23.5 C
Tirana
E premte, 23 Maj, 2025

Deputetët gjermanë refuzuan darkën e Ramës me paratë e drogës, 17 mijë euro për person abonimi vetëm për hyrjen

Jeni njohur me arsyet politike që deputetët gjermanë kanë refuzuar darkën e ofruar nga Rama në një nga katër restorantet më të shtrenjta të Berlinit dhe që frekuentohet vetëm nga milionerët, por një arsye tjetër e këtij refuzimi të deputetëve gjermanë ka pasur të bëjë edhe me atë që do të paguante darkën.
Deputetët gjermanë kanë refuzuar një darkë të ofruar nga Kryeministri i vendit më të varfër në Europë me para të dyshimta. E thënë ndryshe, deputetët gjermanë njohës të mirë të realitetit dhe trafikut të drogës në Shqipëri si dhe të lidhjeve të trafikantëve me familjen kryeministrore kanë refuzuar një darkë që do të paguhej me paratë e drogës dhe korrupsionit.
Rama ka ngatërruar deputetët gjermanë me deputetët trafikantë që ai fut në Parlamentin shqiptar dhe që shpenzojnë bashkarisht shuma marramendëse nga paratë që u vidhen shqiptarëve si dhe nga trafiqet. Kjo nuk shkon në Gjermani. Kultura politike gjermane nuk ka asgjë të përbashkët me kulturën e krimit dhe të trafiqeve që përfaqëson Rama. Ndaj deputetët gjermanë janë distancuar nga Kryeministri i një vendi që tentoi ti gostisë ata me paratë që u vjedh shqiptarëve dhe drogën që u shet gjermanëve.
China Club Berlin konsiderohet si klubi më ekskluziv në Gjermani, dhe këtë pretendim e gjen që në hapje të faqes zyrtare që ‘të flet’ në dy gjuhë, gjermanisht dhe anglisht.

I pozicionuar mes të famshmes Brandenburg Gate dhe Memorialit të Holokaustit, klubi ndodhet në zemër të Berlinit, një prej qyteteve më afluente dhe chic të Europës.
Klubi është ndërtuar për ata që konsiderohen si ‘të përzgjedhurit’ nga bota e biznesit, shoqërisë, kulturës dhe politikës, me një mjedis të përshkruar si global, madhështor dhe kozmopolit.
Themeluesja e klubit është një interior designer gjermane e quajtur Anne Maria Jagdfeld. Bota dhe kultura kineze i ka shërbyer asaj si temë kryesore për klubin ekskluziv.
CHINA CLUB BERLIN është i përbërë nga restoranti, bari, biblioteka, suita private dhe një verandë në çati.
Dhomat e ngrënies janë private (salete) të cilat janë krijuar me mure të lëvizshme për të mundësuar akomodimin e darkave sipas numrit të klientëve.
Suitat kanë emra ‘premtues’ si ‘Konkubina’, ‘Imperial’ apo ‘Taipan’. Muret janë të veshur me mëndafsh.
Gjithë ky luks, shto këtu edhe ekskluzivitetin, përbëjnë arsye të mjaftueshme që të pasurit të jenë gati të paguajnë shuma fantastike për njerëzit e zakonshëm për të qenë anëtarë të China Club Berlin. Për këtë duhet të paguash një kuotë antarësie, e cila varion nga 10 mijë deri në 15 mijë euro, nëse je individ ose korporatë. Më pas vjen edhe ‘kësti’ i dytë që është pajtimi vjetor i cili kushton 1, 250, 2, 000 apo 2, 500 euro, në varësi të paketës.
Çmimet janë vetëm për anëtarësimin dhe, imagjinoni pak se sa kushtojnë ushqimet, pija apo fjetja në China Club Berlin.
Pikërisht këtu, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama vendosi të shtronte një darkë për deputetët gjermanë të Bundestagut.
Arben SHAHINI

Vendimi historik, dy Koretë do të ribashkohen, asgjë s’do të ndodhte pa Trump- President

Liderët e dy koreve janë pajtuar për t’i dhënë fund Luftës koreane, 65-vjet pas ngrirjes së marrëdhënieve. Në një deklaratë të përbashkët, thuhet se pajtimi përfshinë edhe denuklearizimin e gadishullit korean.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Unë, kanë nënshkruar “Deklaratën e Panmunjomit për Paqe, Prosperitet dhe Unifikim të gadishullit korean”.
Pas nënshkrimit të marrëveshjes, dy liderët kanë shtrënguar duart, derisa premtuan një periudhë të re për Koretë, të cilat, sipas Kim Jong-Un, do të “ribashkohen si një shtet i vetëm”.
Koretë filluan luftën në vitin 1950 kur ushtarët verior të Armatës së Popullit pushtuan Jugun. Edhe pse konflikti i armatosur mori fund tre vjet më vonë, nuk ka pasur marrëveshje të nënshkruar dhe teknikisht dy shtetet kanë mbetur në luftë.
Korea e Jugut dhe Korea e Veriut kanë deklaruar më në fund se do të bashkëpunojnë për pasur një Gadishull Korean pa armë bërthamore dhe kanë shprehur gjithashtu shpresën për ti dhënë fund Luftës Koreane 1950-53 deri në fund të vitit. Dekarata e përbashkët dramatike u bë pas një takimi historik ndërmjet presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe atij të Koresë së Veriut, Kim Jong Un.
Nuk është bërë ende e qartë se çfarë hapash konkretisht do të bëjnë vendet për të arritur këto qëllime madhore. Vendet kanë ndërmend të mbajnë bisedime të nivelit të lartë dhe negociata të tjera për tëçuar deri në fund marrëveshjen e arritur në samit. Të dy vendet deklaruan se sëbashku do të mbajnë bisedime me Shtetet e Bashkuara dhe Kinën për ti dhënë fund luftës që zgjat tashmë prej dekadash pas shkeljes së armëpushimit qëi ka mbajtur Koretë në luftë gjatë gjithë kësaj kohe.

Kim i tha presidentit Moon se në atë moment “ndihej sikur po shkrepte armën në vijën e startit për dy vendet dhe sikur po shkruante një histori të re për marrëdhëniet ndërmjet Jugut dhe Veriut, marrëdhënie të paqes dhe prosperitetit”.
Presidenti Moon dhe Kim Jong Un bënë një takim privat për më shumë se 20 minuta. Sikur të kishim mundësi të dëgjonim se cfarë kanë thënë! Kim i premtoi presidentit Moon se nuk kishte më ndërmend ti ndërpriste atij “gjumin e mëngjesit”, duke iu referuar testimeve raketore.
Kjo është hera e parë që një anëtar i dinatisë Kim shkel në territorin e Koresë së Jugut që në vitin 1953. Të dy liderët shtrënguan duart dhe buzeqeshën sinqerisht përpara kamerave. Kim dhe Moon gjithashtu mbollën sëbashku një pemë pishe si simbol të paqes përpara se të vazhdonin me mbledhjen e tyre të dytë të samitit. Pranë pemës ata vendosën një pllakë guri ku ishin gdhendur fjalët: : “U mbollën paqja dhe prosperiteti”.
Samiti është duke tërhequr vëmendjen e gjithë botës dhe ka gjeneruar komente dhe analiza të shumta. Sekretari i jashtëm i Britanisë së Madhe, Boris Johnson, tha se e mirëpritste samitin, por nuk priste ndonjë arritje të madhe. “Ndihem shumëi inkurajuar nga kjo që po ndodh,” tha Johnson përpara reporterëve. “Megjithatë, duke pasur parasysh planet e Koresë së Veriut për të zhvilluar armë bërthamore, nuk do të preferoja të tregohesha më optimist sec duhet në këtëfazë”. Kina e ka mirëpritur samitin, duke thënë se të dy vendet meritojnë një duarttrokitje të fortë për këtë hap historik drejt paqes.

Trump: Lufta koreane po merr fund
Presidenti amerikan Donald Trump reagoi në Tweeter lidhur me takimin historik mes dy Koreve, duke shkruar: “Lufta Koreane po merr fund”.
Presidentët e dy Koreve ranë dakord të çlirojnë gadishullin nga armët bërthamore, por nuk ofruan asnjë hollësi për hapat që do të merren për të arritur këtë synim.
“Shtetet e Bashkuara dhe i gjithë populli i saj i madh duhet të jenë shumë krenarë për atë që po zhvillohet tani në Kore! ” shkruante zoti Trump. “Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë,” shkruante ai të premten në mëngjes.
Në një deklaratë të përbashkët pas bisedimeve të së premtes ndërmjet udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, dy vendet konfirmuan synimin e tyre për të siguruar “një gadishull korean të lirë nga armët bërthamore”.
Në takimin e parë, në më shumë se një dekadë, të dyja palët thanë se do të kërkojnë një marrëveshje për të vendosur paqen e përhershme dhe të qëndrueshme në gadishull.
Bisedimet ndërmjet dy udhëheqësve ishin “serioze dhe miqësore” thanë zyrtarët e Koresë së Jugut.
Jugu citoi udhëheqësin e Koresë së Veriut të ketë thënë se “ne duhet ta vlerësojmë këtë mundësi në mënyrë që plagët midis Jugut dhe Veriut të shërohen”.
Më herët të premten, Kim shprehu interesimin për të vizituar Korenë e Jugut dhe rezidencën presidenciale, Blue House.

Trump lavdëron takimin e dy liderve koreanë: “Gjëra të mira po ndodhin”

CLEVELAND, OH - JULY 21: Republican presidential candidate Donald Trump gives two thumbs up to the crowd during the evening session on the fourth day of the Republican National Convention on July 21, 2016 at the Quicken Loans Arena in Cleveland, Ohio. Republican presidential candidate Donald Trump received the number of votes needed to secure the party's nomination. An estimated 50,000 people are expected in Cleveland, including hundreds of protesters and members of the media. The four-day Republican National Convention kicked off on July 18. (Photo by Chip Somodevilla/Getty Images)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e vlerësoi lart takimin midis liderit verikorean, Kim Jong Un, dhe presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in, duke e cilësuar si “historik”. “Pas një viti të tërbuar me hedhje raketash dhe prova bërthamore, takimi historik midis Veriut dhe Koresë së Jugut ndodhi. Gjëra të mira po ndodhin, por vetëm koha do të tregojë”, tha Trump përmes një postimi në Twitter. Kim dhe Moon u takuan të premten në zonën kufitare, në anën e Koresë së Jugut. Dy liderët u zotuan për denuklearizimin e plotë të Gadishullit Korean. Takimi i tyre pritet t’i hapë rrugë edhe samitit të mundshëm midis Kimit dhe presidentit amerikan, Trump, në muajin maj.

Berisha reagon për raportin e DASH: Një rekord tjetër i zi i Ramës në prag të vendimit për hapjen e negociatave!

Ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për raportin e DASH duke shpallur Tiranën si vendin me rrezik të lartë duke treguar kështu shkallën e lartë të mungesës së rendit dhe të sigurisë në vend. Berisha shkruan se, nje rekord tjeter i zi i narkoshtetit te Edvinit ne prag te vendimit per hapjen e negociatave!
“Te dashur miq, ne prag te vendimit te shteteve anetare te BE per hapjen e negociatave, narkoshteti i Edi Rames shenon nje rekord tjeter te zi. Raporti i fundit i vitit 2018 i Byrose se Sigurise Diplomatike te DASH (Albania, Crime and Safety Report) shpall Tiranen si vend me rrezik te larte duke treguar keshtu shkallen e larte te mungeses se rendit dhe te sigurise ne vend dhe deshtimin spektakolar te qeverise se lidhur me krimin ne sigurimin e jetes dhe rendit te qytetareve shqiptar. Ketu me poshte keni nje shkrim te zgjeruar ne media lidhur me kete raport”, shkruan Berisha duke publikuar edhe shkrimin e mëposhtëm.
Alarmi nga SHBA: Shqipëria vend me rrezikshmëri të lartë për interesat amerikane
Tirana duket se është një vend me rrezikshmëri të lartë për krimet që prekin interesat amerikane. Ky fakt është bërë i ditur në një raport të Byrojsë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Raporti i vitit 2017 ( Albania 2018 Crime & Safety ), i Byrosë së Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit evidenton gjendjen e rëndë kriminale në Shqipëri edhe në vitin 2018!
Në këtë raport shkruhet se:
Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane.
Krimi i organizuar vazhdon të jetë një shqetësim për shumicën e shqiptarëve, me një rrjet organizatash kriminale të përfshira në trafikim lëndësh narkotike, grabitje, ryshfete, pastrim parash, prostitucion dhe trafik qeniesh njerëzore. © SYRI.net

SHBA, Pompeo konfirmohet si sekretar i shtetit, çfarë pritet të sjellë

Senati amerikan konfirmoi të enjten zotin Mike Pompeo në postin e sekretarit të shtetit megjithë kundërshtimet e demokratëve, të cilët kanë vënë në pikëpyetje disa qëndrime të tij të vijës së ashpër në politikën e jashtme dhe disa deklarata rreth grupeve të pakicave.
Sekretari i ri Pompeo do të zëvendësojë zotin Rex Tillerson, i cili u shkarkua muajin e kaluar nga Presidenti Donald Trump.
Republikanët ishin të bashkuar në mbështetjen për zotin Pompeo, ndërkohë që demokratët, përveç katër prej tyre, kishin njoftuar se do të votonin kundër konfirmimit.
Demokrati më i lartë në Komisionin e Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, Bob Menendez i Nju Xhersit, tha se dyshonte që zoti Pompeo “do të ishte i gatshëm të tërhiqej nga instinktet më të këqia të presidentit”, siç u shpreh ai.
Senatori Menendez vuri në dukje se aleatët kryesorë amerikanë po pranojnë miliona refugjatë, dhe shtroi pyetjen: “Çfarë do të thotë ai [Pompeo], ndërkohë që kjo administratë po shkurton programin tonë të refugjatëve, dikur një xhevahir në kurorën e politikës sonë të jashtme?”
Ndërkohë, republikanët i përshëndetën arritjet e zotit Pompeo, nga përfundimi shkëlqyeshëm i Akademisë Ushtarake West Point e deri te studimet e juridikut në Harvard si dhe vitet kur përfaqësonte shtetin e Kansasit në Dhomën e Përfaqësuesve.
Presidenti Trump kohët e fundit dërgoi zotin Pompeon për të zhvilluar bisedime me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un përpara samitit të planifikuar Trump-Kim.
Republikanët theksuan se të gjithë, përveç dy anëtarëve të tyre, votuan për të konfirmuar ish-sekretaren e shtetit Hillary Clinton, në vitin 2009 ndërkohë që të gjithë ata, përveç tre republikanëve të Senatit, mbështetën zotin John Kerry për këtë post në vitin 2013.

Vazita e vështirë e Merkel në SHBA

Kancelarja gjermane Angela Merkel do të takohet sot me presidentin amerikan Donald Trump. Vizita nuk do të jetë fare e lehtë, për dallim prej vizitës së presidentit frances Macron.
Tendenca jo të mira: Berlini vetëm pak orë para nisjes së kancelares Merkel për në Uashington ka uluar pritjet nga vizita e saj e dytë tek Donald Trump. Burimet qeveritare thonë se në Berlin janë përgatitur për një luftë të mundshme tregtare me SHBA. Mendohet se doganat denuese për çelik dhe alumin do të futen në fuqi me 1 maj. Pavarësisht faktit që kjo temë do të trajtohet sërish në takimin Merkel-Trump dhe paralajmërimeve të Trumpit për mundësinë që BE të mos futet në listën e të denuarve me ngritjen e doganave. Në Berlin mendohet se Merkelin në këtë takim në Shtëpinë e Bardhë nuk e pret ndonjë bisedë tepër e këndshme.
Vizita e Macronit
Në darkën e përbashkët Merkel do ta ketë mundësinë që të hapë temat, të cilat ka trajtuar presidenti i Francës Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij treditore në SHBA. Macroni ka kritikuar kthimin tek të menduarit nacional. Fjalimi i tij në Kongres është pritur jashtëzakonisht mirë, në veçanti pjesa ku ai tha se SHBA e ka rizbuluar multilateralizmin.

Macron ka demonstruar unitet me kancelaren Merkel sa i përket arkitekturës së përbashkët politike. Trump theksoi se me Macronin ka „special relationship”, por në fjalimet e tij Macron theksoi domosdoshmërinë e bashkëpunimit të barabartë. Merkel brenda pak orësh sa do të ketë në dispozicion, do ta ketë shumë më vështirë që t’i shpjegojë qëndrimet e saj dhe ta ndryshojë qëndrimin e Trumpit, i cili gjithmonë e thekson se SHBA duhet të jetë në vend të parë.
Miqësinë gjermano-franceze nënvizon edhe përcaktimi shumë i qartë për vlerat e përbashkëta evropiane dhe për NATO-n. Merkel dhe Macron kanë pikëpamje të përbashkëta edhe sa i përket tregjeve ndërkombëtare. Por Merkel nuk posedon dramaturgji të njëjtë prezantimi si Macron dhe nuk ka simpatitë që Macron gëzon në SHBA. Trump disa herë theksoi miqësinë me Macronin, ndërsa me kancelaren Merkel refuzoi në takimin e parë të përshëndetet para kamerave.
Problemet tjera
Një temë tjetër e vështirë mes Trumpit dhe Merkelit janë edhe paratë që duhet ndarë për çështjet e sigurisë. Presidenti amerikan kërkon nga vendet anëtare të NATO-s që të shtojnë mjetet financiare për të paktën dy përqind të prodhimit bruto. SHBA ndanë për mbrojtje 4,2 % ndërsa Gjermani vetëm 1%. Një deputet gjerman thotë se ka pasur presione të mëdha ndaj kancelares, për të shtuar të dhënat financiare.
Shumë me rëndësi do të jetë të shihet edhe raporti personal mes kancelares Merkel dhe presidentit Tump. Pritjet nga kjo vizitë në Berlin nuk janë të mëdha. Por rezultatet do të shihen në fund.

Dhimbje barku? Ja çfarë mund të jetë

Të gjithë kemi dhimbje barku herë pas here. Por, në disa raste, në varësi të simptomave që keni, mund të duhet që të vizitoheni tek një mjek. Ja cilat janë disa nga problemet shëndetësore që shkaktojnë dhimbje barku.
Gastriti
Lëngu që ndihmon në tretjen e ushqimeve ka në përmbajtje shumë acid. Në disa raste këto lëngje tretëse kalojnë barrierën mbrojtëse të stomakut dhe shkaktojnë acarim të veshjes së brendshme të tij – që quhet ndryshe gastrit. Mund të nxitet nga bakteret, përdorimi i rregullt i ilaçeve për lehtësimin e dhimbjeve, si ibuprofeni, abuzimi me alkoolin ose stresi. Mund ta trajtoni me ilaçe kundër acidit. Mos i injoroni shenjat e gastritit, pasi nëse nuk trajtohet në kohë, mund të çojë në gjakrrjedhje ose ulcer në stomak.

Ulcera peptike
Këto janë plagë të hapura në veshjen e brendshme të stomakut ose në pjesën e sipërme të zorrës së hollë. Shkaku kryesor është bakteri, megjithatë, edhe përdorimi afatgjatë i aspirinës, ibuprofenit ose ilaçeve të tjera për lehtësimin e dhimbjeve mund të luajnë një rol. Njerëzit që pinë duhan ose alkool janë më të rrezikuar nga ulcera. Pacientët trajtohet zakonisht me antacide ose antibiotikë, në varësi të shkakut.
Virusi në stomak
Njohur ndryshe si gripi i stomakut, është një infeksion viral në zorrë. Mund të keni diarre, dhimbje barku ose të përziera. Mund ta merrni këtë infeksion nga një person i infektuar ose nga një ushqim i kontaminuar. Flisni me mjekun nëse keni temperaturë të lartë, jeni të dehidratuar, vëreni gjak kur villni ose në jashtëqitje.
Sindroma e zorrës së irrituar
Kjo sëmundje e zakonshme prek zorrën e trashë. Mund të shkaktojë dhimbje abdominale, fryrje barku dhe mukus në jashtëqitje. Mund të keni herë pas here diarre dhe kapsllëk. Nuk dihet shkaku kryesor, megjithatë ushqimet, stresi, hormonet dhe infeksioni mund të luajnë rol. Mund të lehtësoni simptomat duke bërë ndryshime në dietë ose në mënyrën e jetesës, ose nëpërmjet ilaçeve.

Taksat e investitorëve/ Shqipëria me nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon

“Departamenti Amerikan i Shtetit e ka vlerësuar Tiranën si një vend i rrezikshmërisë së lartë për krime që drejtohen ose prekin interesa zyrtare të qeverisë amerikane”.
Keshtu vlereson DASH ne raportin e fundit bere nga Byroja e Sigurisë Diplomatike të Departamentit Amerikan të Shtetit. Lajmin e ben me dije sot nenkryetari i LSI-se, Luan Rama me ane te nje postimi ne faqen e tij ne FB.
Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi pagat dhe tatim fitimit në rajon. Dy taksa që ndikojnë jo pak në vendimet që investitorët e huaj marrin, kur përzgjedhin një treg të ri.
Sipas të dhënave të qendrës studimore Altax, Shqipëria ka nivelin më të lartë të tatimit mbi të ardhurat personale, me 23%. Bëhet fjalë për tatimin mbi pagën, që tek ne është në sistem progresiv, me tre nivele.
Ndërkohë që në vendet e tjera të rajonit tatimi mbi të ardhurat personale varion nga 9-10%, me përjashtim vetëm të Kroacisë dhe Greqisë që janë vende të Bashkimit Europian dhe që kanë respektivisht nivelet 36% dhe 45%.
Shqipëria rezulton të ketë edhe nivelin më të lartë të tatim fitimit. Sipas të dhënave në tabelë, kjo taksë ka nivelin 15%, ndërsa në vendet e tjera të rajonit varion nga 9% në Malin e Zi në 10% në të tjerat. Përjashtim bëjnë sërisht Kroacia dhe Greqia, që kanë nivele më të larta të tatim fitimit, respektivisht 18% dhe 29%.
Një tjetër element që vihet re nga tabela janë ndryshimet e shpeshta të nivelit të këtyre dy taksave krahasuar me fqinjët tanë. Rezulton se Shqipëria ka kaluar në vitin 2013 nga taksa e sheshtë 10% në 15% tatim fitim dhe në taksë profresive deri neë 23% për tatimin mbi të ardhurat personale. Ndërsa vendet e tjera, me përjashtim të Kroacisë dhe Greqisë kanë mbajtur një sistem të pandryshuar fiskal, të paktën për këto dy taksa që prej vitit 2009.
Ndryshimet e shpeshta të legjislacionit dhe nivelit të taksave janë kritikuar shpesh nga bizneset vendase dhe të huaja, si një barrierë e madhe që pengon planifikimet afatgjata të investimeve.

 

Kush është 28 vjeçari që vrau më armë gjatë grabitjes pronarin e marketit

Policia bëri të ditur se ka arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes në Kamëz ku i vdekur mbeti Agim Buçci, ndërsa e shoqja e tij Merita Buçi ndodhet në spital. Burime nga policia bëjnë të ditur se vrasësi është Vladimir Kurti, 28 vjeç nga Burreli, banues në Kamëz.
Autori kryesor Vladimir Kurti, ka pranuar krimin por s’ka dhënë detaje para hetuesve. Ndërkohë që autori tjetër i dyshuar është personi Rr.H. Janë ngritur disa grupe policore që po kontrollojnë për gjetjen e armës.
Ngjarja ndodhi dy ditë më parë në rrugën “OSBE” ku persona ende të paidentifikuar sulmuan me amrë duke vrarë 52-vjeçarin Agim Buçin dhe plagosur bashkëshorten e tij Merita Buçi 44 vjeçe. Pronari 52 vjeçar i dyqanit, baba i tri vajzave dhe një djali, është dërguar me urgjencë në spital i plagosur rëndë me plumb në gjoks, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërsa bashkëshortja e tij është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas mbërritjes në vendngjarje, policia nisi mbledhjen e provave materiale, si dhe sekuestroi pamjet nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të krimit.
Drejtoria e Policisë së Tiranës vendosi një shpërblim prej 500 mijë lekësh të reja për këdo që jepte informacione për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Autorët e dyshuar Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.
24-vjeçari ka thënë se e njifte çiftin dhe jetonte pranë banesës së tyre. “U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinimi që nuk kishin lekë”, mësohet se ka thënë autori i dyshuar.
Zbulimi për kapjen e dy të dyshuarvë është bërë nga komisariati 5 në Kamëz, pas përgjimeve telefonike. Ndërkohë burime të Policisë Tiranë deklarojnë se nga kamerat e sigurisë nuk u gjet asgjë sepse ishte errësirë.
Policia sqaron se tiparet fizike të të ndaluarve përputhen me karakteristikat fizike dhe se nuk ka bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes së Agim Bucit. Burime për Ora News nga policia e Tiranës thanë se në vendin e krimit janë gjetur dhe po analizohen disa gjurmë që dyshohet se i përkasin autorëve, ndërsa më herët janë verifikuar 27 persona. Po vijonë kërkimet për armën e krimit, pasi të ndaluarit refuzojnë të tregojnë se ku e kanë fshehur.
Si ndodhi ngjarja?
Gruaja e pronarit, 44 vjeçarJa u përball me dy persona të maskuar dhe me kapele të veshur sportiv. Pasi i kërkuan paratë, gruaja u ka thënë se nuk kishte lekë, ndërsa mori një thikë e tentoi t’i godiste.
Në këtë moment autorët e qëlluan në këmbë me dy plumba pistolete ndërsa djali i saj 6 vjeç u ul poshtë tavolinës.
Pasi dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e bashkëshortes, Agim Buci mbërriti menjëherë në dyqan e tij dhe tentoi t’i hiqte maskën njërit prej autorëve. Nga një distancë fare e shkurtër, ai u qëllua për vdekje në gjoks me pistoletë.

Famijarët: Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi
Familljarët e Agim Bucit, i cili u vra para dy ditësh në Kamëz kanë folur për Ora News. E motra e tij dhe vëllai i tij kanë kërkuar që të vendoset drejtësi ose do të hakmerren vetë ndaj vrasjes së 52-vjeçarit.
“Të bëhet drejtësia ose do ketë vetëgjyqësi. Ma vranë vëllainm në derë të shtëpisë, ishte punëtor, nuk i prishte punë askujt”, u shpreh ajo.
Agim Buci u vra gjatë një tentative të dy grabitësve për ti vjedhur dyqanin në zonën e Kamëz dy ditë më parë. Policia ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen.
Autorët e dyshuar janë 24 dhe 28 vjeç nga Burreli dhe Kukësi dhe njëri prej tyre është identifikuar si Vladimir Kurti.
Ata kanë pranuar autorësinë e vrasjes, duke u shprehur se kanë qëlluar në drejtim të Agim Bucit.
Gjatë tentativës për grabitje ka mbetur e plagosur edhe bashkëshortja e 52-vjeçarit.
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen në Kamëz, ku gjatë tentativës së grabitjes së një marketi mbeti i vrarë 52-vjeçari Agim Buci dhe u plagos bashkëshortja e tij.
Në një deklaratë për mediat, drejtori i policisë së Tiranës Kastriot Skënderaj tha se dy autorët e dyshuar të krimit janë Vladimir Kurti 28 vjeç, Ruzhdi Hode 25 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Dua djalë! Shqipëria dhe plaga e abortit selektiv

Një ekzaminim me ultratinguj (eko) mund të zbulojë seksin e fetusit në mënyrë JO 100% të besueshme para javës së 12-të të shtatzënisë, duke mundësuar kështu abortin selektiv të vajzave, si dhe duke rrezikuar shëndetin e nënës. Kostoja e ulët dhe jo invazive e ekzaminimit me ultratinguj ka çuar në përdorimin e tyre për përcaktimin e gjinisë fetale, pavarësisht nga ligjet kundërvajtëse, duke reflektuar një rritje të habitshme të rasteve të kryerjes së abortit selektiv. Numri i djemve të lindur rritet duke abortuar selektivisht embrionet apo fetuset e vajzave. Do të thotë që ofruesit e kujdesit shëndetësor kryejnë aborte, shpesh edhe pa pyetur për motivimin që qëndron pas kërkesës. Gratë zgjedhin të kryejnë procedura mjekësore, të cilat konsiderohen potencialisht të dëmshme për shëndetin e gruas, gjithashtu për shtatzënitë e mëvonshme.
Avancimi i teknologjisë dhe thjeshtësia e qasjes ndaj teknologjive të reja kanë bërë që çiftet, krahas aborteve në mënyrë të jashtëligjshme, të synojnë edhe përdorimin e teknologjive për të patur një djalë. “Fekondim In Vitro”, fjalë për fjalë do të thotë “bebe në epruvetë”. Në fekondimin in vitro, mjeku bën në laborator bashkimin e qelizës seksuale femërore me atë mashkullore, dhe sapo krijohet embrioni (qeliza e parë humane), ai vendoset në trupin e nënës, ku zhvillohet njëlloj me shtatzëninë natyrale. Fekondimi In Vitro kryhet te pacientet të cilët nuk mund të kenë një shtatzëni në rrugë natyrale, dhe jo për të pasur djalë apo vajzë në varësi të preferencës së çiftit. Por çfarë ndodh realisht?! Marsel Haxhia, embriolog klinik, në një intervistë për “Shëndet plus” tregon se këtë procedurë e kërkojnë jo vetëm çiftet të cilët nuk kanë mundur të kenë një fëmijë në rrugë natyrale, por edhe ata që kanë synimin për të patur patjetër një djalë. Haxhia i mëshon shumë faktit që zgjedhja e gjinisë së bebit edhe në këtë rast nuk është e lejueshme.

A është e mundur të zgjedh një “djalë” përmes metodës FIV?
Fekondimi In Vitro kryhet te pacientet të cilat nuk mund të kenë një shtatzëni në rrugë natyrale, dhe jo për të pasur djalë apo vajzë në varësi të preferencës së çiftit. Gjithsesi, ekziston teknika e PGS, që është kontrolli gjenetik i embrioneve përpara se ato te kenë mundësi të japin një shtatzëni. Kjo teknikë i shtohet procedurës së Fekondimit In Vitro.
Në fekondim in vitro, çfarë bëjmë? Ne e stimulojmë gruan që të maturojë më shumë se një vezë, sa është numri i vezëve që çdo grua mund të prodhojë vetë në mënyrë natyrale çdo cikël menstrual. Mënyra e stimulimit të kontrolluar të vezores është shumë individuale dhe është në varësi të modelit të vezores të çdo gruaje. Zakonisht numri i vezëve, të një gruaje që është në moshën midis 25-35 vjeçare, që mund të diferencohen me stimulim mund të variojë nga 10-15 vezë. Këto 10-15 vezë ne nuk i lëmë të “çelin”, por i marrim jashtë trupit të njeriut dhe vezët i bashkojmë me spermatozoidët e bashkëshortit. Nga këto 10-15 vezë formohen zakonisht 80-100% embrione. Embrioni është bashkimi i materialit gjenetik të të dy partnerëve. Maksimumi që mund të rrinë embrionet në laborator janë 5-6 ditë. Teknika e analizës gjenetike të embrioneve bëhet ose në ditën e 3-të ose në ditën e 5-t të zhvillimit. Në ditën e 3-të të zhvillimit, një nga këto qeliza hiqet jashtë embrionit dhe çohet në laboratorin gjenetik. Ndërkohë që embrioni rri në laboratorin tonë. Dhe për secilin embrion pas një ditë ne na vjen rezultati: që është normal gjenetikisht apo jo, si edhe seksi. Arsyet që çifteve i rekomandohet kjo teknikë shtesë janë totalisht mjekësore, si për shembull çiftet që kanë mbi 2-3 in vitro të dështuara pa arsye, çifte të cilët kanë një anomali të provuar në hartën gjenetike të tyre (kariotip), rekomandohet tek ata pacient që kanë anomali të provuar të kromozomeve të seksit, që do të thotë që transmetohet vetëm në disa embrione dhe duhen zgjedhur ata që janë të shëndoshë gjenetikisht. Kjo është analiza gjenetike e embrioneve.
Fekondimi in Vitro, me analizë gjenetike të embrioneve(PGS), ku analiza gjenetike e embrioneve rekomandohet për të përzgjedhur seksin, nuk është e ligjshme.

Keni detyrim/ të drejtë t’jua thoni pacientëve gjininë e bebit? Dhe nëse ata insistojnë për këtë, si duhet të silleni ju?
Ne nuk kemi detyrim t’u themi çifteve për seksin e embrionit/eve që do transferojmë, pasi nuk është ky qëllimi. Ekzistojnë disa gjëra teknike në mes. E para, ditën e pestë ne kemi rezultatin e secilit embrion. Embrionet ne i zgjedhim nga disa këndvështrime, që të japim edhe shtatzëni të shëndoshë. Ne bëjmë një selektim në bazë të zhvillimit embrional dhe hartës gjenetike të embrionit. Ndër ato embrione që janë normal gjenetikisht dhe janë më të përshtatshëm për të dhënë shtatzëni. Për shembull, nga 10 embrione të kontrolluar dalin 5 që janë normale, nga këta të 5 ne përzgjedhim 1-2 më të mirët, të cilat kanë potencial të lartë të japin shtatzëni.
A kanë pacientët preferenca për gjininë?
Po, në shumë raste. Domethënë ne mund të shohim mesatarisht 2-5 raste në muaj çifte të cilët vijnë dhe janë gati të paguajnë një mal me para për të pasur mundësinë e një djali. Theksoj mundësinë, pasi nuk është e sigurt shtatzënia. Nuk është etike dhe e lejueshme me ligj. Çiftet që kanë kërkesë të tillë, refuzohen apriori që në konsultën e parë.
Kemi dëgjuar raste kur burri martohet më shumë se një herë kur nuk arrin të ketë djalë me gruan e parë… Gjinia e bebit “varet” nga gruaja?
Për çdo ejakulim, për çdo marrëdhënie që çifti ka, burri depoziton në qafën e mitrës së gruas përafërsisht 200 000 000- 300 000 000 spermatozoide. Disa kanë X, disa kanë kromozomin Y. Se cilët arrijnë te veza dhe kë përzgjedh veza është rastësi.
Por ka dy teori në këtë rast: E para është se ka të bëjë me spermatozoidet, domethënë spermatozoidet që kanë Y janë më të dobët për të shkuar te veza.
Teoria tjetër është që mukusi i qafës së mitrës apo mukusi vaginal krijon antikorpe, krijon bllokadë për spermatozoidet Y. Por kjo nuk është e ndarë, që të thuhet është kjo apo ajo arsye.

Doktor, përgjithësisht çiftet që paraqiten dhe kërkojnë djalë janë familje që nuk kanë fëmijë tjetër (pra është fëmija i parë, apo janë familje me fëmijë, pra vajza)?
Pothuajse të gjithë çiftet që vijnë dhe kërkojnë djalë janë ata të cilët kanë fëmijë, kanë vajza dhe duan të kenë një djalë. Këto janë fenomene që ndodhin më tepër në vende të Ballkanit, të cilët kanë një kulturë patriarkale dhe duan të kenë djalë.
Përjetime nga Lezha, Kukësi, Korça
Në takime (fokus grupe) me komunitetin e Lezhës, Kukësit, Korçës, edhe pse pa dëshirë për t’u shprehur me emra konkret, u pranua se aborti selektiv për shkak të gjinisë ndodh. Ata rrëfyen raste të dëgjuara, por edhe të përjetuara që lidhen me këtë fenomen.
Në artikullin e mëposhtëm jashtë zgjedhur disa nga këto rrëfime, duke ruajtur anonimatin e rrëfyesit, me qëllim mos cenimin e privatësisë së tyre.
Lezhë- Fëmijën e parë e dua djalë
“Nuk mund të mohojmë mendimin e përgjithshëm që është tek ne. Të gjitha familjet duan patjetër të kenë një djalë në familjen e tyre. Ka familje që kanë 5 apo 6 vajza dhe fëmija i fundit është djalë. Ku e dimë ne se para se t’u lindte djali ato nuk kanë abortuar 1 apo më shumë fetuse femra. Unë kam dëgjuar disa raste të tilla në zonën tonë. Në momentin që materniteti nuk ua mundëson abortimin e fetuseve femra, gratë u drejtohen klinikave private në qytet apo edhe në Tiranë”, tregon një i ri nga një fshat i Lezhës.
“Unë për vete, shton ai, dëshiroj që fëmijën e parë ta kem djalë. E di se ky është një mendim që i penalizon vajzat, por nuk mund ta ndryshoj”.

Shëngjin- Kam 4 vajza. Ndjej presionin e familjes, duan një djalë
“Kam 3 vajza. Aktualisht jam shtatzënë dhe mjekët më kanë thënë se është sërish vajzë. Nuk e mendoj që ta abortoj fëmijën, në asnjë mënyrë, por është një presion i nënkuptuar nga ana e familjes. Ata duan patjetër një djalë. Bashkëshorti im më thotë në mënyrë të përsëritur që ne do të provojmë të kemi një djalë. Kjo vjen nga dëshira për të trashëguar mbiemrin. Duke qenë se vajzat në zonën tonë në momentin që martohen marrin mbiemrin e bashkëshortit, e vetmja mundësi për të mbajtur “shtyllën e familjes” janë djemtë”, shton një zonjë rreth të dyzetave nga Shëngjini i Lezhës.
Korçë- Abortoi, dhe rrezikoi jetën
Dëshira për të lindur djem është e përhapur në të gjithë vendin. Në fshatin Dishnicë të Korçës, e cila kërkoi të mos i përmendej emri, pranon se gratë e zonës kanë abortuar fetuse femra.
“Unë kam dëgjuar raste të tilla. Nuk mund të them se është e përhapur në masë, pasi shumë femra e njohin rrezikun e një aborti, por ndërprerja e shtatzënisë me bazë gjinore ndodh. Nga të afërmit e mi jam njohur me një rast të ndërprerjes së shtatzënisë, ku më pas gruaja ka pasur komplikacione të shumta. Ka qëndruar disa javë në spital deri sa e ka marrë veten”.
Kukës- Vjollca Alinci: Kur zgjedhin të abortojnë fetusin, gratë e gjejnë një mënyrë
Situata është e ngjashme edhe në rrethin e Kukësit. Vjollca Alinci, infermiere- mami pranë maternitetit të Kukësit, pranon se gjatë punës së saj ndeshet në shumë raste me kërkesa të grave për të abortuar vajzat.
Aborti i vajzave nga dëshira për të lindur djem është tashmë një fenomen i njohur. Ne përpiqemi që t’i bindim ato të ndryshojnë mendje, por nuk mund të përjashtojmë që ndodh. Nënat që kanë vendosur të kryejnë një abort të tillë me bazë gjinore e gjejnë mënyrën. Fillimisht u drejtohen klinikave private të zonës, ndërsa më pas mund të shkojnë në qytete më të mëdha apo në Tiranë, për të çuar deri në fund vendosmërinë për të ndërprerë shtatzëninë. Në këto raste, unë mendoj se është vrasje e mirëfilltë, pasi edhe ligji nuk e pranon