16.5 C
Tirana
E mërkurë, 21 Maj, 2025

Foto të papublikuara më parë të Ibrahim Rugovës në Tiranë

Nga Beqir SINA – New York

(2 Maj 1995) Eshtrat e Konicës u kthyen në atdhe në vitin 1995, pas 50 vjetësh sipas amanetit që kishte lënë dhe u vendosën në Parkun e Tiranës, pranë varreve të vëllezërve Frashëri, me një vendim të posaçëm të ish- Presidentit të parë demokrat Shqipërisë Dr. Sali Berisha. Ndërkohë, që kjo ngjarje e madhe lidhej e tëra edhe me disaporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara, një delegacion i përzgjedhur i Vatrës, me patriot e atdhetar, klerikë të shquar, shoqëruan në Tiranë, dhe morën pjesë në ceremoninë zyrtare organizuar nga shteti shqiptarë, për kthimin e eshtrave e Faik Konicës në Shqipëri.
Ky ishte rasti më i mirë për t’i bërë homazhet merituara kësaj figure madhore të kulturës dhe historisë sonë kombëtare, thotë veprimtari i dalluar i komunitetit, patriot e atdhetar, Gani Perolli, i cili ishte pjesë e këtij delegacioni, dhe ka sjellur nëpërmjet medias sociale – llogarisë së tij në Facebook, disa fotografi të papublikuara më parë, ku tregohet se si shqiptarët e Amerikës, dhe liderit shqiptar të asaj periudhe nderojnë ashtu siç i takonte dhe e kishte lënë amnaet vet Faik Konica.
“Ai, qe një zë i fortë i çështjes kombëtare, studjues i historisë kombëtare dhe i gjuhës shqipe, botues, publicist dhe diplomat shqiptar. Ky “njeri me kulturë të lartë” (thotë Noli), “Enciklopedi shëtitëse” (të G. Apolineri), eseist i shkëlqyer, stilist i përkryer, themelues teorik dhe praktik i kritikës letrare shqiptare, veprimtar politik me orientim perëndimor, siç ishte kultura e popullit që i takonte, poliglot, solli një model të ri në mendësinë shqiptare”.

Njëri prej liderve shqiptar, ish-Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, simbas këtyre fotografive ka marrë pjesë në atë ceremoni, duke nderuar zyrtarisht më 2 Maj – 1995 në Tiranë, shkruan Gani Perolli, në diçiturën e kësaj fotografie duke treguar se ato janë duke bërë nderim Ibrahim Rugova dhe Bujar Bukoshi para arkivolit te Faik Konices më 2 Maj – 1995 në Tiranë .
Po ashtu zoti Gani Perolli ditë më parë ekspozoi edhe një fotografi të delegacionit nga Amerika, që bënë organizimin e dërgimit të eshtratve të Konicës në Tiranë, ku në mesin e tyre ishin dhe ish Kryetari i Vatrës – Presidenti i Nderit, figura më emblematike e Vatrës, inxhinier Agim Karagjozi, i cili kryesojë delegacionin e shqiptarve të Amerikës me veprimtar të tjerë : Musli Mulosmanaj, Agim Rexha,Gani Perolli, Isa Hoxha,Dom Pjeter Popaj, Zef Balaj, Shefqet Vata, Arif Selmani, Ibrahim Kolari, Lavdrim Cami, Ipanjphur, Bruno Selimaj, Isa Ndreshaj, Zudi Karagjozi, Agim Kelmendi, Majram Cubi, Sinan Kamberaj, Selahedin Velaj. (Fotot nga Gani Perolli)

Zbulohet bakteri që asgjeson plastikën, mund të shpëtojë planetin nga ndotja

Shkencëtarët kanë zbuluar një enzimë natyrale që asgjëson plastikën, një ndër materialet më ndotës të planetit pasi nuk shpërbëhet lehtë. Enzima prodhohet nga një bakter që eksperimentet e fundit e kanë zhvilluar edhe në laborator, duke i dhënë shpresë industrisë së riciklimit.
Me plastikën, shkenca arriti të zhvillonte atë që u konsiderua si materiali i mrekullueshëm; tani një enzimë natyrore e përmirësuar mund të ndihmojë pastrimin e ndotjes së njërit prej llojeve më të vështira të saj.
Polietilen tereftalate, apo ndryshe PET, një lloj plastike e fortë e përdorur zakonisht për prodhimin e shisheve, kërkon vite të tëra që të shpërbehet në ambient.
Por një enzimë, e modifikuar aksidentalisht në laborator, mund ta shpërbejë këtë material brenda disa ditësh.
Një zhvillim i tillë premton të revolucionarizojë procesin e riciklimit dhe të lejojë një ripërdorim më efikas të plastikës në të ardhmen. Enzima që ha plastiken është zbuluar fillimisht pak vite më parë në një qendër riciklimi në Japoni, shkruan TCH.
Tani, hulumtuesit e Universitetit Britanik të Portsmouthit, krijuan një model 3D të saj të definicionit të lartë, duke përdorur rreze të fuqishme X dhe sapo e kuptuan strukturën e enzimës, vunë re se mund t’ia përmirësonin performancën duke rregulluar vetëm disa mbetje në sipërfaqe.
Në këtë mënyrë krijuan një enzime të re akoma edhe më efikase në shkatërrimin e plastikës PET. Rezultatet janë mahnitëse, megjithatë edhe sfidat që presin aplikimin e tyre në boten reale nuk janë të vogla.
Zhvillimi i një teknike për prodhimin e enzimës me çmim të ulet do të jetë një pengesë kryesore; një tjetër do të jetë shfrytëzimi i fuqisë së tij në një shkallë industriale.
Sipas një studimi trevjeçar të botuar në revistën Raportet Shkencore muajin e kaluar, një grumbull gjigant mbeturinash ne Oqeanin Paqësor, i njohur si fasha e plehrave të paqësorit, po rritet me shpejt se sa pritej dhe tani është tre herë më e madhe se Franca, e më shumë se dyfishi i madhësisë se Teksasit.

Çfarë fshihet pas fushatës së sulmeve të Ramës ndaj deputetëve të Bundestagut

Sali BERISHA

Te dashur miq, qe diten e dorezimit te raportit pozitiv te Komisionit Europian ne Tirane nga Perfaqesuesja e Larte e Bashkimit Europian per Politiken e Jashtne, zonja Mogherini, madje bash ne prani te saj, me nje fytyre anksioze te vrerosur si Edvin Kristaq Rama, llum-kazani ne krye te qeverise shpertheu me nje gjuhe rrugaçi jo vetem kunder opozites, e cila ka lobuar fort per rekomandimin pozitiv, por edhe ndaj deputeteve te huaj qe kishte takuar opozita ne Berlin. Ndokush mendoi se ky shperthim, kjo vrerosje dhe gjuha e rrugaçit qe perdori ne konferencen e perbashket per shtyp lidhej me faktin se Perfaqesuesja e Larte e BE per Politiken e Jashtme dhe te Sigurise, zonja Mogherini absolutisht ne asnje rast te vetem ne fjalen e saj nuk permendi fjalen qeveri dhe nuk paraqiti rekomandimin si frut apo merite te qeverise por ne menyre te perseritur u shpreh se kjo ishe frut i nje pune mbi dhjetevjecare te shqiptareve.
Te tjere qe vune re çakerdisjen dhe dihatjen e Rames ne ate konference shtypi, e lidhen me faktin se raporti i KE i ketij viti, pavaresisht nga rekomandimi pozitiv eshte qartesisht me kritik se sa ai i vitit 2016, ne te cilin nga Komisioni Europian duket u injorua totalisht fakti i mbjelljes se dhjetera milione bime kanabis ne te kater anet e vendit dhe rreziku i dhunimit te zgjedhjeve, u rekomandua hapja e negociatave, rekomandim qe mbeti ne klase per shkak se, ne vleresimin e vendeve anetare, ai raport nuk bindi vendet anetare sepse nuk shprehte realitetin shqiptar pasi Shqiperia nuk plotesonte kushtet, ndaj dhe negociatat nuk u hapen.

Keto sigurisht qe e merziten jo pak Ramen por shkaku i vertet i xhindosjes dhe shperthimit te llum-kazanit, qe nga dita e dorezimit te raportit ne konferencen e shtypit te perbashket me zonjen Mogherini dhe ne vazhdim, qendron:
se pari ne faktin se Komisioni vertet rekomandoi hapjen e negociatave, por ashtu siç e tha publikisht, dhe me te drejte mendoj une, ne sallen e Parlamentit Europian presidenti i Komisionit Europian, Juncker, ai rekomandim behej paresisht per arsye gjeo-strategjike dhe paqe, me konkretisht sipas tij per te parandaluar nje konflikt si ai i viteve 90 ne rajon dhe,
se dyti, Edvinit dhe Ditziut te tij u eshte thene troç dhe ne menyre te perseritur se deri tani jane jo dy vende, pra Franca dhe Gjermania, siç i tha ne konference shtypi gazetarja e Financial Times ne Strasburg zonjes Mogherini, por kater vende te Bashkimit Europian kunder ose hezituese per hapjen e negociatave me Shqiperine.
Keto vende jane kunder jo se nuk i duan shqiptaret apo Shqiperine por ato nuk mund te pajtohen me narkoqeverine e Edvin Kristaq Rames sepse ajo ka instaluar:
– Narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges dhe ka
– shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes
– ne vendin e tregtise se madhe te kanabisit, kokaines, heroines dhe
– ne vendin, qe sipas DASH eshte qender operacionale rajonale e krimit te organizuar
Keto vende hezitojne apo jane qartas kunder hapjes se negociatave sepse per ato Shqiperia eshte
– vendi i eksodit masiv, qytetaret e te cilit renditen te paret ne Europe per kerkesat per azil politik dhe here here ne Gjermani dhe France zene vendin e pare ne bote per keto kerkesa

– eshte vendi i blerjes masive te votes
– vendi ku reforma ne drejtesi eshte hedhur ne ere dhe ku kryeprokurori eshte zgjedhur, siç shkruan ne raportin e saj Freedom House, ne kundershtim me frymen e Kushtetutes, fale kesaj dhe terrorit me kontrollin qeveritar te vettingut
– eshte vendi ku kreu i ekzekutivit eshte njekohesisht kryegjykatesi dhe kryeprokurori i vendit dhe perdor drejtesine si shpate te partise per te bere gjahun e shtrigave ndaj opozites dhe kundershtareve politike dhe ka shnderruar Shqiperine ne
– vendin e te rrembyerve dhe te burgosurve politike
– vendin ku lidhjet me trafikante, vrases dhe bandite jane kriter per t’u bere minister, mbiminister, gjykates, prokuror, zyrtar i larte i te gjitha niveleve
– ne vendin ne te cilin ne 4 vitet e fundit, sipas Kontrollit te Larte te Shtetit jane vjedhur ne tendera dhe konçesione 3.2 miliarde euro. Me nje fjale Shqiperia nuk ploteson ne realitet asnje standart dhe, krahasuar me dy vjet me pare ka bere nje hap perpara dhe dy hapa mbrapa, vertet eshte mbjelle me pak kanabis ne parcela por tregtia e droges kete vit eshte katerfishuar krahasuar me nje vit me pare etj.
Te gjitha keto u jane thene ne sy ne rruge diplomatike madje disa syresh edhe publikisht llum-kazanit dhe Ditziut te tij. Pikerisht per te mbuluar llumin ku Edvini ka zhytur Shqiperine, i bindur se rekomandimi i vitit 2018 mund te kete te njejtin fat me ate te vitit 2016, llum-kazani shpertheu vet dhe me te gjithe puthadoret, horrat dhe prostitutat e tij politike ndaj deputeteve dhe personaliteteve te ketyre vendeve, njelloj si dikur babai i tij shpirteror Enver Hoxha ndaj agjenteve imperialist, duke deshmuar keshtu fytyren e tij te vertet prej nje halabaku politik dhe demtuar rende interesat e Shqiperise. sb

Detaje të reja për kapjen e gomones me 1 ton drogë në Itali, kush ishte skafisti shqiptar

Zbardhen detjae të reja të operacionit të Guardia di Finanza për kapjen në zonën e Leçes të gomones me 1 ton drogë nga Shqipëria. Trafikantet gjatë ndjekjes me helikoptere të Frontex dhe mjete detare, e hodhën drogen në det por ajo u rekuperua nga Guardia di Finanza e Salentos. Afer brigjeve italiane skafistet u perpoqen te largoheshin dhe u hodhen ne det. Forcat italiane kanë arrestuar shtetasin M. Nazëraj 34 vjeç, nga Fieri dhe shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tij.
Operacioni i financës italiane është ekzekutuar rreth orës 12.15 të ditës së djeshme në ujërat e Santa Maria de Leuca në provincën e Lecces.
Trupat ajrore e detare të policisë italiane të impenjuara në operacionin Themis 2018 të Agjensisë europiane Frontex për patrullimin e ujërave të Adriatikut janë vënë në ndjekje të gomones. Gjatë ndjekjes skafisti shqiptar ka hedhur në det sasinë e drogës dhe në afërsi të brigjeve të komunës Marina di Novaglia në provincën e Lecces ka braktisur gomonen për t’i shpëtuar arrestimit të forcave italiane.
Operacioni i financës italaine ka mundur të ndaloj skafistin si dhe të vërë në siguri gomonen e cila lundronte e vetme në shpejtësi të lart duke vënë në rrezik mjetet e tjera lundruese.
Sasia e marijuanës së sekuestruar është rreth 1 ton me një vlerë prej 1 milionë euro. Gjithashtu në gomone jaën gjetur dhe 1 kg hashash.
Gomonia eshte e gjatë 7 metra dhe e pajisur me 2 mottora të fuqishëm ajshtë bordit prej 100 kv.

Mistere ende të pazgjidhura nga shkenca tek truri i njeriut

Truri i njeriut është objekti më kompleks në univers, nga sa ne njohim deri tani. Kështu që nuk është aspak e çuditshme, që jemi ende në “errësirë” kur bëhet fjalë për shkencën e mendjes.
Disa nga mendjet më të ndritura të neuroshkencës ende nuk arrijnë të zbulojnë saktësisht se çfarë e nxit trurin të punojë. Si funksionon ky grup qelizash që mund të krijojë kujtime, ndjenja dhe ndërgjegjie?
Më poshtë po ku trëgojmë 10 mistere ende të pazgjidhura të mendjes njerëzore. Ato janë:
1. Ndërgjegjia (vetëdija)
Me gjasa ky është misteri më i madh i trurit njerëzor, si e krijon truri idenë e ndërgjegjes? Si funksionon ndërgjegjja jonë? Disa mendojnë se nënvetëdija është rezultat i ndërveprimeve të pafundme komplekse të trurit, por të tjerë mendojnë se ka disa elementë të trurit që kur bashkohen krijojnë ndërgjegjen.
2. “Cryonics” (Ngrirja e thellë)
Të jetosh përgjithmonë nuk mund të jetë një realitet. Por një fushë kërkimore e quajtur “Cryonics” mund tu japë disa njerëzve dy jetë. ‘Cryonics’ është ruajtja temperaturë shumë të ulët e njerëzve. Pas vdejkes trupi mbahet në vaska të mbushura me nitrogjen të lëngshëm në temperaturë -195 gradë Celsius. Ideja është që një person, i cili vdes nga një sëmundje aktualisht e pashërueshme do të mund të shkrihet dhe të ringjallet në të ardhmen, kur të jetë gjetur një kurë.

3. Plakja dhe Vdekshmëria
Pse njerëzit moshohen? Secili prej nesh ka lindur me një sërë mekanizmash për të luftuar sëmundjet dhe lëndimet, kështu që lind pyetja pse këta mekanizma të njëjtë nuk punojnë edhe kundër plakjes? Me rritjen e moshës elasticiteti ynë për shërimin e lëndimeve fizike zvogëlohet dhe rritet shkalla e vdekshmërisë. Sipas shkencëtarëve kjo ndodh sepse: 1) plakja është një pjesë natyrore e gjenetikës njerëzore dhe disi e dobishme për ne, ndodhta për qëllime riprodhuese. 2) Ajo është rezultat i dëmtimit qelizor që ndodh gjatë gjithë jetës së jë personi.
4. Natyra kundrejt Ushqyerjes
Në vend që të thoni se keni një tru, është më e saktë nëse thoni që ju jeni truri. “Natyra kundrejt Ushqyerjes” është një nga misteret më të mëdha të mendjes, që shumë ekspertë gjenetike, psikologë e filozofë duan ti japin një përgjigje. Pjesa më e madhe studimeve është përqëndruar në rolin relativ të gjeneve kundrejt mjedisit në përcaktimin e çdo gjëje nga personaliteti, predispozicioni i një personi për tu bërë obez etj.
5. E qeshura
E qeshura është pjesë e fjalorit universale të njeriut. Ne të gjithë kemi lindur me aftësinë për të qeshur. Dhe edhe pse kjo mund të jetë një dhuratë e bukur, ajo mbetet një nga sjelljet njerëzore më të pakuptueshme. Shumë pak dihet për mekanizmat specifikë të trurit që shkaktojnë të qeshurën. Shkencëtarët kanë gjetur tri përgjigje:1)një përgjigje e të menduarit (që ju ndihmon të kuptoni konceptin qesharak), 2) nje pergjigje e lëvizjes (që i tregon muskujve tuaj për të lëvizur), 3) dhe një reagim emocional (që shkakton ndjenja pothuajse të pakontrollueshme).
6. Kujtimet
Ka shumë lloje kujtimesh dhe shumë mënyra se si mund të kujtoni ngjarjet e së shkuarës. Kujtimet nuk ruhen si “bit”-et diskrete të kompjuterëve, por në fakt ka mënyra të ndryshme të kombinimit të neuroneve. Ne nuk e dimë me siguri si formohen ato, si zhduken apo çfarë e bën të mundur krijimin e kujtimeve false.

7. Ora biologjike
Ora bilogjike është një pjesë fizike e asj që ne jemi. Ajo ndodhet në hipotalamusin e trurit dhe programon trupin për të ndjekur një ritëm 24-orësh. Efekti më i dukshëm i saj është cikli gjumë-zgjim, por ajo ndikon në tretje, në temperaturën të trupit, presionin e gjakut, prodhimin e hormoneve etj.
8. Gjymtyra “hije” (Phantom Limb)
Është vlerësuar se rreth 80 për qind e të gjymtuarëve e përjetojnë ndjesi, duke përfshirë ngrohtësinë, kruajtjen, presionin dhe dhimbjen, që vjen nga një gjymtyrë e zhdukur. Njerëzit që përjetojnë këtë fenomen, i njohur si “gjymtyra fantazmë”, ndjehen ndjesi sikur gjymtyra që ju mungon është ende e lidhur me trupin e tyre.
9. Nevoja për gjumë
Një gjë e dimë të gjithë: gjumi është shumë i rëndësishëm për mbijetesë. Pagjumësia e zgjatur mund të çojë në ndryshime të humorit, halucinacione dhe në raste ekstreme, vdekjen. Është një gjë jetësore, por ne ende nuk e kemi idenë përse ndodh. Si fillim, nuk ka arsye të vërtetë përse gjumi supozohet të na japë energji. Ne e marrim energjinë nga ushqimi dhe djegim shumë energji kur flemë. Por sërish kur zgjohemi nga gjumi ndihemi të freskët dhe më energjikë.
10. Pse ëndërrojmë?
Kjo është një pyetje e cila ka shtangur të gjithë ata që studiojnë sjelljen njerëzore. Cili është qëllimi i ëndrrave dhe si ndikojnë ato në aftësinë tonë për të kujtuar? Disa shkencëtarë thonë se ëndrrat forcojnë dhe riparojnë trurin duke stimuluar trafikimin e sinapseve mes qelizave të trurit. Kurse të tjerë thonë se ato shërbejnë për të haruar. Një gjë është e sigurt, që edhe pothuajse të gjithë shkencëtarët bien dakort: ëndërrimi ndodh gjatë gjumit tuaj të thellë, të quajtur “Lëvizja e shpejtë e syve”

“Rapid Eye Movement”

Tjetër skandal në Vetting!

Komisioni i Vetingut nuk resht së krijuari lajme negative. Një tjetër komisioner i strukturës që do të realizojë kontrollin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, është në shkelje të plotë të ligjit.
Vojo Malo është drejtues i kompanisë “Vojo & partneres”, i regjistruar në Qendrën Kombëtare të Regjistrimit si “person fizik” që në vitin 1996. Në qershor 2017 ai zgjidhet nga Parlamenti në detyrën e Komisionerit zëvendësues të Komisionit të Vetingut. Ligji për “rivlerësimin kalimtar” i trajton në mënyrë të njëjtë komisionerët me komisionerët zëvendësues, si në trajtimin e pagës e shpërblimeve, po ashtu edhe në ndalimet që kanë këta zyrtarë në bazë të ligjit të konfliktit të interesave.
Legjislacioni shqiptar ka parashikuar që komisionerët punojnë me kohë të plotë. Në këtë mënyrë, ligji ndalon që ky nivel zyrtari të punojë diku tjetër me kohë të plotë. Madje, ligji “Për parandalimin e konfliktit të interesave….”, parashikon se zyrtarët e nivelit të lartë dhe nivelit të mesëm drejtues nuk mund të punojnë në profesione të lira, përfshirë edhe person fizik “avokat”.
Këtë parashikon ligji dhe duket qartë se komisioneri (zëvendësues) Vojo Malo është në kushtet e konfliktit të hapur të interesit me aktivitetin e tij privat si avokat. “Boldnews.al” ka shqyrtuar informacionin publik të kompanisë “Malo & partners”, nga ku rezulton se Vojo Malo vijon të jetë drejtues i zyrës avokatore. Ai mban pozicionin e “Partner drejtues”, pra njeriu më i rëndësishëm në këtë kompani. Gjithashtu, në faqen e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, komisioneri (zëvendësues) Vojo Malo rezulton si “person fizik-Avokat”, me status aktiv, me NIPT 31516069 R.

Krahas shkeljes së ligjit për parandalimin e konfliktit të interesave, Komisioneri Vojo Malo është në shkelje edhe të ligjit mbi të cilin ai është zgjedhur në funksionin publik-Vetingut. Në këtë ligj parashikohet se statusi i Komisionerëve të Komisionit të Vetingut është i njëjtë me atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Këtyre të fundit, afërmendsh, nuk u lejohet që të ushtrojnë detyrën e avokatit.
Pra, njëlloj edhe për Komisionerët, ata nuk duhet të ushtrojnë profesionin e Avokatit, për sa kohë janë të emëruar në institucionin më të rëndësishëm që synon të pastrojë sistemin e drejtësisë nga korrupsioni dhe paaftësia.
Duket qartë se nxitimi i maxhorancës parlamentare për përzgjedhjen e komisionerëve të Vetingut ka sjellë si produkt emërimin e Komisionerëve, të cilët janë vetë në shkelje të ligjit, duke ndikuar në uljen e besimit mbi këtë institucion shumë të rëndësishëm.
Deri më tani, edhe dy Komisionerë të tjera kanë rezultuar se kanë qenë pjesë aktive e politikës, pavarësisht se ky ishte një prej kushteve ndaluese për emërimin e tyrë në detyrë.
Një tjetër komisionere, siç ka raportuar më parë “Boldnews.al” ka qenë në kushtet flagrante të konfliktit të interesave me një prej subjekteve që ka pasur në kontroll. Në fakt, ajo që po konstatohet deri më tani është se Komisioni i Vetingut, por as institucione të tjera më të larta, nuk kanë dhënë asnjë reagim, qoftë formal, lidhur me shkeljet e ligjit nga ana e të paktën 3 komisionerëve deri më tani.
“Boldnews.al”

“Alieni”, “Rrufeja”, “Apache” dhe gjestet më të çmendura të viteve të fundit

Metafora e futbollit, objektivi kryesor i lojës dhe thelbi i këtij sporti: goli. Një moment për të cilin jetojnë të gjithë: presidentët e ekipeve, lojtarët dhe tifozët. Të shënosh një gol më shumë se kundërshtari, të fitosh ndeshjet, kampionatet dhe të sigurish, më pas, lavdinë e pavdekshme në faqet e historisë të sportit më popullor në botë. Ky, me pak fjalë, është thelbi i gjithë çështjes.
Kështu, të shënosh, dhe ta bësh në çdo mënyrë të mundshme, është misioni kryesor në futboll. Por, ndonjëherë, goli kthehet në vepër arti, një kombinim perfekt i gjestit teknike, aftësisë fizike dhe dominimit atletik. Nga roveshiatat e Cristiano Ronaldo, te predhat e ish-juventinit Tevez e deri te shpërthimet e Mbappe, këto janë gjestet atletike më të çmendura të viteve të fundit.
“Alieni”
Ka pamje njerëzore, por nuk ka asgjë njerëzore në golat e tij. Emri i tij, për ata që nuk e kanë kuptuar ose jetojnë në një shpellë është Cristiano Ronaldo, “vrasësi” i Juventus në këtë edicion të Champions League. Portugezi, në fakt, falë edhe teknikës së tij dhe përkushtimit në stërvitje ka arritur nivele të paimagjinueshme në aspektin fizi, duke dhuruar gjeste atletike të denja jo vetëm për futbollin, por edhe për disiplina të tjera, si basketbolli apo volejbolli.
E ka treguar këtë me rastin e golit të realizuar kundër Uellsit në Euro 2016, ku ka kërcyer deri në 242 centimetra për të shënuar golin e 1-0, duke treguar të gjithë forcën dhe aftësinë e tij teknike. Kalojnë ditët, muajt dhe vitet, por Cristiano nuk zbehet dhe, si të ishte një Dorian Gray i futbollit, shet shpirtin e tij për gola, trofe, lavdi dhe realizime të jashtëzakonshme.
Realizime si goli i dytë i shënuar kundër bardhezinjve në “Juventus Stadium” me një roveshiatë, një gjest sportiv i mrekullueshëm, i vlerësuar edhe nga populli bardhezi, që është çuar në këmbë dhe ka duartrokitur. Për të mposhtur Buffon dhe mbrojtjen bardhezi, portugezi e ka goditur topin në kuotën e 237 cm, 70 më pak se lartësia e një koshi të basketbollit, por mjaftueshëm për të bërë një zhytje në volejboll, duke parë se rrjeta është në një lartësi 224 cm. Një alien, siç thamë, i quajtur Cristiano Ronaldo.

Rrufeja franceze
Usain Bolt, njeriu më i shpejtë në planet, ka thënë kohët e fundit se ka dëshirë të provojë veten edhe në futboll dhe është stërvitur për disa ditë me Borussia Dortmund. Por, para një debutimi të tij të mundshëm në futboll, bota e topit mund të presë dhe të “kënaqet” me një sozi të tijën, i aftë, në disa raste, të jetë në një nivel me tetë herë fituesin e medaljes së artë. Po, sepse duke u ndalur vetëm te ky sezon, francezi Mbappe, i transferuar verën e kaluar nga Monaco te Paris Saint-Germain për 180 milionë euro ka çliruar të gjithë forcën e këmbëve të tij duke arritur një shpejtësi të papritur.
4 nëntorin e kaluar, kundër Angers, ai ka rritur të përshkojë 36,34 metra në 3.81 sekonda, duke arritur një shpejtësi mesatare prej 34,34 km.h dhe më pas, një muaj më vonë, kundër Lille, numri 29 ka shkuar shumë afër kohës së regjistruar nga Bolt në garën historike të 100 metrave. Mbappe ka vrapuar me një mesatare prej 36 km/h me top në këmbë (1,5 km/h më pak se xhamajkani) dhe ka arritur kulmin në 44,7 km/h. Me pak fjalë, një rrufe e vërtetë.
Predha e “Apache”
Ndërsa, për sa i takon gjuajtjeve më të forta të realizuara në futboll, predha e fundit ka ardhur tre vite më parë nga Carlos Tevez. Në një ndeshje Juventus-Genoa, argjentinasi ka realizuar në gol të jashtëzakonshëm. Në atë rast, portieri perin nuk mundur të bëjë asgjë ndaj asaj predhe që ka arritur një shpejtësi prej 163 km/h. një ekzekutim i rrallë që i dhuroi “Zonjës së Vjetër” golin e 1-0 dhe që ngjiti argjentinasin në në vendin e tretë të podiumit të 10 gjuajtjeve më të fuqishme të historisë së futbollit, mbrapa Robben (190 km/h) dhe Ronny Heberson (221 km/h).

Kreu i Komisionit të BE në Bundestag i përgjigjet Ramës: Krim dhe korrupsion, negociatat të parakohshme

Kryetari i Komisionit të Çështjeve të BE-së në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum ka ngjallur sërish debate në Tiranë pas deklaratës së tij se parlamenti gjerman do të konsiderojë jo vetëm raportin e Komisionit Europian por edhe raporte dhe informacione të tjera për të vendosur ose jo miratimin e hapjes së negociatave.
Në një deklaratë për media gjermane “Des Tagesspiegel”, më 20 mars 2018, Krichbaum ka deklaruar se hapja e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian është i parakohshëm në këtë moment. Ai shtoi se “korrupsioni dhe niveli i lartë i krimit të organizuar janë një problem”.
Më tej në artikull Krichbaum sqaron se:
Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Sulmet ndaj Krichbaun
Kryetari i Komisionit të Çështjeve të BE-së në Bundestagun gjerman Gunther Krichbaum ka ngjallur sërish debate në Tiranë pas deklaratës së tij se parlamenti gjerman do të konsiderojë jo vetëm raportin e Komisionit Europian por edhe raporte dhe informacione të tjera për të vendosur ose jo miratimin e hapjes së negociatave.
Duket se historia po përsëritet njësoj si para dy vitesh. Në nëntor 2016, pasi Shqipëria kishte marrë rekomandimin nga Komisioni Europian për hapjen e negociatave, me kushtin e zbatimit të vetingut, e gjithë propaganda qeveritare theksonte vetëm këtë gjë: qeveria ka berë çdo përparim dhe negociatat do të hapen, vetëm duhet të fillojë vetingu.
Por dy javë para se të merrej vendimi dhe vetëm tre ditë para se Kryeministri Rama të udhëtonte në Berlin për t’u takuar me Kancelaren Merkel, në Tiranë mbërriti Gunther Krichnbaum. Ai zhvilloi vetëm një takim, me Kryeministrin Rama në zyrën e këtij të fundit. Në takim Krichbaum i bëri të ditur Ramës se shumica parlamentare gjermane CDU/CSU kishte vendosur 7 kushte për hapjen e negociatave. Pasi takoi Ramën, Krichbaum mbajti një konferencë për shtyp në Hotel Tirana ku i bëri të qarta publikisht kushtet që i kishte shprehur kryeministrit.
Menjëherë pas vizitës, kundër Krichbaum nisi një fushatë kritikash nga politikanët e shumicës dhe sulmesh e shpifjesh nga media dhe persona publikë të afërt me qeverinë. Moria e sulmeve u shtri nga pohimi se Krichbaum ishte një deputet pa asnjë rëndësi dhe vendimin e merrte vetëm Merkel, tek pretendimi se qëndrimet e Krichbaum ishin pasojë e lobimit të PD-së. Disa media të afërta me qeverinë madje sajuan dhe përhapen insinuatën e ulët se Krichbaum po bënte lojë në favor të PD-së për shkak të një lidhjeje me një zyrtare të PD-së.

Por, shumë shpejt u bë e qartë se Krichbaum nuk ishte një deputet i çfarëdoshëm, por njeri i afërt i Kancelares Merkel, sikurse u zbulua se sipas ligjeve gjermane komisioni parlamentar i drejtuar nga Krichbaum duhet të miratonte qëndrimin e kancelares Merkel për çdo çështje në lidhje me zgjerimin e BE-së. Për më tepër, sikurse kishte paralajmëruar Krichbaum, në takimin e pas tre ditëve me Ramën, Merkel foli për nevojën e përmbushjes nga Shqipëria të pak a shumë të të njejtave kritere që Krichbaum i kishte formuluar qartë dhe drejtpërdrejt. Natyrisht Merkel përdori një gjuhë më diplomateke. Në dhjetor 2016, Këshilli Europian refuzoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, edhe pse ju kursye turpërimi i refuzimit, pasi Austria vuri veton dhe rezoluta nuk u miratua fare nga Këshilli.
Më pas, kriteret që u artikuluan nga Krichbaum në Tiranë u bënë kritere zyrtare të Gjermanisë dhe të vendeve të tjera anëtare të BE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë.
Nëse rilexon sot pohimet dhe qëndrimet publike të figurave publike të para dy vjetëve kundër Krichbaum ato duken gati qesharake dhe dëshmojnë hendekun e madh që ekziston mes mentalitet dhe perceptimit europiano-perëndimor dhe atij shqiptar mbi politikën dhe qeverisjen. Të edukuar e mësuar me regjime diktatoriale dhe autokratike si dhe me adhurimin ndaj udhëheqësit, intelektualët shqiptarë e mendojnë dhe shpjegojnë edhe politikën europiane njësoj si atë shqiptare.
Qëndrimet e tyre të para dy vjetëve reflektojnë bindjen se deputetët janë thjesht shërbëtorë të bindur të udhëheqësit suprem, në ketë rast Merkelit; se deputetët bëjnë politikë personale të jashtme; se ata mund të shiten dhe blihen; etj, Më poshtë po sjellim disa nga këto reagime

Edi Rama:
“Këta zëra të huaj që ngrihen mund të përkojnë me nevojën e PD, por nuk përkojnë me qasjen e përgjithshme të vendeve anëtare, por as me nevojën e parlamenteve të tyre për t’u shprehur në këtë fazë… Thonë çfarë thonë sot deputetë të ndryshëm, kjo në këtë moment nuk ka pikë rëndësie, sepse rëndësi ka çdo të thotë Këshilli Europian.”
“Lulzim mos kap skutave deputetë të huaj për të sharë e për të bllokuar Shqipërinë po lexo rekomandimin e qartë të BE dhe zhblloko Vetingun!”
Spartak Ngjela:
“Gjithçka varet nga qëndrimi i Merkel, që është i kundërt nga ai i Krischbaum. Nuk kemi parë ndonjëherë që kancelarja gjermane të humbë ndonjë votim me rëndësi në Bundestag.”
Erjon Braçe:
“Me ç’di unë zonja Merkel është jo vetëm kryetare e partisë së saj por është edhe kancelare e Gjermanisë dhe me ç’po lexoj edhe kandidate për një mandat të ri. Mos merremi me njerëz kaq të vegjël në raport me ata që përfaqësojnë institucionalisht Gjermaninë, qeverinë gjermane, parlamentin gjerman e çdo gjë tjetër.”
Mustafa Nano:
“Ka shumë politikanë europianë dhe amerikanë palaço, biles dikush ka përfunduar edhe në burg, që kanë ardhur këtu dhe kanë mbështetur njërën apo tjetrën palë për interesa nga më të çuditshmet. Krischbaum është një deputet dhe nuk e di, por duhet pritur takimi Merkel-Rama të hënën.”
Arjan Vasjari:
“Qëndrimi i tij është një qëndrim i lobuar që në sfond shikoj edhe një trafik influence. Të gjitha problematikat e tij kanë qenë problematika që kanë ekzistuar edhe para 2 javësh kur Komisioni dha “OK” dhe asnjë nga komisarët nuk shprehu këtë qëndrim. Elementi i dytë, në dijeninë time nuk ka ndodhur që Komisioni të japë “OK” dhe të dalë një deputet i një Parlamenti të caktuar dhe të thotë jo.”
Majlinda Bregu:
“Zbërthimi i 5 prioriteteve të thëna dje nuk janë asgjë më shumë se sa ajo që ishte në progres raport. Por që dëshmojnë edhe njëherë se në vendimin që do të jetë në Këshill në dhjetor ky do të jetë humori ose qëndrimi i vendeve anëtare kryesisht. Rrugë të mbarë kryeministrit në Gjermani të hënën, do ta shoh bashkë me ju në televizor.”

“Exit.al”

Conte “dorëzohet”!

Antonio Conte ka deklaruar se Chelsea me shumë mundësi nuk do të jetë në Champions League sezonin e ardhshëm.
Italiani foli pas fitores 2-0 ndaj Southampton në gjysmëfinalet e “FA Cup”, e cila i jep mundësinë skuadrës së tij të mbetet në garë për të fituar një trofe në këtë sezon.
Chelsea është në vendin e pestë të Premier League, pesë pikë larg nga Tottenham i vendit të katërt, kur mbeten edhe katër ndeshje nga fundi.
“Jemi në finale për herë të dytë radhazi dhe tani do të synojmë me çdo kush fitoren për t’i dhënë një kënaqësi të merituar tifozëve tanë. Ata e duan shumë këtë trofe dhe ne do të japim gjithçka për t’ia dalë mbanë,” – pohoi Conte.
“Synimi ynë tani është të ushtojmë presion deri në fund për vendin e katërt në kampionat, por kemi humbur shumë pikë në këtë sezon dhe duhet të jetojmë me realitetin dhe të pranojmë faktin se vitin e ardhshëm nuk do të jemi në Champions, por në Europa League. Edhe kur erdha unë, Chelsea nuk ishte në Champions, por fituam titullin kampion”, deklaroi italiani.

Nuk mjafton humbja me Napolin, Juve merr lajmin e keq

Sikur humbja në shtëpi kundër Napolit të mos ishte e mjaftueshme, Juventusi merr një tjetër lajm të keq. Në pjesën e parë, Massimiliano Allegri duhej të zëvendësonte Giorgio Chiellini për shkak të lëndimit. Dhe nuk ka asnjë shpresë për ta rikuperuar atë për ndeshjen e madhe të së shtunës, kundër Interit.
Trajneri bardhezi flet konferencë në mënyrë të qartë: “Ne duhet ta pranojmë humbjen, jemi ende në krye të Seria A, me katër ndeshje të mbetura për t’u luajtur. Dy në shtëpi dhe dy larg, në “San Siro” dhe “Stadio Olimpico”. Sigurisht, unë mendoj se të shtunën e ardhshme do të jetë një sfidë veçanërisht vendimtare.
Kundër Interit do të kemi një provë e madhe. Do të na mungojë edhe Chiellini, i cili nuk mund të riaftësohet. Nëse kjo ndeshje kundër Napolit mund të ketë pasoja në ndeshjet e ardhshme? Ju mund të fitoni, ose të humbisni, por nuk duhet të dorëzohemi. Ne jemi ende zotër të fatit tonë”.
Sipas raportit të “Gazzetta dello Sport”, “hiperextensioni” në gju mund ta çojë Giorgio Chiellini për ta përfunduar sezonin e tij këtu. Është me të vërtetë një problem shumë delikat. Sidoqoftë, përgjigjet më të hollësishme priten në orët e fundit.
Gëzim i madh në shtëpinë e Napolit për suksesin “in extremis” në fushën e Juventusit, që ka rihapur në fakt luftën e “Scudetto” në Seria A, katër ndeshje pa mbaruar kampionati. Trajneri napolitan, Maurizio Sarri, i cili foli në mikrofonët e “Sky Sport” dhe “Mediaset Premium”, nuk e fsheh gëzimin, por përpiqet t’i mbajë të tijtë me këmbë në tokë.“Kjo fitore sonte ishte një kënaqësi e madhe për ne”, tha ai.

Allegri: Ishte një lojë e tmerrshme, por jemi ende kryesues të Seria A
Massimiliano Allegri këmbëngul se Juventusi është ende në kontroll të garës së Seria A, pavarësisht humbjes me një “lojë të tmerrshme” 1-0 ndaj Napolit, të dielën. Juve dukej e kënaqur për të luajtur një barazim pa gola në shtëpi, një rezultat që do të kishte ruajtur avantazhin bardhezi me katër pikë më shumë se skuadra e Sarrit, në krye të Seria A, kur kanë mbetur edhe katër ndeshje deri në fund të kampionatit.
Koka e Kalidou Koulibaly, në minutën e 90-të, megjithatë, i pa vizitorët e Maurizio Sarrit të rrëmbejnë një fitore dramatike e të ndjerë, për të lëvizur një pikë larg nga kampionët e Allegrit. Duke iu drejtuar mediave, pas rezultatit zhgënjyes, Allegri ofroi një vlerësim të ashpër mbi cilësinë e konkurrimit në stadiumin “Allianz”, por lëshoi një kujtesë se lojtarët e tij ende e kontrollojnë destinacionin përfundimtar të “Scudetto”.
“Ishte një lojë e tmerrshme nga të dyja skuadrat, – tha ai. – Nuk kishte pothuajse asnjë goditje për gola. Ne kishim disa vështirësi, por duhej ta kishim marrë fundin me më shumë kujdes, sesa të pranonim një gol nga një goditje këndi. Është një rast kokë më kokë dhe çdo gjë mund të ndodhë në ato situata. Tani kemi një ditë pushimi, pastaj duhet të përgatisim ndeshjen vendimtare për sezonin tonë, kundër Interit, – shtoi ai, duke iu referuar “Derby d’Italia” në “San Siro”, fundjavën e ardhshme.
– Ne jemi ende në krye të klasifikimit, ende kemi përparësi. Janë edhe katër ndeshje për t’u luajtur, dy në shtëpi dhe dy larg, kështu që ne do të shohim se çfarë mund të ndodhë. Napoli e meriton në njëfarë mënyre fitoren, por nuk kishte pothuajse asnjë shans. Ata duhej të fitonin, ne duhej që të fitonim, ose barazim. Ekziston një avantazh tjetër, pasi diferenca e golave është në favorin tonë. Ne duhet ta analizojmë mirë këtë ndeshje dhe të përgatitemi për të ardhmen. Kjo do të jetë shumë e rëndësishme”.
Allegri zëvendësoi Paulo Dybala, i cili ishte përfolur për një lëndim, duke e ulur në stol në gjysmë të lojës, në favor të Juan Cuadrado, ndërsa Mario Mandzukic mori vendin e Douglas Costa në minutën e 71-të, ndonëse asnjë ndryshim nuk ndodhi te paraqitja e Juves, që të trondiste letargjinë e bardhezinjve. “Unë e zëvendësova Dybala, sepse kisha më shumë mbulim dhe fizik në krahë, – sqaroi Allegri. – Kjo është arsyeja pse Mario Mandzukiç erdhi nga stoli”.