18.5 C
Tirana
E martë, 4 Nëntor, 2025

Prokuroria e Arta-Ramës kërkon burgosjen e dëshmitarit pse denoncoi drogën e Agron Xhafajt

Prokuroria ka nisur procedimin ndaj dëshmitarit Albert Veliu, dëshmitarit që denoncoi trafikun e drogës të vëllait të ministrit, Agron Xhafaj. Sipas këtij organi të kthyer në një inkuizion politik të kreut të qeverisë, dëshmitari ka thënë fjalë të pavërteta në lidhje me figurën e lartë të të dënuarit në Itali për trafik kokaine, Agron Xhafa.
Shqiptarët po shohin për çdo ditë se si vendi tani është edhe zyrtarisht në një diktaturë krimi. Dëshmitari Albert Veliu konfirmoi publikisht për shqiptarët se ai kishte folur me Agron Xhafën dhe pohoi se zëri në dalë nga përgjimet ishte itij dhe Agronit. Mirëpo kjo nuk I ka pëlqyer kryeprokurorit Rama që ka urdhëruar vartesen e tij në Prokurori që të nisë menjëherë perocedimin penal ndaj Veliut që tregoi shokët që merren me trafik droge sepse në këtë rast shoku është vëllai i ministrit.
Albert Veliu ëshë arrestuar dje me urdhër të Fatmir Xhafës pasi denoncoi vëllanë e tij trafikant për drogën. Ai është marrë në pyetje në Prokurori dhe dihen pak të dhëna nga kjo seancë. Dëshmitari pohoi publikisht të gjitha të vërtetat e përgjimit si dhe bisedën e bërë me Agron Xhafën. Mund të jetë një rast unikal në botë kur vëllai ministër arreston dëshmitarin e drogës të vëllait trafikant.
Dëshmitari thotë se e ka bërë bisedën në fjalë me Agron Xhafajn, por nuk e kam përgjuar unë, atë e di ai kush e ka përgjuar. “Nuk e çova në prokurori sepse dihet si janë këto punë. Nuk kam bërë filmime të tjera. Ato janëtë gjitha reale, si zëri që kemi folur. Po gjithnjë e ha fukarai.

Zëri është i Agronit dhe i imi. E kam bërë bisedën me Agronin. Po është përgjuar zotëria është tjetër gjë, unë nuk di gjë. Unë nuk jam shtet të përgjoj, jam hallexhi. Ato i di ai që merret me shtetin.
Pjesë nga dëshmia
Albert Veliu 51 vjeç, jeton me rrogën e djalit. Kam qenë në Itali kam punuar. Në vitin 2000 jam shkëputur në Itali, kam punuar me Agron Xhafajn, me kokainë me të gjitha gjërat. Kam qenë shoqërues gomoneje. Hoqa dorë se përballoja dot atë gjë. Agronin e njoh me anë të një miku tim, me anë të lidhjeve të punës në Itali. Komandonte punët, ai e merrte ne e shisnim. Në 2005 kur më ndodhi
Në 2005 ndodhi një aksident dhe kryeva dënim prej 7 vjetësh akuzohesha për kokainë për 12 kg. U kapa në peskara, e bëra dënimin aty, në shkallë të parë mora 15 vjet, apeli ma la 8 vjet. Nga Agroni, më ka mbetur qejfi, kur rashë brenda nuk më solli një paketë cigare për aq sa kishim bërë
Kur dola nga burgu e takoj, më ofroi një punë për djalin, kamarier, në 2016. Djali është 22 vjeç, punoi kamarier 6 muaj, por e hoqën. Para 5-6 muajsh, flasim e i kërkova të më bënte një nder, për të hedhur barishte për në Itali, hashash, ta çonim në Itali, i kërkova një favor më prezantoi me këtë Ermalin, ia kërkova se isha në gjendje të keqe ekonomike, e vuta në provë sa korrekt qe për mua si Albert. I kërkova nderin por nuk i bëra këtë rrugë, e vura në provë për ta zhveshur se cili është Agron Xhafaj.
Ai komandon Vlorën, ai atë punë ka bërë tërë kohën, më bëri favor, sille këtë çantë ta hedh matanë, unë e njihja nuk e njoh sot. Më prezantoi me Ermalin, nuk e di çfarë është shef kufiri a çfarë, mbiemrin nuk mund ta pyes. Me atë jam ulur në tavolinë.

“Internet për të gjithë”, ALBtelecom i ofron shqiptarëve stacionin e paharrueshëm veror

“Internet për të gjithë” po shndërrohet në një realitet përherë e më të prekshëm për shqiptarët falë gjigandit të telekomunikacionit ALBtelecom. Me rrugëtimin e tij, ALBtelecom pritet të kthehet në stacionin e preferuar veror të të gjithë shqiptarëve, pasi ndalesat e tij do të shoqërohen me festime, muzikë, koncerte, lojëra dhe dhurata për këdo që do t’i bashkohet SUPERStacionit.
Për ata që janë të apasionuar pas teknologjisë dhe komunikimit, në SUPERStacionin e ALBtelecom do të ofrohen trajnime për trendet e fundit në teknologji, për çdo kategori të popullsisë. Në këtë mënyrë, secili mund ta përqafojë teknologjinë dhe të informohet se si t’i përdorë lehtësitë që teknologjia sjell në dobi të jetës së përditshme.
SUPERStacioni do të udhëtojë në çdo cep të Shqipërisë duke i mundësuar çdo shqiptari që të prekë nga afër transformimin dixhital të vendit. ALBtelecom do të jetë garancia që vera e kujtdo, pavarësisht se ku ai jeton, të jetë e paharrueshme.
ALBtelecom po ndërmerr rrugëtimin e SUPERStacionit, me qëllim dixhitalizimin e vendit, dhe kudo ku do të stacionohet në sheshet kryesore të qyteteve, SUPERstacioni që do të sjellë në çdo qytet të Shqipërisë edhe WiFi falas. Për t’u bërë pjesë e kësaj eksperience të pazakontë, na ndiqni në rrjetet sociale për të mësuar datën se kur SUPER Stacioni do të mbërrijë në qytetin tënd.

Zari Muç Muçi del nga faza, Bardhi i përmend vilën në Lalëz!

Zari i Ramës që Fevziu e merr në emison për tallje fundshpine, Muç Muçi doli nga faza gjatë debatit për dëshmitarin e vëllait të ministrit Xhafa kur ish-ministri i Drejtësisë, Gazmend Bardhi i përmendi Muçit, vilën që ai disponon në Gjirin e Lalëzit. Këtu Muçit i është fikur llampa dhe ka nisur ofendimet ndaj Bardhit.
“Vila e satëme”, është hakërryer Muçi ndërsa i dilnin damarët dhe ngjyra e fytyrës i ishte bërë si ajo e panxharit. Përgjigjja e Bardhit erdhi pas deklaratës së Muçit që kërkoi që të merreshin me vilat e opozitës dhe familjarëve të tyre. Në këtë moment edhe Bardhi i kërkoi që të merremi me to, të merremi edhe me vilën tëndë në Lalëz. Këtu Muçi shpërtheu të gjithë batarenë e një provinciali dhe sharje dhe ofendime.
Debati u përkeqësua gjatë përmendjes së pasurisë mes politikanëve, ndër ta edhe vilat që zotërojnë. Bardhi kërkoi fjalën, ndërsa akuzoi analistin Muç Nano se zotëron një vilë në Gjirin e Lalëzit.

Ja kush është Ermali, Drejtori i Kufirit, garanti i drogës së Agron Xhafës

Ermal Milori është polici te i cili Agron Xhafaj e drejtoi Albert Veliun për ta ndihmuar në trafikun e kanabisit drejt Italisë. Politiko.al konfirmon se në audio-përgjimin e publikuar nga Partia Demokratike, bëhet fjalë për ish-shefin e Komisariatit të Rinasit, Ermal Milori.
Vetë Veliu ka deklaruar se Ermali që përmendet në përgjim është shef kufiri dhe kjo rezulton të jetë e vërtetë sepse bëhet fjalë për shefin e kufirit në aeroportin ‘Nënë Tereza’.
“Ermali është shef i Kufirit, më duket”, pohon Veliu në rrëfimin e tij, por shton se nuk është i sigurt, dhe nuk ia di mbiemrin, pasi e ka takuar vetëm një herë.
Ermal Milori ishte në krye të Komisariatit të Rinasit kur ndodhi grabitja e rreth 1 milion eurove brenda pistës së aeroportit, në vitin 2016-të. Ai ka edhe disa arritje në karrierë siç është certifikata e mirënjohjes që ka marrë në vitin 2014 nga FBI “për kontributin e dhënë në vendosjen para drejtësisë të disa të kërkuarve nga autoritetet amerikane të drejtësisë”.
Në mars të 2017-ës, Milori u bë protagonist me mbështetjen që i jepte në rrjetet sociale Partisë Socialiste, pak përpara fillimit të fushatës elektorale.
PD pretendon se Agron Xhafaj e drejtoi Albert Veliun te i besuari i tij, Ermal Milori, si personi që do e ndihmonte në trafikun e kanabisit drejt Italisë.
Deri më tani, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dhe kryeministri Edi Rama mohojnë se audio-përgjimi i publikuar nga demokratët është autentik.

Çfar tregoj në të vërtetë përgjimi i Habilajve dhe Xhafajt?

Bujar NISHANI

Kryeministri i Shqipërisë nuk bëri asnjë surprizë. Marrja në mbrojtje e vëllait trafikant droge të Ministrit të Brendshëm dhe inkurajimi për Ministrin e Brendshëm të përfshirë në aferën e protektorit të vëllait trafikant madje edhe duke ndryshuar ligjet e rëndësishme penale të shtetit, konfirmoj atë që shumë individë, shqiptarë dhe të huaj e dinin prej kohësh dhe që pak të tjerë dyshonin ta besonin. Kryeministri shqiptar konfirmoj modelin politik dhe sjelljen qeverisëse ; të shtetit që dominon shoqërinë përmes grupimeve kriminale të trafikut të kokainës.
Prej kohësh qeverisja në Shqipëri ka ndalur. Institucionet janë të gjitha në kaos. Shërbimet publike inegzistente dhe paraja publike në grabitje, tani pa maska.
Debati nuk ka më mundësi të adresohet mbi to.
Trafiku i kanabisit që nuk ka të reshtur çdo ditë në brigjet italiane, kufirin grek dhe atë të Mali të Zi nuk përbën më një lajm skandaloz. U mësuam me to !
Marrja në mbrojtje e trafikantëve të kokainës dhe larja e mëkatit të qeveritarëve protektor të krimit të organizuar familjar është sot identikiti i qeverisjes në Shqipëri.
Ligjërimi i kryeministrit shqiptar në mbrojtje të vëllait trafikant të ministrit të tij ishte “mot a mot” i njëjtë me atë të të gjitha rasteve të autokratëve anembanë botës kur u janë zbuluar dhe denoncuar aferat korruptive dhe kriminale gjatë pushtetimit të tyre :…. “Armiqtë e huaj dhe opozita shpifin për ne që të na marrin pushtetin”.
Për kryeministrin shqiptar, vëllai trafikant i ministrit të brendshëm ka bërë një gabim në rininë e hershme i shtyrë nga “veset e kapitalizmit të poshtër” që sot personifikohet tek deputetët evropian që nuk e duan Edi Ramën.
Për kryeministrin, vëllai ministër i trafikantit të kokainës nuk e ka fallcifikuar ligjin penal shqiptar në interes të vëllait trafikant sepse atë ndryshim të ligjit e kanë votuar të gjithë deputetët besnik të kryeministrit, qeveria e të cilit prodhon frekuentisht ministra të brendshëm të lidhur me trafikantë droge.

Kryeministri shqiptar tashmë përveçse vetëshpallet prokuror e gjykatës, u del garant shqiptarëve si ekspert high tech për një provë kriminale që në fakt rrëzon atë vetë si kryeministër.
E nuk kaloj as 24 orë nga përpëlitja e kryeministrit për të fshehur trafikantin dhe vëllain e tij ministër kur Dëshmitari me zë, figurë dhe mendje më të kthjellët se vetë kryeministri e demontoj atë tërësisht në sytë e opinionit publik dhe partnerëve ndërkombëtar.
Edhe këtë herë kryeministri shqiptar me ligjërimin e tij nuk i zhgënjeu bashkëpunëtorët e vet.
Ligjërime të tilla të kryeministrit shqiptar në këto pesë vite të pushtetit te tij për bashkëpuntorë të lidhur me krimin kanë qëlluar të jenë të shpeshta.
Më të fundit ato në mbrojtje të Habilajve dhe lidhjes së tyre me Ministrin e Brendshëm (të ikur tashmë) dhe ajo e trafikantit Agron Xhafaj dhe lidhjes së tij me Ministrin e Brendshëm (në detyrë ende).
Por të gjitha këto qëndrime të Kryeministrit kanë padyshim një qëllim dhe një synim !
Nuk bëhet fjalë aspak për të mbuluar veprimtarinë krimimale të trafikut prej Habilajve dhe Xhafajve, Jo !
Ata nuk i dhimbsen atij.
As edhe të lidhjeve të tyre me Ministrat e njëpasnjëshëm të Brendshëm, Jo !
Qëllimi i betejës që kryeministri po i bën opinionit publik shqiptar dhe partnerëve ndërkombëtar është të mohojë ende faktin se Si dhe me Kë ai i vodhi zgjedhjet politike.
Me Kë dhe Si po e qeveris Shqipërinë.
Me Kë dhe se Si po i mban të shantazhuar dhe kërcënuar shqiptarët !
Përgjimet autentike të Habilajve dhe Xhafajve nuk ishin për tu treguar shqiptarëve se këta bënin trafik droge.
Atë e dinte i madh e i vogël në Shqipëri.
As, se në këtë veprimtari kriminale ata garantohen dhe shpërblejnë financiarisht kupolën e shtetit, duke nisur me ministrat e brendshëm të vendit !
Këtë s’ka polic e prokuror që nuk e di.

Ato përgjime u dhanë faktin dhe provën, grup-faktet dhe grup-provat atyre që donin “të dinin” se sa grupe kriminale veprojnë në Shqipëri për të vjedhur zgjedhjet ?
Se sa anëtarë kanë këto grupe kriminale në përbërjen e tyre gjatë vjedhjes së votave ?
Se si vidhen votat dhe si prodhohet maxhoranca qeverisëse në Shqipëri nga zgjedhjet “konkuruese”?
Këto përgjime autentike dhe reagimi i Kryeministrit të Shqipërisë, tregoj se me Çfarë dhe me Kë, u duhet të përballen shqiptarët.
Kërcënimet e Kryeministrit dhe përfundimet ligjore të tij e mbyllën përfundimisht debatin ligjor dhe institucional.
Prokuroria e shtetit e mori porosinë se cili duhet të jetë konkluzioni i hetimit të regjistrimit të vëllait trafikant të ministrit.
Në fakt nuk ka asnjë të papritur as në këtë rast.
Ky ishte qëllimi në të vërtet i dërgimit në zyrën e Prokurorit të Shtetit të të përzgjedhurës së kryeministrit, madje edhe duke grisur publikisht Kushtetutën e Republikës.
E bëri atë pikërisht për shkak të këtyre ditëve të zeza që po kalon dhe atyre që do të vijnë në përballjen me ligjin.
Por dëshmitari “i hodhi në erë” të gjitha përpëlitjet dhe koordinimet në dukje sharlatane por në thelb penale.
Ndryshimet ilegale të ligjit penal shqiptar nga Ministri i Brendshëm si shërbim i parë shkuan në garancinë për bllokimin e ekstradimit të vëllait trafikant.
Por përtej asaj, ato më tej injoruan ndër sy të të gjithëve, Konventën Evropiane për ekstradimet, ku Shqipëria është palë dhe për më keq akoma, minuan rëndë marrëveshjet e ekstradimit që Shqipëria ka nënshkruar me Italinë, SHBA dhe Britaninë e Madhe, duke i bërë një karshillëk ballkanik këtyre partnerëve të pazëvendësueshëm për shqiptarët.
Dëshmitari X, tani nuk është më vetëm prova e aktivitetit kriminal të vëllait të ministrit por edhe dëshmitar dhe prova e pakundërshtueshme e përfshirjes së Kryeministrit në mbrojtje të trafikantit Xhafaj dhe protektorit ministër.
Pas dëshmitarit me zë e figurë, Kryeministri dhe Ministri Brendshëm mund të vijojnë të qëndrojnë në zyrat e tyre me çdo çmim që po ja ngarkojnë mbi kurriz Shqipërisë.
Por barra që do bjerë nga këputja e këmbëve nga kjo peshë e papërballueshme do bëjë dëm të madh.
Kryeministri nuk bëri asnjë surprizë në mbrojtjen që bëri.
Sepse në të vërtetë ai mbron të gjithë USHTRINE dhe ushtarët e vjedhjes së zgjedhjeve, vjedhjes së votave, vjedhjes së pushtetit, vjedhjes së demokracisë shqiptarëve.
Këtë vjedhje ata do vazhdojnë ta bëjnë për aq kohë sa do ti lejojnë, por moralin e tyre nuk na e imponojnë dot.
Atdheun nuk na e marrin dot !
Fjalën e kanë shqiptarët.

Dëshmia e trafikantit italian Riela: Habilajt mbroheshin nga një njeri shumë i fuqishëm në Shqipëri

Trafikanti italian, Antonio Riela, ka pranuar para autoriteteve italiane se ka bashkëpunuar për trafikun e narkotikëve me Moisi Habilajn, pasi ky i fundit mbrohej nga një njeri shumë i fuqishëm në Shqipëri.
Dëshmia e Rielës gjendet në dosjen e Prokurorisë për Krime të Rënda, e cila kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
“Boldnews.al”, në vijim të publikimit të fakteve ekskluzive nga dosja hetimore në ngarkim të ish-ministrit Tahiri, po sjell në mënyrë të plotë deklarimin e Antonio Rielas, dëshmi e cila është siguruar në kuadër të letër-porosisë drejtuar autoriteteve italiane nga ana e Prokurorisë për Krime të Rënda.
Riela, ka deklaruar, ndër të tjera, se: “…Unë, që prej dhjetorit të vitit 2013, jam marrë edhe me organizimin e udhëtimeve në rrugë detare me peshkarexha të gjetura edhe prej meje dhe në bashkëpunim edhe me shqiptarët, e në veçanti me Mosi Habilaj. Moisiu më qetësonte duke më thënë se ai ishte i mbrojtur, duke qenë se një person i rëndësishëm në Shqipëri e mbronte dhe i lejonte që të eksportonte këto sasi të mëdha marijuanë. . . . Më kujtohet të më ketë thënë edhe emrin e këtij personi, por tani nuk e mbaj mend. Por kujtoj që në fakt unë e kam shoqëruar Mosiun tek një tregtar bizhuterish të çmuara që ndodhet prapa Gjykatës në Piazza Verga, në një rrugicë brenda një porte të madhe. Kujtoj që nuk u futa brenda, por di që ata duhej të niseshin për t’u kthyer në Shqipëri dhe blenë disa bizhuteri me vlerë dhe ishte dhjetori i vitit 2013”.

Ky deklarim përputhet në kohë dhe në detaje me përgjimin e bërë nga ana e autoriteteve italiane, gjatë një bisede ndërmjet Moisi Habilajt dhe Sabaudin Celaj. Në bisedën mes tyre, dy trafikantët flasin për blerjen e bizhuterive të shtrenjta për gruan dhe nënën e Saimirit, pra, njeriut të fuqishëm që mbronte dhe i hapte rrugët Moisi Habilajt për të qenë I qetë në trafikimin e drogës, sipas citimit të trafikantit Antonio Riela:
Përgjim brenda autoveturës Fiat Bravo me targë DG826NA, në përdorim te Moisi Habilajt
Makina në të cilën ndodhet Sabaudin Celaj, i quajtur Sabi. Në orën 12:13:20 dëgjohet Moisiu që flet me Antonio Rielan jashtë makinës.
Në orën 12:14:45 Moisiu hipi më makinë dhe i thotë Sabit se ka marrë dy byzylykë për gruan e Saimirit dhe një për të ëmën. Sabi e pyet nëse i kanë kushtuar shumë.
Moisi; mjaftueshëm
Sabi: 1000 euro?
Moisi: Sa?
Sabi: 2000 euro?
Biseda vazhdon më tej
Përgjim brenda makinës Fiat Bravo me targa DG826NA, në përdorim të Moisi Habilajt
Makinë është në lëvizje dhe në të ndodhen Moisi Habilaj (M) dhe Sabaudin Celaj, i quajtur Sabi (S).
S: 500?

M:700..e marrtë dreqi!…10.000 Lekë pa 1000 Lek (nënkupton 9000 euro).
S: aq kishte sjellë gjithsej?
M: kishte sjellë 20
S: 10 në gjithë ato?
M:2 byzylykë
S: 2000 euro?
M: 9000 euro…ishin 18 (18.000 euro) dhe i ndau përgjysëm
S: ia dhe cash në dorë
M:Po
S: mos ka ndonjë kamera…ndonjë gjë?
M: jo…(e pakuptueshme)…ajo është para gjykatës
Moisiu thotë që një byzylyk ia bleu gruas dhe një të ëmës 4000 euro me diamantë. Moisiu tregon për certifikatat e bizhuterive që bleu dhe thotë që nëse e humbet ose t’a vjedhin duhet bërë denoncimi dhe t’a kthejnë. Sabi e pyet nëse i kishin dhënë 20.000 lek (nënkupton 20.000 euro) në total. Moisiu thotë t’u japin 2000 euro atyre personave për festat dhe të mbajnë 5000 lek për person për Vitin e Ri. Sabi thotë që t’i japin 500 Danit (Meridian SULAJ) sepse paratë e udhëtimit i kanë por nuk kanë gjë për Vitin e Ri.
Moisiu i thotë që t’i japin 500 lek (Maridianit) dhe pastaj t’a sjellin në Shqipëri në datë 27, por më parë duhet të kalojë nga ai (Antonio Riela) që të marrë përgjigjen.
S: …e pakuptueshme…do e bëjmë atë punën ne?

M: do të na japë paratë e punës…ne po patëm paratë për 3 ditë e bëjmë punën …se nuk jemi idiotë
Të dy flasin se cfarë rruge duhet të marrin. Moisiu thotë që kishte parë një Rolex të bukur 6000 Euro dhe herën tjetër do e blejë për vete dhe thotë që paratë duhet t’i shpenzojnë se problemet e tyre nuk mbarojnë ndonjëherë.
Në orën 12:21:20.
S: …(e pakuptueshme)…ndonjë ulje…(e pakuptueshme)…
M: …(e pakuptueshme)…90 e 60 ia dhanë atij atje…ne 30 ia cojmë atij dhe na ngelen 30 plus 10 këtu…40
S: shëndeti një herë…cfarë na duhet…kemi pët të marrë gjithsesi
M: dreqin.
S: a i the që duhet të takojmë Gionin (kështu dëgjohet)
M: mos i bëj gjë tha…sepse ka frikë…kështu më tha
S: a…tha që kishte frikë?
M: po filloi të këndojë ai…tha…nuk mbetet asnjë mi jashtë
S: po…por problemi është se po filloi të këndojë ai nuk do e lënë të këndojë
M: po nuk e ngacmove tha…nuk këndon ai…rrugët i ka të gjitha të mbyllura kudo që të shkojë…prandaj çfarë dëmi mund të të bëjë…tha
Moisiu bën disa llogari me zë të ulët dhe thotë “100.000 euro byzylykë”
Sabi i thotë së ai do që të gjejë disa bizhuteri të vjedhura sepse atij i duhet një varëse, një byzylyk dhe një orë.
/Boldnews.al/

Vdekja e të riut në komisariatin e Policisë, Ekspertët: Në fytyrën e të riut dallohen shenja dhune

Ekspertët mjeko-ligjor kanë mbërritur në morgun e spitalit për të hetuar mbi vdekjen e 27 vjeçarit në Komisariat. Janë tre eksperte, dy të pavarur dhe një i Institutit te Mjekësisë Ligjore, që do të kryejnë ekspertizën e 27 vjeçarit. Ekspertët kanë vërejtur shen ja dhune në fytyrën e të riut.
Familjarët e viktimës vijojnë të qëndrojnë pranë morgut, në pritje të përgjigjeve të ekspertizës. Familjarët kanë mundur të fotografojnë 27 vjeçarin në sallën ku do ti nënshtrohet autopsisë.
Foto, është me pamje të rënda për publikun. Në foto dallohen shenja dhune në fytyrën e të riut. Shenjat e dhunës, të lokalizuara në pjesën e syrit dhe mbi vetull.
Familjarët e të riut, kanë akuzuar efektivët e policisë për dhunë ndaj të riut gjatë shoqërimit dhe në ambjentet e Komisariatit.
Tashmë hetimi në lidhje me vdekjen e Enea Ftoit është marrë në dorë nga prokuroria e Korçës. Është caktuar një prokuror dhe dy oficerë të policisë gjyqësore për të vijuar hetimet dhe kryerjen e veprimeve të ngutshme proceduriale.
Prokuroria ka sekuestruar kamerat e ambienteve të Komisariatit dhe dhomave të sigurisë. Po merret dëshmia e efektivëve të policisë, që kanë qenë në detyrë gjatë mbrëmjes së të mërkurës dhe mëngjesin e të enjtes. Familjarët janë shprehur se djali është vrarë nga ana e Policisë.

Berisha: Akt mizor që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Ramës
Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar pas vdekjes nga torturat në qelinë e Policisë së Korçës 27 vjeçari Enea Ftoi. Berisha shkruan në një postim në Facebook se i riu rom ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe është torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.
“Masakrohet barbarisht deri në vdekje nga racistet, kriminelët me uniformë babai i tre fëmijëve, Enea Ftoi!
Të dashur miq, racistët e kriminelët me uniformë kanë torturuar në mënyrë çnjerëzore dhe i kanë marrë jetë si xhelat të riut 27-vjeçar rom, prind i tre fëmijëve, në qelitë e Komisariatit të Korçës.
Ai ishte futur në qelitë e Komisaritit para tre ditësh me akuzë për vjedhje dhe torturuar shtazërisht gjer në vdekje për të pranuar akuzat.
Duke shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së të ndjerit Enea Ftoi dhe të gjithë komunitetit rom të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, dënoj me ashpësinë më të madhe këtë akt mizor e raciste që dëshmon fytyrën e vërtetë të narkoshtetit të Edvin Kristaq Ramës.
Me këtë rast i bëj thirrje kominitetit rom dhe mbarë qytetarëve shqiptarë të ngrihen për të përmbysur me revoltë të fuqishme këtë regjim kriminelësh të urryer!”, shkruan Berisha.

Deputeti i PS aksidenton një qytetar, policia e merr në mbrojtje dhe fajëson të dëmtuarin

Deputeti i Partisë Socialiste për Beratin, Fadil Nasufi aksidentoi me makinën e tij një qytetar i cili po ecte me biçikletë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore, në Otllak.
Sipas policisë, mjeti tip Benz që drejtohej nga shtetasi Fadil Nasufi, 60 vjeç, banues në Berat, është përplasur me një biçikletë e cila drejtohej nga shtetasi B.M, 51 vjeç, banues në Berat.
Si pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i biçikletës.
“Nga veprimet e para drejtuesi i biçikletës rezultoi se ishte në gjendje të dehur.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia jo vetëm që nuk ka marrë asnjë masë ndaj deputetit socialist që shkaktoi aksidentin, por ka fajësuar të aksidenturian. Policia thotë se i dëmtuari ishte në gjendje të dehur dhe për këtë nuk mban përgjegjësi deputetit. Dëshmitarë në vendin e ngjarjes bënë të ditur se dputeti Nasufi ka qënë me shpejtësi të madhe dhe e ka përplasur me makinë qytetarin me biçikletë që po ecte në anë të rrugës.

Raportuesi për Shqipërinë në Bundestag: Po vëzhgojmë me vëmendje rastin e Xhafajt

Të enjten u mblodh në Berlin grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU, që merret me Ballkanin Perëndimor. Ai do të vendosë për çeljen e negociatave me Shqipërinë në BE. Një intervistë me raportuesin për Shqipërinë.
DW (shqip): Zoti Frei, deri tani grupi i punës i deputetëve të CDU/CSU në Bundestag nuk është shprehur qartë pro ose kundër çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë e Maqedonisë me BE. A keni marrë një vendim ndërkohë?
Frei: Ne do të flasim intensivisht, si për Shqipërinë ashtu edhe për Maqedoninë në kuadër të grupit të punës së Ballkanit Perëndimor në mënyrë që së bashku me partnerët tanë socialdemokratë të pozicionohemi përballë qeverisë në prag të samitit.
Kundrejt qeverisë apo me qeverinë federale?
Ne jemi një parti qeverisëse, prandaj e bëjmë së bashku me qeverinë. Por ligji na jep të drejtën t’i bëjmë me dije qeverisë se çfarë qëndrimi të mbajë ajo në Këshillin e Përgjithshëm të BE. Pra, është një e drejtë e deputetëve dhe këtë të drejtë duam ta zbatojmë.
Ju jeni raportuesi i Shqipërisë. Dhe fjala juaj do të ketë ndoshta më shumë peshë. Cili është mendimi juaj?
Frei: Shqipëria është për ne me shumë interes, prandaj kemi shumë kolegë që merren me Shqipërinë. Ajo që vërejmë dhe vlerësojmë ne është zhvillimi i jashtëzakonshëm i këtij vendi në këto vite. Kjo është e pamohueshme. Dihet edhe që Bashkimi Evropian në vitin 2003 është deklaruar për një perspektivë të qartë europiane për këto vende, dhe tani duhet parë se a i plotëson Shqipëria që tani kushtet për të hyrë në negociata. Krahas sukseseve kemi edhe disa çështje problematike.

Për shembull?
Unë jam marrë intensivisht me procesin e vettingut dhe kam folur vetë edhe me anëtarë të komisionit, kur isha në Shqipëri në fillim të vitit. Fakt është se kemi afro 800 gjykatës dhe prokurorë, ndërsa deri tani janë përmbyllur vetëm pesë rivlerësime. Natyrisht që e di se ka disa që i janë shmangur vettingut duke dhënë dorëheqjen, por ne prapëseprapë jemi në fillim të këtij procesi dhe në këtë moment nuk mund të japim një gjykim pëfundimtar për të. Ka edhe çështje të tjera, me të cilat nuk kemi filluar ende, si për shembull reforma zgjedhore. Kjo është një detyrë e vjetër, të cilën Komisioni Europian e ka adresuar qysh herët. Komisioni parlamentar i krijuar enkas për këtë punë ka hartuar një plan kohor, që na premton se do të ketë rezultate në fund të vitit. Por këto nuk mund të quhen arritje.
A mendoni ju se vettingu është metodë e përshtatshme për të garantuar pavarësinë e sistemit juridik. Nuk ekziston një rrezik që gjykatësit e rinj sërish të korruptohen?
Unë shpresoj që jo, sepse besueshmëria dhe mungesa e korrupsionit në drejtësi janë thelbësore për shtetin juridik dhe sundimin e ligjit, dhe sundimi i ligjit në anën tjetër është parakusht për përparim ekonomik. Vetëm atëherë kur investitorët e huaj mund të kenë besim se mund ta zbatojnë të drejtën e tyre, po qe nevoja, edhe para gjyqit, ata do të investojnë në Shqipëri. Prandaj, mendoj se është shumë e rëndësishme që të bëhet e qartë, se Shqipëria nuk po bën diçka për hatër të Komisionit Europian ose meqë e kërkojnë vendet e tjera nga Shqipëria, por se ajo po vendos bazat për të përmirësuar perspektivat ekonomike dhe jetësore sidomos për të rinjtë në Shqipëri.
A shikoni ndonjë rrezik që vettingu të përdoret edhe si mjet presioni ndaj gjykatësve?
Veç të tjerash duhet thënë se para ligjit të gjithë duhet të trajtohen njësoj. Kjo vlen si për gjykatës të lartë, ashtu edhe për gjykatës të thjeshtë. Dhe vlen edhe për të gjithë të tjerët. Po kujtoj këtu rastin e ish-ministrit të brendshëm, Saimir Tahirit, për shembull, ku mazhoranca në parlament në fillim e refuzoi heqjen e plotë të imunitetit. Tani ndërkohë kemi një situatë të re, mbas dorëzimit të mandatit dhe arrestit shtëpiak të shtunën e kaluar, por gjithsesi duhet thënë se ministrat dhe deputetët nuk duhen trajtuar ndryshe nga shtetasit e tjerë.

Mendoni se Tahiri dha dorëheqjen pas presionit të ardhur nga Gjermania?
Nuk e di. Ky është një vendim që është marrë në Shqipëri, para së gjithash një vendim i tij personal, të paktën kështu e lexoj në shtypin shqiptar. Ne vetëm se e kemi bërë të qartë se do ta shohim me shumë vëmendje, nëse ish-ministri i Brendshëm po trajtohet ndryshe nga ç’do të trajtoheshin të tjerët, në raste të ngjashme.
Tani kemi një rast tjetër me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafajt. A keni ndonjë informacion për këtë?
Nuk kam një mendim përfundimtar për këtë. Është e qartë që njerëzit nuk mund të dënohen për faj të një anëtari të familjes, por çdo individ duhet parë më vete. Prandaj edhe sjellja e ministrit të Brendshëm duhet vëzhguar dhe nuk mund të them asgjë. Por ne po e vëzhgojmë me vëmendje edhe rastin e tij.
Thuhet shpesh se e ka Shqipëria në dorë çelësin për në BE. Por a nuk varet anëtarësimi edhe nga gjendja e brendshme në BE.? Pra në fund të ditës çelësi është në Berlin ose Paris?
Është e vërtetë që në disa shtete anëtare të Bashkimit Evropian ka pozicione të ndryshme dhe se Franca i jep përparësi aspektit të thellimit të BE, e pastaj zgjerimit. Unë mund të them se ky nuk është pozicioni im. Jam i bindur se Shqipëria ka një perspektivë europiane, e cila varet vetëm nga përparimet e saj. Janë pesë prioritet kyçe dhe shtatë pritshmëritë që kemi prezantuar ne si Grup Parlamentar i Bashkimit Kristdemokrat e Kristsocial në vitin 2016 në Shqipëri, ato që do të përcaktojnë nëse Shqipëria mund të hyjë në BE.
Jemi në prag të zgjedhjeve paralamentare të Bavarisë. A mendoni se ky fakt do të ndikojë mbi vendimin tuaj?
Për mendimin tim, jo. /DW/