Xhavit Haliti (Zeka), ish- shef Zbulimit në UÇK, sot nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, është vënë nën akuzë se ka marrë shuma të mëdha nga kosovarët “për çështgjen kombëtare”, por në fakt nuk janë dukur më. Edhe ministrit të Mbrojtjes, Rexhep Krasniqi i paska marrë 8.8 milionë marka Gjermane (rreth 4 milionë dollarë, dhe pas kësaj Krasniqi u vra në një rrugicë të errët pranë stacionit të Trenit në Tiranë.
Udhëheqësi i fondit “Vendlindja thërret” në Gjermani, Ibrahim Kelmendi, i është bashkuar polemikës që filloi mbrëmë kur deputeti i LDK-së, Anton Quni, tha se Xhavit Haliti i PDK-së, gjatë luftës, kishte marrë 8 milionë marka nga koloneli Ahmet Krasniqi. Kelmendi thotë se Haliti i ka marrë 8.8 milionë marka nga FARK-u, shkruan Express.
Xhavit Haliti me të hapur sot seancën në Kuvend e ka quajtur “rrenc” Qunin, kjo sepse mbrëmë në emisionin “Pressing” të televizionit 7 ai tha se Haliti i kishte marrë gjatë luftës rreth 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi.
Kelmendi thotë se në atë kohë Halitit i ishin dhënë 4 milionë dollarë, që bënin 8.8 milionë marka.
Ai shkroi në Facebook se Haliti nuk i kishte informuar Fondin “Vendlindja thërret” për shumën që kishte marrë. E, siç thotë Kelmendi, pasi ishte zbuluar se kishte marrë ato para, Haliti kishte thënë se e kishte cilësuar si “sekret ushtarak”.
Ky është shkrimi i plotë i Kelmendit:
NUK ISHIN 8 MILIONË DM, POR 4 MILIONË US-DOLLARË.
Në kuadër të komplotit që po bënte Xhavit Haliti, tashme i ndihmuar edhe nga kolegët marioneta, Ahmet Krasinqi, Bujar Bukoshi dhe Co, ka marrë 4 milionë US $ „ndihma“, por jo për UÇK-në, por për ta komplotuar UÇK-në.
Atëherë Dollari kishte kursin e rreth 2.21 DM, që do të thotë se ka marrë rreth 8.840.000 milionë DM (tetë milionë e tetëqind e katër dhjetë mijë). Ato të holla që i ka pranuar Xhavit Haliti nga „ministri“ Ahmet Krasniqi janë zhduk në „vrimë të zezë“…
Për atë “ndihmo” Xhavit Haliti nuk pat informuar as përgjegjësit e Fondin “Vendlindja thërret”, as strukturat udhëheqëse të Lëvizjes (ku ai bonte pjesë), por pasi kemi zbuluar atë ndodhi ka belbëzuar se e ka çmuar si “sekret ushtarak”.
Për këtë “ndihmo” të “ministrit” Ahmet Krasniqi, dorëzuar Xhavit Halit, ka vite që kam informuar. Zhurmimi aktual po ndodh në kuadër të luftës se pistë për pushtet.
Kurse beteja për BETEJEN E KOSHARËS po vazhdon të shpërdoret për interesa partiake dhe në terren tepër të mjegulluar. Rrëfimi i mbrëmshëm i Anton Qunit ishte edhe një serial i betejës për Betejen e Kosharës, tashmë e mitizuar dhe e legjendarizuar në shumo variante…
Deputeti akuzon Halitin: Mori 4 milionë USD nga ish-ministri i Mbrojtjes para se ta vrisnin, ku shkuan paratë?
Kreu për BE-në në Bundestag paralajmëron Ramën: Nuk e ke kaluar provimin, Gjermania nuk ka vendosur ende

Pas rekomandimit pozitiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë, ka reaguar kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e BE-së, Gunther Krichbaum.
Në një prononcim për DË shqip, zyrtari i qeverisë gjermane tha se rekomandimi i Komisionit Europian nuk mjafton për hapjen e negociatave për Bundestagun gjerman.
“Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e Ëorld Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit.“-është shprehur Krichbaum.
Penalltia e Realit dhe reagimi i Buffon/ Vjen reagimi i fortë i presidentit të UEFA
Në Itali dhe Gjermani, tashmë është aktive, në ligat e tjera do të jetë, apo kanë nisur disa eksperimente të thjeshta. VAR është gati për të pushtuar Europën, me përjashtim të Ligës së Kampionëve, ku ende nuk janë hedhur hapa përpara në drejtim të teknologjisë.
Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, duke folur për “La Gazzetta dello Sport”, është i qartë në këtë pikë: “Liga e Kampionëve është si një “Ferrari”, ose “Porsche”. Pra, nuk mund t’i përzinë ato menjëherë, pa pasur produktin e testimit dhe të gjithë të kuptojnë se si funksionon. Eshtë herët për VAR. Realisht, ne mund të kemi atë në sezonin 2019-2020, në Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës”.
Kreu i UEFA-s ka folur edhe për polemikat e fundit juventine, në lidhje me penalltinë e minutës së 93-të, që i eliminojnë bardhezinjtë nga Championsi, kundër Real Madridit. “Çfarë do të ndryshoja te Real Madrid-Juventus? Asgjë. Ka nga ata që e panë atë rast njëzet herë, unë e kam parë pesëdhjetë herë, por gjysma e njerëzve është e bindur për penallti, gjysma tjetër jo. Buffon? Çfarë tha ai, nuk ishte e drejtë. Megjithatë, nga pikëpamja e atij që ishte duke luajtur, unë e kuptoj frustrimin dhe zhgënjimi i tij, që të humbasë një ndeshje nga një penallti e minutës së 93-të. Ju mendoni se e keni humbur rastin”.
Presidenti Andrea Agnelli, në vend të kryesorit anglez, sulmoi dizenjatorin e arbitrave të UEFA-s, italianin Collina. Për presidentin e UEFA-s, ai nuk ka faj: “Collina nuk është për tu fajësuar. Është si trajneri, që zgjedh ekipin. Ti zgjedh lojtarët më të mirë në formacion për të fituar, pastaj mund të ndodhin gjëra të diskutueshme. Na pëlqen Collina, ai i ka dhënë aq shumë UEFA-s. Unë kurrë nuk i ndërhyj, ai vendos me profesionalizmin e tij. Ka mbështetjen time të plotë”.
Raporti i BE nxin Ramën për koncesionet dhe inceneratorët: Do t’u kushtojnë shqiptarëve 230 miliardë lekë
Qeveria shqiptare habiti ekspertët mjedisorë disa vite më parë, kur pa pritur dha një kontratë koncesionare me propozim të pakërkuar për ndërtimin e një incerneratori në Elbasan. Habia konsistonte në faktin që strategjia kombëtare për menaxhimin e mbetjeve urbane nuk parashikonte nevojë për ndërtimin e incerneratorëve si një mënyrë për zvogëlimin e volumit të mbetjeve. Strategjia, e miratuar vite më parë, vlerësonte se grumbullimi i duhur dhe rritja e shkallës së riciklimit të mbetjeve i mjaftonin një vendi të vogël si Shqipëria për të menaxhuar mbetjet për dekadat e ardhshme, kryesisht për shkak se prodhimi i mbetjeve në vend është i ulët, i kushtëzuar nga niveli i ulët ekonomik si dhe nga fakti se zvogëlimi i volumit të mbetjeve me djegie është forma më e kushtueshme e menaxhimit të problemit.
Por qeveria jo vetëm që dha ndërtimin me koncesion të një inceneratori në Elbasan, që do t’i kushtojë shqiptarëve 3.3 miliardë lekë nga taksat e tyre, por vijoi me planet për të ndërtuar, sërish me koncesion, një incernerator në Fier dhe një tjetër, shumë të madh dhe të kushtueshëm, në Tiranë. Nëse do të ndërtohet, incerneratori i Fierit do t’i kushtojë taksapaguesve 4 miliardë lekë ndërsa ai i Tiranës, mund t’i kushtojë taksapaguesve rreth 16 miliardë lekë, për një total prej mbi 23 miliardësh (ë reja) ose afro 176 milionë euro.
Por ka vetëm një problem: incernetatorët kanë dalë nga moda dhe përdorimi i tyre po diskurajohet në shumë vende për disa arsye praktike: e para, incerneratorët janë në konflikt me riciklimin, metoda e parapëlqyer e menaxhimit të mbetjeve, si për shkak të kostos ekonomike më të ulët ashtu edhe për shkak të përfitimeve mjedisore më të larta. E dyta, incerneratorët janë të kushtueshëm, forma më e kushtueshme e menaxhimit të mbetjeve që bota njeh aktualisht.
Bashkimi Europian e bëri të qartë këtë me një fjali të shkurtër në Raportin e Progresit të Shqipërisë të publikuar të martën:
“Ndërtimi i një incerneratori në Elbasan, i cili filloi të operojë vitin e kaluar dhe planet për investime të mëtejshme në incerneratorë përbëjnë një shqetësim në termat e respektimit të parimeve të BE-së për shkak se groposja dhe incernerimi janë opsionet më pak të pëlqyera të menaxhimit të mbetjeve.” [Link Raporti i Progresit]
Raporti në kapitullin e mjedisit e konsideron Shqipërinë një vend me “nivel të ulët të përgatitjes” për anëtarësim ndërsa vlerëson se ecuria nga raporti i fundit i progresit i publikuar më 2016 është “e pakët”.
Shqipëria, thotë raporti, nuk ka instrumentet e nevojshme ekonomike për të promovuar riciklimin e mbetjeve në vend të groposjes apo djegies së tyre, ndërsa vlerëson se kriteret për dhënien e lejeve mjedisore për ndërtime hidrocentralesh apo resortesh turistike në zonat e mbrojtura nuk janë në përputhje me rregullat e BE-së.
Qeveria shqiptare është kritikuar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore për praktikën e dhënies së koncesioneve, veçanërisht koncesioneve të pakërkuara siç është rasti i incerneratorëve, për shkak se sipas FMN-së, “kapacitetet e qeverisë për të vlerësuar kostot dhe përfitimet” e koncesioneve janë “të pamjaftueshme” për të garantuar se këto koncesione janë në përputhje me interesin publik. Qeveria ka refuzuar të dëgjojë këto këshilla deri tani. Por planet e saj për ndërtimin e incerneratorit të dytë në fshatin Verri të Fierit kanë hasur kundërshtimet e ashpra të banorëve të zonës.
Kryeministri Rama ka deklaruar se dëshiron të bindë banorët e Fierit se projekti i incerneratorit “nuk sjell ndotje, por ky projekt sjell ekonomi, sjell punësim, sjell zhvillim.”
Gjithsesi, siç shkruhet edhe në Raportin e Progresit, banorët e fshatit Verri nuk janë të vetmit që mendojnë se incerneratori është vetëm një gjë e mirë.
Aktualisht Shqipëria nuk ka një sistem “të integruar” për menaxhimin e mbetjeve urbane. Një pjesë e madhe e territorit të vendit nuk kanë fare sistem grumbullimi të mbetjeve ndërsa proceset e riciklimit pothuajse nuk ekzistojnë në mënyrë të organizuar. Megjithatë, një pjesë jo e vogël e mbetjeve, veçanërisht metaleve, plastikës dhe letrës, të cilat kanë një vlerë relativisht të lartë tregtare, riciklohen falë punës së shtresave më të varfra të shoqërisë. Incerneratorët rrezikojnë të dëmtojnë pikërisht riciklimin e letrës dhe plastikës, pasi janë dy llojet e mbetjeve që mund të digjen në këto impjante. Llojet kryesore të mbetjeve si qelqi, nuk digjen në incerneratorë ndërsa mbetjet organike janë shumë të kushtueshme për t’u djegur për shkak të përmbajtjes së ulët energjetike që kanë.
Raporti i KE për ekonominë jo vetëm për të qeshur: U rrit punësimi në grupmoshën 64 vjeç
Komisioni Europian, në raportin e vitit 2018 për Shqipërinë, që shoqëron komunikimin për politikën e zgjerimit të Bashkimit Europian i ka kushtuar një hapësirë të rëndësishme kapitujve për zhvillimin ekonomik dhe konkurrueshmërinë e vendit.
Raporti thekson se Shqipëria ka bërë disa përparime dhe është e përgatitur mesatarisht në zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. Raporti i borxhit publik ndaj PBB-së dhe deficiti i llogarisë korrente u zvogëluan. Rritja ekonomike u rrit më tej dhe papunësia është në ulje, por është ende e lartë.
Kreditë me probleme (NPL) në sektorin bankar janë zvogëluar, por kreditimi bankar ndaj bizneseve mbetet i ngadaltë. Reformat thelbësore për përmirësimin e mjedisit të biznesit kanë përparuar, por kërkojnë përpjekje të mëtejshme. Reforma gjithëpërfshirëse gjyqësore ka avancuar, por duhet të zbatohet plotësisht. Ligji i ri i falimentimit ka hyrë në fuqi dhe duhet të forcojë regjimin e falimentimit. Megjithatë, rregulloret relevante për biznes mbetën të komplikuaradhe mangësitë në sundimin e ligjit vazhduan të pengonin bizneset dhe të frenonin investimet.
Për të mbështetur rritjen afatgjatë, raporti thekson se Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë:
→ të vazhdojë konsolidimin fiskal për të përmbushur objektivin afatmesëm për reduktimin e borxhit publik dhe për të krijuar më shumë hapësirë për manovrim të politikës fiskale;
→ të forcojë më tej stabilitetin financiar duke vazhduar të promovojë zgjidhjen e NPL-ve dhe përdorimin e monedhës vendase;
→ të zvogëlojë ekonominë joformale, duke përfshirë punën e padeklaruar.
Përkundër legjislacionit të ri dhe masave të tjera, mjedisi i biznesit mbetet një pengesë për performancën e konkurrencës dhe të rritjes së Shqipërisë, thekson raporti.
Pengesat e tepërta rregullatore dhe procedurale përbëjnë një kufizim tjetër të rëndësishëm për biznesin. Qasja në financat formale, sidomos në fazën fillestare të një biznesi, mbetet një sfidë për firmat.
Mangësitë në sundimin e ligjit vazhdojnë të pengojnë mjedisin e biznesit, edhe pse reforma e drejtësisë ka përparuar. Përkundër masave të marra për të adresuar ekonominë joformale, ajo vlerësohet të përbëjnë të paktën një të tretën e PBB-së. Kjo po shkakton humbje nga të ardhurat nga taksat, mungesë të mbrojtjes së punës dhe konkurrencë të padrejtë midis firmave. Zbatimi joefektiv i kontratave, të drejtat e pasigurta të pronësisë dhe prevalenca e korrupsionit janë shqetësimet kryesore të shprehura në mënyrë të përsëritur nga bizneset. Përparimi në reformën gjyqësore duhet të përkthehet në një mjedis më të favorshëm biznesi. Qeverisja më e mirë, një sistem më i parashikueshëm i taksave, zbatimi i vazhdueshëm i rregullave dhe ofrimi më efikas i shërbimeve publike do të përmirësonte ndjeshëm mjedisin e biznesit, rekomandon raporti.
Aktiviteti më i fortë ekonomik ka përmirësuar kushtet e tregut të punës, por papunësia mbeti e lartë.
Rritja ekonomike vazhdoi të krijojë vende të reja pune në vitin 2017, por me një ritëm më të ulët se në vitin paraprak. Në tre tremujorët e parë, punësimi në grupmoshat 15-64 vjeç u rrit me një ritëm relativisht modest prej 2.5% krahasuar me një vit më parë. Kjo ka lejuar që shkalla e papunësisë të bjerë në 14.3% nga 16.0% në periudhën korresponduese në vitin 2016. Shkalla e papunësisë së të rinjve (që mbulon grupmoshat 15-29 vjeçare) ra nga 29.2% në 26.3%. Përveç mospërputhjeve të konsiderueshme të aftësive, papunësia e lartë vazhdimisht pasqyron ngurtësinë në legjislacionin e tregut të punës dhe mungesën e stimujve për të punuar.
Raporti rekomandon që për të mbështetur rritjen afatgjatë, Shqipëria duhet t’i kushtojë vëmendje të veçantë:
→ të përmirësojë cilësinë e sistemit arsimor, duke përfshirë rritjen e kapacitetit;
→ të zhvillojë kapacitetin për tërheqjen e teknologjive, kërkimin, zhvillimin dhe inovacionin;
→ të rrisë investimet publike në infrastrukturë në mënyrë transparente dhe fiskalisht të përgjegjshme.
Ditën e djeshme, Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë, por vendimi final duhet të merret në mënyrë unanime nga të 28 anëtarët e BE-së në muajin qershor.
/Monitor/
Protestuesit presin Mogherinin me pankarta: Oligarkia ka rrëmbyer kuksianët (Foto)
Dhjetëra qytetarë e kanë pritur me disa pankarta përfaqësuesen e lartë të BE-së, Frederika Mogherini, teksa ishte duke mbërritur në kryeministri.
Në pankarta qytetarët i kishin kujtuar asaj faktin se në BE njihet forca e ligjit, ndërsa në vendin tonë njihet forca policore, që arrestoi me dhunë 11 kuksianët që protestuan për të drejtat e tyre.
Në disa nga pankartat thuhej se nëse Europa po bëhet gati që ti hapë dyert Shqipërisë, qeveria shqiptare po ndan kuksianët nga vendi i tyre. Po ashtu ata i bëjnë thirrje Mogherinit që të mos iu besoj politikanëve shqiptarë.
Përfaqësuesja e lartë e BE-sqë e nisi ditën me një takim me presidentin e vendit Ilir Meta, ndërsa pas pak minutash do të nisë një konferencë me kryeministrin Rama, ku do t’i përgjigjet dhe interesimit të gazetarëve.
Gjatë rrugës Mogherini është shoqëruar nga ambasadorja e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin.
Dy diplomatet e huaja zgjodhën ta bëjnë rrugën me këmbë, duke respektuar dhe rregullat e qarkullimit në Shqipëri.
Ato pritën semaforin, ndërkohë që një gazetar u afrua pranë Mogherinit ishte truproja që nuk e ka lejuar duke hedhur tej mikrofonin. Kjo protestë nuk i ka bërë përshtypje Mogherinit, e cila ka vazhduar rrugën drejt zyrës së Kryeministrit Edi Rama.
Mogherini: Përmbushni pesë përparësitë kryesore
Federica Mogherini, Përfaqësuesja e Lartë e BE për Politikën e Jashtme, e pyetur gjatë konferencës së shtypit me kryeministrin Rama, nëse ka shanse që Këshilli Europian të hapë negociatat për Shqipërinë në qershor, theksoi se shqiptarët nuk duhet të harrojnë se duhet të përmbushin “pesë përparësitë kryesore të njohura, të cilat do të mbeten elementet kyçe mbi të cilët do të gjykohet”.
Kryeministri Rama duket se vazhdon të mbajë të njëjtin qëndrim në lidhje me ish-ministrin e tij të Brendshëm, Saimir Tahiri. Rama është pyetur nga gazetarët në konferencën me Mogherinin në lidhje me Tahirin.
Kryeministri këtë herë gjeti shpëtim tek Komisioni i Venecias. Sipas tij, qeveria dhe mazhoranca kanë zbatuar ‘pikë për pikë rekomandimet e Komisionit të Venecias’.
“Është shumë e rëndësishme të shpjegojmë se në rastin e Saimir Tahirit kuvendi dhe shumica qeverisës ka zbatuar në frymë dhe germe gjithçka që Komisioni i Venecias ka nënvizuar gjithashtu një komision në Kuvend thirret për të trajtuar gjendjen e arrestit apo masave të parashikuara për një deputet.
Unë e kam thënë dhe po presim që prokuroria të kthehet me të paktën një provë. Jo dhjeëtë. Një të vetme. Dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda është shumë larg të qenit një trupë e influencueshme përsa i përket anës së shumicës ndërsa teorikisht mund të pranojmë spekulime për mundësinë e influences”, tha Rama.
Trafiku i kokainës drejt Italisë, ja si komunikonin trafikantët shqiptarë
Aleks Boçi, 38-vjeçari shqiptar i arrestuar në Itali që prej tetorit të 2017 është koka e një grupi kriminal italo-shqiptar që merrej me trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut, Belgjikë dhe më pas në Itali. Lekët pas çdo “operacioni” dërgoheshin në Shqipëri.
Por nga hetimet ka rezultuar se grupi, përdoret një mënyrë të veçantë komunikimi. Të gjithë pjesëtarët e grupit kriminal përdornin telefona BlackBerry dhe për komunikim mes njëri-tjetrit ishte aplikacioni i këtij celulari, BBM.
Operacioni “Biznes familjar”
Në pranga veç Aleks Boçit janë vënë: Florian Prendi 31 vjeç, Edmir Hatijia 41 vjeç, Elidon Shpërdheja 38 vjeç si dhe 3 shtetas italianë. Kokaina në sasi të mëdha trafikohej përmes portit të Anversës në Begjikë ku kjo organizatë kriminale kishte mundur të krijonte një “dalje të sigurt” doganore përmes bashkëpunëtorëve të saj të punësuar aty.
Pasi mbërrinte në Romë lënda narkotike administrohej nga dy trafikantët italianë Claudio Cesarini e Daniele Ferri, të njohur nga policia italiane e që merreshin me shitjen me shumicë të saj.
Hetimet kanë dokumentuar përftime prej miliona euro të kësaj organizate kriminale, por detaji më interesant i kësaj organizate është se sipas hetuesve italianë, një sasi e madhe kokaina e organizatës së drejtuar nga Boçi ishte e destinuar për bosin mafioz të “Ndraghetas”, Davide Perronace.
Tmerr dhe panik në avion! Shpërthen motori dhe thyen dritaren, rryma e ajrit thith menaxheren
Një incident ajror ka ndodhur në SHBA, teksa një avion ka pësuar avari në motor. “Daily Mail” raporton se motori shpërtheu ndërsa avioni ishte në ajër, ndërsa ka qenë piloti ai që ka dhënë alarmin se një pjesë mungonte.
Avioni i përkiste Southwest Airlines, të nisur nga aeroporti i LaGuardia i Nju Jorkut, me drejtim Dallasin, por për shkak të defektit bëri ulje emergjente në Filadelfia.
Në fluturim e sipër motori i majtë i “Boeing 737-700” shpërtheu në fluturim dhe presioni dhe copat e tij thyen një dritare. Shpërthimi dëmtoi dritaren në radhën e 17-të, ndërkohë që në avion kishte 143 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi.
Nga aksidenti një person ndërroi jetë. Bëhet fjalë për një grua 43-vjeçare, Jennifer Riordan mama e dy fëmijëve dhe menaxhere e një banke në Nju Meksiko.
Kompania reagoi me nje shenim në Twitter: “Për ne siguria është gjithnjë një përparësi. Po punojmë me përkushtim për t’i ofruar mbështetje klientëve dhe ekuipazhit. Do t’i shpërndajmë informacionet kur të jenë të konfirmuara”.
Një nga pasagjerët, Marty Martinez, tregon se kur u njoftuan për ngjarjen i kishte kapur ankthi dhe paniku, “ka diçka që nuk shkon me avionin tonë, duket se po biem. Me pak fjalë nisëm të biem për 10-15 minuta. Natyrisht të gjithë e humbën toruan, të gjithë nisën të ulërasin dhe të qajnë. Ka qenë përvoja më e frikshme që kam përjetuar ndonjëherë”, tha ai.
“Mafia” shqiptare në Londër, si iu zbuluan fermat e kanabisit me vlerë 6 milion paund
Hetimet në Britaninë e Madhe për një rrjet fermash kanabisi me vlerë 6 milion paund të cilat kontrolloheshin nga ‘mafia shqiptare’ kanë çuar në burgosjen e 26 personave. Operacioni antidrogë i policisë britanike i koduar “Tisdale” nisi në mars 2016. Banda e drogës me një shtrirje të gjerë në territor ishte e angazhuar në kultivimin, paketimin dhe shitjen e kanabisit.
Tetëmbëdhjetë nga të arrestuarit janë nga Greater Manchester dhe Cheshire. Grupi kriminal që drejtohej nga shqiptarët, të cilët janë shndërruar në lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e drogës në Mbretërinë e Bashkuar gjatë viteve të fundit, funksionin sipas një strukture të mirëorganizuar.
Njerëzit ishin të punësuar në rrjet si fermerë, menaxherë dhe drejtorë.
Paratë e fituara nga kanabisi pastroheshin përmes llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç. Gruaja e tij greke Ifigenia Cipi 33 vjeç përmes një llogarie bankare me emër të rremë kryente udhëtime për shopping në House of Fraser, një rrjet dyqanesh shumë i njohur në Britani, bënte shpenzime në sallone bukurie dhe thonjsh.
Të enjten më 21 korrik 2016 oficerët e policisë kryen 12 bastisje nëpër zonat e Mançesterit dhe Cheshire në një operacion të përbashkët me shërbimin e emigracionit dhe autoritetet lokale.
Zyrtarët zbuluan ferma të kanabisit me një vlerë totale prej 6 milion paund në Crumpsall, Moss Side, Wythenshawe, Stretford, Salford, Droylsden, Rochdale dhe Wilmslow, Cheshire.
Fermat e tjera u zbuluan në Rotherham dhe Sheffield, South Yorkshire.
Prodhimi i këtyre fermave kishte arritur në një numër fushash në Manchester dhe Sheffield, por gjithashtu në Swindon.
Njëzet e gjashtë vetë u arrestuan, u akuzuan dhe u dënuan për vepra penale duke përfshirë komplotin për të furnizuar me droga të kategorisë B, pastrim parash dhe dokumentacion të rremë.
Tani dy të fundit, Elton Omuri 26 vjeç dhe Toni Boboshi 44 vjeç janë dënuar për shitje droge të klasës B. Omuri u dënua me katër vjet burg dhe Boboshi u dënua me gjashtë vjet burgim.
Sipas policisë, grupi kriminal përdorte emra të rremë, adresa të rreme dhe dokumentacione falso për të shmangur zbulimin nga autoritetet, penguar hetimet policore dhe për të shmangur ndjekjen penale.
“Ata u shtrinë shumë përtej kufijve të Greater Manchester, duke pompuar të ardhurat e krimeve të tyre në qytete të tjera, duke përhapur efektet e dëmshme të furnizimit me drogë anembanë kombit. Ky ka qenë një hetim intensiv i cili është mbështetur në inteligjencën dhe besimin e komunitetit dhe sot mund të themi me besim se këta njerëz janë të sigurtë pas hekurave, të paaftë të përfitojnë nga të ardhurat e aktivitetit të tyre të paligjshëm ose të vazhdojnë te bëjnë dëm rrugët e Mbretërisë së Bashkuar”, theksoi policia.
Dënimet për pjesën tjetër të grupit
E premte 27 janar 2017:
Besnik Hoxha, 34 vjeç, nga Cedric Road, Crumpsall u burgos për dy vjet për pastrim parash.
Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, nga Cedric Road, Crumpsall u burgos për një vit e gjashtë muaj për dokumentacion të rremë.
E mërkurë, 24 maj 2017:
Denad Hoxha, 28 vjeç, nga Poligoni, Mançester u burgos për katër vjet e gjashtë muaj.
Taulant Hoxha, 31 vjeç, nga Carlton Road, Whalley Range u burgos për pesë vjet e katër muaj.
Mario Basha, 31 vjeç, nga Rruga Palatine, Didsbury u burgos për tre vjet e nëntë muaj.
Fatjon Hazizi, 32 vjeç, nga Rruga Palatine, Didsbury u burgos për katër vjet.
Krenar Harisis, 33 vjeç, nga Carlton Road, Whalley Range u burgos për tre vjet e gjashtë muaj.
E enjte 25 maj 2017:
Andi Lekaji, 39 vjeç, nga Angleton Gardens, Sheffield u burgos për katër vjet.
Glynn Besson, 57 vjeç, nga Fidanishte, Sheffield u burgos për katër vjet.
Luke Oakley, 33 vjeç, nga Horsham Road, Swindon u burgos për dy vjet.
Wayne Bayford, 28 vjeç, nga Rivergreen, Swindon u burgos për dy vjet.
Richard Vincent, 48 vjeç, nga Drive Penhill, Swindon u burgos për tre vjet.
Fatjon Hoxha, 33 vjeç, pa adresë fikse u burgos për një vit.
Lee Flanagan, 33 vjeç, Vine Street, Abbey Hey, Mançester dhe Michael O’Rourke, nga Street Market, Stalybridge u dënuan me një vit burg.
E premte 26 maj 2017:
Ervin Hoxha, 38 vjeç, nga Dobroyd Street, Crumpsall u burgos për një vit e tre muaj.
Arbor Basha, 27 vjeç, nga Kiril Street, Mançester u burgos për një vit e tre muaj.
Arjan Harisis, 26 vjeç, nga Hancock Street, Stretford u burgos për një vit e tre muaj.
Gentjan Harisis, 28 vjeç, nga Ardenfield Drive, Wythenshwe u burgos për një vit e tre muaj.
Amtomio Kojo, 28 vjeç, nga Pensby Close, Pendlebury u burgos për një vit e tre muaj.
Haxhi Hazizi, 20 vjeç, nga Styal View, Wilmslow u burgos për një vit e tre muaj.
Ismail Agaci, 22 vjeç, nga Leicester Street, Rochdale u burgos për një vit e tre muaj.
Altin Ripaj, 33 vjeç, nga Peter Street, Rotherham u burgos për një vit e tre muaj.
Shah Kamaly, 46 vjeç, nga Greenlands Road, Swindon u burgos për dy vjet e nëntë muaj.
Basha paralajmëron: Disa vende të BE kërkojnë prova në luftën ndaj krimit e korrupsionit para vendimit
Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë.
Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore Europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit.
Zhvillova seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme. Pata takime të vecanta me Johann Wadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski. Takime të rëndësishme zhvillova edhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.
Shpresoj që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatave, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në qershor. Sikurse shpresoj që edhe Franca dhe Hollanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qënë pjesë e BE-së.