16.5 C
Tirana
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Si gënjen Edi Rama për ekspertizën

Nga Erl Kodra

Sot deklarove se i keni bërë ekspertizën shkencore materialit zanor të përgjimit që Partia Demokratike ka publikuar për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, nëpërmjet një laboratori shkencor ndër më prestigjiozët në botë. Ok, boll mirë. Por kam disa pyetje për ty, krejt të pafajshme.
1. Dje, ishe në takim me Presidentin e Francës, Emmanuel Macron në Élysée Palace. Ku e gjete kohën të merreshe me këtë punë?!
2. Me çfarë e pagove faturën e këtij ekspertimi tepër profesional; domethënë, me paratë e tua apo këto para t’i dha Agron Xhafa? Se mos ke përdorur paratë e Buxhetit për këtë punë.
3. Ku e more mostren krahasuese të zërit të Agron Xhafës? Fole me Agronin direkt, apo ta dha Fatmiri?
4. Çfarë dërgove për analizë në labaratorin tënd tepër profesional, domethënë kopjen që gjendet gjithandej nëpër internet, apo origjinalin e audio përgjimit? Sepse ka një problem serioz këtu; analizat mund të bëhen vetëm nga origjinali dhe jo nga kopja. Kjo do të thotë se duhet të keni pajisjen origjinale prej të cilës është bërë ky regjistrim. Atë pajisje mund ta ketë Partia Demokratike. Pra, çfarë ke dërguar për ekspertimin tënd tepër profesional në labaratorin prestigjioz?!
5. Se mos e ke marrë tek Arta Marku audio përgjimin, atë që konfiskuan dje dy prokurorët e saj tek Partia Demokratike o Edi Rama! Më sqaro të lutem, ku e more dhe çfarë ke analizuar, se diçka serioze nuk shkon në këtë histori.
6. Edi Rama, pikën e fundit e kam si këshillë miqësore. Jo se të kam qejf; se unë do të “të thyeja më dysh” po të ishim përballë, por për të mirën e Zahos. Kjo që ka nisur është vetëm fillimi, të tjera audio dhe video përgjime janë në duar të sigurta, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në ato përgjime ka kaq shumë kushurinj dhe vëllezër, sa këto të Saimir Tahirit dhe Fatmir Xhafës do të të duken lule.
Ps. Se harrova diçka serioze: ku e more të drejtën për të bërë analiza të tilla shkencore për një vepër të rëndë penale?! Me çfarë atributesh, me çfarë të drejte? A mos rastësisht, duke e bërë këtë, keni konsumuar një tjetër vepër penale, siç është ajo e uzurpimit të titullit zyrtar të Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme Arta Marku? Mos mor Edi Rama, mos bëj si amator tani!

Berisha-Ramës e Xhafës: Populli i revoltuar do t’ju krrejë shumë shpejt nga karriget tuaja të krimit dhe drogës

Ish-Kryeministri Berisha e ka quajtur të gënjeshtërt deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se përgjimi i paraqitur nga zyrtarë të PD-së për Agron Xhafajn është i pavërtetë. i ishte drejtuar.
Në një reagim, ish-Kryeministri Berisha shkruan se, Rama nuk mbrojti Xhafën dhe vëllain e tij trafikant, vëllanë e tij Olsi Rama.
“O Fatzi, Rama nuk mbron Gonin dhe ty por mbron Olsin dhe menderen e tij!
Miq, kryekumbar Rama dhe kumbar Fatzi Xhafa u betuan sot per koken e Agron Xhafes per te shpetuar menderet e tyre! Ne nje akt pafytyrsie ekzemplare, ata u betuan para shqiptareve pasi paketuan Gonin e tyre te dashur per ne Itali se gjithçka eshte e trilluar nga opozita, madje kryekumbar Rama gjate nates kishte bere edhe ekspertizen dhe sipas tij zeri nuk ishte i te mirit Agron por i opozites.
Perkrah tij qendronte si i menderosur Fatzi Xhafa, i cili e dinte se me ze dhe deshmitare gjithçka eshte e vella Agronit.
Me kete rast dua t’i them Fatziut te droges se Rama nuk mashtroi per ty as dhe per Geronin tend por per Olsin dhe menderen e tij. Populli i revoltuar do t’ju krreje shume shpejte nga karriget tuaja qe qendrojne mbi krimin dhe drogen!”, shkruan Berisha.

Basha-partnerëve: Do të përballemi me forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar

Lulzim BASHA

Makineria e propagandës dhe e shpërqëndrimit të opinionit publik është lëshuar e gjitha në një shfaqje të turpshme që përsëritet tash e 5 vjet për të mbrojtur kriminelin dhe skandalin e rradhës të qeverisë.
Është e njëjta shfaqje që e kemi parë Edi Ramën duke bërë në mbrojtje të Saimir Tahirit dhe të bandës së tij të Habiljave.
Janë të njëjtat fjalë me të cilat mohoi kanabizimin e Shqipërisë.
Është e njëjta shfaqje me të cilën mbrojti vrasësin Mark Frroku, trafikantin Arben Ndoka, përdhunuesin dhe trafikantin e drogës Elvis Roshi dhe çdo kriminel tjetër më të cilin ka të lidhur pushtetin.
Sot ishte rradha e Fatmir Xhafajt dhe vëllait të tij trafikant droge, i kapur në përgjime autentike ambjentale, të pamanipuluara!
Materiali audio provoi se Agron Xhafaj nuk bën një jetë normale, por është drejtues i trafikut të drogës, nën mbrojtjen e të vëllait Ministër i Brendshëm.
Këtë fakt nuk e mohoi dot as vetë Edi Rama sot, sepse ai e di që Agron Xhafaj është një nga kokat e krimit. Edi Rama ka mjaftueshëm informacion për fuqinë e Agron Xhafajt mbi policinë e Vlorës, Policinë e Shtetit dhe rrjetit të tij kriminal në Vlorë.
Është mashtrim deklarata e Edi Ramës se ai po pret raportet e agjensive ligjzbatuese, nëse kanë indicie për Agron Xhafajn! Faktet tregojnë se ai fshehu dhe mohoi për 3 vjet rresht raportet e shërbimeve sekrete vendase dhe të huaja për implikimin e Saimir Tahirit dhe Policisë së Shtetit në kanabizimin dhe trafikun ndërkombëtar të drogës.
Edi Rama e di se përgjimi është i vërtetë dhe se Agron Xhafaj ka vazhduar trafikun e drogës, veçanërisht gjatë kohës që i vëllai është Ministër i Brendshëm.

Kjo është arsyeja e vetme pse Agron Xhafaj po dërgohet në Itali pa ia nxjerrë më parë opinionit publik me zë dhe me figure! Shqiptarët duan të dëgjojnë vetë zërin e Agron Xhafajt dhe jo të dëgjojnë prej Edi Ramës rezultate ekspertize nga laboratorë pa emër apo nën pushtetin e tij.
Shfaqja e Edi Ramës sot është po aq e neveritshme dhe e pabesueshme sa ishte dy vjet më parë, kur u mohonte shqiptarëve se Agron Xhafaj ishte i dënuar për drogë.
Shqiptarët kanë shumë halle dhe probleme, por ata nuk harrojnë se Edi Rama u tregoi dy vjet më parë se “historia me drogë e vëllait të Fatmir Xhafës ishte e sajuar”, ndërsa sot pranoi se për këtë histori droge “Agron Xhafaj po shkon në burg me këmbët e veta”.
Mes propagandës, gënjeshtrave, kërcënimeve dhe ultimatumeve Edi Rama foli për gjithçka, por nuk u tha shqiptarëve asnjë fjalë pse Shqipëria sot ka për Ministër të Brendshëm një person që është subjekt i ligjit Antimafia.
Në asnjë rresht të deklaratës së tij, Edi Rama nuk u dha llogari shqiptarëve pse Fatmir Xhafaj ka penguar zbatimin e ligjit Antimafia për pasurinë e të vëllait, i dënuar për trafik droge dhe, rrjedhimisht, edhe për pasurinë e vet, siç e kërkon me detyrim ligji Antimafia.
Edi Rama sot mori rolin e ekspertit audio, të prokurorit dhe të gjyqtarit që do të burgosë opozitën, por jo të kryeministrit që, më e pakta që duhet të bënte, ishte t’i kërkonte Ministrit të tij të Brendshëm të mbante përgjegjësi pse nuk ka zbatuar ligjin antimafia dhe ta largonte atë!
Mbrojtja e Fatmir Xhafajt dhe jo shkarkimi i tij nga Edi Rama është një provë e re sesi krimi i organizuar drejton të gjithë segmentet e shtetit: Qeverinë, Policinë dhe Prokurorinë.

Duke qëndruar në detyrë, Fatmir Xhafaj, deformon dhe pengon hetimin ndaj tij dhe të të vëllait, si për trafikun e drogës nga Agron Xhafaj, ashtu edhe për pasurinë sipas ligjit Antimafia. Të gjithë e mbajnë mend se Donika Prela u emërua në krye të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ditën kur Partia Demokratike filloi denoncimin e skandalit “Xhafaj”.
Ka edhe një mashtrim tjetër të madh që Edi Rama u bën shqiptarëve!
Sa herë atij i plasin skandale dhe sa herë opozita i zbulon lidhjet e qeverisë së tij me krimin e organizuar, Edi Rama akuzon Partinë Demokratike si pengesë për integrimin Europian!
Është qesharake të mendosh që Macron, Merkel apo kryemisnitri hollandez dhe qindra politikanë të lartë francezë, gjermanë, hollandezë, britanikë janë aq naivë sa i gënjen opozita shqiptare dhe nuk arrijnë të shikojnë realitetin. Fakt është se ata e dinë të vërtetën nga burimet e tyre dhe burime të tjera të pavarura.
Më e rëndësishmja është se Edi Rama nuk e ka pranuar ende se kusht për hapjen e negociatave është lufta kundër krimit e korrupsionit dhe jo mbyllja e gojës së opozitës.
Kërcënimi me burg i opozitës që denoncoi skandalin “Xhafaj” është skandaloz, tipik për udhëheqësit autokratë dhe të inkriminuar.
Ne as nuk jemi trembur dhe as nuk tërhiqemi nga sulmet e një kryeministri që kërcënon me burg opozitën, por jo kriminelët dhe trafikantët e drogës!
Në emër të Partisë Demokratike, i siguroj shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtarë se ne do ta vazhdojmë edhe më fuqishëm betejën me krimin e organizuar dhe do të përballemi me të njëjtën forcë me qeverinë që punon për krimin e organizuar dhe jo për qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Manjani: Si Rama pagoi 1 milionë euro për takimin me Macron

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, nëpërmjet një statusi në facebook, ka publikuar një dokument të një tenderi të zhvilluar në janar të këtij viti nga Ministria e Financave. Bëhet fjalë për “shërbim konsulence” për menaxhimin e borxhit publik të Shqipërisë.
Kompania fituese e tenderit prej 1 milion euro është kompania “Rotschild & Cie”, ku sipas Manjanit, më herët aty ka punuar presidenti aktual i Francës, Emanuel Macron.
Manjani ironizon duke thënë se pikërisht Rama ka paguar 1 milionë euro për tu takuar me presidentin Macron. “Pas tenderit, bëhet takimi” – shkruan ish Ministri i Drejtësisë.

Psikopati në krye të qeverisë kërcënon prokurorin për Tahirin dhe shpall veten kryeprokuror

Me një fjalor prej një njeriu haluçinant, Rama i shpalli luftë jo vetëm opozitës, por edhe atyre pak prokurorëve që kanë mbetur dhe po hetojnë beniaminin e tij të drogës, Saimir Tahiri. I shfazuar dhe me një gjuhë prej një njeriu që e pret një fund i tmerrshëm, Rama deklaroi se nuk do të lejojë më asnjë hetim për drogën në qeverinë e tij dhe e shpalli veten edhe publikisht si Kryeprokuror dhe kryegjyqtar..
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij sot përpara deputetëve të PS-së ka sulmuar dy herë prokurorin e çështjes Tahiri Besim Hajdarmatajn.
Në akuza e sipër Rama përmendi çështjen e kokainës në Durrës, teksa përmendi se Arbër Çekaj e mbylli çështjen më herë përmes prokurorisë dhe Hajdarmataj.
“Ata që mendojnë se do të kthehen në pushtet për të rimarrë peng drejtesinë, por edhe e dinë më mirë se të gjithë ne se me çeljen e negociatave, drejtësia shqiptare bëhet një problem i madh për ta pasi ajo hyn në fazën e çeljes deri në fund te kapakëve të zullumeve të mëdha si dhe të lidhjeve reale të politikës me aktivitetet kriminale që nga pastrimi i parave me vulën e partisë e deri tek kuintalët e kokainës të fshehur nën banane me ndihmën e prokurorisë. Ata do ta paguajnë një për një edhe balta e tyre e bën punën e saj në mjegullën e mungesës së drejtësisë…”, tha Rama.
Rasti i dytë që Rama ka përmendur është kërkesa për arrestimin e Tahirit që sipas tij nuk ishte e mbështetur në prova.
‘’Njëqind herë po të ktheheshim në atë shfaqjen famëkeqe të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, ku u kërkua arrestimi i Saimir Tahirit, në parlament, njëqind herë ne do të mbanim të njëjtin qëndrim dhe unë do të mbaja të njëjtit fjalim.
Jo për mos të lëshuar njeriun tonë, por në mbrojtje të së drejtës kushtetuese, për të refuzuar një padrejtësi, të cilën Kushtetuta na e njeh mundësinë ta gjykojmë, kur prokuroria vjen në parlament. Nuk kemi njerëz për të lëshuar në dhëmbët e ujqërve dhe nuk kemi njerëz që i kërcasin dhëmbët drejtësisë”, ka thënë Rama, në mbledhjen e grupit parlamentar.
Pak ditë më parë Hajdarmataj u shkarkua nga kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda nga ana e Arta Markut.

Të parët në Europë, 530 minorenë shqiptarë kërkuan azil në 2017

Shqiptarët duket se duan aq shumë që të ikin nga vendi, saqë nuk ngurrojnë të “shfrytëzojnë” edhe fëmijët e tyre, apo të lënë që ata të ikin vetëm nga vendit.
Janë rreth 530 minorenë shqiptarë, të cilët të pashoqëruar me prindër kanë aplikuar për azil në vendet e Bashkimit Europian, sipas të dhënave që bëhen të ditura sot në statistikat e Eurostat. Në krahasim me një vit më parë, numri i tyre ka shënuar rënie, teksa në 2016-n, numri i aplikimeve ishte 755.
Eurostat ka publikuar të dhënat për “Aplikimet e azilantëve që konsiderohen minorenë të pashoqëruar, sipas vendit të shtetësisë, 2017”.
Kërkesat e fëmijëve të pashoqëruar shqiptarë për azil në vendet e BE-së përbëjnë numrin më të lartë të kërkesave për azil nga fëmijë të pashoqëruar në të gjithë Europën, ndërsa jemi në vendin e 16 në botë, pas shteteve që ikin luftës, si Afganistani, Siria, Iraku etj, (shiko tabelën).
Pas Shqipërisë, nga shtetet e Europës, numrin më të lartë të aplikimeve të fëmijëve e kanë shtete si Rusia (Euro-Azi), apo Turqia, që kanë një popullsi shumë më të madhe sesa Shqipëria. Nga vendet e rajonit nga Serbia ka pasur 25 aplikime dhe nga Bosnja 10.

Numri më i lartë i aplikimeve nga Shqipëria ishte në Mbretërinë e Bashkuar, me 250 fëmijë të pashoqëruar, të ndjekur nga Suedia me 75 dhe Belgjika e Gjermania, me përkatësisht 55 fëmijë.
31 mijë kërkesa totale për azil nga fëmijët
Në vitin 2017 kishte 31,400 azilkërkues që aplikonin për mbrojtje ndërkombëtare në Shtetet Anëtare të Bashkimit Europian (BE) konsideroheshin si të mitur të pashoqëruar. Kjo ishte pothuajse sa gjysma e numrit të regjistruar në vitin 2016 (63 200 të mitur të pashoqëruar të regjistruar) dhe pothuajse një e treta e vlerës maksimale të regjistruar në vitin 2015 (95 200), por më shumë se dyfishi e gjysmë më e lartë se mesatarja vjetore gjatë periudhës 2008-2013 (rreth 12 000 në vit). Gjithsej në BE, minorenët e pashoqëruar përbënin 15% të të gjithë aplikantëve për azil të moshës nën 18 vjeç.
Në vitin 2017, shumica e të miturve të pashoqëruar që kërkonin azil ishin meshkuj (89%). Duke pasur parasysh moshën, mbi dy të tretat ishin të moshës 16 deri 17 vjeç (77% e totalit, ose rreth 24 200 persona), ndërsa ata të moshës 14-15 vjeç përbënin 16% (rreth 5,000 persona) dhe ata të moshës më të vogël se 14, rreth 6% të totalit ose 2 000 persona. Afganët (17%, ose rreth 5 300 persona) vijojnë të jenë nënshtetësia kryesore e azilantëve, të cilët konsiderohen si të mitur të pashoqëruar në BE. /Monitor/

1 ton kokainë, ministri gjerman tregon si u arrestuan 12 shqiptarët

Ministri i Brendshëm i Bavarisë, Joachim Herrmann doli në një konferencë për shtyp pas sekuestrimit të një sasie prej rreth 1 ton drogë në këtë land të Gjermanisë.
Herrmann tha se janë arrestuar 12 shqiptarë, disa prej tyre banorë në Gjermani.
Goditja spektakolare e këtij grupi e ka zanafillën disa muaj më parë.
Në shtator të vitit të shkuar, në kutitë e bananeve nëpër disa supermarkete të Gjermanisë, u zbuluan qese me kokainë.
Pas kontrollit, policia gjeti rreth 180 kg kokainë. Pikërisht këtu nisi hetimi për të zbuluar se nga vinte kjo kokainë. Gjurmët i çuan hetuesit gjermanë në Amerikën e Jugut.
Atje, trafikantët e drogës e fusnin kokainën nëpër kutitë e bananeve, akoma të papjekura.
Frutat transportoheshin me anije dhe më pas me kamionë shpërndaheshin nëpër Gjermani ku vendoseshin nëpër magazina për pjekjen përfundimtare.
Pikërisht në këto momente ndërhynin personat e armatosur, që merrnin drogën e tyre.
Policia vëzhgoi skemën dhe ndërhyri vetë, duke kapur rreth 950 kg kokainë. Sipas ekspertëve, ajo ka një shkallë pastërtie prej 90 përqind.
Kjo kokainë natyrisht që shumëfishohet kur të dalë në treg, duke sjellë miliona.
Pasi kapën kokainën, policia priti në një magazinë në Hamburg për të kapur edhe personat e bandës.
Pak pas mesnatës, në magazinë erdhën persona të armatosur, që morën kokainën dhe u nisën drejt Holandës.
Ky është momenti kur forcat speciale ndërhyjnë dhe arrestojnë autorët, që me vete kishin 180 kg kokainë. Atyre iu sekuestruan edhe dy pistoleta dhe 30 mijë Euro.
Kontrolle u ushtruan edhe në banesat e tyre në Hamburg dhe Hanover. Në total u arrestuan 12 persona, shumica shqiptarë.
Tashmë policia ka nisur hetimet për të zbuluar se kush qëndron pas tyre, për të ndaluar këtë trafik milionash.

Messi: Neymar te Real? Do të ishte e tmerrshme!!!

“Ylli” i Barcelonës, Lionel Messi, tha se do të ishte “e tmerrshme” të shikonte shokun e tij Neymar të kalonte te Real Madrid. “Do ishte një tmerr për të gjithë ne dhe ata që e duan Barcelonën, po të shohin Neymarr te Real Madrid”, deklaroi argjentinasi për “TyC Sports”, pa përdorur lojëra fjalësh
Më pas, numri 10 shtoi: “E kuptoj vendimin e tij për t’u larguar nga ne, sepse ai fitoi gjithçka që duhet të fitonte me ne. Ai fitoi Champions League dhe La Liga. Por një kalim i tij te Real Madrid do të ishte e rëndë për t’u pranuar nga ne dhe nga tifozët e Barcelonës”.
Neymar, i cili ende është në riaftësim e sipër nga një operacion në këmbë që bëri në muajin shkurt, u largua nga Barcelona gjatë verës së kaluar dhe për 222 milionë euro shkoi te Paris Saint-Germain. Emri i brazilianit, që ka të ngjarë të jetë gati për Kupën e Botës 2018 në Rusi, është lakuar disa herë për një kalim te Real Madrid, pas vetëm një viti në Francë.
Messi thotë se nuk ka interes të konsiderohet “më i miri në histori”, teksa nuk ka asnjë motivim të marrë nga beteja personale me superstarin e Real Madridit, Cristiano Ronaldo. Gjatë një karriere të shquar, argjentinasi e ka vendosur veten në sallonin e më të mëdhenjve të të gjitha kohërave.
Shumë e konsiderojnë atë, se ka arritur në krye të asaj tabele, sepse fare pak lojtarë janë në gjendje të përputhen me arritjet e tij, me një rresht të shquar nderi, duke përfshirë nëntë tituj të La Liga-s, katër kurora të Ligës së Kampionëve, pesë “Topa të Artë” dhe 552 gola për Barcelonën.
Megjithatë, Messi ka mbetur i përulur dhe një lojtar, që ia dedikon meritat ekipit, në të gjitha rastet e rekordeve të thyera. Ai pohon se kurrë nuk është nisur për të siguruar trofe dhe lavdi individuale.

Ai i tha “TyC Sports”: “Nuk jam i interesuar të jem më i miri në histori. Kurrë nuk kam pasur fiksimin për të qenë i pari, as i dyti, i treti apo i katërti. Çdo herë që filloj një sezon të ri, thjesht përpiqem të përmirësoj veten, të fitoj gjithçka, të jap gjithçka. Çdo herë që dal në fushë, mendoj të jap maksimumin për shokët e skuadrës dhe për veten time. Kjo nuk ndryshon asgjë për të qenë më i miri në histori”.
Pjesa më e madhe e karrierës së Messit është shpenzuar duke konkurruar me Ronaldon për titullin e lojtarit më të mirë të botës, me këtë duet që ka gëzuar një dekadë dominimi në krye të lojës së futbollit. Të dy yjet e La Liga-s kanë qenë në gjendje ta mbajnë veten në lartësi të reja, ndërsa konkurrojnë në anët e kundërta të “El Clasico”, me ato standarde, që pak të tjerë mund të përputhen.
Messi, megjithatë, gjithmonë ka insistuar që nuk e konsideron veten në një duel profesional me Ronaldon, por me egon e tij, që i vjen nga brenda. Ai shtoi: “Unë gjithmonë dëshiroj të përmirësoj veten dhe nuk konkurroj me askënd, sepse nuk luaj për të qenë më i miri në histori. Parësore për mua është të përmirësoj veten vit pas viti dhe të vazhdoj të fitoj”.
Lidhur me atë, se ende shpreson të arrijë një pafundësi të përsosjes, Messi shtoi: “Sigurisht që fitorja me ekipin kombëtar do të ishte më e mira, sepse asgjë nuk na është dhënë”. Leo Messi e ka ndihmuar Barçën në fitimin e titullit në La Liga dhe Kupën e Mbretit në këtë sezon, ndërsa tani përgatitet për të pasur sukses me kombëtaren e Argjentinës, në Kupën e Botës 2018, në Rusi.

Ronaldo është gati për finalen e Champions

Cristiano Ronaldo ka dhënë garanci se ai do të jetë i gatshëm për të luajtur në finalen e Champions League, pasi ka marrë pjesë në seancën e fundit stërvitore të Real Madrid.
33-vjeçari mungoi në dy ndeshjet e La Liga, ku Real u mposht 3-2 nga Sevilla dhe fitoi 6-0 ndaj Celta Vigo, si pasojë e një dëmtimi të pësuar në barazimin 2-2 ndaj Barcelona, në fillim të muajit.
Gjithsesi, portugezi ka postuar në fotografi në rrjetet sociale, krahas mesazhit “OK”, ku tregon se do të jetë i gatshëm për të luajtur në finalen e madhe, më 26 maj në Kiev, kundër Liverpool.
Pesë herë fitues i “Topit të Artë” u dëmtua në minutën e 17-të të “El Clasico”, por edhe trajneri Zinedine Zidane e ka konfirmuar praninë e tij në finale. “Do të kem në dispozicion të gjithë futbollistët,” – tha francezi.
Përpara ndeshjes ndaj Liverpool, këtë të shtunë, Real Madrid do të luajë ndeshjen e fundit në La Liga në fushën e Villarreal.

Neymar, kurrë nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme te PSG

Rivaldo ka shprehur mendimin e tij se Neymar nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme, duke përfshirë edhe Ligën e Kampionëve, nëse ai qëndron te PSG. Neymar ka qenë prej kohësh i lidhur me një rikthim në Spanjë, që nga transferimi i tij në kryeqytetin francez, me Real Madridin që është gati të paguajë shuma të majme.
Zinedine Zidane, kohët e fundit shprehu pikëpamjen e tij se sulmuesi brazilian do të ishte një përshtatje e pajtueshme me Cristiano Ronaldon, yllin e “Santiago Bernabeu”, megjithëse asnjë lëvizje zyrtare nuk është materializuar ende.
Megjithatë, presidenti i PSG, Nasser Al-Khelaifi, tha se “është 2000 përqind i sigurtë, që Neymar nuk do të largohet nga klubi parizien në merkaton e ardhshme”. Pavarësisht kësaj, Rivaldo mendon se Neymar, në moshën 26-vjeçare dhe në vitet e tij të pikut, do të duhet të largohet nga Parisi, nëse ai do të fitojë nderimet më të përshtatshme për nivelin e tij.
“Nëse Neymar nuk largohet nga PSG, kurrë nuk do të fitojë asgjë të rëndësishme, – tha 46-vjeçari për “Gazzetta dello Sport”. – Sidomos Liga e Kampionëve, e cila është konkurrenca më e rëndësishme. Liga franceze është në një nivel më të ulët në krahasim me ligat spanjolle dhe angleze, pastaj luan për një klub pa histori”.
Nëse Neymar qëndron në Francë gjatë verës, kjo mbetet për t’u parë, por braziliani ka më shumë çështje të rëndësishme për t’u shqetësuar përpara se të kthehet në futbollin e klubit, pra Kupën e Botës.
Rivaldo është ende duke e vuajtur dështimin e Selecao-s për të siguruar titullin e gjashtë në shtëpi, në vitin 2014, por beson se kombëtarja e vendit të tij ka skuadrën e duhur këtë herë për të shkuar gjatë gjithë rrugës në turneun e Rusisë:
“Brazili është favoriti im, – tha ai. – Ne ende duhet të heqim zhgënjimin e vitit 2014, kur nuk arritëm të fitojmë në shtëpi. Kjo mund të jetë një trampolinë e madhe për Neymar. Ai dhe Gabriel Jezus mund të jenë yjet e Kupës së Botës në Rusi dhe do ta tërheqin Brazilin drejt lavdisë”.