8.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Xhafa rikthen torturat e hetuesisë në komisariate, vrasja e të riut në Korçë

Një i ri u vra në komisariatin e policisë së Korçës nga torturat çnjerëzore njëlloj si në kohën e Sigurimit të Shtetit. 27 vjeçari Enea Ftoj, baba i tre fëmijëve vdiq në qelinë e policisë Korçës si pasojë e torturave të instaluara në polici nga ministri Fatmir Xhafa, i cili njihet për torturat e tij në burgje gjatë kohës që ka punuar si hetues i Sigurimit të Shtetit. Të njëjtat metoda që xhelati Xhafa ka ndjekur në kohën e komunizmit, që “thyente kockat e të burgosurve”, po përdoren tashmë në polici me emërimin e tij në krye të Ministrisë së Brendshme.
Fatmir Xhafa gjatë regjimit komunist ka qenë hetuesi i Sigurimit të Shtetit në Krujë ku ka torturuar qytetarë në burgje. Njëri ndër ta është edhe Xhavit Koni, i cili tregoi para disa kohësh për gazetën “RD” se si ishte torturuar nga xhelati Xhafa, ndonëse ishte minoren. Ai gjatë hetuesisë do të duronte tortura nga më të tmerrshmet nga xhelati Xhafa, që nga shkulja e dhëmbëve me darë dhe deri tek vendosja e vezëve të ziera poshtë sqetullave. Por xhelati Xhafa nuk është mjaftuar me kaq. Ai ka ushtruar dhunë edhe ndaj motrës së tij, Valbon. Imagjinoni një vajzë 17 vjeçe që rrihet në mënyrë shtazarake nga Xhafa.
Opinioni publik ka reaguar ashpër për vdekjen e të riut Enea Ftoj në qelinë e policisë së Korçës, ndërsa ministri Xhafa dhe Ministria që ai drejton nuk kanë bërë asnjë reagim. Xhafa nuk ka se si të reagojë për këtë ngjarje makabre sepse ai është instaluesi i metodave të Sigurimit të Shtetit në Polici, por është për të ardhur keq se, as shoqtat e të Drejtave të Njeriut nuk kanë reaguar për këtë ngjarje të rëndë.

Televizioni Top Channel i ka kushtuar një shkrim të gjatë ngjarjes së Korçës dhe dy standartet e ministrit Xhafa. “Enea Ftoj, baba i tre femijëve dhe vetëm 27 vjeç, vdiq në qelitë e Policisë së Korçës. Familjarët e tij thanë se policia e rrahu deri në vdekje, ndërkohë që nuk kishte bërë asgjë në krahasim me vëllain e Fatmir Xhafës, që u mor në mbrojtje nga policia. Ministri i Brendshëm nuk tha asnjë fjalë për Fatkeqin nga Korça, që u ngeli në duar policëve.
Për Drejtorinë e Policisë së Korcës ka patur edhe më parë ankesa për përdorim dhune përtej kufijëve të ligjit. E megjithëse u bënë dy ditë nga vdekja e Enea Ftojit, Fatmir Xhafaj ende nuk thënë asnjë fjalë për këtë rast.
Ai u mor dhe po merret vetëm me mbrojtjen e vëllait, ndërkohë që një njeri vdiste në ambientet e Policisë së Shtetit, duke ngritur pyetjen: për kë punojnë zyrtarët e lartë, për qytetarët, apo për familjet e tyre?
Duke parë sjelljen tërësisht ndryshe, krahasuar me Agronin është e qartë se kush është Fatmiri dhe kush është Fatkeqi. Shqipëria është e ndarë prej kohësh në Fatmirë dhe Fatkeqë. Fatmirët janë të gjithë ata që kanë pushtet dhe fatkeqët të gjithë ata që qeverisen prej tyre dhe të pambrojtur nga askush përfundojnë në dhunë deri në vdekje, siç është rasti i fatkeqit të Korçës, Enea Ftoj.

Këto janë dy standardet e shtetit, që ende po hesht për Fatkeqin. Tre fëmijë kanë mbetur jetimë, sepse siç pretendojne ata dhe nëna e tyre, policia jo vetëm që nuk ua mbrojti babain, por ua keqtrajtoi deri në vdekje.
Në një shtet që nuk drejtohet nga Fatmirët kundër Fatkeqëve, policët që keqtrajtuan Enea Ftojin në qelitë e Komisariatit, minimalisht duhet të pezulloheshin deri sa hetimi të përfundonte. Por, për Fatkeqin e Korçës ka vetëm një reagim tërësisht injorues dhe jo njerëzor të policisë,që mundohet ta mbulojnë ngjarjen si “vdekje e zakonshme e një përdoruesi heroine, që dyshohej për vjedhje”, a thua se ata që shoqerohen për këto krime të lehta duhet të ndëshkohen me vdekje nga shteti. Ky është një qëndrim shumë cinik, ndërsa as ndjesë nuk i kërkohet familjes.
Në një rast të ngjashëm para disa kohësh në Shtetet e Bashkuara shpërthyen protesta. Në Nju Jork gjatë arrestimit të dhunshëm të një shitësi ilegal cigaresh, i ndaluari vdes i asfiksuar. Protestat zgjatën, ndërsa reagoi edhe ish-Presidenti Obama, por në Korçë vetëm familjarët protestuan, ndërsa në Tiranë shoqëria civile ka nisur pushimin e fundjavës.
Kjo është shoqëria e Fatmirëve dhe Fatkeqëve, e cila do të vazhdojë derisa të mos ketë drejtësi të barabartë dhe derisa shteti të jetë i Fatmirëve dhe pasojat të jenë të Fatkeqëve.
Ngushëllime Enea Ftojit dhe familjës së tij, me shpresë se koha e Fatmirëve po mbaron, në dobi të Fatkeqëve!”, shkruan Top Channel.

Protestë në Fier/ Fermerët shpërthejnë në revoltë ndaj ministrit Klosi

Luleshtrydhet në Frakull të Fierit janë ndër të paktat prodhime të zonës që i mbijetuan përmbytjeve të Vjosës.
Shijen e tyre do ta mbajë mend gjatë ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi sepse atje ku priste festë, ministri gjeti protestë. Shumë fermerë e bojkotuan festën, por disa shkuan t’i uronin mirëseardhjen me ankesa. Një prej tyre është Kosta Troka, nga fshati Kafaraj.
“Këtu vetëm 1% e fermerëve të luleshtrydhes kanë ardhur. Këtu është festë, por këta nuk e kanë festë sot. Jemi përmbytur 2-3 herë, kemi protestuar dhe asnjeri nuk ka ardhur te ne”, tha fermeri, përpara se ministri të thërriste zv/ministrin, i cili u akuzua se nuk kishte ardhur kurrë për të dëgjuar hallet e fermerëve.
Mikel Isaraj kaloi dy përmbytje nga lumi Vjosë këtë vit dhe dëmi i shkon në miliona lekë. Ndaj, për të, sot nuk ka festë. Ai ka ardhur për të kërkuar dëmshpërblim: “Nuk është marrë asnjë masë për atë çfarë ka ndodhur. Këtu kanë ardhur 13 fermerë nga pothuajse 400”.
Zv/ministri i Bujqësisë, Dhimo Kote u shpreh: “Unë do të vij në fund të korrikut këtu për të bërë platformën përsa i përket problemit të luleshtrydheve”.
Sipas vetë fermerëve, 70% e atyre që kultivojnë luleshtrydhe në këtë zonë nuk morën pjesë në panairin e kthyer tashmë në traditë në Frakull.

Kush janë dy shqiptarët e arrestuar në Itali me 100 mijë euro kokainë

Një operacion antidrogë në L’Aquila ka çuar në pranga një shqiptar dhe një maqedonas dhe sekuestrimin e 1 kg kokaine.
Nga operacioni i koduar “Clean Sëeep”, përfunduan në pranga Tahir Selmani, 50 vjeç dhe Adi Selijai, 30 vjeç. Hetimet nisën pas një sinjalizimi të ardhur në stacionin e policisë përmes aplikacionit “Youpol”.
Sipas hetimeve, të arrestuarit merrnin urdhra vetëm me “gojë” duke anashkaluar telefonat nga frika e përgjimeve. Lënda narkotike do t’u jepte 100 mijë euro të ardhura.
Ekipet e policisë gjetën lëndën narkotike në shkurre pranë varrezave.
“Sasia e madhe e drogës së konfiskuar dje do të kishte sjellë fitime më shumë se një njëqind mijë euro në treg, ndërsa mund të rritej me 30 për qind pasi të përzihej dhe ishte gati të ‘përmbyste’ tregun e drogës në Aquila”, tha shefi i policisë lokale.
Ata ishin ndaluar edhe më parë me sasi të vogla droge. Shqiptari 30 vjeçari dhe maqedonasi me kombësi shqiptare, janë dërguar në burgun e Costarelle në Preturo.
Hetimet vazhdojnë për të zbuluar origjinën e kokainës.

E bujshme, Platini zbulon trukimin në “Francë ‘98”!

Michel Platini ka zbuluar atë që e quan “hile” në momentin e shortit të Kupës së Botës 1998 për të pasur sa më shumë shanse të Franca të mos ndeshej me Brazilin, deri në finale.
Veprimtaria që u zhvillua në Francë u fitua nga “gjelat”, në suksesin e tyre të parë dhe të vetëm në një Botëror, pikërisht duke mundur Brazilin, 3-0 në finale. Ish-presidenti i UEFA pohoi se francezët u ndihmuan dhe nga shorti…
“Kur organizuam kalendarin ne bëmë një hile, tha Platini për “France Bleu Sport”. Nëse ne do të fitonim grupin tonë dhe Brazili do të fitonte grupin e tij, atëherë nuk do të ndesheshim bashkë deri në finale”.
Franca ra në Grupin C, ndërsa Brazili në Grupin A dhe në momentin që të dyja ekipet dolën në vendin e parë, plani i vendasve u quajt i suksesshëm.
Platini, që ishte kryetari i komitetit organizativ të atij botërori, shtoi: “Punuam gjashtë vjet për të organizuar këtë veprimtari dhe normalisht përdorëm këtë hile të vogël. Si mendoni se vendet e tjera organizatore nuk e kanë bërë në të kaluarën? Francë-Brazil ishte finalja që të gjithë donim. Realizuam një ëndërr”.

Ylli i Chelsea zbulon përçarjen në dhomat e zhveshjes 24 orë përpara finales së FA Cup

Fantazisti i Chelsea-t Willian ka lënë të kuptohet se ka një përçarje në dhomat e zhveshjes…një ditë përpara finales së FA Cup.
Asi brazilian, 29, ka sugjeruar se ka një përçarje në dhomat e zhveshjes për shkak të trajnerit italian vetëm një ditë përpara sfidës ndaj Manchester United në Wembley.
Conte pritet të largohet nga Blutë këtë verë pas një sërë marrëdhëniesh të prishura dhe një sezoni zhgënjyes në kampionat.
Dhe kur pyetet të tregojë për atmosferën në dhomat e zhveshjes nga ESPN Brasil, Willian për pak sa nuk i shpëtoi.
“Oh Zot! Me të vërtetë do ta dish situatën?
“Epo, disa të tjerë…më mirë të flasim një herë tjetër.”
Braziliani nuk ka luajtur aq shumë sa do të kishte dashur gjatë javëve të fundit, duke nisur vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në gjashtë takimet e fundit.
Tani mesa duket marrëdhënia e tij me trajnerin është e thyer – me Conte që njihet si një teknik që bën armiq. Dy emrat e fundit janë Diego Costa dhe David Luiz.

Fëmija që askush nuk e donte, tani kushton 100 milionë euro…

Nuk e donte askush, asnjëri! Lyon i dashur, St.Etienne, Auxerre, Sochaux dhe Metz. Të gjithë e kishin pasur në provë Antonie Griezmann dhe të gjithë e kthyen në shtëpi: “Shumë i brishtë”.
Montpellier besoi pak më shumë, por vetëm pak: sa për ta marrë në një turne ndërkombëtar në Paris, luajtur në qendrën sportive të PSG, në “Camp des Loges”, atje ku “ia vodhi” Real Sociedad.
Ia vodhi është një term disi i ekzagjeruar. Skuadra spanjolle, për të marrë Antonie u përball vetëm me burokracinë franceze, që nuk lejon një fëmijë të emigrojë pa praninë e prindërve.
Zgjidhja erdhi nga Eric Olhats, ai që e pa në “Camp des Loges” dhe u dashura me aftësitë e tij.
Jetonte në Bayonne dhe kisha në klub një djalë që bënte çdo ditë rrugën nga qyteti francez në kufi me Spanjën deri në San Sebastian. Atij iu bashkua edhe Antonie. Në mëngjes në shkollë dhe pasdite, pas një ore rrugë me makinë, shkonte në Zubieta për t’u stërvitur. Ishte viti 2005 dhe Grizmann ishte 14 vjeç.
Më në fund po realizohej ëndrra e të gjithë familjes, që ishte “e sëmurë” pas futbollit. Gjyshi nga mamaja, Amaro Lopes, portugez, kishte luajtur me Paços de Ferreira, përpara se të emigronte në fshatin francez Macon, 70 kilometra larg Lionit, ku punonte si murator. Atje lindi e ëma e Antonie që u martua me një tjetër futbollist, i cili më pas u bë drejtor i Union Foot.
Maconnaise ishte skuadra ku nisi të luajë “princi i vogël”. Babë e bir ishin tifozë të çmendur pas OL dhe kush e di se çfarë kanë menduar drejtuesit e Lyon kur e panë të mërkurën në mbrëmje duke shkatërruar Marseille, në finalen e Europa League.
Një rast “miopie” të përgjithshme, shumë i veçantë, pak a shumë si jeta dhe veprat e familjes Griezmann. Rruga drejt suksesit ka qenë e gjitha me grope, të mbushura me ujë.
Te Sociedad luante pak. Talenti ekzistonte, por fiziku nuk ia lejonte.
Kjo deri në pranverën e vitit 2009, kur në një turne ndërkombëtar U-19, Antonie shpërtheu dhe u shpall golashënuesi më i mirë. Finalja ishte pikërisht kundër Atletico Madrid.

Në atë verë, si pasojë e fatit që ktheu dhe një serie dëmtimesh, fitoi një vend te skuadra e parë, pavarësisht se shumë të tjerë niseshin të favorizuar nga ai. Trajneri ishte Martin Lasarte, uruguaiani që te Nacional i kishte dhënë mundësinë e debutimit dikujt të quajtur Luis Suarez.
Griezmann ecën mirë, por në vjeshtë një skandal seksual përfshin njeriun që e zbuloi, Eric Olhats, babai shpirtëror, vëllai dhe frymëzuesi i Antonie. Një prind e denoncoi për mesazhet që i kishte nisur djalit të tij 13 vjeç dhe një gjykatë e dënoi me 3 muaj heqje lirie dhe e ndaloi për 10 vjet që të merrej me sportistët nën 18 vjeç.
Griezmann u largua nga Olhats, i cili gjithsesi u shpall i pafajshëm në apel, 11 muaj më pas.
Eric dhe Antoine bashkohen sërish dhe nuk do të ndahem më deri në verën e kaluar. Kaluan së bashku edhe krizën me kombëtaren pasi në tetor 2021, Griezmann u arratis bashkë me Niang, Mvila dhe Ben Yedder nga pika e grumbullimit të Francës U-21. 400 kilometra në taksi për një natë të shfrenuar për tre lojtarët e ri, tre ditë para ndeshjes me Norvegjinë, sfidë vendimtare që blutë e humbën dhe mbetën jashtë Euro U-21. Griezmann u skualifikua për 13 muaj nga Federata Franceze e Futbollit. Në mars 2014 dënimi u fal dhe Deschamps e grumbulloi në kombëtaren “A”.
Nga ndarja me menaxherin Olhats, familja e tij kujdeset për Grizmann. Babai i tij ka nisur kontaktet për transferimin te Barcelona, ndërsa e motra Maud, merret me marrëdhënien me publikun.
Edhe ajo ka një histori për të treguar, duke qenë se i shpëtoi mrekullisht atentatit terrorist në teatrin Bataclan në Paris, në nëntor 2015.
Griezmann donte të shkonte me çdo kushte te Atletico Madrid dhe në vitin 2014 nuk u nda mirë me klubin e Real Sociedad. Vitin e kaluar e kërkoi me ngulm Manchester United, por ai bëri një pakt me Atletico. Duke qenë se spanjollët ishin dënuar nga FIFA dhe nuk mund të bënin merkato, atëherë ai vendosi të qëndrojë duke marrë premtimin se do të shitej në verën 2018.
Tani Barcelona duket se do të jetë klubi që më 1 korrik do të paguajë klauzolën për blerjen e tij: 100 milionë euro. “Nuk është koha për të folur për të ardhmen,” – tha Griezmann pasi ngriti trofeun e Europa League, por fëmija që nuk e donte askush e ka kuptuar që tani vlen sa një thesar.

Cristiano Ronaldo, notë 10 më të përsosur nuk mund të ketë

Ka shumë mënyra për të arritur notën 10 në futboll. Por, rezultati i shumës, që Cristiano Ronaldo mund të bëjë në pak më shumë se një javë, do të ishte “10” e përsosur: pesë “Topa të Artë” dhe pesë Champions. Do të ishte e domosdoshme të shtohen pesë Kupat Europiane të Di Stefano dhe pesë “Topat e Artë” të Messit, që t’i përshtaten atij. Pra, stratosferik është rekordi brenda mundësive të numrit 7 të të bardhëve.
Një 10 për historinë, një 10 si legjendë, një 10 që do të katapultonte rekordin e tij tashmë të jashtëzakonshëm në një nivel, deri tani të paarritshëm. Kjo për shkak se do të ishte një hap përpara Messit (argjentinasi ka pesë “Topa të Artë” dhe katër Champions) në dy titujt, që shënojnë madhështinë e një lojtari në karrierën e tij individuale dhe kolektive, me Kupën e Botës, të cilën nuk e ka fituar asnjëri.
Ylli portugez i Real Madridit është thjesht i pangopur. Ronaldo ka kaluar në fazën e pjekurisë. Kur disa fillojnë rënien e tyre në këtë moshë, portugezi ka vazhduar të fluturojë lart, diçka që e dyfishon vëmendjen, duke pasur parasysh karrierën e tij triumfuese. Që nga 5 shkurti 2015, kur ai mbushi 30 vjeç, CR7 ka pushtuar edhe dy “Topa të Artë” dhe dy Champions të tjerë.
Dhe e gjithë kjo, me një tjetër finale tjetër në dorë, në funksion të konkurrencës maksimale kontinentale. Notë 10 më të përsosur nuk mund të ketë. Pikërisht, ka 10 vite që Cristiano Ronaldo është në krye të futbollit. 2008-ta ishte viti, në të cilin portugezi i dha dritën e fundit jeshile statusit të tij si yll i futbollit, me pushtimin e parë të Champions-it, si pjesë e Manchester United dhe përfundimin e mëvonshëm të “Topit të Artë” të parë.
Në moshën 33-vjeçare, Ronaldo mbetet ende në krye. Bashkë me Messin. Nga “martesa” e CR7 me Real Madridin ka ardhur një fazë spektakolare për të dyja palët. Tre Champions më shumë për klubin dhe katër “Topa të Artë” më shumë për lojtarin, i cili ka qenë prej kohësh një legjendë e klubit të bardhë, në të njëjtën lartësi si Di Stéfano.

Ronaldo është gati të mbyllë në një mënyrë të madhe atë që ka qenë ndoshta sezoni i tij më i vështirë me Real Madridin. Një fillim i komplikuar, larg shifrave marramendëse të golave të shënuar, çka zakonisht e vë atë në një situatë delikate, është kthjelluar me paraqitjen e jashtëzakonshme në Champions. Përsëri, trofetë europianë të “Los Blancos” kalojnë nëpër këmbët e CR7, që është i pandalshëm gjatë këtij kompeticioni.
Portugezi, bashkë me Real Madridin, janë sy e veshë nga finalja e Kievit, duke pasur mundësinë e nënshkrimit të një triplete historike radhazi në Ligën e Kampionëve, duke krijuar një tjetër epokë. Një kryvepër e tërë. Sepse Ronaldo kurrë nuk mund të “varroset”. Çdo vit i tejkaluar tregon se ai është ende në formë të lartë, edhe nëse jeton një moment aq delikat, sa kishte në muajt e parë të sezonit.
Në fund, ai përsëri do të ketë mbi 40 gola dhe përsëri do të jetë protagonist i Real Madridit. Finalja e Kievit pret të vërë tjetër shenjë mbi të, më e larta në histori. Një model futbolli për kornizë. Çdo gjë është në pritje, para provimit kundër Liverpool, më 26 maj.
Nëse Real Madridi e fiton atë, Cristiano Ronaldo mund të mburret si “10” më e përsosur në futboll, me arritje legjendare. Dhe pastaj e pret Kupa e Botës, ku Portugalia e udhëhequr nga Cristiano Ronaldo, shkon si kampione e Europës. Një tjetër arenë, ku ylli portugez mund të rikonfirmojë vetveten, në majën e këtij sporti.

Terror në Vlorë, breshëri kallashnikovi në lokal

Të shtënat e një arme kallashnikovi kanë përhapur panik në një lokal në në vendin e quajtur “Sahati” në qytetin e Vlorës. Një 31-vjeçar me motoçikletë është afruar pranë lokalit dhe më pas ka hyrë brenda.
Besmir Gj. ka nxjerrë kallashnikovin për të qëlluar në drejtim të një tavoline ku ndodheshin disa persona dhe ka qëlluar me armë. Bëhet e ditur se, kanë ndërhyrë klientët e lokalit duke arritur të neutralizojnë autorin. Breshëritë e plumbave kanë krijuar frikë dhe panic tek qytetarët e shumtë që ndodheshin në local dhe në rrugë.
Në lokal ka mbërritur menjëherë policia, e cila ka ndaluar personin e armatosur, si dhe ka sekuestruar armën e tij. Nuk ka ende informacione se cili ishte shënjestra e autorit.
Njofitmi i policisë:
Më datë 18.05.2018, rreth orës 17:39, në vendin e quajtur “Sahati”, shtetasi Besmir Gj., 31 vjeç, banues në Vlorë, ka shtënë një herë me armë zjarri brenda ambienteve të një lokali.
Nga e shtëna nuk ka të lenduar.
Reagimi i menjëhershëm i policisë vendore, ndihmuar dhe nga shtetasit e pranishëm në lokal kanë bërë të mundur neutralizimin dhe ndalimin e shtetasit Besmir Gj., i cili tashmë ndodhet në ambientet e DVP. Vlorë, për veprimet e mëtejshme hetimore.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit dhe një gëzhojë. Vijon puna për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes në fjalë.

Funerali i të riut që u vra në komisariatin e policisë kthehet në revoltë ndaj qeverisë

Ceremonia e varrimit e të riut që vdiq në dhomat e paraburgimit të policisë së Korçës nga torturat e policisë ka indinjuar banorët në qytetin e Korçës të cilët kanë shpërthyer në revolt kundër qeverisë. Shumë pjestarë të komuniteteve u janë bashkuar familjarëve të Ene Ftoit gjatë ceremonisë së varrimit. I gjithë kortezhi që po përcillte për në banesën e fundit 27 vjeçarin, marshoi para komisariatit. Ata mbanin pankarta në duar ku shkruhej: ”Larg policisë raciste”, “Duam drejtësi” , “Stop racizmit”. Ata akuzojnë policinë për dhunë ndaj të riut që mbahej prej tri ditësh në izolim.
Kujtojmë se ditën e djeshme, për rreth katër orë, tre ekspertë mjeko-ligjore, dy të pavarur dhe një i Institutit të Mjekësisë ligjore kanë kryer ekspertizën, ndërkohë që përgjigjet pritet të dalin pas tre javësh.
Enea Ftoi ishte ndaluar tre ditë më parë nga policia për vjedhje, por ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës si pasojë e torturave të policisë. Të enjten, ai do të dilte para Gjykatës, por familjarët thonë se, janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë. Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut. Sipas familjarëve, tre efektivë policie e dhunuan gjatë arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.

Përse Shqipëria do të protestojë e bashkuar të shtunën

Kryetari i PD Lulzim Basha, duke folur gjate nje proteste te organizuar nga Partia Demokratike para godines se Kryeministrise, ku eshte kerkuar dorheqja e qeverise dhe ngritja e nje qeverie teknike, per ta cuar vendin ne zgjedhje te lira dhe te ndershme./r/n/r/nLeader of DP Lulzim Basha, speaking during a protest organized by the Democratic Party in front of the Prime Minister's Office, where is asked the resignation of the government and the establishment of a technical government to bring the country to free and fair elections.

Lulzim BASHA

Opozita e bashkuar i fton të gjithë qytetarët shqiptarë, zonja dhe zotërinj, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja, nga jugu në veri, nga lindja në Perëndim, demokratë e socialistë, të bashkohemi në protestën më të madhe kombëtare për të larguar pengesën e vetme për Shqipërinë Europiane, qeverinë e lidhur me krimin.
Ju ftojmë të protestojmë, për largimin nga pushteti të çdo hallke të shtetit, të atyre që ndihmojnë kriminelët, nga Agron Xhafaj tek Habilajt dhe Balilajt.
Ju ftojmë të bashkohemi në protestë, për largimin e Fatmir Xhafajt. Ne do t’i themi ndal, procesit të zëvendësimit të kriminelëve që i shërbenin Tahirit me ata që i shërbejnë Xhafës.
Sot duhet të kemi një Ministri të Brendshme dhe një polici që i shërben njerëzve. Jo një polici që rrëmben në mes të natës Dritan Zaganin dhe kuksianët e pafajshëm, ndërkohë që i nënshtrohet Artan e Moisi Habilajt dhe Agron Xhafajt.
Ne duam një polici ku vetingu të fillojë nga Ministri i Brendshëm tek polici më i thjeshtë. Ku nuk ka asnjë lidhje me krimin dhe me kriminelë, as polici i thjeshtë, as Ministri i Brendshëm.
Ne i ftojmë qytetarët për të protestuar për një drejtësi të vërtetë dhe jo fallco. Për drejtësi të barabartë për të gjithë nga qytetari më i thjeshtë te politikani më i pushtetshëm, pa përjashtim!
Të gjithë ne, pavarësisht se cilës parti i përkasim, pavarësisht se ku jetojmë, pavarësisht se në çfarë besojmë, jemi në rradhë të parë shqiptarë.

Mbi të gjitha ne duam vendin tonë, Shqipërinë! Një Shqipëri pa krim, një Shqipëri pa drogë! Një Shqipëri europiane! Një Shqipëri me mundësi dhe dinjitet për të gjithë. Tani është momenti të mos e shtyjmë më.
Ne nuk mund të humbasim më kohën dhe energjitë tona çdo ditë duke u marrë me kriminelin e rradhës në politikë. Është koha t’u themi sot ndal të gjithë politikanëve të lidhur me krimin.Është koha që të mbyllim një herë e mirë kapitullin e krimit në Shqipëri.
Që të hapim kapitullin e ekonomisë, që të hapim kapitullin e shëndetësisë, të arsimit, të investimeve të huaja, të punësimit. Ndaj ne i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për t’i thënë ndal krimit dhe qeverisë së lidhur me krimin.
Së bashku ne mund ta arrijmë këtë.Së bashku ne e kemi arritur këtë. Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Armando Prengën.
Edi Rama e mbrojti, por ne e larguam Arben Ndokën.Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Mark Frrokun.
Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Elvis Roshin. Edi Rama e mbrojti, por ne larguam Saimir Tahirin. Sot Edi Rama po mbron Fatmir Xhafajn, por ne do ta largojmë atë dhe kupolën mafioze me Edi Ramën në krye.
Mbajtja e Fatmir Xhafës si Ministër i Brendshëm është kosto për Shqipërinë, është goditje për drejtësinë. Shqipëria ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.Edhe Partia Socialiste, ka njerëz të ndershëm që mund t’i shërbejnë popullit.
Ndaj në protestë ftojmë edhe socialistët e ndershëm, Partinë e të cilëve Edi Rama jua u ka lënë peng të krimit dhe të drogës.
Prej katër vjetësh Edi Rama u dha pushtet kriminelëve dhe luftoi popullin. Por ne kemi treguar në këto 4 vjet se jemi më të fortë se krimi, jemi më të fortë se Edi Rama i lidhur me krimin.

Pushteti u takon njerëzve dhe jo ministrave. Pushteti është i popullit dhe jo i kryeministrit. Nuk ka ndryshuar BE sic gënjeu sot përsëri Edi Rama. Nuk ka ndryshuar klima.
Klima është e njëjta.
Nuk hapen negociatat pa luftuar krimin dhe politikanët e lidhur me krimin.Nuk hapen negociatat pa e ndarë qeverisjen nga krimi.
Nuk hapen negociatat kur qytetarët e pafajshëm plasen në burg por kur Ministri i Brendshem dhe Kryeministri kapin shtetin për të mbrojtur krimin e organizuar dhe vëllain trafikant droge. Ky ka qene mesazhi i Brukselit dhe vendeve anëtare tash 5 vjet.
Ky është akoma më i fortë dhe më i qartë mesazhi i Samitit të Sofjes. Klima nuk ka ndryshuar. As Bashkimi Europian dhe as vendet anëtare nuk janë pengesa.
Edi Rama është pengesa. Fatmir Xhafa është pengesa. Kryeministri dhe ministrat e lidhur me krimin, përpushtetin dhe pasurinë e tyre në kurriz të shqiptarëve janë pengesa. Qeveria Rama është pengesa e vetme per rrugëtimin europian dhe mirëqenien e shqiptarëve.
Ndaj i ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë, në protestën kombëtare për një Shqipëri të çliruar nga qeveria e lidhur me krimin.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti popullore e Edi Ramës që ka tradhtuar interesat e njerëzve të thjeshtë duke bashkëpunuar haptas me krimin për pushtetin dhe pasurinë e tij.
I ftojmë të gjithë qytetarët të bashkohemi të shtunën me 26 maj në Tiranë për një Shqipëri të çliruar nga qeveria anti-europiane që me rekordet e saj të zeza të korrupsionit dhe bashkëpunimt me krimin pengon ëndrrën e të gjithë shqiptarëve për Shqipërinë si gjithë Europa.
Tani është koha të mos e lëmë fatin e Shqipërisë Europiane në duart e qeverisë më antieuropiane.
Bashkë do t’ia dalim!