Milani do të luajë vendin e gjashtë në ndeshjen e fundit në shtëpi, kundër Fiorentinës, por pritshmëritë në fillim të sezonit ishin shumë më të larta. Paolo Maldini ka bërë një bilanc personal për sezonin e ekipit të drejtuar nga Rino Gattuso.
Siç është raportuar nga “Tuttosport”, ish-kapiteni i Milanit thekson vështirësitë e hasura nga “djalli”: “Pritej një situatë e komplikuar pas kalimit të pronësisë diku tjetër, mbas kaq shumë vitesh. Milani është bërë një makinë rekrutimi e shtrenjtë, që ka sjellë shumë lojtarë të rinj dhe kjo e ka vështirësuar krijimin e një ekipi solid. Rezultatet nuk janë aspak nga ato që shpresonim të gjithë në fillim të sezonit”.
Sipas ish-kapitenit, ky aktuali nuk ka krahasim me Milanin e Berluskonit: “Jo, sepse baza e ekipit, që pastaj bëri historinë, ishte tashmë atje dhe nuk ishte nevoja të revolucionarizohej grupi. Revolucioni i vërtetë ishte në nivelin e mentalitetit dhe strukturave”.
Një sezon i komplikuar për Donnarumma, që ka përfunduar në qendër të kritikave, pas gabimeve fatale kundër Juventusit. Maldini e sheh kështu këtë situatë: “Komunikimi është shumë i rëndësishëm. Sigurisht, Gigi ka pasur disa gabime dhe nuk e di se ku çalon problemi, që mund të sjellë këtë situatë. Kam keqardhje, sepse Donnarumma është një djalë aq i fortë, aq i ri dhe aq premtues, sa pritshmëritë e Milanit ndaj tij. Ai ka një raport të thyer tashmë me tifozët, një gjë që nuk është e mirë për askënd”.
Gjëja e vërtetë pozitive nga kuqezinjtë, sipas ish-kapitenit, ishte trajneri Gattuso: “Ai ishte një nga surprizat e pakta pozitive të sezonit. Përkatësia kuqezi dhe dëshira ishin në nivelet e njohura për të gjithë te Gattuso. Por, ka treguar se është një trajner i mirëfilltë tashmë.
Mendoj se përvojat jo të nivelit më të lartë në Seria B dhe C, Greqia dhe Zvicra, kanë zhvilluar shumë cilësi të tjera, që janë të panjohura për Rino. Në aspektin e personalitetit dhe komunikimi, Gattuso ishte shumë mirë, por mendoj se e ndihmoi edhe përvoja e fituar në Pisa dhe në Greqi”.
Sipas Maldinit, Milani do të marrë kohë për t’u kthyer në nivelet e larta: “Ne kemi nevojë për disa kohë, që të shohim Milanin që gjithmonë kemi pasur. Kjo ka të bëjë edhe me njëlloj të caktuar mentaliteti, që tani është pak i humbur. Juventusi, pasi nuk ka ndryshuar pronësinë, arrin ta ruajë këtë cilësi gjatë viteve”.
Maldini: Ky Milan nuk ka asnjë krahasim me atë të Berluskonit
Shqipëria, gati për protestën më të madhe kundër krimit të organizuar në qeveri, Basha me krerët e degëve
Vendi do të ketë të shtunën e 26 Majit protestën më të madhe kundër krimit të organizuar në qeveri. Shqipëria është në këmbë për të rikthyer në vend vlerat europiane dhe për tu ndarë përfundimisht nga llumi i krimit të organzuar që përfaqësohet direkt nga kreu i kësaj bande në qeveri Edi Rama. Në funksion të kësaj proteste popullore, PD ka nisur përgatitjet. Opozita ka nisur organizimin një javë para protestës së 26 majit. Kryetari i PD, Lulzim Basha ka mbledhur paraditen e sotme krerët e degëve nëpër rrethe në selinë blu në Tiranë.
Një tjetër çështje që po diskutohet në mbledhjen e Bashës me krerët e degëve është dhe ajo e zgjedhjeve brenda PD-së.
Protesta pritet të zhvillohet në datën 26 maj dhe vjen në një kohë kur qeveria Rama 2 është përfshirë nga skandali i vëllait të ministrit të Brendshëm, i cili është dënuar në Itali për trafik droge. Kauza kryesore e protestës është pastrimi i qeverisjes nga të inkriminuarit.
Synimi i protestës është largimit i Fatmir Xhafajt si ministër i Brendshëm, pasi vëllai i tij është i dënuar për trafik kokaine, por finalja e protestës është largimi i Edi Ramës nga drejtimi i shtetit.
Pikërisht për këtë arsye, kreu i PD-së Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu të gjithë kryetarët e degëve të Tiranës dhe gjithe Shqiperise.
Mësohet se në mbledhje është konfirmuar edhe njëherë data e protestës 26 maj në orën 11:00.
Në mbledhje ka mbetur i pacaktuar vendi i protestës, por sipas burimeve vendi do përcaktohet në bazë të zhvillimeve.
Nëse ministri Fatmir Xhafaj jep dorëheqjen atëherë protesta do zhvillohet para Kryeministrisë.
Por nëse Xhafaj do jetë në detyrë deri në datën 26, atëherë protesta e opozitës do të zhvendoset para Ministrisë së Brenshme.
Kryetari i PD, Lulzim Basha në një konferencë shtypi bashkë me aleatët një ditë më parë i bëri thirrje qytetarëve që të ngrihet në protestë. “I ftoj qytetatët që të protestojmë së bashku për largimin e Fatmir Xhafajt.
I ftojmë të protestojmë për largimin nga policia të atyre që ndihmojnë kriminelët si Agron Xhafaj, Habilajt, Balilajt.
“Ne do t’i themi ndal procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafajt.
Sot duhet të kemi një Ministri të Brendëshme dhe një polici që i shërben njerëzve.
Jo një polici që rrëmben në mes të natës Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.
Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë.
Të gjithë ne pavarësisht kujt parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.
Mbi të gjitha ne duam Shqipërinë
Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë.
Një Shqipëri evropiane.
Ftoj të gjithë qytetarët të dalim në protestë më 26 maj në Tiranë”, tha ndër të tjera Basha.
Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeyu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.
Klima është e njëjta.
Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin
Nuk hapen negociatat pa e ndare qeverisjen nga krimi
Nuk hapen negociatat kur qytetaret e pafajshem plasen ne burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge.
Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.
Ky është akoma më I fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit te Sofjes.
Klima nuk ka ndryshuar.
As BE dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa. Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, për pushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa.
Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të cliruar nga qeveria e lidhur me krimin.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 qershor në Tiranë për një Shqipëri të cliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më anti europiane.
Së bashku do ja dalim!”, u shpreh Basha
Ky do të jetë emri i ri i Maqedonisë
Republika e Maqedonisë së Ilindenit është referenca më e re që po qarkullon në mediat e Maqedonisë, si emri i ardhshëm i republikës ish-jugosllave, i cili paraqet një lloj kompromisi midis Shkupit dhe Athinës për problemin më se dy dekadësh.
Vetë kryeministri Zoran Zaev është shprehur pas takimit të djeshëm me kolegun e tij grek Alexis Tsipras në Sofje të Bullgarisë, në prapaskenat e Samitit të Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor, se ata dy kanë shqyrtuar opsione të mundshme për çështjen e emrit dhe me zgjidhjen e problemit do të forcohet dinjiteti dhe identiteti i qytetarëve të të dy vendeve:
“Biseduam në mënyrë thelbësore për opsionet dhe një nga opsionet është i pranueshëm për të dyja palët. Do të vazhdojmë me konsultimet në shtëpi, që të shohim nëse institucionet e sistemit e pranojnë dhe se a do të jetë e zbatueshme zgjidhja në mënyrë praktike dhe nëse është e mundëshme – atëherë do të kemi zgjidhje”, tha zoti Zaev.
Megjithate, Alexis Tsipras nuk eshte shprehur aq optimist sa Zoran Zaev.
Në Shkup nuk ka pasur reagime negative mbi atë që konsiderohet ende spekulim, përkatësisht propozimin Republika e Maqedonisë së Ilindenit, ose Republika Ilindenska Makedonija, trajta sllave kjo për çka këmbëngul Athina, e cila po ashtu kërkon që Shkupi të bëjë ndryshime kushtetuese dhe që referenca të jetë në përdorim si të brendshëm po ashtu edhe ndërkombëtar.
Kryeministri Zaev do t’i njoftojë drejtuesit politikë dhe presidentin e vendit të shtunen në lidhje me bisedimet me kolegun e tij grek Tsipras, ndërsa opozita maqedonase kërkonte një takim urgjent të drejtuesve politikë për këtë.
Ndërkaq, përfshirja e “Ilindenit” në zgjidhjen e mundshme të emrit, ka shtuar interesimin edhe të Sofjes; autoritetet e atjeshme kanë komentuar se kjo gjë flet për historinë dhe të kaluarën e përbashkët. Ministrja e jashtme Katerina Zaharieva citohet t’i ketë thënë radios Evropa e Lirë se Ilindeni paraqet një pjesë shumë të rëndësishme për historinë e Bullgarisë, por dhe një moment shumë të rëndësishëm për historinë e Maqedonisë.
Kush ishte spiuni i Trump në fushatë?
Presidenti Donald Trump akuzoi Departamentin e Drejtësisë të premten se ishte përpjekur për ta futur në kurth, duke i vendosur një “spiun” në fushatën e tij të vitit 2016, një pohim që vetë avokati i tij, tha se mund të mos jetë i vërtetë.
Duke i dhënë zë një teorie që po qarkullon në qarqet konservatore, zoti Trump citoi një postim në tëitter të gazetarit të Fox News-it, David Asman, që shkruante: “mesa duket Departamenti i Drejtësisë ka vendosur një spiun në fushatën e zotit Trump. Kjo nuk është bërë kurrë më parë, për asnjë arsye. U bë me qëllimin për ta futur në kurth Donald Trumpin, për krime që nuk i ka kryer”.
Por avokati i presidentit Trump, Rudy Giuliani, hodhi dyshime rreth kësaj çështjeje.
I pyetur nëse kishte patur një “informator” në fushatën presidenciale të vitit 2016, zoti Giuliani i tha rrjetit mediatik CNN: “nuk e di me siguri as presidenti, nëse ka patur vërtet një të tillë”, megjithëse ai tha se prej kohësh ka patur zëra për “një lloj infiltrimi”.
Javën e kaluar, revista konservatore “National Revieë”, ngriti pikëpyetje rreth futjes së një agjenti të mundshëm të FBI-së në fushatën e zotit Trump. Artikulli përmend punën e bërë nga ligjvënësi Devin Nunes, një përkrahës i zjarrtë i zotit Trump dhe kryetar i komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, i cili ka kërkuar informacion lidhur me një burim të FBI-së për hetimet lidhur me Rusisë.
Në një shkrim të gazetës “Neë York Times” këtë javë, thuhej se të paktën një informator i qeverisë është takuar disa herë me Carter Page dhe George Papadopoulos, të dy ish-këshilltarë për politikën e jashtme gjatë fushatës presidenciale të zotit Trump. Gazeta i referohej si burim zyrtarëve aktualë dhe ish zyrtarëve të FBI-së.
Gjithashtu të premten, zoti Giuliani tha se Prokurori i Posaçëm Robert Mueller i ka ngushtuar subjektet e tij të hetimit nga pesë në dy, ndërsa vazhdojnë negociatat nëse presidenti do të intervistohet prej tij lidhur me hetimin për Rusinë.
Zoti Mueller po heton lidhur me një koordinim të mundshëm mes Rusisë dhe zyrtarëve të fushatës së zotit Trump.
Sipas zotit Giuliani ekipi ligjor i zotit Trump nuk pret që ai të pyetet për avokatin e tij personal Michael Cohen, i cili po përballet me një hetim të veçantë kriminal në Nju Jork. Zoti Giuliani nuk dha shumë detaje shtesë, duke thënë se disa pyetje janë ende “subjekt negociatash”.
Konferenca, Rama deklarohet sërish kundër Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Trump
Shqipëria u është bashkuar 56 vendeve të tjera anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik në dënimin e vendimit të Presidentit amerikan Donald Trump për njohjen de facto të Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit dhe ngjarjeve të fundit në Rripin e Gazës.
Takimi urgjent i Organizatës së Bashkëpunimit Islamik u thirr më 18 maj 2018 nga Presidenti turk Rexhep Tahip Erdogan, si reagim ndaj inagurimit të Ambasadës Amerikane në Izrael dhe ndaj zhvillimeve të fundit në Palestinë.
Qeveria shqiptare mori pjesë në takim, por vendosi të përfaqësohej me nivelin më të ulët të mundshëm, atë të ambasadorit tonë pranë kësaj organizate Genti Gazheli.
Në deklaratën e takimit, të miratuar edhe nga Shqipëria, ndër të tjera thuhet:
Ne hedhim poshtë dhe dënojmë vendimin e paligjshëm të administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në lidhje me statusin e Al-Quds.
Këto veprime [ngjarjet e ditëve të fundit në Rripin e Gazës] janë krime të rënda të kryera nga Izraeli me mbështetjen e administratës amerikane, duke përfshirë mbrojtjen e pushtuesit izraelit nga llogaridhënia në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Vendimi i SHBA-ve për të zhvendosur zyrtarisht ambasadën e tyre në qytetin e Jeruzalemit ka trimëruar qeverinë e Izraelit në sjelljen e saj moskokëçarëse ndaj popullit palestinez.
Në deklaratë i kërkohet vendet anëtare të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik të:
Dënojnë inagurimin e ambasadës së SHBA-ve në Jeruzalem duke e konsideruar atë një veprim provokues dhe kundër Myslimanëve, kombit të Palestinës dhe si shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar.
Vendet anëtare duhet të marrin masa ndaluese ekonomike, zyrtare, politike diplomatike kundër çdo kujt që njeh aneksimin e Jeruzalemit nga Izraeli dhe ndaj çdo vendi që ndjek vendimin e SHBA-ve për të zhvendosur ambasadat e vendeve të tyre në Jeruzalem.
Të gjitha vendet anëtare të organizatës duhet të dënojnë hapur veprime të tilla; duhet të mbrojnë Palestinën nga veprimet e paligjshme të SHBA-ve ose të ndonjë shteti tjetër; të mbështesin vendimet e marra nga lidershipi palestinez.
Ndalojnë vendet e tjera që të kryejnë të njëjtin veprim të paligjshëm si SHBA-të.
Rikonfirmojnë qendrimin e tyre se Jeruzalemi do të vazhdojë të mbetet kryeqyteti i Palestinës dhe inagurimi i ambasadës së SHBA-ve nuk e cënon statusitn e qytetit të pushtuar, as nuk legjitimon aneksimin e paligjshëm të tij nga pushtuesi, Izraeli.
Deklarata thekson gjithashtu se paqja mes Izraelit dhe Palestinës nuk mund të arrihet derisa “të mbarojë pushtimi izraelit i Jeruzalemit Lindor, Bregut Perëndimor dhe Rripit të Gazës dhe kur palestinezët të jenë të lirë në atdheun e tyre.”
Shqipëria për të dytën herë radhazi zgjedh të mbeshtes Presidentin turk Erdogan kundër qendrimeve të Presidenti amerikan Trump. Vendi jonë votoi pro rezolutës për njohjen simbolike të Jeruzalimit Lindor si kryeqytet të Palestinës, në dhjetor 2017, të miratuar nga 56 vendet anëtare të organizatës më të madhe pan-islamike botërore, ku bëjnë pjesë disa nga regjimet më autokratike të botës.Ndërkohë, Ambasada amerikane në Tiranë dhe Ambasadori Lu kanë heshtur në të dyja rastet.
“Exit.al”
Rama i ka ditët e numëruara, media zyrtare e BE, “Politico”: Krimi i organizuar ka kapur qeverinë në Shqipëri
Mesazhe të forta vijnë direkt nga Bashkimi Europian kundër Ramës, qeverinë e të cilit e konsiderojnë të kapur nga krimi i organizuar. Një reagim i tillë lë shumë pak vend për hamendësime për atë që do të ndodhë në ditët dhe javët e ardhshme. Ka nisur një izolim i plotë i Ramës në Europë dhe ditët e tij janë të numëruara.
Nëse Maqedonia ka pengesë për hapjen e negociatave, vetëm për çështjen e hapur që ka me Greqinë për emrin që do të mbajë si shtet, Shqipëria ka në pengesë edhe më të madhe; krimin e organizuar që ka kapur qeverinë.
Në qershor pritet që Këshilli i Ministrave, të flasë me votë për çelje ose jo të negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në BE. Për këtë, gazeta ”Politiko”, shkruan se ende këto dy vende nuk e kanë të sigurt nëse do të hapen negociatat.
Duke ju referuar samitit të Sofjes ku u takuan liderët e Ballkanit, ”Politico”, thekson se Tirana dhe Shkupi lihen në ankth, teksa vijohet se për dy vendet për të cilat u çel rekomandimi nga Komisioni Europian, mungoi mbështetja nga liderët kryesorë të BE.
Këshilla ishte se dy vendet duhet të bëjnë më shumë deri në muajin qershor, kur është ballafaqimi i radhës.
”Sofja nuk ishte një rinovim i premtimeve martesore, pasi ceremonia e madhe nuk ka ndodhur kurrë. Ishte një deklaratë e dy partnerëve se dëshirojnë ende të martohen, por tashmë njëra palë po bën çmos për t’u martuar”, thuhet në shkrim.
Sipas tij, fati i Shqipërisë varet nga lufta ndaj krimit dhe korrupsionit. ”Shqipëria është në presion për të luftuar fort krimin e organizuar dhe emigrantët ilegalë, ndërsa Maqedonia është e varur nga marrëveshja me Greqinë”, thuhet në shkrim.
SHBA konfirmon largimin e Lu, prioritet për ambasadorin e ri goditja e krimit. Rama s’do ta ketë të lehtë
Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan në detyrë, Mathew Palmer deklaron për gazetën “Mapo”, se ambasadori aktual amerikan, Donald Lu, do të largohet nga Shqipëria në verë. I pyetur mbi ndryshimin e mundshëm të politikës së SHBA ndaj Shqipërisë, Palmer përgjigjet se përparësitë e politikës së Uashington-it do të jenë të njëjta.
Si të tilla ai liston mbështetjen e reformës së gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe ndaj ekstremizmit të dhunshëm. Zyrtari i Departamentit të Shtetit thotë se për emrin e ambasadorit të ri duhet pyetur në Shtëpinë e Bardhë.
Ambasadori Donald Lu do të largohet nga Shqipëria në mesin e muajit korrik, pas tre vjet e gjysëm si Ambasador i SHBA-ve në Tiranë.
Interesimit tonë për emërimin e ambasadorit të ri, një zyrtar i Departamentit të Shtetit iu përgjigj se “ambasadori Donald Lu vazhdon të shërbejë si Ambasadori i SHBA-ve në Shqipëri”. Sidoqoftë, Exit.al mësoi nga një burim në Departament se Ambasadori Lu mbaron misionin e tij në Tiranë në fund të qershorit dhe do të kthehet në Uashington në mesin e muajit korrik.
Zoti Lu nuk ka marrë asnjë emërim ambasadorial nga Presidenti Trump, dhe nuk është caktuar ende në ndonjë detyrë brenda Departamentit të Shtetit. Me shumë gjasa, sikurse parardhësit e tij, Ëithers dhe Arvizu, pas kthimit në Uashington, Lu do të mbetet pa ndonjë detyrë domethënëse në Departament.
Ndërkohë, nuk ka asnjë parashikim se kur Presidenti Trump do të emërojë ambasadorin e ri në Shqipëri. Exit.al ka kërkuar të mësojë pranë zyrës së shtypit të Shtëpisë së Bardhë për pritshmërinë kohore të emërimit të ambasadorit të ri, por nuk kishte marrë ende përgjigje në momentin e botimit të këtij shkrimi. Sidoqoftë, duke patur parasysh kohën që duhet për miratimin e emërimeve ambasadoriale nga Kongresi i SHBA-ve, dhe duke patur parasysh se Kongresi është pushim në periudhën 1 gusht–3 shtator, mund të hamendësohet se ka pak gjasa që ambasadori i ri të marrë detyrën në Shqipëri para fundit të vitit.
Për të plotësuar boshllëkun, Departamenti i Shtetit ka vendosur që zëvendës ambasadori i ri, i cili është emëruar dhe pritet të vijë në Shqipëri në fillim të muajit gusht, do të drejtojë Ambasadën e SHBA-ve si i ngarkuar me punë i përkohshëm deri në ardhjen e ambasadorit të ri amerikan.
Po këtë verë do të mbarojnë mandatet të gjithë zyrtarët më të lartë të Ambasadës Amerikane në Tiranë dhe misioneve në varësi të saj. Zëvendës Ambasadori, David Muniz e mbaron mandatin dhe do të largohet nga Shqipëria në fund të gushtit. Shefi i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun Ryan Roberts do të largohet në fund të muajit korrik.
Shefi i Zyrës së OPDAT Jon Smibert do të largohet në fund të korrikut, ndërsa shefja e misionit të USAID-it Catherine Johnson do të largohet gjithashtu brenda verës.
Të vetmit drejtues aktualë që do mbeten në detyrë pas muajit gusht 2018 janë shefja e Seksionit Politik dhe Ekonomik Carson Relitz-Rocker, e cila është emëruar në Shqipëri vitin e shkuar dhe shefi i Zyrës Konsullore Daniel Koski i cili gjithashtu mbërriti në Shqipëri vitin e shkuar.
Largimi i Ambasadorit Lu pritet të sjellë një ndryshim të thellë të qëndrimeve të Ambasadës Amerikane në Tiranë, veçanërisht do sjellë fundin e politikës shpesh personale të Ambasadorit Lu në mbështetjen pa kushte të Kryeministrit Rama dhe shumicës socialiste.
Muajt e fundit ka patur një shkëputje dhe indiferencë të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë, për shkak se shefi i ri për Europën i Departamentit, Ndihmës Sekretari i Shtetit Ëess Mitchell, ka zgjedhur që aktualisht të mos merret me Shqipërinë, duke e shmangur atë edhe nga vizita e që ai bëri në të gjtiha vendet e rajonit para disa muajsh.
Prandaj, në mënyrë të pazakontë dhe në kontrast me parardhësen e tij Victoria Nuland, Mitchell nuk ka bërë asnjë koment dhe nuk ka mbajtur asnjë qendrim për Shqipërinë, pavarësisht ngjarjeve me rëndësi politike të muajve të fundit.
Burimi jonë në Departamentin e Shtetit u shpreh se Mitchell ka zgjedhur të mos përfshihet me Ambasadorin Lu, duke qënë se ai është në fund të mandatit të tij, dhe të fillojë zbatimin e qëndrimit të ri politik të Departamentit të Shtetit ndaj Shqipërisë pas largimit të ambasadorit.
Reagim i PD: Ambrozia Meta s’pranoi të shantazhohej, i nxorri Ramës fytyrën e vërtetë para shqiptarëve
Partia Demokratike ka dalë në një deklaratë për mediat, për rastin e gazetares Ambrozia Meta. Albana Vokshi, kryetare e Komisionit për Mediat dhe Edukimin, tha se gazetarja e Fax News nuk pranoi të shantazhohej nga kryeministri.
Vokshi ka thënë se gazetarja ia doli të nxjerrë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ramës.
“Gazetarja Ambrozia Meta u kthye në kryefjalën e ditës. Ia doli të nxjerrë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Ramës. Rama shantazhon mediat që përballen publikisht. Ambrozia s’pranoi të shantazhohej nga Rama. Rama po fsheh të vërtetën për vëllezërit Xhafaj. Shqiptarët s’pranojnë të qeverisen nga krimi. Të bashkohemi në 26 maj kundër krimit dhe drogës”, tha Vokshi nga selia blu.
Deklarata e plotë e Kryetares së Komisionit të Medias, Albana Vokshi.
Një gazetare e re, Ambrozia Meta, e televizionit po ashtu të ri, Fax News, është kthyer në kryefjalën e ditës, sepse me këmbëngulje i bëri kryeministrit pyetjet që donte t’i bëntë çdo shqiptar i ndershëm. Me kurajo Ambrozia nuk pranoi të shantazhohej prej Edi Ramës.
Me qetësi dhe profesionalizëm, Ambrozia ia doli të nxjerrë para shqiptarëve fytyrën e vërtetë të Edi Ramës: atë të një kryeministri që shantazhon, kur nuk ble dot, që kërcënon për të mbuluar pafuqinë e tij, që largohet, kur nuk përballet dot me të vërtetën!
E vërteta është se Edi Rama e ka lënë sigurinë e shqiptarëve në dorën e krimit të organizuar!
E vërteta është se Edi Rama shantazhon mediat dhe gazetarët që e përballin publikisht me realitetin e bashkëqeverisjes së tij me krimin, duke i rrëzuar fasadën e shndritshme që i ka kushtuar qindra milionë euro.
Përballja e turpshme dje e Edi Ramës me Ambrozian e Fax News-it, që i kërkonte llogari pse nuk emëronte ministra të brendshëm pa lidhje me krimin dhe drogën, ishte momenti kur shqiptarët panë sesi kryeministër i vendit është Agron Xhafaj, janë Habilajt dhe Balilajt.
Agresioni i djeshëm i Edi Ramës kundër gazetares së re dhe televizionit që ajo përfaqëson nuk është si dhjetëra rastet e tjera që Edi Rama ka tallur, fyer dhe ka nëpërkëmbur gazetarët!
Agresioni i djeshëm ndaj medias ishte nevoja jetike e Edi Ramës për të mbuluar skandalin “Xhafaj” dhe, nëpërmjet shantazhit e kërcënimit, të fshehë të vërtetën e dy vëllezërve: njëri, Agron Xhafaj, bos i drogës dhe i krimit të organizuar në Vlorë, tjetri, Fatmir Xhafaj, Ministër i Brendshëm, që ka vënë Policinë e Shtetit në shërbim të të vëllait trafikant.
Sot, ju ndoshta prisni fjalinë e zakonshme se Partia Demokratike dënon shantazhet dhe kërcënimet e kryeministrit nga gazetarëve dhe medias!
Por sot kjo është e tepërt! Nuk kanë kaluar 24 orë nga qëndrimi dinjitoz i Ambrozias përballë shantazhit të kryeministrit dhe video është bërë virale!
Janë me mijëra e mijëra shqiptarët që e kanë shpërndarë videon në rrjetet sociale, duke përgëzuar gazetaren e re kurajoze. Ky është dënimi më i madh për Edi Ramën!
Shumica e shqiptarëve të ndershëm nuk duan të qeverisen nga pakica e krimit, që është kthyër në pengesën kryesore për Shqipërinë Europiane!
Tani, na duhet që secili prej nesh ta tregojë çdo ditë të njëjtën këmbëngulje dhe kurajo si Ambrozia! Vetëm kështu do t’ia dalim të kemi nje qeveri që punon për shqiptarët dhe jo për krimin!
Të bashkohemi në protestë të shtunën, më 26 Maj, sepse tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.
Bosi shqiptar kapet me 330 kg kokainë dhe një ‘det’ me kanabis në Belgjikë
Disa shqiptarë janë arrestuar së fundmi për trafik droge nga autoritet belge, raportojnë këtë të premte mediat lokale. Mes tyre është edhe një 37-vjeçar shqiptar me banim në Nijlen të Antëerpit, i cili kishte një rol udhëheqës në organizatë, shkruan media belge “Het Laatste Nieuës”. Identitetet e shqiptarëve të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimet e medieve lokale.
Hetimet
Siç raporton “hln” (Het Laatste Nieuës): Gjykata e Leuvenit javën e kaluar i cilësoi të vlefshme arrestimet e 12 vetëve, të cilët akuzohen se ndërtuan dhe operuan plantacione kanabisi në një shkallë të madhe dhe importuan kokainë nga Kolumbia në Belgjikë. Një i dyshuar i trembëdhjetë u arrestua në aeroportin e Schiphol në Holandë dhe do të dorëzohet në Belgjikë dhe një i dyshuar i katërmbëdhjetë është gjurmuar në mënyrë aktive ndërkombëtarisht. Hetuesit e policisë federale gjyqësore (FGP) të Leuven dhe Antëerp ishin gjithashtu në gjendje të ekspozojnë plantacione të ndryshme të kanabisit dhe të kapnin 330 kg kokainë në portin e Antëerpit. Kjo është raportuar nga prokurori i Leuven.
Hulumtimi filloi në vjeshtën e vitit 2016, kur FGP e Leuvenit fokusoi punën në një dyqan që tregonte fara bimësh dhe lule në Tremelo (Flanders), që lehtësoi kultivimin e plantacioneve të kanabisit në një shkallë të madhe nëpërmjet një dyqani në internet dhe vetë dyqanit fizik.
Në mënyrë profesionale ata u ofruan njerëzve të ndryshëm materiale propaganduese dhe kontakte të personave me njohuri për ngritjen, mbajtjen dhe korrjen e plantacioneve të kanabisit. Të dyshuarit e ndryshëm u identifikuan dhe u arrestuan të premten dhe të hënën.
Gjatë hetimit, hetuesit zbuluan gjithashtu plantacione të ndryshme të kanabisit. Për shembull, të hënën në Haacht dhe Herent, u zbuluan 870 dhe 650 bimë. Policia gjithashtu zbuloi një plantacion kanabisi në Heusden-Zolder. Përveç kësaj, u zbuluan sasi të mëdha të kanabisi i thatë. Gjatë bastisjeve në 9 shtëpi në shtëpi në Belgjikë dhe Holandë, policia sekuestroi gjithashtu 35.500 euro KESH, tre automjete dhe pajisje të IT, si dhe objekte të vlefshme arti. Dyqani i bimëve nga Tremelo u mbyll dhe materialet e gjetura u konfiskuan gjithashtu.
Katër persona u vendosën nën arrest nga gjykata. Njëri është pronari 35-vjeçar i fermës në Tremelo, një holandez 30-vjeçar nga Heusden-Zolder i cili ka punuar në dyqan dhe ka ndihmuar pronarin për të ngritur plantacione kanabisi, një burrë 35-vjeçar nga Haacht, i cili kishte një plantacion kanabis në shtëpi dhe një 28-vjeçar nga Hoegaarden i cili u kontaktua nga pronari i dyqanit për të ndihmuar njerëzit të cilët donin të ngrinin plantacione kanabisi dhe i ndihmoi ata të ngrinin dhe të kujdeseshin për plantacionet.


















