13.6 C
Tirana
E martë, 20 Maj, 2025

Policia holandeze: Shqiptarët sundojnë botën e krimit, trafiku i kokainës në duart e tyre

Gangsterët shqiptarë luajnë një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në veprimet e botës së krimit në Amsterdam, thotë një raport i policisë së kryeqytetit holandez, cituar nga portali NU.nl.
Trafiku i kokainës, qenieve njerëzore dhe mashtrime me pasuritë e paluajtshme, janë sektorët ku bandat shqiptare janë më aktive. Sipas policisë, organizatat ballkanike janë lider në importin e kokainës nga Amerika e Jugut dhe në shpërndarjen në Evropë.
Përveç Holandës, shqiptarët janë gjithashtu shumë aktivë në trafikimin e drogës në Britaninë e Madhe. Numri i personazheve aktivë në malavitën e Amsterdamit është në rritje të vazhdueshme.
Në rritje edhe krimet e dhunshme të lidhur me trafikimin e armëve të zjarrit, sidomos pushkët dhe mitralozët të ardhur nga Ukraina, Siria, Mali dhe Libia, konfiskohen rregullisht.
Vrasjet në Amsterdam në vitet e fundit janë të gjitha të lidhura me trafikun e kokainës, tha policia dhe janë “vrasje me pagesë”, ose të rinjtë që tërheqin këmbëzën janë të angazhuar si “të pavarur” nga malavita.

Kush është ish-doganieri që u kap me 400 kg drogë

Benard Hamzai, 40 vjeç nga Gjirokastra, është personi i arrestuar këtë të premte në vrazhdën e një aksioni ku u sekuestrua një sasi prej mbi 400 kg marijuhanë. Raportohet se ai ka punuar si doganier në pikën kufitare të Kakavijës. Në kërkim, është shpallur edhe një oficer policie, me shërbim në Tiranë, me iniciale S.O., i cili dyshohet i përfshirë në trafikun e drogës.
Një aksion i efektivëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ka bërë sekuestrimin e një sasi të konsiderueshme droge dhe arrestimin e një personi. Ndërsa, një efektiv policie është shpallur në kërkim. Ditën e enjte, në fshatin Thumanë të Krujës, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kg e 450 gr lëndë narkotike e dyshuar e llojit marijuanë, njoftoi Drejtoria e Policisë së Durrësit, që zhvilloi aksionin.
“Nga ana jonë është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra (të efektivit të policisë) dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë”, informuan të njëjtat burme, duke shtuar se, po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve.

Vendimi i sotëm për kuksianët, shenjë e dominimit diktatorial të pushtetit!

“Vendimi i sotëm për lënien në burg të 4 protestuesve kuksianë është shenjë e dominimit diktatorial të pushtetit”, u shpreh gazetari investigativ, Basir Çollaku! Gazetari Basir Çollaku, ishte i ftuar në studion e Fax Neës ku ka folur për ngjarjen e ditës, rishikimin nga Gjykata e Apelit të vendimit për 11 kuksianët e arrestuar duke liruar 7 prej tyre dhe duke pënë në burg 4 të tjerë.
Çollaku u shpreh se mosmarrja në konsideratë nga gjyqtarët të provave të arrestimit gjatë natës dhe mosmarrja në konsideratë e shkeljeve të publikuara nga Avokati i Popullit është e paprecedentë dhe e pakuptimtë.
Basir Çollaku u shpreh se refuzimi i marrjes në provë faktin e pengmarrjes gjatë natës pa vendim gjykate, nuk mund të thuhet se nuk është urdhër e porosi partie.
“Nëse të gjithë kanë filmuar një vrasje, a nuk do ta marrë gjykatësi në provë këtë për shkak se nuk e kemi bërë sipas procedurës filmimin me lejen e prokurorisë? E pastaj të shkoj t’i themi vrasësit: shoku vrasës, sat a marrim në formë ligjore këtë provën, a po na pret pak edhe vrite pastaj? Çështë kjo, ku është parë kjo?
Është një shenjë e pastër e dominimit diktatorial të pushtetit! Jemi duke u rrokullisur në diktaturë për shkak të akumulimit të një pushtetit në një dorë. Çfarë ka mbetur jashtë dorës së Kryeministrit.
Edhe shkeljet e konstatuara nga Avokati i Popullit nuk u morën parasysh nga gjyaktësi. Ata nuk janë punonjës të gjelbërimit por janë juristë që e dinë mirë si merren provat”, tha gazetari.
Çollaku tha se si është e mundur që policia të shkojë e t’i marrë njeriun si thes mielli në mes të natës?
Por gazetari e shpjegon thjesht këtë situatë sipas tij kundër çdo të drejte. “Kjo trupë gjyqsore bën një llogari dhe merr një vendim që e pëlqen qeveria në mënyrë që të mos kalojnë në vetting. Vendim i drejtë do të ishte po të ishin liruar të gjithë të arrestuarit të nesërmen e arrestimit”, tha Çollaku.

Denoncimi i Berishës: Ja si kërcënohen zyrtarët në Fier për të marrë pjesë në takimin e Ramës

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e ardhur nga qytetari, i cili shkruan se, të gjithë zyrtarët e shtetit janë detyruar që të shkojnë në takimin e Ramës në Fier. Berisha shprehet se piktori dështak, që e ka fjalën për Edi Ramës zhvilloi një takim me detyrim me zyrtarët fierakët.
Postimimi i Berishës në Facebook
Piktori deshtak takim me detyrim!
Lexoni mesazhin e nepunesit dixhital. sb
“Doktor pershendetje!
Ju shkruaj per te denoncuar faktin qe Edvin Shullazi ka takim te Biblioteka e Rrethit Fier, ne oren 16.00 dhe drejtoret e Bashkise Fier, UKT, OSSHE dhe ne te gjitha institucionet shteterore te Qarkut po i detyrojne punonjesit qe te jene te pranishem ne takim.
Eshte e turpshme sesi kercenohen me heqje nga puna nese nuk shkojne. Drejtoret do qendrojne te hyrja e Bibliotekes ne oren 16.00 per te bere apelin, me mungesa. Kush nuk vjen, te henen merr leter per largim nga puna !
Qytetaret nuk e duan me narkokryeministrin dhe prandaj ai merr masa qe mos ti deshtoje aktiviteti, dhe ti hedhe hi syve popullit me propagande komuniste.
TURP TURP TURP!”

Kryemadhi: Pabesia e Ramës mban në burg kuksianët, do të jemi në krah të çdo proteste për lirimin e tyre

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar për vendin e gjykatës në lidhje me 11 kuksianët. Sot gjykata vendosi që 4 prej 11 kuksianëve që ishin në burg të ngelen sërish në qeli.
Kryemadhi ka deklaruar se pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë.
“Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.
Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.
Beteja tyre me padrejtësinë është edhe beteja jonë!
Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi”, u shpreh Kryemadhi.
Reagimi i Monika Kryemadhit:
Pabesia dhe frika e Edi Ramës vazhdojnë të mbajnë në mënyrë krejtësisht antiligjore në burg protestuesit kuksianë!
Asnjë qytetar që ka protestuar për një taksë arbitrare dhe të padrejtë, nuk mund të penalizohet nga një drejtësi, që sot më shumë se kurrë tregoi qartas se është vegël e qeverisë.
Procedurat e ndalimit të protestuesve, mënyra se si u shoqërua dhe gjykimi i politizuar janë tregues i qartë i një pushteti të ri në duart e narkoqeverisë.
Asnjë raport ndërkombëtar, asnjë shoë në ERTV apo shfaqje “dashurie publike” për të tërhequr vëmendjen nga zullumet, nuk e shpëton dot Edi Ramën dhe qeverinë e narkotrafikut nga revolta e një populli, që sot më shume se kurrë po provon në kurriz hajdutërinë dhe padrejtësinë.
Opozita nuk do të lejojë maskaradën e kryeministrit që po tallet dhe që po luan me jetën e shqiptarëve të pafajshëm, që rëndohen çdo ditë e më shumë nga taksat e oligarkëve dhe burgosen padrejtësisht nga të komanduarit e Edi Ramës.
Ne do të jemi në krah të çdo proteste për të liruar kuksianët protestues, që sot janë simboli i qëndresës ndaj arrogancës së pushtetit.
Beteja tyre me padrejtësinë është edhe beteja jonë!
Me çdo kusht e me çdo mjet demokratik do të jemi në mbështetje të kuksianëve, deri në lirimin e çdo protestuesi dhe rishikimin e taksës për Rrugën e Kombit.

Lënia në burg e 4 kuksianëve/ Reagon Basha: Protesta qytetare do të vazhdojë ndaj regjimit kriminal të Ramës

Kreu i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të sotëm për lënien nw burg të 4 protestuesve dhe lirimin nga masa e arrestit me burg të 7 prej kuksianëve në Gjykatën e Apelit në Shkodër. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se lirimi i tyre është arritje e rezistencës qytetare. Ndërsa ka bërë apel për lirimin edhe të katër kusianëve që do të vijojnë të qëndrojnë në qeli. Drejtësia sipas tij është gjysmake me kuksianët ende në qeli dhe Saimir Tahirin në Parlament.
“Vendimi i sotëm për lirimin nga arresti të 7 prej kuksianëve të grabitur nga shtëpitë e tyre me urdhër të Edi Ramës, është arritje e protestës dhe rezistencës së qytetarëve.
Por kjo drejtësi gjysmake është në fakt padrejtësi, sepse 4 kuksianë mbahen në qeli, ndërkohë që trafikanti ndërkombëtar i drogës Sajmir Tahiri është në parlament.
Ky është thelbi i regjimit të Edi Ramës: burg për popullin që ngrihet kundër grabitjes, liri për kriminelët që mbajnë Edi Ramën me paratë e drogës dhe vota të blera.
Ndaj protesta dhe qëndresa qytetare do të vazhdojë. Nga fati i kësaj beteje varet e ardhmja europiane e Shqipërisë. PD është në krah të njerëzve, është në krah të populli”, shkruan Basha.
Spaho e Mehmetaj: Gjyq politik, drejtësia në dorë të Ramës
Pas vendimit të Gjykatës së Apelit Shkodër për rishikimin e masës së arrestit me burg për 11 kuksianët e arrestuar, kanë reaguar përpara kamerës së Fax Neës dy prej deputetëve të opozitës.
Kryetari i grupit parlamentar të PD, Edmond Spaho, dhe deputetja e LSI Kejdi Mehmetaj kanë thënë se me vendimin për të lënë pas hekurave të katër prej të arrestuarve kuksianë, drejtësia ka treguar se është e kapur dhe se ky ishte nje vendim politik.
“Gjyqi politik vijon me lënien në burg të protestuesve kuksianë. Drejtësia është e kapur në duart e kryeministrit Edi Rama”, tha deputetja Mehmetaj.
“Kjo është një drejtësi plotësisht e kapur. Do të bëjmë të pamundurën për të liruar kuksianët e pafajshëm”, tha Spaho.

Avokati Goxhaj: Reforma në Drejtësi vdiq!
Pas vendimit të gjykatës për të lënë në burg katër nga 11 kuksianët e arrestuar, avokati Altin Goxhaj është shprehur për Fax Neës se gjykata sot certifikoi vdekjen e Reformës në Drejtësi.
Më tej avokati u shpreh se Kryeministri Edi Rama procesin e Vettingut, po e bën duke qenë kryeprokuror, kryegjyqtar dhe kryepolic njëkohësisht.
“Gjykata e Apelit në Shkodër, tregoi sot se gjithë gjykatësit në gjithë Shqipërinë kanë frikë nga Vettingu sepse Edi Rama e përdor vettingun si kamzhik.
Kjo është Reforma në Drejtësi e Sorosit. Provat dhe faktet ishin njësoj për të gjithë. Gjykata e mori provën që i dhamë, e futi në dosje por nuk e mori në shqyrtim.
Ne që sot do të nisim ankimin në Gjykatën e Lartë.
Ditën e hënë do fillojmë nga puna për kallëzim penal të të gjithë prokurorëve e gykatësve të përfshirë në këtë paligjshmëri, bashkë me Edi Ramën e Fatmir Xhafën.” – ka paralajmëruar avokati Goxhaj.
Gjykata lë në qeli katër protestues, lirohen shtatë të tjerë
Gjykata e Shkodrës ka marrë vendimin për të lënë në burg katër prej protestuesve të Kukësit. Gjykata e Apelit ka lënë në qeli shtetasit Elton Cengu, Florin Onuzi, Shkëlqim Vata dhe Vasil Laccin, për protestën e zhvilluar pak javë më parë në Kalimash, kundër tarifës në ‘Rrugën e Kombit’.
Shtatë prej të arrestuarve të tjerë janë të lirë dhe u është caktuar masa e ‘detyrim paraqitje’.
Vendimi i gjykatësve ka shkaktuar irritim jashtë ambienteve të institucionit ku familjarët e të arrestuarve e kanë konsideruar të turpshëm dhe kanë kërkuar lirimin e protestuesve.
Vendimi:
Elton Cengu – Mbetet në qeli
Florin Onuzi – Mbetet në qeli
Vasil Laçi – Mbetet në qeli
Shkelqim Vata – Mbetet në qeli
Shpëtim Toda – Pushohet hetimi
Xhevahir Hereni – Detyrim paraqitje
Edmond Matmuja – Detyrim paraqitje
Ervis Oruçi – Detyrim paraqitje
Rasim Onuzi – Detyrim paraqitje
Abdi Haziraj – Detyrim paraqitje
Xhevahir Gashi – Detyrim paraqitje

Zbardhet afera/ Kush është gjyqtarja për 11 kuksianët dhe me kë ka lidhje në Tiranë

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me gjyqin që po zhvillohet në Shkodër për 11 kuksianët e arrestuar për protestën e dhunshme në Rrugën e Kombit.
Në seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër, avokati i palës mbrojtëse, Altin Goxhaj ka denoncuar se gjyqtarja e çështjes, në Gjykatën e Kukësit është në konflikt interesi, pasi sipas tij është bashkëshortja e një drejtuesi komisiariati në kryeqytet.
Avokati ka thënë se Prokuroria ka falsifikuar procesverbalet e arrestimit. Sipas tij personat nuk janë ndaluar në flagrancë.
Pala mbrojtëse kërkon që quhen të pavlefshme mandatet e arrestit.
“ Ndalim i paligjshëm dhe masa shumë e ashpër. Procesverbali i ndalimit ka vetëm datën. Në Tiranë është shënuar vetëm ora, jo data. Zbatimi i urdhërit të prokurorisë Kukës është falsifikuar. Gjykata e Kukësit duhet të hiqte dorë nga shqyrtimi i çështjes. Gjyqtarja është bashkëshortja e një shefi komisariati në Tiranë. Urdhëri është dhënë vetëm nga Ministria e Drejtësisë. Në pamje rezultojnë persona të FNSH-së gjatë arrestimit. Personat me maska duhet të kishin urdhër nga kreu i Përgjithshëm i Policisë. Për masat e arrestit me burg, prokuroria s’ka asnjë provë”, ka thënë Goxhaj.

Trupi gjykues tërhiqet për vendimin
Trupi gjykues i Apelit në Shkodër që po shqyrton çështjen e 11 kuksianëve të arrestuar për protestën në Rrugën e Kombit është tërhequr për të marrë vendimin.
Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së arrestit për protestuesit dhe kanë paraqitur si provë, pamje filmike se ata janë arrestuar në mesnatë në mënyrë të jashtëligjshme.
Ndërkohë zhvillohej gjyqi, qindra qytetarë kanë brohoritur jashtë godinës së gjykatës duke kërkuar lirimin e tyre me thirrje si “Lironi vëllëzeërit tanë”, “Lironi kuksianët, arrestoni Tahirin”, “Nuk pranojmë gjyqe politike”, etj.
Qytetarët janë mbështetur fort nga deputetët e opozitës, të PD dhe LSI, që i kanë konsideruar arrestimet si krim shtetëror.
Jashtë godinës ata kanë bërë thirrje për drejtësinë, kryeministrin dhe kanë hedhur kasolla dhe tymuese; thirrrjet e tyre janë dëgjuar deri brenda sallës ku zhvillohej seanca gjyqësore.
Të arrestuarit janë:
Shpetim Toda, 44 vjeç, banues në Kolsh, Kukës
Xhevahir Hereni, 51 vjeç, banues në Kukës.
Elton Cengu, 39 vjeç, banues në Kukës
Florin Onuzi, 35 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Shkelqim Vata, 42 vjeç, banues në Surroj, Kukës.
Xhevahir Gashi, 33 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Ervis Oruçi, 25 vjeç, banues në Kukës.
Rasim Onuzi, 38 vjeç, banues në fshatin Nangë, Kukës.
Vasil Laçi, 31 vjeç, banues në Kukës.
Abdi Haziraj, 49 vjeç, banues në Kukës
Edmond Matmuja, 21 vjeç, banues në fshatin Pobreg, Kukës.

Ato zëra nuk duhen lënë vetëm

Bujar NISHANI

Para pak ditësh idhtarë të diktatorit dhe të diktaturës në Shqipëri artikuluan publikisht, me një agresivitet biologjik, shantazhimin ndaj kurimit të memories historike.
Agresiviteti i tyre kundër muzeut të Kampit të Përqëndrimit komunist në Tepelenë nuk është as i rastësishëm, as spontan dhe as vetëm emocional.
Ky prezantim është një prej konfirmimeve të ringjalljes së modelit dhe platformës politike ; “varfëroje, shantazhoje, përçaje, shtype, linçoje, sundoje duke e përbuzur”.
Në vitin ‘90 kur shqiptarët u ngritën në protesta kundër rregjimit shtypës dhe represues më të egër në Evropën e pas luftës, reagimi i parë që doli nga pas kangjellave rrethuese të Bllokut komunist ishte pasthirrma “….u zgjuan kafshët…!!!!”.
Kjo retorikë barbare vinte natyrale nga ai grup individësh që kishin sunduar shumicën, herë me ligje diktatoriale e herë pa ligj fare.
Sot, brezi i dytë i elitës së atij rregjimi është i tëri në drejtim në zyrat dhe institucionet publike të shtetit.
Nuk i perifrazojnë më shqiptarët si “kafshë që u zgjuan nga gjumi”, por ca më rëndë, ca më pisët, madje me gojën e kryeministrit, madje madje publikisht nga foltorja e Parlamentit.
Po njësoj i trajtojnë shqiptarët.
Ca me ligje që hapur janë në dhunim të Kushtetutës e ca pa ligje fare.
Idhtarët e diktaturës ishin mekanizmi me të cilët rregjimi realizonte synimet e tij.
Me ta, i arrestonte, internonte, pushkatonte dhe groposte shpesh edhe pa një shenjë mbi krye, shqiptarët.

Me ta, ju grabiti pronën shqiptarëve, i varfëroj, i rreckosi, as pulën e as vezën nuk ja u lejonin ta kishin.
I izoloj, i veçoj dhe i la në injorancë, ju tkurri shpirtin, mendjen dhe zemrën.
Përkundër asaj, me pasuritë e grabitura të tjerëve dhe vetë Shqipërisë, ndërtonin për grupin e tyre vila në bllok, jetë luksoze në perëndim, hargalisje pervese tek njëri tjetri.
Sot, po të njëjtët, tenderojnë dhe konçensionojnë për vehten e tyre paratë dhe pasuritë publike, ndërkohë pagat, pensionet, shërbimet për të tjerët pakësohen e shkurtohen, varfëria thellohet.
E pastaj qeshin, qeshin e tallen me shqiptarët. I tregojnë me gisht si njerëz shpellash që nuk e kuptojnë dot moderrnitetin e “parisë”.
Shantazhimi ndaj kurimit të memories duke dhunuar krijimin e muzeut në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës, nuk është çështje urrejtje ndaj fëmijve të vdekur në atë ferr, sepse ata i urrenin këta fëmijë të pafajshëm që sa ishin gjallë.
Fyerja që ata bëjnë nuk është çështje e injorimit të jetëve të shkatërruara dhe vuajtjeve çnjerëzore të mijëra burra dhe grave që lanë jetën e tyre pas rrethimit me tela të kampit, sepse ato jetë u shkatërruan dekada më parë.
Hipokrizia e tyre malinje nuk është kauzë në mbrojtje të integritetit të një krahine si Tepelena, sepse Tepelena është trashëgimia e Selam Musait, Tafil Buzit, Rrapo Hekalit, Zenel Gjolekës, Baba Ahmet Turanit, Bajram Kamberit e shumë patriotēve të tjerë dhe jo e çizmeve të Sigurimit të Shtetit, jo e xhahilëve injorantë që përgjakën shqiptarët në shërbim të diktaturës.
Egërsia, e mohuesve të krimeve në Kampin e Përqëndrimit të Tepelenës nuk është se janë prekur nga thirrjet “Enver-Hitler”, se diktatorin shqiptar e ka shpallur si Hitlerin e pas Luftës, Rezoluta e Këshillit të Evropës.

E vërtetë që antikomunizmi nuk është më një tezë elektorale në Shqipëri.
Ajo nuk funksionon më si e tillë. Për një sërë arsyesh.
Ajo nuk po tingëllon më as si ndjesi morale në raportin me padrejtësinë. Kjo edhe për shkak të harresës pa u ndëshkuar të krimeve të kryera.
Por arroganca e rikthyer, si sfidë e dhunuesve mbi viktimat tashmë nën dritën e diellit tregon nevojën për rizgjim.
Arroganca e shantazhimit prej idhtarëve të diktaturës është pjesë e REVANSHIT.
Revansh, i një grupimi politik të rikthyer në pushtet mbushur me urrejtje të dyfishtë.
“Nuk keni parë gjë akoma” u kanë thënë shqiptarëve, apo jo ?
Madje publikisht e pa ju dridhur qerpiku.
Ky revansh, për të mbrojtur rikthimi jo vetëm të të njëjtëve njerëz që u qëndruan mbi qafë shqiptarëve për 50 vjet, por revansh për të rindërtuar të njëjtën filozofi por me mjete të tjera.
Nuk është çështje provokimi, është çështje ndijimi.
Ata ndihen të pushtetshëm, të mbështetur, të pandëshkueshëm, të përjetshëm në zullumin e tyre.
Unë, shpreh të gjithë respektin tim ndaj atyre zërave civilë që reaguan ndaj këtij agresioni, Kastriot Dervishi, Jonila Godole, Agron Tufa, Simon Miraka, Kurt Kola, Uran Butka, Ipeshkvi Gjergj Meta.
Por këto zëra janë shumë pak.
Shumë pak krahasuar me atë linçim dekadash që ju bë shqiptarëve mbarë dhe sot kërkohet të mohohet.
Mohohet, madje në emër të shqiptarëve, mohohet me varfërimin e shqiptarëve, mohohet duke u sponsorizuar me paratë që vijojnë tu grabiten shqiptarëve.
Një sagë që vijon ndër sy dhe kurriz të shqiptarëve.
Mbi kurriz të tyre që të mos mundin të nxjerrin zërin.
Ndaj zëri i vetëm atyre që reaguan është shumë pak krahasuar me dinjitetin, integritetin, përgjegjësinë dhe përgjegjshmërinë e seicilit shqiptar që u mundua apo ju mohua minimumi i asaj çka i takonte.
Ato zëra nuk duhen lënë vetëm!

Risitë e Statutit të PD

Risitë kryesore të draft statutit të PD bazohen në 3 shtylla kryesore që garantojnë zgjerimin e demokracisë së brendshme dhe përfshirjen e antarësisë në vendimmarrje.
1. Siguron garë të ndershme dhe të barabartë në të gjitha nivelet, duke nisur nga kryetari i partisë.
2. Transferon pushtetin në organet kolegjiale, duke forcuar Kryesinë, Këshillin Kombëtar dhe Kuvendin Kombëtar.
3. Vendos sistemin e kontrollit dhe balancës mes pushteteve. Kryetari zgjidhet me 1 anëtar, 1 votë nga anëtarësia, por shkarkohet me propozimin e gjysmës së Këshillit Kombëtar dhe me miratimin e Kuvendit Kombëtar.
Parimi “1 anëtar, 1 votë” zbatohet për konsultimin e anëtarësisë në përzgjedhjen e kandidatëve për deputetë. Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve garanton sipas rregullave të reja statutore që procesi i përzgjedhjes së kandidaturave të jetë demokratik dhe transparent:
1. I hapur për propozime.
2. I bazuar në kritere ta shpallura.
3. I bazuar në konsultimin e anëtarësisë.
4. I bazuar në respektimin e kritereve të karrierës në parti.
5. I votuar në Këshillin Kombëtar.

Statuti i ri zgjeron kompetencat e Këshillit Kombëtar.
1. 15% e anëtarëve të Këshillit mund të propozojnë kandidatura alternative nga ato që propozon Kryetari dhe Kryesia.
2. Miraton marrëveshjet politike para dhe paszgjedhore
3. Zgjedh anëtarët e Komisionit të Integritetit dhe Etikës
4. Zgjedh anëtarët e Komisionit Zgjedhor.
5. Zgjedh Komisionin e Vlerësimit të Kandidatëve.
Garantimi i karrierës është një koncept i ri në draftstatut dhe vlerësimi bazohet në kritere të qarta, që do të zbatohen për cddo funksionar dhe të zgjedhur në PD:
1. Kohëzgjatja e anëtarësimit
2. Kontributi në fushata elektorale
3. Aktivizimi në jetën politike dhe publike të vendit
4. Standardet e larta etike të pastërtisë së figurës

Reagimi i fortë i Berishës: Sot në Shkodër, betejë me narkodiktaturën! Heronjtë e Kukësit sfidojnë Edvinin!

“Betejë me narkodiktaturën” e ka cilësuar ish-kryeministri Berisha, gjyqin që po zhvillohet në Gjykatën e Apelit Shkodër ndaj 11 kuksianëve që protestuan kundër taksës në Rrugën e Kombit.
“Sot, 11 pengjet politike, shkruan Berisha, të rrëmbyera pas mesnate nga krye, krye, krye, Edvin Kristaq Rama dhe falangat e tij të krimit, përballen në sallen e gjyqit politik me vasalët e kryehorrit të narkoshtetit.
Mijëra qytetarë protestojnë me moton “lironi vëllezërit tanë dhe vdekje, vdekje diktaturës” Fitore!”, përfundon Berisha.
Në një postim tjetër Berisha shkruan se, “heronjtë e Kukëit në sallën e turpit sfidojnë Edvinin dhe narkoshtetin e tij!”.
Ndërsa është duke u zhvilluar seanca në Apelin e Shkodrës për 11 kuksianët që ndodhen në burg, zbardhen edhe disa prej dëshmive të tyre. Njëri prej të arrestuarve Adem Duraku ka treguar në sallën e gjyqit se pse kishte protestuar. Ai tha se protesta u zhvillua kundër taksës në Rrugën e Kombit, pasi rajoni i Kukësit është më i varfëri. Duraku tregoi se e kishin marrë forcat speciale në shtëpi në orën 03:00 të mëngjesit.

Sot ne Shkoder beteja me narkodiktaturen!Te dashur miq, sot 11 pengjet politike te rrembyera pas mesnate nga krye,krye,krye..Edvin Kristaq Rama dhe fallangat e tij te krimit perballen ne sallen e gjyqit politik me vasalet e kyehorrit te narkoshtetit. Mijera qytetare protestojne me moton “lironi vellezrit tane dhe vdekje,vdekje diktatures” Fitore! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 20. April 2018