19.5 C
Tirana
E enjte, 8 Maj, 2025

Dosja e pushkatimit të babait, kërcënimi që Fadil Paçrami i bëri Bilal Xhaferrit më ‘69! Debati në Lidhjen e Shkrimtarëve

Nga Hyqmet Zane/ Si njeri me vëmendje të spikatur për personalitetet me orgjinë nga Çamëria, kam detyrimin të sjell në vëmendje datëlindjen e një shkrimtari të shquar si Bilal Xhaferri me origjinë nga Ninati i Konispolit (krahina veriore e Çamërisë), njëherazi edhe bashkëkohës i shkrimtarit tjetër të madh Ismail Kadare.

Bilal Xhaferri

Gjithnjë mendoj se kujtesa për datëlindjen e një personaliteti ka mesazhe të shumta jo vetëm për shkak të veprës që bën ai, por edhe të rrethanave në të cilën ka kaluar jeta e tij. Për më shumë, çdo kujtesë për një shkrimtar ka edhe mesazhin për të gjykuar përtej një datëlindjeje.

Në çdo 28 janar është kujtuar datëlindja e shkrimtarit tonë Ismail Kadare, që shumë njerëz dhe shumë personalitete t’i bënin urime shkrimtarit tonë të respektuar. Edhe unë ia kam shprehur urimet e mia të sinqerta për datëlindjen në çdo vit derisa edhe ndërroi jetë. Bile do të dëshiroja që edhe të kishte marrë çmimin Nobel në letërsi dhe që duket se e paragjykojnë, me ose pa të drejtë.
Por si shqiptar dhe njeri i publicistikës do të dua të shikoj përtej para dhe pas këtij urimi dhe të risjell në vëmendje edhe faktin se urimet e datëlindjes së shkrimtarit tonë të persekutuar Bilal Xhaferri më 2 nëntor, meriton të kujtohet. E them këtë sepse tendenca për ta anashkaluar datëlindjen e një bashkëkohësi të Ismail Kadare dhe një vit më të madh se ai, ka mbetur si një sjellje tipike e njerëzve që me ushqyerjen e frymës së ish- Sigurimit të Shtetit dhe atyre që kanë mbetur si të tillë nga koha që ka lënë shumë reminishenca të mendësive të diktaturës.

Nëse do ta kishin njohur po aq sa edhe Kadare apo do kishte mundësinë Bilal Xhaferri që të studionte në Moskën e Bashkimin Sovjetik siç e pati Ismaili, Bilali do të njihej dhe do të ishte shumë i denjë për botën e letrave si një shkrimtar që u përndoq për t’u eliminuar.

Nëse Ismaili ishte i pranuar nga udhëheqja e kohës së Enver Hoxhës, aq më tepër që ishin nga Gjirokastra, për Bilalin ekzistonte dosja voluminoze si për pushkatimin e babait të tij Xhaferr Hoxha nga Ninati i Konispolit, kushëriri i të madhit rilindas enciklopedist Hoxha Hasan Tahsini. Këtë fakt atij ia përmendi Fadil Paçrami në debatin e Lidhjes së Shkrimtarëve të vitit 1969, ku Bilali foli për romanin “Dasma” të Kadaresë. Është i njohur fakti që në ambientet e shkrimtarëve futej fryma e biografive dhe jo e gjenisë së Bilalit, se ai nuk kishte parzmore udhëheqjen e kohës, por kishte orientimin prej Zotit të shkrimtarit që kapte subjektet dhe i trajtonte ato me një talent të veçantë dhe interesant. Kjo i kishte dhënë mundësinë të ishte i mirënjohur dhe i respektuar nga shkrimtarë të nderuar të kohës dhe me emër të madh, edhe pse nuk iu lejua vazhdimi i shkollës së lartë në vendin e vet.

Pikërisht për këtë Bilalit nuk i kujtohet datëlindja dhe emri i tij lakohet me sentenca biografie nga disa njerëz me dosje të zeza në kokat e tyre pa tru e pa mirësi që duket se i kanë të lyera duart me pisllëqet e kohës që edhe sot e kësaj dite fusin hundët në fëlliqësirat e tyre dhe kërkojnë të bëjnë pis fisnikërinë dhe gjeninë e Bilalit. Ka nga ata që kanë pasur punën si qen kufiri dhe lehin sot e kësaj dite mbi bazën e atyre që vetëm ata dinin t’i sajonin vetëm e vetëm që të mos i bënte hije shkrimtarit tonë Ismail Kadare, në një kohë që vetë Ismaili e ka cilësuar Bilalin shkrimtarin e madh nga Çamëria.

Çuditërisht fjalë të tilla i thonë vetëm ata që kanë punuar në organet e sigurimit famëkeq dhe në posta kufitare, sepse shkrimtarët dhe kritikët e letërsisë flasin me superlativa për mikun e tyre të letrave shqiptare Bilal Xhaferri. Dhe vetë Kadare, pas fjalëve të thëna me nxitim tek “Ftesë në studio”, në një intervistë që më ka dhënë mua në Elbasan në maj 1996 në ambientet e shtëpisë botuese “Onufri” kur sapo kishte nxjerrë librin e tij “Dialog me Alen Boskuet”, shprehet ndër të tjera për Bilalin si një shkrimtar i madh.

Dhe, pasi kanë kaluar 25 vjet, dhe në maj të vitit 2021, kur u bë një kujtesë jubilare kësaj vizite të Ismailit, botuesi Bujar Hudhri i bëri një retushim asaj interviste, e fshiu, edhe pse ajo u botua për herë të parë në gazetën “Intelektuali” të atij muaji bashkë me foton e përbashkët, të cilës, gjithashtu, iu bë një retushim. Dhe e gjithë kjo, sepse retushimi është një teori dhe praktikë e kohës së diktaturave dhe Bilali nuk duhet të kujtohej, as datëlindja e tij sepse i bën hije një shkrimtari tjetër dhe ai me egoizmin e tij dhe uriahipizmin e shërbëtorit të tij kërkon të “mbysë” çdo emër shkrimtari tjetër.

Duke qenë se retushi është një antivlerë, kritikët e kanë përcaktuar atë të disallojshëm në shërbim të porosive të njerëzve që merreshin me punët e tilla. Rikthimi i retushimit edhe në ditët tona dhe për figura që nuk kanë nevojë për retushim, duket se është një dashakeqësi e njerëzve që u ka mbetur mendja tek udhëheqësi i “madh” për të cilin u bënë të gjitha retushimet dhe gjithçka u kthye në një karikaturë që nuk honepsej dot në atë kohë aq më tepër sot kurrën e kurrës.

Por sjellja ndaj Bilal Xhaferrit, moskujtesa e datëlindjes, por edhe veprës së tij, mospërmendja e tij në teorinë e letërsisë, mosfutja e krijimtarisë së tij në programet shkollore dhe në atologjinë e letërsisë së shkollave parauniversitare dhe cinizmi i pushtetit përmes programuesve të teksteve shkollore që duan ta lënë në heshtje emrin dhe veprën e Bilal Xhaferrit, nuk janë pak për të thënë se kur kujtojmë datëlindjen e Ismail Kdaresë si një e drejtë dhe kënaqësi njëkohësisht, me të drejtën e Zotit duhet të kujtohet edhe datëlindja e Bilal Xhaferrit e shumë e shumë shkrimtarëve të tjerë. Është një sjellje e natyrshme që nuk ka nevojë për retushim njeriu dhe as kujtimi të tij.

Është e vërtetë se “Për një vend, të kesh një shkrimtar të madh është si të kesh një qeveri të dytë. Kjo është arsyeja që asnjë regjim nuk i ka dashur kurrë shkrimtarët e mëdhenj, por vetëm ata mediokër”, ka thënë Aleksandër Solzhenitsin.

Nëse Ismaili e kishte këtë mundësi se e donte edhe udhëheqja e kohës dhe këtu nuk ka vend për xhelozi apo inat se edhe unë e dua shkrimtarin tona të nderuar, për Bilalin mundësitë ishin zero se nuk e donte regjimi, bile e persekutoi deri në denigrim sa u detyrua të ikte atje ku liria ka vlerë dhe merr tjetër kuptim. Edhe pse për ikjen pa kthim të Bilalit u thurën intriga pa fund që vazhdojnë edhe sot e kësaj dite nga njerëzit pasues të sigurimit të shtetit, edhe atje e përndoqën, e plagosën, e ia dogjën redaksinë dhe krijimtarinë, dhe në fund e vranë në spitalin e Çikagos me njerëz të dërguar nga Shqipëria me synimin e eliminimit fizik të tij. Shkrimtari Bedri Myftari m’i ka thënë, siç edhe ia kishin thënë që unë e kam marrë informacionin nga shqiptarë që kanë jetuar dhe jetojnë edhe sot e kësaj dite në Çikago.

Kush ishte i interesuar që të vritej Bilali, kush ishte i interesuar që vepra e tij të zhdukej, por në Kosovë e botuan të plotë? Kuptohet retushuesit që e kanë zanat këtë punë që bëjnë kujdes për tu shkruar ndonjë artikull shpifës kundër Bilalit, edhe pse në Arkivin e dosjeve të të persekutuarve në Tiranë ka një dosje të vërtetë persekutimi me mbi 400 faqe të mbushura me shënime kundër Bilalit që meriton të zbardhet që të mbyllin gojën ata që lehin me shpifje pa fund.

Vetëm shkrimtarët dhe kritikët e letërsisë shqiptare i mbetën besnikë Bilal Xhaferrit, e donin dhe e mbështesnin, e respektonin dhe e diskutonin gjeninë e veprës së tij. Edhe pse jo voluminoze, vepra e Bilalit është një perlë e vërtetë që lë gjurmë në kujtesën e lexuesve.

Por çudia më e madhe është se nuk bëhet fjalë vetëm për retushuesit, por edhe për harruesit. Janë pikërisht ata që me ose pa dashje nuk duan t’ia kujtojnë emrin dhe veprën Bilal Xhaferrit edhe pse flasin në emër të Çamërisë dhe mbajnë mandate deputetësh si çamë. Kjo lloj sjellje tipike e sojit të diktaturës është turpi i atyre që i vënë vetes emrin “faqezinj”./Gazeta Panorama

Kur betohet Donald Trump si presidenti i ri i SHBA? Ja cilat janë datat me rëndësi, pas 5 nëntorit

Donald Trump është bërë Presidenti i dytë i SHBA-së që rifiton drejtimin e Shtëpisë së Bardhë, pas fitores së thellë ndaj rivales së tij, Kamala Harris.

 

Pavarësisht se dominimi i tij është i qartë si në Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe në votën popullore, rruga për inaugurimin e tij si Presidenti i 47-të i SHBA-së dhe marrja e tij zyrtare në detyrë është ende e gjatë.

Cilat janë datat “stacione” deri në inaugurimin e tij?

Vërtetimi i rezultateve të zgjedhjeve

Sipas Konferencës Kombëtare të Legjislaturës Shtetërore, ka data të ndryshme deri në të cilat qeveritë duhet të vërtetojnë numërimin e votave në shtetet e tyre.

Për shembull, ky proces në shtetet e Arizonës dhe Miçiganit do të zhvillohet më 25 nëntor, Xhorxhia më 22 nëntor dhe Wisconsin më 1 dhjetor.

Mbledhja e Dhomës së Përfaqësuesve:

Sipas ligjit amerikan, votat e Kolegjit Zgjedhor zakonisht kërkohet të numërohen të hënën e dytë të dhjetorit, e cila këtë vit bie më 17 dhjetor. Aty zgjedhësit e çdo shteti votojnë zyrtarisht për president dhe nënpresident. Rezultatet i dërgohen Kongresit për numërim.

Certifikimi i votave nga Kongresi

Më 6 janar, Kongresi mblidhet për të numëruar dhe vërtetuar votat e Kolegjit Zgjedhor. Pasi të vërtetohen rezultatet, fitorja e presidentit të ri tashmë është zyrtare.

Betimi i presidentit të ri

Në mesditën e 20 janarit, Presidenti dhe zëvendëspresidenti i ri do të bëjnë betimin në Uashington.

JD Vance, një nga zv.presidentët më të rinj të Amerikës! Nga kritik i ashpër i Donald Trump, në një nga mbështetësit e tij më të fortë

JD Vance, një senator 40-vjeçar i cili u shndërrua nga një kritik i Donald J. Trump në një nga mbrojtësit e tij më të ashpër, u zgjodh zëvendëspresidenti i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara të mërkurën.

 

Zëvendëspresidenti i 50-të i vendit do të betohet në vetëm dy vjet pasi mori detyrën e tij të parë publike si senator nga Ohio.

Vance është ndryshe nga çdo nënkryetar tjetër para tij në epokën moderne: Askush nuk e ka nisur punën me një histori kaq të gjerë publike për të dënuar shefin e tij.

Ai u bë i njohur me kujtimet e tij të vitit 2016, “Hillbilly Elegy”, një best seller që votuesit liberalë blenë për të kuptuar më mirë fitoren e Trump dhe zhgënjimet e klasës së punëtore që e kishte futur atë në Shtëpinë e Bardhë.

Por, Vance më pas filloi të ndryshonte mendje për liderin e partisë së tij, ndërsa përgatiti kandidimin e tij fillestar për postin. Trump jo vetëm që e fali të riun e konvertuar, por gjithashtu e shpërbleu atë me një miratim që ndryshonte lojën në një garë të ashpër, me katër drejtime paraprake të Senatit dhe më pas, në zgjedhjet e përgjithshme, ndihmoi që fushata e Vance të kalonte në vijën e finishit.

Tani, Vance është më shumë ‘borxhli politik’ ndaj Trump sesa çdo zëvendëspresident tjetër, tha Joel Goldstein, një profesor në Shkollën Juridike të Universitetit St. Louis, i cili ka kaluar dekada duke studiuar zv.presidentet.

“Kur ke dikë, e gjithë karriera politike e të cilit i detyrohet Donald Trump, me të vërtetë ngre një pyetje nëse JD Vance është dikush që është në gjendje t’i tregojë atij kur e ka gabim,” tha Goldstein, raporton New York Times.
JD Vance 1
 I rritur nga gjyshja e tij në një qytet të klasës punëtore në Ohajo, teksa nëna e tij luftonte me varësinë nga droga, Vance së shpejti do të jetë i pari në linjën presidenciale të trashëgimisë. Edukimi i tij kundër të gjitha gjasave ishte një komponent kyç i fjalimeve të tij në fushatën elektorale. Ndërsa ai u prezantua para votuesve dhe kërkonte gjuhën e përbashkët me bazën e mbështetësve të Trump.

Por Vance ka gjithashtu lidhje të forta me donatorë të mëdhenj në Silicon Valley, duke përfshirë Peter Thiel, pionierin e teknologjisë dhe investitor miliarder. Thiel, i cili punësoi Vance në firmën e tij të investimeve në 2017, shpenzoi 15 milionë dollarë në një super PAC që mbështeti ofertën e Senatit të Ohioan-it në 2022.

Tani, Vance është deklaruar nga Trump si pasardhësi i lëvizjes MAGA, i drejtuar nga votuesit me jakë blu që ndihmuan në forcimin e dy fushatave të suksesshme presidenciale në 2016 dhe 2024.

Vance do të bëhet zv.presidenti më i ri i vendit që nga viti 1953, kur Richard M. Nixon, i cili festoi ditëlindjen e tij të 40-të vetëm disa ditë përpara inaugurimit, u betua si zëvendëspresident i Dwight D. Eisenhower.

John C. Breckinridge, i cili ishte 36 vjeç kur mori detyrën në 1857 si zëvendëspresident i James Buchanan, mban rekordin për zv.presidentin më të ri të vendit.

Liverpul po shkëlqen në Champions, Slot mban ekipin me këmbë në tokë: Ndeshje pas ndeshje

Liverpuli i ka fituar të katërta ndeshjet e tyre në Ligën e Kampioneve nën drejtimin e Slotit. Kjo është vetëm hera e dytë që ata i kanë fituar 4 ndeshjet e tyre të para në një sezon të vetëm (nën drejtimin e Jyrgen Klopit në 2021-22 fituan 7 të parat).

 

“Reds”-at po shkëlqejnë nën drejtimin e holandezit, i cili tha pas fitores me “poker” ndaj Leverkusenit. “Unë nuk e di nëse kjo ka të bëjë shumë me intensitetin, por ne ndërmorëm më shumë rrezik. Ata e mbingarkuan mesfushën shumë dhe ne morëm rrezikun që të luanim një kundra një. Patëm shanset më të mira në pjesën e parë dhe ata nuk kërcënuan”.

Ai nuk dëshiron që të flitet për trofe në këtë moment, ndërsa shtoi: “Ti si trajner nuk sheh shumë larg në tre muajt e ardhshëm. Ti e merr gjithnjë ndeshje pas ndeshje. Të shtunën kemi përballjen me Aston Vilën, një tjetër ndeshje e fortë”. Pastaj edhe një vlerësim për kapitenin Van Dajk: “Ndonjëherë kritikohet se nuk del në mesfushë. Por unë i këshilloj ata njerëz që ta shohin ndeshjen”.

Pjesë e një grupi që trafikonte armë zjarri, GJKKO dënon me 8 vite burg Franko Gjalpin! I sekuestrohen celularët, makina, DVR dhe…

GJKKO ka dënuar me 8 vite burg Franko Gjalpin, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

 

Në kuadër të hetimit i janë sekuestruar celularë, makina, aparat DVR, bllok dhe armët e zjarrit që iu gjetën në momentin e arrestimit.

Sipas GJKKO, vuajtja e dënimit për të pandehurin Franko Gjalpi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

 

Njoftimi i GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të procedimit penal nr. 60 të vitit 2023, në ngarkim të të pandehurit Franko Gjalp, i akuzuar për kryerjen e veprave penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, të parashikuar nga nenet 278/a/1- 22 dhe 28/4 të K.Penal, në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal” të parashikuar nga neni 333/a/2 i K.Penal.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 67, datë 06.11.2024 vendosi:

Deklarimin fajtor të të pandehurit Franko Gjalpi, për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, mbetur në tentativë dhe kryer në bashkëpunim në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 278/a/1 – 22 e 28/4 i Kodit Penal dhe në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit Franko Gjalpi, për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

Në zbatim të nenit 55 të K.Penal mbi caktimin e dënimit për kryerjen e disa veprave penale, dënimin e të pandehurit Franko Gjalpi me një dënim të vetëm me 12 (dymbëdhjetë) vite burgim.

Në aplikim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 duke u dënuar përfundimisht i pandehuri Franko Gjalpi me një dënim të vetëm përfundimtar prej 8 (tetë) vite burgim.

Vuajtja e dënimit për të pandehurin Franko Gjalpi do të fillojë nga dita e arrestimit të tij dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

Në bazë të nenit 190 të K.Pr.Penale prova materiale e sekuestruar për llogari të procedimit penal:

-Një aparat celular i markës I-Phone model 13 me numër IMEI **** dhe IMEI ****, sekuestruar të pandehurit Franko Gjalpi i cili ndodhet në fashikullin Nr. 1, të bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit të procedimit të ndarë.

– Automjet Mercedez Benz, model Sprinter me targa **** i lënë në ruajtje në magazinën e AAPSK, ti kthehet pronarit të ligjshëm.

-Armët e zjarrit të sekuestruara në vendin e ngjarjes më datë 10.04.2023 të cilat në bazë të Vendimit të Prokurorit për lënien në ruajtje janë administruar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, të konfiskohen.

-Një bllok, me mbishkrimin SIHANA Transport datë 06.04.2023 të bëhet pjesë e fashikullit të gjykimit.

– Një aparat DVR, i markës HILOOCK me ngjyrë të zezë, me numër serial unik ****, model DVR-204 Q-K-1, sekuestruar shtetasit Olsi Sefolli, ti kthehet këtij të fundit.

Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit si dhe shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit.

Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit.

Analiza e Sky News: Pse Kina do të jetë ‘thellësisht e shqetësuar’ për presidencën e Trump

Përgjigja e Kinës ndaj fitores së Donald Trump do të jetë “e kujdesshme” pasi qeveria i kthehet “librit të lojërave” se si të sillet me Presidentin e rikthyer, thotë korrespondentja e Sky News nga Azia, Nicole Johnston.

 

Më herët, ministria e Jashtme kineze tha se do të punonte me Uashingtonin mbi bazën e “respektit të ndërsjellë” dhe “bashkëjetesës paqësore”.

Por pas dyerve të mbyllura do të jetë një skenë ndryshe kur bëhet fjalë për marrëdhëniet kaotike dhe të paparashikueshme me Trump, thotë Johnston.

Për qeverinë kineze, ata do të duhet të kthehen në ‘librin e tyre të lojërave’ dhe të përpiqen të gjejnë se si të merren me presidentin Trump,” shton ajo.

Një zotim i Trump për të vendosur tarifa gjithëpërfshirëse për importet kineze ka të ngjarë të jetë “çështja e madhe”, thotë ajo.

“Para këtyre zgjedhjeve, Trump kishte thënë se në mbarë botën, ai donte tarifa prej 10 deri në 20%, dhe kur bëhej fjalë për Kinën 60%. Tani, nëse kjo do të ndodhte, kjo do të përgjysmonte, sipas parashikimeve, objektivin e rritjes së këtij vendi.  Kështu që Kina do të jetë thellësisht e shqetësuar për këtë.”

Johnston thotë se pyetjet mbeten gjithashtu rreth asaj se si do të jenë marrëdhëniet midis Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping dhe se si presidenti i ri do të trajtojë Tajvanin, pasi ai së fundmi vuri në pikëpyetje mbështetjen e Uashingtonit për demokracinë ishullore.

Konfirmohet zyrtarisht, Gugash Magani rikthehet te Tirana pas 9 vitesh

Tashmë vjen dhe zyrtarizimi, Gugash Magani rikthehet në stolin e Tiranës pas 9 vitesh. Panorama Sport zbuloi ekskluzivisht dje se palët ishin drejt firmës.

 

Njoftimi i Tiranës:

“Gugash Magani është trajneri i ri i KF Tirana. Klubi i Futbollit Tirana emëron në krye të pankinës bardheblu trajnerin Gugash Magani. Magani ka qenë edhe më parë në krye të Tiranës në rolin e trajnerit dhe është njohës i mirë i kampit bardh’e blu.

Ai sëbashku me Zv. trajnerin Klodian Dervishi kanë marrë nën drejtim skuadrën në seancën stërvitore të ditës së sotme”, shkruhet në njoftimin e Tiranës.Sfida e parë për Maganin do të jetë pikërisht kundër Bylisit, më 10 nëntor. Bardheblutë janë pritës, teksa stadiumi mbetet për t’u vendosur.

Akuzohet për shpërdorim detyre, mbyllen hetimet për ish-Presidentin e Urdhrit të Stomatologut! Prokuroria: Nikoll Deda lejoi punësimin e njerëzve pa kriter familjarët e tij me qëllim…

Prokuroria ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen e Nikoll Dedës, ish Presidentin e Urdhrit të Stomatologut i cili akuzohet për ‘Shpërdorim detyre’.

 

Sipas Prokurorisë, Deda, në cilësinë e Presidenti të Urdhrit të Stomatologëve, lejoi punësimin e njerëzve pa kriter familjarët e tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Nga hetimi, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij ai krijoi një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Prokuroria ndër të tjera thotë se nga hetimet është zbuluar se “në shkelje flagrante të vendimeve gjyqësore dhe parashikimeve ligjore, nëpërmjet strukturave të Urdhrit të Stomatologut, ai vijoi veprimtarinë edhe pse u pezullua nga detyra, duke marrë vendime të rëndësishme si blerjen e një godine në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2 dhe marrjen e një kredie prej 250.000 euro me qëllim ‘blerje ambientesh’.

Me veprimet e tij shtetasi N.D. ka shkelur vetë qëllimin e ligjit nr.127/2014 i cili është të rregullojë marrëdhënien juridike dhe etiko-profesionale të stomatologëve, si dhe ka krijuar një klimë ‘posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonalë përsa i përket administrimit të buxhetit në nivel qarku apo të pajisjes me licencë të stomatologëve për ushtrim individual profesioni.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së”.

Njoftimi i Prokurorisë Tiranë:

Përfundojnë hetimet, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ish Presidentin e Urdhrit të Stomatologut për ‘Shpërdorim detyre’

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin N.D. i akuzuar për krimin ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Hetimet e zhvilluara në kuadër të procedimit penal nr.1630 të vitit 2024, provuan se shtetasi në fjalë në në cilësinë e Presidenti të Urdhrit të Stomatologëve lejoi punësimin e njërëzve pa kriter familjarët e tij, me qëllim manipulimin e vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar nga viti 2016.

Nga hetimi, rezultoi se me veprimet/mosveprimet e tij shtetasi N.D. krijuan një “klimë posedimi privat” duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonale, qoftë për sa i përket administrimit të buxhetit të urdhrit të stomatologut në nivel qarku, qoftë përsa i përket pajisjes me licencë të stomatologeve për ushtrim individual profesioni.

Në shkelje flagrante të vendimeve gjyqësore dhe parashikimeve ligjore, nëpërmjet strukturave të Urdhrit të Stomatologut, ai vijoi veprimtarinë edhe pse u pezullua nga detyra, duke marrë vendime të rëndësishme si blerjen e një godine në vlerë 700.000 euro me sipërfaqe 350m2 dhe marrjen e një kredie prej 250.000 euro me qëllim ‘blerje ambientesh’.

Me veprimet e tij shtetasi N.D. ka shkelur vetë qëllimin e ligjit nr.127/2014 i cili është të rregullojë marrëdhënien juridike dhe etiko-profesionale të stomatologëve, si dhe ka krijuar një klimë ‘posedimi privat’ duke përqendruar në duart e tij funksionet e këshillave rajonalë përsa i përket administrimit të buxhetit në nivel qarku apo të pajisjes me licencë të stomatologëve për ushtrim individual profesioni.

Pavarësisht se është marrë i pandehur dhe është aktualisht në proces gjyqësor i akuzuar për nenin 320 të Kodit Penal në një tjetër procedim, ka ndërmarrë veprime aktive në shpërdorim të detyrës për përqendrim të mëtejshëm të kompetencave në duart e tij duke shfrytëzuar strukturat e USSH-së.

Sa më sipër, prokuroria vendosi që çështjen ta dërgojë në gjyq pasi akuza dhe fakti janë tërësisht të provuara për krimin e parashikuar nga neni 197 i Kodit Penal.

Trump fitoi bindshëm zgjedhjet në SHBA, ende asnjë reagim nga kampi i Harris

Zëvendëspresidentja amerikane Kamala Harris nuk ka pranuar zyrtarisht, pavarësisht parashikimeve që tregojnë se Donald Trump ka fituar bindshëm zgjedhjet në SHBA

 

Trump shpalli fitoren e tij herët në orën 2:30 të mëngjesit (00:30 me orën e Shqipërisë), tre orë përpara se të siguronte 270 votat elektorale të nevojshme.

Por ende nuk kemi dëgjuar asgjë zyrtare nga kampi i Harris.

Mbrëmë, ekipi e saj u thanë njerëzve që ishin mbledhur duke festuar në Uashington DC që të shkonin në shtëpi, duke shtuar se ajo nuk do të shfaqej për të folur me ta.

harris watz

Mësohet se ajo shkoi në rezidencën e zëvendëspresidentit për të kaluar natën.

Harris planifikon të flasë sot, megjithëse nuk kemi pasur detaje të mëtejshme se kur ekzaktësisht.

Rezultati i sotëm shënon një humbje të thellë për Harris dhe Partinë Demokratike, të cilët kanë humbur gjithashtu kontrollin e Senatit dhe ende mund të humbasin Dhomën e Përfaqësuesve.

“Krerët morën atë që meritonin, ca edhe plumbin pas koke”- Dëshmia e rrallë e ish-të dënuarit të Spaçit: Komandanti me një tufë letra në duar na tha: ‘Ë mo, e patë ç’ju solli revolta?! Tani sa përfundoi gjyqi special, ku shokët gjyqtarë…’

Tash në pleqëri, ndjej detyrim të rrëfej të vërtetën time, ashtu siç e jetova. Të flas për burrat modestë, që s’u mburrën ndonjëherë me bëmat e tyre dhe për të tjerët që regjimi u mbylli gojën e, i groposi në skërkat pa emra. Në asnjë rast s’marr përsipër, të uzurpoj monopolin e së vërtetës apo, të pretendoj dafinat për një ngjarje, ku qeshë i pranishëm rastësor, ndonëse u rreka me shpirt të ndihja sadopak miqtë e mi, që më shmangën me takt dhe me dashamirësi: “Byrazer, hap sytë… mos u përzje… se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Merak që m’u qep si hajmali, nga mëngjesi i datës 21, 22 dhe 23, maj 1974, madje më ndoqi edhe muajt në vijim, gjersa më liruan. Sidoqoftë, gjithë ç’ pashë dhe dëgjova ato tri ditë, s’do doja t’i merrja në varr.

 

Cilat do qofshin arsyet, që i detyruan të rishikonin listat e datës 21 maj dhe të mbanin dorën, zëvendësministri u pa ashiqare kur bëri shenjën e stopit dhe reagimi i kartelistit, që i ngeci emri i radhës në fyt. Kur u larguan makinat me shokët e lidhur kulaç, ne u ndjemë si fantazma të përgjysmuara, me një të rënë shpate, gjysma e kurmit endej në qelitë e errëta, me miqtë tanë, tjetra dergjej mbi sheshin plot ferra.

Ngulëm thonjtë në mish që të platitnim të rrahurat e zemrës dhe të ngushëllonim njëri-tjetrin për humbjen e mikut të prangave. Edhe mbas pesës dielli digjte si saç, teksa ne dihatnim galuc mbi Sjembat e ferrave. Ndërsa djersët shkonin çurkë, nxehtësia na telekosi sa me zor husheshim me frymë. Akthi i pritjes dhe tetë orë pa dalë në banjë, i shtrëngoi të moshuarit të njomeshin nën vete, disave iu shpëtoi edhe nevoja e trashë. Ambienti u kontaminua nga duhma e urinës dhe e feçes e, u bë i padurueshëm.

Kur na erdhi radha të çoheshim, shumëkënd s’e mbajtën gjymtyrët pësuan marramendje dhe u shembën përtokë. Gjithsesi të fuqishmit i ndihën dhe ua hoqën xhelatëve nga kthetrat, dikush lipsej t’i mbijetonte plojës që t’iu përcillte brezave, episodet e atyre tri ditëve heroike, të fliste për bëmat e mëdha dhe për burrat krenarë. Tashmë nisi hetuesia masive. Duket s’iu mjaftuan mbi tetëdhjetë viktima, të shuanin urinë. Katilët mëtonin tensionin, i detyruan të gjithë ata që kaluan në shtrungë, t’iu nënshtroheshin pyetjeve standarde, ndonëse e kishin të qartë, se ky tip presioni do dështonte pa nisur.

“A je kenë pjesë e revoltës”? – pyeste xhahili.

“Jo”, – gjegjej prerë i dënuari.

“Cili e nisi revoltën”? – vijonte i pari.

“Nuk e di”, – i dyti.

“Cili e ngriti flamurin”?

“S’kam parë gjë! Isha në gjumë”.

“Cili e hoqi”?

“S’di gjë”.

Kësisoj vijoi, nga i pari, tek i fundit. Natyrisht me këtë procedure, përmbushën një formalitet që do rezultonte pa bereqet, por zgjatën agoninë. Rreth orës tetë, hymë në fjetore, çrregullimi total me të cilin u përballëm, na shkaktoi dhimbje koke. Kudo mbizotëronte kaosi, byk përdhe dhe pluhur në ajër. Mishmash rreckash dhe kashtë; jatakë, jorganë, jastëkë, ndërresa; ku gjeje një këmishë, s’gjeje një palë brekë; gjithandej pece të strëngura, përzier me ushqime; çizme dhe opinga llastiku mbi fletë librash, fletoresh, revistash e gazetash të shqyera dhe të shkapërderdhura si zorrët me bajga! O Zot, na u prenë krahët! Pllakosi makthi.

Urrejtja e lashtë dhe dështimi i ri, na lënduan zemrat, ndërsa dhimbja për miqtë, që do përballeshin me bishat e regjimit, na pështjelluan mëndtë dhe u shtrimë të shterur. Në të djathtë e në të majtë, më mungonin shokët, në një krah Dervish Sulo, çam, në tjetrin Fiqiri Muhaj, kardhiqot. Kjo mungesë me sikletosi: “Pse duhej t’i merrnin bashkëkrahësit e mi? Ata janë të burgosur me eksperiencë, Fiqua, trembëdhjetë vjeçar, Dervishi, mbi dhjetë dhe pas pak vitesh, prisnin lirimin! Kur kjo hata pllakosi këta burra inteligjentë, vaj halli të tjerët! Sidomos çamin e njohur si jurist të shkëlqyer, që iu është gjendur kushedi sa e njerëzve, në fushën e vet! Po edhe Fiqua, shpirt njeriu, s’trazohet me kënd, veç “Tartit”!

Tri ditët e fundit, ai s’doli fare nga dhoma, veç për nevoja vetjake! Madje më këshilloi pareshtur: “Hap sytë byrazer, mos u përziej me turmën, se edhe dy muaj e pak të kanë mbetur”! Pa dale, “Tarti”? Po! Si tutor direkt i tij, s’u kujdes ta edukonte me partishmëri dhe ja përfundimi: “Tarti” armik i betuar dhe Fiqua në arrest! Mirë! Po të tjerëve, që katilët ua ngulën kthetrat, pa bërë gjë prej gjëje?! Eh, ç’mund të bënte Hodo Sokoli, një engjëll qiellor? Po Luan Koka? Po Sami Dangëllia? Po Mërkur Babameto? Po Zef Ashta? Po dhjetëra e dhjetëra të tjerë?! O Zot, u shushata dhe shkava jashtë realitetit!

“Të gjithë në shesh”, ulërima e tellallit u pasua nga dhjetëra bilbila: “Fiu-fri-fiu! Fiu-fri-fiu! Fiu-fri-fiu”, u ngjallën stuhitë, që na ranë veshë ato tri ditë! U tranda dhe u hallakata. Në vend të merrja shkallët, gati kaptova ballkonin e katit dytë. “Janë këtej shkallët, babuç”! – në momentin final, dikush më kapi krahun dhe më shtyu drejt bashkëvuajtësve, që rendnin të zymtë dhe në gjendje më të mjeruar psikologjike se unë.

S’bëzante njeri, gjithkujt i mungonte miku, shoku i rreshtit, i punës apo i xhiros dhe fati i tij e shqetësonte fatin e tij njësh me të vetin. Dhjetëra policë invaduan sheshin, qindra të tjerë vigjilonin në tarracën e epërme. Hera e parë që shihja të armatosur brenda rrethimit. Mbase i ndërmorën këto masa ekstreme, si tip presioni, apo i druheshin një amullie si para tri ditësh. Duhej ashiqare vendosmëria për të mbajtur situatën nën kontroll, edhe nëse do lipsej të shkaktonin viktima.

Pas tyre një grup oficerësh me veshje parade dhe në mes komandanti me komisarin. Me ç’dukej, i kishin zëvendësuar uniformat e grisura para do orëve, me të reja. Drejtuesit ndalën në një tip tribune, që zotëronte drejt pjesës fundore të kampit dhe u krekosën si gjela, ndërsa të tjerët e rrethuan. Haxhi Gora, me një turban rreth kokës dhe me një tufë letrash ndër duar, kroi zërin.

– “Ë mo, e patë ç’ju solli revolta dhe kokëfortësia e disave”? dhe po vetë iu përgjigj pyetjes retorike që shtroi: – “Tani sa përfundoi gjyqi special në zyrat e komandës, ku shokët gjyqtarë dhanë masa tepër të ashpra. Dymbëdhjetë krerët e revoltës, morën atë që meritonin, ca edhe plumbin pas kresë”! – në çast ashpërsoi gjuhën.

– “Të dënuar, e dimë që ka edhe të tjerë mes jush, që fshihen si minj, po kryesorët ishin këta që ndërmorën akte vandale, iu bënë presion të tjerëve dhe i detyruan t’iu bashkoheshit në veprën kriminale. Jemi të bindur, se pjesa dërrmuese nuk i mbështeti, s’u pajtuan me rebelizmin dhe me veprimet e tyre banditeske”, – u mbush me firomë dhe vijoi:

– “Sipas të dhënave që disponojmë dhe që bëjnë fjalë për bashkëpunim mes armiqve të jashtëm, me të brendshmit, për koordinim veprimesh që synonin përmbysjen e pushtetit popullor me armë, aplikuam edhe arrestimet. Po ato do vijojnë edhe ditët në vazhdim, deri te krimineli i fundit” – heshti një moment dhe tundi gishtin mbi kokat tona.

– “Të dënuar, ju ftojmë të tregoheni të përgjegjshëm dhe bashkëpunues. Siç e pate, uniteti mes popullit liridashës dhe partisë, janë në shkallën më sipërore. Ne jemi të aftë, t’i bëjmë ballë çdo agresioni imperialist-revizionist, qoftë edhe të gjithëve bashkë. E patë se si mijëra ushtarë dhe vullnetarë, iu përgjigjën thirrjes dhe e rrethuan Spaçin pëllëmbë më pëllëmbë, madje gjithë Mirditën, nga ura e Milotit, deri në Mat, nga Luma, deri në Krumë, nga Lezha, në Pukë e, ngado ku mund të mësynin armiqtë. Do t’i përgjigjemi me ashpërsinë më të madhe, çdo provokacioni në kufijtë tanë, agresorët që do guxojnë, do ta paguajnë me kokë”! – çoi shputën e dorës, bëri një rrotullim në ajër dhe shpërtheu:

– “Ore, ore, dalkan ca birbo, që iu ka marrë koka erë dhe u dashka t’i lejokemi të vazhdojnë nën hundën tonë aventurat armiqësore nga burgu, apo të vijokan lidhjet me Vatikanin, me C.I.A.-n amerikane dhe me shërbimet e vendeve armike? Jo për ideal, do t’i shkojmë të gjithë në litar dhe plumb”! Gërmoi mes shkresave dhe veçoi njërën: “Siç ju thashë, gjykata speciale nën drejtimin e shokut Hilmi Telegrafi, me ndihmës shokun Ymer Alikaj dhe prokuror shokun Mit’hat Goskova, dha dymbëdhjetë dënime, si më poshtë: Katër me vdekje, me pushkatim dhe tetë me nga njëzet e pesë vjet.

Heshti, për të parë efektin që do shkaktonte kjo gjëmë. Grushtet shtrënguar nga dhimbja pa kufi, lotët na rrodhën vetiu. Por katili Haxhi Gora, e nguli ushtën në ashtë:

“Ja dënimet respektive:

– Skënder Daja, me vdekje, me pushkatim.

– Dervish Bejko, me vdekje, me pushkatim.

– Hajri Pashaj, mc vdekje, me pushkatim.

– Pal Zefi, me vdekje, me pushkatim.

Disa të moshuar, i la zemra nga ky kumt dhe u palosën mbi çimenton e tarracës. Por katili vijoi: “Ekzekutimet do kryhen mbas apelimit dhe përgjigjes së Kryesisë së Kuvendit Popullor”. Ca sekonda heshtje dhe shtoi: – “Tani lista e të dënuarve me njëzet e pesë:

– Luan Burimi.

– Paulin Vata.

– Sami Dangëllia.

– Hodo Sokoli.

– Luan Koka.

– Jorgo Papa.

– Syrja Lame.

– Dashnor Kazazi.

Këta tetë, nuk gëzojnë të drejtën e apelimit, me vendim të Gjykatës Speciale”.  Ushtarakët dolën siç erdhën. Pas oficerëve ikën edhe togat policore.

“Shpërndahuni”, ulëriu tellalli, po ne ngrimë si kukulla dylli, mbi platformën e tarracës. Paskëtaj një heshtje varri pllakosi, tej e tej kampit. Shtangëm gojëkyçur, gjersa gjakftohtit mposhtën dhimbjen dhe zgjuan edhe të tjerët nga apatia. Nëpër dhoma u kthyem me lot ndër sy. Shtretërit bosh, i ngjisnin një goje dhëmbërënë, një po, një jo dhe dhimbja mori përmasa konkrete. Pas ditës së ngarkuar me dhunë e dhimbje, s’na ndanë ushqim, por askujt s’i ra ndërmend, u shtrimë të dërrmuar mes pluhurit e bykut dhe humbëm në ëndrra ankthi.

S’e di për të tjerët, por mua m’u rikthye në bobinën e kujtesës si në një film të animuar, momenti kur bishat rrëmbyen miqtë, i lidhën dhe i hoqën hosh para këmbëve të mia e të Nexhat Xhaçit, duke na dërrmuar me gozhdët e kundrave. Mbasi shuknin pesë-gjashtë fatkeq, hidheshin mbi sponde edhe po aq ushtarë dhe makina shfrynte tym të hidhur mbi fytyrat tona, duke na ndjellë të vjella dhe shtërzim. Kujtimi i miqve që shkrydheshin nga dhimbjet më angështoi, kurse egërsia e xhelatëve që iu shtrëngonin gjermankat në zero dhe i qëllonin me shkopinj gome apo me hunj, më zgjoi urrejtjen.

Ato çaste melankolie, m’u ndërmend doktori shkrimtar dhe sentenca e tij: “Komunistët do bëjnë namin! Ama kjo ngjarje lipsej medoemos, për t’i rrëfyer botës, se liria nuk vdes edhe pse lëngon, prej tridhjetë vjetësh nën regjimin më despotik që ka njohur njerëzimi. Këtë fakt unik, do pasurojë historinë kombëtare dhe do t’i japë efektet prapa, do t’i tronditë themelet pushtetit dhe do afrojë fundin e tij”, dhe e konsiderova disfatën një fitore të së ardhmes. Bash në këtë stad humba vetëdijen dhe fjeta…! Gjumë apo kllapi, një Zot e di?!

Post-revolta

“Çohuni re”, “Fiu-fri-fiu”! Mëngjesi erdhi me adetet e vjetra. U ngrita vrik. Më mungonin shokët e krahëve në të majtë dhe të djathtë. Tej jatakut bosh, Ali Hoxha i ulur këmbëkryq, këqyrte nga dritarja si medium, ndërsa matanë shtratit të Dervish Sulos, çami tjetër Telha Çakua, kruante çaçkën me pamjen e mediumit dhe heshtnin si dy sfinksa modernë! “Ej, dreq”, më piku kjo heshtje vrastare.

Vesha opingat. Në ballkon eshperonin dhjetëra vuvë, si në morg. E njëjta edhe poshtë shkallëve, edhe në shesh, kudo! Gjindja çapitnin kryevarur nga banjat te çezmat, mbaronin punë dhe riktheheshin me sytë përtokë. U bëra njësh dhe hyra mes aktorëve të teatrit absurd, me të njëjtat veprime dhe të njëjtët gjeste. Nën shkallare ndesha Tomor Balliun.

“Si u gdhive, Tomçe”? – e pyeta për adet.

“Për ibret jalem”! – ma ktheu krye varur. – “S’mbylla sy gjithë natën e Perëndisë”!

“Edhe unë bëra gjumë të trazuar, pothuaj në kllapi”, – u ankova.

“Eh-ee, pas kësaj hataje, zor ta marrim veten ndonjëherë”! – shfreu dhe shtoi – “E dinim fundin, ama liria, të tundoka dhe të joshka, edhe kur u dashka paguar me çmim jete”! – hyri në katin e parë kryeulur.

U ngjita somnambul dhe u futa në dhomë.

“S’po vete të marrësh gjellën, or djalë”? – xha Telhai kish sheshuar tasin mbi një tabak kompensate.

“E paskan hapur kuzhinën”?! – pyeta i habitur.

“Çap mere”!

“Jam turni i dytë, xha Telha”!

“Është supa e sabahut, or bir”! – mbase me mend shtoi: “E pati edhe ky”, dhe më pa me dhimbje prindi. “Mblidh mendjen biro, kokërr gruri është e shkreta dhe fiu, fluturon…”!

“A funksionon logjika”? pyeta veten, por përgjigja ish tepër e vështirë, për një të fantaksur si unë.

“A do na nxjerrin në punë sot, xha Telha”? – iu drejtova plakut bri meje.

“Ç’të të them or bir, s’ma do mendja”!

“Mbase na lenë të mbledhim veten, pas tri ditë-net pa gjumë”? – shtova, edhe pse e kisha të qartë përgjigjen: “Kush do t’ia dijë për jetën dhe shëndetin tonë”?!

“Paske shkarë, biro”! – fshiu nja dy pika lëngu nga qimet e mjekrës së parruar prej ditësh dhe shtoi: – “Ore, ku duan t’ia dinë këta për neve?! Iu dhëmbin policët, që kanë një javë pa u larë dhe pa gjumë! Pastaj isaf, morën ajkën e djelmërisë, mbi njëqind shpirtra”! – gjerbi dy-tri lugë: – “Padyshim do bëjnë ndonjë biçim riorganizimi, që të kërcasë huri, nesër në sabah”!

Te sporteli i kuzhinës, zgjata tasin dhe ktheva kryet të shihja rreshtin që gjarpëronte, gjer poshtë sheshit. Askush s’bëzante, teksa ushtarët e armatosur, venin e vinin të egërsuar mbi ledh. Nën shtyllën e altoparlantit, më gjëmuan veshët nga ulërima e kapter Prengës: “Or tëj, s’jam shoku yt që m’u drejtoke q’ashtu”! – zorra fshikulloi mbi një shpinë. – “Pasha Kri… idealin e partëjs, kena me i mbyt krejt anmiqt e popllit”!

Një fatkeq m’u plas para këmbëve. U mata t’i ndihja, po Arif Muja më kapi krahim dhe shushuriti: “Ik, he burrë, boll jena na t’qjerët”! – më shtyu dhe më derdhi gjysmën e supës. “Largohu, se edhe pak të ka mbet”! – m’u hakërrye Nok Ndoji, që shmangu opingën, mos të shkiste mbi makaronat e shpërndara në çimento. Zbrita shkallët nën kërcënimet e Preng Rrapit: “Tash keni me i pa zorrët tuja, varë ndër tela”!

Tetë sahati. “Fiu-fri-fiu, fri-fiu”, dhjetëra bilbila fishkëllyen njëherësh, teksa xhumba e policëve mësyu kampin. “Apeli, n’apel”! Klithma e Malos, i kthyer në rolin primar, zgjoi instinktin e të burgosurit, nxiti kujtesën personale apo kolektive, në lidhje me ngjarje të tilla, aq më shumë kjo, që i tejkalonte gjithë rebelimet së toku, lanë ç’kishin ndër duar dhe rendën në rresht. Turma u grumbullua në kohë rekord, kurse policët, iu ranë tej e ndanë fjetoreve dhe dolën sosh si bishat nga strofkat.

“Tash po e qyrim trimninë tuj”! Zunë katër segmentet e sheshit dhe vringëllinë zorrët e mbushura me rërët, gjersa oficeri roje dhe tre të tjerë, sosën numërimin. Pas pesë minutash, na qarkuan sërish në fushën e volejbollit, që do rifitonte statusin e vjetër: “Shesh mundimesh apo place d’arme ri arrestimesh, apo ende oborr riedukimi, për “rebelët”, ku do shpaloste aftësitë oratorike komisar Shahini. Oficeri roje kumtoi me megafon, nga platforma e epërme:

“Ju kemi mbledhur t’ju komunikojmë, se sot s’do dilni në punë. Kjo s’do të thotë se e keni pushim! Jo! Në të mirën e punës dhe tuajën, do bëhet një riorganizim, kartelisti dhe kryetari i Zyrës Teknike, do t’ju sqarojnë pas disa orësh. Ndërkohë e theksoj: asnjë pretendim, asnjë kundërshtim! S’ka më qofte ke daja, jo, jam i sëmurë, jo, jam me raport, jo, jam miku i filanit dhe fistëkut! E morët vesh”? – ktheu krahët dhe humbi nën portën e llamarintë.

“Shpërndahuni”! – ulëriu Malua. Pas kësaj, policët morën terma, kurse ne u kthyem nëpër fjetore. Gjindja prisnin sinjalin e drekës shtrirë mbi jatak dhe heshtnin. Askush s’dëshironte të hapte biseda me zarar, apo të zbrazte dertet qe e mundonin. Mbylla qepallat dhe bëja sikur flija, po në fakt shpresoja të mblidhja veten, nga tronditja treditore. Mbas arrestimeve na kapluan brengat.

Tash e prapa, gjithkush i ruhej gjithkujt, ankthi i “veshëve të ngrehur”, do mbizotëronin Spaçin! Jo se detyrimisht dyshoje në karakterin apo, në besnikërinë e mikut, me të cilin kishe ndarë peripeci të panumërta në kaq r kaq vite, po asnjë s’donte t’i hapte zavalle vetes, apo tjetrit.

Intuita u mpreh në teh, secili e pikaste rrezikun dhe shmangej mos t’iu binte ndër duar katilëve, që do ta ndëshkonin dhe torturonin pa mëshirë, për vete dhe të tjerët, madje do ta përdornin model për shantazh. Kampin e dënuan me izolim total, ndërprenë komunikimin me botën jashtë telave dhe kërkonin zbatimin strikt të rregulloreve brenda fjetoreve, apo në territor.

Ushqimin e drekës e ndanë nën një qiell sterrë. Retë e zeza ngarkuar me vetëtima dhe gjëmime, u varën grykës së Spaçit dhe na izoluan në pusin tonë. Herë-herë, rrufetë gjarpëronin si zigzage të zjarrta, shoqëruar me pika të mëdha, që shpuan pluhurin si maja gozhde. Por shiu e braktisi arenën spaçiane dhe u derdh gjetkë, teksa brimat mbi pluhurin e kuq, mbetën si vragat e lies, mbi një trup të sëmurë.

Pasditja kaloi në apati dhe në heshtje, plagët e dështimit të revoltës – kryengritje, ishin ende të hapura dhe rridhnin gjak. Masa e të burgosurve reagonte bash si trupi mbas një operacioni të rëndë, që i lipset kohë të rifitojë vitalitetin. Kurse pala përballë, mbas fitores së dështuar, u egërsua kafshërisht. E theksoj “të dështuar”, sepse jehona kapi skajet më ekstreme të Shqipërisë dhe me siguri, edhe të botës diplomatike.

Atë kohë në Spaç, vuanin dënimin rreth shtatëqind të burgosur politikë. Familjarët që i zuri ora atje, ngjisheshin pas telave dhe rrekeshin tc kuptonin ç’po ndodhte, ndonëse autoritetet i ndërprenë takimet që në momentin e parë. Edhe kur i zbuan jashtë kufijve të Mirditës, ata u interesuan për jetën dhe shëndetin e të dashurve dhe lajmi mori dhenë.

Po iu referohem familjarëve të mi, por jo vetëm: sa mësuan gjëmën, rendën drejt Spaçit, po postblloqet policore, në të dy krahët e urës së Milotit, kthenin pas çdokënd që dyshonin se ish nisur për në burg. Kësisoj haberi u shpejtua. Njëri ia përcolli tjetrit dhe gojë më gojë e, vesh më vesh, mbërriti në qytetet e fshatrat, ku banonin familjet e të dënuarve. Sa më shumë e përgojonin aq më gjigante bëheshin përmasat. Ngjarja e frikshme i alarmoi familjarët, ua trazoi gjumin edhe më indiferentëve që braktisën rehatinë dhe morën udhën e largët të Mirditës. Memorie.al