Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ashpër pas shkarkimit të prokurores së Apelit, Besa Nikëhasani, me argumentin se nuk justifikon dot pasurinë ka reaguar juristi Shkrarkimin e Nikëhasanit, Manjani e konsideron si provë dështimi të vetingut. “Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!”, shkruan ndër të tjera Manjani.
Reagimi i Manjanit
Dështim!
Besa Nikëhasani, nuk është simbol i prokurores së paaftë apo të korruptuar! E them këtë me bindjen më të thellë njerëzore dhe profesionale.
Vettingu dha sot provën e radhës të dështimit! Nuk kisha dyshim, por duhej prova. Ja edhe një provë tjetër!
Vetting nuk është një inspektoriat tjetër i deklarimit të pasurive! Jo dhe jo!
Vetting u bë për të verifikuar figurën morale dhe aftësinë profesionale të gjykatësve dhe prokurorëve. Natyrisht edhe elementi i pasurisë është pjesë e verifikimit, po jo i vetmi!
Besa Nikëhsani është Prokurore karriere, fjalëpakë dhe një nënpunëse korrekte shteti. Nuk di të ketë kalur ndonjë proces disiplinor e as të jetë përfolur ne publik.
Pasuria modeste e familjes së saj ishte e deklaruar dhe e verifikuar nga ILDKP giithë këto vite.
Gjykimi popullor se medemek nuk justifikon një shtëpi të përfituar nga shkembimi i truallit të bashkshortit me ndërtuesin, është poshtërsi e Vetting-ut!!!
Nuk ishte qëllimi i vetting të largohen prokurorët e gjykatësit korrektë! Jo dhe jo!
Ndaj them se është dështim!
Me këtë variant shumë shpejt do ti mbyllim edhe gjykatat e prokuroritë në gjithë vendin! Ashtu siç mbyll Gjykatën Kushtetuese e Gjykta e Lartë.
Pra sot efektivisht jemi pa sistem drejtësie!
Rroftë Reforma se drejtësia na la shëndetin!
Reagimi i sh-ministrit të Drejtësisë: Ja pse Vettingu dështoi!
Deputeti i PD: Jemi në prag të revoltës, banda kriminale në qeveri po merr përgjigjen më të mirë
Deputeti i PD, Bardh Spahia tha se, kjo protestë në Shkodër për lirimin e qytetarëve kuksianë është përgjigjia e merituar për këtë shtet kriminal pasi ata protestuan për një të drejtës të tyre dhe arreëstimi ishte i paligjshëm.
“Kjo qeveri, kjo bandë kriminale po merr përgjigjen më të mirë, vala e protestës do të vazhdojë. Ka një mijë arsye për të cilën qytetarët shqiptarë janë në prag të revoltës”, ka thënë për ‘Fax Neës’ Spahia.
Ai tha gjithashtu se Shkodra si djep i demokracisë është e parë kur vjen punë për të ngritur krye kundër shtypjes.
Kryetari i Grupit të PD-së, Edmond Spaho, së bashku me kolegët e tij deputetë ndodhen para Gjykatës së Apelit në Shkodër në mbështetje të 11 kuksianëve të arrestuar. “Seancat janë publike dhe ne e kemi shprehur hapur mbështetjen tonë për këta njerëz, mbështetje në përputhje me ligjin dhe sistemin gjyqësor”, tha Spaho.
Spaho i kërkon kryeministrit Rama që të tërheqë akuzën ndaj 11 qytetarëve kuksianë.
Familjarët: Rama nuk do të gjejë vrimë ku të futet nëse nuk lirohen fëmijët tanë
Protetsues të shumtë po ndjekin nga gjykata e Apelit në Shkodër procesin ndaj 11 protestuesve kuksianë. Familjarët e të arrestuarve janë të irrituar me mbajjtjen në burg me njerëzve të tyre të afërt. Ata kanë paralajmëruar publikisht Ramën për pasojat direkte që do të ketë në rast se nuk do të lirohen sot protestuesit. “Pasojat do ti ketë direkt Edi Rama. Po i themi nuk do të gjejë vrimë ku të futet në rast se nuk lirohen protestuesit”, thanë familjarë të tyre para duerve të gjykatës së Apelit në Shkodër.
“Jemi përballë një politike që mbron veten por tallet me popullin, ata që vendosën traun kërkuan faljen, ndërsa ata që protestun kundër traut janë në burg. Është një lloj presioni për mos me çu krye për me protestu. Ai prishi traun për të kaluar pasi I ishte vendosur ne derë. Kërkojmë lirimin e tyre dhe nëse nuk ndodh do të veprojmë siç vepruan ata. Shteti fillon tek ai që thotë “ Nuk ka bir nane…”, jo me këtë fukarenj”, tha ai.
Ndërkohë që një tjetër u shprejh se kryeministri Rama është më i keqi që ka patur Shqipëria në historinë e saj.
Forcohen masat e sigurisë në Gjykatën e Apelit të Shkodrës ku në orën 11:00 do të mbahet seanca për vlerësimin e masës së sigurisë të 11 kuksianëve te ndaluar pas protestës në Rrugën e Kombit.
Avokatët e tyre, që apeluan vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkojnë lirimin e 11 protestuesve.
Prokuroria i qëndron asaj mase sigurie që u vendos në Gjykatën e Shkallës se Parë arrest me burg.
Seanca do të ndiqet nga deputetë të opozitës por edhe banorë të Kukësit që do të jenë të pranishëm sot në Shkodër në mbështetje të të arrestuarve.
Qytetarët paralajmërojnë: Nëse nuk lirohen djemtë tanë, përshkallëzim të protestave
Qytetarë të shumët, familjarë dhe deputetë të PD-së në këto momente po protestojnë para Gjykatës ë Apelit në Shkodër ku në 11:00 pritet të nisë seanca për rivlerësimin e masës së sigurisë për 11 të arrestuarit kuksinë.
Protestues të ndryshëm janë shprehur se duhet që menjëherë kuksinët të lirohen pasi hoqën një tra që u ishte vendosur në derë të shtëipsë.
Një qytetarë tha se ky nuk është shtet për popullin pasi politika mbron veten dhe tall njerëzit.
“Jemi përballë një politike që mbron veten por tallet me popullin, ata që vendosën traun kërkuan faljen, ndërsa ata që protestun kundër traut janë në burg. Është një lloj presioni për mos me çu krye për me protestu. Ai prishi traun për të kaluar pasi I ishte vendosur ne derë. Kërkojmë lirimin e tyre dhe nëse nuk ndodh do të veprojmë siç vepruan ata. Shteti fillon tek ai që thotë “Nuk ka bir nane…”, jo me këtë fukarenj”, tha ai.
Ndërkohë që një tjetqër u shprejh se kryeministri Rama është më I keqi që ka patur Shqipëria në historinë e saj.
Oficeri i policisë së Tiranës kapet me drogë në makinë dhe u “arratiset” kolegëve
Një punonjës policie është kapue me një sasi droge në makinën e tij në Tiranë, por çuditërisht ai ka ikur pa u arrestuar nga kolegët e tij.
Burime nga policia thanë se, polici është ndaluar në Fushë Krujë me një sasi të madhe droge. Polici ka braktisur makinën dhe është arratisur.
Punonjësi i policisë është një inspektor i Komisariatit numër 2 në Policinë e Tiranës.
Policia ishte vënë në ndjekje të policit gjatë natës. Ai e ka braktisur makinën në Fushë Krujë dhe është arratisur.
Nuk dihet se si arriti të largohet efektivi i policsë në një kohë që në vendgjarje kanë qënë shumë forca police.
Policia e Tiranës ende nuk ka dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë ngjarje të rëndë.
Protestuesit rrethojnë Gjykatën në Shkodër: “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë qeveria”!
Mijëra qytetarë janë mbledhur para gjykatës së Apelit në Shkodër ku po protestojnë për lirimin e 11 protestuesve kuksianë që mbahen në burg prej më shumë se tre javësh. Protestuesit mbajnë parrulla në duar kun dër qeverisë dhe hedhin parrulla “Lironi vëllezërit tanë”, “Poshtë qeveria” etj. Ndërkohë në vendgjarje ndodhen forca të shumta policore.
Bëhet e ditur se dhejtëra autobusë me qytetarë nga Kukësi e rrethe të tjera të veriut kanë mbërritur në Shkodër në mbështetje të protestusve të arrestuar.
Në sallën e gjyqit janë future edhe deputetët e opozitës të cilën janë në mbështetje të protestuesve.
Gjatë këtyre ditëve qytetarët në të gjithë vendin janë solicarizuar për 11 të arrestuarit dhe për kauzën e tyre. Në Tiranë dhe Kukës janë zhvilluar disa protesta ku kërkohej lirimi i tyre. Një mbështetje është dhënë dhe nga ana e opozitës, të cilët në seancën e parë që patën në Tiranë, patën dhe një konfrontim fizik me Policinë.
Avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë gjetur disa shkelje nga ana e autoriteteve gjatë arrestimit të tyre, duke filluar nga falsifikimi i orës së arrestimit, apo nga shoqërimi pa njoftuar familjarët në drejtim të Tiranës.
Kush është drejtori i Bashkisë së Durrësit që iu dogj “BMW X5” gjatë natës
Një automjet tip ‘BMW x5’ është djegur plotësisht gjatë natës në qytetin bregdetar të Durrësit.
Bëhet e ditur se makina është djegur plotësisht në afrësi të portit të këtij qyteti gjatë natës. Automjeti ishte në pronësi të Ardian Gurrës, drejtor i Arsimit pranë Bashkisë së Durrësit është djegur tërësisht gjatë natës. Makina BMW X5 ndodhej e parkuar në rrugën paralele me portin e Durrësit, kur u përfshi nga flakët.
Sipas hetimeve paraprake të policisë, dyshohet se kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme. Vetë Gurra është shprehuar se nuk ka dyshime se kush mund të fshihet pas kësaj ngjarjeje, apo për arsyet e autorëve.
Policia informon se ngjarja u regjistrua rreth mesnatës, (20.04.2018) në lagjen Nr.4 Durrës.
Makina ishte në pronësi të shtetasit A.G. Ngjarja ka ndodhur në rrugën paralel me portin ku mjeti ka qenë i parkuar.
Ekzistojne dy pista:
Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se shkak ka qenë një defekt në pjesën e kroskotit në automjet. bëhet e ditur se nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me djegie të qëllimshme, ndërsa nuk është identifikuar ende pronësia e automjetit të shkrumbuar. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Soros mbyll zyrat në Hungari, fitorja e Orban e shpërngul në Berlin
Fondacioni për Shoqëri të Hapur i Goerge Sorosit do të mbyllë zyrat në Budapest duke kaluar në Berlin për të vazhduar aktivitetet e planifikuara për Evropën Lindore, ka raportuar gazeta franceze, Die Presse.
Gazeta ka njoftuar më 19 prill se presidenti i fondacionit, Patrick Gaspard ka udhëtuar në kryeqytetin hungarez për të informuar 100 punëtorë se operacionet do të mbyllen dhe do të vazhdojnë në Berlin.
Kryeministri hungarez, Viktor Orban ka shënjestruar punën e miliarderit amerikano-hungarez, George Soros, të cilin e akuzon për ndërhyrje në politkën e Hungarisë dhe drejton opozitën liberale.
Disa nga veprimet e Orbanit kanë nxitur edhe kriticizëm ndërkombëtar.
Media hungareze, 444.hu ka thënë se zyret e Fonacionit do të mbyllen më 31 gusht për të kaluar fillimisht në Vjenë e më pas në Berlin.
Agjencia e lajmeve Reuters nuk ka arritur të marrë ndonjë konfirmim nga zyrtarë të Fondacionit në Budapest apo Nju Jork.
Sipas faqes zyrtare të Fondacionit në fjalë, Soros ka kontribuuar me 32 miliardë dollarë nga fillimi i punës më 1979 për të financuar fondacionet me të cilat punon “në më shumë se 100 shtete të botës për të zhvilluar dhe hapur shoqëritë në vendet që përballen me forma autoritare të qeverisjes”.
Kosovë, qeveria miraton platformën për mbylljen e bisedimeve me Serbinë
Qeveria e Kosovës miratoi dje një platformë për periudhën përmbyllëse të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, që është edhe kusht për integrimin e të dyja palëve në Bashkimin Evropian.
Në platformën tetë pikëshe thuhet se Kosova pret që përfundimi i bisedimeve të çojë në njohje të ndërsjellë duke respektuar sovranitetin dhe tërësinë tokësore, anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, përkrahjen dhe garantimin e zbatimit të marrëveshjes nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në platformë theksohet se bisedimet do të udhëhiqen nga presidenti i vendit dhe një delegacion që pritet të përbëhet nga i gjithë spektri politik ndërsa Parlamenti i Kosovës pritet të jetë autoriteti i lartë i cili do të ratifikojë marrëveshjen ligjore ndërkombëtarisht të detyrueshme ndërmjet Kosovës e Serbisë.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj tha se platforma siguron proces transparent e gjithëpërfshirës ndërsa synon të jetë qëndrim i përbashkët i institucioneve ndaj këtij procesi. Ai tha se platforma do të dërgohet për diskutim dhe miratim në Parlamentin e Kosovës.
“Besoj që nga të gjitha reflektimet që kemi ka ardhur koha që qeveria e Kosovës t’i propozojë parlamentit një platformë për dialogun final, platformë të cilën deputetët e vendit mund ta votojnë si rezolutë, pra ta fuqizojnë si rezolutë. Ky është një material që u mundëson deputetëve të vendit dhe parlamentit, partive politike dhe të gjithëve të kontribuojnë me pikëpamjet e veta, ata nuk do të ishte mirë ta tjetërsojnë këtë, pra institucionet e Kosovës duhet ta kenë një bazë për të përfaqësuar Kosovën”, tha kryeministri Haradinaj.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj tha se qëllimi i platformës është krijimi i një uniteti institucional dhe partiak për periudhën e fundit të bisedimeve me Serbinë.
“Ne si qeveri kërkojmë që të kemi një mekanizëm politik se si të përfaqësohemi në një proces të tillë të dialogut dhe ma merr mendja që është një ftesë për të gjitha partitë politike në pushtet dhe opozitë që të jenë pjesë të procesit”, tha zoti Hoxhaj.
Një platformë e tillë po hartohet për herë të parë në Kosovë dhe sipas autoriteteve është shumë e rëndësishme për arritjen e një konsensusi partiak në Kosovë, në kohën kur vendi pritet të përballet me shumë sfida që dalin nga bisedimet me Serbinë, posaçërisht me zbatimin e marrëveshjes për Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Në fillim të këtij muaji autoritetet në Kosovë thanë se kanë vënë në veprim ekipin që do të hartojë statutin e këtij asociacioni, i cili sipas tyre nuk do të ketë përgjegjësi ekzekutive dhe bazohet në interpretimin e Gjykatës Kushtetuese e cila kishte thënë se marrëveshja për krijimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe, dëmton shtetin e Kosovës.
Por, me këtë nuk pajtohen Beogradi dhe serbët e Kosovës të cilët kërkojnë që asociacioni të themelohet në bazë të marrëveshjes së arritur në Bruksel.
Thirrje për themelimin e asociacionit janë bërë edhe në raportin e Komisionit Evropian për përparimin e Kosovës në të cilin kërkohet thellim i angazhimit në bisedimet me Serbinë.
Kosova e Serbia janë përfshirë në një proces bisedimesh për më shumë se shtatë vjet dhe Bashkimi Evropian kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre, që duhet të arrihet mundësisht para zgjedhjeve evropiane të vitit të ardhshëm.
Pritshmëri të mëdha nga udhëtimi sekret i Pompeos në Korenë e Veriut
Udhëtimi sekret drejt Koresë së Veriut i Drejtorit të CIA-s Mike Pompeo, e vendos atë në qendër të vëmendjes, si një person i besuar dhe i afërt i Presidentit Donald Trump. Duket se atij i është besuar edhe përgatitja e një takimi mes Presidentit Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un. Korrespondentja e Zërit të Amerikës për çështjet diplomatike, i hedh një vështrim profilit të kreut të agjencisë amerikane të zbulimit, i cili pritet të bëhet edhe kreu i ardhshëm i diplomacisë amerikane.
Presidenti Donald Trump e bëri të qartë se dëshiron vërtet që Senati ta konfirmojë Mike Pompeon në postin e Sekretarit të Shtetit.
“Mendoj se Mike Pompeo do të jetë një ndër sekretarët më të shkëlqyer të shtetit. Sapo është kthyer nga Koreja e Veriut”, tha Presidenti Trump.
Senatorë nga të dyja partitë thanë se nuk ishin informuar paraprakisht për udhëtimin historik dhe sekret drejt Koresë së Veriut, apo për takimin e tij me Kim Jong Unin. Por, shumica shprehen të kënaqur.
“Kjo tregon për rëndësinë e emërimit të Pompeos si Sekretar Shteti. Disa duan të luajnë politikisht me emërimin e tij, por mund ta shihni se ai është shumë i përfshirë në bisedimet e nivelit më të lartë ndonjëherë me diktatorin që kërcënon Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore”, tha Senatori republikan Cory Gardner.
“Më ngrohu lajmi kur e dëgjova. Nuk mendoj se mund të pritet shumë, por dialogu është diçka pozitive”, tha Senatori demokrat Tim Kaine.
“Mendoj se shumica e senatorëve gëzohen që kemi profesionistë në takimet me Korenë e Veriut dhe në përgatitjet për samitin”, tha Senatori republikan Bob Corker.
Ekspertët thonë se lidhjet e afërta të zotit Pompeo me Presidentin Trump e bëjnë më të efektshëm rolin e tij.
“Me sa shohim, atij i beson Presidenti, në dallim nga Sekretari i mëparshëm i Shtetit Rex Tillerson. Rrjedhimisht, kjo tregon se amerikanët janë seriozë në këtë proces dhe po kështu edhe koreanoveriorët”, thotë Malcolm Chalmers, i Institutit të Bashkuar Mbretëror.
Megjithë seancat dëgjimore jo të lehta drejt konfirmimit, emërimi i zotit Pompeo pritet të miratohet nga Senati të hënën e ardhshme, ndërsa ai duket se po luan që tani një rol kryesor në zhvillimet e rëndësishme të diplomacisë amerikane.