëse do të hynte si paraardhësit e tij në vorbullën e negociatave të stërzgjatura, por fatmirësisht Trump nuk njihet si lider naiv. Kushdo do të tundohej të bënte disa lëshime të vogla, për shembull anullimi i stërvitjeve ushtarake me Korenë e Jugut që Veriu i përdor si justifikim për të anulluar bisedimet, por dorëzimi përballë tundimeve do të ishte gabim.

Historia na mëson se Koresë së Veriut i pëlqen shumë të fusë në xhep çdo lëshim të vogël që mund të marrë, të tërheqë zvarrë negociatat për vite me radhë dhe të ndërtojë armë bërthamore akoma më të avancuara ndërkohë. Ata është koha për të treguar se çfarë është Doktrina Trump – paqe përmes forcës – kur vihet në provë nga diktatorët. Kjo do të thotë se, nëse Korea e Veriut nuk do të zotohet përpara një plani çarmatimi konkret dhe me inspektime ndërkombëtare, atëherë Shtetet e Bashkuara do të largohen nga tavolina e bisedimeve.
Duhet të mbajmë parasysh se anullimi i bisedimeve nuk është rrugë që të çon drejt luftës. Kur zgjodhën Presidentin Trump, amerikanët folën qartë dhe me zë të lartë: Nuk duam më luftë për ndryshim regjimi, që na kushton triliarda dollarë nga paratë e taksave tona! Prishja e bisedimeve do të thotë se, Shtetet e Bashkuara kanë kapacitetin e nevojshëm dhe pushtetin kombëtar për ta mbajtur Korenë e Veriut nën kontroll për vite me radhë, edhe për dekada nëse do të jetë e nevojshme.
Kimi do të marrë përsipër një rrezik të madh nëse e detyron presidentin të anullojë samitin. Vendi i tij është i varfër, njerëzit janë të uritur dhe së shpejti mund të mbetet nga shërbime këmbimi me vendet fqinje. Kjo do të thotë se do të falimentojë. Korea e Veriut ka gjithçka për të humbur. Presidenti Trumop nuk duhet t’i bëjë asnjë lëshim dhe nuk do t’i lutet kurrë diktatorit vrasës që të marrë pjesë në samit. Kimi është në pozicion dobësie. Ai duhet të zgjohet nga gjumi, të pranojë faktet siç janë dhe të ulet për t’u takuar me Presidentin e vendit më të fuqishëm të botës. Ndoshta do të marrë edhe fotografinë e tij.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Njeriu që u kushton amerikanëve 10 milionë dollarë

Hans A. von Spakovsky
Ditën e enjte u bë një vit që pas emërimit të Robert Mueller si këshilltar special për të hetuar ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe nëse qeveria ruse kishte koordinuar aktivitetet e saj me ndihmës të kandidatit Donald Trump.
Gjatë vitit të kaluar, Mueller ka arritur të shpenzojë 10 milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve, ka shpenzuar një sasi të jashtëzakonshme kohe të njerëzve që ka marrë pambarimisht në pyetje, ka detyruar shumë prej të tyre të paguajnë fatura të kripura ligjore dhe ka pasur një efekt tepër trazues për ecurinë e punës në Shtëpinë e Bardhë. Hetimi i tij ka dominuar lajmet, duke i “vjedhur” kohën e merituar mediatike shumë prej arritjeve dhe sukseseve të administratës së Trumpit.
Zhvillimi më i fundit ishte ditën e mërkurë, kur ish-kryebashkiaku i Nju Jorkut, Rudy Giuliani, i cili tani punon si avokat dhe përfaqëson Donald Trumpin, tha për “Fox Neës” se Mueller kishte lajmëruar ekipin ligjor të Trumpit se nuk ka ndërmend të bëjë një padi kundër presidentit, bazuar në urdhëresën e vitit 1999 të Departamentit të Drejtësisë, që nuk lejon prokurorët federale të bëjnë padi kundër një presidenti në detyrë.
Kjo do të thotë se e vetmja mënyrë që ka Mueller për të vepruar kundër presidentit është duke sjellë publikisht prova të pakundërshtueshme dhe t’ia japë ato demokratëve të Kongresit, të cilët mezi presin që t’i japin presidentit votën e mosbesimit. Atëherë, a ka qenë hetimi i Muellerit, i paguar me paratë e taksapaguesve amerikanë, thjesht një përpjekje për të rrëzuar rezultatin e zgjedhjet të vitit 2016 dhe për të hequr nga detyra një president të zgjedhur me votë?
Sa do të vazhdojë ky hetim që gjithmonë e më shumë po ngjan si farsë? Mueller ndoshta mund të ketë, ose shpreson të gjejë, prova që mund të çojnë vërtetë në një votë mosbesimi për presidentin, duke justifikuar kështu edhe punën e tij të gjithë kësaj kohe dhe shpenzimet pafund nga xhepat e taksapaguesve, por pas një viti hetimesh, ende nuk është parë asgjë publikisht që të vërtetojë pretendimet e ngritura, pra nëse ka pasur apo jo përplasje të çdo lloji në zgjedhjet e vitit 2016 ndërmjet fushatës së Trumpit dhe Rusisë.

Përveç çështjes së përplasjes Trump-Rusi, Mueller është autorizuar gjithashtu të hetojë çështje të tjera shtesë që mund të zbulohen gjatë hetimit të tij. Kjo i ka dhënë në dispozicion një rrjetë shumë të madhe peshkimi. Hetimi i prokurorit special u zgjeruar për të hetuar edhe nëse presidenti dhe ndihmësit e tij janë përpjekur të pengojnë drejtësinë, duke e bllokuar hetimin; nëse bashkëpunëtorët e Trumpit janë marrë ose jo me marrëveshje të jashtëlogjishme financiare; dhe nëse ka pasur apo jo kontakte të papërshtatshme ndërmjet zyrtarëve të Trumpit dhe atyre rusë gjatë periudhës së tranzicionit presidencial.
Presidenti Trump nga ana e tij e ka përsëritur vazhdimisht gjatë kësaj kohe se nuk ka pasur asnjë lloj përplasje apo bashkëpunimi ndërmjet bashkëpunëtorëve të tij dhe qeverisë së Rusisë. Presidenti ka përsëritur gjithashtu se nuk është përpjekur asnjëherë të pengojë drejtësinë apo të bllokojë hetimin e Mueller, madje hetimin e ka quajtur “një gjueti shtrigash”.
Komiteti i Inteligjencës për Shtëpië e Bardhë ka lëshuar kohët e fundit një raport në lidhje me hetimin, që ka zhvilluar për ndërhyrjen e mundshme të Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 dhe ka arritur në përfundimin se, “nuk ekzistonte asnjë provë” që të vërtetojë se fushata e Trumpit dhe bashkëpunëtorët e tij kanë bashkëpunuar, koordinuar apo konsipiruar me qeverinë ruse. Demokratët natyrisht u distancuan nga ky përfundim për shkak se, Komiteti i Inteligjencës gëzon mazhorancën republikane.
Një raport i Komitetit të Inteligjencës së Senatit i publikuar ditën e mërkurë tregoi se ishte plotësisht dakord me përfundimet e arritura nga Komuniteti i Inteligjencës në lidhje me ndërhyrjen e rusëve në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 me qëllim që të ndihmonin Trumpin të zgjedhjet president, por Komiteti tha gjithashtu se do të përgatiste një tjetër raport në të ardhmen ku do të ekzaminonte akuzat e përplasjes ndërmjet fushatës së Trumpit dhe Rusisë. Raporti i ditës së mërkurë nuk kishte adresuar këtë çështje.
Ajo që dihet me siguri absolute është që nuk ka pasur asnjë ndërhyrje në procesin e votimit dhe numërimit të votave që të mund të kishte ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve. Jeh Johnson, i cili ka kryesuar Departamentin e Sigurisë së Atdheut në administratën e Presidentit Barack Obama, ka thënë që pas përfundimit të procesit zgjedhor se rusët nuk kanë bërë asgjë të tillë.

Që pas emërimit të Muellerit, 19 persona janë akuzuar me veprime të jashtëligjshme, përfshirë këtu katër bashkëpunëtorë të fushatës së Trumpit dhe tre kompani ruse. Shumica e këtyre krimeve të pretenduara nuk kanë asnjë lidhje me zgjedhjet e vitit 2016 dhe aq më pak me Presidentin Trump.
Për shembull, ish-kreu i fushatës zgjedhore të Trumpit, Paul Manafort, është akuzuar për pastrim parash, mashtrim me taksat dhe me shkeljen e Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj. Megjithatë, akuzat kanë lidhje me përfaqësimin e tij të qeverisë ukrainase, përpara se Donald Trumpit t’i shkonte ndërmend të kandidonte si president. Si lidhës Presidenti Trump me këto akuza është vërtetë absurde.
Hetimi i Muellerit për ish-Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Presidentit, Michael Flynn, prsëri nuk ka asnjë lidhje me zgjedhjet. Flynn u vetdeklarua fajtor, sepse i kishte gënjyer FBI-në në lidhje me kontaktet që kishte pasur me qeverinë ruse gjatë tranzicionit presidencial.
Shumë njerëz kanë ngritur pikëpyetje edhe në legjitimitetin e FBI-së për të marrë në pyetje Flynnin, duke qenë se marrja në pyetje thuhej se kishte lidhje me një shkelje potenciale të Aktit Logan, një akt që kriminalizon aktivitetin e njerëzve të paautorizuar që të negociojnë për llogari të Shteteve të Bashkuara me qeveritë e huaja. Megjithatë, askush nuk është arritur të gjykohet dhe dënohet me sukses si pasojë e shkeljes së Aktit Logan që kur është miratuar në vitin 1799. Shumë dijetare dhe ekspertë ligjorë madje pretendojnë se akti është antikushtetues.

Mueller ka akuzar edhe 13 rusë për përdorimin e platformave të mediave sociale me qëllim për të shkaktuar probleme në Shtetet e Bashkuara për çështje raciale dhe sociale. Këto rusë të akuzuar i kanë përdorur mediat sopciale për t’i shtyrë njerëzit drejt protestave dhe veprimeve që në disa raste mbështesnin Donald Trumpin dhe kandidaturën e tij si president, në raste të tjera mbështesnin Hillary Clintonin dhe në disa raste të tjera u kundërshtonin të dy kandidatët presidencialë.
Është mëse e qartë, nëse lexohen akuzat, se rusët janë akuzar për përdorimin e identiteteve falco apo të vjedhura në mënyrë që askush të mos kuptonte se ata ishin rusë dhe se po përpiqeshin të ngjallnin pakënaqësi dhe trazira sociale, në vend që të ndihmonin njërin apo tjerin kandidat. Gjithsesi, nuk ka asnjë provë që personat në fjalë të kenë pasur përplasje me bashkëpunëtorë të fushatës së Trumpit.
Hetimi njëvjecar i tërhequr zvarrë nga Prokurori Special duket se ka ngritur më shumë pikëpyetje për sjellje të pahijshme dhe të padrejtë nga ana e hetuesve të Muellerit dhe zyrtarëve të tjetë të qeverisë, se sa të fushatës së Trumpit. Këtu përfshihen pyetjet serioze për:
– Bazën për fillimin e hetimit të kundërinteligjencës të FBI-së dhe të përgjimit të fushatës së Trumpit, të bazuar qartësisht në informacione politike të paverifikuara të opozitës;
– Paragjykimet potenciale të zyrtarëve të FBI-së dhe Departamentit të Drejtësisë të përfshirë në hetimin kundër Presidentit Trump.
– Legjitimitetin e përhapjen përtej normales të hetimit të Mueller, madje edhe në gjërat që nuk kanë asnjë lidhje me Rusinë dhe Presidentin Vladimir Putin, si pagesat e majme për një porno-stare, e cila pretendon se ka pasur marrëdhënie seksuale një natë me Presidentin Trump, dhjetë vite para se ai të bëhej president. Presidenti e mohon këtë pretendim.

Si një telenovelë që zgjat pafundësisht, duke u rrotulluar në të njëjtin skenar dhe aktorë, hetimi i Muellerit vazhdon, duke u zgjeruar në skenarë të rinj dhe duke u ndërlikuar gjithmonë e më shumë gjatë rrugës. Sa prapa në kohë do të kthehet dhe sa gama të ndryshme hetimet do të përfshijë ky mister i pazgjidhshëm përpara se të bëhet plotësisht qesharak?
Nuk ka rëndësi nëse je mbështetës apo kundërshtar i Presidentit Trump, pyetja që i bën vetes është: A dëshiron vërtetë që ky hetim të vazhdojë për muaj të tjerë, ndoshta edhe për një vit tjetër? Ia vlen vërtetë të shpenzohen kaq shumë para të buxhetit amerikan dhe të trazohet mirëfunksionimi i Shtëpisë së Bardhë? A nuk duhen lejuar Presidenti Trump dhe ekipi i tij të përqendrohen në çështje më të rëndësishme dhe me sfidat që përballet Amerika brenda dhe jashtë vendit?
Nëse amerikanët vërtetë mendojnë se Presidenti Trump po e bën keq detyrën, atëherë do të votojnë kundër tij në zgjedhjet e vitit 2020. Sjellja e tij dhe politikat që ndjek mund të kritikohen vazhdimisht në media, siç ka ndodhur më parë me çdo president tjetër, por jo të hetohet vazhdimisht gjatë gjithë mandatit të tij, me shpresën për të gjetur diçka që ta rrëzojë nga detyra.
Mueller duhet ta mbyllë menjëherë hetimin e tij, të raportojë përpara Kongresit për të gjitha shpenzimet që ka marrë nga buxheti i Shteteve të Bashkuara dhe nëse vërtetë ka arritur të zbulojë diçka, le të merren ligjvënësit me presidentin. Nëse nuk ka asgjë për të hetuar, atëherë le të lejohet Presidenti Trump të përfundojë mandatin e tij dhe ndoshta gjatë kësaj kohe mund ta bëjë Amerikën përsëri të jashtëzakonshme.

Përgatiti
KLARITA BAJRAKTARI

Bayern mposhtet nga Frankfurt në finale…

Eintracht Frankfurt ka fituar Kupën e Gjermanisë, pasi mposhti 3-1 Bayern Munich në finalen e luajtur në Berlin. Ky ishte trofeu i parë i fituar nga kjo skuadër që nga viti 1988, pasi në edicionin e kaluar u mposht nga Borussia Dortmund në finale.
Frankfurt, që drejtohet nga Nico Kovac, ai që do të jetë trajneri i Bayern në sezonin e ardhshëm, kaloi në avantazh kur u mbushën dhjetë minuta lojë me golin e shënuar nga kroati Ante Rebic, i shërbyer nga Kevin Prince Boateng.
Gjithsesi, kur nisi pjesa e dytë Bayern arriti të barazojë me golin e 42-të sezonal të Robert Lewandowski, por me bavarezët të hedhur në sulm në kërkim të fitores ishte Eintracht që goditi sërish.
Bayern, kampion i Gjermanisë, u ndal nga traversa dhe tetë minuta para fundit Rebic u bë heroi i Frankfurt duke realizuar golin e dytë, sërish gjatë një kundërsulmi.
Në kohën shtesë, Frankfurt gjeti edhe golin e tretë me portën e boshatisur sepse portieri Ulirch kishte shkuar në kornen e fundit në favor të Bayern, ndërsa Mijat Gacinovic shënoi pas një vrapimi mbresëlënësë.
Ky sukses i jep Eintracht kualifikimin për në fazën me grupe të edicionit të ardhshëm të Europa League.

A ekziston aksi Francë – Gjermani?

epaselect epa06084151 German Chancellor Angela Merkel (R) is welcomed by French President Emmanuel Macron upon her arrival at the Elysee Palace in Paris, France, 13 July 2017. EPA/JULIEN DE ROSA

Një intervistë me Giulio Sapelli
Në këto faqe kemi ndjekur nga afër ndërthurjet e zhvillimeve në marrëdhëniet franko–gjermane, nga kandidatura e Martin Schulz në shkurtin e 2017 deri në zgjedhjet gjermane që kanë riçuar në një Koalicion të Madh të ri, që më 10 prill është mbledhur në Kështjellën e Meseberg për të diskutuar sëbashku për programin që do të ndiqet në muajt e ardhshëm: në radhë të parë diskutohet për punë, për çështje të sigurisë në nivel europian dhe për NATO-n. Për më shumë se një vit, shtypi ndërkombëtar i ka kushtuar shumë vëmendje “motorit franko–gjerman” ose “aksit franko – gjerman”, duke vendosur në të shpresa të mëdha për një rigjallërim jo vetëm ekonomik, por edhe politik të projektit europian. Megjithatë, deri më sot, efektet e një aksi të tillë europian duket se nuk kanë ndodhur dhe ndoshta kurrë nuk do të ndodhin. Për këtë i drejtohemi Giulio Sapelli, aktualisht hulumtues i asociiuar pranë Fondacionit ENI Enrico Mattei, pas një karriere të gjatë midis akademisë dhe biznesit, në mënyrë që të orientohemi lidhur me arsyet e mungesës së Europës si aktor gjeopolitik në skenën ndërkombëtare. Tematikë që e ka udhëhequr kërkimin e autorit në botimet e fundit të tij, nga Dove va il mondo? Per una storia mondiale del presente (shtëpia botuese Guerini e Associati, 2013), Frattali. L’età dell’instabilità mondiale (shtëpia botuese goWare, 2017), Un nuovo mondo. La rivoluzione di Trump e i suoi effetti globali (shtëpia botuese Guerini e Associati, 2017) dhe deri në botimin e tij të fundit, Oltre il capitalismo. Macchine, lavoro, proprietà (shtëpia botuese Guerini e Associati, 2018), ku autori nënvizon rëndësinë e biodiversitetit e formave të organizimit të biznesit si antidot ndaj tiranisë së një kapitalizmi financiar, në të cilin rishfaqen forma neoskllavërie.

Krizat gjeopolitike aktuale burojnë nga “Kongresi i Vjenës” i munguar pas rënies së Bashkimit Sovjetik
-Çfarë mendoni për raportet aktuale midis Francës dhe Gjermanisë? Sidomos po të kihet parasysh fakti që Europa si subjekt gjeopolitik, nëse rrënjoset mbi duopolin franko – gjerman, duket se është në ngërç, siç e kujtoni shpesh, me ekuilibrat ndërkombëtarë të NATO-s, pra si duhet të paraqitet Europa si subjekt gjeopolitik në skenën ndërkombëtare?
Le të themi se pyetja është shtruar gabim, jo sepse është paraqitur gabim, por sepse është një pyetje që nuk ka ubi consistam e saj – pikën e saj të mbështetjes. Sepse në Europë ka një disekuilibër të madh force, që buron në thelb nga dy faktorë, një i jashtëm dhe një i brendshëm i saj: faktori i parë është se amerikanët, me rënien e Bashkimit Sovjetik, nuk kanë bërë atë që ka mundësi Ronald Reagan dhe Mikhail Gorbaciov qenë impenjuar se do të bënin, domethënë një Kongres Vjene të ri që do ta sistemonte botën. Praktikisht, pas rënies së një superfuqie siç ishte Bashkimi Sovjetik, nuk kishte sesi të mos ulej rreth një tryeze dhe të përcaktohej rendi i ri botëror. Për shembull, në Paqësor do ta kishin kuptuar se Rusia, edhe pse nuk ishte më Lufta e Ftohtë, me Vladivostokun është vetëm 20 kilometra larg nga kufijtë e Koresë së Veriut. Do të kishim mundur të evitonim parodinë e këtyre kohëve të fundit, sipas të cilës pohohet se Kim Jong – Un varet nga Kina dhe nuk kujtohet se gjyshi i tij ishte një funksionar i Internacionales Komuniste. Kështu Koreja e Veriut është frut i Rusisë dhe i Iranit, nuk ka kurrfarë raporti me Kinën. Sikur të kishte ekzistuar ajo marrëveshje ndërkombëtare, për të cilën po flas, Rusia, Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë europiane ndoshta do ta kishin sistemuar këtë zonë të Paqësorit, do t’i kishin dhënë një status Japonisë dhe do të kishin filluar të bënin një marrëveshje denuklearizimi, për të cilën flitet shumë për sa i përket Iranit, për të arritur deri tek Koreja e Veriut… Amerikanët, siç e shpjegon mirë David Calleo (Follies of Power: America’s Unipolar Fantasy, Cambridge University Press, 2009), kanë krijuar iluzionin e krijimit të një rendi botëror unipolar të mundshëm. Me shtojca relative ideologjike, si teza e Francis Fukuyama, që të nesërmen e rënies së Murit të Berlinit, theksonte se neoliberalizimi i përhapur do të shënonte fundin e historisë. Shtetet e Bashkuara janë pre (dhe kanë qenë pre) e një pushteti dinastik nga Clinton, Bush deri tek Obama, që kanë hedhur bazat për shkatërrimin e fuqisë më të madhe të botës: me financiarizimin e ekonomisë dhe me unipolarizmit.

-Dhe faktori i dytë?
Faktori i dytë, ai i brendshëm, mund të thuhet, është një pasojë e marrëveshjes së munguar ndërkombëtare pasBashkim Sovjetik. Në fakt, është për këtë arsye që nuk kanë përballuar nyjen, e cila shfaqet tani dhe nga ku buron pyetje: nuk mund të ketë një disekuilibër force kaq të favorshëm ndaj Gjermanisë. Kjo është një gjë që ka shkaktuar gjithmonë luftëra. Dhe, theksoj, duke sfiduar këdo me barrën e provës, se retorika që uniteti europian ka penguar luftën është fals. Në fakt, pikërisht ky disekuilibër force ka bërë që, vetëm 70 kilometra larg nga Trieste, gratë serbe t’i shqyenin me kuti konserve myslimanët, ashtu siç ka ndodhur në Srebrenicë. Nëse kjo nuk është luftë…. Dhe kjo ka ndodhur pikërisht pse Gjermania ka njohur Kroacinë, duke harruar përpara se ta bënte se duhej të binte dakord me Francën dhe me rusët… Më kujtohet Gianni De Michelis (Ministër i Jashtëm në fillimvitet ‘90) që qante përpara meje, të cilin e kishte takuar rastësisht, dhe që më thoshte: “Shiko pak se çfarë më kanë bërë këta [gjermanët]”.

-Nëqoftëse Bashkimi Europian nuk ka sjellë paqen, në çfarë mënyre mund të mendohet sot Europa?
Në radhë të parë, duhet nisur sidomos nga Europa kështu siç është tani, me këtë disekuilibër force në favor të Gjermanisë, frut i gabimeve amerikane. Në radhë të dytë, është e gabuar të thuhet se ekziston një aks franko – gjerman: ka një dominim gjerman, kundër të cilit ngrihet Franca me të gjitha kontradiktat e mëdha në brendësinë e saj. Le të shikojmë thelbin e gjërave. Në një vend si Franca, që është zemra politike e Europës, pasi Gjermania do të jetë zemra ekonomike, fakti që 24 milionë njerëz nuk votojnë, por votojnë vetëm 22 milionë, nuk do të thotë se ekziston përçarja e popullit francez, por një ndarje e thellë në establishmentin francez. Veç kësaj, duhet ndaluar tek akti i parë i Macron, i cili sapo është emëruar ka shkarkuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm, de Villiers. Ky i fundit ka një vëlla senator apo deputet, që është një dorë e fortë e golizmit, të themi, sarkozian, dhe më parë akoma shirakian. Këto elemente duhet të bëjnë të mendosh për një gjë: që Franca është tmerrësisht e ndarë.

-Për të mbajtur bashkë elementët e faktorëve të jashtëm e të brendshëm që kontribuojnë në mungesën e Europës si subjekt gjeopolitik në skenën ndërkombëtare, si pozicionohen Franca dhe Gjermania përballë Shteteve të Bashkuara?
Ndërsa Gjermania është rreshtuar në fakt kundër Shteteve të Bashkuara, francezët megjithëse nuk kanë marrë pjesë në bombardimin e Irakut në 2003, kanë shumë lidhje me Shtetet e Bashkuara: Franca është një prej fuqive të lidhura më shumë me Shtetet e Bashkuara, nga koha e Aristide Briand, kur Pierre Mendès France shkroi në vitet ’30 atë librin e famshëm, të titulluar La Banque Internationale, në të cilin deklarohet se duhet të qeveriset fluksi i kapitaleve me marrëveshjen e Shteteve të Bashkuara; në vijim, Jean Monnet është njeriu që de Gaulle përdor për të pasur raporte me Shtetet e Bashkuara. Funksionalizmi alla Monnet, që ka qenë një gabim katastrofik, me të cilin është bashkuar Europa, as federaliste, as konfederale, por që kishte bazë gjithmonë syrin ndaj asaj që thonin Shtetet e Bashkuara. Kështu, aksi franko – gjerman nuk ekziston. Ekziston një dominim gjerman. Veç kësaj, duhet pasur parasysh se, Franca është vendi i vetëm europian, ndoshta i vetmi në botë, ku midis shtetit dhe kombit ekziston një puqje: ku state building është ndërtuar mbi një nation building. Gjermanët, imagjino… në 1848 Prusia bën një Zollverein – një bashkim doganor midis landeve gjermane – pastaj përpara 1870 gjermanët nuk ekzistojnë. Spanja gjatë luftës së suksesionit spanjoll (1701 – 1714) ishte e përçarë midis Burbonëve dhe Hohenzollernëve. Kështu, Franca është kombi i vetëm europian. Ama Franca është sot shumë e preokupuar. Nga këtu, Europa dukshëm që nuk mund të ketë asnjë forcë për të shprehur një vullnet koherent në skenën ndërkombëtare.

Gjermania dominuese, por jo hegjemoniste, pasi i mungon fuqia kulturore
-Debati gjerman tregon një sipërfaqësi të caktuar kur bëhet fjalë për të tematizuar tensionet gjeopolitike. Duket se ekziston një dorëheqje e përgjithshme ndaj mendimit strategjik; edhe në kuadër të kërkimit universitar ekziston një nënshtrim ndaj mendimit anglo – amerikan në kuptimin më të keq: deri një mohim të historisë tënde kulturore. Ju çfarë mendoni?
Në fakt, çështja tjetër e madhe është deflacioni. Deflacioni i përdorur nga gjermanët për të ruajtur sufiçitin e tyre tregtar, që më pas nuk e përdorin të verbuar nga ideologjia ordo – liberale. Vetë historia gjermane falsifikon hipotezën marksiste që është qendra si e shoqërisë, ashtu edhe e ekonomisë: problemet e lidhura me imponimin në shkallë europiane e politikës ekonomike gjermane tregojnë sesa problem është parasëgjithash kulturor, domethënë hapësira simbolike brenda të cilës të vendosësh aktivitetin ekonomik. Megjithëse duke qenë vendi dominues, nuk arrijnë që të jenë lider, kështu që ekziston një difekt hegjemonie, ata ushtrojnë një dominim, por nuk arrijnë që të kenë një pushtet hegjemonist, pasi nuk kanë më një pushtet kulturor, siç e demonstrojnë vëzhgimet tuaja. I fundit që e ka kuptuar ka qenë Helmut Schmidt, i cili e kritikon Guvernatorin e Bundesbankut me vëzhgimin e mëposhtëm: “Ju mendoni se mund të hyhet në Europë pa asnjë ide, vetëm me qasjen monetare?”. Kjo është ajo që ka ndodhur.

-Duke e kapur këtë problem nga një kënd pastërtisht gjeopolitik, kujtoj se “Der Spiegel” habitej sesa çështja e gazsjellësit Nord-Stream, ku ish-Kancelari Gerhard Schröder ishte përfshirë me cilësinë e konsulentit pranë Gazpromit, ishte pastërtisht politike. Vetë lema Geopolitik është një tabù, kujtonte Lucio Caracciolo në një editorial tek Limes. Si është e mundur të habitesh që raportet ekonomike dhe sidomos çështjet energjetike, janë kryesisht (gjeo-)politike?
Për ta gjeopolitikë nënkupton nazizëm, ashtu si edhe në nivel artistik e kulturor, në vetë Bayreuth, mund të vërehet në skenografi mohimi i shpirtit wagnerian. Në të njëjtën mënyrë, pararoja në Republikën e Vejmarit thoshte se nuk donte ta bënte më Luftën e Parë Botërore, por më vonë ka ardhur Hitleri. Është rrezik i madh ai i të vepruarit, duke mohuar kulturën tënde, sikur të ishte e lidhur natyrshëm me tragjeditë e shekullit të XX-të, por për këtë nuk diskutohet.

-Do të më vinte të thosha se do të ishte më mirë që Gjermania të kapej sërish ndaj pasurisë së pafundme kulturore të saj, e reduktuar shpesh në nocionet e Heimat (Atdheut), Volk (Popullit) apo Geist (Shpirtit) dhe i bërë në mënyrë abstrakte shkak i tmerreve të nazizmit, që mbi këto nocione mbështeste retorikën e tij. Paradoksalisht, nëse mendohet sesa mendimtarë të ‘800 gjermane, nga Kanti deri tek Simmel, kanë imagjinuar një Europë si Koncert të Kombeve, pasuria kulturore e saj mund të jetë antidoti ndaj ideologjisë ordo – liberale…
Saktësisht nevojën e një ideje të Europës që shprehte Helmut Schmidt, mungesa e të cilit bën që të shfaqet problemi i vërtetë që është këstizimi i borxhit. Natyrisht, gjermanët nuk do ta duan kurrë. Shtojmë se tani edhe Holanda është shprehur jo në favor, domethënë vendi më shumë i ndërkombëtarizuar në botë ndaj PBB-së dhe që në disa aspekte është ndoshta më i rëndësishëm sesa Gjermania. Veç kësaj, si mund të ecet përpara me një Parlament Europian që nuk vendos?

-Mbesin akoma të errëta motivet e zgjedhjeve të Macron, midis të cilëve sulmi ndaj funksionariatit francez dhe privatizimeve të hekurudhave (Sncf) kur bashkëbiseduesi i mundshëm gjerman po hap një legjislaturë të shënuar nga investime në infrastrukturë.
Jam abonuar në newsletter e En Marche!. Gjëja që më ka interesuar më shumë ka qenë se kur bënte propagandë elektorale, i vinte fjalimet e tij edhe në Lozhat e Orientit të Madh të Francës, të cilat megjithatë e kritikonin ashpër pse ishte një liberal i djathtë. Masoneria franceze është e njohur për tendencat socialiste të saj. Praktikisht, më 1 maj masonët parakalojnë prapa Force Ouvrière (sindikata e tretë franceze) në Paris. Bashkë me Amerikën, Franca është vendi i vetëm në të cilën masoneria është solidare me sindikatën. Kështu që jam bindur se, Macron shpreh një pjesë të pushtetit francez, e lidhur me qarqe të tjera masone më konservatore, si Riti Skocez i Lashtë dhe i Pranuar, domethënë masoneria angleze e lidhur me Familjen Mbretërore. Megjithatë, më duket se edhe aty janë shumë të përçarë? Si ia bën, siç po vepron ai, të vihesh kundër funksionariatit francez? Kjo nuk mund të jetë koherente me një vizion elitar të pushtetit, siç është ai masonik. Funksionarët francezë janë jo vetëm boshti i Republikës, por edhe i pushtetit francez. As Chirac, që si plebe donte të çmontonte Ena-n (Shkollën Kombëtare të Administratës), nuk ka arritur ta çmontojë strukturën e funksionariatit, që është një prej shtyllave të fuqisë diplomatike franceze. Macron dëshiron vërtet që t’ua heqë privilegjet funksionarëve…

-Lëvizja për të sulmuar privilegjet e funksionarëve mund të lexohet midis atyre “reformave të nevojshme” për të kundërshtuar Gjermaninë?
Sipas meje, fuqia gjermane po nxjerr në pah më të keqen e Europës: nga nacionalizmat e Europës Lindore, deri tek Vendet e Ulëta, deri për ta nxjerrë në sipërfaqe Spanjë kastiliane me fytyrën e saj frankiste në mënyrën sesi po trajton indipendentistët katalanas. Europa po barbarizohet për shkak të dominimit gjerman… të gjithë këto fenomene, duke përfshirë vetëdevertebrizimin e shtetit francez të kryer nga Macron, a nuk duhet të kuptohen si jehona të pilotit automatik të imponuar Europës nga Gjermania?

A ardhmja e Europës është në Afrikë
-Në mes këtyre prishjeve dhe disekuilibrave të pushtetit, cili do të ishte kriteri për të kuptuar nëse Europa do të arrijë ta gjejë një koherencë të saj gjeopolitike?
E ardhmja e Europës matet karshi Afrikës dhe fakti që kemi një Europë kaq të përçarë është tragjik. Flitet për një Plan Marshall për Afrikën, por si është e mundur që jemi akoma duke diskutuar për këstizimin e borxhit? Kemi caktuar 4 miliardë për Planin Marshall të Afrikës. Por a ju kujtohet se çfarë ishte Plani Marshall? Çfarë 4 miliardë, 40000 miliardë! Për këtë arsye duhet ndryshuar paradigma karshi problemit të borxhit… Pastaj, gjermanët do të rikthehen në Afrikë dhe aty do të duhet të jenë të armatosur. Flitet për riarmatim, si t’ia bëjmë me NATO-n?

Skicofrenia e gjeopolitikës e Mbretërisë së Bashkuar
-Ju i keni dhënë gjithmonë rëndësi Brexit, duke i nënvizuar rrënjët e thella historiko – kulturore. Si pozicionet Mbretëria e Bashkuar në panoramën e marrëdhënieve ndërkombëtare?
Çështja është akoma edhe më e komplikuar. Për një aspekt, historia kthehet kështu në vendin e saj: Anglia nuk ka pasur kurrë ndonjë lidhje me Europën. Përveçse ka qenë gjithmonë e preokupuar që të mos kishte një disekuilibër force në brendësi të saj, për shembull për shkak të gjermanëve, duke krijuar kështu aleanca me Francën. Por edhe Mbretëria e Bashkuar është tani në një krizë të frikshme: aspirojnë që të rindërtojnë anglosferën nëpërmjet një raporti të ngushtë me amerikanët. Ama e duan ta kenë kontekstualisht me kinezët, me Kinën. E cila nuk mund të jetë dakord. Raportet simbolike në marrëdhëniet ndërkombëtare, ashtu si edhe në marrëdhëniet sociale, janë të rëndësishme. Mbretëria e Bashkuar, në personin e Mbretëreshës Elisabeta e II-të, nuk mund ta presë me karrocën mbretërore Xi Jinping: do t’i jepte atij atë dhuratë simbolike, do të thoshte Levi-Strauss, që nuk ia ka dhënë kurrë askujt. Dhe, në të njëjtën kohë, Mbretëria e Bashkuar do të krijojë anglosferën? Është një strategji që qartazi konfliktuon me pozicionin amerikan.

-Cilat kanë qenë shkaqet e krizës të një vendi, Mbretërisë së Bashkuar, që e ka plazmuar perandorinë e tij historinë në kapërcyellin midis shekullit të XIX dhe të XX-të?
Po kthehem në një mënyrë paksa obsessive në atë që po thoja më parë: fakti që nuk është impenjuar edhe Britania e Madhe në atë Kongres të Vjenës të famshëm, që duhej bërë, të bën të kuptosh se Anglia e ka humbur tërësisht ubi consistam e saj. Dhe kalon një krizë si ajo që kalonte me Kanalin e Suezit në vitet ’50, kur me Francën dërgojnë bashkë parashutistët për të penguar shtetëzimin e tij nga ana e Nasser. Sot, Shtetet e Bashkuara dhe europianët duhet të kuptojnë se Mbretëria e Bashkuar është në krizë, kur në fakt këmbëngulin që t’i japin grushta – midis Brexit të fortë, të butë. Fuqitë europiane duhet të kuptojnë se bëhet fjalë për krizën e një vendi të madh, që pastaj është qytetërimi. Unë them gjithmonë se 3 gjëra e kanë sjellë qytetërimin: kristianizmi, Perandoria Britanike dhe shumëkombëshet. Aty ku ka munguar njëra prej tyre, ka munguar qytetërimi, që është një gjë jo e kalueshme dhe jo qarkulluese si kultura.

-A mund të shpjegohet gjithmonë qëndrimi i Bashkimit Europian ndaj Brexit nëpërmjet tabùsë së borxhit?
Po, kthehet gjithmonë në fetishin e borxhit, si kriter fundor i marrëdhënieve ndërkombëtare: historia ka treguar se është ecur përpara duke u falur borxhet, jo duke i kërkuar deri në qindarkën e fundit, siç na e tregon shembulli i krizës greke. A nuk ka mundur Gjermania e shekullit të XX-të të ringrihet pikërisht falë ndihmave europiane e amerikane dhe faljes pothuajse të integrale të borxheve të saj? me pak fjalë, Anglia është në një krizë të tmerrshme. Sepse Kina nuk është e besueshme. Xi Jinping nuk komandon asnjeri. Është një paragjykim iluminist të mendohet se 60 milionë komunistë kontrollojnë vetëm me terror 1.4 miliard kinezë. Në raportin e Kongresit të Partisë Komuniste Kineze është e shkruar se duhet të sillen në shtëpi kapitalet e eksportuara. Dhe në fakt bota është e pushtuar nga kapitalet kineze: do të thotë se nuk kontrollojnë as të ashtuquajturat shadow bank apo shadow pool, bankat false. Perandorët, mjafton të lexosh Needham, Granet, nuk e kanë qeverisur kurrë Kinën. Dhe anglezët duan të kenë një alternativë, duke u bërë aleatë me Kinë? Dhe e bëjnë këtë duke u vënë më shumë kundër rusëve? Shyqyr që ka ardhur Trump, i cili pavarësisht se është plot kontradiksione, thotë të paktën që Kina duhet të pushojë së përmbyturi botën me mallrat e saj.

“Business Insider”

Përgatiti
ARMIN TIRANA

Zbardhet ekspertiza e laboratorit të famshëm për të cilën foli Rama, ja dorëzoi Agron Xhafa

Procedimi i nisur në Prokurorinë e Tiranës në bazë të kallëzimit të Agron Xhafajt për fabrikim të fakteve dhe provave të rreme në lidhje me audiopërgjimin e denoncuar nga PD mes tij dhe bashkëpunëtorit X, Albert Veliu, i është kaluar për kompetencë prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Kjo e fundit ka hapur një tjetër procedim për akuzën e trafikut të narkotikëve pas publikimit të videopërgjimit në fjalë. Ky kalim ka ndodhur për shkak se të dyja materialet kanë persona të njëjtë, që dyshohen se janë përfshirë në videopërgjim.
Prokuroria e Tiranës i ka kaluar Krimeve të Rënda edhe dëshminë e Albert Veliut, i cili përpara se të pyetej nga Krimet e Rënda kishte dhënë sqarime tek prokuroria e Tiranës.
Mësohet se Veliu edhe në dëshminë e dhënë pranë organit të akuzës të Tiranës, i ka qëndruar faktit që videopërgjimi është i vërtetë dhe se ai kishte biseduar me Agron Xhafajn për të trafikuar hashash.
Nga ana tjetër në të njëjtën dosje që i është deleguar Krimeve të Rënda, janë edhe dëshmitë e vëllait të Ministrit të Brendshëm, i cili hedh poshtë në mënyrë kategorike që videopërgjimi mes tij dhe Albert Veliut të jetë i vërtetë.
Madje për të provuar këtë, ai ka dorëzuar në prokurorinë e Tiranës edhe një ekspertize teknike, të cilën e ka bërë privatisht me disa ekspertë britanike, të cilët kanë arritur në konkluzionin se zëri në videopërgjim, nuk është i Agron Xhafës.
Vetëm një ditë pasi Agron Xhafa ka dorëzuar këtë ekspertizë në Prokuroi, shefi i i madh i Kartelit mblodhi grupin parlamentar të PS dhe deklaroi se ai e ka ekspertziën që provon të kundërtën e asaj që ka deklaruar opozita. Pra, kemi një rakordim të plotë në këtë rast mes Agron Xhafës dhe Edi Ramës për të shpëtuar njëri-tjetrin. Agron Xhafa rezulton të ja ketë dhënë këtë ekspertizë të blerë me paratë e drogës, Edi Ramës dhe ai bilbilon në media si zëdhënës i trafikantëve, ndërsa Prokuorori dihet se flet me gojën e kreut të Kartelit.