24.5 C
Tirana
E martë, 20 Maj, 2025

Avokatja e Popullit: Masa represive ndaj protestuesve në Kukës, policia pa urdhër-arreste

Avokati i Popullit, Enedia Ballanca e ftuar sot në emisionin “Kjo javë” në Neës 24 ka sqaruar publikisht problematikat dhe shkeljet e evidentuara nga institucioni që drejton gjatë arrestimit të protestuesve në rrugën e Kombit.
Zonja Ballanca foli për mos zbatim të garancive ligjore dhe kushtetuese. Sipas saj urdhrat e ndalimit nga Prokuroria për protestuesit kanë qenë pa arsyetim në lidhje me shkaqet. Gjithashtu në rekomandim thuhet se nuk rezulton dokumentim nga Policia për ekzekutim të urdhrave
-Ju keni bërë një rekomandim të detajuar, çfarë ka ndodhur gjatë asaj nate?
Do doja të ishte edhe më i detajuar, me më shumë gjetje dhe problematika, por kaq kohë patën në dispozicion. Avokati i Popullit nuk vendos kush duhet arrestuar dhe kush jo, por kemi të drejtën të mbrojmë liritë dhe të drejtat e njeriut ndaj bëmë një analizë të plotë të kësaj ngjarje.
-A ka pasur probleme ligjore gjatë gjithë shoqërimeve?
Ka pasur probleme të natyrës procedurale. Nuk mund të shprehemi nëse urdhër-arrestet kanë qene të drejta apo jo. Ajo që ne kemi vënë re është se veprimet e kryera nga ana e policisë janë të marra nga një urdhër i prokurorisë.

-Lejohet t’i shkosh një individi në shtëpi? Është e ligjshme kjo?
E drejta themelore e njeriut është ajo e lirisë atij nuk duhet t’i cënohet liria. Në lidhje me masën e arrestit nuk ka ndalim për arrestimet gjatë orëve të natës. Ka një dispozitë tjetër që thotë se nuk mund të bëhen kontrolle nga ora 10 e natës deri në 7 të mëngjesit. Në gjykimin tonë nuk ka shkak që arrestimi të bëhet natën. Një arrest duhet të jetë jo vetëm i ligjshëm, por nuk duhet të jetë as arbitrar. Gjykata evropiane e të drejtave të njeriut i trajton këto çështje vazhdimisht dhe arrin në konkluzionin se pushtetet nuk duhet të stimulojë masat represive.
-A keni kërkuar dokumente shtesë dhe nuk u janë vënë?
Çfarë kemi kërkuar na është sjellë, ka edhe të tjera që s’na kanë ardhur ende por nuk është se do ndryshojnë rezultatin. Ne ishim pas protestës në Kukës, janë vënë re sjelljet e frikës tek protestuesit. Gjatë shoqërimit policët nuk kanë lënë kopjet e urdhër-arresteve në shtëpitë e protestuesve. Edhe gjatë momentit të arrestimit nuk kanë dhënë asnjë informacion. Nga intervistat që kemi bërë dhe pyetjes përse na merrini i janë përgjigjur me ju e dini vetë ç’keni bërë. Pra duhet të kishte pasur më shumë informacion.

Ish-trajneri i Argjentinës ankohet: Prej tij humbëm finalen e Kupës së Botës 2014

Ish-trajneri i Argjentinës, Alfio Basile ka folur pwr humbjen nw finalen e Kupës së Botës 2014. Ai ka fajësuar Gonzalo Higuain për finalen e humbur në Kupën e Botës 2014 kundër Gjermanisë në finale.
Sulmuesi që atëherë luante me Napoli doli i vetëm përballë Neuer në “Maracana”, por humbi një rast të shkëlqyer dhe më pas iu anulua një gol për pozicion jashtë loje.
Mario Gotze shënoi golin e fitores në kohën shtesë duke i dhënë Gjermanisë titullin e katërt botëror.
Trajneri veteran, në autobiografinë e tij, që mban titullin “Gjenerata Lio”, nuk i kursen kritikat për sulmuesin aktual të Juventus.
“Për të gjithë futbollistët kishte vetëm një fajtor për humbjen në finalen e Kupës së Botës, ishte faji i Gonzalo Higuain. E vërteta është se është shumë e vështirë të kuptosh se çfarë ndodhi me të. E kishte topin në zotërim në hyrje të zonës dhe ishte krejtësisht i vetëm. Mund ta çonte ku të donte, por çuditërisht goditi jashtë. Kjo na kushtoi humbjen në finale”, shkroi Basile.
Më pas, ai shtoi: “Lojtarët nuk e donim më Higuain në ekip gjatë eliminatoreve të botërorit të fundit, sepse askush nuk mund ta harronte gabimin e tim. Ai humbi një mundësi për të shkruar historinë dhe për ta bërë Argjentinën të paharrueshme. Ishte një disfatë e madhe për të dhe ne”.

Departamenti i Shtetit: Qeveria dhe grupet kriminale, duart tek media

Raporte të ndryshme tregojnë se qeveria, biznesi, dhe grupet kriminale kërkojnë të ndikojnë median përmes mënyrave jo të përshtatshme.
Ka pasur raste të ushtrimit të presionin direkt dhe indirekt politik dhe ekonomik mbi median, pëfshirë kërcënime dhe dhunë kundrejt gazetarëve, të cilët janë përpjekur të hetojnë raste të korrupsioni dhe krimit.
Presioni politik, mungesa e fondeve i kanë detyruar mediat dhe gazetarët drejt vetë censurimit. Mungesa e fondeve ka ndikuar në raportimin e drejtë dhe të paanshëm të gazetarëve duke botuar raportime të njëanshme. Vazhdojnë problemet me pagat e gazetarëve.
Ka pasur një rritje dramatike të medias online, të cilat paraqesin një etik profesionale të ulët dhe rrisin shqetësimet për prodhimin e lajmeve të rreme në përfitim të interesave specifik politikë dhe financiarë.
Fondet e donatorëve për organizatat të cilat punojnë për një media të pavarur janë të kufizuara, dhe ndaj shtypi është vulnerabël ndaj keqpërdorimit nën presionin politik dhe ekonomik. Sipas raportit vetëm disa media prodhojnë lajme të pavaruar për krimin e organizuar, ndërsa në mediat e tjera gazetarëve i mungon pavarësia editoriale dhe financiare.
Pjesa më e madhe e pronarëve të kanaleve televizive e përdorin përmbajtjen e prodhuar nga to për të ndikuar në veprimet e qeverisë në favor të bizneseve të tyre. Pronarët e bizneseve e përdorin gjithashtu lirshëm median për të përfituar ndere dhe për të promovuar interesat e tyre të lidhura me partitë politike.
Shpesh gazetarët praktikojnë vetë censurim për të shmangur dhunën dhe si përgjigje ndaj pronarit dhe editorit që kërkon të rrisë interesat e tij politike dhe ekonomike. Një studim i rrjetit BIRN zbuloi se kompanitë e mëdha tregtare dhe reklamuesit e rëndësishëm ishin burimi kryesor i presionit ndaj medias.

Korrupsioni dhe mungesa e transparencës në qeveri
Ligji parashikon dënime penale për korrupsionin e kryer nga zyrtarët publikë, por Qeveria nuk ka zbatuar në mënyrë të efektshme ligjin, dhe zyrtarët shpesh të angazhuar në praktika korruptive nuk janë dënuar.
Korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisë. Nga muaji janar deri në muajin gusht, zyra e prokurorit të përgjithshëm regjistroi 185 hetime të reja. Gjatë të njëjtës periudhë 122 persona shkuan në gjykatë për akuzaën e korrupsionit dhe 99 të tjerë u dënuan.
Nga muaji gusht 17 752 mijë ankesa u regjistruan në portalin stokorrupsionit.al, rreth 8 përqind e tyre kishin informacion për zbatimin e praktiva të korruptuar.
Në tetor prokuroria lajmëroi nisjen e hetimi për ish – Ministrin e Brendshëm me akuzën për lidhje me një organizatë kriminale dhe për abuzim me detyrën.
Prokurorët kanë bërë përparim në gjykimin e korrupsionit të punonjësve të ulët duke përfshirë edhe gjykatës dhe prokurorë, por hetimi i krimit të korrupsionit në nivelet e larta mbetet i pandëshkueshëm si pasojë e frikës së prokurorëve nga ndëshkimi, mungesa e burimeve dhe korrupsionin në vetë sistemin e drejtësisë.
Roli i policisë dhe aparati i sigurisë
Policët jo gjithmonë e zbatojnë ligjin njësoj për të të gjithë. Marrëdhëniet personale, lidhjet politike ose kriminale, infrastruktura e dobët mungesa e mjeteve ose mbikqyrja e jo e duhur shpesh kanë ndikuar në zbatimin e ligjit nga forcat policisë.
3811 telefonavta janë regjistruar në linjën telefonike “green line” në muajin korrik të 2017. Pjesa më e madhe e tyre denoncojnë

“mos veprim të policisë”, “gjobë e padrejtë” ose “shkelje e procedurave standarte të veprimit”. 57 police janë rekomanduar për procedurë disiplinore dhe 5 policië i janë referuar prokurorisë.
Ndëshkueshmëria
Prokurorët kërkuan, dhe gjykata urdhëroi, masën e arrestit me burg për shumë çështje kriminale, pavarësisht se gjykata disa herë nuk e ka pranuar kërkesën e prokurorisë për dënimin me burg për të pandehurit me profilit të lartë dhe me lidhje të forta.
Shumë seanca gjyqësore zhvillohen në zyrën e gjyqtarit duke treguar mungesë profesionalizmi dhe duke i dhënë mundësi për korrupsion. Këto faktorë minojnë autoritetit e gjyësorit, duke ndikuar në vendime të diskutueshme dhe lejojnë zbatimin e paqëndrueshëm të ligjit.
Zbatimi i të drejtës së pronës
Qeveria nuk ka ekzekutuar 26 mijë vendimet e gjykatës si dhe 11 mijë denoncimet për shkelje të të drejtave të pronës. Shumë çështje i janë referuar Gjykatës së të drejtave të Njeriut në Strazburg dhe janë në pritje të vendimit.
Ndërhyrjet arbitrare ose të paligjshme në pronën private
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka shembur prona private pa një proces të ligjshëm si pjesë e një fushate të gjërë për prishjen e ndërtimeve pa leje.
Pronarët nuk kanë marrë lajmërim me shkrim brenda afateve, institucioni nuk ka marrë parasysh se banesa ndodhet në process aplikimi për legalizim dhe ka procesi ka qënë jo transparent.
Gjatë vitit 2017 banorët e Himarës janë ndeshur me qeverinë për prishjen e disa shtëpive dhe bizneseve pa lajmërim paraprak apo dëmshpërblim në përputhje me ligjin. Në muajin tetor 2017 qeveria prishi disa struktura të pabanuar në Himarë si pjesë e zbatimit të planit për rregullimin e qytetit [Rilindja Urbane], për të cilën banorët u ankuan sepse bashkia e Himarës nuk kishte kryer dëgjesat me publikun. Prishja e 12 strukturave u ndalua sepse banorët u ankuan në gjykatë kundër autoriteteve vendore.

Respektimi i të drejtës për arsimim
Prindërit duhe të blejnë vetë mjetet, librat, uniformat dhe ngrohësit për klasat e fëmijëve në shkollë; kjo gjë është e kushtueshme për shumë familje, në veçanti përv familjet e komunitetit romë dhe egjiptian. Shumë familje shprehen se këto kosto janë arsyeja se pse nuk i dërgojnë vazat e tyre në shkollë.
Abuzimi me fëmijët po rritet në veçanti në shkolla. Shërbimet për viktimat e abuzimit nuk janë në dispozicion të menjëhershëm.
Njësitë e mbrojtjes së fëmijëve në bashki kanë raportuar 104 raste të dhunës fizike në shkollë në 2016.
Respektimi i të drejtave të grave dhe fëmijëve
Zyrtarët nuk dënojnë përdhunim brenda martesës. Koncepti i përdhunimit brenda martesës nuk kuptohet mirë dhe autoritetet shpesh nuk e konsiderojnë krim.
Policia nuk ka kapacitetin dhe trajnimin e duhur për tu përballur në mënyrë efektive me dhunën në familje.
Sipas statistikave të qeverisë, raporti i lindjeve djalë/vajzë në vitin 2016 ishte respektivisht 100 me 107, kjo gjë tregon se ka mundësi që po ndodh përzgjedhja seksuale e fëmijëve përpara lindjes. Qeveria nuk po ndërmerr asnjë hap për të luftuar këtë mosbalancim.
39 fëmijë kanë rënë viktimë e trafikimit apo janë identifikuar si viktima të mundshme të trafikimit, nga muaji e tetor e në vazhdim.
Duke qënë se ligji e ndalon dënimin e fëmijëve nën moshën 14 vjeç për veprën penale të vjedhjes, bandat kriminale i përdorin fëmijët e braktisur për kryer vjedhje nëpër banesa.
Fëmijët janë subjekt i lypjes së detyruar dhe përdorimit për ushtrimin e aktivitetit kriminal. Raportet tregojnë se fëmijët punojnë si shitës ambulantë, lypës, fermer, shpërndarës droge, në lavazh makinash, në fabrikat e tekstilit, në miniera ose në pastrim këpucësh. Pjesa më e madhe e fëmijëve punojnë në sektorin informal.
Megjithëse ligji e ndalon që fëmijët të lypin në rrugë, policia në përgjithësi nuk bënë asgjë për të zbatur ligjin.

Të drejtat e punëtorëve
Sindikatat e punëtorëve janë të dobëta dhe të politizuara. Punëtorët të cilët marrin pjesë në greva të paligjshme mund të detyrohen të paguajnë dëmet e shkaktuara nga veprimet e grevës.
Kushtet e punës
Sipas, Bankës Botërore sektori informal është rreth 50 përqind i të gjithë punësimit në vend.
Kushtet e punës në sektorin e prodhimit, ndërtimit dhe sektorin e minierave shpesh janë të dobëta, dhe në disa raste të rrezikshme. Burime dhe inspektimet nuk janë të përshtatshme dhe gjobat shpesh nuk i ndalojnë shkeljet, agjensitë e zbatimit të ligjit nuk kanë mjete për të dënuar shkelësit e ligjit.
Nuk ka programe të qeverisë për të dhënë mbrojtje sociale për punëtorët në ekonomin informale. Shkelje të pagës dhe të standarteve të sigurisë në punë ndodhin shpesh në sektorin e tekstileve, qëpjes së këpucëve, ndërtim dhe industrisë nxjerrëse. Punonjësit shpesh nuk mund të dalin nga situata që vë në rezik jetën e tyre ose sigurinë pa rrezikuar punësimin e tyre.
Ligj parashikon 40 orë punë në javë, por marëveshjet idividuale apo kolektive ndërmjet punëdhënësit dhe punëmarrësit vendosin se orët e punës gjatë javës. Ligji parashikon pushime vjetore të paguara, por vetëm punonjësit në tregun formal të punës kanë të drejtë për pushime të paguara. Shumë persona në sektorin privat punojnë 6 ditë në javë.
Qeveria nuk ka vendosur standarte për ërcaktimin e periudhës minimale të pushimit në një javë. [Qeveria] Shumë radhë zbaton ligje të lidhura me përcaktimin e maksimumit të orëve të punës, kufizimit të orëve të punës jashtë orarit, apo për pagesën shtesë për orët e punës jashtë orarit, në vëçanti në sektorin privat.

Gjendja në burgjet e Shqipërisë
Policët shpesh abuzojnë fizikisht dhe psikoligjikisht me të dënuarit. Rastet e dhunës ndodhin më shumë gjatë arrestimit, marrjes në pyetje dhe paraburgimit.
Nga gushti i vitit 2017 Avokati i Popullit ka regjistruar 104 ankesa të të arrestuarve, pjesa më e madhe e tyre ishin për kushtet shëndetësore si dhe për dhunën dhe korrupsionin e policëve. Avokati i Popullit nuk ka referuar asnjë rast në prokurori.
Burgjet shqiptare janë të mbipopulluar. Ato mbajnë 3-5 përqind më shumë se sa kapacitet e vërteta. Çështja e mbipopullimit është më e rëndë në ambjentet e paraburgimit.
Të burgosuri me probleme mendore mbahen në të njëjtin mjedis me të burgosur e shëndoshë. Aksesi në kujdesin e shëndetit mendor në këto mjedise është tërësisht i papërshtatshëm.
Korrupsion vazhdon të mbetet problem serioz në burgje, veçanërisht në programet e punës dhe miratimin e lejeve speciale.
Gjatë viti disa persona, punonjës të burgjeve u arrestuan për shpërndarje droge për të burgosurit dhe për lejimin e vizitave familjare kundrejt shpërblimit monetar.

Juventus-Napoli, ja për çfarë luhet në Torino

Shumë pak ndeshje janë aq të rëndësishme sa ajo që do të luhet mbrëmjen e së dielës në “Allianz Stadium” mes Juventus dhe Napoli-t. Bardhezinjtë janë në kërkim të titullit të shtatë radhazi në Serie A dhe ka një avantazh prej katër pikësh në renditje ndaj Napoli-t, që do të kërkojë të ngushtojë diferencat në 1 pikë. Një fitore e miqve do të rriste presionin ndaj kampionëve në fuqi, ndërsa humbja e tyre do t’i dhuronte trajnerit Allegri titullin e tij të katërt radhazi pas katër sezonesh në drejtim të torinezëve.
FAKTORI “ALLIANZ” – Juventus pati një ndalesë të papritur në mesjavë, duke barazuar 1-1 në fushën e Crotone-s. Ky rezultat ka ndihmuar Napoli-n të shkojë katër pikë larg bardhezinjve. Megjithatë, duke parë se Juventus ka pësuar vetëm një humbje në shtëpi që nga tetori i 2015-ës, është shumë e vështirë që kampionët në fuqi të bien në shtëpinë e tyre. Nga ana tjetër, Napoli nuk ka pësuar asnjë humbje në ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në transfertë prej 18 muajsh. Me 12 fitore dhe katër barazime të marra në transfertat e këtij kampionat, vendasit do ta kenë shumë të vështirë të gjunjëzojnë miqtë.
MBROJTJA – Pika më e fortë e këtyre dy ekipeve është mbrojtja, me Napoli-n që ka pësuar vetëm një gol në pesë ndeshjet e kampionatit që ka luajtur në fushat e ekipeve të pozicionuara mes shtatë të parëve në renditje. Ata kanë pësuar 0.5 gola për ndeshje në transfertë, duke e mbajtur rrjetën e portës të paprekur në 62% të takimeve të luajtura larg shtëpisë. Pavarësisht nga kjo, Juventus ka mbrojtjen më të mirë të kampionatit, me vetëm 5 gola të pësuar në ndeshjet e këtij sezoni që ka luajtur në shtëpi.
“PIPITA” – Kjo do të jetë ndeshja numër 100 e Gonzalo Higuain me fanellën e Juventus. Ai ka shënuar 54 gola me bardhezinjtë, pesë prej të cilave kanë ardhur kundër Napoli-t. Duke parë se kjo ndeshje pritet të jetë shumë e luftuar dhe e ekuilibruar, vendasit do të mbështeten tek argjentinasi për të gjetur rrugën e golit. Edhe pse ai ka shënuar gol në katër nga pesë ndeshjet e luajtura kundër Napoli-t, ish-skuadra e tij.
Shifra dhe fakte
– Juventus nuk ka pësuar humbje në katër ndeshjet e fundit që ka luajtur në shtëpi kundër Napoli-t.
– Pas 10 ndeshjesh radhazi pa pësuar gol në kampionat, Juventus kanë pësuar gol në tri nga katër ndeshjet e fundit.
– Napoli është i pamposhtur në 29 ndeshjet e fundit të kampionatit që ka luajtur në transfertë (23 fitore, 6 barazime): humbja e tyre e fundit larg shtëpisë ka qenë në tetor të 2016-ës.
– Napoli është skuadra e Serisë A që ka grumbulluar më shumë pikë (28) në ndeshjet që ka qenë në disavantazh.
– Dries Mertens nuk ka shënuar gol në shtatë ndeshjet e fundit të luajtura kundër Juventus: goli i tij i vetëm kundër bardhezinjve ka qenë në marsin e 2014-ës.

Dalin festimet e Gjiknurit tek kompania e karburanteve “Gulf” me Besnik Sulën e Ramës

Qytetarëve të mashtruar nga kompania GULF me tollonat e karburanteve nuk kanë dëgjuar asnjë reagim nga qeveria këto ditë. Qoftë për t’i dalë në mbrojtje atyre si konsumatorë, si taksapagues, apo si viktima të një mashtrimi, qoftë për t’i sqaruar se çfarë do të bëhet me paratë që tashmë ia kanë paguar kompanisë. Nuk ka një reagim zyrtar se pse falimentoi GULF, sa para i detyrohet qytetarëve të mashtruar, sa para i detyrohet tatimeve etj.
Për të kuptuar më mirë heshtjen, ia vlen t’i rikthehesh ceremonisë së inaugurimit të investimit të GULF në Shqipëri në qershor të 2014, kur aty janë të ftuar Damian Gjiknuri, Ilir Meta, Blendi Klosi, Vangjush Dako, Beso Sulaj etj.
Në ceremoni ka mbajtur edhe një fjalë Ministri i Energjisë, Damian Gjiknuri që e quan kompaninë një investitor serioz dhe që del garant për rregullat për tregëti dhe konkurencë të ndershme dhe standarte të larta.
Pyetja që shtrohet është se cilat janë lidhjet me këtë kompani të Besnik Sulaj njeriu i afërt i Ramës? Kompania shiste në treg naftën e ARM_-së ndërkohë që dihet se ARMO ju dha Besnik Sulajt direkt nga Rama. Ishte po kjo ARMO me Besnik Sulajn që krijuan 75 milionë euro detyrime të papaguara ndaj shtetit dhe duke lënë një gropë të madhe detyrimesh edhe me punëtorët që kishin muaj pa u paguar. Falimentimi i ARMO-s që tregtonte karburantet jashtë standardit për qytetarët shqiptarë përmes “Gulf” ka sjellë edhe falimentimin e bijës së saj që tregtonte karburantet me pakivë në shumë pika në të gjithë Shqipërinë.

Shpallet në kërkim administratori
Prokuroria e Tiranës ka nisur zyrtarisht hetimet për menaxherët shqiptarë të kompanisë “Gulf”, duke shpallur në kërkim policor menaxherin kryesor, Albano Alikon. Prokuroria e Tiranës hetimet për skemat mashtruese të shitjes së tollonave pak ditë para mbylljes së aktivitetit, skemë e cila dyshohet se është krijuar nga Aliko.
Prokuroria dyshon se menaxherët e “Gulf”-it, me vetëdije kanë shitur nëpërmjet tollonave shumë më tepër litra karburant nga sa ka patur në gjendje kompania. Ndonëse karburanti është shitur me vlerë të reduktuar brenda pak ditëve, dyshohet se nga kjo skemë janë mbledhur mbi 1,5 milionë euro.
“Gulf” ju blinte prej disa kohësh furnizuesve të mëdhenj naftë me 1500 lekë litrin dhe shiste tollonë me 1200 deri në 1300 lekë litrin. Kjo vuri në lëvizje furnizuesit, të cilët nisën të kërkonin llogari, ndërkohë që detyrimi që “Gulf” kishte krijuar vetëm ndaj dy kompanive të njohura është 900 mijë dhe 700 mijë, gjithsej 1.6 milionë euro në total. Ndërsa dëmi që i krijoi klientëve, të cilëve u kanë mbetur në dorë tollonë pa vlerë, është 1.5 milionë euro.
Mbi 2 milionë euro është detyrimi që kompania kishte ndaj pikave të shitjes së karburanteve që kishte marrë me qira, të cilat thuhet se prej 4 muajsh nuk paguheshin. Në total, dëmi shkon mbi 5 milionë euro, por këtu nuk llogariten detyrimet tatimore të cilat administrata fiskale nuk i ka bërë të ditura. Për këtë arsye, përveç shpalljes në kërkim policor të menaxherit kryesor të “Gulf”-it në vendin tonë, Albano Aliko, prokuroria i ka kërkuar Tatim-taksave si dhe bankave, që të bllokojnë çdo aset apo llogari që ka lidhje me kompaninë “Gulf”, në mënyrë që të përdoren për të minimizuar sadopak vlerën e dëmit financiar që ka shkaktuar.
Në 9 mars, administratori gjeorgjian i kompanisë Irakli Svanidze dha dorëheqjen për arsye që thuhen se janë personale.

Skandali, Olsi Rama pas piramidës së karburanteve “Gulf”

Qytetarët denoncojnë se pas kompanisë piramidale, “Gulf” qëndron vëllai i kryeministrit Rama, Olsi Rama. Denoncimet janë bërë publike nga ish-kryeministri Berisha.
Ja çfarë shkruan Berisha në Facebook
Qytetaret dixhitale denoncojnë si kompani të Olsi Ramës kompaninë e naftës Gulf! sb
“Feb 28,22:27 po te jap nje shqetesim per nje korupsion galopand te rilindjes komuniste mjafton te behet nje kontroll ne te gjitha karburantet e olsi rames gulf dhe atje tregetohet i gjithi karburanti pa dogane mund te takosh cfardo lloj manaxheri te ketyre karburantit gulf ne shqiperi dhe te afrojne tollona ti blesh me 125 leke 130 leke litri i naftes kur vlera doganore e nje litri nafte eshte 105 leke lind pyetja ku e gjejne keta bashibozuke komuniste rilindas kete nafte me 125 lek literi normalisht e fusin pa dogane kush i kontrollon keta asnje lloj kontrolli nuk i behet pse ate e komandon edi rama sikur nje prokuror i thjeshte te veje te verifikoje te pakten nje karburant te vetem se a raportohet online sasia e shitur e karburantit gjendet ne moment por sistemi nuk punon per gulfin punon vetem per ne hallexhinjte qe na ropen me gjoba dhe penalitete je i nderuar komandanti i pergjitshem i shqipetarve vetem me ty shpetohet atdheu yne i raskapitur me respekt nje qytetar i nderuar tepelene”.

“Pershendetje Doktor !!
Eshte nje lajme bombe ne ke raste ka te bej me kompanin e “GULF” karburante ne te gjithe Shqiperin jane shperndare tollona pa funde me dhjetra litra nafte por ne shkembim asgje nuk kane mar qytetaret per kete raste se kan mbledhur lek kesh neper duar dhe neve si qytetare na pelqeu si cmim se ishte 140/litri!!
Asnje pergjigje jan bllokuar te gjitha shitjet sistemi per tollona dhe nuk e kan dhene as ne tv as lajme asgje”.
“April 21,07:19Te Doli fjala prape zoti Berisha e keqja e kesaj qeverie tani do heqin flalen galf do vene x y se eshte shoqeria e olsit”
“April 19,12:05Tani qe Galf falimentoj ca do behet me ne qe kemi bler tollona?”
“April 19,11:18Vjellje diten per dill
Skandal me tollonat e naftes me firmen gulf
Jan shperndar mga pikat e kompanis gulf
Ne shkoder me mijra ton
Naft me tollona duke i konvertu ne lek
Ka shofera kamionash
Dhe autobuzash qe kan
3 .4 milion tollona letret ne dor
Pa numuru makinat private
Pa prit pa mendu sot thot ka falimentu
Dhe sjapin shpjegime
Nuk dina kuj me ju drejtu
Jan grabit miliona euro
Tu i llan letra po shteti ça ban kjo asht repuplik bananesh
Po flas per ne shkoder
Kushedin ça asht ba ne rrethet tjera”.

Reagimi i fortë i Doris Pack kundër Ramës: Krichbaum s’është në kategorinë e Ramës, as shitet, as blihet

Politikania gjermane, anëtare e partisë CDU, Doris Pack ka reaguar për deklaratat e fundit në mediat shqiptare në adrese të Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.
“Një histori e pabesueshme dhe e fabrikuar në mënyrë perfekte nga Edi Rama, kryeministri shqiptar, për shpifje ndaj Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Evropës në Bundestagun Gjerman. Rama mendon për të tjerët se janë në kategoritë e tij: të gjithë mund të blihen + shiten. Turp për të + gazetarët që përhapin shpifjen”, shkruan Pack në Twitter.
Kreu i PD, Lulzim Basha denoi ashper sot sulmet që Edi Rama po bën nga mediat e kontrolluara prej tij ndaj Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE-s në Bundestagun gjerman, Gunther Krichbaum.
Në një konferencë për mediat, Basha tha se kryeministri Rama “në vend që të reflektojë për kritikat e drejta të Gunther Krichbaum, ka zgjedhur të ndjekë një fushatë shpifjesh kundër tij”.
“Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhvillohet prej 3 ditësh, është se financohet nga paratë e krimit, të drogës që lidhen me Ramën, Tahirin dhe Veliajn. Ky aksion i ulët propagandistik dëmton interesat e vendit. Me këto sulme, Rama po shton radhët e deputetëve gjermane që janë pesimistë për hapjen e negociatave me Shqipërinë”, u shpreh Basha.

Pas një takimi të martën në Berlin me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, kryetari i Komisionit parlamentar për Çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha “Deutsche Ëelle”-s në edicionin shqip se, rekomandimi i Komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh, para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave.
“Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit, sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për çeljen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht, dua të konsultoj gjithashtu raportet e tjera për të marrë këtë vendim. Si për shembull, raportin e ‘Transparency International’, raportin e Bankës Botërore dhe raporte të tjera ndërkombëtare”, u shpreh Krichbaum.
“Si grup parlamentar i CDU-CSU-së kemi formuluar nëntorin e përpara dy viteve pika shumë të qarta, e tani duam të dimë sesa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë sesa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill të vitit 2018, e vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit”, vazhdoi Krichbaum.

Mashtrimet e ministrit Gjiknuri me taksën e Rrugës së Kombit!

Enver Bytyçi

Dje ministria e Ekonomisë, Energjitikës dhe Infrastrukturës, me ministër Damian Gjiknuri, njoftoi se ministri i ka bërë kompanisë koncensionare një letër, në të cilën i kërkon që taksa e Rrugës së Kombit për qytetarët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të jetë 1.5 euro në shkuarje e po kaq në kthim, pra 3 euro gjithsej. Të gjithë të tjerët do të paguajnë taksën e parashikuar në fillim prej 10 euro në të dy kalimet. Mjetet e transportit publik, thuhet në komunikatë, nuk do të paguajnë.
Duke marrë parasysh se qeveria dhe ministri përkatës zgjohen nga gjumi me një listë mashtrimesh të përditshme për gjithçka dhe çdo gjë, mashtrime që gjuha mediatike në vedin tonë të çuditshëm i përkthen si piar, si reklamë, atëherë m’u desh që të gjurmoj ku fshihet hileja e kësaj takse! Fillimisht thashë se nuk jam ekonomist dhe është vështirë të gjurmoj për të gjetur mashtrimin e radhës për taksën e Rrugës së Kombit. Por kur më ra ndërmend se financat tona i llogarit, i menaxhon, i planifikon dhe i shpenzon një mësues i anglishtes, thashë me vete, pse dhe unë të mos bëj ca llogari të vogla?!
Llogaritë shkojnë të gjitha në funksion të argumentit se prapa deklaratës së Gjiknurit fshihet një intrigë e një mashtrim tjetër i radhës. Lë të ndalemi në disa argumente.
1. Nëse ngrihet trau i taksës në Rrugën e Kombit qoftë dhe me 10 cent pagesë, atëherë legjitimohet taksimi i dy ose trefishtë i kësaj rruge.
Qeveria nuk ka problem masën e taksimit, ka problem krijimin e legjitimitetit për taksim. Me këtë deklaratë ajo e realizon qëllimin e saj final. Vendos një taksë për një rrugë të ndërtuar me taksat tona. Vendos një taksë të dytë mbi atë të taksës së qarkullimit e destinuar për mirëmbajtjen e rrugëve. Vendos një taksë në një aks rrugor, i cili i sjell vendit dhjetëfish të ardhura më shumë sesa i jep taksa e pastrimit të parave e paguar te Tuneli i Kalimashit. Vendos një taksë në një rrugë, e cila konsiderohet si aks strategjik kombëtar i shqiptarëve dhe si çdo investim strategjik nuk mund të jetë objekt në duart e një kompanie private.

2. Taksa 1.5 euro, ose tre euro për dy kalimet, pas gjashtë muajsh ose një viti do të dy ose trefishohet, sepse askush nuk do ta ndalojë qeverinë dhe ministrinë përkatëse ta bëjë këtë. Aq mq pak kompaninë koncensionare. Kontrata me koncensionarin e detyron atë që ky çmim të rritet me shpejtësi, sepse një kontratë e nënshkruar dhe ratifikuar ka fuqi ligjore dhe një ankimim i kompanisë koncensionare do t’ia japë asaj të drejtën për të zbatuar kushtet e kontratës. Fuqia ligjore e letrës së Gjiknurit është null. Nëse sot kjo kompani bie dakord për këtë çmim, kjo ndodh për shkak të protestës së kukësianëve dhe nevojës që qeveria ndjen për t’i mashtruar këta njerëz për momentin. Jam i sigurt se vetë Gjiknuri u ka thënë përfaqësuesve të kompanisë, “Pranoni për momentin, pastaj është në dorën tuaj të bëni çfarë të doni”!
3. Në deklaratë thuhet se mjetet e transportit publik do të përjashtohen nga taksa, e cila përballohet nga 120 mijë euro në vit, që kompania koncensionare është e detyruar t’ia japë bashkisë.
Po të ndahen këto për tri bashkitë, secilës i takojnë 40 mijë euro. Por asnjë dokument ligjor nuk i detyron këto bashki që këto para të shkojnë për transportin publik dhe nga ana tjetër, kompania koncensionare duhet të paguajë sipas të ardhurave deri në 120 mijë euro dhe jo saktësisht e taksativisht 120 mijë euro.
Eshtë fakultative kjo pagesë si në sasinë e saj ashtu dhe në përcaktimin e objektit të përdorimit. Nga ana tjetër transporti publik përfshin vetëm autobuzët, furgonët bëjnë pjesë te shërbimi i taksive, shërbim i cili nuk favorizohet. Nga Kukësi psh përfitojnë vetëm katër autobuzë në ditë, ose 120 udhëtime në muaj, që do të thotë 2500 euro në muaj ose 30 mijë euro në vit.

4. Në deklaratë thuhet se kompania do të humbasë nga ulja e taksës 900 mijë euro në vit, ndërkohë që është thënë më parë se nga taksa e rrugës së Kombit kompania çdo vit krijon diku te gjashtë milion euro të ardhura. Por nëse ajo humbet 900 mijë euro nga ulja e kaksës për mjetet e transportit të qarkut të Kukësit, atëherë me taksën 5 euro nga ky transport duhej të fitonte së paku 1.3 milion euro. Një llogari e thjeshtë e raportit të mjeteve të këtij qarku me mjetet nga pjesa tjetër e vendit dhe nga Kosova që qarkullon në atë rrugë është së paku 1:20. Kjo do të thotë se të ardhurat e kompanisë nuk janë gjashtë milion euro, siç na kanë thënë deri tani, por së paku 26 milion euro në vit, sepse 1.3 milion x 20 bëjnë 26 milionë.
Kjo llogari ka rëndësi të veçantë, sepse qeveria kur dëshiron të fshehë fitimet e kompanisë me të cilën bashkëpunon, i redukton të ardhurat së paku katër herë. Ndërsa kur llogarit humbjet e kompanisë vihet në dispozicion të shumëfishimit të këtyre humbjeve. Kështu ndodhi dhe propagandën, sipës së cilës kompania nga protesta humbi 7 milionë euro, të cilat do i paguante buxheti i shtetit, ndërkohë që humbjet nuk shkojnë sipas ekspertizës së pavarur as një milion euro.
Nisur nga këto të dhëna dhe argumente është shumë e qartë se qeveria shqiptare vijon edhe më tej të mashtrojë qytetarët e vet. Këtij mashtrimi duhet t’i japë fund dikush: Do të ishte mirë që qeveria të bëhej transparente dhe të fitonte besimin e qytetarëve, pra t’i jepte fund maskës së mashtrimeve. E nëse qeveria nuk e bën këtë, atëherë është detyrë e qytetarëve së paku të mos mashtrohen.

Debati mes një profesori ateist dhe këtij nxënësi, që njerëzimi nuk e harron, për Zotin

Një Profesor ateist i Filozofisë po i fliste klasës së tij, në lidhje me problemin që shkenca ka me Zotin e Madhërishëm. Ai i kërkoi një prej nxënësve të rinj kristianë që të ngrihej dhe… Profesori: Ti je i krishterë, apo jo, bir?
Nxënësi: Po, zotëri.
Profesori: Pra ti beson tek Zoti? Nxënësi: Absolutisht, zotëri. Profesori: A është i mirë Zoti?
Nxënësi: Sigurisht.
Profesori: A është zoti i gjithëpushtetshëm?
Nxënësi: Po.
Profesori: Vëllai im vdiq nga kanceri, ndonëse iu lut Zotit që ta shëronte. Shumica prej nesh do të përpiqeshim të ndihmonim të tjerët që janë të sëmurë, por Zoti nuk e bëri. Atëherë, si qenka i mirë ky Zoti? Hë?
(Nxënësi hesht).
Profesori: Nuk përgjigjesh dot, apo jo? Të fillojmë edhe një herë nga fillimi, djalosh. A është Zoti i mirë?
Nxënësi: Po.
Profesori: A është Satanai i mirë?
Nxënësi: Jo.
Profesori: Nga vjen Satanai?
Nxënësi: Nga… Zoti…
Profesori: Saktë. Më thuaj, bir, a ka ligësi në këtë botë?
Nxënësi: Po.

Profesori: Ligësia është ngado, apo jo? Dhe Zoti krijoi gjithçka, apo jo? Eshtë e saktë?
Nxënësi: Po.
Profesori: Atëherë kush e krijoi të ligën?
(Nxënësi nuk përgjigjet).
Profesori: A ka sëmundje? Imoralitet? Urrejtje? Shëmti? Të gjithë këto gjëra të tmerrshme ekzistojnë në botë, apo jo?
Nxënësi: Po, zotëri.
Profesori: Atëherë, kush i krijoi?
(Nxënësi nuk ka përgjigje).
Profesori: Shkenca thotë se keni 5 shqisa, që i përdor për të identifikuar dhe vëzhguar botën që të rrethon. Më thuaj, djalosh, a e ke parë ndonjëherë Zotin?
Nxënësi: Jo, zotëri.
Profesori: Na thuaj a e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?
Nxënësi: Jo zotëri.
Profesori: A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, e ke shijuar Zotin tënd, e ke nuhatur Zotin tënd? A ke patur ndonjëherë ndonjë perceptim shqisor të Zotit?
Nxënësi: Jo zotëri, kam frikë se jo.
Profesori: E megjithatë, ti prapëseprapë beson tek ai?
Nxënësi: Po.
Profesori: Sipas protokolleve empirikë, të testueshëm, të demonstrueshëm, shkenca thotë se Zoti yt nuk ekziston. Ti cfarë ke për të thënë në lidhje me këtë gjë, bir?

Nxënësi: Asgjë. Unë kam vetëm besimin tim. Profesori: Po, besimin. Dhe ky është Problemi që ka shkenca.
(Këtu nxënësi fillon t’i kundërpërgjigjet profesorit).
Nxënësi: Profesor, a ekziston një gjë e tillë si Nxehtësia?
Profesori: Po.
Nxënësi: A ekziston një gjë e tillë si i Ftohti?
Profesori: Po.
Nxënësi: Jo zotëri, nuk ka.
(Në sallën e leksioneve bie heshtja).
Nxënësi: Zotëri, ju mund të keni shumë nxehtësi, edhe më shumë nxehtësi, supernxehtësi, meganxehtësi, nxehtësi të bardhë, pakëz nxehtësi ose aspak nxehtësi. Por nuk kemi asgjë të quajtur i Ftohtë.
Mund të mbërrijmë në temperatura 458 gradë nën zero, që është JONXEHTESIA, por nuk mund të shkojmë më tutje. Nuk ekziston një gjë e tillë si i Ftohti. Ftohtë është vetëm një fjalë që ne e përdorim për të përshkruar mungesën e Nxehtësisë. Ne nuk e masim dot të ftohtin. Nxehtësia është Energji. I Ftohti nuk është e kundërta e Nehtësisë, zotëri, është thjeshtë Mungesa e saj.
(Në sallën e leksioneve vazhdon heshtje e plotë).
Nxënësi: Po errësira, Zotëri? A ekziston një gjë e tillë si Errësira?
Profesori: Po. Cfarë është nata, nëse nuk ka Errësirë?
Nxënësi: Gabohesh sërish, zotëri. Errësira është mungesa e dickaje. Mund të kesh dritë të ulët, dritë normale, dritë të fortë. Por nëse vazhdimisht nuk ke fare dritë, nuk ke asgjë dhe quhet Errësirë, apo jo? Në realitet, Errësira nuk ekziston. Po të ekzistonte, ti do të ishe në gjendje ta bëje errësirën edhe më të errët, apo jo?

Profesori: Atëherë, cfarë po përpiqesh të më thuash, djalosh?
Nxënësi: Zotëri, dua të them se premisa juaj filozofike ka të meta?
Profesori: Të meta? A më shpjegon dot si?
Nxënësi: Zotëri, jo punoni mbi parakushtin e Dualitetit. Ju argumentoni se ka Jetë dhe pastaj ka Vdekje, një Zot i mirë dhe një Zot i keq. Ju e shihni konceptin e Zotit si një gjë të Fundme, një gjë që mund ta masim.
Zotëri, shkenca nuk mundet të shpjegojë as edhe një Mendim. Ajo përdor elektricitetin dhe magnetizmin, por as nuk ka parë, aq më pak të ketë kuptuar gjithësecilin prej tyre. Që të shohësh vdekjen si të kundërtën e jetës, është të jesh injorant ndaj faktit se Vdekja nuk mund të ekzistojë si një gjë e pavarur.
Vdekja nuk është e kundërta e Jetës: është thjeshtë mungesa e saj. Tani më thoni, Profesor, a i mësoni ju studentët se kanë evoluar nga një majmun?
Profesori: Nëse i referoheni Procesit të Evolucionit Natyror, po, sigurisht që i mësoj.
Nxënësi: A e keni vëzhguar ndonjëherë Evolucionin me sytë tuaj, zotëri?
(Profesori tund kokën duke buzëqeshur, teksa kupton se ku po shkon biseda).
Nxënësi: Profesor, askush nuk e ka vëzhguar ndonjëherë procesin e Evolucionit në funksionim e sipër, dhe as nuk mund të provojë se ky proces është një gjë e vazhdueshme. A nuk po jepni mësim opinionin tuaj? A nuk jeni ju, jo një shkencëtar, por një predikues?
(Klasa zien)

Nxënësi: A ka ndonjë në klasë që të ketë parë ndonjëherë trurin e Profesorit?
(Klasa shpërthen në të qeshura).
Nxënësi: A ka ndonjë në klasë që të ketë parë, ndjerë, prekur, nuhatur trurin e Profesorit? Askush, me sa duket. Kështu që, sipas Rregullave të vendosura të Protokollit Empirik, të Qëndrueshëm, të Demonstrueshëm, Shkenca thotë se ti nuk ke tru, zotëri. Me gjithë respektin, si mund t’u besojmë ne leksioneve tuaja?
(Në sallë bie heshtja. Profesori ia ngul sytë nxënësit. Asnjë muskul nuk i lëviz në fytyrë).
Profesori: Ma do mendja që duhet të Besosh që ekzistojnë, bir.
Nxënësi: Pikërisht, zotëri… Ekzaktësisht. Lidhja mes Njeriut dhe Zotit është BESIMI. Kjo i mban të gjithë gjërat gjallë dhe në lëvizje.
Nxënësi quhej Albert Einstein.
Kjo më shumë ka mbetur si legjendë urbane pasi nuk mund të vërtetohet ekzaktësisht se nxënësi ka qenë shkencëtari Anjshtajn por një shpjegim aq logjik dhe i saktë i atribuohet mendjes së tij të ndritur.

Basha dënon sulmet e Ramës ndaj kreut të Komisionit të BE në Bundestag, Krichbaum

Kryetari i PD, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Rama se ka ndërmarë një fushatë fakeneës dhe shpifjesh kundër Kryetarit të Komisionit të Çështjeve të BE në Bundestag, Gunther Krichbaum.
“Edi Rama ka zgjedhur të prodhojë një sërë lajmesh shpifjesh dhe fake news. Gjëja më e ndyrë e kësaj fushate që po zhviollohet prej 3 ditësh në media është se ajo financohet nga paratë e krimit e të drogës e lidhet dretëpërdretjë me Edi Ramën e Saimir Tahirin.
Me sulmet kundër Krichbaum, Rama po shton radhët e deputetëve në Bundestag që janë pesimistë për hapjen e negociatave ne Shqipërinë, vota të cilat janë të domosdoshme për qeverinë gjermane para se të marrë vendimin”.
Në një prononcim për median nga selia PD Basha shprehu “neverinë dhe dënoi ashpërsisht këtë fushatë skandaloze kundër një njeriu e politikani të ndershëm”.
I pyetur për zhvillimet më të fundit në Këshillin e PD-së, Basha ka vlerësuar maksimalisht punën e bërë në forumet e partisë dhe të kryesisë.
“Dua të vlerësoj përpjekjet e forumeve të partisë, kryesisë për të mishëruar në statut parimet e një partie që siguron garë të ndershme për këtë, që nga kryetari te anëtari i thjeshtë, jam mirënjohës që është përqafuar platforma e kufizimit dhe transferimit të pushtetit. Risia më e madhe jo vetëm për PD dhe vendin është përqafimi pa asnjë dilemë i parimit të konsultimit sipas parimit një anëtar një votë me gjithë anëtarësinë para se të seleksionohen kandidaturat për deputetët e ardhshëm. Përsëris sot ftesën time për cdo demokrat që të jetë pjesë e projektit transformues për PD, që sjell kufizimin e pushtetit dhe vendosmërinë për të luftuar krimin dhe korrupsionin dhe monopolet”, tha Basha.