20.4 C
Tirana
E hënë, 19 Maj, 2025

Mediat pretendojnë se kreu i CIA-s, Pompeo, është takuar me Kim Jong Un

Drejtori i CIA-s Mike Pompeo ka qenë kohët e fundit në Phenian për një takim të fshehtë me udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong-un, sipas njoftimeve të shumta të medias.
Takimi, që synonte përgatitjen e bisedimeve të drejtpërdrejta midis Presidentit të SHBA Donald Trump dhe udhëheqësit koreanoverior Kim Jong Un u zhvillua gjatë fundjavës së Pashkëve, sipas zyrtarëve të paidentifikuar të cituar nga disa media.
Më parë zoti Trump kishte pohuar se SHBA kanë mbajtur bisedime të drejtpërdrejta në nivele të larta me Korenë e Veriut.
Gjatë një shëtitjeje me kryeministrin japonez Shinzo Abe dhe bashkëshortet e tyre në vendpushimin e zotit Trump Mar-a-Lago, presidenti u pyet nga një gazetar nëse kishte biseduar me Kim Jong Unin. Zoti Trump u kthye nga grupi i gazetarëve, buzëqeshi dhe u përgjigj: “po”.
Disa minuta më vonë, në fillim të darkës me çiftin japonez, presidentit iu bë e njëjta pyetje.
“Le të themi se ka qenë diçka më pak se aq. Por ne kemi pasur bisedime në nivelin më të lartë,” u përgjigj Presidenti Trump. “Dhe po shkon shumë mirë. Le të shohim se çfarë do të ndodhë.”

Jo me ‘direkt’ me Kimin
Brenda pak minutash, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë Sarah Huckabee Sanders mohoi gjithashtu çdo pohim për ndonjë komunikim të drejtpërdrejtë midis udhëheqësit Kim Jong Un dhe presidentit Trump apo zyrtarëve të tij të lartë.
“Në lidhje me bisedimet me udhëheqësin Kim Jong Un: Presidenti tha se administrata ka pasur bisedime në nivelet më të larta dhe shtoi se ato nuk ishin drejtpërdrejt me të “, tha zonja Huckabee Sanders në një koment dërguar gazetarëve.
Vlerësimet e Kryeministrit Abe
Të martën në Mar-a-Lago, zoti Abe lavdëroi Presidentin Trump që pranoi mbajtjen e një takimi me Kim Jong Un, duke thënë se ky ishte një hap që kërkonte guxim.
Zoti Trump tha se takimi “do të ndodhë ndoshta në fillim të qershorit ose pak para kësaj, nëse gjërat të shkojnë mirë. Mundet që gjërat të mos shkojnë mirë dhe takimet të mos mbahen, por ne do të vazhdojmë të ecim në këtë rrugë shumë të fortë që kemi nisur”.
Pak më pas, në një takim të zgjeruar dypalësh, zoti Trump zbuloi se në përgatitje për samitin, “ne gjithashtu kemi filluar të bisedojmë drejtpërdrejt me Korenë e Veriut. Kemi pasur bisedime të drejtpërdrejta në nivele jashtëzakonisht të larta”, tha ai. Por në përgjigjen e tij ai nuk e përmendi Kim Jong Unin me emër.
Presidenti tha për koreanët e veriut se “ata na respektojnë, edhe ne sillemi me respekt ndaj tyre”.

Zbulohet bakteri që mund të ndihmojë fëmijët me autizëm

Shkencëtarët mendojnë se sekreti për të luftuar autizmin nuk fshihet në mendje, por në zorrë. Fëmijët autikë kanë më shumë probleme me stomakun se bashkëmoshatarët e tyre. Tani shkencëtarët kanë zbuluar se ndryshimi i bakterit të zorrës mund të lehtësojë vetëm problemet në stomak për fëmijët me autizëm, por edhe çrregullimet në sjellje të lidhura me këtë gjendje. Sipas tyre, rregullimi i balancës së bakterit të mirë në krahasim me bakterin e keq, nëpërmjet transplantit të bakterit të zorrës nga një person i shëndetshëm tek një fëmijë me superbakter, mund të ofrojë një mënyrë efikase për trajtimin e kësaj gjendje.
Shkencëtarët nga Universiteti Shtetëror i Arizonës shpresojnë që e njëjta teori mund të aplikohet edhe për trajtimin e autizmit.
Rezultatet e këtij studimi janë cilësuar si “premtuese”, megjithatë shkencëtarët thonë se duhet të bëhen më shumë kërkime para se të mund të rekomandohet për të gjithë fëmijët autikë.
Hulumtuesit shkencorë testuan teorinë e tyre tek 18 fëmijë autikë, të moshës nga 7-18 vjeç. Ata u dhanë fëmijëve antibiotikë (pastrues zorrësh) për 10 javë dhe kryen transplanto të bakterit të zorrëve çdo ditë, për një periudhë 8-javore.
Këta fëmijë filluan të shfaqnin përmirësime në sjelljet autike, u bënë më socialë dhe bënin gjumë më të rehatshëm. Ata patën përmirësime edhe të simptomave gastrointestinale, të cilat u reduktuan me 80%.

Ecja, sa hapa duhet të bëjmë në ditë?

Image purchased from Wayne Smith Visual Asset License Deed 2013

Të ecim do të thotë që të mbajmë trupin me një shnëdet më të mirë. Gjithashtu, ecja konsiderohet nga mjekët edhe një farë terapie psikologjike, pasi largohesh nga vendet e rutinës, ambientet e mbyllura, merr ajër të pastër, qetëson mendjen dhe largon stresin
Por sa duhet të ecim?
10 mijë hapa korrespondojnë me 7.5 kilometra, për të përshkuar që nga momenti kur zgjohesh dhe kur fle, pra dhe me fraksione gjatë ditës. Numërimi i tyre, i disponueshëm në shumë aplikacione në telefon, bëhen kështu një mjet i çmuar për të matuar aktivitetin tonë të përditshëm fizik. Në të kundërt mjaftojnë 30-40 minuta në ditë ecje e shpejtë.
Ecja është një aktivitet i përshtatshëm për personat me shëndet të plotë. Por duhet të kenë kujdes dhe kontroll mjekësor personat që vuajnë nga zemra, të prekur nga shqetësimet me këmbët apo probleme të tjera me kyçet.
Pse duhet të ecim?
Është një aktivitet fizik që përmirëson funksionalitetin kardio-vaskular dhe pulmonar, zhvillon muskujt dhe kockat. Të ecësh rregullisht ndihmon dhe në rënien në peshë, nëse kjo kombinohet me ushqyerjen e duhur, zgjon metabolizmin, ka efekte pozitive në tensionin e gjakut, nivelin e kolesterolit të keq, dhe trigliceridet e diabetit.

Eksperimenti, si duket në moshën 70-vjeçare gruaja që nuk hëngri sheqer për 28 vjet

Ajo ishte shumë e dhënë pas ëmbëlsirave. Por vendosi që të hiqte dorë nga sheqeri. Carolyn Hartz sot është 70 vjeç dhe jeton në Perth të Australisë. Nëna e 3 fëmijëve ka zbuluar një sekret të sajin për “Daily Mail Femail”.
Prej 28 vitesh nuk konsumon sheqer, si dhe ushqime me gluten. “Shumë gra mbi të 50-at mendojnë se thjesht nuk është e mundur të ruash linjat pas kësaj moshe.
Kam folur madje edhe me gra mbi 40 vjeç, të cilat kanë pasur fëmijë, që kanë frikë se nuk do ta rifitojnë më formën e mëparshme fizike”, – tha Hartz, autore e librit “Ëmbëlsira pa sheqer”. Ajo ka një këshillë për të gjitha femrat që duan të qëndrojnë në formë, pa shkuar në palestër: “kujdes çfarë ha dhe jepu këmbëve”.
Edhe në Australi obeziteti ka arritur në shifra shumë të larta, ndaj ajo rekomandon që në vend të sheqerit të përdorni ‘Xylitol’. Carolyn nuk është për dieta drastike, por thjesht për të ushqyerin e shëndetshëm dhe këmbëngul sidomos të bëhet kujdes e të mos teprohet me sasinë.

Shpërthimi i Tahirit për Ramën në takimin me Gaz Demin: Le të guxojë po të dojë…

Duket se ka një problem në marrëdhëniet e reja mes Ramës dhe Tahirit pas rekomandimit për hapjen e negociatave nga BE. Një takim i zhvilluar në bllok mes Tahirit dhe ndërmjhetësit gaz Demoi ka shkuar deri në acarim të Tahirit, i cili i ëhstë hakërryes Ramës indirekt. Dëshmitarët thonë se kanë dëgjuar Tahirin të ngrejë zërin dhe të thotë “le të guxojë pot ë dojë, po ja mbajti b…
Ish-Kryeministri Berisha ka përcjellë mesazhin e qytetarit dixhital.
Saimir Tahiri i dergon Rames perseri Gaz Demin se bashku me Dash Pezen! sb
“Doktor ne keto momente qe po te shkruaj tek Perla ne Bllok po zhvillohet prej nje ore nje bisede midis Sajmir Trafikut dhe Gaz Demit e Dash Pezes.Nga biseda e tensionuar ndigjohen here pas here shperthime te Tahirit si “le te guxoje po te doje”, “po ja mbajti b…”, etj, etj!”

Rama mbron Tahirin para Mogerinit: S’ka asnjë provë ndaj tij
Çështja e arrestimit apo mosarrestimit të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ngrihet në çdo vizitë që bëhet nga zyrtarët e lartë të BE në vendin tonë.
Dhe ditën e sotme, teksa kryeministri Edi Rama, duke folur në një konferencë të përbashkët për shtyp bashkë me Përfaqësuesen e Lartë për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë në BE, Federica Mogherini, është pyetur se nëse do të arrestohet Saimir Tahiri.
Për Ramën është ende e qartë se Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ëshë asnjë provës për të kërkuar arrestimin e tij, ndërsa shtoj se mazhoranca do të jetë e gatshme të mirëpresë organi e akuzës nëse gjen prova të reja.
“Është shumë e rëndësishme që të arrijmë të shpjegojmë që në procesin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisë zbatoi në frymë dhe në germë gjithçka që Komisioni i Venecias nënvizoi lidhur me rastet kur një komision i posaçëm në parlament thirret në detyrë për të trajtuar çështjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.
Mirëpresim që Prokuroria të rikthehet me të paktën një provë të vetme dhe prokuroria e krimeve të rënda është larg shumë larg së qeni një trup që mund të konsiderohet e influencueshme nga çdo kush qoftë.
Së treti e thashë dhe e përsëris është gjëj

Opozita-Mogerinit: Të mos fshihen problemet me krimin dhe korrupsionin

Ka përfunduar takimi i liderëve të opozitës shqiptare me Federika Mogherinin në selinë e Misionit të BE në Tiranë.
Nënkryetari i PD, Edi Paloka deklaroi se, për ne është prioritet për shqiptarët pasi realizon një dëshirë të shqiptarëve por edhe si një mënyrë që BE të rrisë monitorimin e tij ndaj poltikës shqitare e cila është sot simbol i lidhjes së krimit me politiken. Paloka tha se, uruam gjithashtu që deri në Qershor kur do të merret vendimi të shihet qëndrimi i disa vendeve që janë skeptike.
“Për ne është prioritet për shqiptarët pasi realizon një dëshirë të shqiptarëve por edhe si një mënyrë që BE të rrisë monitorimin e tij ndaj poltikës shqitare e cila është sot simbol i lidhjes së krimit me politikën.
Në deklaruam se Komisioni Europina në të ardhmen të jetë më vëzhguese dhe trasnparente. Ka raste si ai i Tahirit që eshtë kaluar si çeshtje periferike, ne kërkuam që të këtë jo fshehje të problemeve, por zgidhje të problemeve e cila është ajo që i bën të mirën Shqipërisë.
Uruam që në Qershor negocitatat të hapen sepse është në të mire të shqiptarëve. Sot kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm. Hapi i parë i qeverisë është lirimi i tyre. Kjo ishte një nga kërkesat tona për Mogherinin”, u shpreh Paloka.

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, bëri të ditur para medias se i kanë kërkuar zonjës Mogherini të ndërhyjë pranë kryeministrit Edi Rama të lirojë qytetarët shqiptarë të arrestuar që protestuan në Rrugën e Kombit.
Kryemadhi e vlerësoi mjaft raportin pozitiv të KE-së për hapjen e negociatave dhe deklaroi se opozita do ta lexojë me shumë vëmendje, raportin prej 37 faqesh.
“Raporti që na dorëzohet sot është për githë klasën politike, – tha Kryemadhi, – aty theksohet rëndësia e luftës kundër drogës, korrupsionit, vazhdimi i reformës në drejtësi që shqiptarët
Ne i kërkuam zonjës Mogherini që të ndërhyjë pranë z. Rama për lirimin e qytetarëve shqiptarë që mbahen në mënyrë të padrejtë kur dhe z Rama kërkoi falje vetë; është e rëndëishme sot që shqiptarët ta kenë BE-në më afër.
Zonja Mogherini e ka parë opozitën si bashkëvepruese në këtë proces e madje edhe më shumë se mazhorancën, sepse opozita ka sakrifikuar më shumë nga vetja e saj për t’u dhënë mundësi shqiptarëve. Është një rrugë e vështirë deri në qershor sidomos për situatën që e bën BE-në vetë më skeptike ndaj ne do ta lexojmë me shumë vëmendje raportin.
E falenderoj zonjën Mogherini për mbështetjen personale dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë”.

Ironia e fortë e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes për ‘liderin global’ në takimin me Xhaçkën

Sekretari amerikan i Shtetit, Mattis ka përdorur ironinë për të bërë një përkufizim të qartë të qeverisë Rama. “Shqipëria godet më fort se pasha e saj” i tha Mattis, ministres së Mbrojtjes Xhaçka. Në fakt kjo është një karakteristikë për liderët global si Rama me të cilin Mattis ka zgjedhur të tallet.
Sekretari amerikan i Mbrojtjes James Mattis falenderoi sot Shqipërinë për angazhimin e saj në NATO si një vend aleat, kontributi i së cilës shkon përtej madhësinë si shtet. “Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fortë se sa pesha e saj”, tha Sekretari Mattis gjatë takimit me Ministren e Mbrojtjes të Shqipërisë Olta Xhaçka.
Ai vlerësoi edhe rolin e Shqipërisë për të mos lejuar, siç u shpreh ai “ndikimin e dëmshëm rus në rajon”. “Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleacën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qëne më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare”, tha sekretari Mattis.
Shqipëria ofron baza ushtarake
Gjatë takimit të martën në Pentagon, Ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Olta Xhaçka bëri thirrje për një prani ushtarake të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.
Ajo tha se Shqipëria po paraqet disa ide për të vënë në dispozicion baza tokësore, ajrore dhe detare por edhe aftësi të tjera, qoftë në mënyrë dypalëshe me SHBA ose në suazën e NATO-s.

Zonja Xhaçka u sugjeroi zyrtarëve amerikanë të mbrojtjes të shikojnë mundësinë që Shqipëria të shërbejë si vend kontakti në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Sipas saj, një prani e SHBA ose e NATO-s mund të ishte një demonstrim i qartë se ky rajon nuk është harruar nga aleatët.
Ajo propozoi konkretisht baza dhe kantiere detarë të Shqipërisë, një aeroport ushtarak për furnizimin me karburant në ajër dhe zonën e stërvitjes në Bizë të Elbasanit si ide që mund të eksplorohen.
Ajo shprehu dëshirën që SHBA të shtojnë praninë e industrisë ushtarake në Shqipëri. Zonja Xhaçka tha se në Shqipëri mund të ketë zona të gjera ku SHBA mund të investojnë. Ajo tha se në një takim me firmën Lckheed-Martin në Uashington, i kishte ofruar firmës të angazhohet më shumë në shtimin e aftësive të vëzhgimit ajror dhe detar të Shqipërisë.
Ministre Xhaçka tha se krahas qëllimeve të Rusisë për t’u shtrirë në rajon dhe veprimeve të tyre destabilizuese vihen re edhe një shtim i synimeve dhe interesave nga vende të tjera si Kina, Irani apo edhe Turqia. Ajo tha se nevojitet të dërgohet një mesazh i fortë se vendet e Ballkanit perëndimor janë të orientuara nga perëndimi.
Ajo tha se “fati i Ballkanit Perëndimor është ai euro atlantik dhe kjo është përgjigjja më e mirë ndaj nacionalistëve ekstremistë fetare dhe ndërhyrjes ruse.”

Komentet e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Mattis: “Shqipëria godet më fort se pasha e saj”.
“Që nga anëtarësimi i saj në NATO në 2009, Shqipëria ka treguar se madhësia e saj gjeografike ka shumë më pak rëndësi, se sa angazhimi i saj në aleancë. Si një aleate e vendosur, Shqipëria godet më fortë se sa pesha e saj, duke kontribuar me trupa në misonet e NATO-s, duke u bërë vendi i parë që ka dhuruar armë dhe municione për të mposhtuar koalicionin e IS-sit. Gjithashtu ju keni punuar për të luftuar kundër përhapjes së ekstremizmit në Ballkan dhe më tej nëpërmjet Qendrës suaj të Ekselencës së NATO-s për luftëtarët terroristë të huaj. Faleminderit! Të gjitha këto tregojnë se Shqipëria është e përgatitur për të luajtur rol udhëheqës në Ballkanin Perëndimor, siç tregon edhe angazhimi juaj për të shtuar buxhetin e mbrojtjes në 2 për qind të PPB deri në vitin 2024. Faleminderit për rolin udhëheqës duke dhënë shembull për këtë. Angazhimi i Shqipërisë për pjesën e barrës që i takon vjen në një kohë kur Rusia po kërkon të përçajë aleacën tonë. Gjithashtu, pak vende në rajon kanë qëne më vigjilente se Shqipëria lidhur me ndikimin e dëmshëm rus në rajon dhe unë ju përgëzoj për punën tuaj për të ruajtur integritetin e institucioneve shqiptare. Amerikanët dhe shqiptarët kanë lidhje të forta. Programi i partneritetit me Gardën Kombëtare të Nju Xhersit pasqyron një lidhje më të thellë mes dy vendeve. Gjithashtu sot është dhe një moment mjaft i rëndësishëm për vendin tuaj.”, tha Mattis.

Krimet e komunizmit, akuza për genocid ish-Presidentit rumun. Tek ne i biri i Kristaqit dhe Gramozi drejtojnë shtetin

Prokurorët ushtarakë rumunë akuzuan zyrtarisht ish-presidentin Ion Iliesku të martën për krime të dyshuara kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së dhunshme që rrëzoi liderin komunist të vendit Nikolai Çausheshku në dhjetor 1989.
Prokurorët thirrën në gjykatë Ilieskun, 88 vjeç, të martën në mëngjes dhe e njoftuan atë për padinë. Ish-kreu i shtetit ndenji rreth një orë me prokurorët dhe refuzoi të komentonte mbi aktakuzën.
Prokurori i Përgjithshëm i Rumanisë kërkoi leje më 2 prill për të ndjekur penalisht Ilieskun dhe ish-kryeministrin Petre Roman për krime kundër njerëzimit gjatë kryengritjes së vitit 1989. Ish-zv/kryeministri Gelu Voican Voiculesku është vendosur gjithashtu të ndiqet penalisht.
Presidenti Klaus Iohannis e miratoi kërkesën më 13 prill.
Prokurorët thonë se Iliesku, Romani dhe Voiculescu ishin në krye të Këshillit të Fronit Kombëtar të Shpëtimit në dhjetor 1989, kur protestat kundër regjimit u kthyen të dhunshme, duke shkaktua më shumë se 1,000 të vdekur dhe 2,500 persona mbetën të lënduar.
Çështja e revolucionit të vitit 1989 ka qenë një nga hetimet më të gjata dhe më kontroverse në historinë e Rumanisë.
Në vitin 1990, Prokuroria Ushtarake e Bukureshtit hapi një hetim penal në lidhje me këtë çështje, por hetimi është ndalur dhe rihapur katër herë që atëherë.

Në vitin 2015, Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut vendosi kundër Rumanisë dhe i kërkoi shtetit të paguante kompensim për tetë persona – nga 2,400 euro secili – për kohëzgjatjen e procedurës penale në një çështje që kishte lidhje me keqtrajtimin e tyre në dhjetor 1989.
Në nëntor 2016, prokurorët ushtarakë rifilluan hetimin për krime të dyshuara kundër njerëzimit.
Në dhjetor 2017, prokurori ushtarak Marian Lazar njoftoi se hetuesit kishin zbuluar prova se kryengritja ishte e organizuar dhe se zyrtarë të lartë ushtarakë u përpoqën të vrisnin diktatorin Çausheshku dhe gruan e tij Elena të paktën tri herë para se ata të gjykoheshin dhe ekzekutoheshin më 25 dhjetor 1989.
Një sërë protestash, shkëmbime zjarri dhe demonstratash midis 15 dhjetorit dhe 25 dhjetorit 1989, çuan në rënien e Çausheshkut dhe fundin e regjimit komunist.
Kjo është hera e dytë që Iliesku përballet me akuza për krime kundër njerëzimit. Në qershor të vitit 2017, prokurorët ushtarakë të Gjykatës së Lartë e paditën Ilieskun dhe ish-zyrtarë të tjerë të lartë për krime kundër njerëzimit për rolin e tyre në një goditje të dhunshme ndaj protestuesve të opozitës në Sheshin e Universitetit të Bukureshtit në 13-15 qershor 1990.
Dhuna la të paktën katër të vdekur dhe më shumë se 700 të plagosur në Bukuresht. Gjyqi vazhdon.
Iliesku njoftoi në shkurt 2010 se ai po tërhiqej nga politika.
Ai ishte president i Rumanisë midis viteve 1989 dhe 1996 dhe nga viti 2000 deri në vitin 2004.

“Reporter.al”

Deputeti akuzon Halitin: Mori 4 milionë USD nga ish-ministri i Mbrojtjes para se ta vrisnin, ku shkuan paratë?

Xhavit Haliti (Zeka), ish- shef Zbulimit në UÇK, sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është vënë nën akuzë se ka marrë shuma të mëdha nga kosovarët “për çështgjen kombëtare”, por në fakt nuk janë dukur më. Edhe ministrit të Mbrojtjes, Rexhep Krasniqi i paska marrë 8.8 milionë marka Gjermane (rreth 4 milionë dollarë, dhe pas kësaj Krasniqi u vra në një rrugicë të errët pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i është bashkuar polemikës që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se Xhavit Haliti i PDK-së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi. Kelmendi thotë se Haliti i ka marrë 8.8 milionë marka nga FARK-u, shkruan Express.
Xhavit Haliti me të hapur sot seancën në Kuvend e ka quajtur “rrenc” Qunin, kjo sepse mbrëmë në emisionin “Pressing” të televizionit 7 ai tha se Haliti i kishte marrë gjatë luftës rreth 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.
Kelmendi thotë se në atë kohë Halitit i ishin dhënë 4 milionë dollarë, që bënin 8.8 milionë marka.
Ai shkroi në Facebook se Haliti nuk i kishte informuar Fondin “Vendlindja thërret” për shumën që kishte marrë. E, siç thotë Kelmendi, pasi ishte zbuluar se kishte marrë ato para, Haliti kishte thënë se e kishte cilësuar si “sekret ushtarak”.
Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:
NUK ISHIN 8 MILIONË DM, POR 4 MILIONË US-DOLLARË.
Në kuadër të komplotit që po bënte Xhavit Haliti, tashme i ndihmuar edhe nga kolegët marioneta, Ahmet Krasinqi, Bujar Bukoshi dhe Co, ka marrë 4 milionë US $ „ndihma“, por jo për UÇK-në, por për ta komplotuar UÇK-në.
Atëherë Dollari kishte kursin e rreth 2.21 DM, që do të thotë se ka marrë rreth 8.840.000 milionë DM (tetë milionë e tetëqind e katër dhjetë mijë). Ato të holla që i ka pranuar Xhavit Haliti nga „ministri“ Ahmet Krasniqi janë zhduk në „vrimë të zezë“…
Për atë “ndihmo” Xhavit Haliti nuk pat informuar as përgjegjësit e Fondin “Vendlindja thërret”, as strukturat udhëheqëse të Lëvizjes (ku ai bonte pjesë), por pasi kemi zbuluar atë ndodhi ka belbëzuar se e ka çmuar si “sekret ushtarak”.
Për këtë “ndihmo” të “ministrit” Ahmet Krasniqi, dorëzuar Xhavit Halit, ka vite që kam informuar. Zhurmimi aktual po ndodh në kuadër të luftës se pistë për pushtet.
Kurse beteja për BETEJEN E KOSHARËS po vazhdon të shpërdoret për interesa partiake dhe në terren tepër të mjegulluar. Rrëfimi i mbrëmshëm i Anton Qunit ishte edhe një serial i betejës për Betejen e Kosharës, tashmë e mitizuar dhe e legjendarizuar në shumo variante…

Kreu për BE-në në Bundestag paralajmëron Ramën: Nuk e ke kaluar provimin, Gjermania nuk ka vendosur ende

Bundeskanzlerin Angela Merkel (CDU) sitzt am 20.03.2013 im Europa-Ausschuss des Bundestages im Paul-Löbe-Haus in Berlin neben dem Ausschussvorsitzenden Gunther Krichbaum (CDU). Foto: Kay Nietfeld/dpa +++(c) dpa - Bildfunk+++

Pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum.
Në një prononcim për DË shqip, zyrtari i qeverisë gjermane tha se rekomandimi i Komisionit Europian nuk mjafton për hapjen e negociatave për Bundestagun gjerman.
“Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.“-është shprehur Krichbaum.