10.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Hetimet për Tahirin, SHÇB ndihmoi tre drejtuesit e policisë të arratisen

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka marrë dje në pyetje Orges Liperin, pronarin e ligjshëm të skafit me të cilin ka udhëtuar Tahiri për në Greqi.
Sipas deklaratës së tij, Orges Liperi e ka blerë skafin në Itali, paratë për të cilin nuk dihet se ku janë marrë. Skafi është blerë për llogari të Roni Shqopës, ish-drejtor i shtëpisë së pushimit nën varësinë e Ministrisë së Brendshme, me qëllim përdorimin e skafit nga ish-ministri Tahiri.
Drejtori Roni Shqopa, gjithashtu ka ndërmjetësuar në blerjen e skafit midis Liperit dhe një shtetasi italian.
Liperit ka deklaruar gjithashtu se faturat e rregullimit të skafit të prishur të ankoruar në Brindizi, me vlerë 30 mijë euro, janë paguar nga Roni Shqopa dhe Boge Budini, ish-drejtor i policisë Kufitare Durrës.
Roni Shqota dhe Boge Budini janë dy punonjës të tjerë policie që i shtohen listës së policëve që i kanë shërbyer privatisht ish-ministrit Tahiri dhe bandës së vëllezërve Habilaj.
Po ashtu, sot u bënë publike dhe detaje nga dosja hetimore se si një tjetër polic, Naim Brahimaj, ka punuar privatisht për nevoja e ish-ministrit Tahiri dhe bandës Habilaj.
Në gusht 2014, Naim Brahimaj dhe Artan Habilaj kanë takuar Saimir Tahirin në Greqi dhe kanë marrë skafin e tij të prishur për ta dërguar në Itali. Naim Brahimaj ka qenë ish-shofer dhe komandant skafi pranë repartit “Delta Force”. Aktualisht, ai është inspektor në Drejtorinë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit Durrës.

Në 2017-ën të tjerë drejtues të lartë të policisë u morën në pyetje për veprime ose mosveprime në favor të Habilajve dhe Tahirit.
Kështu në 11 nëntor 2017, Prokuroria e Krimeve të Rënda mori në pyetje Edi Merkajn, Drejtorin e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Policinë e Shtetit.
Prokuroria dyshon se Shërbimi i Çështjeve të Brendshme ka dekonspiruar aksionin dhe kanë lejuar arratisjen e tre drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit: Jaerd Çelës, ish-drejtori i policisë së Vlorës; Gjergji Kohilës, shefi i sektorit të luftës kundër krimit të organizuar në drejtorinë e Qarkut Vlorë; dhe Sokol Bodes ish-kreu i policisë kufitare të Dhërmiut.
Në fillim të nëntorit 2017, u shpallën në kërkim nga policia për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të lëndëve narkotike në mbështetje të grupit të organizuar kriminal të vëllezërve Habilaj grupi i strukturuar i drejtuar nga Jeard Çelaj, ish-shef i Policisë në Vlorë ku bënin pjesë Alban Çelaj, ish-shefi i Policisë Shkodër; Gjergji Kohila, shef i krimeve Vlorë; Sokol Bode, ish-shef i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Enkeled Greku, ish-drejtor i Postës së Policisë Selenicë.
Deri më tani, nga përgjimet e dosjes Habilaj dhe dëshmitë e personave të përfshirë në hetim në Shqipëri, 11 funksionarë të shtetit ndër to Saimir Tahiri dhe deputetja Elona Gjebrea dhe 9 punonjës të lartë të policisë janë nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda sepse me veprimet ose mosveprimet e tyre kanë lejuar që grupi kriminal Habilaj të funksionojë.

Paralajmërimi i Bashës për bandën: Janë gati të shkelin mbi gjakun e dëshmitarëve të vrarë për të shpëtuar lëkurën

Siç e vërtetoi Rama që ekspertizën me siguri e ka bërë ën Surrel, pse i janë vënë prapa dëshmitarit? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X/ Kush është ky që qenka përgjimi i manipuluar? Jua tha Xhafaj vëllezërit se ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X se gjithçka në atë bisedë është e vërtetë por shteti nuk vepron.
Kamikazët Marku dhe Prela nuk veprojnë.
Agron Xhafaj ka emëruar drejtorët e Policisë nëpërmjet Fatmirit duke filluar që nga Ardi Veliu.
Rama dhe të tjerë emëruan prokuroret.
As Xhafaj në arrest, as nuk shkarkohet dhe shteti i Ramës ka detyrë t’i mbyllë gojën dëshmitarit dhe opozitës me ndjekje penale.
Ditën kur ky parlament u kompozua nga Tahiri habilajt e Xhafaj ka humbur ?5do legjitimitet.
Tani po të them Gramoz Ruçi se gojën opozitës nuk ke për t’ia mbyllur as me metodat e vjetra dhe as me metodat e reja që ju i paguani me milionat e drogës.
Ndaj unë do të vazhdoj deri në fund çështjen e vetme që ka ky parlament dhe nëse do të vazhdosh tëë ndalosh fjalën e opozitës ne do të vazhdojmë me mjetet që nuk na i ndalo dot as Sigurimi i Shtetit.
Ruçi: Është e drejta e opozitës të marrë fjalën. Ju jeni regjistruar janë 34 vetë që janë regjistruar për 6 orë e gjysëm të gjithë diskutantët tuaj. Me gjithë LSI keni 7 orë vetëm për një projektligj. Dhe opinioni publik po pret. Nëse ju doni të bëni ritualin tuaj për të dhënë mesazhin Sofjes së këtu s’ka normalitet politikë, kjo është puna jote, nuk është lajm i mirë për Shqipërinë, por natyrisht do të ketë dhe përgjegjësinë përkatëse.

Basha: Ky nuk është një parlament normal Ruçi: Mos na pengoni, z. Berisha mezi po pret të marrë fjalën Ruçi: Seanca mbyllet për 10 minuta Basha vazhdon fjalën: Ju i keni tradhtuar edhe ata mijëra socialë. Rama Xhafa e të tjerë i tradhtuan dhe e kthyen vendin në zonë të lirë për krimin.
Kthehemi tek çështja e ditës.
Kjo makineri që është vënë në lëvizje tregon fare qartë se çfarë është, çfarë bën Edi Rama, e njejta shfaqje që ai bëri në mbrojtje të Tahirit dhe bandës së Habilajve, e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti Frrokun, Ndokën, përdhunuesin Elvis Roshi dhe cilindo kriminel që ka lidhur me fatin e tij.
Sot është radha e Fatmir Xhafajt, vëllait të tij trafikant droge. Faktet tregojnë se ai ka fshehur dhe mohoi raportet e shërbimeve sekrete dhe të huaja.
Edi Rama e di fare se përgjimi është i vërtetë, se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës. Kjo është arsyeja pse Agron Xhafaj është nisur me urgjencë në Itali pa iu nxjerrë opionit me zë e figurë; shqiptarët duan ta dëgjojnë vetë jo përmes laboratorëve të Surrelit.
Me ultimamute e kërcënime Rama nuk tha dje pse shqiptarët kanë sot një Ministër të Brendshëm që është vetë subjekt i ligjit Antimafia, pse e pengon hetimin e aktivitetit kriminal aktual të Fatmir Xhafaj dhe e di gjithë jugu dhe një pjesë e mirë e gjithë Shqipërisë. Por mori rolin e preferuar të kryegjyqtarit dhe kryeprokurorit sa herë kapen kriminalet e tij me presh në duar. Nuk i mjaftoi që e emëroi vetë kamikazin e tij me 69 vota kundër Kushtetutës dhe sot Vangjush Dako, Qazim Sejdini janë gati të shkelin mbi gjakun e dëshmitarëve të vrarë për të shpëtuar lëkurën.

Duke mos u shfaqur sot në këtë sallë Fatmir Xhafaj është deformimi i hetimit për ligjin antimafia Duke qëndruar ën detyrë dhe duke heshtur për 9 ditë në këto momente që flasim e gjithë policia është vënë pas dëshmitarit X.
Nga e morën vesh kush është këta që pretendojnë se përgjimi nuk është autentik?! Kjo është një tjetër provë se ata janë në mbulimin e provave, njeri përmes bandave dhe tjetri përmes policisë e po i bëjnë presion dëshmitarit X presion familjes së dëshmiarit X.
Opozita kishte të drejtë. Ishte denoncimi ynë që i shtyu drejt këtij hapi.
Dërgimi në Itali e shpëtoi nga ndjekja penale këtu në Shqipëri. Ishte për të mos nisur hetimin. Duket si një veprim i thjeshtë. Agron Xhafaj duhetj të kishte vetë . vizat qeveria jonë i hoqi në vitin 2010. Vendimi ndaj tij është marrë në 2012. Por e vëretta është se ishte Fatmir Xhafaj që mbronte mafiozin e kokainës dhe sot është Agron Xhafaj që mbron Fatmir Xhafaj nga hetimi i aktivitetit kriminal të tij.
Veprimet e kamikazes Arta Marku janë skandaloze sepse ai nuk duhej të lejohej të largohej nësë kishte filluar hetimi. Nëse nuk kishte filluar, pse nuk kishte filluar?
Kupola e policisë që nga Ard Veliu është emëruar nga ata deri poshtë.
Dua t’u bëj një apel figurave publike se është momenti kritik kur mafia dhe krimi dominojnë gjithçka. Mos u merrni me gjërat anësore që servir Rama Xhafaj mos u shpërqëndroni nga thelbi. Duhet ta kuptoni se sot krimi është shumë më i fortë se shteti se sot krimi nuk kursen askënd. Ndaj sot është dita të marrim vendimet e mëdha që do ta ndajnë njëherë e përgjithmonë politikën nga krimi. Ne jemi këtu për detyrën tonë si opozitë por ne do të jemi në krahun tuaj në një aksion popullor që do të bëjë që prokuroria e kapur dhe policia e bërë njësh me Agron Xhafajn do të shkulë këtë mafia që ka kapur Shqipërinë prej fyti.

Vdekja nga torturat, familjarët e viktimës akuzojnë policinë: “E dhunuan, i bënë gjilpëra”

Familjarët e 27-vjeçarit, Enea Ftoi, që u gjet i vdekur në dhomat e sigurisë në Komisariatin e Policisë Korçë, akuzojnë policinë për ngjarje.
Të shokuar nga ngjarja, ata thonë se njoftimin per vdekjen e moren sot nga gjykata pasi ishte seanca per masen e sigurise. Sipas tyre, policia nuk kishte njoftuar asnje nga familjaret.
Bashkëshortja dhe babai i tij drejtojnë gishtin nga tre efektivët që e kanë shoqëruar, për ushtrim dhune ndaj tij. Ata pretendojnë se i kanë shkaktuar vdekjen me gjilpëra.
Babai: Tre efektive policie e dhunuan gjate arrestimit ne flagrance ne Pazarin e qytetit. Kemi folur ne telefon dhe na tha qe ishte ne gjendje te rende shendetesore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i semure. Ishte perdorues heroine. Policia na tha eshte mire.
Gruaja: E pa vjehrri për herë të fundit, e di si më tha burri? Më tha, do të vdes.I bënë gjilpëra me zor.Ma vranë, po çfarë shteti është ky. Djali 26 vjeç me baba të sëmurë, tre fëmijë kishte, me nënën në depresion. Unë 21 vjeçe, kisha fëmijën 10 muajshe në gji, as punë në shtet, asgjë. Këtë bën shteti, si të mos vjedhë. Megjithatë, vodhi, të vuante dënimin dhe të mos e vriste. Na e vrau.Ma vranë.
I ati i viktimës kërkon zbardhjen e të vërtetës.
Babai: Të marrë masa shteti, ose do t’i marrim vetë masat.
Policia në njoftimin për mediat tha se nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Berisha paralajmëron: Zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund, akt terrorist ndaj Dëshmitarit X

Ish-Kryeministri Berisha ka parlajmëruar në një pronononcim për mediat se zinxhiri i dëshmitarëve kundër kartelit të drogës në qeveri është i pafund. Kjo deklaratë nënkupton se dëshmitarë të tjerë janë të gatshëm që të reagojnë dhe të flasin për skandalin Xhafa të trafikut të drogës. Berisha deklaroi se janë ndërmarrë tentativa për akte terroriste ndaj Dëshmitar X duke lënë të kuptohet se banda në qeveri po kërkon që ta eleminojë. Berisha tha se provat e paraqitura nga Dëshmitari X janë autentike dhe të vërteta.
Pasi fjalës së Bashës në Kuvend dhe pas kërkesës së Ruçit për ndërprerjen e transmetimit mediat të seancës plenare, ish-kryeministri Berisha ka dalë në një prononcim për mediat. Ai para gazetarëve ka folur me tona të ashpra kundër ministrit Xhafaj dhe kryeministrit Edi Rama. Berisha është shprehur se kjo e sotmja ishte dita e këtyre dy faqezive, siç ai i ka emërtuar, të cilët gënjyen shqiptarët dhe ndërkombëtaret ditën e djeshme. Po ashtu Berisha shton se Rama për të shpëtuar nga ky skandal ka terrorizuar dëshmitarin X, i cili dëgjohet në audiopërgjimin me Agron Xhafajn.
“Dita e sotme e parlamentit është dita e faqeziut Edvin Kristaq Rama dhe dita e Faqezi Drogës. Të dyja mashtruan ashtu si thotë populli, si të pafytyrë, kombit shqiptar dhe ndërkombëtarët. Ky faqezi për të mbrojtur vëlla Olsin, gënjeu duke u bërë ekspert i zëri dhe deklaroi se audio është e montuar. Sot, për t’i shpëtuar kësaj, ka ndërmarrë një akt terrorist ndaj dëshmitarit X, por harron se zinxhiri i dëshmitarëve është shumë i madh dhe harron se provat janë autentike. I mashtroi shqiptarët dje në mënyrë të paskrupullt. Shqiptarët ta nxjerrin nga zyra, ta hedhin në Lanë, si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, tha Berisha.
Ndërsa kur u pyet nëse do të ketë publikime të reja, ai u shpreh: “Do ta shihni”.

Vdes nga torturat në qelitë e Policisë një i ri në Korçë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Korçë. Një i arrestuar ka ndërruar jetë në dhomat e paraburgimit të Policisë së Korçës. Enea Ftoi mësohet se ishte tre ditë më parë nga policia për vjedhje.
Sot ai do të dilte para gjykatës, por familjarët thonë se janë njoftuar në mëngjes se ai kishte ndërruar jetë. Familjarët hedhin akuza ndaj policisë, për dhunë ndaj të riut.
Bëhet e ditur se viktima Enea Ftoi ishte arrestuar 2 dit më parë për vjedhje me dhunë. Ndërkohë që familjarët e viktimës akuzojnë policinë.
Sipas tyre tre efektivë policie e dhunuan gjate arrestimit në flagrancë në Pazarin e qytetit.
“Kemi folur në telefon dhe na tha që ishte në gjendje të rëndë shëndetësore. Na e vrau djalin policia. Nuk ishte i sëmure. Ishte përdorues heroine. Policia na tha është mirë”, shprehen familjarët.
Sipas policisë nga kqyrja e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga informacionet paraprake dyshohet se viktima, ka qenë përdorues i lëndëve narkotike.

Personat mbipeshë të rrezikuar nga humbja e kujtesës

Njerëzit me mbipeshë kanë kujtesë më të dobët, është mësuar pas një studimi të publikuar në Journal of Experimental Psychology. Testimet në 50 persona kanë bërë të ditur se të jesh në mbipeshë është i lidhur me dobësimin “episodik të kujtesës”, apo për përkujtimin e përvojave të kaluara.
Një studim nga “Quarterly Journal of Experimental Psychology” argumenton se ushqimi i tepërt mund të qojë drejt zvogëlimit të kujtesës, por megjithatë studimi konfirmon se aspektet e tjera nuk preken nga mbipesha, siç janë njohuritë e përgjithshme.
Studiuesit pohojnë se grupi i personave të analizuar ishte i vogël në numër, por megjithatë përfundimet e studimit përputhen me rezultate nga studime të ngjashme mbi ndikimin që ka pasha trupore tek aktiviteti mendor si marrja e vendimeve, zgjidhja e problemeve dhe emocionet.
Pesëdhjetë njerëz me një “Body Mass Index (Indeks i Masës Trupore – BMI)”, duke filluar nga 18 (të shëndetshme) deri në 51 (shumë të trashë), ishin pjesë në këtë test të kujtesës.
Ata duhej të fshihnin objektet në kohë të ndryshme dhe në skena të ndryshme, të cilat më pas janë shfaqur në ekranin e kompjuterit. Ata më vonë janë pyetur se çfarë kanë fshehur, ku dhe kur. Testet rezultuan se njerëzit me mbipeshë kishin kujtesë për 15 për qind më të dobët se njerëzit e hollë.

Berisha: Ta hedhim në Lanë faqezi Ramën, po qelb Shqipërinë e Ballkanin

Ish-Kryeministri Berisha u shperh për mediat jashtë sallës së Kuvendit se, “provat janë autentike, ndërsa zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund. Berisha u bëri thirrhe qytetarëve të ngrihen ta hedhin në Lanë faqezi Ramën që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin.
“Sot është dita e faqezi Edi Ramës dhe e fatzi Xhaf Drogës. Xhafaj i drogës dhe faqezi Rama mashtruan dje si derra, si të pafytyrë popullin shqiptar. Ky faqezi për të mbrojtur të vëllanë u bë edhe kryeeksperti i zërti dhe deklaroi brenda natës se ajo është një audio e montuar. Sot ky faqezi, për t’i shpëtuar të vëllanë, ka ndërmarrë një hap terrorist ndaj dëshmitarit x, por harron ai se zinxhiri i dëshmitarëve është i pafund dhe se provat janë autentike. Të kërrejmë nga zyra dhe ta hedhim në Lanë si një kalbësirë që po qelb Shqipërinë dhe Ballkanin”, u shpreh Berisha.
Ndërkohë, kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje intelektualëve nga foltorja e Kuvendit që të bashkohen në aksionin popullor për të shkulur krimin nga pushteti.
Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi ka vendosur që të mos lejojë kreun e opozitës Lulzim Basha që të vazhdojë fjalën e tij. 10 minuta pasi nisi fjalën, Ruçi i ndërpreu fjalimin Bashës, i cili po hidhte akuza ndaj qeverisë, Fatmir Xhafajt dhe ministrave të tjerë. Pas kësaj kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar fjalën e tij duke e transmetuar live në Facebook.

Dhjetë këshilla për përdorimin e limonit

I domosdoshëm në kuzhinë, i shkëlqyer për lëkurën dhe flokët, ky agrum është një koncentrat i jashtëzakonshëm i vlerave ushqyese: i zbuloni të gjitha.
I verdhë si askush, aromatik, tërheqës: limoni, i cili në shumë tarraca dhe kopshte nuk mund të mungojë, është një aleat i pazëvendësueshëm për bukurinë tonë. Një ushqim shumë i pasur me vitaminë C, limoni përdoret për të parandaluar sëmundje të ndryshme, është i çmuar për bukurinë e lëkurës dhe flokëve, është i përkryer për sallata dhe i domosdoshëm në shumë përgatitje të kuzhinës, i ëmbël dhe i shijshëm.
Jo vetëm vitamina C: limoni është gjithashtu i pasur me kalcium, magnez, kalium dhe antioksidantë. Për vlerat e tij të jashtëzakonshme konsiderohet gjithashtu një aleat i shkëlqyer i lëkurës dhe flokëve. Si mund t’i shfrytëzojmë më së miri vlerat që e karakterizojnë këtë agrum me ngjyrën e diellit? Këtu janë disa sugjerime të thjeshta që mund t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi.
Kush fillon më mirë? Një gotë me ujë të ngrohtë me limon është një ilaç i vërtetë për shëndetin tonë. Në mëngjes në stomak bosh, kjo pije është një ilaç për shumë funksione të trupit tonë, duke përfshirë ato të zorrëve, por është gjithashtu thelbësor për të ngritur sistemin imunitar. Mënyra më e mirë për të filluar ditën.

Pastrues shumë i mirë: Pastruesi më i mirë i fytyrës? I thjeshtë dhe efektiv: lëng limoni, kos i bardhë dhe disa pika vaj esencial: një përzierje fantastike për pastrimin e fytyrës. Vetëm përzieni përbërësit dhe masazhoni këtë masë në lëkurë, duke e lënë atë në fytyrë për rreth dhjetë minuta. Ndonjëherë zgjidhja për papastërtitë dhe lëkurën e vdekur është më e thjeshtë sesa mund të imagjinojmë!
Pa njolla: Fuqia ndriçuese e limonit ka qenë e njohur që nga kohërat e lashta. Në fakt, në sajë të acidit limoni dhe vitamina C ka veti të pabesueshme ndriçuese dhe prandaj është një ilaç i shkëlqyeshëm kundër pikave të moshës ose që rrjedhin nga ekspozimi i diellit. Ilaç në shtëpi? Vetëm përzieni pak sheqer në lëng limoni dhe aplikojeni këtë losion çdo ditë në fytyrë: rezultat i garantuar në disa javë. Kur thuhet “një fllad” …
Lamtumirë pikave të zeza: Përveç zbardhjes së njollave, limoni është një ilaç i shkëlqyer për të pastruar tërësisht poret e lëkurës dhe për të luftuar pikat e zeza dhe aknet. Edhe në këtë rast ilaçi është i lehtë: në lëngun e gjysmë limoni shtojmë një lugë çaji mjaltë, e përziejmë dhe e aplikojmë për një çerek ore maskën e marrë direkt në pjesën që do të trajtojmë. Përfitimet do t’i shihni shumë shpejt.

Të buta dhe të bukura: Për një gojë të “ëmbël” eliminojmë thatësinë dhe dehidrimin e shkaktuar nga agjentët atmosferikë dhe përdorimi i tepruar i ngrohjes ose ajrit të kondicionuar. Vetëm aplikoni disa pika limoni në buzët tuaja natën para se të flini për t’u zgjuar në mëngjes me buzë të buta. Për një veprim ndriçues në vend të kësaj ne përziejmë pak lëng me sheqer dhe e kalojmë atë butësisht në buzë: e pamundur t’u rezistosh!
Gjithnjë e më të trashë: Për flokë për t’u pasur zili, ne përgatisim një maskë me lëng limoni të filtruar, vaj ulliri, vaj kokosi dhe mjaltë. Ajo duhet të aplikohet në flokë të thatë dhe të lihet për rreth dhjetë minuta. Një pije e mirë dhe një shampon: në fund, flokë të butë të siguruar.
Më pak është më mirë: Nëse duam një ndriçim natyral, limoni është pikërisht ai që bën për ne. Mjafton të aplikoni lëng limoni në flokë para ekspozimit në diell: të mrekullueshme!
Zbokth … çfarë? Me të vërtetë i urryer, zbokthi mund të jetë një problem i vërtetë. Për këtë na vjen në ndihmë limoni: acidi citrik, i cili dizinfekton flokët dhe eliminon zbokthin. Një maskë e marrë nga një përzierje e lëngut të limonit dhe ujit që do të aplikohet në kokë për disa minuta është e lehtë dhe efektive. Kujt i shkonte mendja?
Të fortë dhe të shëndetshëm: Limoni forcon flokët dhe riparon dëmet. Për të forcuar flokët, ju mund të aplikoni një maskë një herë në javë: një filxhan lëng limoni dhe një nga uji i kokosit janë përbërësit magjik. Mbajeni çerek ore për të marrë rezultatin e vërtetë.
Kundër rënies së flokëve: Kemi thënë se ky frut është i pasur me vitaminë C, por jo vetëm. Në fakt, acidi folik, vitamina B dhe kripërat minerale e bëjnë limonin një frut kundër rënies së flokëve, duke qenë në gjendje të ribalancojë pH natyral të kokës. Forca e lëngut është e aftë të eliminojë qelizat e vdekura dhe të parandalojë dobësimin e folikulave të flokëve. Nuk do të jetë vendimtare, ndoshta … por parandalimi është më i mirë se kurimi, le ta kujtojmë këtë.

Basha thirrje intelektualëve: Bashkim në aksionin popullor për të shkulur krimin nga pushteti

Kryetari i PD, Lulzim Basha u bëri thirrje intelektualëve nga foltorja e Kuvendit që të bashkohen në aksionin popullor për të shkulur krimin nga pushteti.
Kreu i Parlamentit Gramoz Ruçi ka vendosur që të mos lejojë kreun e opozitës Lulzim Basha që të vazhdojë fjalën e tij. 10 minuta pasi nisi fjalën, Ruçi i ndërpreu fjalimin Bashës, i cili po hidhte akuza ndaj qeverisë, Fatmir Xhafajt dhe ministrave të tjerë.
Pas kësaj kreu i PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar fjalën e tij duke e transmetuar live në Facebook.
Pjesë nga fjala e Bashës
Prokuroria ka për detyrë të hapë hetimin por kanë bërë diçka tjetër: terror policor ndaj dëshmitarit X dhe familjes së tij.
Shtrojmë disa pyetje:
Nëse mungon kryeprokurori, kryegjykatësi, kryeredaktori dhe kryeoligarku Rama, nëse përgjimi nuk është i vërtetë, pse i janë prapa dëshmitarit X dhe familjes së tij? Pse i janë vënë prapa dëshmitarit XX dhe po e terrorizojnë? Nga e dinë policia e Xhafës dhe ky polici këtu që thyen rendin e ditës duke folur nga vendi, ndaj e dinë këta që…
Basha-Ballës: Koha për t’u shqetësua nuk ka ardhur akoma, ti thur ëndrra po nuk ka ardhur akoma. Mark Frroku e lajmëroi? Do mbash përgjegjësi për këtë që the në Prokurori.
Ruçi: Z. Basha vazhdo…
Basha: Siç e vërtetoi Rama që ekspertizën me siguri e ka bërë ën Surrel, pse i janë vënë prapa dëshmitarit? Nga e dinë policia e Xhafës kush është dëshmitari X/ Kush është ky që qenka përgjimi i manipuluar? Jua tha Xhafaj vëllezërit se ata e dinë fare mirë kush është dëshmitari X se gjithçka në atë bisedë është e vërtetë por shteti nuk vepron.
Kamikazët Marku dhe Prela nuk veprojnë.
Agron Xhafaj ka emëruar drejtorët e Policisë nëpërmjet Fatmirit duke filluar që nga Ardi Veliu.
Rama dhe të tjerë emëruan prokuroret.
As Xhafaj në arrest, as nuk shkarkohet dhe shteti i Ramës ka detyrë t’i mbyllë gojën dëshmitarit dhe opozitës me ndjekje penale.

Sa avokado duhet të hani në javë për të jetuar më gjatë

Sipas ekspertëve shëndetësor, konsumimi i një diete të balancuar dhe të shëndetshme është gjë thembesore për të jetuar më gjatë.
Për të jetuar më gjatë, ju gjithashtu duhet të bëni rregullisht ushtrime fizike. Çdo i rritur duhet të synojë të bëjë të paktën 150 minuta aktivitet fizik çdo javë, transmeton Telegrafi.
Nëse jeni duhanpirës, mënyra më e mirë për ta zvogëluar rrezikun e vdekjes së parakohshme është duke hequr dorë nga duhani.
Ekspertët tregojnë se shtimi i avokados në dietë është një mënyrë tjetër e mahnitshme për të jetuar më gjatë. Nutricionistët thonë se duhet të synoni t’i hani rreth katër avokado në javë. Avokadot e furnizojnë trupin me shumë vlera ushqyese, e zvogëlojnë kolesterolin, e ulin rrezikun e kancerit të prostatës, e rregullojnë shtypjen e gjakut, etj. Megjithatë, ndonëse avokadot janë të shëndetshme, mbani mend se avokadot përmbajnë sasi të larta të kalorive.