22.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

“Petrit Dume, ishte i poshtër dhe i zgjuar për intriga. I kishte këto cilësi të këqija”- Diskutimi i Haxhi Lleshit në Presidiumin e Kuvendit Popullor: Kurse Rrahman Parllaku…

Nga Dashnor Kaloçi

Më datën 5 nëntor të vitit 1975, plot 49 vjet më parë, kryetari i Gjykatës së Lartë të Republikës Popullore të Shqipërisë, Aranit Çela, me anë të një letre me siglën “Tepër Sekret”, drejtuar Presidiumit të Kuvendit Popullor, bashkangjitur u dërgonte një kopje të vendimit të asaj gjykate, me një përmbledhje të akt-akuzës së dënimit me vdekje, me pushkatim, të tre ish-gjeneralëve e, drejtuesve më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes, ministrit Beqir Ali Balluku, shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, Petrit Taulla Dume dhe Drejtorit të Drejtorisë Politike, Hito Shaqo Çako, si dhe dënimin me 25 vjet burg, të Rrahman Parllakut, ish-zëvendës/Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë, në Ministrinë e Mbrojtjes Popullore.

Gjyqi ndaj tyre, i zhvilluar nga data 25 tetor deri në 5 nëntor të atij viti, në një sallë improvizuar në ambientet e Repartit 313 të Tiranës, (i njohur ndryshe si “Burgu i Vjetër” apo “Kaushi”), ku ata zhvilluan edhe procesin hetimor e, qëndronin të izoluar dhe nën masa të rrepta sigurie, që nga periudha e arrestimit, më datën 6 dhjetor e vitit 1974. Arrestimi i Ballukut, Dumes, Çakos dhe Parllakut, erdhi pas një periudhe afro gjashtë mujore, mbledhjesh e aktivesh e plenumesh, të zhvilluara me kuadrot më të lartë të Ministrisë së Mbrojtjes Popullore, sekretariatin e Komitetit Qendror të PPSH-së dhe Byrosë Politike, ku në pjesën më të madhe të tyre, kishte asistuar dhe drejtuar personalisht, vetë Enver Hoxha.

Goditja ndaj Beqir Ballukut, i cili prej vitesh mbante postin e Ministrit të Mbrojtjes Popullore dhe zv/kryeministrit të parë në qeverinë e kryesuar nga Mehmet Shehu, si dhe anëtarit të Byrosë Politike të Komitetit Qendror të PPSH-së, filloi në qershor-korrikun e vitit 1974, me mbledhjen e zgjeruar të Aktivit të Ushtrisë, që u mbajt në ish – “Vilën e Zogut” të qytetit të Durrësit. Ajo mbledhje drejtohej nga Mehmet Shehu dhe Hysni Kapo, ku Balluku, për herë të parë, që nga viti 1945, nuk ishte në një presidium mbledhje, por në sallë, ku ai u detyrua t’ju përgjigjej me dhjetëra pyetjeve, të bëra nga vartësit e tij. Gjithçka po ndodhte aty në atë sallë dhe që do të vazhdonte më pas deri në ditën e arrestimit, ishte e parapërgatitur në bazë të një skenari të hartuar mjaft mirë nga krerët kryesorë të udhëheqjes së lartë të PPSH-së, si Mehmet Shehun dhe Hysni Kapon, të ideuar dhe dirigjuar personalisht nga Enver Hoxha.

“Teatri parlamentar nuk fsheh ankthin e trekëndëshit të Bermudës”, Basha: Kambanat bien për Edi Ramën, si maja e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin

Kreu i Partisë Demokratike – Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, deklaroi se “teatri i shëmtuar” që luhet herë në parlament e herë jashtë tij nuk mund të fshehë ankthin që ka kapluar të ashtuquajturin “Trekëndëshi i Bermudës” për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e qytetarëve shqiptarë.

Në një postim në Facebook, Basha thekson se kambanat po bien për Edi Ramën, që sipas tij, përfaqëson majën e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo interesave të qytetarëve.

Postimi i plotë i Bashës:

Teatri i shëmtuar që bëhet herë në parlament e herë jashtë tij, nuk fsheh dot ankthin që ka kapur Trekëndëshin e Bermundës nga çfarë e pret, për shkak të abuzimeve me pronat, taksat dhe besimin e shqiptarëve. Tani kambanat bien për Edi Ramën, si maja e një pushteti të korruptuar dhe të lidhur me krimin, që i shërben një pakice dhe jo qytetarëve.

 

 

 

Apeli i GJKKO-së ka vendosur lënien në fuqi të masave të sigurisë arrest me burg të ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë, Mariglen Qato dhe Redi Molla, të akuzuar për dosjen “5D”.

Gjykata e Lartë me datë 27 Shator, prishi vendimin e Apelit të Gjykatës së Posaçme që la në fuqi masën “arrest në burg” vendosur ndaj dy ish-zyrtarëve nga GJKKO më 3 maj të këtij viti.

Gjykata e Lartë vendosi dërgimin e çështjes për rishqyrtim po në këtë gjykatë, por me tjetër trupë gjykuese.

Por, Apeli i GJKKO-së mori vendimin për të lënë pas hekurave dy ish-drejtorët e Bashkisë Tiranë.

Njoftimi i Apelit të GJKKO-së:

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtare Nertina Kosova, sot më 07.11.2024, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 58 akti, datë 11.11.2024 regjistrimi, kthyer për rishqyrtim me një tjetër trup gjykues nga Gjykata e Lartë, pas prishjes së vendimit nr. 18, datë 03.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim R.M. dhe M.Q, në lëndë të masave të sigurimit personal, dhe vendosi:

Miratimin e vendimeve nr. 28, datë 28.03.2024 dhe nr. 35, datë 30.03.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, për personat nën hetim M.Q. dhe R.M.

Çmenden taksidarët e Veliajt/ Bashkia e Tiranës masakron mijëra biznese të kryeqytetit me gjoba të paligjshme

Klodian Tomorri

Mijëra biznese në kryeqytet po përballen me një valë gjobash të paligjshme këto muaj, teksa Bashkia e Tiranës u ka ngarkuar atyre një barrë që nuk u takon. Në themel të masakrës, qëndrojë dy detyrime që bizneset në Tiranë paguajnë pranë bashkisë. Ato janë taksa e përkohëshme e infrastrukturës arsimore si dhe tarifa e pastrimit.

Të dy këto detyrime variojnë në bazë të kategorisë së biznesit, por edhe xhiros së tij. Për bizneset që kanë xhiro më të ulët se 2 milionë lekë në vit, tarifa e pastrimit varion nga 4 mijë deri në 5 mijë e 750 lekë në vit. Ndërsa taksa e përkohshme në infrastrukturë luhatet nga 4 mijë deri në 9 mijë lekë në vit.

Por nëse biznesi ndryshon përgjegjësinë tatimore dhe kalon në një prag më të lartë xhiroje, të dyja detyrimet rriten. Për shembull nëse biznesi kalon me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit, tarifa e pastrimit që ai duhet të paguajë në bashki rritet në intervalin nga 8 050 deri në 35 mijë lekë në vit, sipas llojit të aktivitetit që kryen biznesi. Kështu ndodh dhe me taksën e përkohëshme të infrastrukturës arsimore.

E njëjta gjë ndodh edhe kur biznesi kalon fashën e xhiros mbi 8 milionë lekë dhe klasifikohet si biznes i madh. Edhe për këtë fashë taksa e arsimit dhe tarifa e pastrimit rriten më tej.

Gjoba të paligjshme

Si taarifa e pastrimit ashtu dhe taksa arsimore paguhen në bazë të xhiros së vitit parardhës. Për shembull nëse një biznes për vitin 2022 ka patur xhiro nën 2 milionë lekë, atëherë për 2023-shin ai ka paguar një tarifë pastrimi që varion nga 4 mijë deri në 5750 lekë në vit. Problemi fillon nëse i njëjti biznes kalon pragun e xhiros në vitin 2023 dhe kalon me xhiro më të lartë se 2 milionë lekë apo mbi 8 milionë lekë.

Kjo është ajo që ka ndodhur me mijëra biznese në kryeqytet, të cilat kanë kaluar në një prag më të lartë xhiroje. Për shkak se në vitin 2023 ato e kanë paguar taksën e arsimit dhe tarifën e pastrimit mbi xhiron e vitit të mëparshëm, muajt e fundit Bashkia u ka bërë rivlerësim.

Në shkresat e detyrimeve që drejtoria e taksave në Bashkinë e Tiranës u ka nisur bizneseve, thuhet se ato kanë kaluar në një prag më të lartë xhiroje dhe rrjedhimisht duhet të paguajnë një detyrim më të lartë se sa ai që kanë paguar për vitin 2023.

Por ndonëse rritja e detyrimit është e përcaktuar në ligj, veç kësaj bashkia e Tiranës i ka ngarkuar bizneset edhe me gjoba dhe kamatvonesa për diferencën e detyrimeve që duhet të paguajnë. Këto gjoba dhe kamata të cilat janë në rendin e dhjetra mijë lekëve janë të gjitha të paligjshme.

Gjobat qe po u dergohen bizneseve te Tiranes nga Bashkia 

Sipas kuadrit ligjor në fuqi, identifikimi dhe llogaritja e taksave vendore dhe tarifave vendore që një subjekt duhet të paguajë është detyrë e Agjentit Tatimor. Është pikërisht Agjenti Tatimor që pasi ka identifikuar dhe llogaritur taksat dhe tarifat përkatëse i njofton subjektit përkatës vlerën e tyre dhe faturën me anë të të cilit duhet të bëjë pagesën.

Agjenti Tatimor, që në këtë rast është Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore të Bashkisë Tiranë. është pikërisht kjo drejtori, e cila u ka nisur bizneseve detyrimet në vitin 2023 në ato masa që ata kanë shlyer. Tashmë është sërish e njëjta drejtori, e cila i gjobit bizneset sepse detyrimet që ajo u ka llogaritur nuk kanë qenë të sakta, por duhet të ishin më të larta për shkak të ndryshimit të xhiros./kapitali.al

Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, analiza e REL: Çfarë pritet pas marrjes së presidencës nga Donald Trump!

Nga marrëveshja ekonomike ndërmjet Kosovës e Serbisë, njohja nga Izraeli, deri te mospajtimet politike dhe akuzat – janë ngjarjet që shënuan raportet e Kosovës me administratën e kaluar amerikane me në krye Donald Trump, 2016-2020.

 

Tani që Trump u zgjodh për mandatin e dytë, njohësit politikë në Kosovë dhe të huaj, kanë qëndrime të ndara për ndikimet që kjo administratë do të ketë mbi Kosovën.

Afrim Hoti, profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Prishtinës, është optimist se Trump sjell një “mundësi pozitive për Kosovën dhe rajonin”.

Ndërsa për Toby Vogel, nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Berlin “as edhe një gjë pozitive” për Ballkanin nuk mund të vijë nga zgjedhja e Trumpit.

Normalizim ekonomik dhe konflikte politike

Gjatë mandatit të parë të Donald Trump si President i SHBA-së (2016-2020), administrata e tij u përqendrua fuqimisht në atë që e quajti “normalizim ekonomik” të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Synimi kryesor, sipas kësaj administrate, ishte që bashkëpunimi ekonomik t’i vendoste “në plan të parë përfitimet e qytetarëve, duke i ulur tensionet politike në rajon”.

I dërguari i posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, luajti një rol kyç në këtë përpjekje, duke theksuar se mungesa e një marrëveshjeje të tillë përbënte një pengesë të madhe për zhvillimin ekonomik të të dyja vendeve dhe për tërheqjen e investimeve të huaja.

Në katër vjetët sa president i SHBA-së ishte Trumpi, në Kosovë u ndërruan tre kryeministra: Ramush Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Një moment i rëndësishëm i ndërmjetësimit të administratës Trump, në marrëdhëniet Kosovë- Serbi ndodhi më 4 shtator 2020, kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, e nënshkruan Marrëveshjen për Normalizimin e Marrëdhënieve Ekonomike në Shtëpinë e Bardhë.

Marrëveshja përfshinte projekte konkrete infrastrukturore si autostrada e Paqes Prishtinë-Merdare dhe një linjë hekurudhore në të njëjtën rrugë, për të lehtësuar lëvizjen dhe tregtinë mes Kosovës dhe Serbisë. Megjithëse projekti i autostradës vazhdoi në të dy anët, ai mbetet ende i papërfunduar tërësisht.

Një element tjetër kyç ishte studimi i fizibilitetit për liqenin e Ujmanit, i cili shtrihet në kufirin Kosovë-Serbi.

SHBA-ja e përfundoi këtë studim në qershor të vitit 2021 dhe propozoi një model të përbashkët menaxhimi.

Grenell, madje, sugjeroi që liqeni të riemërohej “Liqeni Trump”, një propozim i cili mori mbështetje nga Hoti dhe zyrtarët serbë, edhe pse pati reagime të përziera nga publiku.

Gjithashtu, Grenell ndërmjetësoi një marrëveshje në janar të vitit 2020 ndërmjet Kosovës, Serbisë dhe kompanisë gjermane Lufthansa për të krijuar një linjë ajrore direkte Prishtinë-Beograd. Trump e përshkroi këtë si “një tjetër fitore,” por linja ende nuk është realizuar në praktikë.

Ndërmjetësimi i Trumpit i solli Kosovës edhe njohjen nga shteti i Izraelit. Ndryshe nga kjo periudhë, marrëdhëniet e administratës Trump dhe në veçanti të Grenellit me Albin Kurtin ishin të tensionuara.

Kurti, kur mori për herë të parë detyrën në fillim të vitit 2020, përplasej shpesh me Grenellin, i cili e kritikoi publikisht, duke e cilësuar Kurtin si “antiamerikan” dhe duke e akuzuar se i kishte kundërshtuar politikat amerikane të sugjeruara nga ish-presidentët Bill Clinton, Barack Obama dhe Donald Trump.

Tensionet kulmuan në marsin e 2020-tës kur Qeveria e Kurtit u rrëzua nëpërmjet një mocioni mosbesimi, për të cilin Kurti pretendoi se ishte orkestruar me mbështetjen e Grenellit.

Një nga pikat e tensioneve ishte edhe një tarifë doganore prej 100 për qind ndaj mallrave me origjinë nga Serbia e vendosur nga Qeveria Haradinaj më 2018.

Sipas Kurtit, Grenell kërkoi heqjen e tarifës pa masa reciproke, gjë që Kurti e kundërshtoi fuqimisht.

Kurti gjithashtu akuzoi Grenellin për ndërhyrje të drejtpërdrejtë në krizën politike në Kosovë, duke thënë se ai kishte propozuar një marrëveshje me Serbinë për këmbim territorial dhe se një marrëveshje e tillë “nuk mund të ishte një marrëveshje paqeje”.

Grenell, nga ana e tij, e përshkroi Kurtin si një “problem” dhe vazhdoi të argumentonte se qasja e tij ishte e nevojshme për t’i avancuar interesat amerikane në Ballkan.

Edhe pas përfundimit të mandatit të parë të Trumpit, kritikat e Grenellit ndaj Kurtit nuk kanë reshtur.

Në verën e vitit 2023, Grenell komentoi mbi veprimet e Kurtit në veriun e Kosovës, sidomos në komunat me shumicë serbe, duke i cilësuar si veprime që rrezikonin stabilitetin e rajonit.

Administrata aktuale e SHBA-së nën udhëheqjen e presidentit Joe Biden, gjithashtu, ka kritikuar disa nga veprimet e njëanshme të Kurtit veçanërisht në veri të vendit, duke i cilësuar si të dëmshme për marrëdhëniet me Uashingtonin.

Në gusht, Grenell kritikoi ashpër Kurtin në rrjetet sociale, duke theksuar se “Kurti është problem”.

Pavarësisht kësaj, kryeministri aktual, Albin Kurti e uroi Trumpin për fitoren duke thënë se mezi pret “të punojmë së bashku për përparim dhe paqe“.

Edhe liderë të partive opozitare në Kosovë e kanë uruar Trumpin për fitoren në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Mandati i dytë, “pozitiv ose shumë negativ”

Në një intervistë për Radio Evropa e Lirë, profesori Afrim Hoti nga Universiteti i Prishtinës e konsideron zgjedhjen e Donald Trumpit president të SHBA-së si një zhvillim pozitiv për Kosovën dhe Ballkanin.

Hoti beson se administrata e Trumpit mund të sjellë energji të reja në marrëdhëniet e SHBA-së me Kosovën dhe rajonin.

“Unë dua të besoj se kushdo që i udhëheq institucionet e Kosovës duhet të jetë i vetëdijshëm se ka pak rëndësi fakti se kush e udhëheq Shtëpinë e Bardhë. Pra, cila administratë udhëheq SHBA-në, sepse si me njërën, ashtu edhe me tjetrën, institucionet tona kanë pasur raporte të ngushta”.

Hoti, gjithashtu, shton se Kosova duhet të forcojë përpjekjet e lobimit me SHBA-në për të ruajtur këtë marrëdhënie të rëndësishme, pasi sipas tij ky lobim është rritur shumë në Serbi.

“Tashmë gjërat kanë ndryshuar dhe tashmë serbët janë në ofensivë, ata po lobojnë me të madhe. Përfundimisht, institucionet tona duhet të jenë të vetëdijshëm për këto veprime dhe ta ripozicionojnë vendin karshi SHBA-së”, thotë Hoti.

Në anën tjetër, Toby Vogel parashikon se Ballkani nuk do të jetë shumë lart në agjendën e Trumpit, por beson se çfarëdo ndikimi që administrata e tij do të ketë në rajon, “nuk do të jetë pozitiv”.

Më konkretisht, ai përmend mundësinë e ringjalljes së skemës së “këmbimit të territoreve,” ku Serbia mund të aneksojë veriun e Kosovës dhe që, sipas tij, nuk mund të përfundojë paqësisht.

“Evropianët nuk janë të gatshëm ta kundërshtojnë këtë – në fakt, herën e fundit kur u diskutua seriozisht kjo ide ishte nën iniciativën e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini, dhe më pas u mor nga administrata e Trump”, thotë Vogel.

Përveç kësaj, ai paralajmëroi se kryeministri kosovar, Kurti, dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, mund të përpiqen të krijojnë “fakte në terren,” veçanërisht në veri të Kosovës dhe se “Kurti mund të ndihet i detyruar të veprojë para inaugurimit të Trumpit dhe zgjedhjeve në Kosovë në shkurt”.

Veriu i Kosovës i banuar me shumicë serbe ka qenë në vazhdimësi vatër e tensioneve në Kosovë meqë në atë zonë kundërshtohet pavarësia e Kosovës. Një sulm i fundit i armatosur në shtator të vitit 2023, la të vrarë një polic të Kosovës.

Megjithatë, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ishte ndër të parët në rajon që ia uroi fitoren Trumpit, dhe rezultatit zgjedhor iu gëzuan edhe qytetarë serbë në veri të Kosovës./REL

Statistika impresionuese në Champions, Berat Gjimshiti zgjidhet Lojtari i Ndeshjes nga “Sofa Score”

Berat Gjimshiti vazhdon të impresionojë me paraqitjet e tij spektakolare me fanellën e Atalantës. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ishte i pakalueshëm në duelin e Champions-it ndaj Shtutgart, ku skuadra italiane triumfoi me rezultatin 0-2 në transfertë.  

 

Gjimshiti u aktivizua titullar, teksa në fund u zgjodh lojtari më i mirë i ndeshjes nga “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8, duke regjistruar 51 pasime të sakta nga 56 në total.  

berat gjimshiti

Ai fitoi 6 duele me kundërshtarët, si dhe spastroi 3 herë zonën. Interesant është fakti se Interi dhe Atalanta janë 2 skuadrat e vetme që nuk kanë pësuar gol deri tani në Champions.  

WhatsApp Image 2024-11-06 at 23.17.45

Çmimi i vajit të ullirit arrin rekord këtë vit, si po ndikon rritja deri 50% e pagesave për punëtorët te shtrenjtimi i kostos! Temperaturat e larta ulën rendimentin e prodhimit

Nga drejtuesit e fabrikave të përpunimit të vajit të ullirit ndonëse pohohet se sivjet deri tani rezulton se sasia ullinjve të prodhuar është më e lartë krahasuar me 2023, problem mbetet kostoja e rritur e prodhimit.

Përgjysmimi i rendimentit të prodhimit të ullirit në raport me vjet dhe rritja e shpenzimeve për fuqinë punëtore, janë faktorët kryesorë që kanë ndikuar te shtimi i kostos prodhuese.

Me rritje kostosh nga pagesat e punëtorëve, po përballen si kultivuesit edhe përpunuesit e vajit të ullirit. Sipas kultivuesve në Berat, nëse vjet një vjelës i ullirit paguhej 1,500 maksimumi deri 2,000 lekë dita, sivjet pagesat maksimale kanë arritur nga 2,500 deri në 3,000 lekë dita. Rritja është deri në 34%.

Pagesa e punonjësve të ngarkim shkarkimit dhe stafit të repartit të përpunimit në fabrikat e përpunimit të ullirit për vaj vitin e kaluar shkonte deri në 2,000 lekë dita. Sivjet pagesa për ta është rritur 50%, duke arritur në 3,000 lekë dita.

Por edhe pse pagesat për vjelësit janë rritur, fermerët kultivues të ullirit pohojnë se po hasin vështirësi në gjetjen e tyre për shkak të emigracionit. Tek disa mosgjetja e punonjësve dhe mospërballimi i shpenzimeve për pagesat e tyre po ndikon negativisht, me lënien e ullirit në pemë, të pavjelë.

Faktori tjetër që ka ndikuar te shtrenjtimi i kostos është pakësimi i rendimentit prodhues.

Nga temperaturat e lartë gjatë muajve korrik-gusht me pasojë tkurrjen e frutit, ndërsa më tej moti i lagësht në fillim të vjeshtës solli bymimin e kokrrës së ullirit, kanë ndikuar negativisht te rendimenti i prodhimit.

Përfaqësuesit e fabrikave të përpunimit të vajit thonë se deri tani rezulton se rendimenti është ulur 50% krahasuar me vjet. Por nëse temperaturat e motit do të vijojnë të mbeten të larta, për ta kjo shihet si faktor negativ që do të ndikojë më tej te rendimenti, por edhe te rritja e çmimit.

Në 2022 sipas të dhënave të INSTAT në vend u prodhuan 157,7 mijë ton ullinj. Kjo ishte sasia më e lartë e ullirit të prodhuar që nga viti 2018. Për 2023 sasia e prodhuar e ullinjve arriti në 117,6 ton ullinj. Krahasuar me 2022 prodhimi i ullinjve ra 25%.

13% e prodhimit të ullinjve për 2023 ishte e përqendruar në Bashkinë e Lushnjës. E ndjekur nga Elbasani me 7%, në Mallakastër me 7%. Në Vlorë dhe Fier me përkatësisht 6% dhe 4% e prodhimit ishte në bashkinë e Beratit. Për shkak të copëzimit dhe fragmetizimit të mëdha të ullishtave, 57% e ullinjve të prodhuar është e shpërndarë parcelat në 40 bashki të tjera të Shqipërisë./Monitor

ull

Donald Trump siguroi rikthimin në Shtëpinë e Bardhë, por ende s’është President i Amerikës! Si funksionon dorëzimi i pushtetit në SHBA

Ndërsa Donald Trump ka siguruar rrugën e tij të kthimit në Shtëpinë e Bardhë, ai nuk është ende zyrtarisht president.

Do të duhen më shumë se dy muaj para se të kthehet në Zyrën Ovale.

Dorëzimi i pushtetit në SHBA është shumë i ndryshëm nga mënyra se si funksionon në vende të ndryshme të Evropës.

Përtej Atlantikut, procedura e dorëzimit të pushtetit zgjat më shumë. Donald Trump nuk do të inaugurohet si President deri më 20 janar dhe Joe Biden do të qëndrojë në pushtet deri atëherë, megjithëse ai do të jetë shumë i kufizuar politikisht në atë që mund të bëjë.

Ndërkohë Donald Trump do të fillojë të zgjedhë se kush do të jetë pjesë e kabinetit të tij në “ditët dhe javët në vijim”, tha ekipi që drejton tranzicionin e tij në Shtëpinë e Bardhë.

Në një deklaratë, bashkëkryetarët Linda McMahon dhe Howard Lutnick thanë se do t’i paraqesin Trumpit një “gamë të gjerë ekspertësh nga të cilët ai mund të zgjedhë për ekipin që do punojë”.

Ata deklaruan se Trump do të zgjedhë personelin që “e bëjnë jetën e amerikanëve të përballueshme dhe të sigurt”.

Katër vjet pas largimit nga Shtëpia e Bardhë, Donald Trump do të kthehet sërish, pasi miliona amerikanë votuan për t’i dhënë atij një shans të dytë.

Larg garës presidenciale, republikanët gjithashtu kanë rimarrë kontrollin e Senatit të SHBA-së, pas kthimit të vendeve si Virxhinia Perëndimore, Ohio dhe Montana.

sondazhe kamala harris donald trump

Disa gara për vende në Dhomën e Përfaqësuesve mbeten të pavendosura, por kontrolli i saj aktualisht po anon gjithashtu nga republikanët, sipas CBS News.

Nëse do të jetë e suksesshme, kjo do ta vendosë partinë nën kontrollin e Kongresit, Senatit dhe Shtëpisë së Bardhë kur Trump të betohet në janar.

Hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, arrestohet 48-vjeçari! U paraqit në zyrën e Kadastrës dhe premtoi… Kush është mashtruesi me precedentë kriminalë

Një 48-vjeçar, i cili akuzohet se hiqej si prokuror i SPAK për të zhvatur para, është arrestuar nga policia.

Sipas Prokurorisë së Beratit, 48-vjeçari me iniciale A. M., banues në Tiranë, u paraqit në zyrat e Kadastrës në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Sipas organit të akuzës, 48-vjeçari rezulton me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror i posaçëm.

Ndaj tij u ngritën akuzat për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

Njoftimi i Prokurorisë:

Hiqej si prokuror i Prokurorisë së Posaçme për të zhvatur para, Prokuroria e Beratit arreston shtetasin A.M.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Berat në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare arrestuan shtetasin A.M. nën akuzë për veprën penale të ‘Mashtrimit’ dhe ‘Përvetësimi i titullit apo detyrës shtetërore’.

Sipas prokurorisë, shtetasi në fjalë, u paraqit në zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK) në këtë qytet duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) dhe premtonte të ndërhynte në zgjidhjen e çështjeve apo problematikave kundrejt parave.

Nga hetimet e realizuara në drejtimin e Prokurorisë, rezultoi se ky shtetas me precedentë kriminalë dhe i dënuar më parë për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”, iu merrte qytetarëve të ndryshëm para duke pretenduar se ishte prokuror në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion.

Si rezultat i veprimeve hetimore, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 48 vjeç banues në Tiranë, për veprat penale “Përvetësimi i titullit apo i detyrës shtetërore” dhe “Mashtrimi”.

“Rama penguesi i reformës në drejtësi”, Basha: Nëse e mbështet SPAK-un, të votojë amendamentet tona

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një prononcim për mediat nga oborri i Kuvendit ritheksoi nevojën për të mbështetur drejtësinë e re dhe në veçanti ndaj SPAK në luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Basha tha se ai dhe demokratët euroatlantikë e kanë treguar me fakte mbështetjen ndaj SPAK, pasi prej një viti më parë ka depozituar Kuvendin e Shqipërisë amendamente që mundësojnë plotësimin e nevojave të shprehura nga drejtuesit e këtij institucioni. Ai më tej tha se Edi Rama pengon sjelljen në Parlament, diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse sipas tij, Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion.

Prononcimi i Lulzim Bashës në oborrin e Kuvendit:

Reforma në drejtësi kaloi në vitin 2016 vetëm në saj të mbështetjes të jashtëzakonshme dhe presionit të aleatëve euroatlantikë, të cilët realizuan në Shqipëri një reformë standarte për çdo vend anëtarë të Bashkimit Europian. Tashmë në fazën e anëtarësimit, një reformë e cila synon t’i jap fund pandëshkueshmërisë dhe trajtimit të vendeve kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian si çifligje të një grushti politikanësh që pasi marrin pushtetin, nuk dinë të largohen deh abizojnë me besimin e qytetarëve, me fondet publike dhe me institucionet e shtetit.

Fakti është se Struktura e Posaçme Anti-Korrupsion në vecanti ka provuar se kjo reformë është jetike për të goditur pandëshkueshmërinë dhe për të vënë para përgjegjësisë penale të gjithë ata që kanë abuzuar me paratë dhe besimin e qytetarëve shqiptarë. Mbështetja ime dhe mbështetja jonë për reformën në drejtësi është e gjithëanshme dhe e pakushtëzuar prej momentit të zbatimit të atyre parimeve që mundësojnë një drejtësi të pavarur nga politika dhe këtë e kemi provuar me dorëzimin e një viti më parë të amendamenteve në Kuvendin e Shqipërisë, pas dëshmive të drejtuesve të SPAK-ut për të mbështetur SPAK-un me fonde, me infrastrukturë, me burime njerëzore dhe me ndryshime legjislative që mundësojnë që SPAK-u të bëjë detyrën duke vënë para drejtësisë të gjithë ata që kanë abuzur me pasuritë e shqiptarëve.

Fakti është që një vit pas këtij akti, pra jo fjalëve, por aktit, Edi Rama pengon sjelljen në këtë sallë dhe diskutimin dhe votimin e këtyre propozimeve, sepse Edi Rama dhe qeveria e tij tashmë janë në konflikt të hapur interesi me punën e përditshme të Strukturës së Posaçme Anti-Korrupsion. Ndaj, për qytetarët shqiptarë besoj është e qartë, por dua ta përsëris edhe njëherë nga njëra anë vullnetin tonë për të ecur përpara me mbështetjen totale ndaj SPAK-ut sot dhe nesër kur ky Parlament nga votat e qytetarëve. Dhe nga ana tjetër i bëj dhe njëherë thirrje Edi Ramës t’i jap fund hipokrizisë. Nëse ka një grimcë të vërtete në ato që thotë në mbështetje të SPAK-ut dhe reformën në drejtësi, t’i jap fund sulmeve të hapura dhe të fshehta kundër SPAK-ut dhe të sjell votim në Kuvendin e Shqipërisë një vit pasi janë depozituar nga ne amendamente të cilat ndihmojnë SPAK-un të bëjë punën e vet i papenguar nga qeveria, i papenguar nga politika e të korruptuarve.