Rreth 1% e popullsisë së botës ka sëmundjen mendore të quajtur çrregullimi bipolar, që karakterizohet nga zhvendosja ndërmjet një gjendjeje të mirë shpirtërore dhe depresionit. Në shumicën e rasteve, ndërhyrja në kohën e duhur nga psikoterapistët, familjarët dhe miqtë mund t’i lehtësojë simptomat. Shkencëtarët në Danimarkë thonë se teknologjia moderne mund të ndihmojë duke gjurmuar simptomat e pacientit dhe duke lajmëruar për ndihmë në kohën e duhur.
Shfaqjet e çrregullimit bipolar variojnë nga më të lehtat dhe deri tek më të rëndat. Pacientët mund të përjetojnë periudha ekzaltimi dhe depresioni, secila prej tyre me simptomat e saj.
Gjatë periudhave energjike, pacientët janë jashtëzakonisht aktivë, flenë më pak gjumë dhe ndonjëherë marrin vendime të rrezikshme. Ndërsa gjendja depresive i bën të qajnë, të qëndrojnë tepër gjatë në krevat, dhe ndonjëherë të mendojnë për vetëvrasjen.
Në ato momente, pacientët kanë nevojë që dikush t’u telefonojë.
“Kur je në depresion është e vështirë t’u thuash njerëzve se do ndihmë”, thotë Peter Hegeland, pacient bipolar.
Kompania daneze Monsenso krijoi një aplikacion celulari që mund të analizojë gjendjen shpirtërore dhe sjelljen, si dhe mund të lajmërojë terapistët dhe anëtarët e familjes.
Mads Trier-Blom, një nga pacientët bipolarë që po teston aplikacionin, thotë se ndërsa ndjehej i tensionuar, një terapist që monitoronte gjendjen nga larg, telefonoi menjëherë për t’u interesuar.
“Parametrat matëse i merr doktorja, e cila më telefonon nëse shikon diçka shqetësuese”, thotë zoti Blom.
Krahas regjistrimit të sjelljes së pacientit dhe ndërveprimit me të tjerët, aplikacioni kërkon edhe vetëvlerësimin e pacientit. Të gjitha të dhënat krahasohen me dosjen e pacientit në klinikë.
Psikiatri suedez Kristoffer Sodersten po e përdor aplikacionin me pacientët e tij.
“Këto lloj të dhënash, të kombinuara me vetëvlerësimin, mund të tregojnë nëse ka përputhje apo jo”, thotë zoti Sodersten.
Pacientët bipolarë që testuan aplikacionin thonë se regjistrimi i hershëm i ndryshimeve në gjendjen e tyre shpirtërore, po i ndihmon të mësojnë si të përballen me simptomat kur ato shfaqen.
Telefoni i zgjuar që ndihmon personat me probleme mendore
Sot gjyqi ndaj 11 protestuesve kuksianë, dhjetëra autobusë nga Kukësi drejt Shkodrës
Sot në Gjykatën e Apelit në Shkodër në orën 11:00 do të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj 11 protestuesve kuksianë që mbahen në burg prej më shumë se tre javësh. Bëhet e ditur se dhejtëra autobusë me qytetarë nga Kukësi e rrethe të tjera të veriut po mbërrijnë në Shkodër në mbështetje të protestusve të arrestuar.
Gjatë këtyre ditëve qytetarët në të gjithë vendin janë solicarizuar për 11 të arrestuarit dhe për kauzën e tyre. Në Tiranë dhe Kukës janë zhvilluar disa protesta ku kërkohej lirimi i tyre. Një mbështetje është dhënë dhe nga ana e opozitës, të cilët në seancën e parë që patën në Tiranë, patën dhe një konfrontim fizik me Policinë.
Deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, me anë të një statusi në Facebook i ka ftuar qytetarët e Shkodrës që ditën e nesërme të jenë të pranishëm para gjykatës së Apelit në Shkodër.
“Nderi dhe tradita e Shkodres e don qe te jemi sa me shume dhe te reagojme sa me fort ne mbeshtetje te tyre dhe kunder gjyqeve politike te cilat na kujtone kohet me te erreta te Shqiperise dhe me te cilat Shkodra dhe shkodranet nuk jane pajtuar as gjate diktatures me te eger” shkruan më tej Spahia.
Spahia thotë se i gjithë grupi parlamentar i PD-së do të jetë aty të premten.
Po ashtu sot në Shkodër do të jenë të pranishëm dhe 20 këshilltarët e bashkisë së Kukësit, të cilët janë nisur me autobus në drejtim të Shkodrës.
Avokatë dhe aktivistë të shoqërisë civile kanë gjetur disa shkelje nga ana e autoriteteve gjatë arrestimit të tyre, duke filluar nga falsifikimi i orës së arrestimit, apo nga shoqërimi pa njoftuar familjarët në drejtim të Tiranës.
Festa e helmuar e kartelit
Karteli duket se është në festë. Shfaqja është e plotë. Përqafime, buzëqeshje, shtrëngime duarsh, emocione të forta që të krijojnë përshtypjen se ftesa për hapjen e negociatave është një ftesë që karteli të vijojë atë që bëri këto pesë vite me drogën, krimin dhe korrupsionin.
Përtej asaj që duket në fasadë po ndodh diçka tjetër. Në mes të kartelit ka nisur lufta e thikave, kush do të vrasë kë. Rama i ka të gjitha kartat në duar. Ka Prokurorinë, drejtësinë, policinë, qeverinë , por nuk mund të blejë dot historinë e tij. Kjo është pika e dobët.
Në skenë ka ridalë Tahiri. Ai ja di historitë Ramës dhe nuk do të lejojnë që ta hedhin si karrem në dyert e Brukselit që Rama të festojë më pas mbi kufomën e tij. Dy daljet publike dhe mediatike të Tahirit tregojnë se ai e ndjen rrezikun. I vjen nga të gjitha anët. I vjen nga opozita që e do përgjegjës përpara drejtësisë për trafikun e drogës. I vjen nga Rama që do të lajë duart për të shpëtuar veten, por është peng i mëkateve të veta, i vjen edhe nga hetuesit që kanë të kopsitur dosjen.
Përballë të gjithëve Tahiri ka zgjedhur të mbrohet duke shantazhuar shefin e dikurshëm. Kjo është e vetmja kartë për ti mbijetuar prangave. Deri tani ka funksionuar, por duket shumë e vështirë që skema të funksionojë të ardhmen. Negociatat nuk janë vetëm torta me qershi, por edhe kali i trojës brenda kartelit
Situata e Taihrit duket e vështirë. Brenda ditës së sotme ai ka dalë dy herë para mediave me mesazhe shantazhuese në drejtim të Ramës. Ai ka ndërhyrë në mbrëmje në studion e debatit “Opinion” duke adresuar një shantazhim të ri për ish shefin e tij. “Do të flas më mbrapa” i’u përgjigj Tahiri pyetjeve të drejtuesit të emisionit, i cili i referohej deklaratave të Ramës dhe ministrit të Brendshëm se vendi u mbush me drogë gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm.
Një detaj tjetër në intervistën telefonike të Tahirit ishte edhe fakti se ai nuk mohoi një takim me Ramën. Fevziu e pyeti tre herë Tahirin nëse ishte takuar këto kohë me Ramën dhe nuk mori asnjë përgjigje për këtë pyetje e cila ishte e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur. Fakti që Tahiri nuk ju përgjigj një pyetje të tillë të lë të kuptosh se një takim i tillë ka ndodhur. Jo më larg se pak javë më parë “qytetari dixhital” informoi një takim mes Ramës dhe Tahirit në nja nga spitalet private në Tiranë, i cili nuk ëhstë hehdur poshtë sonte në intervistën e Tahirit.
Duket se karteli megjithëse në ditë të vështira vijon komunkimet e fshehta edhe përmes shantazheve. Ajo që duhet kuptuar është se Rama prej kohësh kërkon të shpëlajë duart me Tahirin, kjo edhe nga presioni i fortë ndërkombëtar, ndërkohë Tahiri ka gjetur si armë mbrojtëse shantazhin ndaj Ramës.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, gjatë një lidhje live për emisionin Opinion, është shprehur me tone të nxehta ndaj pyetjeve të drejtuara nga të ftuarit në panel. Pyetja e drejtuar nga profesor Mark Marku nëse e dinte se cfarë do të thotë detyra e ministrit, ka qenë momenti që ka nervozuar ish-ministrin Tahiri në lidhjen live për ‘Opinion’.
Ish-ministri u shpreh më tej se deklarata e tij ka ndoshta një mungesë etike në këto çaste, por ato që thuhen rreth tij nuk kanë lidhje me të.
Tahiri tha se askush nuk mund të shesë moral, për më tepër Saliu dhe Luli.
Ai deklaroi se nuk ka arsye të kërcënojë askënd, pasi ai ka një betejë me të vërtetën.
Tahiri: Unë se kuptoj se pse hidhni faji në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se Saliu dhe Luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.
Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj lloj bij kurvash në daç po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi.
Besohet se Tahiri e shantazhon Ramën me disa video të cilat ai disponon dhe ku del qartë implikimi i shefit në pazaret e drogës si dhe vëllait të tij i implikuar direkt në dosjen e laboratorit të Xibrakës të hetuar nga gjermanët. Pikërisht këtij fakti i referohet shpesh edhe Kryetari I PD, Basha kur thotë se gjermanët kanë informacione të forta për lidhjet e Ramës me trafikun e drogës.
Në Kuvend ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pritur përzemërsisht nga gratë ministre të kabinetit qeveritar, zonja Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla por dhe ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mes puthjeve nuk kishte si të mungonte Mimi e radarëve të drogës.
Deputetja nuk e ka harruar bashkëpunëtorin e grupit të habiljave me të cilin ndanin detyrat për të lejuar trafikantët e drogës të tranpsortonin kanabisin drejt Italisë. Detyra e Mimit sikurse është provuar tani edhe nga ushtria dhe hetimi ishte që të fikte radarët sa herë habilajnt transportonin drogën. Në këmbim Mimi merrte pjesën e vet nga ky trafik shtetëror.
Grupi i habiljave ka festuar sot në Parlament rekomandimin për hapjen e negociatave, veçse kjo festë duket se mund tu mbette në grykë pasi mund të krijojë akoma dhe më shumë probleme tek vendet anëtare të BE, të cilat do të shtojnë dyshimet se rekomandimi nuk i është dhënë Shqipërisë, por krimit të organizuar.
“RD”
Dash Shehi: Rama do hajë kokën nga zullumet e veta
Deputeti i opozitës Dash Shehi tha mbrëmjen e sotme se Edi Rama ka vetëm një armik, zullumet e veta. Shehi tha se Rama ka kapur drejtësinë, por kjo mazhorancë me vjedhjet dhe zullumet që ka bërë do të përgjigjet e para.
Në studion e News 24, Shehi theksoi se Rama s’ka me çfarë të justifikohet më pse nuk bën asnjë gjë.
“Edi Rama armik tjetër përveç zullumeve të veta, s’ka asnjë tjetër. Të gjithë kanë pasur një lloj ekuilibri në parlament, mund të mungonin 2 vota, ky ka qenë më rehat nga të gjithë.
Ky sajon armiq sepse nuk bën asgjë. E duke mos bërë asgjë tjetër përveçse vjedh paratë e shqiptarëve, sigurisht që ky mërzitet, s’ka me çfarë justifikohet e thotë drejtësia s’po na le me punu. Ja tashti e ka marrë drejtësinë, që nga kryeprokurorja, të cilën vetë ky e ka vu, ne, se donim.
Nuk më shqetëso fare kjo situatë, sepse këto me vjedhjet dhe zullumët që kanë bërë, këto do ta paguajnë të parët, kjo mazhorancë që është sot. Nëqoftëse ka mes nesh, le ta paguajnë edhe ata, kush ka bërë zullume të paguajë.
Turbulencat se nuk po e lënë për të punuar opozita, drejtësia e ku di unë çfarë tjetër janë një teatër i kotë. Ky njeri ka 5 vite që drejton Shqipërinë, u anku 4 vite me rradhë që nuk e le e kaluara. Tani përzuri disa armiq që i kishte miq dhe i kishte kaq shumë miq sa ortakët e tij përfunduan deri në presidencë”.
Tahiri flet dhe nuk mohon takimin me Ramën, shantazhimi i ri për ish-shefin: Do flas mbrapa
Situata e Taihrit duket e vështirë. Brenda ditës së sotme ai ka dalë dy herë para mediave me mesazhe shantazhuese në drejtim të Ramës. Ai ka ndërhyrë në mbrëmje në studion e debatit “Opinion” duke adresuar një shantazhim të ri për ish shefin e tij. “Do të flas më mbrapa” i’u përgjigj Tahiri pyetjeve të drejtuesit të emisionit, i cili i referohej deklaratave të Ramës dhe ministrit të Brendshëm se vendi u mbush me drogë gjatë kohës që ai ishte ministër i Brendshëm.
Një detaj tjetër në intervistën telefonike të Tahirit ishte edhe fakti se ai nuk mohoi një takim me Ramën. Fevziu e pyeti tre herë Tahirin nëse ishte takuar këto kohë me Ramën dhe nuk mori asnjë përgjigje për këtë pyetje e cila ishte e drejtpërdrejtë dhe e përsëritur. Fakti që Tahiri nuk ju përgjigj një pyetje të tillë të lë të kuptosh se një takim i tillë ka ndodhur. Jo më larg se pak javë më parë “qytetari dixhital” informoi një takim mes Ramës dhe Tahirit në nja nga spitalet private në Tiranë, i cili nuk ëhstë hehdur poshtë sonte në intervistën e Tahirit.
Duket se karteli megjithëse në ditë të vështira vijon komunkimet e fshehta edhe përmes shantazheve. Ajo që duhet kuptuar është se Rama prej kohësh kërkon të shpëlajë duart me Tahirin, kjo edhe nga presioni i fortë ndërkombëtar, ndërkohë Tahiri ka gjetur si armë mbrojtëse shantazhin ndaj Ramës.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, të enjten në darkë, gjatë një lidhje live për emisionin Opinion, është shprehur me tone të nxehta ndaj pyetjeve të drejtuara nga të ftuarit në panel.
Pyetja e drejtuar nga profesor Mark Marku nëse e dinte se cfarë do të thotë detyra e ministrit, ka qenë momenti që ka nervozuar ish-ministrin Tahiri në lidhjen live për ‘Opinion’.
Ish-ministri u shpreh më tej se deklarata e tij ka ndoshta një mungesë etike në këto çaste, por ato që thuhen rreth tij nuk kanë lidhje me të.
Tahiri tha se askush nuk mund të shesë moral, për më tepër Saliu dhe Luli.
Ai deklaroi se nuk ka arsye të kërcënojë askënd, pasi ai ka një betejë me të vërtetën.
Tahiri: Unë se kuptoj se pse hidhni faji në arsyen se pse unë shkoj në Kuvend apo kam kërcënuar Edi ramën. Pasi unë nuk e kam në kulturë një gjë të tillë. Është e drejta ime që të marrë fjalën time për të gjithë këta muaj që kam qëndruar në heshtje. Unë do vazhdoj të dëgjoj, siç kam dëgjuar Lulin dhe Saliun. Për hir të respektit të drejtësisë, pasi unë jam nën hetim. Por kjo nuk do të thotë se Saliu dhe Luli do më bëjnë gjyqin moral. Unë kam të drejtën time të flas dhe kam bërë vetëm kaq.
Nëse unë jam një bir nëne që kam gjashtë muaj që duroi lloj lloj akuzash dhe shpifje në kurrizin tim. Ndërsa nga ana tjetër ka shumë lloj lloj bij kurvash në daç po ta them që vuajnë varfërinë e këtij vendi.
Besohet se Tahiri e shantazhon Ramën me disa video të cilat ai disponon dhe ku del qartë implikimi i shefit në pazaret e drogës si dhe vëllait të tij i implikuar direkt në dosjen e laboratorit të Xibrakës të hetuar nga gjermanët. Pikërisht këtij fakti i referohet shpesh edhe Kryetari I PD, Basha kur thotë se gjermanët kanë informacione të forta për lidhjet e Ramës me trafikun e drogës.
Në Kuvend ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri është pritur përzemërsisht nga gratë ministre të kabinetit qeveritar, zonja Mirela Kumbaro, Lindita Nikolla por dhe ish ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli. Mes puthjeve nuk kishte si të mungonte Mimi e radarëve të drogës.
Deputetja nuk e ka harruar bashkëpunëtorin e grupit të habiljave me të cilin ndanin detyrat për të lejuar trafikantët e drogës të tranpsortonin kanabisin drejt Italisë. Detyra e Mimit sikurse është provuar tani edhe nga ushtria dhe hetimi ishte që të fikte radarët sa herë habilajnt transportonin drogën. Në këmbim Mimi merrte pjesën e vet nga ky trafik shtetëror.
Grupi I habiljave ka festuar sot në Parlament rekomandimin për hapjen e negociatave, veçse kjo festë duket se mund tu mbette në grykë pasi mund të krijojë akoma dhe më shumë probleme tek vendet anëtare të BE, të cilat do të shtojnë dyshimet se rekomandimi nuk i është dhënë Shqipërisë, por krimit të organizuar.
Thirrja e deputetit të Shkodrës: Të reagojmë fort nesër për lirimin e protestuesve të Kukësit
Deputeti i Shkodrës u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës nesër para gjykatës për të protestuar kundër gjyqeve politike.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, deputeti demokrat Bardh Spahia, shkruan se nderi dhe tradita e Shkodrës e do që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të 11 të arrestuarve në protestën e Kukësit.
“Qytetarë të Shkodrës. Nesër paradite në Shkodër tek Gjykata e Apelit (afër Bixhistenit) zhvillohet gjyqi ndaj 11 të arrestuarve për protestën e Kukësit.
Nderi dhe tradita e Shkodrës e don që të jemi sa më shumë dhe të reagojmë sa më fort në mbështetje të tyre dhe kundër gjyqeve politike, të cilat na kujtone kohët me të errëta të Shqipërisë dhe me të cilat Shkodra dhe shkodranët nuk janë pajtuar as gjatë diktatures më të egër.
I gjithe grupi parlamenter i PD-së do jetë aty. Sytë, mendja dhe zemra e cdo demokrati kudo ku ndodhet nesër do jenë në Shkoder. Le te jemi sa më shumë nesër në ora 10:00 tek Gjykata e Apelit”, shkruan Bardh Spahia.
Paralajmërimi i Macron: Ndasitë mes demokracisë dhe autoritarizmit po kthehen në një “luftë civile”
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi këtë javë se ndasitë mes demokracisë dhe autoritarizmit në Evropë po kthehen në një “luftë civile”. Në një fjalim para Parlamentit Evropian në Strasburg, ku ai parashtroi vizionin e tij për një Bashkim Evropian të reformuar, Presidenti Macron i bëri thirrje bllokut që t’i rezistojë këngës së sirenës së populizmit.
Komentet e zotit Macron vijnë pasi populistët euroskeptikë fituan zgjedhjet në Hungari dhe Itali dhe Brukseli përballet me qerinë e djathtë polake lidhur me shtetin ligjor.
“Nuk dua të lejoj që ky iluzion i turpshëm që ka çuar kontinentin tonë buzë humnerës, të hedhë rrënjë: Iluzioni i pushtetit të fuqishëm, i nacionalizmit, i heqjes dorë nga liritë. E refuzoj idenë që po përhapet në Evropë se demokracia do të bëhet e pafuqishme. Përballë autoritarizmit që na rrethon ngado, përgjigjia nuk është demokraci autoritare por autoriteti i demokracisë”, tha ai.
Në të dyja anët e Atlantikut po flitet shpesh për rreziqet e iliberalizmit dhe autokracisë, veçanërisht në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe se çfarë do të thotë kjo për të ardhmen e kontinentit.
Në Uashington, analistë evropianë dhe amerikanë folën për këto rreziqe në një diskutim në Qendrën për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, por ofruan një tablo më me nuanca.
Democraci iliberale apo populizëm?
Kryeministri populist hungarez, Viktor Orban, partia e të cilit Fidesz dhe aleatët e saj siguruan një fitore të thellë këtë muaj, e parashtroi vizionin e tij për liberalizmin në vitin 2014.
“Një demokraci nuk ka pse të jetë domosdoshmërisht liberale. Edhe nëse diçka nuk është liberale, nuk do të thotë që nuk është demokraci”, citohet të ketë thënë zoti Orban.
Radek Sikorski, ish-ministër i jashtëm i Polonisë thotë se ndërsa pa dyshim që mund të ketë edhe demokraci kur joliberalët fitojnë, populistët janë ndryshe sepse propozojnë zgjidhje të thjeshta për probleme komplekse dhe gjithmonë duan të identifikojnë armiq.
“Kundërshtarët e tyre, rivalët e tyre për pushtet nuk janë thjesht konkurrentë, janë gjithmonë armiq, janë djallëzorë dhe me këtë interpretim, janë anti-pluralistë dhe kjo i bën populistët iliberalë”, tha ai.
“Që të fitojnë, populistët duhet të përqenrohen fillimisht tek një temë që është popullore dhe atë bënë. U përqendruan tek një çështje që ishte në vëmendjen e gjithë opinionit publik në Evropë: Imigracioni”, vazhdon ai.
Ish-Ministri i Jashtëm polak, përmend gjithashtu edhe rrogat e ulëta dhe përdorimin e identitetit kulturor si metoda për tërheqjen e votuesve në Poloni. Ai thotë se kur institucionet demokratike gërryhen dhe vendosen nën kontrollin partiak, vjen një pikë kur është e vështirë të kesh zgjedhje konkurruese.
Charles Gati, profesor i studimeve Evropiane dhe Euroaziatike në Fakultetit të Studimeve të Avancuara Ndërkombëtare në Universitetin “Johns Hopkins”, thotë se shumica e vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore që janë pranuar në Bashkimin Evropianë janë të rrugë të mbarë.
“Kur bëhet fjalë për Hungarinë dhe Poloninë dhe ndoshta Bullgarinë nuk më pëlqen të përdor shprehjen ‘kanë bërë hapa prapa’. Mendoj se duhet të kuptojmë që ato nuk janë demokraci që po bëjnë hapa prapa, janë regjime autoritare dhe gjysmë-autoritare që ruajnë fasadën e proceseve demokratike”, thotë ai.
Heather Conley, e Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare thotë se faktorë të tjerë janë pabarazia, pakënaqësitë historike dhe korrupsioni.
“Opozita e dobët e shoqëruar me politika dhe struktura që me qëllim dobësojnë opozitën, për mua janë tiparet e kësaj prirjeje drejt iliberalizmit”, thotë ajo.
Disa thonë se është e pamundur të parashikohet se kur do të jetë fundi demokracisë iliberale të kryeministrit hungarez Orban dhe se kjo formë autoritarizmi ka lindur brenda vetë kornizës demokratike.
Prirje Evropiano-Qendrore apo Globale?
Por Gati, autor i librit “Iluzione të dështuara: Moska, Uashingtoni, Budapesti dhe Revolta humgareze e 1956-ës”, parashikon se në mungesë të presionit ndërkombëtar, regjimi i kryeministrit Viktor Orban do të vazhdojë në Hungari.
“Sepse opozita është e dobët, e përçarë, nuk ka fonde të mjaftueshme, nuk ka qasje tek shtypi, veçanërisht në zonat rurale”.
Në kontekstin më të gjerë të Evropës Qendrore, Sikorski se nuk duhen vënë etiketa rajonale.
“Kjo nuk është një dukuri e Evropës Qendrore. Është një dukuri gjithë perëndimore”.
Dhe numri i fundit i revistës “Foreign Affairs”, shtron në kopertinë pyetjen “A po vdes demokracia? – Një raport Global”, ku analizohet jo vetëm Evropa, por edhe Shtetet e Bashkuara, Kina dhe vende të tjera.
David Frum, redakor në revistën “Atlantic”, thotë se është e rëndësishme që të mos krijohen konfuzione nga kujtesa e rasteve flagrante të dështimit të demokracisë në histori, si Italia dhe Gjermania.
“Mendoj se është më e dobishme ta shohim demokracinë moderne si një llampë drita e së cilës bëhet më e shndritshme ose më e zbehtë, sesa që ndizet ose fiket”.
Ai thotë se është e mundur të kesh një demokraci funksionale siç kishin Shtetet e Bashkuara në vitet 1930 dhe njëkohësisht t’u mohosh votën miliona njerëzve, mbi bazën e ngjyrës së lëkurës.
“Nëse është e mundur të bëhesh demokraci liberale në një drejtim, mund të bëhesh gradualisht një demokraci më pak liberale, pa arritur në pikën e përmbysjes së shtetit”, thotë ai.
Pasoja më të gjera
Por zoti Sikorski ngre shqetësimin se prirjet joliberale në vendet ish-komuniste mund të kenë pasoja më të gjera.
“Mendoj se fatkeqësisht dënimi që ne Evropa Qendrore po i imponojmë vetes me këtë largim nga standartet demokratike, është se kemi rizgjuar disa stereotipe të rajonit që pothuajse ishin zhdukur dhe kemi kontribuar në mungesën e vullnetit të Evropën Perëndimore për të konsideruar mundësinë e zgjerimit të mëtejshëm të BE-së në Lindje”.
Ndërsa 10 vjet më parë, ai thotë se anëtarësimi i Ukrainës në vitin 2020 ishte i përfytyrueshëm, sot nuk është më.
“Për shkak të asaj që ndodhi në Ukrainë, por edhe sepse dëshira për zgjerim, për sjelljen e më shumë problemeve, siç shihet në Evropën Perëndimore, është zbehur dhe ky është ndëshkimi i vërtetë”.
A mund të kthehet mbrapsht kjo prirje?
Në të njëjtën kohë kur Presidenti Macron paralajmëronte për iliberalizmin, në një letër të hapur për Kancelaren gjermane, Angela Merkel, akademikë, shkrimtarë dhe aktivistë, e kritikonin atë se nuk e kishte ngritur zërin kundër Orbanit për demokracinë hungareze.
Por zoti Sikorski thotë se Bashkimi Evropian nuk mund të bëjë shumë sepse e gjithë konfederata është e bazuar në idenë e besimit reciprok mes institucioneve të vendeve individuale.
“Nëse ky mekanizëm i besimit thyhet, atëherë pasojat janë shumë të thella për të gjithë Bashkimin”.
Megjithatë Profesor Gati thotë se botës nuk po i vjen fundi.
“Ajo që sheh në Poloni, në Francë dhe në Angli, ajo që sheh në Shtetet e Bashkuara është dallimi i thellë mes qyteteve të mëdha dhe zonave rurale”.
E megjithëse hungarezët protestuan në masë fundjavën e kaluar kundër atij që e quajtën sistem të padrejtë zgjedhjesh që i dha Orbanit një tjetër fitore, ai thotë se iliberalizmi në Hungari duhet luftuar në kutinë e votimit.
“Mendoj se është e mundur që vitin e ardhshëm në zgjedhjet vendore, opoizta do të fitojë në Budapest”.
Dhe zoti Frum thotë se nuk duhet të konsiderohet patologjike ajo që po ndodh në Evropën Qendrore dhe dhe Lindore.
“Është një grip që ka rënë në rajon, diku është më i rëndë se diku tjetër dhe disa kanë imunitet më të dobët se të tjerë, por duhet të kuptohet se të gjithë na ka zënë i njëjti grip”.
Por qoftë grip, apo epidemi, një gjë është e sigurt: Nuk ka ende kura të qarta.
Ja si policët e Veliajt dhunojnë një grua të moshuar dhe i grabisin qesen me presh (Video)
Ish-Kryeministri Sali Berisha ka postuar në rrjetin social denoncimin mbi sjelljen e policisë bashkiake të Erjon Veliajt me qytetarët. Në videon e postuar shfaqen punonjës të policisë bashkiake që i grabisin produktet disa shitësve ambulantë.
“Shikoni si plaçkisin qytetarët e mjerë gangsterët me uniformë të Lal Plehut!”, shkruan Berisha në rrjet.
Po sot ish-kryeministri Berisha ka bërë publike denoncimin e dhunës së ushtruar nga policia ndaj një qytetari, vetëm se po shiste cigare në kryeqytet. Berisha ka publikuar në Facebook edhe fotot e kësaj dhunë të shtetit ndaj qytetarit.
Një ditë më parë Berisha bëri publike edhe videon e dhunës së ushtruar nga policia e shtetit ndaj ketij qytetari.
Shikoni si plaçkisin qytetaret e mjere gangsteret me uniforme te Lal Plehut! sb
Gepostet von Sali Berisha am Donnerstag, 19. April 2018
Vrasësit e Arditit u liruan pas ndërhyrjes së Veliajt, xhaxhai: Betohem se gjaku nuk do të falet
Xhaxhai i Ardit Gjoklajt ka deklaruar në ‘Fax News’ se vendimi i gjykatës për të liruar të dyshuarit për vrasjen e tij në Landfillin e Sharrës është një padrejtësi e madhe.
Ai tha se gjykata ka pasur ndërhyrje politike, duke shigjetuar kryebashkiakun Veliaj se ai ka bërë gjithçka që të shkatërrojë hetimin dhe të mbyllë këtë çështje, pasi sipas tij nëse ata që dyshohen futen në burg mund të dalin dhe të tjerë pas tyre të implikuar të cilët janë të lidhur me PS-në dhe Veliajn.
“Po gjykata nuk ka gjykue, ka ndërhyrje politike me hupë gjakun i tij, ska gjë tjetër, Policët eVeliajt e kanë djeg foton e Arditit”.
“Erion Veliaj Gjithmonë ka mbyll punët që kanë të bëjnë me hetimin, është çështje partiake, ai që ka qenë përgjegjës i landfillit, ka qenë i PS, nëse futet ai në burg futen dhe të tjerë dhe Veliaj po mbron ata njerëz, ai është i angazhuar në atë punë, e dinë të gjithë. Gjyqtari me Erion Velinë dhe Edi Ramqën se ka pasur interest e veta partiake.”, tha xhaxhai i Arditit, Lush Gjoklaj.
Gjithashtu ai tha se këtë çështje ia kishin lënë drejtësisë që të merret me të, duke shtuar se nëse ata që e mbytën kishin ardhur në shtëpi për të pirë kafe dhe kërkuar falje për ngjarjen, familja e Arditit do t’i kishte falur, por xhaxhai shtoi se ata jo vetëm që nuk vepruan kështu por e lanë në plehra Arditin saqë mezi e kanë gjetur.
“Ia kemi lënë drejtësisë se është një çështje që e di gjithëkush. Por ato nuk ershën as në ship me kërku falje. Hajde në shpi shok, e ke mbytë pa hiri, ishte mbyllur nëse kishe ardh me pi kafe, por e kanë lënë në mbeturina, pasi e kanë mbytur, s’ka ardhë kush me kërku falje, se ishte mbyll”, tha Lush Gjoklaj.
Xhaxhai i Arditit i ngushtuar për vendimin e gjykatës u shprteh se familja dhe fisi i Arditit nuk do ta lërë gjakun e tij të shkojë dëm, duke premtuar hakmarrje, për 17-vjeçarin.
Ai tha se nuk kishin para për ta çuar këtë rast në gjykatat ndërkombëtare, por edhe nëse bëhet ka pak shpresë pasi sipas tij Veliaj me rrethin e tij i ka kopsitë letrat, duke shkatërruar provat.
“Është e kotë që të rihapet cështja se letrat janë kopsitë. Ne nuk kem pare me çu në gjykatë ndërkombëtare. Kur të jepet mundësia, pa u pagu gjaku i djalit nuk ka me mbetë, iu bëj be në zot. Pa u përgjigjur kush për atë nuk ndalojmë”, tha ai.
2 vite nga vdekja e 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës gjykata sot i ka liruar të gjithë të dyshuarit për këtë ngjarje duke e lenë ngjarjen të pazbardhur.
Është liruar Dëfrim Hakrama dhe fadromisti i kompanisë 3R, Edmond Kollari, duke pafajësinë.
Ndonëse ka kaluar më shumë se një vit, kjo ngjarje që i mori jetën një të mituri dhe tregoi skandalin me riciklimin e plehrave nga bashkia e Tiranës, asgjë nuk është zbarthur, përkundrazi, ngjarja po harrohet çdo ditë e më shumë. Së bashku më trupin e 17-vjeçarit u mbuluan edhe aferat e mëdha të pushtetit të bashkisë së Tiranës, ndërsa drejtësia për këtë ngjarje duket se do të ketë pak gjasa të vihet në vend.
Protestat ndaj kryetarit të bashkisë së Tiranës, Veliaj ishin të shumta për këtë ngjarje, duke e akuzuar si të përfshirë në krim për shkak të lidhjes së përfolur me kompaninë që merret me riciklimin e mbetjeve në Sharrë.